Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongresin Amerikes për në shtetin e Michiganit
DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit.
Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve.
Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.
Gazeta jonë me mirësi ftonë me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje, për mbështetjen e saj, deri në Fitore!
Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.
Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.
Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.
Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.
Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.
Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.
Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.
Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.
Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.
Radikalizimi, rekrutimi, ekstremizimi, organizimi i ekstremitëve Vehabist në Institucionet Korrektuese në Kosovë dhe lidhja e tyre me zyrtar korrektues të caktuar, me theks të veçantë në Qendrën Korrektuese në Dubravë ( shkurt QKD), Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ( shkurt QPL) dhe Qendra e Paraburgimit në Gjilan ( shkurt QPGJ).
Kjo është fatmirësia në fatkeqësinë time, që gjatë qëndrimit të padrejtë në burgjet e Kosovës, si në QKD, QPL dhe QPGj, të mirëinformohem për shumë dukuri. Duke qenë i përkushtuar thellësisht edhe para se të burgosesha nga Eulex-i, si pjesë të Grupit Lëvizja e Lirisë ( Grupi i Dobrosinit i njohur nga mediet), në studimin e dukurive të terrorizmit vehabist (islamik siç e quajnë Serbia dhe vetë vehabistët). Asnjë Shqipëtarë i besimit islam dhe asnjë besimtarë i sinqertë i sektit Vehabi, s’duhet të preket, a të ndjehet i cënuar në integritetin e tij fetar. Në burgje të sipërdhëna, isha nga 16.10.2012, deri më 31.05.2016, që përfshinë tërë periudhën e dukurisë që shpërtheu nga viti 2013, e që u zvogëlu në maksimum në mesvitin 2015, kështu që pata mundësinë në imtësi ta studioja dukurinë e tillë, e nga ajo të bëja një punim të detajuar të kësaj dukurie.
Në korrik 2014, njoftohen edhe me shkresë institucionet gjegjëse ( Prokuroria Speciale, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ministria e Drejtësisë etj), në lidhje me dukurinë e përhapur në QKD, sidomos në Pavionin VIII( të sigurisë së lartë), por të ngjajshme zhvillohen edhe në QPL dhe QPGJ. Dukuri kjo që ishte tejet serioze dhe e rrezikshme për shtetësinë e Republikës së Kosovës si dhe për Sigurinë Kombëtare Shqipëtare si tërësi. Gjykata tashmë kishin dënu raste ku terrorist vehabist që kishin sulmu institucionet e Kosovës, e që vetë këta të dënuar e thonin se janë quajtur jo pak herë si “dorë e Serbisë”( si nga institucionet e drejtësisë dhe ato qeveritare), mirëpo kjo nuk është përfshirë as në hetime nga vetë hetuesit dhe prokuroria, e as nga gjykata! Institucionet korrektuese, në vend se të bëheshin simbol i riedukimit dhe risocializimit të kriminelëve, për fat të keq kjo nuk ngjau.
Në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, që para vitit 2012, janë paraburgosur dhe burgosur disa terrorist vehabist ( islamik siç i pëlqen të vetëquhen dhe siç i quan politika antishqiptare), ndërsa këta ishin të dënuar për dy lloje veprash penale, ato të kryera kundër institucioneve të Kosovës ose për vepra penale ordinere ( kryesisht grabitje kazinosh, plaçkitje, grabitje !). Ndërsa në vitin 2013, u paraburgosën dhe gjatë vitit 2014 e më pas, edhe u burgosën për vepra penale si: kryerje e veprës terroriste; ndihmë në kryerje të terrorizmit; lehtësimi në kryerje të terrorizmit; rekrutim për terrorizëm; organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist; nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik; mbajtje në pronëse, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; si dhe më rrallë edhe për vepra të tjera penale. Vlen të theksohet, para vitit 2013, asnjë terroristi vehabist ( pra ata të arrestuar para vitit 2012), nuk është dyshu, gjyku as dënu nën motivin e kryerjes së veprës penale të jenë fetar! Krasuar me këtë, të arrestuarit gjatë e pas vitit 2013, u është ngarku edhe motivi fetar sektar si shtytës për kryerje të veprave penale. Një krahasim tjetër qartazi vërehet, që pas shtator 2009, terroristët vehabist qartazi ndryshuan taktikë veprimi, ata që ishin si udhëheqës të grupeve të tilla, i rruajtën mjekrrat, i zgjatën pantollonat ( që mos të identifikoheshin), e që në trojet tona nuk synonin sulme terroriste ( përvetësuan taktikën terroriste palestineze të kryerjes së akteve terroriste në shtete të Europës perëndimore, për qëllim impakti më të madh) e me theks të vacant mbi obnjektiva që do kishin ndikim politik në dëm të Shqipëtarëve dhe në dobi të Serbisë. Po ashtu të burgosurit si terrorist vehabist( jo edhe të dënuar zakonisht si të tillë!), ishin pa mjekrra dhe me pantollone të gjata ( zakonisht).
Ndërsa terroristët vehabist të arrestuar gjatë viteve 2013 deri 2015, janë shumica thuaja edhe absolute me mjekrra karakteristike dhe pantollone të shkurtëra. Dallim specifik, po ashtu është që shumë nga terroristët vehabist përpara vitit 2009 të arrestuar, janë qartazi të lidhur me hierarki komanduese nga Qarqe të Serbisë. Ndërsa për dallim terroristët vehabist 2012-2016, janë më specifik, sepse zakonisht lidhen me njerëz të Serbisë që të cilët janë “imam vehabist” ( mirë të njohur në mediumet tona). Duke e shiku këtë dukuri në Trojet tona, shohim që vazhdimisht është duke u mbështet dhe nxit nga Serbia, e që vazhdimisht është duke shku duke u bë gjithnjë e më serioze!
Si zyrtarë të Institucioneve Korrektuese, veçmas në QKD, në Pavionin VIII ( derisa ishte i sigurisë së lartë fundviti 2014), kishte një superstrukturë agjentësh specifik të dirigjuar nga Serbisa (njëri prej tyre më kërcënon personalisht dhe mua- pasi kishte marrë informatën që kisha deponu shkresë tashmë për kundër kësaj dukurie), të cilët i radikalizonin, rekrutonin, ekstremizonin, organizonin ekstremistët vehabist që të bëhen Xhihadist! Mënyrat se si i kryenin këto ishin: u siguronin materiale propagandistike ( broshura e sidomos cd-dvd), i këshillonin për ndjekje të rrugës së tillë fetare ( vehabiste), i trajtonin më mirë ata që vehabizoheshin, i vendosnin në dhoma më të mira dhe të përbashkëta të vehabizuarit, beneficione më të mëdha ( pako, trajtim më të mirë, ushqim më të mirë, kushte jete më të mira, sende që mund të mbanin në burg etj) e deri edhe në disa raste në ndihma të konsiderueshme ( absolutisht kriminale!).
Këta zyrtar korrektues, të katapultuar përmes UNMIK-ut, kryesisht si më me përvojë ( nga ish-regjimi i Serbisë), apo që kanë shkollim ( fakultete, por që kanë “gjak të përzier me serbë”), e që disa raste edhe të mbështetur edhe nga disa parti politike vendore, e që patjetër të mbështetur nga shërbimet sekrete të Serbisë, luajtën rrolin krucial në radikalizimin, rekrutimin, ekstremizimin, organizimin e ekstremistëve vehabist që të bëhen Xhihadist! Madje këta zyrtar korrektues, i “ndërsenin”( urdhëronin), që celula vehabistësh të kërcënonin, sulmonin dhe rrahnin të burgosur të tjerë që i pengonin në propagandimin e sektit vehabi ( ka raste të tëra në QKD- sidomos). Praktika tregon që ndjekej një procedurë specifike, sepse përmes të burgosurve të ekstremizuar si vehabist, fillimisht u jepej lehtësira në propagandim ( po nga këta zyrtar korrektues), e që pastaj pasi radikalizohej i burgosuri ordiner ( zakonisht), pastaj i rekrutonin ( po këta propagandues), me rastin e rekrutimit i rekrutuari behej një ekstremist vehabist( i cili duhet ta dëshmonte bindjen e tij, duke propaganda dhe rekrutu edhe të tjerë- zakonisht bëheshin shumë më ekstrem se sa mësuesit e tyre), pastaj vinte faza e organizimit në banda vehabiste ( me qëllim për të vepru më mirë në drejtim të propagandimit, por edhe për veprime tjera operative- si shkuarje në luftra terroriste)
Zyrtarët korrektues si agjent të Serbisë ( në realizimin e politikës së vehabizmit), rreth vetës krijojnë rrethin shoqëror( sidomos zyrtar të tjerë korrektues mbi të cilët kanë ndikim a lidhje familjare, shoqërore a të tjera), e që këtë e bëjnë për të patur më të lehtë operimin. Në përgjithësi zyrtarët korrektues janë kundër këtyre, por që s’guxojnë ta rrezikojnë vendin e punës ( rrogën nga 450 euro e më shumë!). Këta zyrtar korrektues praktikisht nuk pengohen dhe as nuk janë pengu nga askush, as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët, në periudhën 2012-2016. Disa zyrtar të tjerë korrektues mes tyre edhe të lartë në gradë( madje edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës), pasi i jam anku për këtë fakt, e po ashtu dhe për shumë fenomene tjera kriminale ( krim i organizuar, nepotizëm, korrupsion, prodhim dëshmitarësh falso kundër ish-luftëtarëve shqipëtarë etj), vetëm e konfirmojnë si fenomen, por vetarsyetohen se s’mund të bëjnë më shumë!
Për dallim nga QKD, në QPL dhe QPGJ, janë shumë më të pakët zyrtarët korrektues që operojnë në këtë drejtim. Pavioni VIII të QKD-së ( vitet 2012-2014), mbetet poligon i përkryer për celulat vehabiste. Ndërsa pas vitit 2014 ( kur edhe hapet), praktika e krijimit të celulave vehabiste, shprehet tepër edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, por mbetet të shihet se sa kanë ndikim shërbimet sekrete të Serbisë në ndonjë zyrtar korrektues të këtij institucioni ( siç ndodhi në QKD, pavioni VIII). Instituconet hetuese të Kosovës, asgjë nuk bën, në parandalimin dhe hetimin e implikimeve në dukurin e radikalizimit, rekrutimit, ekstremizmit, organizimit të ekstremistëve vehabist që të bëhen Xhihadist! Madje këto celula vehabiste, sidomos gjatë vitit 2014 dhe 2015 kanë tentu të kryejnë disa akte tepër të rënda terroriste, e që opinioni publik në Kosovë është njoftu shumë pak! Madje në fillim vitin 2014, tentativa e arratisjes nga QKD, Pavioni VIII( i sigurisë së lartë), kësaj grupe vehabistësh i kishin ndihmu së paku disa zyrtar korrektues mes tyre edhe deri drejtori i pavionit ( e që pastaj suspendohen vetëm ca prej tyre!). Apo edhe rasti i fillim vitit 2015, ku edhe nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc, disa terrorist vehabist planifikojnë arratisje, madje duke sulmu këtë Institucion nga jashtë( nga grupi i terroristëve vehabist), e pastaj për të shku në Maqedoninë Lindore, për të marrë një bazë ushtarake maqedone e cila kishte në dispozicion armatim të shumtë dhe të rëndë ( këtë ua kishte rekomandu Shërbimi sekret Serbë- përmes disa “imamëve vehabist) e që ruhej nga shumë pak ushtar maqedon ( 6-9 ushtar)! Ky informacion dihej nga të gjithë në QKD, QPL, mirëpo nuk u ndërmor asgjë, e pastaj ndodhi tragjedia në Kumanovë, ku edhe disa djem të vërtetë Shqipëtarë u vranë a u kapën robë( e theksoj disa nga të vrarët e nga robërit!).
Në QPL, kam pa që kjo situate është përmisu deri në një masë sidomos pas gjysmëvitit 2015, kur edhe të paraburgosurit për terrorizëm vehabist i kanë largu për në Qendra tjera Korrektuese.
Zyrtarët korrektues, të cilët janë të përfshirë në këso veprimtari kriminale, po ashtu duhet të nxjerren para drejtësisë- ende asnjë rast s’ka! Po ashtu që Institucionet Korrektuese t’i korrektojne mire gabimet e tyre, që këta terrorist vehabist mos të infektojnë me ekstremizëm edhe kriminelë ordiner.
