Zoti flet Shqip!

QËNDRESË HALILI

QËNDRESË HALILI
– I dashur Zot, mund te te dukem shume patetike e padurim, por dua ta dish se s`jam mire.
Ti na fale natyrën, dritën, e diellin, por hëna këtyre kohëve po lëshon shume terr e bën ftoftë.
Unë, te pata pas shkruar një letër dikur, kur të kërkova të më qosh në një vend ku mund të flas, shkruaj e dashuroj lirshëm, dhe ti këtë e plotësove për mua. Si njerëz, jemi te paplotësuar e egoja jone veç sa vjen e rritet, bile na ka dal e mbi hunde e ne s`ngopemi.
Çka të bëjmë? Si ta shpëtojmë veten? Nga te nisemi?
Me gjithë këto devijime, cila është rruga e drejte?
E mbaj mend fort mirë, kur të pata pas kërkuar shume livadhit, natyrës, qiellit, rrugëve, njerëzve, lutjeve të natës, mandej nëpër dritare të lypja pas shiut e erës, kur njëherë aq shume te ndjeja se pata pas kërkuar seriozisht një takim me ty. Pata pas ndërruar dhomën, shtratin e lutjen! Te pata pas pritur deri ne agim, por ti s`me erdhe… Ndoshta pse s`kisha ditur mënyrën e drejte të lutjes, gjuhen e lutjes, e fryma e shenjte me mungonte. As atë nate s`te gjeta! Sedi! Çuditem, si nuk të mbajta mëri, as s`të kërkova takim me… Thjesht, të lash si Zot që s`je njeri, t`i me kuptove si një njeri qe s`jam Zot. U pajtuam shume shpejte e vëmë bast të takoheshim në një tjetër kohe, kur unë do të di të lutem lirshëm, te jetoj, e frymoj lirshëm, mandej ku do të isha me e vetmuar se kurrë. Aq e vetmuar sa të jetoja veç me ty! Lidhja ime me ty o Zot është aq intime, aq e hollë, aq e ndjeshme, si ai teli i hollë që s`ka kush që kalon, pos besimit që ne e krijuam krejt befas, me sinqeritet e bindje.
Si të të njoh ty O Zot? – pyetje që deri mbrëmë e kam bërë. Ti e di që unë kam dyshuar shume tek ti, të kam bërtitur shumë herë, të kam thënë shumë të qara e dhembje, sa shpesh më je dhimbsur si Zot që je, të kam pas ngarkuar shumë edhe me ëndrrat e mija prej shkrimi e letërsie, sa shpesh me dukej se me dorën tënde të lehte mi fshije djersët nga qëllimet, që e di sigurt se edhe ty të kanë rënduar, njëjtë si nënën time. Nënën, që ka gati katërqind ditë e netë që se kam parë. Malli i saj mi ka bërë sytë më të pashëm, çelur e ndritur. “Sytë që qajnë shumë çdoherë janë me ndryshe, me ato sy sheh vetëm poeti” Unë, e di, kam bërë shumë mëkate, sepse ne jemi qenie e mëkatin e kemi ngjitur pas çdo fjale, e fjala ka shpinë. Asnjë sukses s`po vikeka pa guxuar, duruar e vuajtur. Ndoshta mund të të dukem jashtëzakonisht e drejtpërdrejt, por ti kështu me ke mësuar, si fëmije, dhe kjo s`është përgjegjësi imja aspak. Shpesh në mesnatë me del gjumi, ti më thirr lehtas, ndoshta ngaqë e di, se po më bërtite unë s`përgjigjem, bile edhe mund të ta kthej shpinën, por, ama, ti je Zot, e unë jam një copë mishi, me një mendje kater shifrore, që i bjen se ti je je mbretëri i kësaj bote, por që duke na krijuar si qenie, neve na don aq shumë, sa as me hidhërime më të mëdhaja s`na braktis. Me thirre që ti jap jetës vëmendjen e duhur, që ka kohë duke u ankuar e mërzitur për mosplotësime detyrash që vet ti kam shtruar.
I jap vëmendje, ngrihem, pijë një gotë qumësht, dhe se keni idenë se e shoh veten duke jetuar ardhmërinë. E kap ardhmërinë me dy duar, e shtroj rrugën, i bërtas, i jap detyrat e duhura. Ju lëshohem ëndrrave, prapë tek livadhi, plepi, lulet, të korrat e bujqve, thirrjet e nënës për të pirë qaj, llafosjet e grave të katundit për fëmijët e tyre problematik, çikat sokakëve kanë veshur fustane shumëngjyrëshesh, zogjtë cicërojnë, disa me sillet shpesh rreth flokëve, duke kërkuar një fole, një atdhe, një shtëpi, një njeri si puna im qe e kërkon Zotin kamos e gjithkah, pa e ditur se e ka afër, me afër se vet-veten e vet-dijen e vet-njohjen. Kështu, të pata gjetur o Zot! Kështu po e njoha thellësisht veten! Kështu po jetojmë me besim e me vërtetësi! Kështu i kemi lidhur duart së bashku e po bashkëpunojmë aq bukur, sa Zotit dhe njeriut nuk i duhet asnjë ndërmjetësueses tjetër për t`i rregulluar këto raporte kaq të privatësuara e pjekura pa asnjë tjetër ndikim. Sa shume njerëz po me gjykojnë se, po te besoj aq direkt, pa asnjë grup partish e mësimesh me figura e vizatime koti. Gjuhe jote qiellore ec nëpër valët e jetës së vështirë e rrugëve tokësore, që veç ti më ke mësuar ti kaloj, aq direkt, aq lirshëm.
Mbajeni mend; njeriu kurrë s`mund t`ia dal vet mbanë, sado i forte, trim e guximtar te jete. Unë dhe Zoti jemi një, ky zot jeton ne mu, e kam kado, e kupton gjuhen Shqipe (shpesh me duket me mire se unë), ky Zot din te flas gjuhen tone te bukur Shqipe, sepse veç ti Zot e din gjuhen e qiellit, gjuhen e bekuar shqipe.
Kur Zoti flet Shqip, s`me duhet asnjë ndërmjetësueses.!

[the_ad id=”4118″]

Previous Entries Skandali me xhamit e para arabe neper Kosove! Next Entries Në Prizren festohet dështimi i puçit (Video)

Komento rreth shkrimit