Get a site

Demonstratat e 35-vjetorit të vitit 1981 nën hijen e rebelizmit të klasës politike!

Demonstratat  e 35-vjetorit  të vitit 1981  nën hijen e rebelizmit  të  klasës politike!

Demonstratat

Shkruan: Asllan Dibrani

Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto- rankoviqase.
Hegjemonizmit i Serbisë asnjëherë nuk la kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me të gjitha mjetet ma të vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve. Kjo dhunë u rezistua me pakënaqësinë dhe revoltën e shpërthimit me anën e këtyre demonstratave qe ishin te domosdoshme kundër regjimit jugosllav.!

u1_Asllan-Dibrani

Serbia   u angazhua  dhe angazhoj  të gjitha  forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën  dhe mënyrën  ma   të egër,  për t’i quajtur ato demonstrata ,  kundërrevolucionare  dhe antijugosllavedhe vërsuljen kundër tyre me reprezalje ma çnjerëzore. Këto ngjarje dhe  pakënaqësi  qe u shprehen  haptas  nga   studentët  e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe   klasës punëtore  ishin  për Republikën e Kosovës dhe  Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.

Demonstratat e vitit 1981-ta ishin   “Revolucioni” dhe prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit!

Jugosllavo-Serbia  presionet e veta i shtriu në  diferencimet politike ,si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune , kolektive, siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë “të ndershëm” qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur  si projugosllav  dhe antishqiptar ! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin  popullit shqiptarë mjaft në stilin “Përçajë e Sundo”. Kaluan shume vite dhe   kjo  datë u manifestua  nga  populli liridashës shqiptar,   por me kalimin e kohës sikur  po mbetet nën  hijen e    njerëzve  pushtetar   të  Kosovës gjë që    opinioni    po e  përjeton si     dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave     të   njerëzve   zëdhënës   të Kosovës  së asaj kohe,  qe shpërthyen  demonstratat  e 11 marsit  të vitit 1981,e që aparatura   jugosllave  dhe shteti jugosllav shënoj    fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni i kësaj date  ishte   prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit.


Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër demonstruesve shqiptarë për Republikën dhe pavarësinë e Kosovës . 

Këto ngjarje   u përhapën     në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë  artificiale,qe  u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia  si  një lloj pakënaqësie  në fillim  si pakënaqësi   e studenteve  për kushte  ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se   demonstratat u karakterizuan   politike. Pas atyre  ngjarjeve pasuan    arrestimet e mijëra  studenteve , profesorëve dhe intelektualëve   qe  u dënuan me shumë  vite burg  e qe kishim një tretman   të egër në burgjet   ish jugosllave. Në këtë aspekt Marsi dhe Prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.

u2_image020

Bërthama e UÇK-së , në të gjitha nivelet ishte nga ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik të vitit 1981.

Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare  nuk u ndal as me këtë masa,  por ajo   u indonkrinua  dhe  e mobilizoj masën   popullore edhe ma shumë  qe ne vitet në vijim  u formuan celulat e para    të UÇK-së ,brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj..  Shqiptaret  zgjodhën    rrugën  paqësore dhe atë   ushtarake  gjë që  përfituan  simpati nga bota demokratike  në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës,  po edhe me aleatet tanë  realizuam  fitoren  kundër  agresorit serb .Kjo pavarësi e tanishme ne saje te një çlirimi te mirëfilltë e lindur pikërisht nga ish te burgosurit politik të atyre demonstratave sikur po mbetet edhe ky përvjetor i demonstratave të 1981-it nën hijen e rebelizmit të klasës politike kosovare ku vlerat tona po i zbehin për karriget e vata !Lufta e tyre politike për gara përfitime personale po e humb imazhin Kosovës dhe të arriturat qe i patëm në 35 vitet e fundit..Me politiken e tyre po qojnë ujë në mullirin e   Serbisë, duke krijuar huti ngërçe, sabotazh dhe injorance nder shqiptar..

Autori është ish i burgosur politik i ngjarjeve të viteve të 1981-ishit.

[the_ad id=”4118″]

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

pelioniQyteti i Pelionit ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

Gjithkush mund të ketë dëgjuar për qytetin e Pelionit. Ai ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

ky qytet do të ketë shumë për të thënë. Nuk është çudi që të na lerë të befasuar të gjithëve. Ai është një histori e mirëfilltë e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh të sëmura. Ai ka parë me sytë e tij, aleancat dhe luftërat mes mbretërve të vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III të Maqedonisë, martesën e Euridikës, vajzës shqiptare, me mbretin Amynten II në Maqedoni. Prej saj do të lindte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Që nga ajo kohë lidhjet e gjakut mes dy vendeve do të shfaqeshin kohë pas kohe.

Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura dhe të panjohura deri më sot. Ai do t’i tregojë të gjitha. Thuhet se ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni mund të gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçë, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Por përsëri nuk mund të thuhet se sa afër dhe larg tij jemi.

Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vijojnë edhe sot e kësaj dite. Tashmë nuk është çudi që gjendemi pranë tij. Që nga çasti i zbulimit do të kemi mundësinë të njihemi me të fshehtat i fisit të Dasaretëve. E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir.

Ku shtrihet Pelioni

11c04cd6-b846-4c14-bd2e-e1239f2f4c02---0-
“Sigurisht që qyteti i Pelionit gjendet në Shqipërinë juglindore”, nis të tregojë prof. as. dr. Skëndër Aliu.

“Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq… Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike. Ato flasin për një shtrirje kohore të pandërprerë duke filluar që nga neoliti i vonë në vitet 2800-2700 p. e. s., e deri në shekullin IX p. e. s.”, tregon prof. as. dr. Skënder Aliu.

“Shqipëria juglindore kishte një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, vijon të tregojë Aliu, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e saj. Kishte një florë dhe faunë të pasur, terrene të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori, ujëra të bollshme për peshkim, ku veç këtyre kishte një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve që të çonin në brigjet Adriatiko-Egjeane. Nëpërmjet luginës së Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalinë, ndërsa afërsia me Maqedoninë, ku zbresin ujërat e Vardarit, e cila shërbente si rrugë drejt Danubit ka qenë tepër e rëndësishme për të. Pikërisht mbi këtë vend do të ngrihej qyteti i Pelioni, emri i të cilit do të mbetej i shkruar në burime historike mjaft të hershme, të cilat do të nënvizojnë faktin se Pelioni ishte një qytet i fuqishëm i ilirëve”, tregon më tej prof. as. dr. Skënder Aliu.

Marrëdhëniet me fqinjët

“Fuqizimi i qytetit të Pelionit nuk ishte i rastësishëm. Pozita gjeografike e Shqipërisë juglindore favorizonte lindjen e qyteteve të fuqishme. I tillë do të ishte Pelioni. Përmes rrugëve të tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende të tjera fqinje. Që nga shek XV p. e. s nisën të vinin objekte të importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë. Të asaj kohe janë një enë balte e prodhimit me çarak e tipit mikenian, e zbuluar në varrin qendror të tumës së Rehovës, 8 copë pafta floriri, nga të cilat 6 janë gjetur nëpër varret e tumës së Rehovës dhe 2 në atë të Shtikës, të cilat datojnë në shek XIII p. e. s. Si importe të drejtpërdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, enët dhe shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark, të zbuluara në lumin e Barçit e në vendbanimet e Sovjanit, të cilat datojnë në shek XII-X p. e. s. Me origjinë të hershme euro-qendrore janë gjithashtu kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata, fibulat dhe varëset gjyslykore, të cilat kanë qenë të pranishme në shumë varreza tumolare të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë. Ato kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p. e. s.”, tregon Skënder Aliu.

“I them të gjitha këto, vazhdon ai, sepse marrëdhënie të tilla kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë juglindore, por që në asnjë rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire. Këto marrëdhënie u intensifikuan veçanërisht në fazën e parë e të dytë të hekurit, të cilat zhvilluan më tej bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, përsosën prodhimin e qeramikës në enët e përdorimit e të luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollonin rrugëkalimet, të cilat kushtëzoheshin mesa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p. e. s. Një fakt i tillë thuhet dhe nga burimet e shkruara historike”, sqaron arkeologu Skënder Aliu.

“Por ndërsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnjë e më shumë mendonim për gjetjen e qytetit të Pelionit. Ai është një qytet që mund të flas shumë për këtë trevë të banuar nga dasaretët”, shton prof. as. dr. Skënder Aliu.

Fuqizimi i Pelionit

“Në gjysmën e dytë të shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shndërroheshin në qendra të rëndësishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, të veçuara nga bujqësia e blegtoria. Pikërisht në këtë kohë edhe qyteti i Pelioni mori përmasat e një qyteti të rëndësishëm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojnë se, ‘Pelioni u bë qendra e rezistencës mbretërore e shtetit Ilir’. Materialet arkeologjike të gjetura në kalanë e Symizës të Korçës, në Hollm të Kolonjës, në Trebenishtë pranë Ohrit, tregojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë juglindore në shekujt VI-V p. e. s., kishin të njëjtin nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë. Megjithatë, meqenëse importi nga Greqia paraqiste vështirësi për shkak të distancave shumë të largëta, bëri të mundur të përshpejtohej procesi i zejtarizimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramikës me çark në gjysmën e dytë të shekullit VI p. e. s., riprodhon forma të traditës ose forma të importuara ojnohe, skifos, kantarëgutus, kupa etj. Vlerë të njëjtë nisin të marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi të njëkohshme dhe tipologjikisht të ngjashme me ato të Maqedonisë perëndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxharët, kamat, përkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit në përshtatje me kohën. Por që të gjitha këto nuk flasin për armët e vetëmbrojtjes, por për një kompletim të sistemit të armatimit në funksion të aristokracisë ushtarake. Fakte të tilla tregojnë se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht”, vazhdon më tej me rrëfimin e tij prof. as. dr. Skënder Aliu.

Pelioni qyteti i rezistencës

“Qyteti i Pelionit mund të jetë bërë i famshëm për rezistencën e tij në fund të shekullit V p. e. s.”, shprehet Skënder Aliu.

