Get a site

Lufta e Kosoves si e blinduam Kukesin me topa dhe tanke

Lufta e Kosoves si e blinduam Kukesin me topa dhe tanke

Sulejman Abazi-UCKIdeja e gjithhershme “Pavarësi për Kosovën”, nuk mori jetë vetëm nga veprimet luftarake të UÇK-së. Që në vitet ‘80 ushtria shqiptare përgatitej për një operacion të jashtëzakonshëm, që gjithsesi ruhej në sekret të plotë.

Plani “Shpërthimi”, mbi të cilin punuan vetëm katër ushtarakë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar nga Mehmet Shehu, përcaktonte saktësisht, mësymjen frontale që do të mund të merrte me forcë territoret shqiptare të humbura nga Konferenca e Londrës.

Gati 20 vjet më vonë, lufta do të niste vërtet, por këtë herë në kushte të tjera… …Në 100 vitet e shtetit shqiptar, të paktën në dy raste ushtria do të tregonte se dinte të luftonte. Provokacionet greke të gushtit ’49 dhe ato serbe 50 vjet më pas nuk e realizuan misionin.

Kolonel Sulejman Abazi, si një nga drejtuesit e ushtrisë shqiptare që mori pjesë aktive në mbrojtjen e kufirit shtetëror, gjatë Luftës së Kosovës, rrëfen për “Shekullin”, ditët e vështira në verilindje të vendit përballë trupave të ushtrisë serbe.

A ka pasur Shqipëria plan konkret për të ndërhyrë në Kosovë?

Po, ka një histori të tillë. Në hartën e Drejtorisë së Zbulimit të Shtatmadhorisë Shqiptare, mbi dislokimin e forcave ushtarake në drejtimin Kosovë – Shqipëri, ishin të pasqyruara saktësisht forcat e Z2-3U të Armatës së Jugosllavisë, me qendër në Nish e Shkup.

Në arkiv gjendet harta e shkallës 1:200 mijë, me Nr.927, dt. 29/12/1980, e cila përfshinte krahinën e Kosovës, ku parashikoheshin 27 pika dhe rajone të paracaktuara për  depërtim e veprime në prapavijë të armikut, të koduara sipas rregullit ushtarak.

largea_sulejman-abazi-uck-7-11389473756
Kjo hartë u ndje e nevojshme të formulohej në bazë të të dhënave të zbulimit strategjik shqiptar në kohën e ngjarjeve të vitit 1968, e më pas, të vitit 1981 në Kosovë, të cilat kishin karakter të hapur politik me motive etnike.

Operacioni i mundshëm i ushtrisë shqiptare, ishte i vështirë. Ideja e masave, në raport me zhvillimet ndërkombëtare, synonte përgatitjen e lartë për të realizuar në çdo kohë mbështetjen e fuqishme, deri ndërhyrje ushtarake për çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi.

Sipas deklaratës së ish- Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1981, Veli Llakaj, kuptojmë: “…kapacitetet e ushtrisë shqiptare u përgatitën, jo vetëm për të pritur shqiptarë që do të shpërnguleshin nga Kosova, jo vetëm për të siguruar integritetin territorial të shtetit shqiptar, por dhe për të qenë plotësisht të aftë për të ndërmarrë veprime ushtarake mësymëse të suksesshme, madje të tilla që do të mund të korrigjonin edhe padrejtësitë historike”.

Veli Llakaj, si autori i planit parashikues për një situatë të mundshme ushtarake në drejtim të Kosovës, në bashkëpunim me ushtarakun Refik Kucaj, ia paraqitën atë Enver Hoxhës, i cili e cilësoi “të pranueshëm”, me porosinë që “të mbahet në kasafortë si variant rezervë”. Ky skenar veproi në vitet ‘97-‘99.

Po në kohën kur u hartua ky plan, cilat ishin masat e marra në kufi?

Në vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor ishin vendosur 3 korpuse gjitharmëshe, brigada sulmuese,  batalione kufiri, tanke e potenciale të fuqishme artilerie.

Kundërshtari mbante nën presion shtetin shqiptar dhe paralelisht shtypte në të gjithë format popullsinë shqiptare në Kosovë. Përballja me shtetin jugosllav mendohej se, “s’do të ishte veprim i lehtë”. Megjithatë, me përparësi u përpunuan çështjet e drejtimet e reagimit ushtarak.

Realizimi i stërvitjeve komando-shtabi në nivel operativo-strategjik, si “Kështjella”, “Drini”, “Shebeniku”, “Taraboshi”, “A-81”, etj, mbanin nën presion shtetin jugosllav. Doktrina ushtarake parashikonte elementët e luftës popullore, të cilat do të realizoheshin me trupat sulmuese dhe të zbulimit për veprime në prapavijë të armikut.

Si çështje të paracaktuara, në kushtet e relievit, koha vërtetoi se ato u zbatuan në kohën e luftës në Kosovë. Në drejtimet kundër shtetit jugosllav, tërhiqte vëmendjen K5K në Pukë. Zona mbulonte drejtimet operativo-strategjike të rëndësishme.

Ajo dispononte 7760 QZ (qendra zjarri) për mitraloza, 546 QZ për topat KT, 41 PZ të artilerisë (nivel baterie artilerie me 4-6 gryka zjarri), 135 km transhe e hendeklidhje. Vetëm në drejtimin Morinë-Kukës ishte realizuar funksionimi i 3769 QZ për mitraloza.

Korpusi dispononte 12 grupe artilerie dhe 3 bateri të lartësive, 19 kompani mortajash, 15 bateri KT me 360 gryka zjarri të AT dhe 104 topa KT. Në gatishmëri të përhershme luftarake ishin 8 grupe të artilerisë, 3 bateri lartësie, 5 bateri të batalioneve mitraljerë, gjithsej 40% e artilerisë së përgjithshme.

Planifikimi dhe realizimi pjesërisht i planit, me emrin kodik “A-81”, shtroi hapur para udhëheqjes shqiptare idenë: Të realizohej, në kushte të situatës së veçantë, një organizim i ri luftarak i forcave në drejtimin lindor dhe verilindor, duke pasur si qëllim kryesor idenë e lëvizjes dhe përqendrimit të trupave sipas një plani të ri rigrupimi, të paracaktuara qysh më  parë.

Të krijohej ideja e një riorganizimi të ri në sistemin e ndërlidhjes e të komandim- drejtimit, sipas organizimit të ri të forcave dhe të mjeteve. Të përforcohej ideja e një riorganizimi të ri të forcave dhe mjeteve të ushtrisë në kushte dhe situata të paparashikuara.

Fillimi i viteve ’80 ishte i tensionuar në Kosovë, po në Shqipëri si u përcoll?

Në vitin 1981, shteti shqiptar ndërhyri në zonën verilindore, për të fuqizuar me forca e mjete njësitë ushtarake në drejtimin e Tropojës e Kukësit, me praninë e K5K-së, në brezin e sigurimit. Parashikimet çuan në fortifikimin e territorit kufitar, i veçantë në llojin e vet, që kapte 44% të sasisë së përgjithshme të fortifikimit në shkallë vendi.

Në këtë drejtim funksiononin 78 rajone mbrojtje të këmbësorisë. Stërvitja “Drini”, me pjesëmarrjen e 40 mijë trupave, shkaktoi reagim nga shteti jugosllav. Në vitin 1981, në drejtimin e Kukësit e Tropojës u realizua rikonicioni i Shtabit të Përgjithshëm. Ideja: “Përsosja e elementëve të rendimit të luftimit, rritjen cilësore të kapaciteteve luftarake e manovrës së forcave në interes të veprimeve luftarake kundërmësymëse”.

Stërvitjet komando-shtabi dhe ato me trupa të nivelit taktik kanë qenë të shpeshta. Në vitin 1994, ish-shefi i zbulimit të Z3U-së në armatën jugosllave të Maqedonisë, pohonte, “…ne mund të kalonim në regjimin e zakonshëm të gatishmërisë së reparteve tona përballë, vetëm atëherë kur siguroheshin se me përfundimin e stërvitjeve të reparteve dhe njësive shqiptare, ishin bërë konkluzionet dhe gjërat kishin shkuar në vendet e tyre”.

E shtjellova mbi bazën e dokumenteve arkivore këtë periudhë, krahasuar me potencialet ushtarake e veprimet përgatitore, për të kuptuar se, arritjet e pasojat në disa dekada, nën presionin e një lufte të ftohtë, nuk ishin rastësi.

Ringritja e ushtrisë për të përballuar luftën

Në vitin 1999, kufiri shqiptar kërcënohej nga ushtria serbe. Duke folur për situatën në ushtrinë shqiptare të porsadalë nga kaosi i dy viteve më parë, kolonel Sulejman Abazi thotë: “Situata ishte e rënduar, për shkak të goditjes që morën elementët e Sigurisë Kombëtare në ngjarjet tragjike të vitit ‘97.

Atëherë ushtria shqiptare kishte në organizim 8 divizione dhe një sasi repartesh e njësish të Komandës së Përgjithshme. Të mos harrojmë, se akoma ishim në sistemin e mobilizimit me trupa rezerviste dhe kishte një kufizim të thellë të trupave aktive.

Mundësitë e drejtpërdrejta në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Veçanërisht Divizioni i Kukësit, në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe në kufi, në një shtrirje frontale 187 km, e kishte të pamundur të rezistonte pa mobilizimin e të gjithë strukturave rezerviste, të cilat ishin ushtria reale që do t’i dilte në mbrojtje vendit.

Në vitin 1998 u ndërmorën masa urgjente për ringritjen e strukturave të ushtrisë, për stabilizimin e armatimeve, pasi ky vit shtrihej në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, të cilat në muajt prill e deri në fund të qershorit, rezultonin me një situatë të ndezur luftarake midis ushtrisë serbe dhe strukturave të UÇK-së.

Në kohën e përgatitjes operacionale për dislokimin e Divizionit të Tiranës në veri, plotësuam mjaft detyra, veç grupeve të rikonicionit në Kukës edhe në zonën e Tiranës. Shtabi i Divizionit ishte shumë aktiv.

Rehabilituam sistemin e kushtrimit ajror të kryeqytetit, të dëmtuar pas viteve ‘92. Kontribuuam në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë e Tiranës për të ardhurit nga Kosova. Bashkëpunuam me Policinë Ushtarake të UÇK-së, pas urdhrit të mobilizimit. Kambana e alarmit kishte rënë kudo në Shqipëri”.

Urdhri për të luftuar në kufirin verilindor

Gjatë periudhës së Luftës, kolonel Sulejman Abazi do të drejtonte forcat e Divizionit të Tiranës, në kufirin verilindor. Ai thotë: “Në 15 shtator të vitit 1997 u riktheva në ushtri, fillimisht me detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të Tiranës dhe pas 8 muajsh, i komanduar komandanti i Divizionit.

Në këtë kohë kalova një periudhë të vështirë për jetën dhe karrierën time, kur nuk pranova të shkoja me detyrën e Komandantit të Divizionit të Kukësit, në nëntor 1998, atëherë kur më premtuan detyrën, gradën e gjeneralit, e të tjera. Në të njëjtën kohë që kryeja detyrën e komandantit të Divizionit të Tiranës, u ndodha para një vendimmarrjeje, të cilën e bëra sipas zgjedhjes time, pa u ndikuar nga askush. Atëherë kuptova se, kolegun tim donin ta shkarkonin.

Jam konsultuar vetëm me ish-këshilltarin e Presidentit Mejdani në atë kohë, z. Sabit Brokaj. Tendenca për të më çuar në Kukës m’u përsërit disa herë nga ministri Hajdaraga në atë kohë, me presione, deri në fund të muajit shkurt 1999. Nuk jam penduar që nuk pranova, edhe pse ëndrra e një oficeri të karrierës është të meritojë gradën “gjeneral”, madje ndihem i çliruar moralisht dhe shpirtërisht.

Divizioni i Tiranës kreu manovrën taktiko-operative dhe i dislokua në grykën e Morinit në kufi, deri në përfundimin e luftës në Kosovë. Ishte koha kur shikoja karvanet me njerëz të traumatizuar që kalonin kufirin dhe dislokoheshin në Kukës e fshatrat përreth. Kukësi atëherë, si zakonisht me 15 mijë banorë, mbante në gjirin e tij mbi 100 mijë njerëz dhe për atë që ka ndodhur  ndodhur dhe përballur, ndoshta sot duhet të ishte “Qyteti me Çmimin Nobel për Paqen”.

