Get a site

Marko Boçari shqiptari, kryeheroi i Greqisë moderne, i tradhtuar nga grekët (2 Video)

Marko Boçari shqiptari, kryeheroi i Greqisë moderne, i tradhtuar nga grekët (2 Video)

Marko-Bocari

Një nga figurat më të ndritura të revolucionit grek të 1821 ishte Marko Boçari i cili erdhi nga një familje e madhe shqiptare. Ai ka lindur në Sulit, Ioannina në 1790, në të njëjtën familje të madhe në të cilën burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dimitri, Jorgji dhe kapiteni i madh i 1821 Kryengritjet, Noti Boçari erdhi prej Noti Boçarit, xhaxhai I Marko Boçarit, ishte edhe ministri i parë i mbrojtjes i Greqisë, dhe vdiq në vitin 1841.

Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tri herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre vdiqën të ri. Kico Bocari u vra në 1813 në Arta nga Gjoko Bakola.
Në vitet e rebelimit në 1821, Marko Boçari fali gjakun e babait të tij Bakola Gjoko për të mirën e përbashkët.
Sipas dokumenteve, banorët e pare në malet e Sulit ishin ushtarët roje të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pas vdekjes së Skanderbeut, rreth 200 ushtarë shqiptarë me familjet e tyre, të tilla si ato të fiseve: Boçari, Bouchatti, Llalla, Dangëllina, Dragova, etj, formuan fshatin e Sulit afër qytetit të Jonina dhe vazhduan luftën kundër osmanëve turq për lirinë e tyre.

Suli u zgerua më vonë nga një fshat i vogël dhe u shndërrua shumë shpejt në një krahinë e populluar nga shqiptarët ortodoksë çamë. Ata kishin arritur ti shpëtojnë skllavërisë osmane duke ikur nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500-1600 dhe u vendosën në Suli, Ioanninna, duke krijuar fshatra të reja me emra shqiptarë.
Territorin e banuar nga çamëve shqiptarë, ishte i njohur si Çamëria, e cila është
i njohur si një nga katër degët e Shqipërisë Natyrale.

 

[the_ad id=”4118″]

Gazeta austriake alarmon: Në rast konflikti, Shqipëria do të futet në Maqedoni

Gazeta austriake alarmon: Në rast konflikti, Shqipëria do të futet në Maqedoni

Protestat-maqedoni

Vijojnë mediat ndërkombëtare të fokusohen te problemi i Maqedonisë, duke e paraqitur gjendjen si tepër kritike dhe të ngjashme me skenarin Ukrainas, ku qindra-mijëra protestues në Maiden të Kievit rrëzuan qeverinë pro-ruse para pak vitesh, njofton botasot.info.“Një skenar ukrainas nuk është i pamundur edhe në Maqedoni, ku mund të ndërhynin edhe shtetet tjera në konfilkt. Mbi të gjitha Shqipëria, sepse 25 përqind e popullatës në Maqedoni e përbëjnë shqiptarët, që prej kohësh ndjehen si qytetarë të klasës së dytë,” shkruan mes tjerash krone.at. Përndryshe krone.at, përkundër që është gazeta më lexuar austriake është shquar për artikuj kontraversë./Bota Sot
[the_ad id=”4118″]

