50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartit

145142622685708Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues.

1. Napoleon Bonaparti lindi në Ajacio të Korsikës, në një familje aristokrate të ardhur nga Toskana e Italisë. Ishte djali i dytë i Sharl Mari Bonopartit dhe i Maria Leticie Ramolinos. Ardhja e Napoleonit në jetë erdhi vetëm një vit pasi Korsika u pushtua nga francezët. I ati i tij, avokat me profesion, ishte kundër okupimit francez të Korsikës.

2. Napoleon Bonaparti jetoi 51 vjet e 10 muaj e 11 ditë. Ai lindi më 15 gusht 1769 në Ajacio dhe vdiq më 5 maj 1821 në ishullin e Shën Helenës, në Britaninë e Madhe. Edhe pse pati një jetë mjaft të shkurtër, ai ka qenë nga njerëzit që ndryshoi rrënjësisht rendin evropian politik dhe social.

3. Napoleon Bonaparti ishte i gjatë vetëm 1. 52 metra, duke qenë kështu një ndër perandorët më të shkurtër në historinë e Evropës. Por kjo ishte edhe një tjetër arsye e famës së tij të madhe.

4. Kur lindi perandori francez e kishte emrin Napoleone di Buonaparte, por më pas ai e ndryshoi mbiemrin, duke e kthyer në Bonaparte. Këtë e bëri për t’i dhënë mbiemrit të tij një theks sa më francez.

5. Napoleoni kishte një familje të madhe dhe shumë femërore. Pasi ai kishte një vëlla më të madh se vetja dhe gjashtë motra. Vëllai i tij quhej Joseph, kurse motrat e vogla quheshin Lucien, Elisa, Louis, Pauline, Caroline dhe Jerome.

6. Atentatet ndaj Napoleonit në atë kohë nuk ishin gjë e rrallë. Historianët francezë si cilësojnë si atentatet më të rrezikshme ndaj tij 16. Por gjatë gjithë karrierës së tij, Napoleoni ka qenë në shënjestrën e armiqve. Në krye të klasifikimit është atentati i vitit 1800, në prag të Krishtlindjeve, ku një sasi e madhe eksplozivi shpërtheu pranë karrocës së tij, ku mbetën të vdekur disa njerëz.

7. Beteja e Vaterlosë ishte ajo që i dha fundin Napoleonit. Në qershorin e 1815-s, në Vaterlo të Belgjikës, dy fuqitë më të mëdha të kohës, Anglia dhe Franca, u përgatitën për betejën finale. Dhe humbja nuk erdhi si rrjedhojë e strategjisë së Napoleonit, por për shkak të paaftësisë së gjeneralit francez, Grushi.

8. Napoleon Bonaparti gjatë karrierës së tij drejtoi 72 beteja në vende të ndryshme të Evropës. Një numër rekord ky duke pasur parasysh se vetëm një numër i vogël betejash u humbën. Ndërsa fatale ishte vetëm një ajo e Vaterlosë. Nëse Napoleoni shquhet si vizionar politik, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për artin e tij të luftimit. Për teoricienët e artit të luftës, Bonaparti bëri revolucion dhe në luftë.

9. Napoleoni ka qenë dy herë Perandor i Francës. Fillimisht ai drejtoi Perandorinë Franceze nga 20 maji i vitit 1804 deri në 6 prill 1814. Dhe për herë të dytë, ai e udhëhoqi Francën nga 1 marsi 1815 deri në 22 gusht 1815.

10. Napoleoni është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.

11. Në dhjetor 1807 në ushtrinë e Napoleonit u krijua regjimenti i shqiptarëve me 3254 luftëtarë, të cilët iu bashkëngjitën atij duke e siguruar për besnikëri dhe nerv në luftë. Arsyeja përse këta luftëtarë u bënë pjesë e ushtrisë së Napoleonit është se ata kishin armiq edhe Perandorinë Osmane, por edhe Ali pashë Tepelenën.

12. Historiani A.Bopp në librin e tij “Napoleoni dhe shqiptarët” tregon dhe për marrëdhëniet e Napoleonit me Ali Pashën. Megjithatë, fakte të reja tregojnë se Napoleoni i vlerësonte shqiptarët dhe tregonte një interes të veçantë për pozicionin gjeografik e strategjik të Shqipërisë. Madje për një periudhë mjaft të shkurtër, vetëm në muajin qershor 1806, ekzistojnë shumë letra të shkruara prej Napoleonit rreth Shqipërisë.