Nga ajo kohë e vështirë ruaj kujtime shumë të mira, por dhe me syrin kritik për kohën. Shumë ngjarje që ndonjëherë ecnin më shpejt se sa vetë koha. Kujtoj orët e vështira të datës 22 maj dhe disa ditëve më vonë. Ndodheshim në pikën e drejtimit operativ (PDO) në fshatin Bardhoc. Ka qenë një ditë shumë e vështirë. Jam ndier shumë ngushtë.

Bëhet fjalë për zhvillimin e operacionit “Shigjeta – 2”, mësymjen e brigadës me djemtë dhe vajzat e Kosovës, që u përgatit në Burrel dhe në disa pika brenda ZM të Divizionit të Kukësit.

Kam lexuar të përsëritur shkrime për këtë veprim luftarak. Kam pasur rastin të studioj edhe hartat e operacionit. Nga disa kolegë të mi, kjo ngjarje ngrihet në shkallën sipërore. Punë e tyre. Atëherë e shikoja veprimin luftarak brenda parimeve të doktrinës të luftës. Brigada pushtoi malin e Pashtrikut dhe u gjend për orë të tëra nën goditjen e hapur të artilerisë së obuzave të ushtrisë serbe.

Shikonim dhe pyesnim veten: “po ne pse jemi këtu?! Nejse, nuk kam pse të flas më tej për këtë. Analizën e doktrinave e kam bërë hapur publikisht në botimin tim të kohës; “Psikologjia e luftës kundër luftës”. Ajo kohë e vështirë ka pasur plot ngjarje të fiksuara në kujtesë, që lidhen me veprimtarinë ushtarake, me qëndrime politikanësh, me deklarata e kundërdeklarata, deri me ndonjë dezertim apo abuzim, ashtu siç mbart brenda saj vlerat e një vitaliteti mbarëpopullor, përherë një hap para shtetit për t’i dalë zot fatit dhe kohës”.

Divizioni i Kukësit

“Divizioni i Kukësit ishte vënë në eficencë të plotë më të gjithë kapacitetin e tij aktiv dhe pjesërisht rezervist. Mos harroni, ishim në vitin 1998 dhe kohët kishin ndryshuar sa i përket anës militare të shtetit shqiptar. Në atë kohë, si dhe sot, ushtria jonë nuk ishte aspak operacionale.

Edhe pse “mbetjet” ishin akoma prezent, elementët mbrojtës ishin me probleme të mëdha, ndërrimi i strukturave kishte lënë hapësirat boshe. Ajo që vlerësohej atëherë ishte faktori kohë, i cili dha mundësinë për  të kryer veprime në interes të mbrojtjes dhe të pranisë së mjeteve të sulmit afër kufirit.

Kompletimi i artilerisë tokësore brenda brezit të mbrojtjes dhe përsosja e elementëve të mbrojtjes kundërtanke në grykat e mundshme të depërtimit të mjeteve të blinduara serbe, të mbështetura në një sistem fortifikimi të mjaftueshëm, e bënte strukturën e ushtrisë tonë, jo vetëm të pranishme në të gjithë hapësirën, por dhe shumë kërcënuese në rast të ndonjë aventure ushtarake të ushtrisë serbe.

Luftëtarët e UÇK-së përgatiteshin në Shqipëri

Por, kur filloi UÇK-ja të merrte jetë dhe kur do të radikalizonte veprimet? Kolonel Sulejman Abazi, si njohës shumë i mirë i kësaj veprimtarie shpjegon: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një mësymje agresive gjithëpërfshirëse e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në zhvillimet e luftës në Kosovë, fillimisht do të veçoja dy momente kryesore.

Së pari, aktin heroik të familjes Jasharaj në Drenicë, ku u flijuan për lirinë e Kosovës 52 pjesëtarë të kësaj familjeje, duke dhënë mesazhin e plotë, se tashmë lufta kishte filluar dhe me shtetin serb do të flitej vetëm me grykën e pushkës.

Së dyti, 15 janari i vitit 1999, kur hordhitë serbe kryen masakrën në Reçak, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke nxjerrë në dritë fytyrën e tyre të vërtetë kriminale. Është kjo arsyeja për të shpjeguar që në fillim, se akti heroik nuk ishte një rastësi. Ajo lidhet me ecurinë e ngjarjeve që kanë ndodhur me popullin shqiptar nën ish-Jugosllavi.

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, që pas Luftës së Dytë Botërore tek shqiptarët nën ish Jugosllavi, përkon me ngjarjet e vitit 1968, të cilat do të vijonin me demonstratat e rinisë shqiptare dhe popullit në Kosovë në vitin 1981, për të kërkuar statusin  federativ dhe në vitin 1989, kundër shtypjes dhe represionit të lartë ushtarako- policor të regjimit të Milosheviçit.

Në atë kohë, në Kosovë vepronte organizata politike, Lidhja Popullore e Kosovës, shkurt LPK. Për hir të së vërtetës, në udhëheqjen e lartë të LPK-së, në çdo kohë ka pasur një përplasje midis shërbimit sekret jugosllav dhe sigurimit të shtetit shqiptar.

Këto përplasje çuan dhe në zbulimin e udhëheqjes dhe u finalizuan me gjyqin e Pejës, ku u dënuan me shumë vite burg mjaft nga drejtuesit e LPK-së. Goditja solli ndarjen e LPK-së. Prej saj doli fraksioni radikal, Fronti i Rezistencës, i vendosur të luftonte me armë kundër regjimit serb.

Në vitet 1990, me miratimin e Ramiz Alisë filloi përgatitjen në Shqipëri, grupi i parë me 58 anëtarë, që u pasua edhe nga dy grupe të tjerë. Në atë kohë, në Shqipëri u formua Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) dhe në Kosovë shkoi direktiva për të krijuar simotrën e saj, UNIKOMB, të drejtuar nga profesori Halil Alidemaj dhe filozofi shqiptar Ukshin Hoti. Fatkeqësish mjaft prej pjesëtarëve të dy grupeve të para u spiunuan dhe goditja prej strukturave serbe vazhdoi për eliminimin e tyre.

[the_ad id=”4118″]

Pëllumb Xhufi Shqipërinë e shiti Esati, Zogu dhe ‘zoqtë’ e sotëm

Pëllumb Xhufi Shqipërinë e shiti Esati, Zogu dhe ‘zoqtë’ e sotëm

pellumb-xhufi

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, ka komentuar publikimin e dokumenteve të Auron Tares në Gazetën Shqiptare, ku theksohet se Ahmet Zogu bisedoi me jugosllavët për rrëzimin e Enver Hoxhës.

“Është një kontribut për të shkundur kujtesën historike, për të demaskuar sjelljet antishqiptare të vetë shqiptarëve, që më në fund duhet të mësojnë njëherë e mirë se shumë shpesh ata kanë adhuruar, kanë ndjekur e votuar krerë injorantë, të korruptuar dhe të shitur, që i kanë prirë ata vetëm kundër atdheut e popullit të tyre. E ka bërë Esati, e ka bërë Zogu, po e bëjnë edhe ‘zoqtë’ e sotëm,” tha për GSH Xhufi.
“Në Stamboll, Kajro e gjetkë, ata (Musa Juka dhe Muharrem Bajraktari) biseduan për një rikthim në pushtet të Zogut me ndihmën e bajonetave jugosllave si në vitin 1924, dhe për krijimin e një lidhjeje federale midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe më kufij transparentë. Po në këtë kohë, sivëllezërit e zogistëve, drejtuesit e Ballit Kombëtar, hynin në bisedim me të djathtën greke, me atë që masakroi popullsinë çame, me të cilën projektuan krijimin e një federate greko- shqiptare, ku ushtria do komandohej nga një shtab grek,” vijon më tej Xhufi.
Historiani thotë se dokumentet e arkivave janë tronditëse.
“Dokumentet e arkivave jugosllavë të viteve 1948-1953 të rrëqethin kur të mësojnë se i gjithë emigracioni politik “antikomunist” e “nacionalist” ishte krejtësisht nën kontrollin grek e jugosllav. Mithat Frashëri, Ernest Koliqi, Muharrem Bajraktari, Gjon Marka Gjoni, inkurajonin pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavia e nga Greqia,” shprehet Xhufi, që për ta mbyllur hedh akuza edhe mbi princin, Leka.
“Kujtoj kthimin e të ndjerit Leka Zogu në Shqipëri në prill 1997. Ju kujtohet se lëvizja e parë diplomatike që bëri ishte të takonte ambasadorin serb në Tiranë”.

[the_ad id=”4118″]

Behgjet Pacolli investon mbi 500 milion euro në Shqipëri! (VIDEO)

Behgjet Pacolli investon mbi 500 milion euro në Shqipëri! (VIDEO)

pacolliNë kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katrorë. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.


Në faqen zyrtare në internet të kompanisë “Mabetex” është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë. Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

 

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.


“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.


[the_ad id=”4118″]

SIRI: Raketa Amerikane godet tankun rus (VIDEO)

SIRI: Raketa Amerikane godet tankun rus (VIDEO)

tanku-rusNë këtë video shfaqet momenti kur një raketë amerikane 60 mijë dollarëshe godet një tank rus T-90.

Videoja është shpërndarë online nga një grup rebelësh sirianë, të cilët luftojnë pranë Alepos.

Me gjithë përpjekjen, raketa amerikane nuk ia del të shkatërrojë tankun rus që kushton plot 4.5 milionë dollarë.

Në video shihen njerëz të cilët dalin nga tanku, i cili nuk dihet nëse përdoret nga rusët apo forcat siriane të qeverisë.

 

[the_ad id=”4118″]

Zbulohet tradhtia ndaj Adem Jasharit, fillon lufta mes “Komandantëve”

Zbulohet tradhtia ndaj Adem Jasharit, fillon lufta mes “Komandantëve”

adem-jashari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës me 71 vota nga gjithsej 81 deputetë sa ishin të pranishëm.

Por gjatë seancës së votimit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu drejtua Thaçit se unë të dua ty për president aq sa të donë familja Jashari.

“Drenica nuk të mbron kur ti e keq, ajo nuk të mbron kur ti nuk ua mbrojte kryetarin e Komunës. Unë të dua ty për president aq sa të don familja Jashari”, ka shtuar Selimi.

Kjo bëri që të reagoi menjëherë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, njëherit edhe ish ushtarë i UÇK-së, Ramiz Lladrovci, duke zbuluar, sipas tij tradhtinë që Selimi ia kishte bërë komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t’i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine tuaj me Adem Jasharin e shpetova une, per t’i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Në mbështetje të kësaj deklarate te Lladrovcit doli edhe ish deputeti i LDK-së dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Geci.

“Qysh ne vitin 1998 e kam thenë këktë edhe e kam te shkruar ne Librin Lufta pa maska ketë këtë te verrtetë qe 18 vjet e keni mbajtë fshehte këte te verrtetë Zotni Ramizë Lladrovci” ka shruar Geci në Facebook.

Pas këtyre deklaratave erdhi edhe reagimi i Rexhep Selimit, i theksoi se nuk merret me njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte.

“Nuk dua të merrem me ushtarët e Hashimit që ai i nxjerr për të më kundërpërgjigjur. Nuk pres përgjigje nga njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte. Pres që Hashimi të përgjigjet për fjalët që unë i kam thënë dhe pyetjet që ia kam bërë”, ka thënë ai pas akuzave të Lladrovcit që të mos e përmend Adem Jasharin.

Kjo deklaratë e Selimit, bëri që ish deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci të reagojë ashpër ndaj deklaratave të tij.

Geci në facebook ka shkruar se në Likoshanë para 30 ushtarëve, Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit unë që jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin.

