Arif Mati trondit historinë europiane, pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët

mathieu-aref-lozane-2012

Libri i tezës sime që do të botohët në gjuhën frenge së shpejti: Pellazgët paraardhësit e qytetërimit greko-romak

Mathieu Aref

Kjo tezë ka të bëjë me periudhën Para-helene dhe të Greqisë arkaike dhe ka për qëllim studimin e «traditës» tek autorët e lashtë në lidhje me zanafillën e qytetërimit grek nëpërmjet referecës së Pellazgëve. Ajo hedh një dritë të re mbi, njohuritë tona historike, kulturore dhe thekson fillimet e qytetërimit grek i shfaqur pas shekullit të tetë para erës sonë. Hekataeu i Miletët, Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi ose tragjedianët dhe të tjerë jo me pak të famshme kanë përmendur gjerësisht Pellazgët dhe pohuar që ishin paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit dhe kanë theksuar autoktoninë e tyre dhe që kishin jetuar në ato trojat që do të bëheshin më vonë Greqi. Paraardhës të grekëve, Pellazgët u kanë lëne atyre trashëgimin e elementëve thelbësore të qytetërimit të tyre.

Këtu do të gjeni një qasje multidisiplinare që ballafaqon të dhënat e traditës së lashtë me ato historike, etno-gjuhësore, arkeologjike dhe mitologjike, që mund ti sqarojnë.

Ky libër gjithashtu sqaron me argumente bindëse për sa i përket kronologjisë së Greqisë së lashtë të mbivlerësuar nga autorët modernë, anakronizmat dhe gabimet historike: “Lufta e Trojës”, e pretenduar që ka ekzistuar në shekullin e dymbëdhjetë para erës sonë, është në realitet një luftë e vonshme (shekulli i shtatë para erës sonë) e kryer nga pushtuesit e parë helen kundër Azisë së Vogël në një rajon që më vonë do të bëhej Greqi; katër “shekujt të errët” (-1200-800) mbetin të heshtur mbi ekzistencën e Helenëve në atë kohë;

Zeusi (Iliada, XVI, 232-236) është përcaktuar zyrtarisht si “Pellazg” dhe jo Helen; një qytetërim hipotetik i quajtur miken (shpikje e pseudo-arkeologut Schliemann) është injoruar nga të gjithë autorët grek; Lineari B, i cili nuk është përveç një gjuhë para-hellene domethënë pellazge uzurpuar pjesërisht nga pushtuesit helen; Iliada dhe Odisea janë poema epike rrjedhur nga një «traditë gojore» para-helene dhe jo greke, etj. Shkrimtarët modernë kanë errësuar rolin thelbësor të luajtur nga pellazgët në shpërthimin e qytetërimit helen dhe rolin e etruskëve në shpërthimin e qytetërimit romak. Ky studim, jashtë shtigjëve të rrahura, i jep kësaj vepre referencash një karaktër të jashtëzakonshme.

Mathieu Aref është një studiues françez, i lindur nga prindër shqiptarë në vitin 1938 në Kairo të Egjiptit, ku ai përfundoi shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture).

Ai ka botuar dy libra mbi Greqinë para-helene dhe Shqipërinë (Frëngjisht 2003/2004 dhe në shqip 2007-2008) dhe paraqiti një tezë doktorature në Sorbonën të Parizit IV në 2012 nën titullin “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgëve në zanafillën e qytetërimit grek”.

Kjo tezë është rezultati dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë vite studime dhe hulumtime të gjera. Më në fund njohja e tij të gjuhës shqipe (dy dialektet) e ka lejuar të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë.

https://www.connaissances-savoirs.com/les-pelasges.html/

 

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët Next Entries SHBA investoi 20 vjet në pavarësinë e Kosovës

One thought on “Arif Mati trondit historinë europiane, pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët

  1. Skënder Malaj on said:

    Arif Matti hapi një kocept dhe shtrioi një rrugë të re në studimin e pellazgëve,që megjithëse për pellazgët dhe Zeusin pellazg ka folur edhe babai i historisë Homeri dhe shumë historian grek të antikitetit përsëri historiografia botërore të influencuar nga historia greke e kan mohuar historin e këtyre pellazgëve legjendar dhe pasardhësve direkt ,shqipëtarëtve.Arif Matti zbuloi me fakte dhe prova se shqiptarër dhe gjuha e tyre janë pasardhësit direkt të pellazgëve dhe perandorisë së tyre që shtrihej në gjithë ballkanin, në azin e vogël , Egje dhe deri në Detin e Zi,ku në të gjitha këto rajone gjenden jo me pakicë element domethënës të pellazgëve dhe kulturës së tyre.KY është një kontribut i shquar për të rishkruar historin e botës duke mosa e neglizhuar faktorin pellazgo-Ilir-shqiptar.

Komento rreth shkrimit