Gjendja e tensjonuar ne Kosove..Reagon ushtaraku Dritan Demiraj

dritan-demirajD.Demiraj nderi Kombit i dekoruar nga Presidenti republikes se Shqiperise ne2012 ka reaguar per ngjarjet dhe arestime e djeshme ne Kosove

Ja cfare shkruan ai ne faqen zyrtare Facebook;

Te nderuar vellezer dhe bashkekombas te Kosoves!

Gezuar dhe nje here Festen e Pavaresise se Kombit Shqiptar.

Por me duhet te theksoj me shqetesim te madh se ne Kosove nuk drejtojne Shqiptaret, ata per te cilet ju keni votuar. Duke pare nga SHBA lajmet per menyren se sa ne menyre demokratike dhe me dinjitet festoi opozita kete feste kaq te rendesishme, u kenaqa.
Por pak pas shperndarjes se qytetareve, menyra se si veproi policia e Kosoves kunder bashkombasve te mij, ishte shume e papranueshme.
Menjehere mu kujtuan demonstratat e vitit 1981 dhe midis atyre demonstrateve dhe kesaj te djeshmes, kishte shume ngjashmeri: niveli i dhunes dhe keqtrajtimeve kunder shqiptareve.
U arrestuan, keqtrajtuan dhe masakruan qytetaret qe demonstrojne ne menyre demokratike kunder nje pushteti te super korruptuar, banditesh, te paafte dhe antikombetare. U goditen dhe prangosen deputetet me atdhetare, ish komandanti i UCK, Gani Krasniqi, babai i dy djemve deshmore, deputetet Kurti, Donika Bujupi dhe Albulena haxhiu, etj dhe menjehere me shkoi ne mendje se ne Kosove vazhdon te jete ne drejtim hija, metodat dhe veprimet e kriminelit Miloshevic.
A kujton Mustafa se Thaqi se populli do ti harroje te gjithe keto te keqija, apo mendojne se do ti frigojne??
Jo Hashim dhe as ti servili i serbeve Mustafovic, kurre mos harroni se nuk do te pergjigjeni per keqqeverisjen por dhe per tradheti kombetare.

A nuk jane keta qeveritare qe po falin padrejtesit dhe paturpesisht 100 Km katror Malit te Zi, a nuk ka te drejte populli qe po kundershton Mareveshjen per krijimin e Bashkesive te Komunave serbe??
Pra keta “politi-kuanj” nuk kane asgje te perbashket me interesin kombetar, per ta ka rendesi vetem mbajtja e karrigeve dhe shfytezimi i posteve publike per tu varferuar akoma dhe me shume te gjithe ju.

Popull ora e drejtesise po vjen, si ne Kosove dhe ne Shqiperi. Fundi i oligarkeve te Ballkanit po vjen, kete po e paralajmeron cdo dite vete Departamenti i Shtetit, Bashkimi Europian.

I bej thirrje te gjithe opozites, popullit kosovar, Gjeneraleve Ramush Haradinaj, Dautit, Lahise, Fatmirit, Rexhep Selimit, deputeteve te Vetevendosjes dhe te gjithe njerezve qe luftuan jo per te qendruar ne pushtet Miloshevici apo veglat e tyre, po per nje Kosove nen nje Flamur Kombetar, Himn dhe nje Shqiperi me te forte e te bashkuar, te bashkohen te bashkepunojne dhe te rrezojne kete qeveri qe nuk i sherben popullit tuaj.

Policia e Kosoves duhet te tregohet e depolitizuar dhe te mos keqperdoret si ne kohen e Miloshevicit, pasi para tyre kane vellezerit dhe motrat, te cilet po kerkojne dhe te drejtat e tyre. DD.

Previous Entries Gezuar Pavarsin nga Familja Mbreterore Next Entries TIRANE ringjallet diktatori Hoxha

Komento rreth shkrimit