Get a site

Mid’hat Frashëri: Filozofia historike e Lidhjes shqiptare të Prizrenit

Mid’hat Frashëri

Mid’hat Frashëri e ka trajtuar më se një herë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në disa këndvështrime: herë nën këqyrjen e filozofisë së historisë, herë nën prizmin e kritikës historike e herë si një parashtesë dokumentare, shkruan dr. Uran Butka.

Nën këqyrjen e filozofisë historike



Filozofi Mid’hat Frashëri ngrihet në përgjithësime historike e filozofike, mbi ngjarjet dhe faktet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Së pari, ai zbulon shkaqet historike të lindjes së Lidhjes Shqiptare: “Për ta cilësuar këtë lëvizje si ndjenjë kombëtare dhe për ta konkretizuar atë në një koncept të qartë historik, shkruan Mid’hat Frashëri,-u desh tronditja e madhe e luftës ruso–turke e vitit 1877–1878 dhe traktatet e Shën Stefanit, që e pasuan atë. Në këto traktate, rajone të tjera të banuara nga shqiptarët ishin caktuar që të zgjeronin Serbinë dhe Malin e Zi ose të krijonin shtetin e ri bullgar. Më vonë ishte i njëjti problem, për t’ia lëshuar Greqisë, së bashku me Thesalinë edhe pjesën jugore të vilajetit të Janinës. Për Shqipërinë ky ishte fillimi i copëtimit, pranim dhe pasojë e zhbërjes së Perandorisë Osmane, mbasi vetë Shqipëria nuk llogaritej si entitet etnik. Kjo mjaftonte për të reaguar; rreziku ishte tepër i madh dhe tepër i dukshëm: edhe një luftë tjetër fatkeqe për Turqinë dhe Shqipëria do të zhdukej bashkë me perandorinë e krijuar nga pasardhësit e osmanlinjve. Pra, duhej shpëtuar ngarkesa e saj e vogël dhe të mos lihej të tërhiqej nga anija, e cila po fundosej. Goditja u ndje dhe ndodhi reagimi”. (L.Skëndo, Rilindja Shqiptare, Lozanë, 1919). Për pasojë, “përballë rrezikut, që u kanosej, shqiptarët u zgjuan dhe vepruan energjikisht. Sigurisht, erdhi koha për këtë. Kongresi i Berlinit dhe rreziku i copëtimit. Dhe u organizuan disa mbledhje për të rënë dakord lidhur me masat që duheshin marrë. U mbajtën mbledhje si në veri, edhe në jug dhe qendrat kryesore ishin Preveza, Janina, Shkodra, Prizreni e qendra të tjera të dorës së dytë dhe pak nga pak në të gjithë qytetet. Mbledhjet në veri kishin si synim të drejtpërdrejtë të parandalonin ndarjen nga Shqipëria e Guxisë, Plavës, Nishit, Vranjës dhe Kurshumlijes. Mbledhjet e jugut duhet të shmangnin rrezikun nga ana e Greqisë”, – argumentonte Mid’hati dhe konkludonte: “Konfliktet që shqiptarët kanë pasur me fqinjët, të cilët kërcënonin bazën e ekzistencës së Shqipërisë, nuk kanë qenë aspak konflikte fetare, as edhe një konflikt i rëndomtë kaçakësh, por rrjedhojë e natyrshme e një lufte midis një populli që dëshiron të jetë i lirë në shtëpinë e vet dhe pushtuesve të panginjur ballkanikë. Shqiptari, para se të jetë katolik, mysliman apo ortodoks, është shqiptar”, thekson ai. (Shqiptarë dhe sllavë, Lozanë, 1919) Midhati zbulon thelbin dhe shfaqjen e përpjekjes së Lidhjes së Prizrenit: “Qëllimi i vërtetë i ndjekur nga Komiteti i Lidhjes ishte ta shpëtonte vendin nga copëtimi, të bënte që të njihej e të pranohej ekzistenca e një Shqipërie dhe e një kombi shqiptar”. Si rrjedhojë, kjo përpjekje nuk ishte lokale apo lëvizje e një prijësi të caktuar, por u kthye në një lëvizje të përgjithshme, në një aspiratë kombëtare dhe këtu qëndron edhe rëndësia e saj kryesore, për në atë kohë dhe për të ardhmen. “Kushtrimi dhe poterja e zakoneve të vjetra po transformohej në një aksion diplomatik; brenga e thjeshtë dhe instinktive e katundit po merrte formën e një aspirate kombëtare dhe patriotike, me një qok më të lartë dhe natyrisht më të largët…Për shumë njerëz, Lidhja e Prizrenit mund të paraqitet si një prej atyre kryengritjeve që populli ynë e ka pasur kurdoherë në vetijën e tij, sidomos në shekullin e nëntëmbëdhjetë, me Ali Tepelenën dhe Bushatlliun, si edhe më pas tyre. Por ndryshimi qëndron në pikën që në këto lëvizje ishte për shtytkë iniciale aktiviteti i një njeriu të vetëm, duke u mbështetur mbi tendenca lokale të nevojshme prej rrethanave të ditës; këtë radhë iniciativa merrej prej popullit dhe qëllimi ndehej mbi tërë Shqipërinë etnografike, mbi ditën e veprimit, si edhe mbi kohën e ardhme”. (Lidhja e Prizrenit, rev. “Diturija”, 1928). Si filozof i historisë, Mid’hati arsyeton: “Një veprim, një përpjekje, është kurdoherë pjellore, është lindja dhe nisja e një ekzistence së re, edhe në qoftë se nuk rrëfehet sish një rezultat imediat. Në këtë botë, sforcimi për t’arritur një qëllim ka mbase një rëndësi dhe një vleftë më të madhe se nga qëllimi vetë. Një luftim i sotëm është kapitali i magazinuar për kohën e ardhme, një fuqi e mbetur e gjallë, që ushtrohet në çdo minutë dhe shfaqet me forcë në ditë nevoje. Kështu, Lidhja e Prizrenit, tërë duke pasur si pemë shpëtimin e Shqipërisë, pati edhe fitimin më të madh akoma të përgatiste jetën tonë kombiare, t’u jepte një kuptim të ri aspiratave të popullit. Që nga ajo ditë, vërtet fillon shpresa e një shpëtimi, e një jete më të kuptimtë, në formë të caktuar; që atëherë merr një trajtë të kthjelltë ideja e përfytyruar për fjalën Shqipëri; mbryhen dhe gatuhen aspiratat për një qok të shënuar. Lokalizma dhe kantonizma i lënë vend patriotizmës; tendencat ndarëse dhe mërgonjëse fillojnë të peshojnë drejt një pike të vetme; krahinat dhe elementet që e kishin kujtuar veten e tyre të ndarë dhe të huaj nga njëri-tjetri, nisën të njësohen e të ndihen solidarë. Me një fjalë, fisi bëhet komb. Shqipëria e kuptoi se më nuk e shpëtonte dot veten e saj pa kërkuar dhe ajo të drejtat në emër të kombësisë, në emër të një mëmëdheu, të një kombi”. (Po aty). Ai çmon si kushtimin e Veriut, ashtu edhe koshiencën e Jugut e mbi të gjitha veprimin e tyre të përbashkët, karakterin e përgjithshëm panshqiptar të Lëvizjes: “Këtu shfaqet për ne influenca e degës jugore. Në Prizren, populli kompakt dhe me armë në dorë, me ndërgjegje për fuqinë luftarake të tij, i bazonte shpresat mbi forcën e numrit dhe mbi të drejtën e pronës. Jugu, më pak i fortë, po më koshient për të drejtat si racë dhe si komb, vinte në peshë parimet e rinj, që kishin përmbysur sisteme të vjetra. Këtu fillon për ne rëndësia dhe vlera e Lidhjes së Prizrenit dhe këtu nis shërbimi i vërtetë i Abdyl Frashërit. Kjo influencë e delegatit të Jugut u manifestua në një mënyrë më definitive, duke i dhënë lëvizjes një karakter të përbashkët, të përgjithshëm, panshqiptar, duke e nxjerrë nga forma e rivendikimeve lokale për vatanin e vogël, për vilajetin dhe kazanë; tani mendimet dhe kërkesat ishin për Shqipërinë e tërë, për mëmëdhenë, për Jugun, si dhe për Veriun, për myslimanët dhe të krishterët, për çdo çip të truallit dhe për çdo individ, që fliste gjuhën shqipe. Ishte mbase hera e parë që lulja e kuptimit të kombësisë po zinte rrënjë në shkrepat e Arbërisë dhe kuptohet vetiu se bima e re do të zhvillohej me gjithë ngjyrat e saj: nga e sotmja në të ardhmen ishte një i vetëm çap për t’u bërë. Dhe dita e nesërme zuri të preokuponte Lidhjen dhe degët e saj më tepër se gjendja e keqe e ditës: duhej siguruar jeta e kombit dhe e mëmëdheut, duke e bërë këtë komb dhe këtë mëmëdhe t’u njiheshin të drejtat e tyre, të respektoheshin në një mënyrë baras me të drejtat e atyre popujve, në favor të të cilëve kërkohej të shqyhej trualli shqiptar”.