“E them këtë, sepse nëse i referohemi Tukuditit, i cili është një burim i besueshëm historik, ai na tregon për ilirët, të cilët në përkrahje të Lynkestëve, nisën luftën me Maqedoninë. Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur në vitin 423 p. e. s. Ka të ngjarë që në krye të shteti të parë Ilir, mbret të ketë qenë Sira, i cili kishte patur konflikte të vazhdueshme me maqedonasit. Megjithatë, ai për të lidhur marrëdhënie të mira me Maqedoninë shfrytëzoi modelet e asaj kohe. Nuk bëri gjë tjetër, veçse vajzën e tij, Euridikën e martoi me Amynten II, i cili në atë kohë ishte mbret i maqedonasve. Nga kjo martesë do të lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit të Madh. Në fillim të shekullit të IV p. e. s., kur mbret do të ishte Bardhyli, ky shtet do të njihte fuqizimin më të madh ekonomik dhe ushtarak. Pikërisht në këtë periudhë shteti Ilir u përfshi sërish në konflikte me Maqedoninë. Megjithatë, në vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t’i paguanin një haraç vjetor. Maqedonasit u thyen përsëri në vitin 369 p. e. s., por edhe në vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbetën 4000 të vrarë, madje edhe mbreti Perdika III. Më pas përplasjet do të shënoheshin mes mbretit Bardhyl të ilirëve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe djali i Euridikës nga Shqipëria. Bardhyli u mposht në vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnjëherë nuk deshi të nënshtronte Ilirët. Ai dinte që nëna e tij kishte qenë nga Disaretia, ose nga Shqipëria juglindore. Në vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijtë e tij drejt Trakisë, ndërsa kishte nënshtruar ushtarakisht gjithë Greqinë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe qyteti i Pelionit do të mbetej qendra e rezistencës së shtetit të parë Ilir. Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve”, shprehet me siguri prof. as. dr. Skënder Aliu.

[the_ad id=”4118″]

 

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

Emërimi i mësuesve për gjuhën shqipe shkaktoi prishje marrëdhëniesh (ose tendosi mosmarrëveshjet që tashmë ekzistonin) në radhët e vetë çamëve, gjë e cila kishte si pasojë që në muajt e parë të vitit 1936 shfaqjen e dy rrymave:

E para, e cila përfshinte pjesën më të përmbajtur të cilët udhëhiqeshin kryesisht nga myftilerët e Filatit dhe Paramithias, e cila duket se pranoi zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkolla, duke i përqëndruar kundërshtimet e saj në çështjen e përzgjedhjes së personave; dhe për këtë çështje ekzistonte një predispozitë bashkëpunimi me autoritetet greke.[1] Dhe rryma e dytë, e cila përfshinte pjesën më rebele që drejtohej  nga grupi i Musa Demit dhe gjendej në mirëkuptim të drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare dhe shërbimin diplomatik shqiptar në Greqi, e hodhi poshtë zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkollat greke dhe paraqiti kërkesën  për ngritjen e shkollave të krishtera të komuniteteve shqiptare, duke pasur si model shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, dhe përzgjedhjen e mësuesve nga vetë çamët. Të njëjtin pretendim kishin dhe banorët e Filatit drejtuar qeverisë grek, në shkurt të vitit 1936[2], duke kërkuar hapjen e shkollës private shqiptare, shpenzimet e së cilës do të përballoheshin nga vetë ata.

Ministria e Jashtme e Shqiprisë pranonte se përzgjedhja e mësuesve në shkollat greke nuk mund të bëhej nga vetë çamët, sepse shkollat ishin shtetërore dhe ata emëroheshin nga autoritetet greke. Ndërkohë, me veprimet e duhura diplomatike do të mund të kërkonte nga qeveria greke emërimin e shqiptarëve si mësues të gjuhës shqipe. Kundërshtimet e para për përçapjet e palës shqiptare u mirëkuptuan dhe qeveria greke tregoi gatishmëri në emërimin e mësuesve me origjinë shqiptare; madje i kërkoi myftiut të Filatit Mehmet Zekiria të propozonte emra personash, të cilët do të kishin cilësitë e duhura për ta kryer këtë mision.

Më të shumta janë informacionet që kemi në dispozicion për vitin shkollor 1931-32: në krahinën arsimore të Filiatit funksionin 9 kopshte dhe 9 shkolla fillore në komunitetet myslimane të pastra, si dhe 2 kopshte dhe 5 shkolla fillore në shoqëritë e përziera. Në to gjithsej mësonin 211 djem dhe 163 vajza në kopshte dhe 244 djem dhe 86 vajza në shkollat fillore, të gjithë me origjinë shqiptare. Në krahinën arsimore të Paramithias funksionin 9 kopshte dhe 10 shkolla fillore në komunitetet myslimane, si dhe 7 kopshte dhe 15 shkolla fillore në komunitetet e përziera.[3]

Në këto shkolla arsimoheshin 164 djem dhe 71 vajza në kopshte dhe 655 djem dhe 167 vajza në shkollat fillore. Gjithashtu përmendet se nuk funksionin kopshte në 16 komunitete myslimane dhe 9 në komunitetet myslimane të përziera, madje as shkolla fillore në 2 prej tyre dhe në 1 komunitet mysliman të përzier, ndërkohë që ishin ndërtuar ose ishin në ndërtim e sipër 14 godina shkollore në këto komunitete myslimane.[4]

Për vitin shkollor 1934-35 mësojmë se në krahinën e Paramithias  u arsimuan gjithsej, si në komunitetet e pastra ashtu dhe në ato të përziera, 494 djem dhe 117 vajza, nga të cilët 289 në kopshte dhe 322 në shkollat fillore. Në fshatrat myslimane, përqindja e arsimimit të fëmijëve arrinte në 55% për djemtë dhe vetëm 20% për vajzat, ndërsa në fshatrat e përziera përqindja ishte në mënyrë të ndjeshme më e lartë, përkatësisht 80% dhe 75%. Gjithashtu, mësues myslimanë që jepnin mësimet e fesë shërbenin në komunitetet e Karvunarit, Perdhikas, Katavothras, Mazarakias, Neohorit, Margaritit, Kurtesiut dhe Paramithias.[5]

Për vitin shkollor 1929-1930, kemi të dhëna se në 25 komunitete të pastra myslimane shqiptare në krahinën e Paramithias funksiononin 10 kopshte dhe 9 shkolla fillore, në të cilat shkonin 235 fëmijë (213 djem dhe 24 vajza) dhe 362 nxënës (351 djem dhe 11 vajza) përkatësisht, shifra që përfaqësojnë vetëm 25% nga numri i përgjithshëm i nxënësve, të cilët duhej që të shkonin në shkollë në atë krahinë.[6]

Largimi i një numri të madh i nxënësve nga mësimet i detyrohej kryesisht fanatizmit të tyre fetar, veçanërisht për sa i përkiste vajzave, dhe në nevojën e pjesëmarrjes së fëmijëve në punët bujqësore të familjeve të tyre. Nga ky këndvështrim, karakteristik është fakti  se imazhi që paraqiste shkolla fillore e Filatit, ku numri i nxënësve shqiptarë ulej ndjeshëm në klasat më të larta (69 nxënës në klasën e parë, 35 në të dytën, 3 në të tretën, 5 në të katërtën, 1 në të pestën dhe asnjë në klasat më të larta). Ky fakt bazohej, sipas këndvështrimit të mbikëqyrësit, indirekt në nevojën e përballimit të problemit të mungesës së arsimimit të këtyre fëmijëve, të cilët nuk merrnin as njohuritë bazë, duke marrë masa për të mos synuar kërcënimin e prindërve të tyre, por dhe inkurajimin e tyre për të tejkaluar zakonet dhe paragjykimet e vjetra pagane dhe me dëshirën e tyre t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla.

[the_ad id=”4118″]

“Pandeli Majko, President i Shqipërisë më 2017”

“Pandeli Majko, President i Shqipërisë më 2017”

Pandeli-Majko

Pandeli Majko është lider i përmasave botërore. Është njeriu që përballoi luftën e Kosovës. Ai nuk lejoi që shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 të mbyten në det. Ai e mbështeti fuqishëm UÇK-në.  Për këto e merita të tjera, Pandeli Majko e meriton të jetë presidenti i Shqipërisë nga viti 2017. Ky është qëndrimi i Erald Selcës, njeriut që njihet si një mbështetës i fuqishëm i trashëgimisë së ish liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e plotë të Selcës:

 

“Politikani atdhetar, politikani i karrieres njëri nga Lideret Historik te se majtes dhe Partisë Socialiste Shqiptare z.Pandeli Majko duhet te jete Presidenti i ardhshem i Shqipërisë amë . PS ja duhet ta nominojë që tani Liderin e Permasave botërore njeriun qe perballoi luften e Kosoves me Fatos Nanon , Ilir Meten Presidentin Meidani , T.Dedjen , K.Lamen etj Njeriun qe mbeshteti Ushtrine Clirimtare te Kosoves dhe qe nuk lejoj shqiptaret te mbyten ne det . Pandeliu eshte timonieri i fitoreve te PS -se dhe me vlerat kredincialet e tij meriton te jete President i Shqiptarve dhe i propozuar nga koalicioni PS-LSI . Do i bente nder atdheut zgjedhja e Pandit per President, ne populli shqiptar jashte Shtetit ame e mbeshtesim fuqimisht kete kandidature te fuqishme . Pandeliu eshte shembull ne cdo aspekt per mire, Pandeli Majko do punonte shume per Bashkim Kombetar dhe per thyerjen e paragjykimeve . Pandeli Majko u dekorua nga Presidentja Jahjaga por nuk mjafton Kosova do duhej ta shpallte ne shume Komuna qytetar nderi Pandin e plot te tjere e jo Lulashin , Salziun Xhozin Te mesohemi ti cmojme vlerat Kombetare , njerzite me integritet moral kombetar dhe intelektual . Pandi me 25 vite pervoje politike mbi supe deputet disa here Kryeminister ish minister lider shpirteror i PS se unifikues e jo percares ky vella i yni meriton ta drejtoje memedheun tone.”

[the_ad id=”4118″]

Kur Kenedi paralajmeronte Hrushovin Mos prekni Shqiperine

Kur Kenedi paralajmeronte Hrushovin Mos prekni Shqiperine

kenedi

Amerika nuk reshti kurrë nga përpjekjet për ta ndihmuar këtë vend gjatë regjimit komunist me shpresën se një ditë do të demokratizohej. “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të ashpra”, – u shpreh në mënyrë kategorike Presidenti John F. Kennedy. “Sovjetë mos e prekni Shqipërinë”, – iu drejtua ai rusëve. Kjo deklaratë e panjohur u bë më 29 nëntor 1962 nga ky i fundit

