Get a site

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

NGA: ELIDA MURATI

Neni 14

Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

Greqia pretendon se eshte shtet demokratik anetar i Bashkimit Evropian? Atehere le te zbatoje parimet demokratike dhe te mos i thyeje ato. Neni 14 i Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut e ndalon rreptesisht diskriminimin per shkak te origjines kombetare. Nderkohe qe shteti grek me denimin qe ju beri gjashte ushtareve te ushtrise greke ngaqe keta ushtare kishin bere simbolin e shqiponjes me duar ka thyer parimin baze te demokracise te barazise dhe te mosdiskriminimit. Ne kete rast Greqia eshte nje shtet demokratik qe zbaton lirite dhe te drejtat e njeriut apo nje shtet dictatorial fashist qe shtyp dhe dhunon te drejtat e njerezve me kombesi tjeter te cilat mbrohen fort nga ligjet demokratike evropiane? A nuk duhet qe ne shqiptaret ne emer te lirise dhe demokracise te kerkojme fort qe Greqia ti pranoje dhe zbatoje te drejtat dhe lirite njerezore?

 

 

Studentja e shkencave politike
Elida Murati

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union  mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Populli Serbë sipas statistikave është një nga popujt që po zhduket më me shpejtësi,nëse vazhdon me këtë trendë të rënjes së natalitetit,atëher nisja e ndonjë luftë eventuale nga Serbia do të ishte më fatale për vetë popullin Serbë. Shkruan: Refik HASANI Nëse Serbia vazhdon të pengon dhe kërcnoj edhe me luftë Republikën e Kosovës,duke vazhduar të mban nën ndikim si me investime me miliona euro në mbajtjen dhe financimin e institucioneve paralele në Veri të Republikës së Kosovë. Atëher Serbia, Dëshiron të tregoj që Kosova nuk është për shtetë të pavarur. Por në këtë rast rrezikon shumë, duke këmbëngul në mos njohjen e Kosovës-ne Shqipëtarët mundë të unifikohemi dhe të shpejtohet procesi i bashkimit të neve shqiptarëve në një shtetë të përbashkët që këtë Serbia nuk mundë të pengon. Vetëm Shqiptarët mund t’ia dalin për ball Serbisë si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të Ballkanit.Serbia është duke harruar që nuk e ka lehtë sikur që na dëboi neve shqiptarëve që nga Nishi, Leskoci, Kurshmlia, Vraja etj. Serbia vazhdon të harron nuk mundë të luan lojra me propagandë, të shpallë luftë kundër neve shqiptarëve dhe të dalë fitues sikurse që vazhdon diskriminimin në krahinën shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Serbia është e humbur që në startë nëse është duke planifikuar invazion ushtarak në Mitrovicë të kësaj luftë të pashpallur por që ende po vazhdon. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim Republikën Sërpska duke paralizuar funksionimin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës. Serbia dëshiron duke iu bashkuar Republika Sërbska e Bosnjë Hercegovinës Serbia të rritet e forcohet me territor dhe në aspektin ushtarak,normal të pamundësoj egzistimin e shtetit të Bosnjë Hercegovinës, në këtë rast do të goditet Kroacia dhe do të dobësohet dhe kështu më lehtë t’ia dalë ballë me epërsi ushtarake Kroacisë. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim dhe të kontrolloj Serbët në Republikën e Malit të Zi.Me këtë, duke shtruar ndikim përmesë 35% ,që përbëjn Serbët në këtë Republikë dëshiron të rikthen prap në ndonjë Federat apo Union Serbi-Mali i Zi ashtu si që ishin deri në muajin maj të vitit 2006. Nëse Serbia, Tani ka filluar të shtrij dukshëm ndikimin e saj edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Dëshmi më e fortë është deklarimi më 3 janar të vitit 2017, i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z.Ivica Daçiç, ’’Se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedonin’’. Sa më shumë forcohen si element shtetë formues Shqiptarët që të jenë të barabartë me Maqedonasit aqë më shumë Serbia do të rritë ndikimin që Maqedonin në këtë rast Maqedonasit shpëtim e kan vetëm rikthimin në ndonjë Federat apo Union Serbi-Maqedoni-Mali i Zi eventualisht Bosnjë Hercegovinë e Kosovë në një mini Federatë Jugosllave. Nëse Serbia dëshiron këto katër, Ëndrra t’i realizon përmes nisjes së ndonjë luftë ushtarake veçmas në Kosovë, atëher vërtet do të futet në një aventur më të rëndë se në vitet e 90-ta.Serbia me ndihmën e Rusisë vazhdon të frymoj e të ndihet si një superfuqi ushtarake nga ish-Republikat e RSFJ-së. Mos të harrojm se egiston NATO-ja. 29 janr 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

 

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit, lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën, se lere më që t`a shkatërrojnë.

Një mik nga publiku, Arjan Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23 januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës amerikane“.1

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.2

Ky incident i madh, i porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar” treni që do t`a lidhte Mitrovicën Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë “ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a fundosin.3

Treni ishte ndalur në Rashkë, dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”.4 As polemikat e RTV KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës serbe, Lubisha Dikoviq.5 Kjo është përpjekje për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar 2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.6

Me një fjalë, provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit të këtij rajoni, të njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as thirrjet e Kryetares së Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.7

Natyrisht pika e saj strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.

Askush nuk mund t`a di se cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë me intelektualët, të të gjitha rrymave.8 Por, sipas shkrimit gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë; ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve të Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.9

Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të mundet.10

Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.11 Kosova është plot me resurse.

Një gjë po e përmendi: e kam thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike dhe diplomatike12, se ushtria e Rusisë është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gjishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë; ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallalëkun e vetme të tyre. As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është…

Ajo që na ka tronditur edhe më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që ende nuk e kanë thënë të tjerët.

Kush është Rexhep Qosja e dimë të gjithë, por çka është me të vërtetë nuk e dimë dhe nuk po merremi njëherë me personalitetin e tij. A është Rexhep Qosja akadamik, shkrimtar e doktor i shkencave, nuk luan rol të veçantë, sepse në fund të fundit janë tituj të marruna nëpër fakultete dhe institute, paraprakisht ish-pushteti serbo-jugosllavë i KSA të Kosovës, sado që ishte në polemika të gjëra; e botoi një libër të gjërë; e dimë gjithashtu se tituj të tillë mund të marrë ai i cili di të flasë e të shkruaj bukur, me retorikë, sado që nuk dëshiron “t`ia qëllojë” çdo herë. Ka edhe të tjerë, të cilët janë të betuar se do të flasin e të shkruajnë kurdoherë vetëm të vërtetën, dhe do të mbrojnë të drejtën, por nuk mund t`i bëjmë lehtë këta tituj, doktor e akadamik.

Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.

Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të popullit do t`ia thonë atë që e meriton.

Ka të tjerë që e kanë këtë mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.

Ai e ka detyrë që të bëjë përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka është me të vërtetë <e vërtetë>. Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk e kuptoj, kjo është çështje tjetër.

E vërteta dhe e drejta janë hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.

Ai është kundërshtar i Zotit të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.

Në qoftë se i kthehemi Rexhep Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime të mëdha. Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi, në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi” i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.

Atëbotë bënin kot së koti sikur “pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne, ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.

Por, të kalojmë edhe njëherë te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës 22-25.12.1991.13 Në fund të tërë platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë ardhërinë…”; “… që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë: Zoti do të jetë me NE, në qoftë se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën, barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.

Nuk po e themi se çka ka qenë Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona, qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar gjithëshqiptar.

Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër…

Nuk do mend se do t`a lëjmë pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e cila na shkuan se “e parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të gjetur e më të hulumtuar,14 sado që nuk ia qëllon. Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.

Sa për vete, jam i zhytur në prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.

Nuk e udhëhiqja popullin tim, sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço” i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një “akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur në bashkëpunim të agjentit serb”.15

Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencorisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.

Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun” tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e thotë para tij Dobrica Qosiç,16 dhe të propozojë një “pazar” për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.

Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur territore shqiptare.17

Ne po ia sjellim atij ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse kur të flasim shqip edhe një shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet që na i ka ne Serbia; me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti nxjerrim edhe borgjet shekullore. Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!…

Kur t`ia japë me propozim Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e jo shqiptare, Zhak Hogard,18 atëherë nuk mund të quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;19 dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.

Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.

Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.

Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar serb mbi shqiptarët, 20 dhe jo në mesin e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.

Në qoftëse ka gazeta apo portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente. Dhe, artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal. Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje, pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.

Le t`a kuptojnë pala politike dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet, edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.

Rexhep Qosja ka mundësi të japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së Komunave Serbe” në Kosovën Veriore,21 sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.

Shkurt, është koha që të mos mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Donald Trumpi me deklaratën e tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”.22 Edhe kryeministrja britanike, z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli…

1 Arjan Basha, në FB, „Trekëndëshi i Bermudeve“, http://www.facebook.com/Arjan Basha.

2 Ju mund të shikoni edhe lajmet e RTK, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=128926, të datës 16.01.2017.

3 Shikoni lajmet në RTKLIVE apo në lajmet e tjera, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.

4 Ju mund t`i përcellni lajmet islamiste të «Al jazeera Net», psh. http://www.ballans.aljazeera.net/vijesti/u-mitrovicu-bez-problema-stigao-voz-iz-kraljeva , por nuk janë të sakta.

5 Shikoni po deshët mesazhin kërcënues të presidentit të Serbisë, për Kosovën, me 15.01.2017, në gazetën Blic, http://gazetablic.com/ky-eshte-mesazhi-kerceues-presidentit-te-serbise-per-kosoven-video.

6 Shikoni po deshët edhe në faqen time të FB, Mujo Buçpapaj, „Treni serb mund të hedhë në erë paqen në Ballkan“, të datës 14 janar 2017, në http://www.facebook.com/Mujo Buçpapaj.

7 Shikoni lajmin e tyre, të dhënë edhe në faqen time të FB, nga gazeta “Maqedonia Shqiptare”, e dt. 25.01.2017, http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/tensionet-qe-solli-treni-ultranacionalist-kosova-dhe-serbia-perballen-ne-bruksel.

8 Shikoni po deshët në RTK Live, Mustafa: takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt”, 25.01.2017, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=132277.

9 Shikoni artikullin e Deutsche Welle, në Fokus, për Ballkanin, në Bruksel: “Takimi më i rëndë në dialogun Kosovë-Serbi”, http://www.dw.com/sq/bruksel-takimi-më-i-rëndë-në-dialogun-kosovë-serbi/a-37261365?maca=alb-TB_alb_rtklive-17605-html-cb .

10 Shikoni edhe njëherë intervisten e tij, të dhënë “Novostit” dhe të përkthyer e të botuar në shqipe te Kohanews, me 15 nëntor 2015, “Komandanti francez i KFOR-it: Unë e ndava Mitrovicën”, në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

11 Shikoni prapë intervistën e papritur të Jelena Miliç, Kryetare i Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, me DW, “Serbia provokon për ndërhyrje të Rusisë”, të botuar me 17.01.2017, botuar edhe në RTK LIVE, http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=129313 .

12 Po deshët shikoni punimin në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/persiatje-gjeopolitike/ .

13 E marrim nga gazeta „Kombi“, organ i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Viti i II-të, Nr. 1 (22), faqja e 4.

14 Shikoni shkrimin e portalit të internetit, në shkrimin „Profesori i Harwardit: Ja pse në mars do të ketë trazira në Kosovë”, e datës 25. Janar 2017, në http://www.voal.ch/profesori-harvardit-ja-pse-ne-mars-kete-trazira-ne-kosove/.

15 Shikone me kujdes edhe pse është e vështirë dhe serbisht, dokumentacionin serb në m.youtube.com, “Prova istina o oduzimanja Kosova i Metohija od Serbija…”, në “Život prića”, Prova e parë, kah fundi, edhe pse u lus që të mos influencohi nga ndjenjat e simpatisë e as të mërisë, sepse dihet se është serbe dhe i përdorë argumente që mbrojnë ish Jugosllavinë e vjetër… Por, më mirë shikoni lajmet shqiptare, nga portalët e internetit, p.sh. te Pamfleti Online Media, e datës 25.01.2017. Video: Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i ynë, e rekrutuam në Rambuje”, në http://www.pamfleti.com/video-ish-shefi-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-yne-e-rekrutuam-ne-rambuje .

16 Shikoni artikullin e Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, „Rexhep Qosja rikthehet te opcioni i Dobrica Qosiq për Kosovën“, me 22.01.2017, në portalin „Ina-Online“, http://ina-online.net/rexhep-qosja-rikthehet-te-opsioni-i-dobrica-qosic-per-kosoven/ .

17 Shikoni më poshtë, këtë artikull.

18 Shiko edhe njëherë intervistën në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

19 Shikoni punimin e Mr. Sc. Refik Hasani, „Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët“, Shqipëria e jonë, e datës 22.01.2017, në https://shqiperiajone.altervista.org/shkembimi-territorit-dhe-popullates-eshte-demshem-per-ne-shqiptaret/?doing_wp_cron=1485183767.5016760826110839843750 .

20 Shiko artikujt e ndryshën serb, që thirrin përherë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Unë nuk po i përmendi, sepse ata artikuj nuk gjëjnë shumë përkrahës, as në Serbi.

21 Shikoni faqen e tij në FB, „Kritikëve të propozimit tim“, http://www.faqebook.com/Rexhep Qosja, 22.01.2017.

22 Lexone artikullin e shkurtë, në Gazeta Newborn, „E pa pritur kjo: Donald Trump befason me deklaratë për Kosovën, çmenden serbët“, në http://gazetanewborn.net/e-papritur-kjo-donald-trump-befason-deklarate-per-kosoven-cmenden-serbet/ .

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

refik-hasani

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkruan:Mr.Sc.Refik HASANI Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”.Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta. Njohja dhe shkëmbimi i Ambasadorëve Bisedimet, pas shpalljes pavarësisë, ishin të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Serbia me rastin e shumë incidenteve në Mitrovicë e gjeti. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti-2017, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. Jo shkëmbim i popullatës Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit. Jo shkëmbim i territoreve Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Krahinës së mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet dhetë bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata. 21 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Presheve-Abetarja dhe Treni

Presheve-Abetarja dhe Treni

refik-hasani

Abetarja dhe Treni Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Beogradi sot ka lëshuar në qarkullim në vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë,pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi Beogradi ka marrë një sërë aktivitetesh,murin,treni,tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po ju afron Serbëve lokal tren,po vazhdon të ndan mjete ku për vitin 2017, ka planifikuar mbi 40 milion euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë. Kurse, Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kan zgjidhur edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është dometnjëse pasi Prishtina e Tirana zyrtare ende si duket nuk e kan mësuar shkronjat e Alfabetit, ne jemi në fazën e të mësurit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofanziv politike e diplomatike, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi Prishtina e Tirana ende si duket jan në fazën që nuk jan duke kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë, krizën në BE, zhvillimet e terrorizmit Global e kështu me radhë. Ende Prishtina e Tirana zyrtare jan duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë pasi kan një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institicionale jo drejtë. Treni i lëshuar në qarkullim që nuk dihet, qëllimi,misioni, ku më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet. Treni dhe për kohën e udhëtimit, A do të arrijn shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende Prishtina e Tirana jan duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë që kishte një tren të asaj kohe të quajtur ,,Akropolisë’’, që qarkullonte mesë për mesë RSFJ, atëherë nuk ishte rrezik. Por, Treni që do të fillon së qarkulluari ilegalisht nga Beogradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës është një alarm, një sinjal për Prishtinën e Tiranën kur kjo ndodhë pa arrestimit të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Bogradi si ka filluar kështu ,,për çdo ditë do të lansoj nga një produkt të vetin’’, mundë të gjindemi para një situate të rrezikojm seriozisht.

