Get a site

TA NJOHIM POETIN E TALENTUAR, Z. BAKI YMERI

TA NJOHIM POETIN E TALENTUAR, Z. BAKI YMERI

baki_ymeri

TA NJOHIM POETIN E TALENTUAR, Z. BAKI YMERI
(Material i huazuar nga z. Zef Dodaj)
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973). Vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: “Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste”.
Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit. Polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Afirmon diasporën shqiptare. Bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit. Vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare. Afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.
Gjatë viteve të fundit ka përkthyer dhe botuar mbi 35 poetë nga Kosova në gjuhën rumune (Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Halil Haxhosaj, Engjëll Koliqi, Albina Idrizi, Burhanedin Xhemaili, Drita Nikoliqi Binaj, Brahim Avdyli, Sadije Aliti, Jeton Kelmendi, Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji etj.).
Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit: “Shqiptarët e Rumanisë” (Tetovë, 1994), “Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani” (Shkup, 2004). Ai është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul.
Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.
Bibliografi lirike:
-Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994);
-Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999;
-Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001;
-Lumina Dardaniei / Drita e Dardanisë (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004):
-Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit për në Parajsë (Bukuresht, 2005), etj.
Është nderuar dhe lauruar me:
-Mirënjohje nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruara nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994),
-Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006),
-Laureat i çmimit të Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006).
-Mirënjohje (për donacion dhe bashkëveprim) nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Në këtë shkrim nuk do ta mbroj Edvin Kristaq Ramën, jo përse më largoi nga gjiri miqësor në fcb, që i shkrova letër të hapur për kundërshtimin përse e bëri këshilltar Baton Haxhiun, anëtarin e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtorin e kryeudbashit që bëri kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqit, por Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtë të flasë për vajzën e Shqipërisë-Kosovën .

I paudhi, bukëshkali, jugonostalgjiku, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Qeverisë kuislinge, e dalë nga pazaret e klaneve të nëntokës, bëri yrysh kundër deklaratës së Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, duke thënë:”… Shqipëria nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës”. Dallaveraxhiu Enver Hoxhaj foli në emrin e Qeverisë të sojit të zogollëve dhe toptanëve, që punojnë vetëm për interesa personale dhe assesi kombëtare. Ç´faj dhe çfarë dëmi i bëri Edi Rama Kosovës? Enveri i Therandës, me gjasë është ndërsyer nga dikush nga prapa dhe e mori këtë yrysh kundër Shqipërisë krejt me qëllim ta përçajë popullin. Përse ky dallaveraxhi që bëri dallavere me “akraballëkun e tij” nuk merren me pjesën e trupit të Kosovës, që i ranë sakicë duke ia prerë krahun e djathtë Mitrovicën, që shqiptarët nuk kanë të drejtë t´i vizitojnë as varret e të parëve që prehen në tokën e tyre që ia la Zoti hise, përse kjo Qeveri nuk merret me “Zajednicën” që e shtrin si vajin në lakra këtë sëmundje me metastazë kancerogjene, përse kjo Qeveri oligarkësh nuk merret me bandat mafioze që janë përhapur në Serbinë fashiste, në mënyrë mafioze në tërë territorin e Kosovës duke vjedhur deri në palcë, përse kjo Qeveri kusarësh nuk merret me kontrabandën shtetërore që me dhunë vjedhin e maltretojnë qytetarët dhe bëhen multimilionerë që deri dje kishin vetëm një lopë ose dhi e asgjë më shumë, përse nuk merret kjo Qeveri hajdute që vjedhin buxhetin e Kosovës nëpër dogana që “Devollët” me miliona vjedhin shtetin në pikë të ditës dhe helmojnë qytetarët shqiptarë me krunde derrash të Shumadisë. Pse nuk merret kjo Qeveri kuislinge e sojit të Esat Pashë Toptanit që shitën 9 mijë hektarë tokë CRNA GORËS, përse kjo Qeveri nuk merret me serbianët që mbjellin kriminelët në shtatore të bronztë pushkagjinjtë që kanë vrarë shumë shqiptarë si rasti i Milutinit ,përse nuk merret kjo Qeveri me papunësinë, ndërkaq vetë këta banditë shkuar banditëve punojnë në katër-pesëx vende pune,përse more veproni kundër interesave kombëtare….?

I rrezikshëm dhe tinëzar Kjo bandë qeveritare e Kosovës, qëllimisht dhe të ndërsyer nga qarqet e ndryshme hedhin benzinë në zjarr për të futur përçarje kombëtare, këta veprojnë kështu sepse paguhen për t’u shprehur kundër BASHKIMIT KOMBËTAR!!! Turp shkuar turpit! Ju more faqezinj veproni sipas asaj:”Kur e kaloni ujin, ta dh… pelën!” Dhe, ju vërtet ndërseni të huajt. Jeni futur në kronologjinë tradhtare të vendit, ju nuk jeni Qeveri që përfaqësoni popullin e Kosovës, ju jeni plehu i Kosovës! -Po ç´patë tani me Shqipërinë ore maskarenjtë!? Po kthejeni vetëm pak kokën prapa dhe shikoni. Po ju nuk keni sitë në ballin e kokës! Shqipëria urgjentisht duhet shpallur këtë njeri të Therandës PERSON NON GRATA! Ky është shumë i rrezikshëm dhe tinëzar, ky i fryn erës së sertë për të përfshirë zjarrin e përçarjes kombëtare. Kush të ndërseu, kush ta futi kunjin thellë për të përçarë shqiptarët, sa para more bakshish, në kohë të pakohë të shprehesh kundër Shqipërisë që strehoi miliona shqiptarë kur mbetën rrugëve dhe maleve, ku ishe ti në atë kohë ore faqezi pa asnjë pikë të bardhë…? Ju nuk keni dy gishta fytyrë, ju keni dhjetëmijë hektarë se i jepni 9 mijë ju nuk keni dert.

Matrapazët që vrapojnë pas parasë Dhe, krejt në fund fare edhe disa fjalë për disa “analistë”, po çfarë analistë janë këta? Këta janë matrapazë që vrapojnë pas parasë si zagarët pas kockave dhe financohen me para të dyshimta. Por, është një e mirë e madhe që shqiptarët nuk ua varin. Se vërtet është kështu dhe për të vërtetuar se sa peshojnë në kandar, le ta provojnë e të dalin në zgjedhje dhe në qoftë se marrin vota edhe nga familjet e tyre se mos të mos flasim të mëhallës. Unë betohem publikisht se kurrë laps në dorë nuk do të marrë për të shkruar. Enver Hoxhaj edhe pse ka folur në emër të Qeverisë kuislinge sa më parë publikisht t´i kërkojë falje Edvin Kristaq Ramës, mos të kërkojë falje në emër të Kosovës, sepse ky nuk ka folur në emër të Kosovës… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për ato që them e shkruaj mbaj përgjegjësi morale dhe penale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesët e katërt)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesët e katërt)

iliria

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesët e katërt)

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

Sa i përket gjuhës shqipe, po e marrim një shkencëtar të mirëfilltë të përkushtuar mbi pellazgët dhe shqiptarët, e ai është Spiro Konda, i cili, gjithë jetën, në mbarim të veprës së tij, thotë se gjuha shqipe është gjuhë japetike dhe shqiptarët që e flasin atë janë një nga popujt japetikë. Deri sa gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhës pellazgjike dhe shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, atëherë gjuha pellazgjike bënë pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike. Në lidhje me këte, shqiptarët që flasin këtë gjuhë janë një popull jo semitik dhe japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, një nga popujt më të vjetër të Gadishulit Ilirik (jo Ballkanik!), një popull shumë më i vjetër paragrek dhe konkretisht pasardhës i pellagëve.1

brahim-avdyli-2

Përsa u përket racave të botës, e dimë mirëfilli se bota është e ndarë në 3 raca: 1) raca e bardhë; 2) raca e verdhë; dhe 3) raca e zezë. Ndërsa raca e katërt, raca e kuqe, është zhdukur nga fundosja e Atlandtidës. Më tëpër, nuk po them.

Raca e verdhë është në botën e Lindjes; raca e zezë janë zezakët e Afrikës, ndërsa raca e bardhë, boreanë, borealë, arianë apo siç ua thonë shkencëtarët “raca indo-gjermane” apo “indo-evropianë” është raca e parë, e cila, në kualifikimet e fundit, në radhë të parë i përzien gjuhët dhe racat. Kur disa shkencëtarë i thonë “raca e bardhë”, në vend se të thonë “raca ariane”, dëshirojnë që të mos e përmendin këtë të fundit, sepse shqiptarët e gjermanët do të ngriteshim më lartë.

Pikësëpari “grekët” apo “helenët” duan që t`i zhdukin, mundësisht sa më shumë ose pjesërisht, edhe pse kështu nuk i ka mësuar as Zoti i Madh, sado që i duron të gjitha shpërfilljet e tyre ndaj shqiptarëve dhe të shpikin me përralla e mitologji, me gjuhë, të cilën arritën që t`a zhvillojnë nga rrënja e fjalëve pellazgo-shqipe.

Të gjithë “shkencëtarët” apo pseudoshkectarët nga e tërë bota i kanë ngjallur ata. Si me një magji i kanë lënë të sillen vërdallë ndaj gënjeshtrave të tyre. Janë edhe me miliarda e miliarda shpenzime të bëra me botimet e tyre të hartave dhe të librave të shumtë. Në Evropë sillen rreth “racës së helenëve” dhe të “grekërve”, të cilët na lënë pa gojë duke i shfletuar këto libra, madje të përkthyera shqip, si p.sh.: Littleton, C. Scott: “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Vollmer, Wilhelm: “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Graber-Haider, Anton & Marx, Helma: “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Time-Live Bücher, Grup Autorësh, “Wie damals lebten im griechenland der Antike”, AFR, German language edition, Hamburg 1998; Dommermuth-Gutrich, Gerold: “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Philip, Neil: „Mythen &Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Littleton, C. Scott: “Das grosse Buch der Mytho-logie”, Christian Verlag, München 2003; Karaouzou, Dr. Semni: “Nationalmuseum-Illustrierter Führer durch das Museum”, Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; Christopher, Weidner A.: “Enzyklopädie der Mythologie-Die geheimnisvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten”, Tosa Verlag GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015; Wawro, Dr. Geoffrey: “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute”, Ullmann Publishing GmbH, China 2013; Gööck, Roland: “Menschen die die Welt veränderten”, Berlin-Darmstadt-Wien, pa vit botimi; Wuermeling, Heinric L.: “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langern Müller, Munchen 2005; Leisering, Dr. Waler: “Historisscher Weltatlas”, e 102-ta botim i kësaj veprës nga Marixverlag, sipas botimit të parë të kësaj vepre nga Cornelsen Verlag, Berlin 1997; etj. etj. dhe qindra të tjera, që nuk kam mundësi t`i përmendi me këtë rast. Ka edhe të tjerë shqiptarë, si disa albanologë të shquar, që mbesin peng të literaturës së lexuar greke, italiane, sllave, ruse, angleze, e spanjolle, si psh.: Baku, Pasho: “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011; Brinja, Eva: “Antikiteti-Hellenët janë ilirë të zbritur në Egje”, Ilar, Tiranë 2005; Dhrama, Doc. Todi: “Fjalor i mitologjisë”, Biblioteka Linguistikë, Rilindja Prishtinë 1988; etj., e nuk po i përmendi të tjerët, sepse kjo është mjaft, por, ka edhe pjesërisht, sidonos me fenikasit e Kadmin, që i nxjerrin “si pellazgë”, edhe pse e dinë se ata nuk janë të tillë, psh.: d`Angely, Robert: “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998; Eltari, Ali: “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008; Cenollari, Ilir; “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010; Imeri, Besnik: “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, etj., të cilët e kanë “pranuar” së fundi se “alfabeti i Kadmit” është në favorin e shqiptarëve, sepse “ka qenë i martuar me iliren” dhe pse “djalit të Evropës ia ka dhënë emrin Ilir”, që nuk është prapë e vërtetë, sepse Yllirët, Illyrët dhe Ilirët janë shumë më të vjetër se Ilirët e Gadishullit Ilirik apo Ballkanit edhe pse emërtimi i djalit të Evropës, vajzës së Harmonisë, është prej genealogjise familjare të Kadmit dhe nuk kanë “filluar” prej tij Yllirët/Ilirët, në përgjithësi, si komb.

ganymedi-djali-i-trojit-nipi-i-eriktonit-sternipi-i-dardanit-duke-lozur-me-shqiponjen

Njohja e ilirëve nga ana e jonë nuk është kryer, sepse ajo është nisur nga veprat e shkruara paraprakisht greke, romake, sllave e materialet e tyre arkeologjike, pa e njohur fare gjuhën, se cilën gjuhë e kanë folur ata. Ne po e marrim një nga këta, sepse ka bërë çmos që të dalë në shesh ajo që ai e ka ditur për ilirët, duke e marrë parasysh se kanë jetuar në Gadishullin Ilirik dhe tërë territorin e Ilirisë, Aleksandër Stipçeviq, komplet me veprën e veçantë të tij apo në bibliografinë e këtyre veprave arkeologjike, historike, linguistike, etj. por edhe ballkanologike.2

Deri më tani janë përpjekur edhe shqiptarët me albanologët e tanë të na i japin autorët antikë, por prapë janë ndalur pa ndonjë vështrim kritik dhe pa ndonjë botim kritik të autorëve antikë3, kështu që tekstet nuk janë komplete, nuk e kanë as tërë aparaturën shkecore, etj. dhe vepra është e mangët dhe e vogël për ilirologjinë.

Stipçeviqi niset gabimisht nga legjendat e lashta greke, sipas Apolodorit, kur thotë se Illirios, kryefisi i fisit ilir është i pari i Kadmit dhe i shoqës së tij Harmonisë.4 Këtu e bën gabimin fatal të tij si historiograf, sepse nuk duhet të fillohet historia e një fisi, populli, etnie e kombi mbi gjenealogjinë familjare, qoftë edhe të mbretërve, e aspak nga mitologjia dhe legjendat greke, të cilat janë të rrejshme.

Ndër të tjera ai e vë në gojë një shpjegim naiv të arkeologut Ćiro Truhelka se emri ilir mund të shpjegohet me fjalën e thjeshtë të gjuhës shqipe “i lirë”.5 Nuk e ka vënë re se edhe Frigët dhe të tjerët që kanë qenë deri në Babiloni, e kanë pasur Yllin si gjënë më të shtrenjtë. Dhe e kemi shpjeguar në pjesën tonë të dytë të këtij shkrimi se në Azinë Vogël janë quajtur yllirët-frigë dhe se emri dardan ka lidhje indirekte me stërgjyshin Ilit, themelues të Ilionit, dhe se ilirët janë vazhduesit e gjakut tonë nga Azia e Vogël.6 Brigët apo Frigët janë me gjak pellazgo-ilir dhe fjala e parë e tyre është “Bekos”, pra hiqet “os” greke dhe mbetet BEKË apo BUKË, siç thonë mjaft dijetarë të lashtësisë. Emri ILION ka në rrënjë emrin YLL.7 Parësore del rrënja YLL apo IL dhe ILL. Dardanët ezistojnë në disa vend të Mesdheut dhe kanë tipare të ndryshme. Ndoshta poema epike e Homerit e ka pasur emrin e saj “Ylliada” dhe jo “Iliada”. Edhe pse nuk përmenden yllirët/illirët, d.m.th. se ata apostrofohen, atyre iu kushtohet kjo poemë epike, pra njerëzve të denjë të Yllit.

bindi-perendia-ilire-japode-e-ujit-e-marrur-me-lejen-e-shqipe-hoxhes

Pellazgo-yllirët, apo pellazgo-ilirët, dhe albanët apo shqiptarët e kanë patur pranë vetes së tyre shqiponjën, si lajmëtaren e Zotit, prej Ganymedit, birit të Trojit, nipit të Eriktonit dhe stënipin e Dardanit. Ilirët na dalin prej Azisë së Vogël, e jo tjetërkund.

Pellazgët ishin hyjnorë, siç e kemi thënë në pjesën e tretë të këtij shkrimi. Hyun e rrespektojmë si Yllin, Diellin e Hënes. Dodona ishte qytet i shenjtë. Ylliria apo Hylliria i thonin tërë vendit të tyre, në bazë të folmëve dialektore. Por, do ta shohim më mirë në shkrimet e tjera. Do t`u kthehemi edhe njëherë “grekëve” të njohur, të cilët kanë ditur më mirë se sa të tjerët të shfrytëzojnë mosgadishmërinë për luftë, si bij të Zotit, të rreshtuar e të besuar rreth qendrës së besimit të Zotit, e cila ka qenë Dodona. “Lufta” më e madhe bëhet për punë në arë, për të hapur një arë të re, për ushqim të mirë të bijve tanë të shëndosh e të mirë, të lindur prej dheut, prej Dhé-metr(a)-ës, e cila është nëna e korr-ik-ut, sepse ne i korrnim të mirat prej arës dhe jemi arianë. P.sh. zjarrin e luftës e duronim tre fish, për të cilën e ulnin kokën para armikut, që do të thotë se tri herë ecnim nëpër dhembje e provikime, e të katërtën duhet të ngriteshim në këmbë; të jemi të luftës apo që dinim t`a bëjmë edhe luftën.

Për këtë ne i kemi hapur duart për të gjithë ata që vinë si vizitor, në votrën tonë, edhe pse ata jane sjellur “të lirshëm”; kanë gënjyer e kanë marrë çka u duhet; por ne i kemi kundërshtuar të gjithë ata që nuk e kanë folur të vërtetën, pra ata që e kanë thënë gënjeshtrën, madje me forcë, si gënjeshtrat e fenikasve, sepse fenikasit e kanë lëshuar njëherë at-dhé-un e tyre, prandaj mund të gënjejnë.

Kush e lëshon atdheun e tyre, mëson të gënjejë. Fenikasit e kanë lëshuar atdheun e tyre; kanë ardhur në dhé tjetër, dhe e kanë lëshur at-dhé-un, ku të ka lënë babai, pra ati. Sikut të ishin fis pellazgo-ilir, të cilët kanë dalur prej tokës sonë dhe paskan kaluar nëpër Feniki dhe Egjipt, ata e kanë lakuar rrugën dhe janë mësuar me këto të dhëna, sepse kalojnë nëpër popullata tjera, që i kanë dijet e veta, tjetër nga ajo që e kanë. Duhet të mësosh që të gënjesh për të kaluar jetën tënde; për ta bërë jetën tënde pa pasur ferkime shkatërruese. Edhe nëse fenikasit e kane pasur jetën e tyre diku në gadishullin ilirik apo haemus (duhet që të kesh të hashë, po e analizojmë në një formen tonë thënien e parë të “Ballkanit”), atëherë atyre duhet t`u kenë mbetur gjurmët e para të qenies së tyre dhe këto gjurmë na dërgojnë vetëm në Feniki.

muharrem-abazaj-pellazget-kane-folur-shqip-faqja-e-pare-e-kopetines

Prandaj këto gjurmë na e thonë tjetër gjë: se pellazgët e pellazgo-ilirët kanë qenë zotërues të deteve dhe kanë ditur të ndërrojnë mall me mall, nëpër tërë Europën, Azi të Vogël e Afrikë Veriore. Ata kanë komunikuar me popuj të tjerë. Kanë shkuar dhe kanë ardhur nëpër detra. Pra, janë ndihmuar nga Yjet, nëpër det.

