Skender Jashari: Radikalizimi në burgjet e Kosovës

Radikalizimi, rekrutimi, ekstremizimi

Shkruan: Skender Jashari

 

Radikalizimi, rekrutimi, ekstremizimi, organizimi i ekstremitëve Vehabist në  Institucionet  Korrektuese në Kosovë dhe lidhja  e tyre me  zyrtar korrektues të caktuar, me theks të veçantë në Qendrën Korrektuese në Dubravë ( shkurt QKD), Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ( shkurt QPL) dhe Qendra e Paraburgimit në Gjilan ( shkurt QPGJ).

Kjo është  fatmirësia  në  fatkeqësinë time, që  gjatë  qëndrimit të padrejtë  në  burgjet  e Kosovës, si në QKD, QPL dhe QPGj, të mirëinformohem për shumë dukuri. Duke qenë i përkushtuar thellësisht  edhe para se  të  burgosesha  nga Eulex-i,  si pjesë të  Grupit Lëvizja e Lirisë (  Grupi i Dobrosinit i njohur nga mediet), në studimin  e  dukurive të  terrorizmit  vehabist (islamik siç e  quajnë  Serbia dhe vetë vehabistët).  Asnjë Shqipëtarë i besimit islam dhe asnjë  besimtarë i sinqertë  i sektit Vehabi, s’duhet të preket, a të ndjehet i  cënuar në  integritetin e tij fetar. Në burgje  të sipërdhëna, isha nga  16.10.2012, deri më  31.05.2016, që  përfshinë tërë periudhën  e dukurisë që  shpërtheu nga viti 2013, e që  u zvogëlu në maksimum  në mesvitin 2015, kështu që pata  mundësinë në imtësi ta  studioja  dukurinë e tillë, e nga ajo të  bëja një  punim të detajuar të kësaj dukurie.

Në korrik 2014, njoftohen edhe me shkresë institucionet gjegjëse ( Prokuroria Speciale, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ministria e Drejtësisë etj), në lidhje me  dukurinë e përhapur në QKD, sidomos  në Pavionin  VIII( të sigurisë së lartë), por të  ngjajshme  zhvillohen edhe  në QPL dhe QPGJ. Dukuri kjo që  ishte tejet serioze dhe e rrezikshme për  shtetësinë  e Republikës së Kosovës si dhe për  Sigurinë  Kombëtare  Shqipëtare si tërësi. Gjykata  tashmë kishin dënu raste ku terrorist vehabist që kishin sulmu institucionet e  Kosovës, e që vetë këta  të dënuar e thonin se janë  quajtur jo pak herë si “dorë e Serbisë”( si nga  institucionet  e drejtësisë dhe ato qeveritare), mirëpo kjo  nuk është  përfshirë as në  hetime nga vetë  hetuesit dhe prokuroria, e as nga gjykata!  Institucionet korrektuese, në vend se të  bëheshin simbol i riedukimit dhe risocializimit të kriminelëve, për fat të keq kjo nuk ngjau.

Në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, që para vitit 2012, janë  paraburgosur dhe burgosur disa terrorist vehabist ( islamik siç i pëlqen të vetëquhen  dhe siç i quan politika  antishqiptare), ndërsa  këta  ishin të dënuar për  dy lloje  veprash penale, ato të kryera kundër  institucioneve  të Kosovës ose për vepra penale  ordinere  ( kryesisht grabitje kazinosh, plaçkitje, grabitje !). Ndërsa në  vitin 2013, u  paraburgosën dhe gjatë  vitit 2014 e  më pas, edhe u burgosën për  vepra  penale si: kryerje e  veprës terroriste; ndihmë në kryerje të terrorizmit; lehtësimi në kryerje të terrorizmit; rekrutim për terrorizëm; organizim dhe pjesëmarrje  në grup terrorist; nxitje të  urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit  kombëtar, racor, fetar apo etnik; mbajtje në pronëse,  kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;  si dhe  më rrallë edhe për  vepra të tjera  penale. Vlen të  theksohet, para vitit 2013, asnjë terroristi vehabist ( pra ata të  arrestuar para  vitit 2012), nuk është dyshu,  gjyku as dënu nën motivin e kryerjes së  veprës penale të jenë  fetar!  Krasuar me këtë, të  arrestuarit   gjatë e pas vitit 2013, u është  ngarku edhe motivi  fetar sektar si shtytës për kryerje të  veprave penale.  Një krahasim tjetër qartazi vërehet, që pas shtator 2009, terroristët  vehabist  qartazi ndryshuan  taktikë veprimi, ata që ishin si udhëheqës të grupeve të tilla, i rruajtën mjekrrat, i zgjatën  pantollonat ( që mos të identifikoheshin), e që në trojet tona nuk synonin sulme  terroriste ( përvetësuan  taktikën terroriste  palestineze të  kryerjes së akteve terroriste  në shtete të Europës perëndimore, për qëllim impakti më të madh) e me theks të vacant mbi obnjektiva që  do  kishin ndikim  politik në dëm  të Shqipëtarëve dhe në dobi të Serbisë. Po ashtu të  burgosurit si terrorist vehabist( jo edhe të dënuar zakonisht si të tillë!), ishin pa  mjekrra dhe me pantollone të gjata ( zakonisht).

