Forcat e armatosura shqiptare në Preshevë e Karadak

Preshevë-Karadak

Raport i Oficerit të Zbulimit A. Kukinski Shtabit të Divizionit të Kumanovës, viti 1944 Vendimi dhe urdhëresat për Shtabin e Brigadave maqedonase në pastrimin e bandave shqiptare/ lexo: është fjala për Forcat e Armatosura të Rezistencës shqiptare/ në Preshevë e Karadak Shkruar dhe përgatitur : Xhemaledin SALIHU-Preshevë

I.Pozicionet e Batalioneve në vijën fshati Mateç deri në Preshevë:

1.Batalioni i Katërtë gjendet në Mateç,

2.Batalioni i Tretë gjendet në Vaksincë dhe

3.Batalioni i Parë dhe i Dytë gjenden në Prershevë: Batalioni i Dytë gjendet në pjesën veri-perëndimore të qytetit, ndërsa Batalioni i Parë në pjesën perëndimore, aty kah Norça, në qytet dhe në pjesën lindore, te Stacioni Hekurudhor i Preshevës.

II.Forcat armiqësore shqiptare/fjala është për Forcat Armatosura të Rezistencës Shqiptare në Preshevë/ janë të koncentruara:

1.Sektoti rreth Bellanocit me Komandant Sylë Hotlën.

2.Sektori rreth fshatrave Lezbali, Kurbali dhe Stanec me shtabin në Lezbali. Forcat në këtë sektor përbëjnë 8.000 njerëz, prej tyre 2.000 të gatshëm për luftë, ndërsa të tjerët të gatshëm në rast të ndonjë luftë më të madhe. Këto forca kanë të gjitha armët e mundshme dhe 3 topa për luftë kodrinore-malore.

Komandantë në këtë sektor janë : Alia i Stanecit,  Rakip dhe Xheladin Kurbalia dhe Liman Staneci.

3.Sektori për rreth Ilincës,  Bukurocës së Keqe, Bukocit, dhe Maxheres, me shtabin në Ilincë. Komandant i këtij sektori është Behluli i Ilincës dhe Ajeti i Raincës. Forcat e këtij sektori janë më të vogla.

Sipas informative, Shqiptarët po lëshojnë Raincën dhe po tubohen në Lezbali, ku mbajtën edhe një Konferencë, për të cilën nuk patëm informata se për çfarë ishte fjala dhe çka u bisedua.

Por në informatat që na vinin ishin se Shqiptarët përgatiteshin për ta sulmuasr Preshevën dhe fshatrat këndej Stacionit Hekurudhor të Preshevës.

Ndërsa në anën tjetër në Preshevë kishte zëra për formimin e Brigadës me Abdullah Aliun në Preshevë, për të cilën vullnetarisht u lajmëruan 130 vullnetarë.

Në nëntor të vitit 1944 u bë vlersimi i situatës dhe në të cilën thuhet se në hapësirat e Malësisë së Shkupit dhe Karadakut gjenden vendbanime shqiptare, të cilat gjatë 3 vjetëve të fundit të okupimit fashist të këtyre trevave ishin në shërbim të fashizmit e kundër popullit liridashës të Maqedonisë, duke kryer krime në popullatën e qetë, duke i shërbyer okupatorit dhe duke i dhënë mundësi reale forcave gjermane të ikin sulmeve të ushtrisë nacional çlirimtare.Këto forca edhe pas pastrimit të Maqedonisë nga fashizmi,  sikur grumbullohen dhe i kërcenohen me forcë dhe armë njësiteve çlrimtare maqedonase dhe nuk i pranuan njësitet maqedonase si njësi të ushtrisë nacional çlirimtare./Shqiptarët asnjëherë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kryen krime në popullatën maqedonase, pos rasteve individuale, edhepse ishin përkrah Gjermanisë fashiste, e cila sipas informative ia pat siguruar bashkimin e trojeve shqiptare/

Në territorin e përmendur ka 4-5.000 banditë, të udhëhequr nga Shqiptarët nxitës dhe gjakpirës, të të cilëve koncetrimi kryesor është në Karadak. Këto banda më 23 nëntor 1944 kishin pasur një Konferencë, për të cilën nuk paskanë pasur informata se çfarë u bisedua dhe çfarë vendimi është marrë.