Shqiptarët janë një popullsi vitale e cila ka mbijetuar përgjatë shekujve nga rreziku i vazhdueshëm i asimilimit të dyndjeve barbare të përbëra nga një larmi pushtuesish të cilët kanë lakmuar këtë tokë mesdhetare, Shqipërinë. Luftërat që pasuan nga periudha e Romës antike dhe pushtimi 500-vjeçar turk nuk e lejuan popullatën Shqiptare të ndërtonte një shtet të fuqishëm me standardet e veta të larta demokratike. Megjithatë, mbeti një popullatë paqësore dhe liridashëse që ka nxjerrë nga radhët e saj personalitete të rëndësishme, të cilët jo në pak raste kanë ndihmuar edhe fqinjët e tyre lakmitarë.
Ndoshta bazuar mbi këto fakte dhe në vullnetin për të mbështetur një demokraci reale neper të gjithë botën, SHBA-të kanë ndihmuar Shqipërinë që nga fillimi i shekullit të shkuar. Në këtë kohë shqiptarët luftonin për të fituar pavarësinë dhe shpëtuar nga politikat grabitqare të fqinjëve serbë, grekë dhe italianë.
Ishte fjala e Presidentit Woodrow Wilson që e shpëtoi Shqipërinë nga Traktati i Fshehtë i Londrës në vitin 1913, kur Fuqitë e Mëdha synuan të shpërbënin Shqipërinë për t’ia ushqyer copat nepsit të panginjur të fqinjëve, duke shpërndarë pjesë të kësaj toke nëpër hijet e historisë.
Presidenti Theodore Roosevelt ishte kandidat për mbret të Shqipërisë dhe shqiptarët e mirëpritën diçka të tillë. Kishte pengesa të tjera me natyrën dhe karakteristikat e shtetit shqiptar që nuk e lejuan Presidentin të bëhej Mbreti Shqipërisë.
Herman Bernstein (1876-1935), ambasador i Shteteve të Bashkuara në 1930-1933 u caktua të mbante pavarësinë e vendit shpesh të kërcënuar nga fqinjët serbë dhe grekë. Gjatë Luftës II Botërore, Shqipëria rrezikoi sërish të çbëhej por SHBA-të përmes Presidentit Franklin D. Roosevelt këmbëngulën për integritetin e Shqipërisë dhe tentuan t’i japin vendit një orientim perëndimor edhe pse Konferenca e Jaltës vendosi ndryshe, dhe Shqipëria mbeti mes Lindjes dhe Perëndimit.
Zbarkimi i trupave aleate anglo-amerikane në Sarandë në vitin 1944nënkuptoi rreshtimin e Shqipërisë nga demokracitë perëndimore, por ndërhyrja sovjetike, përveç komunistëve që udhëhoqën luftën antifashiste, i detyroi miqtë perëndimorë që të tërhiqen, ndonëse vijuan mbështetjen përmes misioneve humanitare.
Presidenti Harry S. Truman  këmbënguli që ta përfshinte Shqipërinë te Plani Marshall për ndihma, por shteti komunist i mbylli dyert për amerikanët dhe perëndimorët. Amerika nuk reshti kurrë nga përpjekjet për ta ndihmuar këtë vend gjatë regjimit komunist me shpresën se një ditë do të demokratizohej. “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të ashpra”, – u shpreh në mënyrë kategorike Presidenti John F. Kennedy. “Sovjetë mos e prekni Shqipërinë”, – iu drejtua ai rusëve. Kjo deklaratë e panjohur u bë më 29 nëntor 1962 nga ky i fundit.
Pas rënies së murit të Berlinit dhe më vonë, me rënien e diktaturave të kuqe në Lindje dhe në Shqipëri, Amerika e rriti vëmendjen ndaj popullit shqiptar duke synuar ngritjen e një shteti demokratik me standarde të larta të të drejtave të njeriut sipas kartave ndërkombëtare.
Komuniteti shqiptaro-amerikan, një nga komunitetet më të qytetëruara [hahaha – shën. i përkthyesit] u bë i pranishëm në faktorin shqiptar. Pas mbështetjes politike u ngritën edhe ndihma nga Amerika. Kështu ky vend në fillimin e viteve ’90, jo vetëm ngriti zërin ndaj mosrespektimit të të drejtave të njeriut, por gjithashtu dha shumë ndihma për administratën e re dhe veçanërisht për reformimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s, si dhe për forcimin e sistemit gjyqësor pavarësisht korrupsionit të lartë të zyrtarëve publikë në plaçkitjen e këtyre ndihmave. Mbështetja e SHBA ka qenë shumëplanëshe dhe konkrete.
Në fund të vitit 1996, kur ekonomia e Shqipërisë u rrezikua nga piramidat financiare dhe nga tendencat diktatoriale të partisë në fuqi, Presidenti George H. W. Bush (babai) erdhi me anije në ujërat pranë Vlorës për të bindur Berishën të ndiqte një politikë tolerante ndaj opozitës, në mënyrë që të mos degradohej shteti. Por zëri i tij u dëgjua shumë pak në mos aspak. Dhe në vitin 1997, i mbrapshtë si 1913, sovraniteti i Shqipërisë u rrezikua nga ndërhyrjet e qarqeve greko-serbe në bashkëpunim me shtetarë të shitur shqiptarë. Në Shqipëri thuajse shpërtheu një luftë civile.
Sërish u vunë në lëvizje politika dhe diplomacia amerikane. Presidenti Bill Klinton ndërhyri shumë energjikisht ndaj ish Presidentit Sali Berisha dhe zyrtarëve të tij, dhe situata e trazuar u qetësua nga oreksi klanor i komunistëve të rinj.
Ndaj historikisht, SHBA-të e kanë ndihmuar dhe vijojnë të ndihmojnë shqiptarët dhe Shqipërinë me qëllimin për t’u konvertuar ngajë shteti prapambetur në një shtet ligjor perëndimor, ku të parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut nuk do të dhunohen më.
Ndihma më e madhe e Amerikës ka qenë për kauzën kombëtare të Shqipërisë. Ishte vendosmëria e SHBA-ve dhe ndërhyrjes së saj ushtarake në kornizën e NATO-s që shpëtoi popullatën e Kosovës nga gjenocidi serb dhe nga makina e vjetër dhe e egër ushtarake e diktatorit të etur për gjak, Sllopodan Millosheviç.
Ky aksion ishte paralajmëruar disa vjet më parë nga President Baba Bushi kur ai ishte shprehur se nuk do ta linte Kosovën nën pushtimin serb. Presidenti Bill Klinton e bëri realitet këtë zotim me urdhrin e tij për një ndërhyrje ajrore në Jugosllavi. Me ndihmën e Amerikës, popullata u Kosovës u kthye dhe nisi të ndërtojë një shtet ligjor dhe të jetë e pavarur.
Presidenti Xhorxh W. Bush mbërriti në Tiranë në 10 qershor 2007 dhe raportoi se Kosova do të shpallet shumë shpejt si shtet i pavarur, çka u bë e vërtetë në 17 shkurt 2008. “Vota ime është për Kosovën” tha Xhorxh Bush nga Tirana sikundër dikur ishte shprehur në 1919 Presidenti Woodroë Wilson nga Parisi “Vota ime është për Shqipërinë”. Kështu Xhorxh Bush ishte i pari president amerikan që vizitoi Shqipërinë post-komuniste duke ndihmuar shumë në përparimin e kauzës shqiptare.
Amerika gjithashtu është shprehur në favor të shqiptarëve të Maqedonisë që të kenë të drejta të barabarta me popullatën sllave. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, Shqipëria dhe shqiptarët janë dhe do të vazhdojnë të jenë shumë mirënjohës ndaj Amerikës. Në përmbyllje, në rast se Shqipëria është një shtet i njëmendtë demokratik me stabilitet dhe qetësi, me paqe dhe prosperitet si vend perëndimor, do të tërheqë më shumë ndihmë financiare nga Amerika. Pikërisht kjo është edhe çka synon organizata ndërkombëtare Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, iniciuar nga Riçard Hollbruk, ambasadori i artë amerikan.
Marrë nga www.diplomaticmission.worldpress.com

