Get a site

Komunikatë dhe njoftim për media

Komunikatë  dhe njoftim për media

Lobi

-Në mbledhjen e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, mbrëmë me 29.05.2016 në orët e vona, pas më shumë se tri orësh debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. Në takim u shoshiten të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet me një shpejtësi shumë të madhe në shtetet e Evropës perëndimore dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shtrihet edhe në Australi dhe SHBA. Deri më tani ka bërë shtrirje në këto shtete: Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër dhe së fundmi në Gjermani. Janë në përgatitje aktivistët e shteteve të: Belgjikës, Holandës, Finlandës, Francës, Anglisë, Kroacisa, Sllovenisë dhe Bosnjës.

-Të mandatuerit e këtyre shteteve janë duke bërë përpjekje të arrijnë përgatitjet para pushimeve verore, t’i themelojnë degët e veta në shtetet ku akoma nuk janë të themeluara dhe të vazhdojmë me punën dhe Lobimin .

-Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte edhe tema e elementeve destruktive që ka mundësi të involvohen dhe ti bëjnë dëme këtij organizmi gjithëpërfshirës shumë shpresëdhënëse e cila po shtrihet me shpejtësi në tërë Globin. U përkrahën të gjithë ata që po punojnë 24 orë pa ndërprerë, por pati edhe kritika të ata që marrin detyra dhe nuk janë të profilit profesional sa duhet në punët e tyre, por u gjykua edhe oportunizmi,neglizhenca dhe pa papërgjegjësia e tyre…

-Si pikë e tretë e rendit të ditës u propozua dhe u miratua që Profesori,aktivisti ,deputeti i parlamentit suedez,dhe intelektuali i rrallë, z. Avni Dervishi të propozohet që të jetë zëvendësi i dytë i Kryesuesit dhe po i njëjti të jetë zëdhënës për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar. -Zoti Ani Dervishi është edhe Kryesues i Lobit për Suedi me ç’rast ishte iniciuesi i themelimit të tij në Suedi ,por ka lobuar dhe është duke lobuar edhe në shumë vende tjera te Botës në themelimin e tij.

Propozimi u votua dhe u miratua me shumicë votash.

-Nga takimi u diskutua me theks të veçantë që Lobistët dhe Lobistet nga mbarë bota të lobojnë më tutje për Atdheun. Të angazhojnë aktivistë dhe vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen e shqiptarëve në programin e shpresës,ne programin e Lobit që ky ka synim bashkimin e të gjitha forcave vepruese kudo qe gjenden për interesin e mbi 15 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë Globin e botës.

Bëhet apel edhe te të gjithë ata që kanë projekte të ndryshme rreth investimeve në atdhe të kontaktojnë me Lobin dhe ti realizojnë ato bashkërisht.

Prof Avni Dervishit Zëvendës i dytë dhe Zëdhënës i LEASH-it e përgëzojmë për një punë madhështore që ja ka venë vetit mbi interesat tona kobtare.

Nga Kryesia e përkohshme e LOBIT Euro-Atlantik Shqiptar

Më 30.05.2016 LEASH-it Gjermani. Informon A.Dibrani

[the_ad id=”4118″]

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe Sali Çekut

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe  Sali Çekut

Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Shkruan Asllan Dibrani

Po  ikën vitet  nga vrasja e dorës tinëzare  jugosllave  e likuidimit të intelektualëve  shqiptar. Kujtimet po rriten ,dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar  bëri shumë përpjekje  që ta marr veten  në duart e veta  me shekuj. Themeluan  shoqata , themeluan grupe  vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi  i partive politike  ne diasporë nga Kosova  ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati  armiqve tanë  me arritjen e  përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë  dobi populli i ynë nga to. Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën  porosinë e martireve  qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?.Deri më tash emri   e dëshmoreve  u shfrytëzua si marketing  politik .Pikërisht  duke e parë  shqiptarët e Diasporës mangësinë   dhe çalimin në primatin  politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila  u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji,Suedi ,Zvicër dhe  me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar Dega në Shtutgard  për Gjermani.

DSC_0343

Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën   sikur i kanë  marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës ,Sali Çekut dhe heronjve tjerë,për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka  filluar t’i mbulojë pluhuri  nga  njeri te korruptuar  qe kolltukët e vet  i qesin para  interesave kombëtare .Imituese ishte edhe arroganca  dhe sjellja çnjerëzore ndaj  të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve  dhe porosinë e tyre që lanë si amanet  çlirimin  tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka  has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm  pa e hequr kurrë  synimin e bajraktarëve,manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!     

Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar  Dega në Gjermani bëri  thirrje  për  ti dhënë vetes  detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.
Në tubim  morën pjesë një numër i madh  shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një  numër te rinjsh student që  dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një  sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i  Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar  shumë  vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për  në ora 12.00 ,ai u shty duke  i pritur mysafirët nga  pika më të largëta si nga Austria,Norvegjia,Zvicra,Holanda ,Belgjika dhe Italia.

DSC_0245DSC_0247

 

 

Moderatori  mësuesi  i palodhshëm Zeqir Asllani  hapi takimin  duke    i ndare minutat e pare për këndimin e  Himnit të flamurit kombëtar ,po edhe  me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat  e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj  ju dha fjala e rastit,Mr.Ali Sylejmanit , që i përshëndeti të pranishmit dhe  publikoj rendin  e ditës. Po ashtu  në pika të shkurta  paraqiti   programin dhe synimet e organizimit  të Lobit Euro-Atlantik  Shqiptar  Dega për Gjermaninë. -Pas  tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj  qe shpjegoj ne pika të shkurta  misionin e  dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim  edhe Skenderbeg Klaiqi  kryetar i Lobit Euro-Atlantik  Botëror ,shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit  duke  e theksuar se shumë të  këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e  organizimit në  baza kombëtare. Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe  për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu.  Ai  më tutje tha  se  bashkimi i ynë  krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të  tjera. Besnik Miftari  përfaqësues i Konsultës në Shtutgard,  tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një   iniciative qe është dashur shqiptarët ta  kenë kaherë. Shqiptarët  jemi ata qe i rezistuam  ma se tepërmi  sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë   qe ju po e bëni  është   një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha  organizmat e deri tashme synon t’i afroj ,ti bashkoj dhe t’i përforcoj  për qëllimin e ndërtimit të një  shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime  ,përçarje dhe bajraktarizma. Aty u kritikua edhe  gjendja  shumë e rëndë ekonomike  në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë  i ashpër  u lëshuar edhe kundër  qeverive aktuale që po përpiqen  t’i minimizojnë dhe t’i  zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan,ndërsa në tërë botën  u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa  ma shpejt ,Diaspora Shqiptare  t’i ketë  përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve  shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit  në Gjermani u dëshmua serish nga  fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve  kaluan në pikën  e rendit të ditës ne zgjedhjen  e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit  në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:

Ali Sylejmani, Musa Tolaj,Fiqiri Muzeini,Nexhmedin Bytyqi,Arbion Gashi,Agim Krasniqi,Xheva Thaqi,Arta Ramadani, Hysri Osmani,Arta Dibrani,Fatmir Muçolli,Hasan Qyqalla,Ilmi Shyti,Sadik Zogaj dhe  Bastri Smaili.

Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga  këta anëtarë.

1.Musa Tolaj

2.Ali Sylejmani

3.Xhevat Fetahi

4.Arbion Gashi

5.Bastri Smaili

6.Drin Shabani dhe

7. Hazir Osmani

 

 

DSC_0370

DSC_0401

Lobi ka  qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin , e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të  re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin ,bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh  i   bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet  padrejtësia ndaj shqiptareve.

Nga Asllan Dibrani përfaqësues  i mediave nga Lobi Euro-Atlantik me qendër në Gjermani

[the_ad id=”4118″]

DHEMBJA E PAFUND (Cikël poezishë)

DHEMBJA E PAFUND (Cikël poezishë)

Brahim Ibish AVDYLI

RRËFIMI I PARË

Mos u merzitë,

mos u merzitë-

askush nuk dëshiron

t`i kuptojë të dhënat!

Ti, i thua

e ata, të tjerat i gjëjnë

për të mbluar faktet…

E të them edhe njëherë

që të mos merzitesh

me çfaqjen e fatkeqësisë

rreth teje-

qindra forma i gjejnë

për të mbuluar

të vërtetën!…

Paçin faqen e zezë,

do të përplasen

me të drejtën-

drejtësia,

e vërteta dhe faktet

janë dëshmi

për gjurmët e tua!

NJË RRËFIM TJETËR

12795281_981719301908372_4162454521928409593_n

Mos u mërzitë,

mos u mërzitë

se merzia

të dërgon në monotoni

e monotonia

është bjerrja e kohës

deri në infinitin

e fjalëve!…

Ato,

dalin dikund

pas kodrës së ditëve

kur ndoshta

ke kaluar

edhe përtej jetës,

e nuk ndjehet

askund gjallë

Ora e jote!…

PËRPLASJA E DHEMBJES

-H.M.

Shpirti i ri në trupin e vjetër

më qanë, rënkon e gjëmon

deri në fund të qenies sime.

Zogjëve të malit nuk mund t`u ngjaj

pamundësinë e kam të ngjashëm

të bëhesha dallgë me erën

e përtej bjeshkëve të dhembjes

të derdhja vrushkuj lotët e mallit

mbi trupin tënd!…

A është kjo zemra që lëgon

midis dy maleve të mëdha të kohës

andej vjen kjo furtunë

e hidhet nëpër rrugët e mundimit,

qyteti i shfrimit po i përjeton

suferinat e dhembjes

vetëm unë i sillem rrotull

nëpër dëborën e fluskat e ndjenjave!…

Athua, tensioni yt i lartë

të shkaktoi tragji-dramën nëpër rrugë

apo veturat që të pëplasën…

Çudi, nuk kam fjalë

as për fundin e dramës

derisa liqeni im përplaset brigjeve!…

Rapperswil,

10.02.2016.

