Get a site

Anijet ushtarake greke kërcënojnë në ujërat tona territoriale?

Anijet ushtarake greke kërcënojnë në ujërat tona territoriale?

145288904422284

SARANDË- Raportohet një incident në ujërat tona terrotoriale në jug të vendit, në Sarandë. Sipas gazetarëve lokalë, anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë. Anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit te Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.

Efektivët grekë të anijes mësohet se kanë fyer e kërcënuar peshkatarët shqiptarë duke pretenduar se kishin shkelur ujërat greke.

Duke hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo morën vesh nisjen drejt vendngjarjes të rojës bregdetare shqiptare, anija greke u largua.  Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë. Kapiteni denoncon se ky është rast i përsëritur. Pala shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Lajmi është publikuar nga gazeta Panorama, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet tona të mbrojtjes dhe rendit.

[the_ad id=”4118″]

Gravure e pabotuar më parë e dasmës së Skënderbeut (Foto)

Gravure e pabotuar më parë e dasmës së Skënderbeut (Foto)

Donika

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 1451 u martua me Andronikën, të bijën e princit të njohur, Gjergj Arianit dhe Marie Muzakës.
Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti.

Studiuesi Gjon Keka ka gjetur një gravurë të kësaj dasme, të pabotuar më parë, që daton nga kronikat e vitit 1533. /Telegrafi/

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi

Kërkesa e ambasadore franceze, Maryse Daviet, që të vihet në përdorim flamuri shtetëror i Kosovës dhe jo flamuri kombëtar, ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Deputeti Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar ambasadores franceze duke i thënë që të shkojë në Francë nëse nuk i pëlqen flamuri kombëtar, transmeton kp.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]

Arbëreshët: 600 vjet shqiptarë në Itali

Arbëreshët: 600 vjet shqiptarë në Itali

arbereshet

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tembëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë  nga turqit osmane.

Por edhe pse të larguar 600 vjet më parë, ata nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.

Një përfaqësi e Kishës bizantine të arbëreshëve të Italisë, Eparkia e Ungros, që sot është pjesë e Kishës Katolike e përbërë nga Episkopi i saj, Imzot Donato Oliverio, nga Protosingjeli, Protopresviteri Pietro Lanza, Prtopresviteri Antonio Belushi ishin mysafirë në emisionin Tonight Ilva Tare.

Të pyetur sesi ja kanë dalë të mbajnë gjallë lidhjen me Shqipërinë ndër shekuj ata dhanë këtë përgjigje:Gjaku i shprishtë.

 

“Ju nuk keni si ta keni të fortë lidhjen sepse nuk jeni në diasporë.Dy arbëresh nga katunde të largëta , kur shkonin në treg për të shitur bagëtitë kur përqafoheshin vetëm gjuha ishte që i bashkonte por përqafoheshin nga gjaku i shprishur.Ky gjak është një thesar i potë që mbledh një qytetërim arbëresh”u shpreh Belushi.

“Unë jam Peshkop i shqiptarëve në Kalabri. Ka 1 vit e gjysëm, është e hera herë që vi në Shqipëri. Sa të puthim dheun e atërve tanë e të shtrëngojmë dorën e vëllezërve tanë me lidhjen që na mban. Kem i 600 vjet që jemi në Itali dhe në gjithë këta shekuj mbajtëm traditën,kulturën gjuhën, flasim arbëresh. Kur vajta për herë të parë te Papa Benedeto më tha si bëni për 600 vjet që jeni arbëresh, këndoni dhe flisni arbëresh. I thashë që është Perëndia që na mbajti dhe na mban” tha Olivero.

“ Ne kemi zemrën plot hare dhe sytë tona mbyllen me lot pasi lamë dhenë ku lindën atërat tanë.Por lidhjen me atdheun se humbëm kurrë.Sot kemi zemrën plot hare dhe sytë tanë janë plot me lot që jemi këtu” u shpreh Lanza.

E nëse Shqipëria është aty ku duhet, ata argumentojnë kështu:

“Shqiptarët dhe Shqipëria na duken vëllezër.Gabimet nuk i dimë dhe nuk na interesojnë, gabime bën çdo njeri”. (INA)

[the_ad id=”4118″]

Dodona pellazgjike ne Tomor

Dodona pellazgjike ne Tomor

mali-tomorit

Mali i Tomorit ndodhet në Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumë kohë se përpara të shkruhej vetë historia njerëzore. Bedoja, siç duket i referohet vetëm kronologjisë së arkeologëve grekë, e cila si fakt, për hatër të së vërtetës, qëndron jo për Dodonën, por për Orakullin e Janinës. Grekët ashtu siç edhe thonë, çmendurisht dëshirojnë që Dodona të ishte 18 km larg Janinës, sepse ajo do të përfshihej brenda territorit të shtetit të tyre. Që kërkimet mbi ekzistencën e Dodonës kanë filluar pranë Janinës nga arkeologu Karapanos në vitin 1873, kjo vërtet që qëndron. Në 1913 arkeologu tjetër G. Sotiriadhis, më pas Evangjeli dhe S. Dakaris arrijnë me kërkimet e tyre deri në vitin 1950. Pastaj filluan kërkimet sistematike dhe restaurimet e periudhës 1961-75, dhe kjo gjithashtu është e vërtetë! (“Ylliria”, 12-14 korrik 2005). Por me keqardhje po ngul këmbë edhe një herë, se prej këtyre kërkimeve ata veçse rizbuluan Orakullin e Janinës dhe jo atë të Dodonës, siç duan t’i bien ata daulleve sot.

Ana tjetër dhe më kryesorja është se Orakulli i Dodonës është shumë më i vjetër në kohë dhe më i rëndësishëm se “Orakulli i Vdekjes” i Janinës, i cili tashmë është rizbuluar dhe restauruar. Sot përdoret nga Ministria greke e Kulturës për përfitime turistike. Por, ky “Orakulli i Vdekjes” pranë Janinës, pranohet ndryshe nga studiuesit si një kopje e keqe e Orakullit të Baiasë në Sicili, i përmendur edhe nga Virgjili në vargjet e “Eneidës”. Po i këtij mendimi është edhe Robert Temple, anëtar i Akademisë Mbretërore të Londrës, i cili ka më shumë se 50 vjet që është në kërkim të këtyre Orakujve. Rasim Bedo, me gjithë dëshirën e tij të mirë, siç duket nuk është në gjendje ta diferencojë dot një gjë të tillë. Dodona e famshme përfundimisht ndodhet brenda territorit të Mollosëve. Siç e dimë, ata (Mollosët) si dhe Thesprotët janë një tjetër fis i madh dhe i famshëm [the_ad id=”4118″]!