REFORMA NË DREJTËSI SHTON PËRDITË DËSHPËRIMIN E SALIUT DHE ÇORODITJEN E PD

REFORMA NË DREJTËSI SHTON PËRDITË DËSHPËRIMIN E SALIUT DHE ÇORODITJEN E PD

edi-rama

Nuk kishte asgjë komike në thirrjen e djeshme të ish-kryeministrit për të rrëmbyer armët, por vetë personazhi është qesharak. Dhe unë nuk do të isha këtu përpara jush sot, nëse nuk do të kishte një pjesë të shoqërisë sonë, e cila e merr akoma seriozisht këtë personazh qesharak. Ashtu sikundër nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të, nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe tonin e komunikimit publik të opozitës më të madhe në vend, Partisë Demokratike.
Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Shqipëria s’mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi për të cilët ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe nga ç’lexohet e zbatohet për ata që i bëjnë ligjet apo për ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë përpara ligji. Prandaj, Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çka ka bërë e as mund të hetohet për çka tha dje, për sa kohë Reforma në Drejtësi nuk do të votohet dhe zbatohet.
Njerëz të ndershëm e të arsyeshëm, përpiqen të gjejnë “pse”-në e thirrjes haluçinante të Saliut për të armatosur shqiptarët. Shumë prej tyre më kanë shkruar edhe mua, tepër të shqetësuar. “E bën për këtë, e bën për atë”, etj., etj.. Të gjitha çfarë thonë bëjnë sens, padyshim, por në thelb s’ka asgjë të re dhe në fakt asgjë për t’u shqetësuar, përtej një gjëje: fatit të Reformës në Drejtësi.
Në thelb, thirrja e Saliut është një fakt më shumë, për një gjë që dihet botërisht prej shumë vitesh; Pabarazia para ligjit.
Dhe pikërisht, privilegji i të qenit mbi ligjin është shënjestra e Reformës në Drejtësi, e cila hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, që prej 25 vjetësh jetojnë jashtë kufijve ligjorë të Republikës së Shqipërisë. Saliu është tipiku, prandaj dhe bie më shumë sy. Është shëmbëlltyra më monumentale e “të fortëve” të veshur me kostum. Prandaj dhe e enjtja është bërë dita kur parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, për të cilat nuk flitet thuajse fare, por u tregon pafuqinë e ligjit përballë një personazhi aq qesharak, sa në çdo vend tjetër të Europës apo dhe të rajonit tonë, do ta kishin sistemuar me kohë në arkivat e të shkuarës.
E enjtja është bërë prej disa muajsh dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë e zvarritur Reformën në Drejtësi. Sa më shumë rritet presioni publik dhe ndërkombëtar për reformën, aq më shumë rritet tensioni në Parlament. Sa më shumë afrohen afatet fundore të reformës, aq më shumë dëshpërimi i Saliut bëhet dëshpërimi i Partisë Demokratike. Sa më shumë ngushtohet rrethimi për ata që i tremben reformës, si djalli temjanit, aq më shumë thellohet politika kriminalizuese e Partisë Demokratike për qeverinë.
Në vend të vinte në rritje, siç do të ishte e udhës dhe normale në respekt të të gjithë shqiptarëve, të atyre që votojnë këtë shumicë apo dhe atyre që votojnë PD-në, intensiteti i punës së përbashkët për reformën që e duan praktikisht të gjithë shqiptarët e zakonshëm, në fakt ka ardhur në rritje tensioni artificial që Partia Demokratike me Saliun në krye, e kanë çuar dje në kulm, duke i bërë thirrje popullit për marrjen e armëve. Kjo zbulon qartë se dinamika e kësaj politike të dëshpëruar tensionimi, është e planifikuar për të ardhur në rritje, për të penguar reformën dhe mundësisht për ta abortuar atë, duke krijuar një atmosferë sa më të rëndë për të nxitur zhvillime që justifikojnë braktisjen e reformës. Nëse i kthehemi gjithë kronikës së këtyre muajve dhe shohim si është krijuar kjo dinamikë do të shohim se është pjesë e një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët te lodrat janë shprehje e një fakti të thjeshtë: plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar dhe shanset që ky plan të funksionojë janë dëshpëruese.
Saliu nuk e do reformën. As PD-ja s’mund ta dojë reformën dhe jo vetëm sepse nuk e do Saliu, që është një arsye shumë e madhe dhe e pakapërcyeshme për PD-në, po sepse Saliu s’është i vetmi demokratikas që sëkëlldiset nga ideja se reforma mund t’i kthejë “të fortët” e veshur me kostum dhe të strehuar nën flamur, në të pandehur, të pafuqishëm për të dalë mbi ligjin. Por as Saliu, as PD-ja, nuk kanë kurajo ta thonë që nuk e duan reformën dhe duan t’a hedhin në erë rrugën e reformës, duke rritur në maksimum intensitetin e politikës kriminalizuese e duke shpresuar që rrugës të plasë ndonjë gjë sa më e rëndë dhe ata të justifikojnë asgjësimin e reformës.
Ja pse e rritën në kulm volumin e gënjeshtrave e të akuzave ndaj qeverisë dhe policisë për rastin e Emiliano Shullazit pas mesazhin të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën. Ja pse është rritur këto ditë edhe volumi i plehrave anonime që nxjerr koshi dixhital i Saliut. Ja pse u bë dhe thirrja për marrjen e armëve!
Shtëpia e Bardhë dha një mesazh shumë të fortë e të qartë për Reformën në Drejtësi për të gjitha palët, në respekt të plotë të popullit shqiptar dhe të aspiratës së popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Eurpian në një proces që Shtëpia e Bardhë, SHBA, e mbështesin fuqimisht. Mesazhi është shumë i qartë: Të gjithë ata që përfaqësojnë popullin shqiptar qofshin në qeveri, qofshin në opozitë, nuk mundin dot ta tradhtojnë këtë aspiratë madhore që përcakton dhe fatin e procesit të integrimit në një fazë ku Shqipëria ka të gjitha mundësitë, ka të gjithë partnerët dhe ka siguruar të gjithë mbështetjen për të hapur negociatat dhe ku njëkohësisht politika nuk mund të bëjë lojën e zjarrit që ta djegë këtë shans historik, sepse gjërat janë dinamike dhe Europa e nesërme nuk është e thënë që të jetë Europa e sotme.