ÇFARË VARGJESH DO TË SHKRUANTE

SHPËTIMTARI I YNË, PO TË ISHTE POET

1.

Çfarë vargjesh do të shkruaja

sikur të kisha qenë poet-

vargjet e mia janë tretur zhgënjimesh

për kozmetikë fjalësh

nuk patën kohë,

ju mund ti quani lirisht antipoezi

apo blasfermi, heretizëm dhe antikrisht…

2.

Ato janë vargje të dhembjes së madhe

krihët e hapësirës

hapen e mbyllen me to,

të vërtetën e kam thënë troç

zbukurimet janë të huaja për vargjet

shkrihen në vetvete

plot pikëllim!…

3.

Ndoshta

i mblidhni buzët dhe nuk u pëlqejnë

të ndrydhur ndjeheni

me vargjet e mia,

nëpër errësirë

e hanë vetveten dhe rrëfyesin

mulli që sillet në të thatë pa blojë!…

4.

Mos e ktheni kokën anash

të pëshpërisni-

sytë i mbyllni para të vërtetës

athua, si është i gatuar njeriu

anët i ka pështjelluar për së mbrapshti

nuk e di çka shkruhet në librat e shenjtë

prej fillimit të Biblës

Kaini e vranë vëllanë, Habilin

shkakun e paskan futur të ligat e bukura

të krijuara nga dhimbja

duke shkulur brinjtë-

për shembull, thonë,

Eva është krijuar nga Adami

dhe mendjen e ka briskë të hollë

mund ta bindë njeriun ta hajë

mollen e sherrit

në pemën e jetës

e jeta ti ngjajë jetës sonë!…

5.

Zemra më pëlcet

kur u shoh të shtrirë,

kur u shoh të varfër, të mjerë e të përqarë

të futur mes dhembjesh

e të lidhur

në agoni,

a e dini se prore na shtërngon kjo përplasje

i riu të vjetrin; i varfëri të pasurin

nga e qenia ta shporë,

jeta përsëritet

prej gjenezës së njeriut

e pikës zero të krijimit!…

6.

Çudi,

i shoh genet tuaja

kudo e kanë paudhësinë,

vëllau vëllanë nuk e do

motra motrën nuk e sheh me sy

njeriu i fsheh ndjenjat përtej hijes

dhe fjala e tij shtron djallëzinë

në vend të së drejtës jetike,

e liria është fjalë e palirisë

pavarësia është vetë robëria

me petka të rrejshme të lirisë,

në vend të dritës është verbëria

në vend të natës është djalli vetë

që sakaton çdo gjë që mundet

në poret më të imta…

e qetësi, nuk ka!

7.

Këto duar të padukshme

të djajve të fshehur

na ndrydhin keqas përtej Akerontit,

e globi t`kurret e ngrehet në pafundësi

orën në zemër për ta ndalur

sikur vdes për asgjë

kur nuk e pret,

nuk e di nëse është jetë apo vdekje!…

8.

E shoh popullin tim

në pasqyren e viteve

që e shkelin pa mëshirë,

ata që e kanë pamjen e njeriut

mendjen e përdalë

e shpirtin sterrë…

nën vargonjtë e dhunës

e lidhin pa mëshirë…

djemtë ua vrasin,

vajzat ua dhunojnë

kur mendojnë se vdesin për lirinë

për dashuri

dhe ndërgjegjen ua vënë të fle

sa herë përpiqen

të trembur të hapin sytë!…

9.

Habitem

se si vdekja paqësore

na vret me shtat thika,

na quan barbarë,

njerëz të egër

njerëz të dalur nga konturat e botës

edhe pse të parët e rruzullit

pararendësit tanë kanë qenë,

për hirë të krijuesit

e mbajmë

plisin e bardhë,

yjet i duajmë me ëndërrat

e nuk mund t`i mbërrijmë…

atëherë

ngatërrohen dimensionet

nuk e dimë

ku është Siriusi…

10.

Kur flisnim për Zotin

nuk do të kishim

gënjeshtra fjalësh-

e vërteta rrjedhë nëpër teh gjuhe

djallëzia na ka përpirë

e shpërlarë

në tym të hollë shpërndarjesh,

pa dije jemi të futur nëpër kthesa

pa dije e çmontojnë veten

gjithçka që e bëjmë

është kundër vetvetes

historinë e mbajmë

ashtu si duan kundërshtarët

dhe veten e qujmë

lugat me bishta

por arban nuk jeni!…

11.

Nuk jemi të parët e botës

i shpikim

mendimet e qenies

për shembull

nuk nuk keni qenë ilir e pellazgë

grekët e afrikës

sikur janë para nesh,

jemi të krijuar vonë

dje ose pardje

e gjenezën tuaj ua lëmë armiqëve,

më afër Krijuesit është secili

të gjitha të vërtetat ma i grabisin nga duart

ne me vetëdëshirë

ua japim atyre…

prandaj,

nuk mund ta pranoj shkatërrimin tonë

mushkëritë e mia i gris

në klithje, pa pushim!

12.

Tradhëtinë nuk e kishim në gjak

as pabesinë-besën e kishim besë

para mikut e dhamë gjithmonë,

Zoti i shtëpisë ishte Zoti Besa

e tashmë është shpërfillur koha

kundër natyrës çdo gjë rrjedhë

sepse natyra nuk është praktikë e lulëzimit

artificialisht na krijohet

çdo gjë me epruveta

piktura e ardhmërisë

pasqyron me ngjyra të pakuptueshme

art quhet poteza e pakujdesisë

ditët na dhjedhin nëpër mote të liga

derisa ta kuptojmë

cili luan midis nesh

me dhembje po ua them

kurr nuk e keni kuptuar Atdheun

sikur vdisni përherë për lirinë!

13.

Edhe sikur t`ua zbrisja

Diellin në shuplakë

nuk do ta besonit se ju flas me të drejtë,

nëse duani të më quani të lajthitur

apo shumëçka tjetër

e nxirrni nga gjuha

magjistar, avanturier, shkatërrues…

asgjë më shumë nuk do të kishte peshë

se fjala ime e sinqertë,

bashkimi i jonë është për mirëqenjen,

lirinë e mirëfilltë

zërin e parë të së vërtetës,

a e kuptoni fjalën e parë paçe

të bisedojmë thjeshtë

si vëllezër

e të duhemi, të duhemi!”…

SINQERITETI TRËNDAFILOR

Tri herë të kërkova falje

me fajin tënd

Dielli u ndal e buzëqeshi

ironinë për të ndalur.

Njeri thjeshtëzimi

dukesha i ultë

më shumë ultësohesha-

Shkelzeni i lartë e uli kokën

bardhësinë e borës të mos e prishte,

e ti nuk e kuptoje

se thjeshtësia më ulte hijen

e heshtur prisja mbi male

të zbadhëte dashuria

në mëngjesin tjetër,

ftohtësia e natës i kishte strukur

ndjenjat fisnike të dashurisë

moti, nëpër sgafellat e maleve…

Të katërtën herë e zgjove mllefin

të më akuzoj

pa faj në ndjenja

derisa unë

trëndafillat e bukur të fushave

t`i dërgoja me mall…

Tani e ke rastin të ulësh sytë

e të shikosh rrjeshtat e përlotura

të shiut të shpërthyer të befasisë

anë e mbanë

qytetit të dhembjes,

lulet janë shembur për dhé

nuk mjafton të kërkosh falje

pak presin

të dridhura

me petalet përmbys

t`i prekë dora e jote

dhe kurr në jetë

të mos dyshosh

në sinqeritetin e tyre

trëndafillor!…

NESËR APO PASNESËR

Më pret kot

gjithnjë kot

së prapthi kot

me nesër apo pasnesër

me ditë apo me muaj

me të padukshmen rri e pret

me ënërrimet e netëve pa gjumë…

Kur dua të fle ti më zgjon

e më le me sytë kokërr

me sharje, nêmë, truarje

e goditje të pandalura mbi vetveten

e di se je dikund në mua

padëshirën time ke mbetur,

virgjëreshë s`ke qenë ti as tjetra

dy pika të armiqve kombëtar

të dyat i shërbeni shejtanit të verdhë…

Asnjëherë s`të kam dashur

më ke marrë me magji të zezë

e bën çka të duash me veten-

je shifër apo emër i fshehur në terr

ku në dreç të mallkuar më del

ndoshta afër meje apo kilometra largë

mua më udhëheqë nga mbrenda

kudo që të sillem nëpër botë

me vetminë përskaj meje

dukem i lirë të vërtitem

të kërkoj të dashurën përtej jetës

pa asnjë shpresë,

i vjershë nëpër shpirtin tënd

vuajtjet e mia

e u fundofsh në fund të ferrit

me të gjithë ata që të kanë ndihmuar

u djegshi më fort se Iblisi

deri në pafundësi,

më prit sa të duash

se do të vi nesër apo pasnesër

me vdekjen e trupit-

kur të kaloj në anën tjetër

do ta marrësh vesh

deri te i pari

të vërtetën tënde të hidhur!…

TË VRAFTË REJA

PËR SË KTHJELLTI

1.

