Behgjet Pacolli investon mbi 500 milion euro në Shqipëri! (VIDEO)

pacolliNë kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katrorë. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.


Në faqen zyrtare në internet të kompanisë “Mabetex” është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë. Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

 

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.


“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.


[the_ad id=”4118″]

Previous Entries SIRI: Raketa Amerikane godet tankun rus (VIDEO) Next Entries Pëllumb Xhufi Shqipërinë e shiti Esati, Zogu dhe ‘zoqtë’ e sotëm

Komento rreth shkrimit