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MUHAXHIRI HASHIM THAÇI

MUHAXHIRI HASHIM THAÇI

Hashim-Thaci

MUHAXHIRI HASHIM THAÇI

Është një agjenturë e thellë, e cila ekziston me largësi të gjatë artilerie. Anglia e pushtoi Hindinë në vitin 1600 e.j. deri në Luftën e Dytë Botërore të shek. XX. U çlirua prej çliruesit Rabindranad Tagora. Anglezët dërguan shumë oficerë dhe nëpunës, këta kishin një porosi të veçantë, të njiheshin dhe të bashkëjetonin me femra të përzgjedhura hindiane dhe të lindnin fëmijë me to. Këta fëmijë indirekt ndihmoheshin për rritjen dhe shkollimin nga një fond i posaçëm dhe kur arrinin në moshën e pjekurisë, u tregohej me fakte se cilët ishin me baba anglezë dhe nënë hindiane. Për mëse katër shekuj India ka qenë koloni angleze. Tani për analogji në Kosovë, janë, Thaçët, Isatë, Veselët etj, që u shërbejnë sllavëve, duke aplikuar “sistemin komunist” të renegatit Fatos Nano dhe të ndihmës serbo-greke, të cilët zgjedhin njëri tjetrin për president të Kosovës.
Muhaxhiri Hashim Thaçi (Klab Cameri arvaniti) 5 korrik 2012. “E thashë edhe tjetër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqipërisë janë muhaxhirët nga Bosnja, nga Serbia. Shqipërinë e shesin për një pesëshe. Ata vijnë e të bëhen spiunë të qeverisë, tradhtojnë, hedhin në burg shqiptarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë dhe na lëshojnë … baltën e tyre përmbi mësallë. Të kishin pak mend, shqiptarët, nuk këmbejnë as një fjalë me këta të zgjebët. Të mos kish kombi shqiptar drejtues të poshtër e të ndyrë, i dërgonin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa. Mediat serbe pretendojnë se ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb. “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit, ishte një prift ortodokës serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në mysliman dhe ndryshoi emrin në Jusuf. Gazeta i referohet disa dorëshkrimeve “origjinale” të cilat gjënden në arkivat e Kryeqytetit turk, Ankara. (SHEKULLI).
“Musketarët komunistë (Isa, Veseli dhe Jablanoviq me votat e tyre të diktuara dhe të manipuluara, duke i përsëritur tri herë (raunde), e shpallën Hashim Thaçin president të Kosovës nga demokracia në Kosovë si “lulia më plehërishte”. Ata që e tolerojnë dhe e dëgjojnë gënjeshtrën, skamjen, mjerimin, robërinë, tradhtinë, mashtrimin, shfrytëzimin, shtypjen, terrorin dhe vrasjet e ndryshme misterioze të diktaturës komuniste. Është dita më e zezë, për popullin, për lirinë dhe drejtësinë dhe për demokracinë e Kosovës, sepse Formula komuniste, në ballë të Kosovës u zgjodh një komunist rebel i Fatos Nanos, jo një demokrat dhe një patriot si Adem Demaçi. Zgjedhja e Hashim Thachit president i Kosovës u konvenon edhe Beogradit edhe Brukselit edhe Moskës, sepse këtë farë tradhtari e konsiderojnë si PLASTELINË, së ciles i japin fomën sipas interesave dhe deshirave të tyre. (Mehdi Hyseni, “Thaçi, President…” Bota Sot 27-2-2016).
Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “I pari nga të huajt që uroi kriminelin Thaçi për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, ishe ambasadori Amerikan në Prishtinë Greg Delavie. Shqiptaro-Amerikan Luan Bukolla, antari i bordit të lidhjes qytetare Shqiptaro-Amerikane me ndikim në Washington D.C. Zoti Bukolla ka reaguar në FB rreth rolit që ka ambasadori amerikan në Kosovë, duke i kërkuar qëndrim neural. Z. Bukolla mendon se z. ambasadori është pjesë e lobit serb në Departamentin e Shtetit. (nga interneti “YOAL”, 24-2-2016).
Mbi kufomat te kulltuku i presidentit “Potreti politik i Hashim Thaçit është kompleks e mbi të gjitha i errët. Po të veçojmë disa klithma shovene, serbo-greke që ortakët e betuar nga Enveri nën sferat e udhëheqjes të partive Pd dhe PS u shërbejnë këtyre “Miqve”, në dëm të çdo gjëje shqiptare. Janë dy mohues të kombit më në zë, Fatos Nano dhe Hashim Thaçi që disponojnë firmën, vulën, shpatën dhe paratë, njëri në Tiranë dhe tjetri në Prishtinë. Për shkatërrimin e paramenduar nga shovinizmi serbo-grek, lidhjet e nëndheshme me kolonelin Janullatos kurdisën firmat “Piramidale”, Fatos Nano dhe Sali Berisha jepnin garanci të plotë, për kthimi e pareve të mbledhura. Në fakt ato përfunduan te “Kompetenti Organizator”. Hashim Thaçi me njëherë pas çlirimit, duke shfrytëzuar anarkinë e pasluftës dhe mungesën e institucioneve, ka marrë nën kontroll të gjitha komunat, doganat dhe ndërmarrjet publike. Ka trajnuar pasurinë e Kosovës serbisht dhe kusarisht. Fatos Nano, në vitin 1993 nënshkruan një deklaratë me Andrea Papandreun e PASOK-ut konfirmon pretendimin serb se: “Kosova është për Serbinë, njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”. Në vitin 1998 Nano i kërkoi sekretarit të NATO-s Solanës, ta linte të lirë kasapin serb Milosheviçin për pastrimin etnik të Kosovës.
Gazeta më e madhe italiane “Koriera dela Sera” në prill të vitit 1997 shkroi: Në Tiranë vepron organizata “Hakmarrje për drejtësi me vrasje dhe grabitje. Bajrush Morina shkruan: “Dy krisma në Tiranë”. Në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje në mbrëmje të erret , që të dyja janë bërë mbas shpine, vrasje tinzare. Që të dy të vrarët kanë qënë atdhedashës të flaktë shqiptarë, Njëri pishtar i demokracisë dhe tjetri strateg i luftës për liri, Azemi u vra më 12 shtator, kurse Ahmet Krasniqi më 21 shtator 1998. Të dyja vrasjet u organizuan nga Ilir Meta si dhe nga ministri i P.B. Ilir Gjoni. Fatos Nano me të tjerë, shkatërruan bashkimin e grupeve luftarake të krijuara për çlirimin e Kosovës . Në fillim të vitit 1999, u bënë dy atentate, uvra shefi i zyrës informative të Kosovës, gazetari Enver Maloku dhe u plagos rëndë shkrimtari Sabri Hamiti, u vra deputeti democrat Smajëll Haradinaj nga Peja. Më 23 nëndor 2000 u vra afër shtëpisë tij, këshilltari i presidentit Rugova, Xhemal Mustafa. U vra ish komandanti i UÇK-së Tahir Zema. Së bashku me djalin dhe nipin e tij. Atentat në shtëpinë e tij, iu bë Presidentit Rugova më 2004 dhe në mars 2005, gjatë rrugës për tu takuar me Javier Sollanën. Autorët e këtyre janë ende të pa njohur. Akte terrorizmi të qeverisë së Tiranës janë shfaqur në Kosovë. Nuk duhet veçuar konsiderimi, se me qeverinë e Tiranës bashkëpunon qeveria e Beogradit, për destabilizimin e Kosovës. Si e tillë është vlerësuar gjithashtu vrasja në qershor 2005 e gazetarit të gazetës “Bota Sot” Bardhyl Ajeti. Ai kishte denoncuar në shkrimet e tij, terrorizmin ideologjik në Kosovë dhe lidhjet me strukturat e shtetit shqiptar të Fatos Nanos.
Nga Agim Vuniqi Harmington Hills, gazeta New York “Times” e datës 25 qershor 1999, këto vrasje akoma të pa investiguara nga drejtësia, ia ka ngarkuar Hashim Thaçit dhe dy bashkëpunëtorëve, Azem Sylës dhe Xhavit Halitit, autori David Walsh, hedh drite për vrasjen e Ilir Konushefcit “Mërgimi”. Udhëheqsi i UÇK-së urdhëron ekzekutimin e rivalëve potencialë, “taktikat e pamëshirshme të z. Thaçi janë legjendare në rajon. Chris Hedges raporton një incident të vitit 1997, një reporter shqiptar i Kosovës, Ali Uka, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë, “fytyra e tij ishte disfiguruar nga therjet e përsëritura me një kaçavidë dhe tehet e shishes së thyer”. Uka ishte mbështetës I lëvizjes së Kosovës për pavarësi, ai kishte kritikuar shokun e tij të dhomës Hashim Thaçin, i quajturi me nofkën “gjarpëri”, për të cilin Hedges shënon “Dhuna ka lëvizje të gjatë…” Komandant Ilir Konushefci, i cili transporton armë nga Shqipëria në Kosovë akuzon Halitin, dora e djathtë e Thaçit, i cili granatat i blen me 2 dollarë dhe i shet me 7 dollarë, nxjerr fitim 5 dollarë për granatë. Disa ditë më vonë, Komandant Ilir Konushefci dhe dr. Hazir Malen me të birin Arjanin, në afërsi të fshatit Miliskajes, duke transportuar armë me një kamion për në Kosovë, u bënë pritë dhe i vranë në mes të natës. Bujar Bukoshi, njeri prej rivalëve të HashimThaçit, shënon: “Kufomat kurrë nuk kanë qënë pengesë në karrierën e Thaçit”. Shefqet Jashari shkruan: “Bashkimi i grupit ushtarak të Deçanit UÇK-së me ministrin e mbrojtjes, u arrit në Oslo në maj 1998. Kështu u formua SHP-të e FARK-ut (Shtabi i Përgjithshëm I Forcave të Armatosura të Republikës Kosovës), me komandant Ahmet Krasniqin. U formua një pjesë e SHP-it FARK-ut në Tiranë. Formimi i qendrave për stërvitjen dhe përgatitjen e ushtarëve dhe kuadrit ushtarak në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dërgimi i ushtarakëve në Kosovë për forcimin e njësive të UÇK-së. U formuan shumë brigade me komandantë të zotë si, Tahir Zemaj, Ramush Aradinaj e të tjerë. Këto suksese brenda një kohe të shkurtër, vunë në veprim qendrat e agjenturave serbo-greke dhe vasalët e Tiranës dhe të Kosovës për të penguar dhe eleminuar fizikisht komandantin Ahmet Krasniqin me SHP-të e FARK-ut. Kur ndodhej garnizoni në Papaj, afër kufirit Shqipëri-Kosovë, në qershor të vitit 1998, bëri përgatitjet e fundit për dërgimin e brigadave të para operative të UÇK-së në Kosovë, i sollën vendimin e Fatos Nanos, se garnizoni FARK-ut në Papaj dhe “qendra për rekrutimin, e stërvitjes dhe përgatitjen e Kuadrit ushtarak” në Viqidol duhet “sa më parë të mbyllet”. Por Ahmet Krasniqi në vend qëtë mbyllte këto dy qendra, hapi edhe dy qendra të tjera në afërsi të Kukësit, një në Kalimash dhe një në Kolsh. Pas vrasjes të Kolonel Ahmet Krasniqi, u përshpejtuan vrasjet, spastrimet, arrestimet. Komandantë si Agim Ramadani, Sali Çeku etj. janë vrarë në pritë të pretenduar nga serbet. Lufta për lirin e Kosovës, kthehet para së gjithash, në luftë për kolltuqe, për para dhe pushtet. Në kohën kur Kosova po përcëllohej në flakët e luftës dhe populli i saj po rrezikohej seriozisht për asgjësim, Hashim Thaçi e gjente kohën për qërim hesapesh me ata që mendonin ndryshe. Më 11 qershor 1998, Behajdin Allaqi, kuadër i lartë i LPK-së i burgosur politik, bashkë me disa anëtarë SH.P. të UÇK-së, pas 5 muajve u gjenden të vrarë, Allaqi me 20 të tjerë. Pohojnë se në vrasjen e tyre ishte dora e Hashim Thaçit. Pas luftës, vrasësit e tij, Behajdin Allachin e shpallën dëshmor i kombit.
Në shtator të vitit 1998, një grup aktivistësh, përfshi edhe tri gra (Nekije Kelmendi, Edita Tahiri, dhe Sanije Hyseni kishin shkuar në Drenicën e përfshirë në flakët e luftës për të parë gjendjen në terren dhe sidomos pozitën e rëndë të popullsisë së zhvendosur. Në shkollën e Qerezit ata arrestohen nga Hashim Thaçi dhe Sabit Geci, trajtohen mizorisht prej tyre, i kishin detyruar të gëlltitnin edhe jashtëqitjet e veta.
Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën e luftës,1999-2002, janë vrarë 1500 qytetarë të Kosovës. Disa burime serioze (të KFOR-it) shumicën e këtyre vrasjeve ua atribuojnë HashimThaçit të organizuar në eskuadronet e G2-shit dh Shik-ut.
Më 24 gusht 1999, natën vonë, duke u kthyer nga Zvicera në fshatin Shëmri, afër Kukësit u vranë vëllezërit Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, djemt e Sulë Mehmet Nikçit , burrë i njohur në Kosovë. Më 8 maj 2000, e vranë para shtëpisë së tij në Prizren, njërin prej ushtarakëve të njohur të UÇK-së, Ekrem Rexhën , i njohur si komandant Drini. (Xh. Sh.)
Më 23 korrik 2000 u rrëmbye tradhtisht në shtëpin e tij, në Istog, avokati Shaban Memija.
Më 23 nëntor 2000, në banesën e tij në Prishtinë u ekzekutua Xhemajl Mustafa.
Më 17 janar 2002, rreth orës 20, në korridorin e ndërtesës ku banonte, në një pusi në terr, u vra Smajl Hajdaraj, deputet I LDK-së.
Pas çlirimit, Hashim Thaçi ishte figura kryesore në shahun politik të Kosovës… Sa herë që Ibrahim Rugova ka shkuar me Thaçin në takimet ndërkombëtare, ky i fundit nuk ka lënë rast pa u ulur pranë tij, jo për të këmbyer apo koordinuar ndonjë veprim, por për t’ia shkelur shtazarakisht këmbën nën tavolinë deri në përgjakje… Kjo nuk është propagandë, por një e vërtetë e padiskutueshme, që dëshmon për karakterin primitiv të pretendentit për president në Kosovë. (OAL Xhafer Shatri 24-2016. )
Rasim Bebo Addison IL. USA. shkurt 2016.

[the_ad id=”4118″]

Greqi: T’ja bëjmë peshqesh refugjatët Shqipërisë!