Të vraftë Reja në grumbull të plehit

tek mendon si mund të ma bësh vorrin

e të më mbulosh për së gjalli

me plehrat e tua të pa fund!…

Të vraftë Reja për së kthjellti

në dërrasën tënde të larë të kresë,

të Lumit Zot, kur t`i plasë durimi

me të palarat tua të përditshme

do të të vrasë, përnjëherë, në breg të oborrit!…

Je sjellur sikur “zot” i vogël

mbi lëvozhgën e globit

gjoja ke urdhër prej Zotit në pikë të natës

kur të tjerët flejnë e ti mendon

nga thellësia e nëntokës

ku jeton Luciferri e Kau i Zi,

Zoti i Madh i Gjithëshirshëm

të shikon me habi jashtë universit tënd

e çuditet me fjalët e tua të përditshme

sikur ke lindur me urdhërin e veçantë

për të rregulluar botën

sipas rregullave tua

je “zot” i së keqes së madhe grumbull

i plehërave të kësaj bote mes për mes rrugës

të hedhura në mesnatë

aty ku s`e mendon njeriu,

sepse mund të dalin prej teje

për të pasur ditën e ardhëshme

me një argument më të madh fjalësh…

2.

Fol, fol, fol sa të duash

sikur kështu paska thënë me pahir “zoti”,

ke harruar se Zoti nuk urdhëron nëpër errësirë

qeni i sheh dhe leh kur të vizitojnë tetekët

leh me të lehurat alarmuese

njerëzit e dinë çka do të thotë ai

por ata e kanë harruar

ndoshta

në pikën e vrapit

nga të rrahurat pa pushim të mendjes së nxehtë,

nuk kanë kohë të shohin ty rrobet e rrejshme

je veshur me urdhërin e djallit të madh

të të sillen rreth teje

të vdekurit e mbetur në jetë

Baba Zot nuk i merr shpirtrat e ligj

me ndihmën e tyre

duket se të bëhet e pamudura!…

O i madhi Djall i lindur sikur njeri

të vraftë i Lumi Zot për së kthjellti

ata që i vretë Reja ditën për diell

e kuptojnë të padijshmit

se është pleh i plehërave të pafund

dhe duhet të dëlirët nga hapësira!…

NË PAKTHIM

1.

Më qanë zemra

me lotë të valë-

shoh vetëm fëmijë

të shtrirë përdhé

me doçka të njoma,

sikur presin lodra

e marrin vdekjen

me plagë e me gjak

për të kënaqur

syrin e qartur

të bishave njeri.

2.

Njeriu i vërtetë

ku është,

le t`ma ndalë zemrën

të mos i shoh

sytë e ngrirë

se plasa për fëmijët

bombë në horizont!

3.

I dua si diellin

pa kahje, pa anë,

pa vend të caktuar

edhe fëmijët e armiqve tanë,

kurrë mos u ngjajshin

baballarëve të ligj

kurrë mos ndjejshin

errën e kobshme të vdekjes

me hundën e harbuar

rritjen e ndalur

nëpër doçkat e pritjeve!

4.

Athua,

fundi i kohërave

është kjo përpëlitje

viteve të dhembjes,

me dogji dashuria

për kohën që rrjedhë

në pakthim!…

Calstorta Sud

Autobahn Venecia-Trieste,

25.07.2014.

VETMIA E DIMRIT

Qielli i vrugët resh mbi qepalla

shtrihem e ngrij me vetminë e bardhë

dëbora me grushta derdhet në hapësirë

astma mbi kraharorin tim e shfryen lodhjen

e zemra papritmas e çrregullon hapin,

janë moti të djeguara kujtimet

e rrugëve të ngarendjes mbeten gjolla terri-

është e vjedhur nëpër errësirën e bardhë të ëndërrave

hapësirave të padukshme rinia.

Qesh i lidhur pas një mendimi skofiar

të bukurën e të pandashmen për të marrë,

e kuptoj se nuk jam ai i dikurshëm

me të drejtën e fjalës

që fluturon nëpër male-

vetmia troket në dritaret e kohës

e dëbora e viteve heshturazi e mbyll çdo gjë,

me kot e shtrëngoj kaharorin të mbajë gjallë dritën

nga xhamat e zbardhura të vetëdijes

bardhësia mbyllet në errësirë…

Athua, a mos është kjo vetmia e dimrit

që uluron largë mundësisë së përceptimit

apo malet ulurojnë kaq tmerrshëm?!…

Në malet e Morinës

28.12.2014

12494817_502033489979026_4089824953797368579_n[the_ad id=”4118″]

Përfshirje e madhe e ish partive politike dhe shoqatave kulturore në Lobin Euroatlantik shqiptar dega në Zvicër

Përfshirje e madhe e ish partive politike dhe shoqatave  kulturore në Lobin Euroatlantik shqiptar dega  në Zvicër

Lobin Euroatlantik shqiptar

Shkruan Asllan Dibrani

Lobi Euro-Atlantik dita ditës po merr përmasa ma te mëdha .Tani më pas themelimi të Lobit Euro-Atlantik  Botëror në Lörach të Gjermanisë, ai arrit ti zgjeroj degët e veta edhe në  Norvegji ,Suedi ,Austri dhe ky i  ditës së diel   në Cyrih të Zvicrës .Në tubim morën  pjesë një numër  i madh gjithëpërfshirës  i ish partive politike që veprojnë në Diasporë ,i shoqatave dhe klubeve të ndryshme, po ashtu edhe përfaqësuesit nga Austria, Gjermani etj .Në takim pati edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës. Pas antonimit të “Himnit Kombëtar” u përshëndeten të pranishmit nga  iniciuesi i këshillit  për Zvicër, Florim Useini. Kurse iniciuesi tjetër Binak Sylaj foli më gjerësisht për rëndësinë e formimit të Lobit. Për Platformën e përkohshme të Lobit  foli iniciatori i formimit të Lobit shqiptar në Botë dhe njëkohësisht kryetar i përkohshëm z.Skenderbeg Klaiqi. Në diskutim pati zëra të ndryshëm që folën për  rolin e këtij organizimi në  rrafshin kombëtar,dhe vlerat e tij . U përmenden shifra edhe deri ne 15 milion  shqiptar jashtë atdheut  qe mund të jenë pjesë e këtij Lobi në një të ardhme të  shkurtër,po edhe  për interesat  e kombit në të tërësi.

 

Me diskutim,propozime  dhe pyetje  morën pjesë  z.Mulaj nga Ministria e Diasporës,Mentor Gashi  anëtar i kryesisë së Lobit nga Austria. Ndërkohë fjala ju dha edhe njërit ndër sponsorët e lobit z.Shukri Ymerit nga Lörachu i Gjermanisë,Asllan Dibrani përfaqësuese  i Lobit Euro-Atlantik  për media,Ali Sylejmani nga Gjermani iniciues i themelimet  të Lobit Euro-Atlantik dega në Gjermani ,Bilur Murati  aktivist dhe veprimtar  nga Zvicëra, Mirela Mezani nga Çameria,dhe përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve tjera  nga Zvicëra  Adnan Imeri, Alisetar Ramadani ,Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Meçani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, Aledin Ramadani etj.

Pamje te të pranishmeve gjatë  punës së takimit  në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik

159 158

Pas një pauze të shkurtër, u zgjodh këshilli themelues prej 15 anëtarëve, ku me kërkesë të pjesëmarrësve u propozuan, secili anëtarë i këshillit themelues të deklarohet  në foltore  duke u prezantuar në pika të shkurta. Dinamika dhe  interesi  i madh më në fund  nxori në shesh  listën e kandidatëve  , si anëtarë të këshillit themelues nga këta anëtar:Florim Useini, Binak Sylaj, Mehmet Jusufi, Adnan Imeri, Alisetar Ramadani, Lurata Reci, Mirela Mezani, Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Mecani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, dhe Aledin Ramadani.

 

Këshilli   i themeluar  u zotuan se së do ta  thërrasim takimin tjetër  për Kuvendin  e  përgjithshëm të degës së Lobit  në Zvicër .Ata thanë se  ftojmë nga një përfaqësues të çdo shoqërie apo organizimi që ekziston në Zvicër me qellim të krijimit të një klime te përbashkët.

 

Pamje te të pranishmeve gjatë  punës së takimit  në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik ,Maj 2016. Foto A.Dibrani

228 image002

Lobi sot ka ma një emër ,emrin e bashkimit për  të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë,  në takimet e Lobit kudo që të themelohen dhe do të mbahen  organizime  .Në këto takime  janë të domosdoshëm  përfaqësuesit e   çdo lloji subjekti apo organizate që vepron në diasporë.

 

-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.

-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti  po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dhe te zvetënuar ,të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.

Foto-reportazh nga Asllan Dibrani  Zvicër Maj 2016

[the_ad id=”4118″]

Prokuroria e Hagës zyrtarisht pranon shqyrtimin e Çështjes Çame

Prokuroria e Hagës zyrtarisht pranon shqyrtimin e Çështjes Çame

cameria

17 Maj, 2016, Hagë – Dosja e cila u dorëzua nga Shoqata Demokratike Çamëria në Hollandë po shqyrtohet para ekipit të prokurorisë, i përbërë nga gjashtë (6) prokurorë. Gjykata gjithashtu konfirmoi se u lajmërua edhe shteti grek si pala e të akuzuarve në këtë anketim. Ditën e hënë pritet të lëshohet numri i protokollit të dosjes.

