Get a site

ULENI DORËN SKENDER HYSENI E SHPEND MAXHUNI

ULENI DORËN SKENDER HYSENI E SHPEND MAXHUNI

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

ULENI DORËN SKENDER HYSENI E SHPEND MAXHUNI

 

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Të dielën më 28 gusht 2016, popullata shqiptare gjitheandej ku jeton ka parë pamje të tëmershme të policisë së Republikës Kosovës, kundër popullatës së Mushtishtit të komunes së Therandës. Këti fshati i´a kishin mësyrë gjaksorët nga Serbia, që 17 vjet më parë kishin bërë kasaphanë në këtë fshat,duke prerë e vrarë dhe kishin marrur fëmijë shtalb,me veti edhe shumë sosh të tjerë që i kanë humbur pa shej e pa dok. Kriminelët serbo-çetnik në këtë fshat patriotik ishin nisur me autobus duke menduar se kjo populltë e pafajshme dhe me plagë në shpirt i ka harruar krimet që nuk i njeh bota e qytetruar. Këti kordoni të vdekjes i bente “temena”policia e Republikës së Kosovës të ndersyer nga Skender Hyseni,Ministër i Puneve të Brendshme, i Qeverisë kuislinge e zgjedhur me pazare të nentokës dhe jo me votën e zgjedhur te popullit.Skender Hyseni,dikur ishte perkthyes i Ibrahim Rugovës… Skender Hyseni në koordinim me Shpend Maxhunin,djali i Enver Maxhunit,titistit dhe milicit besnik të Serbisë që kishte rrahur në vitin 1981, shumë shqiptar me pretekstin se ishin sipas keti faqeziu si “Nacionalist,seperatist, irredentist,shovenist”. Shih për këtë, këta dy ishtitist kishin ndersyer edhe NJESINË SPECIALE TAMAN SI NË KOHËN E SLOBODAN MILOSHEVIQIT, PËR TA RRAHUR DHE SHTYPUR QYTETARËT E MUSHTISHTIT. Banorët trima të kësaj treve, me FLAMUJ KOMBËTAR që e kishin mbërdhyer pëllëmbët e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, Ismail Qemalit,Abdyl Frashërit dhe të Adem Shaban Jasharit dhe jo me flamuj që i përngjan kernetes së akullorës, që nuk ka kurfarë historie, i kishin zënë pritë gjaksorëve dhe kasapve që kishin bërë kasaphanë në këtë fshat dhe përreth dhe policisë së Skender Hysenit dhe Shpend Maxhunit.. që bejnë pjesë në Qeverin Kuislinge,kusarësh e hajdutësh, të prirë nga ish titisti,hajni i Diasporës dhe kopili i rrahmanzinjve ,ISA MUSTAFA, që bashkë me këta të dy dhe babain e Shpendit, Enver Zezën shanin shqiptarët në çdo tre rreshta. Faji bie kryekëput në shpinën e Skender Hyseni dhe Shpend Maxhunit, se ndoshta policia kanë qenë të ndersyer nga këta dy ish titist te ish- Serbosllavisë. Por, duhet përkujtuar këtyre dy kopilave të deridjeshem të titizmit se të gjithë ata policë që i ke derguar atje me dajak në krah për të shtypur popullatën e kësaj ane, uniformën që e mbani veshur dhe femijet qe i ushqeni dhe që ushehuni ju vetë e dhashtë i Madhi Zot t´iu mnbetet ne fyt,parat i merrni nga taksapaguesit e popullit! Këtë punë nuk e din keta dy kodosh. Policia e Republikës së Kosovës, është dashur të tregoj aty për aty patriotizëm të vdesh uniformën dhe të solidarizohet me këtë popullatë që ka humbër gjysën e fshatit nga këta kriminelë të Drazh Mihajlit. Nuk po them një,dy,tre,katër… te vdeshin uniformën,sepse kur ndahen tre-katër nga kopeja i hanë ujku,por, te gjithë të lenë uniformën dhe t´ia dergoj në zyrë ketyre edepsezve, ish titistve që ishte dhe eshtë kancer i kombit… Nuk jam habitur fare nga ata qe denuar veprimet e Demostruesve. Përse çka pritej ndryshe nga Qeveria kuislinge e bandave mafioze. E degjova edhe këtë faqe të zezë, se sipas këtyre banditëve duhen të kthehen gjaksorët ne vendet e tyre ku e kanë origjinen!!! Po i them disa fjalë për lexuesit dhe jo për harambashët e Qeverise kuislinge,sepse ku dijnë kodoshet dhe harambashët ç´është historia!? Përse shqiptarët nuk kthehen TE MOLLA E KUQE? A E DINË KËTA BANDITË QË KURSHUMLIA KA QENË PURO SHQIPTARE!? PËRSE NUK LEHIN KËTA LANGONJ KUR NË KOSOVËN LINDORE, NË LUGINË BEHËT TERROR KUNDËR KËSAJ POPULLATE? PËRSE NUK LEHIN KËTA ZAGARË QË SLLAVOJUGORËT NDALOJN EDHE ABETAREN?PERSE…? Skender Hyseni dhe Shpend Maxhuni përse nuk shkoni në pjesen verore të Kosovës, që ju ka dalur dorësh,ku vlon krimi,droga,prostuticioni,kontrabanda…që demtohet me miliarda buxheti i Kosovës? Jo, ju atje nuk shkoni sepse i keni miq, dikur keni henger mish derri,keni pirë “Sliovovicë” duke u zgerdhi e berë dyzen ahengu. Mos e përdorni policinë që ushehet me paratë e këti populli,mos e perdorni policinë mish për top,ore hajvan! Dhe krejt në fund,fare,për t´i mos rënë muhabetit rrotull, ju themi ULNE DORËN SKENDER HYSENI E SHPEND MAXHUNI,SEPSE DORA E POPULLIT DO T´IU NDJEK SI HIJE KUDO QË TË SHKONI. MBAJENI NË MEND! Kaq, kesaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,dora vet

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

gadishulli-ilirik

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ilirologët dhe shkenca mbi ilirët-Ilirologjia, ndër fiset më kryesore ilirie përmendin: taulantët, adrianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
-TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
– ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
– DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
– ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
– ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
– DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
– DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
– PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
– MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
– KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
– THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim-kulturorTakim kulturor në Dushakjë ish Dabishec në Malësinë e Gallapit

Shkruan Asllan dibrani

Pamje e Logos dhe Vulës së Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë.  organizatë jo qeveritare.

Këto ditë u mbajt një takim kulturor nga  Këshilli organizativ i Diasporës  dhe Bashkësia Lokale  për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë). Në kuadër të manifestimit për herë të parë u organizua aktiviteti për nder të takimeve me bashkatdhetarë të fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë. Për dy ditë rresht u organizuan aktivitete të shumta nga fusha e kulturës, artit, sportit dhe  garat tradicionale .

image049

Malësisë e Gallapit  edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritarët e pas luftës ,bijtë e vet nuk e harrojnë, por atje  dita e 13 dhe 24 Gushtit  2016 u shënua dhe   ishte madhështore me gëzim e lot pas 30 vitesh.

 

Pas 30 vjetësh Dushkaja i tuboj banorët e vet nga  Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika,takimit ju bashkuan edhe të moshuar madje edhe me humbje te të pamurit me sy!!!???

Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  filloi në orën 11:00, sipas programit  të Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë. Ata dolën dinjitoz të organizuar në shumë pika  me  një  portë të  re ,një kapitull i ri për këtë rajon nga e cila i bashkoj shumë  bashkatdhetarë nga  ,Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika etj.  Këtë takim  e  nderuan qytetarët mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit, biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave, që janë të shpërndarë në të katër anët e  botës nga këto tri fshatra.

image051 image052 image053

Aty pati edhe shumë bashkombas të Luginës së Preshevës qe pos lidhjes kulturore, ata i lidh ngushtë edhe e kaluara  historike  nga e cila, pos vija kufitare  e Serbisë që i ndan  padrejtësisht, ne jemi një popull,të një kulture dhe të një gjaku.

-Në takim morën pjesë  shumë të moshuar dhe në karroca ivalidore , madje, madje edhe njerëz  që e kishin humbur te pamuri me sy!!!. Erdhën të çmallen vetëm mes zërit qe nuk ja kishin harruar  njeri tjetrit edhe në pamundësi e te pamurit . Pati gëzime hare e çmallje, por u shpalosen shume kujtim qe koha i kishte  sajuar nën pluhurin  e harresës?.

-Unioni Artistik Kulturor i krijuar  nga vet organizatorët e këshillit nismëtar,  që një kohë, ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila, kjo datë që  të ishte e përgatitur  që  të shënohet me aktivitete të ndryshme siç u cek edhe më lartë.

-Pos  fjalës hyrëse  të  takimit, himnit dhe flamurit  u përshëndeten dhe u nderuan  dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dushkajë ish Dabisheci,  po edhe dëshmorët e rajonit të Gollakut dhe ma gjerë qe rezistuan heroikisht në këto treva.

 
-Sipas planit ishte  fillimisht një ekspozitë arti me çka u prezantuan disa punime. Prezantuesit e krijuesve në poezi dhe prozë  u paraqiten me radhë në skenë qe lanë mbresa  tek publiku. Poetët e rinj të grupit letrar “Fan S.Noli” i themeluar që 30 vite u riaktivizuar dhe i bashkuan penat,dijen dhe inspirimet e veta me motive nga fshatrat e tyre. Poezitë e tyre me tematikë kulture historike dhe dashurie ndaj vendlindjes dhe bukurive të natyrës e gërshetuan koloritin  e të shprehurit të fjalës artistike dhe pasuruan këtë takim, por edhe begatuan një faqe të së kaluarës historike të kësaj ane qe nuk është shkruar kurrë.

Anëtaret e Jurisë për poezitë ma te mira ishin Arif Demolli, Shefqete Gosalci, Ramadan Dibrani, Ilaz Haziri dhe Shyqyri Sadiku 

Nga juria  e vlerësimit të poezive më të mira, ishin shkrimtari i madh Arif Demolli me renome ndërkombëtare i lindur në Murrizajë,Shefqete Gosalci poete,Ramadan Dibrani aktivist dhe njeriu qe nxori fletushkën e parë për këto tri fshatra me emrin Malësori  .Grupi Letrar “Fan S.Noli ” i themeluar në vitin 1979  u riaktivizua dhe ky grup letrar tani e tutje do  të jetë aktiv në kuadrin e “Unionit Kulturor Artistik  për tri fshatrat DGJM”.  Ilaz Haziri krijues në skulpturë dhe  drejtor i” Gjimnazit  Eçrem Çabej” në Prishtinë dhe  Shyqyri Sadiku  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.

 

image054

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli, Rizah Selimi,Shmesi Krasniqi “Shemi” , Selvete Bajrami, Besim Zeqiri, Skelqesa Sadiku ,Vëllezërit Bekteshi,pos, Shefqete Gosalcit dhe   Jeton Fetahi mysafir  vullnetar mbesë e nip të kësaj ane, etj

 

Takimit i dhanë një jehonë të fuqishme  edhe zëri i këngëtareve  nga tri fshatrat që entuziazmuan i mahniten  dhe i pushtuan  zemrat e pjesëmarrësve me këngët që i kushtuan këtyre  tri fshatra gjatë historisë. U zbuluan shumë këngëtarë që më parë nuk i njihte publiku që janë nga këto tri fshatra tonat theksonin të pranishmit në mes vete!!! Këtu pati mjaft këngëtarë e tri fshatrave të zhanreve të ndryshme  si në këngën popullore,folklorike,të rapsodëve të muzikës klasike  etj.

image057

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli nga Murrizaja, Rizah Selimi nga Gjelbrishta  ,Shmesi Krasniqi “Shemi” nga fshati Dushkajë ish Dabisheci ,qe i pari u prezantuar me këngën rok në Kosovë dhe bëri jehonë në gjithë Kosovën e më gjerë, Selvete Bajrami nga Gjelbrishta,Shefqete Gosalci mbesë e këtij rajoni shkëlqeu me këngët e saj, Besim Zeqiri nga Gjelbrishta ,Rilind Dibrani  nga Dushkaja,në mungesën e pianos nuk doli në skenë,Skelqesa Sadiku nga Dushkaja,Vëllezërit Bekteshi nga Murrizaja,Jeton Fetahi mysafir  vullnetar, etj ,e shoqëruan publikun gjatë dy ditëve. Pati edhe këngëtarë tjerë nga këto tri fshatra qe munguan me arsye.

image062 image063

-Dita e parë e takimit kulturor  ishte shumë e pasur në prezantimin ,përshëndetjen e të pranishmeve ,Ekspozita  e pikturës, poezia,vizita te varret e dëshmorëve, vënia e kurorave  pran varreve të tyre  dhe shfaqjet e herëpashershme të këngëtarëve që  shpesh vallëzuan publiku së bashku duke e shoqëruar këngëtarin -ren.

 

-Dita e dyte e takimit me 14 Gushtit  2016 u shënua dhe ishte madhështore me gëzimin  e te rinjve në sport qe u mbajtën në disa fusha dhe disiplina. E veçanta  ishte prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku”

-Garat u mbajtën në futboll,volejboll,shah ,atletikë,hedhjen  e gurit kërcim nga vendi në hapa etj .Dalja në skenë në ringun e improvizuar të boksit  u reflektuar më shumë  kënaqësi dhe  duartrokitje të gjata.

DSC_0191 DSC_0345

image069

Prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku” e udhëhequr nga   referi ndërkombëtar Latif Demolli ishte një medalje në vete  e këtij takimi .Latif Demolli është i vetmi  gjyqtar shqiptar që ndanë drejtësinë  edhe në garat ndërkombëtare të boksit. Besim Ibrahimit  trajner  i këtij klubi me Donjeta Sadikun me ekipin e Boksit “Gollaku” demonstruan  të parët para publikut  disa shkathtësi  dhe mjeshtri të boksit.

 

 

Donjeta Sadiku po ashtu i solli Kosovës medalje për mes mjeshtërisë së boksit nga fshati Dushkajë ish Dabisheci. Këta boksier zhvilluan nga tri meqë të boksit  që ishte një  privilegj i madh  për këtë anë që pran veti patën aq sportistë të mëdhenj që i sollën Kosovës  medalje të shpeshta. Edhe dita e dytë ishte  e shoqëruar vazhdimisht me këngë e valle nga këngëtarët e  këtij spektakli artistik.

Në fund  u ndan shumë mirënjohje të gjithë atyre qe kontribuon për këtë spektakël artistik qe u realizuar  me vetkontributin  e Diasporës dhe me Bashkësinë lokale të Dushkajës ish Dabishecit.

 

Për këtë spektakël artistik ministritë e Kosovës nuk ndihmuan!?.

 

-I mbesim borxh publikut po qe nuk sqarojmë rastin e një publikimi në gazetën “Bota sot”  me titull  “Ditët e Diasporës  në Dushkajë ish Dabishec” se gjeja e paskan përkrahur apo edhe financuar. Një autobusë  flitet se paska qene i KK ‘Prishtinës mos u kofshim fale është dashur ta kthejmë se 6 pasagjere kane udhëtuar me te!.

Nga mashtrimet dhe sabotazhi  i disa njerëzve zyrtar duke e gënjyer  anëtarin e këshillit tonë Bilur Muratin ,nuk ndihmuan fare madje edhe RTK  si pasoje e gënjeshtrave të tyre mbeti pa u ftuar. Me plot përgjegjësi e themi se takimi nuk u ndihmuar fare nga komuna e Prishtinës as përkrahur,as nga ministritë tjera ,përveç Ministrisë se Diasporës qe ma tepër në formë morale se financiare  e ka përkrahur nga e cila ishte prezent edhe z.Valon Murati ministër i Diasporës që i ndau  mirënjohjet për kontributin e dhënë.

