Get a site

A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS

A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS

Shkruan: Brahim AVDYLI:

A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS

THIKAT E MLLEFIT

1.

Përherë godasin pas kurrizit…

Dhembjet e mia

e përkushtimin e dashurinë

prore i keqtrajtojnë,

i shpifin gjatë mendimet që nuk thuhen

skutave të errëta të prapësirës…

2.

Djalëzia është e panjohur

nëpër të gjitha hapësirat e këngës,

ku e di unë i mjeri ç`faj kam bërë

e etja e madhe e dashurisë

plagosur rrjedhë…

3.

Laj gjak pabesie kurdoherë

rrugëve të botës

askujt nuk i kam borgj

ndër frymimet e mia për të nesërmen

për ta ruajtur

pastërtinë boreane

të maleve!…

4.

Thikat e mllefit nuk i shoh

derisa vrapoj me laps e me letër

dhimbshëm më rredhjë

gjaku nëpër fjalë,

e sa e gjatë paska qenë

jeta e përkohshme,

bota e gjallë

me Zemër le të matë

pikllimet prej kënge!…

VARGU I PAKËPUTUR

1.

Nuk e di kush më la

në këtë gjendje-

shpresë a ka vetmia,

shpirtin ma bllokuan

në këtë trup të shkallmuar

t`a dërmoj jetën e vrarë

deri në fund

kjo nuk bënë,

e dënimit tërësisht i ngjaj…

2

As grua as vajzë

nuk gjenden pranë meje

gjysmën e dëshprimit

të ma vjedhin

e të mund të m`a ndezë

një qiri

në këtë gjamë të shpirtit…

3.

Papritur erdhi

komisionari i vdekjes

të shqyrtojë

se a mund të dal

edhe përtej kësaj tragjedie

apo të shoh pak dritë

në fund të jetës,

por, kështu më la

në vrushkullin e lotëve

pa frymë

gërmuq

e në traumë të përplasjes!…

4.

Nuk e di sa e kisha

gjasën e shpëtimit

erdhi mbi mua

mjeku i shpirtit,

më tha

brenda të mundshmes

t`a bëj jetën

vargje me lotë…

5.

Kështu,

kënga do të jehojë

edhe jashtë meje-

dita do të kthehet

në filimin e vargut.

6.

Tani, kush do t`a gjëjë

frymimin e ndaluar,

komisionari i vdekjes

iku ndër fjalë

e më la

në shoqërimin e vetmisë,

kur lotët pikojnë

vargë e varg

si të pakëputur…

FRYMËMARRJET E NDALUARA

1.

Jetoj kot

jashtë të gjitha gjërave të nevojshme-

fëmijët paskan dalur prej dorës së babait

jetojnë e përplasen të shkëputur,

me lot nëpër faqe i mati lëvizjet e tyre

me të hollat që nuk janë më shumë se fymëmarrja ime

një veturë të dhënë si dënim nga të njohurit

mezi ecën nëpër rrugë

sikur të sillet rreth botës, e mjera!…

Nëpër Itali zvarriten

e në Venedik ndalem për pak

në karrikën që para dy vjetësh e kisha shkruar poezinë

e dikush ma theu pa e ditur çelësin e veturës

i merr edhe të hollat e mbyllura në sirtar

megjithëse i kishte kontrolluar të gjitha çantat e ngarkuara,

dhe mi prishi dy minuta kohë të mendimeve të rastësishme

për të ikur përtej dhembjes së pafjalë…

2.

A e dini,

Italia është e ngarkuar përtej vjedhjes legale

derisa Gadishullit Apenin i bie i vetmuar-

jam i varfër në të holla e në ndijime shumë i pasur,

duhet të ruhesh

nga djalli me ngjyrë të pështjelluar

se pështjellohet jashtë dritës,

as kokën nuk e ke në vend gjatë tërë kohës

serpentet apo jevgjitët nuk kanë emër që të kuptohet

a janë gjarpër të ftohtë apo hijena të liga të gjakut

mbeten vjedhësa të pamëshirshëm,

Zoti i Madh paçtë mëshirë për nevojtarët

për ata që nisen në Besë të tij

dhe i ruajtë nga koha e vjedhur!

MILIONA STËRKALA TË PIKËLLIMIT1

-Me rastin e mbytjes së dhembshme

të Almir Aliut, nga dora kriminelle serbe…

Rrathët e vdekjes kanë plasur papritmas

është ngrirë nën dhé buzëqeshja trëndafillore,

nga fundi i nëntokave shpirtërore klith prore Almiri

dhembja e flaktë për Ardheun e kallë galaktikën

e na i shpërdanë në miliona stërkala të pikëllimit,

vdekja papriturazi e rrëmbeu në kulmin e gazit fëmijëror

në piramidën e kufomave shekullore të gjenocideve…

Edhe po ta mbulonte deti i shqetësuar tokën anë e përtej

nuk do të na shuante kurrë nga zemra mllefin e sertë,

janë të mbuluar armiqtë tanë me një plaf të shkyer

e krijesën tonë e lanë t`a hanë gjallesa të tmerrshme të dheut

atje ku i hodhën mija të mbytur ndër urrejtje

madje edhe foshnjat që sapo kanë ardhur në këtë botë,

sikur duan me çdo kusht të pamundësojnë rriten tonë…

MERYAMUN i themi Aleksadrit të Madh e nuk është sllav

shqip ka folur e shqip qanë e qesh me rritjen ILIRE

Almir Alia mezi pret të trondisë dheun e etërve të parë

deri te Kokina nëpër bjeshkët e larta të Kumanovës

ku Dielli, Qielli, Retë, lëvizja e Yjeve mateshin ilirisht…

Athua paska tretur o Zot i Madh buzëqeshja jetësore

a mos ka ikur shpirti i tij midis bjeshkëve të dhembjes

nuk e kam tepruar aspak të mbërrij bojliat e viteve

me fuqinë e vogël e kam ruajtur paqen e shenjtë amshore!…

Vonë kanë ardhur këtu sllavët me djallëzinë e Iblisit

serbët, serpentët, sorbët, shkja, e së bashku me ta bullgarët

le ta dinë se edhe gurët do t`u përgjigjen ilirisht e shqip

mos të vazhdojnë të gërmojnë jetën nën këmbët tona

Almirat këlthisin tmerrshëm në kokat e mbushura

mjaft më na i keni krasitur krahët e njomë të viteve,

buzëqeshja trëndafillore e Almirit është ngrirë në pezm

derisa të zhduket Iblisi2 me hijen e tij të zezë!…

Iliri-Zvicër

03.07.2016

DHEMBJA E PA FUND

Si është e mundur

të kemi pak kohë

të fërkojmë dhembjet tona

e të përplasemi në fillim

me atë gur të tradhëtisë

që na pret

dy fjalë shqipe t`ia themi

njëri-tjetrit,

të ngritemi sërish

nga ajo peshë e madhe

e kohës sonë-gur

e ngadalë t`a rrotullojmë

me rëndësinë e mileniumeve.

Duhet të mos jepemi

jo kurrë

derisa te dalim mbi kodër!…

Sizif, i ziu Sizif,

sa do të vuajmë

me këtë gur?!…

Dhembja, a ka fund?!

PËRPLASJET NGA ARESI3

Në këtë kohë i kemi

tri përplasje me Aresin,

njëzetë e nënta është e fundit me të keqen

nëpër hajdutlëqet e pisave të Iblisit

edhe gjatë natës përpiqen të ma vjedhin qetësinë !…

Tani i bie prapa Zarës

ku shkolla e parë shqipe i vazhdon rrjedhat e fjalës,

e në anën tjetër është Putini

me kundërshtitë e prapta.

Duhet t`a lë prapa fatin e të jem në Kosovë

krahas kërcënimeve të vdekjes,

derisa e shkuaj poezinë

futen për derë të qenies plotë fëmijë

e i ndërrojmë disa fjalë të shqiponjës…

Kisha frigë

se ata i ruhen ariut të bardhë të Rusisë,

e pashë se dinin si fluturonin shqipet

deri te Krijuesi i Botës,

Dielli e kishte marrë tërë ditën

në krahët e tij jetëdhënëse,

prandaj, sa të duan le të pëlcasin vetëtimat

nëpër malet dinarike,

Putini le të përpiqet të mi vjedhë popujt për luftë

ai shpirtin e gjenisë nuk mund të ma vjedhë-

poezitë i kam të gatuara në qenien time,

jam ai që përplaset me Aresin

mbi ne ndodhet mileniumi i paqes me Diell

lum ai që ecë nëpër shkëlqimin e viteve!…

Autobahn, mbi Zadar të Kroacisë,

29.07.2016

OSHËTIMA E KËNGËS

Është zë i trishtueshëm

mjaft melankolik-

me vetminë e erërave

e stuhitë e dhembjes

në atë degë të pritjes…

Sa e gjërë hapësira

anë e përtej këngës

me atë tel të këputur

derisa nuk i shoh

me bebëzat e fjalëve

përtej mjegullave…

Kënga është bërë

zgjua bletësh

në të cilën

oshëtinë dhembja

nëpër tingujt e përhershëm…

MOTIVET QË NUK KAPEN

A janë mjegulla nëpër sy

a janë frymëmarrja e kohës sonë

a janë zonjat e blerta që dalldisen

apo hiçgjë që vetvritet…

A janë hije të befta këto motive

që të ndjekin pa i ndjerë pas kurrizit,

mendjen e ke të ikur në lartësi

derisa befas të prekin mbi supe…

Po të kthehesh realisht

si të ktheheshe t`a përqafosh

të Bukurën e cila moti të ka munguar

zhduken për një çast e aty nuk janë,

në stepje të mbetet kënga apo vaj!…

Çudi, si janë këto motive,

shkrihen e tretin në lumin e rritur të viteve

nëpër furtunat e jetës,

ndoshta të vjen keq e të dhimbsen

motivet e përmbytura

të duket se i ngrisin kokat e qajnë

derisa i përfshijnë valët!…

SHKATËRRIMI I QENIES

1.

A është mëkat të luhet

me ndjenjat e virgjëra

të qenies foshnjarake

nga uni të qenmes-

sigurisht se nuk e dini

prejardhjen e interesimeve tuaja,

as dhembja e paduruar

nëpër kthetrat e elektonikave

deri në vjedhjen e tmershme

të ëndërrave…

2.