Me këtë rast përpara gjykatës u mbajt një tubim mbështetës nga shqiptarë çamë të ardhur nga Italia, Franca dhe nga gjithë trojet e Shqipërisë. Shoqata Demokratike Çamëria ne Hollandë kërkon:

1. Njohjen e gjenocidit të aplikuar mbi popullsinë çame dhe krimet kundër njerëzimit
2. Riatdhesimi i popullsisë
3. Rikthimi i pronave
4. Dëmshpërblimi si dhe falja publike që Greqia duhet t’i kërkojë popullatës çame dhe gjithë kombit shqiptar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) është organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara (OKB). Selia e Gjykatës është në Pallatin e Paqes në Hagë (Holandë). Nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara, kjo është e vetmja ndërtesë jashtë New York-ut. Roli i Gjykatës është të vendosen, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, kontestet juridike të paraqitura asaj nga shtetet dhe për të dhënë mendime këshillimore për çështje ligjore të referuara tek ajo nga organet kompetente të Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara. Gjykata përbëhet nga 15 gjyqtarë, të cilët zgjidhen për për nëntë vjet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit.

[the_ad id=”4118″]

Gjithë ata që e dojnë atëdheun e kombin, me vrapi të organizimi i lobit!

Gjithë ata që e dojnë atëdheun e kombin, me vrapi të organizimi i lobit!

skender-shala

Shkruan: Skender Shala

Falë atdhetarve të devotshëm, miqëve tanë Europian e Amerikan dhe me vullnetin e Zotit, kombi ynë po e kupton gjithnjë e më shumë rëndësinë e peshës së përgjëgjësisë historike. Prandaj po angazhohet si kurr një hërë tjetër për ta korigjuar të kaluaren tonë historike shumë të hidhur. Dihet së na kanë ndarë ashtu si mbas intëresave të tyrë, në fe, rajone, fise pjesë-pjesë duke na prerë e gjymtuar cdo gjë të races tonë! Sot e kesajë ditë fletë qartë mozaiku ynë i etnitëtit tonë gjekrafik, gjuhësor, rajonal e fetar tjetërsimin tone! Ky realitët deshmonë më së mirti përpjekjet në vazhdimësi për ta shkatrruar sojin tonë gjatë shekujve. Po në qoftse ja shtojmë kesajë damke shekullore nga të tjerët, edhe vetëshkatrrimin deri në ditët e sotshmë, – cka është e pakuptimt, apet mirë që ekzistojmë!

Prandaj, bashkimi organizuar i mërgatës në një lob, është e të bërit historinë më të re në fillim të këti shekulli, kur dihet së kemi miljona kombas jashtë trojeve etnike! Pse duhet të vetë organizohëmi sa më parë, është kërkesë e kohës! Pra vetë koha po na kërkon! Përndryshe! Po u sjelli edhe një vlerim të ish kryeministit z. Pandeli;

  • Me dhimbje, shoh tek torturojmë veten në këtë ndarje që ka brenda dobesitë tona të vjetra të cilat na kanë bërë humbës në historinë tonë në marrëdhëniet me kombet konkurente. Urrejtja e vetes sikur “armiku” të ishim ”NE” do të na sjellë në të njëjtin konkluzion që kanë pasur parardhësit tanë. Në këtë varferi politike ku demokracia duket si “rutinë” fjalësh pa veprim, fjalori i urrejtjes të jep identitet. Ballkani është ndërtuar nga shoqëri të dhunshme ku e mira duket si dobësi dhe shpesh përgjithësuese e pa “ngjyrë”. Udhëkryqi ynë i vjetër dhe i ri është të mësohemi me veten duke kuptuar qëllimet dhe jo dëshirat. Mbaron citati.

Sot armikun më të madh e kemi indifëretizimin, naivitëtin politik dhe paprofesinalizmin! Sjelljet tona të përgjithëme dhe të përditshme miturake – do ti quantë Naimi, e më vonë edhe Lazgushi

Eshtë koha për të vepruar konkretisht, duke ju bashkangjitur organizimit të lobit me tërë potencialin psiqik e fizik nga mërgimtaret e gjitha trojeve etnike! Organizimi i lobit nuk është parti as shoqat, por është shumë madhor, sëpsë për herë të parë po apelon për një bashkim gjithë kombtar. Prandaj është mbi të gjitha!

I përgëzojmë mërgimtaret tonë për angazhimin e përkushtuar në organzim të shkelqyeshëm për degët tani të formuara në Gjërmani, Norvegji, Austri, Suedi, Zvicer. Pritet shumë shpejt të organizohen edhe në shtëtët tjera!

-Rrespekt dhe falendërime për lobuesit e palodhshëm, për keta atdhetar të devotshëm e të vyeshëm që shumë shpejt do ta kurorizojnë kushtrimin e tyrë të pandalshem deri në fund!

[the_ad id=”4118″]

U formua Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një kompleksi dhe takimit kulturor në Bashkësinë lokale të Dabishecit

U formua Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një  kompleksi  dhe takimit kulturor në  Bashkësinë lokale të Dabishecit

Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një kompleksi dhe takimit kulturor në Bashkësinë lokale të Dabishecit

Shkruan Asllan dibrani

Këto ditë u formua Këshilli punues nga Diaspora dhe bashkësia lokale  për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë),për “Manifestimin Qendror” të takimit kulturor që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec.

 

543398_1377376785825594_1207922857_n - Kopie

Malësinë e Gallapit (Gollakut), për nga  peizazhet, malet, thyerjet,lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pa favorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të vetën nga e cila  shumë vendbanime  janë shpopulluar pas  furtunave   dhe përndjekjeve  të vazhdueshme  nga pushtuesit  sllav  në  shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht  duke u  harruar edhe nga  pushtetet  e ma vonshme ,  por edhe të këtyre aktuale pas pavarësisë së Kosovës!

 

12669658_10206296763598331_8591087411160460301_n

Malësia e Gallapit – Trevë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Novobërdë, Kamenicë, Bujanovc, Vrajë, Medvegjë dhe Lipjani.

 

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike, kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë, në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pa rreshtur  iu vërsulen këtyre anëve  me popull bujar, besnik, të sinqertë e trim. Armiqtë përmes luftërave synonin grabitjen e tokave shqiptare, plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pa fajshme dhe të pambrojtur! Malësorët e Gallapit, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm  të pa parë në histori, që kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. -Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptar! Nuk ka dyshim, se ne e dimë që pushtuesi vjen për të pushtuar, poshtëruar, gllabëruar dhe eliminuar. Por tani ne jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve nga qeveritarët tanë, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen  fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment!?…

-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, ne Këshilli Iniciativ vendosëm që t`iu rikujtojmë se “Rajoni i Gallapit” është lënë pas dore, është harruar  fare dhe anashkaluar si mos më keq. Në mungesën e kushteve  një pjesë e madhe emigruan në shtete të ndryshme perëndimore si dhe në shumë qytete tjera të Kosovës. Duam t’iu rikujtojmë me dhimbje, të thyer në shpirt, të lënduar në zemër për të kaluarën dhe sakrificat shekullore të kësaj ane. E kujtojmë me dhimbje nocionin refugjat, që populli i kësaj ane priti në gjirin e vet për t’u shpëtuar presioneve dhe represioneve personale dhe familjare si dhe asaj kolektive,vëllezërve tanë qe u shpërngulën nga Toplica drejt Gallapit duke mos harruar edhe strehimin e  dhjetëra mijëra refugjateve  të asaj ane që u vendosën në këto treva. Ne iu bëmë vend  atij populli nga Nishi Leskovci,Prokuplja ku u përndoqën mbi 700 fshatra shqiptare me zjarr,terror dhunë e  reprezaljet më çnjerëzore.

-Ne rezistuam dhe qëndruam stoikisht  në të gjitha kohërat që edhe sot e kësaj dite krenohemi. Nëse është për tu krenuar dikush, jemi ne, që asnjëherë në trojet tona nuk ka nxënë  vend as turku, as sllavi as romi. Është territor i pastër, pasardhës pellazgo ilir. Prandaj, në sajë të  kësaj kujtese ua bëjmë me dije se  rajoni i ynë  ishte ajo trevë që kontribuoj  në të gjitha kohërat  për Atdhe e Gjuhë nga e cila, pati pasoja dramatike përgjatë historisë .Ta rikujtojmë për një çast Prapashticën dhe Keqekollën e vitit 1921, me çrast brenda 24 orëve Serbia preu, vrau dhe masakroj mbi  1020 burra gra e fëmijë. Ta kujtojmë Dabishecin në luftën  e dytë  botërore, ku u dogj i tëri, pos tri shtëpi mbeten pa u djegur. T`a kujtojmë luftën e Dubokut në Gjelbërishtën në ish Hajkobillë, të asaj në Mutivodë etj. Pati të vrarë e të masakruar, të burgosur politik edhe pas luftës së dytë e deri në luftën fundit. Ky rajon dha prapë  heronjtë  e vet, por e keqja është se edhe pas çlirimit në vend që të  ripërtërihet popullata në këto anë ajo migroj në mungesë kushtesh e infrastrukturës më elementare.

Këshilli punues  shtron kërkesën e ndërtimit të një kompleksi-objekti për kulturë,art ,arsim dhe ekonomi  për këto zona të braktisura mesa vijon me poshtë:

  1. Është  shumë urgjente  që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht  këtij rajoni  të “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra  tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).

 

  1. Ne si organizatorë të “Takimit kulturo-Artistik tradicional në fshatin Dushkajë(ish Dabisheci) ” dhe dy fshatrave tjera Gjelbërishtë (ish Hajkobilla) dhe fshati Murrizajë (ish Gllogovica) vendosëm për datën13 dhe 14 Gusht  2016, po edhe (për çdo vit të vikendit të dytë të muajt  gusht) të mbahen takime kulturore dhe  tradicionale të  kësaj ane. Kemi paraparë që të mbahet ky “Manifestimi Kulturor”, ku pritet të marrin pjesë me mijëra bashkatdhetarë. -Paramendoni nuk ka kushte as minimale për t`a realizuar siç duhet dhe siç i ka hije, pa ndihmën e shtetit .Prandaj këto ditë këshilli ka dërguar në disa ministri kërkesën e vet për këtë Projekt.