“Une per Luften mund te flas me cilin doni ju ndashtë me Hashim Thaqin ndashte me Rexhep Selimi ndashtë cilido burre që i thatë bukes bukë e ujit ujë e u kan ne Luften e Fundit. E verrteta ështe se Hashim thaqi nuk e ka asni ditē Lufte porë e vërteta tjeter ështe se në fshatin Polacë kurë është ba lufta ne Likoshanë para 30 ushtarve Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit une qe jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin. Une nuk jam kanë ushtarë as i Bandes se Rexhep Selimit as i bandes së Hashim Thaqit. Une jam kan ushtar i komandantit Legjendar dhe kam mbrojtur Kushtetuten e Republikës së Kosovës “, përfundoi Geci./Bota sot

[the_ad id=”4118″]

FËMIJËT E HËNËS

FËMIJËT E HËNËS

FËMIJËT E HËNËS

“Nga gjithësia në Tokë arritën dy lloje të qenieve njerëzore. Njërët për vendbanim të tyre zgjodhën bregun e të tjerët detin. Erdhën me anije kozmike të ngjashme me topat e zjar­rtë, dhe në Tokë mbetën deri sa paraardhësve tonë iu dhuruan shumë njohuri dhe iu zbuluan shumë fshe­htësi… “-këto janë fjalët e paleonto­logut dhe arkeologut të njohur meksikan ,Montezit, i cili është njëri prej shkencëtarëve të rrallë që besojnë se planeta jonë ka qenë nikoqire e mysafirëve nga gjithësia.
 Montezi, teorinë e vet të guximshme me vite të tëra është duke u munduar ta argumentojë. Argumente të pathyeshme, siç pohon ai, ka me bollëk. Të dy llojet e mysafirëve nga gjithësia lanë gjurmë të panumërta të dukshme. “Vizitkartelat” e atyre që gjetën vendbanim në tokë i gjejmë gjithkund nëpër planetin tonë, në Lindjen e largët, në Afrikë, në brigjet e Pacifikut, në Amerikën Jugore dhe Veriore. Megjithatë, më së shumti gjur­më ka në vatrën e Inkëve  misteriozë, në Amerikën Latine.

 

            Porta e diellit

 

Në jug të liqenit të njohur Titikaka, në Bolivi, në lartësinë mbidetare 3893 metra, dikur ekzistoi qyteti fantastik Tiahuanaka. Sot është qytet i vdekur i cili ofron argumente të panumërta se nën këtë nënqiell, para njëzet deri trid­hjetë mijë vjetëve, ishte një kulturë jashtëzakonisht e zhvilluar. Shtrohet pyetja se kush e ndërtoi këtë qytet dhe nga erdhën?

Si duket, në këtë pyetje përgjigja më e saktë është vetë gërmadha e Tiahuanakos. Ndoshta banorët e kësaj kulture parahistorike ishin qeniet njerëzore të cilat kishin në duar vetëm nga katër gishta, figurat e të cilëve janë gdhendur në “Portën e Diellit” të famshëm, e cila pos të dhënave kalen­darike të zakonshme, ofron edhe stinët precize të vitit, barazimin e ditës dhe natës, lëvizjen e Hënës dhe rotacionin e Tokës. Figurat e atyre qenieve misterioze janë të gdhendura në shumë vende, dhe fytyrat e tyre i mbulojnë maskat, të cilat jashtëzakonisht i ngja­jnë “skafanderëve” kozmikë!

Amerika Latine ofron edhe argumente të tjera që përkrahin teorinë e Montezit.

 

            Ç’na porositë dita e parë e verës

 

Arkeologu i njohur peruan Daniel Ruso në Ande zbuloi qytetin Markuhuashi, banorët e të cilit ndërtu­an 12 liqene artificiale, prej të cilëve dy ende shfrytëzohen nga indianët. Në brigjet e atyre liqeneve ngritën shkëm­binjtë gjigantë, të cilët vetëm më 22 qershor, gjatë perëndimit të diellit, zbu­lojnë fshehtësinë e një numër të madh të figurave të njerëzve të të gjitha racave që jetojnë në Tokë!

Këto figura të pazakonshme Daniel Ruso-ja i fotografoi, dhe kur zhvilloi filmin, mbeti i befasuar: në vend të fig­urës së plakut me vija të buta dhe fis­nikërore të fytyrës, të cilin e fotografoi në bregun e liqenit, në negativ doli fytyra e një njeriu të ri, pa asnjë rrud­hë në fytyrë! Ky sekret gjer në ditët tona ende nuk u zbulua.

Gati tërë Amerika Latine ofron shumë mistere. Çka paraqesin, për shembull, figurat e “njerëzve ­jaguarë”, të cilët në kokë mbajnë hel­meta ndërsa trupin e kanë të mbësht­jellë me rrobe, të cilat i mbathin vetëm astronautët? Kush janë ndërtimtarët e tempullit më enigmatik në botë, të cilin në brigjet perëndimore e zbuloi arkeo­logu Julio Telo? Tempulli i kushtohet zotit-Jaguarit, dhe për nga vetitë e tij aq shumë dallohet prej ndërtesave për qëllime të ngjashme sa që hulumtuesit i imponohet pyetja: a nuk paraqet ky tempull kopjen origjinale të anijes kozmike, ku sipas legjendave të atyre trojeve, flitet se në atë vend zbritën nga qielli qenie të pazakonshme?!

 

 

            Njerëzit peshq

 

“Ka edhe argumente të shumta për teorinë time se ndonjë civilizim tjetër ka jetuar një kohë të gjatë në fundin e detit”, pohon arkeologu Montez. Duke marrë parasysh legjendat e ndryshme të popujve të cilët jetojnë në det, në të cilat flitet për topat e zjar­rtë që “hynin dhe dilnin” nga sipërfaqet e detit, Montezi ndërtoi teorinë e vet fantastike. Sikur ky edhe ekzobiologu amerikan Carl Sagani i jep rëndësi të madhe legjendave të popujve bregdetarë. Prej të gjitha gojëdhënave, të cilat i shënoi gjatë hulumtimeve të veta, më autentike iu duk një legjendë e sumerëve e cila flet se dikur, në të kaluarën e largët, në anët rreth Gjirit Persik, prej kohës në kohë paraqiteshin qeniet e pazakonshme “akpalu.”, të cilët njerëzve iu dhuronin dituritë e veta të pasura.

Sagani dhe Montezi konsiderojnë se “ngjarja” e kësaj legjende u zhvillua diku rreth mileniumit të katërt para erës sonë, dhe si argument se në atë kohë ekzistuan “njerëzit e ujit” merret fakti se, duke iu falënderuar qenieve “akpalu”, kultura sumere befasisht u zhvillua nga “gjendja e primitivitetit shtazarak”. Këtij pohimi i bashkëngjitet edhe një shkencëtar, historiani i njohur francez Rene Alo, i cili thotë se sumerët së pari jetuan në kripëroret primitive në bregun e detit. Më vonë, kur ranë në kontakt me qeniet “akpalu”, të cilët jetonin në fund të Gjirit Persik, kaluan në thellësi të tokës ku së shpejti ndërtuan qytetet dhe zhvilluan për atë kohë të largët kulturë fantastike.

Teza e Montezit dhe Saganit, lidhur me ndryshimin e befasishëm të kulturës së sumerëve përafërsisht është kjo: qeniet që kanë jetuar në fundin e detit dilnin me rrobet speciale nënujore në breg dhe aty ia përcillnin dituritë kryesore njerëzve primitivë. Për këtë shkak banorët e asaj krahine shekuj të tërë më vonë mbajtën në kujtesë “njerëzit­peshq” të cilët i ndihmuan që ta pasurojnë dhe ta lehtësojnë jetën, dhe natyrisht, ta shpejtojnë zhvillimin e vet.

 

            Ishulli Lenosois me banorët e vet të natës

 

Montezi me pohimet e veta shkoi edhe më larg, ku thotë se në planetën tonë edhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit direkt të qenieve nga gjithësia, të cilët me shekuj banonin në fundin e detit. Edhe përkundër të tjerëve, të cilët thonë se Montezi duke zhvilluar teor­inë e tij e teproi, ai vazhdon: “Ata janë fëmijët e Hënës, banorët e një ishulli të vogël brazilian, të quajtur Lenosois. Ata njerëz fshihen prej rrezeve të diellit dhe, praktikisht, jetojnë vetëm natën! Dhe me të vërtetë, ky ishull bëri jehonë të madhe në botë para dhjetë vjetësh, edhe pse nuk u arrit të jepet asnjë shpjegim konkret për natyrën e banorëve të tij. Ishulli është miniatural dhe për shumëçka i ngjan një grumbul­li të rërës, të cilin deti e hodhi jo larg bregut të shtetit brazilian Maranjao. Është rreth 160 km larg kryeqytetit të këtij shteti, Sao Luisit. E rrahin ujërat e Atlantikut, ndërsa në të jetojnë rreth 300 banorë. Brazilianët e quajnë “fëmijë të hënës”.

Përgjigjen në pagëzimin e tyre mund ta gjejmë në legjendat sipas të cilave banorët e parë të Lenosoisit erdhën nga Hëna. Para se të fillonin të jetonin në tokë, jetuan së pari në det, por kurrë nuk është konstatuar se për ç’shkak dolën prej tij. Nëse i besohet kësaj legjende, mbetet fakti se “fëmijët e hënës” deri më sot ende nuk i janë përshtatur jetesës në tokë. Banorët e këtij ishulli enigmatik as sot nuk mund t’i durojnë rrezet e diellit. Qëndrimi i gjatë në dritën e diel­lit për ta paraqet një kob të madh: shumë shpejt verbohen, ndërsa vashat dhe djelmoshat njëzetvjeçarë për disa muaj marrin të gjitha vetitë e pleqve dhe plakave prej 80 vjetëve! Lëkura iu rrudhet, muskujt dobësohen, ndërsa zëri merr një ton të dridhur të plakut. Pas kësaj vdesin shumë shpejt! Dihet se për shkak të kushteve kli­matike në Amerikën Latine jetojnë njerëzit me lëkurë të errët. Të bardhët të vetmit erdhën nga Evropa. Mirëpo, banorët e Lenosoisit nuk i ngjajnë asnjërës nga racat e njerëzve. Ata e kanë lëkurën e bardhë si të qumështit, dhe të gjithë kanë, deri te i fundit, flokë të bardha!

Kjo i habitë edhe shkencëtarët të cilët nuk i besojnë legjendave dhe gojëdhë­nave të atij fisi enigmatik. Shumica e banorëve të Lenosoisit lëngojnë nga një sëmundje e panjohur, sëmundje e cila në indet e lëkurës së tyre nxitet nga rrezet e diellit. Banorët e ishujve fqinjë tregojnë gjëra të ndryshme, të cilat flasin për “banorët e rrezikshëm” të Lenosoisit dhe për atë shkak ishullin e kalojnë tërthorazi me milje përreth. Te djelmoshat të cilët dalin në diell lëkura së pari iu rrudhet nën mjekërr, rreth bërrylave dhe gjunjëve. Dukja e tyre së shpejti bëhet e mplakur, ndërsa shikimi shumë shpejt fillon t’iu humbë. Për këtë shkak ata kurrë nuk dalin gjatë ditës jashtë shtëpive të tyre të thjeshta. Atë kohë ata e shfrytëzojnë për fjetje në thasë të veçantë apo mbulesa të veçanta për kokë, kështu që asnjë rreze dielli nuk depërton deri te sytë e tyre të ndjeshëm. Për këtë jetojnë vetëm natën. Atëherë dalin prej kasolleve të tyre të errëta, shkojnë në punë dhe lahen.

Kohëve të fundit për fëmijët e hënës u interesuan edhe ekspertët mjekësorë. Një grup i mjekëve-special­istë brazilianë vizitoi ishullin dhe bëri analizat e banorëve. Është pritur që mjekët e fakultetit të mjekësisë të shtetit brazilian PARA t’i kryejnë hulumtimet dhe t’i shpallin rezultatet, por për natyrën e tyre nuk mundën të përgjigjen as specialistët më eminentë të Brazilit. Mbetet vetëm shpresa se mjekësia, megjithatë, do të dijë diç më shumë për natyrën, po ashtu edhe për shërimin e banorëve të Lenosoisit. Deri sa të dihet diç më shumë për banorët e ishullit, mbetet teoria e Montezit se paraardhësit e Lenosoisit, dikur të ardhur nga koz­mosi, jetuan së pari në fundin e detit./www.sa-kra.ch

[the_ad id=”4118″]

Lufta e harruar Kur mijera serbe vdisnin ne malet shqiptare

Lufta e harruar Kur mijera serbe vdisnin ne malet shqiptare

serbet“Ishte Austro-Hungaria, e cila hapi Luftën e Parë Botërore më 28 gusht të vitit 1914. Por ajo që u mendua se do ishte një ekspeditë e shkurtër ndëshkimore, në fakt u kthye në katastrofë, e cila tregonte dobësitë që kishte monarkia e Habsburgëve. Vetëm 14 muaj më vonë, në tetor të vitit 1915, trupat austriakë mundën të ngrenë flamurin verdhezi mbi kalanë e Beogradit, falë ndihmës së një komandanti gjerman”.

