Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Spiro KSERA

TIRANE- Ish-ministri Spiro Ksera ka bërë një deklaratë të fortë në sallën e gjyqit kur Apeli vendosi të mos ia ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në burg. “Po diskriminohem për shkak të kombësisë greke”,­ ka thënë ai ish-ministri para gjyqtarëve, prokurorit dhe avokatit.

Relator i çështjes Gramoz Levanaj dhe anëtarët e trupit gjykues Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri nuk morën parasysh anikimin e avokatëve për ta lënë me detyrim paraqitje ish-ministrin e Punës Spiro Ksera.

Spiro Ksera u arrestua të premten e 30 janarit në Dervican të Gjirokastrës, pasi Prokuroria kishte lëshuar fletëarrest me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ai u arrestua për korrupsion dhe abuzime me tenderët, në një vlerë prej 306 milionë lekësh të vjetra./opinion.al

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Fjalimi At Gjergj Fishtes ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919 Next Entries A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE

Komento rreth shkrimit