Greqi: T’ja bëjmë peshqesh refugjatët Shqipërisë!

emigrantet

Me kufirin mes Greqisë dhe Fyrom-it të mbyllur, Greqia duket e izoluar nga fqinjët dhe kontinenti europian. Kryeministri Cipras përpiqet të improvizojë një zgjidhje dhe Brukseli rri e vështron, por Greqia duket se edhe një herë favorizohet nga gjeografia.

Përgjatë kufijve tokësore me fqinjët e vet ballkanikë, vetëm kufiri grreko-shqiptar nuk mund të kontrollohet, për shkak të terrenit malor dhe numrit të madh të kalimeve.

Kryeministri Rama vetëm me fjalë mund të shprehë kundërshtinë e tij ndaj mundësisë së kalimit të refugjatëve përmes Shqipërisë, por Shqipëria e ka të pamundur të zbatojë një vendim të tillë. Arsyet janë të qarta. Askush nuk e ndalon dot një vendosmëri paqësore të popullatave për të lëvizur.

Duke parë politikën e dyerve të mbyllura të Shkupit dhe dëshirën e emigrantëve për të lëvizur drejt veriut, si dhe dështimin e çdo vendi tranzit për t’u siguruar atyre kushtet bazë të një qëndrimi të përkohshëm, duhet ta marrim të sigurtë se në ditët e javët që vijnë, me ardhjen e pranverës, emigrantët e ngecur në Greqi do drejtohen drejt kufirit shqiptar.

Çfarë do të ndodhë atëherë?

Shqipëria do tentojë ta ndalojë këtë rrjedhë në pikat e Kapshticës, Merxhanit dhe Kakavijës, por më kot. Nuk mund të ngresh dot asnjë mur në terrene të thyera. Monopatet e shumta nuk mund të patrullohen dot.

Shqiptarët e dinë këtë dhe paçka se kryeministri ka shprehur kundërshtimin, ndërkaq ka urdhëruar ndërtimin e dy qendrave të pritjes për 10 mijë emigrantë në Korçë dhe Gjirokastër.

Ky zhvillim thelbësisht nënkupton anullimin e politikës aktuale austriake për refugjatët në Ballkan, pasi emigrantët do kalojnë nga FYROM, Kosova e Shqipëria drejt veriut, Serbi, Mali i Zi e Bosnjë.

Për më tepër, problemi do ndërkombëtarizohet edhe një herë, duke ushtruar më shumë presion tek brukseli për gjetjen e një zgjidhjeje efektive. Pritet që Austria të ngrejë një mur të ri në veri, por më kot se tashmë problem nuk do jetë vetëm grek, por krejt ballkanik.

Korridori shqiptar do t’i japë Greqisë një shans të fitojë pak kohë në përballjen me fluksin e njerëzve nga Turqia, të lehtësojë kufirin greko-maqedonas dhe t’i japë BE-së një mundësi finale për të treguar se është një union miqsh dhe jo armiqsh.

 

*****

Autori Evangelos Veneti është ekspert për çështjet e migrimit dhe refugjatëve. Ky artikull është botuar nga e përditshmja greke Kathimerini. Titulli prezantues është i redaksisë së DITA. Titulli origjinal: “Roli kyç i Shqipërisë në krizën e emigrantëve”. Përkthimi, nga DITA

[the_ad id=”4118″]

Cili ishte Pandeli Cale Korcari qe dha gjithka per Shqiperine

Cili ishte Pandeli Cale Korcari qe dha gjithka per Shqiperine

Pandeli-CaleU lind në Korçë më 28 mars 1879, ku kreu arsimin fillestar dhe më pas ndoqi mësimet në liceun klasik francez të Aleksandrisë, në Egjipt. Në Egjipt u lidh me atdhetarët e kolonisë shqiptare dhe u përfshi në veprimtarinë patriotike. Mbasi përfundoi studimet u kthye në vendlindje. Pandeli Cale pati korrespondencë me Jani Vruhon, Kristo Luarasin dhe Naim Frashërin. Më 1897 rezulton të ketë qenë në Korçë.

Në vitet 1900-1904, Pandeli Cale u përfshi dhe ishte me aktivitet atdhetar në koloninë e Bukureshtit. Më 1904, kthehet në Shqipëri duke u angazhuar me probleme atdhetarie, përkrah patriotëve të shumtë korçarë.

Pandeli Cale, së bashku me Themistokli Gërmenjin dhe Mit’hat Frashërin krijuan bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik.

Me nismën e tij, në saje të punës së madhe atdhetare që bënin patriotët shqiptarë, më 1 tetor 1908 u krijua shoqëria “Banda e Lirisë”, kryetar i së cilës u caktua Pandeli Cale. Kjo shoqëri pati bandën e saj muzikore, ku bënin pjesë shumë të rinj të pasionuar, që u binin veglave muzikore dhe merrnin mësime nga dirigjenti italian Paskal Aniba.

Miku i tij, Themistokli Gërmenji, atë kohë banonte në hotelin pronë e tij, në Manastir, shkoi në Bukuresht, ku u takua me miqtë e tij, Thoma Avramin e Pandeliun, të cilëve u kërkoi mendimin që të kthehet në Manastir për të krijuar çeta të armatosura, ashtu siç parashikonte edhe programi i “Shoqërisë Dora e Zezë”. Pas kësaj shoqërie, Themistokli Gërmenji, Dervish Hima e të tjerë i hynë punës për riorganizimin e “Shoqërisë Dora e Zezë” e cila u quajt tani “Shoqëri e Zezë për Shpëtim”. Në kryesinë e saj, mesa dihet, u vunë Themistokli Gërmenji, Pandeli Cale, Nikolla Ivanaj, etj .

Këtë kontribut të Pandeliut, tre vjet pas vdekjes së tij, e ka evidentuar gazeta “Koha” e vitit 1926, e cila shkroi: “I ndjeri Pandeli rreth vitit 1908 ishte një nga agjitatorët më të përmendur të shqiptarizmës. Bashkuar me një tufë patriotësh merr pjesë në Komitetin “Për Lirinë e Shqipërisë” që e kish emrin “Shoqëria e Zezë”, duke bërë propagandë si brenda në Shqipëri ashtu edhe jashtë, në Rumani, për të përhapurit e këtij Komitetit, i cili kish për qëllim kryesor të lëkundte zgjedhën otomane dhe të kërkonte veturdhënimin e Shqipnisë”.

Pas një viti patrioti Pandeli Cale, i përfshirë në Komitetin e Fshehtë “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, në shkurt të vitit 1909, mori pjesë në krijimin e shoqërisë “Lidhje ortodoksish ndë Korçë”, madje ka qenë i zgjedhur sekretar i shoqërisë. Pandeli Cale njihet si autor i hartimit të programit të kësaj shoqërie.

Më 14 shkurt 1910 ka qenë ndër organizatorët e manifestimit të madh që u zhvillua në kodrat e qytetit në mbrojtje të alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe. Mitingu hyri në histori me emrin “mitingu i shkronjave” dhe u përkrah nga rreth 15 mijë qytetarë korçarë.

Më 1910 iu vështirësua qëndrimi në Korçë, ndaj shkoi në Korfuz, ku ka bashkëpunuar me patriotët Nikolla (Kolë) Rodhe dhe Mehmet Konica, për çështjen kombëtare shqiptare. Nga Korfuzi ka kaluar në Çamëri, ku u bashkua me çetat atdhetare e prej andej përsëri në vendlindje ku mori pjesë në betejën e Gurit të Cjapit. Pandeli Cale, në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910-1912, ka qenë në krye të çetave të luftëtarëve korçare, në rolin e prijësit popullor, përkrah Themistokli Gërmenjit, Llambi Bimblit, Mihal e Spiro Bellkamenit, Menduh Zavalanit, e Sali Butkës, etj.

Pandeli Cale mori pjesë edhe në kryengritjen e Malësisë së Madhe. Kur shpërtheu kryengritja e Malësisë së Madhe, edhe në Itali, patriotë të shumtë ishin ndër nxitësit e saj. Në janar 1911, atje, u formua komiteti “Pro Albania”, rreth të cilit u grumbulluan elementë përparimtarë të lidhur me çështjen kombëtare. Në maj 1911, disa patriotë të grumbulluar në Korfuz, ku bënin pjesë Themistokli Gërmenji, Nikollë Ivanaj, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni, etj. krijuan një degë të komitetit shqiptar të Barit, me synim të rriteshin përpjekjet për organizimin e kryengritjes edhe në Jugun e Vendit, në mbështetje të kryengritjes së Shqipërisë së Veriut. Ndonëse kryengritja nuk mundi të plotësojë qëllimet e saj, u arrit vendosja e lidhjeve Veri-Jug dhe me kolonitë shqiptare për çështjen shqiptare. Kur luftohej për të zbatuar programin e memorandumit të Gërçës, atdhetari Pandeli Cale ka qenë në Cetinë, përkrah Ismail Qemalit e Salih Hoxhës me shokë.

Në mars 1912 ndihmoi në organizimin e çetave patriotike në Qelqëzë të Frashërit me Tajar Tetovën dhe Themistokli Gërmenjin në krahinat e Korçës. Në korrik 1912, Pandeli Cale ndihmoi në organizimin e çetave me luftëtarë në Mallakastër, Vlorë dhe Berat. Po kështu rezulton të ketë qenë nënshkrues i memorandumit të Sinjës, ku kërkohej autonomia e Shqipërisë. Më 23 korrik 1912, krerët e komiteteve kryengritëse të Jugut u mblodhën në Sinjë, në jug të malit të Shpiragut për të hartuar një program autonomist, me 12 pika, i ngjashëm me “Librin e Kuq (memorandumi i Greçës), i vitit 1911 . Në Sinjë, Pandeli Cale mori pjesë përkrah 49 përfaqësuesve të çetave patriotike, të cilët me mbarimin e mbledhjes zbritën në Fier dhe me telegraf njoftuan qytetet e Shqipërisë për vendimet që u morën në Sinjë.

Më 12 gusht 1912 mori pjesë në “Mbledhja e Fierit”, ku ishin të pranishëm Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Omer Pashë Vrioni, Aziz Vrioni, Izet bej Zavalani, kolonel Ismail Haki Tatzati, Qazim Kokoshi e Bektash Cakrani.

Në pragun e shpalljes së pavarësisë, Pandeli Cale ka qenë në vendlindje, i vlerësuar dhe i mirëpritur nga bashkëqytetarët e tij.

Në fillim të nëntorit 1912 ka qenë ndërmjet organizatorëve të takimit të Bukureshtit dhe mori pjesë në mbledhjen që zhvilloi Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin aty, më 5 nëntor 1912, dhe vullnetarisht, si vetëdashës, iu bashkua grupit që e shoqëroi Ismail Qemalin për në Shqipëri, deri në Vlorë .

Më 28 nëntor 1912, Salih Xhuka kërkoi që të quhen delegat të Korçës së rrethuar: Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, gjë e cila u pranua. Pandeli Cale ka firmosur manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”, duke qenë delegat vullnetar i kolonisë së Bukureshtit dhe i Korçës njëkohësisht.

