Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

145367020762859

Kosova e ka humbur edhe një betejë përballë Serbisë.

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte marrë vendim për reciprocitet me Serbinë sa i përket liberave, për shkak se shteti serb i bllokoi librat nga Kosova për Luginën e Preshevës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi e ka shkel këtë vendim, duke lejuar që librat nga Serbia të futen në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic, Firzi është ai i cili ka shkelë vendimin e ministrit, Arsim Bajrami, duke e gjunjëzuar Kosovën përballë Serbisë.

Sipas dokumentit, një kopje të të cilit e ka siguruara Gazeta Blic, kërkesa për lejimin e librave është bërë së pari nga Adrijana Hoxhiq zyrtare kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, që i është drejtuar MKRS-së, gjegjësisht sekretarit të përgjithshëm Veton Firzi-t. Po ju drejtohem me kërkesë për lehtësim të procedurave për import të mallit (libra shkollor) dedikuar për shkollat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjeksisë dhe Institucionit parashkollor, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike”, Beograd. Veton Firzi më pastaj ka kërkuar nga Doganat e Kosovës për lejimin e kalimit të librave.

Në emër të Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit konfirmojmë se Komuna e Mitrovicës se Veriut, pranon një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike” – Beograd, të cilat janë te dedikuara për shokllat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjekësisë dhe Institucionin Parashkollor, raporton Gazeta Blic.

Një zyrtar i lartë nga Ministria e Arsimit  ka theksuar për Gazetën Blic, në kushte anonimiteti se “nuk e kanë ende të qartë pse Ministria e Kulturës është përfshirë në një çështje të tillë”.

Zyrtarisht, ndërkaqm askush as nga Ministria e Kulturës e as nga ajo e Arsimit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Reciprociteti i librave nga Kosova për Serbinë nga ministri Bajrami, është vënë pasi Serbia ka bllokuar një donacion me libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë të Preshevës.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Kalaja e Ilios-Trojes?!!!-Lissius-Leshit-Lezhes. Next Entries Alba Prifti, gazetarja shqiptare që punon në CNN

Komento rreth shkrimit