Kimete Berisha: Edhe Amerika po ua zë rrugën ?!

amerika

Shkruan: Kimete Berisha

Çka do të thotë kjo ti thuash Amerikës ‘këqyri punët t’ua, na lë neve ta marrim Kosovën në dorë’!
Merreni ju Kosovën në dorë, kush po ju ndal!

stupcave

Diçka me opozitën definitivisht nuk qenka në rregull.

Ramushi ish dasht me ditë se në mes Ramushit dhe Amerikës, shqiptarët janë me Amerikën, kjo as nuk diskutohet.

Pa AAK-në Kosova mundet, po pa Amerikën nuk mundet. Pa Amerikën ne jemi inekzistentë, jemi vetëm një grumbull robërish të vetmuar.

Atij shqiptari që edhe Amerika i duket e keqe, ai që edhe Amerikës i gjen behane, ai politikan nuk ka të ardhme në politikë.

E kam pasur njet të dal në protestën e 9 Janarit, kundër plaçkës së madhe të KEDS-it, ama nuk shkoj dot pas atyre që as nuk e kuptojnë se nuk na duhet neve pavarësi nga Amerika.
Më mirë të paguaj në muaj nga 100 euro rrymë pa i harxhuar. Nuk shkohet pas atij që nuk e kupton se shqiptarët e kanë votuar këtë qeveri, e jo votuesit amerikanë.

Çka kanë faj amerikanët pse AAK nuk u bë parti e madhe, sa Ramushi!

Opozita ka probleme me votuesit shqiptarë, jo me Amerikën.

Kush ankohet në politikën amerikane ndaj Kosovës, duket si njëfarë rusi i madh apo njëfarë arabi i vogël në mesin tonë.

Ramushi duhet t’i mas fjalët para se të shprehet politikisht, sepse ‘çdo gjë që flet, mund dhe do të përdoret kundër tij’.

Komento rreth shkrimit