14 janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Kulturës

Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Kulturës

skenderbeu

Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Kulturës

Drejtuar: Ministrisë së Kulturës dhe Ministres, znj. Mirela Kumbaro. Për dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Titulli i Projektit: Rikthimi i bijve të Shqipes në folenë e Shqiponjave. Lëvizja, ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ e themeluar nga pasardhësit e rilindasve, regjistruar si person juridik nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor – Tiranë, nr. 3745, vendim, dt. 31.01.2014, në themel të programit të saj ka si qëllim përkujtimin e Figurave të ndritura dhe datave historike të kombit shqiptar.

masakrat-osmane Të nderuar: Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ në bashkëpunim me shoqatën ‘La Svolta’ me qendër në Bolonjë dhe me dy komuna arbëreshe në Kalabri, prej disa muajsh jemi duke u përgatitur për të përkujtuar 550-vjetorin e betejës së fundit me fitore të ushtrisë Arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë, më 24 prill 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur, mizor dhe të mynxyrshëm nga ushtria Osmane e udhëhequr nga tradhëtari shqiptar, Ballaban Pashë-Badera, i cili përjetoi agoninë e orëve të fundit të jetës së vet dhe u varros në tokën që e lindi, në Krujën e pamposhtur. Kemi menduar, që kjo ngjarje e rëndësishme mbarëkombëtare të kryhet në datat, 22 – 24 prill 2017 sipas këtij programi: Me dëshirën që ‘Vallja e Fitores’ të bëhet traditë e përvitshme edhe në Shqipëri e më tej, për vitin 2017, kemi përzgjedhur dy komunat Arbëreshe, Frashineto e Çivita. Për të arritur këtë marrëveshje, përfaqësuesit e Lëvizjes sonë shkuan në Kalabri në muajt, shtator dhe nëntor 2016. Krahas pëlqimit e gatishmërisë së tyre, parësore për të dy kryebashkiakët, ishte marrja e ftesës zyrtare dhe e mikpritjes nga Shteti Shqiptar.

kostume-albanese Në përkujtimin e kësaj fitoreje historike të trimave Arbërorë, do të vijnë 50 pjesëmarrës (burra, djem, gra, vasha e fëmijë), të pajisur me veshje tradicionale dhe pajime luftarake. Pas mbërritjes dhe mikpritjes nga autoritetet vendore në Portin e Durrësit me linjën e tragetit, Bari-Durrës e anasjelltas, në mëngjesin e datës 22 prill, grupi i Arbëreshëve do të akomodohet në Plazhin e Shëngjinit. Në pasditen e datës 22, grupi do të shkojë në Krujë, ku nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, përmes Pazarit e deri brenda në Kështjellë, grupi do të shpalosë traditën e kahmotshme të trashëguar nga brezi në brez, për më tepër se 500 vite të betejës, për jetë a vdekje të ushtrisë Arbërore kundër pushtuesve Osmanë, ku nga më i moshuari e deri tek më i mituri, do të ndalin vajtimin dhe do të shijojnë gëzimin e fitores, për t’i pritur krahëhapur luftëtarët e mbetur gjallë, me në krye ngadhnjimtarin, Skënderbe. Ditën e dytë, në paraditen e datës 23, grupi do të bëjë homazhe tek Mauzoleu (vendvarrimi) i Skënderbeut në Lezhë, datë që përkon me ditëlindjen e Gjergjit, më 23 prill 1405 dhe ditën e martesës së tij me Donikën, më 23 prill 1451. Më pas, grupi do të vizitojë Kështjellën e Rozafës në Shkodër, ku do të shpalosen traditat Arbërore edhe atje.

museumiDitën e tretë, në paraditen e datës 24, grupi do të vizitojë objektet muzeale në Kepin e Rodonit, zotërimi i dikurshëm i Kastriotëve. Pasdite, grupi do të vizitojë Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durrësit. Në mbrëmje, grupi do të përcillet nga autoritetet vendore në Portin e Durrësit. Qeveria shqiptare duhet t’i mbështesë pa ngurrim vëllezërit e motrat arbëreshë, se me vetëmohim ruajtën dhe pasuan nga brezi në brez, thesarin e trashëgimisë gjuhësore, zakonore, kulturore dhe historike të kombit tonë. Jemi në dijeni, se qeveria serbe investon shpirtërisht e materialisht pelegrinazhin e përvitshëm në Fushë-Kosovë, për të përkujtuar një betejë të humbur, që s’ishte vetëm e tyrja, por e gjithë Koalicionit Ballkanik, ku morën pjesë e derdhën gjakun e vyer edhe bijtë e Arbërisë. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë, kërkojmë bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për gjithçka nevojitet. Nga buxheti i Trashëgimisë Kulturore, kërkojmë një shumë modeste financiare, për akomodimin e grupit të arbëreshëve (3 ditë e 2 netë në hotel), prej 650.000 lekë të reja, ose 5.000 euro gjithsej. Shpresojmë, se do t’a shqyrtoni e plotësoni kërkesën e Projekt-Propozimit tonë.

Me respekt: Elida Jorgoni – Kryetare e Lëvizjes ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’

E-mail: [email protected] Cel.: +355 68 254 3709 Nr. 177 prot. Tiranë, më 10.01.2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

 

Shqiperia dhe politika mesjetare Greke !!

Shqiperia dhe politika mesjetare Greke !!

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t'i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.

Shkruan: Spartak Ngjela

Pas me shumë se një një shekulli, ka ardhur koha t’i tregojmë vendin politikës mesjetare dhe raciste antishqiptare greke
Të gjitha qeveritë greke, si në një korr vajtimi, edhe pse Greqia kishte aneksuar një territor të gjerë puro shqiptar si dhuratë që i bëri Franca dhe Rusia, krijoi mitin e Verio Epirit grek, për të aneksuara si toka greke Korçën, Gjirokastrën, Himarën Vlorën deri në Berat.
Dhe e dini se ku është sekreti i gjithë kësaj marrëzie? Te fakti që në këtë territor jeton ortodoksia shqiptare, dhe te fakti që shumica e popullsisë të Greqisë deri në vitin 1890 ka qënë arvanitase; domethënë shqiptare.
Frika nga gjuha shqipe në Athinë dhe në Stambollin e Sulltanëve ka qenë proverbiale; kurse arvanitasit në Greqi u ndaluan me dhunë që të flisnin shqip.
Dhe e dini pse Athina Zyrëtare dhe Kisha greke dridheshin nga gjuha shqipe dhe donin të shtriheshin në territoret e Shqipërisë së Jugut? Sepse ortodoksia shqiptare, e gjitha nacionaliste, iu rrëzonte tezën absurde që shqiptarët janë Turq.
Po ortodoksët shqiptarë që nuk i përfillnin fare dhe i përbuznin grekët e ardhur nga Anadolli dhe Lindja e Mesme, turq janë? Ja kjo ishte pyetja vrastare kundër oborrit mbretëror bavarez i cili mbretërontë në Athinë dhe që krijoi mitin grek dhe “mallkimin e gjuhes shqipe” në Greqi.
“Ortodoksët shqiptarë duhen greqizuar duke iu ndaluar gjuhën, siç ua bëmë arvanitasve, se ndryshe bie teza e panhelenizmit ballkanik”; por ata kanë shtetin e tyre, prandaj duhen pushtuar dhe te asimilohen. Ja, kjo ka qënë filozofia antishqiptare e reaksionit grek, dhe ky është thelbi i krijimit të Vorio Epirit grek, kur të gjithë mbretërit shqiptarë, edhe Skënderbeu, janë quajtur mbretër të Epirit.
Ky në fakt është një turp historik për Greqinë, por tani që jemi të fortë duhet që t’u tregojmë vendin.
Kryeministri aktual shqiptar nuk duhet të pyesë fare për shpifjet që po ngre reaksioni primitiv grek aktualisht. Ky kryeministër duhet të ruajë si një gjë të shenjtë aleancën shqiptaro-amerikane, dhe të tregojë të vërtetën e historisë së Shqipërisë hapur dhe me guxim, se kjo aleancë është sot forca e rreth nëntë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, domethënë në Gadishullin Ilirik…

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

148425491729803

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

 

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA

E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

(Analizë e përmirësuar)

Një kohë të gjatë e kam pasur këtë temë nëpër shqyrtimet e mia. Nuk na kënaqë lëvizja e tërë popullatave të rajoneve ku janë përfshirë edhe shqiptarët, me shumicën numerike, me dimensione kundër vetvetes, pa e kuptuar këtë punë.

Mua më habit fakti se, tani, mija vite, ne, stërniqërit e yllirëve-frikë, që u thomë brigë apo frikë; të trojanëve; të pellazgëve; të pellazgo-ilirëve; të ilirëve apo më mirë t`u themi Yllirëve (kështu, thëniet e tjera që gjenden për ne, nëpër shkrimet e vjetra, p.sh. hititët, po i lëmë mënjanë, si “thënie të shekujve”, e po merremi me thëniet të cilat na nevojiten, me këtë rast), të epirotëve, të maqedhonisë iliro-shqiptare, etj. janë të shkepur në të gjitha shtetet e Botës. Ne, njihemi si arnautë, arvanitas, arban, arbër, arbëreshë, e shqiptarë. Nuk këndellemi e nuk vetëdijësohemi për të shkundur njëherë e përgjithonë mjegullën e dendur të përgjumjes vdekjeprurëse nga të gjithë armiqtë e tmerrshëm kundër nesh, në të gjitha anët, dhe t`a kuptojmë se kjo “lojë” e zgjatur kaq shumë, dm.th. mija e mija vite me radhë, ka për qëllim që t`a shkatërrojë kombin tonë. Nuk na lënë që të vërejmë, kthjellët e me sy, se cilët janë bartësit më dinakë të kryedemonit; cilët janë shkatërruesit e copëtuesit të atdheut tonë shpirtëror; cilët janë gënjeshtarët më dinakë të së vërtetave tona; cilët janë gjakpirrësat më të pamëshirë, që të zhvatin qenien tonë më të shenjtë, e të madhe, të tokave të shkapërderdhura, anë e mbanë, e armiqve të zgjuar peshë, që të na gllabërisin!… Sa të duash e dhembëshme është kjo!…

Përplasemi vazhdimisht, e jemi bërë pjesë e këtyre lojërave të mëdha, me fatin tonë si komb, qoftë kjo nëpër të ashtuquajturën “Turqi”; nëpër të ashtuquajturën “Greqi”; nëpër ate që e ka gllabëruar armiku ynë, bullgaro-makedonët, e quhet “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”; Republika e Shqipërisë, të ngrehur kundër vetes nga bijtë e bijat e mashtruar, në drejtimin sllavo-greko-turk; Republika e vogël e Kosovës, si një minë e madhe e vendosur dhe e lënë që të kërcasë kurdoherë dhe atëherë kur i nevojtet kjo gjë serbëve, sepse në radhë të parë na fshikëllon fuqishëm në vesh “KOSOVO”. Ky sorollop sikur ka harruar çfarë ka zgallafitur parambrëmë në stomakun e vet Dardaninë, deri në NISH. Prandaj, kur duan të ngrehin mure nëpër Mitrovicë, kanë mundësi që t`a bëjnë; e të mos flasim për Sanxhakun e Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe vise të tjera, të qena shqiptare, por tani, një pjesë e shpopullar

Duhet që t`a kuptojmë e të shohim se cilat janë lojërat e pandershme me qenien tonë të dhimbshme; me fatcubin tonë të mjerë; me pafatësinë e madhe; me pjellën tonë të dhimbshme; me qenien tonë të kotë; të cilën na e vjedhin pikësëpari fetë e ndryshme, dhe kombi që po na shkatërrohet nëpër duart tona. Po na e vjedhin dritën e madhe, kuq si gjaku, si Dielli- Zot i Madh për ne, sepse këtë e dimë që prej fillimit. Yllirët, të shkëlqyeshëm e të durueshëm, me errësirën e errët të mesnatës, po shkatërrohen nga armiqtë tanë të shumtë: turqëve; grekëve, rusëve; bullgarëve; bullgaro-makedonëve; serbëve; malazezëve; pjesërisht nga Evropa dhe EU. Ata na e vjedhin KOMBIN dhe gjë “kryesore” e lënë BESIMIN

Por ne e shpjegojmë me pak fjalë një çështje të madhe, çka është feja, që vjen me luftë në Siri, në Alepo, me figurën e pashëmbëllt e të përvajshme: O ZOT, KU JE!…

Ku është Zoti, e kërkojmë përgjithmonë, por Zoti i Madh nuk na paraqitet, vetëm ata të cilët flasin në emër të tij. Njerëzit flasin, jo qeniet e tjera. Është NJERIU ai që e ka imagjinuar ekzistencen e tij, jashtë kësaj bote, me imagjinatë; e ka ngritur MITIN për te, në të gjitha gjuhët që i krijuar NJERIU.

Fjala e parë e librave të shenjta, sido që quhen ato, është e para fjala, pra siç na thotë Bibla: „E para është fjala“; pastaj vie çështja primare, të lexosh e të mësosh, dhe nga Kur`ani: „lexo e mëso“. E para është fjala, që megjithate shkruhet, e pastaj vie që të lexojmë e të mësojmë. Nuk thuhet se e para është që të mendosh, e pastaj vjen fjala. Nuk e dimë se pa menduar cila është fjala më e zgjedhur.

Kur flet, duhet të thuash të vërtetën. Poqese flet dhe e thua të vërtetën, aq sa të lejohet, je i njësuar me të vërtetën, flet me text e me përvojë. Teorija vjen nga përvoja; pa përvojë, te njeriu, asgjë nuk ka.

Atë tekst që të lësh pas vetes, duhet t`a mësosh mirë e të rikujtohesh. Natyrisht, duhet shkoqitur, e prap duhet shkoqitur. Mëso e dij dhe shkruaj, nga përvoja jote, e nga përvoja e të tjerëve, para teje – kjo është thënia ime dhe e mendimtarëve më të dijshëm, sepse këto premisa janë pleçnuar nga ata që kanë pasur mundësi të dijnë e të shkruajnë, dhe e kanë pasur një përvojë shumë më të mirë. Nga të parët tanë mësojmë, e kjo ka kuptim nëse lexohet, rilexohet dhe kuptohet, që të ipet më tutje. Pra, dija e pjell dijen; ndërsa mosdija e pjell mosdijen

Më së pari duhet mësuar: kush kemi qenë, kush jemi e cilët do të jemi; pra e dimë si ka qenë, si jemi e si do të bëjmë; dhe duhet të jemi të gatshëm prap të mësojmë për të shkruar këtë; sepse pa shkrim nuk do të dimë pasnesër ku kemi qenë padje, e cilat janë premisat tona të ardhshme… SHKRIMI I PARË KA QENË SHKRIMI SHQIP, ME TË CILËN KA FOLUR I PARË JONË, YLLI-FRIGË APO BRIG, I MBYLLUR NGA MBRETI I EGJIPTIT; shkrimin tonë të shenjtë, na e kanë ndaluar në vazhdimësi të gjithë ata që janë kundër vullnetit të ZOTIT, kundër të së VËRTETËS; që guxojnë të bëjnë ndonjë gjë kundër DIJES, pra, na e ndalojnë DIJEN dhe ecim me MOSDIJEN, NË MOSDIJE, duke qëndruar përherë në „në fillim“.

Kush na pengon që të dimë, është kundër të së drejtës; është kundër të vërtetës; është kundër Zotit të Madh; është kundër vetëdijes; kundër zhvillimit të popujve!…

Të tillët, i marrin 7`000.000 arnautë të Turqisë dhe nuk i lënë të mësojnë gjuhën shqipe, por turqishten dhe fenë islame me dhunë i mësojnë edhe nëpër medrese; të tillët, i marrin 4`200.000 arvanitas të Greqisë e nuk i lënë të dijnë kush kanë qenë e çfarë gjuhe kanë folur, por ua „ngjallin“ mbi kurriz se paska „racë heleniste“, që nuk t`a kapë mendja se ajo nuk ekziston, dhe i futin të mësojnë „gjuhën e tyre greke“, që është gjuhë artificiale dhe teknike; që të tjerët, madje nga vendi „i lirë“ qe 100 e sa vjet, Shqipëria, të ngrehin për hunde me prefiksa e sufiksa të fjalëve „greke“, sepse, siç thonë, “ajo është e para“, ndonëse këto janë gënjeshtra të mëdha të armiqve tanë e grekofilë. E njëjta gjë vjen për „Vorio-epirin“. Ndërsa vllahët janë “vllaznit” tanë. Ata janë shtresë sociale e malësore dhe jo etni. Dihet, gjuha shqipe ka qenë e para, përpara sanskritishtes, greqishtes, latinishtes, arabishtes, sllavishtes e turqishtes, sepse disa, nuk shkruhen. Maqedonia, nuk eksiston si ka qenë më parë, por ka disa veta që e dijnë se çfarë ka ndodhur me “maqedhoninë”. Më të famshmit ndër ta, pos epirotëve, kanë qenë dikur dard(h)anët. Sot, mezi „e ka njxerrë“ një grimcë të vogël, gjysmë-analfabete e proserbe, me emrin „Kosovo“. Këngë e dhimbshme është bërë me bijtë e Zotit të Madh, sado që serbët bërtasin “ne, jemi bijtë e Zotit”!…

Serbët ngriten në pikë të këmbëve; ndërtojnë një MURMitrovicë, derisa flejmë në gjumë, pa “guxuar” t`ua hedhin turinjëve, atë mur! Nuk mundohemi që të dijmë të vërtetën tonë, sepse jemi armull, ëndërr-me sy qelë!…

Nocionin e kombit, e etnisë, e dimë dhe e kemi ruajtur, që prej fillimit, disa veta, të numëruar me gjishta, deri më sot. As anglishtja, as rusishtja; e as frengjishtja, me nocionin e tyre „nation“, nuk e thonë as për së afërmi çka nënkupton „KOMBI“. Me flamurin, kuq e zi, vrapojmë të gjithë shqiptarët, andej e këndej, duke e çmuar gjakun shenjtë, të cilin e kanë derdhur ndër shekuj me radhë, e shqipen e kemi si totem, megjithëse nuk e dimë se është prej nesh, që në Azinë e Vogël, apo Turqinë e sotme, në të gjithë botën e gjërë, dhe këto gjëra na duken “të largëta” për pjesën më të madhe të popullit tonë, pasi këtë nuk na e thotë “bota”. Vetëm çka thotë bota, e marrim “për të vërtetë”. Shtresat e gjëra të popullit nuk janë “të ngritura”, pra janë të padijshëm. Dihet se kush janë ata që na kanë lënë kështu, ndër mileniume dhe shekuj. Jemi “zgjuar” shumë vonë apo “nuk na vjen në mendje” dhe jemi të vonuar. As mjetet nuk i kemi në duart tona. Shkurt, paratë kanë shkuar dikund tjetër, te ata që janë më të zhvilluar se ne, sepse ne nuk ua dimë vlerën parave, dhe kemi mbetur aty ku nuk duhet të ishim, ndodhemi përherë “në fillim”

Pak më mirë, për t`a shpjeguar, po e marrin një thënie të vetme nga FB, Ardiano Xhafaj, i cili thotë: Kombi dhe etnia është një bashkësi njerëzish, me numër të ndry-shëm, në një territor gjeografik të pa shkëputur, në bashkëjetesë shumëshekullore, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtën ndërgjegje-të njëjtin gjak, ndarës të së njëjtit fat, një shpirt dhe solidaritet të përbashkët natyral e sakrifice, në përkrahje të njëri – tjetrit, si dhe rrënjë, zakone, tradita dhe kulturë, përafërsisht të njëjta’’.1

Ky është kombi shqiptar, e tërësisht duhet të jetë. Kemi vuajtur mija vite me radhë e jemi “ndodhur” vetëm në një shtet të vogël, kërthizë e botës, pa e ditur se jemi bërë kundër çdo gjëje të vetes sonë, Shqipërisë, që deputetja shqiptare, këlthet në Kuvend me referat, se “mëvetësia e vendit është në pikëpyetje”, dhe “duhet një pakt i ri kombëtar”, ndësa që prej fillimit e kam pasur këtë çështje të madhe në shqyrtime, njëren pas tjetrës, tërë jetën, të zgjidhjes së çështjes mbarëshqiptare kombëtare, duke e ditur pikë se pari se jemi bërë një popullatë e madhë e të mbledhur si kombi i veçantë, të shkapërdedhur nëpër 5 shtete hileqare, të ngritura mbi ne, rreth e rrotull.

