Ushtarët otomanë pozojnë me kokat e prera të shqiptarëve

Ushtarët otomanë pozojnë me kokat e prera të shqiptarëve

Një debat i gjerë është zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri lidhur me sundimin pesë-shekullor të osmanëve në vendin tonë.

Historianë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, si dhe Turqia dhe ambasada e saj, kanë kërkuar apo janë përpjekur, që historiografia shqiptare të mos e përshkruajë sundimin turk në vendin tonë, si  një pushtim të shoqëruar nga barbari dhe krime, por si një administrim të butë dhe pa gjakderdhje.

Mirëpo jo në të gjitha fazat me sa duket ka qenë kështu.

Në fakt në këtë foto të publikuar në portalin e gazetës Hylli, paraqitet një realitet krejt tjetër.

Në të pretendohet se disa ushtarë osmanë kanë pozuar me kokat e prera të kryengritësve shqiptarë.

Foto mendohet se mund të jetë bërë diku gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ose gjatë kryengritjeve malësore të vitit 1910 në Shqipëri.

Ushtarët otomanë pozojnë me kokat e prera të shqiptarëve

Previous Entries Kadare për Skënderbeun Next Entries Ja si bashkëpunoi Turqia me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat etnike

Komento rreth shkrimit