Arabia Saudite, ku të prehet koka vetëm për një postim në Twitter

145324961541815

Në Arabinë Saudite, ekstremistët islamikë gjatë dy javëve të fundit kanë prerë kokat e 10 personave, dhe atë para syve të zyrtarëve shtetërorë, transmeton zeri.info.

Një video e fundit paraqet xhelatin duke prerë kokën e një gruaje në mes të rrugës, para pesë policëve, të cilët nuk e pengojnë, përkundrazi sigurohen që vrasësi të kryej punën që ka nisur.

‘Arabia Saudite, mbetet një vend ku mund të ezekutohesh, qoftë edhe për një postim në rrjetet sociale’, shkruan The Daily Beast.

Sipas kësaj gazete, vetëm në dy javët e fundit, në Arabinë Saudite janë prerë 10 koka. Ndërkohë që gjatë vitit 2014 numërohen 90 raste të tilla.

Gjykatat për të dënuar rastet e tilla nuk funksionojnë, madje emrat e viktimave harrohen shumë shpejtë, edhe ata që kërkojnë demokraci përfundojnë në burg.

Khaled Johani, është burgosur pse ka kërkuar demokraci, Amina bint Nasser, është ekzekutuar me pretekstin se është ‘shtrigë’.  Hamza Kashgari, është burgosur sepse përmes rrjetit Twitter ka vu në pikëpyetje çështjen islame. Manal al Sharif, është burgosur pse ka ngarë makinë. Raif Badawy, është dëbyar pse ka hapur online një forum liberal, Waleed Abul Khair, është burgosur pse ka mbrojtur të drejtat e njerëzve… janë vetëm disa nga shumë emra të tjerë që kanë përfunduar ose në burg ose me prerje koke, e më e pakta me dëbim nga vendi, vetëm për një fjalë goje.

Intoleranca në Arabinë Saudite është eksporti më i lartë.  Në këtë vend të dominuar nga vehabistët sunitë, autoritetet kanë bërë thirrje që të digjen të gjitha kishat. Të krishterët nuk lejohen ë të mbajnë kryq, të ndërtojnë kisha apo të mbajnë Biblen.

Por çfarë po bën vota demokratike për ata pak liderë liberalë që ka  Arabia Saudite? “Nuk ka bërë asgjë”, shkruan The Daily Beast.

Dhjetëra miliona fëmijë janë të indoktrinuar me urrejtje dhe fanatizëm. Grupet ekstremiste janë financuar në të gjithë rajonin. Liberalët pamësirshëm janë ekzekutuar apo dëbuar.

Njerëzit e thjeshtë në mbarë botën duhet të qëndrojmë në solidaritet me liberalët politikë të burgosur në Arabinë Saudite.

“Ajo është jo vetëm një detyrë morale, kjo është një mundësi strategjike. Fuqizimi liberalëve dhe reformatorëve arabë, të braktisur për dekada të tëra, është e vetmja shpresë që të kemi një Lindje të Mesme më të qëndrueshme dhe më paqësore”.(Zeri.info)

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Ja si bashkëpunoi Turqia me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat etnike Next Entries Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Komento rreth shkrimit