Nuk do mend se kjo temë e rrahur disa dhjetvjeçarë, e dhënë edhe si një manuskript për një libër 500 faqe A4, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedjës,2 të publikuara pjesërisht nga unë, e të përmbledhur prej vitit 1989-1999, e cila i është plaçkitur atij nga persona të SHIK-ut të Shqipërisë, duke qenë përherë afër z. Ramiz Alia, dhe të dëguara direkt e në dorë të Sllabodan Millosheviqit. Thuhet se Ramiz Alia ka qenë agjent i UDB-së, sa ishte në Kosovë, si “Komesar i Lartë” i aradhave partizane të Shqipërisë, gjatë LDB-së. Librat që u shkruan për “luftëtar të Frontit Nacional Kombëtar”, i nxjerrin të lidhur me Ramiz Alinë,3 e disa të cekur edhe nga unë, të lidhur me mua, e jo me Ramiz Alinë, si p.sh. Zenel Sadikaj, në veprën politike e publicistike, të dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Zvicrës, në Bern,4 por gazetaria e sotme i la të organizuar në anë të kundërt, të hequr përgjithmonë nga lidhjet e tyre që i kishin me mua, siç e dija unë, e mua më lanë të pashënuar, të shlyer me çdo kusht, pa ekzistuar fare në atë kohë…

Nuk ka gjë, thashë me vete. E vërteta nuk do veshë të shurdhër. Ajo, do të gjëjë vend ku të rrijë dhe do të dalë një ditë, ose do të çmendemi tërësisht.

Mjafton t`ua përmend disa tema, sepse është e kotë t`i heshtë këto punime të mia: “Mbi lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1991, të botuar me pseudonimin Flamur Kuqi”; “Shpëtimi dhe bashkimi kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1992; çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët”, “Qëndresa”, Shtator-Tetor 1993; „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, Zvicër, Gusht 1995; “Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare”, botuar paralelisht, në vazhdime: në “Emigranti shqiptar”, Tiranë, nr. 4, janar 1999; nr. 6, Shkurt 1999; nr. 8, Shkurt 1999; nr. 10, Mars 1999; si dhe çlirimi”, organ i LKçK, nr. 59, 10 janar 1999; Nr. 60, 25 shkurt 1999; Nr. 61, 10 mars 1999, etj.5 Programin e vërtetë kombëtar, gjenezën e tij, fillimet e tij, i kemi prej rilindasve. Nuk i kemi kuptuar drejtë, apo tërësisht drejtë, dhe “nuk janë thënë të gjitha”, për të shtuar edhe diçka…

Pra, do ta shifni se nuk është vetëm çështja e mëvetësisë së Shqipërisë, por ka qenë dhe është aktualisht në rrezik çështja kombit shqiptar, në gjitha trevat autoktone të tij ku jetonte e jeton ai pashmangshmërisht, nëpër vuajtje të mëdha gjatë mileniumeve.

Jo vetëm Shqipëria është në rrezik, por e tërë shtrirja e tij etnike, nëpër të gjitha ato minishtete të rijuara nga tokat shqiptaro-ilire, deri mbi Danub, e përtej, edhe nëpër Turqi e deri në kufi të Iranit, por edhe me tokat tona autotoktone, nëpër Gadishullin Ilirik, të quajtur “Ballkan”. Ato shete as që dijnë diçka për shqiptarët; nuk kanë se për çka të lodhen për shqiptarët, madje as nëpër Shqipëri, të cilët shetisin lirisht dhe e bëjnë të veten, cap-carrak, brenda natës, të orientuar nga Lindja.

Dhe, vie nga Evropa, nga Gjermania, që të na “bashkojë” me Serbinë, përmes të së ashtuquajturës “Qendrës e Përbashkët për Marrëdheniet Shqipëri-Serbi”,6 të shkruar nga Albert Rakipi, për DW (Deutsche Wele), ku fjalët kryesore i kanë serbët prej Beogradit, pedagog në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare në fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Beogradit, Dr. Predrag Bjelić dhe ish-diplomatja e lartë serbe, z. Jelica Miniç, nga Forumi për Maradhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Europiane për Serbinë, në rang shoqatash e organizatave të biznesit, të pritur mirë nga Drejtoria e Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, dhe shoqata BiznesAlbania, në rang të fushës që operohet, ani pse shumë individë, shoqata apo njerëz të mëdhenj në të gjitha tokat tona, ngrehen kudër produkteve të marruna prej Serbisë, direkt prej tregëtarëve të shumtë e të përgjithshëm të trojeve shqipfolëse.

Por, nuk po merremi me këto, mirëpo po i kthehemi edhe njëherë shkrimeve tona: nuk do mend të themi se prej vitit 1989 e këtëj kemi pasur një iniciativë të përkryer kombëtare gjithshqiptare; kemi pasë një program të veçantë kombëtar gjithëshqiptarë; kemi njerrur një revistë të quajtur “gjithëshqiptare”, “Qëndresa”; i kemi shpërdarë në të gjitha pikat e shitjes, në Gjermani, në Austri, në Zvicër; në Francë, në librarinë që kishte revista e libra shqipe; në trojet shqiptare-jashtë Shqipërisë ilegalisht, dhe në Shqipëri kemi bërë prova që t`a regjistrojnë, pa e ditur se aty do të ngritej një puç, dhe i kemi nxjerrur disa numra, së bashku me Tiranën.

Të gjithë intelektualët e mëdhenj, në politikë e në forume, të cilët, preferoheshin e preferohen; mbështeteshim e mbësheten prej strukturave të përgjithshme shqipfolëse apo të atyre shqiptare e të Shqipërisë, i thonë qëndrimet tona pa emrin tonë; pa thekse të veçanta e të aplikimit të vërtetë të tyre, të bastarduara me politikën gjithëpërfshirëse të shpërfilljes së shqiptarëve, pa akcentet tona, pa sentencat tona, në planin global dhe praktik, duke i përfshirë “zgjidhjet lokale”, jo gjithëshqiptare.

Ata janë “personalitete” të veçanta të frymimit shqip, prej kryetarëve deri te pikat më të vogla në të gjitha trojet shqiptare e shtetërore, të cilët i kanë pasur nëpër duar, apo që janë nën influencën direkte të njësive e agjeturave shtetërore apo makroshtetërore, të cilat i mbajë tokat tona nën vete; kanë edhe emër e mbiemër. Të gjithë ata që janë të mbledhur aty nuk kanë lejuar askund të përmendet emri i jonë; as iniciativat tona, madje as Komisioni Organizativ i Komitetit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, që e kam udhëhequr vetë. As që mirret nëpër gojë një letër mjaft domethënëse që ia kam drejtuar Qeverisë së Zvicrës, në Bundeshaus West, me 1996, dhe nuk përmendet as letra ime e dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Zvirës, z. Flavio Cotti, i cili i përgjigjet letrës sime, prej Bernit, me datën 21 nëntor 1996, atë kohë kur kthehet rruga mbarë për zgjidhjen e çështjes delikate të Kosovës, të cilën e botova në libër7. Letrat e tjera, nuk po i zë në gojë, as të gjitha “iniciativat”, sepse ato kthehen në vijën e tyre “të pajtimit kombëtar” dhe jo “të bashkimit kombëtar”, madje “për zgjidhjet lokale” e jo gjithëkombëtare, në nivelin e sistemit, jo të çështjeve…

Ka rëndësi plotësisht referati i Mesila Dodës,8Kuvendin e Shqipërisë, e cila i lidhë me mëvetësinë e Shqipërisë, për Bashkimin Kombëtar, e ky farë bashkimi na del me rëndësinë e dorës aktuale të politikave globale ekonomike, sado që e thekson edhe Çamërinë, Maqedoninë, Mal të Zi, shtetin e Kosovës dhe Diasporën. Në këtë aspekt tenton që të bëhet reforma në drejtësi pa kushte, duke e prishur aleancën e krimit me politikën, i cili bëhet nëpër kriminalizimin e tmershëm në të gjitha trevat shqiptare dhe shqipfolëse; bëhet papushim retorika antishqiptare; korrupsioni i fëlliqur qeveritar dhe i krimit; propaganda dhe veprimet fluide me armiqtë e vjetër; madje, kufiri i shtrirjes së sllavo-ruso-grekëve troket legalisht në derën tonë.

Siç thotë Mesila Doda, që shënohet edhe prej Shpëtim Idrizit, në mediat tona: “<Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe kërkojnë Himarën. Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe ngrejnë Murin në Mitrovicë Jo, nuk ka si të heshtësh>. Sipas Mesila Dodës, pavarësia e Shqipërisë është vënë sërish në rrezik. Integrimi i munguar i vendit, ndryshimet e raporteve gjeopolitike në rajon, reformat e dështuara, kriminalizimi i jetës politike dhe i shoqërisë, korrupsioni e vendosin mëve-tësinë në rrezik, ndërsa shqiptaria është drejt shpërbërjes. Ajo bën thirrje për një Marrëveshje të re Kombëtare”. E thotë se arsimi i unifikuar është i nevojshëm kudo, ku ka shqiptarë në rajon, në Evropë e gjetiu; po e shtojmë ne, edhe nëpër Botë; në Turqi, Bullgari, Greqi, Ukrainë, etj. madje edhe vetë në SHBA-në, sepse, në botë ka shumë shqiptarë. Ne i kemi regjistruar 20`000`000 shqipfolës, por janë shumë më tepër. “Më lehtë është të mirresh vesh në shqip, se sa në greqisht dhe rusisht”,9 thotë ajo në fund të referatit të saj, ndërsa ne po e vazhdojmë se është poashtu e rëndë të flasësh serbisht, bullgaro-mekedonisht, e turqisht, sepse janë ata, të cilët, shekuj me radhë na kanë robëruar e shkelur, me tërë makinerinë e tyre të pamatur. Greqia është dyta, Rusia është e treta, ndërsa Turqia është e para, me të gjitha mjetet…

Mesila Doda e meriton një mbështetje të fortë, sepse është tepër e veçantë. Por ajo troket vetëm nëpër derën e Evropës. Po e ndërprejmë këtu, sepse duhet ta dijmë se si është krijuar Evropa e Bashkuar. Kur troket ajo në derën e Evropës, duhet të dijë si është krijuar Evropa. Iniciativa të kthehet në fillim: kur është bashkuar Gjermania. Gjermania është bashkuar nga populli i saj, nga vullneti i popullit gjerman, ndërsa Evropa e Bashkuar është bashkuar nga vullneti i sheteteve dhe e qeverive të saj.

Pra, Evropa është bashkim i shteteve që sundojnë nëpër gjithë territorin e saj, të mëdhenjëve, jo i popujve. EU e vendosë çka dëshirojnë shtresat qeverisëse të këtyre njësive, kur nuk është në kundërshtim të më të mëdhenjëve të Evropës. Kështu është më tepër një bashkujdi apo një bashkëbisedim me kundërshtarët tanë, sesa me ne; ia jep dorën më parë Serbisë, sesa kombit shqiptar, si pjesë e gjërë e popullit të vuajtur; ajo i përkrahë parezervë kundështrarët tanë dhe është kundër kërkesave tona; është pak a shumë një dinasti e dinastive më të vogla, deri te populli shqiptar

Kjo është hierarkia e krijimit të Evropës. Më të mëdhenjtë e Evropës, në gjenezë, para se të bashkohen, i kanë mbledhur të mëdhenjtë e shteteve perëndimore; pastaj hierarkitë e sheteve që e kanë pranuar dhe janë futur në EU; dhe të tjerat më vonë. E kanë thithur këtë shtresë të lartë, që është treguar e denjë të marrë si pjesë e saj e pandashme, pra në këtë “bashkim shtetesh”. Prandaj, EU i morri këto kërkesa të tyre, e një përqindje të madhe janë aprovuar, ndërsa një pjesë e tyre është marrë parasysh. Në këtë “bashkim të shteteve” kanë hyrë armiqtë tanë dhe gjysëm-armiqtë tanë. Dihet cilët janë ata. Kundërshtarët veprojnë kundër nesh, në vijë të kundërshtarëve tanë më të vjetër. Evropa është munduar para sa vitesh të thyej Amerikën, në udhëheqjen e Aragonit, që të përmbushë lajmërimin e Biblës, “Orbis Onum”, rregullimin e botës, në bazë të principit të gjarpërit. Athua kush e la Rusinë, të bëjë atë dhembje të paparë në Siri, në Alepo, ku mija gra e fëmijë qajnë gjysmë të shkatërruar…

Nuk e kemi një “luftë frontale”, por e kemi detyrimisht të paraqesim kërkesat tona te armiqtë tanë, te miqtë apo gjysëm-miqtë tanë, në mënyrë intenzive; pa luftë; me qetësi; me plot fakte; të thëna urtë e sistematikisht. Në përgjithësi, duhet të mbrojmë e të konfrontojmë, deri sa të kuptojnë pikat e vendosjes dhe të vendosin për ne. Më parë, duhet të mbrojmë të drejtat tona legjitime; të pa shmangëshme e të kundërshtojmë ato të cilat i kanë hedhur përpara armiqtë tanë të rrezikshëm; bij të bijve të armiqve tanë; në përputhje të shpërpjesëtimit të kombit tonë, pra kombit shqiptar

Deri këtu ka shkuar përpjestimi, shpërfillja, ndarja, zvogëlimi. Tani duhet të ndalemi e të mendojmë; të ecim në krahun tjetër: të mbledhemi ngadalë, pikë për pikë.

Më së pari duhet të mësojmë si të mbledhet, e jo të zvogëlojmë; në vend të minusit të bëjmë plusin; ku ka qenë keq, të bëjmë mirë, dhe vetëm më mirë; ku jemi ndarë dhe shpërndarë, të mblidhemi e të bashkohemi e të pajtohemi; ku jemi kthyer ne kundër vetvetes sonë, të kthehemi pro vetes sonë; ku kemi mbetur padrejtësisht të paditur, të vetëdijësohemi; ku kemi mbetur pa liri qytetare, të mësojmë që të bëhet prap me lirinë e vërtetë qytetare; ku ka sunduar padituria, të bëjmë çmos të sundojë dituria; ku nuk na njohin, të bëjmë çmos që të na njohin, me të vërtetë të na njohin, me vlerat tona; ku dalin në shesh veti të liga, të bëjmë çmos të ndryshohet ky nivel i ultë, etj…

Dhe, të jemi një komb i vërtetë i bashkuar, në bashkësinë e kombeve, me veti mjaft të mira. Aty ku mbretëron urrejtja për ne, të mbretërojnë veç toleranca, mirëkuptimi, dashuria, e të jemi komb me të vërtetë i respektuar…

Duhet të marrë fund shpërfillja e tërë kombit tonë, nëpër Botë e nëpër Evropë!…

E ne të jemi një shembull i mirë për kombet e tjera të këtij universi…

1 Ardiano Xhafaj, „Nuk ka shkencorisht dy kombe shqiptare“, me datën 19.10.2016, http://www.facebook.com/Ardian Xhafaj.

2 Shikone „Biografinë“ time, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch .

3 Shikoni librin e biografisë së Dr. Besim Muhadri, „Zenel Sadiku, vlerë njerëzore madhe kombëtare”, “Pjetër Bogdani”, Has, 2016.

4 Shikoni librin tim, Brahim Avdyli, „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011.

5 Shikoni po deshët faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/qëndresa-dhe-artikujt/.

6 Shikoni po deshët shkrimin e hedhur në FB, Albert Ragipi, i datës 15.12.2016, në Gazetën “Shqipëria Jonë”, në http://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-vendi/ja-pse-e-bashkon-gjermania-shqip%C3%ABrin%C3%AB-me-serbin%C3%AB/ .

7 Shikoni veprën time, ”Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj”, faqe 195, letra origjinale e z. Flavo Cottit.