Post scriptum : Jam Skender Jashari, nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, që jetoj në Kosovë, ngaqë e kam të ndaluar të kthehem në vendlindje nga autoritetet e Serbisë, për luftra kundër saj. Kam mbaru fakultetin juridik dhe tash jam në mbrojtje të temës së Master drejtimi juridiko-penal në Universitetin e Prishtinës, po ashtu kam studime joformale ushtarake. Më 2012 jam arrestu nga EULEX-i me porosi politike të Serbisë, si pjesë e grupit të Lëvizjes së Lirisë ( në medie i njohur si Grupi i Dobrosinit), e që jam mbajtur në QPL, QPGJ dhe QKD deri më 31.05.2016. Për shumë dukuri kam shkruar deri më tash sidomos institucioneve gjegjëse, e i jam shmangur maksimalisht mediumeve.
Ne nje shesh te Parisit,i cili mban emrin e Heroit tone kombetare Gjergj Kastriotit Skenderbeut,do te vendoset nje shtatore.
Shtatorja e Skenderbeut,e cila eshte e gjat 5 metra,pritet te vendoset ne Paris gjat muajit nentor.
Per realizimin e kesaj vepre eshte perzgjedhur skluptori shqiptar Agim Rada.Ne shtatoren e Skenderbeut nuk do te mungoje edhe kryqi e shqiponja,simbol i stemes se Kastriotve.
Të shkruash për njerëz të mëdhenj , je i nderuar dhe i privilegjuar, nga se ke të përballësh me njeriun qe ka bagazh të madh nga e cila shumë lehtë mund të formulohet një portret i tij dhe reportazhi në pika vizuale . Por ta portretesh dhe ta përmbledhësh aktivitetin,veprimtarinë dhe një mori suksesesh është vështirë siç kemi te bëjmë me Latif Demoillin ,sportistin,aktivistin,lobistin dhe mjeshtrin e madh të ndarjes së drejtësisë në boks ,gjyqtarin me licence ndërkombëtare. dhe veprimtarin e madh për çështjen kombëtare.
Latif Demolli u lind me 15.03.1960 në fshatin Gllogovicë “Malësia e Gollakut . Të njëjtin vit shpërngulet me familje në Prishtinë,ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin “Xhevdet Doda”.Ai ndoqi edhe 2 vite,Fakultetin Juridik dhe e ndërpreu për shkak të shërbimit ushtarak. Latif Demolli si fëmijë ishte i zhdërvjelltë. Ai u dallonte ma i shkathet se moshatarët e vet. Me boks fillo të ushtroj si 14 vjeçar. Fillimisht në vitin 1974, si junior në” K.B-Prishtina”. Në atë kohë ishte edhe tek (K.B.”Radniqki”),që e udhëhiqte trajneri Branko Dragishiq. Ky me zellëshmërinë e tij u bë një emër ne sportin kosovar dhe ma gjerë. Nga ky klub vazhdoj ushtrimet ne ekipin e trajnerit legjendar Lah Nimani. Sukseset e Latif Demollit si junior ishin të mëdha. Ai fitoi 4 –here titullin kampion i Kosovës në peshën 63kg. Në vitin 1977 në konkurrencën e juniorëve shpallet nën kampion i ish –Jugosllavisë në peshën për 63 kg në Beograd. Në vitin 1978 bëhet anëtar i “Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë” së bashku me Sami Buzollin boksojnë në qytetin Eger te Hungarisë. Konkurrenca ishte e fuqishme ky u kandidua për pjesëmarrje në” Kampionatin Botëror” për të rinj. Në vitin 1980 kryen shërbimin ushtarak të asaj kohe,kjo e dëmtoi pak në karrierë ku stagnoi por sportin i kishte ne shpirt vazhdoj ne karrierën e re . Pasi u kthye nga shërbimi ushtarak u kthehet stërvitjeve prapë në vitin 1980 në ekipin e parë të “Klubin e Boksit Radniqki” Prishtina. Ai bëhet pjesë e rëndësishme e këtij klubit ne kategorinë e mesme dhe gjysmë të rëndë ku ishte zëvendësues i Nazif Gashit dhe Xheko Muhoviqit. Bokson kur kishte nevojë për klubin si në Nish,Prokuplje,Borove,Prishtinë etj ,në vitet 1980-1983. Këto tri vite kanë qenë pjesa, bazë e Klubit të Boksit Prishtina”dhe ishte ekipi i brezit të artë. Klubi i boksit ”Prishtina” u stolis me 5 tituj të artë në ish Jugosllavi.
Boksieri Latif Demolli ma në forme vazhdoi drejt sukseseve te reja me pjesëmarrje edhe në turnet ndërkombëtare si në Pllovdiv (Bullgari),Eger (Hungari) për përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë së bashku me legjendën e boksit Sami Buzollin. Me iniciativën e kryesisë së Klubit Prishtina ,Demolli propozohet për gjyqtare federativ të boksit në Kragujevc. Në mesin e tyre ishin edhe ish boksierët,Bajram Hashani,Xheko Muhoviq,Rrustem Konjuhi etj,por licencohen vetëm Demolli dhe Konjuhi. Në atë kohë Latif Demolli ishte referi më i ri në ish Jugosllavi dhe në moshën 24 vjeçare referon në këtë disiplinë sporti në ish Jugosllavi. Në vitin 1988 i nënshtrohet provimit për gjyqtar ndërkombëtar, ku edhe aty licencohet me titullin “Mjeshtër i referimit ne ringjet e boksit si gjyqtar ndërkombëtar me sukses të lartë.
Periudha e viteve 1991-1999 Kosovën e gjeti nën presione psikike ,fizike dhe moral,në politikë, por edhe në sport nga regjimi i Milloshviqit!
Pas vitit 1990 në Kosovë regjimi i Serbisë fillon të bej presion në institucionet e Kosovës dhe të largoi shqiptarët nga vendet e punës nga fabrika ,uzina dhe po ashtu edhe nga Palestrat sportive , klubet etj.
Pamje e Latif Demollit në palestra të sportit ndërkombëtare, i nderuar dhe shumë i respektuar nga bashkëpunëtoret e tij!
Demolli i pajisur me një frymë kombëtare nga te parët e vet qe brez pas brezi ishin kundërshtar të pushtuesve, ra në sy tek regjimi me piunat e vet shqiptarë,me çka u ballafaquar edhe në forma frontale nga e cila nuk mundi të duroj dhe emigroj në Bullgari. Aty e gjeti veten edhe në fushën e biznesit, pa ju nda edhe sportit, më qe ishte një kuadër mjaft i famshëm për moshën e re që kishte.
-Ai edhe nga Bullgaria ndihmon në pavarësimin e boksit ku sporti ka qene i pamundur,dhe herë pas here vinte në Kosovë të ndaje drejtësinë si gjyqtare i boksit. Në këtë kohë garat u mbajtshin në Palestra të shkollave fillore,ne livadhe,ne ringje të improvizuara dhe vende të vështira me qellim qe mbahej gjallë edhe sporti shqiptar i pa varur nga Beogradi. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2000 kur Kosova hyri në fazën e çlirimit nga Serbia,me iniciativën e Latif Demollit formohet,shoqata e gjyqtareve të boksit në Kosovë. Udhëheq te gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si në Shqipëri-(Tirane,Durrës,Shkodër,Pogradec) Maqedoni –(Shkup,Kumanovë,Gostivar),Mal i Zi –(Podgorice,Cetinje,Berane) Bosne e Hercegovin –(Sarajeve,Mostar,Tuzell,Zenice) Kroaci –(Zagreb,Pulle,Rjekë) Hungari – (Budapest,Debrecen,Keckemed etj.
Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë Botërore!
Ne vitin 2012 Federata e boksit te Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërorë të boksit AIBA. Po ashtu Latif Demolli jep provimet dhe licencohet si gjyqtar Botëror me licencë R/J AIBA. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë botërorë AIBA të boksit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.
Pamje e Latif Demollit ne Ringun e Boksit në Palestrën e sportive duke referuar përkatësisht ngritjen e dorës së fituesit .
Nga viti 2012-2016 Gjyqtari me licence botërore AIBA z.Latif Demolli ndanë drejtësinë në shumë turne ndërkombëtare qe janë në kalendarin e garave zyrtare botërore dhe Kampionate Evropiane si në : Kampionati Evropian për femra në Poloni, Kampionati Evropian për junior në Hungari, Kampionati Evropian për femra në Hungari. Turnet ndërkombëtare botërore AIBA dhe Evropiane EUBC si në Çeki,Itali,Turqi,Kroaci,Sllovaki,Bullgari,Maqedoni,Mali i Zi,Poloni,Bosne e Hercegovin etj. Pjesëmarrës si menaxher i ekipit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Kazakistan,Azerbejgjan,Bullgari,Tajwan etj.
Ai shkoj edhe me tutje bë Menaxher në Kampionatin Evropian në Itali, Poloni,Hungari,Bullgari etj. Latif Demolli është dëshmuar si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Këtë e dëshmojnë dhe mirënjohjet,trofetë e shumta në Kosovë dhe rajon. Nga Federata e boksit të Kosovës është shpallur si gjyqtari me i mirë vitin 2014:
Mirënjohje, diploma dhe dekorime!
Me një serë mirënjohjesh, diplomash dhe dekorimesh zotin Demolli u shpërblyer gjatë të gjitha viteve që nga viti 2001,2002,2003,2004,2005,2007,2008,2009,2010,2012,2013,2014,2015. Po ashtu u shpall edhe punëtori me i mirë në Federatën e Boksit të Kosovës për vitin 2006.
Në vazhdën e karrierës së tij , edhe Komuna e Prishtinës Drejtorati për sport, Latif Demollin e shpall si gjyqtarin me të mirë të vitit 2009,2012,2013. Latif Demolli jo vetëm qe është gjyqtar AIBA i boksit por është dhe sekretar teknik dhe kryetar i komisionit të garave në Federatën e boksit të Kosovës. Në bazë të gjithë kësaj veprimtarie ,qe rezultojë Latif Demolli sot gëzon një autoritet dhe respekt në shoqërinë shqiptare ,por edhe ma gjerë. Zoti Latif Demolli me të dëgjuar se do të mbahen takime kulturore në Dabishec që graviton edhe fshati i lindës së tij,u prononcua që të jetë pjesëmarrës dhe përfaqësuese i Boksit që do të mbahen 4 meçe me rastin e këtij takimi me datën 13-14 Gusht 2016.
Plot shtatëdhjetë vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Një përvjetor që opinioni shqiptar, për fat të keq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme të politikës së ditës, nuk po lënë të dëgjohen zërat e historisë. Një zë i tillë është dhe ai i Faik Konicës, që e përmendim me vend dhe pa vend, por nuk kujtohemi në ditët e tij të shënuara që ta nderojmë ashtu siç i takon.
Përvjetori i 70-të i shuarjes së tij fizike përbën do të thoshim në një apel për ta çuar më tej punën e përbashkët të studimit të jetës dhe të veprës shumë të vyer që ai na ka lënë pas. Për të gjurmuar dhe studiuar më thellë trashëgiminë koniciane, për të zgjidhur problemet shumëplanëshe që ajo shtron, për të shkoqitur qoftë edhe enigma të jetës së tij apo për të verifikuar dhe saktësuar të dhëna dhe fakte të hedhura në qarkullim publik. Pikërisht për një nga këto të fundit do të flasim në shënimin tonë.
Është fjala për “Testamentin” e Faik Konicës të njohur tanimë jo vetëm nga opinioni shkencor, por dhe nga lexuesi i gjerë. Në të thuhet: “Të nderuar zotërinj! Ndrroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më kini kuptuar më qart në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, në se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptar nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuar Noli dhe ju të nderuar shqiptarë dhe ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.” Boston 1942.
Tekstin e këtij “Testamenti” e kam botuar unë për herë të parë në fillim të viteve ‘90. Ishte koha kur po ndodhte ndërrimi i sistemeve, kur opinioni intelektual po çlirohej nga kufizimet dhe shtrëngesat ideologjike dhe po u hapej rruga proceseve demokratike. Duke përfituar nga kjo atmosferë liberale, si studiues dhe lektor universitar i Letërsisë së periudhës së Pavarësisë, ku përfshihej dhe Faik Konica, iu vura punës për të gjurmuar më tej jetën dhe veprën e tij nga burime akoma të pashfrytëzuara. Kështu, krahas artikujve në shtyp që botova, pas shumë përpjekjesh arrita të mbledh shkrimet e tij, aq shumë të shpërndara, dhe të botoj vëllimin “Vepra” (1993), i pari botim me trashëgiminë kryesore të Konicës që i jepej publikut shqiptar.
