Dossier, Festimi i Pavarësisë më 28 Nentor 1913, Vlorë

Festimi i Pavarësisë

Me rastin e 28 nëntorit, një vjetorit të pavarësisë, Ismail beu dha një pritje në selinë e qeverisë buzë detit, ku përveç parisë, kishte ftuar edhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit, konsujt dhe komandantët e anijeve luftarake të Austrisë e Italisë të ankoruara në Gjirin e Vlorës.

Qyteti ishte zbukuruar me aq sa mundej. Nëpër shtëpitë dhe dyqanet ishte ngritur flamuri shqiptar, ndërsa Katundaria, siç quhej bashkia, ishte stolisur në mënyrë të veçantë. Qeveria kishte shpërndarë me bollëk fotografinë e një shqyti që paraqiste Skënderbeun mbi kalë dhe Ismail Qemalin me frak.

Para mesditës njerëzit u mblodhën në sheshin e Muradijes, ku u mbajtën fjalime dhe prej andej ecën drejt selisë së qeverisë për të uruar kryetarin. Ra në sy një manifestim me flamurin shqiptar në krye, pas të cilit vinin klerikët e qytetit, myslimanë dhe ortodoksë, të kapur dorë për dore.

Parakaluan bashkë edhe një grup kosovarësh dhe çamësh, me thirrjet Rroftë Kosova shqiptare dhe Rroftë Çamëria shqiptare.

I rrethuar nga anëtarët e qeverisë, Ismail beu doli në ballkonin prej dërrase të ndërtesës së vjetër dhe mbajti një fjalim të gjatë para popullit. Ai falenderoi Fuqitë e Mëdha, të cilat i përmendi me emër, një për një, dhe ftoi popullin të brohoriste për secilën prej tyre.
“Lipset t’ua dimë për nder qeverive të mëdha, që, me ndihmën e tyre, mundëm të fitojmë vetqeverimin e Shqipërisë,” tha Ismail Vlora.

Poshtë ballkonit, nxënësit e shkollave me flamuj të vegjël në duar këndonin këngë patriotike, të tjerë hiqnin valle. Anijet austriake dhe italiane në Gjirin e Vlorës përshëndetën me të shtëna topi.

(Sipas shënimeve të diplomatëve të huaj në Vlorë)

pavarsia ismail-qemali

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pavarsia 1

 

 

[the_ad id=”4118″]

 

Previous Entries Mbretër ilirë, 25 shekuj më parë, në Maqedoninë e sotme Next Entries Ndiqni LIVE protestën e Opozitës në Prishtinë

Komento rreth shkrimit