8 Shikoni theksimet e Mesila Dodës, në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën e nxorra edhe unë në FB, Sh. Idrizi „Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar“, me 15.12.2016, në Gazetën 27, Shqipëri, http://27.al/mesila-doda-mevetesia-e-vendit-ne-pikepyetje-duhet-nje-pakt-i-ri-kombetar/ .

9Po aty, në fund.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e nëntë dhe e fundit)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET  (Pjesa e nëntë dhe e fundit)

akropoli

 

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e nëntë dhe e fundit)

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

Grekë” nuk do të thotë pikërisht asgjë, pos gërxheve të maleve tona. Të gjitha i kanë qoroditur “grekët”. Aktualisht, “Grekët ortodoksë të krishterë, konservatorë dhe të konflikteve të ashpra antagoniste ndaj institucioneve të tyre qeverisëse, janë e kundërta e atyre që pritej…” 1 Mediat gjermane e titulli i gazetës sonë, shkruar nga Sokol Neçaj, për organin “27” të Shqipërisë e shpjegojnë mirë. Në titull të gazetës thuhet se “Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra të korrupsionit”. Nuk do mend tjetër…

Ne, keni parë në pjesët e përparshme dhe jemi të bindur se “kombi grek” as “populli grek” nuk ka ekzistuar në antikë e në mesjetë, deri në kohën tonë, vetëm se popullsia paraqitej se ishte me origjinë multietnike, veçanërisht në periudhën e dy shekujve të fundit. Më më shumti, në të gjitha periudhat, kishte të etnisë sonë pellgaso-ilire, pra shqiptarëve. Gjatë barazimit të fjalës “helenë” me “helenët e lashtë”, e në përkthimet e botës dhe tona “grek”, studiusit nuk na kanë dhënë asnjë dëshmi historike, gjuhësore e besimtare. Kjo është një magësi e historiagrafisë botërore. Bashkësistë fisnore iliro-iperiate dhe maqedone duhet të trajtohen etnikisht jo të njëjta, 2 të dalluara nga ajo e helenëve antikë. Kjo gjë duhet të ipet nga ana e përzierjes së disa fiseve pushtuese.

<Grekët e rinj>, më pas të revolucionit (të luftës-B.A.) të (vitit) 1821, për të cilën Nermin Vlora Falaski pohonte se <në mesjetë nuk ka patur grekë-helenë>, grekët e sotëm janë, në të vërtetë, përzirje e etnosit shqiptar, vlleh e turk”.3

Nga dita në ditë na dalin në dritë mjaft dokumenta, referenca të veprave të hershme me plot rëndësi të historisë të këtij rajoni, por pasi të dëliren prej qëllimit manipulativ të anës “greke” (po e them të shtetit të sotëm “Greqia/Hellada”!), atëherë ka mundësi të kuptojë tërësisht lexuesi më serioz i botës se shqiptarët/ilirët/pellazgët apo pellgasët janë ata që i kanë sjellur kësaj bote prej gjenezës së saj kontributin e pashmagshëm, e jo e ashtuquajtura “Greqia/Hellada”. Janë pikërist Yllirët, pellazgët, pellgasët apo si u themi ne: pellazgo-ilirët, që tërë botës i kanë sjellur rrëfime; sentenca, mitologji, zotat, mbishkrime, gjuhësi, zejtari, zhvillime teknike, etj. e të tjera, të sjellura vazhdimisht.

Bota duhet patjetër të revidojë e të korigjojë miliarda librat e veta, mbi shkencën e lashtë të historiografisë; të mësoj gjuhën shqipe përpara gjuhëve të tjera; të lexoje edhe shkrimet tona; të hartojë një shkencë të re të botës dhe të dijë se etnografia yllire/ilire dhe pellazge, jo “grekët e lashtë”, kanë qenë të vetmit që i kanë ndihmuar tërë rruzullit tokësor me zhvillimin përparimtar, deri në ditët tona.

Paraprakisht, bota duhet të gjëjë “rrënjët e grekëve”, që janë mëse një gënjeshtër e qartë e duhet t`i diskualifikojnë, ashtu siç i meritojnë gënjeshtarët.

Në kohën tonë, nëpër libra e në shtypin “grek” vijnë plot e përplot mashtrime të tilla të pseudoshkecës, por edhe shqiptarët e Shqipërisë janë plot me gënjeshtra të tilla. Në shtypin e kohëve të fundit, ngërthehen këto gënjeshtra “greke”.

Ne, po e marrim një “thënie” të gazetarisë sonë, kur thuhet se “arvanitasit ishin vetë Athina dhe gjuha e tyre ishte gjuhë e tatarëve”,4 në të cilën “grekët dëshmojnë”, sipas gazetës “Rrënjet e grekëve”, e cila, për ne, nuk qëndron, se jemi ngopur me gënjeshtra të tilla. Nga “shpikja” se “gjuha e Athinës” ishte “gjuhë e tatarëve”, mendojmë se tatarët nuk kanë çka kërkojnë aty, madje as në shekullin e XIX. Të dhënat më të sakta dalin nga dora e autorit Dhimitriu Bizantiu, në vitin 1836, vetëm pak vite pas çlirimit nga sundimi i perandorisë Osmane dhe njohjes së Greqisë së pavarur, i cili thotë:

Vizitorët vinin re me habi se banorët e fsahatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit te shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin <arbërisht>, ku ishte e njohur gjërësisht si Arvanitëshe”.5

Pra, këtu është e vërteta. Gjuha që flitshin në Atikë e Athinë ishte gjuha shqipe.

Kur kryeqyteti, Athina, Atika e Pellaponezi flisnin gjuhën shqipe si gjuhë të saj, me dalektin e saj “abërishte”, pra, e ashtuquajtura “Greqia Qëndrore” dhe Pelloponezi, veq Thesalisë, Maqedonisë së Greqisë dhe Epirit, të cilat e dimë si kanë qenë dhe si janë, atëherë, përse t`a quajmë “Greqi”, kur më e drejtë do të ishte ta quanim me emër tjetër. Dihet se arvanistasit, që janë arbëreshë të konvertuar, të cilët luftuan për atë vend, e çliruan, e formuan, e krijuan, e ndërtuan dhe e udhëheqën, ashtu siç e thotë Skender Shala, në shkrimin e tij, me 1 tetor 2016, në organin “Pamfleti”, me titull: “shteti është i arvanitasve, raca e helenëve është një ideologji e rreme”, mund të quhej shteti i arvanitasve, jo “greqia”,6 apo me emrin tjetër, si në histori, “Arbëri”, të cilin nuk e zënë në gojë ata që banojnë nëpër të ashtuquajturën “Greqi”.

Ne, po e marrin një shëmbull nga një artikulli i vendosur në Revistën “Drini”,Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, të gjithë janë shqiptarë”, të dates 17 tetor 2016, në cilë thuhet se gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për “gjakun e përzier shqiptaro-helen” dhe po kështu edhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë, që janë dëshmitarë të së ashtuquajturës “Greqi”, gjatë shekujve XVIII-XIX. Në atë periudhë, në artikullin e përmendur nuk i ka zënë në gojë historianët Fallemayer, Gobineau apo Benlow, të cilët janë anatemuar keq për vlerësimet e rolit të shqiptarëve në “ripërtëritjen” e të ashtuquajturës “Greqi”. Artikulli thotë se “nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët grekë të gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t’i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Europës pa kufij”. 7

Autori sikur ka të drejtë, në këtë pikëtakim të dy popujve, shqiptarëve dhe atyre të cilët banojnë në të ashtuquajtën “Greqi”, të cilët i cilëson studiusi austriak Jakob P. Fallmayer, se ata janë të përziera “me mbetjet turko-mongole e sllave”, bashkarisht me popullin autokton etnik të “Greqisë”arvanitasit, arbërit e konvertur në gjuhën e dytë fenikase të Kadmit, krahas gjuhës shqipe, deri në shekullin e XIX, janë “me ato pamje kreshnike e madhështore, trima me fletë si shqipe mali, me fustanella, armërt ngjeshë plot hijeshi, koloriti i kostumeve më të bukura në botë… burra viganë, plot gjallëri, me një qëndrim plot madhështi” 8, të cilat janë tipare të mirëfillta shqiptare.

Sot, duhet të zbulohet e të këndellet prej “gjenezës” së dëshme të “Greqisë së re” ky shtet artificial, dhe kur të “zbulohet” historia e shqiptarëve mbrenda këtij Gadishulli, atëherë edhe “Turqinë e mori lumi”, pra edhe Turqisë i vie fundi.

Ne e kemi thënë se prej Babilonisë e nëpër Gadishullin Ilirik e deri në rrethinat e gjëra të Europës, andej e këndej, janë Yllirët, iliro-pellgasë, pra iliro-shqiptar. Nuk e kemi harrur se Albanët, një fis i devotshëm i themelimit të Gjermanisë, janë albanët që e kanë sunduar Shqipërinë, prej mesjetës, pra Arbërinë.

Ideologjia për të ashtuquajturën “heleniste”, sipas “helenëve”, e racës së shpifur helene dhe ideologjisë së gënjeshtarëve “grekë”, sipas tyre “Greqisë”, është e gabuar. Truqia është e arnautëve, siç i quan ajo shqiptarët, por duhet t`a lejojë e mësojë nëpër shkolla gjuhën shqipe, sepse të mbramit janë 6`800.000 shqiptarë; ndërsa ato toka në të ashtuquajturën “Greqi e pavarur”, janë toka autoktone iliro-pellazge dhe shqiptare, të Eprit; të Maqedonisë greke; të Thakisë; të Greqisë Qëndrore dhe Atikës; e tërë tokës së Pelloponezit. Këtu do të bashkohen edhe Maqedonia tjetër; Kosova Veri-Lindore; Sanxhaku i Serbisë; Sanxhaku i Malit të Zi dhe e tërë toka shqiptarë e Malit të Zi.

Raca e “helenëve” është mashtruese, sepse janë tri raca në botë. Kjo nuk është racë, sepse raca e Europës quhet raca e bardhë apo ariane. Shqiptarët janë aty, e “helenë” nuk ka pasur e as nuk ka. Arbërit e konvertuar në gjuhën fenikase janë arvanitasit. Sot, ka mbi 4`200`000 arvanitas, në të ashtuquajturën “Greqi”.

Jakup Philipp Fallmayer, në veprën e vet, “Historia e gjymë-gadishullit Morea gjatë Mesjetës” është përpjekur të shpjegojë popullatën që jetonte në gjysmëgadishull, e cila ishte tejet e manipuluar, nëpër venat e të cilëve nuk rrjedhte asnjë pikë gjaku nga gjaku i “grekëve”,9 të cilët ishin shumë të pabesë, siç thoshte, në njëfarë forme, ai:

Një stuhi e tmerrshme shpërndau deri në këndin më të largët të Pelloponezi një racë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve…” 10

Grekët” i gjëjmë në shtypin botëror si “grek” të përzier “ngatërrueshëm”, pra, herë të fiseve fenikase, egjiptiane e assiriane, me autoktonë; herë si fise turko-mogole e sllave me autoktonë; e herë të tjera si përzierje racash sllave dhe arvanitovllahe.11

Ndonjëherë, më së shumti i gjëjmë të “kombësisë greke”, të përzier në një shtet multietnik me arvanitasit e të tjerë, në shtetin “Grek”, prej 10`500`000 banorë.

Ky është kulmi i gënjeshtrave të tilla. Fallmerayer shkon më larg sa t`i quajë më tutje “Scythians-Sllavët, Iliro-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët”,12 që quhen “grekë”. Siç thotë vetë gazetari “grek”, z. Nasos Theodoridis, “grekët janë përzierje rracash (po e them, sipas tij) <sllave (këtu përfshihen të gjithë sllavët!) dhe arvanito –vllahe> (shkencëtarët thonë se ata janë vëllezërit tanë malësorë, por bëjnë përpjekje të shpallen si “minoritet”, sado që disa shkencëtar të njohur, p.sh. Zhan Klod Faveirial dhe Robert d`Angely, me veprat e tyre i diskualifikojnë si etnitet!13). Kështu na del se vllahët (etimologjikisht, vlla-h, do të thotë “vëllau”, në dialektin gegërisht!) janë edhe ata “vëllezër” me arvanitasit, të cilët, nëpër luftëra të rrebta kane qenë një shtresë sociale e etnisë sonë, e cila është tërhjekur nëpër male e fusha të larta, për të mbijetur.

Nasos Thedoridis hynë në analizat e tij me Jakob Philip Fallmerayerit, të “grekëve të lashtë” me “grekët e rinj” apo “modern”, për vëmendjen e opinionit të gjërë. Ai futet edhe njëherë që në shekullin e VI-shtë me dyndjet sllave dhe kalon edhe nëpër shekujt e VII, VIII, XI, X, XI e XII, deri në kohët moderne, të cilat nuk po i marrin në shqyrtim, sepse u jep më shume se duhet vend, duke i zmadhuar për t`i quajtur “të natyrshme” e për të justifikuar thëniet e tij. Kuptohet se ky shkrim është botuar në gazetën turko-greke të Thrakës, “Trakyan`in Sesi”, me 9 dhjetor 2010.

Prandaj, duke u lodhur së shfletuari gazetat e organet e mundshme shqiptare e të tjera, ndalemi te “Kanuni TV-Portali i të vërtetës Shqiptare”, në Opinione, në një artikull të veçantë, ku treshja mogole-sllave është tradicioanlisht rrënuese e kombit të mirëfilltë shqiptar, siç e thotë vetë Spartak Ngjela, një prej advokatëve më të mirë të Shqipërisë, me datën 15.11.2016.14 Rusia-Greqia-Serbia janë treshja e mallkuar, e cila, i zonon në mënyrë sistematike shqiptarët, nga jashtë dhe mbrenda.

Ai e thotë me 6 nëntor të këtij viti, thënien gjeniale të tij se Rusia i trembet forcimit të mëtutjeshëm të Shqiptarëve, prandaj mjaft të këqija na vinë njëra pas tjetrës nga Evropa, por edhe nga Bota, sepse e matë pulsin e mbrendshëm të forcimit tonë, prandaj të triat rreshtohen në një blok. Rusia, Greqia dhe Serbia forcohen më parë se ne. Siç pohon Spartak Ngjela, ish-Ministri i Drejtësisë u bën thirrje për prezencën ushtarake të USA-së në Shqipëri. Pritet që shqiptarët do të forcoheshin më shumë, me prezencën e tyre ushtarake. Rusia do të mbetej më poshtë, sado që i vlon mendja.

Tani është rasti të kthehemi herën e fundit nëpër histori. Edhe njëherë sillet historia në tryezën e politikës “greke” dhe kjo nuk është një histori e vërtetë, sepse e vërteta historike bazohet në fakte të dëshmuara e jo në hamedjet “greke”. Ne e keni dëshmuar çka do të thotë poli-a-tika, nga e cila vjen poli-tika: shumë rrugë, rrotull, i ndjekur nga insekti helmues i quajtur “grek”. Ky farë “greku” del sot nëpër gënjeshtrat “greke”, që di të gënjejë bukur, edhe kur thotë se “nuk ka ekzistuar populli shqiptar para shekullit 12 (pra, e thotë “populli”, e jo kombi shqiptar!), as në Greqinë e sotme”, siç gënjen Teodor Pangallos-i, në artikullin e tij të botuar në gazetën “Tema”, me 7 nëntor 2016, të përkthyer shqip nga gazeta “Republika”, prej origjinalit nga http://www.tovima.gr, i cili ka edhe fjalë të sakta, për origjinën e tij arvanitase, dhe i cili është rritur edhe në një familja arvanitase. E tërë familja e tij kanë folur shqip, arbërisht, pra “arvanisht”.

Ai ishte që dikur thoshte se “nuk është historian, që të sjellë mendime të bazuara në histori, por është arvanitas, poltikan, atëherë duhet të mbajë vendin që i takon”, madje në gjuhën mëmë, gjuhën arbërisht, pra shqip, të cilën ai i thotë “arvanishte”.15

Për ne që u lindëm në shtëpi, ku gjyshja jonë fliste arbërisht… është shqipja e pastërt e shekullit të XIV… kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore… Për ne, humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmbanë një kulturë, të cilën jo në kushtet e një shtypje, sepse arvanitasit nuk mund t`i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë… duhet të dalin në dritë gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndyshe, po mbeti në errësirë do të jetë një atdhe i humbur, siç deklaronte ai, në tetor të vitit 2002, duke marrë pjesë në Arkivin folkloriko-muzikor në Athinë, kur u bë prezenitimi i Antologjisë së Këngëve Arvanitase të Greqisë, përgaditur me kujdes nga këngëtari dhe muzikologu i shquar, Thanasi Moraiti, poashtu arvanitas. 16

Greqia i detyron <grekët> me origjinë shqiptaro-arvanitase që t`iu kundërvihen shqi-ptarëve”– thuhet në artikullin e Arben Llallës,17 por do të kisha thënë se kjo dhunë “greke” i detyron shqiptarët e mashtruar nga kjo ideologji “greke”, kudo që janë ata, si janë të shkolluar apo të pashkolluar, që t`u kundërvihen shqiptarëve të mirëfilltë me “greqizmin” e mësuar përmendësh. Kjo është e vërteta e hidhur: ajo i vendos kundër shqiptarëve të mirëfilltë jo vetëm greko-arvanitët e shqiptarët, por tërë botën, të vënë si nëpër një “magji”, sikur të qenë lindur në “Greqi”.

