Popullsia çame, mbi 1 milion banorë

Cameria

Nga: Prof. Dr. Selman Sheme

Epiri në antikitet ishte një nga shtetet e Ilirisë së jugut që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet anitke) dhe rrjedha e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim. Emërtimi Epir,

ose Epiruspër këtë krahinë (në greqisht do të thotë sterë, tokë) u përdor nga autorë grek si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.

Vetëm nga fund i shekullit të VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik. As në kohën e sundimit romak, as në mesjetë Epiri nuk konsiderohëj si pjesë e Greqisë. Shqipëria e jugut (Epirus) gjatë afro 5 shekujsh të sundimit turk, bënte pjesë në vilajetin e Janinës. Gjatë shek XVII-XIX, kur çështja e orientit zinte vëndin kryesor në problemet e diplomacisë europiane Çamëria dhe tërë Epiri i jugut deri në Artë konsideroheshin nga shkrimtarët, udhëtarët e huaj dhe të gjitha enciklopeditë e botës si vende të banuara kryesisht nga shqiptarët.  Në atë kohë dhë grekët nuk guxonin ti shtrinin pretendimet e tyre në Çamëri. Studiuesit, Konsujt dhe udhëtarët e huaj si Pukëvili, Lik, Brukton, Holent, Boe, Lir, Han, Dozor, etj, që vizitonin shqipërinë në shekullin XIX, konstatuan se trevat që shtriheshin në mes të lumit Kalama, gjirt të Artës e deri në Prevezë populloheshin nga shqipëratëautoktonë. Gjuha, veshjet, doket, zakonet, si dhe tipi fizik i tyre ishin dëshmitarët më të fuqishëm, thonin këta të huaj, që provonin më së miri origjinën e tyre etnike të përbashkët.

Autoktoninë shqiptare në viset e Çamërisë ishin të detyruar ta pohojnë edhe studiues që nuk ushqenin ndonjë dashuri të veçantë për popullin tonë. Pushtimi turk i Çamërisë shkaktoi një migracion të vazhdueshëm dhe masiv të banorëve të këtyre viseve, i cili u orintua në pjesën jugore të Greqisë dhe Italisë.

Sipas një statistike turke të vitit 1910, pak kohë para se çamët të futeshin nën zgjedhën greke në sanxhakun e Çamërisë, numri i përgjithshëm i popullsisë arrinte në 72999 banorë. Prej tyre shqipëtarët përbënin 84%, ose 60897 banorë, ndërsa grekërit 12%, ose 9840 banorë. Ndonëse me një unitet të tillë gjuhë, kulturë, zakonesh, kombësia, Çamëria në vitin 1913-tën u aneksua nga Greqia.

Kufijtë politikë të vitit 1913 ndikuan jo vetëm në jetën ekonomike duke copëtuar tregun unik kombëtar por edhe në përbërjen demografike të kësaj treve. Pas vendosjes së këtyre kufijve, popullsia shqipëtare erdhi duke u copëtur nga emigracionet e herëpasherëshme për në shtetin amë, Shqipëri si dhe në Turqi, SHBA.

Ky emigracion u diktua nga politika shkombëtarizuese që nisi të ndjekë Greqia sapo aneksoi Çamërinë. Pas kësaj periudhe fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë kjo sistematike e shtetit Grek dhe forcave të ndryshme ultra-necionaliste për spastrimin etnik të kësaj treve.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat si: torturat e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amëtare, madje edhe në shkollatfillor, vrasjet, borgosjet, dëbimi me dhunë dhe deri në masakrat e përgjakshme.

Në përfundim të luftës së parëbotërore më 1918 u hartua plani për grabitjen e tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës “Reformë Agrare” i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqipëtarëve me mijra hektarë tokë, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë e popullsisë greke. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste nga sanksionet ekonomike, arsimore e kulturore, nga lufta raciste dhe nga inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme pas Konferencës së Lozanës të vitit 1923 për të shpërngulur me forcë popullsinë çame ne Turqi shënon një kulm të pa parë në politikën e egër shoviniste greke

Bilanci për popullsinë shqiptare qe shumë tragjik. Megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar shpërnguljen, Greqia arriti të dëbojë me forcë për në Turqi 35 mijë shqiptarë të Kosturit dhe Follorinës dhe 55 mijëshqiptarë muslimane të Çamërisë. Një pjesë e refugjatëve greke që erdhën nga Anadolli u vendosën në trevatshqiptare të Çamërisë. Refugjatët grekë të Turqisë okupuan shtëpitë, arat, ullishtet, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqipëtarëve të shpërngulur.