Z.Frashëri mendon se çdo përparim i një populli dhe i një vendi vjen nga idetë e përparuara dhe vullneti për t’i vënë në jetë ato. Nuk është e rastit që Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi e kulmoi thuajse në të njëjtën kohë me Rilindjen tonë Kombëtare, me idetë e saj dhe me veprimtarinë e rilindësve, veçanërisht të Abdyl Frashërit, i cili në fund të vitit 1877 u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (Komiteti i Stambollit), që dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike, që adaptoi edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku Abdyli u shqua si udhëheqës dhe diplomat i shquar i saj. Midhat Frashëri konkludon se Lëvizja për autonomi e mandej për shkëputje nga Turqia, “kjo mbryjtje e shpirtit dhe e dëshirave të shqiptarëve, krijimi i këtij karakteri të ri, nuk bëhej dot pa një platformë kombëtare siç ishte Rilindja, pa një edukatë këmbëngulëse dhe të gjatë, bazuar mbi stërvitjen morale dhe intelektuale. Edhe një pemë jo më pak e çmueshme e Lidhjes së Prizrenit qe për ne krijimi i “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”. E harruar, e përbuzur, si një patois, e shikuar jo si një vegël qytetërimi, po mbase si një ndalesë përparimi, shqipja, me themelimin e Shoqërisë së Stambollit, nis të bëhet e gjallë dhe shpirtdhënëse, të jetë një organ për të dhënë ide dhe aspirata, të zgjojë ndjenja dhe të frymëzojë mendime. Ç’shohim sot, ç’presim nga e ardhmja, ç’ kemi të drejtë të kërkojmë nga pritmi, buron nga Shoqëria e të Shtypurit shkronja shqip, lindur nga Lëvizja e Lidhjes së Prizrenit”. Dhe Mid’hat Frashëri sintetizon: “Pikërisht për këtë arsye, viti 1878 duhet konsideruar si fillimi i rilindjes intelektuale të shqiptarëve, ashtu sikurse ishte fillimi i rilindjes politike Lidhja e Prizrenit”. (fragment nga teksti i historianit U. Butkës, për të perceptuar momentin filozofik të kësaj ngjarjeje)

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm!!

Kosovarja arrestohet në Austri

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm

15-vjeçarja planifikonte sulm me helm.

 

Një vajzë 15 vjeçare, nga Kosova, gjendet në burg qe një muaj në Austri, sepse dyshohet se kishte përgatitur një sulm terrorist.

Sipas Carl Fischer nga zyra e prokurorit Sankt Pelten, një vajzë që jetonte në Lower Austria, po shkruante në rrejte sociale dhe po e lavdëronte Shtetin Islamik dhe u informonte për sulmin me helm. Një shërbim i huaj i inteligjencës informoi kolegët austriak më 16 maj se zbatimi i një sulmi terrorist u konsiderua nga IP adresa në Lower Austria, transmeton gazetametro.net

Kosovarja arrestohet në Austri

Ajo IP adresë është lokalizuar në një vend të vogël në rajonin e Mostfirtel, ka bërë të ditur gazeta “Standard”me seli në Vjenë.

Me ndihmën e shërbimeve të huaja të inteligjencës dhe analizave nga ajo IP adresë u zbuluar vajza, ndërsa më 18 maj ajo u fut në paraburgim. Mirëpo edhe gjatë hulumtimit të telefonit të saj u gjet material i propagandues të Shtetit Islamik.

Avokati i vajzës, Wolfgang Blasic, ka ngritur një ankesë për marrjen e saj në paraburgim ku theksoi se klientja e saj është në telashe për shkak gjithë kësaj që nuk ka të bëj me realitetin.

Ajo që nga muaji prill, nëpër mes rrjeteve sociale kishte shpërndarë simpatinë e saj nga Shtetit Islamik. Personi në fjalë në rrjetet sociale ishte paraqitur me emër të mashkullit “Davud”, ku dhe ka pasur një bisedë të fshehtë me pjesëtarët e Shteteve Islamike ku kanë biseduar për planet për të kryer një sulm në Austri.

Nxënësja ishte veçanërisht e interesuar për sulm helmues, në vendet ku shiteshin produktet ushqimore. Ajo u informua se si të përdorte një kimikat të tillë si ” Agent Orange “. Ajo u informua gjithashtu për udhëtimin nga “toka e jobesimtarit” në tokat e besimtarit. Avokati i saj vuri në dukje se vajza në vendin ku ajo jeton është një e huaj, sepse është e vetmja që mban të veshur shami.

“Edhe në shkollë për shkak të kësaj është shpallur e urryer, ka shtuar avokati i saj, ku ka shtuar se pikërisht për shkak kësaj ka filluar që në internet të hulumtoj për një shoqëri që është si ajo ku pastaj ka hasur në ekstremistë.

Prindërit e saj para shumë viteve kanë ikur nga Kosova për në Lower Austria, dhe aty sipas fjalëve të avokatit shuam mirë janë adaptuar.

Vajzës më 30 maj i është shtyrë paraburgimi, gjë që avokati e konsideron si vendim jo të drejtë, sepse vajza ka pranuar të bashkëpunoj me autoritete zyrtare për t’ i zbuluar tentimet të tilla.

Projekti Rus per zhdukjen e Shqiptarve (1804-1878)

Projekti Rus

Projekti Rus per zhdukjen e Shqiptarve (1804-1878)

Fjala e Mr. Qazim Namani, e mbajtur në Tribunën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”

 

Në shekullin XVIII Rusia fuqizohet duke u bërë faktor i rëndësishëm në skenën politike dhe ushtarake të Evropës e sidomos në Gadishullin Ilirik.

 

Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë. Të inspiruar nga propaganda ruse në këtë kohë, Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimiroviqi kishin shprehur aspiratat e tyre për tu liruar nga P.O. dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan. Në vitin 1804 shpërtheu kryengritja nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit.

 

Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen e vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje, i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare.

 

Në vitin 1806  filloi lufta turko-ruse që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje.

 

Në vitin 1808 u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë.

 

Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814 dhe themelimit të Aleancës së Shenjtë në kongresin e Vjenës 1815, me inicimin e Rusisë  ku qëllimi i saj ishte për ti shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Turqisë ju krijuan kushte të volitshme që ti shuajë pashallëqet shqiptare.

 

Në vitin 1815 doli ne skenë Millosh Obrenoviqi i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen. Kara Gjorgji duke e parë forcimin e kryengritjes dhe dobësimin e P.O. u kthye nga Austria me disa përkrahës të tij. Në afërsi të Beogradit Millosh Obrenoviqi së pari e bastisi Kara Gjorgjin së bashku me 16 përkrahësit e tij dhe pastaj i vrau, ua preu kokat të gjithëve dhe ia dërgoi valiut e i cili më pastaj ia dërgoi portës së lartë në Stamboll. Në vitin 1820 Millosh Obrenoviqit sulltani ia dha titullin knjaz por Milloshi e refuzoi. Më vonë Milloshi u pendua që e kishte refuzuar titullin knjaz, andaj e dërgoi në Stamboll një delegacion për ta ripërtëritur besnikërinë e tij ndaj sulltanit. Sulltani ia lejoi që Milloshi të mbajë një delegat në Stamboll për ti përfaqësuar serbët.

 

Pas deklarimit të kryetarit amerikan James Monroe, më 1823 para kongresit amerikan se duhet ndjekur principin Amerika Amerikanëve, tani më u kuptua se Rusia nuk rrezikohej  nga perëndimi. Duke i parë rrethanat të volitshme Danillevski e krijoi idenë pansllaviste të quajtur “Lëvizja filosllave”.

 

Millosh Obrenoviqi luante një politikë dyfytyrëshe dhe qëllim kryesor e kishte shpërnguljen e shqiptarëve nga 6 nahijet të cilat në atë kohë ishin jashtë kufijve të Serbisë që e fitoi autonomin në vitin 1830.

 

Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci. Gjatë këtyre viteve shumë shqiptar ishin shpërngulur nga Beogradi, Kraleva, Uzhica, dhe qytete tjera të Serbisë së sotme.

 

Në vitin 1826  me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservativë shqiptarë dhe tjerë. Mustafa Pasha kërkonte ti forcojë lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcojë lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi. Mustafa Pasha kërkonte përkrahjen e Rusisë përmes knjazit të Serbisë Milloshit. Mustafa Pasha kërkonte 500.000 grosh nga knjaz  i Serbisë Milloshi, por ai me këshilla të rusëve ia ofroi gjysmën e groshëve të kërkuar duke i propozuar Mustafa Pashës se kur ta merr Sofjen ti lejohet Milloshit që ta merr qytetin e Nishit. Qyteti i parë që Serbia atë kohë e mori ishte Krusheci që në atë kohë ishte me një numër të madh të banorëve shqiptarë. Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828 Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha duke mos dashur ti ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin Ruso-turk duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit dhe se do të kyçet në pranverë. Kyçja e Mustafa Pashës me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi Turqinë dhe Rusinë që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 04. tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje dhe i ndërpreu raportet me Rusinë.

 

Rusia duke e parë dobësimin e P.O. kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit, me ç’rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve. Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare.

