Rrethanat dhe shkaqe e aleancës ortodokso-islamike dhe Shqipëtarë!

Me ndarjen e Perandorisë Romake më 395, pastaj autoqefalizmi i kishat ortodokse në vendet e Gadishullit Ilirik, në mes shekujve VII-IX e sidomos pas shekullit XII, po ashtu ndarja e Kishës më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, ndarja u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik, që ishte zonë kufitare dhe zonë ku luftohej. Fatkeqësia ishte që Tokat Arbërore mbetën zonë kufitare si me rastin e ndarjes së Perandorisë Romake më 395, e njejtë mbetën edhe me rastin e ndarjes së Kishës më 1054.
Rënija e Perandorisë Romake më 476, dhe vazhdimi i qëndrimit të Perandorisë Bizantine edhe për gati 1 milenium, deri më 1453, po ashtu luajtën rrolë tejet determinant.
Gadishulli Ilirik, tashmë i sllavizuar me ardhjen e barbarëve sllav, gjatë pushtimit të Perandorisë Bizantine. Sllavët tashmë kishin pranuar krishterimin ortodoks, që mbetën shumica në Kishën Ortodokse, ndaj të cilëve kisha e tyre kishte ndikim tejet të fuqishëm.
Lufta e Patrikanës së Stambollit kundër Kishës Katolike, pati epërsi, shkaku që Perandoria Bizantine do ekzistonte edhe për gati 1000 vite më shumë sesa Perandoria Romake, e që shkaku i kësaj, arritën t’i kthenin në ortodoks edhe një pjesë të Shqipëtarëve. Mirëpo vazhdimisht princërit Arbërorë, me rastin e ngritjeve të principatave të tyre, vazhdimisht iknin nga riti ortodoks duke kalu në atë katolik!
Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athenës! Po ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika të jenë tejet reale për Patrikanën e Stambollit- pra për ortodoksët.
Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i parë shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit ortodoks sllav, kundër Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik. Ky kod, ishte akti i parë gjenocidal i përpiluar nga shovenizmi ortodokso-sllav(Kisha Ortodokse Serbe), për zhdukjen e Shqipëtarëve katolik. Këtë frymë do ta pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb deri në ditët e sotme! Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që Shqipëtarët katolik, në Gadishullin Ilirik i shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anit-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse!