 

  1. Ne kërkojmë që të ndërtohet një kompleks.objekt  për të zhvilluar aktivitete kulturore , artistike dhe tradicionale të kësaj ane.

 

  1. Në kuadrin e tij të jetë një shtëpi kulture  me amfiteatër për shfaqje kulturore dhe dhoma pune.
  2. Një “Muze Etnografik” që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që ishte shume  e pasur etj. Muzeu duhet të shërbejë dhe të dedikohet  për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë.

 

  1. Në kuadrin e këtij kompleksi duhet të jetë edhe zyra e re  e vendit.

 

  1. Ambulanca shëndetësore edhe ajo që ekziston  qe mbi 40 vite,  por që të dyja duhet rrënuar  për t`a realizuar  projektin në fjalë.

 

  1. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe  sjellja  e rrjetit  të telefonit  në këto rajon me qe është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit  shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë  segment dhe rrjeti  telefonik dhe të funksionoj  interneti jo ma si luks, por si kusht i domosdoshëm për  zhvillimin  e shoqërisë.

 

ë. Dhe, në fund duhet të rregullohet  ambienti  dhe infrastruktura për rreth  këtij kompleksi dhe shkollës aktuale që  Takimi Kulturo Artistik, më datë të caktuar edhe tradicional të ketë kushte, ku do të zhvillohet aktiviteti i manifestimit. Me këtë domosdoshmëri si imperativ kohe mendojmë që ta bëjmë një hap sa do të vogël  për nxitjen e investimeve dhe kthimit të banorëve në  këto fshatra piktoreske dhe të bukura. Më tutje, ju sjellim  projekt planin e zhvillimit të manifestimit si me poshtë në këto disiplina kulturore dhe sportive:

 

Projektplani i mbajtjes së manifestimit dhe informimi sa i përket “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në  Dushkajë-Dabishec:

 

Ne nga Këshilli nismëtar kemi marrë obligime me vullnet të mirë që gjithë andej në lidhje me këtë Manifestim që do të mbahet këtë vit në datat e lartë cekura t`a informojmë dhe ftojmë opinionin e gjerë, Komunën,Qeverinë, dhe institucionet tona me theks të veçantë banorët e shkapërderdhur të këtyre 3 fshatrave anë e mbanë rruzullit. Pjesëmarrës të  domosdoshëm do të jenë   edhe  figura të ndryshme  me renome kombëtare dhe ndërkombëtare që njihen si  krijues, artist, sportist etj , të kësaj treve me çka, këshilli  ka vendosur t’i  dekorojë me mirënjohje  të veçanta.

 

                 Qëllimi i organizimit  të takimit kulturor dhe obligimet  

 

  1. Meqenëse nga këto fshatra lindën dhe kontribuuan përgjatë gjithë jetës së tyre shumë atdhedashës në të gjitha format e mundshme të kohës;

mendojmë se me këtë punë do të arrijmë që këta njerëz dhe roli i tyre përgjatë zhvillimeve të kohërave të vihen aty ku u takon historikisht vendi dhe, me këtë takim mendojmë se do ta bëjmë një pune madhështore për rinjohjen  e vlerave që pati kjo trevë edhe në rrafshin kombëtar.

 

  1. Me këtë rast ne, duhet që të sigurojmë Tendat, Ulëset, Binën, Kontanierë mbeturinash për nevojat e pjesëmarrësve (dhe t`a lëmë të pastër ambientin) për këto dy ditë sa do të zgjasë ky manifestim.

 

  1. Ndër tjera, ky këshill ka ardhur në përfundim që manifestimi të  organizoj  gara   kulturore dhe sportive duke u mbështetur në një numër të madh  poetesh, krijuesish dhe sportistësh që posedojnë këto tri fshatra. Garat do të zhvillohen në këto lloj  disiplinash dhe aktivitetesh:

 

  1. Të hapet një ekspozitë  pikture, skulpture dhe vizatimi  në teknika të ndryshme  me motive të këtyre tri fshatrave.

 

  1. Të hapet një ekspozitë fotografie  me motive të këtyre fshatrave  me peizazhe fshati,foto mbi të kaluarën tonë  historike, rreth punës  në fusha, ara, lavër,fshirje drithërash dhe veprimtari  të ndryshme . Po, edhe shtëpi të  djegura nga lufta  e dyte botërore  deri të lufta e fundit  në vitin 1999. Koleksioni i kësaj ekspozite mund të pasurohet edhe me foto të  vjetra  nga luftëtarë, punëtor me tradita  të këtyre anëve etj .Pjesëmarrës mund të jetë  çdo banor dhe ish banor i këtyre tri fshatrave kudo që jeton dhe punon.

 

  1. Konkursin do ta hapim me kohë për pjesëmarrësit e fjalës se artë në poezi  dhe prozë,po ashtu me motive  të këtyre fshatrave që si personazh apo frymëzim duhet të jetë  fshati dhe dashuria ndaj tij.

 

  1. Kjo trevë posedon një numër të madh këngëtaresh  që duhet të garojnë  po ashtu  me kënge folklorike, popullore apo melosëve të rapsodëve  etj. po ashtu kushtuar  këtyre fshatrave dhe vlerave ndaj tyre.

 

  1. Atletikë, vrapim  në disa km ,pjesëmarrës mund të jenë  te gjithë  ata që  e ndiejnë  veten të aftë në vrapim.

 

  1. Futboll gara në mes tri fshatrave  duhet të zhvillojnë ekipet e futbollit me konkurrim  paraprak.
  2. Volejboll gara në mes tri fshatrave,duhet të zhvillojnë ekipet e volejbollit me konkurrim  paraprak.

 

  1. Loja  e filxhanëve, qe kjo anë ka  traditë nga  tri fshatrat  duhet të jenë nga një ekip,dy apo ma shumë sipas asaj që do ta vendosin  organizatorët e kësaj loje.

 

  1. Hedhja ne  gurit  është një lloj sporti i kësaj ane traditë, ku duhet të garojnë, po ashtu tri fshatrat ose kolektivisht duhet të zgjedhën tre më të mirët.

 

  1. Gara në Shah  në mes tri ekipeve  nga tri fshatrat organizimin  duhet ta bëjnë vete tri fshatrat .

 

  1. Kërcim nga vendi dhe me vrapim nga një distancë
  2. Lojë me pare në vijë – simbolikisht nga një  grup personash   nga fshatrat.
  • Për ti nderuar dhe dekoruar me mirënjohje, apo prezantim blic do të jenë pjesëmarrës  edhe  sportistët tanë te këtyre tri fshatrave me renome kombëtare.
  1. Boksi  me prezencën  e ” Boksit Klubi Gollaku” të përfaqësuar nga boksieri,sportisti dhe gjyqtari  i madh   Latif  Demollit  nga Murrizaja ish Gllogoica dhe Donjeta Sadiku garuese me medalje ndërkombëtare nga Dushkaja  ish Dabisheci etj ,dhe  deri sa të zbulohen tjerë.

 

  1. Karate me prezencën e  vëllezërve Nagip,Gani e Bilur Murati themelues  të sportit karate dhe karateistët e parë në Kosovë dhe ndonjë tjetër që do të zbulohen ma vonë.

 

  1. Ne si këshill kemi vendosur që  për të gjitha  garat në të gjitha disiplinat të ndahen  shpërblimet me vendet e para deri në të tretat:
  2. Vendi i pare shpërblehet me nga 300€
  3. Vendi i dytë shpërblehet me nga 200 €
  4. Vendi i tretë me nga 100 €

 

Konkurset për pjesëmarrje  i shpallim me kohë edhe përmes mediave. Të gjithë të interesuarit  mund të na shkruajnë në Email-adresat e poshtëshënuara apo edhe me telefona që të formohen komisionet e punës.

 

  1. Synimi kryesor është që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t`a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrificë brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen. Kjo reflektohet  sidomos të qytetarët e mërguar dhe për fëmijët  e tyre që pritet të marrin pjesë shumë nga ta. Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun, me sinjale dhe dëshmi  që po kujdeset dikush për ta. Synim ky që konsiston në mbajtën e rregullt për çdo vit të këtij Manifestimi Tradicional në këtë Bashkësi Lokale.