DSC_0766

Kërkesat i adresuam në disa ministri na injoruan dh bojkotuan  si zakonisht!?…

 

Ne si Këshill i kemi shtruar kërkesën me kohë qe të na ndihmojnë  në organizimin e manifestimit. Kërkesat i  adresuam në disa ministri si më poshtë:

  1. 1. Kryeministrit të Kosovës:  Dr. Isa Mustafa.
  2. Kryetarit të K.K në qytetit e  Prishtinës Shpend Ahmetit.
  3. Ministrisë së Diasporës Valon Murati .
  4. Departamentit të Politikave Ekonomike,Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar.
  5. Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  10000 Prishtinë .
  6. Dr. Avdullah Hotit, Ministër i Financave.

Jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen  fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment ,por  duhet dënuar  dhe gjykuar si të pa përgjegjshme dhe  si skandal qeverisëse !?…

 

-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, t`iu rikujtojmë se ky organizim ju ka takuar ju zotërinj qeveritarë ta organizoni e jo neve!.Qeveritarë këtë vend e boshatisët,në vitin 1921 u boshatis nga terrori dhe gjenocidi serb e tani po boshatiset nga ju ?.Se banorët e asaj zone nuk kane kurrfarë kushtesh as ato elementare edhe se numerikisht  kanë mbet shumë pak nuk ka dilemë!?.

 

Plan projektet,detyrat dhe obligimet   nga UKADGJM janë:

 

Kërkesat tona nuk do te hasin në vesh të shurdhër edhe se ju paraqiteni të shurdhër ,por i ftojmë tri fshatrat qe nëse nuk i përmbushen kërkesat tona nuk keni çka kërkoni as  vota tona  ,por as taksa nga ne!.Unioni Kulturor Artistik  i tri fshatrave  ne koordinim me Bashkësinë Lokale do të shtrojnë kërkesat e serishme  qe  të realizohen nga Qeveria  e Kosovës.

  1. Një muze  etnografik që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që është shumë  e pasur me to etj. Muzeu duhet të shërbejë gjithë rajonit të  Gallapit  dhe të dedikohet  për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë duke përfshire tërë Gallapin dhe Kosovën Lindore, Presheve ,Bujanoc dhe Medvegjë.
  2. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe  sjellja  e rrjetit  të telefonit  në këto rajon me që është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit  shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë  segment dhe rrjeti  telefonik të funksionoj  interneti jo ma si lluks, por si kusht i domosdoshëm për  zhvillimin  e shoqërisë.

3.Është  shumë urgjente  që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht  këtij rajoni “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra  tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).

 

4.Kërkojmë të formohet shoqata e biznesmenëve në kuadrin e  Bashkësisë lokale ose UKADGJM.

  1. Të formohet  Shoqata e bletareve nga tri fshatrat me mbikëqyrës ekspert te kësaj veprimtarie fitimprurëse.
  2. Të formohet Shoqata e Gjuetarëve  te kësaj ane  për tri fshatrat.
  3. Të formohet shoqata e pemëtarëve  për tri fshatrat dhe klasifikimi i parcelave me ekspert te kësaj fushe se me çka të mbillen parcelat e plantazheve me mollë,arrë ,lajthi,kumbull apo me ndonjë rendimet tjetër fitimprurëse,me kusht qe mos të mbeten asnjë pëllumb pa u shfrytëzuar.
  4. Të  formohet ekipi i profesionalistëve  për zhvillimin  e bujqësisë dhe blegtorisë ne këto tri fshatra.
  5. Te shtrohet kërkesa për rindërtimin e shtëpive te djegura nga ofensiva barbare serbe që u dogjën   shumë shtëpi dhe as një qindarkë kush se ka investuar për ti rindërtuar shtëpitë e djegura. Në këtë projekt duhet të kërkohet edhe një intervenim ndërkombëtar duke e pas parasysh edhe djegien e tërë fshatit Dushkajë ish Dabishecit edhe në luftën e dytë botërore,por edhe në këtë të fundit. Në fund nga ai fond te rindërtohet një fshat  me sistem urbanistik  duke i bashkuar ato shtëpi ne një pikë të fshatit,

Po që e gjejmë një mirëkuptim nga ndonjë donator ndërkombëtar  shtëpitë te vendosen ne një pike te urbanizmit  moderne kur ti kemi Muzeun , shtëpinë  e kulturës  dhe projektet tjera të lartpërmendura  mund të shpallet edhe si zonë turistike nga e cila do të ketë edhe përfitime  nga kultura..

 

Synimet e Manifestimit nga  UKADGJM ishin:

Synimi kryesor  i Manifestimit ishte që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t’a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrifica  brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen,pos në kulturë edhe në zhvillimin e ekonomisë ne këto tri fshatra me qellim qe te jemi si model me rajonin e Gallapit dhe ma gjere.

Modeli i ynë duhet të përshkallëzohet ne gjithë rabinin  e Gallapit qe nesër te jemi një zë në fushën ekonomike ,kulturore dhe politike. Te  punojmë për veten tonë, ti shndërrojmë këto rajone  duke përfshirë edhe Kosovën  Lindore si rajone turistik,tu filluar me  Banjën e Sjarinës dhe shumë bukuri te rralla në këto anë.

 

“Unionin Kulturor  Artistik”dhe Bashkësinë lokale. ,si organizate jo qeveritare do te jen te lidhura ngushtë me njëra tjetrën për interesat e shoqërisë.  Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun. U vendos që këto manifestime  të mbahen të rregullta për çdo vit dhe të mbeten tradicionale në këtë Bashkësi Lokale.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani iniciator i këtij projekti dhe takimi,i lindur në Dushkajë- Dabishec,emigrant në Gjermani,pronar i  një firme,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve  Artisteve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani,përfaqësues i Mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar ne botë  dhe anëtar i tij  ,gazetar dhe publicist,humanist ,ish i burgosur politik nga regjimi ish jugosllav,piktor  dhe veprimtar shumë vjeçar për çështjen kombëtare. Gusht 2016 Prishtinë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MARK KRASNIQI – ATDHETAR

MARK KRASNIQI – ATDHETAR

MARK-KRASNIQI
MARK KRASNIQI – ATDHETAR
Poezi: Zymer Mehani
Ti-Vigan Dhe i vogël
Sa Alpet Shqiptare

Ti-I lehtë Dhe i rëndë
Sa k’to bjeshë e male
Ti- Bardhësi e Plisit
Krenari e Fisit
Ti-Kurrë urë për t’ligun
Dhe as për t’keqin
Ti-Ortek Rugove
Për satanain, dreqin
Ti-N’Kohë të Stuhisë
Iu ktheve lashtësisë
Gjurmëve ilire
E të Dardanisë
Ti-Me krahë të mjellmës
Përshkove rrebeshet
Ti-O Bir Shqiptari
Na fole për BESËN
Na fole për doket
Virtytet e Burrit
Lugun e Baranit
Për Kullat e gurit
Dinakërinë e Dhelprës
Zakonin e Ujkut
Ti-Zgjua Bletësh-zemrën
Kopsht Lulëkuqesh-Shpirtin
Me këshillat Tua
Vogëlushët po i rritim
“O Vëllezër Shqiptarë
Me zemrat si ar
Kurrë mos hiqni dorë-
BASHIMIT KOMBËTAR”!
Ti-Me shpirt madhështor
Ndrite Dheun Arbnor
Si një METEOR

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

JU TREGON KUSH ESHTE MILICI I SERBISE, NUREDIN IBISHI

reshat badallaj

reshat badallaj

JU TREGON KUSH ESHTE MILICI I SERBISE, NUREDIN IBISHI

Shkruan RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI 

P.S.Faksimilin e dyte nuk po e publikoj te terin,qellimisht.

*Ky ish-argat i Millosheviqit,Nuredin Ibishi,ka deklaruar publikisht se do te votoj me 1 shtator 2016,per t´ia shitur token e Kosoves, “CRNA GORES”. Natyrisht se ka te drejt sepse ka ngrene çorben e kuzhinave te Beogradit dhe nder dej i buron vrullshem gjaku i Car Dushanve.Por, le ta dijn te gjithe ata qe do votojn me doren larte per shitjen e tokes se Kosoves, do te publikohen nje nga nje te zeza e tyre kunder kombit!

*Nuredin Ibishi,per vrasje,maltretime,burgosje dhe gjaku qe eshte derdhur lum rrugeve te Kosoves,u dekurua nga Borisav Joviqi,kryetar i ish Serbosllavise. U dekorua me shume se serbet per kasaphanen ne Kosove.Ne te kunderten le te deklarohet,perse u dekuruar me “znacka” deri ne kerthize nga nipat e Drazh Mihajlit!?

*Ky milic besnik i Slobodan Milosheviqit, Nuredin Ibishi, erdhi ne LDK, ne çerdhen titiste,nga kopili i Titos,hajni i Diaspores dhe krahu i djathte i kryetradhtarit,Rrahman Morina, qe njihej si banda vrastare e rrahmanzinjve, ISA MUSTAFA dhe rrospie mashkulli,kelyshi i tij Ismet Beqiri.

*Edhe njehere, te gjithe ata qe marrin shkrimet e mia me faksimile origjinale le te shkruajn burimin,perndryshe do te perballen me reagim.

*A e dini ju more kopila te Titos,spiune te UDB-es dhe tradhtare qe jeni strehuar neper parti politike, e sidomos ne LDK ish jugosllavet,kam dokumente per te zezat tuaja nga hiri i zezenajes Serbosllavi, qw i mbuloj token e Ballkanit!

NURA2nura


Çuditerisht, mjetet e shkruara dhe elektronike heshtin.Heshtin sepse paguan nga bandat,oligarket dhe kusaret. Ata lehin per oligarket se per ate pune paguen. A thua e kanë lepurin në bark!?.Thanë se Nuredin Ibishi eshtë eksperti me i mire qe ka Kosova qe aspak nuk eshte e vertete,ne fakte ky ish milic i Slobodan Milosheviqit e njeh mire zejen e dajakut dhe pushkagjinjve  te Drazh Mihajlit. Ahere, benu njehere burre dhe ngre padi penale,neqoftese nuk eshtë keshtu si shkruaj. Adresa ime eshte ne fund te shkrimit. Po nuk ta mban dhe nuk ben as gek e as mek,se te perplasen ne fytyre faktet bile edhe me foto shterngim duarsh me tradhtaret qe te dhane bakshishin e kasapit Borisav Joviqi, qe asnje shqiptare nuk morri kaq dekorate te larte. Me fal,shqipfoles,jo shqiptar.Nuredin Ibishi,Mirolub Tanaskoviq,Jelica Milaqiq,Milutin Vukoviq,Svetozar Bajraktareviq, Zoran Koraq,Simon Vuqeniq… Dekorohen nga Borisav Joviqi,per vrasjet,burgosjet e maltretimet e mijerave shqiptareve te pafajshem…


Ah,Beogradi per të berë ZAP “Nacionalistet,seperatistet,irredentistet shqiptar”, ne krye te gjaksorve vuri çaushet qe ishin denbabaden argatet e betuar dhe me te besueshem te tyre.Bile ne Kosove, shperndau 720 spiune nga 2200 ne Ballkan, e te mos flasim se sa langonj titist.Ky njeri e ka vendin ne burg,por, eshte njesoj kur gjeti vendin te kuislinget. Nuk e morri kush ne parti shkoi te ish-jugosllavet qe quhet LDK. Për vrasjen e shqiptareve dhe vdekjen e Kushtetutes se Kosoves,Nuredin Ibishi,bashkë me nje grup gjaksores çetnik te Drazh Mihajlit,dekorohet me Urdherin per Trimeri (Urdheri me i lartë),nga kryetari i Jugosllavisë se asaj kohe, Borisav Joviqi. Por, Nuredin Ibishi,eshtë me meritori se serbet kunder shqiptareve. Çolovoq Radivoje,krimineli i hordhive cetnike, ne Prishtine, e puth Nuredinin… Ti mendon se populli harron. Jo,kurren e kurres! Jo vetem ti,por te gjithe ata spiune dhe tradhtare te kombit qe jeni strehuar ne çerdhen titiste-LDK, ne te ardhmen do te perballeni me te gjitha spiunlleqet qe keni bere kunder kombit. Do te zbardhen faqet e historise…

Eh,more popull ju nuk e dini perse keta ish-titista dhe harambash te Serbosllavise,perse thone per Ibrahim Rugoven,eshte President historik.Jo,jo, ju nuk e dini! Keni pare e degjuar nje shqiptar qe ka gjak shqiptari qe thote per Ibrahim Rugoven ishte president historik. JO,JU NUK KENI PARE! Kete e thone ata shqipfoles qe u buron gjaku i vojvodeve dhe se shpejti do te lexoni se kush kishin qene disa kalemxhi qe thone presidenti historik. Jo vetem qe kishin qene me te zi se shkijet,por, keta more burra e gra serbianeve ia kishin dhene edhe gruan e shtratit. JO,JU N UK E DINI SE KUSH THOTE E PERSE THONE PRESIDENTI HISTORIK!JO,JU NUK E DINI PO E RIPERSERISE NUK E DINI DHE NUK E DINI!VETEM ATA E DIJN DHE DO TA MESONI SE SHPEJTI…


 Të me falin shokët (dhe shoqet domosdo!) që po e nisi me të tilla fjalë shkrimin. Shpeshherë Beogradi ka ndersyer kunder meje zagaret. Dhe i kam çuar fjalë që ti lidh qentë që i ka leshuar rrugeve kunder meje që të më kafshojn hajnisht. Fjala eshtë qe kam shkruar me fakte kunder bashkepunetoreve te tyre. Shkrimet ishin ne TOP LISTAT e shumë Portaleve serioze…Shih per ketë, shumë langoj me kercnuan ne adresen time qe te terhjek shkrimin dhe te kerkoje falje. Lehen qente e Tahirit! Nuk e bera dhe nuk do ta beje kurren e kurres.More burra! Po a i kerkohet falje qeneve te Beogradit? E kam vurë “kokën në torbë” dhe pushka top ju befte! Po a i kerkohet falje klyshit te Arkanit, Haxhi Latif KUÇIT,qe u dhunuan femijte e keti ashkaliu nga ky qen Haxhi Kuci, qe shetiti Arkanin neper istikame te UCK-es dhe pese gjaksoret e Drazh Mihajli. Nuk kthehet ne Kosove eshte nen kujdesjen e ambasades serbe ne Paris.Ketyre diteve Serbia pranoi hapur per kete klysh te Arkanit,Haxhi Kucin,kerko google nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,per kete bir çingene!!! Atdhetaret janë perleshur me gjaksoret dhe spiunet te mos ua linin KOSOVEN të huajve. Gjaksoret dhe spiunet kanë lenë gjurmë vuajtjesh…Dostojevski i keshillonte njerzit qe janë nisur ne rrugë, te mos gjuajnë me gur çdo qen qe leh ne ta se vonohen.Serbosllavija me teper se nje shekull ua kishte zenë frymen shqiptareve.


Shqiptaret kerkonin te merrnin frymë lirisht nga barbaret dhe pushtuesit.