Qindra herë e kam shikuar filmin për fëmijë “Mrekullia e Monhatanit”; përherë e kam ndëgjuar e nuk jam ndalur në të vetmen sentencë të filmit, nën produksionin e John Huges. Papritmas e ndala në një pikë, kur thotë tekstualisht, se njeriu mund të besojë se “një gënjeshtër që një të qeshur e nxjerrë me dredhi”, por, pranë saj qëndron e pa-epur, e vetmja sentencë: “e vërteta, që e nxjerrë një pikë loti”! E vërteta e jonë e mxjerr një pikë të tmerrshme loti, dhe ajo është e vërteta, e sakta, e shqyrtuar njerëzisht, me dhembje të thellë. “Greqia” na shokon me këto gënjeshtra të saj, të pandalura…

Nëpër gjumë, të mashtruarit, i pëshpërisin “magjitë teorike fenikase”, si gjarpëri që të kafshon në befasi. Së pari, se ata paskan qenë “grek”, pra “helenë”, prej kohësh të cilat nuk mbahen në mendje; së dyti, se paskan marrë pjesë në luftërat me Trojen e famshme dhe ate e kanë udhëhequr; se i kanë Dodonat e tyre; se paskan Zeusin dhe Zotat e tjerë nga Olimpi (edhe pse e dinë se Tomori është Shqipëri, por nuk ka problem për ata, sepse e zhdukin nga hartat); pastaj ata i shërbekan hellenizmit, madje edhe të vrasin publikisht shqiptarë, madje edhe fëmije të veçantë e të shëndosh të Epirit nëpër gjenocidet e shumta, me sopata; dhe të flasin gjuhën “greke”, që nuk është fare greke, por gjuha e dytë fenikase, me fjalorin e Kadnit.

Deputeti Teodor Pangallos deklaron kushtimisht:

Arvanitët e Atikës dhe e pjesës tjetër të Greqisë Qëndrore (kuptoni greqisht: Stera Ellada!), të Peloponezit, Epirit, Thesalisë, edhe në prefekturën e Evros…” janë “luftëtarë të paepur, bujq të ashpër, blektorë energjikë, që pavarësisht nga dygjuhësia dhe raporti me popullsinë e përgjithshme, dhanë kotributin e tyre në udhëheqjen shkencore, politike dhe ushtarake të vendit”… “ aleatët kryesorë të arvanitëve të krishterë të Sulit ishin çamët musliman të Thesprotisë…”.18

Pra, të mbajmë në mendje, “Greqia Qëndrore, Atika, dygjuhësia, dhe aleatët çamë” do të kuptojnë definitivisht, se nuk ka pasur asnjëherë “grekë” të vërtetë, por avranitas.

Arvanitasit janë komponentë e madhe e të qenurit “grek” dhe kanë rëndësi të madhe e të jashtëzakonshme për ekzistimin e këtij vendi, të krijuar vonë në krijimin e sheteve, dhe pikërisht të krijuar nga armiku i ynë më i madh- Rusia; por i ndihmuar nga të dy kombet e tjera të Evropës, Franca dhe Anglia. Ajo është ndihmuar edhe nga politiko-kracia e kombeve të Evropës e Botës, të mbledhur nëpër fuqitë e mëdha, të prirë nga racizmi helen e të kindapuar nga urrejta e lartë.

Njëherë e përgjithmonë duhet të thehet ky racisëm; ky shovinizëm, ky sharlatizëm i forcave regresive të botës udhëheqëse nëpër shtetet e Evropës dhe të Botës, para kësaj të thehet ky disastër i madh e fodull i Greqisë, por edhe nëpër shqiptarët, që të tokitet njëherë e përgjithmonë në ndërdijen e ndërgjegjen e fjetur të forcave progresive të dijes, nëpër të gjithë botën, anë e mbanë, sa të zgjohet ky njeri i shtruar keqas për dhé.

Ai është i fjetur, i gjakosur, i ç`njerëzuar, i shrytëzuar, i shokuar, amull, gjysmë i vrarë e gjysmë i gjallë… Të mos u shërbejë armiqve të vetë, me gjëra të paqena…

Ky njeri, si shqiptar, duhet të lidhet nëpër viset e tija përmes të ashtuqajturës Greqi me trojet e veta Ylire, ilire dhe Yllirians në Turqi dhe të zgjohet nga letargjia e madhe.

E sotmja Greqi duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë prej shovinizmit ndaj të gjithë shqiptarëve dhe të mos i ndajë sipas politikës fetare. Toka e saj ka qenë e është një tokë arbërore, yllire, ilire dhe pellgaso-shqiptare.

Duhet të heqë dorë prej ideologjisë shoviniste të hellenizmit kundër shqiptarëve dhe të mos e përkrahë Rusinë kundër nesh, ani pse e ka të njëjtën fé. Duhet të na kërkojë mija herë falje për gjenocidin e paparë ndaj çamëve, sepse janë vëllëzërit më të mirë e më të përvuajturit, që kemi. Duhet të këkojë mija herë falje prej shqiptarëve e të mos insistojë të “ngrehë” më lartë me politikën “greke”, te të ashtuquajturit “grekë” të Shqipërisë, sepse janë me fenë ortodokse të gropuar mënjanë, sikurse ortodoksët e tjerë të vendit tonë dhe i kanë të gjitha të drejtat. Të lirohen prej fyerjeve nga helenizmi racist. T`a dinë se asnjëherë nuk kanë qenë “të tillë”, por kësaj i vie erë shoviniste

1 Sokol Neçaj, „Mediat Gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit”, të publikuar me 9.12.2016, në organin «27.al», http://27.al/mediat-gjermane-greket-jane-pertace-hileqare-genjeshtare-dhe-mjeshtra-te-korrupsionit/ .

2 Shikoni në fund të artikullit të organit “Shqiptari.eu”, “Populli grek në Mesjetë nuk ekzistonte! E në shekullin e 19-të, e gjithë Greqia ende fliste vetëm shqip”, të datës 24.02.2016, megjithëse nuk pajtohem tërësisht me këtë shkrim, http://www.shqiptari.eu/populli-grek-ne-mesjete-nuk-ekzistonte-e-ne-shekullin-e-19-te-e-gjithe-greqia-ende-fliste-vetem-shqip/ .

3 Po aty, në fillim.

4 Shikoni shkrimin e datës 15.07.2015, pa autor, të marrur prej „AlbaniaObserver“, „Arvanitët ishin vetë Athina dhe gjuha e tyre ishte gjuhë e tatarëve“, e cila sot nuk del në internet, por unë kam pasë shtypur, që atëherë, të cituar prej organit të internetit „Lajmiri“, http://www.lajmiri.com/2015/07/greket-deshmojne-ne-vitin-1836-arvanitet-ishin-vete-athina-dhe-gjuha-e-tyre-ishte-gjuhe-e-tatarve-foto/ .

5 Po në atë artikullt të “Lajmiri”, 15.07.2015.

6 Shikoni shkrimin e tij, Skender Shala, “Shteti është i arvanitëve, raca e <Helenëve> është një ideologji e rreme”, në organin “Pamfleti”, të dates 1 tetor 2016, në http://www.pamfleti.com/shteti-eshte-arvaniteve-raca-e-heleneve-eshte-nje-ideologji-e-rreme/ .

7 Luan Rama,Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, të gjithë janë shqiptarë”, të dates 17 tetor 2016, në revistën “Drini”, në http://www.revistadrini.com/2016/10/17/letra-e-panjohur-ska-greke-ne-athine-te-gjithe-jane-shqiptare/ .

8 Nga artikuli i Skender Shalës, në organin “Pamfleti”, po aty, më tutje.

9 Nga i njëti artikull, më tutje.

10 Fjalët e Fallmayer-it, në krye të artikullit të përkthyer për nevojat e publikut shqiptar nga Altin Kocaqi, të dhënë me titullin „Ekskluzive: Grekët e sotëm janë një përzierje sllave dhe arvanitovllahe“, me 30 shtator 2016, i Nasos Theodoridis, në organin GazetaInfoPress, http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/ekskluzive-greket-e-sotem-jane-nje-perzerje-rracash-sllave-edhe-avranitovllahe-2/ .

11 Ky artikull, më tutje.

12 Ky artikull, në fillim.

13 Po i përmendim dy vepra të historisë: Robert d`Angely, „Enigma- nga pellazgët te shqiptarët“, Tona, Tiranë 1998; dhe Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004.

14 Spartak Ngjela, „Treshja mongole sllave: Rusi-Greqi-Serbi, tradicionalisht rrënues të kombit Shqiptar”, “Kanuni TV-Portali i të vërtetës Shqiptare”, 15.11.2016, në Opinione.

15 Shikoni shkrimin e Arben Llallës, „Pangallos dikur pranonte: arbërishtja ishte shqipja e vjetër“, te Gazeta 27, Replikë me Teodor Pangallos, me 8 nëntor 2016, në http://27.al/pangallos-dikur-pranonte-arberishtja-eshte-shqipja-e-vjeter/ .

16 Duke cituar fjalët e Teodor Pangallosit, nga i njëjti artikull.

17 Po aty, në këtë artikull.

18Shikoni fjalët e Teodor Pangallos, të përkthyer nga http://www.tovima.gr/opinions/article/?aid=842107/ nga redaksia e gazetës „Republika.al“, të botuar me 7 nëntor 2016, në „Gazeta Tema“, Theodhoros Pangalos, „Arvanitas dhe shqiptar“, në http://www.gazetatema.net/web/2016/11/07/theodhoros-pangalos-arvanitas-dhe-shqiptare/ .

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

refik-hasani

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Shkruan: Refik HASANI Përveqë 100 qindë mijë euro që jan ndar për maternitetin në Preshevë ku Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Kosovës ndau nga 50 mijë euro, nuk dihet nëse jan ndar këto mjete dhe jan shkuar në destinimin e caktuar!?. Ende me Abetarete nuk është zgjidhur problemi për t’u pajisur nxënësit e këti rajoni të trazuar që është më i diskriminuar. Republika e Serbisë me buxhetin për vitin 2017, jan parashikuar 40,5 milionë euro për pakicën Serbe në Republikën në Kosovë. Kurse, Në buxhetet e Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Qeverin e Republikës së Shqipërisë nuk jan parashikuar të ndahet asnjë cent për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. 06 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Nata e Vitit të Ri, TVSH-ja sfidon televizionet më të mëdha të vendit

Nata e Vitit të Ri, TVSH-ja sfidon televizionet më të mëdha të vendit

tvsh-ja

Nata e Vitit të Ri, TVSH-ja sfidon televizionet më të mëdha të vendit

Nga Vepror Hasani

Ishte çelja gazmore e programit që na mbajti mbërthyer te Televizioni Shqiptar. Kontrolluam disa herë stacionet televizive më të mëdha të vendit dhe përsëri mbetëm aty. Programi kishte nisur bukur dhe me humor dhe nuk dinim çfarë do të ndodhte më pas. Dy konferencierët: “gjiganti” Romir Zalla dhe “e vogla” Ervina Kotolloshi, e njohur si “Ponja”, personazh i interpretuar me sukses prej saj, paralajmëronin prezantim të këndshëm të spektalit. Ata të dy na kujtonin Olion dhe Stelion. Zalla njihet për finesë në humor, Kotolloshi ngjall kërshëri edhe pa folur. Qeshnim edhe kur ata të dy nuk kishin filluar të flisnin. Përzgjedhja e konferencierve ishte një zgjidhje e mirë. Që në start TVSH-ja ishte disa pikë më përpara me stacionet e tjera televizive. Kamera, si padashur, na tregoi këngëtarët që merrnin pjesë: Luan Zhegu, Kozma Dushi, Valbona Halili, Eli Fara etj. Kërshëria u shtua së tepërmi. Po aktorët kush do të ishin? Prej kamerave u shfaq një pjesë e tyre: Marjana Kondi, Zyliha Miloti, Zef Deda, Zamira Kita, Gent Hazizaj, Elvis Pupa etj. Fillimi i spektalit intrigonte kujdesshëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Kritikë

Regjia e spektaklit paralajmëroi natyrshëm edhe diçka tjetër. Programi festiv, përveç këngëve dhe humorit, do të përcillte edhe kritikë ndaj të metave të vërejtura në art dhe muzikë. Nuk do të bëhej humor për humor, ashtu siç ndodh rëndom ditëve të sotme. Edhe kjo gjë i nxiti njerëzit ta ndiqnin me vëmendje programin e Televizionit Shqiptar. Kozma Dushi, bie fjala, nuk dëshironte të ishte qoftë edhe për një çast të vetëm këngëtar i një teksti të pavlerë, i shoqëruar nga një kor që përsërit të njëjtat fjalë pa asnjë ide. Komi u ngrit të këndojë dhe nuk e çoi këngën deri në fund sepse kërkonte që kënga e tij, ose të ishte e përkryer, ose të mos ekzistonte fare. Kështu e përcolli së paku regjia mesazhin e këtij aspekti. Për Komin, vetëm gjërat e vërteta jetojnë gjatë, dhe ai kishte të drejtë. Humori i viteve të shkuara e tregoi më së miri këtë gjë. Pjesa humoristike “Sheqer apo krypë”, u kujtoi të gjithëve lojën e shkëlqyer të aktorëve Durrsakë. Sërish u ndoq me vëmendje të veçantë, njësoj sikur të shfaqej për herë të parë. Çdonjëri kujtonte sa shumë kishte qeshur me këtë skeç të 30 viteve më parë dhe prapë qeshte po njëlloj. E pabesueshme! Artin nuk e zbukurojnë pantallonat e grisura, as harresa e këngëtarve të vjetër, as ftesat për pjesëmarrje pa pagesë, tha Kozma Dushi, jo pa ironi.

Vlera dhe antivlera

Pas këtij momenti teleshikuesi kuptoi mirë çfarë do të shihte dhe do të dëgjonte nga programi i natës së Vitit të Ri. Vlerat e vërteta nuk braktisen nga askush. Nuk do të kishte zhgënjim. Në skenë u ngjitën instrumentistët e talentuar të familjes Qerimi. Në lokalin ku festohej nata e Vitit të Ri mbretëroi heshtja. Deri në përfundim të interpretimit nuk u dëgjua asnjë zë. Arti i tyre nuk ka “silikon”, gjithçka është bio, ashtu sikurse pjesa humoristike e aktorit Sejfulla Myftari me “Alooo, Lushnja… më jepni munalen….”. E njëjta gjë ndodhi edhe kur këndoi aktori i mirënjohur Erion Mustafaraj, i njohur ndryshe si “Beni ecën vetë”. Përmes humorit, ai ironizoi me antivlerat: “Këngët nuk dëgjohen më, – tha Mustafaraj, – por shikohen, që një këngë të jetë e përbotshme, duhet të ketë pak rrok, pak tallava, pak nga të gjitha…”. Pas tij, aktorët shkodranë interpretuan pjesën e mirënjohur humoristike “Kunati i shokut Xhemal”. Edhe pse që nga ajo kohë kanë kaluar gati 30 vjet, shumë fenomene janë përkeqësuar. Qeveritarët sillen si pashallarë; të kesh mik një ministër të hapen të gjitha dyertë. Kritika e spektaklit shoqërohej vazhdimisht me humor. Nga të pranishmit u tha se gjithçka ishte realizuar nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Artistët

Këngëtari Luan Zhegu i dha atmosferës festive një bukuri tjetër. “Këngët e rinisë” të kënduar prej tij, u shoqëruan nga të pranishmit që gjendeshin në ambientet ku festohej. Këshu ndodhi edhe me këngën tjetër të tij “A do të vish”. Refreni: “Alo, alo, ty të dëgjoja dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja, se fsheha lumturinë dhe në çast të thashë të dua, dhe kjo ndodh me çdo njeri”. Edhe kënga e fqinjës ngjalli emocionin e viteve të shkuara. Ndërkaq, aktorja Marjana Kondi bëri një rrëfim artistik për gratë e viteve të shkuara. As kondi nuk ndenji pa qëlluar mbi zhvlerësimin e asrtit të sotëm. Mjeshtëria e lojës aktriale të saj i bëri njerëzit të qeshnin me gjithë shpirt, por Kondi sikur ta dintë ç’po ndodhte në një nga lokalet e Korçës, tha: Sot është më lehtë ti bësh njerëzit për të qarë dhe shumë e vështirë ti bësh të qeshësh. Shumë nga ata që bënin humor shtoi Kondi, nuk jetojnë më. Ndoshta aktorja donte të thoshte: Nuk është mirë kur artistët ndahen nga jeta të harruar. Pas Kondit këndoi Zyliha Miloti. Spektakli vahdonte të mbante mbërthyer vëmendjen e njerëzve.

