Shpellat, një tjetër pasuri e Shqipërisë

shpella

Një burim për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit Shqipëria e sheh edhe në shpellat natyrore.

Ky lloj turizmi tërheq shumë vizitorë dhe bota turistike e ka zhvilluar dhe ka nxjerrë përfitime ekonomike prej tij.

Përgjatë viteve të fundit, shpellat kanë qenë gjithashtu ndër habitatet më të kërcënuara dhe më të dëmtuara në Shqipëri, shkruan ATSH. Shumë shpella, kryesisht ndër më të njohurat dhe më të bukurat, kanë qenë subjekt i abuzimeve të ndryshme, ku karakteristike ka qenë dëmtimi dhe vjedhja e stalaktiteve për qëllime dekorimi etj.

Kohëve të fundit është vënë re një interes gjithmonë e në rritje për turizmin e shpellave edhe tek ne, aktivitet i cili nëse nuk menaxhohet si duhet mund të ketë gjithashtu impakte negative për këto monumente të natyrës.

Bazuar në këtë situatë, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” ka dhënë një grant që ka për qëllim studimin, përgatitjen e udhëzimeve dhe strategjive për mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin afatgjatë të shpellave në zonën me vlera të larta natyrore dhe turistike të gadishullit të Karaburunit.

Faza e parë e këtij projekti konsiston në vlerësimin e biodiversitetit dhe vlerave arkeologjike të shpellave të identifikuara në këtë zonë.

Pas fazës studimore, do jepen rekomandime të argumentuara se cilat shpella mund të hapen për turistët, dhe një pjesë e tyre do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme informuese për këtë lloj turizmi.

Kjo iniciativë duhet shtrirë edhe në zonën veriore ku një numër i madh shpellash janë atraksion turistik për vizitorët e lartësive.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries PASIONI I SEMURE I SHQIPTAREVE PER KOLLTUKUN! Next Entries Lufta e harruar Kur mijera serbe vdisnin ne malet shqiptare

Komento rreth shkrimit