Gatishmëria e sotme e partnerëve tanë më të mëdhenj nuk është e thënë që të mbetet e pandryshuar për shkaqe që nuk varen domosdoshmërisht nga ne.
Çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte intensifikuar puna për reformën pas mesazhit të qartë edhe të Shtëpisë së Bardhë vjen mesazhi për të marrë armët. Medemek, për t’u mbrojtur nga krimi që ka marrë dhenë, po në fakt për të mbrojtur Saliun nga Reforma në Drejtësi.
Çdo mendje normalisht e kthjellët këtë e kupton siç kuptojnë sytë dritën e diellit. Për t’i dhënë këtij personazhi qesharak, një justifikim sa më të madh, që të mos bashkëpunojë ai dhe partia tij me qeverinë e krimit. Sepse Saliu e di më mirë se shumë të tjerë, në mos më mirë nga të gjithë, kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë. Ashtu siç e di më mirë se të gjithë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë, nuk janë pikat e Rregullores së Kuvendit, që ai s’i ka marrë parasysh asnjë sekondë për 25 vjet rresht. Prandaj edhe e ka humbur krejtësisht toruan dhe thërret në ndihmë gjithë arsenalin e fantazisë së tij, në një përpjekje ekstreme dhe të dëshpëruar, që t’u tregojë shqiptarëve një film aq të tmerrshëm, me kriminelë dhe me qeveritarë që janë njësh me njëri-tjetrin, për të justifikuar pastaj thirrjen: “Merrni armët, që të mbroheni!” Po në fakt në pritje që të gjenden qorra që ta ndjekin pas e të bëjnë mundësisht ndonjë nga ato hatatë që ai ka treguar në histori se i thërret në ndihmë kur i lëkunden fort këmbët, jo më sot që e kanë lënë dhe gjunjët.
Po kjo është e gjitha një përsëritje qesharake e historisë tragjike të hapjes së depove të armëve, nga i njëjti njeri që sot s’ka asgjë në dorë, përveç inferioritetit absurd ndaj tij të klubit të ShQUP-it, e vetmja gjë që ka në dorë. Prandaj askush s’duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që nën thirrjen e Saliut të shfaqen prapë armët. Por, të gjithë së bashku duhet të shqetësohemi për fatin e Reformës në Drejtësi.
Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë në pozicionin më të mirë gjeopolitik të të paktën njëqind viteve të fundit. Jemi anëtarë në NATO, jemi kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Partneriteti strategjik me SHBA është tanimë dokument i shkruar. Partneriteti ynë i ngushtë me Gjermaninë është tashmë një garanci shumë e fortë në një proces historik, si ky i integrimit europian. Aleatët tanë, Italia Franca etj, janë në të njëjtën linjë. Jemi të vlerësuar jo vetëm për kontributin tonë në rajon, por edhe për rolin që luajmë si shqiptarë në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës sot, po ashtu, janë aty ku askush nga ne se kishte imagjinuar dot vetëm një dekadë më parë.
Shqipëria po përjeton një moment historik, ku për herë të parë të gjithë fqinjët i kanë ulur armët dhe kanë çelur rrugën e bashkëpunimit me njëri tjetrin, falë lidershipit të Kancelares gjermane, që me kurajo nxiti një proces që po vazhdon dhe ka filluar të japë frytet e veta të para.
Vlerësohemi sot si popull dhe si vend si shembull për vëllazërinë dhe harmoninë fetare, një thesar që kemi ditur ta ruajmë dhe një virtyt të cilit i referohen udhëheqësit më të mëdhenj të njerëzimit sot, që nga Papa Françesku, Presidenti Obama, patjetër dhe të tjerët.
Qeverisë sonë i janë hapur të gjitha dyert dhe në çdo derë pritemi me respekt e marrim vlerësime inkurajuese për të ecur më tutje. Çka kemi bërë është qartësisht një arsye për të na pritur me respekt, për të na vlerësuar dhe sigurisht për të besuar se ccka mbetet për të bërë që është akoma më shumë, është e mundur dhe kur në këtë kontekst duhet të bëjmë edhe hapin e fundit. Përpara se të hapim dyert e negociatave na del thirrja për të marrë armët, e cila jo rastësisht mbush mediat e botës, sepse Shqipëria sot shihet ndryshe. Saliu ka folur për armët edhe më parë po mediat e botës i mbushi kur armët kërcitën, jo kur i përmendi. Fakti që mbushi mediat e botës tregon që kjo është një surprizë shumë e madhe, sepse nga Shqipëria që ata shohin dhe nga Shqipëria me të cilën bashkëpunojnë presin gjëra të tjera.
Ndaj unë dua t’u them të gjithëve sot:
Ne po marrim një kthesë të vështirë në çdo sektor të jetës, pas aq shumë vitesh ecje në drejtimin e gabuar dhe rrënues për ekonominë, për energjinë, për arsimin e shëndetësinë, pronat, territorin për rendin e sigurinë etj. Reforma në Drejtësi është finalizimi i kësaj kthese, për të vazhduar rrugën në drejtimin e duhur dhe mbledhur hap pas hapi frytet e reformave të rënda, por historike, të këtyre 30 muajve shumë të vështirë. Kemi filluar të bëjmë shtet, por është Reforma në Drejtësi ajo që i jep shtetit forcën e të qenit garant i barazisë së të gjithëve para ligjit. Prandaj edhe është reforma më e zorshme për t’u kaluar, sepse prek ata që deri më sot kanë bërë ligje apo gjyqe dhe ligjet i kanë shkelur më shumë se të gjithë të tjerët, e gjyqet i kanë përdorur për të shkelur të tjerët. Kjo reformë është fillimi i fundit të kastës së të pandëshkueshmëve në politikë dhe në gjyqësor. Prandaj mos u çudisni dhe mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët, sepse Saliut mbrapa nuk i shkon njeri jo për të marrë armët, por as për të mbajtur xhaketën.
Por, shqetësohuni dhe të jemi të gjithë të shqetësuar për këtë rezistencë të kastës dhe që është në fakt rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe pushtetit gjyqësor.
Nga ana tjetër po e mbyll duke ju siguruar që reforma do të kalojë. Ajo që mbetet për të parë është me çfarë çmimi./Edi Rama/.
[the_ad id=”4118″]