Pikërisht në valën e këtyre përpjekjeve, një ditë do të më trokiste në derë një ish student i imi, i ardhur nga Përmeti, ku shërbente si oficer dhe më sjell të kopjuar me dorë, siç më tha ai, tekstin e “Testamentit” të F. Konicës. U gëzova sinqerisht nga ky zbulim që më erdhi krejt papritur. Ai do të më tregonte pastaj se dokumentin origjinal e ruante familja e motrës së S. Malëshovës si një relikte të shenjtë, bashkë me një letër të ardhur nga Amerika.
Ish studenti ia dhuronte mësuesit të tij, duke i dhënë të drejtën ta publikonte dhe ta shfrytëzonte në studimet e veta. Kësisoj, i rrëmbyer nga entuziazmi i zbulimit, në pamundësi për të shtënë në dorë origjinalin, duke i besuar garancisë së sjellësit, nuk u shtyva më gjatë, por e shoqërova me një artikull dhe e botova në revistën e re kulturore “Sot”. Ishte vjeshta e vitit 1991, kur publiku shqiptar, i dëshiruar dhe i etur, priste veçanërisht nga shtypi të vërtetat e paideologjizuara, të dhëna të ndaluara dhe kuptohet se sa jehonë bëri “Testamenti” i një figure aq të anatemuar sa ç’qe Konica. Ai u komentua në rrethet intelektuale dhe politike, si dhe u përdor nga shtypi, sidomos ai opozitar.
Vlera e tij u rrit akoma më shumë pas një viti (1992), kur u përkujtua 50 vjetori i vdekjes së F. Konicës. “Testamenti” do të ishte argumenti më i fortë e më domethënës për të stigmatizuar sistemin totalitar, qëndrimin aspak human që kish mbajtur ndaj njërit prej etërve të kulturës shqiptare. Jehona e zbulimit të dokumentit në Shqipëri do të arrinte deri në Amerikë, aq sa kur unë shkova atje (1993) për të hulumtuar nëpër arkiva rreth jetës së Fan Nolit ‘u desh të merrem edhe me këtë çështje.
Nga komunikimi me miqtë e mi shqiptaro-amerikanë si A. Athanas, A. Liolin, P. Prifti etj., e për më tepër nga njohja me burimet arkivore do të më rezultonte se F. Konica nuk kish lënë ndonjë testament me shkrim, veç amanetit gojor shprehur Nolit që, kur të vdiste, të kujdesej që trupin e tij ta dërgonin në Shqipëri. Dhe Noli, siç del nga kujtimet e bashkëkohësve dhe të dhënat dokumentare, e mbajti fjalën. Sapo Faiku vdiq më 15 dhjetor 1942, ai u kujdes që trupi i tij të mos varrosej, por të konservohej në një arkivol hermetik dhe të ruhej në mauzoleun e varrezave të Forest Hillsit në Boston. E jo vetëm kaq, por, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, filloi nga përçapjet zyrtare për ta çuar në vend amanetin e mikut.
Në letërkëmbimin që do të kishte në vitet 1945-1946 me Enver Hoxhën dhe Sejfulla Maleshovën, Noli do ta shtronte jo një herë kërkesën për kthimin e eshtrave të Konicës në Shqipëri, “Dëshira e fundit e Faik Konicës, – i shkruante në një nga mesazhet dërguar Enver Hoxhës, – ishte që të prehej në atdhe. Lutem të na njoftoni kohën më të përshtatshme që t’i bëni nderimet kampionit të pavarësisë së Shqipërisë.” Fakti është që kjo kërkesë e përsëritur e Nolit nuk mori asnjëherë përgjigje pozitive, por u zvarrit me pretekstin e vështirësive burokratike dhe teknike, deri sa u mbyll përfundimisht me ndërlikimin dhe prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane që ndodhi më 1947.
Kuptohet se në këtë mes qëndronin arsye të pastra ideologjike dhe politike, që lidheshin me pozicionin armiqësor të qeverisë së Tiranës ndaj figurës së F. Konicës. Kështu, në këto rrethana, kur humbi çdo shpresë dhe shpenzimet për ruajtjen e kufomës u bënë të papërballueshme nga “Vatra”, ai u varros me një ceremoni modeste në korrik të vitit 1948 në Forest Hills
Nga të dhënat që mblodha dhe nga hulumtimet e drejtpërdrejta në SHBA m’u bë e qartë se një dokument i tillë nuk ekzistonte. Dhe jo vetëm kaq, por duke gjykuar e arsyetuar me gjakftohtësi më rezultonte se shprehja “Lamja im i vogël”, pra emri i Sejfulla Maleshovës, e komprometonte “Testamentin” dhe të bënte të mendoje për një trillim të trashë. Ç’hynte në këtë mes një militant komunist si Sejfulla Maleshova në testamentin e një antikomunisti siç ishte Faik Konica për t’u kujdesur një ditë për fatin e trupit të tij? Ata që e kishin sajuar testamentin kishin parasysh Sejfulla Maleshovën e pasluftës, një nga udhëheqësit e qeverisë komuniste. Sepse në vitin 1942 Sejfullai ishte emigrant politik në Paris. Kësisoj e bënin Faikun të profetizonte, si të thuash, për të ardhmen e tij.
Pra, e gjithë sajesa ishte sa larg realitetit, aq dhe jashtë çdo logjike. Duke arsyetuar kështu vetmevete nëpër vite për “Testamentin”, kalova shpejt nga dyshimet te bindja se ai ishte një trillim i pastër, por prapë nuk guxova ta bëj publike. Më doli përpara një rrethanë tjetër, kur prof. Jup Kastrati botoi në SHBA studimin monografik “Faik Konica” (1995), pas hulumtimeve që kish kryer dhe atje.
Edhe profesori i nderuar, duke shkruar për vdekjen e Konicës, citonte të njëjtin tekst të “Testamentit”, me përjashtim të fjalëve që lidheshin me Lame Kodrën. E rëndësishme ishte se ai tregonte burimin nga e kish marrë. Sipas tij, “Testamentin” e kish nxjerrë nga kujtimet e Kristaq Nanos, një emigrant i kthyer pas çlirimit nga Amerika në vendlindjen e tij, në një nga fshatrat e Përmetit. Ai shpjegonte gjithashtu se autori i kujtimeve paskësh qenë “sekretar i Fan Nolit deri në vdekje të tij”. Një e dhënë e tillë vinte menjëherë në dyshim seriozitetin e burimit. Nga hulumtimet e mia shumëvjeçare për jetën e Nolit emri i Kristaq Nanos më rezultonte krejt i panjohur.
Ai jo vetëm nuk kish qenë sekretari i tij, por nuk e kisha ndeshur askund. E megjithatë, u vura në kontakt me A. Athanasin dhe A. Liolinin për ta verifikuar dhe përgjigjja e tyre ishte se K. Nano as bëhet fjalë të kish qenë sekretar i Nolit, e shumta ka qenë një vatran patriot dhe adhurues i thjeshtë i tij. Pra, nuk kish asnjë arsye që edhe sikur të ekzistonte vërtetë “Testamenti” i Konicës, që ishte një gjë tepër personale, t’i ishte besuar Kristaq Nanos. Nga ana tjetër, autori i monografisë sjell dhe një fragment të shkurtër nga kujtimet e tij, ku mes të tjerash thuhet se Konica vdiq me testament në xhep.
Një gjë e tillë njerëzit e Vatrës që dërgoi Noli në Uashington për ta sjellë kufomën e të ndjerit në Boston nuk e dëshmojnë për një gjë të tillë. Veç kësaj, nga një analizë gjuhësore dhe stilistike që mund t’i bëhet fragmentit të shkurtër të kujtimeve, vërehet qartazi se ato rreshta janë shkruar nga dora e një intelektuali bashkëkohor dhe jo e një emigranti të brezit të vjetër, siç ishte K. Nano. Nga informacionet e marra në Përmet del se K. Nano ishte nga Maleshova dhe as bëhet fjalë të ketë lënë kujtime.
Duke bërë një përmbledhje të të gjitha të dhënave e duke ndjekur vijën logjike të fakteve, në dritën e të dhënave të shumta arrita në përfundimin se s’kish asnjë dyshim se “Testamenti” ishte një mistifikim i pastër, pra që s’kishte të bënte fare me autorësinë e Konicës. Të dy variantet e tij, qoftë ai i publikuar prej meje, qoftë dhe ai i prof Kastratit, kanë të njëjtin burim. I ashtuquajturi “Testament” është sajuar nga dashamirës dhe adhurues të Fan Nolit e sidomos të Lame Kodrës në Përmet ose në Tiranë dhe djallëzisht është bërë publik, ashtu siç e përmenda më lartë, në fillim të tranzicionit që po ndodhte në Shqipëri.
Inkursioni im verifikues ka dhe epilogun e tij. Megjithëse tanimë isha bindur për mistifikimin e “Testamentit”, m’u desh të bëj një bisedë përfundimtare me ish studentin tim pas afro njëzetë vjetësh. Në fillim ai e mohoi se kish pasur dijeni për “Testamentin” e aq më tepër se ma kish sjellë mua, por pas këmbënguljes time dhe skjarimit të problemit, ai sikur u kujtua. Më tregoi se Testamentin ia kish dhënë një gazetar nga Përmeti, që, sipas arsyetimit të tij, e kish bërë që të sensibilizonte opinionin publik për të sjellë eshtrat e F. Konicës në Shqipëri në kuadrin e proceseve demokratike. Por sikur të mos mjaftonte kjo bisedë, unë prapë nuk ndjehesha përfundimisht i qetë pa takuar ndonjë nga njerëzit e afërt të Sejfulla Maleshovës. Dhe kjo ndodhi me rastin e përurimit në Fier të bustit të poetit, ku kish ardhur nga Përmeti i nipi i adaptuar nga e motra, Hajdar Cfaka, të cilin e kisha dëgjuar dhe të fliste dhe në televizor për dajën e tij.
Një burrë i mençur dhe i kulturuar që kish dijeni dhe për Testamentin. Ai më tregoi se familja e tyre as kish pasur e as kishte ndonjë dokument të tillë dhe kjo ishte me sa duket “punë gazetash”! Pastaj biseduam gjatë dhe përzemërsisht, aq sa unë do t’i kërkoja ndjesë për gjithë sa kish ndodhur, duke i shpjeguar se pa dashur isha bërë “viktimë” e një loje që kish pasur një prapaskenë të rëndomtë. Këtë ndjesë ia kërkoj me këtë rast edhe publikut, ndjesë e diktuar jo vetëm na ndërgjegjja qytetare dhe intelektuale, por dhe në respekt të atij mësimi të urtë që thotë “duaj më shumë të vërtetën se veten”, të cilit unë i përmbahem edhe në punën time studimore.
Aristoteli duke folur për “lumturinë” thotë se “një nga elementet që të bën të ndihesh i lumtur është edhe ajo që të jesh nga fisi i mirë dhe fisnik”. Fisnikëri është për një komb, kur të parët dhe prijësit e tyre janë autoktonë dhe të vjetër.
Fillova të mendohem dhe të them ne vete: Ne që quhemi shqiptarë, a i kemi elementet që të na bëjnë të ndihemi të lumtur, dmth. a jemi popull i vjetër autokton ?
Në lashtësi, të parët e shqiptarëve po edhe popujt e tjerë të vendosur në një vend, fillimisht ishin pa emër, të panjohur për njëri-tjetrin, për rrethin po edhe historinë. Mund të marrim shembullin e foshnjes e cila lindet dhe vjen në këtë botë pa emër. Pasi i ngjitet emri, atëherë fillojnë ta njohin të gjithë. Edhe popujt e ndryshëm e në mesin e tyre edhe të parët e shqiptarëve, në lashtësi kanë jetuar duke mos e njohur njëri- tjetrin, deri atëherë kur ndesheshin në mes veti në luftëra të ndryshme, dikush fitonte luftën e tjetri e humbëte, dhe me këtë rast e emronin njeri-tjetrin dhe ashtu mbeteshin të njohur për njëri-tjetrin po edhe për historinë. Shpeshherë kanë kaluar shekuj të tërë e që ndonjë fis apo popull të mbetej anonim, pa emër dhe pa rëndësi historike.