Kështu shkruan historiani Berthold Seewald në një shkrim në gazetën gjermane “Die Welt”, referuar përplasjes mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë.

Në shkrim thuhet se Austro-Hungaria mendoi se do e ketë të lehtë me Serbinë, por pasi humbi dy beteja dhe la 70 mijë pengje.

Vetëm kur në ndihmë u erdhi Gjermania, por edhe Bullgaria, e cila nisi sulmin e saj ndaj Serbisë, austro-hungarezët ia dolën, por duke shprehur në këtë ofensivë edhe urrejtjen e tyre ndaj serbëve.

Më shumë se 36 mijë civilë u vranë.

Por ajo që pasoi ishte një katastrofë humanitare e tmerrshme.

“Deri në dimër, ajo që mbeti nga ushtria serbe tentoi të arratisej nga Kosova për në Shqipëri, në drejtim të bregdetit të Adriatikut. Ushtrinë e ndoqën nga pas civilë të panumërt. Shumë prej tyre vdiqën nga uria, u rrëzuan nëpr malë ose u vranë nga malësorët shqiptarë. ‘Rruga ishte e mbushur me trupa njerëzish të ngrirë, ushtarë dhe refugjatë, që na kishin paraprirë,’ kujtonte një i mbijetuar. Mes tyre ishin edhe shumica e të burgosurve austro-hungarezë. Nga 70 mijë prej tyre, dy të tretat vdiqën. Oficerët francezë thonë se 170 mijë njerëz ia dolën të vijnë në Adriatik në janar të vitit 1916. Prej aty u morën me anije dhe u dërguan në Korfuz. Një spital për të plagosurit rëndë u ngrit në Vido, që më vonë u quajt edhe ‘ishulli i vdekjes’. Deri në vitin 1918, në Korfuz ishte ngritur një ushtri e re serbe, që do luftonte për të rifituar Beogradin. “Me një total prej 600 mijë të vdekurish, ushtria serbe kishte pësuar humbjen më të madhe në Luftën e Parë Botërore në krahasim me popullsinë,” shkruan historiani Gorch Pieken- në një luftë që u bë traumë kombëtare, por që është harruar në masë jashtë Serbisë”.

[the_ad id=”4118″]

Shpellat, një tjetër pasuri e Shqipërisë

Shpellat, një tjetër pasuri e Shqipërisë

shpella

Një burim për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit Shqipëria e sheh edhe në shpellat natyrore.

Ky lloj turizmi tërheq shumë vizitorë dhe bota turistike e ka zhvilluar dhe ka nxjerrë përfitime ekonomike prej tij.

Përgjatë viteve të fundit, shpellat kanë qenë gjithashtu ndër habitatet më të kërcënuara dhe më të dëmtuara në Shqipëri, shkruan ATSH. Shumë shpella, kryesisht ndër më të njohurat dhe më të bukurat, kanë qenë subjekt i abuzimeve të ndryshme, ku karakteristike ka qenë dëmtimi dhe vjedhja e stalaktiteve për qëllime dekorimi etj.

Kohëve të fundit është vënë re një interes gjithmonë e në rritje për turizmin e shpellave edhe tek ne, aktivitet i cili nëse nuk menaxhohet si duhet mund të ketë gjithashtu impakte negative për këto monumente të natyrës.

Bazuar në këtë situatë, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” ka dhënë një grant që ka për qëllim studimin, përgatitjen e udhëzimeve dhe strategjive për mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin afatgjatë të shpellave në zonën me vlera të larta natyrore dhe turistike të gadishullit të Karaburunit.

Faza e parë e këtij projekti konsiston në vlerësimin e biodiversitetit dhe vlerave arkeologjike të shpellave të identifikuara në këtë zonë.

Pas fazës studimore, do jepen rekomandime të argumentuara se cilat shpella mund të hapen për turistët, dhe një pjesë e tyre do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme informuese për këtë lloj turizmi.

Kjo iniciativë duhet shtrirë edhe në zonën veriore ku një numër i madh shpellash janë atraksion turistik për vizitorët e lartësive.

[the_ad id=”4118″]

PASIONI I SEMURE I SHQIPTAREVE PER KOLLTUKUN!

PASIONI I SEMURE I SHQIPTAREVE PER KOLLTUKUN!

KOLLTUFAGETKjo karikaturë është botuar në vitin 1914 në gazetat përendimore, dhe sot është me aktuale si kurr me parë.
Fan S. Noli
KOLLTUFAGET, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin./FMimages Albania

[the_ad id=”4118″]

Donika Kadaj: Me Albulenën – Gratë e fuqishme kundër maskarenjve

Donika Kadaj: Me Albulenën – Gratë e fuqishme kundër maskarenjve

Donika-kadaj

Deputetja e AAK Donika Kadaj e mbështet  Albulenën me këtë status në facebook:

“Kur mjeku shkel Betimin e Hipokratit dhe bëhet hipokrit, kur mediat shkelin etikën profesionale, kur drejtësinë e bëjnë kriminelët, do i them mikes sime: vazhdo sepse Ti je yjet dhe bota të shikon ty.

Nga prezenca jote, ti dërgon mesazh në çdo fshat, qytet, komb.

Një mesazh shprese! Mesazh fitoreje!

Vetë nuk mund ta ndryshojmë botën, por mund të gjuajmë gurë që krijojnë valë të mëdha.

Unë e di që pavarësisht shigjetave të drejtuara me urrejtje patologjike kundër kauzës që perfaqësonTi, Unë, Ne, do gjejmë çdoherë guximin, pasionin për të luftuar me arsye

Për ‪#‎gratë‬ e fuqishme dhe kundër maskarenjëve.”/Voal.ch

[the_ad id=”4118″]

Albin Kurti: Do të qëndrojmë në shesh derisa të shkojë Qeveria

Albin Kurti: Do të qëndrojmë në shesh derisa të shkojë Qeveria

kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se deputetët e opozitës së bashkuar do të tentojnë që të marrin pjesë në seancën e re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka vend për zgjedhje të reja, për president të ri, por kjo për Kurtin, mund të ndodhë kur të shpallen zgjedhjet e reja, transmeton Telegrafi.

“Ne do të qëndrojmë këtu derisa të bie kjo Qeveri. Kemi qëndruar mbrëmë këtu. Do të qëndrojmë edhe nesër, edhe derisa të jetë e nevojshme që të bie kjo Qeveri”, ka thënë Kurti.

[the_ad id=”4118″]

Identiteti fetar dhe kombëtar i shqiptarëve ortodoksë së Rekës së Epërme

Identiteti fetar dhe kombëtar i shqiptarëve ortodoksë së Rekës së Epërme

Reka e Eperme

Vilajeti i Manastirit, një nga katër vilajetet që përfshinte popullsi shqiptare në provincën osmane të Rumelisë, është parë gjithnjë si një territor ku identetitet nacionale kanë qenë më të zbehta, krahasuar me vetpërcaktimin dhe identitetet fetare të popullsive që banonin në të. Si një nga krahinat më të hershme të pushtuara nga osmanët dhe ku në fakt ka pasur një proces kolonizimi me popullsi turke më të lartë se në territoret e tjera[1], sistemi osman i mileteve duket se kishte zënë mirë rrënjë dhe në fund të shekullit të XIX  dhe fillimet e shekullit të XX, popullsia e këtyre anëve e kishte më të vështirë përqafimin e nacionalizmit që synonte formimin e identiteteve kombëtare përkundrejt një identiteti osman që imponohej nga lart.
Zakonisht kur studiohet kjo periudhë e historisë shqiptare të elementit shqiptar,  uniformiteti fetar i Vilajetit të Manastirit studiohet njëlloj si vilajeti i Prishtinës, ku predominonte me pak përjashtime një lloj uniformiteti mysliman suni. Kjo gjë ndodh  për shkak lidhjeve të mëvonshme të territoreve të banuara nga shqiptarë në ish mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene dhe më vonë në Ish Jugosllavi si një tërësi gjeografike, ndërsa në fakt popullsia shqiptare e Vilajetit të Manastirit reflektonte një larmi tjetër identitesh fetare të ngjashme me vilajetin e Janinës, ku ishin të pranishëm edhe komuniteti bektashi në Tetovë dhe rrethinat e saj dhe komuniteti ortodoks në malësinë e Rekës. Përthyerja e këtyre identiteve dhe shkrirja e tyre në identitet kombëtar gjatë fundshekullit të XIX dhe fillim të shekulit të XX përbën një rast studimor të ngjashëm si dhe në territoret shqiptare ku nacionalizmi veproi dhe operoi nëpërmjet të njëjtave mjeteve, ndaj ai nuk mund të merret i shkëputur nga shqiptarizmi edhe pse panosmanizmi pati eksponentë të rëndësishëm nga këto territore.

Identiteti fetar ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e identiteteve kombëtare në Ballkan përgjatë shekullit të XIX. Ai së bashku me nacionalizmin është shfaqur si një nga farkëtuesit kryesorë  të identiteteve kombëtarë duke ndihmuar në këtë farë mënyre drejtë për së drejti në formimin e shteteve kombëtarë. Ky kontribut i përbashkët i tyre ka sjellë shpesh herë një konfuzion në rolin e tyre duke identifikuar shpesh herë me njëri-tjetrin por dhe në disa raste duke bërë një dallim të qartë midis tyre. Qasja metodologjike afron një mundësi më shumë për të dalluar qartë midis tyre dhe rolin specifik që luajnë në krijimin e kombit. Në literaturën dhe studimet moderne ekzistojnë dy pikëpamje të kundërta mbi marrëdhëniet e nacionalizmit me besimin fetar, të cilat i shikojnë ato si alternativa të njëra-tjetrës ose të lidhura shumë ngushtë organikisht mes tyre.[2]

Pikëpamja e parë  konsiston në faktin  sesi krijimi i publikut të  masave lexuese të një gjuhe-një rezultat i shtypit dhe kapitalizmit,zëvendësoi përfshirjen aksiomatike të gjuhëve të shkruara në mendjet e njerëzve dhe shkatërroi solidaritetit e Krishterimit, Umanë islamike dhe gjithë solidariteteve të tjerë,[3]ndërsa pikëpamja e dytë sugjeron idenë se besimi fetar luajti një rol kryesor në formimin e kombeve modernë. Studiuesi Miroslav Hroach e njohu nevojën për lidhjet gjuhësore ose fetare duke bërë të mundur një nivel më të lartë komunikimi brenda grupit dhe përtej tij, në formimin e një kombi modern. Ai argumentoi se identiteti kombëtar ishte më i fortë kur ai mbështetej nga institucione kishtare dhe shënonte në shumë raste rolin e klerikëve në formimin e grupeve patriotike në Evropë.[4]

Gjithsesi kjo gjë nuk mund të thuhet përsa i përket krijimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve, të cilët duke u përkitur shpirtërisht tre feve të ndryshme nuk mund të krijonin një identitet kombëtar të bazuar në këtë faktor. Situata fetare në Shqipëri në prag të zgjimit kombëtar ishte pothuajse shumë e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera ballkanike apo dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore që analizojnë këta autorë. Duke qenë se Shqipëria ishte një nga territoret e para të rajonit në të cilin Kristianizmi ishte predikuar dhe përhapur por në të njëjtën kohë vendi dhe territori ku influencat e Romës dhe Kostandinopojës si qendra perandorake ishin përplasur, Shqipëria pak a shumë përfaqësonte këtë konflikt jo vetëm në aspektin politik dhe kulturor por dhe në aspektin  fetar. Si rrjedhojë, dy dogmat kryesore të Kristianizmit, Ortodoksia dhe Katolicizmi praktikoheshin dhe ishin besime fetare dominante por dhe në konflikt të hapur në Shqipëri përpara pushtimit otoman në shekullin e XV.