Kushtrim të gjithë Shqipëtarvë në Austri!

Kushtrim të gjithë Shqipëtarvë në Austri!

skender-shala

Me 24 prill 2016, do të themelohet Lobi Euro-Atlantik Shqiptar!

Nortbahnanlage, 1210 Wien.

Shumë të ndëruar bashkombas

Ju thërret zëri i arsyes, i bashkimit të vlerave tona intelektuale kombtare të mërgates, që të bashkojmë idetë eveprimevë vizionare dhe stratëgjike të reja, që shumë shpejt do ti kërkon koha një ditë! Për cdo ditë po kuptohet së organizimi i Lobit Euroatlantik Shqiptar, është kurorizim i të gjitha vlerave sublime të mërgatës tonë shumë të fuqishme dhe të rrespektuar në vazhdimësi! Prandej ka ardhur koha të ngritemi të gjithë në këmbë, që ti ndihmojmë ata nismetar të palodhshëm që po përpiqën natë e ditë për ketë organizim! Duke ditur së ky organizim do të jetë gjenërator rrezatimi i shumë të mirave dhe urave lidhsë të miqësisë me popuj dhe shtëtët mike.

Pra sot ka ardhur koha të organizohëmi, të vetëdijesohemi si komb në natyrshmerinë tonë komtare!

Skender Shala

[the_ad id=”4118″]

Themelohet Lobit Euro-atlantik Shqiptar edhe në Austri

Themelohet  Lobit Euro-atlantik Shqiptar edhe në Austri

IMG_5451

Lobi Euro-atlantik Shqiptar nuk ka shumë kohë qe vuri gurthemelin e vet në

Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të

reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit

në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të

LEASH-it nëpër Evropë, edhe shqiptarët e Austrisë do ta themelojnë “Lobin Euro-

Atlantik-Shqiptar” në qytetin e Vjenës i cili do të mbahet me datën 24. 04.2016 në ora

11:00 Adresa: Nordbahnanlage 9, 1210 Vjenë në objektin eShoqatës humanitare Kërçova”.

-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale,politike dhe në sektorë të gjithmbarshëm.

-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, të hyjmë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë, për ta ruajtur identitetin tonë nga furtunat e pamëshirshme të asimilimit . Atdheu, koha, historia, momenti  po na thërret, që të kaluarën ta rikujtojmë si një fazë të hidhur ,të veprojmë për të mirën dhe të ardhmen e bashkuar.

-Prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni ftesës tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm më sa vijon sipas thirrjes së më poshtme:

F t e s ë

Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Austrisë ju ftojmë qe të merreni pjesë në themelimi i Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Austri.

-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të Kosovës dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në themelimin e Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar me një qëllim dhe synim të krijimit të unitetit rreth kombit,flamurit dhe gjuhës shqiptare, duke i larguar,eliminuar dhe injoruar grupacionet , bajraktarizmat, lokalizmat,grupet partiake, dhe formacionet e rrejshme të shantazheve vetanake, apo grupore qe i krijuan plagë te rënda mërgatës sonë në shkapërderdhjen dhe përçarjen e sajë nga klane të fshehta dhe injorante ,po edhe nga kanale të ndryshme edhe shqiptare me vetëdija apo edhe pavetëdije. Kombi mbahet i bashkuar dhe pikërisht ky bashkim promovohet dhe konfirmohet me pjesëmarrjen tuaj. Kemi kënaqësinë të ju presim në themelimin e “Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar” në Vjenë nga këshilli iniciues.

Shkruan dhe informon Asllan Dibrani ,anëtar i këshillit për media nga Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Gjermani

[the_ad id=”4118″]

Shqiptarët Ortodoks te Maqedonis prezentuan veshjen Autoktone të Rekes së Eperme ne Kosove

Shqiptarët Ortodoks te Maqedonis  prezentuan veshjen Autoktone të Rekes së Eperme ne Kosove

nxensit-e-rekes-maqedoniNga data 13-15 Prill 2016 Unioni i Nxënësve Shqiptarë mori pjesë në Panairin e Shkencës dhe Kulturës në Mitrovicë, Kosovë. Pjesën më kryesore të kulturës arritën ta prezentojnë nxënësit nga Gostivari me prejardhje nga Reka e Eperme. Nxënësit Rekanë përpara vizitorëve prezentuan veshjen Autoktone të Rekes së Eperme, lashtësinë e sajë, gjeografinë, zakonet dhe traditat e sajë. Poashtu gjatë aktiviteve tre ditore të panairit kureshtja e madhe mbizotroi tek gjinia femërore të cilat me çdo kusht dëshironin që të veshin petkun autokton të Rekes së Eperme. Ndërsa nxënësit Rekanë poashtu prezentuan edhe libra të shumtë që flasin mbi Reken e Eperme. Njëkohësishtë kultura Rekane i dha një gjallërim panairit, ku të interesuarit mbi informimin e kësaj kulture ishin në numër të madh. Poashtu ia vlen të theksohet se koordinatori dhe themeluesi i këtij Unioni të Nxënësve Shqiptarë është nxënësi Enis Miftari me prejardhje nga Fshati Nivishtë – Reka e Eperme.