Me kohe e kishin nisur vallen e lirisë edhe pse ishte e veshtirë rruga deri ketu. Sakaq qe iú kercnoheshin:vrasjet,burgosjet,internimet ne dheun e huaj; ne Turqi, Evropen Perendimore, ne vendet Arabe,ne Ukrainë,Azi deri pertej Oqeaneve. Motivi i ketyre shtegtimeve dhe degedisjeve ishte shtytur nga zullumi i panderprere i gjakatareve. Mjerisht shumë sosh humben pa shej e pa nishan. Me te eger ne kete drejtim ishin sllavojugoret. Hatanë dhe kasaphanen e benë serbianet qe nga koha e Krajlit, Dragutin- Drazh Mihajlit,Rankoviqit,Titos e deri te Milosheviqi, nga gjaku i vojvodeve dhe zhupaneve…Me shtatë mars 1937, Vasa Çubriloviqi, pepiloi elaboratin per shpernguljen e shqiptareve ka syte-kembet. Turqia u doli krah Serbise. Te gjitha planet qe asnje plisbardhe te mos jetoj ne Kosove u beheshin ne Akademine Serbe ne rrugen “Francuska numer 7″Ortodakset grekoman nxorren me briskun dhe lugë te dryshkur sy shqiptaresh dhe i derguan ne shportë Gjin Bua Shpatesh.Po ne Çameri shkoi gjaku lum Zaveri, ky tradhtar me andaret tjere e bene ketë masaker…Te pamshershem ishin edhe Dergutet e Osmanet. Duke vrarë e prerë shqiptaret me hanxhar e bajoneta. Prenë koka femijesh ne gji nëne dhe ngulen ne hugardhi dhunuan si qen te terbuar gra e vajza shqiptare…Perse e shkrova ketë dhe i rash shkrimit rrotull?Sepse asnje lufte, asne krim, asnje kasaphanë nuk eshtë berë pa argatin e tyre. Ky soj tradhtaresh i vranë burrat me te fortë te kombit duke i ra sakicë (sepatë) prapa kurrizit. Ehu, mo Zot me keq!Po ju rrefej diçka: Ne Beograd, ambasadori amerikan z.U.Zimerman, e pyet nje zonjë akademike serbe:Çka mendoni ju per shqiptaret? Te gjithe mbeshteti per muri dhe pushkatoni! Merreni me mend kur thote nje zonje akademike keshtu,po te tjeret cka mendojne?Serbia nga kopet e tyre leshoi 2200 spiunet me te rrezikshem. Vetem ne Kosove zbarkuan 720 sosh.Per ti bere zap shqiptaret UDB-a serbe angazhoi edhe spiunet dhe tradhtaret denbabaden te tyre. Ky soj zagaresh degjonin edhe frymarrjen e adhetareve dhe pastaj raportonin te shefat e tyre. Ne polici i vuri njerzit me te pashpirt,çaushet teper te besueshem dhe keta i kishin duarte e lira te vrisnin…


Ne vjeshten e vitit 1988, plasi protesta ne te gjithe Kosoven,pastaj ngulfatja ne minieren “TREPÇA”me e pergjakshme e marsit 1989.Kjo Demonstrate u shtyp dhuneshem, duke vrare e sakatosur mijera shqiptare. Eskadonit te vdekjes, mjerisht u prinin tradhtaret shqipfoles, qe nder dej kishin gjakun e perzier me serbianet. Dhe me pas, pasi u derdh gjaku lum nga keta gjaksor,u turren çetniket si llave ujqish per te dekuruar kasapet me lloj-lloj meritash. Shih per kete, lere qe asnje idiot i idiotave nuk e refuzuan,por ecnin me fedellek si shqiptar te ndershem dhe medaljen e futen ne ramin e xhamit dhe e ngulen ne mur ne baskinë(gozhden) 16-teshe! Dhe pastaj idiotet bene gosti me def e me violin duke ngitur dolli per gjakun e derdhur te bijeve te shqipes…Ç´ndodhi para tri ditesh? U be nami.”Mali i Madh,polli nje mi”. Ne Lidhjen Demokratike te Kosoves,aderoi njeriu qe u dekorua nga Beogradi, per shtypjen me dhune te “nacionalizmit,seperatizmit…shqiptar”.Ehu,ç´komedi!! U tha e çka nuk u tha. Fjale miradie ne kupë te qiellit. Por, tinzaret menduan se populli yne eshtë hajvan e nuk kupton. Jo,jo! -Kosova akoma ka burra qe kane gjakun e Arberit nder dej.Do t# i them une, te zezat e keti. Dhe neqoftese nuk eshte keshtu. Le te qelloj i pari ai qe nuk ka asnje te metë.-?!


 


Është berë modë në Kosovë fluturimi i anetareve te partive politike ne partite tjera. Gjergj Kastrioti- Skenderbeu,heroi yne kombetar, ne kohen e tij thoshte:”Ata qe i ndrrojn fiset kur t´iu teket,janë si ata grate qe ulen ne prehrin e çdo kujt…” Nderkaq,  ne diten e sotme, keta janë bere taman si kurvat e sokaqeve, se kush po i thirre. Posa ta nderrojne preherin e burrave rroçkoman, i marrin tellallet e partive politike, i mbeshtetin per muri si nuse te teleisura,ftojn gazetaret dhe ja nisin kenges:Oj Hava,oj Hava,as me ne e as me ta”Por dallimi e ketyre kopilave dhe kopilicave nga ata grate qe i ndrrojn burrat eshtë: Atyre grave te rendomta, kur e ndrrojn burrin, nuk iu qesh Nuri,nderkaq, ketyre nuri i qesh taman si femrat e perdala…Shih per ketë, dite me parë, tellalli i Lidhjes Demokratoke te Kosoves, e dalur nga bishtat e Lidhjes Komuniste serbe, qe edhe sot, me 2014, kjo Parti nuk eshtë ç’regjistruar nga Beogradi, Ismet Beqiri, morri Nuredin Ibishin, e mbeshteti per muri.


 


Te teleisur e te pispillosur ishin te dy kopilat me kollare dhe ja se çka thanë:Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, deri tani i angazhuar në shoqërinë civile, prej sot është bërë anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Drejtues të LDK-së në prezantimin e aderimit të tij, thanë se në LDK po aderon një njeri që ka dhënë shumë për Kosovën, si në luftë, pas lufte dhe tani do të jap edhe për ndërtimin dhe integrimin e shtetit.Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri tha se Ibishi është një profesionist dhe ekspert ndër me të mirët që ka Kosova në lëmin e sigurisë.E, Nuredin Ibishi tha se zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa kushte dhe pa premtime, por vetëm pse ka parë mundësinë që ai t’i realizoj idetë, projektet dhe shprehjen e lirë, por nuk mohoj se nëse partia ia jep ndonjë postë ai është i gatshëm ta pranoi.Pa fije turpi Ismet Beqiri,tellalli i LDK-es, u hedhe pluhur syve shqiptareve. Pa fije turpi ky kopil ofendon shumë rendë shqiptaret,duke menduar se populli eshtë i marrë, ha sanë si bagetia dhe ne kopilat e Titos, kemi pervoje nga Serbia dhe i shesim dushkun per gogla…Jo, ore kokeshkretë se Kosova akoma ka burra qe e thonë te verteten…Ismet Beqiri, thonë se je i martuar,je baba e femijeve,po perse nuk te erdhi turp te genjen shqiptaret more i mjerë, more tinzar…Keni kerkuar edhe Gjykaten speciale qe te zbuloj krimet. Te thash pergjigjen me fakte,me shkrim e me vulë. Te tregova,se Dick Marty,me prejardhje te hershme serbe, eshte Dik Martinoviqi…Keni per te ra pishman sa toka e qielli! Se Rusia  me Konstantin Kosaqev dhe Serbia me materiale sekrete te UDB-es, te montuara, krejt me qellim qe te fus ne gjakmarrje popullin dhe ta beje lemsh Kosoven.


Pergjgjesia do bie mbi LDK-ën dhe kopilat e Titos…Ky shkrim nuk kuptohet pa klikuar ne google dhe kerkuar shkrimin tim me titull:Po ju çoje fjalë kopilave te Titos…Keni me ra pishman edhe per ate ushtarakun ish Jugosllave,kur nga fronti i luftes,bisedonte mbi gjaksoret serb:”Zdravo Raxho…” dhe u vranë shqiptaret ne pritë si qen. Ju thash se ky akoma e ka motren te martuar per nje kriminel gjakatar ne Nish. Motra e tij, eshtë N…Do te vi koha qe juve ka per t´iu dalur dardhe me bishte dhe do t´ia trazon eshtrat nga varri i keti “Deshmori”:..Ç´pandehni ju more zuzarë se populli nuk i di keta gjera qe tradhtuat kombin hajnisht si hijenat serbe.


Dale,dale, se shume gjera kanë per te dalur dhe ju do te shenohuni ne listen e kronologjise te tradhtareve te kombit qe nuk do te harrohet sa te jetë toka e qielli…Ju, keni aq mekate dhe tradhti  kunder kombit, që edhe rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj KURRIZIN E SHPINES!!!Ja faktet, se kush ishte Nuredin Ibishi? Thua se ka fuqi te madhe. Te ngre padi penale kunder meje…


 


Dhe krejt ne fund, kam disa pyetje per Nuredin Ibishin dhe Ismet Beqirin, tellallet dhe kopilat e Titos:A jeni ju ne foto duke pranuar medaljen Urdheri per Trimeri nga ÇETNIKET?A e keni kthyer kete Medalje tradhtie per vrasjen e shqiptareve?Ose:Perse ja thane kete Medalje shume te lartë serbianet e Drazh Mihajlit? Po gabon e thua se nuk jane te Drazhes,po te Joviqit!


A i keni kerkuar falje popullit per vrasjet?Sepse valle cilin e kishte qarë nena? Te birin? Te vellanë? Te nipin?


A keni kerkuar falje qe kemi ikur nga ju,duke futur lemeri ne popull? Iknim nga ju,po ke te ndiqnim Naten? Zgurret…?Te keshilloje shume qe te lexoni me vemendje kete faksimil disa here dhe nga mallngjimi shiko fotografine me llupen, sepse se di sa te punojn te pamurit…


Kete shkrim e jap me faksimil pa asnje ndryshim.Po sido qe te jete, adresa ime eshte: Reshat BADALLAJ, Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shiperise, ne hyrje te Zhurit, ne qender, kthen ne te majte, lagja Badallaj, konaku i Late Nures, qe i erdhi ne ndihme DEMË AHMETIT te ju ne kulle,ku u rrethua nga harambashet serbiane, njembjedhe anetare nen uniforme e komande te UÇK-es, pas komandantit legjendar, Adem Jashari,jo pas tradhtarit dhe drogirashit, burrit te Gordanes, Tahirit. Pyete komandant “REMIN”, apo ndoshta e njihni edhe ju, ushtarin qe luftoi krahperkrah te ju me pseudenimin “ZHURI”- Jetmir Badallaj, djali i xhait. Kur na vdiç Tefidja e motra,ushtare e UÇK-es, na erdhi komandant “REMI” per ngushllime…Kesaj radhe kaq nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI  

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KUSH DHA URDHËR PËR TA NDJEKUR DHE VRARË SHKRIMTARIN,SYLEJMAN KRASNIQI?

KUSH DHA URDHËR PËR TA NDJEKUR DHE VRARË SHKRIMTARIN,SYLEJMAN KRASNIQI?

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

*Dokument origjinal i asaj kohe, të pazbuluar deri me tani,zbulon Reshat Badallaj-Zhuriani

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Qarqet shoveniste serbo-çetnike kishin lëshuar gjahun e shtrigave kundër atdhetarëve të shquar shqiptarë. Nga frika Serbosllavia në Ballkan zbarkon 2200 spiunë,nderkaq, në Kosovë 720 spiunë dhe langonjt hundënuhatës që dëgjonin edhe frymarrjen e atdhetarëve që me kohë e kishin nisur vallën e çlirimit kundër bandave titisto-rankoviqistë dhe tradhtarëve shqipfolës. Banditët serbomdhenj të udhëhequr nga qeni plak Josip Broz Tito dhe shqiptarurrejtësi dhe kasapi i kombit tonë Aleksandër Rankoviqi, Ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me falni të Serbosllavisë të asaj kohe,kishte dhënë urdhër:”Të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare”, dhe pa pushuar i binin kambanave të mortit kundër Kosovës dhe kombit tone në përgjithësi. Këtë e zbatonte mjekroshi,popi Serafin, në Kosovë, me konak në Prizren dhe thoshte se :”Shqiptarët janë gjarpër i zi dhe duhet goditur në kokë…”. Ju që jeni të ri në moshë, ju vë ne dijeni se mjerisht disa shqipfolës,spiunë e tradhtarë,përpos që mbanin fotografin e kurvarit Josip Broz Tito, me origjinë rus dhe jo kroat, të paktën keshtu thotë FBI, ishin në të gatshem dhe ne gjendje edhe gruan e shtratit me ja dhënë këti satrapi dhe ishin luftetaret me të medhenj dhe ishin betuar se do e ruaj porosinë e qenit plak Titos:”Te ruajm vëlazërim-bashkimin më sërbët si drita e syve”. Uhu, po ja shave Titon të vritshin e te pritëshin ky soj e sojsez. Kur bëhëj ndonjë hata,katrahurë dhe kasaphanë kundër shqiptarëve, përpos serbianve,langonjt dhe zagarët shqipfolës benin DYZEN AHENGU ME HARMONIKË E ME LAHUTË NË PËRKRAHJE TË SERBO-ÇETNIKËVE E KUNDËR:”NACIONALIZMIT, SEPERATIZMIT,SHOVENIZMIT, IRREDENTIZMIT SHQIPTARË”. Kështu që, KOS-i,OZNA dhe UDB-ja, vënë në nishan atdhetarët shqiptarë për të maltretuar,burgosur,vrarë dhe më pas trupin e pa jetë me humbur pa shej e pa dok. Shtriga Serbosllavi permes këtyre organizatave terroriste kishte angazhuar edhe organizatën famekeqe:”CRNA RUKA-DORA E ZEZË” dhe quhej edhe “UJIDINJENJE ILI SMRT-BASHKIM OSE VDKJE”,te Dragutin Dragojeviqit-Apis, kishte veshur kriminelet me veshje kombetare shqiptare,tirqi e koperan,bile me plis të bardhë në kokë për të mos hetuar… Pasardhësit e këti krimineli Dragutin Dragojeviq, në UDB-en serbe, në Prizren, angazhon kriminelet te pashpirt:Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq, që të merren me ndjekjet dhe vrasjet e shqiptarëve ne heshtje. Arkitekti i te gjitha vrasjeve ishte Gojko Popoviqi i vendosur ne kufirin e dikurshem ne Vërmicë, ku ishte ndertuar aty pranë hoteli rrëzë Pashtikut plak Qarqet shoveniste serbo-çetnike kishin lëshuar gjahun e shtrigave kundër atdhetarëve të shquar shqiptarë. Nga frika Serbosllavia në Ballkan zbarkon 2200 spiunë,nderkaq, në Kosovë 720 spiunë dhe langonjt hundënuhatës që dëgjonin edhe frymarrjen e atdhetarëve që me kohë e kishin nisur vallën e çlirimit kundër bandave titisto-rankoviqistë dhe tradhtarëve shqipfolës. Banditët serbomdhenj të udhëhequr nga qeni plak Josip Broz Tito dhe shqiptarurrejtësi dhe kasapi i kombit tonë Aleksandër Rankoviqi, Ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me falni të Serbosllavisë të asaj kohe,kishte dhënë urdhër:”Që asnjë shqiptarë të mos lihet i gjallë mbi tokë”, dhe pa pushuar i binin kambanave të mortit kundër Kosovës dhe kombit tone në përgjithësi. Këtë e zbatonte mjekroshi,popi Serafin, në Kosovë, me konak në Prizren dhe thoshte se :”Shqiptarët janë gjarpër i zi dhe duhet goditur në kokë…”. Ju që jeni të ri në moshë, ju vë ne dijeni se mjerisht disa shqipfolës,spiunë e tradhtarë,përpos që mbanin fotografin e kurvarit Josip Broz Tito, me origjinë rus dhe jo kroat, të paktën keshtu thotë FBI, ishin në të gatshem dhe ne gjendje edhe gruan e shtratit me ja dhënë këti satrapi dhe ishin luftetaret me të medhenj, të betuar se do e ruajn porosinë e qenit plak Titos:”Te ruajm vëlazërim-bashkimin më sërbët si drita e syve”. Uhu, po ja shave Titon të vritshin e te pritëshin ky soj e sojsez. Kur bëhëj ndonjë hata,katrahurë dhe kasaphanë kundër shqiptarëve, përpos serbianve,langonjt dhe zagarët shqipfolës benin DYZEN AHENGU ME HARMONIKË E ME LAHUTË NË PËRKRAHJE TË SERBO-ÇETNIKËVE E KUNDËR:”NACIONALIZMIT, SEPERATIZMIT,SHOVENIZMIT, IRREDENTIZMIT SHQIPTARË”. Kështu që, KOS-i,OZNA dhe UDB-ja, vënë në nishan atdhetarët shqiptarë për të maltretuar,burgosur,vrarë dhe më pas trupin e pa jetë me humbur pa shej e pa dok. Shtriga Serbosllavi permes këtyre organizatave terroriste kishte angazhuar edhe organizatën famekeqe:”CRNA RUKA-DORA E ZEZË” dhe quhej edhe “UJIDINJENJE ILI SMRT-BASHKIM OSE VDKJE”,te Dragutin Dragojeviqit-Apis, kishte veshur kriminelet me veshje kombetare shqiptare,tirqi e koperan,bile me plis të bardhë në kokë për të mos hetuar… Pasardhësit e këti krimineli Dragutin Dragojeviq, në UDB-en serbe, në Prizren, angazhon kriminelet te pashpirt:Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq, që të merren me ndjekjet dhe vrasjet e shqiptarëve ne heshtje. Arkitekti i te gjitha vrasjeve ishte Gojko Popoviqi i vendosur ne kufirin e dikurshem ne Vërmicë, ku ishte ndertuar aty pranë hoteli rrëzë Pashtikut plak, ku buronte uji akull në pikë të verës. Gojko Popoviqi që kishte urdhëruar vrasjet e shqiptarve dhe humbjen e trupave të pashpirt, hedhjen në lumin Drini i Bardhë,por, te lidhur për drunj që kufoma të mos notoj në Shqipëri se do të hetohet. Krimineli tinzar dhe i pashpirt,Gojko Popoviq, si më të besueshem për ndjekje,maltretime,vrasje në prite,në mulli, kishte zgjedhur kriminelet më gjaksor,ndërkaq, si langonj dhe zagarë më të besuar serb;Ali Islamin, Dalipin e Brahimit,Azem Azemin i lindur më 1920, i nënës Fatime, që vepronin sipas planit “BISTRICA”. Në këtë plan vepronte edhe Mehmet Maliqi,njeri nder gjaksorët dhe me tradhtarët ndër shqiptar,përndryshe është babai i Shkelzen Maliqit, që në vitin 1981,nga Beogradi, denonte Demonstratat e vitit 1981, qe shperthyen në Kosove dhe tronditën themelet e Jugosllavisë të asaj kohe. Ky plan me këta langonj ka futur edhe trimin Hasan Alia, që njihej si Hasan Remniku, për të cilin autori i ketyre rreshtave ka shkruar dhe do të shkruajm sipas vakteve që kemi për të zbardhur faqet e historisë. Kesaj here po japim dokumentin zyrtar te zbuluar vetëm nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, se si banditët,spiunët dhe zagarët e pushkagjinjve serbo-çetnik,mjerisht shqipfolës,kanë kapur shqiptarët me urdhëra te kriminelve Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq dhe kurrë nuk është ditur fati i tyre me. I kanë humbur pa shej e pa dok dhe as vend varri nuk kanë… Azem Azem Kurtaj,langua serboçetnik,deri në ditën kur e kanë plasur në varr, kishte marrur për siper për te ndjekur dhe për të vrar në pritë patriotin e shquar,shkrimtarin Sylejman Krasniqin. Patrioti i kombit tonë,Sylejman Krasniqi, ishte me i sjkathet se zagarët,langonjt dhe qentë e gjaksorve të gjakut të Drazh Mihajlit dhe ik me mundim të madh në Shqipëri. Langonjt kishin mbetur me gishtin në gojë dhe kishin lehur kot pas henës dhe hijës së tij… Kësaj radhe po e lëmë me kaq, nga unë,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, që ka zbuluar për herë të parë dokumentin zyrtar,për këta zagarë,langnj të gjaksorve serbian, kundër shqiptarve…