Në gjysmën e parë të sh.19 e veçmas në gysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për Ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja arkeologjike, filologjike, antropologjike etj.të cilat bënë të mundur të krijohet një parafytyrim më i saktë dhe më i gjithanshëm për Ilirët.
Vetë Ilirët,fatkeqësisht nuk na kanë lënë kurrfarë dokumenti të shkruar për kulturën e tyre, kurse fqinjtë e tyre, grekët në jug dhe romakët në veri nuk kanë pasur shumë arsye t`i simpatizojnë dhe në veprat e tyre t`i paraqesin në mënyrë objektive, sepse vazhdimisht kanë qenë në luftë me ta.
Përkundër ca autorve antikë ,që Ilirët i paraqesin si kusarë, Pseudo Skymni, për Ilirët shkruan se ata ishin popull që i respektonin perënditë, ishin të drejtë dhe plot virtyte. Gjermani George Zuppel më 1877 botoi historinë deri tash më të hollësishme të Ilirëve, të bazuar në burime të shkruara.
Theodor Momsen shkroi “Corpus Inscriptiorum Latinorum” ku i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura. Georg Hahnn në veprën “Albanesisshe studien”1854 ndër të parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm rrjedhin nga Ilirët e lashtë.
Qiro Truhellka nga Bosna 1888 është me meritë të madhe që bëri gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme Ilire në Donja Dolina afër Bosanska Gradishkës dhe e informoi tërë botën shkencore për këta të arritura. Gërmime të mëdha për Ilirët në Bosnje kanë bërë edhe Vasil Qurqiq, Karl Patch, Dimitrije Sergejevski, etj.
ORIGJINA E ILIRËVE
Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ata shprehin vetëm dy pikëpamje:
Njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Ballkan, ndërsa;
Edyta i quan ilirët si popull autokton të formuar në trollin historik të Ilirisë.
Përsa i takon teorisë së parë aty ka mospërputhje, përsa i takon vendit se prej ku erdhën ilirët dhe në cilën kohë.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerët me kulturën e fushave me urna apo me kulturën e Luzhicës. Sipas tyre, ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa qendrore, në fillim të epokës së hekurit u ngulën në Gadishullin Ballkanik.
Teori më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në trollin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë gjen prova të shumta në territorin historik të Ilirëve, me zbuliomet e bëra në trollin e Shqipërisë: Maliq, Pazhok, Vajzë, etj. Jashta Shqipërisë: Glasinac (Bosnjë) etj.
Trolli i kulturës së fushave me urna nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me Ilirët. Duke krahasuar trollin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirfilltë ilire Mat-Glasinac, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materi ale në qeramikë, në objektet metalike etj. ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trolli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësajë të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike e egjeane nuk e përfëshinë pjesën perendimore të Ballkanit dhe nuk prunë deri në zhven dosje të ilirve. Kjo shihet qartë , ku materialet arkeologjike të kësaj kohe flasin jo për ndërprerje të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë trollin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone deri në sh,VI p.e.s. kur
historikisht dihet se këta krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme ilire.
Procesi historik i zhvillimit të etnogjenezës ilire fillon shumë kohë përpara dyndjeve dore, egjeane, panono- ballkanike dhe konkretisht fillon me dyndjen e madhe të periu dhës kalimtare nga neoloiti në epokën e bronzit që përfshin treva të gjera të Evropës dhe Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar si indoevropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvje çarit të tretë u krye nga grupe baritorësh të ardhur nga stepet e lindjes. Është provuar arkeologjikisht se kjo nuk është bërë menjëherë por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre edhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë këtyre dyndjeve grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsinë që erdhi, të cilët u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi me kulturat neolitike të Vinçës. Butmirit, Lisiçiq-Hvarit në Jugosllavi, të cilat qenë zëvendë suar me kulturat e reja: Kostalac, Vuqedol, etj. e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit e cila qe zëven dësuar nga një kulturë më e ulët që i atribuohet pikërisht kësaj dyndejeje. Në përzierjen etnike të kulturave të popullsive neolitike, paraindoevropiane ose indoevropiane të hershme me ardhësit e rinj indoevropian të stepeve, u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit perëndimor, rrjedhi misht edhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore të dalluara nga bashkësitë e tjera jo ilire. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm, krahinat jugore të kësaj treve ishin të këthyera me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut me të cilat qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe kulturore .Veriu ishte i këthyar drejt Evropës qendrore. Këto lidhje ndikuan sadopak në forimin dhe
diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe atij verior. Duke filluar në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë , rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurtë etnike që u formua nga shkatërrimi i botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndi more të Ballkanit atë substrat etnokulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si Pellazge.
Nga shumë teori që janë përmendur deri më tani, mbi origjinën e Ilirëve, padyshim, teoria më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai çështjen e etnogjenezës së Ilirëve e trajton në punimin e tij “Parailirët, Protoilirët dhe Ilirët e lashtë.”Sipas Benac, zhvilli mi i brendshëm në Ballkanin perendimor shkaktoi, mu në fund të epokës së bronzit, formimin e bashkësive etnike të Ilirve të vjetër dhe së shpejti mandej në periudhen e hekurit edhe kriji min e etnosit Ilir.
Ngjashëm me Benac, procesin e formimit të etnosit Ilir e sheh edhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch Gimpera. Në mesin e teorive mbi origjinën e Ilirëve, një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve e ka pasur deri tash vonë edhe teoria mbi Ilirët si krijues të të ashtuquajturës “Kultura e fushave të Lluzhicës, në Gjermani. Këtë teori sëpari e formulon arkeologu gjerman Gustav Kossin na dhe e përfaqësojnë në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Sipas tyre, themeluesit e kulturës së fushës së urnave të kohës së bronzit, kanë qenë Protoilirët, prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët. Arkeologjia dhe gjuhësia janë ato të cilat zbulojnë emrat e popujve të lashtë pastaj lidhjen historike dhe gjuhësore të tyre në mes veti.
Kur mundohemi të zbulojmë origjinën e ilirëve e më vonë shqiptarëve pikërisht mbështetemi në këto dy shkenca:
Arkeologjia e cila studion mbeturinat materiale të zbuluara në varreza dhe themele të objekteve të lashta që i kanë përdorur ilirët.
Gjuhësia—që studion gjuhët të cilat i kanë përdorur popujt e lashtë.
Në lashtësi, vendi nga gjiri i të cilit lindnin njerëzit, dmth. vendi ku ata jetonin dhe vëndi ku fillon t`i njohë historia konsiderohej me të drejtë edhe atdheu i tyre i parë. Është çështje e njëjtë edhe kur flasim për autoktoninë e popullit shqiptar të sotëm.
Historianët bizantinë të sh.14, shqiptarët i quajnë Arvanitis, Ilirius, Trivalus, Skithius, etj.
Thummann,profesor në Lajpcig të Gjermanisë, në gjurmimet e tij “Mbi historinë e kombeve të Evropës lindore”,1774, shqiptarët i quan pasardhës të drejtpëprdrejtë të Ilirve të Gencit, Teutës dhe Pirros.
Malte Bruni në “Anales des Vojages, Paris 1808 thotë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve. Anglezi, V.M.Lake 1814 që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët jënë ilirët e vjetër.
Gjuhëtari i njohur shqiptarë Eqrem Qabej në veprën e tij “Elemente të gjuhsisë e të literaturës shqipe, Tiranë 1936,” boton edhe tri teoritë mbi origjinën ipotetike të gjuhës shqipe e që jënë këto:
Teoria e parë:
-Shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Ilirët dhe Ilirishtja. Përfaqsues të kësajë teorie jënë:
Gustav Mayer, albanolog.
Leibnic,………filozof.
Thummann…historian.
Diefenbach…historijan.
Falmeajer….historian.
Hahn…………historian.
Niebuhrn…..filozof
Françesko Ribezzo,gjuhëtarë.
Theoria e dytë:
-Shqipatrët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrakët dhe thrrak ishtja . Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Potti,………………..gjuhëtar
Tomaschek,………gjuhëtar
Vasmer,……………historian
Herman Hirt,……gjuhëtar
Vhatmough, gjuhëtar amerikan,
Gustav Veigand, profesor në Lajpcig
Chuhard dhe Hesdem….gjuhëtar
Theoria e tretë:
– Shqipëtarët janë përzierje Ilirothrrakase dhe gjuha shqipe është përzierje e Ilirishtes dhe Thrrakishtes. Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Arbois de Jubainville, historijan,
Carl Patsch , historijan
Baron Nopska, albanolog hungarez,
Norbert Jokel, albanolog nga Vjena.
Me anë të gjuhësisë e cila është pjella e sh. 19, u muar vesh se ka qenë një kohë kur numër i madh popujsh jetuan bashkë në një atëdhe të përbashkët. Gjuhët që kanë përdorur këta popuj, shkenctarët i kanë ndarë sipas emrave të tre djemve të Nuhit ( Noe) e që ishin:
1.Ham.. Gjuhët Hametike,
2.Sam.. Gjuhet Semitike dhe
3.Japheth Gjuhet Japhetike.
Popujt që flasin gjuhet Japhetike hyjnë në familjen e popujve Arianë ose Indoevropjanë. Këto gjuhë i flasin popujt që jetojnë në Evropë, ku bëjnë pjesë edhje shqiptarët, me përjash tim të turqve dhe hungarezëve.Nuk dihet për popujt Arianë, se kur kanë jetuar së bashku, por dihet se atdheu i tyre i përbashkët ka qenë në Azinë qendrore, aty nga veriu i Indisë dhe prej aty fillojnë të shpërn gulen drejt perëndimit. Sipas ksaj na del se nëna e të gjitha gjuhëve Indoevropiane është Japhetikja, pastaj Sanskritishtja, Greqishtja e vjetër, Latinishtja, Gjermanishtja, Anglishtja, Shqipja etj.*
Referencat______________________________
*Aleksandar Stipçeviq, “Ilirët” (Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit) 1974, Zagreb.
Spiro N.Konda ,”Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”1964,Tirënë.
Dr.Zef Mirdita,”Mitet dhe Mitologjia në Antikë” 1988 Rilindja Prishtinë.
Dr.Masar Kodra.Dr.Jetullah Krasniqi, Historia për shkolla të mesme 1988.faqe,29-36.
Dr.Hysni Myzyri,(redaktor përgjegjës)”Historia E Popullit Shqiptar”për shkolla të mesme,kreu i I-II,1994 Tirënë.Faqe
Dr.Skënder Anamali, “Varrezat arbërore pranë Liqenit të Ohrit”- Sh.e M. 1994 Shkup,f.35. Alojz Benac,”O uçeshçu ilira u egejskoj seobi”Arheoloshki radovi 1957 Sarajevo.
Njihej mire nga rrethi shoqëror për manipulues e narcisë i paparë. Ai njihej tashmë nga të gjithë në rrethin ku jetonte me nofkën Kotësi, se ua fuste kot gjërave, sajonte gjëra të paqena ndonjëherë nga ngjarjet historike, paraqitej sikur ai, ishte takuar me figura të larta nga historia jonë më e re, dhe se ai ishte udhëheqës i të gjitha atyre ngjarjeve që lane gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit!
-Ai e sheh shpesh vetën në ëndërr, e sheh vetën të jetë një njeri i famshëm. Ky Kotësi ëndrrash e ndjen veten si njeri të zgjuar, se është i vetmi ky që i di të gjitha skenat e prapaskenat politike nga të gjitha hapsirat shqiptare, flet me mburrje për bëmat e tij ”heroike” flet ankueshëm se ai në këtë mënyrë fsheh frikën e të lavdëruarit. Ky njeri: “Të lan e të shpërlan” thotë urtia popullore, pra të bënë lajka për të të mashtruar, thjeshtë është njeri me disa faqe, pra shtihet i mirë, por të bënë të keqën, është një figure e rrejshme, i maskuar me patriotizëm farsë.
– Ai ëndërron të të qenit mbret për një ditë?
