Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

helikopter

Së paku 42 helikopterë thuhet janë zhdukur në Turqi që nga e premtja, kur u tentua një puç ushtarak kundër presidentit Recep Tayylip Erdogan dhe institucioneve shtetërore. Kjo, sipas disa medieve turke, shton frikën për nxitjen e një grusht shteti të ri ushtarak kundër Erdoganit.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, pas tentimit për grushtet të së premtes, ku mbet së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, ka mohuar informacionet për zhdukjet e tilla, ndërsa organet tjera pohojnë se Qeveria ka kontrollin në vend.

Lajmi për këtë zhdukje u publikua nga gazetari i CNN Turk, Serdar Tuncer.

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Në Prizren festohet dështimi i puçit (Video) Next Entries NJE FRONT QYTETAR NE MBROJTJE TE REFORMES!

Komento rreth shkrimit