 

Në vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndërsa u detyrua të jep dorëheqje (1839) duke ia lëshuar vendin te birit të tij Mihailit i cili po ashtu u soll në Stamboll u nderua jashtëzakonisht shumë dhe iu dhënë dekorata dhe diamante nga vetë sulltani.

 

Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë.

 

Programi pansllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë” që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pansllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë synonin që të zgjerohen në dëm të tokave shqiptare. Këto projekte u inspiruan në idetë pansllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori. Bazuar në këto projekte dhe ide u përpiluan në vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe  programi i “Otoçenstvos” bullgare.

 

Me projektin e Nacertanjes serbët bënin propagandë se nuk po bënin diçka të re, vetëm se po i përtërijnë tokat e gjyshërve të tyre dhe ky program nuk mbështetej në parim popullor apo kombëtar, por në të drejtën historike.

 

Serbia i përfshiu trevat shqiptare veriore në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Shqipërinë veriore.

 

Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkoviqin në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna dhe për të vu kontakte më personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerëz me ndikim ne trevat tjera të Ballkanit dhe njëri ndër ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili së shpejti u bë njëri nga personat më të dalluar të propagandës politike të Serbisë pas Garashaninit.

 

Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona të Shqipërisë veriore. Në vitin 1846 u vënë kontaktet me priftin shqiptar Gaspër Krasniqin, Bibë Dodën dhe Naum Sidon me origjinë nga rrethi i Dibrës i cili ishte vu në shërbim të propagandës ruse. Gaspër Krasniqi mbante korospodencë me Garashaninin në gjuhën latine. Në vitin 1848 në Beograd u themelua klubi demokratik pan sllavist, ndërsa në vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandës politike.

 

Gjatë viteve 1852-53 u keqësuan marrëdhëniet serbo-malazeze, ndërsa në prag të luftës së Krimesë 1853-1856 u keqësuan edhe raportet serbo-ruse sepse Rusia ndërhynte me dhunë në punët e brendshme të Serbisë. Rusia e shkarkoi nga detyra Ilia Garashaninin dhe Serbia u detyrua të pranoi kërkesat e Rusisë.

 

Pas luftës së Krimesë në vitin 1856 u lidhë traktati i Parisit. Rusia shfaqi synimet e saj për mbrojtjen e popullatës së krishterë në lindje.

 

Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin në sundimin e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit. Në trevat shqiptare u hapën shkolla të reja me mësuesit Nikolla Musolini, Millan Kovaqeviq dhe Millan Popoviq. Në këto shkolla nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi.

 

Rusia e kishte emëruar Ivan Stepanoviq Jastrebovin në detyra të rëndësishme diplomatike në Shkodër dhe Prizren. Në Sarajevë si diplomat rusë ishte emëruar Hilferdingu i edukuar në frymën pan sllaviste ruse. Koordinimi i aktiviteteve politike dhe diplomatike mes Ignjatevit, Hilferdingut dhe diplomatit rus Jastrebovit i cili veproi në trevat shqiptare frymëzuan nacionalizmin serb në kohën e krizës lindore për pushtimin e territoreve që banoheshin me  popullatë autoktone shqiptare

 

Në vitin 1860/61 Qeveria greke ju drejtua Qeverisë serbe për lidhjen e aleancës së përbashkët për ndarjen e territoreve në Ballkan.

 

Princi i Serbisë Mihajli deri sa u vra në qershor të vitit 1868 kishte vendosur lidhje me disa individ konservativ shqiptar si: Naum Sido, Xhelal pashë Zogu etj, të cilët ishin bërë vegla të tij.

 

Serbia për të vepruar ndër shqiptarët e Shqipërisë Veriore, e kishte ngarkuar priftin katolik Franc Maurin me origjinë sllovene nga Gorica.

 

Mauri e mësoi gjuhën shqipe kur shërbeu si ipeshkëv katolik në Shkodër. Ai interesohej që të përfitoi disa personalitete të dalluara shqiptare për të punuar në shërbim të propagandës politike të Serbisë.

 

Mauri ndër shqiptar pohonte se Serbia do ti ndihmonte shqiptarët për tu liruar nga P.O. Ai ia doli të bindë disa krerë shqiptar për të bashkëpunuar me Serbinë si: Mirash Hasin, kreu i Hotit, Prenk Staka, kreu i Kelmendit, si dhe krerët e kastratit, Triepshit, Traboinës e Grudës. Mauri pohonte para shqiptarëvë se Serbia nuk kishte qëllime të këqija ndaj shqiptarëve kështu që në vitin 1866 ai përfitoi edhe disa krerë tjerë.

 

Pas misionit të tij Mauri u kthye në Beograd i cili e përshkroi një raport në gjuhën gjermane në të cilin e nxjerr në pah esencën e politikës së Serbisë si dhe gjendjen ekzistuese ndër shqiptar.

 

Në këtë kohë nëpër trevat shqiptare ishin dërguar shumë studiues sllav të cilët si detyrë e kishin të përshkruajnë gjurmët e lashtësisë së kulturës dhe civilizimit. Ndër ta mund të përmendim M.S. Milojevic i cili me ndihmën dhe shoqërimin e plakut Zymer të cilin edhe e quante “Zymeri i jonë” i kishte shkruar tri fletore të cilat i botoi në Beograd në vitin 1871.

 

Në muajin shkurt të vitit 1868 për të lidhë besën e bashkëpunimit me Serbinë  te Mihajli në Beograd shkuan 5 shqiptar: Kurtaliu i Matit i cili vdes pas 2-3 dite që kthehet dhe varroset si “turk”, Ahmet Çetani nga fshati Bederianë, Zahir Isufi nga Macukuli, Mer kalici nga Selita, Hasan Beu nga Dibra e epërme, dhe në fund të sundimit të Mihailit në Beograd shkoi Leka Plak, vëllai i tij dhe djali Prenku nga Podgorica.

 

Këta shqiptar që shkuan në Beograd i dhanë besën Mihailit se nuk do të luftojnë kundër Malit të Zi, bullgarëve dhe grekëve dhe se do të bashkëpunojnë me serbët. Sipas burimeve arkivore serbe vërehet se Mihajli ju paska dhënë dhurata të ndryshme dhe nga 250 dukat.

 

Mark Milani për shqiptarët shkruan se nga praktika është vërtetuar se shqiptarin ma lehtë mund ta pushtosh me të mirë se sa me të keq.

 

Mark Milani shkruan shqiptarit duhet ti kërkosh besë, fjalën e nderit ta përvetësosh me ndonjë dhuratë e pozitë të vogël, sidomos parinë e fisit dhe të fesë, pastaj ai do të shërbej sipas qejfit tënd, madje edhe kundër interesave të tij kombëtare, ai “do të futet në ujë dhe në zjarr për ty”. Në të vërtetë këta janë individ të tipit të Sokol Bacit, Ujkiqve, Iveziqve, Kukiqve dhe njerzëve të tjerë të ngjashëm, që për një grusht groshash dhe një uniformë të vjetruar me pulla vezulluese laramane të xhandarëve të “Knjazit”, e kanë hedhur qeleshen e bardhë dhe e kanë vënë mbi sy kapicën e zezë, për tu bërë kështu vegël qorre e politikës shoviniste të Kral Nikollës.

 

Këto lidhje me Beogradin u ripërtërinë edhe pas vdekjes së Mihajlit, kështu që në dhjetor të vitit 1868 në Beograd shkoi Xhelal pashë Zogu, i cili e vizitoi edhe Kragujevcin dhe ishte mysafir në shtëpinë e Milivoje Bllaznoviqit, ministër i njohur serb në atë kohë.

 

Xhelal Pasha në këtë kohë zhvillonte bisedime për situatën në viset Shqiptare edhe me gjeneralin rus Ignijatevin.

 

Xhelal Pasha në vitin 1868 i kishte ndërpre raportet me Turqinë dhe tani plotësisht i shërbente Serbisë. Në mars të vitit 1868 Xhelal Pasha e kishte nënshkruar futjen në shërbim të propagandës serbe me kusht që të vendosej diku ne shtetet Evropiane. Me 5 mars 1869 ai udhëtoi për Cyrih, pranoi të ndërroi emrin e mbiemrin dhe të quhet Stanko Ivanov, bashkëpunëtori i tij si duket shqiptar e mori emrin Avram. Qeveria serbe këtyre 2 shqiptarëve jua caktoi shoqëruesin tjetër i cili quhej Gjorgje Dimitrijeviq nga Sarajeva.

 

Xhelali kishte për detyrë që nga Cyrihu të dërgoi letra në adresë të tregtarit Arsenije Llukiq në Beograd, kurse brenda letrës të shkruaj se ma në fund letra duhet ti dërgohet Milovan Vojinoviqit. Beogradi Xhelalin e paguante 120 dukat në muaj ndërsa Gjorgje Dimitrijeviqin 10 dukat.

 

Në vitin 1870 Austro-Hungaria  i ofroi qeverisë serbe projekt propozimin për marrëveshje dhe aleancë kundër Perandorisë Osmane.

 

Serbia edhe gjatë vitit 1871-1874 kërkoi të vazhdohen kontaktet me disa krerë fisesh e feudalësh të luhatshëm siç ishin: Xhelal Pashë Zogu nga Mati, Ali Agë Galiqi nga Rozhaja, Ibrahim Zajmi nga Peja, Hasan Koka i Matit, Kapiten Marku i Mirditës, Vëllai i Bib Dodës, ndoshta edhe Leka i Podgoricës.