13. Pjesë të rëndësishme nga letrat e tij bëjnë fjalë për besimin ndaj Ali pashë Tepelenës. Napoleon Bonaparti shkruan: “Mbi dhuratat, për të cilat kam akorduar 60 mijë franga, të bisedohet me Marescalshi. Për këtë shikoni dhe Pukëvilit dhe i theksoni, se, nëse Korfuzi bie në duart e tij, nuk mund t’ia besonte më mirë se sa Ali Pashës. Duhet që letra dhe instruksionet e mia të bëhen të tilla që të mos kuptohen qartë nëse bie në duart e agjentëve. Besoj se Ali Pasha shumë gjëra i bisedon dhe me Portën e Lartë”.

14. Një nga faktet më interesante të kohës është një letërkëmbim i gjerë mes letrash të Napoleon Bonapartit dhe Ali pashë Tepelenës. Sipas studiuesve, korrespondencat mes tyre ishin ngrohta. Bonaparti i ofron atij ndihmën ushtarake dhe njerëzore, por edhe këmbimet ekonomike, diplomatike. Nga ana e tij edhe Aliu, i ofrohet Bonapartit që do të qëndrojë besnik në marrëdhënie, që do të jetë shumë i afërm, që do të plotësojë dëshirat e tij.

15. Thënie më e rëndësishme për Ali pashë Tepelenën dhe Napoleon Bonapartin është ajo e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. “Si tigri pranë luanit, si shqiponja pranë skifterit, ashtu qëndronte dhe Ali Pasha pranë Napoleonit”, shkruan në librat e tij një nga shkrimtarët më në zë francez të të gjitha kohërave.

16. Pas miqësisë vjen armiqësia mes Napoleon Bonapartit dhe Ali pashë Tepelenës. Pasi pushtoi Italinë dhe kaloi më në Jug, Bonaparti pushtoi shtatë ishuj grekët dhe nisi synimet për të sulmuar Ballkanin. Këtë e kuptoi Pashai i Janinës dhe veprimin e parë ishte kapja rob e një gjenerali francez të cilin e ekzekutoi.

17. Pija e preferuar e Napolonit ka qenë kafeja. Sipas historianëve pinë gjithmonë në drekë dhe në mbrëmje. Ndërsa alkool shumë pak. Kishte vetëm një lloj vere të preferuar, “Lo chambertin”, nga e cila merrte sasi të mëdha edhe kur ishte në fushime ushtarake. Ndërsa urrente çdo lloj ilaçi që mund t’i jepnin mjekët edhe kur duhet t’i pinte për t’u shëruar.

18. Në jetën bashkëshortore Bonaparti cilësohet nga historianët si një tradhtar i lindur. Kish një filozofi ndryshe për besnikërinë. Ai e cilësonte si të ligjshme për një sovran që kishte aventura me zonjusha dhe gra të shoqërisë së lartë të Francës. Në këtë pikë kishte vetëm një kusht. Në asnjë mënyrë gruaja e tij e ligjshme nuk duhet të merrte vesh asgjë për tradhtitë e tij.

19. Napoleoni u martua me Josephine de Beauharnais në vitin 1796, kur ai ishte 26 vjeç. Ai adoptoi djalin e saj Eugene dhe pasi u kurorëzua mbret, edhe kushëririn e saj Stephanie. Më pas ai i martoi këta me vajza nga familjet mbretërore të Evropës. Napoloni i njohur si një njeri që i donte shumë femrat, u nda nga Josephine me konsensus dhe në vitin 1810 u martua me princeshën e Austrisë, Marie Louise. Çifti pati një djalë, që u quajt Napoleon Francis Joseph Charles (1811–‘32), i njohur që në lindje si Mbret i Romës. Djali i Napoleonit nuk pati pasardhës.

20. Por Napoleoni ka pranuar edhe se ka pasur dy djem të paligjshëm. Njëri quhej Charles Leon dhe vdiq në vitin 1881. Kurse tjetri ishte konti francez, Alexandre Colonna-Ëaleëski, (1810-‘68), të cilin e kishte lindur kontesha Marie Ëaleë. Por veç këtyre, Napoleoni ka pasur tre fëmijë të tjerë të paligjshëm.