– Jo, jo ai mendon për më shumë se një ditë, ai ndien se ka lëshuar ngado fijet e marimangave nëpërmjet të cilave ëndërron se do të kontrolloj lëvizjen më të re të historsë shqiptare.
Ai e sheh vetën si një force e vërtetë pa të cilin historia jonë nuk ecën përpara, ai e ndjen vetën si një qenie thelbësore, që lëviz pa lëvizur nga vendi, ai nëpërmjet marimangave të tij që ju ka shërbyer e që i sherbejnë, që i ka korruptuar dhe vetë është korruptuar, veprojnë pa bërë asgjë të mire për Atdheun, ai flet pa shqiptuar as edhe një fjalë, ai është vetë magjistari dhe hyrja nëpërmjet falsifikimit në historinë e kotësive është njëlloj marifeti i tij.
– Kush është ky Kotësi?
– Një lakmitar, një manipulues, një mashtrues, një dreq i vërtetë.
Është një paradoks i pafund, që sheh vetën të jetë gjithnji vetëm i pari, duke pare të tjerët servilët pas tij. Është një gjyle e zbrazur në ajër. Është si diçka e ngrirë në kohë, si diçka i mbajtur peng nga ai nëpërmjet marimangave helmuese.
– Ai do që të jetë vetë Historia?!
I dehur për lavdi të rreme, kjo e madhja gënjeshtër, historia e së vërtetës nëpërmjet gjuhës së fakteve shkencore, për të është një shmang’je nga rruga shkencore e historisë së mirfilltë, për të historia e së vërtetës e shkruar në bazë të fakteve nga historian të mirëfilltë, për të është një zhgënjim, ngase ai posedon të gjitha njohurit historike të kohës më të re, që Kotësi paska luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet e kohës, ndaj dhe emri i tij duhet të jetë gjithkund dhe gjithnji i pari.
Kjo është sëmundje, kjo është ëndrra e tij, kjo infekton të gjithë ata njerëz të mashtruar që janë tepër afër tij. Ata që i ka vu nën këmbë, janë të infektuar dhe deri kur ta kuptojnë mashtrimin do të mbetën robër e pengu i Kotësisë.
Në një shoqëri, ku rrenën, mashtrimin e shkruajnë në mënyrë falsifikuese për histori, apo thënë ndryshe aty ku gjepurat hyjnë nga porta si lavdata të rreme, lavdata kotësie, aty në atë ambient shoqërorë assesi s’mund të qundronë e vërteta historike dhe arsyeja e shëndoshë. Të ikësh me kohë nga njeriu i mallkuar, hileqar e vetëmashtrues, që ndryshon kaq shpesh, kaq shpejt, pas njëqind e një ndryshimeve prej kameleoni të besimit dhe parimeve, kur njeriu nuk i zë besë vetës është një gënjështar! Nuk duhet të kërkoshë vetëm ty të besojnë, por edhe të besosh tek tjetri.
Njeriu që beson në rrenën e vet, konsideroj me të drejtë se ky njeri ka tradhtuar të lindurit e vet.
* Historia e fiseve te Gegnise eshte nje teme shume e koklavitur dhe e mbushur plot me ngjarje dramatike aq sa une ndoshta edhe pse kam studiuar cdo autor te huaj se bashku me gojedhenat perkatese mbi zanafillen e cdo Fisi,gjithsesi nuk arrij qe te krijoj nje definicion te sakte.
Pse?!
Sepse,realisht eshte e pamundur qe te flasesh apo te shkruash me nje bindje dhe siguri te plote duke mbrojtur nje teori te tille historike nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre zhvillimeve kaq dinamike,na vijne kryesisht nga gojedhenat kontradiktore dhe jo nga burime te shkruara!
Deri me sot,Historiografia Shqiptare ka trajtuar simbolikisht dhe ne menyre shume siperfaqesore,vetem origjinen dhe dinamiken e formimit te 12-Fiseve kryesore por realisht te gjithe Shqiptaret e Gegnise jane pjese integrale e mbi 70-Fiseve ku gjithsecili mbart Historikun dhe karakteristikat e veta specifike.
Nuk ka Shqiptar-Gege qe te mos i perkase nje Fisi te caktuar,pervec koloneve osmane,egjiptiane,rome,cerkeze dhe ashkali qe jane vendosur dhunshem ne disa nga vendbanimet tona kryesore dhe normalisht qe ato do te qendrojne gjithmone si nje”mish i huaj”ne trupin tone te shendetshem Iliro-Arbnor.
Persa i perket Fiseve kryesore,origjines dhe dinamikes se levizjeve migratore brenda-perbrenda hapesires Gege,une po paraqes nje restrospektive historike sa me te shkurter duke qene shume i bindur dhe i sigurte per gjithcka qe po shkruaj ketu;
Fisi me i vjeter Shqiptar qe ekziston akoma sot si emertim eshte Fisi”Dushmani(Shkoder)”dhe jo”Berisha(1300)”sic pretendohet nga pjesa me e madhe e studiuesve shqiptare dhe te huaj.Keshtjella e Dushmanit(shek.V-VI-te)permendet nga vete Prokopi i Cezarese(Historiani&biografi i Perandorit bizantin.Justiniani i madh i Ilirise)dhe ai e citon me emrin”DUSSUS(Duss-Mani)”qe gabimisht&rastesisht gjen kuptim duke u perkthyer nepermjet gjuhes turke si Dushman-Armik(ska pike lidhje por eshte thjeshte nje koincidence linguistike).
Pothuajse te gjitha Fiset e veriut te Shqiperise fillojne qe te kristalizohen menjehere pas pushtimit te eger osman por levizjet e para migratore nga Dardania(ne lindje),zona bregdetare e Albania Veneta(Shqiperia Veneciane)ne perendim dhe Pjesa Katolike(kroate)e Bosnjes,Hercegovines dhe Mali i Zi i sotem ne veri-perendim qe ju drejtuan Malesive te veriut,e kane zanafillen qe ne fillim te viteve 1430 dhe me konkretisht,kronikat e para i referohen vitit-1432;”Mirdita,Shala&Shoshi”te cilet e braktisen Dardanine pas vales se pare pushtuese te perandorise osmane. Karakteristike e perbashket e ketyre Fiseve ishin;Kombesia Arbnore&Besimi Katolik Roman.
Per fisin e madh”Thaqi”une favorizoj tezen e origjines nga pjesa lindore e maleve te Sharrit(e trajtuar pak ose aspak),pra nga fusha e Pollogu(Tetove-Gostivar)dhe nuk ju besoj perrallave qe i pari i tyre ishte nga fshati Murriqan i Anamalit(Shkoder-Ulqin)por dihet qe kur u vendosen ne Malet e Dukagjinit te vjeter(Puke)dhe me konkretisht ne tokat e Fisit te fuqishem”Berisha”,ata njiheshin si”Eshki(Shkie)”pasi i perkisnin Besimit-Ortodoks dhe jua falen vendin per te banuar vetem kur”Fisi-Thaqi”pranuan qe te perqafojne Besimin-Katolik-Roman por konflikti me fisin-Berisha vazhdon edhe ne shekujt pasardhes..etj.etj.Fiset e Malesise se Madhe;” dhe ato te Malesise se vogel(Malesia e Gjakoves)ishin/jane kryesisht me origjine te perzier(Dardania-Kroacia&Malesore autoktone).
Berisha jane autoktone,Gashi e kane prejardhjen nga Toplana dhe Krasniqi nga Strellci i Pejes por te gjithe ato fise qe e lidhin zanafillen ne Bosnje(pjesa e sotme,kroate)i braktisen keto vendbanime antike Ilire,menjehere pasi Atdheu i tyre u pushtua nga Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitet-1460,ata nuk pranuan qe te nenshtrohen si ortodokset sllave(serbet e sotem te Bosnjes),te paguajne taksa dhe ti nenshtrohen sistemit te Devshireve si Katoliket sllave(kroatet)dhe aq me keq sikur te pranonin konvertimin masiv ne Besimin-Islam ashtu sic bene te gjithe Bogomilet e Bosnjes(boshnjaket e sotem Myslimane).
Te gjithe keto komunitete autoktone(enklava Ilire)me gjak te paster Iliro-Arbnor te cilet i kishin mbijetuar asimilimit sllav,u dynden drejt Alpeve Shqiptare dhe ne malesine e Dukagjinit te vjeter(Puka)me qellim qe ti bashkoheshin berthames se mirefillte Katolike-Arbnore duke konservuar me shume fanatizem,identitetin e tyre etnik&religjioz.
Vala e dyte migratore nga Dardania ne drejtim te veriut te Shqiperise nis ne vitet;1450-1458 me ne krye te madhin”Princi.LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)”i cili ka lindur ne Ulpiane ose Velekince te Anamoraves prane qytetit te sotem te Gjilanit.
Te gjithe besniket dhe ndjekesit e ketij Princi famemadh ishin jo vetem Bashkeluftetaret e tij Dardane por edhe me qindra familje te tjera Katolike-Dardane qe u strehuan ne malesite e veriut ku u shkrine me Fiset vendase duke formuar nje sistem fisnor te organizuar ne nje menyre shume te rafinuar.etj.etj.Vala e trete migratore drejt malesive te veriut nis pas vdekjes se hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI(1405-1468)”dhe e arrin piken e saj kulminante pikerisht pasi Keshtjella e Krujes(1478)dhe me pas ajo e Rozafes bien ne duart e osmaneve gjakatare(1479)…Te gjitha familjet aristokrate Arbere emigruan drejt Italise se jugut(Mbreteria e Napolit),Raguzes(Dubrovnik),u vendosen neper qytetet dalmate(Kroacia e sotme)dhe ne qytetin e Venecias.etj.etj.Ndersa nje pjese e madhe prej ketyre banoreve(Durres,Kruje,Kurbin,Lezhe,Zadrime,Shkoder dhe nga rrethinat e Ulqinit&Tivarit)u dynden drejt lindjes duke u strehuar neper male se bashku me vellezerit e tyre Dardane dhe te gjithe keto te ardhur te rinj u integruan brenda sistemit Fisnor duke jetuar dhe vdekur sipas ligjeve te Kanunit.
Gjithashtu,pushtimi i perkohshem i qytetit te Ohrit nga Perandoria Osmane ne vitin-1394,pasi ua moren Familjes se fuqishme te”Gropajve”,shenon fillimin e nje procesi migrator qe u zhvillua me intervale te crregullta ku shume familje autoktone Arbere u vendosen brenda territoreve malore ne veriun e Shqiperise dhe kryesisht ne Trevat;Diber,Mat dhe Mirdite.Dyndjet migratore marrin fund ne fillin te viteve 1500 dhe te gjithe keto te sapoardhur shkrihen me popullsine vendase(autoktone)duke ju bashkangjitur Fiseve te caktuara.
Sistemi i organizimit te ketyre Fiseve konsolidohet shume shpejt duke sanksionuar edhe kufijnte respektive te gjithsecilit prej tyre ku edhe pse Perandoria Osmane perpiloi nje projekt shume ambicioz me devizen”Perca dhe sundo”ku nepermjet joshjes se krereve te Fiseve ajo,pergjate shek.XVII-te,ja arriti qellimit te saj djallezor per te implementuar me shume sukses,sistemin e Bajrakeve me qellim per te administruar keto vendbanime te papushtueshme,por edhe pse Bajraktaret gezonin pushtet te plote politik dhe ushtarak,fatmiresisht:Ndjenja e forte e perkatesise fisnore vazhdoi qe te dominonte jo vetem mbi pushtetin e tyre politiko-ushtarak por edhe mbi autoritetin shpirteror te Kishes-Katolike-Shqiptare.
Mbipopullimi i shpejte i malesive te veriut qe erdhi si rezultat i nje vitaliteti te pakrahasueshem nga ana e ketyre fiseve,e beri praktikisht te pamundur qe Malesoret trima dhe teper gjaknxehte,ta ruanin”Status-quone”pasi hapesira e kufizuar e tokave bujqesore,konfliket e ashpra per kullota,mungesa e theksuar e lendes ushqimore shkaktuan”zi buke”dhe nje situate te paperballueshme e cila ishte e karakterizuar nga konflikte te ashpra vellavrasese.