Gjeografikisht mali i Tomorit është pjesë e vargmaleve të Pindit. Vargmali i Pindit vetë arrin deri pranë Janinës, por jo mali i Tomorit gjithashtu. Ai përfundimisht mbetet në Mollosi. Sot nën këmbët e Tomorit është ngritur Berati. Në librin e tij “The Illyrians”, bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonën kështu: “Udhëtimi me det në Orikum merr tetëdhjetë stades (njësi e vjetër matëse), dhe deri në Amantia gjashtëdhjetë stades. Në jug kufizohen nga Antitanët, poshtë Orikumit, dhe Kaonia ka të njëjtën distancë largësie sa Dodona”… Më poshtë vazhdon ai: “Më në veri të Thesprotisë, është një vend i largët sa fundi i botës, ku shtrihet Orakulli i famshëm i Zeusit të Dodonës, që në fakt është i vështirë për të depërtuar”…Por grekët, që duket se punojnë me mjeshtëri me gjysmën e argumentit, bëjnë një manipulim të pastër në këtë mes, të cilin e përdorin për qëllime politike dhe biznesi. Ata nga ana e tyre e përshkruajnë historinë e Dodonës kështu: “Thuhet që Dodona u ndërtua gati dy mijë vjet, B.C, në një zonë të thellë midis maleve, në fillim nga Thesprotët dhe më pas u rindërtua nga Mollosët një mijë e dyqind vjet B.C. Aty shërbenin priftërinj që thirreshin “Helloi” ose “Selloi”, dhe mendohet ata të kenë qenë para indo-evropianë, pra Pellazgjikë! Pas kësaj periudhe, një lloj “zoti grua” vazhdonte të nderohej nën emrin Dione, e cila u bashkua më pas me Zeusin e Naios. Ritualin, e zhvillonin rreth një peme lisi, dhe parashikimi bëhej duke lexuar gjethet e verdha të tij, interpretim që bëhej nga priftërinjtë e këtij Orakulli. Në kohën Heroike aty shkonin dhe konsultoheshin emra të tillë, si Herakliti, Akili, Odiseu, etj. Orakulli vetë ka jetuar kohë pas kohe shkëlqimin dhe rënien e tij. Ardhja e Delphit në skenë në një pozicion gjeografik më të përshtatshëm gjeografik pranë Athinës, e dobësoi rëndësinë e veçantë të Dodonës. Megjithatë, evidencat tregojnë mbi ekzistencën e tij edhe në shekullin e shtatë, B.C,. Në periudhën e Dinastisë Maqedonase Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti maqedonas ishte ndërtuar shumë pranë tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atë rregullisht. Më pas, tempulli është restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273), B.C. Por u shkatërrua me themel nga Aetolians më 221. Ringrihet nga Philipi i V maqedonas (219, B.C). Shkatërrohet edhe një herë së bashku me Epirin nga gjenerali romak Paul Emili. Konvertohet në kishë dhe e shkatërrojnë përsëri në (391 A.D). Por, megjithatë, në shek. e pestë dhe të gjashtë thonë që Dodona është parë që të ketë pasur një prift të rangut. Dhe së fundi, janë pikërisht fiset barbare (gjermanike) të Gothëve, të cilët e rrafshuan krejtësisht, duke e fshirë Dodonën nga kujtesa për një periudhë kaq të gjatë, në më shumë se një mijë vjet!

Por krejt ndryshe nga grekët, i famshmi Robert Temple, në librin e tij “Netherworld”, (Bota e të vdekurve), bot. i Londrës 2002, gjithashtu thekson: “Jam i angazhuar me vite të tëra që gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës dhe atë të Delphit… Pranohet nga të gjithë ne se Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit”. Liritzis (koleg grek ky) dhe unë, jemi përpjekur të përdorim edhe fotot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vendndodhja e Dodonës është diku tjetër… Në vitin 1979, unë vetë mblodha fonde të konsiderueshme për një ekspeditë kërkimi të malit të Tomorit për të gjetur Dodonën dhe dola pa sukses. Nga të gjithë Orakujt, pranohet edhe nga vetë grekët se “Dodona është më e vjetra dhe se zoti i saj qysh nga kohët klasike ishte Zeusi”. Më tej, po ky autor, në librin e tij “The Sirius Mystery” shton: “Cila pjesë territoriale, mund të ishte më larg se Dodona, në Greqinë e vjetër? Ajo dihet se gjeografikisht ishte krejtësisht jashtë sferës së influencës, diçka më në veri dhe perëndim gjithashtu, shumë më larg se për çdo grek, që të mund ta quante atë të pranueshme si pjesë e historisë së tyre”…Studiuesi tjetër amerikan, Raymond Moody, në një program televiziv me titull “Misteret e padeshifruara”, kur bie fjala për Orakullin e Dodonës, theksonte të njëjtën gjë: “Bindja ime e patundur është se Dodona me malin e Tomorit ndodhet lart mbi kufirin verior të Greqisë”. Siç shihet nga këto deklarata, bie në sy se historianët e huaj as që e imagjinojnë që Tomori ndodhet në Shqipëri dhe nuk ekziston një Tomor i dytë në botë. Është për të ardhur keq, që ky fakt nuk e shqetëson sot aspak Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila me cinizëm vazhdon aktin e turpshëm të heshtjes, në kohën që duhej të ngrinte në këmbë legjione të tëra studiuesish, për tema kaq të rëndësishme dhe aktuale siç është ajo e Dodonës.

Pse ka rëndësi sot Dodona?

Nga mitologjia e vjetër “Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropës, ndërsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithiës, perëndi të lashta, të cilat adhuroheshin nga Pellazgët hyjnorë”. Aravantinoi në shënimet e tij shkruan: “Dodonën e ndërtuan Pellazgët, andaj edhe Zeusi quhesh Zot i Pellazgëve”! Gjithashtu, Plutarku në “Jetët paralele”, kur flet për Pirron e Epirit përmend edhe Dodonën, e cila gjendet në Mollosi! Duke iu referuar historisë, sot më tepër se kurrë po bëhen kërkime rreth rrënojave të Dodonës dhe rëndësisë së veçantë të saj. Italiani Enzo Gatti thotë: “Ilirët e Shqipërisë, të Pindit dhe të Maqedonisë kanë shenjtoren e tyre të famshme, Dodonën. Ajo ndodhet në zemër të Kaonisë, e cila konsiderohet sot si qendra e krijimit të njeriut”. Thuhej se “Orakulli (thënia e fatit), jepej nga një lis, nga një pëllumb, e shkruhej mbi një fletë plumbi”. Por si procedohej në tempullin e Dodonës? Dhe pse ajo ka shumë rëndësi sot për studiuesit e historisë botërore? Po t’i referohemi në këtë pikë Ph.D. Raymond Moodyt, i cili është autor i librit (Reunions) “Ribashkimi”, ai thotë se në kohën e vjetër “priftërinjtë e Dodonës kishin aftësi që të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve. Ata ishin në gjendje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve. Dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët, krahasuar këtu me të gjithë priftërinjtë e Orakujve të tjerë të marrë së bashku”.

Në Dodonë, e cila mendohet që të jetë ndërtuar nëntokë, dhe ambientet e përdorura për vizitorët i ngjanin një spitali të zakonshëm. Por hyrja atje, nëpër llagëmet e nëndheshme të saj, pa ndihmën e priftërinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej të të shoqëronte për në qendrën e tyre. Nga shënimet e vjetra thuhej se “eksperiencën dhe llahtarin që provoje aty, ishte tamam sikur të hyje i gjallë në Ferrin e vërtetë”. Vizitorët jetonin një përçudnim të papërshkruar. Disa e konsideronin këtë gjë, njësoj sikur të shikonin vdekjen e tyre me sy. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga të gjitha anët e botës. Ata donin që të mundësonin kontakte me të dashurit e tyre, të cilët ishin të vdekur tashmë. Në aspektin e logjikës së sotme, një ide e tillë është një lajthitje e pastër. Por ne po flasim për një epokë tepër të largët dhe për eksperiencën e një civilizimi të humbur…

