Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi

Kërkesa e ambasadore franceze, Maryse Daviet, që të vihet në përdorim flamuri shtetëror i Kosovës dhe jo flamuri kombëtar, ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Deputeti Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar ambasadores franceze duke i thënë që të shkojë në Francë nëse nuk i pëlqen flamuri kombëtar, transmeton kp.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Arbëreshët: 600 vjet shqiptarë në Itali Next Entries Gravure e pabotuar më parë e dasmës së Skënderbeut (Foto)

One thought on “Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

  1. Përshëndetje Z. Rexhep Selimi. Ambasadorja nuk shkon aq leht nga Kosova. Francezët e themeluan, trajnuan dhe udhëheqin SHIK-un e Veselhashës. Francezët SHIK-u UDB-ja e Isa M. e ndan Mitrovicën dhe spo lejojn ribashkimin (integrimin), po e themelojn zajednicën.
    Këtij komenti po ja bashkangjes edhe ni shkrim timin.
    *********************************************************
    Me 1908 Gjermanija dhe Austrohungaria lidhin një pakt. Nga frika Franca dhe Anglia lidhin një pakt me Rusin. Tito më 1948 ndahet nga Stalini, kjo ishte një shuplak për lindjen komuniste. Xhaxhi Enver më duket se me 1968, i përzen forcat Ruse nga bazat e tyre në Shqipri, kjo ishte grushti dërmues i paktit të Varshavës. Për ndryshe nese Tito dhe Xhaxhi Enver do mbesnin në paktin e Varshavës, atëher shum leht do ju bashkangjiteshin edhe Itala dhe Franca që kishin parti të forta socialiste dhe shum simpati për Rusin. Simpatia dhe lidhjet e Francës me Rusin shifen kjart leht edhe sot. Në Kosovë Francezët me kamngulje u përqendruan në veri. SHIK-un e UÇK-së e kan formu, trajnu, dhe e udhëheqin Francezët. Francezët SHIK-u i Veselit dhe Thaçit, UDB-a e Isa Mustafës e ndan Mitrovicën (veriun) që ende nuk po lejojn bashkimin (integrimin). Pas bashkimit të Italis dhe Francës në paktin e Varshavës që do ndodhte, do shkatrrohej pakti NATO bashk me te edhe Populli Shqiptar. Pra Xhaxhi Enver është Hero Kombëtar dhe i Paktit NATO. Krimet që kan ndodh në Shqipëri jan të udheqësis dhe popullit, që mjerisht ende nuk jemi vetdijsu. Gabimi i Komunizmit është gabim i Leninit i cili e shtrembëroi Marksizmin. Marksi thet zhvillimi i kapitalizmit në shkallën ma të lart, ku nuk ka të varfër, nuk ka të pa arsimuar, nuk ka krim as korrupcion, kalohet nga prona private në ate kolektive, me kultur dhe vetdije të plot, kalohet nëpër urën socialiste deri në Komunizëm. Gabimi fatal i Leninit është ku thet se në Komunizëm mund të kaluhet me Revolucion nga feudalizmi, fukarallaku, analfabetizmi, korrupsioni, krimi etj.

Komento rreth shkrimit