Te gjitha keto rrethana cnjerezore,krijuan kushtet per nje ekspansion demografik shume te fuqishem ne drejtim te perendimit por sidomos drejt lindjes;Dardanise….Te paret qe u dynden masivisht ishin Fiset;”Kelmendi,Gashi,Krasniqi&Berisha”ne vitet 1600-1660 qe duke perdorur autoritetin e fisit dhe fuqine e palimituar qe u jepte gjakmarrja,ata u rikthyen ne Atdheun e tyre te lashte dhe duke forcuar radhet e vellezerve te tyre Dardane por me nje kosto morale&shpirterore;
Ata u detyruan qe ta braktisin Besimin Katolik tradicional dhe nga”Kriptokristianizmi”,perqafuan gradualisht Besimin-Islam pasi dicka e tille jo vetem qe ju mundesonte shperblime me toka te mira bujqesore apo poste te larta ne ushtrine dhe administraten shteterore osmane por sherbente edhe per efekt dallues ne raport me elementin e urryer sllavo-ortodoks ku fatkeqesisht te gjithe Arberit-Ortodokse te Dardanise u asimiluan dhe u serbizuan nga Kisha Ortodokse serbe e cila gjate ketij procesi,koordinohej me Patriarkanen Ortodokse Ekumenike te Kostandinopojes dhe sidomos me vete Porten e larte(Top-Kapi).
Njesoj sic ndodhi me Malesoret autoktone Arber ne malesite e veriut,i njejti proces u zhvillua edhe tek Arberit autoktone te Dardanise sepse te gjithe ju bashkuan Sistemit te organizimit fisnor duke u identifikuar si pjesetare te fiseve respektive pasi keshtu siguronin nje mbrojtje shume efikase si ndaj osmaneve ashtu edhe kundrejt serbeve….Kelmendasit u treguan me te fuqishem se te gjithe;ata depertuan si ne lindje por edhe drejt veriut si ne;Rashe dhe Sanxhakun e sotem(Serbia perendimore)dhe deri ne disa fshatra prane Beogradit;”Hritkovci&Nikinci”ne bregun e lumit Sava,ku rane ne kontakt edhe me elementin hungarez ku nepermjet sakrificave titanike ato arriten qe ta ruajne Gjuhen-Shqipe dhe Besimin e tyre Katolik-Roman deri ne fillim te viteve-1920 kur u asimiluan duke u serbizuar plotesisht.
Pra,me pak fjale;Te gjitha Fiset e Gegnise jane nje konglomerat shume i rafinuar ku lidhjet e gjakut jane kaq uniforme qe nga Nishi deri ne Shkumbin dhe qe nga Tivari e deri ne Shkup.
Elementi Dardan dominon si ne Mirdite,Shale,Shosh dhe Zadrime.etj.por edhe anasjelltas.
Vete Familja e lavdishme”Gjomarkaj”jane me origjine nga Pashtriku i Hasit dhe me shume gjasa kane lidhje gjaku me”Fisin-Bytyqi”ashtu sic dihet qe pjesa derrmuese ne Mirdite&Zadrime jane kryesisht”Fis;Bytyq&Thaq”.
Karakteristika dalluese kryesore e ketyre Fiseve te fuqishme ishte ruajtja e lidhjeve familjare dhe pastertia e gjakut pasi n.q.s nje familje e”Fisit Shale,Berishe apo Gash etj.”e konvertuar ne Besimin-Islam qe ishte e vendosur ne skajin me te larget te Shqiperise-Etnike dhe pesonte ndonje fatkeqesi ose me konkretisht”vrasje”dhe ndoshta nuk kishte mundesi per te marre gjak,atehere njoftonte anetaret e tjere te fisit ne Malesite e veriut(Katolike)te cilet tregoheshin gjithmone te gatshem apo mezi prisnin dhe madje kerkonin me kembengulje qe tju vinin ne ndihme vellezerve te tyre duke shkuar per tu marre gjakun sepse kjo ishte ceshtje nderi.
Po i njejti proces zhvillohej edhe anasjelltas dhe prandaj lidhjet familjare ndermjet anetareve te Fisit ishin shume kompakte dhe ajo cfare bie ne sy edhe sot,eshte pikerisht”ruajtja e pastertise se gjakut”pasi Shqiptaret e Gegnise;Katolike apo Myslimane qofshin,kurre nuk lidhin martesa brenda Fisit edhe pse mundet te jene te pakten 10-12-breza larg njeri-tjetrit,madje deri perpara 100-150 vitesh nuk martoheshin as anetaret e”Fiseve vellezer” sic ishte rasti i 3-Bajrakeve te vjeter te Mirdites:Orosh,Spac dhe Kuzhnen ne raport me Dukagjinasit e Shales dhe ato te Shoshit.etj.etj.
Pra,me pak fjale;normat morale dhe pastertia e gjakut sipas tradites Iliro-Arbnore te Fiseve-Shqiptare qendronte shume me lart sesa Doktrina e Krishtere(Katolike)qe lejon martesat deri ne 5 apo 7-brez,ose Doktrina Islame ku ka shume raste qe besimtareve ju lejohet qe te lidhin martesa edhe me kusherinjte e brezit te pare!!!.
Pasoja e vetme negative qe erdhi si rezultat i konvertimit ne Islam ishte sidomos braktisja e Kishave Katolike Iliro-Arbnore ne territorin e Dardanise te cilat ne mungese te besimtareve Katolike-autoktone u uzurpuan nga Kisha Ortodokse serbe ose u bastisen,u rrenuan dhe u pershtaten si Xhamia turke.
Persa i perket fiseve Shqiptare ne Malin e Zi,si:”Vasojeviqet(Vasot),Bjellopavliqet(Pali i bardhe-Palabardhet),Kucic(Kuqet)qe rane nen ndikimin e Kishes Ortodokse,ata u asimiluan plotesisht dhe ndersa malesoret Shqiptare te Sanxhakut(serbi)u konvertuan masivisht ne Besimin-Islam dhe sot gezojne statusin si minoritet boshnjak.
N.q.s i referohemi zanafilles se krijimit te Fiseve ne veriun e Shqiperise dhe kristalizimit te tyre,nuk duhet qe te leme pa permendur edhe elementin Shqiptar”Toske”por edhe komunitete te tjera etnike qe ishin te perfaqesuara nga grupe etnike te paperfillshe ne raport me superioritetin absolut te elementit Arber sic ishin;Vllehet,Bullgaret por edhe nje komunitet i vogel Hungarez qe u vendosen ne fshatrat mirditore;Ungrej dhe Vig ne territorin e sotem Lezhe-Shkoder ku u vendosen nga vete hyjnori”GJERGJ KASTRIOTI”pasi keto familje hungareze ishin te formuara nga disa prej luftetareve qe mbijetuan pas disfates qe pesoi miku i tij”Janush Huniadi”ne betejen e dyte te Fushe-Kosoves kunder osmaneve.
* Une jam Oroshas dhe si i tille jam shume krenar per origjinen time te hershme Dardane nga”Djepi i Shqiptarizmes”;<<“RRAFSHI I DUKAGJINIT”>>.
P.S:(Ju pershendes nga Kisha e Shpalit,nje lokalitet shume i rendesishem per historine tone Kombetare pasi ketu organizoheshin te gjitha kuvendet ndermjet Krereve te Mirdites).
Shqiptaret jan pas’ardhesit e Pellazgve-sipas amerikanit George Fred Williams
George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg…
Shqiptaret janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…
Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…
Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…
Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.
Origjina e shqiptarëve
Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.
Për shembull,
Kaos është hapsi, hapësira;
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.
Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Në gjuhën shqipe është,
Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.
Rastësisht duke studiuar gjuhen gjermane gjeta këtë tabelë, ku thuhet se: gjuha shqipe ka ekzistuar 2000 vjet para Krishtit, ndërsa gjermanishtja vetëm 500 vite para Krishtit, dhe se gjermanishtja ka lindur nga përzierja e Ilirishtes, Italishtes dhe gjuhes Kelte, sipas Prof.Dr.Lutz Mackensen, shkruan Engjell Buxhaku.
Ky projekt është përcaktuar nga “qeveritarët e famshëm kosovarë ” dhe kanë ndarë shumë fonde për ta realizuar. Ka pas edhe afera korruptove,keqpërdorime dhe ma në fund stagnim!?. Autostrada e Kosovës Morinë-Merdare,plan sipas projekteve të ekzekutivit kosovar i gabuar në destinacion i pa kuptimtë dhe i pa vlerë!
*
Lind pyetja pse është i gabuar ?
Sepse ky aks rrugor nuk ka ndonjë rol dhe dobi për shqiptarët përtej kufirit nga se pika kufitare e Mendarës drejtimi i Prokuples në Serbi, edhe se ishin vendbanime shqiptare, ma nuk ka, nga që u përzunë në viti 1878 e këndej nga terrori dhe gjenocidi serb!.
U ndoqën nga okupatori serb dhe nuk la ma shqiptarë atje, pos toponimeve shqiptare që kanë mbetur gjurmë të historisë. Ky popull ishte atje autokton sipas toponimeve që sot një numër i madh qytetarësh të Kosovës i mbajnë këta mbiemra si kujtim nga kanë prejardhjen si: Kastrati, Bllaca,Vllasa,Grabanica,Spanca,Konjusha,Gajtani,Arbana,Breznica,Muhaxheri,Maqedanci,Kapiti,Toplica,Saraqi,Ratkoceri etj.
Këto toponime sot shqiptarët e Kosovës i kanë si mbiemra të trashëguar në bazë të vendbanimeve shqiptare që t’i mbajnë në kujtesë. Përkundër reprezaljeve dhe terrorit që e ndoqi Serbia kundër popullit tonë, këto toponime u ruajtën deri me sot.
Pra, shikuar në retrospektivën historike, politike dhe diplomatike, asnjë organ qoftë nga Shqipëria, Kosova apo ndonjë institucioni shqiptar nuk e ngrit ndonjë reagim ndërkombëtar (kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë,për atë gjenocid në ato territore, po edhe dhe për pjesët tjera, të Kosovës Lindore(Preshevë, Bujanoc, Medvegjë .Madje as nuk u kërkuar dëmshpërblim për terrorin dhe provën gjenocidiale që përjetoj Kosova gjatë viteve 1998-1999. Serbia ishte shteti terrorist që zbatoj planet e Akademisë serbe me kriminelin dhe ekzekutorin kryekasapin e Evropës Sllobodan Millosheviqin!?.. Në Kosovën Lindore po ushtrohet edhe sot një terror i paparë, ku as shkollat dhe kultura shqiptare nuk lejohen,madje as simbolet e veta kombëtare të përdoren!
Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi zotërinj qeveritarë!
Tu themi mjaft sharlatanëve politik shqiptarë, mos luani me gjëra të shenjta si trashëgimtar babë -baba-dem të këtyre trojeve tona!!!Këto janë vlera nga paraardhësit tanë,pra kujdes . Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi (tokën e shenjtë arbërore të stërgjyshërve që na mbeti amanet ta ruajmë si sytë e ballit), prandaj larg duart nga pisllëqet e juaja të interesave personale klanore, grupore dhe rajonale!.Kosova Lindore është e Kosovës dhe e shqiptarëve. Ju me pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare?Ju e keni degraduar këtë vend të Malësisë së Gollakutqë dikur ishte magje e Prishtinës,por edhe sot është e banuar me mbi 70 % me Gollakas dhe pjesë tjera qe ndërlidhen historikisht me territoret shqiptare te Medvegjës deri të Leskovci.
-Këtu po e ndërlidhi edhe me çështjen e Autostradës së Kombit që shihet se për një arsye apo një tjetër, jeni duke e gabuar dhe stagnuar këtë projekt. Ju zotërinj qeveritarë nuk duhet destinacionin e saj ta vazhdoni në drejtim të Merdares , por duhet te lidhet për Malësinë e Gollakut,Keqekollë Dabishec,Kapitit,Medvegjes dhe zonat e Kosovës Lindore që shtrihen në Gollak -Karadak dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë më në fund të lidhet me aksin rrugor Beograd -Shkup.
Kjo vijë nuk i lenë të anashkaluar vëllezërit tanë në “Kosovën lindore” që të lidhen me rrugën e Kombit dhe me trungun e Kombit. Shumë domethënëse do te ishte dhe me rëndësi te veçanet, nëse kjo autostrade do të kishte kaluar nëpër Gollak, dhe Kosovën Lindore.