Pasi vizitorët kishin ardhur aty, iu paguanin priftërinjve një shumë të caktuar “për shërbimin”, dhe këta të fundit i sistemonin klientët e tyre në dhoma të ndara nga njëra-tjetra, që përngjanin me një spital të sotëm. Ata iu bindeshin priftërinjve dhe u duhej nganjëherë të prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e përshtatshëm për ribashkim. Ky pra, ishte një moment shumë misterioz, i cili zgjidhej me kujdes nga priftërinjtë, dhe mund të ndodhte që “pacientin” ta ngrinin edhe në mes të natës nganjëherë… Ky “pacient” fillimisht tymosej me sulfur. Në mentalitetin e atëhershëm, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm dhe i rëndësishëm paraprakisht, për të pastruar trupin dhe shpirtin nga mëkatet e mundshme të të gjallit, përpara procesit të kontaktit me të vdekurin. Dikush më mbrapa e shoqëronte klientin nga dhoma e këtij të fundit në dhomën qendrore, e cila përdorej për të tilla ceremoni, ku pritej të fillonte procesi i kontaktit. Pas këtij veprimi, ai kalonte për “atje” nëpërmjet një korridori që zakonisht ishte i gjatë, gati pesëdhjetë këmbë. Aty gjendej një enë jashtëzakonisht e gjerë dhe plot me ujë. Gjithmonë nën kujdesin e priftit të lartë, i cili i qëndronte shumë pranë “klientit” në këto momente, ai instruktohej që t’i mbante sytë në sipërfaqen e ujit. Në të njëjtën kohë, prifti e kungonte atë me formula magjike. Dhe papritur, dalëngadalë fytyra e të gjallit shuhej në pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalë tashmë vizualizohej i “vdekuri”, i gjallë, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur… Në këtë rast, parashikimi me ndërmjetësinë e veçantë të priftit të lartë, dëgjohej drejtpërdrejt nga goja e të vdekurit. Ky akt ndodh edhe me ne në kushtet e gjumit, kur flasim me të vdekurit në mënyrë të pavullnetshme në ëndrrat tona…Për të arritur një gjendje psikologjike kaq speciale “klienti” nga priftërinjtë e Orakullit shpesh si mjete ndihmëse përdoreshin edhe droga të ndryshme që të stimulonin deri në nivelin e haluçinacionit. Plini veçanërisht na e thekson një fakt të tillë, për një bimë me emrin “Henbane”, e cila konsiderohej si “bar i shenjtë” që kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj përdorej për ceremoni të tilla. Henbane në fakt kthehej në një helm vdekjeprurës, në qoftë se nuk dije që ta përdorje. Tjetër narkotik haluçinogjen, ishin bimët me emrin “Hellebore”, “Dittany” dhe”Melampus”, të cilat gjithashtu përdoreshin në kohën e lashtë. “Për shembull në civilizimin Minoan, opiumi nderohej në nivelin e besimit fetar”. Robert Temple (Bota e nëndheshme), bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kësaj lind pyetja e thjeshtë, a ishte e vërtetë e gjithë kjo? Si pra, ishte i mundur realizimi i një gjëje të tillë?

Ndër profetët modernë le të kujtojmë Nostradamusin, i cili përdorte të njëjtat metoda për të parashikuar të ardhmen, duke parë gjërat jo më me enën e ujit, por në sipërfaqen e një xhami të zi, i ngjashëm me ekranin e sotëm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i të parit të gjërave pa qenë prezent në ngjarje ekziston tek njerëz të cilët e kanë këtë si aftësi të veçantë dhe ndryshe thirren me termin mjekësor “paranormalë”. Pra, fenomeni ekziston, por siç shihet ai shtrihet në një grup veçanërisht të kufizuar njerëzish. Këta individë kanë të theksuar “Ndjenjën e Gjashtë”. Shpesh në programe të ndryshme televizive, ne shikojmë njerëz të tillë që përdoren me shumë sukses nga forcat e rendit për aftësinë e tyre të veçanta duke zgjidhur krime të vjetra dhe të reja që edhe teknologjia moderne apo hetues me eksperiencë nuk i kanë zbuluar dot. Gjithashtu, këta njerëz nuk e kanë sensin e të kaluarës apo atë të ardhmes, sepse ata i shikojnë gjërat në kohën e tanishme me një qartësi të pagabueshme. Por në “Institucionin e Dodonës”, priftërinjtë e saj njiheshin edhe për bëma të tjera…Italiani Enzo Gatti në librin e tij “Gli ILIRI”, bot. 1981, nënvizon: “Priftërinjtë Ilirë ishin astronomë ekspertë. Ata ndërtonin qendra nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio… Ata u tregonin bujqve kohën e të mbjellave, e rënies squkë, e nxjerrjes së verës, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojnë datën dhe orën e saktë të eklipseve. Me urdhër të priftit dielli humbiste dritën e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjë ndjellakeqe. Prifti sigurisht përfitonte nga eklipset dhe bëhej interpretuesi i paralajmërimeve hyjnore, duke diktuar mësime të dobishme”. Pra, sipas këtij përshkrimi të Enzo Gattit, del se priftërinjtë ilirë kishin njohuri universale.