Në mbledhjen për krijimin e “Ministrisë”, Ismail Qemali foli për konditat që duhet të plotësojë një ministër që “të kënaqet dhe Evropa, dhe Stambolli”, e duke u shprehur në vijim se “ministrat duhet të jenë emra të njohur brenda e jashtë Shqipërisë”, propozoi Mehmet Pashë Tetovën (Dëralla-H.L.), Myfit Bej Gjirokastrën (Libohova), Aziz Pashën (Vrioni-H.L.), Vehbi Efendiun (Dibrën-H.L.), Abdi Be’ Toptanin dhe Mid’hat Frashërin. Këtë e kundërshtoi Dud Karbunara me pretendimin se nuk ishte asnjë i krishterë në listë, mendim që e mbështetën edhe Pandeli Cale, Dhimitër Berati e Qemal Be’ Elbasani (Karaosmani), çfarë solli votim të mëvonshëm. Në votimin e kuvendit për ministrat nuk fitoi që në raundin e parë, mbasi mori vetëm 22 nga 58 votues, kurse në votimin e dytë u rendit i dyti me 40 vota. Në kabinetin e parë qeveritar u emërua ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë, post të cilin e mbajti nga 4 dhjetori 1912 deri më 20 maj 1913, duke i lëshuar postin Aziz Vrionit, për shkak të angazhimeve të shumta që pati në zgjidhjen e problemeve administrative e diplomatike të qeverisë së Vlorës

Kur Ismail Qemali, së bashku me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin e Mehmet Konicën, ndërmori udhëtimet diplomatike në kancelaritë evropiane për njohjen e pavarësisë dhe shtetin e ri shqiptar, Pandeli Cale, në fillim të prillit 1913, u ngarkua me mision të shkonte në Gjenevë të Zvicrës, në të njëjtën kohë me Mihal Gramenon që u nis për në Milano.
Pas këtij shërbimi diplomatik ai u kthye në atdhe dhe përsëri së bashku me mikun e tij Mihal Grameno, në zbatim të detyrave të ngarkuara nga kryeministri Ismail Qemali, kreu detyra në të mirë të qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Situata që krijoi Esad pasha në Durrës kërkonte përpjekje të mëdha për ta përballuar. Sipas Ismail Qemalit, “Durrësi me gjithë kazatë (lokalitetet), e tij që, gjer dje, ishte nën qeverrimin t’onë, nga shkaku i një njeriu u ndah, si u thashë edhe pak më përpara. Shkodra gjendet pothuaj në erë. Një komisie (komision), ndërkombëtare, e formuar nga amiralët e gjashtë Fuqive të Mëdha, e qeveris që ditën kur e muarën prej Malit të Zi e gjer sa dit ma parë kur amiralët shkuan dhe qetësija e qytetit u la në dorë të ushtris së steres të Fuqive të Mëdha. Sot duhet domosdo të mendohemi për qeverrimin e të gjithë Shqipërisë. Mendimi ynë, dëshira jonë nuk është që ta ndajmë dhe ta çajmë Shqipërinë, po ta forcojmë duke lidhur dhe bashkuar të gjitha anët e Shqipërisë nën një qeverri qendrore të fortë dhe kombëtare. Për këtë shkak u munduam shumë e jo me pak kundërshtime, bamë dhe vendosëm një kanun organik të cilin do ta shihni dhe do ta gjykoni n’asht për ndarjen apo për lidhjen e Shqipëris”.

Pandeli Cale iu bashkua grupit që nuk pranonin dhënien e koncesioneve, duke gjykuar se qeveria e ligjshme nuk mund të lejohet të luaj me fatet e kombit, duke bërë pazare apo duke dhënë koncesione kundër interesave kombëtare. Për të kundërshtuar dhënien e këtij koncesioni pranë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, që ndodheshin në Shkodër, me miqtë e tij, Mihal Grameno e Çerçiz Topulli, Pandeli Cale e një grup veprimtarësh të tjerë, në fund të shtatorit 1913, shkuan në qytetin e Teutës; ku dorëzuan tek përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha një memorandum, me anën e të cilit kërkonin që Fuqitë e Mëdha të mos lejonin krijimin e një banke të tillë, sepse atëherë Shqipëria do të tërhiqej për hunde prej Italisë e Austro-Hungarisë. Ato ditë, me këmbënguljen e Hilë Mosit e familjes së tij, treshja Grameno, Topulli e Cale u detyrua të qëndronte në Shkodër shumë më tepër nga sa kishte parashikuar.

Për mos lejimin e dhënies së koncesionit, nga grupi kundërshtar i Ismail Qemalit, u përgatit një memorandum që iu dorëzua qeverisë, duke kundërshtuar me argumentin të mos jepej pa ardhur princ Wiedi dhe pa u formuar Shqipëria si shtet. Por qeveria nuk e përfilli memorandumin dhe u dha koncesionin disa italianëve e austro-hungarezëve, pa pyetur kombin, shkroi gazetari Mihal Grameno, në gazetën “Atdheu”. Ky vendim u kundërshtua nga ministrat Aziz pashë Vrioni, Hasan bej Prishtina dhe Pandeli Cale, të cilët dhanë lënjët, por qeveria e nënshkrojti”. Ismail Qemali, ndonëse ai dha dorëheqjen i ofroi portofolin e ministrit të Punëve të Përgjithshme (Botore-H.L.), të cilin Cale e pranoi.

Një tjetër gazetë, pak ditë më pas, shkroi se Pandeli Cale, ministër i Punëve Botore dhe z. Qemal bej Elbasani (Karaosmani-H.L.) ministër i Bujqësisë, u nisën nga Vlora drejt Italisë. Qëllimi i udhëtimit të zotit Pandeli Cale asht shëndeti, duke i bërë disi jo fort të besueshme shkrimet e gazetave të asaj kohe, sidomos ato kundër qeverisë së Vlorës.

Me largimin e Wied-it nga Shqipëria, më 3 shtator 1914, Korça ra nën pushtimin e të huajve, ndaj Cale u largua përsëri nga Shqipëria drejt Rumanisë. I dyshuar për aktivitetin e tij atdhetar u burgos në Bukuresht, por falë ndërhyrjes së miqve francezë që kishte dhe ndikimit që Franca kishte në vendlindjen e tij, Korçë, u lirua nga burgu por u dëbua prej aty. Më pas, vitet e Luftës së Parë Botërore, i kaloi fillimisht e kryesisht në Rumani, pastaj në Lozanë të Zvicrës, më pas lëvizi sa në Bullgari në Francë. Kur ishte në Zvicër pati bashkëpunim me mikun korçar, dr. Turtullin, dhe atdhetarë të tjerë për botimin e gazetës “Albania”.

Më 1919, mbasi ishte shpallur qeveria e Durrësit, kthehet në atdhe dhe zgjidhet prefekt i Korçës.

Pandeli Cale ka qenë një mik i shtrenjtë me shkodranët Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi. Duke vlerësua rolin e madh të Gurakuqit dhe duke pasqyruar besimin e tij të plotë në veprimtarinë patriotike të patriotit Gurakuqi, me një vendosmëri bindëse, më 15 tetor 1919, i shkroi: “Kini në dorë fatin e Shqipërisë…bëni detyrën patriotike si ju thotë ndërgjegja”.

Në prill 1920 ka qenë në përbërje të delegacionit korçar, të përbërë nga Pandeli Cale, Nuredin Vila e Fazlli Frashëri, në Paris: “për t’u përpjekur për vetëqeverimin e Shqipërisë” .
Në maj 1920, bazuar në informatat e mbledhura nga populli i krahinës u vu në dijeni të veprimeve shoviniste që do të ndërmerrnin grekët, të cilët me një fuqi të madhe ushtarake, të komanduar nga gjenerali Trikupis, nga Follorina do të sulmonin Korçën për të zaptua territoret e saj, duke shfrytëzuar rastin e largimit të fuqive franceze të interaleatëve që vepruan në Shqipëri në vitit e Luftës së parë Botërore. Pandeli Cale ka qenë ndër të parët që lëshoi thirrjen për bashkim e kundërveprim me masa mbrojtëse, duke organizuar një komitet të përbërë nga baba Ramadan Qatromi, Eshref Frashëri dhe Teufik Panariti. Më 24 maj 1920 ky komitet nxori tellallin që njoftoi popullin për t’u tubuar më 26 maj në qendër të qytetit të Korçës.

Komiteti sqaroi popullin për situatën që pritej dhe aty deklaruan bashkimin e këtij qyteti me qeverinë e Tiranës. Kryetari i bashkisë së qytetit të Korçës, Sotir Kotta, valëviti në ballkonin e godinës së bashkisë Flamurin Kombëtar Shqiptar. Të nesërmen, më 27 maj 1920, Pandeli Cale kryesoi komisionin që u zgjodh nga komiteti për mbrojtjen e Korçës i cili shkoi në Kapshticë për takim me palën greke, në kufi, ku u bisedua dhe u arrit mirëkuptimi për nënshkrimin e “Protokollit të Kapshticës”, i cili hartua dhe firmua prej Pandeliut. P. Cale ka pasur rol të rëndësishëm në këtë takim për të lidhur një marrëveshje ku grekët të hiqnin dorë nga synimet shoviniste ndaj Korçës dhe pala shqiptare të mbante hapur gjimnazin grek. Në takim kanë qenë: Eshref Frashëri, Pandeli Cale, Tefik Panariti, Nikollaq Zoi, dr. Hakif Mborja, etj.

Edhe më 1920 rezulton të ketë qenë prefekt i Korçës, duke mbështetur qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, të dalë nga kongresi i Lushnjës.

Kur ishte në detyrën e prefektit, më 16 qershor 1920, ka kontestuar caktimin e Kolë Rrodhes, ish-bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm, në detyrën e komisarit politik në Korçë (drejtor i Policisë) dhe të Kostaq Kottes (nënprefekt) në Korçë, mbasi kjo sjell anarshi. Me këtë rast Kolë Rodhe u prononcua duke shkruar një artikull në shtypin lokal dhe ka publikuar dorëheqjen nga detyra e sapo caktuar, më 21 qershor 1920.

Me caktimin e Koço Kottës në detyrën e prefektit, Pandeli Cale u caktua në postin “drejtor i Përgjithshëm i Postë-Telegrafës” , por pak ditë më pas bëhet me dije se nuk ka qenë dakord me këtë emërim. Kur refuzoi detyrën e drejtorit të Postës, sipas njoftimit të dhënë nga gazeta “Përparimi”, u bë e ditur se Pandeli Cale u emërua “guvernator i Korçës”, por pak ditë më pas “Gazeta e Korçës” shkroi se u dorëhoq nga detyra dhe i lëshoi vendin Aqif Përmetit. Ndonëse shtypi shkroi sa sipër, në jetëshkrimin e tij është shënuar se zëvendësoi Idhomene Kosturin në krye të drejtimit të postës shqiptare.