 

Me 8 korrik të vitit 1876 pikërisht 6 ditë pasi kishte filluar lufta Serbo-malazeze kundër Perandorisë Osmane u lidh marrëveshja e Rajhshtatit, e formatizuar me konventat e Budapestit me 15 janar të vitit 1877 që kishin si qëllim ndarjen e Ballkanit.

 

Në këto rrethana Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877 me qendër në Prizren.  Në bazë të rrethanave politike dhe burimeve të shkruara në emërtimin e Vilajetit të Kosovës luajti rol ndikimi i Rusisë dhe politika pan sllaviste që Rusia i zbatonte përmes ambasadorit të emëruar në vitin 1864 në Stamboll Nikola Pavlovic Ignatievit, i cili iu ofrua shumë sulltanit sa një ditë padishahu tha: Nuk paskam mik tjetër të vërtetë përveç ambasadorit rus. Igniatevi për një kohë të shkurtë shkëputi bullgarët dhe serbët nga vartësia fetare e patriarkales në Stamboll.

 

Rusia e kishte fituar përkrahjen nga të krishterët që jetonin në Perandoria Osmani kurse në anën tjetër e kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës, kështu që me 12 prill të vitit 1877 i shpalli luftë P.O.

 

Serbia e nxitur nga Rusia e filloi luftën me 2 dhjetor 1877. Ushtria serbe e ndihmuar nga vullnetarët rusë arriti me shpejtësi të pushtojë trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që nga Piroti, Nishi, Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja duke depërtuar në drejtim të Jabllanicës së epërme. Gjatë kësaj ekspedite ushtria serbe bëri shumë vrasje therje e djegie masive të popullatës së pambrojtur autoktone shqiptare. Përveç qyteteve gjatë kësaj lufte u shpërngulën rreth 700 fshatra shqiptare. Në janar të vitit 1878 Milan Obrenoviqi e kishte marrë në kontroll qytetin e Nishit. Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjës duke e parë se çdo gjë kishte përfunduar me 22 janar të vitit 1878, e braktisi ushtrinë turke dhe kërkonte të hyjë në bisedime me oficerë serbë dhe me vet Milan Obrenoviqin. Sahit Pasha më datën 29 janar të vitit 1878 u takua në qytetin e Nishit me Milan Obrenoviqin. Gjatë takimit u arrit marrëveshja që Sahit Pasha të ftojë shqiptarët që ti ndërpresin të gjitha luftimet kundër forcave serbe. Forcat serbe arritën të depërtojnë në shumë fshatra tjera shqiptare. Sahit Pasha u kthye ne fshatin Llapashticë të Medvegjës dhe i ftoi që të mos shpërngulen shqiptarët e fshatrave Llapashticë, Kapit, Tupallë, Dediq, Gjylekreshtë, Siarinë, Sfircë, dhe Gërbac.

 

Në këtë luftë ushtria ruse e mundi ushtrinë turke dhe arriti në Shën Stefan, 9 km në perëndim të Stambollit. Duke e parë rrezikun e Rusisë më 31 janar të vitit 1878, flota angleze erdhi në Marmara. Qeveria turke u detyrua të nënshkruaj traktatin me Rusinë, ku Turqia duhej të hiqte dorë nga Rumelia.  Traktatin më 3 mars 1878 e firmosën delegatët nga pala turke Safet Pasha dhe Abdullah Beu ambasador në Berlin, ndërsa nga ana ruse ambasadori i Rusisë ne Stamboll Igniatevi dhe Nelidovi. Kjo ishte një fitore e madhe për pansllavistët, sepse Rusia tani e mori në kontroll një pjesë të detit Mesdhe.

 

Traktatin e Shën Stefanit e kundërshtoi Anglia, Gjermania dhe Austria duke kërkuar që të organizohet një konferencë  e re.

 

Me 13 qershor u mbajt kongresi i Berlinit. Ndër pikat kryesore të këtij traktati ishin:

 

1.    Pavarësia e Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, këtyre të dyjave duke iu mundësuar zgjerimin e kufijve në dëm të trojeve shqiptare.

 

2.    Okupimi i përkohshëm i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria.

 

3.    Formimi i Bullgarisë si principatë autonome.

 

Duke e parë rrezikun më 10 qershor 1878 delegatët e të gjitha trevave shqiptare e formuan Lidhjen Shqiptare të Prizren.

 

Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjës pasi arriti që ta mbrojë një bërthamë të vogël të shqiptarëve në këto fshatra, ai u inkuadrua në jetën politike të Serbisë. Me formimin e komunave të reja u emërua kryetar komune në Bucë-Ramabajë, dhe pas suprimimit të saj u  zgjodh kryetar i komunës së Medvegjës. Pas mbetjes nën Serbi Halil Islami nga Sfirca ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë në kohën e princit Milan Obrenoviqit.

 

Nga kjo që u përmend më lartë mundë të pohohet se shqiptarët gjatë kësaj periudhe nuk ishin koordinuar sa duhet mes veti, por as të pozicionuar si duhej në skenën e politikës ndërkombëtare. Përçarja e shqiptarëve u shfrytëzua shumë mirë nga fqinjët e tyre, por edhe nga Rusia dhe Perandoria Osmane Kështu Kongresi i Berlinit i gjeti shqiptarët të përçarë dhe pa platformë unike kombëtare, kjo bëri që Kongresi i Berlinit ti injoroi ata, duke deklaruar se Shqipëria është vetëm një nocion gjeografik dhe asgjë më tepër.

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

DIOPTRIA SHQIPE

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

Shkruan: Brahim AVDYLI:

(Pjesa e ndarë I) (Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)

1.-Parafjala

Njerëzit si unë, i quajnë KRIJUES. E krijoj diçka të veçantë, në këtë burg të mesdheshëm, nga diçka e cila nuk duket, duke e zëvendësuar me një gjë tjetër, të cilat shihen, ndëgjohen e kuptohen. Është aftësi e veçantë dhe e ndjeshme, njerëzore dhe moderne, të cilat i quajnë ART, apo ART I SHTATË, që është në të vërtetë shkrimi, piktura, grafika, apo teatri, filmi e muzika, etj.

DIOPTRIA SHQIPE

Po ua them edhe njëherë se jam krijues, e këta që më rrahin e janë të kyqur në një sistem kundër meje; kundër artit tim; ata janë kundërshtarët e mi, të shumtë e të mëdhenj, prej forcës së tyre, e jo nga mendja e lindur.

Krijuesit vrapojnë përpara epokave apo me epokat. Mendojnë për të gjitha kohët: për të kaluarën, në të cilën nuk i punon mendja si duhet njeriut apo nuk i shkon mendja njeriut; për të djeshmen, të cilën shumë vetë nga njerëzit e kanë harruar me të sotmen e preokupuar dhunshëm, apo të udhëhequr verbër nga e sotmja, etj.; për të sotmen, që duhet ta kalojnë siç është më së miri, pa e dëmtuar të ardhmen, por disa janë të trulluar nga e sotmja e manipuluar, e nuk e dinë çka bëjnë. Absolutisht nuk mendojnë çfarë detyre kanë marrë prej Zotit, para se të linden, e sillen si të drogiruar apo të verbër.

Të ardhmen, të gjithë njerëzit e ëndërrojnë, por nuk e dinë si do të jetë ajo.

Secili njeri apo si pjesë e një sistemi përpiqet ta inkorporojë siç do ai, apo siç pajtohen njerëzit në një sistem. Disa nga ata, duke i ditur gabimet e bëra në të kaluarën, më të mëdha e të pafalshme, edhe të së djeshmes e të sotmes, bëjnë çmos që mos të përsëritet ajo epokë apo një kohë e dëmshme.

Njerëzit nuk kanë kohë të preokupohen me të kaluarën, madje aspak me të kaluarën e mesme dhe të largët, sepse janë të preokupuar me të sotmen, madje verbërisht me të sotmen, e cila kalon përtej kufirit që e ndanë të ardhmen dhe reflektohet në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largëta. Njerëzit priren nga vizionet e tyre dhe ashtu përpiqen që ta bëjnë të ardhmen.

Pa e njohur mirë të kaluarën, të djeshmen e të sotmen, madje sa më mirë që të jetë e mundshme, të mbushur plot energji, mendoj se nuk mund të bësh asgjë. Kjo energji e cila shpeshherë shkon kot e shpenzohet gabimisht, nuk kanë mundësi më të mira “t`ia qëllojnë të ardhmes”. Përpiqen që ta ndërtojnë sa më mirë për vete, për të afërmit, farefisit e sistemit. Ata që janë të vetëdijshëm e mendojnë me vizione për të ardhmen, për brezat e ardhshëm, mbeten jashtë sistemit të realizimit apo nuk kanë gjasa të realizimit të së ardhmes.

Këtu e kanë vendin për fjalët e tyre krijuesit e vërtetë së të ardhmes, që janë brezat e të së nesërmes, të shkruara apo të pashkruara. Ata, në të gjitha anët janë të ndjekur nga miq e armiq, madje të mëdhenj e të vegjël.

