Get a site

Ka ardhur koha të fisnikërohet kombi ashtu siç duhet e siç na ka hije!

Ka ardhur koha të fisnikërohet kombi ashtu siç duhet e siç na ka hije!

skenderbeu

Shkruan : Skënder Shala

Atdheu është mbi të gjitha, prandaj duhet të mbrohet çdo pëllëmbë me çdo kusht, në çdo kohë, nga çdo rrezik, dhe me çdo sakrificë. Mbrojtja nuk është thjeshtë çështje morale, apo vullnetare, apo krahinore e rajonale siç na ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Por është akti më i lartë njerëzor, është një borxh gjithpërfshirës, i pa tjetërsueshëm që rezulton me identitetin personal dhe kolektiv, është borgj i natyrshëm ndaj atdheut e kombit tuaj, është përgjegjësi e ligjshme.

Falë kombit tonë që ka pasur individ shumë të mblidhej, me të gjitha cilësitë, dhe që na janë dhuruar në kohërat më të vështira e më të rrezikshme gjatë historisë tonë. Që me përpjekjet më të mëdha ja kanë kushtuar tërë jetën çështjes madhorë, duke na shpëtuar Atdheun e Kombin, të paktën ketë që e kemi ende sot, sepse rreziku ka qenë shumë i madh, madje edhe nga shfarosja e tërësishme si shumë kombe tjera që kanë pasur fatin e zi.

Por pyetja shtrohet në përgjithësi; sa ne jemi të përgatitur dhe të vetëdijshëm, që ti kushtojmë rëndësi edukimit të mirëfilltë dhe të natyrshëm duke filluar nga familja, shkolla, deri të institucionet me të larta shtetërorë mbar kombëtarë edhe me predikimet fetarë?

Ku jemi sot?

Nuk dua ti përmendi të gjitha peripetitë negative që kemi përjetuar sepse janë tepër të dhimbëshme, por kurrë s’duhet t’i harrojmë që të nxjerrim mësime për të ardhmen.

Çfarë duhet bërë;si shembull po paraqes popullin judë, sepse kemi një ngjashmëri historike. Ky popull në dekadat e fundit ka nxjerr nga e kaluara shumë mësime, dhe tani është populli më karakteristik, më kompakt dhe më i veçantë në botë me organizim në të gjitha fushat.. Është i vetmi shtet që ka organizim në tërë botën me shkolla private, me kulturë, zakone, dhe me gjithë mekanizmat tjerë që i duhen aparatit dhe interesit shtetëror, me çdo aktivitet, politik, fetar apo edhe në jetën privatë që të gjitha janë në shërbim të shtetit të vet dhe gjithnjë në gjendje gatishmërie për ,,eliminimin e pengesave kudo e çfarëdoqofshin ato“.

Diçka të ngjashme si juda kanë edhe greket, e serbet. Të gjitha institucionet I kanë në shërbim shtëtëve të veta.

– Prandaj Serbia për një shekull e gjysëm është trefishuar si territor në dëm të tjerëve. Kurse ne Iliro-Shqiptarët e gadishullit Ilirik i kemi humbur 90% tokën tonë të shenjtë!

Vetëm nga kongresi i Berlinit e këndej dihet sa shumë territor kemi humbur!

Ne nuk kemi nevojë për kultura aziatike, afrikane etj. Ne rrjedhim nga parahistoria, nuk kemi arsye të ecim mbrapa të tjerëve.

-Por me ketë çështje duhet të merret akademia e shkencave, sepse vetëm kombi ynë nuk i ka të zgjedhura këto çështje në asnjë fushë, madje ne nuk njohim vetveten, as gjërat elementare, qofshin ato në arsim, kulturë, politik, fe, etj.

Kombi ynë i ka tri fe. Të tri fetë i kemi pasuri kombëtare. Me respekt duhet t’i mbajmë dhe t’i kultivojmë. Por gjithnjë në shërbim të Atdheut e Kombit të pa ndarë. Përndryshe tradhtohet Dhurata e Zotit dhe dëmtojmë vetveten duke humbur krejtësisht në një çthurje të çoroditur.