Alfabeti fenikas nuk është me origjinë pellazge, siç thotë “ilirida-online” dhe qindra të tjerë shkencëtarë, por është semito-egjyptian, ndërsa gjuha shqipe më të cilën kanë folur Yllirët, Illyret dhe shqiptarët bëjnë pjesë në bashkëfisërinë japetike, është gjuhë japetike, jo semitike, shumë më përpara tyre. Pra, alfabeti i Kadmit, që është semito-fenikas, e ka “zëvedësuar” alfabetin pellazgo-ilir edhe me dhunë e me gënjeshtra, që është dokumentuar deri në Linearin A e B, por i fundosur me tërë periudhën 1200-800 p.e.s., sepse e dimë me ndërgjegje, se Albanët janë quajtur ata të cilët kanë mundur të shpikin fillimisht al– fa-be-tin e parë, pra AlB(e)-anë, që kanë mundur të “banë” A e B, etj. d.m.th. shkrimin, ushtruesit e shkrimit të parë.

spiro-konda-shqiptaret-dhe-problemi-pellazgjik-koperina-e-vepres

Me këtë rast po e marrin një fjalë të mikut dhe shkencëtarit Prof. Dr. Rexhep Doçit, i cili e shprehë mendimin e tij se disa antroponime, patronime, ojkonime, oronime, hidronime, etj. kryesisht të dialektit gegë se sa toskë gjasojnë me fjalë të vjetra apo me onome të lashta, çështje kjo e cila ka mbetur deri më tani e pa krahasuar, pra e diskutueshme, por në ardhmen mund të na befasojnë për të mirë të historisë e të gjuhës shqipe.8 Provat e mia janë të parat për befasinë, jo vetëm për vete, por edhe për shkencëtarët e huaj të botës, që nuk e njohin gjuhën shqipe.

Për mendimin tim, emërtimet e kombit dallojnë prej toponimenve për sa i përket vendit, p.sh. pellazgo-ilirët janë të dhënë në territorin e sotëm të Greqisë, Thrakisë, të Azisë së Vogël apo Turqisë së sotme, e në anën tjetër të Maqedonisë dhe të Ilirisë. Emërtimet e kombit ndryshojnë sipas regjioneve, vendeve etj. ndërsa emërtimet e kombit të lashtë historik, është Yllir. Vendin e tij të lashtë e ka në Azinë e Vogël, deri në Babiloni (Babyloni) e tërë Evropën, dhe se ka patur si detyrë të parë krijimin e alfabeteve të lashta, prandaj thirren albanë, që bëjnë a-në, pra alfabetin.

Në vend të „i“ duhet të jetë «y», pra Ylliria dhe jo Illyria, sepse nga Ylliria kuptojmë se ka lidhje me Yllin, ndërsa me Illy, nuk kuptojmë asgjë, pos „i lirë“, dhe e dimë se Yllirët nuk kanë qenë asnjëherë të lirë; përskaj tyre e rreth e rrotull u kanë ardhur luftërat, madje prej “grekëve”; romakëve; sllavëve dhe të ashtuquajturve „turq“.

Ne duhët të heqim këto manevrime dinake, njëren pas tjetës; të shohim pak dritë më të mirë, sepse ky është “viti i gjarpërit”, siç thonë kinezët, e zgjatë 1000 vite. Në qoftë se jemi në gjumë, që është gjysmë-vdekje, do të vdesin tërësisht; në qoftë se zgjohemi, pa flamur e sisteme kombëtare, por si bij të vërtetë të Zotit, atëherë do të jemi gjithmonë të drejtë e me dritë të madhe të shkencave, mbi ne, si bij të Yllit, të Qiellit, të Galaktikës së Dritës, të urtë e të mençur!… Do të na falë edhe Zoti i Madh, sepse na ka dhënë dënim prej Babylonisë, i cili nuk është ndarë brez pas brezi. Të ashtuquajturit „grek“ apo „helenë“ na e futën minën e parë në bazat e shkencës; na e mbuluan prej vitit 1200 p.e.s. deri në vitin 800 p.e.s. historinë e Yllit, me errësirë të plotë; e deri në vitin 1000 të e.s. me gjuhën artificiale fenikase; me bazat prore të fillimit te shkencave, të gjitha në rrotullim të vazhdueshëm.

Për të tjerat mina, që janë edhe dy mina, mina sllave dhe turke, do të flasim më vonë. Vetëm, më madhja minë në të gjitha minat është mina turke, që na la vërdallë të sillemi me haremet e perandorëve të fëlliqur, me gra të grabitura me dhunë; duke na e shpifur nëpër gjumë „jam turk“-un e tyre. Nuk e lejonë të mësohet as sot gjuha shqipe, nga 6`800`000 shqiptar nëpër Turqi, e duke na vrarë pa skaj, që prej kur se na ka pushtuar, me dhunë, luftë e me gjak, perandoria Osmane. Dihet se Turqia është krijuar vonë, shumë shekuj më vonë, këtë e dimë shumë mirë…

Ndoshta janë romakët që na e kane futur në kokë „illyrien“, por ata kështu nuk e kanë as në fjalor. Në fjalorin e gjuhës gjermane e të shqipes e gjëjmë këtë fjalë në trajtën dëftore, emërtimin mashkullor „Illyrier“, që do të thotë „Ilir“, deri në trajtën asnjënëse „illyrisch“, që do të thotë „illyrishte-, ja“.9

dhemetra-e-dhene-nga-mikja-ime-shqipe-hoxha-nga-prizreni

Ta shkruanim „Iliriku“ do të ishte shumë e kuptueshëme, sepse nuk ka mundësi në shumë gjuhë të shkruhet „y“ në origjinal, por „i“; prandaj „iliriku“ është vendi i ilirëve; e jo „illyrien“, sepse është gabim gjuhësor, pasi „Y“ –ja është rrotulluar pa vend dhe nuk na e thotë se vendi në fjalë është „vendi i ilirëve“, njerëzve të lirë. Ne, nuk jemi “të lirë” por Yjet na kanë udhëhequr, edhe nëpër detëra, duke qenë „zot të detrave“. Paraprakisht pellazgët dhe pellazgët-ilirët, apo siç e kanë quajtur veten e tyre „Yllirians“, kanë lundruar nëpër ujëra, d.m.th. tri pjesë ujë e një pjesë tokë, e janë udhëhequr prej yjeve, sepse në det apo oqeane është dashur të orintoheshin.

Bindi është perëndia ilire japode e ujit-thotë Shqipe Hoxha.”Bindi është perëndi i vjetër ilire e rrjedhave të ujit në përgjitjhësi dhe ai është përfaqësuar si një njeri i lirë, me një timon apo Trident në të djathë”. Ai është më i afërt me hyjin Vidiaus, thekson ajo, po aty, në një faqe të internetit.10

Prof. Muharrema Abazaj detyrohet këtu që ta rehabilitojë të vërtetën shkencore të historisë, në bazë të historisë së shkruar, edhe pse në subkoshiencë ai e dinte se po bënte kështu një kompromis të çështjes, e menjëherë e shpjegon me të njëjtën nivel shkencor. Gjuha “greke” ishte bërë më përpara gjuhë fleksibile, por ai nuk e dallonte gjuhën e shkruar “greke”, të cilën e quanin paraprakisht shqiptarët, duke u bazuar nga anglo-amerikanët, gjermanët e të huajt e tjerë, duke mos e logaritur që më parë se nuk ka ekzistuar “kombi grek”, as gjuha e tij, por gjuha artificiale fenikase. Ajo duhet të quhet gjuha artificiale fenikase, si gjuha e parë e shkruar, por jo “gjuha greke”, sepse e flitshin “artificialët”, që janë “hellenët”, por nuk ishin “komb”.

Pra, Muharrem Abazaj, në veprën e tij “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, që thotë se aftësinë fleksibile e ka fituar gjuha greke, sikurse pas saj edhe latinishtja, e gjuha greke fillon që nga shekulli i VIII-të, sado që ka dalur nga pellazgishtja11, duke u kthyer te e thëna diskriminuese e Heroditit, i cili thotë se “gjuha e pellazëge ishte një gjuhë barbare”.12 “Në kohën e Herodotit, por edhe para tij, në territorin e Greqisë së Lashtë (që nuk është e njëjta me shtetin Grek, pas vitit 1927 apo 1921-29, që ka ditur “të shfrytëzojë” luftën avranitase për qëllime “hellenistike”, apo që përpara saj, kur ajo ka dalur me Fjalorin “Sounda”, në vitin 1000 të e.s., të “grekërve të rinj”, sepse nuk është e njëjta me “Greqinë e Lashtë”, të cilat ndahen me njëra-tjetrën!13) fliteshin dy gjuhë: pellazgishtja dhe greqishtja e vjetër (për mua, fenikishtja, jo greqishtja!). Greqishtja <<ia mori stafetën>> pellazgishtes, ngaqë ajo u bë gjuhë e shkruar, gjuhë e kulturës dhe e qeverisjes, gjuhë zyrtare (për mendimin tim ajo ka qenë “gjuhe teknike”, pra artificiale, sepse “gjuhë zyrtare” mund të quhet kur bëhet shteti i saj me ligje, pas vitit 1927-1929; apo fillimin “e zyrtarizimit” do t`a logarisim prej kohës kur u futën “grekët e rinj”, që ishin në disa nacionalitete të vogla dhe të përziera, në vitin 1000 të e.s.) kur pellazgishtja mbeti vetëm si gjuhë e folur, gjë kjo që solli rrudhjen e vazhduaeshme të saj, deri sa arriti të quhej <<gjuhë e vdekur”>>,14 megjithëse unë e di dhe e them se gjuha pellazgo-shqipe ka vazhduar të flitet deri në shekullin XIX nëpër Greqi apo Helladë, siç e quan ajo veten e saj, d.m.th. përgjatë 3 mileniumeve, kur arvanitët pushojnë të flasin gjuhën shqipe.

Nuk mund ta quajnë “gjuhë e vdekur” arvanitasit në trojet e veta, sado që edhe sot bënë përpjekje të mëdha që të na bllokojë para botës së gjërë e në trojet tona, e cila quhet Shqipëri; e cila përpiqet që edhe me fé ortodokse të na ngrehë përmes gjuhës artificiale të saj, greqishten e re, drejtë “helladës” së saj; dhe “i harron” kriteteret që duhet t`i ketë për të qenë “shtet”, pra jo me gjuhën mashtruese “greke”.

Ne bëhemi të verbër nga të gjitha mashtrimet “greke” dhe rrotullohet historia para syve tanë; e lëmë si “të vërtetë” Greqinë, sepse nuk i plotëson aspak kushtet për të ekzistuar; dhe shkojmë të verbër duke e përkrahur Kadmin, sikur “ai e paska dhënë alfabetin e parë të shqipes”, sado që nuk duhet shumë mund e të kuptojmë se ka qenë fenikas, pra jo shqiptarë dhe as pellazg, dhe na ka lënë të notojmë në ujërat e turbullta 3000 vjeçare, pas gënjeshtrave të mrekulluara të tij; gjymë të verbër e gjysmë jerem, e lëmë gjuhën shqipe aty ku e ka lënë këtë gjuhë Kadmi, edhe pse siç thotë me titullin e veprës Prof. Muharrem Abazaj, pellazgët kanë folur shqip.

A mund ta shohim vetveten tonë derisa e shkruajmë “Illyria” në vend se të jetë me të vërtetë Ylliria/Yllirians? A e njohim kështu të vërtetën historike?…

Për mendimin tim, jo! E flasim dhe e shkruajmë siç na thonë të tjerët…

1 Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011, faqet 485-486.

2 Aleksandër Stipçeviq, „Ilirët-historia, jeta, kultura, simbolet e kultit“, Botimet Toena, Tiranë 2002.

3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë: „Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965 apo te Botimet Toena, Tiranë 2002.

4 Aleksandër Stipçeviq, vepra e përmendur, faqe 15.

5 Po aty, faqe 16.

6 Shiko faqe time provizore http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-2/.

7 Nëse dëshironi të shikoni veprën e Sulejman Matos, “Në kërkim të rrënjëve”, shikoni në faqen 49 apo faqen 123.

8 Prof. Dr. Rexhep Doçi, “Pellazdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjysher të shqiptarëve”, Lena Grafik, Prishtinë 2016, faqe 19.

9 Shikoni në fjalorin, „Sonderausgabe-Langenscheidts Handwörterbuch Albanisch-Deutsch Deutsch-Albanisch“, Langescheidt, Berlin-München-Wien-Zürich-New York 2000, faqe 196.

10 Shikoni te Shqipe Hoxha, në FB, http://www.facebook.com/Shqipe Hoxha, të përsëritur në datën 15 tetor 2016.

11 Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 34.

12 Po aty, e njëjta vepër, faqe 39.

13 Shikoni në faqen time http://www.brahimavdyli.ch apo në shkrimet e mija, deri sa të botohet si një libër i veçantë.

14Vepra e përmendur e Muharrem Abazaj, e njëjta faqe, 39.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

iliret

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.

I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. “Në krye, – shkruan Diodori, – fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën”. Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë.
Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit”. Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.

Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e.sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

durresi_antik

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e shtetit ilir pati pasoja të rëndësishme si për jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për vetë shtetin ilir.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se qysh nga çereku i fundit të shek. IV p.e.sonë, lidhjet e këtyre qyteteve me botën ilire bëhen më të dendura dhe më të drejtpërdrejta. Tregtisë së Dyrrahut dhe të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e gjera të tregut ilir. Që nga kjo kohë në krahinat e brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me lehtësi prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të tyre. Nëpërmjet këtyre qyteteve, në Iliri hynin mallrat e importit, midis të cilave vendin më të rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut.
Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg monedha të reja argjendi, ndër të cilat përhapje të gjerë merr drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar “drahma ilire”. Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto qytete e monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave me vleftë shumë herë më të vogël se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë në Iliri.
Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnë një periudhë të vërtetë lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme e më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek. IV p.e.sonë. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botën ilire u lejuan të ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më të mëdha nga ato që njihnin më parë, të ngrinin tregje e sheshe publike, shëtitore, tempuj, gjimnaze e godina të mëdha administrative.

3-fortificazioni
Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur vitet e fundit mbi gurët e varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë mbi 1/3 e tërësisë së emrave të njohur në këtë qytet nga monumentet epigrafike. Këto emra dëshmojnë praninë në masë të popullsisë ilire në to. Emrat ilirë të prytanëve dhe të nëpunësve monetarë që gjenden në të dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të Apolonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një peshë me rëndësi në jetën ekonomike, dhe kishte siguruar të drejta qytetare të plota deri në zënien e posteve më të larta në jetën administrative e politike të qytetit. Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonë, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik të një kolonie, mbasi popullsia e tyre përbëhet në një përqindje të madhe edhe nga ilirët. Procesi i ilirizimit të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së sovranitetit ilir mbi to, ushtroi një ndikim të thellë mbi gjithë jetën sociale-politike e kulturore të Ilirisë në shekujt e mëpastajmë. Rezultati i këtij procesi qe shkëputja e plotë e Dyrrahut dhe e Apolonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi i tyre i plotë në jetën ekonomike e politike të shtetit ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave të tyre ekonomike e politike me ato të shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të mëdha, kurse skllavopronarët e Dyrrahut dhe të Apolonisë pushtetin e fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një krahinë shumë më të gjerë se sa territoret e ngushta të qyteteve-shtete të tyre me pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet, sado të pakta, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të kohës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË

dardanet

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË
E përgatiti prof. Zymer Mehani
Koha të cilën Skerdilaidi e kishte zgjedhur për t’i rikthyer shtetit ilir Dasaretinë nuk ishte aspak e përshtatshme. Filipi sapo ishte çliruar nga lufta në Greqi dhe nuk kishte asnjë vështirësi për t’u drejtuar kundër tij. Aq më tepër që kjo ndërmarrje përputhej edhe me planin e tij të madh për të dalë në brigjet e Adriatikut prej nga ëndërronte të hidhej në Itali. Me një fushatë të shpejtë ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato të Dasaretisë, deri në Antipatrea.

I vendosur në ndërmarrjen e tij, Filipi e zgjeroi vitin tjetër ndërhyrjen në Iliri, duke iu drejtuar asaj këtë radhë nga deti. Pasi ndërtoi në skelat e Maqedonisë 100 anije, në verë të vitit 216 doli në ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi për në brigjet e Ilirisë. Në planin e tij ishte pushtimi i Apolonisë, të cilën e mendonte si bazën më të përshtatshme për aksionin e tij të ardhshëm. Por, kur iu afrua grykës së Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar për në Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinë e kundërshtarit, flota maqedone u tërhoq në panik. Skerdilaidi që e kishte ndjerë rrezikun e një sulmi nga deti ua kishte bërë të ditur këtë gjë romakëve dhe kishte kërkuar ndihmën e tyre. Në përgjigje të kësaj kërkese romakët shkëputën nga flota e tyre e Sicilisë 10 anije pesërremëshe dhe i dërguan në Apoloni. Ishte kjo skuadër e vogël që shkaktoi panik te maqedonët dhe dështimin e tyre.
Pasojat e kësaj ngjarjeje qenë edhe më serioze. I kërcënuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe detyruar të kthehej me fytyrë nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet për të shpëtuar prej saj. Me agresionin kundër Ilirisë, Filipi kishte bërë një hap fatal për vetë fatin e Maqedonisë dhe të Ballkanit në tërësi: kishte bërë që interesat e sundimtarit ilir të përputheshin detyrimisht me ato të Republikës. Që nga kjo kohë Skerdilaidi do të vepronte si aleat i Romës, duke i dhënë politikës së shtetit të tij një kurs të ri që do të ndiqej për rreth katër dekada me radhë.

Drejtimi që kishin marrë punët qysh prej vitit 217 u përcaktua edhe më qartë pas fitores së Hanibalit në Kanë. Në vitin 215 Filipi dhe Hanibali përfunduan një traktat aleance sipas të cilit zotoheshin të ndihmonin njëri-tjetrin në luftën kundër Romës. Në traktat nuk përfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas së cilës romakët nuk duhet të mbeteshin “zotër të Korkyrës, as të Apolonisë e Epidamnit, as të Farit, as të parthinëve dhe Dimales, as të Amantisë”, i njihte praktikisht Maqedonisë të drejtën e sundimit në Iliri. Po të pranojmë se përfundimi i një aleance midis Kartagjenës dhe Maqedonisë ishte objekt bisedimesh qysh prej kohës së Dozonit dhe se qe vonuar për shkak të pavendosmërisë së Filipit, atëherë në dritën e klauzolës së sipërme ka arsye të mendohet se lakmitë e Maqedonisë kanë qenë prej kohësh një shqetësim për Ilirinë dhe mbase kanë pasur edhe ato ndikimin e tyre në marrëdhëniet midis Skerdilaidit e Filipit.
Duke përcaktuar sferat e interesave marrëveshja përcaktonte edhe zonat e veprimeve ushtarake. Në frymën e marrëveshjes të dyja palët ndërmorën në vitin 214 veprime të përbashkëta në Itali dhe Iliri. Ndërsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sërishmi kundër qyteteve bregdetare të Ilirisë. Me një flotë prej 120 lembesh u fut në Aos dhe provoi të merrte Apoloninë, por shpejt u bind se kjo nuk ishte një punë e lehtë. Atëherë papritmas u drejtua kundër Orikut, të cilin e pushtoi me sulmin e parë, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndërkaq mbante të ngujuar Apoloninë dhe shpresonte ta merrte me qetësi, duke menduar se romakët nuk do të ishin në gjendje ta shqetësonin në operacionet e tij. Por ndodhi e kundërta. Reagimi i romakëve qe i menjëhershëm: një flotë prej 50 anijesh pesërremëshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun që Filipi e kishte lënë në duart e një garnizoni të vogël. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendën në Apoloni, ku hynë natën pa u diktuar. Këndej së bashku me forcat e qytetit, sulmuan në befasi kampin e Filipit, të cilin e gjetën krejt të pambrojtur. Afër 3 000 maqedonë mbetën në fushën e betejës ose u zunë robër. Mbreti provoi të ikte nga deti, por si e gjeti grykën e lumit të mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tërhoq nga toka për në Maqedoni me mbeturinat e ushtrisë.
Dështimi para mureve të Apolonisë i tregoi Filipit se plani për daljen në brigjet e Adriatikut dhe kalimi në Itali nuk ishte një punë e lehtë. Në të dy vitet që pasuan ai e ndryshoi drejtimin e sulmit të tij: nënshtroi atintanët, parthinët bashkë me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut në tokat e ardianëve, duke u shtyrë në veri deri në Lis. Mendimi se atij iu nënshtrua edhe Skodra, madje se u shtri deri përtej lumit Narona, nuk qëndrojnë dhe kanë gjetur pak përkrahje. Veprimet e dy viteve të fundit dëshmojnë për një strategji të re politike-ushtarake të Filipit, që synonte të zgjeronte pushtimet në Iliri. Marrja e Lisit, megjithëse i siguroi një dalje në det, nuk mund të lidhet me planin e vjetër të kalimit në Itali. Qyteti ishte shumë larg brigjeve të përtejme të Adriatikut dhe sa kohë që Dyrrahu dhe Apolonia ishin në duart e romakëve, çdo kalim përmes detit ishte i paracaktuar të dështonte. Duket më e besueshme që Filipi të jetë interesuar në këto çaste në radhë të parë për vendosjen e një sundimi të shëndoshë në Iliri me perspektivën e dëbimit të plotë të romakëve prej këndej, kurse plani i kalimit në Itali të ketë ardhur duke u zbehur. Pushtimet e tij ishin padyshim një rezultat me rëndësi: ato ngushtuan shumë zotërimet romake në Iliri dhe duke hyrë si pykë midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanë këtë të fundit prej romakëve.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

harta

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Periudha midis viteve 335-230 p.e.s. është koha e shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e lulëzimit të qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh të shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që përbënte tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir. Qytete të tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg qytetesh të reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm në fundin e shek. IV – fillimin e shek. III p.e.s. Por në krahinat e brendshme të luginës së Matit e të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë e Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat është se ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.

Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e njëjtë për të gjitha qytetet ilire të kësaj kohe. Ato dallohen sipas madhësisë dhe rolit ekonomik e politik të tyre: ka qendra të mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt etj. Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbështetur në kushtet e terrenit dhe të rrethanave në të cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një akropol në majë dhe qytetin poshtë tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm – akropolin, dhe në atë përfund tij – qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë të brendshëm.

Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu një tip qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi duket se nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.

Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë qëllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Klosin ai përbën një kategori të veçantë qyteti.
Pavarësisht nga klasifikimet e ndryshme që mund t’u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së banuar në një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për banim, për veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit.

Një nga kriteret bazë të qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e qendrave të vjetra të epokës së hekurit shfrytëzoheshin vetëm pjesërisht. Qytetet e ngritën mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re që u përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato të Bylisit, Dimales, Margëlliçit, Irmajt e të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m. Ato përforcohen tani me kulla të shumta.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta, të mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre i kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut.

Nuk njihet ende në masën e duhur ndërtimi i brendshëm i këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe në Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.

Rrugët ishin një element themelor urbanistik që e ndanin qytetin në insola, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij.
Vendet më në dukshme janë përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin tempujt, teatrot, portikët, stadiumi në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale në Selcë të Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash.

Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese. Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve rrethuese.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre rrethuese. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m. Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.

Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur dëshmojnë se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin parimeve të njohura të urbanistikës antike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e kohës i përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese.

Procesi i shndërrimit të disa qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit në qytete nuk përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë, nga ana tjetër, që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme lindore nëpër Shkallën e Tujanit – Qafë Murrizë – Dibër – Maqedoni; qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë, në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apolonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh në zonën gjeografike ku qyteti mbizotëron me ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë vetë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

E Drejta Historike e Luginës për Liri!

E Drejta Historike e Luginës  për  Liri!

harta_etnike

 

E Drejta Historike e Luginës për Liri!

Lugina e Preshevës, si nocion gjeografik dhe politik që përfshinë komunat Shqipëtare, ende të mbetura nën okupimin e Serbisë, kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike-kombëtare, juridike, politike, ekonomike etj, që të aspirojnë Lirinë. Liri që nënkupton Bashkim me trungun amtarë- Kosovën, pjesë e së cilës ishte historikisht, politikisht( para okupimit serbë), gjeografik, etnik-kombëtar, juridik etj. Këtu do trajtohet vetëm nga koha e pushtimit serbë, e jo më përpara!

Në vitin 1863-1865, ndërtohet nga Perandoria Osmane, rruga e quajtur “Xhadeja e re e Mithat Pashait”, e cila kalonte nga Vranja, Bujanovci, Presheva dhe kalonte për në Grykë të Vardarit1

Perandoria Osmane, në vitet 1866-1869, u dëshmu që ishte afër rënijes së saj, ndërsa në anën tjetër tashmë në vendet sllave të Ballkanit kishte fillu të shpërthenin idetë nacionaliste të frymëzuara nga Revolucioni Francez i 1789.

Traktati i Vëslaut, i cili u lidh në mes Serbisë dhe Greqisë, më 26 korrik 1867, që ishte përfaqësu nga Ministri grek Petros Zanos dhe ministri serbë Jovan Ristiq, Milan Petronijeviq dhe Ilija Garashanini. Ky njihet edhe si traktati i parë ballkanik kundër Perandorisë Osmane, që do përfshiheshin në luftë tokësore kundër saj.2 Princi Serbë Mihal Obrenoviqi kërkoi në marrëveshje që të merrte Bosnje dhe Hercegovinën, “Serbinë e Vjetër”( që përfshinë edhe Kosovën, dhe Maqedoninë pra nga Drini, deri në lumin Iskra në Bullgari!). Grekët kërkuan që të përfshinin Thesalin, Epirin, Maqedoninë në mes Thesalisë dhe Detit, Thrakën dhe malet Ballkan, e që ky propozim u pranu në fund.3

Ndërsa më 28 shkurt 1868, këto dy vende nënshkruan edhe një konventë ushtarake, mirëpo më 10 qershor 1868, mbreti i Serbisë, ishte vrarë, e nga kjo mbarrëveshjet mbetën në letër!4

Mirëpo me shpërthimin e luftës ku Serbia shpalli pavarësinë mët 30 qershor 1876 në luftë kundër Perandorisë Osmane. Forcat Serbe u shkatërruan keqa, mirëpo pastaj më 13 dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878 u rigrupuan forcat serbe, të mbështetura edhe nga Rusia, si dhe 3 mars 1878, që iu bashku edhe Mbretëria e Malit të zi, derisa Rusia luftonte kundër Perandorisë Osmane nga 24 prill 1877 deri më 3 mars 1878, në kaukaz edhe në Ballkan( ku kishte përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë)!

Në këtë fazë ndodhi tragjedia, ngaqë tashmë trupat osmane pësuan humbje, ndërsa forcat serbe morën Nishin, Pirotin, Leskocin dhe Vranjën. Kryengritja bullgare, lufta e Malit të Zi dhe në anën tjetër lufta ruso-turke, shkaktoi Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875-1878. Edhe pse Mali i zi, nën mbështetjen e Rusisë, i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane, që më 1 korrik 1876.5

Mirëpo derisa zhvillohej lufta Ruso-turke( dmth 1 javë pas fillimit të saj), Austro-Hungaria me Rusinë, bëri një marrëveshje të fshehtë, më 8 korrik 1876, e njohur si Marrëveshja e Reichstadt të Bohemisë, për të rregullu-coptu gadishullin Ballkanik

1 Reshat Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës (1878-1999), Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës, Preshevë, 2006, faqe259

2 Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.

4 Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

5 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.

sipas interesave të Fuqive të Mëdha.1 Me këtë marrëveshje për herë të parë, nga Fuqitë e Mëdha, u trajtu- gjymtu Çështja Shqipëtare, Rusia tërësisht mohonte këtë, ndërsa Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë.2 Ndërsa më 15 janar 1877, Rusia u detyru të hynte në Marrëveshje sekrete me Austro-Hungarinë, e njohur si Marrëveshja e Budapeshtit,3 ishte mbi platformën e Marrëveshjes së Reichstadt, e që u plotësu edhe me një marrëveshje shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej që Austro-Hungaria do qëndronte neutrale në luftën Ruso-Turke, e si shpërblim do mund ta pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do përcaktohej me një marrëveshje të veçantë. Ndërsa Austro-Hungaria, zotohej të mos e prekte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si territore të influencës së saj. Ndërsa do shembej plotësisht Perandoria Osmane, thuhej që do bëheshin të pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.4 Kjo luftë mbaroi me gjunjëzimin e Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878.5

Traktati i Shën Stefanit, në nenin 1, trajtonte Malin e Zi, që i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, ndërsa nenin 2 i njihej pavarsia e Malit të Zi.6 Në nenin 3 i jepeshin Serbisë qytetet si Nishi, Leskoci dhe e ashtuquajtura Serbia moraviane dhe do bëhej shtet i pavarur( Vllasinë, Vushtrri, Mitrovicë)7 – shih fig 1. Neni 6, rregullonte Bullgarinë si vasale të Perandorisë Osmane, me qëveri krishtere, që do përfshinte territorin nga Danubi, malet Ballkan, përgjat maleve të vjetra( Stara Planina), Sofjen, Pirotin, Vranjën me luginën e Moravës,( dmth ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës), Thrakën veriore, pjesën e Thrakës Lindore afërsisht tërë Maqedoninë8 -shih fig 2.

Nga ky zgjerim i Rusisë, sidomos duke shtri influencën e saj në Ballkan, ishte shumë e pakënaqur sidomos Britania e Madhe, e që kryeministri i saj Benjamin Disraeli kishte reagu. Edhe Serbia kishte shfaqur frikën nga Bullgaria e Madhe, që mund t’i dëmtonte interesat e saj në territoret e mbetura të Perandorisë Osmane. Rumania ishte shumë e dëshpëruar, po ashtu edhe Austro-Hungaria ishte e dëshpëruar që nuk përfitoi Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa territoret tjera Shqipëtare mbetën ende nën Perandorinë Osmane,e hapësira të mëdha ishin okupu tashmë. Për këto arsye fuqitë e mëdha kërkuan të mblidhej një kongres, ku do rishikohej Traktati i Shën Stefanit- ky kongres do quhej Kongresi i Berlinit e nga do dal edhe Traktati i Berlinit.9

Konferenca Ndërkombëtare e Londrës, e nënshkruar në një protokoll, në mars 1877, fare nuk e trajtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Ky protokoll rregullonte bullgarinë, e cila përfshinte edhe territoret Shqipëtare si krahinat e Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin.10

Shqipëtarët edhe pse shumë kryengritje kishin bërë, madje edhe në Luginë të Preshevës në vitet 1843, e më pas po ashtu, nuk ishin të organizuar mirëfilli për Çlirim

1 Po aty.

2 Po aty faqe 134.

3 Po aty faqe 136-137;

4 Po aty faqe 137,

5 Po aty faqe 146,

9 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.

10 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,

Kombëtar, por më shumë bënin lloj kryengritjesh, madje edhe duke kërku bashkimin e Vilajeteve Shqipëtare brenda Perandorisë Osmane!

Ndërsa Komiteti i Janinës u formu në maj 1877, në krye të të cilit ishte Abdyl Frashëri, ku biseduan me Greqinë, që të krijonin aleancë- e cila nuk u arritë shkaku i qëllimeve ekspansioniste greke. Nga ky komitet, lind edhe idea për Çlirim të Kombit Shqipëtar- e që jo pak nga turkofilët u kundërshtu!

Ndërsa në 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare- shkurt quhej Komiteti i Stambollit, kërkonte sërish një shtet Shqipëtarë nën vasalitetin e Sulltanit- derisa Greqia tashmë ishte nga 1832 si shtet i pavarur, kurse 1867 asnjë ushtar turk nuk mbeti në Serbi.

Ndërsa më 10 qershor 1878, formohet Lidhja e Prizrenit,1 në të cilin u miratu Kanuni- Akti i Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdhëresa ( Talimati), më 17 qershor 1878.2

Neni 1 i Kararnamesë, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane.3 Në nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do e shihte si armik çdokë që do përpiqej ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane!4Ndërsa në nenin 6, thuhej që Lidhja e Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin e tokave Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.5 Në nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte veten me autoritete që e dobësonin autoritetin e qeverisë së Perandorisë Osmane.6

Ndërsa më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u mbajt Kongresi i Berlinit, ku përfaqësoheshin Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane,7 si dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi,8 ndërsa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, porse dërguan me dhjetra peticione.9 Edhe Bullgaria ishte përjashtu nga përfaqësimi edhe pse Rusia këmbëngulte për të!10 Njëashtu as Maqedonia nuk përfillej!11 Në Kongresin e Berlinit nuk u morën parasysh aspak të drejtat e popujve, por u sheshuan interesat e Fuqive të Mëdha, ku Britania, Austro-Hungaria tentonin ta minimizonin influencën ruse në Ballkan, kurse Gjermania e mbështeste Austro-Hungarinë, ndërsa Francës i interesonte vetëm izolimi i Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e influencës së Austro-Hungarisë.12

Në Traktatin e Berlinit në nenin 1, theksohej Bullgaria nën vazalitetin e Sulltanit, me qeverisje të krishtere dhe milici kombëtare, ndërsa në nenin 2, definohej territori i saj, i cili ishte dukshëm më i vogël, përfshinte afërsisht territorin e sotëm që ka- pra nuk e përfshinte Luginën e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare!13 Në nenin 26, i njihej Pavarësia Malit të zi, ndërsa në nenin 27 siguroheshin vetëm liritë fetare në

1 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,

2 Po aty faqe 156-161,

3 Po aty faqe 157.

4 Po aty faqe 158,

5 Po aty faqe 157,

6 Po aty faqe 158,

8 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,

9 Po aty.

10 Sovereignty: Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999).Princeton University Press, faqe  165

12 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,

Malin e Zi.1 Në nenin 28 Malit të zi definohej vija kufitare, ku përfshiheshin edhe territoret Shqipëtare.2 Në nenin 29, përmendej tivari që i jepej Malit të zi!3 Ndërsa në nenin 35 rregulloheshin të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serbë, që përfshinte mes tyre deri në malet e Kopaonikut, në malet Merdar mes lumit Ibër dhe Sitnica,… pastaj dalja në Medvegjë…, që sërish mbetej e Lirë Lugina e Preshevës( përjashto Medvegjën) nga okupimi i Serbisë, ndërsa kufiri ishte tek mali Shën Ilia!4 Ndërsa në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në territoret e okupuara nga Serbia,5 ndërsa askund aspak nuk trajtohet çështje të Shqipëtarve!

Në Kongresin e Berlinit, krahina e Vranjës, Nishit, iu dhanë Serbisë, derisa me Traktatin e Shën Stefanit ato i ishin premtu Bullgarisë së Madhe, madje iu dha edhe Medvegja, deri afër Bujanocit ( tek Mali Shën Ilia)!6

Nga ky rast niset të rrjedhë koha, prej kur ishte pushtu nga Serbia komuna e Medvegjës.

Shqipëtarët që shpërnguleshin nga shteti serbë, në vitet përpara Kongresin të Berlinit, cilësoheshin si turq, madje edhe nga faktori ndërkombëtarë, regjistroheshin si musliman! Këta nga Sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokuples, Vranjës etj shpërnguleshin plotësisht, duke ushtru plotësisht akt gjenocidi, spastrimi etnik( prej nga edhe lindën këto nocione e institucione juridike)! Refugjatët e shpërngulur një pjesë kaluan nëpër Luginë për të vazhdu ikjen për në Turqi, e ca u vendosën nëpër Luginë apo në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare!

Nga viti 1878 deri 1912, Serbia nuk okupoi më territore- por gjatë tërë kësaj kohe, nixste, financonte Shqipëtarë për kryengritje kundër Perandorisë Osmane, që maksimalisht të dobësoheshin forcat luftarake Shqipëatare, që në një të ardhme pastaj të arrinte të okuponte territoret tonë më me lehtësi-gjë edhe siç ndodhi realisht!-shih fig 4. Gjatë kësaj periudhe Shqipëtarët zhvillonin kryengritje kundër Perandorisë osmane! Në Trojet tona( Shqipëtare), vetëm në vitet 1896-1897 e këndej, filluan Lëvizjet për autonomi, pasiqë në Ballkan kishin mbetur vetëm Shqipëtarët dhe çështja e Maqedonve, ishte po ashtu e njejtë, si në arenën rajonale ashtu edhe botërore, pasiqë fqinjët tentonin të coptonin për vete, sa më shumë që mundnin nga këto territore. Derisa tashmë njihet që në Trojet tona, filloi rilindja kombëtare në vitet e 80 të shekullit të XIX, e veçmas kjo u kristalizu gjatë viteve 1905 derisa kulmoi me Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë Londineze.7

Periudha në mes viteve 1878 deri 1912, në Trojet tona Shqipëtare, u zhvilluan me qindra e qindra kyrengritje kundër Perandorisë Osmane, që nga gusht-shtator 1878, menjëherë filluan konfrontimet ushtarake. Derisa edhe në Janar 1879, bëhej mbrojtja e Prevezës, që po ashtu nga Kongresi i Berlinit, Perandoria Osmane ia falte Greqisë! Ngaqë edhe Perandoria Osmane tentonte me forcën ushtarake, t’ia falte tokat Shqipëtare si Plavën, Gusinë, Grudën, Hotin, Kelmendin etj Malit të Zi ( Tetor 1879- janar 1880), të njejtin fat pati edhe Ulqini gjatë gusht-nëntor 1880, për t’ia dhënë

1 Po aty,

2 Po aty,

3 Po aty,

4 Po aty,

5 Po aty,

6 Po aty,

7 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 337,

dorëzu Malit të zi, beteja e Slivovës( 1881), Besëlidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e Pejsës, kryengritja Shqiptare e 1904, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë dhe lufta e armatosur e çetave 1905-1908, revolucioni xhonturk si dhe kundër-revolucioni, kryengritjet Shqipëtare të viteve 1909, e pasuar me kryengritjen e 1910 po ashtu edhe në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 etj. E që në të gjitha këto përpjekje, edhe Shqipëtarët e Luginës së Preshevës ishin përfshi.

Lugina e Preshevës, pra Presheva dhe Bujanoci, mbetën deri më Luftën e parë Ballkanike nën okupimin e Perandorisë osmane, tashmë Medvegja ishte nën okupimin serbë që nga Kongresi i Berlinit!

Derisa në 29 shtator 1911, Italia i kishte shpall luftë Perandorisë Osmane në Libi( që ishte territor i okupuar), po ashtu edhe ishujt Dodekanez i kishte pushtu tashmë Italia,1 në rrethana të këtilla të favorshme, s’do e linin t’i humbiste, pa e shfrytëzu edhe sllavët e jugut për interesat e veta.2 Lidhja Ballkanike,3 u bë, me marrëveshje sekrete në mes të Greqisë që i propozoi Bullgarisë që në tetor 1910,4 ndërsa gjatë luftës Italo-Osmane, në shtator 1911 filluan negociatat mes Bullgarisë dhe Serbisë, që u nënshkru në 29 shkur dhe më 13 mars 1912 nga monarkia Bullgare, respektivisht ajo serbe,5 mirëpo marrëveshja mes Bullgarisë dhe Greqisë u realizu javën e fundit të shkurtit 1912, e që u nënshkru më 29 maj 1912,6edhe mbreti i Malit të Zi, Nikolla, i shtyrë nga propozimi për ndihmën ruse, që pranë mesit të prillit 1912 nënshkroi marrëveshje me Bullgarinë, derisa marrëveshjen me Serbinë e kishte më të vështirë, e që u arrit në fund të majit 1912 me ndërmjetësimin e zyrtarve bullgar, me këtë njihet edhe si formim i Lidhjes së ballkanit.7 Lidhja Ballkanike mes vete nënshkruan edhe një konventë ushtarake sekrete kundër Perandorisë Osmane( gjë që realisht ishte më e dëmshme për Trojet Shqipëtare sesa për Perandorinë Osmane)!8

Në tetor 1912, derisa Perandoria Osmane e pa me vonesë organizimet-aleancat e Lidhjes Ballkanike,9 iu imponu të pranonte paqe me Itali, e këtë e nënshkroi më 18 tetor 1912, në Lozan të Zvicrrës.10

Edhe ne, Shqipëtarët, e shfrytëzuam këtë rast, por jo në kohën e duhur( u nis përpara vendeve tjera ballkanike dhe në çastin që e nisën luftën vendet tjera sllave të Ballkanit, shumica e Luftëtarve Shqipëtarë, ishin kthy nëpër shtëpitë e tyre!).