azemi

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

DYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”

DYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”

zuesiDYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Prej shumë tezave për prejardhjen e emrit “shqiptar” nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, kemi zgjedhur 12 tezat më të popullarizuara në lidhje me këtë çështje:
Teza e parë : Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij , ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402 : Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder) .
Teza e dytë : Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i , që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.
Teza e tretë : Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e përmend një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër të tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.
Teza e katërt : Sipas Hahn-it: shqiptar duhet të jetë një formim më prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj , shqiptoj ) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri + ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues , ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.
Teza e pestë : Sipas Fjalorit të Nikollë Ketës, të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Në të shkruhet ndër të tjera : Albanese: Arbresh, Arbënesh, Arbnÿr, Arbëruar, Arbnuer, fem. Arbreshë, Arbëneshë ecc.  Albanese da Scutari fin a Scopia : shqiptar.
Teza e gjashtë : Një mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës .
Teza e shtatë : Gustav Meyeri , fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej , dëgjoj“.
Teza e tetë : Sipas Osman Myderrizit , “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij . Emri i ri shqiptar, që u adaptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot”.
Teza e nëntë : SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.
Teza e dhjetë : Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët . Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.
Teza e njëmbëdhjetë : Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur, troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht / arbër-isht. Po të njëjtën tezë e mbron dhe Eqrem Çabej.
Teza e dymbëdhjetë : Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012. Sipas tij, etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike .  Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.
Teza më e pranuar nga studiuesit : Nga dymbëdhjetë tezat të dhëna më lart, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj , shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj , marr vesh”.
Sipas saj edhe formimi i ri + ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

MARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

MARY EDITH DURHAMMARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

Shkruan Prof. Zymer Mehani

“Shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës e i xhamisë zë vendin e dytë”. (Edith Durham, 1941).
Ndër shumë personalitete të huaja që u morën me të kaluarën, historinë dhe kryesisht me çështjen shqiptare, një zë më vete është edhe zonja e njohur britanike M. E. Durham, artiste, shkrimtare dhe udhëtare, e cila u bë e famshme edhe për ne shqiptarët me shkrimet antropologjike rreth jetës së shqiptarëve, në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX.
Mary Edith Durham (1863-1944) u njoh shumë mire me çështjen shqiptare dhe  ishte përkrahëse e denjë e pavarësisë dhe  e bashkimit të shqiptarëve. Ky qëndrim i drejtë i saj ndaj shqiptarëve bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe rikritikohej nga përkrahësit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës, të banuar kryesisht nga shqiptarët, nga territoret shqiptare, për ta futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë anglezë që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”.
Në një artikull të saj të botuar në revistën e famshme ‘Geography’ të Manchester-it, më 1941, veç tjerash, Durham aty shkruan se gjatë pushtimit otoman, pushteti në jug të Shqipërisë ka lejuar ndikimin e priftërinjve grekë, për të penguar ngritjen e shpirtit nacionalist shqiptar. Ndërsa, thekson se shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës e xhamisë zë vendin e dytë.
Në këtë artikulli Durham-i tregon për jetën e shqiptarëve në kohën pas pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ka për qëllim që me këtë artikull t’i njoftojë lexuesit anglezë me jetën e atëhershme të shqiptarëve të Shkodrës dhe rrethinës, një vend shumë i dashur për Durhamin. Ajo në detaje shkruan se si kanë jetuar shqiptarët në fshatra e qytete, çfarë shtëpish kanë patur, çfarë ushqimi kanë ngrënë, çka kanë veshur, çka kanë punuar, si i shiste Biblat në Shqipëri të cilat i lexonin myslimanët e të krishterët, dhe më në fund pse u tërhoq Anglo-Persian Oil Company nga Shqipëria.
Ja artikulli i Durham-it i vitit 1941:
“Shqipëria
Burimi kryesor i jetës në male janë kopetë e deleve dhe dhive por, në një mënyrë më të vogël, edhe i lopëve. Për to kujdesen kryesisht burrat të cilët e kultivojnë edhe tokën. Qumështi i dhisë preferohet ndaj atij të lopës dhe është ushqimi kryesor i malësorëve. Qumështin e përdorin të vluar ose të nxehtë nga një kazan i hekurt. Qumështi përdoret edhe i thartuar, i cili quhet kos, dhe është ushqim i favorizuar që shoqërohet me bukë të misrit. Mishi kryesisht përdoret gjatë festave. Gjatë ditëve të pazarit burrat zbresin në Shkodër, ndoshta duke i bërë edhe nga tri ditë rrugë, me dele e dhi, të cilat i ndërrojnë me mallëra ose i shesin me para të gatshme.
Puna e grave është shumë e vështirë. Ato duhet ta gatuajnë bukën e cila piqet në oxhak të gurtë dhe nën një mbulesë të hekurt mbi të cilin vendoset prush. Gratë fillojnë ta gatuajnë bukën në orën 4 të mëngjesit. Ato duhet ta sjellin ujin dhe drunjtë, të kujdesën për shpezët, të mjelin dhitë e delet, ta zënë kosin, dhe ta tjerrin leshin e dendur që përdoret për thurjen e rrobave të burrave dhe grave.
Fushat afër qyteteve, që gjenden në një lartësi të mjaftueshme për të mos i kapur malaria, janë jashtëzakonisht të pëlleshme. Perimet janë të shumëllojshme dhe rriten pothuaj sa i shikon. Kungujt, patatet, domatet, batha, patëllxhanët, lakrat, qepët, preshtë e llojeve të ndryshme, i mbushin tregjet. Në pjesët e ulëta të rrëzë maleve rriten gështenjat sikur arrat dhe lajthitë. Ekzistojnë shumë ullishte cilësore, por një numër i madh i tyre është shkatërruar nga malazezët në Luftën Ballkanike të vitit 1912. Fiku dhe qershitë janë më të mirat që i kam shijuar ndonjëherë në jetën time. Edhe rrushi është i tillë dhe me bollëk, nga i cili prodhohet verë e mirë vendase.
Gjatë tërë bregdetit toka është njësoj e pëlleshme. Por, një pjesë e madhe e saj është në pronësi të bejlerëve të pasur të cilët në shumicën e rasteve e neglizhojnë dhe nuk e punojnë. Disa bejlerë janë aq të pasur sa që nuk e qajnë kokën ta punojnë tërë tokën që e kanë.
Më herët një sasi e madhe e mëndafshit është kultivuar në Shqipëri dhe për këtë blerësit vinin nga Italia në Shkodër. Por, një sëmundje e krimbit të mëndafshit që e përfshiu Evropën jugore në shekullin XIX, e ka dëmtuar aq rëndë Shqipërinë sa që tashti punohet vetëm një sasi e vogël.
Në qytetet e Shqipërisë, mëndafshi është punuar (thurur) me dorë në shumë shtëpi në lloje të ndryshme nga të cilat janë punuar mindilat e që janë përdorur nga gratë e krishtera dhe myslimane. Shumica e kostumeve festive janë të qëndisura me fije ari. Qëndisja me ari është punë që e bëjnë burrat. Gratë merren me përgatitjen e qejzit të nuseve. Edhe argjendaria është po ashtu një punë e nivelit të përsosur. Punohen edhe koburet, e ky zanat, për fat të keq, është në zhdukje e sipër. Por, kjo i bën shqiptarët të jenë artistë të Ballkanit.
Shtëpitë në qytete janë kryesisht të ndërtuara nga guri. Nuk janë më të larta se dy kate dhe në shumicën e rasteve kanë kulm të mbuluar me tjegulla të kuqe. Brendia e tyre është shumë e pastër. Tapeta të bukura qëndrojnë të varura në mure dhe mbi divane. Pasi që rrugët në sezonin e shiut janë të baltosura, këpucët zakonisht zbathen dhe lihen jashtë te dera. Zakonisht nuk ka dhoma të fjetjes. Kur vjen koha e gjumit, dyshekët nxirren nga dollapët dhe shtrihen në tokë, kurse plafet e pambuktë shërbejnë për mbulojë.
Ushqimi në qytet është i bollshëm dhe i llojeve të ndryshme. Janë të popullarizuara shqimet me mëlmesa të shumta dhe me shumë speca, pilaf nga orizi, të mbushur me patëllxhanë. Shpezë të ndryshme dhe lepuj të gjahut, por edhe një sasi e madhe e patave, sillen nga liqeni në pazar nga fshatarët.
Shqiptarët e veriut janë katolikë. Disa fise janë të përziera, katolikë e myslimanë, por shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës [xhamisë] e zë vendin e dytë nëse është në konflikt me zakonet e lashta kombëtare.
Korça ka qenë qendër e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë në jug. Shkollat atje kanë punuar për të kundërshtuar influencën greke dhe priftërinjtë grekë, prezenca e të cilëve është lejuar nga turqit me qëllim që të pengohet ngritja e shpirtit nacionalist e shqiptarëve. Shkolla e zonjës Qiriazi ka qenë rreze drite.
Me javë të tëra kemi udhëtuar me kuaj nëpër Shqipëri. Atëherë nuk ka pasë rrugë të ndërtuara. I kemi vizituar qytetet kryesore. Në qytetet ku shqiptarët ishin guvernatorë, kemi qenë të mirëseardhur dhe kemi shitur libra [Bibla] aq sa ka qenë e mundshme. Në Berat, ku ishte një turk, na arrestuan dhe na sollën para tij. Ai tha që nuk ka asgjë kundër krishterimit. Ne mund të shisnim Bibla sa të donim në frëngjisht po jo në shqip, dhe na i konfiskoi të gjitha. Nuk çoi peshë kjo punë pasi që kishim stoqe tjera që prisnin shpërndarjen.
Ka qenë udhëtim inspirues. Myslimanët dhe të krishterët nxitonin të blinin Biblën në gjuhën e tyre. ‘Tashti’, tha një xhandar i ri shqiptar, ‘mundem ta mësoj vëllain tim të vogël të lexojë’.
Në Berat mësova për lëvizjen e formimit të Kishës Autoqefale Shqiptare. Banorët u ankuan se priftërinjtë grekë ishin kundër njerëzve që kishin libra në gjuhën shqipe.
Besohej që në Shqipëri kishte sasi të mëdha të naftës. Fan Noli hezitonte të jepte koncesione. Në anën tjetër, rivali i tij, tashti i njohur si mbreti Zog, e favorizoi mënyrën e pasurimit të shpejtë. Ai u premtoi koncesione të mëdha kompanisë Anglo-Persian Oil Co., dhe Italisë.
Në këtë kohë, Elizabeth, Lady Carnarvon, bënte punë fisnike në përkujtim të birit të saj, Kolonelit Aubrey Herbert, i cili ishte njëri nga kampionët e çështjes shqiptare. Elizabetha e pajisi një spital në Vlorë, filloi një punë të popullarizuar në formimin e Lëvizjes së Vëzhguesve për Djem, filloi programin kundër malaries në këneta, ndërtoi dhe e furnizoi një bibliotekë. Oficerët britanikë u caktuan për trajnim të xhandarmërisë. Gjithçka ishte shpresëdhënëse. Për fat të keq, kompania Anglo-Persian nuk gjeti naftë që ia vlente të vazhdonte punën. U tërhoq. Në anën tjetër, italianët, gjetën mirë naftë në koncesionet e tyre. Britania e Madhe më nuk pati interesa të mëtejme në Shqipëri dhe e njohu vendin si zonë të interesit italian”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj.
VEPRAT E EDITH  DURHAMIT  PËR SHQIPËRINË
High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)
The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)
Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)
The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)
Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20- vjeçare)
The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)
Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 (Disa dëshmi te fiseve ballkanike, dokumente ligjesh dhe të kulturës së Ballkanit).
Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001) (Shqipëria dhe Shqiptarët : Artikuj dhe letra të zgjedhura, 1903-1944 nga Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001).
Lufta për Shkodrën
Vepra të tjera për Durham-in
Kastriot Frashëri: “Mary Edith Durham-Një zonjë e madhe për Shqipërinë”, Geer, Tiranë, 2004
Kastriot Frashëri : “Mary Edith Durham- A Grand Lady for Albania”, Geer, Tirana, 2004
Mary Edith Durham (2016). Nella Terra del Passato Vivente. La scoperta dell’Albania nell’Europa del primo Novecento. Introduzione, traduzione, note e appendice di Olimpia Gargano. Lecce, Besa.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ATA (politikanë)

ATA (politikanë)

politikanëATA (politikanë)