Madje Kishat ortodokse i brymosën me terrorizmin, shovenizmin dhe gjenocidializmin anti-katolik, duke e bë realitet këtë kundër Shqipëtarëve. Aq sa absurdi shkon edhe më larg. Të gjithë mendojnë dhe propagandojnë që Katolicizmi është më i afërt me Ortodoksizmin, sesa Ortodoksizmi me Islamizmin, por faktet e më poshtme e vërtetojnë që Islamizmi dhe Ortodoksizmi do krijonin aleancën!
Beteja e Maricës, e ndodhur më 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik u ndeshën me Perandorinë Osmane. Pas mposhtjes dy princët serb, pranuan nënshtrimin dhe u bënë vasal të Perandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik. Ortodoksizmi edhe pse ende e kishte Perandorinë Bizantine, në vetëvete ishte tejet i brisht, rrebelues dhe separatist sa i përket Kishës Ortodokse. Ortodoksët u ndeshën edhe me rrezikun e ardhur nga Lindja. Ata arritën t’i bënin ballë rrezikut sporadik që i vinte nga Kryqëzatat Europiane, të cilat tokat e Gadishullit Ballkanik i përdornin disa herë vetëm si rrugë-kalimi, për në Jerusalem, por në ndeshjen e parë me rrezikun lindor, u mposhtën. Edhe Beteja e Kosovës, më 1389, tregon rastin e princit tjetër serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve, ku shumica ishin ortodoks sllav dhe të vetmit ishin Shqipëtarë që ishin kryesisht katolik. Si rrjedhojë e tradhëtisë së princit serb, Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë! Beteja e Kosovës identifikon prirjet e ortodoksëve sllav karshi katolicizmit, që:” më të afërm janë me muslimanët sesa me llatinët( katolikët)” dhe edhe sot dëgjojmë ende shqipfolës, që thonë: “më i afërt është një shka ortodoks sesa një Shqipëtar Katolik!”
Armiqësia e thellë ortodokse sllave kundër Europës( nënkupto katolicizmit), ishte edhe tek ortodoksët tjerë, si tek grekët, të cilët po ashtu do ta ndjeknin rrugën e njejtë. Që më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri si fitimtar në Konstantinopojë, që Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë e Shën Sofisë. Sulltani arriti ta mposht falë 3 topave gjigand që kanë çarë muret mbrojtëse dhe sidomos luftës psikologjike që shkaktonte kjo armë e panjohur. Perandori Konstantin XI Paleologu me 8.000 kështjellarët që e mbronin Konstantinopojën derisa forcat osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues. Konstantinopojasit, nuk pranuan vasalitet, mbrojtje dhe aleancë nga Europa( shkaku i shovenizmit fetarë që kishin kundër katolicizmit). Më 1 qershor 1453, pra pas vetëm 3 ditë pas rënijës së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, e bekoi, shuguroi duke ia ble rrobet fetare Genadiusit dhe duke zhvillu procesionin për Patriark të Konstantinopojës. Genadius Skolarius (Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios) ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). I përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks! U arritë marëveshja e aleancës Islamiko-Ortodokse, kundër Katolicizmit. Derisa për fat të keq, Katolicizmi në Gadishullin Ilirik identifikohej vetëm me Shqipëtarët. Ortodoksët sllav dhe grekë arritën që të bënin njërin armik( Perandorinë Osmane) aleat, dhe ta ndihmonin atë në bashkësundim Osmano-islamik dhe orodoks( sllavo-grek), për mbi 550 vite në Gadishullin Ilirik, në luftë kundër Katolicizmit( Shqipëtarëve, Hungarezëve, Italianëve, Austriakëve, polakëve etj)!
Ortodoksët sllav dhe grekë deri në kryengritjet e shekullit XIX, nuk patën asnjë rrebelim kundër Perandorisë Osmane, kur ato filluan të instrumentalizohen nga Carizmi Rus. Ndërsa për dallim Shqipëtarët në vazhdimësi luftuan, patën kryengritje dhe luftëra anti-osmane( nënkupto edhe anti-ortodokse sllave dhe greke).
Derisa vendet Europiane, në luftën anti-osmane, nuk ishin të bashkrenduara, të organizuara në veprimet ushtarake dhe luftarake, por ishin policentrike dhe të përçara( ngajshëm si sot, vendet Politika e Jashtme e BE-së, ende është e disperzuar), kjo bëri që edhe më shumë të vështërsohet pozita e Kombit të Parë në Vijën e Parë të Frontit- që ishim Shqipëtarët, që luftonim kundër Osmanizmit-Islamizmit dhe Ortodoksizmit sllavo-grek!
Falë Luftës Hyjnore të Arbërorëve, nën komandën e Engjullit Mbrojtës të Kombit tonë dhe Engjullit Mbrojtës të Europës, pra Gjergj Kastriotit, për 25 vjet arriti të mbanim Perandorinë Osmane jasht Europës. Kujto, Sulltan Fatihu arriti ta pushtonte Konstantinopojën shkaku i 3 topave gjigand, por edhe brishtësisë politike dhe thellimit të luftës ortodokso-katolike, derisa nuk arriti ky Sulltan e as pasuesit e tij, asnjëherë ta mposhtin as me dyfish e trefish të numrit të topave gjigand e as me ushtri çerekmilionëshe Rrethimet e Krujës.
Pas Amshimit të Gjergj Kastriotit, Shqipëtarët u thyem, shkaku i egocentrizmit( dëshirës për të qenë i Pari) e jo i fuqisë së armikut.

Më:17.12.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Komento rreth shkrimit