Kryengritja shpërtheu më 7 mars 1912, derisa dy batalione turke bashkë me ministrin truk kalonin nga Peja për në Gjakovë, u sulmuan nga Shqipëtarët, afër fshatit Strellc.11 Derisa kjo kryengritje u zgjeru, derisa nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi Kryengritja e Përgjithshme edhe në të gjitha Trevat tjera,12 mes tyre edhe në Luginën e Preshevës,

1 The History of the Italian-Turkish War, September 29, 1911, to Octobet 18, 1912, Beehler, William( 1913), Annapolis:The Advertiser Republican, faqe 58,

11 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 466,

por edhe në Vilajetet tjera Shqipëtare.1 Derisa u çliruan territore të shumta Shqipëtare, nga thundrra osmane gjatë korrikut 19122 Qeveria e Stambollit, tradhëtoi palën Shqipëtare, duke pranu kinse marrëveshje, ku do i plotësoheshin kërkesat Shqipëtare3 derisa luftimet çuan edhe në Çlirimin e Kryeqytetit të Shqipëtarve ( Shkupit) më 11 gusht 1912.4 Më 18 gusht 1912, u firmos, një marrëveshje Shqiptaro-turke, e që edhe këtë marrëveshje autoritetet turke e shtrembëruan duke e mashtru palën Shqipëtare!5 Kryengritësit Shqipëtar, pas marrëveshjes, u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa Ushtri të Rregullt Shqipëtare, nuk kishte, madje as nuk kishte mendime për një organizim serioz të tillë!( ushtri të vogël, që nga Lidhja e Prizrenit pretendohej, madje edhe vullnetare!).

Serbët dhe Malazezët, tashmë edhe historiografia jonë, flet hapur, qartë madje edhe me emra dhe mbiemra konkret, që kishte nxitur shpërthimin e parakohshëm të Kryengritjes Shqipëtare të vitit 1912, me qëllim të shterrjes së forcës luftarake të Kombit Shqipëtarë, si dhe dobësimit sa më të madh të forcës ushtarake të Perandorisë Osmane, duke e ruajtur pastaj për vete këto vende( sllavët e Ballkanit),që ta korrnin fitoren( në aspektin ushtarak, sllavët vërtetë ia arritën ta realizonin këtë skenar)!-shih Fig 5.

Lufta e Parë Ballkanike, shpërtheu më 8 tetor nga Mali i zi, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, kurse më 18 tetor edhe Greqia.6 Derisa Shkupi, më 16 tetor 1912, iu ishte dorëzu Fuqive të huaja.7

Mbreti Serb, Pjetri, pasi kishte dhën armë për popullsinë serbë, si në Kosovë, Iliridë( Maqedoni), kishte shpallur edhe një dekret ku thërriste që ushtrisë serbe që t’i bashkoheshin edhe Shqipëtarët, e që këtë ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si çlirimtare nga thundrra Osmane! Më 15 tetor ushtria serbe kishte msy, në rajonin e Vranjës, ndërsa më 18 tetor tërë 286.000 ushtarët serbë( numri total i ushtrisë ishte 318.000 ushtar dhe 450 topa)8 ishin në sulm në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik, Kurshumli-Prizren-Durrës, Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Prijepole.9 Si ushtria serbe, ashtu edhe ajo Malazeze kishin sulmu vetëm Trojet Shqipëtare, ndërsa edhe një pjesë e ushtrisë greke kishte sulmu Trojet jugore Shqipëtare!

Më 14-16 tetor në Grykën e Merdarit u zhvilluan luftimet, më 20 tetor u sulmu Prishtina, më 23 tetor Mitrovica dhe Vushtria!10

Në Zonën e Karadakut, Idriz Seferi, prijës tashmë i mirënjohur për udhëheqjen epike të luftës në Grykë të Kaçanikut kundër hordhive barbare Otomane, grumbulloi 6000 luftëtarë. Me këto forca i përballoi sulmet e ushtrisë së III serbe( i komanduar nga gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa)11, në drejtimin e Vranjës,

1 Po aty faqe 476,

 

9 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 505,

10 Po aty faqe 506,

nga 15 tetori deri më 22 tetor, kur u detyru të tërhiqej!1 Përmes luginës së Moravës, ushtria e III serbe, synonte të kalonte në luginën e Vardarit.2 Ndërsa më 24 tetor pushtoi Gjilanin, derisa me 23 tetor pushtuan Vushtrrinë dhe Mitrovicën.3

Ushtria e III serbe, msyu në drejtim të Kumanovës, po ashtu edhe ushtria I serbe nga Kosova kaloi në Kumanovë, ku më 22-24 tetor u zhvillu beteja më e madhe, ku ushtria I serbe kishte 126.000 ushtarë, ndërsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes tyre mijëra ishin Shqipëtarë, më 26 tetor u pushtu Kumanova, e që u pushtu pa luftime dhe Shkupi( ushtritë turke ishin dekompozu plotësisht tashmë)!4 Në këtë betejë u vra i tërë batalioni i Shqipëtarve të Gjilanit. 5 Ndërsa shifrat e Shqipëtarve të vrarë në këtë betejë ishin deri 10.000 veta!6 Me pushtimin e Shkupit njihet si fund i fazës së parë të luftës së I ballkanike. Ushtarët turq braktisnin frontin, derisa ushtarët Shqipëtar vazhdonin të luftonin kundër ushtrive të Lidhjes Ballkanike!7

Edhe pse Shqipëtarët që ishin ushtar në Ushtrinë Osmane, braktisën këtë ushtri, ndërsa vazhdonin luftën.8 Kjo dukuri në aspektin ushtarak kuptohet qartë, mos kordinim, organizim të duhur, bëri që të pësonim edhe më shumë në jetët e ushtarve tonë, si në shërbim të Atdheut dhe të atyre që i shërbyen Perandorisë Osmane( pushtuesit të vjetër)!-shih Fig 6.

Menjëherë pas mbarimit të fazës së parë të luftës së I Ballkanike, mediet sllave madje edhe në mediet ndërkombëtare filosllave, dolën propaganda denigruese për Shqipëtarët si “fise ende të egra”, “barbare, të paaftë për të formu shtet të tyre!9 Po këto propaganda u shoqëruan edhe me gjenocid, spastrime etnike, terror, masakra brutale.10

Nga kjo periudhë historike, pra në tetor 1912, Lugina e Preshevës( Bujanovci dhe Presheva, ndërsa Medvegja që nga Kongresi i Berlinit, 1878) u pushtuan ushtarakisht nga Serbia, në kundërshtim me çdo ligj vendor. Siç do quhej sot, agresion ushtarak një veprim i tillë!-shih fig 7.

Të gjithë e dijmë, se si u shpall Pavarësia e Shqipërisë Londineze, pjesa më e madhe e territorit të saj të pushtuar tashmë nga vendet sllavo-ortodokse të Ballkanit. Në këtë ngjarje historike, sërish nuk munguan as luftëtarë e as personalitete të shquara edhe nga Lugina e Preshevës.

Lufta e dytë Ballkanike nuk kishte asnjë ndryshim okupatorësh mbi Trojet Shqipëtare, në këtë rast as mbi Luginën e Preshevës. Sepse kjo luftë kishte të bënte mes Serbisë-Greqisë dhe Bullgarisë! E cila mbaroi me Traktatin e Bukureshtit të 19 gusht 1913.11

1 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,

3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,

4 Po aty faqe 506.

5 Po aty faqe 506-507,

6 Po aty faqe 507,

7 Po aty faqe 506,

8 Po aty faqe 507,

9 Po aty,

Fuqitë e mëdha duke e pa, realitetin e ndryshuar në Ballkan, kërkuan mbledhje të një Konference të re, ku u ftuan anëtarët e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse Fuqitë e mëdha, përfaqësoheshin nga Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Konferenca filloi më 2 dhjetor 1912, trajtohej :

  1. territori i pushtuar i Shqipërisë Londineze nga Serbia, Mali i zi dhe Greqia
  2. statusi i sanxhakut të Tregut të ri që ishte formalisht nga Kongresi i Berlinit nën protektoratin e Austro-Hungarisë, si dhe
  3. statusin e territoreve tjera të pushtuara si Kosovës, Maqedonisë, Thrakës etj1

Austro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavarësinë e Shqipërisë Londineze, Gjermania dhe Britania e Madhe mbetën neutrale,Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi, që të coptonin edhe Shqipërinë Londineze mes aleatëve të Lidhjes Ballkanike.2

Traktati i londrës, njohu kufijt e Shqipërisë Londineze,3 ndërsa në nenin 6 Serbisë i kërkohet të ratifikoj kufirin me Bullgarin,4 mirëpo askund aspak nuk trajtohet kufiri mes Serbisë dhe Okupatorit Otoman, që ishte vendosur në Kongresin e Berlinit( 1878), ku vetëm Medvegja ishte e pushtuar nga Serbia. Ndërsa në këtë Konferencë, Serbia, pos që pushtoi Luginën e Preshevës, ajo u zgjeru territorialisht deri duke pushtu edhe territoret e Shqipërisë Londineze-shih fig 6 dhe 7.

Periudha historike, e fatkeqësisë Kombëtare Shqipëtare, e në këtë rast edhe për Luginën e Preshevës, më konkretisht për Medvegjën, sanxhakun e Nishit, Vranjën, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit i qershorit 1878, kurse për Preshevën, Bujanocin, por edhe për territorin e sotëm të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë Londineze, Iliridës( dhe Maqedonisë si tërsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, më sakt muaji tetor 1912.

4 Po aty neni 6.

bashkautore Skender dhe Bardhyl Jashari.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR

harta-ilire

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik. Ndërsa Pineu u mbeti “besnik” romakëve, Skerdilaidi vepron ende më 218 si aleat i Maqedonisë, duke përkrahur Filipin në ndërmarrjet e tij detare të atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat që i kishin shkaktuar dinastët e qyteteve të Ilirisë, nuk mundi të dërgonte më shumë se 15 anije, baras me gjysmën e atyre që kishte premtuar. Nga ana tjetër, kontingjente ilire, nën komandën e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone në Greqi dhe luanin një rol të parëndësishëm në operacionet e mbretit maqedon kundër etolëve dhe aleatëve të tyre.

Gjendja në Iliri ishte shumë e rëndë edhe për shkak të luftës së brendshme, e cila po ziente në qytete prej disa vitesh. Polibi e paraqet këtë si një luftë që zhvillohej në sferat e larta sunduese, midis dinastëve të qyteteve dhe sundimtarëve të lartë të shtetit ilir. Megjithatë nuk ka dyshim se ajo ishte shumë më e ndërlikuar. Në situatën e rëndë që jetonte Iliria, ajo shprehte si kontradiktat në gjirin e shtresës sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave të tjera të ulëta qytetare. Orientimet promaqedone dhe proromake, si edhe rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj.
Ndërkaq, ndërsa në Greqi vazhdonte me furi lufta midis Maqedonisë dhe Lidhjes Etole, në të cilën qenë tërhequr edhe ilirët përkrah aleatëve të njërës apo tjetrës palë, në perëndim shpërtheu lufta vendimtare midis Romës dhe Kartagjenës, e njohur si Lufta e Dytë Punike. Kontradiktat midis fuqive të mëdha mesdhetare dhe rezultatet e kësaj lufte patën një ndikim të thellë në orientimet politike të fuqive ndërluftuese në Greqi dhe rënduan edhe më shumë gjendjen e Ilirisë. Kështu me gjithë dështimet që kishte pësuar në vitin 217, Roma nuk ngurroi të dërgonte përfaqësues në Iliri për të bërë presion politik me qëllim që të ruante pozitat e saj në brigjet e Adriatikut dhe të mënjanonte një qëndrim eventualisht të kundërt nga ana e Pineut. Ajo nuk la mënjanë edhe Maqedoninë, të cilën e konsideronte si armike potenciale të saj. Të dërguarit e senatit i vunë në dukje Pineut se ishte vonuar në shlyerjen e tributit dhe se po të donte ta shtynte duhej të jepte pengje, kurse Filipit i kërkuan dorëzimin e Demetrit pa përfilluar kështu pozitën e tij të pavarur.

Por rezultatet e luftës me Hanibalin ishin të tilla që nuk mund të mos errësonin këto hapa të senatit. Në Maqedoni ato u pritën me entuziazëm dhe ngjallën një shpresë për largimin e rrezikut romak, i cili qëndronte pezull mbi këtë vend qysh nga lufta e parë iliro-romake. Lajmi i fitores së Hanibalit, pranë liqenit të Trazimenit e bëri më të vendosur Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty për aty vendimin të çlirohej nga lufta në Greqi për t’u drejtuar kundër Romës.
Kur Filipi nuk kishte përfunduar ende paqen me etolët në Naupakt (verë e vitit 217), ishte hedhur në luftë kundër tij Skerdilaidi. Polibi tregon se një flotë e tij kishte dalë papritmas në Leukas, sulmoi dhe rrëmbeu disa anije të Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt Maleas, duke zënë e plaçkitur rrugës tregtarët. Në të njëjtën kohë, Skerdilaidi kishte sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, një qytet i vogël në Pelagoni, dhe, pasi kishte bërë për vete qytetet e Dasaretisë, midis të cilave edhe qytetin e rëndësishëm Antipatrean, kishte kryer sulme edhe kundër një pjese të Maqedonisë në kufi me këto qytete.
Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisë, u gjend papritur në luftë me Filipin dhe u prish me të, Polibi e shpjegon në mënyrë të thjeshtëzuar. Ai thotë se Skerdilaidi ishte zemëruar me mbretin maqedon, sepse “nuk i kishte dhënë të hollat që i detyrohej sipas marrëveshjes”. Një shpjegim i tillë nuk mund të jetë bindës edhe në qoftë se ky fakt është i vërtetë; shkaqe më të thella duhej të kenë tronditur marrëdhëniet e tij me Maqedoninë.

Ajo që preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapërcimi i vështirësive të brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të qyteteve. Në verën e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses dhe mbase përmes tyre kishte arritur t’i jepte fund përçarjes politike që ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut. Nuk ka dyshim se pas kësaj ai u bë sundimtar i vetëm i shtetit ilir dhe është fakt që për Pineun nuk bëhet fjalë më në burimet. Roma duhet të mos i jetë kundërvënë Skerdilaidit, në veprën e tij të ribashkimit, kurse për Maqedoninë kjo nuk mund të thuhet. Përveç premtimeve, Filipi, që përkrahte Demetrin, nuk i kishte dhënë atij asnjë ndihmë konkrete. Shtrirja e pushtetit të Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisë, që u bashkuan me të vullnetarisht, nuk duhet të jetë mirëpritur në oborrin mbretëror në Pela dhe ka shumë të ngjarë që këtu të ketë zanafillën e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!

zymer_mehani

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!
Shkruan prof. Zymer Mehani
Disa kokave shqipfolësish, si duket u ka marrë koka erë, apo, të themi më mirë, u kanë rrjedhur trutë, nëse kanë pasur ndonjëherë, Ata pretendojnë me kokat e veta boshe se me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur është krijuar ose po krijohet edhe i ashtuquajturi kombi Kosovar! Çfarë çudie?!!! Por, jo vetëm çudi….Këtij pretendimi era i ven edhe tradhëti.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe të disa pushtetarëve tanë të mjerë, kur në mes të atdheut tonë, erdhi një diktator nga larg dhe tha “Kosova është Turqi!”, akush s’ua dëgjoi zërin, madje as një fjalë! E kjo s’ka të bëjë fare me atdhedashuri, por është tradhëti që i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve. Edhe emisarët dhe klerikët serbë kur deklaruan e përditë deklarojnë se Kosova është djep i Serbisë, këta shqipfolës të shkretë, që duan të krijojnë identitet artificial “Kosovar”, s’folën as reaguan, por i futën veshët në lesh”! Këtu s’ka atdhedashuri, por tradhëti kombëtare.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe disa të gjorëve pushtetaxhinj, goja u punoi, dhe zëri i ngjirur iu rrit, tek pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, e cila nga sytë dhe kokat e këtyre shqipfolësve “kosovarë” dhe të ca pushtetarëve injorantë të Kosovës, është parë si tendencë për përfaqësim të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës. E si reagim, këta të gjorë, atë që s’e bënë ndaj deklaratës së sulltan Erdoganit e të Millanëve e Jovanëve serbë…… e bënë ndaj vëllait të tyre, Edi Ramës….. i cili e mbrojti interesin e Kosovës shumë më mirë dhe më fuqishëm se çdo pushtetar i Kosovës, pa përjashtim.
Në këtë rrafsh, përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës, por të lodhur e të rënë në letargji të plotë, me ndihmën edhe të një numri të ashtuquajturish “opinionistë”, reaguan duke thënë se Kosova i ka institucionet e saj, të cilat e përfaqësojnë atë.
Edhe kjo shumë interesante!!!
Çfarë përfaqësimi???
Përfaqësim në tavolina me serbët, që na dogjën, shkrumbuan, masakruan, shpërngulën etj etj…. E deri sot as falje s’na kërkuan! Përderisa dikush nga të ashtuquajturit “përfaqësues” tanë, shkon e bën homazhe para varreve serbe, që është e dyshimtë mos janë viktima të vetë atyre, dhe përkulet para pllakatave shoviniste, në të cilat fyhen shqiptarët, duke u quajtur TERRORISTË!……..
Ja ky është përfaqësimi institucional i institucioneve tona!!!!
Ky “përfaqësim” s’do të jetë kurrë i shqiptarëve të Kosovës.
I vetëquajturi analist i çështjeve politike, “kosovari” Halil Matoshi, të cilin e pengon tepër shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qendër të Prishtinës, e që qeveritarët tanë arritën t’ia heqin edhe Flamurin Kombëtar, thotë se termi ‘kosovar’ është i papranueshëm për liderët politikë të Serbisë, për faktin se duke mohuar këtë term, e mohojnë edhe shtetin e Kosovës. Në rrjedhën e kësaj, sipas tij, politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, i shohin si pakicë etnike”.
Sipas kësaj logjike të sëmurë të këtij zotëriut, shqiptarët e Kosovës janë pjesëtarë të “kombit Kosovar”….shqiptarët e Maqedonisë, pjesëtarë të kombit maqedon, të preshevës pjesëtarë të kombit serb (nëse mundet Halili me shokë le t’ua formojë “kombin preshevar”!) e këso broqkullash bajate.
Në këtë kurth, siç e quan Matosheviqi, ka rënë edhe kryeministri Rama. Sipas tij, ai ka të drejtë të takohet me zyrtarët serbë, të flas për marrëdhënie bilaterale, të flasë edhe për Kosovën, por, jo në emër të Kosovës.
“Nuk e ka të drejtën që të vendos në emër të Kosovës ose të flas në emër të saj, sepse Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe e ka një qeveri të ligjshme. Kjo do të thotë se duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit dhe të mos përzihet në raportet politike, në punët e brendshme, sepse kjo e ka shijen e një paternalizmi ose madje edhe të një imperializmi të vonuar shumë në histori”, thotë Matoshi.
Por, këtë “kokë gjeniale” nuk e lënë të vetëm “analistët” e tjerë!
Një tjetër pseudo-analist, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, do të shtojë:
“Deklaratat e Edi Ramës në Beograd se i adhuron Emir Kosturicën (regjisor serb), Ivo Andriqin (shkrimtar serb), pra, figura morbide antishqiptare, me të cilat Kosova ende ka trauma të freskëta, sinqerisht nuk i kontribuojnë mirëbesimit ndërmjet elitave tona – ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”. Kurse për vete harron se çfarë pat bërë duke u çjerrë së shari rilindësin tonë të shquar ÇAJUPIN, në të cilin i mbetet hatri, sepse na i paska sharë rëndë vëllezërit turq!!!!!!
Këta mund të jenë lirisht vëllezërit e tij, por jo të shqiptarëve (sepse turqit ne mund t’i kemi vetëm miq, jo më tepër). E Milazimi njëherë është në hamendje a të futet “në kombin Kosovar” apo ku të strehohet!
Ja, pra, turpi i pseudointelektualëve tanë!
Në vend që ta ngitin zërin, dhe haptas gjithund e kahdo nëpër botë, të thonë të vërtetën se kombit shqiptar iu bë padrejtësi e madhe historike, kur i copëtuan trojet shqiptare në 5-6 shtete, dhe me guxim intelektual dhe dashuri atdhetare haptas ta kërkojnë Ribashkimin e ligjshëm të Shqipërisë dhe të kombit tonë, këta të gjorë, tentojnë që në trupin e kombit ende të fusin pyka të përçarjes dhe idenë për Ribashkim, pa fije turpi, se turp s’kanë fare, e quajnë retorikë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

