PROPOZIMI PËR TAKIMIN E PERFAQSUESVE TË MERGATËS MBARËSHQIPTARE, ME 20.02.16,GJERMANI

xhafer-ahmetaj

Të gjithë pjesëmarresit, paraqesin me shkrim idetë dhe propozimet e tyre ne lidhje me formimin e një Lobi apolitikë,të shpjeguar në vijim:

Këshilli organizativ i tubimit:fton për bashkim, mbarë diasporen shqiptare, pa marrë parasysh ideologjitë,mendimet dhe synimet e tyre!(ftesat gjenden në portalet e ndryshme dhe nder tjera në FB-tim)

Adressa e tubimit:
Basler Str.142, D-75540
LØRRAG-GJERMONI
Data:20.02.2016
Ora: 12:00

PËRSHENDESIM PËRZEMËRSISHTË TUBIMIN ME QELLIM TEJETË POZITIV, PËR MËRGATËN MBARËSHQIPTATE

Pikëpamjet tona në lidhje me organizmin në fjalë:Idetë & propozimët.

Roli dhe përfaqesimi im në këtë tubim:

Jam një nder organizatoret e themelimit të një Lobi mbarë-mergimtarë ,apolitikë dhe afetar.Përfaqesoi vullnetin tim të flakët,celulen organizative të themeluar në vendin ku jetoi, rrethin shoqeror të një komunikimi verbal në FB me mbi 2000 veta, etj.
Përmjes komunikimit verbal në FB dhe formave tjera, kemi gjetur njerezit,vullnetin dhe gjuhën e përbashkët me bashkëatdhetar qe mendojnë njesoi.

Aresyet e angazhimit tim:

Populli shqiptar u çlirua deri diku, nga një armik i egër.Pas këtij çlirimi, NE u poshtuam nga armiqët tjerë,si:
-Vetëvetja,gjveshja nga identiteti,epshi për tu pasuru me çdo kushtë, korrupcioni,krimi,sindroma Stokholm ,varfëria e vetëdijes dhe një sër faktoresh tjerë :psiqik-gjenetik-kulturor!

Është koha të mendojmë, si Rilindasit Kombëtar ,që dikur na e gatuan këtë shpirtë Kombëtar,duke shitur edhe shtepinë, për ta bërë shtetin.Ata na bashkuan edhe kur ne betoheshim në armik.
Paslufta, na solli në pragë të votrës dhe qeverisë,njerez që bëjnë të pa mundurën, për të shitur nderin dhe shtetin për të ndertuar villën e tyre luksosoze dhe për të rahatuar vargun e dashnorëve, etj.
(vlenë për fajtoret.Rrespekt për të ndershmit e rrallë)
Ky skllaverim i mentalitetit,duhet stopuar.
Nga kush duhet stopuar?

Nga cilido nga Ne , që pranojmë çlirimin tonë nga vetja dhe akseptojm ndryshimin.
Nga cili do nga Ne, që duam me shpirtë Atdheun dhe obligimet ndaj tij.
Nga cili do nga Ne, që do veproi si ,Rilindasit tonë të dikurshëm.
Nga cili do nga Ne, që nuk do pranon përbuzjen,rrënimin dhe poshtrimin e ardhmërisë së Atdheut!

Aresyet për optimizëm:

Jemi me të vertetë popull me tradita të vecanta.Për krenarinë dhe rezistencën tonë, duhen shpjegime me ditë të tëra.
Një popull i mbajtur në kafaz për mbi 623 vite, por i pa thyer, në gjuhë,traditë e kulturë.
Popullit tonë, nuk i mungon asgjë tjetër përvec lidershipit të ndershëm dhe vullnetit të mirë për tu organizuar më shumë, në mënyrë që të keqën ta zavendesoi e mira.
Popullit tonë i duhet një ekonomi e fortë dhe kthim besimi.
(…)

Pjesëmarrës qe kan konfirmuar takimin:

-RTK nga Kosova.
-Perfaqesues të shoqatave,partive,klubeve,kulteve (…)
-Edhe shumë intelektual e bashkëatdhetar nga mbarë bota.

Propozimi dhe mbeshtetja e jonë për themelimin e një kulmi të përbashkët organizativ.