Maqedonia ishte një nga rajonet e para të Ballkanit që u islamizua dhe një rol kryesor në këtë proces luajti dhe pozita shumë e favorshme gjeografike, të qenët në mes të rrugëve dhe luginave që bënin të mundur depërtimin osman drejt Serbisë dhe Austrisë. Si është pranuar gjerësisht, pas dështimit për të ngritur një flotë të fuqishme krahasuar me fuqitë e tjera detare europoane, osmanët e përqëndruan strategjinë e tyre në avancimin tokësor duke ngritur fushata të përvitshme dhe të kushtueshme që drithëronin oborret mbretërore së Europës Qendrore. Duke iu drejtuar në veçanti Islamit në qytetet maqedonase, John Thirkelli ka vënë në dukje se gjatë shekujve XV-XVI, feja në Maqedoni, me qendrën e vet në Shkup( e sidomos në një numër të caktuar qytetesh) përbënte një “marsh ushtarak”, nga i cili nisi konvertimi i Serbisë bashkë me Bosnjën.[5] Gjithësesi edhe pse në rastin e popullsisë shqiptare në Maqedoni niveli i islamizmit të kësaj popullsie krahasuar me popullsitë e rajoneve të tjera shqiptare ishte më i lartë , ashtu si kudo gjetkë në Ballkan nuk pati një uniformitet të njëtrajshëm fetar. Një rast tipik interesant në këtë drejtim mbetet popullsia e Rekës së Epërme, popullsi shqiptare që i përkiste besimit ortodoks dhe që mbetet rasti i vetëm deri më tash i njohur në veri të Shqipërisë që arriti të mbante në të njëjtën kohë identitetin e vet fetar por që edhe përmes një përfaqësuesi të shquar të saj si Josif Bagëri (1868-1915) u përfshi qoftë edhe pjesërisht në lëvizjen kombëtare.

Po kështu edhe brenda popullsisë së islamizuar shqiptare nuk kishte një uniformitet suni-që ishte dhe dogma fetare zyrtare e Perendorisë, por kishte dhe një komunitet të fuqishëm bektashi të përqendruar rreth Tetovës dhe që merrte pjesë në jetën politike të Maqedonisë dhe të lidhjeve të saj me qendrën perandorake.  Urdhri i dervishëve bektashi ashtu si gjerësisht edhe në territore të tjera shqiptare predikonin dhe praktikonin urdhrat e ceremonitë  e shumta të lidhura me ta. Meqë kishte mjaft ngjashmëri ndërmjet Krishterizmit dhe Islamit, ata nuk kishin ndonjë vështirësi të madhe që t’i përshtasnin zakonet vendore me urdhërat e tyre.[6]Kjo ndërmjetësi fetare e sektit Bektashi, shumë e veçantë në rastin shqiptar krijonte premisa që identitetet fetare të mos ishin të njëtrajshme por të përthyeshin dhe reflektonin dhe shqetësimet politike të kohës, në vitet e lindjes së nacionalizmit në Ballkan. Periudha nga viti 1804 deri më 1878, në gadishullin ballkanik është ajo e revoltave kombëtare dhe e formimit të shteteve të reja. Gjatë këtyre viteve Greqia, Serbia dhe Rumania do të fitonin pavarësinë, kurse Bullgaria do të bëhej autonome. Në këtë periudhë lind edhe një lëvizje kombëtare Shqiptare. Është e rëndësishme të bëjmë një vlerësim të disa  zhvillimeve të përgjithshme, ku përfshihet  jo vetëm Ballkani, por edhe pjesa tjetër e  Europës, të cilat do të ushtronin një ndikim të rëndësishëm mbi aktivitetet  revolucionare: së pari, formulimi dhe dhe pranimi në shkallë të gjerë të ideologjive liberale dhe kombëtare; së dyti, kushtet ekonomike në ndryshim; dhe së treti, shkallëzimi i ndërhyrjes së fuqive europiane dhe zanafilla e çështjes lindore[7]. Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë të shek XIX  do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje evropianoperëndimore: liberalizmi që buronte nga idetë e iluminizmit në shek e XVIII; dhe nacionalizmi. Përballë këtij realiteti të ri në Ballkan,fillimisht nën një zgjim kulturor dhe pastaj nën një zgjim politik të nxitur më së tepërmi edhe nga Kriza Lindore, shqiptarët reaguan duke sendërtuar format e para të një ndërgjegje kombëtare të avancuar që kërkonte një shtet shqiptar në rajon. Veprimtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare u përpoqën ta shmangin ndërgjegjen fetare si një faktor bashkues drejt krijimit të identitetit kombëtar dhe i dhanë më shumë rëndësi kulturës shqiptare, ndjenjës së origjine të përbashkët dhe në mënyrë të veçantë gjuhës shqipe.[8] Po kështu, elita kombëtare shqiptare nën shembullin e vendeve të tjera ballkanike që rrëmonin në të shkuarën e tyre për të gjetur epoka të lavdishme rizbuluan figurën e Skënderbeut, prijësit të tyre mesjetar që kish zhvilluar një nga epopetë më të ndritura në përballjen kundër pushtimit otoman në gadishullin ballkanik. Përmes këtij procesi panshqiptar lëvizi edhe ideja kombëtare në Maqedoni dhe në popullsinë shqiptare që përbënte një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së saj. Shqiptarët nuk mund të bënin dallim nga popujt e tjerë ballkanikë kur nisën zgjimin e tyre nacionalist. Prirja e natyrshme do të ishte ashtu si dhe te fqinjët e vet, një kundërvënie ndaj fesë zyrtare të pushtuesve-Islamit, diçka që hasi në vështirësi që në hapat e parë,  sepse një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kishin pranuar Islamin dhe nën influencën e shtetit teokratik osman e identifikonin veten shpesh herë si myslimanë dhe pastaj si shqiptarë.  “Kultura islamike e Perandorisë Osmane i kishte mëshuar identifikimit të besimit fetar me kombin, duke sheshuar dallimin midis shqiptarëve e myslimanëve të tjerë nga njëra anë dhe duke nxjerrë më në pah, nga ana tjetër, atë midis islamikëve dhe të krishterëve gjithfarësojësh. Në një shoqëri shumëkombëshe, siç ishte ajo e Perandorisë Osmane, jeta e nënshtetasve të saj, ç’është e vërteta, ishte organizuar rreth besimit, të cilit, ata i përkisnin: domethënë, vija ndarëse ndërmjet të qeverisurve dhe qeverisësve-ose, thënë më shkoqur, popullsisë hegjemone-ishte religjioni dhe jo kombësia, ku padyshim, ashtu si në të gjithë perandorinë, myslimanët përftonin një pozicion të priveligjuar, gjë që, në rastin e Shqipërisë qe shndërruar e kishte përbërë një pengesë objektive për të arritur bashkimin kombëtar të myslimanëve me të krishterët, qofshin ata ortodoksë apo katolikë.”[9]Ishte kjo arsyeja që në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit identiteti fetar kish luajtur një rol të fuqishëm dhe frenues, ku nuk u arrit të avancohej apo shkohej më tej në kërkesat ndaj Portës së Lartë, sepse “forcat që sundonin në mbledhjen e Prizrenit ishin forca myslimane konservatore dhe nëpërmjet tyre Porta mund të ushtronte një ndikim për interesat të veta. Kjo shpjegon përse shqiptarët e Prizrenit luftonin në fillim, bashkë me boshnjakët myslimanë për një kauzë të përbashkët.”[10]. Ky lloj dyzimi i elitës administrative shqiptare jo vetëm gjatë Lidhjes se Prizrenit por në vazhdimësi, për t’i quajtur të vetat interesat e perandorisë, do të pengonte dhe vononte rrugëtimin e shqiptarëve drejt pavarësisë.

Rasti i shqiptarëve të Rekës, kësaj krahine të përbërë nga 18 fshatra dhe të shtrirë në lindje të Dibrës, përtej maleve Korab, Velivar dhe Kërçin, në të dy anët e lumit Radikë[11], ishte i kundërt nga ai shqiptarëve myslimanë pasi në identitetin e tyre kombëtar e kërcënonte Kisha Kombëtare Serbe që në kuadër të politikave asimiluse të saj që përkrahnin politikat nacionaliste të shtetit serb, kërkonte t’i përfshinte banorët e saj  brenda një identiteti kombëtar serb.  Ashtu si sivëllëzërit e tyre ortodoksë në jug të Shqipërisë që kërcënoheshin me asimilim nga ithtarët e Patriakanës s Stambollit që bënte përpjekje të vazhdueshme për të helenizuar jugun e Shqipërisë, edhe banorët e Rekës së Epërme  ishin nën kërcënimin serb që dëshironte që identitetin fetar ta shfrytëzonte për ti asimiluar. Jeta dhe kujtimet e aktivistit të njohur Josif Bagëri që mëson të shkruaj shqip në Sofie, dhe aty kthehet në një nga përhapësit i idesë kombëtare,  është një dëshmi e peripecive identitare që kalonin banorët e kësaj zone. Ardhja e tij në vitin 1908 në Rekë , mënjëherë pas shpalljes së Hyrietit dhe përhapja e idesë kombëtare kishte vështirësi për shkak se propaganda serbe kishte zënë mirë vend. Si zakonisht në këto përpjekje asimiluese predominonte Kisha Ortodokse  Serbe, hierarkët e së cilës e kishin braktisur ideologjinë e universalizmit të krishterë dhe kishin rënë nën influencën e nacionalizmit. Josif Bagëri do të haste në këtë vështirësi dhe për këtë arsye ai iu drejtua fshatarëve të vet, duke iu sqaruar  se cili ishte qendrimi i dhespotit serb Varnava të Dibrës ndaj tyre. “Vendi në të cilin asht ngulur Varnava nuk asht i ngulun me serb; as me bullgarë, po me fjesht shqyptarë. Detyra e secilit shqyptar asht t’përpiqet për me udhon dormën këtynej propagandorëve qi të qirohet vendi perj egërsinavet të mveshuna me lëkurë delje, se këto nuk janë gjë tjetër , përveç se ulq rrëmbenjës”.[12] Për herë të parë nëpërmjet kujtimeve të tij kemi edhe dokumentimin e hapjes së shkollës shqipe në këtë rajon, në fshatin e tij të lindjes Nistrovë, ku u bëri thirrje bashkëatdhetarëve t’i çojnë fëmijët për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip. Ai kishte sjellë me vete,  20 copë abetare dhe filloi tu jepte mësim 8-9 fëmijëve të parë që u mblodhën. [13]Gjithësesi puna e nisur nga Bagëri që përdorte alfabetin e Stambollit në shkrimin e gjuhës shqipe,  nuk është se ishte përpjekja e parë e banorëve të kësaj zone për të shkruar shqip, pasi në vend lëvronin e edhe tradita të vjetra të shkrimit të shqipes si ishte rasti i përdorimit të alfabetit cirilik të bullgarishtes që mesa duket kishte qenë një medium i përdorur nga popullsia , kryesisht nga ajo që ishte e emigruar në qendra të ndryshme të Ballkanit. Një dokument i arkivave austriake i referohet në fakt ortodoksëve shqiptarë të fshatit të Prodecit, në rajonin e Rekës së Sipërme(afër Dibrës), të vendosur në Stamboll. Këta të fundit në vitin 1911 kishin themeluar një shoqëri bamirësie dhe arsimore, statuti i së cilës, hartuar në shqip dhe në alfabetin cirilik bullgar, tregonte një vullnet për të botuar libra në shqip me këtë alfabet, për të hapur një shkollë në fshatin e tyre të origjinës dhe për të restauruar kishën e fshatit.[14]

Fati i popullsisë së Rekës do të diskutohej dhe 5 vjet më vonë pasi Bagëri do të largohej nga Nistrova,  në Konferencën e Londrës, ku përfaqësuesi diplomatik i Rusisë do kërkonte që Dibra të përfshihej në shtetin serb për shkak të traditave kishtare dhe fetare të popullsisë ortodokse të një pjese të vogël të qytetit. Gjakova dhe Dibra kërkoheshin për Serbinë( nga ana e përfaqësuesit rus Petrajev në Konferencën e Londrës-shënimi im) jo për karekterin sllav të popullsisë lokale që nuk mund të provohej, por sepse manastiri serb i Deçanit kishte prona të gjera tokësore në krahinën e Gjakovës, kurse Dibra ishte selia e dy peshkopëve ortodoksë dhe fare pranë saj ndodhej një manastir ortodoks ( i Shën Jovan Bigorit)[15]