ganimehmetaj

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Shkruan: Gani Mehmetaj

Shkolla arabe në katundin shqiptar! Ndërkaq, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare të Ulqinit. – Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve.Ulqinakët jetojnë nga turizmi. Gani MEHMETAJ Miku im nga Mali i Zi më lajmëroi se, u hap internati arab për nxënësit e Medresesë në Milesh të Malësisë nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në prani të ambasadores së Emirateve të Bashkuara arabe (donatore), ambasadorit turk në Podgoricë dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të këtij mini shteti. Medreseja e internati arab-islamik në katundin shqiptar, Milesh të Gjelosh Gjokajt të famshëm, është provokim i rrezikshëm, është përpjekje e tri subjekteve që e hapën shkollën arabe të nxisin konflikte në mes të sllavëve myslimanë e shqiptarëve katolikë. Ç’u duhet shqiptarëve shkolla arabe? Shqiptarët e Malësisë në të kaluarën e afërt e kundërshtuan disa herë pushtetin e dhunshëm, ndërsa policia u soll brutalisht ndaj tyre. Shqiptarët e Malësisë nuk janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e kombit të nëpërkëmbur, prandaj Vujanoviç duket që ftoi arabët e turqit të bëhen vija e parë e frontit kundër shqiptarëve, më shkruan miku im. Turqit e malazezë i kanë përdorë vazhdimisht sllavët e myslimanizuar pykë kundër shqiptarëve, megjithëse myslimanët fatkeq para 100 vjetësh ishin të kombit tonë. Dikur malësorët u dolën në ndihmë kur i masakronin malazezët e serbët, ndërsa tash të ndihmuarit po ua fusin thikën pas shpine. Kryetari i Bashkësisë Myslimanëve, i cili i prin shkombëtarizimit është një fatkeq shqiptar i sllavizuar, ndërsa tash përpiqet t’i shkombëtarizoj edhe të tjerët. Ndërkaq, presidenti malazez, asnjëherë nuk është brengosur për shkollat shqipe, të cilat po i mbyllin për t’i zëvendësuar më shkolla fetare arabe. Sikur nuk mjaftonte ky provokim, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare. Turqit kanë përhapur propagandë sikur do të hapin medrese e internat për vajzat shqiptare, mirëpo ulqinakët e dinë fare mirë se vajzat shqiptare nuk do të shkojnë kurrë në shkolla arabe e turke, edhe donatorët e dinë këtë gjë, kështu që fshehurazi planifikojnë të sjellin sllave që ta ndryshojnë strukturën etnike shqiptare. Më këtë veprim Turqia më ndihmën e sllavëve synon të tensionoj situatën në Ulqin. Miku im, i shqetësuar më këto veprime shkombëtarizuese, druan se mund të shpërthejë ndonjë pakënaqësi e ulqinakëve kundër shkollës arabe, kundër kësaj çerdhe islamike, ku mund të rekrutohen vajza skllave seksi për luftëtarët e tokës së Shamit e për luftëtarët e ISIS-it. “Do të sillën mjekrroshat nëpër Fushën e Ulqinit si mizat nëpër plehra”, më shkruan miku im. Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve. Ndërkaq ulqinakët jetojnë nga turizmi. “Medreseve turko-arabe do t’ua shohim sherrin, do të na ikin turistët, tutje ku nuk ka ulërima vehabistësh e anadollakësh”, më shkruan i mllefosur miku im.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA E ILIRËVE

GJUHA E ILIRËVE

iliret

GJUHA E ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shumë borxh i ke Kosovës dhe kombit tonë – bashkëpunëtor i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu…!

reshat badallaj

reshat badallaj

Shumë borxh i ke Kosovës dhe kombit tonë – bashkëpunëtor i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu…!

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Përtej një replike me Baton Fazli Haxhiun, spiunin e UDB-së

Çka bisedove fshehurazi në Brezovicë me kryeudbashin Jovica Stanishiq dhe gjakësorët serbianë…? Në shenjë respekti për gazetën më të lexuar në rajon “KOSOVA SOT” dhe lexuesve, u kërkoj ndjesë për fjalorin, sepse nuk i kam humbur elementet e kulturës shqiptare, kështu e kërkon ky derëzi dhe qyp i Serbisë. Fjalori le të mbetet në ndërgjegjen time, nuk marr këshilla nga malokët, që nuk e kanë lexuar edhe një libër dhe që e hanë sapunin për djathë. Këta nuk mund të bëhen më të mëdhenj se Fishta, Kuteli, Agolli…

Bashkëpunëtori i UDB-së serbe, spiuni i Jovica Stanishiqit, dylberi dhe qehaja i Beogradit, Baton Fazli Haxhiu, ka dy rrugë: të dalë në pazar si dalin burrat dhe të përgjigjet publikisht, ose t’i drejtohet gjyqësisë në shtetin e tij në Biligrad,ose gjykatës së instaluar në Prishtinë, e mbushur me titistë. Si të duash. Reshat Badallaj-Zhuriani gjallë është. Baton Haxhiu, ti e di se shpifja është e ndaluar me ligj. Kur them e di, sepse je i dënuar për shpifje më datën 8 dhjetor 2010, p.n.1984/07, nga neni 188, por akoma i padënuar për vjedhje të parave të kolegëve të tu gjatë luftës, akoma i padënuar për shumë vepra penale, për krim të organizuar ekonomik, i lidhur bashkë me bandën mafioze të racistëve, hajnave, krimineleve të nëntokës serbe “DEVOLLI”, që këta tregtinë ilegale kundër Kosovës e kanë bërë, e bëjnë dhe do ta bëjnë me Serbinë, duke dëmtuar për 500 mijë euro që po dihen publikisht, se vetëm një Zot i madh e di se sa milionë, për tentim ilegal natën, me kafe, kur u kapën me pelë për dore, për tentim vrasje të miliona shqiptarëve me krunde derrash me simptome kancerogjene, që është vërtetuar nga dy shtetet. Dënimin do ta merrni nga POPULLI dhe jo nga langonjtë titistë që ia keni zënë frymën këtyre të instaluar në gjykata, hetuesi, prokurori, që kanë dënuar shqiptarët për “Nacionalizëm…. Pra, në qoftë se është shpifje kjo që e shkruaj dhe e them, drejtoju këtyre langonjve që i përmenda më lart… Unë Reshat Badallaj-Zhuriani vendosa t´i drejtohem Baton Fazli Haxhiut, përtej një replike, me letër të hapur edhe pse publikisht me emër e mbiemër kam shkruar shpeshherë në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, për këtë anëtar të UDB-së famëkeqe serbiane që nga viti 1990. Do të dëshiroja kësaj radhe që ky dabiç, Baton Haxhiu, të dalë në pazar si burrat dhe t´i lidhë kijet me mua, të replikojë, të mbrojë atë që e akuzoj publikisht, ose t´i drejtohet hetuesisë në Beograd apo në Prishtinë, e instaluar nga kopeja serbiane që mjerisht në Prishtinë është e mbushur me langonj të garniturës titiste dhe Baton Haxhiut. Me ketë kopil të Beogradit, Baton Haxhiun, nuk kam luajtur me ashik bashkë, fatmirësisht sepse nuk do më largonte këtë damkë të zezë duke më thënë: “Po ti je shoqëruar me Baton Haxhiun”. Shyqyr Zotit që asnjë kafe nuk e kam pirë më këtë, pra po ja futi thellë kunjin të gjithë atyre që kanë qenë dhe janë shoqëruar me këtë kobëzi dhe spiun, sepse më shumë të drejtë thoshte i Madhi Sami Frashëri:”Për me ditë se kush je, më trego me kë rri…”. Por, kam vendosur publikisht t´ia hedh dorashkën si burrat që ta vlerësoni Ju lexues të nderuar.

Kush je ti kopili i UDB-së serbe Baton Fazli Haxhiu, që tentove qëllimisht të vrasësh shqiptarët?

Baton Haxhiu është djali i argatit serb, Fazli Fazliut, i lindur në Poklek, jeton në Prishtinë, bile në Fshatin Ndërkombëtar. Spiuni Baton Haxhiu, për veprimtarinë antikombëtare të familjes tënde dihet botërisht dhe unë nuk po t´i përmend të gjitha kësaj radhe, sepse je një bishtdredhur që ke ngrënë çorbën e kuzhinave të Beogradit dhe i shtavitur atje, mundohesh t´ua turbullosh mendjen shqiptarëve, duke i hedhur pluhur syve në ditën me diell. Ama me mua nuk mundesh ta fusësh minaren dot në thes. Ti njeri i Serbosllavisë, Baton Haxhiu, me sa mend u mundove të provokosh shqiptarët, duke thënë: “Babanë tim Fazliun, që në popull njihet si Fazli Qeli dhe Fazli spiuni, ma kanë maltretuar serbët…”. Mirë, por, për të besuar shqiptarët se vërtet është kështu, jepe publikisht një aktakuzë, aktgjykim, përndryshe nuk pinë ujë rrenat e tua të pakripë fare. Duke ua matur pulsin shqiptarëve se a kanë dijeni, se ju familjarisht keni qenë të lidhur me mish e me shpirt me serbianët dhe atë me ata UDBashë, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar. Pa merak fare populli i di të gjitha, ndonëse ty bashkëpunëtori i Jovicës, shqiptarët i konsideron thasë me kashtë! Publikisht po të çoj fjalë ty spiuni i UDB-së serbe, bashkëpunëtori i Jovicës, Baton Fazli Haxhiut, se akoma nuk kam përfunduar me ty dhe me yt atë, Fazli Qelin, se si e rekrutoi babanë tënd në organizatën kriminele serbe, OZNA, TAFIL ZENA dhe si i burgosën mësuesit në Gllogovc. Më mirë thuaje vetë, mos ta them unë se ti e dinse të del gjizë. Kësaj radhe nuk do të merremi shumë më babanë tënd, Fazli Qelin, por duhet të tregosh sa për dijeni vetëm këtë se a është kjo e vërtetë, në qoftë se jo thuaje publikisht, sepse kam marrë qindra letra, duke thënë: “Reshat Badallaj-Zhuriani, të lutem zbardhe biografin tradhtare të spiunit të UDB-së serbe të familjes së Baton Haxhiut dhe hajninë e tyre…”.

Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së, burgos mësuesit, përse në xhaketën e tyre mbanin shqiponjën

Në vitet 1971-1970, babai yt Fazli Haxhiu, ose Fazli Qeli si e njeh populli, a është rekrutuar në Gllogovcin e asaj kohe në UDB-në famëkeqe nga Tafil Zena, kriminel i OZNA-s, që në pikë të ditës nëpër Drenicë ka shëtitur si gangster i armatosur bashkë me argatin L. H. drejtor i shkollës “Vëllazërim- Bashkim” i kanë burgosur dy mësuesit: O.R. Gashi dhe Is.Kr. bile i kanë arrestuar shqipfolësit si yt at, vetëm e vetëm përse mbanin SHQIPONJËN NË XHAKETËN E TYRE në anën e majtë. Is.Kr., mësues, u kthye sërish në mësim, ndërkaq, mësuesi tjetër O.R. Gashi kurrë më nuk u pa! A të ka treguar Fazli Qeli, yt atë se ku humbi ky mësues pa shej pa dok, apo është gjallë, kushedi!? Po pres të deklarohesh publikisht. Dhe, në qoftë se nuk e di të tregojmë ne more bandit i UDB-së serbe! Ne për hatër të lexuesve po të ndihmojmë pak. Mësuesi ishte nga Dobërdoli…! Kur erdhi Ansambli i këngëve dhe valleve nga Republika e Shqipërisë (1971), në Kosovë, erdhi edhe në Serbicë-Skenderaj. Një kameraman nga Shqipëria, Ilia Terepini, e këshillon njëfare Ali Haxhiu të hiqet fotografia e kriminelit në ranglistë i pesti, kriminel i tmerrshëm, që ka vrarë mijëra shqiptarë, fjalën e kam për qenin plak Josip Broz Titon, që disa shqiptarë-shitur e quanin baba dhe ortak gruaje! Kjo u konsiderua si vepër penale dhe Ali Fazliu dënohet me burg, por me intervenimin e babait tënd, argat me tradita të moçme antishqiptare dhe spiun i tyre, Aliu nuk e mban asnjë ditë burg. Kjo a është e vërtetë, ti bashkëpunë- tor i Stanishit, Baton Fazli Haxhiu!? Na thoni ku intervenoi babai yt, te kush, shqiptarë-shitur apo serbian ishte ai, si thua ti more bashkëpunëtor i Serbisë? Ti, Baton Fazli Haxhiu, a e njeh njëfarë xhaxhai tënd që mban emrin Mursel Haxhiu? A ishte ky drejtor shkolle në atë kohë në QAMO, që mbante emrin e qenit plak të mareshalit Tito, në Gllogovc? Më thuaj përse u dënua prof.mr. Ymer Elshani, me 18 vite burg, natyrisht se edhe është përjashtuar nga puna. A jeni në dijeni për këto të zeza antikombëtare dhe në shërbim të gjakësorëve serbo-çetnikë. Kush e futi në kurth? Fol, apo të ta them unë! Ti bashkëpunëtori i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, po të hedh në brazdë – Ymer Elshani, si pjesëmarrës aktiv i Demonstratave të 1 e 2 prillit dhe largoi nga muret e shkollës emrin e kriminelit Josip Broz Tito dhe vuri heroin kombëtar Gjergj Kastrioti. A je në dijeni për këto marifete të familjes suaj. A e dini se kush ndikoi për të burgosur Ymer Elshani? E di mirë ti more qerrata, po nuk ta mban të rrëfehesh, sepse jeni të përlyer deri në fyt me krime kundër shqiptarëve…!!! Të gjitha do të zbardhen faqet e historisë kriminele që nga gjyshi yt e deri te ti. Pa merak fare!

Ymer Elshani është i masakruar me tërë familjen në Poklek të Gllogovcit, më 19 prill 1999…

Edhe ca fjalë për familjen tënde dhe do të vazhdojmë me ty, Baton Haxhiu. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës (ju tregova më lart se ku është i lindur ky bashkëpunëtor i UDB-së). Trungu i kësaj familjeje, shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe u kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t’i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t’i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familjeje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qen serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë…Edhe diçka: Pyeti të parët e tu, a kanë gisht në vrasjen e Shaban Palluzhës…? Vetëm pyet njëherë dhe në qoftë se nuk është e vërtetë thuaje publikisht që është shpifje. Ama pyet burra të kombit tim, e jo burra të kombit tënd serbo-çetnikë!? Kush ishte dhe çka ishte UDB-ja? “Uprava Drzavne Bezbednosti” (përkthim: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) akronim UDB, shërbim i sigurimit shtetëror jugosllav dhe paralelisht ishte polici sekrete. UDB-ja u themelua në vitin 1946 dhe veproi pandërprerë deri në vitin 1990. Kjo organizatë terroriste kishte për qëllim likuidimin e kundërshtarëve politikë, burgosjen, maltretimet në mënyrat mesjetare. Urdhri për vrasjen dhe humbjen pa gjurmë merrej personalisht nga shefi i saj, Josip Broz Tito, që mjerisht shumë shqiptarë-shitur e mbanin fotografinë e këtij satrapi në murin e odave, për ta parë mysafirët dhe disa herë kam shkruar në gazetën lidere në rajon, “KOSOVA SOT”, se ky soj shqipfolës edhe gratë e shtratit ia kanë dhënë qenit plak Titos dhe e kanë ndier veten të privilegjuar, po deshët mos e besoni, por pyetni vetë këta sojzezë! Partizani i Titos, Dalibor Jakaz, në vitin 1943, ishte ushtruar në Moskë. Më lart shkruam se UDB-ja ishte themeluar në vitin 1946, nga ndarja e OZNA-s në shërbim civil dhe ushtarak. UDB-ja doli si pjesë e policisë dhe KOS-it, Shërbimi i Kundërzbulimit që vepronte në armatën jugosllave. Shefi i UDB-së deri në vitin 1966 ishte Aleksandër Rankoviq, i njohur si “Leka”, përndryshe kasap i shqiptarëve. Ky qen serbian ishte betuar se në Kosovë nuk do ta lërë gjallë asnjë plisbardhë, dhe se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat e tyre. Ky kasap në Kongresin e Brioneve jep dorëheqjen, jo për shkakun se bëri KASAPHANE në Kosovë, por pse rrezikohej pushteti i Titos, kriminel i tmerrshëm, që të vriste dhe fshihte dorën e përgjakur. Mirëpo, propaganda e sahanlëpirësve shqipfolës, ishte që Tito e ndërroi Rankoviqin për dhunën kundër shqiptarëve. Këto ishin pallavra të spiunëve dhe tradhtarëve shqiptarë-shitur dhe bythëlëpirës. Në kuadër të këtyre bandave terroriste serbo-çetnike bënin pjesë nëntë divizione. Divizioni i dytë merrej me “emigracionin armiqë- sor”. Ishin zagarët dhe langonjtë më të besueshëm të Serbisë gjakatare. Gjakësorët antishqiptarë përdornin mjetet më primitive mesjetare deri në sëpatë e hanxhar. Në këtë bandë terroriste serbe bënin pjesë babë e bir, Fazli e Baton Haxhiu, kancer të kombit shqiptar…

Për të gjitha që them dhe shkruaj, mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

TA NJOHIM MË MIRË POETIN POPULLOR, Z. KOLË BECI

TA NJOHIM MË MIRË POETIN POPULLOR, Z. KOLË BECI

KOLË BECI

TA NJOHIM MË MIRË POETIN POPULLOR, Z. KOLË BECI
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Njëri prej poetëve popullorë në Mirditë dhe më gjerë, është edhe z. Kolë Beci.
Ky artist i talentuar dhe poet popullor u lind në Zajs të Selitës, Mirditë, më 26 qershor 1960, në një familje bardësh të shquar të folklorit mirditor dhe shqiptar. Pas shkollimit fillor dhe të mesëm, në vendlindje, z. Kolë Beci ka punuar në sektorë të ndryshëm në Mirditë, pa u shkëputur asnjëherë nga puna krijuese dhe veprimtaritë artistike të Kurbneshit e më gjerë. Krijimtaria e tij ishte pjesë e repertorit të skenës amatore të vendlindjes, e cila u dallua për mbështetjen në këngën burimore folklorike të Mirditës.
Poeti popullor, z. Kolë Beci, në maj të këtij viti (2016) nxori nga shtypi vëllimin e parë poetik “Zogj në qiellin e vendlindjes”, një përmbledhje kjo me vlera të mirëfillta artistike.
Tani autori ka të gatshme për botim edhe një përmbledhje tjetër, e cila shpresojmë se së shpejti do ta shohë dritën e botimit.
Z. Viktor Gjikola, redaktor i librit të poetit, Kolë Beci “Zogj në qiellin e vendlindjes”, për poetin Kolë Beci ndër të tjerash do të shkruajë:
“Kolë Beci lindi dhe u rrit në një klimë të begatë të krijimtarisë popullore, i rrethuar me bardë të spikatur të trashigimisë orale dhe asaj materiale. Kur Kola shkonte te dajat për festa e dasma, i gjente dajat duke kënduar; shkonte te dajat e nënës, në Orosh dhe Përbashajt, të gjithë këndonin bukur. Shkonte te miqtë e tij, te Gjinajt e Lufajve, edhe aty çiftelia nuk dinte me pra.
Në përmbledhjen “Zogj në qiellin e vendlindjes” mbizotëron motivi i atdhedashurisë. Autori shumë krijime ua kushton bashkëvendësve të tij artistë, si poetit Gjokë Beci, lahutar i njohur; Simon Beleshit, këngëtarit Kolë Gjini; parodistëve dhe instrumentalistëve Mark Gjikolaj e Dod Buraku. Këtu gjejmë edhe krijime për artistë të tjerë selitas. Motivet autori i ka vjelë nga kuvendet në odat e Selitës dhe nga traditat e saj, ku ndjehet ndikimi i humorit dhe i sarkazmës së mirditorëve.
Edhe motivet kosovare, janë po ashtu krijime me frymë atdhetare, me ndjeshmëri të thellë e të mbështetur fort në këngën burimore shqiptare”.
Ne poetin popullor, z. Kolë Beci, edhe në këtë biografi të shkurtër për të, e falënderojmë shumë për respektin e veçantë që na bëri, duke e përzgjedhur për botim bashkë me poezitë e tij të këtij vëllimi, edhe një poezi timen. Është, pra, ky një nder i veçantë, të cilin di ta bëjë dhe vërtet e bëri i madhi artist, poeti ynë popullor, z Kolë Beci.
Po, ashtu në këtë shkrim modest për të madhin Kolë Beci, edhe njëherë shfrytëzoj rastin për ta falënderuar përzemërsisht për ftesën dhe fjalën që më dha për ta mbajtur, me rastin e përurimit të vëllimit “Zogj në qiellin e vendlindjes”, ku përjetova mbresa të pashlyeshme nga mikpritja vëllazërore e mirditorëve në Rrëshen, e në veçanti nga respekti tejet i veçantë i z. Kol Beci.
PJESË NGA FJALA IME, E MBAJTUR NË PALLATIN E KULTURËS, NË RRËSHEN, MË 29 MAJ, 20016, ME RASTIN E PËRURIMIT TË VËLLIMIT POETIK TË POETIT, KOLË BECI “ZOGJ MBI QIELLIN E VENDLINDJES”
(…)
Me poezinë e këtij mjeshtri të denjë të artit të fjalës jam i shoqëruar qe disa vjet, prandaj me përgjegjësi të plotë them se z. Kolë Beci është një zë enciklopedik i kulturës sonë folklorike mbarëkombëtare. Zjarrmia dhe freskia e vargjeve të këtij poeti derdhet nëpër vargjet xhevahire të artistit tonë të madh, duke na e shtuar ndjenjën e krenarisë dhe të atdhedashurisë, si dhe na nxitë që të mendojmë për kohën dhe fatin e vendit tonë dhe të njeriut mirditor.
Harmoninë e ngjyrave, reflekset dhe idetë, por edhe mesazhet që i kam hasur në vargjet e Kol Becit, i kam parë si në shuplakë dore edhe në realitet, sa herë që kam kaluar nëpër natyrën madhështore të Mirditës, kur më ka sjellë rruga këndejpari, dhe duke parë këto mrekulli të natyrës shqiptare të Veriut, prore kam ngelur i pagojë dhe fare pa tekst.
Me krijimet e veta, poeti Kolë Beci na bën me dije se rruga e artit është tejet e gjatë, e mundimshme, herë mjegullore, herë heshtiake, nganjëherë edhe kryengritëse, por përherë krenare.
Po e përmbyll këtë shkrim timin duke uruar që dora dhe zemra juaj, Kolë Beci, të skalisin dhe vargje të tjera të mrekullueshme, pasi që, siç kemi vërejtur, lima juaj vërtet di të rregullojë vargje të lëmuara, në të cilat prore do të flasë shpirti i kombit tonë.
Prof. Zymer Mehani, në Podujevë, më 17 tetor 2016.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