 

12974269_10153986082607906_1528267850631465446_n 12974507_10153986082747906_3978732417731192119_n 12994434_10153986082497906_3123865305108388364_n 12994580_10153986082542906_6477719131439924062_n 13015685_10153986082762906_3320816972442189071_n[the_ad id=”4118″]

Shqipëria në kohën e Skënderbeut ishte katër herë më e madhe se Serbia

Shqipëria në kohën e Skënderbeut ishte katër herë më e madhe se Serbia

Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte për tre-katër herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, se siç shihet në hartë edhe në krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane, ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e dardaneleve. Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh, ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.

Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të tij, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.hartambretrim-1

[the_ad id=”4118″]

Policia Sllavo-maqedonase ndalon në mes të Shkupit gazetarin Marin Mema

Policia Sllavo-maqedonase ndalon në mes të Shkupit gazetarin Marin Mema

marin-mema

Gazetari Marin Mema është ndaluar nga forcat speciale maqedonase në Shkup, pasi ishte duke xhiruar një dokumentar për shqiptarët dhe rrënjët ilire të Maqedonisë.

Por në krye të detyrës Marin Mema dhe grupi i Top Channel që e shoqëronte atë janë ndaluar nga forcat speciale dhe shoqëruar për në polici.

“Pse u shqetësuan kaq shumë autoritetet e vendit fqinj sa perdoren njesine speciale per te ndaluar grupin e Top Channel ne komisariatin e qendres se Shkupit ? Gjithçka sot ne mbremje ne 20 – 10 ne Top Channel”, shkruan Mema në Facebook.marin-mema1

[the_ad id=”4118″]

Islamistët shqiptarë zorrë nëpër këmbë e sulmeve terroriste në Evropë

Islamistët  shqiptarë  zorrë nëpër këmbë  e sulmeve terroriste në Evropë

Rezart-Kalaja

Shkruan Rrezart Kalaja

Seria e sulmeve në Bruksel të Belgjikës tregoi rrezikun e gjeneratës xhihadiste në Evropë, e cila është ndikuar nga ideologjia ekstremiste e shtetit islam të vetë-vetëquajtur IS. Evropa aktualisht ka për të përmbushur sfidat e sigurisë ekstreme si kurrë më parë.

Në këto sulme 34 persona kanë vdekur në seri shpërthim në aeroport dhe në kryeqytetin belg ne metro ku është frekuenca ma e madhe e popullatës. Më shumë 230 vetë u plagosën. Sulmet kanë tronditur botën. Ato kanë ndodhur vetëm disa ditë pasi policia belge kishte Salah Abdeslam, vrasësin e supozuar të stacioni e Parisit. I vetëshpallur shtetit islamik pranoi se sulmet janë nga vete prestarët e tij.

Pse është Belgjika objektiv i sulmeve?

Nuk është rastësi që Belgjika, ka qenë zemra e Evropës. Brukseli është konsideruar si objektivi më të ndjeshme në Evropë. Këtu janë selia e Bashkimit Evropian, ushtarake aleancën e Atlantikut të Veriut në NATO dhe organizata të shumta ndërkombëtare dhe kompanitë. Nga këtu, aeroplanët e NATO-s fluturonin sulmet ajrore mbi pozicionet e tyre .

-Pas sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor 2015, policia belge ka punuar ngushtë me homologët e tyre francezë dhe policinë evropiane. Europol, ka bashkëpunuar për të kryer qindra operacioneve të kërkimit në Bruksel,kështu që ata kanë arrestuar terroristin Salah Abdeslam. Ky sukses qe i autoriteteve të anti-terrorizmit të Belgjikës dhe Francës pjesërisht.

Sulmet terroriste në Bruksel më 22 mars, në aeroportin ndërkombëtar dhe Metro, të cilat janë të mbrojtura në mënyrë rigoroze nga sulmet paraqitet një sfidë për zyrtarët belgë dhe për udhëheqësit e BE-së.

Rreziku i terrorizmit ekstremist në Evropë

Seria e sulmeve në Bruksel ripohoi se rreziku i sulmeve terroriste në Evropë është shumë e lartë. Sipas statistikave të fundit të qendrës francez për analiza ka potencuar shifrën e më shumë se 2000 francez , 1600 britanikë, 800 gjermanëve dhe 530 belgëve që iu kanë bashkangjitur lëvizjes së xhihadistëve ekstremistë në luftën e Sirisë,po edhe për rekrutime. Qëllimi është pastaj për t’u kthyer këta njerëz në shtëpitë e tyre, me plane për të kryer sulme terroriste në shtetet e Evropës . Autoritetet evropiane anti-terrorizmit kanë penguar shumë komplote terroriste. Asnjë autoritet në Evropë nuk është në gjendje të kontrollojë rrjedhën e refugjatëve dhe për të identifikuar se cilët refugjatë të ikur të luftës dhe nga varfëria dhe të cilat janë terroristë qe po vijnë ta Botën . Një zgjidhje efikase për këtë problem nuk ka mundur me u gjet në BE deri më tani. Si pasojë dhe zvarrë e kësaj të keqeje është edhe pjesëmarrja e luftëtarëve dhe rekrutëve të Kosovës në konfliktin e luftës civile në Siri. Islamistët shqiptarë me përfshirjen e tyre aty këtu janë zorrë nëpër këmbë e sulmeve terroriste në Evropë kur përmenden armët e krimit të sulmit në Parisse erdhën nga Mali i zi nga një rrejt shqiptarësh. Këta përkundër sakrificave të Kosovës për ta arritur qëllimin e vet të pavarësisë në praktikë. Ata dalin me teza anti-shqiptare, dhe anti-kosovare, duke e shqyer pasaportën kosovare, duke mos e njohur Pavarësinë e Kosovës. Ata 300- 400 veta që thuhet janë pjesëmarrës në luftën e Sirisë po tkurrin ,përdhunojnë ,shantazhojnë dhe mohojnë vlerat e miliona shqiptarëve që shpeshherë si mashë e tyre janë edhe disa politikanë të verbër”shqiptarë” qe janë edhe fatkeqësi e kombit tonë qe belbëzojnë shqip!!!

