Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera

Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ksera ka qenë objekt i një hetimi të zhvilluar nga Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit pasi është i dyshuar se ka bërë disa tendera fiktivë. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”,  për dhënie fondesh për aktivitete fiktive.
Si bashkëpunëtor i tij, dyshohet ish-drejtori i kabinetit Kleves Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për vepra të tjera penale. Bitro u arrestua në 30 korrik të vitit 2015.
Në prill të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj ish-ministrit, pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ksera akuzohet për  “shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe ankande publike”.

(shqiperia Jone)

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh !! Next Entries LUNAÇEK: SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

Komento rreth shkrimit