Çdo gjë duket

se ka rrjedhur praptazi nëpër kohë

se nuk është diçka në rregull,

aspak nuk e mendojmë

prej cilës ndjenjë të thekshme

është prekur zemra,

Çuditërisht

sikur qenka kthyer jeta

në fabrikate,

e njerëzit e botës

janë të zbrazur nga mendimet

derisa e blejnë

edhe vdekjen më të holla…

3.

Duket se është çnjerëzuar

bota

deri në fund të fjalës

e askush nuk e merr vesh

të vërtetën e vigjër

derisa flasin

me normën e ditëve të bjerruna,

njeriun na duket se është bërë

anmiku i vetvetes

derisa errësira e mileniumeve

gadualisht e mbulon

hapësirën tonë…

4.

Tani, sikur asgjë

nuk mund të mësohet nga historia,

e largët dhe e pakuptimtë është edhe ajo

e marrtë djalli,

kush dëshiron t`a mësoj dje e pardje

sepse kështu na e përkthejnë

përkthyesit e vrasjeve elektonike

më mirë është të mos quhemi

me atë emër të vonë

derisa djalli është bërë pjesë e atomit

e kaluara po shkatërrohet,

prandaj le të eksplodojmë

në miliona thërmija të imta të qenies

të japim shpirt pas secilit mendim

se jemi me kohën…

5.

Rekapitullimi i vdekjes

apo lojët e papritura me kohën

të bëjnë të harrosh

fillimin,

paskam rrjedhur në vite

jashtë vetëdijes

nëpër shkatërrimin e qenies!…

1 Kjo elegji u lexua në Konkursin e Takimeve Tradicionale „Nëntori poetik 2016“, të LKSHM-së, me 12 nëntor 2016 në Kulturzentrum, Mynih dhe fitoi Shprëblimin e Jurisë.

2 Për ata që nuk i dinë, po ua shpjegoj se emri fëmijëror i Aleksandrit të Madh ilir ka qenë MERYAMUN, që do të thotë: MIRË JAM UNË. Ndërsa obervatori i pestë (5) ilir i astrologisë ka qenë në bjeshkët e Kumanovës, maja KOKINA. Sa i përket emrit IBLIS, e them se emri i vërtetë i Kryedjallit/Kryedemonit, që është kundërshtar i Zotit të Madh, është IBLIS. Ai është dënuar nga Zoti i Madh përjetësisht në thellësinë e ferrit, pra në Luciferr. Prej andej, bënë prova të dalë si hije mbi tokë nëpër veprimet e liga të popujve të ndryshëm…

3 Kjo poezi është lexuar e ndëgjuar me respekt në Konkursin e hapur të LKSHM-së, me 11 mars 2017, ku dy anëtar të Jurisë e hoqën „Shpërblimin e Jurisë“ dhe nuk ia ndanë asnjë shpërblimi kësaj poezie, për shkakun se „e atakonte Putinin“, gjë që nuk është e vërtetë, sepse poezia dhe letërsia është shprehje unit të shkrimtarit; e luftës së ftoftë të superfuqive apo përpjekjeve të ish superfuqisë dhe i mbijetesës apo lirisë së njeriut. A kanë patur „të drejtë“ 2 anëtar të Jurisë, madje njëri të deklaronte gjoja në konfidencë, se „e kishte rënduar poezinë, pasi e atakonte Putinin“, le të gjykojë opinioni i gjërë lexues. Ne, po i japin edhe këtë shënim…

[the_ad id=”4118″]

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

Shkruan: Bujar Kule

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

15 mars 2017.
Ora 10.40.
Biblioteka kombëtare digjet.
Libra që shkrumbohen, hi dhe tym.
Tymi mbush mendjet e dhjamosura të shqiptarëve të fillim shekullit të XXI, që pasi kujdesen të zënë hundët me shamiçka prej letre, shfryjnë me mospërfillje, “hajt mo se libra janë”…