Duhet të kemi kujdesë, së atë që smuajti ta bejë armiku krejtësisht (pjesërisht po por nejse) duke na tjetërsuar,-sot po e bëjmë ne vet në liri, me pakujdesin tonë?!

Sot, ne kemi shumë nevojë të madhë të integrohemi si komb, pastaj të shofim çka po tepron.

Shteti ka nevojë të ndërtohet mbi baza të shëndosha, prandej duhet investuar në një edukat të shëndosh.

Këto çështje kërkojnë zgjedhje së më parë së jemi të vonuar në çdo pikëpamje. Me ketë çështje duhet të merren akademitë e shkencave, studiues të mirëfilltë, në mënyrë që ta kemi një edukatë të qëndrueshme, të mirëfilltë për të sotshmen dhe të ardhme tonë më të sigurt, më të lumtur, më të respektuar mbi tapitë tona që na janë dhuruar.

Propozoj që fillimin e shek. XXI ta nisim me uratën më të mirë për identitetin tonë kombëtare me sa vijon:

-Shqipërimin e emrave dhe të mbiemrave pa dallim feje e moshe!

-Fund emrave fetar dhe të huaj!

-Ky veprim e fisnikëron kombin tonë për së mbari, sepse kthjellon origjinën dhe pastron natyrshmërinë nga naiviteti, nga mbeturinat e shekujve të zi, kurse në anën tjetër hapë rrugë vetëdijësimit, kulturës dhe ardhmërisë tonë, duke e shmangur njëherë e përgjithmonë rrezikun e tjetërsimit!

-Shqipërimi është për qartësi, dlirësi dhe kuptim, është vetë realiteti.

-Prandaj ftoi ndërgjegjen tonë kombëtare kudo që është; intelektualet, klerin përparimtar, rinin, institucionet, gjithë popullin tim në ketë nisme të shenjtë!

Paçim uratën e Zotit, vullnetin e mirë, që me devotshmëri ti shërbejmë kësaj Dhurate!

Gjuha e mbishkrimeve Eteocretane është Shqipja

Gjuha e mbishkrimeve Eteocretane është Shqipja

Gjuha Shqipe

Mbishkrimi i parë Eteocretan
Pjesë
Tre mbishkrimet Eteocretan te zbuluar në Kretë, i pari në 1893, i dyti në 1901 dhe të tretin në vitin 1904. përkasin, siç dëshmohet nga formën e letrave, më 6 dhe pes shekullin e 4 Shekulli jane shkruar në alfabetin e përbashkët grek, por në një gjuhë që mbetet deri më tani e pakuptueshme. Guri Eteocretan u gjetë gjatë Read more

Artikulli i New York Times në vitin 1911/ Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Europë, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit

Artikulli i New York Times në vitin 1911/ Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Europë, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit

IMG_1009

Më 21 maj të vitit 1911, prestigjiozja amerikane “New York Times” i kushtoi një artikull një vajze të re shqiptare që kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vrasjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22 –vjeçare që NY Times e përshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”. I nisur nga profili i saj, NY Times sjell veçoritë e shqiptarëve, të cilët i përshkruan si mjaft  të talentuar, të bukur e të fuqishëm, por që s’mund të rrokin ende idenë e shtetit.

Artikulli i plotë

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është “një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur”. Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre. Dhe a janë vrarë ndonjëherë? Po, kjo ndodh shpesh.

Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor – qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla – dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë. / Lapsi.al – Marrë nga shiqperiaebashkuar.