Përmbyllja

Nuk mund të ndalemi në çdo aspekt të spektaklit madhështor të Televizonit Shqiptar. Shkurtimisht po bëjmë një parkalim të tyre: Valbona Halili këndoi këngën e dadës; Elvis Pupa, tregoi për djemtë emigrantë dhe për vajzat e mbetura pa martuar; aktorja Zamira Kita solli botën e thashethemeve të qytetit të Korçës. Rrëfeu një histori si e bënë me barrë një vajzë të beqare. Njerëzit qeshnin me të madhe. Ia njohin këtë dobësi qytetit të Korçës. Nuk bën dot pa thashëetheme. Me të qeshura të shumta u shoqërua edhe pjesa humoristike e aktorëve të Fierit, të quajtur “Globalizmi, ku njerëzit për filxhanë përdornin kana uji, për lugë përdornin garuzhde, për qirasje përdornin tepsi etj. Krahasuar me ditët e sotme ngjarja paraqitej tejet anakronike. Kjo ishte dhe arsyeja e qeshjeve të mëdha. Gent Hazizaj rrëfeu një ngjarje që shkonte shumë mirë më zotimet e politikanëve të sotëm, që premtojnë gjithçka që u kërkohet dhe nuk bëjnë asgjë. Pas tyre këndoi Eli Fara. Gjithçka ishte mbresëlënëse. Spektakli i natës së Vitit të Ri ishte një festë që do të mbahet mend, gjithkush ka çfarë të tregojë prej saj, për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin. Ishte vërtetë një sfidë për gjithë televizionet e tjera./kanunitv.blogspot.al

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e tetë)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET  (Pjesa e tetë)

harta-europes

 

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e tetë)

Rënimi nuk kishte të ndalur në Perandorinë Bizantine, deri në përfundimin e saj, me 19 maj 1453, por ne po kthehemi edhe njëherë në shkrimin tim “Epiri, toskëria e vjetër ku flitej shqip”, në të cilin shkruhej:

Një mijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit, Epiri shkëlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit”1 dhe sundoi prej vitit 1204 e deri në vitin 1215. Ai “bëri çmos për t`i dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm shqiptar, që kishte kryeqytet Artën. Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204 dhe nuk ka pasur <helladë> të vjetër.”2.

Despotati i Epirit e kanë sunduar despotët e Epirit: Teodori, 1215-1224; Mihali II, 1237-1271; Niqifori, 1271-1296; dhe Thomai 1296-1318. Në kët vit përfundon edhe Despotati i Epirit. Këtë na e dëshmon lista e J.J.Norwich.3

Pra, nuk ka qenë prezente “Greqia”, aq më pak me kufinjtë që ka sot dhe aq më tepër se ka qenë gënjeshtër e gënjeshtarëve të “helladës”, të nxitur nga mashtrimet e shkruesve, edhe prej atyre që quhen sot “shkencëtar” nga bota. Në qoftë se duhet të huajt të quajnë këtë shtet si shtet “Grek”, atëherë le të ngjallen e të shohin edhe njëherë si i kanë shkepur nëpër tërë botën gënjeshtrat e veta, që po ua njerrin sytë.

Atëherë do të kenë patur “arësye” gjermanët t`i quajnë “grekët” kështu, sepse ata e kanë patur mundësi të gënjejnë veten me ideologjinë e “hellenëve” e t`a bëjnë “komb”.

Hellenizmi nuk ka qenë kurrë një “komb”, por ideologji, dhe ideologjia është në radhë të parë një ide, e cila e dërgon popullatën e mashtruar në racizëm, në vrasje të mëdha të atyre që ia nxjerrin cuklat pak nga pak mashtrimeve. Dhe, kjo i referohet një gjendjeje abstrakte, jo konkrete, jo objektive, që nuk mund të quhet “komb”.

Grekët”, që kanë dalur kështu prej dorësh, kanë mundësi të gënjejnë mija herë e të tradhëtojnë, pasi tradhëtinë e kanë futur në gjak. Dhe, kështu kanë të drejtë edhe gjermanët të tradhëtohen prej tradhëtisë së “grekëve” apo “helenëve”, përderisa ata e tradhëtuan perandorinë Bizantine me topa të mëdhenj, prandaj atëherë ia kanë hapur ketë shteg të këqijave që vinë një nga një, sa të përkahin serbët, serpentët, surbit, sorbit, kashkait, sllavëve, rusëve, bullgarëve, e bullgaro-mekedonëve, që i gënjejnë se ata janë “mekedonët”, e nuk janë ilirët e pellazgo-shqiptarët, etj. etj.

Në qoftë se nuk mund të shembej me “topa gjermane” perandoria Bizantine, edhe ashtu do të shembej përdhé nga revolta e mbledhur e popullit iliro-pellazgë apo Yllir, thjesht pellgasëve që flenin pranë shtëpive të ndërtuara pranë pellgjeve, shqiptarëve të sotëm, me Epirin e krijuar që me 1204, me despotatin e saj. Njëqind e sa vite qenë futur nga mbrenda, po këta, që ta shembin atë Perandori, por u bënë më të fortë ata të cilët i suleshin kësaj perandorie Byzantine apo Bizantine, osmanët, e t`a thyejnë me 19 maj 1453. Pikërisht me osmanët dhe ish perandorinë Osmane, të prishur pak nga ajo që ka qenë më parë dhe me themelimin e Republikës së Turqisë, me flamurin tonë ilir, Yllin me Hënë, deri më sot, përmes ëndërash prap për t`a ngjallur, po këtë “perandori”, me fenë islame. Do të ishte shembur përgjithmonë perandoria Byzantine nga llava e zjarrit, brenda tyre, prej ilirëve, yllirëve, pellagaso-shqiptarëve. E tërë bota do të ishte shumë më e pastërt pa fenë islamike sunite e pa ortodoksizmin.

Po ndalem edhe njëherë në artikullin gazetaresk të Matern Boeselager (ju lexoni: Bëzenlager), sipas të dhënave e thenieve të redaktorit Berthold Seewald, i cili thotë se perandoria Bizantine, e cila e quante veten si “perandori romake e lindjes”, prej themelimit dhe të marrjes së Kostantinopolit nga Turqit (qyeti i quajtur kështu për nderë të Konstastinit të Madh; “polis”, do të thotë “qyteti”, sipas gjuhës pellazgo-fenikase, të cilën autorët dhe perëndimi e quajnë “gjuhë greke”!), më 19 maj 1453, e ka zgjatur përmbi njëmijë vite. Dhe, mbi qindra vite kultura bizantine në të gjitha pikat dhe për gjithçka, është harruar, çka bota perëndimore nuk e kishte para vetes, sepse bota perëndimore nuk e kishte as edhe një shtëpi me tokë të fortë si pallatet e Stambolit, atëherë Kostantinopolit, për ne-Kostantinopojës, që kishte mundësi në atë kohë t`i ndërtonte dhe t`i mbanëte, pra në shekullin e gjashtë, kur është ndarë nga perandoria Romake, sepse në Angli, pas tërheqjes së romakëve, pas treqint vjetëve, e kanë harruar si mund të përdornin rrotovilën apo toçilen e bizantinëve, përderisa e përgadisnin mëndafshim. Pra “grekët” e sotëm nuk janë “grekët” e vjetër.4

Në këtë pikë kanë shumë të drejtë. Por duhet ta dinë se përse “grekët” e vjetër e gjetën idenë e tradhëtisë së tyre, që ta quajnë vetveten “hellenë”, derisa bota i quante “grekë” dhe as ata nuk kishin një gjenezë, pos asaj që e thotë Tukididi, në veprën e tij I, pjesa e 3, e nuk e përbëjnë një popull apo një etni; nuk e përbëjnë kështu as edhe një trung etnik dhe kombëtar, por një grup kulturor e një ansambël familjesh,5 të cilën duhet që ta merrnin parasysh të gjithë shkencëtarët e botës së gjerë dhe të mos i quanin “grekë”, grekët e vjetër, përderisa e kemi veprën e Tukididit. Qytetërimi i lashtë i këtyre vendeve, është ngatërruar për qëllime ekskluzive të politikës së superfuqive dhe forcave që duan të jenë “superfuqi”, madje të Evropës e të Botës.

Shqiponja ka qenë kurdoherë totem për shqiptarët, pa marrë pasysh se ato janë shpërndarë prej feve të ndryshme, paraprakisht romakëve, “grekëve”, bizatinëve, dhe të të tjerëve. Ajo i mbanë përherë dy koka: vetëm kombi iliro-pellazgë dhe shqiptarë di t`i shpjegoje pse i mbanë dy koka. Sepse gegët dhe toskët janë vëllezër të një trupi. Prandaj, në krye të pallatit perandorak që rrënohet nga topat gjermanë duke rënë si perandori, ne e shohim se e ka të vjerrur shqiponjën me dy krerë

Etnonimi “hellada” nuk është natyral, por artificial. Është ngritur sipas bindejeve të atyre që duan të jenë mbi të tjerët, siç reagon një reagues, në vazhdimin e shtatë të këtij shkrimi, te Kastriot Rramollari, Aleksander Vasil, “është gjendje dhe jo popull”, dhe se “helenizmi ka qenë një sistem vlerash shpirtërore”, por e ngatërron “popullin” e “popullatën” me etninë, megjithëse thotë “jo popull” dhe kur “këto vlera ti shndërrojë në popull me etni të caktuar”, sepse janë diametralisht të ndryshme.

Ai i përzien edhe persët, Diriusi i Madh, prej Kadmit, që nuk janë as pellazgë; as iliro-pellazgë dhe as shqiptarë.6

Popull, popullatë, etni e komb i kam shpjeguar më parë shumë mirë. Aleksander Vasil i ngatëron këto terme në mënyrë qesharake dhe të pakuptueshme. Por, nuk po futemi ndër këto përzierje qesharake të iluminizmit me helenizmin dhe helenizmin me “Alkiminë e Lartë”, dhe “Alkiminë” me “Titanin Mërkur”.

Të gjithë ata që jetojnë e banojnë në njëren ndarje adminstrative të tokave iliro-pellazge apo pellgase, sipas bindjeve të tyre edhe fetare, në kohën e krijimit të këtij vendi si “shtet”, të krishterimit ortodoksë, “i kanë vetëm të krishterët ortodokse”, siç thotë Sulejman Mato7, pa e ditur se martirët e krishterimit kanë qënë pikërisht ilirët dhe pellazgo-shqiptarët.8 Shqiptarët janë edhe sot në tërë botën e mirëfilltë mjaft tolerantë ndaj çështjeve fetare dhe nuk kanë luftuar për fetë, por për atdhé, që është më tëpër se bindjet fetare. Kjo është gjuha dhe gjaku i tyre, jo bindja.

“Helenët” kanë qenë një pakicë familjare dhe kulturore dhe nuk ka pasur gjasa të quhet “komb”. Ata, vazhdojnë të quajnë vetveten kështu. Nuk janë etnitet etnik dhe as identitet i “kombit”, por ideologji, për t’i shkrirë të gjitha etnitë e tjera në “grekë”. Njërëzit që u mobilizuan nëpër shekuj e mileniume nën idelogjinë “heleniste” u quajtën “helenë”, ndërsa filozofia e tyre u quajt “filozofia heleniste”.

Thënë më qartë, nën ideologjinë “helene” u futën të gjitha etnitë e tjera, e për t`a bërë këtë lidhje një “lidhje antike” e njëkohësisht “lidhje moderne” u ngrit një “komb” dhe një shtet artificial prej shqiptarëve të asimiluar, dhe e quajtën nën emrin “Greqi”.

Fjala “helenë” për judët (judejtë), në kohën e rrymës së helenizmit me plotë fise pellazgo-ilire, i kundërvihej fjalës “judë”, siç e ka thënë Pararigopulo, në veprën e tij, vëllimi 2, faqe 14, e cituar prej Sulejman Matos, vepra e cituar, e njëjta faqe. “Ata e njësuan kombin me fenë”– siç thotë Aristidh Kola, në veprën e tij “Avranitasit”, f. 516 (ne, nuk e kemi të qartë se ku është botuar, por e përmendim nga autori i jonë, Sulejman Mato, e njëjta vepër, e njëjta faqe),9 është një fanatizëm fetar i rrëmbyer i njezëve shpirtvogjël e budallenj të këtij shteti10.

Nga teoritë klasike etnia e përcakton legalisht krijimin e një shteti dhe jo feja. Gjuha është e dyta. Marrëdhëniet me të njëtën gjuhë brenda territorit të caktuar si “shtet” bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kësaj etnie, prej tregëtisë e deri në kulturë.

Ndarja adnistrative e shtetit të krijuar “greqi” nuk bëhet mbi këto tri baza. Etnia që rrjedhë prej fjalës atë-etër dhe kombi që e përfshinë të gjithë këtë etni në një komb, mund t`i ketë një ndarje administave; dy apo më shumë ndarje të tilla; të përblidhet në një shtet, republikë, federatë apo konfederatë. Termi “nation” dhe “nacionalitet”, do t`i ketë më pak kondita të themelimit, që të zëvendësojë një komb.

reagimin e Aleksander Vasil, nobelisti grek për letërsi, Odisea Eliti, thotë se dikur shkruante, duke iu referuar me këtë të gjithë grekëve, “ne e krijuam helenizmin, e shndërruam helenizmin në popull”, Ai thotë se ata janë krijuesit “e helenizmit” dhe këte e kanë shndërruar “në popull”, jo në komb. Aleksander Vasil e merr një gjë abstrakte” dhe e shndërron në “objektive”– e cila kurrën e kurrës nuk bëhet me shkencë. Por, ai e bënë këte “me ndihmën e fuqive të mëdha”. Nuk e vranë mendjen se në këto “fuqi” ka qenë Rusia, Anglia dhe Franca. Aq më tepër me “alkimi”, prej të “abstrates”-helenizmit- si ide e kthyen në objektive, pra në popull hellen/helenë, që të tjerët u thonë “grekë”, por jo etni, jo nacion dhe komb, por e quajtën “si shtet”, 1921-1927-1929, kur është themeluar “Greqia/Hellena“, “Ellinikí Dimokratía”.

Grekët janë gjeneruar dhe rigjeneruar me shqiptarët, ku edhe sot janë në më shumë se gjysma e popullit me origjinë shqiptare. Grekët e sotëm janë miks prej dhjetëra rracash, të cilat, kisha ortodokse i futi në mikser edhe nxorri prej andej një produkt të cilën e emëroi si “grek ortodoks”.11 Feja luan më rol se kombi. Thirren në fe, se sa në prejardhjen e tyre kombëtare.

Helenizmi nuk është një entitet etnik dhe as identitet kombëtar, por është ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë tjera në grekë, dhe prandaj njerëzit e tillë u quajtën helenë, ndërsa filozofia: heleniste. Nuk ka asnjë hartë antike, por edhe as mesjetare, që mund të tregojë emrin Greqi, dhe në shek. XVII-XIX u përdorën termat Greqia antike dhe moderne. Prandaj, thënë qartë, nën petkun e ideologjisë helene (për të bërë këtë lidhje antike-moderne) u ngrit një komb dhe shtet artificial (prej shqiptarëve të asimiluar etj.) me emrin e quajtur Greqi”-thotë Sheradin Berisha, në faqen e tij.12

Në të vërtetë, për faktet historike, shkruan mjaft qartë shkencëtarja Elena Kocaqi, në veprën e saj. Ajo, ndër të tjera thotë se “Faktet historike që shqyrtuam më sipër, na tregojnë se nuk ishin shqiptarë vetëm grekët e mesjetës, por edhe ata të antikitetit, e kishin origjinën e tyre nga Iliria. Në hartat e mesjetës nuk përmendet kurrë ndonjë nocion gjeografiko-etnik me emrin grek, ndërsa Shqipëria ndodhet në të gjitha hartat… Faktet historike tregojnë se helenët e kanë origjinën nga stërgjyshërit e shqiptarëve…”.13 Kjo e vërteton pikërisht të vërtetën e hidhur se i tërë territori që sot quhet “Greqi”, në kohërat e hershme, kanë banuar. Historikisht është edhe sot ai një territor ku kanë shkuar të banojnë shqiptarët.14

Arvanitët e quanin Greqinë e mesjetës Arbëri dhe këte na dëshmojnë shumë fakte historike. Në veprën e përmendur të Elena Kocaqit thuhet, ndër të tjera, se “ata vetëshpallen arvanitas, duke e përdorur kështu termin me të cilin grekët i quajnë shqiptarët, dhe “mesa duket, arësyeja e kësaj zgjedhje s`ishte etnike, por fetare.15

Greqia ishte shpallur si një shtet homogjen dhe etnik. Edhe këtë nuk e lejonin të gjitha normat kombëtare dhe kështu bënte çmos në “zhdukjen e etnive të tjera” që ekzistonin brenda kufijve të saj, dhe më gjërë, sepse të gjithë ishin ortodoksë dhe midis tyre kishte pak të besimit tjetër islamik.16 Në të vërtetë, nuk ka pasur aspak komb “grek”, por “shteti” i tyre ka qenë produkt i fuqive të mëdha e armikut tonë të madh Rusisë, me të tjerë, prijetarë me Kishën Ortodokse të tyre, që në shek. XIX.17 Nuk ka arësye tjetër pse ajo i prinë rusëve e sllavëve tjerë ortodoks, së pari Serbisë e Malit të Zi, por edhe sllavo-makedonëve apo bullgaro-makedonëve dhe bullgarëve, sa i përket politikës së tyre raciste prej racizmit të okupatorëve, për t`a rrudhur e shpopulluar nga rajonet e veta historike të banuara me iliro-shqiptarë, por edhe për t`a bërë “të panjohur” nga ate me emrat e gjuhës krejt tjetër të vendeve; që vie nga ky territor i okupuar dhe i mbajtur me dhunë të hapur nga luftërat e bëra kryeput nga Bullgaria, Rusia, Serbia dhe Greqia, pra nga koha e ringjalles së ortodoksisë së Rusisë. Armiqësia të cilën e ndjenjë shumë ortodoksë ndaj papatit dhe Romës, vie sepse iliria e kishte tërë Gadishullin Ilirik, Evropën e Turqinë, të vetën.