Sistemi i Orakujve

Nga aspekti i mënyrës se si janë ndërtuar dhe shpërndarë Orakujt, ky fenomen interesant të bën të habitesh përsëri… Më mirë të themi, është një gjë krejt e jashtëzakonshme me kushtet dhe logjikën e sotme. Megjithëse në këto 50 vitet e fundit, kërkimet janë intensifikuar mjaft, prapë ka kaq shumë pikëpyetje që varen pezull, saqë gjithçka duket si një iluzion i pastër. Në gërmimet e bëra deri më tani, më shumë se 50% e Orakujve ende janë të palokalizuar, dhe për më tepër të parizbuluar. Por, siç theksuam në krye të shkrimit tonë, dokumentet e vjetra dhe deshifrimi i tyre i bën historianët dhe studiuesit e pasionuar krejt optimistë në këtë pikë. Nga ky kontekst edhe Dodona na afron megjithatë ende mundësi të pakufizuara informacioni. “Ajo me sa po shihet është një pjesë e pandarë e një kompleksi ndërtimesh me një qëllim të përbashkët, e cila përfshihet brenda një trekëndëshi kënddrejtë, por që ka një shtrirje gjiganteske në terren. Qendrat e Orakujve të Dodonës, Delphit, Delos, Cythera, Knossos dhe Cyprus janë të lidhura në seri, të shkëputura nga gjerësia gjeografike me njëra-tjetrën. Ato gjithashtu janë në një integral distance gjeografike nga Bendeti i Egjiptit, gjë që tregon njëkohësisht lidhjet e traditës arkeologjike midis tyre… Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi kënddrejtë. Le ta përshkruajmë pak këtë trekëndësh… Njëri kënd fillon me malin e Tomorit nga perëndimi, (Dodona) dhe përfundon në pikën lindore, në malin Ararat (Arka e Noes). Pastaj ai zbret poshtë në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun e krijon një kënd të drejtë 90º, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjiptit. Po ashtu, vendi ku bie ky kënd 90º quhet Bendet dhe ka qenë kryeqyteti i parë i Egjiptit. Të jetë kjo një koincidencë e rastit? Historianët e sotëm nuk mendojnë ashtu. Këtu ndeshim me një tjetër kuriozitet, atë të meridianit origjinal fillestar, por i caktuar nga kush? Distanca nga mali i Tomorit në malin Ararat është e baraslarguar. Duke u përqendruar në këtë pikë, përmendim përsëri Robert Temple që në “The Sirius Mistery” na thekson: “Ne me një vëmendje të veçantë duhet të përqendrohemi tek këndi 45º Dodona/Tomori, dhe tek këndi tjetër 45º Metsamor/Ararat, pika të cilat kanë largësi të barabartë nga Theba, kryeqytet i mëvonshëm i Egjiptit!… Gjithashtu, Arka e Grekevë (Deukalion) ndodhet në malin e Tomorit, ndërsa Arka e Hebrejve (Noes) në malin Ararat… Për arkën e Deukalionit, thuhet se gjendet diku aty pranë Orakullit të shenjtë të Dodonës, prej të cilës Argo, prijësi i Argonautëve, gjatë udhëtimit merrte drejtimin Kibernetik të rrjetit pyjor”. Por Robert Temple në të njëjtën kohë vë në pikëpyetje pronësinë e këtyre Arkave të njohura dhe të përmendura gjatë përmbytjes së madhe biblike. Ai na kujton: “Nga burimet e shkrimeve të vjetra historike grekët adaptuan Arkën Deukalion dhe hebrenjtë e bënë të tyren Arkën e Noes. Grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, saqë mund të themi që bëhet fjalë për mijëra vite distancë përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”. Po këtu, ai sugjeron këdo që ka interes të mësojë mbi origjinën e civilizimit grek dhe hebre, librin brilant të Prof. Cyrus Gordon me titull “Pikat e takimit në civilizimit grek dhe atë hebre”. Duke vazhduar më tej me logjikën e shtrirjes gjeometrike të Orakujve mund të themi se Dodona është saktësisht 8º në veri të Bendetit në gjerësi, dhe qendra e Orakullit të Delphit është saktësisht 7º në veri të Bendetit, në gjerësi gjithashtu. Këndet e brendshme të këtyre pikave janë secili nga 45º. Çdo të thotë kjo? Vetë Orakujt janë të baraslarguar nga njëri-tjetri. Pra, a kemi këtu një rast klasik se si Arkitekti i Universit i ndërtoi gjërat në tokë?… Autori i famshëm i librit “Vizitorë nga Kozmosi”, Erik Von Daniken, në librin “Odisea e Zotave”, me nëntitull “Historia e Alienëve në Greqinë e vjetër”, na e rithekson fenomenin e trekëndëshave që krijojnë një rrjet të çuditshëm marrëdhëniesh të ndërsjella. Ai thekson: “Çdokush mundet të verë re se kemi trekëndësha të tillë që të krijojnë një rrjet të përbashkët me qendrat e kultit, dhe kjo gjë nuk mund të jetë një rastësi”. Ja një shembull vazhdon ai: “Dodona-Delphi-Sparta, një trekëndësh! Distanca ndërmjet tyre është e barabartë. Dodona-Delphi, Dodona-Sparta, Delphi-Sparta, etj. Një tjetër trekëndësh formon Nikosia-Dodona-Knossos. Dhe po t’i marrim të gjitha së bashku del që Dodona është në relacion gjeodezik/gjeometrik me Delphin, Olimpian, Eleusis, Epidaurus, Aphea, Akropolis, Sparta, Mycenae, Thebes, Chalcis, Nemea, Gortys dhe Milet”.

Komunikimi

Një tjetër dukuri e rëndësishme është komunikimi midis këtyre qendrave të kultit. Ç’do gjë brenda këtij territori, me një dimension krejt të paimagjinueshëm për kohën tonë, është ndërtuar sipas një masterplani! Me njohuritë dhe teknologjinë e sotme ky masterplan është i krejt i parealizueshëm. Robert Temple, nga ana e tij, vë në dukje edhe diçka tjetër: sistemin e komunikimit midis tempujve. Po si pra, komunikonin ato? Në “Netherworld” (Bota e të vdekurve) Robert Temple shkruan: “Jam i informuar se pëllumbat postierë ishin në gjendje që të fluturonin nga Theba e Egjiptit në Dodonë brenda një dite”. Në kohët e vjetra profetët të lidhur me Dodonën, konsideroheshin të aftë në zbërthimin e gjuhës së zogjve. Në fakt “gjuha e zogjve” ishte e shkruar në një letër, e cila i lidhej pëllumbit korrier në këmbë. Sistemi i pëllumbave postierë është shpjegim bindës për shprehjen “zogjtë që flasin” të Orakullit. Në fakt, zogjtë ndihmonin qendrën e Orakullit që të ruante lidhje me qendrat e tjera, me të rejat e fundit gjithashtu, dhe siguronte rrjetin komunikues të domosdoshëm për biznes. Kjo ishte një zgjidhje brilante e kohës; pra, pëllumbi përçonte mesazhet nga Zeusi! Në një tjetër rast, Homeri tek poema e tij “Odisea” përmend: “Pëllumbi i ndrojtur po sjell ambrozia (ushqimin e pavdekësisë tek baba Zeusi”… Herodoti gjithashtu shkruan për funksionin stabël të Orakullit se është edhe për meritë të pëllumbave postierë”!… Prapë Herodoti, në një vend tjetër thotë: “Më ka thënë një prift i Thebës se profetët e Dodonës thoshin që dy pëllumba të zinj fluturuan nga Theba në Egjipt; njëri nga ata përfundoi në Libi dhe tjetri u ul në një lis dhe foli me zë njeriu, duke thënë se Orakulli këtu duhet të ndërtohet për nder të Zeusit”. Pas gjithë këtyre fakteve që përmendëm, pëllumbat korrierë janë përdorur për qëllim komunikimi edhe më herët prej Sumerëve, tre mijë vjet B.C. Më vonë nga romakët, deri vonë edhe nga flota Britanike… Flitet gjithashtu edhe për komunikimin në formën e një rrjeti të nëndheshëm. Një gojëdhënë e vjetër shqiptare thotë: “Tomori komunikon nën dhé me Vezuvin e Italisë. Pra, thuhet se kur fillon Vezuvi të shpërthejë, Tomori zbraz topa”! (Perikli Ikonomi, “Hist. e Tomorit”, bot. i vit. 1934)

Bie në sy menjëherë në këtë rast ekzagjerimi i faktit. Por fakti i komunikimit të nëndheshëm a duhet trajtuar me respekt? Philostratus, për kompleksin e hyrjeve në Libadea kujton: “Sipërfaqja i bën ato (hyrjet) disa të afërta dhe disa në distanca shumë të largëta…” Pra, në qoftë se është e vërtetë kjo, ne këtu kemi të bëjmë me një rrjet nëntokësor komunikimi dhe hyrje sekrete që janë larg qendrës së Orakullit. Shumë legjenda të vjetra e përmendin po ashtu një fakt të tillë, por duhet të theksojmë se ende pritet të zbulohen evidenca arkeologjike, të cilat do të mbështesin ose do t’i rrëzojnë këto argumente.