Këtë vit, Cale, ka marrë pjesë në delegacionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve, së bashku me Fan Nolin, dr. Adhamidhi e Hilë Mosin. Më 17 nëntor të atij viti, ky delegacion është takuar me Lord Robert Cecil, kryetar i komisionit kur u diskutua për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, çfarë u mundësua nga Asambleja e Përgjithshme më 17 dhjetor 1920, kur Cale ishte anëtar i delegacionit të sipërpërmendur.

Në shkurt të viti 1921 konkurroi në zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet i Korçës, në të parin parlament shqiptar, së bashku me Sotir Pecin, Tefik Panaritin, Sejfi Vllamasin, Pandeli Evangjelin, Loni Kriston, Banush Hamdi Begën, Teufik Mborjen. Më 21 prill të atij viti u shënua ndërmjet 28 deputetëve të grupit politik të Nolit, inkuadruar në “Partia Popullore”, më pas u zëvendësua nga Kristo Kirka. Sejfi Vllamasi e ka kritikuar për një “komplot” kundër tij, që konsistonte në zëvendësimin e Sejfit me Xhaferr Ypin si kandidat për në Kolonjë, në zgjedhjet parlamentare të viti 1921, organizuar që në Tiranë nga Eshref Frashëri, me qëllim të formonte një grup deputetësh, anëtarët e të cilit të kishin një solidarësi mendimesh, mentalitetesh dhe interesash, për të përfaqësuar Korçën në emër të bejlerëve, të turqve e të kaurëve, sado që këta të fundit kanë qenë një sasi shumë e vogël, si edhe ta përdorte këtë grup për qëllimet e tij të mëtejshme.

Sipas Vllamasit: “Në këtë komplot ka qenë edhe Pandeli Cale me disa të krishterë e myslimanë të mykur dhe, si përkrahës, kanë pasur edhe prefekt Zoin me komandantin e xhandarmërisë Ferid Frashërin, për ta përdorur në rast nevoje edhe influencën qeveritare në favor të planit të tyre”. Sejfiu ka sqaruar se: “Koço Kota ka qenë anëtar i vjetër i “Krahut Kombëtar” dhe shoku i pandarë i Sotir Pecit dhe i emi, por ish kundra Eshrefit dhe Pandeli Cales me shokë, dhe ky kundërshtim, më tepër se nga mospajtim idesh e mentalitetesh, rridhte sepse Koço Kota figuronte në listën e kandidatëve që përbëhej prej 4 të krishterëve dhe 4 myslimanëve. Por ay nguli këmbë të hynte në listë vetë i tretë, bashkë me dy shokët e tij, Kolë Rrodhen dhe Llambi Bimblin, që të tre patriotë të vjetër. Atëherë Pandeli Calja, edhe ay veteran patriot, mbetej automatikisht përjashta listës”.

Në vitin 1923 u sëmurë dhe shkoi për kurim në një spital të Selanikut, por me gjithë përpjekjet e mjekëve grekë, vdiq atje, në spital. “Gazeta e Korçës”, me këtë rast shkroi: “Deputeti Pandeli Cale vdiq”, duke vijuar: Pardje të djelë, ndërroi jetë në Selanik, pas një sëmundjeje të rëndë deputeti ynë Pandeli Cale.

Më poshtë në njoftim, Cale cilësohet “apostulli i ndjenjave kombëtare në Korçë, i cili u hodh në fushën kombëtare që në djalëri, kur nuk guxonte kush të fliste e të predikonte ndjenjat kombëtare; vlerësohet idealist i vërtetë që sakrifikoj rininë për çështjen kombëtare; evidentohet se mori pjesë në lëvizjen kombëtare si një nga kryetarët e saj, duke përmendur se më 1912 doli malit me çetat; pohohet se ishte delegat dhe firmosës i aktit të proklamimit të independencës kombëtare dhe se u caktua ministër i Bujqësisë. Në vijim tregohet se në kohën e Luftës së Përbotshme, “u mbyll në Loussane, bashkë me disa atdhetarë të tjerë”, ku punoi për “lirimin e atdheut”.

Pas ngjarjeve të gushtit 1919 erdhi në Korçë, ku u përpoq për bashkimin e qarkut të Korçës me qeverinë e Tiranës. Njoftimi kujton se Pandeli Cale ka qenë pjesëtarë i delegacionit shqiptar në Gjenevë, kur Shqipëria u pranua në “Shoqërinë e Kombeve”. Po kështu e ka vlerësuar “veteran i çështjes kombëtare, ndonëse ndërroi jetë në moshën 45 vjeç. I ndjeri la një çupë, zonjën të ve, prindërit dhe një vëlla e motrën .
Patrioti Hilë Mosi, një poet flakadan i lirisë, më 3 gusht 1923, duke qenë prefekt në Korçë, mbajti fjalën mortore në pritjen e të ndjerit Pandeli Cale.

Gazeta e Korçës, njoftoi se të hënën, me rastin e 9-ditëve nga vdekja e Pandeli Cale, Bashkia bëri një përshpirtje për të ndjerin. Po kjo gazetë njoftoi se në hapjen e punimeve të Parlamentit, kryetari Eshref Frashëri, deputetët Ali Këlcyra e Mehdi Frashëri kujtuan “meritimin e naltë të Pandeli Cale” në fillim të mbledhjes, e cila u mbyll atë ditë në nderim të tij.

Është përkujtuar me një emër rruge “Pandeli Cale”, në Tiranë.

Në muzeun e pavarësisë në Vlorë janë të ekspozuara dhe një palë dylbi të patriotit Pandeli Cale.

Gazeta “Flamuri”, nr. 101-104, viti 1964 botoi një fotografi të një grupi prej 11 delegatësh që udhëtuan me Ismail Qemalin, ndër të cilët njihen: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Pandeli Cali, Qazim Kokoshi, Pandel Mborja, Muço Sharra

Në përvjetorin e parë të pavarësisë kombëtare ka shkuar në Vlorë për përkujtimin e saj, çfarë dëshmohet edhe me një fotografi të tij së bashku me Luigj Gurakuqin, Dhimitër Beratin, Alem Tragjasin, Lef Nosin, etj.

Eshtrat e të ndjerit Pandeli Cale u sollën në Shqipëri në fillim gushtin e viti 1926, tre vjet pas vdekjes. Miku i tij, Hilë Mosi, mbajti fjalën e rastit, sikurse tre vjet më herët, kur ai shua, në ceremoninë e rivarrimit, që u zhvillua në kishën Shëngjergjit, duke iu drejtuar të ndjerit: “Korça ku ti çele sytë, ku ti u rrite dhe derdhe gjithë aktivitetin tënd, e ka fatin të të mbledhë përsëri në gjirin e vet”.

Sot Pandeli Calën mund ta gjesh veç në varrezat e qytetit, në një varr gjysmë të thyer, të përçudnuar në atë tokë, në atë grusht dheu për të cilin dha aq shumë, por që ja këmbeu me një cep të veçuar.

[the_ad id=”4118″]

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Himni i Molossia

Për më shumë se një dekadë Republika e Molossia-s afër Nevadës, ka përdorur himnin e kombit shqiptar.

Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë. Himni i ri, tani zyrtarisht është “Fair Molossia – shtëpia jonë”.

Këtë e thotë presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh, në një bisedë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “INA” nga korrespodenti i saj në Nju Jork, Beqir Sina.

“Kështu në dhjetor 2013 Republika jonë kishte nisur një kërkim për një himn të ri, dhe përfundimisht me muzikë të zgjedhur, e cila ishte një pjesë e mrekullueshme e përbërë nga Simon-Pierre Boka Di Mpasi Londi.

Dikur himni i Zaires, i cili nuk është më në përdorim dhe i përshtatet nevojave tona më të mira. Më pas, vargjet lirike janë shkruar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti, Kevin Baugh – duke u motivuar dhe frymëzuar nga vendi dhe kultura e Molossias, si edhe nga vargjet e këngës “Impossible Dream (Quest)”, “Ozymandias” nga Percy Bysshe Shelley dhe “Home Mjetet Nevada “, kënga e  Shtetit të  Nevadës”, shprehet ai.

 

[the_ad id=”4118″]

PABESIA E ISA MUSTAFËS E HASHIM THAÇIT

PABESIA E ISA MUSTAFËS E HASHIM THAÇIT

ISA MUSTAFA E HASHIM THAÇITShkruan: Afrim Caka

U zgjodhë Presidenti i ri i kuzhinës së parlamentit???

Mbasë njeriu, ngaqë lind midis llahtarës dhe gjakut, dëshirë pastaj Hashimi e Mustafa gjithë jetën ta kalojnë tw përgjakur e tw turpuruar.
Sot! Ditë zie…

Ëndrrat e popullit tim u ndërprenë në mes?

Oh, ç’na gjeti! – po ankohet populli, mes vorbullës së injorancës.
Populli ynë, gjatë përpjekjes shekullore për mbijetesë, ngriti dhe respektoi institucionin e fjalës dhe të BESES, ndërsa bolshevizmi i Hashimit dhe i Mustafës, në luftën për pushet, ngritën dhe e përsosën institucionin e PABESISE dhe të tradhtisë…

afrim caka

Ja ç’na lënë pas këta zogjë kurvash! Ja pra, si bëhet shpartallimi i një shteti. I MADHI SKËNDERBE zgjohu nga varri! Por, ç’lloj gjuhe duhet të shkruaj e flasë? Atë të mimikës? Në këtë kohë Jabllanoviqi e Mustafa ishin bërë të njohur nga ulërimat e tyre, por urrejtja e tyre gjeti strehë tek servilët shqiptarë. Ai kërkon një fron! Ja pra edhe Rajstagu i Mustafës u dogj! Ç’do ky njeri i huaj! I hapët udhë të kalojë. Ky është një shkja bir shkine i huaj që do ta kontrollojë qeverinë. E ne, ku do të mbytemi tani? Shkjau me shajkaq të zi hipi mbi fronin që na sollën servilët. Nganjëherë mbyllja sytë, duke e humbur realitetin! Në qeveri vërshëllon një egërsirë.

Në një vend ku kriminelët mbrohen me ligj. I vetmi vend ku tradhtarët ndihet i ndershëm është vetëm birucët e errëta të burgut të Dubravës.
Këtu quhet Gjakovë. Dhimbja e madhe. Simbol i qëndresës antiserbomalazeze. Qiri i pa shuar i shqiptarizmit. Ndërgjegjja e kombit. Ti Gjakovë që na kryqzove për atëdhe dhe, ti na ngjalle përseri. Ti lot i tharë i shekullit të zi. Mjerimi i një populli të pa fat Gjakova e lagur me gjak, e mbushur me lavdi! Këtu nënat gjakovare do të nisin kalvarin drejt arkivolit Gjakovë, një tjetër tabele e shkjaut (Jabllanoviq e Mustafa e ndihmuar nga Hashimi) që të sjellë dhimbje në kujtesën e të gjithë atyre që shkelen në këtë vendë. Kjo është fabrika e gërmadhës e së cilës është derdhur gjaku dhe më ironikja ende qëndron parrulla në qeveri që kërkontë të përligjte banden kriminale në qeveri. Nuk mund të rri pa i kujtuar e nderuar nënat tona heroike, një pjesë e madhe e cilave nuk arritën t’i shohin të gjallë bijtë e tyre. Më tragjikja një pjesë e madhe e tyre filikate u kallen në varr nga varmisit e natës.