***
15 mars 44 p.e.s.
Gai Jul Çezari vritet në Senatin e Romës.
Sot e kësaj dite, historianët, grinden e bëjnë sherr për numrin e thikave që u ngulën në trupin e Çezarit. E vetmja gjë e sigurt është, se thika e fundit ishte ajo e Brutit.
“Edhe ti Brut?”, rënkoi Çezari, pushtuesi i Galisë, i Spanjës, i Pontit, i Egjiptit, etj, etj, etj, dhe…
Vdiq!
Një ditë më pas, në 16 marsin e vitit 44 p.e.s, së bashku me hollësitë e lajmit për vrasjen e Çezarit, rrugëve të Romës zuri të përhapej si tym i zi, thashethemnaja, se shkaktarë të vrasjes së Çezarit, nuk ishin vrasësit, që romakët i njihnin me emër dhe mbiemër, por një mallkim i errët. Të molepsur nga ky mallkim, njerëz si Bruti dhe Kasi që shquheshin për besnikërinë e tyre ndaj Çezarit, kishin vrarë udhëheqësin e tyre të dashur që aq shumë e lëvdonin dhe e adhuronin.
Ç’mallkim ishte ky që i ishte vënë pas Çezarit deri kur, me dorën e senatorëve romakë si Bruti dhe Kasi, i kishte marrë jetën?
Si quhej?
Ku kishte lindur?
Kur dhe përse e kishte nëmur Çezarin?
Romakët e quajtën thjeshtë “mallkimi i librave të djegur”…
Në vitin 48 p.e.s gjatë pushtimit të Egjiptit, Çezari i vuri flakën Bibliotekës së Aleksandrisë.
Lucio Aneo Seneka do të dëshmonte, se ishin djegur 40.000 libra.
Aulo Gelio do të shkruante për 700.000 volume të kthyera në hi, dhe…
Librat e djegur e kishin nëmur!
Për çdo faqe të djegur, një mallkim…
Për çdo fjalë të shndërruar në tym, një nëmë…
U thafsh deri në rrëzë!
Të vrafshin ata që më shumë të duan!
Mos paç varr!
Të humbtë gjaku, soji dhe sorollopi!
Si qentë u shqefshin Julët me njëri tjetrin, deri kur, të mos ngelë i gjallë as edhe një i vetëm!
Kishte edhe ca mallkime të tjera akoma më të mynxyrshme, që romakët nuk guxonin as ti përmendin, arsye kjo, që as ne nuk do ti përmendim.
***
Ndërkohë që flakët ende përvëlonin faqe librash dhe tymi i zi i zhdukjes së memories kombëtare lëpinte qiellin, njësoj siç do të bënte edhe Çezari nëse do ti kishte shpëtuar thikave të Brutit dhe Kasit, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare u shfaq përpara telekamerave dhe, buzagaze deri në marrëzi, i njoftoi shqiptarët të mos e vrisnin mendjen, sepse…
“Ato që po digjeshin ishin vetëm ca libra… Nja dy apo tre rafte… Besoj të rikuperueshme… Relativisht pas viteve 90… Deri më tani nuk na rezulton, që të jenë prekur të dhëna të rëndësishme… Në kushte aktuale është ende herët për të dhënë dëmet konkrete materiale… E rëndësishme është që sistemi ka funksionuar…”
Sistemi ka funksionuar? Kush sistem? Ai i shkatërrimit sistematik të historisë dhe kulturës kombëtare? Ca libra? Kush libra? Sa? Nja dy apo tre rafte? Besoj të rikuperueshme? Relativisht pas viteve 90?
Edhe pse drejtoresha buzagaze e Bibliotekës Kombëtare mbante mbi shpinë më shumë tituj se edhe vetë Çezari, na është profesoreshë, doktoreshë e kush e di se çfarë tjetër, tituj që theksojmë, ndryshe nga Çezari, askush nuk e di se për çfarë bëmash shkencore i ka merituar, ishte e vështirë ti besoje pohimeve të saja buzagaze. Por edhe nëse i besoje, mjaftonte të kishe vetëm katër klasë shkollë për të kuptuar se, 27 vite të historisë dhe kulturës shqiptare mund të ishin kthyer në hi dhe për fat të keq, titujt e drejtoreshës nuk mund të zhbënin as edhe një grimë dëmin, që i kishte bërë kombit. Atëherë, përse drejtoresha, doktoresha, profesoresha e Bibliotekës Kombëtare, qeshte?
Çfarë e lumturonte?
Kush ishte marria që e gëzonte?
Si mund ta vinte buzën në gaz, ndërkohë që librat, kujtesa kombëtare që asaj i ishte besuar të ruante, po digjej?
Përtej shqetësimit që nuk e kishte kryer detyrën e shenjtë që i ishte besuar, si dashamirëse e librave dhe e kulturës, siç është e logjikshme të besosh se duhet të jenë drejtuesit e bibliotekave (aq më tepër të asaj kombëtare!), vallë a nuk duhej ti digjej zemra dhe përvëlohej shpirti, jo për dhjetëra dhe qindra libra të djegur, por edhe për grisjen e një faqeje të vetme libri?
Por ajo qeshte…
Vetëm qeshte…
Përse?
Mos ndoshta…
E pa shqetësuar për këto pyetje që torturonin mendjet e atyre pak shqiptarëve që vazhdojnë te lexojnë libra dhe që janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kujtesa e shkruar për mbijetesën e kombit tonë në shekullin e XXI, drejtoresha, gjithmonë buzagaz, i qetëson rishtazi shqiptarët (ata pak që ishin shqetësuar), duke i dhënë lajmin e lumtur se librat e djegur ishin botime të pas vitit 2000.
Pra…
Vetëm 17 vite, histori dhe kulturë e humbur!
Ama, ato, fotografitë dhe filmimet nga djegia bibliotekës tregonin të kundërtën…
Të kundërtën?
Dëshmonin se drejtoresha gënjente!
Apo…
Nuk ja kishte aspak idenë se ç’ishte dhe ç’nuk ishte djegur!
Mes tymit, unë vetë, munda të dalloja disa libra të fëmijërisë time që, me gjithë dëshmitë qetësuese të drejtoreshës, i kisha kaluar në vite 70 – 80 të shekullit të kaluar.
Diçka nuk shkonte…
Dyshimet për këtë diçka që nuk shkonte, në dëshmitë e drejtoreshës nxitoi ti mbulonte zv. ministri i Ministrisë së Ç’kulturës të Republikës së Shqipërisë, theksoj, e njëjta ministri që mbyll sytë përpara shkatërrimit të historisë dhe kulturës shqiptare në qytetin e Durrësit, e njëjta ministri që projekton kthimin e kështjellave shqiptare në diskoteka dhe restorante, etj, etj, etj…
Me një ton të qetë (ndërkohë që duhej të bërtiste, të ulërinte, të shkulte flokët nga marazi) zv. ministri i ç’kulturës të shtetit shqiptar, pyetjes së gazetarëve nëse ishin djegur dokumente me vlerë, i përgjigjet prerë, “absolutisht jo!”, dhe i qetëson shqiptarët duke i rrëfyer se,“ishin djegur vetëm disa libra të periudhës ruse…”.
Me pak fjalë, “mos u shqetësoni o shqiptarë, për ca libra të periudhës ruse. Madje duhet të na falënderoni që i vumë flakën!”
Çfarë është djegur?
Vetëm, Çehovi, Pushkini, Gogoli, Tolstoi, Gorki në gjuhën origjinale!
Hiç gjë!
Pa e vrarë mendjen se përse librat e periudhës ruse, pra të viteve 50 – 60 të shekullit të shkuar, gjendeshin në të njëjtat rafte ku ndodheshin edhe ato të viteve 2000, siç kishte para pohuar drejtoresha, zv. ministri (me sa duket, ministresha e ç’kulturës kombëtare nuk e kishte quajtur të denjë për lartësinë e saj intelektuale dhe politike të shqetësohej për ca libra të djegur), i zbulon më tej shqiptarëve shkakun që Biblioteka Kombëtare kishte marrë flakë. Arsyen se përse, Kombi Shqiptar kishte rrezikuar të humbiste njëherë e përgjithnjë të gjithë kujtesën e tij të shkruar!
Fajtor ishte sistemi elektrik!
Pra…
Me qetësinë më të madhe zv. ministri i ministrisë së ç’kulturës të shtetit shqiptar (shqiptar?) pohonte se kujtesa e shkruar e kombit shqiptar ishte rrezikuar të zhdukej, për disa dhjetëra metra tel elektrik dhe disa duzina llamba neoni që plotësonin standardet e sigurisë BE. Që shteti shqiptar (shqiptar?) dhe ministria e ç’kulturës ku ai kryente, apo më saktë, merrte rrogën si zv. ministër, e kishte quajtur të panevojshme të harxhonte paret për këto dhjetëra metra tel dhe disa duzina llamba neoni, ndërkohë që harxhonte miliarda për “bunker art” dhe art bunkerësh apo për ngrehina shëmtake prej betoni si “veliera” famëkeqe e kryebashkiakut të Durrësit.
Vallë, çdo ti themi nesër pasardhësve tanë?
Kujtesën e shkruar kombëtare ja u dogjëm, sepse nuk kishim pare për të blerë tela dhe llamba neoni por, në këmbim, po ju lejmë bunker artin dhe velierën?
Cili është dëmi që i është shkaktuar kujtesës së shkruar të Kombit Shqiptar nga djegia e Bibliotekës Kombëtare?
Drejtoresha buzagaze na përgjigjet se, edhe nëse janë djegur vetëm ca libra të viteve 1990 – 2000, ose, 2000 –2010, ose, 1950 –1960, ose, të gjitha bashkë, të mos kemi merak sepse, një grup ekspertësh do të vlerësoj dëmin dhe do të na e thotë…
Një grup ekspertësh?
Kush do ti përzgjedhë këta “ekspertë”?
E njëjta ministri e ç’kulturës që zgjodhi drejtoreshën?
E njëjta ministri e ç’kulturës që lejoi që biblioteka të digjej, sepse në vend që të blinte disa qindra metra tel dhe dhjetëra llamba neoni për vendin e shenjtë ku ruhet kujtesa kombëtare e kombit tonë, vendosi të harxhonte miliarda për bunker art dhe art bunkerësh?
A mundemi ti besojmë ekspertëve të përzgjedhur nga një ministri e këtillë?
Së fundmi, Mirela Kumbaro, ministresha e Ministrisë së Ç’Kulturës vendosi të zbriste nga lartësitë olimpike të llumit ku e ka zhytur kulturën shqiptare, dhe në një deklaratë të titulluar; “Le t’i vëmë pikat mbi i!”, i shpreh falënderimet e saj të përzemërta drejtoreshës gaztore të Bibliotekës Kombëtare për punën e palodhur në shërbim të librave dhe…
Nuk vë asnjë “pikë mbi i” për arsyet që rrezikuan zhdukjen e kujtesës së shkruar të kombit shqiptar!
Në një shtet normal, e vetmja “pikë mbi i” që mund të vendosej përballë një ngjarje të tillë e çnderuara ministre e Ministrisë e Ç’Kulturës të shtetit shqiptar (shqiptar?), do të ishte ostracizmi, ndëshkimi me të cilin athinasit antikë dënonin tradhtarët e kombit.
Dënimi juaj dhe i drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare me largim të përjetshëm nga trojet ku jetojnë shqiptarët!
Për sa i përket dëmeve në Bibliotekën Kombëtare, përtej dëmit shkaktuar nga flakët, atij të shkaktuara nga uji i përdorur për të shuar flakët, pamjet e fotografive dhe filmimeve nga brendësia e Bibliotekës Kombëtare, dëshmonin se, djegia e Bibliotekës Kombëtare nuk kishte zënë fill në 15 mars por shumë vite më parë.
Ngado shihje dengje librash të shtrënguar me spango, të grisur e të mykur dhe përpara kësaj pamje, nuk mund të mos rënkoje, “Të shkretët ne! Në duart e kujt e kemi lënë librin, pasurinë më të madhe që zotëron një komb? Edhe armiku më i madh i Shqipërisë, sado të përpiqej, nuk do të mund të na bënte një gjëmë më të madhe se kaq!
Por, fatkeqësisht, gjëma e shkatërrimit sistematik të historisë dhe kulturës kombëtare, për shqiptarët e fillim shekullit të XXI, është kthyer në një normalitet. Shqiptarët dëgjojnë sesi kujtesa e tyre kombëtare vlen për shtetin shqiptar më pak se disa dhjetëra metra tel dhe, nuk bëjnë zë…
Dëgjojnë sesi, kryebashkiak telebanë si ai i Durrësit, mendon se vota i jep të drejtën të zhbëjë historinë e kombëtare dhe, rishtazi nuk bëjnë zë…
Heshtin!
Njësoj si delet në pritje të kasapit…
Të pafuqishëm për të zgjuar mendjet e përgjumura dhe të dhjamosura të shqiptarëve të fillim shekullit të XXI, të pafuqishëm për të ndalur zezonën që po gëlltit çdo gjurmë të historisë tonë, nuk na ngelet gjë tjetër veç të shpresojmë se mallkimi i librave në të cilin besonin bashkëkohësit e Çezarit të jetë i vërtetë.

03. 18. 2017.

Për shkrime të tjera vizitoni; https://kulebujar.wordpress.com/

[the_ad id=”4118″]