11401059_1664116463823696_1541532858591459152_nSi peshqit janë
S’i pjek n’tigan
Dot s’mund t’i kapim
Sepse rrëshqasin

E kalojnë detin
Edhe me dallgë
Hyjnë edhe dalin
N’ të pa u lagë

Porsi gjarpërinj
I fshehin këmbët
E sikur ujqër
I prehin dhëmbët

Bash si urithët
E shpojnë dhe tokën
Dhe kurrë s’e dimë
Ku e qesin kokën

Me ca hajdutër
Ata shëmbëllejnë
Gjithçka na marrin
E na rrëmbejnë

Ditë edhe natë
Duke gënjyer
Ç’na kanë mashtruar
Ç’na kanë zhgënjyer

S’u skuqet f’tyra
Se fytyrë s’kanë
Sa qielli e toka
Larg t’vërtet’s janë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES

KUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES

NËNË TEREZAKUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES
(26 gusht 1910 – 5 shtator 1997)

Shkruan Prof.  Zymer Mehani
Nënë Tereza (Gonxhe Bojanxhiu) është lindur më 27 gusht 1910 në Shkupin e Shqipërisë së atëhershme (sot kryeqytet i ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë), i cili ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Prindëritë e saj, Nikollë dhe Dranafille Bojaxhiu, emigruan prej Shkodrës në Shkup para se të lind Gonxhja. E ëma e saj, Dranafilla, ishte nga Novosella, fshat afër Gjakovës, kurse i ati Nikolla nga Prizreni. Që si fëmijë Gonxhja ishte me shëndet e dobët dhe nëna e saj druante për shëndetin dhe jetën e saj. Katër vjetët e parë të shkollës fetare i bëri shqip, ndërkaq shkollën fillore shtetërore dhe gjimnazin i mbaron në gjuhën serbe. Vëllai i saj, Lazri, thotë se motra ishte një vajzë e rëndomtë dhe e mbyllur… Që nga vitet e para të shkollës fillore mund të vërehej se ishte shumë e talentuar për mësim. Ishte e para në klasë, gjithmonë e gatshme të ndihmojë të tjerët. “Kur i’a shfaqa nënës dëshirën time që virgjërinë t’ia fal Zotit, në fillim kundërshtonte, por më në fund më tha: Mirë, bija ime, shko, por kij kujdes të jesh vetëm e Zotit. Në moshën 12 deri më 18 vjet nuk kisha të dëshirë të bëhem misionare. Por në moshën 18 vjeçare vendosa ta braktis vendlindjen. Ishte kjo dëshira e Zotit”, fliste Nëna Terezë.

Lorenc Antoni, kompozitor i njohur nga Prizreni dhe shok fëmijërie i Gonxhes, pohonte se më 20 gusht 1928, me t’u kthyer nga Kisha Katolike e Letnicës, në Viti, Kosovë, Gonxhja i thotë : “Kam vendosur të bëhem misionare, t’i kushtohem e tëra Zotit për shpëtimin e shpirtrave.” Caku i saj ishte India. Një kohë kalon në Irlandë dhe pastaj shkon në Indi. Më 1930 Gonxhes i jepet emri Tereza, në përkujtim të Shën Terezas nga Avila, shenjtëreshë spanjolle e shekullit XVI.
Më 10 shtator 1946, ajo largohet nga shkolla St. Mary’s High School, ku punonte si arsimtare, dhe fillon t’u shërbejë të varfërve dhe të sëmurëve.
Më 1962 ajo fiton çmimin Pandra Shri për “shërbim të mrekullueshëm”. Ajo këto para i shfrytëzon për t’u ndihmuar nevojtarëve dhe për ndërtimin e spitaleve. Më 1979, ajo merr çmimin Nobel për Paqe. Ajo provon disa herë që ta vizitojë Shqipërinë, por regjimi diktatorial komunist nuk i jep vizë. Ajo e viziton atë pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Vizita e saj e fundit në Shqipëri ishte më 1993. Kosovën ajo e vizitoi më 1980. Njëmbëdhjetë shtëpi humanitare të saj punojnë në Shqipëri dhe dy në Kosovë. Shoqata më e madhe humanitare në Kosovë mban emrin e saj.
Zemra e Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, e operuar katër herë, plot dashuri për më të vobektit, nuk duroi më. Më 5 shtator 1997, në ora 17, në Kalkutë, nëntë ditë pas ditëlindjes së saj të 87-të, vdiq nga pasojat e pikës në zemër.
Nëna Terezë (Gonxhe Bojaxhiu), e cila njëherësh ishte nënë e mbarë njerëzimit, edhe pas vdekjes, megjithatë,  mbeti e gjallë në kujtimet tona, në zemrën e popullit tonë, por edhe në mbarë botën, sepse vepra e saj ishte flijim për të mirën e njerëzimit. Vepra e saj i dëshmon botës se në mesin e tyre gjendet një popull i vjetër, me një kulturë të lashtë dhe veprimtari të madhe, një popull fisnik dhe besnik me traditë të lashtë dhe bujare, populli shqiptar. Dhe pikërisht nga ky popull e ka prejardhjen bija e tij, Nëna Terezë. Kjo figurë e ndritshme me fisnikërinë e shpirtit shqiptar i pushtoi zemrat e njerëzimit, pa dallim race, kombi apo feje. Ishte simbol i amshuar i forcës hyjnore i dashurisë së njeriut për njeriun. Ajo njëherësh ishte edhe nënë e mbarë njerëzimit. Nëna Terezë paraqiste një vlerë për njerëzimin, kurse për ne shqiptarët ajo ishte diçka më shumë: ishte një vlerë frymë e trojeve tona, ishte nga zermra e dheut tonë, ishte bijë, ishte motër  të parëve tanë. Me të drejtë mund të pohojmë se ndër personalitetet më të ndritura që pati njerëzimi gjatë dy mijë vjetëve, ndër ne shqiptarët, është figura e Gonxhe Bojxhiut- Nënë Terezës. Nëna Terezë dashurinë ndaj njerëzimit gjithmonë e ka shprehur me lutje pranë Atit të Gjithpushtetshëm, duke iu drejtuar me këto fjalë:
” Kudo të jetë urrejtja, unë të sjellë dashurinë.
Kudo të jetë padrejtësia, unë të sjell faljen.
Kudo të jetë ngatërresa, unë të sjell pajtimin.
Kudo të jetë gabimi, unë të sjell të vërtetën.
Kudo të jetë dyshimi, unë të sjellë besimin.
Kudo të jetë dëshprimi, unë të sjellë shpresën.
Kudo të jetë terri, unë të sjellë dritën.
Kudo të jetë pikëllimi, unë të sjellë gëzimin”.
Është i priveligjuar kombi ynë, që nga gjiri i vet nxori një figure kolosale për mbarë njerëzimin- Nënë Terezën.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Mali i Zi rritet me troje shqiptare

Mali i Zi rritet me troje shqiptare

lisen-bashkurti

Mali i Zi rritet me troje shqiptare

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

O milet degjoni e mbani vesh!
Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare. Mos harroni historine sepse po ringjallet edhe ne kohet tona. Mjere ne po na vdiq kujtesa!

Njehere na rrembeu troje Rusia me Traktatin e Shen Stefanit, 1877. Pak kohe me vone na i shkulli me akt juridik Kongresi i Berlinit, 1878.

Mbi keto traktate masakrues te trojeve shqiptare, Osmanet fillusn te shisnin trojet shqiptare si zhelet e tyre per te zgjatur agonine e Portes se Larte, 1878-1883.

E me ne fund koalicioni i turpit, i Fuqive Evropiane bashkoi Ruse e Osmane, Gjermane e Franceze, Austro-Hungareze e Serbo-Malazeze per te rrethuar nga toka dhe nga deti shqiptaret e “pabindur” (1883).

Keshtu na shqyen, na i shkyne shkjate trojet tona. E Mali i Zi nga Cetina ne maje te shkrepave u shtri e u zgjerua, u rrit e u zmadhua mbi Rozhaje, Plave e Guci, Hot e Grude, Tuz e Dinoshe, Liqenin e Shkodres, Ulqin e Tivare, Kraje e Anamalit.

Historia vazhdon. Jugosllavia e AVNOIT me Rankovic e Tito i shqeu shqiptaret neper republikat Serbe, Malazeze dhe Maqedone. Si placke pazari Tito, babai i Jugosllavise, u soll si njerk me shqiptaret.

Titos i duheshin shqiptaret si guret e kandarit per te kenaqur orekset etnike e per te shuar fobite brenda Jugosllavise. Kufijte e Kosoves asokohe administrative levizeshin sipas interesave te Beogradit Serbo-Federativ.

Historia nuk ndalej. Ne 1974 u be Kushtetuta e re Jugosllave. Kosoves dhe Vojvodines iu dhane statuse autonomie me elemente perfaqesimi konstituiv federal. Por territorialisht Kosova ngeli ne kuader suazash administrative, lehtesisht te ndryshueshem ne kuader te Jugosllavise, madje edhe te Serbise. Vetem kufiri i jashtem i Jugosllavise ne segmentin kosovar qe ishte me Shtetin Shqiptar ishte i pacenueshem nderkombetarisht.

Keshtu, gjate Jugosllavive, te Karagjorgjeve, Obrenoviceve, Serbo-Kroato-Sllovene dhe AVNOIT, kufijte e Kosoves vec jane tkurrur e tkurrur deri ne limite ekzistenciale per popullin shqiptar..

Historia nuk u ndal serish. Ne veren e 1999 Kosova clirohet nga Serbia e Milloshevicit. Por territorialisht nuk shpetoi nga pretendimet territorriale te fqinjeve te saj.

Filloi masakra tjeter territoriale mbi Kosove. Serbet ndalen te Ura e Ibrit, fale krushqive me ca Evropiane dhe kuislingeve te fshehte brenda shqiptare. Maqedonet do perfitonin konjukturalisht nga fakti qe ne dy anet e kufirit ishin shqiptare etnik! Edhe ato gllaberuan mjaft hektare nga trojet e Kosoves brenda kufijve politike.

Tani boll!. Te ndalim historine ne Rugove. Keto dite debati eshte shume i nxehte. Situata po precipiton jashte kontrollit. Firmetaret e qeveritaret qajne hallin e Malit te Zi. Ato jane gati te japin mijra hektare ” qe te mos prishen marredheniet me Malin e Zi”.

Mirepo, lavdi Zotit, Presidenti i Malit te Zi shprehet se ” mosratifikimi i demarkacionit nuk cenon marredheniet e tij me Kosoven”. Arsyeja duket te jete me realiste ne Potgorice. Duket qe lideret e sotem te Potgorices e dijne me mire se lideret e sotem te Prishtines se “kur eshte boll”. C’po na degjojne veshet!

Te cjerrim mashtruesit

Keto dite arguementet kane arritur absurditete qe nuk ka laborator logjik qe t’i arsyetoje. Mbas lumit manipulativ qeveritar se “Kosova nuk humb asnje centimeter” si dhe mbas alarmit se “Kosova humbe 8200 hektare territore ne Rugove” vjen opsioni oportunist, i papare dhe i padegjuar ne historine, ne te drejten nderkombetare dhe ne hartografine boterore. Sipas ketij opsioni sofistik “Mali i Zi zgjerohet, por Kosova nuk zvogelohet”. (!?)

Por ku i merr trojet Mali i Zi or derdemene qe te zgjerohet perseri, nese nuk nderfutet ne territorin fizik te Kosoves. Mali i Zi nuk eshte ne Antarktide. As ne territore te pabanuara. Per rjedhoje ne harten fizike te Ballkanit nuk ka zmadhim te nje shteti pa i marre territore nje shteti tjeter.

O militet degjoni dhe mbani vesh! Fantazmat e Shen Stefanit e te Osmaneve po ngrihen mbi Ballkan. Derisa krisma e tyre te degjohet e kuptohet mire te aleatet tane le t’i ruajme trojet tona me cdo cmim e sakrifice tonen.

Malazezet zbriten nga Cetina malore mes shkembinjve te zi, por u shtrine neper trojet e popullit me te lashte ne Ballkan, shqiptareve.

Le te kujtojme Vaso Pashe Shkodranin..

“Asht toka jone,
T’paret na e kane lane,
Kush mos t’na e preki,
Se vdesim tane”

O milet degjoni e mbani vesh! E keqja nga jashte eshte martuar me te keqen brenda e se bashku duan te na lene pa Atdhe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Dresniku fle mbi qytetin antik dardan

Dresniku fle mbi qytetin antik dardan

dreshniku-dardani

Dresniku fle mbi qytetin antik dardan

“Ky zbulim për mua është një histori e pashlyer. Është një histori e vjetër, e cila e tregon popullin shqiptar, se është tokë shqiptare, e jo tokë sllave, sepse sllavët kanë ardhur prej Karpateve në 600 vjet e këndej, e nuk kanë qenë këtu para 1000-2000 vjetëve”, nis rrëfimin e tij 73 vjeçi Krist Matiqi.

Zoti Matiqi kujton edhe tregimet që kishte dëgjuar si fëmijë, e që ishin bartur me gjenerata, pikërisht për vendin ku po gërmohet.

“Në atë kodrën e vogël, aty më thoshin pleqtë se është djegur kisha. Pas gërmimeve, aty mund të konstatohet se a ka qenë kishë, a çka ishte ajo. Aty pas lisave, kanë ardhur arkeologët në atë kohë! Më kujtohet se isha 15-16 vjeçar! Kanë ardhur arkeologët prej Beogradi, i ka prurë një serb që quhej Din Karaxhiqi, për të zbuluar se çka mund të jetë një pllakë. Si e kanë zbuluar, janë habitur edhe vetë, se përse ky gur kaq i madh, se si është e mundur të jetë ajo pllakë në këtë rrafsh të Dresnikut! Ata diçka kanë parë në të dhe e kanë mbuluar prapë”.

“Unë e kam parë atë pllakë, por shkrime në të s’kam vërejtur. Shkrime kam parë në këtë anën tjetër, në gjuhë latine, apo romake qysh kanë qenë. Ato i ka nxjerrë një kushëri imi”, tregon plaku plot emocione, nga gëzimi që po vërtetohen gojëdhënat se në fushat e papunuara të fshatit, po zbulohet një qytet antik.

 

dresnik

Arkeologu Masar Valla, që drejton ekipin e gërmuesve në Dresnik, shpjegon se një muaj e gjysmë punë në këtë lokacion, ka nxjerrë rezultate të mëdha.

Gjetja e parë është bazamenti i një bazilike civile, podiumi i së cilës është i tëri i mbuluar me një mozaik, me sipërfaqe 220 metra katror.

Por, kjo nuk është e tëra.

“Ky është një municipum i madh! Ky është një qytet i madh, është një qytet i kohës romake. Ky ka qenë vendbanim më së pari Dardan. Mandej me pushtimin e Romës, është futur arkitektura romake, urbanizmi romak. Domethënë ka hyrë kultura romake dhe e ka ngritur qytetin në standarde romake”, thotë Valla për Radion Evropa e Lirë.

Themelet e bazilikës së zbuluar, sipas arkeologut Valla, tregojnë se objekti ishte pjesë e një qyteti të shtrirë në të paktën dhjetëra hektarë tokë.

“Pesëdhjetë hektarë duhet t’i ketë përafërsisht. Janë rrugët, janë banesat, janë objektet publike. Të gjitha ato… Ne jemi në fillim të gërmimeve, edhe këtë objekt ende s’e kemi hapur krejt. Kjo është një godinë publike, e cila është e kthyer kah veriu! Objektet kishtare, ose bazilikat, zakonisht hapësirën e kanë kah lindja, kurse ky e ka nga veriu”, thotë udhëheqësi i ekipit hulumtues në Dresnik.

Ai shpjegon se shtyllat e jashtme përforcuese të objektit të zbuluar, janë të thella mbi 150 centimetra nën tokë, kurse muret e jashtme janë 1 metër të trasha të përforcuara me gëlqere dhe tullë të bluar.

Kurse, në brendi të objektit, arkeologët besojnë se kishte murale të vizatuara, pasi kanë dalluar një pjesë të fasadës që përmbante ngjyrë të kuqe.