Në këtë kohë e sipër, nëpër rrugë e sheshe diktatura Brojës, Prapashticës dhe bandilli i tyre Jabllanoviq u drejtoheshin nënave: “Juve, ulkonja!”. Ulkonja ishin nëna, ishin motra, ishin gra malësore, që të gjitha me më shumë shkollë se Hashimi i farmerkave gjermane, me më shumë drama e tragjedi familjare.
Shteti ynë ka vlera të panegociushme. Sa do të mençur jeni Ju dy egoista, keni nevojë për mbështetjen e populli! E keqja e këtij populli është se nuk e njehë vetën e tij! Është kriminale të zhdukish një krijes, një DARDANI sapa ka ardhur në jetë.

Dua që të gjithë ta vrasin mendjen dhe e kam një parandjenjë që ne duhet të bëjmë diçka. Që nesër të mos jetë vonë! Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin për të shpëtuar Dardanin nga Zajednica e Presidenti i ri!? Çështja kombëtare sot është sprovë e të gjitha politikave shqiptare, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe jeta e tyre. Pushtetet dhe ideologjitë ngrihen dhe bien, por atdheu e interesi kombëtar mbetet të përjetshëm. Duhet të forëcohet lëvizja gjithëpopullore në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, për ta rrënuar këtë klasë injorantësh e zagarësh. Veseli bëri një thirrje të paramenduar në takimin e radhës dhe brenda saj një masdakër e organizuar më datë 26 shkurt 2016 në parlament, është një shfaqje e hapur e pabesisë markesiste e realizuar nga zullumçarët e pushtetit Isa Mustafa dhe kryehajduti Hashim Broja (edhe emrin e fshatit e ka çirilic). Në këtë ngjarje të dhimbshme, mori pjesë në masakër, në mbështetje e në bashkëveprim me forcat sllave, edhe një çetë të Zajednicës serbe, prej 10 vetësh. Për fat të keq të tyre e të Dardanisë, kjo do të ishte një nga viktimat e radhës pas pasluftës vëllavrasëse.

Opozita e pranon debatin apo dialogun me pushtuesit e pushtetit në popull, pranon takimet e bisedimet me ta për çështjet e përbashkëta: luftën e përbashkët kundër okupatorëve të pushtetit, kundër korrupsionit, kundër zajednicës, por nuk do të pranojmë kurrsesi luftën civile që do të udhëheqët nga Kadriu, nga Halitët e Veselët që të shkatërrohet gjithçka. Sot ata bëjnë këtë betim, ndëkohë që një Hashim i etur për karreirë, që rend drejt pasurosë dhe kënaqjes së çdo deshire familjare, sigurisht i lënë shijen e marrëzisë po aq sa tradhtisë. PO! Këta helaq të rinj e të vjetër janë një lozhë e marrëzisë apo një lozhë sekrete. Janë të vjetër, sikurse tingëllojnë edhe emrat e tyre: Isa kryekajmekami i Serbisë, Hashim pasha i Turqisë, Veseli, Xhaviti, Grabovci, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri. Nën tingujt e këngës së hyrjes në parlament:
“Mi s’mo Zajednica!

Le t’i referohemi largimit me dhunë të opozitës nga banda e veselit të cilët i pren me thikë në fyt, duke i’u thënë:
“Hajt tani flisni edhe njëherë kundra Zajednicës sime!”.
Do t’ju zhdëpim dajak dhe do t’ju ngrehim zvarrë me shqelma e grushte derisa të jepni shpirt dhe mos ketë asnjë opozitar. Me një fjalë: ne jemi shteti e pushteti…! Ne jemi Zajednica? Këtu është serbi…????
Hë, ….?

Ç’është edhe më keq, qeveria e Mustafës bëri përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi Mustafjan e Hashimjan dhe çdo gjë. Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit, Jabllanoviqit e Hashimit, që këtë institucion të lartë ta komprometojë në këtë fushatë bolshevike. Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë ëshë e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve deniguese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “kryeministër” e një “Kryetar” zuzar e zuzarësh pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual.

Kur pas rënies së mbrëmjes dëgjuam lodërdijat e tyre, kujtuam se në kundërshtim me rrëgullat e sotme të luftës, ju do të bëni një sulm nate. Marrëzira. Nga goja e juaj do të ndini vëllavrasje…! Shumë shpejt e kuptuam ndezjen e shpirtërave, po bënit ndezjen shpirtërore të serbisë. As orgjitë e hershme, ashtu siç i kemi dëgjuar brez pas brezi, as netët e rrugeçëve të qeverisë. Ku, siç e morëm vesh më pas, koka të prera flisnin, mallkime, kërcënime, e prapë bori e tam-tame, të gjitha këto ngriheshin që lartë mbi nënat gjakovare e mbi opozitarë. Më fort se vdekja ishte mjalta në krahasim me atë terr qevritar e pabesim që vërsulej mbi qytetin e Gjakovës e mbi partit opozitare. Në mesnatë zhumuri pushoi për t’ia lënë vendin një heshtje mortore, për t’ia lënë vendin një vdekje para kohe.

Ende nuk kishte gdhirë mirë kur nga pirgu qeveritar ra boria e rrokarmës për një Hashim, Jabllanoviq e Daçiç dhe për një President Hashimi që i ka lakmi e tanë Bota? Dikush ia dha ulërimës. Sipas udhëzimeve, Mustafaj doli me vrap nga ZYRA e tij për t’u futur në strehimet e fella të karpateve. Fill pas tij, Hashimi lariçkë, një shkundëllimë skëterre e drodhi mbi tokën mëmë Dardani e Gjakovë. Besonim se kur të ndodhte kjo, kur hijena Mustafa dhe ulkonjën e zezë Hashim t’i lidhnim me të njejtin vargor, atëherë edhe kohën do ta kishin të tyren. Sepse lotërdija e madhe e këtyre zuzarëve binte pa pushim kundër nënave gjakovare dhe mbi protestuesit opozitar. Tani që shkjau kishte heshtur, gjëmimi i tyre i vetmuar kishte diçka të rëndë. Përgatitej për një zullumçar shteti. E shtynin gjëmimi i tyre duke menduar si të merrnin në zotërim gjithçka. Burgosje dhe dënime! Ç’është ky kutërbim i tyre, ndaj nesh? Siç themi ne se është urrejtja e sheshëllirës me të cilën menduan se do të spërkasin themelet e një qyteti e me kultur të lashtë, për ta gërryer më lëhtë më lehtë edhe themelet e shtetit Dardan… Qafira! O, jo, unë për vete do t’ju thërrisja horrat e horrës…! Bijë e bija bushtrash…!
Në këtë kuptim, zotnia i zi nuk është thjesht i’a (PLAKU) matuf me derë gjysmë të mbyllur që ka përpara opozitën të cilët nuk e lë të hyjë brenda. Jo! Një plakë tradhtarë që nuk njehë komb e as flamur, që bëri si të donte edhe ashtu bëri. Si i tillë nuk i intereson sot shoqërisë shqiptare po aq sa Hashimi i sëmuar mendërishtë për pushtet. Këta njerëz meritojnë mosmirnjohje pafund.

Mustafa e këthej politikën e tij në nacionashovinizëm ndaj opozitës. Kjo tablo e zymtë, e cila mund të të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarisë së kryeministrit Isa Mustafës, këtij personazhi zymtan bashkohës tonin, që u është përveshur të shkruarave, kujtimeve, për ta akuzuar kontribuesin e shndërrimit të tij prej një bolsheviku të egër në demokrat pas luftës së fundit në Dardani, dhe, njëherësh, për për të rinjollosur kontestuesit e vjetër të partisë së tij, duke vijuar t’i thurë lavde vetes së tij dhe Ivica Daçiçit dhe “diktaturës së pushtimit”, madje duke i bërë apologjinë për të mbuluar ofendimet ndaj nënave gjakovare të Aleksander Jabllanoviqit, përmes rreshtash, gjurmët e gjakut që ka derdhuar ai vetë me shefin e tij Daçiç.

Një parti politike e tërë mbështetët “fitoren” e vet zgjedhore me të shfaquren e vetes, herë fshehurazi e herë më britma e ulërima, trashigimtare e Pushtetit. Është fjala për nja dy parti që, mbrenda një harku kohor jo të shkurtër, në vend të rinovimit zgjodhi sërish për konkurimin politik armën e vet famëmadhe, demagogjin: kaloi nga “mëmëdheu i ministrit” te “mëmëdheu i kryetarit” duke e kthyer e parlamentin në administratën e tyre dhe sheshet në rrahje e burgosje. Të gjithë deputetët e PDK-së e të LDK-së në shërbime, një pjesë e ndjeshme e tyre të Shërbimit Inforativ të Fshehtë, ndërkohë që fshiheni pas një kostumi ideologjik të dyshimtë, mbulojmë me të rekrutime të mirfillta antishqiptare.

Mësymja e dhunëshme për “pushtet”, e këso pushtetësh lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës, duke qenë se diktatura Hashimjane në të cilën po kalojmë, veçanarisht, u ngjanë atyre sëmundjeve të kombëshme që kthehen sërishmi për ta marrë pacientin përfare. Pafytërsia në shkallën sipëriore të zotëriut të zinj Isa Mustafa bënë jo vetëm që ky të mos afrojë shenja pendese a a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën për tradhtinë e bërë, por të mos ngurrojë të sulmoj gjithë egërsi atë opozitë, atë lule të brishtëz demokracie që rrodhi pas çlirimit nga robërimi i gjatë i këtij populli.
Nëse kam gabuar më këtë shkrim, më falni?

[the_ad id=”4118″]

LISI simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge

LISI  simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge

lisi-yllir

Ylliret – ILIRI.

ILIRI dhe pema e “Lisit” simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge.

Popujt më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit dhe autoktonë në Trojet pas Trojës së tyre janë ilirët dhe trakët.
Mbi kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike të ilirëve në pjesën jugore dhe perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, kanw shkruar gjithë shkrimtarët antikë, duke i përmendur në veprat e tyre si popull-besnik dhe trima luftëtarë, quajtur ndryshe dhe të “Bardhë – barbarë”
Emri etnik ILIR simbol i vet Yllit të Zjartë Diellit-Zeus shfaqet që në shek. V p. K
Sipas shumë studiuesve shqiptarë dhe të huaj, pellazgët ishin parardhësit e iliro-shqiptarve, gjithashtu gjuha shqipe njihet si gjuha e parë lindur mbi rrënjet e gjithë gjuheve të tjera IE.

Nga: Mili Butka

 

[the_ad id=”4118″]