Sytë e imagjinatës i dëgjojmë aty apo atje ku dy sytë e ballit nuk punojnë.

Mendja e tyre fluturon në të gjitha kohërat, edhe në të gjitha galaktikat e në Universum, të cilin e identifikojnë me Zotin e Madh, krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave të natyrës. Nisemi prej tokës ku jetojmë e deri te yjet më të largët, të cilët na i kapë syri, me shenjat e rrugët e yjeve, të cilët na i zmadhon teleskopi, apo planetet tjera, rrugën e qumështit, grupet e yjeve më të afërta e të largëta, etj. Bota e gjithësisë është prej dritave të mëdha e të vogla, të cilat përpihen prej gropave më të thella të hijeve, nga njëra në tjetrën…

This slideshow requires JavaScript.

2.-GJITHMONË NA PARAPRIJNË YJET, NË TOKË E NË UJ

Të vjetrit e thonë një anekdotë të urtë, brez pas brezi: “Secili njeri që futet në dhomë e ka yllin e vet, në ballë. Duhet që ta dijsh se cilin yli e ka në ballë dhe ku e ka vendin që të ulet. Kur nuk do t`ia dijë askush vendin e vet, e hjekin nga balli dhe e fusin nën gju. Kush është i aftë, do t`ia gjëjë një vend të përshtashëm.”

Kjo gjë është mëse e vërtetë: vendin tonë në mes të burrave na bëjnë yjet.

Nëse i mbyllim të dy sytë e kësaj bote, pa e marrë parasyshë a është dritë apo errësirë, lëshohemi e bindemi me besim të botës tjetër, jashta qenies sonë biologjike. Mbrenda shpirtit tonë me të cilën kemi ardhur në këtë jetë, e këto janë mendja, zemra e shpirti, neve na hapet një dritë, e cila shkon duke u rritur deri në qartësi, duke i marrë përmasat e asaj të cilën dëshirojmë që ta shohim. Disa thonë, është fuqia e mbrendshme dhe syri i tretë.

Ndoshta të gjithë nuk e provojnë syrin e tretë dhe pak kujt i flenë në mendje kjo çështje. Le të mos e provojnë! E thashë vetë kështu. Qeniet njerëzore për mua janë energji, materie të energjive, të bëra kryesisht nga të katër materiet, të cilat i shohim: tokës, ujit, ajrit e zjarrit. E pesta mbetet një enigmë: shpirti. Nuk futet as nga njeriu apo qenia njerëzore më e ditur, p.sh. në asnjë spital të mirë të njerëzve dhe në asnjë tempull të Zotit. Të gjithë janë njerëz dhe shpirti i takon Universit, Zotit më të madh për ne, jo medicinës e as fesë.

Pra, të pestën nuk e pranon askund shkenca. Disa rrethe thonë diçka tjetër. Ajo nuk është materiale. E materiale është edhe energjia, e cila ndërlidhet në mija forma. Vetëdija e jonë nuk e kapë. Ato që nuk na i kapë mendja, si të qena dhe identifikuese, identifikohet me dhuntitë e Zotit të Madh, sepse ai na e fali frymën kur filluam që ta ndjejmë veten të gjallë, p.sh. në bark të nënës për të lindur. Dashuria është dashuria polivalente e universit tonë.

Nëjse. Nuk jam filozof i vërtetë, por populli më ka thënë se jam i mençur, se di, se unë DI, që do të thotë se më ka vlerësuar me veti të Ditës dhe të Dijes, me dy germa, që shkëlqejnë midis njerëzve, me një veti të madhe të njeriut. Jam njeri dhe jam një prej tyre. Kam lindur sikur të gjithë, prej prindërve të mi, me vullnetin e madh të Universit, i cili identifikohet me Zotin e Madh.

Kur shkel këmba e jonë në tokë, kthehen sytë nga qielli i gjërë dhe i paanë. Ai që është më i pari që e shohim është DI-ELLI. E ndava këtë fjalë për të parë se çka do t`iu them. Përdoret vetëdija, çka fillon të DI njeriu, që është shkëlqimi i Diellit, ylli më i afër i tokës, burimi i nxehtësisë, ai djeg dhe ndriçon. Është pjesë e dritës që agon, kur ka dritë. Ne e DI-më se dita ndryshon nga nata, por ato janë të lidhura me njëra tjetrën. Aty ku është ditë, në anën tjetër të tokës është natë dhe hëna e merr hua dritën nga dielli në anën tjetër, për t`i kryer funksionet e veta në tjetrën anë. Si top është globusi i tokës sonë.

Dielli është perëndia, ai që lind e perëndon i kuq si gjaku, është HYJNIU, të cilën e identifikojme me Zotin e Madh.

Këtu është një pjesë e të vërtetës. Po e marrim vesh në njëren anë dhe po e analizojmë fjalën arabe për Zotin e Madh, e cila shkruhet arabisht “Al`lah”. Për të shpjeguar këtë fjalë, e cila ndahet me apostrof, kuptojmë se kjo fjalë është e krijuar prej dy fjalëve: All+Ilah, Al`lah=Zoti, Perëndia, dhe e ka këtë përmbajtje: all=ngjyrë e kuqe si e gjakut; Ilah=Hyjnia apo Perëndia, pra Zoti i njerëzimit, si Dielli, kur lindë e perëndon.

Shkurt e shqip, a doni edhe ndonjë tjetër shpjegim?!

Gjuha arabe është krijuar prej gjuhës pellazge dhe nuk është aspak më e shenjtë se gjuha shqipe, të cilëve u kanë thënë Yllir dhe e kanë hyjnizuar Yllin-Diell. Ai është perëndia i parë i gjinisë njerëzore dhe prejardhjen e ka pikërisht nga albanët, pjell tokë pune, që i thonë p(j)ell-ar, që e shqiptojnë pellazg, dhe nuk ua pret medja se ajo është në gjuhën shqipe, te Yllirët.

Universi është perëndia sunduse për njeriun e Dielli është perëndia i parë që e shihte njerëzimi. Në çdo vend të botës dhe të Evropës Dielli-Yll, Hyjniu-ZOT, Dielli-Hyjni, kur lind e perëndon, kuq si gjaku, i ka simbolet e veta.

Edhe kur nuk shohim mirë në tokë, rolin prijetar, prap i mbesin qiellit plot me yje, që xixëllojnë, disa më pakë e disa më shumë, sepse qielli nuk ka fund, i mbushur me galaktika, errësirë, gropa fyti të errët që përbirohen në mes vetes e prap dalin yje, rrugë yjesh, hapësira të zeza, pika më të imta të dritës andej e këndej, të cilat përfundojnë kush e di ku, deri në pafudësinë e tyre. Syri i ynë nuk ka mundësi të shohë këto rrugë me miliona vjet drite, e largë prej njëra tjetrës. Njerëzit e ditur dinë që t`i shënojnë në letër, duke i rritur me teleskopa. Prandaj ata quhen se dinë nga dija njerëzore, pra janë pjesë e DI-turisë.

Ti marrim të parët, që janë HYLLIR, sepse janë udhëhequr nga YJET, sepse janë prirë nga YJET nëpër detra, pra janë nga ne: pellazgo-ilirët.

Të mos e harrojmë as Hënën, e cila ndriçon në anën tjetër të botës sonë, me dritën e Diellit. Hëna lind kur dielli perëndon. Ato, së bashku, ndihmohen nga njëra-tjetra. Dielli ndriçon gjatë ditës tek ne, ndërsa gjatë natës e merr hëna dritën nga Dielli në anë tjetër të tokës. Dihet se Dielli gjithmonë ndriçon.

Yjet shihen gjatë natës e dielli, yji më afër tokës, ua merr me shkëlqimin e tij, sa që sytë tanë nuk i shohin deri në mbrëmje apo nëpër natë.

Të mos e harrojmë rolin e Hënës në jeten e bimëve, të gjallesave, të shtazëve, të cilat janë qark i energjisë së kësaj bote, e edhe i gjarpërinjëve të nëntokës…

Nuk po shkruaj më tepër. Jam i lodhur shumë, i cfilitur nga rrahjet. Nuk e do më tepër fuqia e ime. Po shkruaj me gjakun tim. Neve na prijnë yjet përpara, nëse dimë që të ecim gjurmëve të tyre. Çdo gjë e kuptojnë edhe kur nuk shihet. I kemi shënuar për këte me shkallë të rrotullimit, kur mësuam të shkruajmë. Orientoheshim kudo në katër drejtimet e botës: Jug e Veri, Lindje e Perëndim. Në fillim, përmes Yjeve, në tokë dhe në detra, pastaj busollës. Ua dhamë emrat planeteve, qiellit e tokës, mendimeve tona. Jemi më të vjetrit e kësaj bote!…

Për këtë punë të madhe na thanë që në fillim se jeni YLLOR…

3. PSE DHE KUR U DIFERECUAN GJUHËT

Patjetër duhet të kthehemi edhe njëherë në fillim. Le të “thonë” çka të duan me gjuhën e stupcave, goditjeve e intrigave, të mbrapshtit e botës. Para vdekjes sime do ti them edhe këto gjëra. Pra, duhet të kthehemi në fillim.

