Një pikë kontrolli Kosovë-Shqiperi…Haradinaj ka një tjetër lajm të mirë

Një pikë kontrolli Kosovë-Shqiperi

Nga pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovë, ministrat e Brendshëm të dy vendeve nënshkruan marrëveshjen që do të shkrijë në një kontrollin doganor te njerëzve dhe mallrave.

Në praninë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por në mungesë të atij shqiptar, Edi Rama, ministrat nënshkruan këtë marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Thënë ndryshe, tashmë njerëzit dhe mallrat që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltasm, nuk do t’u nënshtrohen kontrolleve në dy doganat respektive, por në nëj të përbashkët.

Në fjalën e tij të rastit, Ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj vlerësoi këtë marrëveshje dhe tha se kryeministri rama do ët jetë i pranishëm në hapin tjetër, që nënkupton shkrirjen e kufirit mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përshëndeti këtë marrëveshje dhe dha edhe një afat të mundshëm për heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“Që nesër nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, tha Haradinaj.

Komento rreth shkrimit