Politikani qe dua une. Saimir Tahiri

Politikani qe dua une. Saimir Tahiri

Shkruan: Elida Murati

Ese : Politikani qe dua une. Saimir Tahiri.
Larg populizmit, larg berjes shfaqje per te fituar reputacion, larg cdo mekanizmi per te fituar politikisht permes veprimeve te pandershme dhe shpesh here abusive. Afer pergjegjshmerise kompasionit mirekuptimit dhe aftesise per te bere veprime ne te mire te komunitetit. A mund te gjendet nje politikan i tille? A mund te gjendet nje politikan ashtu sic e dua jo vetem une por edhe masa e madhe e njerezve, ashtu sic e kerkon edhe vete interesi i mases se madhe te njerezve? Ne fakt nuk eshte ndonje ceshtje interesi apo ceshtje e rendesishme perfitimi sepse e gjitha kjo ka te beje ne fund te fundit me shoqerine njerezore dhe me aftesine e njerezve per tu sociabilizuar dhe per te jetuar ne paqe dhe ne harmoni me njeri tjetrin. A mund te gjendet nje njeri qe eshte i pergjegjshem i cili per shkak te pergjegjshmerise se vet te ndermarre veprime te cilat realisht do te permiresonin jeten e shume njerezve te tjere? A do te gjendej nje njeri qe per shkak te anes se tij njerezore do te ndermerrte ato veprime qe do ju benin mire te tjereve dhe nuk do ju benin keq? Shembuj te tille bota ka pasur shume por ajo qe me intereson me shume mua eshte koha qe jetoj sepse kjo qe po jetoj eshte jeta ime dhe une duhet ta jetoj ate dhe ta shpenzoj ne menyren me te mire te mundshme por kjo do te ishte e pamundur nese perballe do te kisha politikane te papergjegjshem te cilet do te merrnin vendime te cilat do te sillnin gjera te keqija ne jeten time me teper se sa gjera te mira. Dhe qe te ndodhe kjo pra qe jeta ime te demtohet sa me pak te jete e mundur duhet qe edhe politikani qe merr persiper qe te kete ndikim mbi jeten time te jete sa me i pergjegjshem. Te tille njerez te pergjegjshem qe bejne per masen e madhe te popullit ka pak. Shqiptarët vazhdojnë përpiqen t’ia hedhin njëri-tjetrit në betejat politike për nje vend pune, për një liçensë biznesi për një tender kontrate. Po çfarë ka në xhepat e politikanëve të tyre, mbetet një mister. Sigurisht politikanët shqiptarë janë bërë më të kujdesshëm. Nën presionin e Bashkimit Europian, ata druhen të bëjnë publik luksin e tyre. Në vend të tyre, janë njerëzit e afërt ata që përfitojnë ekonomikisht e që kujdesen pastaj për ta. Shqiptarët e bëjnë shumë pak lidhjen mes varfërisë së tyre dhe pasurimit të njerëzve të lidhur me pushtet politik. Është e habitshme sesa normale dhe e natyrshme duket procesi i përvetësimit nga pasuria e përbashkët. Por pervec kesaj arroganca dhe indiferenca e politikaneve ka arritur kulmin. Njerez me pushtet qe nuk presin asnje njeri qe nuk zgjidhin ansje problem qe nuk degjojne asnje hall. Telefona qe nuk happen kurre, qe nuk te kthejne asnje pergjigje qofte dhe negative. Njerez me pushtet qe heshtin dhe ndertojne nje mur heshtjeje perballe te cilit e ke te veshtire te luftosh e te rrezojne komplet fuqine per te thene dicka per te bere dicka per te kerkuar te drejta dhe per te kerkuar sidomos detyrimin per nje jete me te mire. Vetem heshtje dhe vetem veprime qe nuk sjellin asnje gje te mire. Ky eshte veprimi me i drejtperdrejte i politikaneve qe rendon me se shumti mbi kokat tona. Ky eshte realiteti dhe keshtu ndodh. Por edhe ne kete te keqe ekstreme perseri ka mbetur pak miresi pak njerez te mire qofte edhe politikane qe mund te bejne edhe ne keto kushte pak gjera te mira. Ka shume pak njerez te mire te cilet mund te japin shembullin e nje politikani te mire te pergjegjshem. Nje prej tyre eshte Saimir Tahiri. Lindi si politikan dhe u rrit si i tille ne nje ambjent mbytes politik ne nje ambjent shkaterrues te vlerave njerezore per perfitimin e nje grushti njerezish te paskrupullt. Cdo njeri gjykohet nga veprimet qe ben. Fjalet dhe veprimet bashke. Analiza e te gjitha fjalimeve te mbajtura nga Saimir Tahiri te con ne nje perfundim te pagabueshem dhe te sigurt. Qe te pakten ne fjalimet e tij gjenden realisht te mbrujtura vlerat me te mira njerezore si parimet idealet qendrimet ne perputhje dhe ne zbatim te ligjit dhe gjendet nje lloj miresie dhe vullneti per te zbatuar te gjitha ato rregulla te vendosura bashkarisht per nje jete normale shoqerore ku individet te jetojne ne harmoni me njeri tjetrin dhe garantuesit e ligjit te marrin persiper realisht garantimin e zbatimit te lirive dhe te drejtave qe siguron ligji barabar per te gjithe ne masen me te madhe te mundshme duke shmangur abuzimet e disave me pushtet ndaj shumices. Kjo analize ndaj fjalimeve dhe qendrimeve personale politike tregon bazat mbi te cilat vepron nje individ dhe ne kete drejtim Saimir Tahiri deshmon qendrueshmeri dhe baza reale te nje mbeshtetjeje pa kushte te vlerave me te mira njerezore. Por shpesh njerezit tjeter thone dhe tjeter bejne. Sidomos personat me pushtet perhere perpiqen qe te gjejne fraza bombastike dhe ide te bukura per ti mbrujtur neper fjalimet e tyre pompoze per te terhequr vemendjen e publikut dhe fshehin hipokrizine e tyre te mosveprimit apo te veprimeve te keqija permes bukurise bombastike oratorike te fjaleve. Per nje politikan duhet te vihen ne balance jo vetem fjalimet e tij politike sepse ka gjithandej hipokrite sa te duash qe tjeter thone dhe tjeter veprojne por figura e nje politikani e analizuar drejt duhet te perfshije edhe veprimet e tij. Nje kombinim i veprimeve me fjalet e vete individit politikan krijon ate qe quhet portret i karakterit te vete politikanit dhe eshte pikerisht kjo qe jep kornizat e verteta te ndergjegjes dhe moralit te vertete te politikanit. Mbase vetem analiza e fjalimeve te Saimir Tahirit mund te mbetej si nje pjesez e paplote e vleresimit te nje karakteri te forte dhe te drejte ne qofte se kesaj nuk do ti vinte ne mbeshtetje edhe analiza e veprimeve konkrete te ndermarra nga vete Saimiri ne kushte dhe situata te ndryshme nen presion apo ne kushte te qeta. Pjesa me e madhe e politikaneve japin premtime te shumta perpara votimit dhe ardhjes ne pushtet dhe menjehere sapo kapin pushtetin pak per shkak se ju mungojne shume aftesi komunikuese dhe menaxhuese dhe kane kapacitete te uleta me ane te te cilave e kane te pamundur te menaxhojne presionin popullor per zgjidhjen e problemeve te hasura pikerisht kur ndodhen ne pushtet bien ne kolaps dhe nuk zgjidhin dot problemet qe dalin nga populli sepse nuk kane aftesi te pranueshme per ta bere kete gje prandaj heshtin dhe perpiqen te ndertojne nje mur heshtjeje qe i ndan nga populli dhe keta lloj politikanesh te paafte e heqin vemendjen e tyre nga hallet e popullit dhe fillojne ta drejtojne vemendjen e tyre drejt pushtetit fuqise se tij dhe te mirave qe ju siguron pushteti duke harruar qe te perdorin fuqine e pushtetit per te zgjidhur hallet e popullit. Faktet tregojne qe ne kete drejtim te pakten Saimir Tahiri eshte shume me ndryshe nga masa e madhe e fodulleve te paplote dhe te paafte te arenes politike shqiptare. Sepse eshte fakt qe eshte i vetmi qe nuk e ka te mbyllur numrin e celularit eshte fakt qe me dhjetera probleme i adresohen ne dite dhe ai gjen miresine dhe kohen e duhur te cmuar per te cuar drejt zgjidhjes problemet e njerezve te thjeshte. Nuk eshte problem te ngresh nje celular dhe ti kthesh pergjigje ne facebook twiter apo email dikujt. Sepse mund ta zvarritesh problemin aq gjate sa ti lodhesh njerezit e realisht nuk ju jep zgjidhje. Sepse Saimir Tahiri eshte i vetmi jo vetem qe kthen pergjigje cilitdo person qe i drejtohet per ndonje problem por edhe brenda koheve te arsyeshme bazuar ne parimet e moralit te mire zbatimit te drejte te ligjit vlerave shoqerore e njerezore dhe ne emer te virtytit njerezor perpiqet te zgjidhe sipas parimeve me te shendosha njerezore ate problem sado te parendesishem qe shqeteson nje individ. Shume politikane te tjere i bejne zgjidhet e problemeve edhe permes njohjeve edhe permes favorizimeve edhe permes padrejtesive ndersa Saimir Tahiri duke qene nje profesionist i shkelqyer ne fushen e te drejtes dhe te ligjit per te cilen eshte edhe diplomuar zbaton pikerisht ate parim te ligjit dhe te te drejtes njerezore qe thote qe cdo njeri eshte i barabarte perpara ligji dhe te se drejtes njerezore duke qene keshtu nje garantues i lirive dhe te drejtave njerezore si dhe duke perdorur fuqine qe i jep pushteti ne pozicionin e te qenit politikan per te siguruar qe shperndarja e lirive dhe e te drejtave nejrezore te behet realisht dhe qe njerezit per shkak te fuqise se tij si politikan te perfitojne barazi sa me shume te jete e mundur duke ndikuar keshtu ne menyre te mrekullueshme ne krijimin e nje shoqerie njerezore sa me te drejte sa me te mire ne te cilen njerezit ndihmojne dhe duan njeri tjetrin e nuk perpiqen te sundojne njeri tjetrin e nuk perpiqen te dhunojne te drejtat e njeri tjetrit. Analiza si e fjalimeve ashtu edhe e veprimeve te individit politikan ne rastin konkret te Saimir Tahirit con ne perfundimin se kemi te bejme me nje njeri te pergjegjshem i cili i jep shoqerise e zhvillon ate dhe perpiqet te sakrifikoje nga vetja per ta cuar shoqerine ne nje stad me te larte. Dhe meqe jeta ime si njeri qenie humane me arsye ka nje benefit te pallogaritshem nga zbatimi i te gjitha ketyre parimeve nejrezore kjo gje me ben te kuptoj se une si njeri kam nevoje per nje politikan te pergjegjshem dhe te arsyeshem si Saimir Tahiri. Po, une mendoj se Saimir Tahiri eshte politikani qe dua une dhe qe ka nevoje per tu qeverisur i gjithe kombi shqiptar.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

PARANOJA GREKE S’KA KUFI!

PARANOJA GREKE S’KA KUFI!

PARANOJA GREKE S’KA KUFI!

 

Gazetarët grekë të çmendur kanë nisur të propagandojnë, dezinformojnë dhe, si në kohën e Mesjetës të “digjen në hell” “shtrigat” me duar shqiponjeje që paskan guxuar të pozojnë këtë simbol në “shtetin e shenjtë” të ortodoksisë bizantine mesjetare greke…!

 

Alban Bardhyli

 

 

Të tmerruar nga simboli i shqiponjës i bërë nga duart e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë greke, shovinistët grekë, në paranojën e tyre, kanë arritur aq larg sa mendojnë se ata e kanë bërë këtë vepër sepse “kanë lidhje me SHISH” e duan të “destabilizojnë” Greqinë. (shih: http://www.sot.com.al/politike/alarmohet-athina-tirana-ka-nisur-p%C3%ABrgatitjet-p%C3%ABr-luft%C3%AB-rekrut%C3%ABt-shqiptar%C3%AB-mund-t%C3%AB-p%C3%ABrdoren)

 

Ky mendim është paranojak, i shkruar nga urrejtja e nacionalizmit antishqiptar dhe nga ksenofobia e pakufishme të mass-mediave greke, por mendoj fuqimisht se s’ka të bëjë me realitetin.

 

Sipas tyre, një simbol i thjesht shqiponjeje që tregon dashurinë për memëdheun destabilizoka Greqinë. E pse?

 

Sepse këta banditë mediatikë grekë, të ushqyer nga nxitja e urrejtjes etnike nuk mund të kuptojnë se populli shqiptar që jeton në Greqi ka të drejta dhe nuk duhet të lejohet fare asimilimi i tyre nga ana e Athinës antishqiptare.

 

Etiketimi i djelmoshave shqiptarë se paskan “lidhje me SHISH” është gjithashtu një fantazi të sëmurë të mediave bulevardeske antishqiptare të Greqisë, sepse nuk është në natyrën e shërbimeve sekrete të veprojnë në këtë mënyrë.