Kështu qe me kalimin e autostradës në këtë drejtim, do ti lidhte trojet shqiptare ne veçanti do t’ju ndihmonte banorëve te Kosovës lindore që të rikthehen në tokat e tyre stërgjyshore konfrom ligjeve ndërkombëtare qe i kanë aprovuar për rikthimin e serbëve në Kosovë. Asgjë mos të kërkohet ma shumë se sa aprovimi i ë drejtave të shqiptareve atje sikurse serbet që i gëzojnë në Kosovë se sa aprovimi i të drejtave të shqiptareve atje sikurse serbet qe i gëzojnë në Kosovë. Këtyre zonave të Malësisë së Gollakut ,do tu ndihmohet jashtëzakonisht ne aspektin e zhvillimit ekonomik, bujqësore, e sidomos të turizmit, për arsye së “Banja e Sjarinës” dhe vargmalet e kësaj anëve më bukuritë e veta përrallore mund të shndërrohen në pika turistike.
Boll ma ishim të bojkotuar nga Mbretëria serbo-sllave, që pikërisht këto ane ishin si mburojë e Kosovës ne rezistencën për mos pushtimin e Kosovës dhe pikërish,t për ketë as regjimi ish jugosllav edhe një qindarkë nuk e ka investuar kurrë ne këto anë!?.Prandaj mos hezitoni, por duhet të jeni në krahin e interesave kombëtare dhe strategjike.
Mesazh -thirrje dhe apel për spektrin politik ,ekonomik dhe kulturor të Malësisë se Gollakut Lindore,ndikoni në zbatimin e këtij projekti!
Ky artikull le të jetë si mesazh,thirrje dhe apel i të gjitha forcave politike, te organizatave qeveritare dhe jo qeveritare,qytetarëve të komunitetit shqiptarë që jetojnë ne Kosovën Lindore Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc , intelektualëve, krijuesve,biznesmenëve, veprimtarëve, shoqatave, klubeve ,organizma dhe veteran të vlerave tona kombëtare të Kosovës ,por në veçanti te Malësisë së Gollakut që të kontribuoni për realizimin e këtij projekti sipas përshkrimit.
I ftojmë, njëzëri t’i bashangjitëni thirrjes tonë për këtë qëllim kombëtar dhe strategjik edhe politikajtë Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafen nga Prapashtica ,Alnin Kurtin përfaqësues i Vetëvendosjes Prishtinë nga Ulqini -Gollaku,z.Behgjet Pacollin biznesmen dhe politikannga Mareci-Gollak,Valon Muratin politikan nga Hajkobilla- Gollak,Akademik Idriz Ajetin nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Kaqusha Jasharin politikane nga Tuxheci Gollak ,Luan Fazliun biznesmen dhe veprimtar nga Gollaku,Organizatën jo qeveritare që udhëhiqet nga gazetari Bahtir Cakolli në TV- 21 nga Krileva- Gollak,Arif Demollin shkrimtar nga gllogovica- Gollak, Lema Xhemen deputete në Kuvendin e Medvegjës nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Muharrem Salihun biznismen nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak, Demir Krasniqin këngëtar nga Tuxheci – Gollaku,Haki Demollin politikan nga Krileva-Gollak dhe vëllezërit Xhemë Xhemen dhe Ramadan Xhemen në SHBA krye lobist dhe financues në Kongresin amerikan për Pavarësinë e Kosovës,sot kryetar i Këshillin Shqiptaro – Amerikan Xhemë Xhema. Të lartpërmendurit ftohen që të krijojnë një bord apo këshill të organizimit të këtij projekti për ta zbatuar sa më parë në praktikë.
Vështirësitë ,synimet lokale dhe projektet Evropiane për Ballkanin perëndimor!
Duke pasuar parasysh se Evropa shpesh ka vepruar ne interesat e Serbisë apo planeve të saja.Edhe sot ndikon negativisht edhe në faktorët tanë politik të Kosovës. Ata kanë pengesa si në zbatimin e donacioneve të ndryshe,apo edhe projekteve të tilla siç është rasti i Autostrade,por edhe i lakmitarëve politik të Kosovës që interesat personale i vene para atyre kombëtare , siç është rasti i Lutfi Hazirit që pretendon ta qoj këtë rrugë nga arat e veta për Gjilan dhe Preshevë e Bujanoc sipas arsyetimeve te tij. Edhe këto bien si teza të pa baza kur kemi parasysh se Presheva dhe Bujanoci, po thuajse janë të lidhura me Autostradën aktuale të Shkup Bujanoc.
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morinë -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi!
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morine -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi. Segmenti për në Malësinë e Gollakut në drejtim të Kosovës lindore i konvenon edhe Kosovës që gjeografikisht ma shpejt del në autostradën për Beograd dhe kostoja do të jetë shumë më e lirë, qe të vazhdohet për në shtetet e Evropës. Ky mund të quhet një projekt i gabuar nëse në destinacion,prandaj ky artikull le të mbetet si mesazh urgjent që parlamenti i Kosovës ta fut në rend të ditës projektplanin e Autostradës së Kombit që të lidhet Permes Malessie se Gollakut Prishtinë-Keqekollë ,Prpashticë -Mutivodë ,pika aktuale kufitare -Kapit Banjë e Sjarinës,Medvegjë-Zajçevc dhe me zonat tjera shqiptare deri ne autostradën aktuale Beograd-Shkup. Është koha të reagohet në forma politike ,kulturore dhe ekonomike qe të shpëtohen ato vende pa u zbrazur të tërat si vende strategjike dhe ekonomike përforcim të Kombit shqiptar.
Autori i shkrimit është Asllan Dibrani ish i burgosur politik,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani,Publicist,Piktor dhe përfaqësues i mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani.[email protected]
Serbët pas gjashtë shekujsh festojn humbjen në Gazimestan ,ne shqiptarët jo që nuk e kujtojm pas një shekulli dëbimin nga molla e kuqe,Nishi Leskoci,Vranja e Prokuplla por nuk e kujtojm as dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë banorëbë që ndodhi më 23 qershori të vitit 1999 mijë shqiptarwve, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
Më 28 qershori është data e vidovdanit që mbahet në Gazimestan 627 vjetorin e humbjesë së Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Serbe e shkencës, diaspora Serbe,Qeveria, Parlamenti dhe subjektet politike jan një, në ditën e ksaj date. Pse ne shqiptarët nuk i kujtojm kur para një shekull e gjysmë kur filloi dëbimi masiv i dhunshëm i shqiptarëve që të lëshohen trojet e të parëve, masakrat që kreu pushteti i atëhershëm nuk jan një përiudhë pesë shekullore apo një mirë vjeqare jan gati të frekta,bëhet fjala për një shekull. Në vitin 1878 në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit para këtij viti dhe pas saj ishte dëbimi më i madhe që u dëbuan që nga afër Beogradit të sotëm, mollës së kuqe, Sangjakut të Nishit, Toplicës e Kurshumlisë, Leskocit e Vranjës. Aqë më rëndë që pse ne shqiptarët nuk i kujtojm dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë shqiptarëve të viteve 1998-2002, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
*** Pse ende nuk kemi një material, një dosje të kompletuar më faktë, numra e shifra, me foto e dëshmi të kohës, pse nuk arritëm të bëjmë një regjistër të saktë mbi këta banorë dhe numrin e tyre pasurit dhe pronat e patretshme dhe të patjetërsueshme.
*** Prishtina dhe Tirana të kërkojn nga Beogradi për ngritjen e një përmendore apo memoriali të lartë kushtuar të gjithë të dëbuarve shqiptarë nga trojet e sotme serbe.
*** Nuk është e mjaftueshme të kërkon falje Beogradi dhe ta njoh Prishtinë si shtetë por edhe ngritja e dy memorialeve madhësisë më të lartë: – Në Mollë të kuqe dhe – Në Leskoc Kushtuar të dëbuarve shqiptarë me testin e përgjidhsuar: I kujtojm të gjithë të rënët shqiptarë që u dëbuan nga fshatrat të cekën vetëm emërtimet e fshatrave e lokaliteteve dhe vendbanimeve tona. Është moment historik që veqmas Tirana të këmbëngul dhe të kërkon nga Beogradi, ngritjen e dy memorialve përkujtimore të mdha pasi ishin dy Sangjagje të banuara me shumicë shqiptare pra një shekulli e gjysëm. I kujtojm opinionit të gjërë se Turqia ende po bartë barrën që gjoja ka vrar masovikisht Armen para më shumë se një shekulli.
Shkruan Asllan Dibrani
Ishte mbrëmje e para disa ditëve qe e vizituam palestrën e sporteve në Prishtinë. Synimi i ynë ishte t’i takojmë pikërisht sportistët e Klubit të boksit „Gollaku“. Me tu sjellë pakëz nëpër disa shkallë dhe salla të ndryshme të palestrës se sportit,nga distanca u dëgjua ritmi i zhvillimit të ushtrimeve të sportistëve në këtë disiplinë. Aty takuam trajnerin e këtij klubi të vyeshëm dhe brilant për Kosovën që përmes boksierës kosovare, Donjeta Sadiku e ka siguruar finalen në kampionatin botëror në boks. Ky klub ka një kohëzgjatje të themelimit, që nga viti 2010 ,por rezultatet e kanë radhitur dhe vlerësuar njërin nga klubet më të suksesshme të sporteve në Kosovë.
*
Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut
-Besim Brahimi themelues i klubit “Gollaku”ishte një sportist që pati rezultate si boksier deri në vitin 2010 në klubin e boksit “Prishtina”. Pas një serë medaljesh dhe rezultateve ai themeloj klubit e boksit „Gollaku“ qe sot ka 53 anëtar ,nxënës qe vijojnë ushtrimet e rregullta në klubin “Gollaku”.Anëtarët e këtij klubi janë të moshës nga 9 vjeçar deri në moshën 20 vjeçare.
Klubi i Boksit Gollaku në stërvitjeve në objektin e Palestrës se sporteve ne Prishtinë
Nga ky klub thekson trajneri i këtij klubi zoti Besim Brahimi, se kanë dalë sportist me renome ndërkombëtare siç është edhe Donjeta Sadiku e cila u shpërblyer me një serë medaljesh lokale po edhe ato ndërkombëtare që edhe Kosovës i solli medaljen e parë te boksit në kategorinë e vet. Po ashtu një shtytje, këtij klubi i ka dhënë edhe boksieri Ylber Salihi që mbajti titullin e kampionatit në kategorie e vet për disa vite. Në radhët e këtij klubi ishte edhe boksierja tjetër Arta Brahimi nën kampioniste në Kosovë ndër ma e mirat. Patriot Behrami njeri ndër boksierët, po ashtu më të mirë qe nga 58 ndeshje garuese rezultojë me 54 fitore dhe tri barazime.
-Klubi “Gollaku” nga nxjerre nga gjiri i vet shume kampionate nga Kosova. Ky klub u shpall klubi ma i suksesshëm për vitin 2015. Po ashtu iu shpallen tre boksier ma të mirët në Kosovë. 1.Shpetim Bajoku pionieri ma i mire si sportist në Kosovë.
2.Partriot Behrami u shpall juniori ma i mirë në Kosovë .
Donjeta Sadikun, federata e boksit e shpalli sportisten ma të mirë,por edhe Besim Brahimi u shpall trajneri më i mirë në Kosovë. Ne themelimin e këtij klubi ishin edhe dy vëllezërit e Besimit që ishin themelues te këtij klubit “Golllaku” Idriz dhe Bekim Brahimi .Ky klub ndihmohet edhe nga komuna ,por edhe nga sponsori “Mamouina Bar Prishtina “me pronarin Skënder Salihu i njohur si “Daja Skendë”. Ne raste të keqësimit të gjendjes se klubit po ashtu ndihmon edhe vëlla i Besimit, Bekim Brahim-Geci nga Prapashtica e Malësisë së Gollakut.
-Për fund mësuam se planet e këtij klubi nuk kanë të ndalur. Në këtë vit e presin gara në kampionin evropian dhe ndërkombëtar me pjesëmarrësit e tij. Po e veçoje se ekipi i Kosovës i boksiereve femra udhëtuan sot me datën 08.06.2016 për Poloni në turneun ndërkombëtar në Rybnik “Cherni Diamant”nga 09 -13 Qershor, nga këto kategori për 48 kg Arlinda Muqa,60 kg Donjeta Sadiku, 75 kg Marriolla Sallauka,boksieri për 64 kg ishte Patriot Behrami. Po këtë ekip e shoqëruan edhe dy trajnerët Bekim Muqa dhe Besim Brahimi me Gjyqtarin dhe mjeshtrin ndërkombëtar Latif Demolli.