Imazhi i perëndisë Bes në Egjiptin e lashtë

Imazhi i perëndisë Bes  në Egjiptin e lashtë

BESBesimit të krishterë iu desh të konkurrojë me shumë fe dhe kulte të dashura, ndaj ai i demonizoi ata. Njihuni me perëndinë miqësore që u kthye në djallin e të krishterëve

Në fillim të këtij viti vizitova tempullin e perëndeshës Hathor në Dendera, në perëndim të Nilit, Egjipt. Datuar që prej shekullit të parë të erës sonë, tempulli ishte i dekoruar me një përshkrim që e tregonte Kleopatrën si dashnoren e Jul Cezarit, Mark Antonit dhe faraonit të fundit të Egjiptit.
Pak imazhe të Kleopatrës kanë mbijetuar, një profil jo i saktë i stampuar në një monedhë që nuk i ngjante aspak Elizabet Tejlorit në filmin epik të vitit 1963. Pranë saj ishte pikturuar një tjetër figurë e shëmtuar. Ai imazh shfaqej në pjesë të ndryshme të qytetit arkeologjik, por veçanërisht konturohej në një shtyllë guri gëlqerore, që dikur kishte qenë “shtëpia e lindjes” pranë tempullit.
Me trupin e ngjeshur të një xhuxhi këmbështrembër, ai shfaqej me duart mbështetur në ijë. Koka e tij groteske kishte një shprehje të shtrembëruar dhe të fëlliqur, teksa mjekra e tij përfundonte me spirale. Një bisht i varej përmes këmbëve. Ky ishte perëndia egjiptiane Bes i dashur për shekuj jo vetëm prej egjiptianëve, por edhe prej mesdhetarëve dhe së fundmi kishte ndihmuar në formësimin e pamjes së djallit të krishterë.
Pavarësisht se ai nuk ka një kult të mirëfilltë, Bes ishte shumë i përhapur në Egjiptin e lashtë. Ai adhurohej dhe mbahej në shtëpi si shenjë e të mirave të jetës si: seksi, pija, muzika dhe argëtimi. Perëndia Bes kishte gjithashtu një funksion mbrojtës dhe mbahej afër gjatë lindjeve të fëmijëve. Me pak fjalë, ndonëse në kohën moderne mund të duket i frikshëm, në kohën e tij ai ishte tepër i mirë.
Verë, femra dhe këngë
Sipas arkeologut iranian, Kamyar Abdi, imazhi i perëndisë Bes përdorej në Egjiptin e lashtë për të dekoruar shumë sende personale dhe mobilie. Ai ishte i gdhendur në shtretër, pasqyra, sete enësh dhe në kutitë e bizhuve.
Si rezultat, muzetë në të gjithë botën përmbajnë qindra artefakte, thika dhe shkopinj magjikë, të stolisur me fytyrën hipnotizuese të perëndisë Bes. Origjina e tij mbetet e paqartë. Mbase ai është një kompozim i më shumë se dhjetë perëndive të ndara. Sipas një këndvështrimi të historisë së artit, ai është sigurisht një kuriozitet, në të kundërt të shumë perëndive egjiptiane që shfaqen në profil, perëndia Bes shfaqet përballë.
Disa studiues këshillojnë se ai u shfaq në Afrikën Nënsahariane. Ka mundësi që ai ta ketë filluar jetën si një luan ose mace. Mendohet se figura e këtij perëndie i bënte fëmijët të qeshnin, pra ai ishte më tepër një perëndi për njerëzit e zakonshëm, sesa për mbretërit. Performuesit e bënin tatuazh imazhin e Besit për shkak të lidhjes së tij me muzikën dhe kërcimin, ndërkohë që prostitutat mund t’i kenë vënë tatuazhet pranë gjenitaleve të tyre, në mënyrë që të largonin sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Në fund të mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit, Bes ishte bërë i njohur në botën Mesdhetare. Edhe vendasit jo egjiptianë prodhonin objekte që kishin të gdhendur figurën e tij. Në fillim të mijëvjeçarit të parë, phoenikanët u bënë adhurues të mëdhenj të Besit, ashtu si edhe romakët më pas. Perëndia Bes shfaqej me raste i veshur si një legjionar romak. Popullariteti i tij i shfrenuar madje i mbijetoi edhe ardhjes së kristianizmit.
Perëndi dhe përbindësha
Edhe pse ndikimi i tij u zbeh përgjatë kohës së Kostandinit, perëndia Bes akoma e shfaqte veten në kulturën perëndimore. Egjipti i lashtë ishte një burim i rëndësishëm i artistëve kristianë. Kështu figura e perëndeshës Isis me djalin e saj Horus ofroi një prototip për prezantimin e imazhit të virgjëreshës dhe fëmijës.
Në të njëjtën mënyrë perëndia Bes u bë shëmbëlltyrë për djallin. Shpesh ai shfaqej me bisht si sfurk ose me gjarpërinj që i dilnin prej trupit, të gjitha këto u bënë më pas cilësi të Satanait. Në mozaikun e ferrit që daton në vitin 1280 dhe i atribuohet Coppo di Marcavaldo në Përgëzimoren e Firences, gjarpërinjtë dilnin nga veshët e djallit në imazhin më të madh të Satanait në Europë.
Mbi të gjitha, shprehja groteske në fytyrën e perëndisë Bes ishte një model për fytyrën rrëqethëse të djallit. Për shembull, në një mozaik të mrekullueshëm bizantin mbi gjykimin e fundit shfaqej një vigan me sy blu e mjekër të bardhë në një liqen të zjarrtë të ferrit.
Ashtu si elemente të tjera, si pesha e shpirtrave, derivojnë prej artit të Egjiptit të lashtë, edhe pjesë të këtij përbindëshi janë huazuar nga tradita ikonografike që përfaqësonte perëndinë Bes. Ndryshe nga ky i fundit, vigani nuk është një xhuxh, por një figurë e vogël, identiteti i të cilit mbetet i pasigurt. Përveç kësaj, lëkura blu e viganit mund të vijë për shkak të ngjyrave të gjalla të hajmalive që përfaqësonin perëndinë Bes, të cilat bëheshin me enë argjile me xham.
Shpërfytyrimi
Ka shumë mundësi që imazhi i perëndisë egjiptiane të ketë ndikuar në përfytyrimin për demonët, grekët. Kjo më pas ndikoi te perceptimi i djallit në përgjithësi. Ka disa ngjashmëri midis Satanait dhe stërgjyshit të tij, perëndisë-dhi greke të quajtur Pan. Ashtu si Bes, edhe Pan mendohej të ishte i lidhur me seksin e paanshëm. “Kisha bëri me Pan-in atë që Stalini i bëri Trotckit, shprehet kritiku i artit Robert Hughes. Cilësitë e perëndisë-dhi greke iu dhanë në art Satanait kristian. Besimit të krishterë iu desh të konkurrojë me shumë fe dhe kulte të dashura, ndaj ai i demonizoi ata. Për egjiptianët e lashtë Bes ishte një zot mbrojtës dhe miqësor. Nga ana e tyre kristianët e konsideronin atë si të huaj dhe shqetësues, në mënyrë që të tregonin triumfin e besimit të ri që sundoi mbi zakonet e vjetra.

 

 

 

 

[the_ad id=”4107″]

Agjenti serb i UDB-së: Ja si mund ti fusim shqiptarët në luftë civile

Agjenti serb i UDB-së: Ja si mund ti fusim shqiptarët në luftë civile

145248469245573

Një ish-agjent i UDB-së serbe, mik i afërt me kreun e inteligjencës së Serbisë Dejan Luçiç ka thënë “formulën” sesi mund ti fusësh shqiptarët në luftë civile me njëri-tjetrin.

Agjenti serb i UDB-së: Ja si mund ti fusim shqiptarët në luftë civile

Një ish-agjent i UDB-së serbe, mik i afërt me kreun e inteligjencës së Serbisë Dejan Luçiç ka thënë “formulën” sesi mund ti fusësh shqiptarët në luftë civile me njëri-tjetrin.