Ndërsa terroristët vehabist të  arrestuar gjatë  viteve 2013 deri 2015, janë   shumica thuaja edhe absolute me mjekrra karakteristike dhe pantollone  të shkurtëra. Dallim  specifik, po ashtu  është  që  shumë nga   terroristët  vehabist përpara vitit 2009 të arrestuar,  janë  qartazi të   lidhur me hierarki komanduese  nga Qarqe të  Serbisë. Ndërsa për  dallim  terroristët  vehabist  2012-2016, janë  më  specifik, sepse  zakonisht lidhen   me  njerëz të Serbisë që të cilët janë   “imam vehabist” ( mirë të njohur  në  mediumet  tona). Duke e  shiku këtë  dukuri në Trojet tona, shohim që vazhdimisht është  duke u  mbështet dhe  nxit nga Serbia,  e që  vazhdimisht është duke  shku duke u bë gjithnjë e  më  serioze!

Si zyrtarë të Institucioneve Korrektuese, veçmas në QKD, në Pavionin  VIII ( derisa ishte i sigurisë së lartë fundviti 2014), kishte  një  superstrukturë agjentësh specifik të dirigjuar nga Serbisa (njëri prej tyre më kërcënon  personalisht dhe mua- pasi kishte  marrë informatën që kisha deponu shkresë tashmë për kundër kësaj dukurie), të cilët i radikalizonin, rekrutonin, ekstremizonin, organizonin ekstremistët vehabist që të  bëhen  Xhihadist! Mënyrat se si i kryenin këto ishin: u siguronin materiale propagandistike ( broshura e sidomos  cd-dvd), i këshillonin për ndjekje të rrugës së tillë fetare ( vehabiste), i trajtonin më  mirë ata që  vehabizoheshin, i vendosnin në  dhoma më të  mira dhe të përbashkëta të vehabizuarit, beneficione  më të mëdha ( pako, trajtim  më të  mirë, ushqim  më të  mirë, kushte jete  më të  mira, sende që mund të mbanin në  burg etj) e deri edhe në  disa raste  në ndihma  të konsiderueshme ( absolutisht kriminale!).

Këta zyrtar korrektues, të   katapultuar përmes UNMIK-ut,  kryesisht si më me  përvojë ( nga ish-regjimi i Serbisë), apo  që  kanë  shkollim ( fakultete, por që  kanë  “gjak të përzier me serbë”), e që  disa raste  edhe   të mbështetur edhe nga  disa parti politike vendore, e që  patjetër  të mbështetur nga shërbimet sekrete të Serbisë, luajtën rrolin  krucial në  radikalizimin, rekrutimin, ekstremizimin, organizimin e ekstremistëve vehabist që të  bëhen  Xhihadist! Madje këta zyrtar korrektues, i “ndërsenin”( urdhëronin), që  celula vehabistësh të kërcënonin, sulmonin dhe rrahnin të  burgosur të tjerë  që  i pengonin në  propagandimin e sektit vehabi ( ka  raste  të  tëra në QKD- sidomos). Praktika  tregon që  ndjekej një  procedurë specifike, sepse  përmes   të burgosurve të  ekstremizuar si vehabist, fillimisht u jepej  lehtësira në propagandim ( po nga këta   zyrtar korrektues), e që pastaj pasi  radikalizohej i burgosuri ordiner ( zakonisht), pastaj  i rekrutonin ( po këta  propagandues), me rastin  e rekrutimit i rekrutuari  behej  një  ekstremist  vehabist( i cili duhet  ta  dëshmonte   bindjen e  tij, duke  propaganda dhe  rekrutu edhe të tjerë- zakonisht  bëheshin shumë  më ekstrem se sa  mësuesit e tyre), pastaj  vinte  faza  e organizimit në  banda vehabiste ( me qëllim për të  vepru  më mirë në   drejtim të propagandimit, por edhe për  veprime tjera operative- si shkuarje  në luftra terroriste)

Zyrtarët  korrektues  si  agjent të  Serbisë ( në realizimin  e politikës së  vehabizmit), rreth  vetës  krijojnë  rrethin shoqëror( sidomos  zyrtar të  tjerë korrektues mbi të  cilët  kanë  ndikim a  lidhje   familjare, shoqërore a  të tjera), e që  këtë  e  bëjnë  për  të  patur  më të  lehtë  operimin. Në përgjithësi zyrtarët  korrektues janë  kundër këtyre, por që  s’guxojnë ta rrezikojnë  vendin e  punës ( rrogën nga  450 euro  e më  shumë!). Këta  zyrtar korrektues praktikisht nuk  pengohen dhe as nuk janë  pengu  nga  askush, as  nga   vendorët  e as  nga  ndërkombëtarët, në periudhën 2012-2016. Disa zyrtar të tjerë korrektues  mes tyre edhe  të  lartë në gradë( madje  edhe nga  Shërbimi  Korrektues i Kosovës),  pasi i jam  anku për këtë fakt,  e po ashtu dhe  për shumë  fenomene tjera  kriminale ( krim i organizuar,  nepotizëm, korrupsion, prodhim dëshmitarësh  falso kundër  ish-luftëtarëve  shqipëtarë etj), vetëm  e konfirmojnë  si  fenomen, por  vetarsyetohen se s’mund të   bëjnë  më  shumë!

