Shqipërinë e merr Murinjo ne Euro 2016

murinjo“Daily Mail” si çdo vit, ka publikuar parashikimet gazmore dhe të çmendura të gazetarit Peter Oborne se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2016.

Artikulli është i ndarë me muajt e këtij viti. Oborne shkruan se Zhoze Murinjo do të marrë stolin e Shqipërisë për Euro 2016 dhe do të mposhtë Anglinë me penallti në një fazë finale të Kampionatit Europian.

Parashikimi i Oborne shkon edhe më tej, kur shkruan se në fund, Shqipëria e Murinjos do të fitojë Euro 2016.

Por Oborne nuk ndalet me kaq. Ai parashikon, sigurisht me humor, se Britania do të dalë nga BE-­ja dhe se Boris Johnson, kryetari i Bashkisë së Londrës do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Previous Entries Papa Françesku viziton Kosovën më 2016 Next Entries Sa zgjat seksi me një femër me përvojë?

Komento rreth shkrimit