EDICIONI I 45 me radhë “TAKIMET E GJEÇOVIT 2016” PËR TA RIKUJTUAR ATDHETARIN FOLKLORISTIN, ETNOGRAFIN DHE SHKRIMTARIN E SHQUAR SHQIPTAR- AT SHTJEFËN GJEÇOVI-N

EDICIONI I 45 me radhë “TAKIMET E GJEÇOVIT 2016” PËR TA RIKUJTUAR ATDHETARIN FOLKLORISTIN, ETNOGRAFIN DHE SHKRIMTARIN E SHQUAR SHQIPTAR- AT SHTJEFËN GJEÇOVI-N

gjuha-shqipe

Sot në Zym të Hasit u mbajt EDICIONI I 45 me radhë
“TAKIMET E GJEÇOVIT 2016” PËR TA RIKUJTUAR ATDHETARIN FOLKLORISTIN, ETNOGRAFIN DHE SHKRIMTARIN E SHQUAR SHQIPTAR- AT SHTJEFËN GJEÇOVI-N

Nikoqir i këtij manifetimi ishte z. Frrok Kristaj.
Të pranishëm ishin shumë mysafirë, si nxënës, studentë, profesorë, shkrimtarë e poetë, artistë e muzikantë, valltarë e instrumentistë, qytetarë dhe politikanë.
Pjesëmarrësit vinin nga të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.
Organizatore e këtij manifestimi ishte Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me DKRS të Prizrenit.
Këtë manifestim e shpalli të hapur z. Frrok Kristaj, i cili i përshëndeti pjesëmarrësit me fjalën e tij dhe shkurtimisht shpalosi një historik të këtij manifestimi, që organizohet prej vitit 1971.
Me një fjalë rasti, u ftua të paraqitet z. Enver Hoxhaj, ministër i P J i R së Kosovës, i cili theksoi se kombi ynë gjatë historisë sonë dha shumë për lirinë e tij, dhe porositi që brezat e rinj të mos e harrojnë të kaluarën tonë evropiane, të tashmen dhe të ardhmen.
Pastaj, me një fjalë të shkurtër rasti u paraqit edhe Imzot Dodë Gjergji-Ipeshkëv i Kosovës dhe pas tij u hap programi i këtij edicioni me një pjesë dramatike, kushtuar të shenjtës Nënë Terezës, nga të rinjtë e Famullisë së Prizrenit, nën udhëheqjen e Motrës Age.Dhe më pas u shfaq një valle nga anëtarët e SH E K “Katarina Josipi”.
Tani filloi Ora letrare “ANTON PASHKU”, ku me vargjet e tyre u paraqitën krijuesit letrarë:Ilire Zajmi (Prishtinë), Ramadan Mehmetaj (Prishtinë), Kujtim Morina (Tiranë), Raif Gashi (Prishtinë), Nikollë Lokaj (Tiranë), Sylë Osmanaj (Prishtinë), Adem Zaplluzha, Mark Kuzhnini (Prizren), Idriz Berisha (Klinë), Albert Markjakaj (Gjakovë), Ismet Krasniqi (Klinë), Nexhat Çoçaj (Gjonaj-Has).
Këshilli Organizativ i manifestimit në vazhdim ndau çmimet tradicionale.
Gazetarja, Arbana Xharra u nderua me Çmimin “UNAZA E KATIT”; veprimtari PAL GJECI u shpërblye me Çmimin “AT SHTJEFËN GJEÇOVI” për kontribut në rregullim të infrastrukturës së lokalitetit dhe asfaltimin e rrugës deri te vendi ku është vrarë AT SHTJEFËN GJEÇOVI; Çmimin “PENA E BOGDANIT” e fitoi editori Abdullah Zeneli dhe, Pllakata “SHTJEFËN GJEÇOVI” iu dhurua instrumentalistit të talentuar z. Shaqir HOTI.
Ndërsa Çmimi “PENA E ANTON PASHKUT” iu nda shkrimtarit AGRON TUFA.
Me kaq ky manifestim kulturor u përmbyll.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

flamuri_shqiptar

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

(Shkëputur nga “PËRPJEKJA” Viti XI, nr.20 Tiranë, pranverë 2005)

Nga Ernest Renan

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ernest Renan (1823-1892) ishte studiues që i përkiste shkollës racionaliste dhe ishte lektor i historisë së gjuhëve dhe të feve, i famshëm për librin e tij “Jeta e Jezusit” (1863). Renan ka qenë profesor i Sorbonës dhe leksioni i tij “Çfarë është një komb” është një shfaqje e përkufizimit voluntarist mbi kombin që doli pas Revolucionit Francez. Argumentat e tij janë një polemikë ndaj pikëpamjeve që mbanin gjakun dhe territorin si ndër elementët kombformues, pikëpamje këto të përhapura gjerësisht në Gjermani.

Qysh nga rënia e Perandorisë Romake, ose më mirë të themi, qysh prej shkatërrimit të perandorisë së Karlit të Madh, Evropa perëndimore të jep përshtypjen sikur është e ndarë në kombe, disa prej të cilëve, në periudha kohe të caktuara, kanë kërkuar të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi të tjerët, pa arritur gjithsesi të korrin suksese afatgjata. Ato që nuk bënë dot Karli V i Spanjës, Luigji i XIV dhe Napoleoni I, me shumë gjasa nuk ka për t’ i bërë dot asnjeri në të ardhmen. Krijimi i një Perandorie të re Romake, ose të një Perandorie të re të tipit të Karlit të Madh, është bërë i pamundur.

Përpjekja për të vendosur një sundim universal mbi një Evropë tejet të përndarë do të shkaktonte me siguri krijimin e një koalicioni që do ta rizbythte në kufijtë e tij të natyrshëm kombin guximtar. Ndërkaq ka kaluar kohë që kur është vendosur një farë ekuilibri. Megjithë rreziqet që i kërcënojnë, Franca, Anglia, Gjermania dhe Rusia do të jenë ende aty ku janë edhe në shekujt që do të vijnë, si subjekte historike dhe si gurët më të rëndësishëm në një fushë dami, ku kuadratet ndryshojnë vazhdimisht në madhësi
dhe në rëndësi, por që kurrë nuk shuhen plotësisht.

Parë në këtë prizëm, kombet janë diçka shumë e re në histori. Ato ishin të panjohura në antikitet; as Egjypti, as Kina dhe as Kaldea nuk përbënin në asnjë kuptim kombe. Ato përbëheshin nga turma njerëzish të drejtuara nga një bir i Diellit ose i Qiellit: po aq sa nuk ishin qytetarë egjyptianët, po aq nuk ishin edhe kinezët. Antikiteti klasik kishte republika dhe qytete- shtete, konfederata republikash lokale dhe perandori, por në asnjë mënyrë ato nuk ishin kombe të kuptimin që i japim ne sot kësaj fjale. Athina, Sparta, Sidoni, Tiri ishin qendra të vogla, ku gëlonte një dëshirë e admirueshme për të mbrojtur territorin; por këto qytete shtriheshin në hapësira shumë të kufizuara.

Përpara se të përfshiheshin në Perandorinë Romake, galët, spanjollët dhe italianët ishin
përmbledhje fisesh, shpesh herë të bashkuar mes tyre, por pa pasur institucione qendrore dhe dinasti. Edhe Perandoria Asiriane, ajo Perse dhe Perandoria e Aleksandrit të Madh nuk formonin kombe. Nuk ka pasur ndonjëherë patriotë asirianë, ndërkohë që Perandoria Perse ishte një sistem feudal me shtrirje të gjerë. Asnjë komb nuk e lidh origjinën e tij me aventurën kolosale të Aleksandrit të Madh, e cila ka sjellë shumë pasoja për historinë e përgjithshme të njerëzimit.

Çfarë u bë me popujt gjermanikë përgjatë kohës që shkon nga pushtimet e tyre të mëdha të shekullit V e deri në pushtimet e fundit normande të shekullit X? Ata nuk sollën ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e racave, por ata vendosën dinastitë dhe aristokracitë e tyre ushtarake në një hapësirë pak a shumë të gjerë që mbulonte perandorinë e vjetër të perëndimit, që pastaj mori emrin e pushtuesve të saj. Nga ajo kohë e kanë zanafillën Franca, Burgundia dhe Lombardia; dhe më vonë edhe Normandia.

Forcimi i shpejtë i Perandorisë së Frankëve rikrijon përsëri unitetin e Perëndimit; por kjo perandori do të rrëzohet rreth mesit të shekullit IX; traktati i Verdunit (843) përcaktonte ato ndarje që në thelb kanë mbetur të pandryshueshme, dhe këtej e tutje do të kemi Francën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë dhe Spanjën, që megjithatë, pas uljesh e ngritjesh dhe pas shumë peripecive, do të fillojnë të ecin drejt ekzistencës së plotë si kombe ashtu siç i shohim të lulëzojnë sot.

Çfarë është ajo gjë që vërtet i karakterizon këto vende të ndryshme? Është përzierja e popullsive të tyre. Në vendet e lartpërmendura, nuk ka asgjë të ngjashme me atë që ne gjejmë në Turqi, ku turku, sllavi, greku, armeni, arabi, siriani dhe kurdi janë po aq të dallueshëm sot sa ç’ kanë qenë edhe në ditët e pushtimit. Dy rrethana të rëndësishme çuan në këtë rezultat. Së pari, fakti se popujt gjermanikë përqafuan krishtërimin sapo ata u vunë në kontakt me popujt latinë dhe grekë. Sistemi turk, që i ndan njerëzit sipas përkatësisë së tyre fetare, është shumë i ndryshëm nga ai i popujve gjermanikë, ku pushtuesi dhe të pushtuarit kanë të njëjtën fe, ose më mire të themi, kur pushtuesi përqafon fenë e të pushtuarit. Rrethana e dytë është të harruarit nga ana e pushtuesit e gjuhës së tij. Nipërit e Klovis-it, Alarikus-it, Gondebaud-it, Albinus-it dhe Rollon-it kishin mësuar tashmë gjuhën romake. Ky fakt në vetvete ka qenë rrjedhojë e
një tjetër faktori të rëndësishëm, i cili është ai që frankët, burgundët, gotët, lombardët dhe normandët kishin pak gra të racës së tyre me vete. Për gjenerata të tëra, krerët martoheshin me gra gjermane, ndërkohë që konkubinat dhe mëndeshat e tyre ishin latine. Gjithë tribuja u martua me gra latine, që do të thoshte se, pasi frankët dhe gotët u vendosën në territore romane, lingua franca dhe lingua gothica e kishin fatin të shenjuar për të mos jetuar më. Nuk ndodhi e njëjta gjë në Angli, meqënëse pushtuesit anglo-saksonë sollën me vete gratë e tyre; popullsia bretone u detyra ta lerë vendin dhe përveç kësaj gjuha latine nuk ishte më gjuhë mbizotëruese në Britani. Harresa, madje do të thosha pikërisht harresa e gabimeve historike, është një faktor i rëndësishëm në krijimin e kombit dhe në fakt sa më shumë të reja historike dalin në dritë, aq më shumë kërcënuese duken ato për kombet. Në fakt kërkimet historike nxjerrin në pah aktet e dhunës që kanë qenë në zanafillën e çdo formacioni politik, edhe të atyre që dhuna u ka sjellë përfitime të mëvonshme. Uniteti është krijuar gjithmonë nëpërmjet brutalitetit; bashkimi i Francës veriore me atë jugore ka qenë një rezultat i shfarosjeve dhe terrorit të vazhdueshëm, që kanë zgjatur thuajse një shekull. Mbreti i Francës, nëse do të lejohej ta them, ka qënë tipi ideal i unifikuesit shekullar, i cili krijoi kombësinë më të ngjizur që ka ekzistuar ndonjëherë. Megjithatë, e parë më imtësisht, mbreti i Francës e humbi prestigjin e tij; kombi që ai formoi e mallkoi atë dhe sot vetëm njerëzit e lexuar e dinë se cila ishte vlera e tij dhe se çfarë bëri në të vërtetë ai.

Historia e vendeve të Evropës perëndimore u zhvillua sipas ligjeve që kishin për bazë dallimet midis popujve. Shumë vende dështuan në atë që arriti të bënte kaq mirë mbreti i Francës, pjesërisht nëpërmjet tiranisë dhe pjesërisht nëpërmjet drejtësisë.

Nën të njëjtën kurorë të Shën Stefanit, hungarezët dhe sllavët kanë qëndruar të ndarë
për 800 vjet me radhë. Duke mos u munduar t’ i bashkonte elementët e ndryshëm nën
sundimin e saj, dinastia habsburgase i ka mbajtur popujt e saj të veçuar dhe shpeshherë në kontradikta me njëri-tjetrin. Në Bohemi, elementi gjerman dhe ai çek janë po aq të përzier me njëri-tjetrin sa ç’ mund të jenë vaji me ujin në një gotë. Politika turke e ndarjes së kombësive në përputhje me fenë ka pasur një rrjedhojë shumë serioze: ajo ka shkaktuar rrënimin e Orientit. Marrim për shembull qytetin e Selanikut ose të Izmirit, dhe do të gjeni atje 5 ose 6 komunitete secila me traditat e saj dhe me asgjë të përbashkët midis tyre. Prandaj thelbi i një kombi është që individët duhet të kenë shumë gjëra të përbashkëta, por ata duhet të kenë harruar edhe shumë gjëra të tjera. Asnjë qytetar francez nuk e di se ai është burgundian, alani, taifali apo vizigot; çdo qytetar francez duhet ta ketë të fshirë nga kujtesa Ditën e Shën Bartolomeut, masakrën që u krye në shekullin XIII në jug të vendit. Nuk mund të arrish të gjesh dot as edhe dhjetë familje sot në Francë që të jenë në gjendje të japin prova të origjinës së tyre franke, dhe kjo provë do të ishte patjetër e paplotë, si pasojë e mijëra rasteve të panjohura të kryqëzimit midis njerëzve gjë që do t’ i trondiste tezat e gjenealogëve. Kombi modern është pra një rezultat historik i arrirë në sajë të një vargu dukurish që konvergjojnë në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë ka ndodhur që uniteti ka ardhur për shkak të veprimit të një dinastie, siç është rasti i Francës; ndonjëherë nëpërmjet vullnetit të drejpërdrejtë të krahinave, siç ka qënë rasti i Hollandës, Zvicrës dhe Belgjikës; ka pasur raste edhe kur ka ekzistuar një synim i përgjithshëm, që me kohë ka mposhtur tekat feudale, siç kemi rastin e Italisë dhe të Gjermanisë. Këto formacione kanë në themelet e tyre një raison d être shumë të thellë. Parimet e bashkimit dalin në pah në formën e surprizave të paparashikushme. Në ditët e sotme, kemi parë një Itali që të bashkohet si pasojë e disfatave të saj dhe një Turqi që të shpërbëhet si pasojë e fitoreve të saj. Çdo disfatë i çonte problemet italiane përpara, ndërkohë që çdo fitore e fundoste Turqinë; kjo sepse Italia është një komb, dhe Turqia, në territoret e saj jashtë Azisë së Vogël, nuk është e tillë. Eshtë në lavdinë e Francës që të ketë proklamuar nëpërmjet Revolucionit Francez se një komb është vetë Sovran. Nuk duhet të na vijë keq që të tjerët po na imitojnë. Parimi i kombësisë është yni. Atëhere çfarë është një komb? Përse Holanda është një komb, ndërsa Hanoveri ose Dukata e Madhe e Parmës nuk është? Si ka mundësi që Franca vazhdon të ekzistojë si komb, ndërkohë që parimi që ajo krijoi është zhdukur? Si ndodh që Zvicra, e cila ka tre gjuhë, dy fe dhe tre ose katër
raca, të jetë një komb, ndërkohë që Toskana, për shembull, e cila është kaq homogjene
nuk është e tillë? Përse Austria është vetëm shtet dhe jo komb? Nga çfarë ndryshon parimi i kombësisë nga ai i racës?

Nëse do t’ i vinim veshin disa teoricienëve politikë, një komb është parasëgjithash një dinasti, që përfaqëson një pushtim të vjetër që në fillesat e tij u pranua dhe më vonë u harrua nga masa e njerëzve. Sipas teoricienëve politikë për të cilët flas, bashkimi i provincave që kryhet nëpërmjet dinastisë, me anën e luftrave, martesave dhe traktateve të saj, mbaron me dinastinë që e kryen atë. Është e vërtetë se shumica e kombeve moderne janë krijuar nga familje me prejardhje feudale që zotëronin toka dhe në njëfarë mënyre është bërë bërthama e centralizimit. Kufijtë e Francës në vitin 1789 nuk ishin as natyralë dhe as ata të nevojshmit. Hapësira e gjerë që iu shtua nga dinastia e Kapetëve rripit të ngushtë që la traktati i Verdunit ishte në të vërtetë një blerje personale që kishte bërë kjo dinasti. Në një kohë aneksimesh të shumta, nuk kishte as kufij natyrorë dhe as nuk ekzistonte ndonjë ide e tyre; nuk kishte as të drejta kombesh dhe as vullnete provincash. Bashkimi i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës ishte po ashtu një akt dinastik. Italia u vonua në rrugën e saj drejt shndërrimit në një komb, sepse, midis asaj morie shtëpish sunduese, asnjëra prej tyre nuk u bë qëndra e bashkimit. Gjëja e çuditshme ishte se titulli mbretëror erdhi pikërisht nga ishulli i humbur i Sardenjës që ishte thjesht një tokë italiane. Holanda, që u krijua nëpërmjet një akti heroik ndarjeje, megjithatë ka nënshkruar një akt lidhje me Shtëpinë e Oranzhëve dhe do të ketë rreziqe serioze nëse një ditë ky bashkim do të komprometohej.