NY Times1

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

dautoglu-vucic

Nga Ndue Ukaj

Davutoglu kur pohon se Serbia është vendi kryesor i Ballkanit, ai e thotë të vërtetën turke karshi nesh dhe rajonit. Turqia gjithmonë na ka përbuzur e pushtruar. Dhe për këtë, ka fakte të mjaftueshme. Kryeministri turk me këtë deklaratë të bërë në Beograd, veç tjerash e tha edhe një të vërtetë tjetër: atë historike. Ne mund të pa pelqej ose jo, por ai e përsëriti atë që e pohojnë vazhdimisht qeveritarët turq. Historia na mëson se popujt përgjatë historisë kanë mosmarrëveshje, kriza, përplasje e lufta, por këto s’ janë pengesa për të krijuar marrëdhënie pozitive në kushte tjera e relacione tjera. Por asnjëherë duke harruar

Elvana Gjata “shkrin temperaturat” në rrugët e New York-ut

Elvana Gjata “shkrin temperaturat” në rrugët e New York-ut

elvana-gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, nuk ka qene e angazhuar me muzikën që prej hitit të verës që lamë pas, ‘Love me Love me’.

Ndërkohë bukuroshja e skenës shqiptare gjatë kësaj kohe, përpos shfaqjeve që jep nëpër vende të ndryshme, pëtfiton nga rasti për të realizuar edhe sete profesionale fotosh.

Këtë herë ajo ka tërhequr vëmendjen e veshur hollshëm nëpër rugët e New York-ut. Pasi ka përfunduar shfaqjen për shqiptarët në Amerikë, Elvana ka përfituar nga rasti, të realizojë dhe foto me mikun e saj fotograf, Eugenio Qose me rroba të stiluara nga Valdrin Sahiti.

Ajo çfarë na bën më shumë përshtypje është se si ylli i pop-it shqiptar ka arritur t’i përballojë temperaturat e ulta të kryeqytetit Amerikan.

elvana-2_0-600x432 elvana-3_0-600x434

Reagon ushtaraku Dritan Demiraj per kriminelin Serb Djurisiq

Reagon ushtaraku Dritan Demiraj per kriminelin Serb Djurisiq

dritan-demiraj

Te nderuar vellezer shqiptare te Shqiperise, Kosoves dhe Fyromit!

Mora shkas nga nje publikim i sotem, i zotit Hamez Jashari, i cili kerkon denoncimin e nje skandali qe une personalisht si shqiptar e quaj tmerresisht te paparanueshem.

Krimineli ne fotografi eshte i graduari nga Ministria e Brendshme e Kosoves Kolonel Djurisiq, i emeruar ne PK ne stacionin policor ne veri te Mitrovices. Ky person dhe shume bashkepunetore te tij, kane qene pjese e njesise qe ka sulmuar, vrare, prere, perdhunuar dhe djegur shtazerisht familjen Heroike te Jasharajve dhe shume femije e gra shqiptare ne vazhdimesi.

E turpshme, kriminale dhe krejtesisht antikombetare, ne nje shtet qe pret te integrohet ne BE, ne nje shtet qe njihet dhe mbeshtetet nga shtetet me te forta, demokratike dhe perendimore, sot qeveria e saj fal nepermejt institucionalizimit dhe gradimit kriminelin ne krye te policise se Shtetit Kosovar. Por cfare rendi dhe qetesie mundet qe te siguroje nje shef policie, pjese e njesive kriminale, banditeske dhe qe ka kryer krime kunder njerezimit?

Jo te dashur bashkepatriote! Ai eshte vendosur ne ate detyre me presionin e Serbise, qe te forcoje strukturat paralele, ti veshe ata me uniforme, te siguroje paprekshmerine e banditeve serbe qe gjithe keto vite kane penguar shqiptaret qe te shkojne deri ne banesat dhe bizneset e tyre, qe te vazhdoje taktiken dhe strategjine e Beogradit per mbajtjen dhe shkeputjen e veriut te Kosoves me gjithe burimet e saj te shumta dhe ne momentin e caktuar ta vene ate ne jete.