 

Edhe gazetarët grekë, njësoj si ata shqipfolës, janë analfabetë sa i përket kësaj fushe të inteligjencës dhe shërbimeve inteligjente.

 

Por ata kanë nisur të propagandojnë, dezinformojnë dhe, si në kohën e Mesjetës të “digjen në hell” “shtrigat” me duar shqiponjeje që paskan guxuar të pozojnë këtë simbol në “shtetin e shenjtë” të ortodoksisë bizantine mesjetare greke…!

 

Mund të bëhet një paralele edhe me Jugosllavinë titiste, ku të gjithë ata shqiptarë që nuk ishin jugosllavizuar dhe që kishin sado pak ndienja kombëtare shqiptare, ishin të etiketuar si “enverista” dhe dënuar në mënyrë shtazarake me dhjetra vite burg.

 

Qëllimi i Jugosllavisë dikur, ashtu edhe si i Greqisë sot ishte gjithashtu të bëjë diferencim politik dhe të akuzojnë Republikën e Shqiërisë se na qenka “luftënxitëse”, duke tërhequr “dashurinë” e Merkelit apo të ndonjë lider shtetëror përendimor, i “mallëngjyër” nga lojën e teatrit të Athinës zyrtare që luan rolin e viktimës në marrëdheniët Shqipëri – Greqi.

 

Mos u merzitni, të nderuar shovinistë grekë, se tani Evropa e di me kënd ka të bëjë në Athinë dhe kjo lojë teatri, kjo gjuajtje shtrigash kurrë nuk do të përfundojë në favorin juaj!

 

Dhe mos përgojoni SHISH-in sipas modelit të shtypit shqipfolës, se dielli nuk mbulohet me shoshë!

Tiranë, 30 janar 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

Skënder Jashari nëpërmes të një shkrimi ka deklaruar se e konsideroj veten si i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të komunës së Bujanocit. Ai ka njoftuar për media se ka filluar rigjykimi kundër tij dhe pjesëtarëve të tjerë që quhet Grupi i Dobrosinit.

Ky gjykim ka filluar herët, ku është rimarrë dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, e njëjta që ishte edhe në gjykimin e mëparshëm.

“Kjo dëshmitare dëshmoi për armën e vetme që ishte sekuestruar në banesën e Skender Jasharit, e që prokurori i Fraksionit Politiko-Kriminal të EULEX-it Maurizio Salustro, ia kishte faturua Valon Jasharit (si zotërues i banesës në emër të të cilit e bastisë). Dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, realisht të armës TT, nuk inkriminonte asnjëri në lidhje me përfshirjen ose jo në ndonjë vepër tjetër penale, e as në rastin për sulmet në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë”, ka shkruar mes tjerash Jashari.

Ai ka thënë se i është mohuar e drejta për të pyetur dëshmitaren eksperte, pasi që kishte reaguar një avokat mbrojtës i një të bashkakuzuari, duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Seanca ka vazhduar deri vonë, ku kryetari i trupit gjykues, mori vendim që seanca të shtyhet, pasi nuk kishte më kushte të vazhdoj më 6 prill 2017.

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

MASKA, PISTOLETA,THIKA…Plas hajdutllëku në Maqedoni!

MASKA, PISTOLETA,THIKA…Plas hajdutllëku në Maqedoni!

MASKA, PISTOLETA,THIKA…Plas hajdutllëku në Maqedoni!

Dhjetëra grabitje nga persona të armatosur dhe me maska

Nën kërcënimin me pistoletë ose me thikë, brenda një dite janë vjedhur tre dyqane, dy taksistë, një i mitur në Shkup dhe një në Manastir, njofton policia dhe transmeton Tetova News.

Gjatë ditës së djeshme, në ora 20 e 30, në rrugën “Samoilova” të Shkupit, një person i panjohur ka kërcënuar me pistoletë të punësuarën në një dyqan të shitjes me pakicë dhe ka arrituar t`ia marrë xhiron ditore prej 13.730 denarë. Keqbërësi ka ikur në drejtim të panjohur.

Edhe një dyqan tjetër është vjedhur dje, rreth orës 20 e 55 në Orizaren e Epërme të Manastirit. Një person i panjohur me maskë dhe duke kërcënuar të punësuarit ka marrë 17 000 denarë dhe ia ka mbathur në drejtim të panjohur.

Rreth orës 22 e 25, në rrugën “Partizanska” të Manastirit, dy persona të maskuar, me pistoletë dhe thikë në dorë, kërcënojnë të punësuarën dhe ia marrin 15 000 denarë. Keqbërësit ikin në drejtim të panjohur.

E pësojnë edhe dy taksistë. Rreth orës 21 e 10 minuta, në rrugën “Ordan Çopella”, dy persona të panjohur kanë sulmuar taksistin. Ata e kërcënuan me pistoletë dhe ia morën rreth 5000 denarë, madje njëri prej tyre shkrepi një plumb jashtë makinës.

Në rastin tjetër, Ç. A. ka denoncuar se rreth orës 22 e 45, në Rrugën e Mendelejevit, dy persona të panjohur e kanë  hyrë në taksinë e tij “Ford Fokus”, me targa të Shkupit, kanë kërkuar që t`i çojë në një rrugicë tjetër. Kur arritën atje, ata e kërcënuan me pistoletë duke ia marrë 1500 denarë dhe dy telefona celularë. Edhe këta ikin në drejtim të panjohur.

Dje është denoncuar edhe një rast tjetër nga A.J. Rreth orës 19 e 45, në lagjen Shuto Orizare, në oborrin e Shkollës Fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” , tre persona të panjohur me maska kanë sulmuar djalin e tij 17-vjeçar. Keqbërësit e kërcënojnë me thikë dhe ia marrin telefonin cellular.

Në mesnatë, rreth orës 01 e 21 minuta, në lagjen Fusha e Tophanës, në objektin e “AMSM”, dy persona të maskuar kanë sulmuar R. M, i punësuar në agjencinë e sigurimit të objektit. Keqbërësit ia marrin telefonin celularë dhe ikin në drejtim të panjohur.

Policia është në kërkim të keqbërësve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve./TetovaNews

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Për teh shpate gjithmonë shkojmë?!

Indifërentizmi

Shkruan: Skender SHALA

Për teh shpate gjithmonë shkojmë?!

Rrokullisja e madhe fillon në fillimshekullit 18-të, kur kombin tonë e solli në rrethana edhe më të veshtira. Ishtë koha kur carizmi rus futi interesat e veta në gadishullin Ilirik për mes ortodoksimit sllav e grek. Pikrisht atëhëre kur bëhej përpjekje për formimin e shtëtëve fantazëm të ,,sërbve, malaziasve e grekve” mbi trojet tona, duke përfshirë tëritore bashk me popullatën tonë. Kjo ndërhyrje e Rusisë si fuqi e madhe, dhe me ndikim në Europë, formoi shtëtë pa identitëtin kombtar, si Sërbin, Malin e Zi dhe Greqin. Në anën tjetër përandorija otomane me kohë na kishtë ,,turiqizuar” një numër të madh populates, duke na përdor edhe si mish për top. Vetëm bjeshket e larta kishin mbetur pa shkelur, me fenë e vjetër autoktonë.

Ah kjo rraca jonë hallemadhe, duke ecur për teh shpatë, e përgjakur, e gjymëtuar, e tjetërsuar, gati e cfarosur tërsisht vetëm që të dalim nga vetëvetja, e të tjetërsohëmi sëpse si sërb, malazias, grek e turk, ishtë më lehtë?! Vetëm si shqipëtar ishtë tepër veshtirë për të ekzistuar!

Pa dashur të bëjmë histori, por për të rikujtuar tragjedinë etnitëtit tonë në vazhdimësi, dhe për të deshmuar përplasjet nëpërshekuj që jemi duke i vuajtur edhe sot e kesajë ditë. Ky rrezik na ka përcjellur me pasoja të mëdha në momentët më delikate, edhe do ta kemi si hijë edhe një kohë me shumë rreziqë, deri sa ta fitojmë një shkallë më të lartë vetëdijesimit në udhetimin tonë të natyrshëm. Faktori tjetër shumë i rrezikshëm janë mbetjet mbrenda, që na i lanë poshtuesit bashkepuntorët, shërbyesit e vet, mercenarët ata që ishin dhe janë cdo kund gati për tia futur flaken vendit që i ka rritur! Këta mërcenar ishin që atëhëre, e janë edhe sot. Thuhet së mbrojtja më e mirë është sulmi në vazhdimësi! Këta armiq, në një anë përpiqen ta bindin botën me genjeshtra duke mbuluar fashizmin mbrenda, në anën tjetër përmes mërcenarve na corjentojnë edhe neve! Kjo deshmohet më faktët e ndërhyrjeve sa hëre atyrë që u duhet, madje pikërisht në ato momente kur ne përpiqemi të bëjmë pak histori, sëpsë kemi mercenar mbrenda, që na sabotojnë në forma të ndryshmë . Kështu kanë vepruar në demostratat e marsit të 1981-es në Prishtinë, ku kanë bërë përpjekje për mes udbashve tu japin kahje tjetër!.Tash vonë me kujtohet një delegat sërb në parlamentin e Beogradit kërkoi llogari për 50 mil. dollar dhënë mërcenarve për destabilizimin e Shqipërisë me 1997. Po ashtu trazirat në Kosovë të 2005 kur djallëzisht shkatrrohën disa kisha ortodokse!!!

Këtu nuk mungojnë as shoqatat ,,humanitare” turke, të udhëhequra nga gjeneral për ndëtimin e gjamive në cdo lagjë e fshat pa besimtar, sëpsë 90% nuk dijnë as një lutje!

Prandej, kjo gjendje ku gjindemi sot, gjithmonë të rrezikuar, të papërgaditur, aspak vigjilent për të papriturat që mund të pelacisin në cdo moment! Kursë ne thua që jetojmë një botë tjetër, duke pritur mbrojtjen nga tjeret, sikur nuk na takon neve?! Kësajë radhe nuk guxojmë të jemi indiferent!