Për t`u kthyer në fillim, duhet të themi se popullata e madhe iliro-pellazge, që janë albanët (Yllorët, Yllirianët, apo Ilirët), kanë qenë popullata e parë.

Shkencëtarët le të thonë çka të duan. Nuk i ndalë kush! Le të shkruajnë e botojnë çka të duan. Le të thonë sa të duan se “grekët e filluan botën”. Por, a do t`i rezistojnë kohës, sepse koha i demanton. E vërteta dhe e drejta janë ato që rezistojnë nëpër kohë, sado që do t`u thehet gopi atyre që përpiqen për ato.

Le të thonë çka të duan të tjerët me fuqi, me dhunë, me intriga, me kërbaç, me mbytjen tonë të padurueshme, por ne do ta themi të vërtetën.

Me një fjalë: kanë qenë ALBANËT, ata të cilët e kanë shkruar Alfa+Beta, siç i thonë sot. Po nisemi nga shkrimet e para indo-evropiane apo indo-gjermane, ku nisen prej gjuhës së parë, gjuhës mëmë, e të tjerat lidhen me këtë gjuhë, se gjuhë tjetër indo-evropiane nuk ka pasur, pos gjuhës shqipe.

I themi GJUHA SHQIPE, sepse shpendi SHQIPJA ka qenë lajmëtari i ZOTIT dhe kemi qenë të lidhur me këtë shpend, sot e deri në fillim.

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni. Me një shkurtesë është thënë: KI. E. NGIR, që do të thotë: tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen 3-4 miliardë kopje të “Biblës”, në shumë gjuhë të botës.

Bibla” është përkthyer mbi 2000 e sa gjuhë të botës dhe e mbanë provën sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë, në gjuhën SHQIPE. Pa marrë parasysh se çka shkruhet në “Bibël”, na e dëshmon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe. Është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim”, e përsëritur në “Bibël, pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”. A duhet argument më i madh? Jo, pra…

Derisa po përpiqej njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, e flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen. Zoti e parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, apo nga njëra-tjetra.

Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË. Vetëm në gjuhën shqipe ka kuptim kjo fjalë. Në asnjë gjuhë të botës nuk mund të përkthehet. Ne duhet të kuptojmë zotin BESA, për të cilën është gjetur statuja e parë në Egjipt dhe ruhet Kodrën Albani, pranë Romës, në Gadishullin Italik, e Kodra Albani është poashtu shqiptare.

Albanët kanë shkuar për të jetuar në Lindje e Perëndim dhe kanë ardhur prej andej. Sot në Çipro ruhet varreza në formë të vezës. Është popull paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës. Kudo kanë qenë të ndarë në 26 fise: 13 janë Gegë e 13 Toskë, e bëjnë 26 fise. Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flitshin dialektin e tyre.

Shkencëtarët nuk bashkohen absolutisht me ne. Por, le të mos bashkohen. E vërteta është një gjuhë e pasaçme plot me fakte.

Njëherë për njëherë, këtu mbaron puna. Krijuesi i botës ka qenë krijuesi i parë. Dhe një krijues jam edhe unë. A e dini çka do të thotë kjo fjalë e veçantë? Sigurisht. Ajo, në vetvete është e thjeshtë, por ka fshehtësi. Fshehtësia e parë është krijimi i botës sonë. Njeriu i tokës është qenie e vogël në krahasim me qiellin dhe nuk mund të fluturojë, sado që ka dëshirë që të fluturojë. Njëra prej tjetrës ka fshehtësi dhe fshehtësia është shumë e vjetër. Por disa fshehtësi do t`ua jap edhe unë kësaj radhe.

Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani, libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar “gjuha nënë”, dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme.

Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët indo-evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë. Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, prej gjërave të thjeshta e fjalë njërrokëshe, deri te fjalia apo periudha e fjalive. Atyre u thonin të tjerët se janë “barbarë”, meqë përpiqeshin që të shkojnë në klasat sklavopronare e me ato gjuhë artificiale; të cilët përpiqeshin t`i bejnë më të paditur, më të pacivilizuar, sepse ata jetonin në tokë, shtriheshin e uleshin për dhé, flisnin drejtpërdrejtë.

Më të pasurit u bënë sklavopronar; i shitshin njerëzit e tjerë si sklav; kishin kohë të mendoheshin para se të flitshin. Kur flitshin, më së pari i lëshonin “vagonat” një nga një të shkojnë përpara; i dinin sa do të jenë, e në fund të tyre ishte vendosur edhe “lokomotiva”. Kjo ishte logjikë e re e të folurit.

Civilizimi është i tokës, jo i qiellit. Njerëzit janë të tokës. Të tjerët le të flasin çka të donë. Nuk është e vërtetë se kemi ardhur nga Babilonia. Kemi shkuar në Babiloni dhe Indi, e anasjelltas, prej Gadishullit Ilirik. Ndahet rraca evropiane e raca aziatike. Në të vërtetë, raca evropiane është raca ariane. Kuptoni ari-ane, ana e atyrë që janë si ari, ngjyrë ari. Thjeshtë: trup e shqip!…

Kultura njerëzore ka shkuar, ka rrjedhur, është ngritur më lartë, këndellur nga egërsira, e cila është te mbarë njerëzimi, ku më pak e ku më shumë, këtu-brenda nesh, pra shtazarakja. Ata që lidhen me tokën, ka toka me tepër ndikim te ata. Ata që lidhen me qiellin, janë më të lehtë e më të mirë.

Mbrenda tokës, në thellësi, rri Kryedemoni, kundërshtari i Zotit të Madh, Krijuesit të botës, ndërsa qielli është me dritë, Diell dhe selia e gjërë e Zotrave.

Shkaqet e lindjes së shkrimit janë shkaqet e ngritjes së njeriut. Kjo ka të bëjë me shkaqet e vetëdijësimit të njeriut, me ngritjen e tij drejtë dijes, që ne i themi se “DI”, dhe ai që DI është i thjeshtë, nuk ka të holla. Këtu jepen edhe shkaqet e lindjes së shkrimit, sepse sklavopronari ishte më i pasur e ndikoi te shkrimi, pra kishte më tepër të holla e jo karakter, burrëri e besë. Ai që e shet njeriun, zbehet nga karakteri, nuk ka aspak karakter e besë. E tradhëton për të holla njeriun dhe është tradhëtar. Ai që tradhëton kombin është tradhëtar i trefishtë.

Më tepër nuk do të shkruaj për lindjen e shkrimit. Njeriu që DI e ka lindur shkrimin. Nuk kishte rrugë kah të shkojë, pos të ndalet te ai që kishte të holla me shumë se ai e që ishte me reputacion. Babai im, ndjesë pastë, thoshte me ironi për të hollat, se mos ta dinte se në cilën fabrikë të letrës ishin prerë, do thoshte se vet Zoti qenë. E dinte se është letër, por pa te nuk bëhej punë. Asgjë nuk lejohej të qarkullojë pa të holla. Ishte bërë paraja një institucion i tërë dhe të gjithë sa ishin në superstrukturë fitonin prej saj. Nuk kishte “marr e sjellë” prej kur se ishte bërë paraja. Edhe shteti ishte në krye të këtij institucioni.

Dija shkon e zhvillohet shkallë shkallë, mbrasht e marë, drejtë e shtrembët, deri në përdorimin e dhunës, pa shkak, si këtu, në mestokë. Ata që nuk janë në dakord me qëllimet e shtetit të caktuar, asgjësohen apo tjetërsohen në një tjetër popullsi, e shtetësia tjetër vie në shprehje kur detyrohet që të mërgojë apo kur mundet të emigrojë, p.sh. në një shtet tjetër.

Jeta lëviz më shpejtë në hapësirë se sa mbi tokë. Në hapësire, në qiell, Zotat nuk deshën që njerëzimi të dije aq shumë, sepse atëherë do të kapej me ta.

Në radhë të parë, për ta penguar këtë grindje me Zotat, Zoti i Madh na ndjeki kudo me fshehtësi; e diferencoi dijen tonë dhe e shpërndau ate nëpër gjuhët e botës, që po largoheshin nga njëra tjera me përpunim të fjalëve me parashtesa, shtesa e prapashtesa, duke marrë prej gjuhës mëmë ato që u përshtateshin me tëpër. Njerëzit që po largoheshin nga gjuha mëmë, gjuha shqipe, bëhëshim që të mos e kuptonin njëri tjetrin. U nevojiteshin edhe përkthyes në mes tyre. Pra, diferencimi ka ardhur përmes gjuhëve. Ne e kemi ruajtur besnikërisht gjuhën e parë, gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është një thesar i rrallë e plot me shkëlqim, sado të mallkuarit sikur thonë “kjo gjuhë është kopje e gjuhëve tjera”; “ka marrë nga gjuhët e tjera 90%, si psh. nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja”, dhe tani na del edhe “serbishtja”, për çka nuk ështe e vërtetë, sepse janë gjuhë shumë të vona. Gjuha shqipe është gjuhë e trashëgimisë së kulturës botërore dhe i obligon të gjithë brezat nga gjeneza e deri sot të trashëgojnë brez pas brezi këtë gjuhë e ta ruajnë si të paprekur. Ta zhvillojnë më tutje, sado që armiqtë të shumtë shpifin pa fund, edhe në qoftë se janë shqipfolës, kopila të tyre, mbrenda kombit tonë.