Eshte e turpshme qe Isa Mustafa, Hashin Thaqi dhe te tjere (kolege te tyre njesoj si ata) paturpesisht guxojne dhe permendin dhe emrin e Heroit dhe Komandantit tone Legjendar Zotit Adem Jashari, kur nga ana tjeter shume nga bashkepatriotet tane te cilet e drejtuan luften ne terren dhe jo si Hashimi ne Tirane, gjenden padrejtesisht akoma burgjeve per krime qe kurre nuk i kane kryer, vetem ne emer te ruajtjes se karrigeve te ketyre tradhetareve me kollare te bardhe.

Shembullin me te mire e dha lideri i AAK, Gjeneral Ramush Haradinaj, i cili padrejtesisht por me dinjitetin dhe patriotizmin e Haradinajve, u perball me padrejtesine dhe e fitoi me sukses ate beteje ashtu si dhe shume beteja te tjera me pare, ne fushen e luftimit me dinjitet dhe trimeri (dhe jo vetem ai, por dhe Dauti, Lahia, Fatmiri, Nexhi, …. etj e shume komandante te tjere).

A e mendoni se cfare do te kishte ndodhur ne Serbi nese ndonje komandant i UCPMB ose UCK te ishte caktuar komandant policie ne territoret e Serbise??? I gjithe populli serb do ta kishte rrezuar qeverine brenda nje dite, ne mos dhe me keq se kaq.

Serbet nuk lejojne ndertimin e FAK-ut, heqin lapidaret e trimave tane (Persheve) qe dhane jeten per liri, shkelin te gjithe te drejtat dhe lirite themelore te shqiptareve ne territorin e tyre, bejne ligjin ne cdo marreveshtje me qeverine e Kosoves, vetem ne interesin e tyre kombetar, kurse ne fatkeqesisht me duhet ta them, akoma po sillemi sikur jemi nen rregjimin e Miloshevicit apo ne kohen e bashkim-vellazerimit (dikujt qe eshte ne qeveri nuk i pelqen ky krahasim, por aq me behet.)

Te dashur vellezer ! Mendoj qe ka ardhur koha qe kjo qeveri duhet te largohet menjehere dhe te jape llogari per te gjithe deshtimet, largimet e mijera qytetareve, te cilet nuk po ikin nga bombat e luftes, por nga keqqeverisja Thaqi-Mustafa, injoranca e tyre qeverisese dhe institucionale, korrupsioni galopant i nje grupi te vogel njerezish….. nga ajo qe Departamenti i Shtetit Amerikan prej kohesh e ka quajtur oligarket e Ballkanit.

Ju bej thirrje patrioteve, ish komandanteve te UCK qe merren me politike, popullit shqiptar te Kosoves, intelektualeve, biznesmeneve, artisteve, akademikeve, shkrimtareve, qe ne menyre demokratike te ushtrojne presionin e duhur qe ky kriminel dhe bashkepunetoret e tij, te zhduken njehere e pergjithmone nga institucionet e sigurise se Kosoves, qeveritaret e Kosoves te mos guxojne me te bejne me veprime te tilla te papergjegjshme dhe Kosova menjehere te dyfishoje buxhetet per Sigurine Kombetare, policine, FSK-ne dhe AIK-un pasi sot eshte ne nje rrezik me te madh se kurre ne kufinjte e saj. DD.

[the_ad id=”4118″]

Formimi i shtëtit të mirëfillt!

Formimi i shtëtit të mirëfillt!

145142622685708Nga; Skender Shala

-Kërkon një hapësirë të gjërë diturije me kultur kombtare, kultur të përgjithshme, vendosmëri, vizion, mbi të gjitha strategji, vullnet, largëpamësi, korrektësi, pastërti shpirtërorë, sinqëritët, rrespekt për shtëtin në mënyrë që idealet e çështjes madhorë të bëhën realitët.