Ketë vit po shifen turbulenca të medha, nuk dihet së cfar risish do të sjellin?! Por dihet së ne kemi nevojë ta formojmë ushtrinë urgjentisht, sa më parë në kordinim me Naton.

Po ashtu një punë të mirë mund të bëhëht duke i flakur emërtimet djallzore të imponuara me prapavi djallzore nga armiqët si; muslimon, ortodoks, katolik, kosovar, cam, lab etj. por vetëm shqipëtar, ashtu si e kemi dhurat nga vet Zoti! Feja të mbetët individuale! Ne si komb na ndanë të tjerët për t’na përcarë, dhe ja kemi pa sherrin, po ne, pse vazhdojmë me përcarje edhe sot?!!! Për shëmbull, në vend që të thuhet; qeveria e Prishtinës, institucionet në Prishtinë, Shkup, mandej pse mos të thuhet unë jam/është/ ulcinak, pejanë, gjakovar, korcar, dibran, shkodran, gjirokastrit, preshevar, tetovar, strugar, vlonjat, pargas, janinas, athinas etj. – Kjo do të ishtë në hap me kërkesat e kohës sot! Dihet së Sërbia gjithëmon paraqët rrezik për ne, nga fakti së asnjëhëre nuk ka marr denimin e merituar për etnocidin mbi popullatën tonë! Ajo edhe sot ushtron aparteid mbrenda ati tëritori që mban sot, i shtyp 2 mil. vllëh, 3 mil. rom pa të drejta elementare dhe Europa kurr së ka ngritur zërin për këtë shkelje flagrante për të drejtat e këtyre pakicave! Ku janë të drejtat e tri komunave Preshevë, Bujanovc e Medvegjë?! Sanxhaku duhet ta ketë atunomin e vet!

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Shkruan: Mustafe KRASNIQI

 

Mësimi Plotësues në

Gjuhën Shqipe për Bavari

Këshilli i Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, më 16.02.2017, mbajti një takim pune me shoqata dhe biznese që veprojnë në Landin e Bavarisë. Nga ky takim pune, temë qendrore ishte Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari?

Takimin e hapi, Përgjegjësi i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, Mustafë Krasniqi. I përshëndeti mysafirët: z. Avdyl Lipoveci, drejtor i Departamentit për Kulturë e Arsim i Ministrisë së Diasporës në Republikën e Kosovës, Konsullin e Republikës së Kosovës për Mynih, z. Hamdi Reçica dhe përfaqësues të shoqatave, bizneseve, e mësimdhënës dhe prindër, për ardhjen në këtë takim pune dhe mbështetjen nga ata!

Po ashtu, përshëndet edhe përfaqësuesin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, Konsullin e Përgjithshëm Arten Henkun, i cili nuk është i pranishëm, për arsye të pritjes së një delegacioni, por që në vazhdimësi është në përkrahje institucionale të projektit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Është nder i madh të jemi pranë një projekti madhor e kombëtar, sa human aq edhe përgjegjës, pranë fëmijëve tanë dhe të gjeneratave të ardhshme, që po lindin dhe po rriten si mërgimtarë në dheun e huaj.

Kjo sikur na obligon që të ndehemi përgjegjës, dhe na takon si pjesëtarë të një kombi më të vjetër e autokton, që për hir të atdheut, të atyre që na e trasuan rrugën e shkronjave, ta ruajmë gjuhën, traditën edhe te fëmijtë tanë, brezat që vijnë më pas. E, duke vështruar situatën që gjendet mërgata jonë, konkretisht fëmijët tanë, për fat të keq po hetohet një zbehje, dobësim i gjuhës e mos të flasim për gjeneratën e tretë që dhe mund të ndodhë që të na ndjekë fati i padëshirueshëm, asimilimi.

Për të mos ardhur deri te ky asimilim, në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, të dy konsullatave tona shqiptare dhe të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari kemi hartuar një projekt, që në bazë të këtij projekti kemi zgjedhur edhe Këshillin e Mësuesve, ku dhe kemi kërkuar një takim pune me të gjithë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, që së bashku ta finalizojmë projektin në fjalë.

Pastaj mori fjalën Drejtori i Kulturës dhe i arsimit të Ministrisë së Diasporës, z. Avdyl Lipoveci, shtoi dike thënë se është kënaqësi të jesh në një takim pune si ky i sotmi, i cili ditë e më tepër po vije duke u shtuar interesi për mësimin e gjuhës shqipe, fëmijë tanë që janë duke u rritur këtu. Një fat i mirë që kurrë më parë nuk e ka pasur mërgata shqiptare, që tash e tutje ka në përkrahje nga dy shtetet shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Më tej shtoi z. Lipoveci duke na informuar se me të dëgjuar se sot ju keni takim, Ministri Valon Murati më autorizoj që të jam në mesin tuaj dhe kjo prani e imja e dëshmon se sa seriozisht e ka pushteti që të jetë afër qytetarit të vet, që ishit dhe keni mbetur njëra ndër shtylla kryesore të atdheut. Më tej fjalën e mori Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica, dhe pas përshëndetjes tha: Projekti në fjalë është marrë nga Mustafë Krasniqi, që nga ai moment kur na është ofruar neve si institucion, këtë projekt e kemi marrë si njërin ndër projektet më serioze dhe të domosdoshme. Mund të them lirisht, që nga ofrimi i këtij projekti e deri më sot është bërë një punë e madhe, ku dhe bashkëkombësi ynë ka filluar ta kuptojë më ndryshe qasjen për mësimin e gjuhës shqipe. Më tej z. Reçica tha: dua ta shtoj edhe një fakt real; që shteti konkretisht është në përkrahje të këtij projekti. Vetë fakti është bindës, derisa ne jemi të pranishëm. Por, ajo që është edhe më reale është se nga Ministria e Diasporës për ta përcjellur dhe, si pjesë e këtij projekti e ka emëruar drejtorin z. Avdyl Lipoveci, ndërsa Konsullata e Kosovës më ka emëruar mua – Hamdi Reçica, kurse nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë është z. Arten Henku, që në të gjitha takimet kemi qenë të pranishëm, ne si institucione dhe e kemi përkrahur projektin. Që nga ky projekt doli Këshilli Nismëtar, ku e emëroi Mustafë Krasniqin përgjegjës të Këshillit, po ashtu u zgjodh dhe Këshilli i Mësuesve, që dhe është në një rrugë të mbarë, nga që shihet vullneti dhe serioziteti i qasjes në këtë drejtim.

Nga të pranishmit fjalën e Mori Albina Bilalli-Zeqiri, Laura Lajçi, Milaim Krasniqi, Gëzim Osmani, Isuf bytyçi, Fran Tanushi, Anton Krasniqi, Mislim Berisha etj.

Pas shumë debatesh dhe analizave, doli si qëndrim i përbashkët që të gjitha shoqatat, bizneset dhe bashkëkombësit ta sensibilizojmë sa më tepër projektin në fjalë, te shtresat e ndryshme të komunitetit tonë shqiptar, që jeton dhe vepron në Bavari. Prandaj çështjen e mësimit në gjuhën shqipe, ne, më nuk duhet ta shohim vetëm si patriotizëm, por ta shohim në realitet se është edhe një domosdoshmëri e pashmangshme, nga fakti se fëmijët tanë po studiojnë me të madhe nëpër shkolla të larta dhe Universitete të ndryshme, në shtetin pritës, në këtë rast në Gjermani. Pra, kështu që gjuha shqipe do të bëhe për fëmijtë tanë, si e domosdoshme në sferën e jetës së tyre. Ata fëmijë, që tani e mësojnë Gjuhën Shqipe dhe vazhdojnë duke e forcuar atë, në një të ardhme të afërt, do të mund të bëhen pëfaqësues të kompanive të ndryshme për Ballkan apo do të arrijnë të punësohen në zyre diplomatike shqiptare në vende të ndryshme të Europës ose të kundërtën.

Kurse rreth pagës së mësuesve u diskutua dhe erdhën në përfundim që mësuesit të mos punojnë vullnetarë; kurse përfaqësuesit e biznesit pagën e mësuesit e panë si të mundshme dhe pa problem, po ashtu rreth pagës u deklaruan: Mislim Berisha, Agron Ibrahimi dhe Hateme Morina, të cilët ishin në një takim me përfaqësuesit nga Ministria Bavareze e arsimit mundësit se mund t’i vjelim nga 8 ero për orë mësimi. Ndërsa z. Avdyl Lipoveci këtë çështje e përshëndeti, ku dhe shtoi duke thënë se për këtë mendon edhe dora e shtetit, gjë që jemi në bashkëpunim me Shqiperinë. Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica pasi e përshëndeti këtë gatishmëri ndër të tjera tha se është mirë që edhe bashkëkombësi ynë, në mënyrë simbolike të jetë pjesëmarrës në këtë drejtim. E dimë që bashkëkombësi ynë mbeti si shtyllë e ndërtimit të atdheut, po edhe një pagë simbolike do t’ishte një jetësim i sigurt i mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe.

Në fund të takimit doli si një thirrje e përbashkët për të të gjithë bashkëkombësit, të mos hezitojnë, po ta ndihmojnë shkollën shqipe si dhe t’i sjellin fëmijtë në shkollë. Me këtë dhe u përshëndet edhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku dhe doli një urim i përbashkët nga Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari(M.K).

PËRSHËNDESIM ATDHEUN DHE UROJMË

PAVARËSINË E KOSOVËS!

Të nderuar bashkëkombës, të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike, shqiptarë, anë e kënd botës ku jeni, shteti shqiptar- Shqipëri dhe Dardani e lashtë – Kosovë e sotme; në emër të Këshillit të Mësimit Plotësues për Gjuhën Shqipe në Bavari ju uroj pavarësinë e nëntë, që e nesërmja të na e sjellë fatin e realizimit të vullnetit popullor, të rilindësve dhe heronjve të gjitha kohërave – bashkimin kombëtar.

Andaj me të drejtë ne si mërgatë flasim me gjuhën e të parëve, fuqinë Ilire dhe porosinë e brezave të ikur: ta ruajmë gjuhën, kombin, identitetin fisnik, që jo rastësisht na ka bekuar zoti të jemi popull, komb shqiptar me një gjuhë të bukur e të ëmbël, gjuhën shqipe.