Ai thotë se mjafton që mes shqiptarëve të fusësh përcarjen fetare apo krahinore apo mes fisesh dhe ata do të përballeshin keq me njëri-tjetrin.

“Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe”, tha ai në deklaratën shokuese.

Ai ka shtuar edhe se mund të bëhet përçarja e shqiptarëve gjithashtu edhe duke vrarë një politikan dhe më pas ia hedh fajin kundërshtarit të tij politik.

“Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja…, luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”,– parashikon bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish-drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luçiç.

Zbardhet kontrata e re,ja paga qe do te fitoj De Biazi

Zbardhet kontrata e re,ja paga qe do te fitoj De Biazi

gianni-debiazi

Zbardhen detajet e kontratës së re të trajnerit të Kombëtares. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ndryshimet financiare për rinovimin automatik të kontratës së Xhani De Biazit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është miratuar edhe ndryshimi i termave financiarë për dyvjetorin e ardhshëm. Sipas kontratës së rinovuar, kreu i pankinës kuqezi do të përfitojë 358 mijë euro më shumë sesa në edicionin (dy vitet), që përkoi edhe me kualifikimin e kuqezinjve për në EURO 2016.

 

Detajet

Më 29 dhjetor të vitit kalendarik që lamë pas, trajneri italian i Kombëtares ka qenë në Shqipëri dhe ka zhvilluar edhe takimin e fundit me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me ndryshimin e termave financiarë të kontratës së rinovuar automatikisht pas kualifikimit në Europian. Xhani De Biazi ka përfituar një pagesë prej 492 000 eurosh në edicionin e kaluar. Pagë kjo, pa përfshirë bonuset që kanë qenë të veçuara dhe të përcaktuara në kontratë për çdo arritje të skuadrës kombëtare gjatë edicionit kualifikues. Në përfundim të kualifikueseve, kur Shqipëria e siguroi pjesëmarrjen në Europian, italiani lëshoi një batutë në lidhje me termat financiarë për vazhdimësinë e tij me Shqipërinë. “Do të mjaftonin diku te 2-3 milionë euro për të qëndruar”, ka qenë shprehja e italianit në formë batute, por që e kishte të përfshirë kërkesën e tij për një shpërblim më të madh që të mund të vijonte punën e tij në krye të stolit të Kombëtares.

Rritja

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar pagën e trajnerit pas rinovimit automatik të kontratës për dy vitet e ardhshme deri në përfundim të kualifikueseve për në “Rusi 2018”, e cila do të jetë 850 000 euro. Pra, diçka më shumë se dyfishi i pagës që italiani ka përfituar në këtë dyvjeçar shumë të suksesshëm për të në aspektin personal dhe për vetë Kombëtaren. Rritja e pagës së trajnerit është bërë përafërsisht në masën 58%.

Përgatiti: Olsi Tujani-Panorama Sport

 

Dilemat ne udhekryq!

Dilemat  ne udhekryq!

Skender Shala

Shkruan: Skënder Shala

Fillimi i shek. XXl për kombin tonë është, riciklimi i bagazhit historik të mbeturinavë që i lanë poshtuesit shumë shekullor në cfarosjen dhe shkatrrimin e kombit dhe kultures tonë Hyjnor në gadishullin Ilirik. – Falë Zotit shpetuam! Sot jemi deshmitar të mbijetimit, me vullnetin e Hyjit tonë, edhe duke qenë shumë mirënjohes të gjithë atyre që na ndihmuan për clirim!

Si dihet, atëherë shumë moti, ndoshta ashtu e deshti Zoti që ti furnizojmë shtëtët dhe kontinentët tjera me racën tone Hyjnore, dhe më në fund ti kthehmi vetëvetës?! Nga ajo katrahur që ku jemi sot, në 7-8-të pjesë të shpërndarë. Megjithatë prap po bëhët përpjekjë në ringjalljen e përtrirjes funksionalë të natyrshmërisë tonë gjithëandej ku ka shqipëtar. Kemi kaluar plot rreziqë, sfida, barriera dhe përplasje nga më të ndryshmet, sëpsë koha e gjatë shumë shekullorë edhe e ka bërë të vetën, duke tjetërsuar zakonet, fenë, kulturen, gjuhën e tjera deri në vetëmohim!!!

Tani gjenerata e re, më së mirti e ka kuptuar ketë transfërim që kombi ka nevojë të Rilind mbrenda natyrshmërisë së vetë. Kjo lidhje fatlume është bërë gjenëratë mbas gjenëratë nga pishtarët e kombit tone që na e lanë trashegim atdhedashurinë brez pas brezi nëpër shekujt e erret! Sot duhet të ndihemi mjaft të lumtur, sëpsë përcarjet që na i lanë thundraket shekujë me radhë, po zhduken ndalngadal. Ishin vërtëtë shumë të rrezikshmë për zhdukje dhe tjetërsim. Tani kanë mbetur vetëm fundrinat e fundit në veprim edhe pak ditë duke shfrytëzuar lodhjen tonë shekullore. Ne na duhet ta kthejmë krenarinë të gjenerata e re, e cila po vetëdijesohet cdo ditë e më tepër duke kuptuar vleren shtëtndërtuese. Por edhe duke kuptuar mekanizmat përqarsë që përdoren armiqët shekullor përqajë e sundo, e sidomos përmes fesë!

Tani po kalon koha e ndarjevë rajonale e regjionale. Edhe ata që kanë mbetur hijeve, duhet ta kuptojnë së Trojevë të Arbërisë po i kthehet natyrshmërija, duke filluar ta shëndrisin rrezët Hyjnorë! Vetëdijesimi kombtar është vyrtyti më i lartë njërzor. Atëdheu e kombi është i shëndetshëm dhe funksional vetëm atëherë kur din vetë të menagjohet. Duhet ta dijmë së kombi nuk ndahet në shumicë e pakicë simbas fesë, fisit etj. Për fat të mirë këtë e dijnë 70% – 80% sot. Prandej nuk ka kush së për cfar të brengoset nga keqëbërsit e një numri shumë të vogël fanatikesh osë bashkpuntor të armikut, injorant fetar për ndonjë rrezik cfardo coftë ai. Sëpsë, vlerat univërzalë janë pasuri gjithë kombtare që kujdeset shumica pra 70% – 80%-shit! Nga kjo shumicë, del vigjilenca kujdestare si Orë e mirë që bënë roje shëjnëtrisë! Prandej, armiqëve dhe fanatikve nuk do tu mbetët shumë hapsirë për veprim. Ata, po e kuptojnë cdo ditë e më shumë së NE po i kthehemi vlerave të natyrshmërisë tonë Europiane. Ata, po shfrytëzojnë edhe pak varfërinë tonë, dhe përmes ,,shoqatave bëmiresë” në krye me gjeneral të përgaditur duke i shantazhuar një pjesë të lodhurit, injorantët dhe duke i kthyar në fanatik fetar vetëvrasës me ndihmen e poliagjentve qëveritar. Raketat e shumta drejt qiellit në Dardani vetëm së e kanë një mesazh të keqë për pamje, së ky truall i arbërit ruan themelet e vjetra të kishave, varrezave së bashku me kulturen tonë antike Këtë duhet ta din opinioni i mbrendshem e i jashtem, e në vecanti armiqet!

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

refik hasani

3 vjetori i heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë , Tirana e Prishtina vazhdojn heshtjen

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet , ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine. Read more

JAM SHQIPTAR!