Në bazë të konstatimeve të para, besohet se ky objekt është djegur, e më pas është dëmtuar edhe më shumë nga një tërmet.

“Sipas parashikimeve preliminare, ne mendojmë se është një objekt civil, i cili ka shërbyer për nevojat e atëhershme të qytetarëve të këtij qyteti. Zakonisht në municipume të periudhës romake, në objektet civile, në bazilikat civile, janë kryer shumë funksione, për probleme ekonomike, probleme sociale e juridike. Këtu është mbledhur gjykata edhe ka dhënë dënimin për personat, të cilët kanë qenë në ndjekje! Edhe për funksione të tjera civile. Ka një sipërfaqe prej 220 metra katror, e cila është e tëra në mozaik”, shpjegon Masar Valla.

Ekipi gërmues ka konstatuar 9 ngjyra në këtë mozaik, me figura me motive të ndryshme.

Mozaiku, siç shpjegon profesor Valla, është i rrethuar me një kornizë në formë zemre, e në disa pjesë të ndërtesës shihen edhe svastikat.

Por, pavarësisht entuziazmit të madh të Vallës dhe Matiqit, në Dresnik nuk po gërmohet më, që nga 15 gushti.

Fajin e ka mungesa e fondeve, pasi Ministria e Kulturës nuk i kishte dhënë më shumë mjete financiare Institutit të Arkeologjisë së Kosovës.

“Për momentin nuk po punohet, sepse mungojnë mjetet financiare, mirëpo ministri i Kulturës na ka premtuar se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem dhe do të fillojnë gërmimet përsëri”, shton Valla.

Meqë gërmimet janë ndërprerë, mozaiku është dashur të mbulohet me një mbështjellës të përkohshëm, për ta mbrojtur atë nga ndryshimet klimatike dhe dëmtimi eventual.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SHKOLLA-SHQIPE-KOSOVE

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË (1980-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Terrori ndaj shkollës shqipe ishte përhapur në tërë Kosovën, sidomos prej vitit 1981. Nga kjo kohë në Kosovë u zhvillua një fushatë e egër serbe për t’u hetuar nga organet e sigurimit serb çdo arsimtar, çdo nxënës dhe çdo prind shqiptar që e donte arsimin dhe përparimin. Lidhur me këtë qarqet serbe e kishin aktualizuar programin e tyre antishqiptar në forma të ndryshme. Forma më e njohur ishte ajo e diferencimit (në fillim të viteve ’80).
Edhe në shkollat shqipe serbët tentuan të diktonin vullnetin e tyre. Edhe këtu nxënësi apo arsimtari mund të pësonte si është më së keqi, nëse do t’ u binte në sy autoriteteve duke folur për Shqipërinë, ose nëse do të recitonte ndonjë varg të poetëve të Rilindjes sonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe përjashtime nga shkolla, edhe thyerje të notës së sjelljes, jo nga arsimtarët, por drejtpërdrejt nga emisarët komunalë, që ishin dorë e zgjatur e regjimit serb. Për një refren të ndonjë poezie për Skënderbeun, ose për një shpalosje të flamurit kombëtar, madje edhe për një kordele kuq e zi në gërshetat e ndonjë vogëlusheje të klasës së parë, apo për një thirrje ose shkrim: ”Kosova Republikë”, edhe fëmija 7-vjeçar mund të shpallej armik dhe irredentist dhe për pasojë mund të bëhej transferi i tij nga shkolla në prag të shtëpisë, në ndonjë shkollë tjetër fqinje, 4-5 km. larg, gjë që edhe ka ndodhur.
Në vitin 1989 pushteti okupues serb vetëm sa e shtoi terrorin e egër kundër shqiptarëve, më parë përmes segregacionit e pastaj përmes mbylljes së shkollave për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë. Në ato rrethana, sidomos policia dhe civilët serbë, të cilët punonin për policinë famëkeqe serbe, filluan një fushatë të egër kundër arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë. Së pari, të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të Prishtinës detyrohen që të largohen nga ndërtesat shkollore. Pastaj nxënësit filluan që të ndalohen te portat e shkollave, për të mos hyrë nëpër klasa. Lidhur me këtë dukuri koloniale, së pari në mënyrë civilizuese reaguan arsimtarët, e pastaj edhe nxënësit shqiptarë me prindërit e tyre.
Në rrethana kësofare të krijuara i tërë personeli mësimor organizohet, duke filluar punën me shumë familje të njohura arsimdashëse, të cilat shumë shpejt u organizuan duke i lëshuar shtëpitë, duke dhuruar mjete financiare dhe kështu i ngritën shtëpitë-shkolla.
23 MARS 1989-SUPRIMIMI I AUTONOMISË SË VITIT 1974
Sa kalonte koha, dhuna mbi shkollën shqipe shtohej. Por, pas ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, që ndodhën në Kosovë, më 1989 procesi arsimor në Kosovë vihet në pozitë koloniale nga okupatori serb. Qarqet politike serbe, sidomos gjatë vitit 1989, i kishin shpalluar të gjitha programet antishqiptare për ta sulmuar në rend të parë shkollën shqipe. Kështu në këtë vit (më 23 mars) vjen deri te ndërrimi i kushtetutës, apo më mirë të themi suprimohet autonomia e Kosovës e garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Me këtë ndryshim Serbia krijoi mundësinë që ta sulmojë publikisht pa asnjë pengesë nga jashtë shkollën shqipe në shkallë neofashiste. Për fat të keq edhe pse institucionet shqiptare të Kosovës do të reagojnë, qarqet ndërkombëtare, që ishin profesionalisht të ndërtuara për të mbrojtur, të paktën të drejtat e njeriut në botë, nuk reaguan madje as me një fjalë të vetme. Ky mosreagim për pushtetin serb ishte një shenjë, se me shqiptarët mund të sillen si të duan.
Në mars dhe në prill të vitit 1990, në një sërë rastesh misterioze, u helmuan mijëra fëmijë dhe të rinj shqiptarë në shkollat e tyre dhe për pasojë, u dërguan nëpër spitale me dhimbje në stomak, kokëdhembje e vjellje; u përhap fjala dhe doli e vërteta se ata ishin helmuar me qëllim prej serbëve. Shumica e vëzhguesve të asaj kohe besonin se ky ishte vetëm një rast i histerisë masive, por një ekspert i toksikologjisë i Kombeve të Bashkuara gjatë analizës së gjakut dhe të urinës të të sëmurëve, konkludoi se kishte zbuluar praninë e substancave të “sarinit” apo të “tabunit” (helme të përdorura si armë kimike); kurse më pas doli në shesh se, më 1995, armata jugosllave kishte prodhuar “sarinin”.
7 GUSHT 199O-KUVENDI I SERBISË I ANULON LIGJET E KOSOVËS
Çdo regjim serb historikisht ka qenë kundër arsimimit të popullit shqiptar. Ata nuk i donin shqiptarët të arsimuar, por të pashkollë. Donin që shqiptarët të mbeten përherë skllevër të tyre: të nënshtruar, të padijshëm, bujq, sharrëxhinj, hamej e punëtorë krahu gjithnjë në shërbim të tyre.
Menjëherë pas vitit 1989, kur pushtetin e fuqizoi Slobodan Milosheviq dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, edhe shkolla shqipe hasi në vështirësi të mëdha për ta kryer punën e vet edukativo-arsimore, por shqiptarët bënë çmos për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare, sepse e kishin të qartë se pa arsim kombëtar nuk mund të ecet përpara si individë dhe si komb.
Më 7 gusht të vitit 1990 pushteti serb filloi fushatën e paparë të largimit të shqiptarëve nga puna, duke e vënë jashtë ligjit Ligjin mbi Institucionet e Shkollimit të Lartë në Kosovë. Në të njëjtën kohë vihen jashtë ligjit të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet. Pushteti serb nuk do të ndalet me kaq. Po më 7 gusht 1990, Kuvendi i Serbisë do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Shkollimin e Mesëm, Ligjin Për Arsimin dhe Edukimin Fillor, Ligjin Për Arsimin Plotësues Për Arsimtarë. Të gjitha këto ligje, më 7 gusht 1990 do t’i japin policisë dhe administratorëve të dhunshëm serbë në Kosovë shansin, që me të gjitha mjetet të vërsulen mbi shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Platforma e krijuar nga hegjemonia serbe dhe më pas ligjet unike të miratuara nga pushteti serb e donin arsimin shqip, i cili do të zhvillohej sipas planprogrameve serbe, e donin arsimin shqip, i cili do të pëdorte tekstet e botuara diku në Serbi në gjuhën dhe ideologjinë e tyre, e donin arsimin shqip me arsimtarë ideologjikisht të orientuar nga platforma e çorientuar e LKJ-së dhe e LKS-së. (Latif Nallbani “Dhuna mbi arsimin”, ETMMK, Prishtinë 2004, faqe 9).
Kuvendi i Serbisë me qëllime raciste do ta ndalojë edhe nostrifikimin e diplomave dhe dëftesave të shkollave shqipe, po më 7 gusht të vitit 1990.
Më 1991 pushteti serb do t’i mbyllë të gjitha shkollat e mesme dhe shkollat fillore për shqiptarët. Në vazhdën e kësaj fushate antishqiptare, më 17 dhjetor të vitit 1991, Kuvendi i Serbisë do të nxjerrë jashtë ligjit Ligjin Për Shërbimin Arsimor Pedagogjik në Kosovë, po ashtu do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Këshillin Arsimor të Kosovës. Kështu në bazë të Ligjit Për Vepra Penale në Kosovë nga 29 dhjetori i vitit 1990, hapet mundësia për ndjekjen masive të arsimtarëve dhe të profesorëve të shkollave shqipe. Lidhur me këto fakte, duke u bazuar gjithnjë në shënimet korrekte të KMDLNJ-së në Kosovë gjatë viteve shkollore: 1991/92 dhe 1992/93 del fakti se dhuna shtetërore serbe i kishte përfshirë shumë mësues dhe arsimtarë. Në bazë të këtyre fakteve 632 arsimtarë ishin keqtrajtuar në polici. Jo vetëm kaq, 172 fëmijë janë marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar në polici. Kështu vetëm sa vazhdonte fushata e egër e marrjes në pyetje dhe e keqtrajtimeve për punëtorët shqiptarë të arsimit dhe të edukimit në Kosovë.
Veç tjerash, Kuvendi i Serbisë, më 27 korrik 1991, aprovoi Ligjin Për Gjuhë dhe Shkresa, me destinim të posaçëm që në Kosovë të aplikohet diskriminimi kulturor, njerëzor dhe kombëtar ndaj shqiptarëve.
Gjithnjë duke u bazuar në informatat relevante të KMDLNJ-së deri në vitin 1993 Kosova ishte kthyer në një kamp të përqëndrimit. Rraheshin arsimtarët dhe mësuesit para nxënësve, para familjeve, në klasa, në rrugë, në byfe, në treg e gjetiu. Kudo punëtorët e policisë serbe dhe agjentët e saj zbatonin një politikë të ndjekjes masive të shqiptarëve, që i ngjante modelit të dëbimit të çifutëve në vitet ’30 të shekullit XX, në vendet ku kishte lulëzuar fashizmi. Shkolla shqipe tani më u vu jashtë ligjit. Në këto rrethana të pavolitshme aspak që u krijuan, arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë u duheshin lokale, u duheshin libra dhe mjete për të mbijetuar arsimtarët.
Pushteti serb me devizën: asnjë shkëndijë kulturore, arsimore dhe shkencore në Kosovë, kishte nxjerrë jashtë ligjit edhe radion, televizionin dhe gazetat shqipe, të cilat i mbylli dhunshëm.( Më 26 qershor 1990, u shpall një valë e re dekretesh, zyrtarisht të paraqitura si “masa të përkohshme”, në saje të “Ligjit për veprimtarinë e organeve të Republikës në rrethana të jashtëzakonshme”.  Këto masa, do të përfshijnë edhe ndalimin e punës së RTP, suspendimin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”, mbylljen e Akademisë së Arteve e të Shkencave të Kosovës dhe dëbimin nga puna të disa mijëra nëpunësve shqiptarë).
Kudo në Kosovë u bënë sakrifica dhe sfida të mëdha për ta mbajtur dhe për ta vazhduar punën, sepse nën një robërim total s’qe e lehtë për mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit për t’i sfiduar planprogramet e Serbisë dhe për t’ i aplikuar planprogramet, që i hartoi Ministria e Arsimit e Kosovës, me të cilat u punua kudo në shkollat e Kosovës deri me ardhjen e UNMIK-ut (13. VI .1999).
Prej shkollës shqipe kërkohej ndërrimi i planprogrameve mësimore, shkarkimi i tyre nga “ekstremistët”, siç e quanin aso kohe shkrimtarin tonë më të njohur, Ismail Kadare, pastaj Dritëro Agollin dhe të tjerët, të cilët kishin patur guxim të prononcoheshin publikisht kundër shkeljes së të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Pikë së pari kërkohej ndërrimi i planprogramit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe; kërkohej ndërrimi i planprogramit të kult. muzikore, të artit figurativ, të gjeografisë etj, etj! Këto lëndë mësimore i pengonin më së shumti shovinistët serbë, sepse, sipas logjikës së tyre të sëmurë, këto po mbillkan nacionalizëm dhe irredentizëm!
Populli dhe mësimdhënësit nuk e lejuan zhbërjen e arsimit shqip. Arsimtarët shqiptarë nuk kursyen asgjë për ta mbajtur gjallë arsimin shqip. Punuan nën çdo çmim e mbi gjithçka, sa që disa prej tyre zëvendësuan ditarin me pushkë në luftën e fundit çlirimtare.
Gjatë viteve ’90 pushtetarët serbë s’i kishin harruar akoma porositë e çetnik Garashaninit,( Ilija Garashanin ishte ministër serb dhe njëri ndër kryeideologët e nacionalizmit serb, i cili tregonte një interesim të veçantë për jetën kulturore serbe në Kosovë, prandaj dërgoi dy mësues serbë në Prizren, më 1866), kur kërkojnë që dokumentacioni pedagogjik i shkollës dhe dokumentet publike të saj të shkruhen serbisht dhe me alfabetin cirilik, por arsimtarët e shkollës shqipe në Kosovë, të devotshëm dhe të brumosur me atdhedashuri, jo vetëm që reaguan ashpër, por kurrë dhe asnjëri sish nuk pranoi të punojë sipas ligjeve serbe e me planprogramet e Serbisë; nuk pranoi t’i përdorë tekstet e huaja për arsimin shqip; nuk pranoi ta mbajë administratën në gjuhën serbe, që për ta ishte e huaj. Nuk janë shënuar raste që janë lëshuar dëftesa apo libreza sipas ligjeve diskriminuese serbe. Nuk ka pasur raste që të jetë përdorur teksti i miratuar dhe i botuar në Serbi, sikur se që nuk ka asnjë rast që është punuar me planprogramin e miratuar nga Pleqësia e Arsimit e Serbisë.
Në këtë kohë të paparë të apartheidit dhe të një segregacioni shumë të vrazhdtë të shkollës shqipe, nuk mbeti pa u prekur edhe interesi material i secilit punonjës të arsimit. Pushteti serb kishte llogaritur se me prekjen e interest material të arsimtarëve , do të arrihej shumëçka për t’i thyer ata dhe për t’i përvetësuar. Tani për shkollat shqipe qeveria serbe ndërpret financimin e arsimtarëve shqiptarë. Në gjysmën e dytë të vitit shkollor 1990-91 pushtetarët serbë morën vendim që në shkollat shqipe t’u jipeshin pagat vetëm punëtorëve teknikë të shkollave!!!

Edhe arsimtarët e shkollës shqipe ishin të vetëdijshëm për momentin historik dhe për rëndësinë e detyrës që e ushtronin, prandaj qëndruan stoikisht, të dinjitetshëm, duke punuar me nxënësit e tyre me vendosmëri të paparë dhe me plot guxim.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Një xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Një xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

xhamiaNjë xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend e që prezent ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit, transmeton Kosovapress.