-Në pyetjen tonë se si ju lindi ideja që ta veni ketë emër me karakter rajonal?.
-Zoti Besim Brahimi-Geci nga Prapashtica tha se vërtet nga vet krijimi i një injorance qe ju ka bërë këtij vendi deri me tash,ne vendosem që me ketë emër të prezantohemi si klub me qe Prishtinën e përbejnë mbi 80% e popullatës se rajonit tonë. Me të dëgjuar për projektin e takimeve kulturore, që do të mbahen në Dabishec me 13- 14 gusht te këtij viti 2016 zoti Besim Brahimi me stafin e Klubit “Gollaku dhe me gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demollin u prononcuan për pjesëmarrje në këtë ditë madhështore. Po ashtu pika të garës në boks e kemi edhe në projekt. Këta do të jenë përfaqësuesit e kësaj pike me pjesëmarrjen e këtij klubi komplet me ringun profesional qe do ta sjellin në ditën e takimeve sportive dhe kulturore në Dabishec .U ndamë nga ky klub i mrekullueshëm me një përshtypje te jashtë zakonshme se e ardhmja do te nxjerr edhe tjerë sportist, me çka në fund u përshëndetem me “Mire u takofshim në takimet sportive dhe kulturore të “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë Dabishec si Bashkësi Lokale dhe me dy fshatrat tjera Gjelbërishtën ish Hakobillën dhe Murrizanjën ish Gllogovicën.
Fshati në trevën e Gallapit ,gjegjësisht në rastin konkret në fshatin Murrizajë -Gllogovicë ishte burim i jetës në plotësinë e nevojave e fjalës për të jetuar . Në kushte shumë të vështira bëhej dhe organizohej jeta, por me një fisnikëri, bujari e krenari nga një traditë e cila sot ka zënë të zbehet, mjerisht dhe fatkeqësisht nga shumë faktorë të ndryshëm. Në mungesë të shumë kushteve themelore për jetë, njerëzit atë botë pësonin nga sëmundjet pa pasur ku të drejtoheshin për ndihmë nga e cila shumë banorë morën rrugën e kurbetit edhe pas luftës së fundit me 1999.
*
Banorë të shumtë të tij u zhvendosen nga ky fshat në qytete tjera dhe në mërgim.. Një numër i tyre me këmbëngulje nuk e lëshuan fshatin ,por pati ndër ta edhe se e lëshuan ju kthyen prapë me investime. Të tillët janë Bashkim Demolli fermer i Bletarisë dhe plantazhit të kumbullës që rastësisht u takuam në dyert e Komunës së Prishtinës për kërkesën e rregullimit të rrugës dhe ankesave tjera. Nga kureshtja që më bëri ky djalë i ri me një pamje elegante dhe përshtypje kulture ,por edhe nga keqardhja ,ja mësyva këtij fshati që shtrihet në vargmalet e Malësisë së Gollakut 40 km nga Prishtina. Me tu afruar, këtij fshati piktoresk për të arritur në lagjen e Demollëve, u detyrova këmbë të udhëtoj mbi 1.5 km deri në vendbanimin e tyre të bukur ku te shoqëronte aroma e luleve ,cicërima e zogjve,rrjedha e ujët të gurra e kroit të Kishës i sjellur te lagjeja qe nga koha ilire me gypat e dheut,ndonjë zë i fshatarëve në vlugun e punëve pranverore etj . Aty dielli ndërkohë dilte pas reve të dendura që ishin nën qiellin e këtij rajoni të mrekullueshëm sa për t’idhënë një nuancë koloriti fushave dhe maleve të këtij fshati.
Pamje e fshatit Murrizajë-Gllogovicë me plantazhe kumbulle ,dardhe ,molle dhe me bletë në lagjen e Demollëve.
Atje takuam edhe ,Remzi Demollin,Izet Demollin,Fazli Demollin,Sheqir Demollin,Ismet Demollin etj. Këta kishin investuar si fermer me veprimtari të ndryshme. Blegtoria,bletaria,plantazhi i mjedrës, mollës,kumbullës dhe dardhës ishin primare për këta fshatar dhe prodhues të vyeshëm. Shaqir Demolli thotë është viti i tret që ka investuar, dhe pritet të ketë rendimente të mira ne vitet në vijim, por ishte i zhgënjyer se nuk kemi rrugë për plasimin e tyre në treg. Te gjitha prodhimet duhet bart me krah deri te rruga theksojnë nga ke ardhur ti Remzi Demolli . Po ashtu edhe Bashkim Demolli me Vesel Demollin babë e bir ishin në vlugun e stërpikjes së pemëve, që ishin mbjell që pesë vite. Mikpritja nuk mungoj edhe nga nusja e Bashkim Demollit, agronomja profesionale qe ka studiuan Fakultetin e Bujqësisë dhe shoqëruesja e këtyre investimeve Fatime -Sejdiu -Demolli. Ajo bëri kafen ,por ishte shume këmbëngulëse se kjo tokë është e artë, por shteti na ka harruar fare andaj puna dhe vullneti i ynë është skeptik kur as edhe një cent kush se ka investuar për infrastrukturën e këtij vendi shprehet e revoltuar zonja Fatime. Familja Demolli janë prodhuesit ma me zë në Malësinë e Gollakut me prodhimin e mjaltit ,por edhe me cilësinë më të lartë. Edhe këta u shprehen shumë të revoltuar nga se theksuan se jemi si në burg pa rrugë pa kushte edhe minimale. Veseli Demolli thotë se kumbulla e jonë asnjë vit nuk mbetet pa u shitur i kemi kërkesat e mëdha, por pa rrugë jemi si pa sy e pa duar. Ma tutje thekson se i falënderojmë miqterinjtë qe i kemi dhe vinë i marrin vet me krah se ne nuk kemi me çka i dërgojmë në treg pa rrugë. Po ashtu edhe Bashkimi pak metra ma larg ishte në organizimin e renditjes se shtëpizave në shtimin e bletëve të reja qe ja kishin dhënë një pamje shumë të bukur një skaj livadhi me ajrin shumë të mirë me një klimë të veçante për zhvillimin e bletarisë. Si në shaka ju kërkova një kg mjaltë, por me keqardhje thanë se nuk kemi edhe për ilaç, i shesim me kohë vet vinë i blejnë këtu thotë Bashkim Demolli ekspert i zhvillimit të bletarisë në këtë rajon. Ai shprehet se kam kryer kurës për kualifikimin e këtij profesioni. Ai thekson se nuk përton ti udhëzoj edhe tjerët që duan të merren me këtë veprimtari në këtë rajon. Sipas disa fshatareve ju keni tradite bletarinë e pyata?
-Hahahah buzëqeshi Zoti Vesel Demolli,mirë të paskan informuar se, ne vërtet e kemi traditë nga te parët tanë, por edhe baba im Gjemajl Hoxha-Demolli, u marrë me këtë veprimtari dhe unë e kam trashëguar nga ai,por e kam përcjell edhe tek Bashkimi, qe tani është shumë ma ekspert se ne qe ishim. Tani lehtë të merret njeriu me bletari se përpara thotë z.Vesel Demolli. Pyetja jone ishte si e keni krijuar aq emër si bletar në këtë anë?
Pamje e bletëve të pronarë ve Vesel dhe Bashkim-Fattime Demollit në Gllogovicë
-Ai u përgjigje: Është mjalti ma cilësor me gjithë këtë lum lulesh çka sheh me sy janë të tyre thotë zoti Vesel Demolli i buzëqeshur dhe për kete vet prodjhimi i yne cilesor ka krijuar edhe emrin dhe tregun. Për rrugën të shqetësuar dhe mendime identike dhanë edhe disa fshatar qe ishin banorë të lagjes Demolli ,por edhe tjerë qe kishin dal sa për vikend ,ndërsa veturat i kishin lënë në rrugën e asfaltuar më larg . Reagimet këta fshatar disa here i kishin shtruar edhe me shkrim si lloj peticioni dhe reagime me gojë dhe në forma kolektive ,por deri me tash qeveritarët i kanë shti veshët ne te shurdhër dhe ky popull është në një gjendje shumë të mjerë dhe i izoluar nga bota. Disa banorë janë fermer kështu që çdo gjë janë të detyruar me krah ta bartin si ushqimin dhe nevojat e veta ,por edhe rendimentet e veta prodhuese janë në hall si ti bartin me krah, andaj është koha e fundit që zyrtarët mos të reagojnë nga kolltukët e buta qe me votën e këtij populli i kane marrë mandatet !!! Këta banorë theksojnë se jemi ankuar në drejtorinë për infrastrukturë dhe zhvillim, por kot. Bashkim Demolli thotë se kam qenë disa herë te Hysen Durmishi, por me injorancë e ka zvarritur ndërtimin e rrugës nga LLapsideja për te livadhi i Pajës , kroni i Ahit ,për të shtëpiat e Avdullah Demollit, Nezir Demollit ,Feriz Aliut ,deri ne lagjen e poshtme Demollëve dhe lagja e Aliu.
Rruga aktuale qe tani përballen njerëzit e fshatit Murrizajë-Hajkobillë të irrituar ,te mërzitur dhe të pa shpresa!?.
Nevojat për këtë rruge që të shtrohet në asfalt kanë shumë banorë si Hamdi Aliu ,Shemsi Aliu,Amerllah Aliu ,Shaip Aliu,Kadri Aliu,Ilaz Aliu,Nazmi Aliu,Hasan Demolli,Jakup Demoli,Murat Demolli,Ferat Demolli,Selim Demolli,Muhamet Demolli,Adem Demolli,Osamn Demolli,Ali Demolli,Fadil Demolli,Ragip Demolli,Ismet Demolli,Hamit Aliu,Isuf Aliu ,Xhemshit Demolli,Jahir Demolli,Rashit Demolli,Murtez Demolli,Xhafer Demolli,Elez Demolli,Gani Demolli,Arif Demolli,Ramadan Demolli,Milazim Demolli,Maliq Aliu,Kadri Aliu,Hysen Aliu,Rexhep Aliu,Ramiz Aliu,Ruhan Aliu,Abaz Aliu,Halim Aliu,Gani Aliu ,Ajvaz Aliu,Hasan Aliu,Halil Aliu,Bajram Aliu,Nazmi Aliu,Ramë Aliu,Fehmi Aliu ,Gani Aliu ,Muhamet Aliu,Hajriz Aliu ,Ismet Aliu,Mehedin Aliu,Shefki Aliu,Vesel Bekteshi,Feti Dibrani,Salih Bektshi,Tahir Bekteshi,Bajram Bekteshi etj. Të revoltuar dhe të irrituar në qeveritarët e tanishëm janë pasi ka vite qe kemi kërkuar të na ndihmon komuna për hapjen e rrugës nga llapsideja në segmentin lartshënuar, por edhe sjelljen e rrjetit të telefonisë,pasi ne jetojmë këtu , po jemi në terr, as TV, as Telefon as rrugë!?. Ata theksuan më në fund se nëse nuk ndërmerret diçka të na ndihmojnë Komuna , jemi të detyruar të shpërngulemi të gjithë kolektivisht,përfundojnë pothuajse një zëri këta fshatar punëtor ,bujar dhe shumë mikpritës.
Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani fshati Murrizajë-Gllogovicë Malësia e Gollakut 2016
Me rastin e vdekjes së humanistit të madh Rupert Neudeck ne Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, popullin gjerman si dhe të gjithë bamirësësit globalë që iu ndihmojnë njerëzve të ikur nga luftrat dhe konfliktet.
Lajmin për vdekjen e tij e kemi pritur me indinjatë prandaj edhe ne i bashkohemi dhembjes dhe kujtimit per humanistin gazetari dhe mikun e shqiptarëve .Familja dhe farefisi i z.Neudeck kanë çdo arsye ta ndjejnë vehten krenar për humanizmin e treguar ndaj njerzve qe paten nevojë ai e dha. Kjo trashëgimi do të mbetet përherë në zemrat e popullit të Republikës së Kosovës si dhe tërë Diasporës-Mërgatës shqiptare në Gjermani, Austri dhe shqiptarëve kudo në botë.