JAM SHQIPTAR!

JAM SHQIPTAR

Më në fund ndodhi e pabesueshmja: doli në shesh mashtrimi shekullor mbi përkatësinë etnike të Shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme – u thye miti mbi Rekën maqedonase, mbi thesarin e një trashëgimie materiale e shpirtërore, të përvetësuar kubarisht nga pushtetet dhe pushtetarët e ligj, që, mjerisht, lanë prapa vetes pinjollë të mbarsur me urrejtje patologjike ndaj gjithçkaje që pipëtin shqip.

E dini: Reka e Epërme, që si krahinë shtrihet në të dy anët e Radikës, midis kurorave malore të Korabit e Deshatit, ka qenë përherë kërthiza e Shqiptarëve ortodoksë, të cilët gjer vonë e kanë ndier veten si pjesë të tërësisë së kombit. Por, lënia pas dore e Rekës dhe asimilimi i sistematik i shqiptarëve në sllavë, i filluar nga Jugosllavia e Versajit dhe gati e finalizuar nga Maqedonia socialiste si pjesë e Jugosllavisë së Avnojit, e ka shkretuar rajonin dhe i ka shprazur gati në tërësi fshatrat e banuar me popullatë shqiptare të krishterë dhe muslimane, si: Zhirovnica, Grekaj, Vërbeni, Vërbjani, Tanusha, Rimnica, Nivishta, Zhuzhnja, Shtirovica, Reçi, Strezimiri, Brodeci, Niçpuri, Bogdeva, Krakornica, Dubova, Vollkovia, Senca, Tërnica, Mavrova, Nikifori, Kiçinica, Beliçica, Lemnova, Brezovica, Çajani, Dufi…

E veçanta e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë të Rekës është heshtja mortore që e ka shoqëruar procesin e kovertimit të pashembullt etnik të dhjetëra mijëra njerëzve – indiferenca e shqiptarëve të besimit ortodoks, që u asimiluan pabëzajtur dhe indiferenca e shqiptarëve të besimit musliman, që nuk e panë gjëmën e vëllezërve të gjuhës e të gjakut. Ndaj, aq sa flet kjo vaki për perfiditetin dhe metodat e sofistikuara të asimilimit në fjalë, po aq ndriçon ndërgjegjen tonë kolektive dhe gatishmërinë për t’u shkrirë n’asgjë me lehtësi të papërballueshme, pa një zë të fuqishëm protestues, pa asnjë alarm serioz në mediet brenda a jashtë kësaj shkretishteje, pa asnjë rebelim promoteu, të gatshëm t’ia dhurojë popullit zjarrin, ta vetëdijësojë atë se është duke jetuar stinën e ligë që e shfytyroi përsijeta.

Me dhembje them “përsijeta”, sepse është iluzion të pritet kthimi i sërishëm në origjinë i rreth 100.000 frymëve, aq sa pohojnë se janë vetë shqiptarët ortodoksë të Rekës. Gjërat kanë shkuar tepër larg për të qenë optimist me tamam rreth kësaj çëshshtjeje, megjithatë shpresa nuk ka tretur me fund, sepse po shtohet numri i atyre që po dalin nga guaska e “shkretëve” dhe po e mundin frikën me klithmën: JAM SHQIPTAR!

Kështu, udha e nisur para disa vitesh nga shqiptaro-amerikani i urtë Branko Manajllovski dhe e vazhduar më pas prej shqiptarëve të tjerë ortodoksë me prejardhje nga Reka e rilindësit Josif Bageri, u kurorëzua para disa ditësh me pranimin e Bashkësisë së shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë si komunitet i mëvetësishëm fetar, i barabartë para ligjit me komunitetet tjera.

S’do mend se kjo është arritje e madhe, që mëton ta vë në vendin e vet një të vërtetë të zhvendosur historike, e cila shqiptarëve të besimit ortodoks do t’ua kthejë domosdoshmërisht tapitë mbi kishat dhe manastiret e tyre dhe të drejtën për t’iu lutur Zotit në Gjuhën mjaltë të Nënës.

Natyrisht, kjo ka shqetësuar qarqet e indoktrinuara pashërueshëm me shqipatarofobi, ku bëjnë pjesë dhe mashat e tyre shqipfolëse, që fatmirësisht nuk kanë mandat dhe autoritet të përfaqësojnë asgjë më shumë se mjerimin e tyre.Burimi:http://portalb.mk/

Aleksandri i Madh,dhe origjina ILIRE

Aleksandri i Madh,dhe origjina ILIRE

Aleksandri i MadhAleksandri i Madh,dhe origjina ILIRE

Nga: Erjon Elezi

Akademiku Britanik William Woodthorpe Tarn, konsidorohet si nje nder shkrimtaret me serioz ne mbare boten per shkrimin e vepres se Aleksandrin te madh.

Aleksandri i shte i biri Filipit (ll) dhe i Olymbias,pra sipas shkrimtarit Britanik familja i perkiste gjakut Ilire,Shqiptar.

Gjat vizites se tij ne vitin 1921 ne shqiperi Wlliam brenda dy vitesh shkruajti librin (Majat e Shales) duke degjuar rrefimin nga nje plak Shqiptar,William ka ber nje pershkrim te sakt reth origjines ILIRE te Aleksandit te madh.

William shkruan se ne ate kohe nuk ka qen Pella kryeqytet i mbreteris se bashkuare,mes Selanikut dhe Emadhis( e madhja-Qytet i madh),por ishte Mati i sotem qe ndodhet ne Malesi te Shqiperise.

Babai Aleksandrit Filipi i dyte,kishte dy shtepi te medha ne Pela dhe Emadhija para se te lindte Leka i Madh (shkruan William Woodthorpe Tarn) dhe mendohet se pas lindjes se Aleksandrit familja u khtye ne Pela Greqi e sotme..Pra mendohet se Filipi ka qendruar ne Mat dhe pas lindjes se Lekes ai e hipi Aleksandrin mbi kal dhe u kthye ne Pela (Greqi e stome).

Filipi ishte krenar per djalin e tij,madje ne daljen e tij publike pas lindjes se Aleksandrit ai deklaroi se do ta bente ate mbretin e botes,Aleksandri do te jet mbreti botes madje akoma me i zgjuar se vet Filipi,ky ishte fjalimi i pare i Filipit pas lindjes se Aleksandrit te madh.Ndersa njerzit parashikonin te Aleksandi nje mbret te forte dhe te pa mposhtur..Me krenarin e tij verbale Filipi i dyte e dergoi ne Greqi Aleksandrin si nje Shqiptar te vertet,ku Aleksandri studjoi,dhe mesuesi i tij personal (ose keshilltar) ishte Aristoteli edhe ky i fundit ishte (gjak shqiptari),pra Aristoteli u perzgjodh nga Filipi si mesues i Lekes.

* P 1, Aleksandri i Madh, WW Tarn, Beacon Press, Boston, 1956 ** “Emadhija” do të thotë në gjuhën shqipe “qytet të madh” *** PP 184, 186, 187, majat e Shala, Rose Wilder Lane. Harper Brothers & Botuesit, New York dhe Londër, 1923
Maqedonasit dhe Greket kane hedhur pretendimin per Aleksandrin e Madhe . Megjithate, siç citohet  në paragrafin e hapjes të librit te William Woodthorpe Tarn , Aleksandri i Madh mund të identifikohet me te drejte si  shqiptar.
[the_ad id=”6025″]
[the_ad id=”4118″]

Hungaria, ndihmon me 160 milionë euro bashkëkombasit në Vojvodinë , kurse Tirana dhe Prishtina një qindë mijë euro ndihmuan Preshevën!