Nga ky takimi, më 16.02.2017, me përfaqësuesin e Ministrisë së Diasporës dhe të dy konsullatave tona Shqiptare në Mynih si dhe të shoqatave, bizneseve dhe Këshillin e mësuesve dhe të Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, së bashku po e përçojmë anë e këndë atdheut, nga mërgata e përmallshme dhe e përkushtuar për atdheu, uratën më të çmuar për Pavarësinë e Kosovës.

Urime Pavarësia, Kosovës – Dardania e lashtë!

Urime kombi ynë, shqiptar kudo që jeni dhe ti Shqipëri e nderuar gëzofshi Pavarësinë e Kosovës !

Urime mërgatë dhe ju të gjitha trojet shqiptare që ende përballeni me mungesën e lirisë!

Urime Kosovë, Shqipëri – Shqipëria Etnike!

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari-Mustafë Krasniqi

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Shkruan: Luan JASHARI

 

Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njejtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokoleve Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel zhvillohen bisedime teknike dhe politike në lidhje me Kosovën, duhet të trajtohet edhe çështja e Statusit Politik të Luginës së Preshevës, derisa faktori ndërkombtarë është vënë në lëvizje( në lidhje me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur do jenë shumë më e vështirë të vëhen mekanizmat ndërkombtarë në lëvizje!).

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë( edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel lokal, por edhe në atë të ashtuquajtur republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të nga Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët e tillë( politikanët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë denjësisht nuk kanë përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për korrupsion dhe nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë( nga shkaku që i shërbejnë interesit të Serbisë, këta politikan të Luginës së Preshevës, kanë bë që Çështja Kombtare e Shqiptarve të Luginës së Preshevës, si në arenën ndërkombtare dhe rajonale të heshtet a së paku të minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve politike në Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë egërsi luftojnë mes vete e shumë më pak për Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe e atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptarve; përzgjedhje e multiçetnikëve( si polic multietnik të vetëquajtur), për t’i shërby Serbisë; etj

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen me ngulm, por më shumë me forma tejet të buta, kryesisht me një a dy protesta!); çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga shërbimet sekrete të Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike( duke u bë çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht në botën perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e intelektualve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje me avansimin e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e Statusit Politik të Luginës së Preshevës! etj.

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht e ish-veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe për terrorizëm etj); heqje nga regjistrat civil të qytetarve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë; mosregjistrim real të Shqiptarve të Luginës me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet në ekonomike, janë të panumërta tashmë, edhe pse menjëherë pas luftës së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht tek të rinjët); pengesat në ndërmarrjen e iniciativave për hapje biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda Serbisë( duke i sabotu produktet e Shqiptarve të Luginës); pengesa në tregti përmes pikave kufitare me Maqedoninë dhe Republikën e Kosovës; mirëqenie të ulët sociale dhe shëndetësore; tarifa të larta për energji elektrike; tarifa të larta për hapje dhe mbajtje të bizneseve; haraç nga policia kriminale e Serbisë për bizneset lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të ndryshme kinse të bëra nga bujqit, blegtorët, tregtarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë; ngulfatje të tregut lokal me produkte të Serbisë qofshin produkte bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të falimentojnë etj.

Problemet historiko-kulturore, tashmë të mësuar që me shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin ato “shkencore, fetare etj” që kanë përvetësu trashëgëminë edhe të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe sot ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të arkefakteve; tjetërsim të Historisë Kombtare Shqiptare edhe përmes fesë( duke tentu të na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të islamizuar etj)!; ndalimi i festave Kombtare Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e monumenteve tona Historike( mes tyre edhe Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon politikanët serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet tepër tolerante, duke leju që politikanët e Luginës së Preshevës, madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët e Luginës, duhet të ngrejmë zërin, që së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të tregohen më të ndërgjegjshme sa i përket Interesave të Shqiptarve të Luginës.

Më: 26.01.2017

Luan Jashari, absolvent në Fakultetin Filozofik dega e Historisë dhe të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës,.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

JETA E KËPUTUR NË MES

JETA E KËPUTUR NË MES

Shkruan: Brahim Avdyli

 

Kur ulem që të pushoj, i lëshoj zogjtë e kujtimeve të mia nëpër viset e maleve dhe papritmas vjen hija e buzëqeshur nëpër hapësirë e Yvonit, si fëmijë, e më hedh krahun e saj, ndërsa stepem nga kujtimi e dhembja për te. Ajo më pyet ëmbël dhe lozonjare:

Hëë!… A qenke lodhur!?… A dëshiron diçka që të pishë? Të të sjell pak qumësht të lopëve, sepse të liron nga thartësira, që të është mbledhur si një grusht në lukth!… Natyra është e mirë dhe qumshti të liron prej kësaj dhembje…”. Mu më mbetën sytë të ngrirë në portretin e saj ajror.

E kujtoj gjithmonë vajzën e vogël të Familjes Pifferinni, nga Gerra-Piano, te Ristorante Del Ponte, ku punova tërë kohën e sezonës së vitit 1980, sepse e kisha bërë atë vit garacionin e parë, pasi kisha zbritur këmbë nga Valle Verzasca, malet që lidhin alpet zviceriane prej Interlaken, sepse unë mendoja se do të dilja në Zvicrën gjermane, por arrita që të dal në Gerra Piane, Ticino.

Për këtë do të flas më vonë, sepse tani nuk më lë kujtimi. Kujtimi është një erë e lehtë që të bart aty ku do ai dhe ka raste kur ngërthehesh me ankthe e pengje, pse nuk ke patur kohë deri më tani t`i sellësh me shkrim. Shkrimi të gojon nëpër malet e dendura të shkrimeve në një dhomë pa ajr, e ti do të dalësh vetë në natyre, që të vështrosh e pushosh i qetë…

Ndër të parët, më mori në punë Pifferinni Augusto, në restorantin e tij breg rrugës, në Via Catonale, si “ragazzo dela cucina et del buffe”, në bazë të frengjishtes, të cilën e flitja, por vetëm për tre muaj e përdora italishten, sepse askush nuk fliste ndryshe me mua. Miku im, Giorgo Masabò, që banonte me mua, bëhej pilot privat prej pilotit ushtarak, në aeroportin privat në rrethinën e Teneros, dhe kur ia lexova padashas një artikull në “Corierre dela Sera” pothuaj se pa gabime, tha se e dija mirë italishten, por nuk dëshiroja vetë që t`a flisja…

Kështu, mbeta mik i shtëpisë, përveç atij, dhe e ruaja shtëpinë bashkë me qenin e Pifferinnit. Doris, Danny, por edhe Magma, e martuar, që vinte shpeshherë me fëmije, sepse më donin si vëllain, e ndonjëherë më nxirrin telashe me tekat e tyre, i kujtoj përherë, duke mbjellur pemë në shtëpinë tyre si në shtëpinë time, sepse Augusto e priti frytin e parë që t`a provoja unë, por nuk kishte telefon të më thirrë, e as nuk e dinte se ku ndodhem. Papritur shkova me kohë, sikur më dërgoi një forcë magjike, dhe e gjeta atë mollë, në sirtar. E kërkova mollën e parë, për t`a provuar…

Ky ishte gëzim për të gjithë familjen e tij. Por, dua vetëm dy fjalë me lot për motrën time, e cila shkoi në jetën e përjetshme, sepse nuk i gëlltiti dhembjet që na i shkaktoi deri atëherë babai i saj, padashas, mua, Yvonit e të tjerëve. Ai ishte zhdukur për 3 muaj nga shtëpia e tyre për të humbur gjurmë, të cilin ne e kërkuam edhe në Ameriken Latine. Ditën që i vdiç vajza, më e vogla, siç tha vetë se do të vdes, 12 vjeçarja më e dashura e të gjithëve, dhe më e shtrenjta ime motër, sepse fliste si burrë e vetëm fjalë të zgjedhura, ai befas ishte lajmëruar. Po binte shi i rrebtë. Pesë veta ishin në veturën e vogël: bonjakja, të cilës, tani, nuk ia di emrin dhe e ëma, në të dy vendet përpara; ndërsa pas tyre ishin Dany e Doris, e në mes tyre ishte Yvoni, e cila ishte grindur pak me to, me pak fjalë, vetëm sa për t`ua dëshmuar se ajo do të kalonte për në jetën e përjetshme, kur papritmas qëllon ndeshja. Vetura ishte qarë më dysh, ndërsa vetëm ajo kishte vdekur, që ishte në mes! Ishte tragjedi, në mes të një kohe tepër të trishtë. Qanin të gjithë; qaja edhe unë! I qanim edhe mbi kufomë; deri te varri në kishë qanim. Mijëra vetë ishin tronditur. Askush nuk e dinte sa vdekje madhore, sa vdekje mbi vdekje, sa vdekje e hijshme, pa asnjë goditje në kafkë… Qëndronte, ashtu e qetë, dhe një tis buzëqeshje të hidhur e mbante, sikur bota për rreth saj nuk ishte zgjedhur mirë, e mashtruar tepër pas luksit, duke e harruar kohën e lashtë. Mua, më dukej se e kisha marrë me vete, prej Morinës, kur kam qenë fëmijë, si orën e dalur prej bunarëve të kullës së stërgjyshit…

Ai nuk kishte tjetër djalë, përpos meje. Sillej si polic, më tepër se sa si kuzhinier. Rastësisht e pa shtyllën time me poezi në gazetën e atëhershme “Bota e Re”, që erdhi me postë në restorant dhe i shfletoi pak nga pak. Nuk e dija përse ishte i tufllanosur në mua; si do të punoja në një restorant e në të njëjten kohë isha “poet i madh”, sipas tij. Për ate, nuk barazoheshin këto. A do të doja të punoj në një restorant apo do të shkruaja poezi.

Poezitë e mbanin poshtë tyre “Ticino, Gera Piano 1980”; titullin “Fletë të shkëputura”; fotografia ime ishte në ballë; por nuk e kuptoja se përse ishin “të pamundshme” ato. Ai ishte një kuzhinier i mirë, por kishte qenë polic i rrebtë dhe para se të ishte bërë polic kishte qenë ushtarë italian. Gjatë kësaj kohe, kishte qenë, sipas tij, në Gjakovë e Morinë. Mi tregoi dy emra të njohur prej Ponoshecit, ku i kisha dajët. I ngjante babait tim, por ishte më i gjatë.