21. Napoleoni njihej si një adhurues i femrave dhe i dashurisë. Veç dy grave ka pasur edhe pesë të dashura të njohura botërisht. Me këto gra ai veç historive të dashurive kanë lënë pas edhe disa pasardhës. Janë gjetur shumë nga letrat që Napoleoni u dërgonte të dashurave të tij. Një ndër dashuritë më të mëdha të jetës së Napoleonit ishte Marie Walewska, një konteshë e bukur polake që Napoleoni e takoi kur pushtoi Varshavën, më 1807. Ata patën një djalë, Aleksandrin, i cili në vitin 1810 u njoh legjitimisht nga Napoleoni. Nga të gjitha të dashurat e tij, vetëm Walëska e vizitoi Napoleonin në ekzilin në Elba.

22. Historianët dhe ushtarakët e kanë cilësuar si strategun më të madh ushtarak që ka jetuar ndonjëherë, duke e vënë atë mbi Jul Çezarin dhe Aleksandrin e Madh. Kur Wellingtoni është pyetur se cili ka qenë strategu më i madh, ai është përgjigjur: “Në këtë kohën, në kohën e lashtë, në çdo kohë, Napoleoni”.

23. Qysh në moshën nëntëvjeçare Napoleoni u regjistrua në kolegjin në Francë, në të cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatë, kjo nuk ndryshoi gjë në temperamentin e tij korsikan. Pesë vjet mësoi në kolegjin ushtarak në Brien, pastaj një vit në Akademinë Ushtarake në Paris. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ai kreu Akademinë si një ndër më të mirët, dhe në këtë mënyrë iu dha grada e nëntogerit artilerik. Ai lexonte vazhdimisht dhe po ashtu merrej intensivisht me materiale nga fusha e strategjisë dhe taktikës.

24. Qysh kur ishte nëntoger ai u bë shok i afërt me Augustin Robespierin, ithtar besnik dhe anëtar i masonëve. Augustini e lidhi atë me vëllanë e tij më të vjetër, diktatorin e njohur Maksimilian Robespierin. Më pas Napoleoni filloi shumë shpejt të përparojë: U bë komandant batalioni, pastaj kryeadjutant, komandant brigade dhe gjeneral brigade.

25. Bonaparti është sa një figurë historike aq edhe një legjendë e vërtetë. Është e vështirë t’i ndash këto të dyja nga njëra-tjetra. Jeta e këtij gjeniu ushtarak, por edhe burrë i madh shteti, bënë që të shpërthejë imagjinata e shumë shkrimtarëve, regjisorëve të prodhimit të filmave dhe dramaturgëve të mëdhenj, të cilët nëpërmjet veprave të tyre kanë krijuar legjendën e Napoleonit.

26. Që në kohën kur ishte kapiten i artilerisë, Napoleoni u dallua si strateg i madh. Falë talentit të tij, kështjella në qytetin e Tulonit, që ishte rrethuar nga ana e forcave tokësore e detare britanike, të binte shumë shpejt në duart e francezëve. Për artilerinë Bonopart ishte fitorja e parë në karrierën ushtarake që sapo kishte nisur.

27. Idhulli i Napoleonit ishte Jul Çezari. Nën shembullin e perandorit romak, perandori i Francës do të pushtonte më pas më shumë se gjysmën e Evropës. Napoleoni kishte një art të veçantë në bërjen e ushtrisë për vete. Hipur mbi kalin e tij, ditën dhe natën, ai luftonte përkrah ushtarëve në sheshbeteja për të arritur gjithmonë fitoren, por edhe për t’u dhënë zemër dhe moral ushtarëve.

28. Në rininë e tij një ndër fushatat e tij më të suksesshme ishte ajo në Itali, megjithëse pas saj ai u arrestua dhe u burgos. Menjëherë pas lirimit nga burgu, Napoleoni duke qenë se nuk kishte ndonjë detyrë, mendoi që t’u bashkohej forcave turke apo ndonjë ekspedite detare që shkonte në Australi. Në fillim ai u pa me dyshim, me syrin e mosbesuesit, por duke u mbështetur në aftësitë ushtarake të gjeneralëvë të vjetër, filloi të arrinte sukses pas suksesi.