Hungaria, ndihmon me 160 milionë euro bashkëkombasit në Vojvodinë , kurse Tirana dhe Prishtina një qindë mijë euro ndihmuan Preshevën!

refik-hasani

 

 

 

 

 

 

Shkruan : Refik HASANI Krahina e Hungarezëve të Vojvodinës ndihmohet nga shteti amë Hungaria me vlerë 50 miliardë Forinta të shprehura në 160 milionë euro Hungaria për bashkëkombasit e vetë ka parapar edhe projekte e programe afagjata dhe afatshkurtëra si në arsim , në bujqësi e sektor tjerë për ruajtjen e trashigimisë së Hungarezëve në Vojvodinë si një Krahin Serbisë . Kurse Serbia me miliona euro ndihmon Serbët në Kosovë duke i financuar administratën publike , arsimin , shëndetësin , kulturën, infrastrukturën dhe struktura të policisë , ushtrisë dhe segmente tjera të sigurisë që çdo muaj marrin pagat mujore . A thua sa mjete shpenzon Serbia për Serbët në Kosovë , sa mjete shpenzon Serbia për Serbët Bosnjë e Hercegovinës etj . Kurse shumë lehtë e kemi të njohur që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës sa mjete kan investuar për Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë që ndihmoi dhe jan ndar një shumë prej një qindë mijë euro e disa qindra Abetare . *** Nëse do të bëhej ndonjë rangim se sa mjete shpenzojn shtetet amë për bashkëkombasit e tyre , paraprakisht e marrim guximin të themi që Shqipëria dhe Republika e Kosovës kan më së paku apo do të jen të fundit në këtë ranglistë për nga ndarja e mjeteve për kokë banorë për bashkëkombasit që jetojn jashta kufijve administrativ . 6 Janar 2016

Kimete Berisha: Edhe Amerika po ua zë rrugën ?!

Kimete Berisha: Edhe Amerika po ua zë rrugën ?!

amerika

Shkruan: Kimete Berisha

Çka do të thotë kjo ti thuash Amerikës ‘këqyri punët t’ua, na lë neve ta marrim Kosovën në dorë’!
Merreni ju Kosovën në dorë, kush po ju ndal!

stupcave

Diçka me opozitën definitivisht nuk qenka në rregull.

Ramushi ish dasht me ditë se në mes Ramushit dhe Amerikës, shqiptarët janë me Amerikën, kjo as nuk diskutohet.

Pa AAK-në Kosova mundet, po pa Amerikën nuk mundet. Pa Amerikën ne jemi inekzistentë, jemi vetëm një grumbull robërish të vetmuar.

Atij shqiptari që edhe Amerika i duket e keqe, ai që edhe Amerikës i gjen behane, ai politikan nuk ka të ardhme në politikë.

E kam pasur njet të dal në protestën e 9 Janarit, kundër plaçkës së madhe të KEDS-it, ama nuk shkoj dot pas atyre që as nuk e kuptojnë se nuk na duhet neve pavarësi nga Amerika.
Më mirë të paguaj në muaj nga 100 euro rrymë pa i harxhuar. Nuk shkohet pas atij që nuk e kupton se shqiptarët e kanë votuar këtë qeveri, e jo votuesit amerikanë.

Çka kanë faj amerikanët pse AAK nuk u bë parti e madhe, sa Ramushi!

Opozita ka probleme me votuesit shqiptarë, jo me Amerikën.

Kush ankohet në politikën amerikane ndaj Kosovës, duket si njëfarë rusi i madh apo njëfarë arabi i vogël në mesin tonë.

Ramushi duhet t’i mas fjalët para se të shprehet politikisht, sepse ‘çdo gjë që flet, mund dhe do të përdoret kundër tij’.

KRIMET KOMUNISTE NDAJ INTELEKTUALËVE- TË PUSHKATUAR: TË VDEKUR NË BURG: TË BURGOSUR:

KRIMET KOMUNISTE NDAJ INTELEKTUALËVE- TË PUSHKATUAR: TË VDEKUR NË BURG: TË BURGOSUR:

145195808454310TË PUSHKATUAR:

SYRJA KOKALARI
lindi në Gjirokastër më 1903, ndërsa studimet e larta i kreu në Itali. Më 12 nëntor 1944 u pushkatua pa gjyq.

SALIM KOKALARI
lindi më 1896 po në Gjirokastër.
Emigron në SHBA më 1916 po më pas kthehet duke punuar si pedagog në Liceun e Gjirokastrës. Dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

SELAUDIN TOTO
lindi në Tiranë më 1919.
Keu studimet e larta për matematikë-fizikë në Universitetin e Torinos, ndërsa themelon Institutin e Shkencave.
Deputet i legjislacionit të parë të deputetëve, dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

LEXOJE TE PLOTE

Nga kush tmerrohet ISIS-i? Nuk janë forcat amerikane e as britanike

Nga kush tmerrohet ISIS-i? Nuk janë forcat amerikane e as britanike

145186783577208

Sipas gazetarit perëndimor, Jürgen Todenhöfer, i pari që ka hyrë në territoret e ISIS-it dhe ka dalë gjallë, frika më e madhe e grupit terrorist është shteti i Izraelit.

Ai i ka kaluar 10 ditë në të ashtuquajturin Shteti Islamik vitin e kaluar, ndërsa gjetjet e tij i ka publikuar të përmbledhura në një libër, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë me “Jewish News”, gazetari gjerman ka thënë se Izraeli nuk është i përfshirë në listën e kolonizimit në Lindjen e Mesme.

“Vendi i vetëm nga i cili frikësohet ISIS-i është Izraeli – ata vetë më kanë thënë se ushtria izraelite është shumë e fuqishme për ta”, ka thënë Todenhöfer.

Të njëjtën frikë, ISIS nuk e ka as ndaj ushtrisë amerikane dhe britanike.

Sipas tij, ISIS-i është i bindur se ka potencial të mund trupat tokësore amerikane dhe britanike, për të cilat ata thonë se nuk kanë eksperiencë në luftë guerile dhe strategji terroriste.

Sa zgjat seksi me një femër me përvojë?

Sa zgjat seksi me një femër me përvojë?

femrat-seksi

Nëse seksi me një femër të virgjër zgjat 7 orë e 1 minutë, nga të cilat 4 orë duhet ta bindësh, 1 minutë të kryesh marrëdhënie e 3 orë t’i kërkosh falje, a e dini sa zgjat marrëdhënia me një femër me përvojë?

 

Nëse me femrën e virgjër pjesa më e vështirë është bindja dhe falja, me femrën që ka përvojë pjesa më e vështirë është të mblidhni veten pas seksit.

Seksi me femrën që ka përvojë zgjat 3 orë e 30 minuta:
– 30 minuta paralojë
– 1 orë të kryesh marrëdhënie
– 2 orë derisa të vish në vete

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

papa viziton kosoven

Papa Françesku do të ketë përpara një vit të vështirë, në përpjekjet e tij për ta modernizuar kishën, thonë burimet e afërta me të në Vatikan. Megjithatë, gjatë vitit 2016 ai pritet të vizitojë disa shtete. Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.

Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do të vizitonte Kosovën. Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj. Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Read more