Por, a është kaq absolute kjo ligjshmëri? Pa dyshim që jo. Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat u formuan nga konglomerate prurjesh të njëpasnjëshme, nuk kanë baza dinastike. Nuk do të ndalem këtu te rasti i Francës. Për ta bërë këtë do të na duhej
të hynim në sekretet e së ardhmes. Le të themi se nëse mbretëria franceze do të ishte vërtet një çështje e lidhur ngushtë me kombin, atëhere si shpjegohet që pas rënies së saj kombi ishte në gjendje të vazhdonte edhe pa të? Shekullit XVIII ndryshoi çdo gjë. Pas shekujsh degradimi, njeriu u kthye përsëri te shpirti i antikitetit, te respektimi i vetvetes dhe te ideja e të drejtave të tij. Fjalët atdhe dhe qytetar rifituan kuptimin e tyre. Kishte ndodhur kështu një nga veprimet më guximtare në histori, një veprim që do të mund të krahasohej, në terma fiziologjike, me përpjekjen për t’ i dhënë jetë një trupi, të cilit i qe hequr më parë truri dhe zemra.

Prandaj duhet theksuar se një komb mund të ekzistojë edhe pa parimin e dinastisë, ndërkohë që edhe ato kombe që janë formuar nga dinastitë mund të ndahen nga këto dinasti dhe të vazhdojnë të jetojnë edhe pa to. Parimi i vjetër, që bazohet vetëm mbi parimet e princave, nuk mund të ekzistojë më; përveç të drejtave dinastike janë edhe të drejtat kombëtare. Mbi çfarë kriteri bazohet kjo e drejtë kombëtare? Ngase mund të dallohet? Prej ç’ fakti konkret rrjedh?
I. Nga raca, mund të thonë disa. Ndarjet artificiale që vijnë nga periudha e feudalizmit, martesat princërore dhe kongreset diplomatike janë tashmë të vjetëruara. Ajo që mbetet e vendosur dhe përgjithmonë është raca e popullsisë. Kjo është ajo që përbën një të drejtë, një legjitimitet. Për shembull, nëse ndjek këtë teori që po shtjelloj, i bie që familja gjermanike të ketë të drejtën të rimbledhë anëtarët e shpërndarë të gjermanizmit, edhe në rast se këta anëtarë mund të mos duan të ribashkohen. E drejta e gjermanizmit mbi një province na del më e forte edhe se të drejtat e vetë banorëve të kësaj province. Në këtë mënyrë ne krijojmë një lloj të drejte primordiale (parake) të ngjashme me të drejtën hyjnore të mbretërve; një parim etnik që zëvëndëson atë të kombit. Ky është një gabim shumë i madh, i cili nëse do të mbizotërojë do ta shkatërrojë qytetërimin europian. Parimi i kombit është aq i drejtë sa është i ngushtë parimi i së drejtës primordiale të racës, që është i mbarsur me rreziqe për progresin e vërtetë.

Vlerësimet etnografike nuk kanë të bëjnë fare me formimin e kombeve moderne. Franca është kelte, iberike dhe gjermanike. Gjermania është gjermanike, kelte dhe sllave. Italia është vendi që i hap më tepër telashe etnografisë: galët, etruskët, pellazgët, grekët, pa përmendur këtu shumë elementë të tjerë që janë ndërthurur aty, duke formuar një përzierje të padeshifrueshme. Ishujt britanikë, të marrë sëbashku, paraqesin një përzierje gjaku kelt dhe gjerman, përpjesëtimet e të cilave është vështirë të përcaktohen.
E vërteta është se nuk ka raca të pastërta dhe të bazuarit e politikës mbi analiza etnografike është si të bësh një kala mbi rërë. Vendet më të përparuara, si Franca, Anglia, Italia, janë ato që e kanë gjakun më të përzier. A është Gjermania ndonjë përjashtim në këtë drejtim? A është ajo një vend gjermanik i pastër? Çfarë iluzioni. I gjithë jugu ishte i galëve. Lindja pas lumit Elba ishte plotësisht sllave. A mos janë vallë ato toka që ata kërkojnë të pastërta, të pastërta vërtet? Këtu mbërrijmë te një nga problemet më të rëndësishme, ku është e rëndësishme që të sqarohen idetë dhe të parandalohen keqkuptimet.
Diskutimet mbi racën janë të pafundme, sepse historianët filologë dhe antropologët e psikologjisë i kanë dhënë këtij termi kuptime shumë të ndryshme. Për antropologët, në fillim vjen origjina e njerëzimit nga kafshët dhe pastaj mund të flasim për origjinën e kulturës, qytetërimit dhe gjuhëve. Popullsitë primitive ariane, semite dhe turaniane nuk ishin të tëra të ngjashme nga pikëpamja fiziologjike.
Këto grupe janë ngjarje historike që ndodhën në një erë të caktuar, le të themi pesëmbëdhjetë ose njëzetmijë vjet përpara, ndërsa origjina e njeriut nga kafshët zhduket pikëpamja filologjike dhe historike, e quajmë si raca gjermanike është sigurisht një familje më vete e species njerëzore. A mund të flasim vallë për një familje më vete në kuptimin antropologjik të fjalës? Në asnjë mënyrë.
Dalja e gjermanikëve si individualitet në histori u bë vetëm pak shekuj para Jezu Krishtit. Në atë kohë nuk mund të flitej për gjermanë. Para se të vijmë te kjo pike, të përzier siç ishin ata me sllavët në masën e padallueshme të skithëve, ata nuk kishin ende një individualitet të veçantë. Anglezi i sotëm sigurisht që dallohet si tip më vete në
komunitetin njerëzor. Ajo që ne quajmë sot pa të drejtë si raca anglo-saksone, nuk është as bretoni i kohës së Çezarit, as anglo-saksoni i kohës së Hengist-it, as danezi i kohës së Knutit dhe as normandi i Uilliam Pushtuesit, por në të kundërt një përzierje e të gjithë këtyre. Francezi i sotëm nuk është as gal, as frank dhe as burgund. Ai është ajo çfarë doli nga gjithë ajo përzierje që ndodhi gjatë sundimit të mbretit të Francës, kur elementë të ndryshëm u shkartisën mes veti. Origjina e një banori të Jersey ose Guernsey nuk ndryshon në asnjë mënyrë nga ajo e popullsisë normande anën tjetër të detit. Në shekullin XI, edhe syri më i stërvitur nuk do të kishte dalluar dot edhe ndryshimin më të vogël midis banorëve të të dyja anëve të Kanalit (të La Manshit-shën përkth.). Vetëm disa rrethana të rastit nuk bënë të mundur që Filip- Augusti të mos i merrte këta ishuj bashkë me pjesën tjetër të Normandisë. Të ndarë nga njëri-tjetri për më shumë se 700 vjet, këto dy popullsi jo vetëm që u bënë të huaja për njëra-tjetrën, por as nuk ngjasojnë më mes tyre. Raca, ashtu siç e kuptojmë ne historianët këtë term, është diçka që bëhet dhe zhbëhet. Studimi i racave është i rëndësishëm për atë studjues që merret me historinë e njerëzimit. Ajo nuk mund të zbatohet në politikë. Ndërgjegjja instiktive që përcaktoi hartën e Europës nuk mori parasysh racat, ndërkohë që kombet e para europiane janë kombe me gjak të përzier.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

harta-EUROPIANE

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesët e tretë)

Emri Alba dhe ai albanë ose albanesi dëshmon se dardanët dhe etruskët e Italisë me dardanët dhe toskët e Shqipërisë, si me të gjithë shqiptarët e Shqipërisë; Epirit; Maqedhonisë (për të mos e përsëritur Maqedoninë); Kosovës; Malit të Zi, Sangjakut e shqiptarët e Kosovës Verilindore të Serbisë ( për të mos e përsëritur “Lugina e PBM”) janë vëllezër të një gjaku, pa mos i harruar të gjithë shqiptarët në Botë. Ata i kanë edhe vëllezërit e tyre, të rinj e të vjetër nëpër Azi të Vogël; nëpër Afrikën Veriore dhe në Amerikë, posaçërist në SHBA. Këtu kanë qenë dikur Dardanët e vjetër; Brigët apo Frigët; Sumerët; Hititët dhe të tjerë pellazgo-yllir.

Itali dhe në tërë Gadishullin Ilirik (Ballkanin e sotshëm) kanë kaluar këndej mjaftë dardanë, që ishin larguar prej vendit të vjetër, pas rrënimeve të shumfishta e të luftës disa vjeçare të Trojës. “Është e vërtetë –thotë Malte-Bruni sipas Xhuseppe Krispit- se disa studiues pohojnë që shpërngulja e Eneas është një përrallë, por ja që shpërngulja e trojanëve dhe dardanëve mund të jetë një fakt historik”.1

Një gurëgdhendje nga Luantët-në Ylli-Frigji apo Brigi-marrë nga ilirida-online.com

Eneu është dali i Ankzit, nipi i Istrefit, stërnipi i Isarakut dhe urnipash i Trojit, djalit të Dardanit, dhe këtë po e përsëritim siç e kemi pasur në shkrimin parapak.

Emrat gjeografikë të Frigjisë dhe Troadës ose Trojës, edhe sot mund të shpjegohen prej gjuhës shqipe. Koribantët ose kuretët kaluan në Kretë dhe ia vunë emrin malit ku jetonin ata, emrin Ida, duke ia dhënë të njëtin emër, që e kishte emrin e maleve në Troadë apo në Trojë, pra në Ylli-Frigji. Kjo do të thotë se ishin si ne. Ndërsa tërë ishullin e quanin Kretë, sikur të thuashe thjeshtë Kuretë. Kuretët ishin banorët, ndërsa Kreta ishte vendi i tyre. Ky nuk ishte dhe nuk është “emër fenikas”, porse kështu ishte shënuar vetëm në saje të kuretëve. Pra aty ku banonin kuretet, quhej Kreta. Ndërsa emri Ilion, në të folurën shqipe nënkupton “vend i ngritur”, në drejtim të Yllit ose Illit, të shkruar me një “l”. Vendi i qytetit ishte vendosur lartë, mbi kodra- si na dëshmon për këtë Malte-Brun, në vëllimin e tij të 6, të Kreut 199, faqe 253.2

Te pjesa paraprake e kemi thënë se dorët janë me zanafillë ilire/yllire, si yllirët e Frigjisë, që ndonjëherë i shënojmë frigjë e ndonjëherë brigë, të cilët siç e tregon kjo fjalë, e mbanin Yllin si të shenjtë, sepse “nga Ylli kishin zbritur mbi tokë”.

Më vonë, nëpër histori, e deformuan këtë emër ata që nuk e kuptonin këtë fjalë dhe nuk e dinin çka do të thoshte. Ka qindra interpretime dhe shpeshherë “ll” nuk e shqiptonin, prandaj e shënuan “l” në vend të “ll”, si p.sh. Iliria, që duhej të ishte Ylliria. Aty banonin ata të cilët kanë pasur konsideratë se kanë zbritur në tokë nga Ylli, i cili mirret si “i shenjtë”. Pra, jo Iliria, por Ylliria dhe kuptohet pse Diellin, si yllin më të vogël dhe fenomenal për jetën e tyre dhe të të gjithë njerëzve, e kishin si “të shenjtë”, simbolin e parë të cilin e respektonin, e besonin, jo si fénë, sikurse e kishin poashtu të gjithë pellazgo-yllirët (pellazgo-ilirët), dhe Zotin e madh të tyre.

Kulla e Babylonisë-e cila ndërtohet-por rrëzohet

Alfabeti Pellazgo-Yllir paraqitet në bazë të sistemit diellor, thotë Xhamajl Gashi, me 12 qershor 2010, te Besir Bajrami, në një polemikë të veçantë për kulturën e qytetërimin, për mitologjine e historinë, për simboliken e tyre dhe etimologjinë e fjalëve të lashta. Xhamajl Gashi e thotë me përkushtim cilësimin e tij „Pellazgo-Yllir“, sepse të tillë ishin të parët tanë dhe quheshin Yllir, si p.sh. Brigët-Frigët. Të gjithë e rrespektonin Diellin, i cili është Ylli më vogël, dhe të gjithë e konsideronin veten „të ardhur prej Yllit“, në tokë, midis jetës së përkohshme. Pellazgët ishin hyjnor. Ata quheshin Yllir, apo siç e quanin me gjuhën e vjetër pellazge, Hyllir, dhe vendit ku jetonte ata, që e quanin Hylliria, siç na dëshmon për këtë edhe studiusi i palodhshëm shqiptar, Mili Butka. Kjo është më se e vërtetë.

Xhamajl Gashi thotë se njerëzit kanë mundësi t`i mbledhin në fillim gjithsejtë 11 pika. E fundit është Hana, që është e simbolizuar në fundin e kësaj prove. Pra, janë paraqitur komplet planetet 9+1+1=11, që do të thotë: të nëntat, plus Diellin dhe Hënen. Alfabetin e parë natyrisht se kanë ditur që t`a bejnë ata. Fjalët e para i kanë folur në tokë. Por, ndër të parat e kanë shikuar qiellin. Nuk do mend se shenja e parë te sumerët, me ngjyrë të verdhë e paraqet në sistemin e Besir Bajramit germën e parë- A.3 Ajo është Perëndia dhe Gjithësija, siç e përdorën edhe arabët, me A- Allahperëndia, si dielli kur lind e perëndon, i kuq si gjaku. Kjo është prova e parë e strukturimit të alfabetit të parë, nga sistemi ynë diellor. Kemi edhe prova të tjera…

Në të vërtetë, gjuha shqipe është shumë e vjetër. Ajo është folur shumë përpara prej “greqishtes”. Nuk do mend se fillimin e fjalëve të para të saj datojnë më herët, që kur ka filluar njerëzimi të shqiptojë fjalët e para. Siç thotë një dijetarë shqiptar, Ali Eltari (Lapi) në fillim të veprës së tij, “nëse pellazgët nuk do të kishin nisur të flisnin, njerëzit do të vazhdonin të ulurinin pyjeve, në kërkim të ushqimeve”.4

Por, “asnjë popull tjetër i botës, në të cilin jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesorë i botës së lashtë e të rëndësishme, që çdo historianë do të donte ta njihte; historia e tyre do të plotësonte zabrazti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës”– thotë Johan Tuman, sipas Ali Eltarit.5

Porti ilir i shkruar sipas pellazgishtes nga studiusi shqiptar Mili Butka-HYLLIRUS PORTUS

Njeriu i vjetër ishte i lidhur ngushtë për dukuritë e natyrës. Fjalët e tij të para ishin reagim nga këto klithma ose një befasi ndaj tyre. Kështu, këto thirrje, klithma, ulurima, shprehje të ekstazës dhe ndikimit që kishin këto dukuri të natyrës te njeriu do të përcaktonin edhe kuptime të veçanta, dhe pasi kalojnë brez pas brezi, jete në tokë, ato do të bëheshin me të qarta dhe do të shprehin kuptimet e tyre të zëshme.6

Pra, gjuha e folur e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë për rreth tij ka ndodhur në qendrën e gjithë pellazgëve. “Përhapjen e të gjithë pellazgëve në të gjithë pellgun e Detit Pellazgjik dhe të Detit të Zi e vërtetojnë më së miri rrënojat e kë-shtjellave pellazgjike. Ato kanë mbetur të madhërishme dhe të fuqishme deri në ditët tona, në zona të banuara shkëmbore, si monumente gjigante të papushtueshme”.7 Dhe, kështu i kuptojmë të “ardhurit” e dhunshëm në trojet tona e pështjellimet që na i bëjnë historisë, madje edhe linguistikës, që janë aktuale.

Në atë periudhë ka filluar gjuha e parë pellazgo-yllire, gjuha e të parëve tanë albanëve, që rrjedhë nga Alba dhe është Para; më vonë e kanë quajtur Alfa, ku B-ja ka dhënë gemën e dytë, Beta. Këto janë të al-ba-nëve. Ato e bëjnë A-në dhe B-në.

Gjuha e parë, mëma e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe e shqiptarëve prej fillimit deri në ditët e sotme, e albanëve, e pellazgëve, që janë banorët më të lashtë të botës, por edhe e të tjerëve. Më së miri këtë çështje e tipizon kombi i yllirëve, i cili ndër kohë ka banuar rreth detrave ku kanë qenë pellgjet e lundrimeve dhe u quajtën pellazgo-yllirë, pra pellazgo-ilirë. Ne po e fillojmë nga vetvetja.

Sot, duhet të themi se armiqtë tanë të rrezikshëm të kombit tonë nuk i pranojnë, i ç`vlerësojnë, i refuzojnë, sikur ata i njohin çështjet tona. Paraprakisht, për qëllimet e veta politike thonë se kjo nuk mund të quhet “parahistori”, se “nuk ka prova të mjaftuara vërtetimi” e nuk i kursen as disa njerëz të dijshëm të botës dhe i len t`i quanjë “hipoteza”, “mitologji”, “përralla” apo “shikime të vonshme”, dhe sot për sot “të pa argumentuara”. Kjo nuk është absolutisht e mundur e as nuk është plotësisht e vërtetë, sepse janë shkrime shkencore e të veçanta mbi të ashtuquajtërën “histori” dhe “parahistori”, por duke u ndihmuar me të gjitha disciplinat shkencore, ndonëse ato na paraqiten vonë, duke e zhveshur nga petkat e rrejshme dhe gabimet evidente shkencën, që mund të quhet shkencë, dhe pseudoshkencën.

Ne, nuk po merremi aktualisht me këtë gjë. Jemi në shqyrtimin se a janë “grekët” të parët, apo janë gënjeshtarë. Qindra vite përpara shtyhen me “shkencën” e tyre.

Fillimisht, po i kthehemi ndryshimimit të sistemeve: matriarkatitpatriarkat. E para e kishe në ballë gruan, ndërsa e dyta e kishte burrin. Dhe kjo ishte luftë e vetë sistemeve, dhe jo luftë e “grekëve” me “pellazgit”. Në qendër të sistemit të parë dihet se ka qenë Sellena, ndërsa në të dytën është Zeusi, si Zot i madh. E para i kishte “graii”-të, që janë gratë; dhe e dyta i kishte burrat, si p.sh. Burri i Epirit.

Në këtë periudhë u zhvilluan luftimet nga të ndarët prej grave, “graii”, “grai-kos”, jo grekët, sepse nuk kishte “grekë”, e as të ashtuquajtur “helenë”. Helenizmi është i rrejshëm dhe nuk kanë ekzistuar asnjëherë në rruzullin tokësor.

Trualli i vjetër i Pelllazgjisë nëpër Euro-Azi të Vogël dhe Afrikën Veriore

Pellazgët janë shumë të njohur si ngënës të lëndëve të lisave, madje që në kohët e lashta të ekzistimit të tyre, sepse ledhat e lisave janë fryte përplot me amidon. Edhe sot, po t`i kërkosh, janë mjaft të idhëta. Lisi ishte simbol i pellazgëve, e edhe në Dodonë. Orakulli i interpreton këto gjëra nga gjethet e lisit të dushkut. Lisi më i vjetër i dushkut quhet çarr. Orakujt i faleminderohen përshpëritjeve të gjetheve të lisit, si formën më të mundshme e konkrete të Zotit të Madh ose Zeusit.8 Ushtrues të kësaj detyre janë “graitë”, pra gratë e shenjta, të cilat janë edhe famulltaret.