Armatimi i bandave/është fjala për njësitet e Rezistencës së Armatosur shqiptare, për ta mbrojtur popullatën shqiptare nga likuidimet, pushkatimet, vrasjet, masakrat e Brigadës së XVI dhe XVIII maqedonase në Karadak/ sipas të dhënave jo të plota përbëhej prej 30 mitralezave të rëndë, një numri të madh të mitralezave, pushkomitralezave, pushkëve dhe disa minahedhës të rëndë.

Më tutje në Informatë thuhet se morali i këtyre bandave ishte i ulët, vetëm frika e hakmarrjes i shtynte të luftojnë me ushtrinë tonë/maqedonase/

Divizioni jonë me forcën e 5.000 luftëtarëve, të cilit iu shtua edhe Brigada e XVII e Divizionit të 42 dhe 2 Batalione të Divizionit të 50, me 6 topa  mori për detyrë likuidimin e këtyre bandave shqiptare. Morali, fuqia dhe armatimi ishin superiore ndaj armikut.

VENDIM, sipas situatës së përshkruar më lartë dhe në emër të Urdhëresës së Shtabit Kryesor për Maqedoninë u vendos të pastrohen dhe të likuidohen këto banda.Për tu realizuar detyrat dhe urdhëresa e Shtabit kryesor, Shtabi i Brigadave maqedonase në këto territore vendosi që fuqishëm, shpejtë dhe duke sulmuar pamëshirshëm të bëjë rrethimin dhe pastrimin e terenit të përmendur dhe mbi këto hartohet plani i punës.

Gjatë marshimit dhe luftërave të Brigadave maqedonase, nëse haste në  rezistencën e armikut, të gjithë Shqiptarët/Siptari ashtu thuhet në dokument/që zihen me armë apo kanë qitur në ushtrinë tonë dhe ata të cilët kanë fshehur armatimin gjatë bastisjeve të gjenden dhe në vend të pushkatohen.

Të gjitha vendbanimet detalisht të kontrollohen dhe bastisen si dhe të gjithë personat prej 16 deri 5o vjet të merren në llogore si dhe të grumbullohen në hapësirat e brigadave.

URDHËROHEN :

1.Brigada e XVIII që me datën 29 nëntor 1944 të bëjë pastrimin e fshatrave shqiptare në Karadak: Llovcë, Burincë, Muçibabë, Depcë.

5.Brigada e XVII do të mbetet në Raincë.

  1. Brigada e XVI, më datën 29 nëntor 1944 do të realizoj sulmin në vendbanimet shqiptare, të lidhet më brigadën e XVIII  si dhe me pjesë të Brigadës së XII, për të spastruar Seferët, Peçenën e gjetiu.

Më 30 nëntor duke i spastruar vendbanimet Sefer, Depcë, Muçibabë , Shtabi i Brigadës do të vendoset në Peçenë.

3.Brigada e XII e Divizionit 42: më 30 nëntor 1944 të realizoj sulmin në drejtim Preshevë-Kurbali, djathtas Rahovicës, ndërsa me një pjesë në Ostrovicë, të lidhet me Brigaden e XVI ,të marrin Kurbalinë, Bujiçin. Pas likuidimit të vendbanimeve të përmendura, të vendosen në realcionin Preshevë-Rahovicë-Kurbali dhe të formojnë llogore shqiptare për materialin e konfiskuar.

Vërejtje: Në shkrim jam përqëndruar vetëm në vendbanimet e Preshevës, jo edhe sulmet e Brigadave maqedonase në vendbanimet shqiptare në Vaksincë, Llojan, e vendbanimet e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare Next Entries Lobi Euro-Atlantik Shqiptar edhe në Norvegji

Komento rreth shkrimit