NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

Emërimi i mësuesve për gjuhën shqipe shkaktoi prishje marrëdhëniesh (ose tendosi mosmarrëveshjet që tashmë ekzistonin) në radhët e vetë çamëve, gjë e cila kishte si pasojë që në muajt e parë të vitit 1936 shfaqjen e dy rrymave:

E para, e cila përfshinte pjesën më të përmbajtur të cilët udhëhiqeshin kryesisht nga myftilerët e Filatit dhe Paramithias, e cila duket se pranoi zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkolla, duke i përqëndruar kundërshtimet e saj në çështjen e përzgjedhjes së personave; dhe për këtë çështje ekzistonte një predispozitë bashkëpunimi me autoritetet greke.[1] Dhe rryma e dytë, e cila përfshinte pjesën më rebele që drejtohej  nga grupi i Musa Demit dhe gjendej në mirëkuptim të drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare dhe shërbimin diplomatik shqiptar në Greqi, e hodhi poshtë zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkollat greke dhe paraqiti kërkesën  për ngritjen e shkollave të krishtera të komuniteteve shqiptare, duke pasur si model shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, dhe përzgjedhjen e mësuesve nga vetë çamët. Të njëjtin pretendim kishin dhe banorët e Filatit drejtuar qeverisë grek, në shkurt të vitit 1936[2], duke kërkuar hapjen e shkollës private shqiptare, shpenzimet e së cilës do të përballoheshin nga vetë ata.

Ministria e Jashtme e Shqiprisë pranonte se përzgjedhja e mësuesve në shkollat greke nuk mund të bëhej nga vetë çamët, sepse shkollat ishin shtetërore dhe ata emëroheshin nga autoritetet greke. Ndërkohë, me veprimet e duhura diplomatike do të mund të kërkonte nga qeveria greke emërimin e shqiptarëve si mësues të gjuhës shqipe. Kundërshtimet e para për përçapjet e palës shqiptare u mirëkuptuan dhe qeveria greke tregoi gatishmëri në emërimin e mësuesve me origjinë shqiptare; madje i kërkoi myftiut të Filatit Mehmet Zekiria të propozonte emra personash, të cilët do të kishin cilësitë e duhura për ta kryer këtë mision.

Më të shumta janë informacionet që kemi në dispozicion për vitin shkollor 1931-32: në krahinën arsimore të Filiatit funksionin 9 kopshte dhe 9 shkolla fillore në komunitetet myslimane të pastra, si dhe 2 kopshte dhe 5 shkolla fillore në shoqëritë e përziera. Në to gjithsej mësonin 211 djem dhe 163 vajza në kopshte dhe 244 djem dhe 86 vajza në shkollat fillore, të gjithë me origjinë shqiptare. Në krahinën arsimore të Paramithias funksionin 9 kopshte dhe 10 shkolla fillore në komunitetet myslimane, si dhe 7 kopshte dhe 15 shkolla fillore në komunitetet e përziera.[3]

Në këto shkolla arsimoheshin 164 djem dhe 71 vajza në kopshte dhe 655 djem dhe 167 vajza në shkollat fillore. Gjithashtu përmendet se nuk funksionin kopshte në 16 komunitete myslimane dhe 9 në komunitetet myslimane të përziera, madje as shkolla fillore në 2 prej tyre dhe në 1 komunitet mysliman të përzier, ndërkohë që ishin ndërtuar ose ishin në ndërtim e sipër 14 godina shkollore në këto komunitete myslimane.[4]

Për vitin shkollor 1934-35 mësojmë se në krahinën e Paramithias  u arsimuan gjithsej, si në komunitetet e pastra ashtu dhe në ato të përziera, 494 djem dhe 117 vajza, nga të cilët 289 në kopshte dhe 322 në shkollat fillore. Në fshatrat myslimane, përqindja e arsimimit të fëmijëve arrinte në 55% për djemtë dhe vetëm 20% për vajzat, ndërsa në fshatrat e përziera përqindja ishte në mënyrë të ndjeshme më e lartë, përkatësisht 80% dhe 75%. Gjithashtu, mësues myslimanë që jepnin mësimet e fesë shërbenin në komunitetet e Karvunarit, Perdhikas, Katavothras, Mazarakias, Neohorit, Margaritit, Kurtesiut dhe Paramithias.[5]

Për vitin shkollor 1929-1930, kemi të dhëna se në 25 komunitete të pastra myslimane shqiptare në krahinën e Paramithias funksiononin 10 kopshte dhe 9 shkolla fillore, në të cilat shkonin 235 fëmijë (213 djem dhe 24 vajza) dhe 362 nxënës (351 djem dhe 11 vajza) përkatësisht, shifra që përfaqësojnë vetëm 25% nga numri i përgjithshëm i nxënësve, të cilët duhej që të shkonin në shkollë në atë krahinë.[6]

Largimi i një numri të madh i nxënësve nga mësimet i detyrohej kryesisht fanatizmit të tyre fetar, veçanërisht për sa i përkiste vajzave, dhe në nevojën e pjesëmarrjes së fëmijëve në punët bujqësore të familjeve të tyre. Nga ky këndvështrim, karakteristik është fakti  se imazhi që paraqiste shkolla fillore e Filatit, ku numri i nxënësve shqiptarë ulej ndjeshëm në klasat më të larta (69 nxënës në klasën e parë, 35 në të dytën, 3 në të tretën, 5 në të katërtën, 1 në të pestën dhe asnjë në klasat më të larta). Ky fakt bazohej, sipas këndvështrimit të mbikëqyrësit, indirekt në nevojën e përballimit të problemit të mungesës së arsimimit të këtyre fëmijëve, të cilët nuk merrnin as njohuritë bazë, duke marrë masa për të mos synuar kërcënimin e prindërve të tyre, por dhe inkurajimin e tyre për të tejkaluar zakonet dhe paragjykimet e vjetra pagane dhe me dëshirën e tyre t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries “Pandeli Majko, President i Shqipërisë më 2017” Next Entries Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

Komento rreth shkrimit