29. Ngjitja e tij, si një meteor i vërtetë, bëri që të shokohej jo vetëm Franca, por tërë Evropa. Fushatat e tij ushtarake bënë që të trembej bota dhe të tronditej stabiliteti i saj. Napoleoni ka qenë një ndër komandantët më të mëdhenj në histori. Ai është portretizuar si një pushtues që kurrë nuk ndjente të ngopur, megjithëse kurrë nuk është pranuar nga ai vetë.

30. Shpesh Napoleoni ka argumentuar se ishte duke ndërtuar një federatë të njerëzve të lirë në një Evropë të Bashkuar. Sipas tij, kjo e fundit duhej të qeverisej nga një qeveri liberale. Nëse ky ishte qëllimi i tij, ai synoi që ta arrinte këtë, duke e përqendruar pushtetin vetëm në duart e tij.

31. Duhet theksuar se në krijimin e shteteve Napoleoni mbështetej, së pari, në hartimin e kushtetutës së tyre, në ligjet për funksionimin sa më të mirë të shtetit, zhdukjen e feudalizmit, krijimin e një qeverie eficiente, zhvillimin e arsimimit, shkencës, letërsisë dhe arteve. Kodet e rinj ligjore të miratuara nga ana e tij, 7 në numër, përfshijnë edhe disa nga liritë e fituara nga populli francez gjatë revolucionit.

32. Pjesa më e famshme e kodeve të hartuar në kohën e Bonapartit, është Kodi i Napoleonit, ose i quajtur ndryshe Kodi Civil. Për t’u theksuar është se, aktualisht po ky kod formon bazat e ligjit civil francez. Për herë të pare, në fushën administrative, ai krijoi prefekturën si pjesë e qeverisë.

33. Opinioni i vetë Napoleonit për karrierën e tij cilësohet më mirë në këtë citat: “Unë mbylla gjirin e anarkisë dhe solla rregull. Unë shpërbleva meritën, pavarësisht prejardhjes së gjakut, ose pasurisë, kudo ku e gjeta. Unë e rrëzova feudalizmin dhe solla barazinë për të gjithë, pavarësisht besimit fetar dhe përpara ligjit. Unë luftova monarkinë e vjetërsuar të Regjimit të Vjetër, sepse rruga tjetër ishte shkatërrimi i gjithë vlerave të Revolucionit. Unë dlirësova Revolucionin.”

34. Ndër luftërat që Napoleonit i kushtoi më rëndë se të gjitha ishte lufta e tij me Rusinë. Pasi cari rus, Aleksandër, nuk pranoi bllokadën franceze për Anglinë, Napoleoni i shpalli luftë Rusisë. Ai arriti deri në Moskë, të cilën e dogji të gjithën, por kur u kthye në Francë ushtria e tij ishte e përgjysmuar. Arsyeja kryesore e këtij dështimi ishte dimri i acartë rus.

35. Napoleoni u kurorëzua si Perandor i Francës më 2 dhjetor 1804. Ai mbretëroi nga 20 marsi 1804 deri në 6 prill 1814. dhe për herë të dytë nga 1 marsi i vitit 1815 deri në 22 gusht 1815. Ai ka mbajtur edhe titullin si Konsull i Parë i Francës.

36. Kundër Napoleonit, shtetet evropiane kanë ngritur, jo pak, por plot gjashtë koalicione. Duke parë edhe kohën e shkurtër të mbretërimit të tij, ky numër koalicionesh është konsideruar mjaft i madh.

37. Napoleoni kulmin e suksesit të tij e arriti në vitin 1810, kur pothuajse e tërë Evropa u bë e tij. Të gjitha shtetet e nënshtruara i qeveriste familja e tij. Gjatë këtij viti ai u mor më shumë me hartimin e ligjeve të reja për perandorinë dhe planet ushtarake të mëtejshme.

38. Napoleoni në ujdhesën Shën-Elena pati kohë të mjaftueshme që të mendojë dhe ta vlerësojë tërë jetën, si dhe të gjitha aktivitetet e tij. Përfundimin e këtyre mendimeve e shprehu në testamentin e vet, ku i jep këshilla dhe mësim djalit të tij, të sintetizuar në fjalinë vijuese: “Të sundosh, kjo do të thotë t’i lartësosh dhe të përhapësh moralin, arsimin dhe lumturinë”.