Si dihet pas traktivave të shumta midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë për caktimine kufijve veriorë së Shqipërsië, qyteti i Dibrës së Madhe dhe malsia e Rekës së Epërme mbeti brenda kufijve të Serbisë pavarësisht faktit se popullsia shqiptare ishte më e madhe në numër dhe predominonte gjithandej. Popullsia e Rekës së Epërme do të kishte fatin e popullsive të tjera ortodokse shqiptare në Greqi, të cilave identiteti fetar do tu merrej si faktor parësor për të përcaktuar dhe identitetin e tyre kombëtar. Kështu, nëqoftëse shqiptarët myslimanë të Maqedonisë do të kishin mundësi që të përdorinin gjuhën shqip në jetën e përditshme apo qoftë dhe të organizoheshin politikisht në radhët e “Xhemietit” , duke shfrytëzuar identitetin fetar në radhët e partisë islamike të themeluar në Maqedoni në dhjetor 1919, shqiptarët e krishterë të Rekës së Epërme do i nënshtroheshin një presioni për asilim të plotë dhe marrjen e identitetit sllav, përkundrejt atij shqiptar. Megjiatë pavarësisht një presioni të tillë dhe asimilimi të dhunshëm që ushtroi shteti serb pas përfshirjes së kësaj krahine brenda tij, identiteti i veçantë i shqiptarëve të Rekës vazhdonte të ishte problem për shtetin serb deri në vitet 30’dhe të shfaqej si shqiptar. Sipas të dhënave burimore që na servirin famullitarët e kishës katolike të Kosovës Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi, në Promemorien që i kanë dërguar më 5 maj të vitit 1930, Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, zotit Erik Dramondit, duke u ndalur në dhunën e xhandarmërisë serbe ndaj ortodoksëve shqiptarë theksojnë: “Në disa vende, si në Rekë ku bashkërisht jetojnë shqiptarë të besimit ortodoksë me sllavët e të njëjtit besim dhe shqiptarët myslimanë, kjo diferencë qëndron në mbajtjen e kësulës në forma të ndryshme. Shqiptarët mbajnë “çeçe”, ndërsa serbët “kaçketë”. Për të mënjanuar këtë diferencë të dukshme, nënprefekti z. Sokolloviç ka nxjerrë një urdhëresë, me anën e së cilës ua ndalon shqiptarëve të mbajnë çeçe.[16]Po kështu në prememorie nënvizohej se ishte e ndaluar edhe mësimi i fesë në gjuhën shqipe, duke përmendur faktin se shqiptarët ortodoksë të Rekës, që përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë së asaj krahine ishin të ndaluar të përdornin gjuhën amtare në kisha.[17] Pra si shikohet në kuadër të politikave unifikuese për të siguruar kompaktësi etnike shteti serb nuk ushtronte dhunë vetëm ndaj shqiptarëve myslimanë në Maqedoni por edhe ndaj atyre të Rekës. Disa vite më vonë në një dokument të hartuar më 5 shkurt të vitit 1944, nga konsulli i atëhershëm shqiptar në Shkup, Hamit Kokalari dëshmohet ende prania e fortë shqiptare në këtë trevë.  Ky i fundit i dorëzoi qeverisë shqiptare një projekt, i cili konsistonte në botimin e një Atlas-Albumi për Kosovën. Në të ai kishte përfshirë një sërë hartash etnografike, fotografi të qyteteve e katundeve shqiptare të mbarë krahinave, duke përfshirë edhe Rekën. Në projekt, diplomati shqiptar  theksonte: “Të mos mbeten mangut edhe zonat ku gjendet popullsi shqiptare ortodokse si Reka e Gostivarit”. Duke u ndalur në vendbanimet shqiptare dhe veçanërisht në Rekën e Epërme, Kokalari rrëfen se: “Në shumë katunde që kam vizituar pleqtë dhe plakat flisnin një shqipe të kulluar”. Gjithashtu konsulli Hamit Kokalari tregon se shpesh ortodoksët shqiptarë i merrnin për serbë ose për bullgarë, prandaj gjenden fare pak ortodoksë në skajet veriore (në Kosovë e në Malin e Zi) si dhe në skajin lindor (në Maqedoninë Perëndimore).[18]

Identiteti fetar dhe bashkimi fetar ka qenë një nga qelizat më të forta të shoqërive, që kanë aspiruar dhe janë krijuar si kombe. Në vende të ndryshme këto tipare vazhdojnë ende të jenë përcaktuese për zgjedhje të ndryshme apo hartimin e politikave të ndryshme. Në Shqipëri për shkak të ekzistencës së tre besimeve fetare, identiteti fetar u mënjanua nga zgjimi nacionalist i tyre, duke ia lënë rrugën kulturës dhe gjuhës kombëtare. Rasti i shqiptarëve të Maqedonisë, në një shtet multietnik është bash një rast i mirë që identitete të fjetura(si ka qenë rasti i shqiptarëvetë Rekës) apo intregaliste si ka qenë ai i shqiptarëve të islamizuar të përbashkohen në një identitet kombëtar duke ndjekur prirjet e zgjimit të tyre nacionalist, duke u munduar për të nxjerrë vlerat më të mira të tyre dhe jo të imitojnë apo krijojnë identitete të rrema që nuk i qendrojnë kohës.

Bibliografi:

1-      Arben Puto. Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914, Shtepia botuese 8 nëntori: Tiranë

2-      Barbara Jelavich. Historia e Ballkanit, Tiranë, 1999, Përpjekja

3-      Benedict Anderson, Imagined Communities(Reflections on the Origin and the Spread of Nationalism, London: Verso.7thEd,1996

4-      Dr. Mesut idriz. Kovertimi dhe asimilimi I dhimmi-ve në Perandorinë Osmane. 2009, Shkup:Logos

5-      Ferdinanto  Salleo.(2000).Shqipëria:gjashtë muaj mbretëri.Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit

6-      John Thirkell. Islamization in Macedonia as social process”, në Islam in Balkans, bot. I Jeninifer M.Scarce(Edinbourgh:Royal Scottish Museum,1979)

7-      Marenglen Verli. Aspekte rreth krijimit dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare.Klean:Tiranë, 2014

8-      Miroslav Hroch. The nature of the Nation in John A. Hall ed, The State of the Nation(Ernest Gallner and the theory of nationalism), Cambridge:CUP,1988

9-      Nathalie Clayer. Ne fillimet e Nacionalizmit shqiptar. Perpjekja:2009, Tiranë

10-  Peter Bartl. Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare, Tiranë Dituria,2006

11-  Qerim Lita. Disa burime arkivore për Rekën e Epërme në  Sabri Maxhuni-Novosela, Shqiptarët ortodoksë, pjesa e ndritshme dhe e dhimbshme e kombit shqiptar, Prishtinë   2013

12-  Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, 8 nëntori, Tiranë 1983

13-  Stavro Skendi. The Albanian National Awakening 1878-1912.  Princeton: Princeton University Press, 1967

14-  Stavro Skendi . Zgjimi Kombëtar Shqiptar. Phoenix , Tiranë:2000

[1] Shih për më tepër Nathalie Clayer. Ne fillimet e Nacionalizmit shqiptar. Perpjekja:2009, Tiranë.

[2] Peter Bartl. Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare. Tiranë : Dituria,2006, fq 18

[3] Benedict Anderson, Imagined Communities(Reflections on the Origin and the Spread of Nationalism, London: Verso.7thEd,1996, fq 36

[4] Miroslav Hroch.  The nature of the Nation in John A. Hall ed, The State of the Nation(Ernest Gallner and the theory of nationalism), Cambridge:CUP,1988, fq 93

[5] John Thirkell. Islamization in Macedonia as social process”, në Islam in Balkans, bot. I Jeninifer M.Scarce(Edinbourgh:Royal Scottish Museum,1979), fq 23-24

[6] Dr. Mesut idriz. Kovertimi dhe asimilimi I dhimmi-ve në Perandorinë Osmane. 2009, Shkup:Logos, fq 29

[7] Barbara Jelavich. Historia e Ballkanit, Tiranë, 1999, Përpjekja, fq.167.

[8] Stavro Skendi, The Albanian National Aëakening 1878-1912, Princeton: Princeton University Press, 1967,469

[9] Salleo,F.(2000).Shqipëria:gjashtë muaj mbretëri.Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit.,faqe 22

[10] Stavro  Skëndi. Zgjimi Kombëtar Shqiptar.Tiranë: 2000, Phoenix , faqe 46

[11] Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, , Tiranë:1983, Shtëpia botuese: 8 nëntori,  fq 7

[12] Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, , Tiranë:1983, Shtëpia botuese: 8 nëntori,fq 93

[13] Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, , Tiranë:1983, Shtëpia botuese: 8 nëntori, fq 95

[14] Nathalie Clayer. Ne fillimet e Nacionalizmit shqiptar. Perpjekja:2009, Tiranë, fq 574

[15] Arben Puto. Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914, Shtepia botuese 8 nëntori: Tiranë, fq 196-197

[16] -Qerim Lita. Disa burime arkivore për Rekën e Epërme në  Sabri Maxhuni-Novosela, Shqiptarët ortodoksë, pjesa e ndritshme dhe e dhimbshme e kombit shqiptar, Prishtinë   2013, faqe 66.

[17] Marenglen Verli. Aspekte rreth krijimit dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare.Klean:Tiranë, 2014, fq 316

[18] -A.Q.SH, Fondi 66, Viti 1944, Dosja 10, faqe 2; Program punimi për përgatitjen e një Atlas-Albumi mbi Kosovën, Tiranë, më 5 shkurt 1944 cituar sipas Qerim Lita. “Disa burime arkivore për Rekën e Epërme” në  Sabri Maxhuni-Novosela, “Shqiptarët ortodoksë, pjesa e ndritshme dhe e dhimbshme e kombit shqiptar”, Prishtinë   2013, faqe 64.

Suplementi Rilindësi, fq 20-21, 26.04.2015 Dorian Koci

 

[the_ad id=”4118″]

Thoti fliste shqip (VIDEO-Dokumentar)

Thoti fliste shqip (VIDEO-Dokumentar)

Thoti fliste shqipThoti fliste shqip (VIDEO-Dokumentar)
Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet “Thoti – Tati fliste shqip”.

Po kush ishte THOT – i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e “fliste shqipen”, i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare” – në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja – nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano – palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko – ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim “lajmëtar i zotave” (messagero degli dei).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Fotografi e rrallë, çfarë i kishte thënë Presidenti Rugova, Deputetes Donika Kadaj Bujupi?

Fotografi e rrallë, çfarë i kishte thënë Presidenti Rugova, Deputetes Donika Kadaj Bujupi?

Presidenti Rugova

Një fotografi e realizuar vite më parë, atëherë kur Presidenti Ibrahim Rugova ishte ende gjallë, tregon për afërsinë ndërmjet anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vet Presidentit Rugova.

Në këtë fotografi të siguruar nga Bota sot, shihet Presidenti Rugova bashkë me Donika Kadaj Bujupin teksa bisedojnë duke dalë nga një takim. Prapa tyre shihet edhe Ambasadori William Woker.

Ndryshe, zhvillimet politike të dy viteve të fundit kanë acaruar marrëdhëniet ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë, se LDK-ja kishte lidhur Koalicion me AAK-në në vitin 2004, derisa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte zgjedhur Kryeministër kurse Ibrahim Rugova President i Kosovës. /BS

[the_ad id=”4118″]

Faik Konica Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Faik Konica Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Faik KonicaDukë parë dhë dukë dëgjuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk këmbëjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjët, në vafshin si vëmi, do të jëmi aqë poshtë sa dhë sot.

Grëqia u-rrëkëllyë dhë u-shua për jëtë: ne, në vent që të marrim mësimë, dhë dukë kërkuar shkakët ë rrëkëllimit të Grëqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhë në një shojtjë ë përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.

Shqipëria është një vent i mjërë dhë i ërrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytëtari, pa njërëz të shquar, pa njërëz që njohin të mirën dhë përpiqën t’a arrijnë. O është detyra ë atyrë të pakëvë Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhë në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhënë? Detyra ë tyrë është të përpiqen të këndohët dhë të shkruhët gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshët dhë të rritët mendimi kombiar, të çahën dhë udhëra të mira ëdhë të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallët trëgëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhë tonë. Po këto punëra s’bëhën pa vojtjë; duhet, për ti mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët ë vërtëtë’ s’janë të zotërit t’i kënë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lëhtë: politikë.

Të lëshojë Turqinë njëriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mëmoranda, të këndonjë gazëtat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajvë, ë të tjëra, janë lodra për të cilat s’duhët as dituri ë madhë as mundim i shumë.

Pa të përpiqët njëriu të ngulë nat’ë ditë, më ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvë ndofta është ca m’ë rëndë.

