Nga kush tmerrohet ISIS-i? Nuk janë forcat amerikane e as britanike

145186783577208

Sipas gazetarit perëndimor, Jürgen Todenhöfer, i pari që ka hyrë në territoret e ISIS-it dhe ka dalë gjallë, frika më e madhe e grupit terrorist është shteti i Izraelit.

Ai i ka kaluar 10 ditë në të ashtuquajturin Shteti Islamik vitin e kaluar, ndërsa gjetjet e tij i ka publikuar të përmbledhura në një libër, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë me “Jewish News”, gazetari gjerman ka thënë se Izraeli nuk është i përfshirë në listën e kolonizimit në Lindjen e Mesme.

“Vendi i vetëm nga i cili frikësohet ISIS-i është Izraeli – ata vetë më kanë thënë se ushtria izraelite është shumë e fuqishme për ta”, ka thënë Todenhöfer.

Të njëjtën frikë, ISIS nuk e ka as ndaj ushtrisë amerikane dhe britanike.

Sipas tij, ISIS-i është i bindur se ka potencial të mund trupat tokësore amerikane dhe britanike, për të cilat ata thonë se nuk kanë eksperiencë në luftë guerile dhe strategji terroriste.

Previous Entries Sa zgjat seksi me një femër me përvojë? Next Entries KRIMET KOMUNISTE NDAJ INTELEKTUALËVE- TË PUSHKATUAR: TË VDEKUR NË BURG: TË BURGOSUR:

Komento rreth shkrimit