Lu: Të zhgënjyer nga L.Basha!

Lu-Të-zhgënjyer-nga-Basha!Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur zhgënjimin me përgjigjen e opozitës, por ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për kompromis.

Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi, që iu la në dorë kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e Viktoria Nuland gjatë vizitës të së dielës në Tiranë”.

Siç e përshkruan ambasadori amerikan, propozimi ishte një zgjidhje në mirëbesim, gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Ndërsa për propozimin e Partisë Demokratike, Donald Lu thotë se kjo është diçka që vetë zoti Basha ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se është ende duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, të diskutuar të dielën me Ndihmëssekretaren Nuland.

/ Top Channel

 

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Dardanet themeluesit e Trojes,Romes etj (Pjesa e Parë) Next Entries Dardanet themeluesit e Trojes,Romes etj (Pjesa e Tretë)

Komento rreth shkrimit