Koncepti “helen” duhet të shkoqitet mirë. Ne po e marrim prapë Elena Kocaqin. Në veprën e cituar, thotë se “helen është një person që ndanë idealet e kulturës antike të epokës klasike. Termi helen përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe e marrin atë false helene… Grekërit modernë kanë braktisur realitetitin dhe jetojnë në botën ideale. Helenizmi nuk ka lidhje me etninë, por me një ideal, me një imazh perfekt… Kjo është ideologjia e parë që ka krijuar një komb në historinë botërare”… Kemi një “komb” me filosofi idealiste. “Të mos dish t`i vlerësosh vlerat e vetes, është mëkat po aq i madh sa edhe ta mbivlerësosh veten…”.18

Këtu na lidhen katër mendime të botës shkencore. Ato shihen edhe te Sheradin Berisha, në pjesën e dhënë, por direkt prej veprës së cituar të Elena Kocaqit:

Misha Glenny, në „The Balkans, Nacionalism, War and the great powers“, faqe 26” shkruan: <Vite më përpara, koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët nuk e dinin cilët ishin>”.19

Madje, sipas antropologut Roger Just, shumë nga <grekët> e shekullit XIX që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helen ( ata e mësuan këtë titull nga fanariotët – thotë Sheradin Berisha), por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave.”20

Studiuesi Vamik Volkan, në “Blood Lines form Ethnikc Pride to Ethnic Terorism“ (f.121-122) thotë, se: <britanikët, francezët dhe rusët kërkonin që identiteti i grekëve modernë të ishte helen, që t’i përgjigjej nostalgjisë evropiane për restaurimin e qytetërimit para krishterë helen>”.21

Ndërkaq, William St.Clair në studimin „That Greece Might Still Be Free“ shkruan se <grekët modernë kishin një mundësi që të zbulonin se cilët ishin dhe të vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre. Bota e jashtme( fuqitë e mëdha – Sh.B) kishte vendosur për ta. Ata do të quheshin grekë dhe vendi i tyre – Greqi>“.22

Greqia pra i ka tiparet e një sheti të kulluar teokratik.23 Kjo na e shpjegon se ajo e ruan bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, Anglinë , Francën zyrtare, por edhe me Bullgarinë e Serbinë. Pa kosultime të gjëra me ta, ajo nuk vendosë mbi shqiptarët. Ata e kanë bërë „shtet të pavarur“, dhe për këte e bëjnë bashkëpunimin. Pra, Greqia i prinë armikut tonë kombëtar-Rusisë.

Feja është një nga tiparet e kryesore të padiskutueshme të helenizmit modern. Kleri ortodoks ka një rol shumë të madh në asimilimin e kombeve të tjera në helenë, pasi ortodoksët brenda shtetit ai i ka quajtur automatikisht grekë…Kleri ortodoks ka pasr një rol të madh brenda vendit si mbi politikën, ashtu edhe mbi politikanët…“.24

Shqiptarët ortodoksë quhen automatikisht grekë, pavarësisht se s`dinë asnjë fjalë greqisht“.25 Kështu, po e përmbledhin në radhë të parë se popullsia shqiptaro-vllehe, në vitin 1828 e mbërrinte kulmin. Ishte popullsia zyrtare e shtetit „grek“. Ky shtet i përvetësoi popullsinë shqiptaro-vllaho-sllave të Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë në vitin 1912, kështu që numri i tyre arriti në 2`500.000 banorë. Në vitin 1923 ajo mori popullatën shqiptare të Turqisë dhe numri i tyre arriti 3`600.000 banorë.26

Pra, feja është tipari kryesor i helenizmit dhe nuk është komb. Bizanti ishte armiku më i madh i helenizmit. Kur pretenduan se ata i përkisnin filosofisë së lashtë të cilët filluan t`i quanin „helen“ u zhduken me fanatizëm nga priftërinjtë dhe murgjit bizatinë. Greqia e sotme nuk ka pasur asnjëherë lidhje me Bizantin, sepse asnjëherë nuk ka qenë si „shtet“, e as si „mbretëri“, përpara shekullit të XIX.27

Fanatizmi „helen“ është ruajtur që prej Patrikanës Ekumene Ortodokse, që janë quajtur fanariotët, në Stamboll, pas konsolidimit të tyre nga konglomerati i pakicave etnike nga Gadishulli Ilirik (sot Ballkani!) dhe gradualisht i krijuan „grekët e rinj“.

Siç thotë Sheradin Berisha, në këtë pjesë që e cituam, „fanariotët kanë qenë një shtresë intelektuale“, të cilët, e përdornin gjuhën artificiale të tyre fenikase, me alfabetin e Kadmit, por të ndryshuar të tretën herë në kohën e Bazilit, në vitin 1000 të erës sonë, të bërë për arsimimin e tyre. Prandaj ishte pikërisht kjo shtresë nga pakicat etnike apo shtresa multietnike, e cila na u bë bërthamë e vetme e helenizmit. Lufta e shqiptarëve e Pelloponezit dhe e Atikës, në mes të viteve 1821-1829, që është bërë për çlirimin e tokave të tyre nga Perandoria Osmane, është shfrytëzuar nga kleri ortodoks dhe fuqitë fituese, për të krijuar një shtet të pavarur.28

Pra, kështu është “krijuar” shteti “Grek” dhe “popullata greke”.

Më tepër, do të shohim në pjesën e nëntë…

1 Brahim Avdyli, „Epiri- toskëria e vjetër ku fliste shqip“, të publikuar nga publikimet e përparshme, me datën 26.09.2016, në http://lajm.co/epiri-toskeria-e-vjeter-ku-flitej-shqip/.

2 Po aty, në vijim.

3 John Julius Norwich “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie(330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 380.

4 Edhe njëherë mund të shikoni shkrimin e Matern Boeselager, Die <Welt> deckt auf: Die Griechen sind gar keine echten Griechen!”, http://www.vice.com/de/read/die-welt-deckt-auf-die-griechen-sind-gar-keine-echten-griechen-463.

5 Shikoni edhe njëjherë veprën e Dr. Arsim Spahiut, “Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (sh. XX-II para e.s.)/Mitologia dhe feja epirote”, Vëllimi I, GEER, Tiranë 2008, faqe 52.

6 Shkëputje nga interneti dhe FB, me rastin e shpërndarjes së pjesës së shtatë nga Kastiot Ramollarit, një i njohur i im dhe i Tauland Dedjës.

7 Sulejman Mato, “Në kërkim të rrënjëve”, Dudaj, Tiranë 2005, faqe 223.

8 Po aty, e njëjta faqe.

9 Po aty, e njëjta faqe.

10 Siç thotë Aristidh Kola, të përmendur nga autori i ynë, faqe 224.

11 Shiko polemikën e disa personave, në faqen, Albanians are 100% Illyrians, në http://www.facebook.com.

12 Shikoni shkrimin e shkurtë të Sheradin Berishës, në http://www.pashtriku.org , kur flet për krijimin e Greqisë.

13 Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, EMAL, Tiranë 2010, faqe 47.

14 I njëjti autor, e njëjta vepër, faqe 53.

15 Paulo Petta, „Stratiotët, ushtarët shqiptarë në Itali“, Tiranë 2006, faqe 31, të cituar nga Elena Kocaqi, në veprën e përmendur, faqe 30.

16 Shikoni të Elkena Kocaqi, faqe 76.

17 Shikoni edhe fillimin e Sheradin Berishës, në internet.

18 Elena Kocaqi, e njëta vepër, faqe 80.

19 Për këtë vepër nuk është dhënë Shtëpia Botuese, as vendi dhe viti, ndërsa për të dytin nuk është fare në literaturë. Është cituar prej veprës së Elena Kocaqit, faqe 81. Këtë parregullsi i lëmë botuesit dhe jo autores.

20 Po aty, faqe 81.

21 Këtu dhe në vijim nuk është dhënë shtëpia botuese dhe vendi, por viti është dhënë. Edhe këtë parregullsi ia lënë botuesit dhe jo autores. Po aty, faqe 81.

22 Po aty.

23 E njëjta vepër, faqe 85.

24 I njëti autor, e njëjta vepër, faqet 84-85.

25 Po aty, faqe 84.

26 Po aty, faqe 75.

27 Po aty, faqe 88.

28 Sheradin Berisha, në pjesën e cituar për krijimin e Greqisë, nga http://www.pashtriku.org .

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e shtatë)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e shtatë)

konstandini-i-madh

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e shtatë)

 

Kur ndahet historia e Maqedonisë antike, ajo ndahet në dy periudha kohore: a) periudha legjendare, që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore, e cila lidhet me këto të dhëna gojore deri në vitin 500 p.e.s.; dhe b) periudha historike, që fillon nga viti 500 p.e.s. e zgjatë deri në vitin 148 p.e.s. 1 Neve na intreson periudha e dytë, që mbaron në vitin 148 p.e.s., e cila përputhet me deklarimin e Kuint-Kyrs, historian latin i shekullit të I-rë p.e.s., që përshkruan komplotin ushtarak, ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedon, të cilët nuk dinin fare “greqisht”, pra, në të vërtetë gjuhën e shkuar fenikase, që ishte gjuhë teknike, jo zyrtare. Pra, gjuha fenikase ka qenë “një gjuhë” e cila sot quhet “gjuha e atëhershme teknike”, jo gjuha “greke”.

Kuptohet se ajo nuk është folur as atëherë në të gjithë territorin e këtij vendi sa na quhen sot “Greqi”, por ishte e përdorur pjesërisht në ato toka të pushtuara nga fenikasit dhe të tjerët “të huaj”, pra fiset jo pellazge dhe jo pellazgo-ilire.

Kur flasim për fiset, atëherë nuk flasim për “etnitë”. Etnitë janë kombet, ndërsa fiset dhe farefiset janë shumë më të vogla. Nuk kanë qenë farefiset dhe fiset ato që themelojnë një “komb”, por shtetin, kur themelohet, në qoftë se ka qenë nëpër histori “të themeluara si shtet, sepse as “fiset” nuk kanë qenë “etnitë themeluese” përveç etnisë së madhe pellazge e pellazgo-ilire, siç e thote Prof. Nezir Myrta: pellgasët, apo pellgasët ilir, pra shqiptarët e sotëm apo Yllirët e vjetër. Shteti është ndarje administrative, që përmblidhet me një popullatë, por populli është prej etnive të përbëra, e nuk është prej një kombi. Kombi i madh i atëhershëm ka qenë kombi i Ylirëve, i Ilirëve, i Pellgaso-ilirëve, që ka zotëruar disa shtete.

Dihet nga kjo gjë se Maqedonët, pra iliro-pellgasët, edhe pse gjeneralë të njohur, nuk e kanë ditur gjuhën teknike, madje as në “Greqinë Qendrore”.

Duhet të shohim mirë kronologjinë historike në këto anë. Të dimë më së pari se si janë të organizuara njësitë adminstative në tokat të ashtuquajtuara “Greqi” dhe të dime se nuk eksistonte as “greqia” apo “hellada”, pikërisht me këtë “famë botërore”, të cilën e pëshpëritin “hellenët” për vetvetem dhe bota për ata që i quan “grekë”.

Duhet të dimë pikë së pari se a kanë qenë më të njohur të ashtuquajturit “grekë” apo kanë qenë më të njohur epirotët e makedonët, të cilët kanë qenë pikërisht iliro-pellazgë dhe shqiptarë të sotëm. Në qoftë se është e drejtë kështu, atëherë si është e mundur që “grekët”, apo siç e quajnë veten e tyre “hellenët”, kanë “ekzistuar” atëherë, kur dihet se në trevat e Maqedonisë antike, të Thesalisë, të Epirit e deri në Pelloponez, nuk kanë qenë fare “grekë” dhe “helenë”; dhe si është e mundur që ky konglomerat të na e palçkitë historinë, me “historinë” e tyre të paqenë? Dhe, si mund t`u ndihmojnë për këtë plaçkitje këtij “konglomerati” ata të cilët e quajnë veten “botë përparimtare”, apo “botë shkencore”?! A e shkelin me dy këmbë historinë?!…

Dihet se përse erdhi me aq urrejtje Paul Emili, latin tipik, me ushtarët romakë, diku rreth vitit 168 p.e.s. që të thei ushtarakisht të gjithë maqedonët me Perseun (179-169), të fundit nga mbretërit e famshëm maqedonë,2 të cilët ishin iliro-pellazgë, jo “grekë”, dhe shkatërroi poashtu 70 qytete të epirotëve e të molosëve, për shkak se e mbante faltoren e Dodonës dhe mitin e saj; perëndeshën Sellena, me kokë të prerë nga Samotraka, nga toka iliro-pellazge.3

Dihet se dhjetra gomarë i ngarkon të bartin me mund arin e plaçkitur këndej detit, me vete, dhe kjo mund të konsiderohet “një arësye” e daljes këndej detit për të plaçkitur me dhunën e luftës, sepse nuk kishte tjetër si t`i nxisë luftëtarët romakë pos me plaçkitje të pafund. Lufta ishte arësyeja kryesore: të shkatërrojë tërësisht ata që nuk i theu kundërshtari i jonë i parë, d.m.th. tri fiset e ardhura.

Pikërisht këtu duket e vërteta: në qoftë se fenikasit, dorianët e assirianët nuk ia arritën të shkatërrojnë tërësisht epirotët, maqedonasit e pellazgët, që janë fise të Yllirëve, pra iliro-pellazgë apa Pellgaso-ilirë (jo te djali i vajzës së Europës, Iliri, që ishte vazjë e Harmonisë dhe Kadmit!), atëherë do të provonin të dytët që t`a bëjnë këtë punë- romaket, me gjuhën artificiale të tyre, gjuhën latine, dhe duhet të dimë edhe kur është themeluar kjo perandori.

Historia romake është e pasur dhe e njohur nga mbretërit e Romës prej viti 717 p.e.s. e deri në njohjen e republikës, me 451 p.e.s., pasi kishte disa tronditje të brendëshme në Gadishullin Apenin, deri në luftën e parë punike dhe luftën e dytë punike, në vitin 149 p.e.s. Me perandorin Cesar bëhët më e njohur, prej vitit 60 p.e.s. e deri në 44 p.e.s. kur mbytet perandori.4 Më shumë, nuk po përmendim.

Të parën goditje të pasukseshme, e zëvendësoi e dyta. Atë çështje që nuk arriti ta marrë e para, pra fiset e ardhura, të cilat pretendojnë se janë “hellenë” apo siç i quan këto fise bota tjetër “përparimtare” si “grekë”, në bazë të romakëve, janë të dytët, romakët, me gjuhën e kundërt latine, me perandorin Paul Emili.

Pra, goditja vendimtare erdhi nga romakët, nga viti 148-149, pastaj rifillon lufta e dytë punike. Shkatërrimi pjesërisht i popullatës së madhe Yllire, apo Ilire, të cilët i ndërruam romakët, që i morën nga viti 149 e 167-68 p.e.s. deri në vitin 395 të erës sonë, e cila është e dyta goditje, e cila zgjatë 563 vite5 apo të mbledhura prej Paul Emilit 582 vite, ndërsa në vitin 395 të erës sonë vie perandoria Bizantine, me fenë ortodokse, të cilat bëjnë sipas llogaritjes sime 1058 vite të tjera të robërisë.6

Shaktërrimet e tërë popullatës së etnisë ilire apo yllire mund të logariten në tri periudha fatkeqe:

  1. Periudha e shkatërrimit prej gjenezës e deri në përpjekjet e vona të fenikasve;

  2. Periudha e shkatërrimit të perandorisë Romake dhe të perandorisë Bizantine;

  3. Periudha turko-osmane, formimit të kombeve, e deri në ditët tona.

Në qoftë se në periudhën e parë kanë qenë me dhunë fenikasit dhe disa fise të tjera, të cilët ishin me metoda tjera përkundër logjikës së Dodonës, në periudhën e dytë vinë dy perandori, njëra pas tjetrës. Etnia pellgaso-ilire ka qenë nën dhunë të pashkëputur e sistematike, të gjuhëve dhe feve të ndyshme; ndërsa perandoria Osmane e merr edhe ajo fenë tjetër si fé kryesore, të cilat, edhe sot po luftojnë.

Iliro-pellgasët, yliro-pellgasët, apo iliro-pellazgët kanë qënë e vetmja etni dhe një popullatë vendase autoktone, ndërsa hellenët kanë qenë një popullatë e përzier nga fiset e ndyshme ardhacake e pushtuese. Këtë gjë e kemi përsëritur në të gjitha publikimet tona dhe përherë. Helenët janë “shpikur” në të ashtuquajturën “Greqi”, ndërsa “grekë” u thojnë pjesa tjetër e botës, duke filluar prej gënjeshtrave romake.