Sipas tij policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe në disa raste edhe kanë takuar persona të tillë.

Kjo xhami nuk është funksionale pasi që është në renovim. Nuk është bërë e ditur se për cilën xhami saktësisht është fjala.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

ushtria-turke

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

Ushtria e Turqisë nën mbështetjen ajrore nga forcat e koalicionit ka filluar një operacion ushtarak në orët e para të mengjezit në tokën e Sirisë.

Mediat turke raportojnë se arsyeja që ushtria turke hyri në Siri është shkatërrimi i grupit terrorist ISIS i cili ndodhet në qytetin e Jarablusit, pranë Alepos. Mësohet se fillimisht në orën 04:00 ushtria ka goditur pikat ushtarake të ISIS dhe në orën 11:00 tanket e para kanë shkelur tokën siriane.

Operacioni është konfirmuar edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan i cili ka deklaruar “Që në këtë mengjes ushtria jonë ka filluar një operacion ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, ndaj grupit ISIS i cili vazhdimisht na ka kërcënuar. Përfundimisht këtyre kërcënimeve i thamë mjaft”

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

alfabeti-shqipPËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP
Shkruan Prof. Zymer Mehani
1.
Motoja e rilindësve: “Pa shkrim të gjuhës shqipe s’do të ketë as Shqipëri”
Lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për alfabetin dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të “Ëvetarit” të Naum Veqilharxhit (1844), lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës”.
Përpjekjet e rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një alfabeti shqip. Kërkesa kryesore ishte që ky alfabet t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit.
2.
Gjurmët e para mbi përdorimin e alfabetit latin te shqiptarët
Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje alfabetesh. Marin Barleti, në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa përmendur se me ç‘lloj alfabeti ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokardus Monakus, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin “një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, në librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja.
Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura “Formulë e Pagëzimit”. Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: “Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (“Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë”.) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nikola Jorga.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë.
Me “Mesharin” (1555) e Gjon Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e alfabetit shqip. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e “Mesharit”.
Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë arbëreshët, apo Piana dei Greçi, siç e quajnë italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian.
Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe alfabetet e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëri-tjetrin.
Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme alfabetet e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.
3.
“Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” e Stambollit
Alfabetet e ndryshme për shkrimin e shqipes gjatë shekujve kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një alfabet shqip, të përshtatshëm dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”. Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: “Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve” .  “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, që njihet edhe si Komisioni i alfabetit, pranoi njëzëri alfabetin e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ai alfabet kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke. Ky alfabet përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, alfabeti i Samiut u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt “ALFABETARE E GJUHËS SHQIP”, që u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë perandorisë osmane. Me Alfabetin e Samiut u botuan fletoret “Drita” e “Dituria”, librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër alfabetit së “Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip” u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj. Nuk mbetën pas tyre as krerët e “Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja”. Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, “e para farë për një punë të tillë”, siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja.
4.
Shoqëritë “Bashkimi”  (1899) dhe “Agimi” (1901) të Shkodrës
Çështja e alfabetit, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një alfabeti me një bazë të gjerë kombëtare. Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një alfabet të posaçëm, të quajtur “Alfabeti i Bashkimit”. Ky alfabet u botua në librin “ABETARI”. Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një alfabet të ndryshëm nga ai i “Bashkimit”. Alfabeti në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë.
5.
Kongresi i Manastirit (1908)
Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Grameno në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: “Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët”. “Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare”, shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mihal Grameno përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i alfabetit. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.
Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: “Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit”. Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar alfabeti. Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit është i mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një alfabet thjesht latin.
6.
Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit
Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë së shkronjave “me nja dy ndryshime të vogla” dhe krahas saj një alfabet “krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe”.
Poshtë nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit të posaçëm shënohet: “Vendimin e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë delegatë, të cilët po e nënshkruajnë duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur” (“Nëpër udhën e penës shqiptare”, 1984, f.2007).
“Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe” është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. “Njësimi i alfabetit, shkruante Mithat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve”, përfundon Mithat Frashëri.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

kosova-republikSHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë prej vitit 1981 e tutje, ia tërhoqën vëmendjen opinionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm në kuadër të ish-Jugosllavisë, i cili kërkonte rrugë dhe mundësi të reja për të kuptuar formën, përmbajtjen dhe shkakun e zhvillimeve që ndodhën në Kosovë, gjatë vitit 1981.
Ngjarjet e vitit 1981 sollën një frymë e re politike e cila ngriti nevojën e bashkimit të organizuar politik të ilegales për çlirim e bashkim kombëtar, që u ndie menjëherë pas demonstratave. Për të zgjeruar ndikimin atdhetar e luftarak te shtresat e gjera të popullit e për të mos lejuar shuarjen e zjarrit luftarak të tyre, ishte e nevojshme thellimi dhe zgjerimi i propagandës së organizuar të shtypit ilegal atdhetar, që në Kosovë vinte kryesisht nga Shqipëria.
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar në Kosovë dhe diasporë do të kenë luajtur rol të rëndësishëm revistat ilegale që botoheshin në diasporë. Revistat më të njohura që u botuan në ato vite kanë qenë: ‘Liria’, ‘Bashkimi’, ‘Lajmëtari i Lirisë’ etj. Rol të rëndësishëm, do të thoshnim edhe historik, për  shqiptarët e Kosovës, për të zgjeruar frymën dhe politikën kombëtare e luajtën Radio Tirana, Radio Prishtina, si dhe Televizioni Shqiptar e Televizioni i Prishtinës, gjatë viteve 70- 80, që ishin vite të Rilindjes Kombëtare. Ndikimi i shtypit të shkruar nga Shqipëria ishte më i kufizuar, megjithatë edhe një numër bukur i mirë i shqiptarëve gjatë viteve 1970 – 80, kishin mundësinë e parapagimit të gazetave nga Shqipëria, të cilat vinin në Kosovë me rrugë legale, siç ishte “Zëri i Popullit”, “Punëtori”, “Shqipëria e Re”, “Bashkimi” etj, të cilat i shpërndanin nga njeri tek tjetri, që ndikuan shumë në krijimin e idesë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet.
Ngritja intelektuale gjatë këtyre viteve në Kosovë e në diasporë, krijoi mundësinë e nxjerrjes dhe të botimit të revistave ilegale që botoheshin kryesisht jashtë vendit, por që arrinin të shpërndaheshin edhe në Kosovë, ndonëse në një numër më të kufizuar.
Përveç gazetave, edhe traktet ishin formë e komunikimit me qytetarët dhe krijimin e ndjenjës kombëtare. Këto gazeta i kishin dhënë vetes detyrë që të bëheshin armë e fuqishme e të drejtave të shqiptarëve për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Revistën ilegale, armiqësore anti-jugosllave ‘Lajmëtari i lirisë’ e udhëhiqte atdhetari Jusuf Gërvalla që ishte organ i (LNÇK) ndërsa Ibrahim Kelmendi revistën ‘Bashkimi’ që ishte organ i ‘Frontit të Kuq Popullor.’ Gazeta ‘Liria’ shkruante: ‘Liri thërret sot Kosova e robëruar, Kosova e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bijtë e Kosovës, luftuan në shekuj për liri, kundër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjëra, malet tona të bukura, e pasuritë e shumta që ka toka jonë… Ndërsa ‘Lajmëtari i lirisë’ do të shkruajë: ’Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, zhdukja e tyre fizike, kolonizimi i trojeve shqiptare me elementë sllavë nuk ndihmuan në realizimin e qëllimeve të ulëta, të shovinistëve në zhdukjen e popullit shqiptar, sepse populli ynë është i mishëruar me vendin e vet. Gazeta ilegale ‘Liria’ organ informativ i organizatës ilegale ‘OMLK’-së edhe pas demonstratave studentore të vitit 1981 vazhdonte rrugëtimin e saj me plot sfida e suksese edhe pas demonstratave të vitit 1981.
Të gjitha gazetave e revistave ilegale që botoheshin në këtë kohë, demonstratat ia rritën besueshmërinë përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ato kishin mbështetje reale për tematikën, me të cilën merreshin. Dhe kryesisht ato rëndësi parësore u kushtonin ngjarjeve që tronditën jo vetëm ish-Jugosllavinë, por edhe tërë rajonin. Në temën ‘Përpara drejt fitores’ atdhetari Jusuf Gërvalla shkruante se: Forcat ushtarake policore fashiste të borgjezisë serbe mbuluan sërish me zjarr e hekur Kosovën tonë të shtrenjtë… Ata nuk u mjaftuan me gjakun e bijve dhe bijave tona më të mirë që lau rrugët e Kosovës në masakrën e përgjakshme të marsit dhe prillit, por mbushën edhe burgjet e tyre famëkeqe me mijëra petrita e sokolesha shqiptare në Kosovë dhe Jugosllavi, pastaj autori vazhdon: ‘Popull shqiptar, ne bijtë e tu besnik deri në vdekje bëjmë thirrje që për të drejtat tona të ligjshme, lufta kundër masave të egra shoviniste antishqiptare të organizohet me guxim e heroizëm …. Rruga e rezistencës e luftës së vendosur, është rrugë e vetme e fitores, rrugë e vetme e realizimit të drejtave tona….Dëshmorët tanë të lavdishëm, dhanë jetën në demonstrata duke thirrur: ‘Rroftë populli shqiptar,’ ‘Rroftë Republika,’ ‘Rroftë liria,’ ‘Përpara drejtë fitores’ etj. Ndërsa, nëpër traktet të cilat ishin një formë tjetër e shtypit ilegal gjatë viteve 1970- 80, shkruhej: ‘është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm që të luftojë me guxim kundër sunduesve revizionist. Punëtorë, fshatarë, rini revolucionare e Kosovës, popull punonjës mos duro shtypjen e egër revizioniste, organizohu, në greva, ashtu si punëtorët trima të ‘Ramiz Sadikut’ në prag të Majit, organizohuni, në bojkotime në demonstrata: në luftë e çdo ditë atje ku ndodheni etj”.
Në shkrimin me titull me 1 maj 1993 “Zëri i Kosovës” shkruante se, kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të kohës së tij, përveç që ra nën okupimin më të rëndë ai sërish u rinda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-Jugosllavia.
Partitë politike shqiptare në vend marrin qëndrim të drejtë lidhur me UÇK-në dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre me format pacifiste, ato ende po vazhdojnë me fjalor të njëjtë si me të pushtuesit. Ndërsa në shkrimin tjetër: ‘ Mbrojtja e Kosovës është e drejtë e pacenueshme e patjetërsueshme dhe obligim e nder i madh i çdo qytetari’,  publikohet deklarata e LPK-së, që i jepte përkrahje UÇK-së. ‘Zëri i Kosovës’, ishte gazeta e LPK-së që me shkrimet e veta të ndryshme argumentonte se rezistenca dhe lufta e popullit shqiptar në Kosovë është e drejtë ngado që të shikohet, si nga e drejta natyrore për të jetuar i lirë çdo qytetar, si nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, po edhe nga pikëpamja kushtetuese e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si edhe nga Konventa Ndërkombëtare.
Të gjitha veprimet konkrete që i merrte Lëvizja Ilegale Kombëtare dhe më vonë UÇK-ja, kundër pushtetit serb në Kosovë dhe të gjitha komunikatat për shtyp që i lëshonte ajo e që nuk i botonte shtypi shqiptar në Kosovë, ose i shtrembëronte, ‘Zëri i Kosovës’ i botonte  me qëllim të njoftimit të opinionit me luftën e drejtë të popullit tonë. ‘Zëri i Kosovës’ arriti të bëhet zëri i shqiptarëve në mbarë viset shqiptare të sunduara nga pushtuesit sllavë, zëri i studentëve, i shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe zëri i luftëtarëve të UÇK-së dhe i aksioneve të tyre ushtarake. ’ Zëri i Kosovës’ mbrojti drejtësinë, realitetin, të burgosurit, patriotët, ata që për atdheun, rrezikuan jetën e tyre duke e internacionalizuar kërkesën e drejtë të shqiptarëve. Në këtë drejtim vend të rëndësishëm luante gazeta ‘Zëri i Popullit’ organ i Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo gazetë me të drejtë thoshte ’Lufta e popullit të Kosovës për të drejtat e tyre kundër atyre që e shfrytëzojnë dhe e shtypin është e drejtë, që meriton përkrahjen e popujve të Evropës dhe të mbarë botës…’. Në faqet e ‘Zërit të Popullit ‘ mbështeteshin kërkesat e Kosovës si më të domosdoshme të kohës. Me titull ‘Kosovës po i vriten djemtë nga serbomëdhenjtë ‘lajmëronte ‘Zëri i popullit’. Sipas agjencisë së lajmeve gjermano-perëndimore në afërsi të qytetit Shtututgard në Gjermaninë perëndimore ‘të dielën më 17 janar 1982 natën vonë u vranë kosovarët Bardhosh Gërvalla, Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Në artikullin e 16 shtatorit 1990, ‘Zëri i popullit’ shkruan: Terrorizimi serb pasohet me akte vrasëse, arrestime e tortura, njoftohet nga Prishtina më 13 shtator 1990 se ‘njësi të policisë serbe rrethuan fshatrat Pollatë, Repë dhe Metohia nën pretekstin e kërkimit të armëve dhe hapën zjarr kundër banorëve të tyre. Dy të rinj shqiptarë, bën të ditur agjencia Rojter u vranë nga armët e policisë, Skender Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi,  ndërsa 30 veta u arrestuan….
Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëve dhe të plagosurve, sipas të cilit janë 34 të vrarë dhe 204 të plagosur. Se në Kosovë e në Serbi, kur është fjala për shqiptarët, që moti funksionon shteti policor, për këtë kanë pasur rastin të binden më shumë se 600.000 shqiptarë, të cilët duke filluar nga viti 1981 e deri më sot u përpunuan në mënyra të ndryshme policore. Mirëpo, shteti policor, kur është fjala për shqiptarët funksionon për mrekulli edhe në nivel të federatës jugosllave, për këtë shqiptarët e Kosovës u bindën e po binden për çdo ditë. Dhe me shumë të drejtë ngrihet zëri: ‘ Turpërohu Jugosllavi’, Por, s’ka turp atje kur turpi është pjesë e vetë sistemit të qeverisjes serbe dhe jugosllave, apo të qeverisjes jugosllave nën qeverisjen serbe. Në ‘Rilindjen’ e 3 prillit 1981 është botuar deklarata e Xhavit Nimanit, kryetar i KSA të Kosovës, për ngjarjet e Marsit e të 1 e 2 prillit 1981, ku thuhet: ‘Në krahinën tonë këto ditë jemi ballafaquar me vështirësi të mëdha të cilat janë pasojë e sulmeve të forcave të brendshme dhe e veprimtarisë së forcave të jashtme armiqësore që janë të organizuara të veprojnë ndaj Kosovës dhe në Kosovë. Në demonstratat me karakter armiqësor nga pozita nacionaliste shqiptare, me 11 e 26 mars si edhe me 1 e 2 prill të vitit 1981 sot këto forca janë të përqendruara për aktivitet e veprimtari armiqësore kryesisht në Prishtinë e qytete të tjera’. Ky udhëheqës i lartë jugosllav i shqiptarëve të Kosovës e pranonte se demonstratat ishin të organizuara nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm kundër vetëqeverisjes jugosllave. Jo pse ndoshta ai kishte dëshirë, po kështu i kishte thënë nëna parti. Në të njëjtën ditë në ‘Rilindje ‘ishte botuar Komunikata për media e dalë nga mbledhja e përbashkët e Kryesisë së KQ të LK të Serbisë ku thuhej: ’Dy kryesitë konstatuan se fjala është për aktivitet të organizuar armiqësor të drejtuar kundër sistemit kushtetues të bashkësisë sonë socialiste vetëqeverisëse . Qëllimi i këtij aktiviteti është destabilizimi i KSA të Kosovës, i RS të Serbisë dhe i RSFJ-së. Aksionet e këtyre grupeve kishin për qëllim minimin e vëllazërim-bashkimit të kombësive në Kosovë dhe përmbysjen e sistemit politik të vetëqeverisjes socialiste’.
Me përvetësimin e tezës së ‘kundërrevolucionit’ nga Azem Vllasi në vitin 1981 me të drejtë thotë Viktor Meieri, serbët kishin fituar kartën e fuqishme që nuk ngurronin ta hidhnin në lojë me t’u dhënë rasti, që pushteti serb rrallëherë e lejonte rastin t’i dilte nga dora. Pas 36 viteve të Jugosllavisë socialiste në vendin e ‘popujve të barabartë,’ po vendosej për herë të dytë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, thuhej në gazetën ‘Rilindja’ të 3 prillit 1981, me vendimin e Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në fjalën e tij Mahmut Bakalli luftën e popullit e të rinisë shqiptare e vlerëson si luftë të klasave dhe bën thirrje për diferencim në Lidhjen e Komunistëve, diferencim që u shtri në të gjitha nivelet dhe vazhdoi deri në shkatërrimin e LKJ-së. Nuk vonoi shumë kohë edhe ish-udhëheqësi komunist i Kosovës, Mahmut Bakalli u bë pjesë e diferencimit të mësimit të vet. Në vlerësimin e ngjarjeve edhe më larg shkoi Dushan Ristiqi, i cili në mbledhjen  XVI të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës thotë: ‘Elementët kundërrevolucionarë, përpiqen t’i mashtrojnë masat me disa parulla politike, ekonomike e sociale, por secili sot e ka të qartë se qëllimi i tyre i vërtetë është separatist, pra ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Ballkanit, e kjo do të thotë konflikt i ri i kombeve e kombësive të kësaj pjese të Ballkanit dhe derdhje e gjakut, e që kjo do të thotë; humbje e lirisë dhe e pavarësisë’.
Në fjalën e tij, Fadil Hoxha para aktivit politik të Prishtinës më 4 prill tha: ‘Dëshiroj të them menjëherë se një varg ngjarjesh që ndodhën ditëve të fundit në Prishtinë dhe në disa vende të tjera të Kosovës, janë vepër e kurdisur mjeshtërisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevolucionit. Demonstratat e studentëve dhe e disa ekseseve të tjera ishin vetëm pretekst për veprimin e organizuar të armiqve të hapët të Jugosllavisë vetëqeverisëse, socialiste e të painkuadruar’.
Frika dhe lakmia i kishte bërë ata, jo vetëm Fadil Hoxhën, por të gjithë udhëheqjen e Kosovës, të kishin e të mbanin qëndrim qyqar e kapitullues dhe antishqiptar, sepse e mbrojtën interesin e armikut shekullor të kombit, kurse të drejtat legjitime të popullit i vlerësuan ‘nacionaliste’, ‘irredentiste’, ‘armiqësore’, e ‘kundërrevolucionare’, ndërkaq rininë shqiptare e quajtën rini ‘rrugaçe’, ‘reaksionare’, e hiq më pak se edhe ‘plehu i Kosovës’, pasi që iu kishte hyrë frika në palcë të kurrizit.
Edhe pse politika në Kosovë mburrej me arsimin si proces, në raste të veçanta pranonin se ende kishin probleme me analfabetizmin. Në numrat vijues të ‘Zërit të rinisë’ që kishin datën e 7 e 14 marsit 1981, në përmbajtjen e tyre, kryesisht merreshin me problemet e Organizatës së Rinisë Socialiste, në krye me Isa Musafën, e nuk kishin asnjë fjalë për demonstratat e studentëve dhe rinisë së Kosovës, e cila për çdo ditë po burgosej, diferencohej, dënohej përjashtohej nga procesi mësimor.
Në Mbledhjen  XX e KQ të LK të Jugosllavisë, Ali Shukriu deklaron se: ‘Ngjarjet në Kosovë treguan se sa i dëmshëm është oportunizmi ndaj nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Udhëheqja e Shqipërisë, nëpërmjet ‘Zërit të popullit’ është vu haptas në mbrojtjen e nxitjen e aksioneve ‘armiqësore’ të drejtuara në shkatërrimin e rendit kushtetues të RSFJ-së, nëpërmjet kultivimit të urrejtjes shoviniste ndaj popullit serb por edhe ndaj kombësive të tjera në Kosovë, në Serbi e Jugosllavi’.
Gazetat e revistat e Kosovës do të jenë të mbushura me lajme e komente të nënshkruara në masë të madhe me firmën e agjencisë jugosllave- TANJUG. Ky është argumenti më real që vërteton se udhëheqësit e mediave ishin nënshtruar nga sistemi i regjimit jugosllav. Ky nënshtrim deri në poshtërim kombëtar nuk ishte vetëm ndaj mediave, por ai vlente edhe për politikën e dështuar të udhëheqësve të Kosovës, të cilët e kishin marrë vetëm rolin e përkthyesit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shqiperise dhe Kosoves: Injorantet dhe armiqte duan te na percajne