[the_ad id=”4118″]

Donjeta Sadiku synon të stoliset me medalje të reja ndërkombëtare

Donjeta Sadiku synon të stoliset me medalje të reja ndërkombëtare

Donjeta-Sadiku

Shkruan Asllan Dibrani

Të shkruash për një njëri me famë të madhe është privilegj për gazetarin. Po të shkruash për portretin e një të reje me reputacion ndërkombëtar dhe bashkëvendëse nga Malësia e Gallapit dhe nga fshati Dushkajë ish Dabisheci,për mua është krenari dhe me nxiti ta shkruaj këtë reportazh-portret me përkushtim për këtë sportiste emër që flet vet.

u1_Asllan-Dibrani

Ma tutje ndihem dy herë krenar që Donjeta Sadiku është anëtare e “Klubit i Boks Gollaku”,që i solli Kosovës medalje ndërkombëtare për rangun e saj.

Donjeta Sadiku në “Klubin e Boksit Gollaku në Prishtinë” kreu stërvitjet që 5 vite me radhë dhe dallohet ndër më të mirat si sportiste nën rregullat dhe mjeshtërinë e boksit. Edhe përfaqësuesit e Klubit Gollaku japin opinione shumë pozitive për te. Me këtë klub shënoi rezultate të mëdha nga i cili u ngjit edhe në skenat e kampionatit botëror, ku u stolis me medaljen e argjend,pra medaljen e parë për Kosovën. -Donjeta me bisedën tonë që zhvilluam ndjehet shumë krenare, që kësaj i takoj dhe pati fatin t’i sjell medaljen e parë Kosovës për ketë fushë sporti. Ajo pretendon që në të ardhmen të jetë pjesëmarrëse, në çdo garë, qoftë evropiane apo botërore,dhe thekson se do të stolisem me medalje të reja. Ajo përkrah ndjekjes se shkollës së mesme në Prishtinë për të nxënë dije dhe kulturë, përgatitet edhe për studime të larta,por sportin pa e lënë anash nga e cila edhe në vitin e kaluar është shpërblyer me medaljen e artë në kampionatinn garues , që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Për këtë fitore na foli edhe sportisti dhe gjyqtari i madh kosovar z.Latif Demolli që nuk e fsheh gëzimin për Donjetën, po edhe për Kubin Gollaku dhe për rezultatet e tyre. Ai më tutje tha se për momentin e vetmja Donjeta Sadiku është që pas lufte i solli Kosovës medalj ,por edhe e dyta në Bote për juniorët!

Pamje nga ringjet dhe skenat botëror gjatë garave të sportistes sonë

Donjeta Sadikut nga Prishtina me prejardhje nga Dushkaja

ish Dabisheci i Gallapit!

Me pyetjen tonë, për planet e saj aktuale?Ajo pa u hamendur shprehet se në qershor të këtij viti kam një garë në Poloni dhe në shtator është garuese në Kampionatin evropian për të dy këto ngjarje të mëdha shton ajo, se jam duke bërë stërvitje intensive me trajnerin tim Besim Brahimi, që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të sjell medalje tjera Kosovës e sidomos edhe në “Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampinatës së botës. Donjeta me modestinë e saj të një të reje sportiste ka krijuar një personalitet dhe imazh sportisteje shumë të natyrshme, si guximtare,luftëtare me një talent dhe mjeshtri të rrallë në fushën e kësaj disipline të sportit.

Pamje e sportistes Donjeta Sadikut në pranimin e mirënjohjeve dhe çmimeve te medaljeve në kryerën e vet!

Sot Gallapi (ish Gollaku) merre frymë ma mirë se kurdo herë, qe këta yje të nivelit botëror pasqyrojnë Kosovën si sportist nga Gallapi e pikërisht nga Dushkaja ish Dabisheci. Kjo sportiste e re dhe e vogël me vite,por e madhe me punë dhe vlera,do të jetë pjesëmarrëse e “Manifestimit në Takimin Kulturor dhe Tradicional” që do të mbahen me datën 13-14 Gusht 2016 në Fshatin e prejardhjes se saj Dushkaja ish Dabisheci. U ndamë nga kjo sportiste e dalluar me një porosi dhe mesazh qe ta ndjekin rinia kosovare hapin e saj . Vet -vetiu emri i saj flet dhe thotë shumë. Le të mbetet që Donjetës t’i urojmë suksese të reja ne karrierën e saj të sportit.