E mbajmë kudo të pandalur e në asnjë kohë PLISIN e BARDHË, QELESHEN, nga leshi i dhenëve, gjysmën e vezës, djalë mbas djali, si shenjë të KRIJUESIT.

Për këto arësye jemi detyruar të vetizolohemi, madje kohë të gjatë, në malet e fushat tona, si bij të p(j)ell-arëve, pra pellazgëve e shqiptarëve…

Kotzias: Nuk ka pushime këtë verë, mbarojmë marrëveshjen me Shqiperin

Kotzias

Kotzias: Nuk ka pushime këtë verë, mbarojmë marrëveshjen me Shqiperin

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka thënë se brenda verës duhet të zgjidhen problemet me Shqipërinë ose nuk do të ketë pushime.

Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur Kotzias është takuar në Moskë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ku është shprehur mjaft entuziast për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë se janë pa zgjidhje prej 70 vjetësh. Para se të shkoj me pushime besoj se do të jenë zgjidhur, në të kundërt nuk do të ketë pushime”- tha ai.

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami,si një besimtare e devotshme

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami: Të joshësh, më e rëndë se vrasja, ju tregoj për burrat që mbajnë…

 

Shkëndije Mujaj është këngëtarja pasanike nga Kosova, e cila bën përshtypje për zhveshjet dhe pozat e saj provokuese, duke shtuar dita-ditës ndjekësit në rrjetet sociale. Por me fillimin e muajit të Ramazanit, fotot e saj hot zëvendësohen me Shkëndijen e mbuluar me shami, si një besimtare e devotshme, edhe pse nuk e konsideron veten shembullin më të mirë.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus” ajo e konsideron veten mëkatare, duke qenë se ekspozimi apo joshja në besimin e saj konsiderohet më e rëndë se vrasja. Për seksin në martesë dhe modën e burrave në kohët moderne që mbajnë nga katër gra paralelisht, Shkëndije ka disa histori për të na rrëfyer.



Njihesh si besimtare e devotshme që falesh pesë vakte dhe lexon Kuranin. Je shprehur se ke mangësi në përmbushjen e plotë të rregullave fetare, po për çfarë mangësish e ke fjalën?

Po, unë kam thënë nuk jam shembulli perfekt si duhet jetë një muslimane. E them këtë për shkak se unë mundohem të zbatoj disa rregullave fetare dhe has kundërshtim me dispozitat e fesë sa i përket veshjes.

Je duke agjëruar në mu-jin e Ramazanit, po cilat janë të mirat sa i takon pastrimit shpirtëror dhe fizik?

Janë disa nga përfitimet e agjërimit, që ndodhin brenda trupit, ndërsa ato shpirtërore janë shumë të mëdha.

Ç’mëkate mendon se ke bërë në jetë dhe që shpreson që Zoti do të t’i falë?

Mëkati më i madh është se, me ekspozimin unë kam joshur të tjerët, diçka që në Islam është më e rëndë se vrasja.

Nga veshjet ekstravagante dhe zhveshjet që ti tërheq vëmendjen në botën e showbiz-it, tani të shohim të mbuluar me shami. Të qenurit e mbuluar, të bën të dukesh po ashtu seksi, apo me veshje të tillë askush s’i kthen sytë nga ty?

Hmmm! Jo, përkundrazi, ka shumë meshkuj që nuk i tërheqin femrat e zbuluara. Sidomos syri i një muslimani nuk e pëlqen zhveshjen, ndërsa të tjerët shikojnë me syrin e shejtanit dhe shejtani pa dyshim që e do zhveshjen dhe është iniciatori numër 1 i saj.

Një vajzë që beson është e ndaluar të bëjë lojëra të ndryshme në shtrat, apo në shtrat lejohet gjithçka, edhe për besimtarët?

Në shtrat asgjë nuk është e ndaluar kur ke kurorë, pra, nëse ke statusin e bashkëshortes. Përveç seksit anal që nuk lejohet, përkundrazi seksi në vetvete është i bekuar.

Ndryshe ndodh me “seksin e dreqit” dhe atë të rrugëve që përveç se është i fëlliqur dhe i përbuzur, më pas të bën të ndihesh e pavlerë. Unë nuk besoj se femra e lejon veten në këtë shkallë me vetëdije, përveç rasteve kur nuk ka njohuri dhe nuk është fare e udhëzuar, apo kur shfrytëzohet nga të tjerët. E përveç se nënçmohet, pas kësaj vjen dënimi. Kështu, zgjidhni cila është më e bukur, ku pa dyshim Islami e ngriti femrën në shkallën më të lartë!

Sa i takon dashurisë, e ke gjetur ti mashkullin e ëndrrave dhe a është kusht që ai të besojë në Zot?

Ai është i caktuar dhe nuk lidhet me ëndrra e mia. Por po e lë si befasi për herën tjetër. Pa diskutim, ai duhet të jetë besimtar dhe madje praktikant i namazit, se s’kam kohë të merrem tani, edhe me shejtanët e tij, mjaft i kam të mitë.

Nëse do të kërkohej të hiqje dorë nga jeta që bën, do ia dilje të izoloheshe pa qejfin, alkoolin dhe seksin?

Unë, nëse ndryshoj, është i vetmi Allahu që do më bënte të ndryshoja në emër të tij. Por nuk është izolim nëse nuk ekspozohesh, ose nëse nuk këndon. Islami asgjë nuk ndalon përveçse ka ca rregulla për të mirën tonë, pasi Allahu s’ka nevojë për ndryshimin tim. Unë kam nevojë për Të!

Po ti do të pranoje të ishe një nga shtatë gratë e një muslimani?

Tani meshkujt s’janë në gjendje të mbajnë një grua, e jo më 7 gra. Në fakt, katër lejohen, por janë vënë kushte se në çfarë rastesh, por edhe kjo nuk është e padrejtë, sepse ti ke të drejtë të kërkosh divorc në Islam. Por hajt ma, gjej sot në botën jo islame një burrë që s’i ka 3, apo 4 gra, duke i shfrytëzuar në çdo aspekt: Një e mban të shtëpia për rolin e pastrueses, e dyta është femra që shfrytëzon seksualisht pa kurrfarë normash, e treta është ajo që e gjen në ndonjë shtëpi publike, zyrë, etj.. Kush hyn pak e lexon të drejtën e gruas në Islam. e kupton se Allahu e lartësoi në çdo aspekt, ndërsa jashtë. Femrat keqtrajtohen, shfrytëzohen sepse ka burra që i nxisin vetë gratë të mëkatojnë.

TERRORI SHTETËROR SERB DHE ALBANOFOBIA

TERRORI SHTETËROR SERB

TERRORI SHTETËROR SERB DHE ALBANOFOBIA

 

Shkruan: Afrim Caka

Ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç: “Lidërët shqiptarë më kanë thënë se ndarja e Kosovës është një ide e mirë. Është shprehur
se në mes shqiptarëve dhe disa liderve të tyre polikë nga Broja, ideja e ndarjes së Kosovës konsiderohet normale dhe racionale…


Duhet të shkruhen shumë libra e bile të ribëhet e gjithë historia jonë duke e parë atë nga një këndvështrim profesional e intelektual krejt tjetër po qe se studiusit do t’i vinin vetes si qëllim të tregonin të vërtetën për të gjitha pasojat që rrjedhin nga pushtimi turk, serbo-malazezë e grekë.
Studimi më i thellë i saj të bëhet bazë për politikën e mirëfilltë e për pedagogjinë e politikanëve tanë. Hashim Broja memec në politik e me shkollë nate, kooperativistë e me “biografi të pastër”! Bile mund të themi se ky studim do i shpëtonte shqiptarët nga politika e tij dhe halabakëve tjerë nga moria e gabimeve e nga shumë përmbysjet politike po qe se shqiptarët në përgjithësi do të mund të evitonin të këqijat që rrjedhin nga cilësitë e racës së tyre, po qe se zëri i arsyes nuk do mbytej nga politika e tradhtite e tij dhe nga zëri autoritarëve i të parëve të tyre.

Terrori shtetëror serb mbi shqiptarët përbën një kapitull të veçantë të politikës shekullore serbe, nën patronazhin turko-ruse, që nga pushtimet e para të trojeve shqiptare. Strategjia e përhershme e projekteve monstruoze serbe që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe gjatë gjithë shekullit tonë ishte pastrami etnik i trojeve shqiptare e sllavizimi dhe turqizimi i tyre.
Që nga luftërat ballkanike e deri më sot Serbia dhe Mali Zi, kanë vazhduar gjenocidin mbi shqiptarët etnikë, duke vrarë me qindra mijëra shqiptar, duke shpërngulur për në Turqi rreth një million shqiptar dhe duke shpronsuar e kolonizuar 381254 hektar tokë të tyre me rreth 250 mijë serb e malazezë. Tani Serbia ka vendosur kolonë serbë e malazez dhe uzorpuar të të gjitha manastiret shqiptare ortodokse në Dardani. Ky terror serb, që synon spastrimin etnik të trojeve shqiptare, po vazhdon edhe sot në forma brutale me ndihmen e kolonelit frances që e ndau Mirovicën. Ekzodi masiv i mbi 700 mijë shqiptarëve në Perëndim sot i detyrohet këtyre politikanëve dhe këtij terrori politik.