 

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në gara si në poezi sport etj,duhet  të lajmërohen me shkrim ose në telefonat të anëtarët e këshillit  si me poshtë

 

 

1.Gjermani:

Asllan Dibrani  Tel.:  00491721349196  / 00491795017484   me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail : [email protected]

2.Austri:

Naser Sherifi Tel: 00436765211880; me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]

  1. Zvicër:

Bilur Murati Tel: 079 947 78 46; me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]

Dushkajë ish Dabishec

  1. Ejup Hyseni kryetar i “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës(ish Dabishec) ” dhe dy fshatra tjera që gravitojnë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica) Tel: 044-725-873

 

5.Hamdi Hyseni për kulturë art dhe sporte,drejtor i shkollës fillore Dushkajë ish Dabishec, me paralelet  Gjelbërishtë ish Hajkobillë dhe Murrizajë ish Gllogovicë

Tel:044-623458

 

6.Dushkajë ish Dabishec:

1.Hasim Hasimi; Tel: 044-652-869

  1. Muhamet Azemi; Tel: 0 44-610-869 

 

  1. Gjelbrishtë (ish Hajkobillë):

1.Sadri Murati; Tel: 044–811-945

  1. Jakup Ajvazi; Tel: 044-363-008

 

  1. Murrizajë (ish Gllogovicë):
  2. Gani Bekteshi; Tel: 044-453-608 E-Mail: [email protected]
  3. Isuf Aliu; Tel: 044-783-799 
  4. 9Ramadan Dibrani Gjermani ish mësues në fshatrat e lartpërmendura organizator i nxjerrjes se  fletushkës me nxënësit në këto tri fshatra qe u botuar për disa numra tel 0049-15233868015 është i obliguar ti gjeje këta numra dhe ti publikojmë krijuesit e asaj kohe.
    Gani Demolli rapsod nga Gllogovica udhëheqës i disiplinës ne këngë dhe valle për takimin e 13 -14 Gushtit 2016. Tel 045-866303
    11. Haki Aliu organizator i përcjelljes së dokumentacionit dorëzimit për projektin në organe tjera në Komunë, ministri etj. Ky është obliguar edhe për  hapjen e një konto-numri  po dhe ndihmës në organizim, për fshatin Gllogovicë. Për tu anëtarësua në FB kërkoni emrin Fsahtrat Dabishec Hajkobillë Gllogovicë.

Në emër të Këshillit ju urojmë mirëseardhje ,organizim i të gjitha  formacioneve  etë lartpërmendura  po ashtu  edhe bashkëpunim  sipas kontakteve të lartshënuara. Mirë u takofshim në manifestimin e madh  të13-14 Gushtit  2016 në Dabishec

Me respekt nga këshilli organizativ i Kërkesës së Projektit për zhvillim infrastrukture dhe kulture  në Bashkësinë Lokale Dushkajë ish Dabishec:

[the_ad id=”4118″]

Hoxha i Gjilanit: Gjaku i Jo-besimtarëve është pija më e mirë për myslimanët (Video)

Hoxha i Gjilanit: Gjaku i Jo-besimtarëve është pija më e mirë për myslimanët (Video)

zeqirja-qazimi

Sonte është transmetuar dokumentari “Kampet e Zeza” në kudër të emisionit Zona Express me autor Leonard Kerqukin.

Në këtë dokumentar për herë të parë publikohet një video-incizim i Zeqirja Qazimit, tashmë i arrestuar dhe i dyshuar për veprën penale të terrorizimit, e në të cilin ai i mëson xhematit se “gjaku i pa-besimtarëve është pija më e mirë për myslimanët”.

Shikojeni videon e mëposhtme.

[the_ad id=”4118″]

Tezat e panjohura për origjinën e Skënderbeut: Nuk ishte dibran!?

Tezat e panjohura për origjinën e Skënderbeut: Nuk ishte dibran!?

SkënderbeuHistorianët kanë lënë jashtë vëmendjes studimet e Nolit e Athanas Gegës për origjinën e Heroit Kombëtar. Ja lajthitjet e Marin Barletit për origjinën e Skënderbeut…

 

Historianët, që synojnë të zbulojnë të vërtetat e mëdha për ngjarje të rëndësishme e personalitete të mëdhenj, sikur u ngjajnë bletëve punëtore, të cilat e mbledhin nektarin në lule të ndryshme. Ata, duke gërmuar nëpër dokumente e libra të ndryshme, analizojnë e krahasojnë të dhënat që kanë mbledhur, për t’i dhënë opinionit publik të vërtetat e mëdha dhe jo grimca të dhënash, që nuk na japin të tërën që kërkon logjika historike. Por, kjo nuk ka ndodhur kur është folur, veçanërisht, për vendorigjinën e familjes princore të Kastriotëve, sepse disa fakte tepër të rëndësishme për historianin janë lënë në harresë, kurse të tjera janë interpretuar në mënyrë të dyshimtë.

Kështu, kur është folur për vendorigjinën e Kastriotëve, janë lënë jashtë vëmendjes, përveç atyre që u përmenden, shumë të dhëna që sjell Fan Noli në variantin e vitit 1921 të “Historisë së Skënderbeut”, siç janë lënë pa kujtuar edhe shumë parashtrime për vendorigjinën e Kastriotëve të Athanas Gegës, të poetëve Gavril Dara i Riu dhe Risto Siliqi e të rilindasit Zef Jubani. Se nuk mund të kalohet lehtë pohimi i Fan Nolit, sipas të cilit “Mirditën dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti, po Barleti s’ua përmend emrat fare dhe i përmbledh me emrin e përgjithshëm Aemathia”.

Ky pohim do kuptuar thellë, sepse pasqyron një të vërtetë të madhe: Të vërtetën që Mirdita, si djepi i Dukagjinëve legjendarë, rrënjët e të cilëve duken, të paktën, që në shekullin e VII-të të kohës së re, shtrihej si “Dukagjini i vërtetë”, edhe në Has e më tej. Për këtë dëshmon fakti që “banorët e Hasit, edhe sot e kësaj dite, e quajnë veten dukagjinas dhe krahinën e tyre – Dukagjin”.

Lidhur me këtë, nuk mund të anashkalohet edhe gjykimi nolian se “Aemathia e Barletit ka qenë, që nga koha e tij e gjer sot, një burim lajthitjesh, se me këtë emër quhej në kohët e vjetra Maqedonia Jugore dhe, shpesh, tërë Maqedonia”. Këto “lajthitje”, siç e ka konstatuar me kohë Dhimitër Shuteriqi, kanë bërë që jo vetëm Barleti, por dhe historianë të tjerë, t`i atribuojnë Matit ngjarje e personalitete që lidhën me Mirditën. Për këtë mjafton të sjellim vetëm citimin e Atë Giuseppe (Zef) Valentini, i cili shkruante: “Sipas Barletit, projë (mbrojtës ose prijës – shënimi im) e Sfetigradit kanë qenë ndër duar të nji abati të Shën Lleshit në zonën e Matës, i cili ishte prej familjes së zotnive të Përlatit”, ndërkohë që kisha e Shën Lleshit gjendet në Orosh të Mirditës, ashtu si edhe fshati Përlat, i cili nuk shtrihet në rajonin Matit!

Për rrjedhojë, studiuesit seriozë të historisë së Heroit tonë kombëtar i mbetet t`u japë të drejtë historianëve tanë të shquar: Aleks Buda, Selman Riza, Kasem Biçoku, Selami Pulaha e Dhimitër Shuteriqi, të cilët emrin e Gjon Kastriotit e lidhin më shumë me Mirditën dhe jo me Matin e Kastriotin e Dibrës! Dhe, kjo ide përforcohet kur Fan Noli, duke folur për vendorigjinën e Kastriotëve, thotë: “Në Dibër të Poshtme ka një katund të quajtur Kastriot, por nuk dihet a e ka marrë emrin katundi nga Kastriotët, apo Kastriotët nga katundi”. Dhe, a nuk është ky gjykim, në një fare mënyre, një mohim i tezës që i nxjerr Kastriotët me origjinë nga një fshat me të njëjtin emër që shtrihet në rrethin e Dibrës?!

Fan Noli, në variantin e parë të “Historisë së Skënderbeut” të vitit 1921, si pa dashur, sikur kundërshton edhe tezën që i bën Kastriotët me origjinë nga një Kastrat i Hasit. Këtë historiani ynë e bën kur shkruan se “Thaloc dhe Jeriçek (në veprën “Zwei Urkunden aus Nordalbanien” – shënimi im) e quajnë përallë sllavërinë e Kastriotëve dhe shtojnë se llagapi i tyre… tregon se i kishin rrënjët nga një fshat i quajtur Kastri”. Dhe a nuk duhet ta mbajnë parasysh këtë gjykim ata historianë që merren me vendorigjinën e Kastriotëve?! Se fshat me emrin “Kastër” ose “Kastri” në trojet shqiptare ka vetëm në Mirditë!

Tezën që i bën Kastriotët nga një fshat me emrin Kastrat në rrethinat e Hasit, Fan Noli përsëri si pa dashur, e kundërshton kur pohon, si edhe historianë të tjerë, se është vështirë të dalë nga një “Kastrat”, qoftë ky i Hasit, apo i Shkodrës, mbiemri “Kastriot”. Këtë e bën kur shkruan se “Etimologjikisht është shumë e rëndë që të dalë llagapi Kastriot nga një Kastrat”. Dhe, duket se historiani, duke iu referuar logjikës gjuhësore e historike, i bën të mendohen thellë pasardhësit, kur u kujton se “fshatra me emrin Kastri ka sot në Shqipëri, një në Çamëri dhe një në Mirditë, (Kastri-Shënimi im) afër Drinit”.

Duke gjykuar mbi tezat kontradiktore rreth vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve, Fan Noli thotë se “Të gjitha dëshmimet e ndryshme që numëruam sipër, mund t’i përmbledhim e t’i pajtojmë kështu: Kastriotët rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrës, ose nga një fshat i quajtur Kastria, që ndodhej a në Mat a në Mirditë, a në Has a pranë Mazarekut (Mazrekut – shënimi im) a në Kastrat, sidomos në Malësitë afër Drinit”. Dhe, pasi fshat me emrin Kastri – a nuk ka as në Has, as në Kastriot të Dibrës, as në Mat, por vetëm në Vig të Mirditës, i duhet besuar tezës që i nxjerr Kastriotët nga treva e Mirditës etnografike.