10390985_10206404444729051_1788611766421943344_n 11536453_10205814198373261_7496480386829678816_o 12080006_10206574958031777_5728753483513473921_o 12509449_10207070385697159_1551677939026460520_n 12832574_10207547444903341_1323654815420868009_n Donjeta-Sadiku

Portret-reportazh 2016 Prishtinë

[the_ad id=”4118″]

Vazhdojnë tensionet mes Kroacisë e Serbisë për Kosovën!

Vazhdojnë tensionet mes Kroacisë e Serbisë për Kosovën!

14603120222352

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka folur  për refuzimin e Kroacisë ndaj Serbisë, për të dhënë OK për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vuçiq tha se këtë Kroacia e bën për Kosovën, por ai nuk do të thërrasë askënd për t’iu lutur dhe me këtë të poshtërojë vendin e tij, raporton Gazeta Blic.

“Disa presin që t’i lusim. As edhe një telefonatë nuk do të bëj. Askënd nuk do të kënaqim…”, ka thënë Vuçiq.

Ai është shprehur se kroatët janë munduar që “prapa perdes” të rregullojnë Serbinë ashtu siç e duan ata, me një qeveri të dobët.

Përndryshe Serbia ka hapur kapitullin 24 të negociatave për anëtarësim në BE por jo edhe Kapitullin 23 të cilin Kroacia si anëtare e BE-së tash për tash e ka bllokuar.

[the_ad id=”4118″]

Bandat shqiptare dhe Panama Papers

Bandat shqiptare dhe Panama Papers

Spartak-NgjelaNga: Spartak Ngjela

Situata në Shqipëri po rëndohet për ditë e më shumë për korrupsionin; sepse rrethi i investigimit po ngushtohet gjithmonë e më tepër. Dhe ja ç’po ndodh se fundi: sot PD vendosi të hyjë nesër në Parlament, “me amendamente”. Ç’ishte kjo kthesë nga këta “njerëz parimorë”? Është për të qeshur por është brenda tmerrit që po përjeton shoqëria shqiptare. Në fakt skandali i sapo zbuluar i firmës GFI Technologies, që rezulton nga Panama Papers, në lidhje me koncensionin që i ka dhënë Berisha pas humbjes së zgjedhjeve, e ka strukur Saliun në bodrumet e marrëzisë së tij, kurse deputetet, po shkojnë në Parlament nesër. Po Saliu do të shkojë? Nëse shkon, a do të flasë? Me siguri, nëse flet, do të gënjejë me nivelin gënjheshtar të një adolishenti; prandaj nesër, ose nuk do të dëgjoni gjë, ose do të dëgjoni gënjeshtra dhe akuza infantile. Por, semos është hera e parë! Jo, por këtë herë është në hapat e fundit.
Ndërkohë, marrim njoftim se Prokuroria ka filliar hetimet. Gadishmëri e madhe. (!) Por e dini pse? Për të fshirë përgjegjësinë e Saliut në këtë aferë që kap shumën prej 150 milionë Euro.Por e kanë të kotë, çeshtjet janë të qepura. Shqiptarët të lodhur dhe të mërzitur, po shohoin sesi iu kanë fluturuar qindra milonë Euro nëpër ofshorët spekulative dhe në bankat e Qipros, nga të zgjedhurit e tyre, që, kur kanë filluar punën e ministrit apo të kryeministrti, kishin vetëm dy palë çorape, tre palë pantallona dhe dy xhaketa. Turp i madh.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Asgje nuk bëjnë dot në këto momente, sepse janë të gjithë këta pushtetarë që kanë forcat politike në dorë dhe, janë “mbjellë nëpër ofshoret”, me paratë e shqiptarëve të varfër.
Megjithatë, ashtu si e shpreha: laku po ngushtohet. Nuk dalin dot. Shpejt do të dëgjoni gjithë tablonë mashtruese që ka mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të mjerë për 20 vjet rresht. E kuptoni që hajduti Sali është një 14 vjeçar që, vidhte gjatë natës, dhe ditën identifikonte si hajdutë kundërshtarët e tij? E kuptoni se me këtë njeri që i ka bërë të gjitha, Shqipëria ka kaluar një gjëmë të vërtetë? Me të vrarë, me të fyer, të poshtruar nga një njeri që ka qënë dhe mbetet të jetë turpi ynë kombëtar.
Ka ardhur fundi. Shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm, se deri tani i kanë lënë të varfër dhe pa atdhe. Po vjen koha që t’u kthehet “atdheu i grabitur” nga vjedhësit që i kanë “qeverisur”, dhe të fillojnë edhe ata jetën normale në Shqipërinë e tyre.

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare

ilir-meta

Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 140 milion dollarë?

Gazetari nuk u prononcua për emrin e politikanit shqiptar, por të gjitha gjurmët të çojnë tek Ilir Meta. Meta është njeriu i përfolur për vjedhjen e floririt të Krrabës si dhe për të tjera skandale financiare. Kumbari i Kompanisë “DIA” po hetohet gjithashtu edhe nga institucione investigimi amerikane për pastrim parash, së bashku me të birin e ish-kryeministrit Berisha.