169049_123903857683301_7114470_n
-Po e marr si bazë themelorë duke u bazuar në rrethanat e krijuara sot në gjëndjen e mbrendshmë, nga një situatë mjaft e palakmushme e cila fatkeqësisht është reflektuar edhe në politiken e jashtmë. Kjo gjëndje e tanishme është një fatkëqësi historike për ne, sepsë në vend që të angazhohën forcat e mirfillta për zhvillimin e vendit, kanë shfrytzuar rastin ,,elitat“ e partivë të cilët mundë të jenë edhe burra të mirë ndoshta si avokat, historjan, profesor të lamive të ndryshmë, por jo si udhëhëqësa, sëpsë rruga është me plot rreziqë e të pa njohura.
-Me udhëheqë poupullin nuk është privilegjë, por një barrë me përgjegjësi shumë të madhë!
-Me çështjë madhorë nuk ka lojë, as prova për karrier. Për ndryshë është vobektësi psiqike, një vetëknaqësi e smuar karrjeriste. Qytëtari ynë është i ngritur nuk e hanë gjithmonë menynë e quajtur ,,meritokraci“ sëpsë e dijnë së është një specialitët bajatë, është sjelljë dhe veprim miturak, e grupacionevë dhe mbeturinave të idollogjve tani të vjetëruera.
-E vetmja aftësi që është treguar deri me tani, me mjaft shkathtësi është në vrasje, grabitje, korrupcion, hajni, mandej pasurimi marramëndes përsonal, familjar, grupor, partiak etj. -Ky është realitëti!
Kjo rremuajë e tanishmë është shumë e rrezikshme e cila kërkon zgjidhje pa vonesë. Pran kesajë situatë nuk mund të mbetësh një shikues asnëjsë së çfar po ndodhë me ne në të ardhmen.
Paknaqësin ta ngacëmon ndërgjegjëja, duke ta imponuar angazhimin e detyruar për rrugëdalje më të mirë, më të favorshmë në të mirë të vendit. Për zgjidhën e shumë çështjevë të grumbulluara që po pështillen çdo ditë e më shumë.- Të kujdesemi e kemi obligim moral.
Cështjet madhorë nuk guxojnë të mbesin në mshiren e kohës, por kërkojnë angazhim të mirfillt gjithëpërfshires.
Qytëtari është i vetëdijshëm për rrjedhat e situatës, por ai duhet të angazhet më koenkreisht, atëherë bashkohet fuqija vepruse dhe do të ketë rregull.- Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat individuale!
-Koha është për veprim, sepsë shkojnë të zinjtë e vijnë të vërdhit të njejitit lojtar të mjerimit!

Por për të arritur rezultatë të nivelit të lartë duhet angazhim, punë sistematike, vullnet e vendosshmëri për suksësë të mira. Kjo mendoj së sa është e nevojshmë, e arsyeshmë, po aq edhe obligim qytëtar.
Është krenari ti shërbejshë vendit dhe popullit tuaj për një zhvillim të drejt e të mirfillt, për jetë më të mirë, më të sigurt, më të lumtur ashtu si e meritojmë.-Mandej, të gjithë fitojnë
Organizimi duhet të jetë sa më i shëndoshë e burimor i bazuar në politikat zhvillimorë ku të gjitha shtresat qytëtare do ta gjëjnë vetën e tyrë aty; si fshatari, puntori, studenti dhe të gjitha institucionet arsimore, shëndëtsore, administratve, gjygjsorë, mandej policija, ushtria etj.- Aty do ta gjëjnë përspektiven e tyrë përsonale e familjare, sigurin e përgjithshme të veprimit dhe zhvillimit të bisneseve, aty ku të gjithve u garantohet hapsirë e mjaftuëshme dhe kushtë të mirfillta për jetë të lumtur në shtëpinë dhe pronen e vet, aty ku liria e fjales mbrohet me ligj i cili rrespektohet dhe zbatohet deri në fund.
-Nëqoftsë shpaloset një program i mirfillt ku qytëtarit i garantohet cilsi e vlera që u përmëndën me sipër, jam i bindur së do të këtë angazhime me përkrahjë masive.Rëndësi kryesore është paraqitja e një plan-programi të hartuar mirë me politika zhvillimore.