Dhe, ai që e thotë me zë të lartë këtë të vërtetë është prifti historian Athans Gega, të cilin Fan Noli e quan njohësin më të mirë të historisë së Gjergj Kastriotit. Ky historian, në veprën e tij “Arbëria, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, hedh dritë mbi vendorigjinën e Kastriotëve duke dëshmuar, së pari, se “Kastriotët zotëronin… territorin e përfshirë në verilindje të Shkodrës dhe të Lezhës e deri në Prizren”, pohim i bërë edhe nga disa historian të tjerë.

Dhe, së dyti, për ta bërë më të qartë mendimin e tij, historiani vazhdon: “Në perëndim shtriheshin pronat e Dukagjinit, që përfshinin fushat e Zadrimës dhe lokalitetin e Fanit”. Dhe, shkon më tej autori, duke i vënë në mendime pasardhësit, kur thekson se “nuk mund të përcaktojmë me saktësi kufinjtë që ndanin pronat e këtyre dy familjeve” (të Kastriotëve dhe të Dukagjinëve – shënimi im).

Të njëjtën ide për fqinjësinë e Kastriotëve dhe të Dukagjinëve përcjellin edhe gojëdhënat e ndryshme që qarkullojnë në Mirditë në rrjedhën e shekujve. Për këtë etnologu Mark Tirta, sjell një gojëdhënë të mbledhur në fshatin Pëshqesh të Mirditës, në të cilën pohohet se “Mirdita ka shkuar me zotërimet e Skënderbeut, por këtu ka sunduar Lekë Dukagjini (deri në tre bajrakët e Mirditës së fisit)”.

Dhe, kjo ndodhte, siç thoshte gojëdhëna, sepse “Kufijtë midis Dukagjinit e zotërimeve të Skënderbeut nuk ishin të caktuara”. Kësaj ideje i vjen në ndihmë edhe konkluzioni i A. Gegës, i cili pohon qartë: “Kështu arrijmë në përfundimin se Mirdita bënte pjesë në zotërimet e Kastriotëve. Por, nuk duhet harruar që Fani (njëri nga bajrakët e Mirditës etnografike – shënimi im) u takonte Dukagjinasve”.

Kështu, gjersa “sipas burimeve osmane, Kastriotët ishin pronarë të tokave në mes Shkodrës dhe Lezhës”, siç shkruan Skënder Riza; gjersa, siç pohom historiani Aleks Buda “tokat që iu përkisnin zotërimeve të Gjon Kastriotit… përfshinin trevën në jug të lumit Drin: Mirditën e Lumën”; gjersa, siç kumton A. Gega, “sipas një dokumenti venecian të vitit 1439, pronat e Kastriotëve ishin fqinjë me Shkodrën dhe Lezhën”; gjersa, siç thotë Fan Noli, “Mirditën dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti”, atëherë edhe Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, diku në pronat e babait të tij do ketë lindur më 1405, të cilat duket se i përkasin qartë Mirditës etnografike.

Dhe, duket se kurorën e këtij mendimi ia vë historiania turke Nuray Bozbora, e cila në veprën “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në perandorinë osmane”, na thotë: “Skënderbeu ishte më i vogli i tre djemve (duhej thënë katër – shënimi im) të Gjon Kastriotit, kreu i familjes Kastrioti, që njihej si një nga princat katolikë të rajonit të Mirditës”.

Ky pohim përbën një monument, i cili nuk mund të rrëzohet lehtë, sepse studiuesi i epokës skënderbejane e di që krahinat e ndryshme të Shqipërisë e, veçanërisht ato të malësive, princat i kishin vendas. Ato nuk mund t`i “importonin”, siç mund të ndodhë në kohët modern! Për rrjedhojë, nuk mund të mendohet që Gjon Kastrioti të ishte nga Hasi, nga Kastrioti i Dibrës, apo nga Mati dhe të vinte princ në Mirditë! Kjo bëhet më bindëse kur mbajmë parasysh faktin që Gjon Kastrioti ishte kreu i kësaj familje legjendare dhe jo një “Kastriotas” çfarëdo. Këto troje Gjon Kastrioti, qysh në 1407, i quante toka të fisit të vet prej shekujsh, siç dëshmon, indirekt, akademiku Dh. Shuteriqi.

Ndoshta, këto të vërteta i dinte A. Gega, kur në temën e doktoratës, në universitetin e Luvrit, deklaronte: “Mbiemri Kastrioti… që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin – shënimi im) e Kastrit në Mirditë, që ndodhet midis fshatrave të Dibrit (Dibri si bajrak i mëvonshëm i Mirditës – shënimi im) Mnelës, Kashnjetit e Vigut, se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njëjtin emër”. Të njëjtën tezë duket se mbron edhe Atë Giuseppe Valentini, kur Dibrin, trevën nga Vigu në Kaçinar të Mirditës e quan “tokë të Kastriotëve”. Këto pohime tregojnë se edhe emërtimi “Gjon Dibrani” nuk ka të bëjë me Dibrën buzë Drnit, po me Dibrin që njihet si bajraku i katërt Mirditës.

Dhe, teza e Athanas Gegës, të cilin Fan Noli e quan njohësin më të mirë të historisë së Skënderbeut, si edhe pohimi i Giuseppe Valentinit, duket se i mohojnë prerë tezat mbi origjinën e Kastriotëve nga Hasi i Kukësit, nga Kastrioti i Dibrës, apo nga Mati, të cilat janë përmendur si vendorigjina të mundshme të këtij fisi të lavdishëm ne historinë e Shqipërisë.

Tezës së A. Gegës, i cili e konsideron Kastrin në Vig të Mirditës si vatrën qendrore të Kastriotëve, duket se i vijnë në ndihmë edhe dy fakte: Së pari, një pohim i historianit Mikel Prenushi, i cili duket se zotëron një dokument interesant, sipas të cilit Gjergj Kastrioti, ka vënë kurorë pikërisht në Kastër, afër Vigut; së dyti, fakti që Gjergj Kastrioti u varros në Kishën e Shën-Kollit në Lezhë dhe jo në Has të Kukësit, në Kastriot të Dibrës, apo në Mat, siç ka qenë dhe është në zakonet dhe besimet e katolikëve.

Për historianin e vëmendshëm, ky fakt nuk duket kaluar pa një analizë të hollë të fenomenit, kur dimë se një udhëheqës i përmasave të mëdha, si Gjergj Kastrioti, mund të linte si amanet ta varrosnin edhe në kështjellën e Krujës, por ja që duhet menduar se ai zgjodhi Lezhën, afër Kastrit në Vig të Mirditës si banesën e përjetshme të tij!

Me idenë e dokumentit që duket se zotëron historiani M. Prenushi, sipas të cilit Gjergj Kastrioti ka vënë kurorë në Katër, afër Vigut, sikur bashkohet edhe historian gjerman Markus W. E. Peters. Ky, në veprën “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri” (1919-1996), shkruan: “Kisha gotike e Vaut të Dejës, e vetmja e këtij stili në Shqipëri… ishte kisha në të cilën ishte martuar (kishte vënë kurorë – shënimi im) Heroi kombëtar katolik Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Edhe historiani francez, Alen Dysylje, në një kumtesë mbajtur në Konferencën e Dytë Kombëtare të Studimeve Albanologjike, duket se e dëshmon qartë se vendorigjina e Kastriotëve është Mirdita, kur shkruan: “Midis rrjedhës së poshtme të Matit dhe të Drinit shtriheshin zotërimet e Kastriotëve dhe të Dukagjinëve, ku Lezha ishte kryeqendër”. Kjo duhet besuar kur mbahet parasysh mendimi i rilindasit Preng Doçi, i cili e quan Lezhën si “cepi i Mirditës”.

Dhe, për të shkuar më tej në gjurmim të vendorigjinës së Kastriotëve, ia vlen të përmendet edhe një pohim i historianit të madh francez Zhan Klod Faveirial, i fiksuar në librin “Historia e Shqipërisë”, botim i “Plejard” i vitit 2004. Ky historian, duke rrëfyer për Heroin tone kombëtar dhe duke hequr paralele midis tij e mbretit të epirotëve – Pirros, i cili e kishte pohuar origjinën e tij epirotase, shkruan: “Dikur, epirotët e lashtë e kishin quajtur shqiponjë Pirron, sovranin e tyre. ‘Po, unë jam shqiponjë’, u përgjigj ai, por prej jush jam i tillë! Kjo (do të) ishte pikërisht përgjigja që do t`u jepte Skënderbeu të gjithë shqiptarëve, por mirditorëve në veçanti…”.

Pra, ashtu si Pirroja u tha epirotasve se “prej jush jam i tillë”, për të treguar me krenari për vendorigjinën e tij, po ashtu, siç pohon historiani francez, edhe Skënderbeu do t`u thoshte “mirditorëve, në veçanti”: “Po, unë jam shqiponjë, por prej jush jam i tillë”!

Një argument më tepër në favor të tezës që e konsideron Kastrin si vatrën qendrore të fisit të Kastriotëve dhe si vendlindjen e Gjergj Kastriotit, sikur gjendet edhe në fushën e dialektologjisë. Për këtë flet fakti që mbiemri “Kastrioti” në të folmen e Mirditës shqiptohej gjer vonë në formën “Kastërjoti”, gjë që na zbulon qartë emrin Kastër në trajtën e pashquar, siç shqiptohet, shpesh, edhe në ditët tona nga mirditorët. Forma “Kastërjoti” duket se ka qenë zotëruese në gjithë Shqipërinë e veriut, por mbi të, ndoshta, kanë vënë dorë herë historianët e herë gjuhëtarët. Sidoqoftë, me sa duket, i duhet besuar tezës, sipas të cilës mbiemri Kastrioti vjen nga trajta e shquar e një Kastri, plus prapashtesën-iot, siç ka qenë që herët një traditë e shqipes. Dhe ky Kastër gjëndet vetëm atje ku janë gërmadhat e një kështjelle të vjetër pranë Vigut të Mirditës etnografike!