Dodonë, ushtrueset e detyrës së të thënave të Zotit ishin “graii”-të, dhe u thanë “tomuret”, “thomurët”, sepse iu binin këmbanave, dhe i quajnë “priftëresha”, pasi kanë lindur fétë, orakujt. Kjo nëkupton të thënat, të dhënat e tyre, mendimet, parashikimet, ligjet, urdhërat, profecitë, vendimet, këshillimet, etj.9

Në të vërtetë, në Dodonë, ishte perëndesha Sellena, që njëzohet me Hënen. Në trevat ku flitej përgjithësisht “shqipja yllire”, e cila e përfshinte Samothrakën, ku është gjetur një skulpturë pa kokë e Sellenës, e prerë nga Paulo Emili, gjakatar italian, i cili jo vetëm se e shkatëroi truallin e shenjtë të pellazgëve, por nuk kishte turp t`a plaçkitë atë me tërë arin e punuar. Kjo statujë ruhet në Muzeumin e Luvrit në Francë, ndërsa e dyta ka përfunduar në Museumin e Londrës, në Britani të Madhe. Ata thonë se “kjo trevë i përket Greqisë”, që nuk është fare e vërtetë. Është gënjeshtër. Atëherë nuk kishte “hellenë” e as “grekë”. Sellena e niste rrugëtimin e saj kur perëndonte Dielli.10 Në Epir ka qenë një tempull i veçantë i Dodonës, ndësa në Atikë, Eulizia. Dododa ua jepte hirin e Hyut, e quhej vendi ku “merrej hir”, pra bekimi i Zotit. Emërtimi i vendit “Epir” është shumë më bindës dhe i prirë nga “hiri i Hyut”, siç na shpjegon prof. Muharrem Abazaj.11 Fjala “Epir”, përbëhet nga dy fjalë përbërëse: ep=jep dhe ir=hir. Kjo do të thotë “Jep hir”, pra “Ep-ir”. Ishte qendra e besimit të të gjithë njerëzve që vinin nga viset e tyre, të mësonin fatin që e kanë.12

Ndërsa në tempullin e Samothrakës, të ashtuquajturit “grekë” apo “hellenë”, si të dëshironi, e bëjnë një gënjeshtër të tyre, jo vetëm pakohësinë e të qenit “prezent” disa shekuj më përpara në këtë tokë të shenjtë, por e bëjnë përrallën “greke” nëpër histori, kur tregojnë se në këtë vend, pra Samothrakë, Filipi i II-të, që është babai Lekës së Madh apo Aleksadrit të Madh është takuar për herë të parë me Mirtalin, siç i thojnë të vetët Olimpisë, nënës së Lekës së Madh dhe të dy e flisnin pellazgishten, pra shqipen e yllirishtes, aty ku kanë qenë Kabirët e Samothrakës, në tempullin e Samothrakës, që ishte një trevë e kulluar pellazgo-shqipe.

Pellazgët nuk dihet pse e humbën traditën e shkrimit, pos nga djegiet dhe luftërat. Shkrimi mikenian nuk na e mundëson të kemi një qytetërim të lashtë të kultures së pellazgëve. Ne i kemi disa fragmente të zhvillimit të kulturës së lashtë të pellazgëve, përmes skulpturave, ndërtimeve të rrënuara, etj. por e kemi fatkeqësinë e rrënimit të kësaj kulture nga të ardhurit fenikas, si. psh. shkrimi A dhe B, të cilët janë rrënuar në vitin 1600 p.e.s., kur ka filluar “epoka” e rrejshme e gjuhës dhe kulturës “greke”.

Ka shkrime dhe vetëm fjalë, që vinë njëra pas tjetrës, të skalituara në gurë, stele, varre, enë, por nuk kemi gjetur deri më tani një tekst letrar, pos epokës së Homerit. Ka sot pllaka që ruhen nëpër muzeniumet e vjetërsirave dhe skulpturave, por me alfabete të lashta nuk është shkruar më shumë. Tekstet letrare janë të shkruara me tjetër alfabet. Nga pllakat e lashta, si alfabeti kuneiform i Sumerëve dhe herioglifet e egjiptianëve, janë disa tekste koherente, që e zbulojnë një qytetërim, një histori, një ngjarje, por pellazgët e vonshëm nuk kishin më një shkrim të tillë, thotë deri diku Arif Mati, me kurreshti, por nuk pajtohemi me portablin e ilirida-online, sepse thotë se “alfabeti fenikas është me origjinë pellazge”.13 Dhe, është më tepër e gabuar ajo që e vë nëpër fjalë se “këtë alfabet helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge… dhe jam i lumtur që ekzistojnë shumë vepra të autorëve te lashtë”, sepse të nxjerrë një kundërshtim: e para është se pellazgët nuk kishin vepra letrare e publicistike, të shkruara direkt prej tyre; dhe, e dyta është se “hellenë” është racë artificiale, jo komb apo etni; ndërsa e treta, as nuk kishte vepra të shkruara pellazge me këtë “gjuhë fenikase”, por kjo është gënjeshtër shkencore e atyre që duan të na lënë edhe më tutje të sorollatemi nëpër ujërat e turbullta të Kadmenëve, Danaeanëve dhe Asirianëve, që nuk janë aspak vazhdues të gjuhës pellazgo-ilire, por hatrues të gjuhës shpërfillëse të Kadmit.

Historia e lashtë është shumë e komplikuar– thotë Aref Mathieu, alias Arif Mati. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaeosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhë-hequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan e Tebën. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulture, mitologji, poezi epike,etj.) e kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin <<autokton>>.14

Nuk nevojitet më shumë se kjo thënie e thuktë e Arif Matit, për pushtuesit e tërë kulturës pellazge dhe të deformuar disa herë me radhë, derin në vitin 1000 të e.s.

Është e qartë se këta pellazgë, që u sorolaten si Zot i Deteve që prej Detit të Jonë (Deti Jon) Detit Mesdhé, Detit Egje, u dhanë atribute edhe Perëndive dhe Mbretëve të tyre të famshëm, na mjafton që të shikojmë veprën e Nika Stylos, “Etruskishtja- Toskërishtja”15 dhe do të bindemi, se te gjithë këta “europianë” na u shtuan në fara e në fise dhe i lanë arkivat me një anë e jepen pas gënjeshtrave të shumta fetare e të tjera, duke krijuar një model të tërë të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, edhe duke “e dhënë” gabim lashtësinë e popujve.

Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësishë Europiane, e krijuar gjatë viteve 50`000- 150`000 viteve, … mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore” dhe “nuk mund ti mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë (për mendimin tim, disa shekullore të Pellazgisë, e cila nuk ka qenë “Greqi”!!) që fillon me shek. 6. p.k. me botimin e poemave të Homerit”. “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore, me gjithëse nga Homeri <<Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb>>”, siç thotë Arif Mati, të cilat na i përcjellë edhe njëherë Fatbardha Demi. 16

Po e marrim edhe një pjesë nga Anastas Shuke, i cili thotë: Pellazgu hyjnor na paraqitet si i lindur nga Dheu, apo Gea (Ki-a) e lashtë dhe, gjithashtu, si i lindur nga Toka e Zezë. Por studiuesit e ndryshëm nuk janë marrë me shpjegimin e plotë e të lidhur të këtyre thënieve për pellazgët, duke e nënvlerësuar kështu saktësinë e atyre përshkrimeve, të cilat e lidhin këtë zanafillë jo thjesht me Dheun e Lashtë, por edhe me Dheun/Tokën e Zezë. Unë mendoj se përcaktori “e zezë” nuk na paraqet thjesht një tokë pjellore, por cilësinë më të dukshme që ka një tokë naftëmbajtëse, me aq shumë naftë sa bulëzon në sipërfaqen e tokës, siç na e shpjegon qartë Zitçini në “Planeti i 12-të”, fq. 34. Ky arsyetim na lidhet fare mirë me thëniet e Aleksandrit të Madh kur do nisej drejt atyre viseve të Lindjes së Afërt antike, drejt Kal.de.as = Kall.dhe.a = e kallur (n’) dhe’ asht – “ku kanë rrënjët të parët tanë”. Gjithashtu, e mbiquajtura Mesopotami, ku u zhvillua kultura e lartë e Shumer-it apo “shum.ara = tokë e begatë = Tokë apo Ki e nginjur”… Më në fund, realiteti i njohur i dyndjeve Indoeuropiane rreth 2300 – 2000 pr.k., na e mbështet fare mirë përfundimin se Pellazgët janë vetë Shumerët e shpërngulur nga Toka e Lashtë, e gjithashtu, se zanafilla dhe identiteti shqiptar kalon nëpër këtë varg segmentesh historike: Shumer – Pellazg – Ilir – Arbër – Shqiptar” – thotë ky studiues dhe shumerolog i mirë.17

Në mes të lumit Tigër e Eufrat krijohet kultura e Shumerëve (Sumerëve) e cila do të ngriste lartë kulturën e Babilonisë, e cila më vonë rrënohet.

Thuhet se të gjithë popujt e botës e flisnin një gjuhë në Mesopotami, e cila është “gjuha mëmë” e njerëzimit, dhe se ajo ka qenë gjuhë e banorëve të bardhë, boreal, siç thotë edhe profesor Xhysepe Katapano18, të ardhur nga veriu, që ishin pellazgët. “E shpjeguar thjeshtë, ajo tregon se deri në atë kohë, kudo, flitej gjuhë e njëjtë. Më pas do të niste ndarja e saj në gjuhë bija, ndonëse ndryshimet nuk ishin thelbësore. Ato u ngjanin dialekteve ku lidhje në me tyre vështirësosheshin nga brezi në brez. Duke u dhënë gjuhës ngjyrime, ato bëheshin të pakuptueshme për popujt e tjerë”.- na thotë në lidhje me gjuhën e sumerëve, Ali Eltari-Lapi.19

Gjer në fund të shekullit XIX, pjesë më e madhe e antropologëve kanë vërtetuar se banorët e vjetër sumerë të Babilonisë dhe Mesopotamisë kanë karakter të theksuar të kafkave brakicefale, siç janë në të vërtetë shqiptarët.

Të theksojmë se pellazgët deri në kohët historike zinin Europën, pjesë të Perëndimit Aziatik dhe të Afrikës Veriore. Së këtej del se gjuha mesopotame, hebraishte ose arabishte kanë huazuar nga pellazgishja”.20

Hititët u afrohen gjeografikisht vetëm albanëve të Kaukazit, ndërsa 2000 vjet p.e.s. fillon koha e re historike e Anadollit. Ajo u quajt e gjitha “koha e hititëve”, që zgjatë prej vitit 2000 p.e.s. deri në vitin 700 p.e.s.21

Më tutje, do të shohim në vazhdimet tona…

1 Xhusepe Krispi, në veprën e tij „Shqipja, nëna e gjuhëve (Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri)“, Plejad, Tiranë 2009, faqe 86, nxjerrë nga fjalët e Malte-Brun nga libri i tij, Vëllimi i 6, Kreu 119, faqe 253.

2 Shikoni veprën e Xhusepe Krispit, që kemi përmendur, faqe 28.

3 Shikoni në faqen e FB, te Besir Bajramit, „Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji…“, http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

4 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008.

5 Ajo vepër e Ali Eltarit, faqe 5, fjalët e Johan Tuman, nga vepra e tij „Kërkim në histori“, Lajpcig, 1774.

6 Vepra e përmendur, me gjithë disa keqtrajtime të autorit, faqet 22-23.

7 Po aty, faqe 34.

8 Arif Mati, “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme e një populli parahellen“, Plejad, Tiranë 2007, faqe 237.

9 Shikoni librin e Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqet 5 dhe 6.

10 Do ta shohim në shkrimi tonë për besimin e pellazgëve, pellazo-ilirëve dhe shqiptarëve.

11 Shikoni shpjegimet e këtij emri të Prof. Muharrem Abazajt, vepra e tij, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 350.

12 Po aty, e njëta faqe.

13 Shiko artikullin „Alfabeti Feniks dhe Lineari B me origjinë pellazge, Mathieu Aref“, të botuar me 5 tetor 2016, nga shkrimi në http://pashtriku.org, në http://www.ilirida-online.com/alfabeti-fenikas-dhe-lineari-origjine-pellazge-mathieu-aref/.

14 Konkluza e Arif Matit, që sjellë në kundërshtim shkrimin http://www.ilirida-online.com, të përmendur më lartë.

15 Shikoni veprën Niko Stylos, “Etruskishte-toskërishte”, West Print, Tiranë 2010.

16 Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, “Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, nisi krijimin para 50 mijë vitesh”, të botuar me 1 mars 2016, te http://shqiptari.eu/gjuha- shqipe-u-krijua-mijera-vite-para-greqishtes-nisi-krijimin-para-50-mije-vitesh/.

17 Shiko shkrimin e FB, të Altin Kocaqit „Dodona: kryeqendra e civilizimit autokton europian“, prej Agim Ratkocerit, me 13 shtator 2016, „Pellazgët janë vetë Shumerët prej Dheut të lashtë“, të autorit Anastas Shuke, studius dhe shumerolog.

18 Shikoni artikujt e mi, në http://www.brahimavdyli.ch, apo veprën e Xhusepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.

19 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, faqe 51.

20 Po aty, faqe 52-53.

21Po aty, faqe 67.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

KUSH ËSHTË POETI, SAMI SHERIFI?

KUSH ËSHTË POETI, SAMI SHERIFI?

sami_sherifi

KUSH ËSHTË POETI, SAMI SHERIFI?
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Njëri prej poetëve bashkëkororë të letërsisë shqipe është edhe z. Sami Sherifi, krijues mërgimtar, meqë rreth 34 vjet të jetës së tij i kaloi në mërgim, kryesisht në Zvicër.
Sami Sherifi u lind më 15 shkurt 1950 në fshatin Sillare e Poshtme të Shkupit. Pas mbarimit të Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, z. Sherifi ushtroi detyrën e mësimdhënësit në periudhën 1969-1981, kohë kjo, kur shumë intelektualë të shquar shqiptarë, në mesin e tyre edhe Sami Sherifi, detyrohen të largohen në egzil për shkaqe të përndjekjeve politike.
Z. Sami Sherifi diplomoi në Degën e Pedagogjisë, Grupi klasor në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare nisi të merrej që prej vitit 1969. Veç të tjerash poeti, Sherifi shquhet edhe për kultivimin e traditës dhe të kulturës sonë kombëtare në mërgatë.
Poeti Sami Sherifi deri më tani ka botuar disa vëllime poetike. Botimi i librave të tij është bërë jashtë atdheut, në Itali dhe në Rumani, me cytjen e miqve krijues, z Ismail Iliazi, me vendqëndrim në Itali dhe z. Baki Ymeri, me vendqëndrim në Bukuresht, të cilët autori për punën që e bëjnë me botime në frymën kombëtare dhe për ndihmën që i bënë për botime, i falënderon nga zemra dhe u është mirënjohës përjetësisht.
Poeti Sami Sherifi është i përfshirë me poezitë e tij në disa antologji poetike. Për krijimtarinë e tij letrare janë interesuar edhe disa gazeta e revista, siç është revista letrare “ALBANEZUL “(Shqiptari) e Bukureshtit, e cila një numër tematik ia kushton jetës dhe krijimtarisë së poetit, Sherifi (nr. 6. 2014). Pastaj, për krijimtarinë e këtij poeti interesim kanë shfaqur edhe shtëpi të ndryshme televizive, si TV SHENJA e Shkupit etj etj.
Vlen të theksohet se poeti, Sherifi gjatë periudhës së viteve 1970-1981 për shtyp i kishte dërguar në SH. B “Flaka e vëllazërimit” tri përmbledhje poetike, të cilat lëre që nuk ia botuan, por ç’është më e keqja, edhe ia zhdukën fare.
Miku i z. Sami Sherifi, poeti Baki Ymeri, me banim në Bukuresht për poezinë e këtij poeti do të shkruajë:
“Idetë, provokimet, përvojat dhe frymëzimet krijojnë vepra dhe ikona letrare. Rikthimi në vendlindje nxjerr në pah botën magjike të një kohe të shkuar. Autori, Sami Sherifi ruan në këto shëtitje mallin e kohës së fëmijërisë dhe të rinisë. Ide pragmatike dhe inspirime të mirëfillta lirike. Duke menduar për ato kohë të largëta, poetit i duket sikur është më afër me aromën e barit , me zhurmën e bletëve, me ylberin e fëmijërisë. Që të depërtosh në botën e fëmijërisë duhet të mahnitësh botën.
Sami Sherifi nuk shkruan poezi për fëmijë, por për të rritur. I kujtohet koha kur fëmijët e mëhallës kafshatën e bukës e ndanin me njëri-tjetrin, kur dielli zbriste në zenit. Bota pa kujtime është si livadhi pa lule. Kjo mahnitje nxit interesim për gjithçka që na rrethon, dhe mu kjo përbën pikënisjen për çdo poezi….”.
Deri më tani poeti, Sami Sherifi ka botuar këto përmbledhje me poezi:
1. “Mallëngjim Dheu (i botuar dhe promovuar në Itali);
2. “Si të kthehem në atdhe” (i botuar në Bukuresht);
3. Porta e Parajsës”( botuar në Bukuresht);
4. “Dielli i atdheut tim” (i përkthyer edhe frengjisht “Le solcit de ma patria”);
5. “Shpirti” (i përkthyer edhe në rumanisht”Sufletul”);
6. “Ëndrra e madhe mërgimtare (në shqip, e përkthyer në anglisht dhe rumanisht).
7. “Dridhet fjala si fije bari” etj.
Pra, të gjitha këto vëllime poeti i ka botuar në Bukuresht dhe njërën syresh në Itali.
Aktualisht, poeti, Sami Sherifi gati për botim i ka edhe tri përmbledhje me poezi.
Pas kthimit nga mërgimi z. Sami Sherifi është i angazhuar në jetën kulturore dhe artistike në Shkup, ku edhe formon Klubin Letrar “ABC-ja Poetike”, të cilën e udhëheq me sukses.
Vitin e kaluar z. Sherifi pat organizuar në Bllacë një Orë Letrare, që përveç karakterit poetiko-letrar, kishte për qëllim që të rikujtohet eksodi i vitit 1999. Poeti Sherifi ka organizuar edhe shumë takime letrare dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore si në Shkup, Prishtinë dhe në qendrat e tjera shqiptare, ku është shpërblyer me mirënjohje dhe çmime.
Dhe fare në fund, poetin e talentuar, z. Sami Sherifin e falënderojmë për ndihmën që na ofroi, duke na dhënë informacione të nevojshme për ta përgatitur këtë biografi të shkurtër të tij.
Në emrin tim dhe të lexuesve tanë besnikë, poetit Sami Sherifi i urojmë shërim sa më të shpejtë, meqë këtyre ditëve pati një ndërhyrje kirurgjikale në sy.
Me respekt të veçantë!
Prof. Zymer Mehani, Podujevë, më 15 tetor 2016

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Ζgjedhjet në Mal të Zi..Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhej ndërruar diskursin politik

Ζgjedhjet në Mal të Zi..Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhej ndërruar diskursin politik

refik-hasani

Shkruan: Refik HASANI Shqiptarët në Mal të zi, në Krahinën Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe Shqiptarët në Maqedoni ende nuk kan arritur të mendojn dhe të veprojn drejtë politikisht.Zgjedhjet shkojnë e vijnë kurse në këto tri shtete Shqiptarët nuk po arrijn të mësojn alfabetin e parlametarizmit për të fituar atë që ju takon,atë që mundë të fitojn ulëse nëpër Parlamentet Nacionale të këtyre shteteve.

Për të fituar ulëse në Parlamente Nacional vetëm përmes një unifikimi,koordinimi dhe vetëm përmesë një platforme të debatuar e të shtruar drejtë mundë të fitohet fuqi politik dhe ndikim në vendimarrje. Pa harruar asnjë herë edhe shqiptarët që jan në Krahinën e Qamërisë.Në mos arritjesë së një fuqie politike,me ndikim dhe peshë nëpër këto Parlamente Nacionale të katër shteteve, nuk mbetën pa fajë Tirana dhe Prishtina zyrtare.Besojm që tani ka ardh koha që të shqyrtohet seriozisht dhe nga qarqe të intelektualevë dhe nivelit Akademikë e shkencor qasja dhe roli i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të reflektojn në shqiptarët në këto katër shtete dhe në diasporë të shpërndarë gjithande globit. Tirana dhe Prishtina zyrtare , nuk mundë të qëndroj indiferent do të duhej ndërruar diskursin politik,qëndrimin ndaj mënyrës së pjesëmarrjesë së bashkëkombasëve nëprë zgjedhe përmesë listave të përbashkëta në katër shtetet dhe në diasporë.

*** Fajin që shqiptarët asnjëher gati pas periudhës më të re të viti 1999 e këndej nuk po arrijn të marrin përmesë votës së lirë ulëset nëpër këto Parlamente Nacionale që ju takojn e ka pashmangshëm edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare.

16 Tetor 2016

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

 

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

VESHJET-ILIRO-SHQIPTARE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Sipas burimeve historike, nocioni ilir – Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.

Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.

Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.

Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.

Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]