Lejimi i Cecës në koncert përdhosje e gjakut për lirinë e Kosovës!

Lejimi i Cecës në koncert

Nga Luan Asllan  Dibrani


Lajmi se këngëtarja e njohur serbe Ceca Raznatoviq, bashkëshortja e Kriminelit Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, do të hyje në Kosovë qe të mbajë një koncert në Mitrovicë të Kosovës është një skandal? Ky është alarm i përkujtimit të plagëve qe akoma, ai gjak është i freskët tek mijëra të vrare e të masakruar nga qifti bashkëshortor Ceca dhe Zheljko Razhnjatoviq!. Kjo është një politik poshtëruese për shqiptarët qe akoma me mijëra shqiptar janë të zhdukur madje edhe te varrosur nën asfaltet e Serbisë për ti humbur gjurmët.

Te lejohet një bashkpuntore e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, te sorollatet dhe te promovoj urrejtje e për te goditur shqiptaret edhe për se vdekuri ,ti ngacmoj plagët e hapura te shqiptare qe i shkaktoj bashkëshorti i saj “është një turp për shtetin e Kosovës qe ti lejohet hyrja në Kosove”.

. Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë andaj , ftoj qytetaret qe te protestojnë ,ta ngrehin zërin pran faktorëve ndërkombëtar ,qe mos te lejohet kjo kriminele, te krijoj skena aq provokuese kundër shqiptareve.

Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni qe kjo kriminele të futet në Kosovë,popull protestoni kundër pjesëmarrjes se kësaj krimineleje për gjenocidin qe e kreu në Kosovë kundër popullit shqiptar!?.

Mos informimi i saj siç deklaron edhe vet, ishte fare pa dijeni qe të jetë pjesëmarrëse e një koncerti në Kosovë,por organizimi i saj shihet se rrënjët i ka në politiken e ditës qe organizohet nga Beogradi. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës,prandaj ta miratosh prezencën e ish bashkëshortes se tij te hyje në Kosovë ,kjo do te thotë se pajtohesh me krimet qe i beri Serbia dhe gjenocidin ndaj shqiptareve.

Komento rreth shkrimit