39. Napoleoni e donte shumë shtypin, por edhe aq shumë ia kishte frikën atij. Në një shprehje lapidare ai ka thënë: “Më shumë frikë kam nëse më vihen tre gazeta kundër, se sa njëmijë bajoneta”.

40. Figura e Napoleon Bonapartit ka frymëzuar gjatë kohërave mjaft njerëz të kulturës e artit, të cilët shihnin tek ai mishërimin e lirisë së popujve apo një tiran të egër, një strateg të pamundshëm apo një njeri të mundur nga historia.

41. Napoleoni, jo vetëm tan,i por edhe gjatë perandorisë së tij u kthye në një mit letrar. Për asnjë personazh historik transformimi në një mit letrar nuk qe kaq i shpejtë e insistues. Mjaft intelektualë evropianë i pritën me entuziazëm fushatat ushtarake të Napoleonit, pasi shihnin tek ato përmbushjen e idealeve të revolucionit, vendosjen e lirisë e drejtësisë.

42. Fillimisht raporti i Bonapartit me intelektualët e botën e kulturës qe i mrekullueshëm, pasi ai pati aftësinë të bashkëjetonte si me ideologjinë imperiale ashtu dhe me trashëgiminë e Robespierit. Napoleoni joshi inteligjencën e kohës e po në të njëjtën kohë u kthye në një persekutor të tyre, sapo ata zbuluan arsyet e ambiciet e tij për pushtet.

43. Ludvig Van Bethoven më 1804 përfundon Simfoninë e tij të Tretë e ia dedikon Napoleonit, në dorëshkrimin origjinal nënshkruan “Bonaparte”. Po më 1804 Napoleone proklamohet “Perandor i Francës” e kompozitori i madh reagon mjaft i indinjuar: “As ky nuk është gjë tjetër veç një njeri i zakonshëm… Tashmë do të shkelë të gjitha të drejtat e njerëzimit e do të ndjekë vetëm atë të ambicies …do të vihet mbi të gjithë e do të kthehet në një tiran…”.

44. Mjaft i veçantë është imazhi i Napoleonit në veprën e Tolstoit “Lufta e Paqja”, mbaruar më 1869, e publikuar më 1878. Leon Tolstoi përmbys mitin e romantik të njeriut të jashtëzakonshëm duke e konsideruar Napoleonin një “marionetë” në duart e fatit e zvogëlon lavdinë e tij të themeluar nga padrejtësitë e nga mohimi i çdo të drejte njerëzore.

45. Testamentin e tij Napoleoni e mbyll në këtë mënyrë: “Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim… Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në shpirto dhe ta çoni në Parmë te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumë me kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim”.

46. Napoleoni vdiq më 5 maj 1821 në duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kërkuar të varrosej në brigjet e Senës, por u varros në “luginën e shelgjeve” të ishullit të Shën Helenës në një varr të pashënuar.

47. Vetëm në vitin 1840 Franca mori nga Britania eshtrat e Napoleonit, duke i bërë më 15 dhjetor të atij viti një varrim madhështor dhe një varr ashtu siç e meritonte. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar me qindra milionë njerëz.

48. Për vdekjen e Napoleonit tashmë ka një debat të madh mes historianëve. Shumica e tyre, duke u bazuar në faktet e reja që kanë dalë në dritë, janë të mendimit se ai u helmua nga anglezët duke u hedhur sasi të vogla arseniku çdo ditë në ushqim, gjë që solli dhe vdekjen e parakohshme.

49. Trupi i tij u soll në Francë vetëm në vitin 1840. Ceremonia e funeralit të tij mbahet si një nga më të mëdhatë e kohës. Trupi i tij u ruajt me solucionet të veçanta, u vesh uniforma dhe u ekspozua disa ditë. Ndërsa më pas u vendos në Panteon.

50. Napolon Bonaparti edhe pse njeri i madh, sipas studiuesve, ishte shumë larg të qenit aristokrat. Në shumë prej kujtimeve sillen momente kur ai ishte me miq të ndryshëm në tavolinë. Nuk i pëlqenin rregullat e ngrënies dhe një vakt i tij shkonte deri në 10 minuta. Ndërsa jo gjithmonë preferonte pirunin për të marrë ushqimin.

Previous Entries SHOQËRI CIVILE APO SHOQËRI SERVILE Next Entries Shfaqet ISIS në Korçë?

Komento rreth shkrimit