Për dallim nga  QKD, në QPL dhe QPGJ, janë  shumë më të pakët zyrtarët korrektues që  operojnë në këtë drejtim.  Pavioni  VIII të QKD-së ( vitet 2012-2014), mbetet  poligon i përkryer për  celulat  vehabiste. Ndërsa pas vitit 2014 ( kur edhe  hapet),   praktika e krijimit të celulave  vehabiste, shprehet  tepër edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, por mbetet të shihet se sa kanë ndikim shërbimet sekrete të  Serbisë në  ndonjë  zyrtar korrektues të këtij institucioni ( siç ndodhi në QKD, pavioni VIII). Instituconet hetuese të Kosovës, asgjë  nuk  bën, në parandalimin dhe  hetimin e implikimeve  në dukurin e  radikalizimit, rekrutimit, ekstremizmit, organizimit të ekstremistëve vehabist që të  bëhen  Xhihadist! Madje këto celula vehabiste, sidomos  gjatë  vitit 2014 dhe 2015 kanë  tentu të kryejnë disa  akte tepër të rënda terroriste, e që  opinioni publik në Kosovë është njoftu shumë pak! Madje në fillim vitin 2014, tentativa e  arratisjes  nga  QKD, Pavioni  VIII( i sigurisë së  lartë), kësaj  grupe  vehabistësh i kishin ndihmu së paku  disa  zyrtar korrektues mes tyre edhe deri drejtori i pavionit ( e që  pastaj   suspendohen   vetëm  ca  prej tyre!). Apo edhe  rasti i  fillim vitit 2015, ku  edhe nga  Burgu i Sigurisë së Lartë në  Gërdoc, disa terrorist  vehabist  planifikojnë arratisje, madje  duke  sulmu këtë  Institucion  nga  jashtë( nga  grupi  i terroristëve  vehabist), e pastaj për të  shku  në  Maqedoninë  Lindore,  për të marrë një bazë ushtarake  maqedone  e cila  kishte  në dispozicion  armatim të  shumtë  dhe të  rëndë ( këtë  ua  kishte  rekomandu Shërbimi sekret  Serbë- përmes   disa “imamëve  vehabist) e  që  ruhej nga shumë  pak  ushtar maqedon ( 6-9 ushtar)!   Ky informacion  dihej  nga  të gjithë  në   QKD, QPL, mirëpo nuk   u ndërmor asgjë, e pastaj  ndodhi  tragjedia   në  Kumanovë, ku  edhe  disa  djem  të  vërtetë  Shqipëtarë u  vranë  a u kapën  robë( e theksoj  disa nga  të vrarët  e  nga  robërit!).

Në  QPL, kam pa që  kjo situate është  përmisu deri në një masë  sidomos  pas gjysmëvitit 2015, kur edhe  të paraburgosurit për  terrorizëm  vehabist i kanë  largu për  në  Qendra tjera Korrektuese.

Zyrtarët  korrektues, të cilët  janë  të  përfshirë në këso veprimtari  kriminale, po ashtu  duhet  të  nxjerren  para  drejtësisë- ende asnjë  rast s’ka! Po ashtu  që Institucionet  Korrektuese t’i korrektojne mire  gabimet  e tyre, që këta   terrorist  vehabist  mos  të  infektojnë  me ekstremizëm edhe   kriminelë ordiner.

 

 

 

Post scriptum : Jam  Skender Jashari,  nga fshati Rahovicë, komuna  e Preshevës, që jetoj në Kosovë, ngaqë  e kam të  ndaluar të kthehem në  vendlindje nga  autoritetet e Serbisë, për  luftra kundër saj. Kam  mbaru fakultetin  juridik dhe tash jam  në mbrojtje të temës së Master drejtimi  juridiko-penal në Universitetin e Prishtinës, po ashtu kam  studime joformale  ushtarake. Më 2012 jam arrestu nga EULEX-i me porosi  politike të Serbisë, si pjesë  e grupit të Lëvizjes së Lirisë ( në medie i njohur si Grupi i Dobrosinit), e që  jam  mbajtur në  QPL, QPGJ dhe QKD deri më 31.05.2016. Për shumë  dukuri kam  shkruar deri më tash  sidomos  institucioneve gjegjëse, e i  jam   shmangur maksimalisht mediumeve.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Shtatorja e Skenderbeut,do te vendoset ne rrugen qe mban emrin e tij ne Paris Next Entries Një grua shqiptare për herë të parë në Kongresin Amerikan?

Komento rreth shkrimit