Të vësh t’u thuash ‘mëmëdhetarëvë të vërtëtë’ ëjani të punojmë për gjuhën shqip dhë për mendimin kombiar, do të lodhësh kot: Ata s’duan mundimë, po lodra, duan si Grëkërit të vënë nëpër kafëra, dhe, me fjalë për të qëshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grëkërit, andaj u-shuan. Po, si ë thamë, s’jemi të zotërit të hëqim mësimë nga vojtjet ë botës. Në vent që të vëmi të rrëmihim kopshten dhë të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblëdhur pëmë që s’kanë zen’ as rrëënjë. Atyrëvë cilëvë u pëlqën, le t’i vënë politikës pas; këmi shprësë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria ë mëmëdhëut, ditë për ditë po mblidhën rrëth ë rrotull flamurit tonë, dhë lëftojnë në atë luftën ë mirë dhë pa gjak nga ë cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqipëtar.

[the_ad id=”4118″]

MASONERIA NË TREVAT SHQIPTARE!!

MASONERIA NË TREVAT SHQIPTARE!!

masoneria-shqiptare

Historia e hershme

Fillimet e Masonërisë në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830′. Mendohet gjerësisht se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës. Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjatë viteve 30′. Gjatë periudhës së komunizmit masonët u shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.

Historia post-komuniste

Me ardhjen e demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror “e para Lozhë Masonike në vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1”. Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj. Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një lozhë masonike.

MASONËT SHQIPTARË:

Lista në vijim është përpiluar me emra nga interneti, kryesisht të forumeve të ndryshme, dhe faqeve islamike anti-masonike.

  •       Maksim Zotaj-i vetëdeklaruar, Lozha Blu, New York
    § Neshad Asllani-sipas Saad Gashit
    §  Gjergj Kastrioti Skënderbeu-i hamendësuar nga njerëz të ndryshëm si pjesëtar i Illuminatit
    §  Jeronim De Rada-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Abdyl Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Sami Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Naim Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Petro Nini Luarasi-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Hoxha Tahsim-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Vaso Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Mit’hat Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Mehmet Ali Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Lasgush Poradeci-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Ismail Qemali-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Nuredin Bej Vlora-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Nikolla Paço-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Faik Konica-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Enver Hoxha-sipas Kastriot Myftarajt

[the_ad id=”4118″]

Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.

Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.

parlamenti

Fjalimi brilant: Kur Fan Noli jepte dorëheqjen

Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Nga debati parlamentar, kur Fan Noli jepte dorëheqjen si ministër i Jashtëm, duke mbajtur edhe fjalim brilant, si edhe debatet që pasuan pastaj në Parlament.

**

Është e vërtetë që ndodhesha në Tirane kur u votua ligji i intermimit të fëmijëve të dezertorëve, por nuk isha në Parlament, as mora pjesë në bisedime. Veç kësaj, nga njëra anë, Guverna jonë e zbatoi këtë ligj me një shtojcë, të dekretuar prej kabinetit pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe, nga ana tjetër, unë nuk e atakova guvernën aq për interni­min e fëmijëve të dezertorëve se sa për internimet politike pa ndonjëe faj e pa ndonjë bazë në Toskëri, ku s’kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse. Ja disa shembuj midis të tjerash: Disa familje nga Bilishti, nga Hoçishti e nga Les­koviku u internuan me gra e me çiliminj e u munduan më kot e pa arsye larg vatrave të tyre për disa muaj. Sa për sigurinë që mbretëron anë e mbanë Shqipërisë dhe veçanërisht në malësi, më vjen keq t’i përsëris ministrit të Punëve të Brendshme që kam shumë dyshime. Shembulli i tregtarit të thëngjillit për të cilin fola më parë është tipik për mungesën e sigurisë nën këtë guvernë. Ky tregtar ka punuar në Gurëz e në Breg të Matit njëzet vjet me radhë, përpara Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës së Përgjithshme, në kohën e operacione­ve të ndryshme, dhe në kohën e të gjithë kabineteve tonë të mëparshëm. Po në kohën e këtij kabineti, pasi e pësoi atë që iu tregova më parë, dmth pasi u plagos prej një vrasësi ku udhëtonte i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë e prej një zyrtari të shtetit, tani ndodhet në kryeqytet e nuk guxon të kthehet në malësi për të shikuar punët e tij.

Ministri i Punëve të Brendshme na bëri dy shaka kur u qa se po e kritikojmë që ç’armatosi popullin e shtypi kry­engritjen. Nuk e atakova se ç’armatosi popullin; por i hoqa vërejtjen mbi faktin që ç’armatosja materiale nuk arrin për të prerë kryengritjet, pa ç’armatosjen morale. Që ta them më të shkoqur, nuk arrin t’i marrësh armët një njeriu e ta bësh mik e të sigurohesh nga pusitë e tij, para se të pajtohesh me të thellësisht. Nuk e atakova guvernën se shtypi kryengritjen, por se nuk e parashikoi, se nuk kishte marrë masa për të mbrojtur kryeqytetin, se mori në qafë me qindra njerëz krejt të pafajshëm e se armiqësoi popullin e Shqipërise së Mesme pa shpresë pajtimi kush e di për sa vjet. Ministrit të Luftës kam për t’i thënë se për veshjen e ushtarëve, nuk jemi të verbër, ne i shohim qysh janë të ve­shur ata ushtarë që ndodhen në kryeqytet, e që e marrim me mend sa më ligsht janë veshur ata që ndodhen në provincë. Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që rroga e oficerit tonë është e vogël e që s’u mbetka tjetër shpërblim përveç grad­imit. Përkundrazi, rrogat e oficerëve tanë janë më të mira se në Itali e më të mira se kudo në Ballkan e në Europën Qendrore…

Sa për çështjen e shqiptarëve të Izmirit, është e vër­tetë që isha ministër i Punëve të Jashtme kur bisedohej kjo çështje, po unë e lashë ndryshe dhe u mbarua fare ndry­she. Ja me pak fjalë historia e kësaj çështjeje: një nga para­ardhësit e mi i kishte kërkuar qeverisë italiane mbrojtjen e qytetarëve shqiptare, atje ku nuk kemi përfaqësues e as konsull dhe, veçanërisht në Izmir. Guverna italiane e pra­noi me gëzim këtë barrë dhe i kërkoi guvernës sonë hollësi mbi pasaportat dhe mbi taksat konsullore. Në një përgjigje të dhënë prej meje, e falenderonim qeverine italiane për këtë lehtësi…

Konflikti u rreptësua dhe kapërceu e marrëveshjes, kur u vendos të shkoja në konferencën e Gjenovës. Unë isha i mendjes që s’duhej bërë asnëe emërim pa pëlqimin tim nga njëra anë, dhe që, nga ana tjetër, duhej të pyetesha për çdo çështje të jashtme me rëndësi, para se të jepej një vendim. Kryeministri, i cili duhej të bëhej zëvëndës i punëve të jashtme ishte i mendjes që mund të bënte çdo veprim dhe emërim në degën e jashtme pa më pyetur fare, sa kohë ndodhesha jashtë Tiranës. Kur i tërhoqa vëretjen që unë do të shtrëngohesha të jepja dorëheqjen, sapo të behej ndonjë emërim apo veprim pa pëlqimin tim, Kryeministri më tha se mund ta jepja dorëheqjen. Duke parë se kolegët e mi, të gjithë pa përjashtim, pëlqenin pikëpamjen e Kryeministrit, e dhashë dorëheqjen time që atë minutë, i gëzuar që s’isha i nevojshëm për plotësimin e kabinetit…

Kur Këshilli i Lartë na e ktheu buxhetin me vërejtjen e arsyeshme se qysh kishte ndër mend guverna na mbulonte deficitin prej më shumë se dhjetë milion franga ar, atëhere e gjeta rastin t’u them kolegëve të mi që Këshilli i Lartë kishte të drejtë të mos aprovonte një buxhet të çale dhe shkela këmbë që buxheti të balancohej duke zbritur të pri­shurat sipas të ardhurave të shtetit. Asnjë nga kolegët e mi s’u bashkua me mendimin tim dhe kryeministri e shtrëngoi Këshillin e Lartë të aprovojë buxhetin me një deficit prej më tepër se dhjetë milion franga ar, pa ndonjë projekt se si do te mbulohej ky defiçit. Shkela këmbë që në krye të thirren me një herë or­ganizatorë të huaj për ministri të ndryshme. Vendimi u dha, por unë vura re që kolegët e mi s’kishin dëshirë dhe as nxi­tim që ky vendim të vihej në veprim. Provën e kini përpara sysh. Guverna jonë s’ka sjellë asnjë organizator veç organi­zatorit austriak të ushtriseë i cili rastisi të ndodhej këtu dhe të cilin guverna jonë s’e ka lënë të bëjë asnjë organizim…

Tani, zoti Kryetar, nemni leje të bëj disa vërejtje mbi aluzionet e bukura dhe të holla të zotit Sejfi Vllamasi për sëmundjen time misterioze e për gishtin e jashtëm si dhe për aluzionin e ministrit të Punëve të Brendshme, i cili disa ditë më parë na cilësoi zotin Gurakuqi dhe mua si mbrojtës të Mustafa Krujës. Ju pyes ju, kujt u drejtohen insinuata dhe këto aluzione? Atyre që kanë vite e vite që punojnë për çështjen e Shqipërisë? A është nevoja të mbrohemi kundër këtyre insinuatave?

AHMET ZOGU: Davaja e Emzotit është më tepër si mbrojtje për veten e tij për dorëheqjen që ka dhënë, se sa një protestë kundër qeverisë. Sa për çështjen e buxhetit, për të cilën flet zotëria e tij nuk dua të jap përgjigje e këtë pikë ia lë zotit Kryeministër.

KRYEMINISTRI: Me gjithë që fjalët e Emzot Nolit nuk janë të drejta për shka kam edhe dëshmitarë, nuk dua të jap përgjigje. Nuk ishte nobël për zotërinë e tij të jepte dorëheqjen në një kohë aq kritike nëpër rrugë…

EMZOT FAN NOLI: Me sa e dinit ju se është kohë anormale, pse zoti ministër i Brendshëm na siguronte se nuk ka farë frike. Pra, për mua nuk ishte kohë anormale.

AHMET ZOGU: Sa për fjalët që kam thënë se çu­ditem se si zoti Gurakuqi dhe Emzot Fan Noli i dalin zot tradhëtarëve, kjo nuk do me thënë se ata janë tradhëtarë. Dhe i nderoj shumë si atdhetarë të mirë, por me gjithë këtë çuditem. Sa për fjalët që tha Emzoti se ne jemi çirakët e ustallarëve, dua t’i përgjigjem në një mënyre, duke kërkuar prej zotërisë së tij që mos t’i marrë për keq. Zotëria e tij është një orator shumë i mirë, por përdor pak fjalë hovarda, që në gjuhen gjermane dmth spitzbube. Vimë tani në çështjen e Gurzit. Në Gurëz është një pyll shumë i madh, në atë pyll u shti një pushkë dhe u plagos një njeri, siç tha zotëria e tij. Zotëri, ç’mundet të bëjë qeveria pse në pyll shtihet një pushke? Sot një jayë, kur erdhën disa deputetë për t’u ankuar për këtë çështje, qeveria dha urdhra të rrepta për këtë pune.

Bëhen dhjete minuta pushim, pas dhjetë minutash mbledhja mbështillet prapë.

STAVRO VINJAU: Mbi fjalët e zotit ministër të Dre­jtësisë, kemi për të thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë zotëria e tij, se gjykatësit kundërshtuan, të lëshojnë punën e tyre, edhe prandaj ajo ministri u detyrua t’i kërrente prej krahu me policë. E vërteta është se me tërë veprimet e saj, ashtu edhe me këtë vepër, ajo shkeli ligjin….

(Marrë nga libri “Debat parlamentar para një shekulli” me autor Filip Rrumbullakun).

 

[the_ad id=”4118″]

FENOMENI “BABËZI” BRENDA LËVIZJES PD E LDK

FENOMENI “BABËZI” BRENDA LËVIZJES PD E LDK

albulena haxhiuNga: Afrim Caka

Ne si popull jemi si ajo karroca që udhëhiqet nga një kali i lodhur dhe i verbër. Nese do ta krahasojmë me kohen e viteve ’50, ‘60’ ’70, ’80 e ’90-ta, kishte vetëm zgjimë kombëtar… Po tani???