Shqiperise dhe Kosoves: Injorantet dhe armiqte duan te na percajne

Lisen-bashkurti

Injorantet dhe armiqte duan te na percajne

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

“Percaj e sundo”, nje taktike e vjeter e lindur ne Rome, e zhvilluar ne Bizant, e lartesuar te Osmanet, e sofistikuar ne kohen tone. Prandaj deri ketu nuk ka asgje te re…

E reja qendron ne faktet e ketyre diteve. Degjojme e lexojme..
“kombi kosovar e kombi shqiptar”…degjojme teza mediokre…”nuk nderhyjme ne punet e brendshme te secilit”…lexojme “fotbolliste kosovar e shqiptar”….degjojme tezen sofistike…”kolonizimi kulturor shqiptar e Kosoves”…veshtrojme ne facebook…”tosket jane hileqare me geget”….e me se fundi lexojme me dhimbje “Kosove me jep turp, me jep emrin kosovar”.Cfare bataku ne llum!!

Boll deri ketu boll. Strategjia eshte e qarte. INJORANTE dhe ARMIQ jane bere se bashku per te percare dhe pastaj per ta sunduar me lehte Kombin Shqiptare. Prej mijra vjetesh kane deshtuar. Por kjo nuk perjashton sukses ne eren e milenuimit.

Kerkohet te perballemi me kete taktike te vjeter ne eren e re. Asnje c’kujdesje nuk lypet te kemi. Jemi nje gjeografi e integruar. Jemi nje histori e pandare. Jemi nje identitet pa koloni mes nesh. Jemi nje e ardhme e perbashket.

Kush e kupton lum per te se eshte i ditur. Kush nuk e merr vesh mjere per te se eshte injorant. Kush ben sikur nuk merr vesh eshte dukshem armiku yne. Kush i sherben atij qe hiqet se nuk vesh eshte me djallezor dhe ne sherbim te armiqve…

Jemi perballe taktikes me Bizantine te “Departamentit te Barbareve” qe njihet me dy fjale..”Percaj e Sundo”…E vjeter eshte. Por po aktivizohet shume fort. Dhe me se shumti kunder Kombit Shqiptare..

Armiqte do bejne te veten. Me vjen keq kur armiqve i sherbejne, me apo pa dashje edhe njerezit tane…Me kujtohet Noli..

“O turma pa tru, zemer krund e gerdhu, hosana baraba!”..

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

BOTËN DREJTUAN SHQIPTARËT !

BOTËN DREJTUAN SHQIPTARËT !

Belisarius

BOTËN DREJTUAN SHQIPTARËT !

Poezi: Zymer Mehani

Është çudi me disa koka,
Ku është rrafsh e bëjnë me gropa!
Keni parë a s’keni parë,
Diktator’t i bëjnë shqiptarë?!

Thonë, shqiptar është dhe Hitleri,
Djalli, i biri dhe beteri!
Shqiptar, thonë është Erdogani
Dhe fisteku e filani!

Çudi është me të vërtetë,
Si po munden për t’i gjetë?!
Shumë mbretër që i ka kjo botë,
Janë shqiptarë, po thonë, për kokë!

Atëherë  është për t’u tmerruar,
Botën  qenkan duke drejtuar,
Krejt shqiptarë sa një mal,
Atdheu ynë në të ziun në hall!

K’tu drejton i ligu e i keqi,
Derr beteri, i biri e dreqi,
Botën drejtuakan shqiptarët,
S’e besojnë dot as gomarët!

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

QËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS

QËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ  NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS

uckQËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ  NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS (1981-1989)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Pjesëmarrja e fuqishme dhe masovike e shqiptarëve në demonstratat e organizuara brenda viteve 1981- 1989 e shqetësuan mjaft shumë Shqipërinë, ish-Jugosllavinë, vendet e Ballkanit, por edhe vetë Evropën, pasi asnjëherë nuk kishin llogaritur se shqiptarët në ish-Jugosllavi mund të protestojnë aq fuqishëm e në këtë mënyrë. Për Shqipërinë këto ngjarje ishin tepër shqetësuese për faktin se në Jugosllavinë e asaj kohe jetonin gati gjysma e popullsisë shqiptare në Ballkan. Prandaj me të drejtë Shqipëria ishte e shqetësuar për demonstratat e vitit 1981 dhe ndërhyrjet ushtarake e policore të ish-Federatës Jugosllave, kundër shqiptarëve në Kosovë, që kërkonin të drejtat e veta elementare, të drejta të barabarta me popujt tjerë në ish-Jugosllavi. Për shkaqet themelore të krizës në ish-Jugosllavi, që në këtë rast ishte Kosova, ish-kryetari i Shqipërisë, Enver Hoxha e konsideronte se ishte diskriminim i statutit të Kosovës dhe shqiptarëve, niveli i prapambetjes ekonomike në Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare në Jugosllavi, shkeljet e të drejtave të njeriut, të drejtave arsimore e kulturore të popullit shqiptar nga vetë Federata Jugosllave. (1 Dokumente sekrete të CIA-së për Kosovën, qëndrimi i Shqipërisë, për Kosovën, Koha Ditore, 21. 2. 2005, f.8).   Shkeljet e të drejtave kombëtare e njerëzore kundër shqiptarëve, ushtrimi i dhunës dhe represionit të vazhdueshëm fizik, psikik, mbi popullin shqiptar në Kosovë, duke përdorur mekanizma për shfarosjen apo pastrimin etnik të shqiptarëve që bënë Jugosllavia kundër tyre.( Po aty). Në ditarin e vet sekret, Enver Hoxha shkruante se faktori shqiptar në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka qenë faktori më i përbuzur politikisht e ekonomikisht, po ashtu kishte gjendje të rëndë në arsim e kulturë, por faktori shqiptar ka qenë më i durueshmi e më i dëgjuari, por edhe më i zgjuari dhe njëkohësisht më realist në kaosin politiko-ekonomik , ku ishte zhytur Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore, ishte Kosova.( Lisen Bashkurti, Diplomacia e Vetëizolimit, Tiranë, 2004, f, 600).  Shqipëria më 8 prill 1981 përmes Tiranës zyrtare dhe gazetës zyrtare të saj ‘Zëri i Popullit’, e shprehu qëndrimin e vet politik zyrtar për demonstratat dhe ngjarjet në Kosovë. Me këtë rast, Shqipëria zyrtare dënoi ashpër përdorimin e dhunës policore e ushtarake të ish-Jugosllavisë kundër popullit shqiptar. Ndërsa i gjithë populli shqiptar, doli në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë, duke u solidarizuar me demonstratat dhe kërkesat e tyre për Republikën e Kosovës.( Po aty ). Në krye të politikës shqiptare për mbrojtjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi  priu ish-udhëheqësi i Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxha(Enver Hoxha, Ditari politik për çështje ndërkombëtare 1980-1981, për përdorim të brendshëm ) i cili asnjëherë nuk pranonte që Shqipëria kishte ndërhyrë e as ishte nxitëse e provokuese për çështjen e Kosovës. Shqipëria respektonte parimet e Kombeve të Bashkuara për shtetet sovrane dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera, pra s’po ndërhynte as në punët e brendshme të ish-Jugosllavisë. Por mes tjerash, Enver Hoxha konsideronte se shteti shqiptar nuk mund të rrinte duarkryq dhe të pranonte heshtur kur shkeleshin, dhunoheshin e  maltretoheshin shqiptarët përtej kufirit shtetëror nga një shtet fqinj, që kishte nënshkruar Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.( Dokumentat e CIA-së, për Kosovësn, Enver Hoxha për Kosovën, Koha Ditore, Prishtinë, 20. 2. 2005). Për këtë arsye, Tirana u konsiderua nga ish-Jugosllavia dhe u identifikua si nxitëse e trazirave në Kosovë. E vërteta nuk ishte ashtu, ngase Tirana asnjëherë nuk u përfshi drejtpërsëdrejti në Kosovë, gjatë asaj kohe, pasi që edhe gjendja ekonomike e Shqipërisë nuk ishte në pozitë të mirë. Ish-Jugosllavia ishte e vetëdijshme dhe krejt e ndërgjegjshme për rëndësinë që kishte për shqiptarët Shqipëria, qasja e saj në qëndrueshmërinë për Kosovën por edhe për vetë ish-Jugosllavinë në tërësi.( Vicreks Miranda, Midis Serbve dhe Shqiptarëve, Një histori e shkurtër, Tiranë, 2004, f. 252 ). Mënyra e sjelljes së Shqipërisë gjatë viteve në vijim përbënte pengesën kryesore dhe serioze për Beogradin, pasi ajo i inkurajonte shqiptarët e Kosovës, që u jepte shpresë, guxim e vetëdijesim për të qëndruar në rrugën e tyre të drejtë për liri e barazi kombëtare, theksonte Enver Hoxha.( Ethem Çeku, vep e përm, f. 274). Më 17 prill 1981, politika shqiptare doli haptas dhe qartas në mbrojtje të kërkesave të demonstratave të studentëve dhe popullit shqiptar në Kosovë për Republikën e Kosovës, duke saktësuar edhe kërkesat: Kosova do të qetësohet kur të hiqet shtetrrethimi, të tërhiqet ushtria, të lirohen të burgosurit politikë, dhe djemtë e vajzat t’u kthehen familjeve të tyre.( Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike 2004, f,. 221). Përkrahja e shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës ishte serioze dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës. Politika e Shqipërisë pas këtyre ngjarjeve duket qartë më e hapur më e interesuar për zgjidhjen e çështjes shqiptare si një problem kombëtar, duke dhënë sinjale sensibilizimi të çështjes shqiptare edhe si një problem evropian nga Jalta e deri më tani.( Bedri Islami, Shqipëria dhe Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, Epoka e re , Prishtinë, 7 prill. 2006, f, 10 ). Por të gjitha këto qëndrime, komunikata, e intervista, bazën e kanë në qëndrimin zyrtar të Shqipërisë për çështjen e Kosovës në vitin 1981, që paraqiti Enver Hoxha në Kongresin e 8 të PPSH-së, i cili duke i trajtuar gjerësisht zhvillimet politike historike të vitit 1981 në Kosovë, ai midis tjerash tha: ‘Politika e Shqipërisë Socialiste ndaj Jugosllavisë ka qenë gjithherë konstante dhe e pandryshuar’, por keqësimi i tanishëm i situatës në Kosovë i ka acaruar  marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave. Andaj për të gjitha  këto pasojat i mbanë Jugosllavia për shkak të veprimeve kundër shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët në Kosovës përbëjnë një etni, një popull të formuar me shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, të një populli autokton, të cilët i shkëputën e i copëtuan nga mëmëdheu i tyre me ndihmën e Fuqive të Mëdha.( M. Hajrizi, vep e përm, f. 227). Qëndrimi zyrtar i politikës së jashtme të Shqipërisë, lidhur me gjendjen në Kosovë dhe statusin e Kosovës pati implikime të konsiderueshme të evoluimit e ndërgjegjeje politike, mbarëkombëtare, në rajonin e Ballkanit, pasi deri në këtë kohë Shqipëria qëndronte për idenë e bashkimit të trojeve shqiptare. Më në fund Enver Hoxha mbështeti opcionin për Republikën e Kosovës brenda ish-Federatës Jugosllave.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]