Erdhi puna që një ditë më pëzuri nga puna. Të gjithë ishim në stres, për drekë. Nuk më dha leje as për të ngrënë. Kur u krye dreka, Yvoni shkoj e kërkoj pjatën e vëllait të saj, sepse ishte mbyllur në dhomë pa ngrënë. I tha qetas e me dorë të zgjatur, ku ishin dy prindërt e saj, babai dhe nëna, duke e mbajtur doren e duke lëvizur me një këmbe. Ndoshta nga nervoza, që e përpinte mbrenda vetes, ku ta di, por çuditërisht buzëqeshte pa fjalë. Augusto e vështroi rrebtë e drejtë e në sy. Ajo ia kërkoi pjatën, për mua dhe i tha se ajo nuk do të hante asgjë, përderisa vëllau ishte mbyllur në dhomë, pa asgjë. Augusto ia lidhi një shuplakë të fortë sa nuk e rrëzoi dhe po e shikonte mëtutje, i rrebtë, duke fshirë djersët. Yvoni, vetëm u buzëqesh e i tha me të njëtin ton: “Ti e di Gusto se nuk do të ha as edhe një grimcë, përdesisa vëllai i im rri në dhomë pa asgjë e pa fjalë, e unë tërë kohën e lirë e kaloi me te, duke lozur e duke folur… Kështu… Ma jep pjatën, ti vetë, sepse nuk shkoi pa këtë pjatë!… Brahim, është sikur djali i juaj… Ai, nuk ka faj”. Dhe, dorën e mbante të shtrirë. Nëna e shikonte, pa fjalë e pa lëvizje. Dikur shtoi: “Hë, pra, e kuptove Gusto! Jepja pjatën e Brahimit, sepse vazja e jonë ka të drejtë! Ai nuk ka asnjë faj, për besë asnjë faj!”…

Augusto përplasi gjërat e tengjeret, e zhveshi kacelen e kuharit dhe plasi në lot, se edhe ai do të humbi pa gjurmë dhe doli jashtë restorantit. Derisa nëna e mbaroi pjatën për mua dhe e merrte me të mirë vajzën e tij të vogël, derisa e kundërshtoj vajzën e madhe, Danyn, e cila pyeste se ç`u bë ashtu me Guston e ku shkoi ai, duke i thënë që të mos merzitet për këte, sepse Gusto kishte një nervozë të tmerrshme, por do t`i kaloj e askujt të mos i thotë asgjë nga kjo punë. Është një punë që zgjidhet midis nesh.

Yvoni e mori pjatën me gas që ia dha nëna e saj. Erdhi në kat. Trokiti tri herë lehtas në derën time. “Jam motra e vogël, Yvoni”– më tha mua, pasi pyeta te di kush ishte, dhe kur e dëgjova zërin e ëmbël të saj, befas u ngrita dhe ia hapa derën. E shikova gjatë, sepse tabakun e mbante lart, drejtë mjekrës sime. “Për mua është kjo?! A e ke të lejuar? Pyete shefin, të lutem! Ai më tha se sot nuk do të ha, ose nuk ma jep rrogën?!” Ajo u afrua me tabakun si për një musafir të zgjedhur deri te sirtarja anash krevatit, me dorë i mori poezitë e mia në fletore dhe gazetën ngadalë, e la tabakun aty dhe u ul në krevatin tim, duke më thënë: “Mama të bën të fala! Dreka u krye mirë! Derisa t`a marrësh kafshoren e fundit, unë e kam për detyrë të ri këtu, ku ke fjetur ti”. Faqen e kishte të skuqur. Kafshorja më mbeti në dorë. U mbylla në fytyrë. Ajo e kuptoi, por ma priti përpara se t`a pyesja vetë. “Dany ishte nervoz nga shërbimi. E nguca pa dashje dhe desh i theu pjatat. Ma flakarisi një shublakë, sa të quditesh!… Hë, e!… E bëra një përvojë të hidhur… Ha, ti, ha… Unë po të pres”. Dhe, prap buzëqeshi. Atëherë, pas pak çastesh, ia fillova drekës. Sa herë futem i vetëm në një dhomë, kur është vend i zgjedhur apo i mirë, më duket se prap e shoh, po me atë buzëqeshje, vetëm përpak çaste, sepse pastaj zhduket…

Qindra net i kam bërë me lot e kujtime, madje edhe për Yvonin. Këtë fotografi e kam vënë në krye të fotogafive të mia, në faqen time provizore. Askush nuk më ka pyetur, kush është kjo vajzë. Ajo ishte njëra nga “Tri Moirat” (Tri motrat, Tri orët) që më kanë përkundur si fëmijë, në holë, të vjerur në tra. Askush nuk e di këtë punë dhe askujt nuk i nevojitej. As të më pyesnin, nuk kishin kohë, as pse nëna nuk kishte kohë të më përkundë…

Vdekja e saj erdhi papritur, edhe pse vetë, në njëfarë forme, na kishte njoftuar. Për varrojsen e saj ishte edhe babai i saj. Që të dy e kryem pamjen e saj, për kryeshëndosh, me lot në faqe. E varrosëm në varret pranë kishës, duke e dërguar prej shtëpisë së tij, në Via Cortasce… Me lotë ishim edhe te varri i saj. Prej atij viti nuk kam bërë asnjë garacion te Ristorante Del Ponte. Edhe Donatella, që e quanim shkurtimisht Dany, si duket iku në Francë. Dhe as të varri i saj nuk kam bërë ballë që të shkoj…

Ja përse një fëmijë me flatra të engjujve dhe prej një familje tjetër, prej një populli tjetër, ishte motra ime e veçantë!…

Nuk po flas gjatë. Jeta është këputur më dysh. Njëra pamje është nga jeta e përkohshme, me të hidhurën e saj. Tjetra është në jetën e përjetshme, të cilën askush nuk e sheh. Fotografitë e rralla të kësaj jete i lëmë përtej kujtesës sonë. Nuk e dimë se jeta është kryqëzim i energjive…

JETË I THËNÇIN!…

P.S.:

Një kopjim i kësaj përmbajtje, i thënieve të mia, i konstukteve dhe i metaforave, do të paraqitet te gjykatat përkatëse, për plagiat…

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Çadra e Partise Demokratike,aty ku hane byreke e qofte dhe pine birra e raki !!

Çadra e Partise Demokratike,aty ku hane byreke e qofte dhe pine birra e raki !!

Nga: Elida Murati

Liri, Barazi, Vellazeri. Liberte, Egalite, Fraternite Qesharaket dhe dordolecet e Partise Demokratike, po bejne nje proteste dhe kane ngritur nje cader birrari, ku hane byreke e qofte dhe pine birra e raki. Dhe kete gje e bejne jo sepse ju eshte hapur barku per popullin shqiptar dhe duan ti bejne mire kombit shqiptar, por thjesht e bejne per te fituar pushtet per veten e tyre. A eshte kjo politike? A duhet te jete keshtu politika? Kjo ta shpif. Te keqperdoresh besimin e popullit, ta manipulosh popullin e te perpiqesh ta ngresh ne protesta, vetem pse nje apo disa hajvane, duan te marrin pushtetin e te qendrojne ne pushtet, kjo eshte gjeja me e neveritshme qe nje qenie njerezore me arsye dhe logjike, mund ti beje nje grupi shume te madh qeniesh te tjera njerezore. Ky eshte nje turp. Kjo eshte fyerje e dinjitetit njerezor. Kjo eshte thyerje e te gjitha lirive dhe te te drejtave te njeriut, qe synojne barazine midis njerezve dhe jo pabarazine dhe shfrytezimin cnjerezor te njeriut nga njeriu me qellim kapjen e pushtetit. Shoqeria njerezore ka kaluar shpesh neper periudha te erreta, por ka ditur te rilinde dhe te sjelle vlerat me te mira per barazi njerezore dhe trajtim te drejte dhe human te njerezve. Qe ne mesjete, me hartimin e Carta MAGNA dhe deri ne ditet e sotme, me sanksionimin e lirive dhe te drejtave personale njerezore shoqeria njerezore ka bere hapa te madherishem perpara, per te mbrojtur dinjitetin njerezor dhe per ti dhene vlera te gjithe njerezve. Por neve sot nuk mund te lejojme idiota si Sali Berisha dhe Lulzim Basha fyeres te inteligjences popullore, dhe ofendues te dinjitetit njerezor qe te shkelin mbi gjakun tone dhe mbi jeten tone, e te na perdorin si mish per top kur kerkojne te na nxisin, per te na nxjerre ne proteste me qellimin e vetem, qe ata, Berisha me Bashen, te fitojne pushtet per veten e tyre, e te ngjiten ne pushtet per te na sunduar, skllaveruar dhe perdorur pastaj, sipas qejfit te interesit te tyre. Koha e shfrytezimit te njeriut nga njeriu ka perenduar, dhe nuk mund te gjenden dordoleca ne bote si Basha e Berisha qe te kene guximin, te ngrihen mbi dinjitetin njerezor e te perpiqen te manipulojne vullnetin popullor per te marre pushtetin. Jetojme ne demokraci dhe cdo perpjekje e dordoleceve per te manipuluar popullin do te deshtoje. Do te deshtoje, jo vetem pasi keta dordolece te Partise Demokratike jane jashte kohe, dhe koha e njerezve qe dhunojne te drejtat e popullit ka perenduar por edhe sepse ndergjegjesimi i kombit shqiptar ka filluar te piqet, dhe te arrije nivele te larta duke e braktisur plotesisht ate proteste qesharake prane nje cadre birrari por edhe do te arrije nivele te tjera akoma me te rendesishme me kundershtimin dhe perpjeket e popullit shqiptar, per ta ndalur kete proteste qesharake si nje perpjekje e drejte njerezore per te pushuar dhe ndaluar cdo veprim te cmendur irracional qe nje grusht njerezish po perdorin per te skllaveruar dhe shkaterruar popullin. Liri, Barazi, Vellazeri. Liberte, Egalite, Fraternite e lutem ma shpernda kete.

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]