Skenari i kësaj babëzie politike.
Ideatori është vetë Hashim Broja.
Realizator Kadri Veseli e Isa Mustafa!
Pjesëmarrës: Gjithë anëtarët e bandës Hashimjane të sigurisë politike. Me kundërgaz shqelma e grushte?

afrim cakaÇuditërisht, sot historia dhe politika jonë sikur po zhvillohet pa ne. Hallka më e dobët e çështjes shqiptare është vetë subjekti shqiptar PD e LDK. Deri tani tani këto dy parti kanë dëshmuar vetëm se jemi viktimë që pret në udhëkryq.
Në Dardani, në pushtet vepron sot mafia autonomiste, rrymë politike më e rrezikshme brendakombëtare. Kjo rrymë odash e kafenesh është favorizuar nga vetë pushtuesi i djeshëm dhe nga disa qarqe kombëtare e ndërkombëtare. Kalorsit autonomistë PD-së e LDK-së të shpëtimit kombëtar ulërijnë nën flamurin e demokracisë. Misioni i tyre i shenjtë është anatemimi ideologjik i të burgosurve politik, përdhosja e kulturës, historisë, gjuhës dhe e personaliteteve kombëtare. Këta janë të lindur për të mbjellë të keqen, në qoftëse do të kishte shkja në mesin tuaj ai patjetër që do t’ju kishte zili. Gabimet politike mund të jenë tragjike, por gabimet historike gjithherë janë fatale. Ju urrej nuk mund ta kuptoni sesa ju urrej, nuk është personale por kombëtare. Kaq keq i bëtë popullit dhe vëndit tim ç’do ditë sa penda ime nuk gjenë dot më fjalë për ta përshkruar këtë babëzi. A e dini ju pse o kuçedra ky Komb dhe fjalët krahasuese me mizorinë i ka të pakta në fjalor, kështu po përdori huazime sepse ju jeni e keqja e kësaj toke që nuk keni kufi. Ndërkaq, si për një drejtpeshim fatal, pikrisht në këtë kohë, një pamje e dytë, ajo që s’duket, jep një paralajmërim tjetër: kombi Dardan është në rrezik zbehjeje, faza e parë e shuarjes. O Zoti Madh!

Kjo është etapa e dominimit serb, që imponoi dhunshëm Hashimit e Veselit jo vetëm tërheqjen e Dardanis pas qerres serbe dhe mohimin e të drejtës legjitime të kufirit Dardanë, por edhe me synimin e coptimit të saj. Shkurt, te ky Barbarikum i ri shfaqej spikama e bushtit shqiptar dhe bushtit aziatik turko-serb. Shqiptarët, si të përmendur nga dremitja, bënin pyetjet: si ndodhi pse duhet tej të ndodhte kjo tradhti? Kjo gjendje shtron sot edhe çështjen e moralit tonë kombëtar: përse tradhtojmë, përse vonohemi dhe dështojmë në momentet kyçe historike? Përse nuk i mbrojmë vleratë tona të lashta, përse nuk i artikulojmë kërkesat historike dhe nuk kërkojmë zgjidhje historike për një Shqipëri Etnike? Siç duket, politika pragmatiste e Hashimit dhe e Kadri Veselit ia ka lënë së ardhmës zgjidhjen e çështjes kombëtare… Kjo ka një emër dhe ajo është quhet TRADHTI!
Frika për të mos rënë nga pushteti është një prej fenomeneve më të rëndësishme në jetën e krijesave Veseljane… Zemërimi i egërsuar është ndjenja më tipike për synimin e e mbajtjes së pushtetit me dhune dhe të dominimit mbi ata që mendojnë më ndryshe. Qëllimi i tyre është shkatrrimi i shpejtë e i dhunshëm i demokracisë dhe çdo pengese në rrugën e zullumçarëve. Duke parë skenarinë, na treguan se këta zerzop analfabetë të zemëruar janë ata, të cilët synojnë drejtë epërsisë ndaj të tjerëve, pa u ndalur përpara përdorimit të të gjitha forcave policore dhe mjeteve të dhunës që janë në dispozicionin e pushtetit…

Hashim Broja, këtë herë ministër i Jashtëm, bëri ekspozenë e kësaj ngjarje në Parlament dhe theksoi se kjo “është një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër PD-së apo ndonjerit nga ne”. Veseloviqi kërkoi masa repressive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse edhe më herët “kemi rrahur e arrestuar deputet jashtë ligjeve në fuqi”. Për të mos lejuar që opozitarët të forcoheshin më tej. Le të shikojmë rastin e ndërhyrjes së bishave antikombetare në parlament, në të cilin zakoni i keq i vetëmbrojtjes dhe u shfrytëzua me qëllimin për të destinuar mbi opozitarët tjerë. Populli dhe opozita duhet të bashkohet si një grsuhtë i vetëm pa dallim tendencash politike kundër një regjimi dallaverëgjinjësh e tiranik në vendin tonë, shkatar i korrupsionit, krimit dhe tradhtisë politike, burgjeve dhe arrestimeve në masë të deputetëve e demonstruesve në masë të dhjetrave e dhjetrave djelmëve liridashës të vendit tonë! Të radhitemi si një grusht i vetëm në ndihmë të opozitës dhe në mbrojtjen e kufijve tanë Dardanë “Dardania e Lirë” e cila ka për qellim të çlirojë vendin nga zullumçarët dhe tradhtia e madhe. Ti japim, pra, të kuptojë qeveria tradhtare e Dardani, uzurpatorëve të pushtetit e të parlamentit se populli do liri dhe pavarësi të plotë, do demokracinë e vërtetë, bukën me bollëk, punën e lirë dhe se nuk gënjehet me fjalime e teori boshe antikombëtare. Ti japim, pra, mese ka ardhur dita me kërkue demokracin e vërtetë, ka ardhur koha të kemë njerëz intelektual e nacionalistë e atdhetar të vërtetë, lirinë e fjalës dhe të menduarit më ndryeshe! O popull shqiptar të Dardanis, mos keni frikë nga gërmadhat e SHIKUT bolshevik që i ka ardhur fundi!

Takohën disa ministra e deputetë, të cilët shfaqin tiparet e karakterit të tyre, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar. Kësaj kategorie i përkasin ata zagar, servile, përulës, edepsësa e sojëza. Kuptimi i tyre sjelljeve bëhet i qartë mjafton që ne të shikojmë pas njerëz të pangopur, kafshonin copëra të mëdha lekësh e livadhesh. Të gjithë ne kemi ndeshur njerëz të pushtetit, të cilët janë të lumtur kur ngopeshin me anë të dallavereve mbushnin edhe xhepat. Por këta nuk u ngopën kurrë? Njerëzit e asaj kategorie të pushtetit, për të cilët po flasim, si rregull, pothuajse nuk merren me punë të dobishme për kombin dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çregullta dhe plehra. Këta prototipa, të cilët, duket, se kënaqen nga pisllëku e spiunllëku e tradhtia dhe nga rrëmuja që i shkaktuan këtij populli. Pas kësaj u përdor taktika e PD-së “O me ne, o kundër nesh!”. Të gjithë deputetët e dy partive politike ishin dhe janë dakort për masa të menjëhershme represive. Të gjithë anëtarët e Byrosë politike të Brojës e të Prapashticës vetëm atëherë kur politika Hashimjane, Veseljane dhe banda tyre ishin dakort për masa të menjherëshme represive. Kadri Veseli: Të arrestojmë sa më shumë opozitar duke i zgjedhur sigurishtë ata më kryesorët… Kjo masë do të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga parlamenti.
Veseloviqi, ulërinë si me qenë shkja, tha: “Ne duhet “terrorit” opozitar t’i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje me gjakftohtësi, mafijoze…!”.

Mjaftë më, JU urrej z. kryeministër, ju urrej z. ministër sëbashku me politikën tuaj antikombëtare dhe shkatërruese. Këta qeveritar janë frikacakë e të papërgjegjshëm sa nuk kanë asnjë rimors, asnjë pendesë e nuk dinë të kërkojnë njëherë falje për faktin që e kthyen parlamentin në stallë, që i kanë kthyer disa deputet të PD-së e LD-ës në një garnizon paramilitarësh ushtarak e shqiptarët brenda saj janë shndërruar në një turmë të skllavëruar. E vërteta është që në Dradani kemi ndertuar një qeveri të kalbur, ju jeni ata që është ndërtuar nga votuesit e juaj. Nëpër gjithë historinë botërore ju jeni rasti unikal i shpërdorimit më të madh të besimit. Kurrë nuk keni qënë i drejtpërdrejtë me popullin, pavarsisht fasadës që ndërtoni në prapaskenë. I bleni, i shitni, i gjunjëzoni deputetët e votuesit tuaj, i tallni, i grabitni, i shtyni me vetdije në akte kundra popullit. Dhe më tej vijuan: “Sundimtarët bolshevik e dy partive mezi i mblodhën votat, bashkpunimi me zajadnicën ishte një krim shumë i madh se bashkpunimi u bë me shkja e shkina pa flamur e pa amblemë shtetërore!”. Shkuan aq largë hoqën nga holli i Parlamentit edhe pikturën me motive Shqiptare. Pas kësaj u përdor takrika e PD-së “O me ne, o kundër nesh”! Mjaft më, JU urrej z. Kryeministër e z. ministër. Largë duartë nga pushteti e politika…? Hashim Thaçi, si mjeshtër i madh kurthesh, përdori e thuri një varg tërë pabesishë, hipokrizinë si edhe goditjen e asgjasimin pas shpine të opozitës me ndihmen e zagarëve tu. Sepse, historia nuk përbëhet prej jushë që kurrë s’keni krijuar asgjë, por vetëm keni shkatërruar, shitur, përvetësuar dhe tradhtuar prej emrash kriminelësh dhe vrasësish… Ja një shembull: “Efekti që bën fizionomia Hashimjane e Veseljane ndaj deputeteve tjera, është një nga shijet më të hidhura e më të flliqura politike… Për një dramë me temën e Dardani, siç është Toka e ndezuar, vihet në lëvizje agjentura serbe me shpifje e inskenime të ndihmuar edhe nga shqiptarët gjak prishur!”.
Dhe nga kjo kohë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjë e Bujanoc u bë mollë e ndaluar për Hashimin nga Daçiçi. Në Dardani dheu nuk e thithte dot gjakun e djelmoshave, nënave, baballarëve dhe të fëmijëve që u vranë dhe u therrën nga Daçiçët. Sa gjak kërkonë Hashimi, Mustafa e Veseli që të harrohet. Sa gjak kërkojnë këta deputetë të PD-së e të LDK-ës që ky gjak të lihet në harresë, në humbëtirë? Sa histori kërkojnë këta shitës të kombit e të farmerkave, sa histori kërkojnë këta zotëri të zinjë katran si bytha e kusisë që këta të harrohën të fshihet e vërteta për demarkacionin? Kurrë nuk është kërkuar kaq shumë teritore e ndryshim kufijshë e historisë, SESA SOT. Kurrë nuk ka pasur kaq babëzi e tradhti prej vetë shqiptarëve. Këta mashtrues, kur të zihet fjala Dardani në gojë, duhet të ngrihen e të bëhen allqi; dihen të ngrihen e të bëhen dhe. Por jo, jo. E keqja ka rrugë të të gjatë për të bërë… drejtë Serbisë e Turqisë.

Shikoni Dardaninë monstër!I ngjan një të sëmuri nga Bosfori që përpëlitet dhe ha çdo ditë pjesë nga trupi për të mbijetuar. E shkretuatë e sakatuatë, ju të ç’mëndurit më një tufë bastardësh antikombëtarë të përzgjodhën për ti ngulur thikën e radhës pas shpine Atdheut tim të brishtë. Të urrej z. Kryeministër sepse na lë përballë fatkeqsive të shumta, fshihesh, mandje kërkon të zëvëndësosh postin me ate të Kryetarit për t’i fajësuar të tjerët më të bëmat e tua tragjike. Ngriheni çdo ditë e netë, nuk ndaleni në mizoritë e juaja, rrenca e arroganta të pareflektueshëm që po mbjellni vetëm tragjedi kombëtare. Jnie kthyer në Rrahmon Morina e Ali Shukria ku klasa politike e juaja e lodhur me bij të hajdutërisë ku ju thurin këngë se keni ndërtuar pas njëqind vjetësh pavarësinë nga shkja???

Ju urrej o Kryeministër, ju urrej o ministër i dallavereve ju urrej kaq shumë sesa nuk jeni më shqiptar. Hytë në Prishtinë me brekë të grisura e nata ju zuri me vila, pallate e makina luksoze?.

[the_ad id=”4118″]

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

145601051236463Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]