Del emri i Edi Ramës në ‘Panama Papers’? Ja e vërteta

edi-rama

Publikimi i Dokumenteve të Panamasë ka shkaktuar trazim në politikën shqiptare dhe e ka ngarkuar median plot me spekulime.

Në mesditë, numri dy i LSI, Petrit Vasili dha një prononcim për mediat.

“Vëmendja jonë maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me Shqipërinë. Ka dhe informacione që vinë nga mediat botërore që edhe segmente të jetës shqiptare janë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale si rasti i Panamasë. Organet e hetimit duhet të jenë shumë të vëmendshmë për të hetuar çdo ngjarje, informacion nga çdo lloj burimi për të gjitha këto ngjarje që lidhen me parajsat fiskale në Panama, Qipro, Dubai, Monako e gjetkë. Është e qartë që burimet e paligjshme, mënyrat e pastrimit të parave apo të evazionit fiskal kanë në këto mjedise mundësi për të devijuar para që janë detyrimet ndaj fiskut shqiptar apo për të financuar aktivitete të tjera,” tha Vasili.

“Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit, shikojmë se ai lidhet me një aktivitet të caktuar që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI për përmirësimin e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar transparencën dhe rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare është qëndrim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, pasi ky dimension i transparencës i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete që rezultuan që për shkak të kësaj mungese transparence të jenë dhe të dyshuara për afera korruptive dhe jo vetëm kaq,” shtoi ai.

Megjithatë, disa portale si Opinion.al ngrenë pikëpyetje nëse ka dalë emri i kryeministrit Edi Rama në këto dokumente.

Në fakt është thjesht një spekulim, bazuar mbi deklaratën e sotme të deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se Edi Rama ka 200 milionë euro pasuri në llogari offshore.

Me shumë gjasë ai i referohet një raporti konfidencial të OSBE.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Zbardhet plani i SHBA për arrestimin e politikanëve të korruptuar, FBI merr në dorë Byronë e Hetimit Next Entries Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare

Komento rreth shkrimit