Një rrjet gazetarësh në Londër po hetojnë në lidhje me kooperturën politike të 70 milion paundve, dhe pritet që shumë shpejt hetimi të shtrihet edhe në Tiranë.

Kjo është edhe arësyeja që në Shqipëri nuk miratohet Reforma në Drejtësi si edhe Byroja e Hetimit.

Bashkëshortja e Ilir Metës i ka deklaruar para ca kohësh ca miqve të saj se shumë shpejt do të marr fëmijët dhe do të jetoj në Londër.

Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parashë dhe në afera të mëdha korruptive…

Demokracia kudo në botë është e rrezikuar nga politikanë të lidhur fort me krimin politik dhe financiarë.

[the_ad id=”4118″]

Del emri i Edi Ramës në ‘Panama Papers’? Ja e vërteta

Del emri i Edi Ramës në ‘Panama Papers’? Ja e vërteta

edi-rama

Publikimi i Dokumenteve të Panamasë ka shkaktuar trazim në politikën shqiptare dhe e ka ngarkuar median plot me spekulime.

Në mesditë, numri dy i LSI, Petrit Vasili dha një prononcim për mediat.

“Vëmendja jonë maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me Shqipërinë. Ka dhe informacione që vinë nga mediat botërore që edhe segmente të jetës shqiptare janë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale si rasti i Panamasë. Organet e hetimit duhet të jenë shumë të vëmendshmë për të hetuar çdo ngjarje, informacion nga çdo lloj burimi për të gjitha këto ngjarje që lidhen me parajsat fiskale në Panama, Qipro, Dubai, Monako e gjetkë. Është e qartë që burimet e paligjshme, mënyrat e pastrimit të parave apo të evazionit fiskal kanë në këto mjedise mundësi për të devijuar para që janë detyrimet ndaj fiskut shqiptar apo për të financuar aktivitete të tjera,” tha Vasili.

“Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit, shikojmë se ai lidhet me një aktivitet të caktuar që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI për përmirësimin e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar transparencën dhe rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare është qëndrim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, pasi ky dimension i transparencës i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete që rezultuan që për shkak të kësaj mungese transparence të jenë dhe të dyshuara për afera korruptive dhe jo vetëm kaq,” shtoi ai.

Megjithatë, disa portale si Opinion.al ngrenë pikëpyetje nëse ka dalë emri i kryeministrit Edi Rama në këto dokumente.

Në fakt është thjesht një spekulim, bazuar mbi deklaratën e sotme të deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se Edi Rama ka 200 milionë euro pasuri në llogari offshore.

Me shumë gjasë ai i referohet një raporti konfidencial të OSBE.

[the_ad id=”4118″]

Zbardhet plani i SHBA për arrestimin e politikanëve të korruptuar, FBI merr në dorë Byronë e Hetimit

Zbardhet plani i SHBA për arrestimin e politikanëve të korruptuar, FBI merr në dorë Byronë e Hetimit

ambasadori Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në dorë të amerikanëve. Pavarësisht tentativave që drejtori të emërohej nga ministri i Brendshëm, struktura që do të hetojë dhe arrestojë deputetë, ministra e zyrtarë të tjerë të korruptuar do të drejtohet nga FBI. Ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, ai që prezantoi dje planin special të amerikanëve për të dërguar pas hekurave të pandëshkueshmit. Duke folur në Forumin e Aktorëve të Interesit, ambasadori bëri të qartë se SHBA do të investohet personalisht që Byroja e Hetimit të mos bjerë në duart e politikës dhe që kushdo që është i korruptuar të shkojë në qeli. Nga ana tjetër, SHBA do të investojë miliona dollarë për pajisje dhe trajnime. “Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri, një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që kjo të jetë pjesë e funksioneve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH, e bërë sipas modelit të FBI amerikane. Po përse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit? Për shkak se Shtetet e Bashkuara do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI në Shtetet e Bashkuara. Një agjent i FBI do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate”, tha ambasadori.    Kontrolli për hetuesit  Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tremben korrupsionit edhe brenda radhëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku edhe për këtë rast ata kanë një plan special. Ambasadori bëri me dije dje se prokurorët dhe oficerët që do jenë pjesë e kësaj duhet të kalojnë më parë një test poligrafik, teksa do të kontrollohet çdo llogari bankare dhe e shkuara e tyre. “Të gjithë policët e BKH do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave (njohur ndryshe si testi i poligrafit) dhe llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për t’u siguruar që ata nuk po marrin ryshfet ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar”, vijoi Lu. Më tej ai deklaroi se byroja do të jetë e pavarur si nga policia ashtu edhe nga prokuroria. Drejtori i saj për anti-korrupsionin do të jetë një oficer i policisë gjyqësore, i cili do t’i raportojë një prokurori të posaçëm, të pavarur. Ky prokuror do të japë llogari para popullit shqiptar.    Njësia që arrestoi Al Kaponen Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi dje se SHBA do të kujdeset që Byroja e Hetimit të jetë e njëjtë me njësinë speciale që dërgoi pas hekurave gangsterin Al Kapone. “Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar “The Untouchables” (Të Paprekshmit). Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert DeNiro luante rolin e gangsterit Al Kapone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “të Paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin, por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago qe e mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë, kjo njësi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshëm”, vijoi ai.

[the_ad id=”4118″]