1.Organizimi të jet apolitikë
2.Emri i organizatës:
Alternativ1:,,Lobi Euroatlantik Shqiptar,,(LEASH)
Alternativ2:,,Lobi Diaspores Shqiptare,,(LDSH)
Alternativ3:,,Lobi Mërgatës Shqiptare,, (LMSH)

3.Platforma e përbashkët organizative të mbartë me veti s,paku këto shtylla organizative:

Llojet e lobimit

1.Interesa të organizuar në fushën e ekonomisë,punës &biznesit.
2.Interesa të organizuar në fushat sociale.
3.Interesa të organizuar në fushën e kohës së lirë .
4.Interesa të organizuar në fushën e fesë, kulturës dhe shkencës .
5.Interesa të organizuara në fushën e vullnetarizmit dhe humanitetit.
6.Interesa të organizuara në fushën shoqerisë intelektuale:-themelimin e një ode intelektualesh.
7.Interesa të organizuara në fushën e një mediumi mediatik të pa varur e ndikuar nga politika.
(…)

Disa nga detyrat:

*Prezantimi i organizatorëve.
*Përcaktimi i rendit ditës:Iniciativa për themelimin e një Lobi të përbashkët.
*Prezentimi i strategjisë se veprimit të mergatës në një kulm të përbashkët.
*Prpopuzimi për votim.
*Themelimi i një kryesie
*Themelimi i grupëve punuese për të gjitha fushat e veprimtarisë.
*Themelimi i një platforme/programi.
*Themelimi i një selie qendrore, e cila operon me organizim, standart profesionalizëm.
*Themelimi i rrjetit kordinues me të gjitha shtetet e Evropës/botës.
(…)

*Selia qendrore organizative e Lobit.

Alternativ a:
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SH.B.A)
Aresyet:
Pervoja e Lobit aktual Shqiptaro-Amerikanë, eksprienca e tyre shumëvjeqare dhe miqësia besnike e Sh.B.A-ve kundrejt popullit tonë, i jap një konsiderim serioz dhe të besueshëm qe vllëzerit tonë nga Sh.B.A-të, të kan nderin qe të fusin nën ambrrellën e përgjegjësisë tërë platformën organizative te Lobit në fjalë.
Kjo do të lehtesonte fillimin e një punë të mirëfilltë dhe do të merrte jehonë serioze dhe positive në opinionin e përgjithëshem mbarëkombëtar.

Alternativë b:
-Në Evropë, në vendin ku jetojnë më shumë shqiptarë!

*Priramida e Lobit dhe rrjeti organizativ:
Për të arritë deri tek perfundimi i një organizmimi të mirëfillët, është shumë e nevojshme perkrahja e c,do njërit dhe me së shumti: rinia,niveli intelektual dhe ai afarist.

*Disa nga anët dhe arsyeshmeritë pozitive të formimit të këtij Lobi:

-Lobi i lartëpërmendur është: obligim moral, qytetar dhe patriotikë për c,do shqiptar!
-Lobi i lartëpërmendur është autonomia kulturore e Mërgimtarëve.
-Lobi, lehteson bashkërendimin e punëve dhe detyrave të mërgimtarëve, në të gjitha sverat e lloit të lartëpërmendur të lobimit.
-Lobi,lehtëson bashkërendimïn dhe koordinimin e punëve në mes të ministrisë së diasporës dhe mërgimtareve.
-Lobi, lobon në fushat e ndryshme të cilat kan të bëjnë me randesinë e nevojës për mirënjohjen e ceshtjes së mergimtarëve dhe vet Atdheut tonë.
-Lobi, është emruesi i përbashkët i forcave tona të përbashkëta.
-Faktet se edhe shumë vende tjera, kan Lobe aktive në jeten e mergimtarëve tyre, përforcojnë vullnetin tonë për organizmim.
(…)

Përshendetje të gjithë atyre qe po derdhin djersen e mundin për këtë organizim ,dhe në veqanti përshendetje të gjithëve atyre qe kan jap pelqimin në FB tim, tek Musa Tolaj, Skender Shala, Skenderbeg Klaiqi,Sami Fejza dhe rrjeti i gjërë organizativ.

Xhafer Ahmetaj
Norvegji
Mob:0047 92814128

 

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Ardhja e Pernadoris Osmane dhe debimi i Shqiptarve Next Entries Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

Komento rreth shkrimit