Pas zbatimit të traktatit të Lozanës e deri në vitin 1937 kanë emigruar në shtetin amën e Shqipëri në Amerikë dhe vende të tjera edhe 27 mijë shqiptarë të tjerë muslimanë. Sipas statistikave greke të vitit 1937 Çamëria kishte 279 fshatra dhe një popullsi prej 12619 banorë, nga të cilët vetëm 20200 ishin grekofonë por edhe ata me origjinë shqiptare. Pjesa tjetër 92 419 banorë ishin thjeshtë shqiptarë. Popullsiashqiptare, sipas besimit, përbëhej nga 59 419 shqiptarë ortodoksë dhe 38 mijë shqiptarë muslimanë.

Procesi i emigracionit të popullsisë shqiptare në shtetin amë vazhdoi gjatë gjithë periudhës 1924-1944. Ai arriti kulmin në vitin 1944, kur shovinistët grekë arritën qëllimin final për përzënien me dhunë të popullsisë shqiptare dhe spastrimin etnik të popullsisë çame. Në periudhën e qershor 1944-mars 1945 bandat e organizatës ultra-nacionaliste greke EDHES kryen një masakër të shëmtuar kundër popullsisë civile muslimane duke vrarë më shumë se 2800 vetë, gra, burra, fëmijë dhe pleq.

Gjithashtu u shkatërruan 68 fshatra, u dogjën e u rrënuan rreth 5800 shtëpi dhe u grabitën sasira të mëdha drithrash e produkte të tjera ushqimore, bagëti të trasha e të imta etj. Para këtij genocidi të pashëmbullt, krahasuar me Holokausin Gjerman ndaj popullsisë çifute, popullsia shqiptare, muslimane e Çamërise u detyrua të lërë vatrat stërgjyshore dhe të emigrojë në Shqipëri.

Numri i emigrantëve ishte rreth 35 mijë. Shqipëria e cila ende nuk kishte dalë nga lufta nuk mundi tu japë bashkëkombasve të saj përkraje politike, ushtarake dhe materiale. Në këto rrethana popullsia çame u gjend përballë varfërisë dhe mjerimit të madh. Sot popullia çame jeton e shpërndarë në Delvinë, Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Sukth, Tiranë, Fushkrujë dhe një pakicë në Milot, Lezhë dhe Shkodër.

Numëri i saj arrin në rreth 300 mijë banorë. Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë ruajnë traditat, zakonet e të parëve dialektin e tyre të lashtë, këngët, folklorin veshjet e tyre karakteristike, të vendosur për t’u kthyer në trojet e tyre.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 1991, në Çamëri numërohej një popullsi prej 324541 banorë. Popullsia është multietnike dhe përbëhet nga shqiptarë të besimit kristian ortodoks, grekë, vllehë etj. E ndodhur nën presionin sistematik të shtetit grek për helenizimin e saj popullsia shqiptare për t’i shpëtuar diskriminimit dhe dhunës fsheh identitetin e vet etnik. Bazuar në treguesit statistikor të emigracionit të popullsisë shqiptare çame në Turqi pas Konferencës së Lozanës si dhe në shtimin natyror të saj në 80 vitet e fundit, llogaritet që numri i kësaj popullsie në Turqi sot të këtë arritur në 750 mijë banorë.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se numri i popullsisë çame në Shqipëri, në Çamëri apo Epir (Greqi), Turqi dhe në diasporë (SHBA), i kalon të 1 milion banorë. Qendrat kryesore urbane të Çamërisë janë: Janina, Filati, Konispoli, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Paramithia, Preveza, Filipiadha etj. Në trevat jug-shqiptare në Greqi ndodhen edhe qytetet e Konicës, Kosturit, Follorinës dhe Grebenesë me rrethinat e tyre.

Marre nga: Acas-Skenderbeg

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries PRUSHI I NDJENJAVE TË MIA Next Entries Promovimi i librit “Shtegu i Çlirimit” i autores Mona Agrigoroaiei

Komento rreth shkrimit