Për t`ua dokumentuar ato që i kam thënë deri më tani, meqë nuk arrita të shkoi në Simposiumin e IV ndërkombëtar të Tiranës, me 18 Nëntor 2016, po e lidhi me një shkrim të botuar nga Rasim Bedo, në Kanuni TV, Portali i të vërtetës Shqiptare, se qytetërimi i ashtuquajtur “hellen” apo “grek” përpiqet të përmbytë qytetërrimin e vetëm iliro-pellgasë apo iliro-pellazgë deri në fillimin e tij, që prej shekullit VII p.e.s. e deri më tani, sidomos pas shekullit 19 të e.s.7

Për këto arësye u detyruam që ta zgjatim kohën e botimit të kësaj pjese dhe ta ndërrojmë me disa artikuj të botuar në këtë kohë, në Evropë, që të mund të shohim si ecë kjo që themi “gazetari” e “shkencë”, pa marrë parasysh se nuk janë shkencë e vërtetë dhe as gazetari e vërtetë, por një “politikë” e shkruar. Ne, po e fillojmë prej shkrimit të gazetarit të njohur nga bota perëndimore, Matern Boeselager (lexohet: Bëzelager), redaktor në gazetën e njohur “Die Welt/Bota”, i cili, ndonëse e nxjerrë si konkluzë “<Bota> shplohet: grekët nuk janë aspak grekë të vërtetë”, në mënyrë të gabuar e ndërlidhë nga mësimet e tij.8 Historinë e Greqisë përpiqet ta shpjegojë “në kohën e tanishme”, edhe pse ajo i duket riskante, deri sa përpiqet ta shpjegojë me të kaluarën e lavdishme të Greqise përmes Greqisë bashkëkohore, që ndodhet në krisë.

Këtu ka një proporcion të gabuar, nga deklarimet e gazetarit Berthold Seewald, por ne po e marrim vetën ate që na duhet dhe nuk po e shohim kontekstin politik dhe as ate gazetaresk. Unë e kam hedhur njëherë në faqen time ta lexojnë tërësisht lexuesit, pa i shpjeguar kriteret e këtij shkrimi.

Pa marrë parasysh kontekstin politik në të cilin është shkruar ky shkrim, e as ate gazetaresk të Gjermanisë aktuale-si prijetare të Europës së Bashkuar, e të gazetës “Die Welt”, po ndërlidhemi me ngatërrimet e “çështjes greke” nga mësimet e autorit “të së kaluarës” me “historinë e vërtetë”, duke i marrur parasysh se këto të dhëna i ka mbledhur autori nga librat e gazetat për Greqinë, nën prizmin e politikës së këtij shteti. “Të dhënat aktuale” na bien ndesh “me të kaluarën e famshme”.

E kaluara” bie ndesh me të kaluaren e vërtetë të të ashtuquajturës “Greqi”, por edhe me perandorinë Bizantine, sipas shpjegimeve të një serbi, të cilat janë shumë largë nga e verteta. Këto janë dyfish të gabuara. “E kaluara” ipet si “greke”, ndërsa e tanishmja na ipet si “slave, bizantine dhe shqiptare”, madje sa i përket perandorisë Bizantine, na ipet nëpër gënjeshtrat serbe, edhe duke e nxjerrur fotografinë e njohur të Justinianit si “Byzanz”, pa e cekur aspak përkatsinë legjitime të tij si ilir, duke e ngrehur nga duan serbët, sikur ata janë “të vetmit trashëgimtarë”.9

Ne mendojmë se konteksti politik i kësaj çështje dallon potencialisht nga vetë konteksti hisorik i kësaj çështje, pra çështjes “greke”, ndërsa ky kontekst na ipet i lidhur me kontekstin aktuale gazetaresk.

Në këtë shkrim thuhet: Grekët nuk janë “gjenetikisht aspak grekët e vjetër”, pa e ditur të vërtetën legjitime të këtij vendi, se nuk kanë figuruar as në historinë e vjetër “grekët” si etni, por fiset pushtuese nga Azia e Vogël; as nuk kanë patur “mbretëri Greke”, por kanë qenë vetëm iliro-pellazgë apo iliro-pellgasë me gjuhën fenikase, në përkatësinë etnike yllire/ilire, në pjesë më të kosiderueshme. Është plotësisht e gabuar thënia pasuese se “nuk dëshironin të shtypen nga turqit”, sepse është edhe ajo një thënie mashtruese, përderisa pjesa më e madhe nuk janë “turq”, por janë dardanë, illiro-pellazgë, pra 6`800`000 europianë, të quajtur sot “turq”. Të tjerët janë kurdë. Ne, do të merremi më vonë me këtë çështje, në një shkrim të veçantë…

Ai e komenton thënien e redaktorit Berthold Seewald, i cili pasardhësit e Europës Lindore të Homerit, Sokratit e Periklit thotë se janë në dispropocion të akcionit të tyre, sepse janë bazuar në arësyet e gabuara dhe përfytërimi se grekët e kohës së re “rrjedhin nga paraardhësit si Perikliu e Sokrati”, nuk ka asgjë të bazës reale, aq më pak se krijimi i “grekëve” është “një Mishmash i Slavëve, Bizatinëve dhe Shqiptarëve”, siç i përzien autori. Shqiptarët dhe Byzantët kanë qenë iliro-pellazgë dhe nuk kanë qenë “grekë”, ndërsa sllavët kanë depërtuar nëpër rrugën e tyre përmes bizantinëve dhe janë dokumentuar nëpër shekuj të tërë si okupatorë dhe shkatërrues të kombit iliro-pellazg apo shqiptar. “Greqia” është e para në këtë drejtim të shpërfilljes së kombit iliro-pellazgë apo shqiptarë; e dyta është Rusia. Më kryesorja është Turqia. Anglezët, francesët dhe rusët janë ata që dëmtuan floten osmane e tërë perandorinë.

Janë pikërisht këto kombe që “e ndihmuan” Greqinë të regjitrohet si “shtet”, duke mos e patur parasysh se nuk i kishte kriteret themelore të jetë një “komb grek”, të cilat do ti themi në pjesën për “kombet” mashtruese dhe “Greqinë”.

Por, po i numrojmë në radhë të parë armiqtë tanë: Greqia e bënë një “luftë” të rrebtë me shqiptarët; Rusia e nxitë luftën e tretë botërore dhe bënë çmos për të shkatërruar superfuqinë tjetër të botës, SHBA-në, EU-në, dhe kombin shqiptar, ajo mbetet së bashku me slavët e Ballkanit dhe Iranit; Anglezët janë “të akorduar” sa i përket “luftës” së nxitur fetare e ortodokse me rusët, serbët, por në anën tjetër është në blokun usharak të NATO-s; francezët janë “të vjetrit”, por bëhen “modern”, sa ua lejon ndërgjegja; ndërsa Turqia qëndron kryeput në krye të armiqve tanë, si sa i përket islamizmit sunit që e ka dhe është kryeput në bashkpunim të ruso-serbëve kundër shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër, bën pjesë ushtarakisht në NATO, por ajo dëshiron me çdo kusht të ringjallë perandorinë e vjetër osmane. Në njëfarë forme bashkëpunojnë me “turko-shqiptarët”, sidomos në Maqedoni dhe në Prizren e të tjera të Kosovës, ku ka mjaft islamik, që flasin “turqisht”. Këta nuk janë miq, por armiq, vetëm se duhet kthyer në këtë kamp ata popuj që bashkëpunojnë me ta.

Në këtë vazhdim thuhet: “Grekët, të cilët në saje të përfytyrimit klasik si krenar dhe të herojve të fuqishëm,…që i kanë paramenduar, në realitet shihen si njerëz të vegjël e gërmuq; me lëkurë të mbylltë e flokë të zezë”,10 të cilët nuk përputhem as me librat e mësuar nga koha antike për këtë vend. Çfarë kanë mësuar ata për “Greqinë” antike e kemi thënë ne, në shkrimet tona. Këta nuk janë iliro-pellazgë, por të ardhur nga Libia, Egjipti, Arabia, Azia e Vogël e Turqia. Në të vërtetë është mbushur “Greqia”, përgjatë mesjetës, me dëpërtimin apo me emigrimin e slavëve dhe të turqëve. Kështu është zhdukur pamja e tyre e parë; janë zhdukur “grekët e vërtetë”.11

Në përgjithësi, slavët kur erdhën deri në të ashtuquajturën sot “Greqi” ishin të gjithë së bashku. Prej tyre, ata të cilët thirren “rusë” ndahen në “rusët e bardhë” dhe “aziatikë”, deri në Iran e Indi, prej të cilëve më së shumti janë mongolianë, sepse dallojnë pak nga pamja e verdhë dhe e zeshkët. Ndërsa ruset e bardhë janë racë evropiane dhe duhet të dalojnë, por vetëm “të përziemit” me veti të tjera, janë tjerë. Serbët janë sorbët e surbi, të cilët e kanë marrur me vete fisin iranian “kashkai”. Ata janë në një familje me turqit, pra turko-iranianë, një anglomeracion nomadësh, të cilët jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan. Edhe Kashkai, sikurse të gjitha fiset e Azisë Qendrore, janë detyruar që të lënë tokën e tyre dhe të kërkojnë “toka të reja”, nga luftërat ndërfisnore, sikurse fisi hunët, visigotët, parabullgarët, e të tjerë.12 Ti shohësh këto fise dhe të mos i dallosh njërin prej tjetrit është dëm.

Grekët i kanë genet false”, thuhet më tutje. Ne nuk po futemi më thellë. Pra, bota ngjallet nga ëndërrat e para me sy çelur. Kjo është kriza më bashkëkohore. Nuk janë “grekët” si “grekë antik” për sytë e mjegulluar të botës moderne, dhe nuk janë as “grekët” e tanishëm me “grekët antikë”. Po e them se nuk ka pasur asnjëherë, në asnjë kohë “grekë”. Ilustrimet që i kanë mbushur miliona libra të kohës antike janë vetëm gënjeshtra të bukura, të pikturuara nga gënjeshtrat e ëndërrave të botës reale të kohëve të përparshme iliro-pellgase apo iliro-pellazge, të shitur për “grekë”.

Ne nuk po futemi më tepër në linjat e autorit dhe redaktorit, por po ndalemi te çështja e jonë, sepse nuk ka pasur hellen apo grekë, as dje e as sot. Dje ka pasur me renome yllirët, ilirët, pellgasët apo pellazgët ilirë, që e flitshin gjuhën shqipe, por nga këta dalojnë në të folur tradhëtarët e etnisë së tyre dhe shkruanin gjuhën e dytë fenikase, me alfabet fenikas të Kadmit, për t`u ngritur në kastë udhëheqëse.

Askund nuk ka patur “hellenë”; “helloi”; e “helenë” apo siç i thirrë ata bota e gjërë si “grekë”, brez pas brezi, me gënjeshtrat e Kadmit, përkrahësit të romakëve dhe të të gjithë kopjuesve të botës, që i thotë vetvetes “shkencore”.

Perandoria Bizatine, e cila është themeluar nga Konstandini i Madh, me 11 maj 330, ditën e hënë, dhe deri të martën, me 29 maj 1453, kur sulltani osman Mehmeti i II e pushtoi me luftë dhe me ndihmën e gjermanëve, janë 1123 vite e 18 ditë, prej Perandorisë së Shenjtë Romake.13 Me gjithë se shkruajnë disa llojesh për Bizantët, edhe të atillë që i gjykojnë të dhënat negative, si “njerëz që kishin reshtur së qeni heroikë, pa e mësuar të ishin të virtytshëm”, po i referohemi këtij autori, i cili thotë se “bizantinët ishin mistik dhe e kishin në gjak Krishtin, Shën Mërinë dhe shenjtorët”…, “bizanti ishte një autokraci, me një perandor të gjithëpushtetshëm, që trajtohej në një rang me apostujt”… 14“, pra mëkëmbës të Zotit në jetë.

Askush nuk e ka thënë të vërtetën e tyre, në histori, e as gjermanët. Asnjëri nga shkencëtarët e botës nuk e thotë etninë më të madhe të saj: etninë iliro-pellazgët

Nën Perëndinë Bizantine u lejuan edhe pakicat etnike, atëherë Gadishulli Ilirik dhe tani “Ballkan”; nga Lindja e Perëndimi, sepse kryesorët qenë interesuar për fenë e jo për gjëra të tjera. Nga kjo arësye u hodhë konglomerati i pakicave tjera nën aparaturën Bizantine; u lidhën me konturën kryesore të këtij aparati dhe e nxjerrin gjuhën e ashtuquajtur e të shkruar “greke”, pra fenikase, më të përpunuar. Kështu është botuar në vitin 1000 të erës sonë Enciklopedia dhe Fjalori “Grek”, kur dihet se ishte Perandor, perandori i dinastisë maqedone, Bazili II- Bullgaroktoni, prej vitit 976 e deri në vitin1025, që njihet si “shfarosësi e Bullgarëve”. Dihet viti 395, të erës sonë, 605 vjet më parë, kur qenë ndarë Lindja e Perëndimi, dhe në Lindje sundonte Perandori i Lindjes, Perandori Arkadi, kështu që e tërë Lindja ishte nën ndikimin e fesë ortodokse dhe aparaturës së ardhur nëpër korrupsionin fetar, moral e mistik.

Edhe njëherë po kthehemi që më përpara: i nxitur nga kjo anë e padukshme dhe “e panjohur”, por që po bëhej nga brenda e padurueshme, nga dita në ditë, te pjesa më e madhe e popullatës së etnisë iliro-pellgase apo iliro-pellazgë, erdhi gradualisht deri te më e padurueshmja, pikërisht sepse po e udhëheqnin më 1202-1204 tërë perandorinë Bizantine Perandori Isaku II- Angjeli dhe Aleksi i IV-Angjeli. Isaku i II-Angjeli kishte qenë një perandor mediokër, që ia mori të vëllait të madh Aleksit II pushtetin duke ia verbuar sytë, ndërsa Aleksi III ishte më i keq.15

Pikërisht në Evropë mbretëronte rrëmuja,16 pra nuk kemi se çka të themi më tepër, dhe vërtetohet konkludimi jonë i parë, pse gjermanët e bënë “të papriturën”.

Perandorinë Bizantine e kishin përfshirë të ligjtë e të ligave nga të të papriturat. Perandoria Bizantine ishte përfshirë në një korrupsion të paparë dhe mund të shihet edhe nga ana morale. Përbërja etnike e Perandorisë kishte lëvizur shumë më tepër, edhe nga martesat e moshave ekstreme dhe të përziera nga prejardhja etnike. Arkat e shtetit ishin bosh, siç thotë J.J.Norvitsch. Aleksi i IV-Angjeli u kurorëzua së bashku me të atin, Isakun II-Angjelit me 01 Gusht 1203 dhe i ishte i mitur.17

Pra, këtu e merr përfundimisht tatëpjetën e vet Perandoria Bizantine. Rënimi nuk kishte të ndalur, deri në përfundimin e saj, me 19 maj 1453…

1 Shefki Ollomoni, „Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë)/rrënjet e vërteta“, Botim i dytë i plotësuar, SHGB „Shkupi“, Shkup 2015, faqe 31.

2 Shikoni gjenealogjinë e mbretërve maqedonas, te Sh. Ollomoni, në këtë vepër, faqe 57.

3 Shikoni psh. në librin e Sulejman Matos, “Në kërkim të rrënjëve”, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 37.

4 Grup autorësh, “Mächtiges Rom/Grosse Kulturen, Glanzvolle Epochen”, Reader`s Digest, botimi origjinal, Paris 2000, botimi i parë (Gjermani, Zvicër e Austri), 2001; faqet 8-13.

5 Shikoni punimin tim “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, Pjesa e III, madje në faqen time provizore.

6 Shikoni, nëse nuk keni mundësi, po aty.

7 Shikoni po deshët shkrimin e Rasim Bedos, të dates 26.11.2016, “Iliro-pellazgët ishin një popull autokton dhe hellenët një popull i vonë pushtues”, në Kanuni TV, http://kanunitv.blogspot.ch/2016/11/iliro-pellazget-ishin-nje-popull_26.html.

8 Shiko artikullin e Matern Boeselager, Die <Welt> deckt auf: Die Griechen sind gar keine echten Griechen!”, http://www.vice.com/de/read/die-welt-deckt-auf-die-griechen-sind-gar-keine-echten-griechen-463.

9 E ruaj të paprekur një numër “shkencor” të “Der Spiegel”, Nr. 1/2014, “Geschichte”, “Byzanz-das Kaiserreich am Bosporus”, për ta komentuar në 148 faqet e revistës. Do të vie dita kur do ta kem komentuar…

10 Artikulli i të njëtit autor, në vazhdim, përshtatur në shqipe.

11 Në vazhdim të këtij artikulli.

12 Shikoni shkrimin e atëhershëm të Fahri Xharrës, “Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve”, http://www.gazetaditore.com/2013/05/09/shajkaqa-serbe-dhe-origjina-e-serbeve.html .

13 John Julius Norwich “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie(330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 7.

14 Po aty, faqe 9-10.

15 Shikoni te libri i J.J.Norwich, faqe 275.

16 E njëjta libër, i njëti autor, faqe 275.

17 Shikoni edhe në faqen 278.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

Pse të mos i shkruajm  Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

refik-hasani

Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

Shkruan: Refik HASANI

Diplomati portugez z.Antonio GUTERRES, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki MOON. Si president i Këshillit Evropian në fillim të vitit 2000, që udhëhoqi miratimin e axhendës së Lisbonës”,dhe bashkëkryesuar i samitit të parë nga Bashkimi Evropian-Afrika.Mbi të gjitha me një përvoj bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres,pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Aqë shumë ka vështërsi për mbijetës Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi me trajtimin e çështjesë së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare. Jan së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajm sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:

A. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendimi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992, B. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë, C. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe D. Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

Përveqë instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës do të duhej shkruarë për ruajtjën e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë infomacione nga dora e parë mbi të punësuarit në adiministratën Komunale, kadastër,polici,gjyqësi,shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve.Duke mbajtur bashkarisht kuvendi komunal i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine.

02 janar 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]