Mga: Preng Cub Lleshi

[the_ad id=”4118″]

 

Shqiptarët e Austrisë të bashkuar rreth Lobit Euro- Atlantik Shqiptar

Shqiptarët e Austrisë të bashkuar rreth Lobit Euro- Atlantik  Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptarne Austri

Shkruan Asllan Dibrani

Lobi Euro-atlantik Shqiptar nuk ka shumë kohë qe vuri gurthemelin e vet në Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithëmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë, edhe shqiptarët e Austrisë e themeluan “Lobin Euro-Atlantik-Shqiptar” në qytetin e Vjenës i cili u mbajt me datën 24.04.2016 në ora 11:00 Adresa: Nordbahnanlage 9, 1210 Vjenë në objektin e “Shoqatës kulturore dhe humanitare Kërçova”.

E më së miri e dëshmuan shqiptarët e Austrisë të bashkuar rreth Lobit Euro- Atlantik Shqiptar. Pjesëmarrja e komunitetit shqiptarë dhe përfaqësuesit e tyre si intelektual, krijues, artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave kombëtare,me këtë datë promovuan themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Austri. Pjesëmarrës pati nga Gjermania,Italia,Norvegjia,Zvicra,Sllovenia ,Kroacia,Presheva ,Medvegja,Mali i Zi dhe Maqedonia etj. Fjalën e rastit e mbajti z.Ganimete Bajraktari e cila i përshëndeti të pranishmit me mirëseardhje dhe shpalosi synimet dhe rolin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar për Austri. Pastaj ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Austrisë të bashkohen rreth betejës drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë, për ta ruajtur identitetin tonë nga furtunat e pamëshirshme të asimilimit dhe faktorëve tjerë!. Në skenë doli Skenderbeg Klaiqi pjesëmarrës dhe iniciues i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe kryetar aktual i cili shpalosi programin e Lobit qe ka si synim të realizimit në praktikë. Ai theksoj se po t’i kushtojmë atdheut vetëm 5 minuta në ditë besoj se do të këtë ndryshim pozitiv për pozitën e shqiptareve sot qe jemi te shpërndarë e të katandisu. Po ashtu bëri thirrje të organizimit dhe themelimit të Lobit edhe në tjera pika te Botës. Foli edhe për mënyrën dhe monitorimin financiar të Lobit te gjithëmbarshëm.

13096164_10209366076043958_7554246523691815327_n

-Pjesëmarrësi Avni Dervishi ,aktivist deputet i Parlamentit suedez dhe veprimtar shumë vjeçar nga Suedia foli për mbarëvajtjen e Lobit Euro-Atlantik shqiptar i cili paraqiti opinionin e vet mbi vlerat qe do t’i ketë në rrafshin kombëtar. Foli edhe për pozitën e shqiptarëve në rajon e cila si pasojë e saj mbetem të shkapërderdhur ne disa shtete. Ky është edhe iniciator i këshillit dhe grupit të punës për themelimin e Lobit Euro-Atlantik edhe në Suedi shumë shpejt . Asllan Dibrani po ashtu pjesëmarrës i takimit nga Gjermania theksoj se pjesëmarrja e jonë edhe në fushën politike nuk përjashtohet pasi Shqipëria si shtet i pavarur mbi njëqind vjet nuk po e kryen detyrën e vet dhe akoma është shumë indiferente ndaj mërgatës dh interesave kombëtare dhe duke pasur parasysh Kosovën duar lidhur akoma nga faktorët ndërkombëtar po edhe dobësitë e shfaqura në lidershipin kosovar. Ai propozoj të bëhem zot të vetes sonë për disa milion shqiptar jashtë atdheut ma thjesht për dy herë ma shumë se sa që kanë mbetur në atdhe. Ma tutje shtoj se Koso ne nuk kemi rruge tjetër pos organizimit ne kuadër te Lobit Euro-Atlantik Shqiptar!.Edhe zoti Xhafer Ahmeti i ardhur nga Norvegjia nderoj pjesëmarrësit,por tha se e përkrahim fuqishëm këtë iniciativë tuajën .Ai tha se ma, ne në Norvegji Lobin Euro-Atlantik Shqiptar e themeluam kohë më parë i cili ka bërë hapat e parë të organizimit me çka theksoj se shqiptarët janë në fazën e zgjuarjes. Hidajete Fejza pjesëmarrëse nga Austria dhe anëtare e këshillit iniciues foli për organizimin e Lobit për Austri dhe rolin e studentëve shqiptarë në Austri,po ashtu u zotua se do ti bashkojnë forcat e të gjitha shoqatave dhe klubeve në Austri rreth Lobit që në të ardhmen të jetë një zë i vetëm për shqiptarët e bashkuar. Po ashtu Endrit Gjelili, kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptar në Austri foli për pjesëmarrjen e tyre aktive në interesin e kulturës sonë ,mbajtëjen e takimeve dhe aktivitetin e tyre në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Vjenë. Mentor Gashi aktivist shumë vjeçar dhe veprimtar nga Austria, tha se ky organizim në kornizat kombëtare na ka munguar kaherë. E kemi pritur me shekuj. Ne gjenerata e vjetër kemi punuar, por jo sa duhet andaj Lobi i takon gjeneratës së re ,studentëve dhe veprimtarëve të ri .Nga sot shqiptarët e Austrisë dhe të globit jashtë atdheut janë vetv-vetja. Edhe ky bëri thirrje rreth bashkimit dhe në vend të fjalëve te bëjmë punë.

12931172_999559190137544_3713319517106092293_n

Shukri Ymeri pjesëmarrëse i takimit nga qyteti i Lorachit në Gjermani,nga vendi ku u themeluar Lobi Euro-Atlantik,foli për organizimin,por me theks të veçantë për mbarëvajtjen e Lobit dhe të shqiptarëve në fushën ekonomike dhe sociale. Ai theksoj dhe tha te krijomë mekanizma financiare të bashkuar .Ftoj që biznesmenët të jenë ata që i paraprijnë Lobit me financë në ato pika ku ka zbraztësira me qëllim që Lobi ta ketë ekonominë e vet në duart e veta në të ardhmen edhe bilancin teknologjik me shtete tjera.

Nga Gjermani po ashtu foli edhe Feride Acar veprimtare dhe humanitare nga Freiburgu përkrahi themelimin e Lobit në Austri .Ajo e përgëzoj edhe Avni Dervishin për iniciativën e themelimit të Lobit në Suedi dhe komplimentoj vlerat e kësaj familje. Fatmir Osmani një veprimtar shumë vjeçar në Austri foli, po ashtu për lobin Euroatlantik me një synim që të jemi të gjithë pjesëmarrës pa anashkalim dhe unik ,të organizuar në një platformë unik epo edhe me ligjet e shteteve ku jemi dhe jetojmë. Ai pati një vërejtje se përkundër pjesëmarrjes se sotme tha se akoma ka shumë asociacion të pa përfshira në këtë takim andaj në të ardhmen duhet të jetë prezent edhe zëri i tyre.

Muharrem Salihi biznesmen dhe veprimtar shqiptare nga Italia përshëndeti të pranishmit dhe . falënderoj organizatoret e themelimit të Lobit Euro-Atlantik shqiptar .Ai foli për rolin e shqiptarëve të Italisë dhe tejkalimin e teëmetave historike dhe hapat konkret duhet ti merr Lobin në shkallë kombëtare. Ai theksoj se vi nga Banja e Sjarines në Medvegjë dhe shprehu edhe pakënaqësinë ndaj shteteve të Shqipërisë dhe Koosves për pa kujdesin qe kane ndaj asaj treve. -Ai ka bërë një hap konkret në investime për atë rajon me qëllim të shpëtimit të shpërnguljes se mëtutjeshme. Në foltore u paraqit edhe studentja Laura Sefaj nga Sllovenia e cila i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj suksese të mëtutjeshme , duke u solidarizuar me themelimin e Lobit Euro-Atlantik për Austri. Edhe Laura shprehu gatishmërinë për themelimin e Lobit edhe në Slloveni sa ma shpejt. Si folës i radhës ishte edhe gazetari i RTK-së Nuhi Bytyqi i cili u prononcua fuqishëm në përkrahjen e Lobit ,por kërkoj te ecet në hapa të sigurt dhe,preku edhe mënyrën financimit dhe organizimit në hapa te sigurt. Ne diskutim ishte edhe Naser Sherifi nga Austria qe përkrahu iniciativën e thellimit duke elaboruar mënyrën e të vepruarit në suza kombëtare. Ai ishte një lobues i fuqishëm që nga dita e hapjes në opinion për themelimin e LEASH-it në Austri.

Pos këtyre diskutuesve pati edhe të tjerë nga e cila kohë u shkëputen 30 minuta pauzë sa për t’i shijuar ushqimet tradicionale shqiptare. Pas pauzës nga të pranishmit u zgjodhe këshilli iniciues i punës deri në kuvend nga këta anëtarë: Ganimete Bajraktari,Hidajete Fejza,Mentor Gashi,Naser Sherifi,Bardhi Krasniqi dhe Mehmet Manovi të cilët mbeti të zgjedhin edhe kryesinë dhe koordinimin e veprimtarisë se Lobit Euro-Atlantik për Austri deri në Kuvend.

Shkruan Asllan Dibrani ,anëtar i këshillit për media nga Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Botë me qendër në Gjermani.

[the_ad id=”4118″]