Shqiptarët Ortodoks te Maqedonis prezentuan veshjen Autoktone të Rekes së Eperme ne Kosove

nxensit-e-rekes-maqedoniNga data 13-15 Prill 2016 Unioni i Nxënësve Shqiptarë mori pjesë në Panairin e Shkencës dhe Kulturës në Mitrovicë, Kosovë. Pjesën më kryesore të kulturës arritën ta prezentojnë nxënësit nga Gostivari me prejardhje nga Reka e Eperme. Nxënësit Rekanë përpara vizitorëve prezentuan veshjen Autoktone të Rekes së Eperme, lashtësinë e sajë, gjeografinë, zakonet dhe traditat e sajë. Poashtu gjatë aktiviteve tre ditore të panairit kureshtja e madhe mbizotroi tek gjinia femërore të cilat me çdo kusht dëshironin që të veshin petkun autokton të Rekes së Eperme. Ndërsa nxënësit Rekanë poashtu prezentuan edhe libra të shumtë që flasin mbi Reken e Eperme. Njëkohësishtë kultura Rekane i dha një gjallërim panairit, ku të interesuarit mbi informimin e kësaj kulture ishin në numër të madh. Poashtu ia vlen të theksohet se koordinatori dhe themeluesi i këtij Unioni të Nxënësve Shqiptarë është nxënësi Enis Miftari me prejardhje nga Fshati Nivishtë – Reka e Eperme.

 

12974269_10153986082607906_1528267850631465446_n 12974507_10153986082747906_3978732417731192119_n 12994434_10153986082497906_3123865305108388364_n 12994580_10153986082542906_6477719131439924062_n 13015685_10153986082762906_3320816972442189071_n[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Shqipëria në kohën e Skënderbeut ishte katër herë më e madhe se Serbia Next Entries Themelohet Lobit Euro-atlantik Shqiptar edhe në Austri

Komento rreth shkrimit