Në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Greqia zgjerohet 2.7 herë, Mali i Zi 3 herë dhe Serbia 2.8 herë, me zgjerim mbi Dardaninë në Konferencën e Versajës. Tani Serbia pretendon me anën e disa politikanëve drenicak të shtrijë sovranitetin shtetëror edhe mbi gjysmën e Dardanisë.

Dardania dhe viset tjera etnike shqiptare nën Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Ҫamëri gjatë gjithë historisë kanë pasur dhe kanë karakter etnik shqiptar, ndërsa sa kohë që ishin nën sovranitetin e sllavëve të jugut, ato kanë qenë të pushtuara prej tyre dhe vetëm sit ë tillë janë shpallur pastaj toka sllave e greke. Slloganet Dardania Jerusalem serb, Serbi e Vjetër, janë një arsenal mitologjik i propagandës kundërshqiptare, me të cilën shprehet albanofobia shekullore serbo-greke.Politika shtetërore serbe e ka ngritur Dardanin (Kosovën) në mitemë kombëtare për ta mbrojtur ende koloni të vet.
Pretendimet serbe (pas shpalljes së Pavarësisë) për të drejtën historike e etnografike mbi Dardanin tingëllojnë sot absurde, sepse mbështeten në pushtimin e saj të shek. 13 e 14 nga shteti mesjetar serb i Rashit, i cili djepin e kishte jashtë Dardanisë së sotme, si dhe në përvetësimin serb të kishave iliro-shqiptare.
Skizma e kishës katolike dhe asaj ortodokse më 1054 kalonte mespërmes trojeve iliro-shqiptare. Atëherë edhe shqiptarët u përkisnin tëdy këtyre riteve. Kisha e pavarur ortodokse serbe njihet vetëm në shekullin 14. Lamenti serb për betejen e humbur në fushatë e Dardanisë (Fushë Kosovë) më 1389 mund të jetë e vërtetë, vetëm lament për tragjedinë e gjithë koalicionit ballkanik të shkaktuar nga invazioni aziatik, e jo kompleks për revanshin mbi shqiptarët etnik.
Edhe sot Serbia rrënon të vërtetën dhe monumentet historike e kuturore shqiptare ngre monumente kishtare e historike serbe, duke mbuluar me mbishkrime cirilike Dardaninë, mu si në mësjetë, për të krijuar imazhin serb të saj… Sjelljet e tilla e politikanëve shqiptar në Dardani, e panjohur në analet e diplomacisë Kosovare, por edhe Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Shtrohet pyetja, prandaj: si është e mundur që politikanë të tillë, të papërgjegjshëm, ta ushtrojnë edhe më tutje detyrën presidentit, ministrit?!
Ç’të thuhet lidhur me këtë?
Kjo është sjellje jo normale.
Të thuash se kjo është një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurd dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. Kjo është diçaka e paparë dhe padëgjuar në analet e politikës botërore. Një tradhti e rallë!

Sipas burimeve sllave (ndërsa Akademia dhe plotika shqiptare heshtë), elementi serb në Dardani para luftërave ballkanike përbënte 5 për qind të popullsisë së saj (serb, malazezë, bullgar e rus), ndërsa sot është 6%. Sipas logjikës kolonialiste për Dardaninë, tërë ballkani do të ishte e turqve, sepse sunduan për pesë shekuj me radhë; të gjitha republikat e ish – Bashkimit Sovjetik do të ishin ruse, sepse u mbizutruan prej rusëve; India do të ishte e britanike, Krimeja turke, Algjeria franceze etj. Trojet etnike shqiptare të pushtuara nga sllavët e jugut, për shkak të pasurisë natyrore dhe pozitës së se është absurd dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. dhe e pahijshme, pak është. Të thuash ndjeshme gjeostrategjike në Ballkan, edhe sot mund të jenë vetëm koloni e fundit në Evropë, ndërsa shqiptarët e robëruar ind i huaj në çfarëdo organizimi të të tyre shtetëror.

Kompaktësia gjeografike dhe vazhdimësia historike iliro-shqiptare janë argument i pamohueshëm i së drejtës etnohistorike të shqiptarëve për trojet e tyre etnike. Kosova ka identitetin e vet historik iliro-shqiptar që nga Dardania antike, Vilajeti i Kosovës më 1867, njëri nga katër vilajetet e Shqipërisë në Perandorinë Osmane, dhe ligjitimitetin e çlirimit të vet nga pushtimi Osman më 1912 dhe pushtimi fashist më 1944. Dardania gjithashtu integritetin gjeografik, ekonomik, demokrafik e kulturor. nuk mund të jetë çështje e sovranitetit serb e malazezë e sllavomaqedon, sepse janë aneksuar me dhunë ushtarake 1912, 1914, 1918 e 1945.
Akuza politike serbe për secesionimin e shqiptarëve është apriorizëm spekulues për të përligjur shkëputjen e dhunëshme të Mitrovicës, Debëlldes, Çakorrit dhe manastireve shqiptare nga tërësia etnike dhe për të satanizuar ligjshmërinë e natyrshme historike të tyre për integrim kombëtar. Dardania është toka ku dyndja sllave në mesjetën e hershme u ndërpre. Ajo preu në mes ëndrrën pansllave: pushtimin dhe sllavizimin e gadishullit kryesor të Evropës.

Spartak Ngjela: Serbët po çirren kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

Joe DioGuardi

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

 

Deklarata e fortë e Joe DioGuardi: Berishën e futën në politikë komunistët, shkatërroi Shqipërinë. Gjëja e parë që donte të bënte kur erdhi në pushtet ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Vranë njerëz dhe vinin në SHBA për lutje, apo për një foto më politikanët

Njëri prej personave më të fuqishëm të lobit shqiptaro-amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur shumë ashpër për politikanët shqiptarë. Ai thotë se ata kanë shkatërruar Shqipërinë dhe Kosovën. “Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini ç’ka do të thotë keq”, shprehet ai. “Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Europën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim, për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër? Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”. I qartë në reagimin e tij ai vijon më tej duke u shprehur se “çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipeshkvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu, për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem, se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë, sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet”. Dhe vijon: “Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje”.



Nuk harron edhe sjelljen e politikës: “Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk i shërbejnë partisë. Dhe, ç’ka dëshiron partia është: Na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Ç’ka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen.

Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë?

Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh Vetting me reformën gjyqësore.

Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këta janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu.

Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë, duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por ç’ka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja”, thotë DioGuardi.

Ai ndërkohë, pavarësisht se nuk është më në Kongres, thotë se do të vazhdojë të punojë për çështjen e kombit shqiptar. “Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë”, thekson ai.

Intervista e plotë e KTV-së me Joe DioGuardin:

Jemi duke e festuar këtë vit përvjetorin e 10-të të Pavarësisë. E di që nuk keni qenë atje, por lexoni se ç’ka ndodh. Sa është zhvilluar Kosova në këta 10 vjet?

Varet se si e përshkruani. Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini çka do të thotë keq. Nuk po e shoh zhvillimin e demokracisë që besoja se do të vinte në Kosovë, pas punës që kam bërë në Kongres dhe pas punës së të gjithëve në bordin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane. Ne shpresonim që pas pavarësisë do të fitonim një lloj demokracie, ndoshta jo të nivelit amerikan, por që do të ishte mjaftueshëm e mirë që populli të fliste, jo politikanët, jo partitë, që njerëzit të ishin krenarë që kanë një shtet që ofron punë për ta dhe fëmijët e tyre. Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane. Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni. Çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipshekvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet. Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje. Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk I shërbejnë partisë. Dhe, çka dëshiron partia është: na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Çka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen. Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë? Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh vetting me reformën gjyqësore. Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këtë janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu. Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por çka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja.

Ju folët për atë që po bëjnë politikanët në Kosovë dhe ju i njihni ata personalisht…

I njoh natyrisht, dhe njëri prej tyre ishte në Hagë dy herë, e neve na u desh të mblidhnim para për ta nxjerrë jashtë. Pse e bëmë këtë? Sepse e donim? Jo. Sepse nuk donim që Kosova të quhej vend terrorist, prandaj mua dhe gruas time na u desh që të shkonim në Hagë dhe ta nxirrnim nga atje zotin Haradinaj. Po të dënohej do të thoshin se Kosova është vend terrorist dhe ne e parandaluam këtë, dy herë.

Tani ai është kryeministër.

Po, është kryeministër, dhe ç’ka po bën? Këtë e donte, që të bëhej kryeministër dhe unë po pres që të shoh se çfarë reformash do të bëjë. Ose ndoshta vetëm do të bëjë atë çfarë Hashim Thaçi dëshiron, ose dikush tjetër. Jo. Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. E dini se cila është fjala në shqip: Turp! E di këtë fjalë që përdoret edhe nga arbëreshët.

Do të ketë një fazë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi do ta udhëheqë. Kosova, BE-ja, SHBA-ja presin që në fund të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që ne në Prishtinë shpresojmë se do të na garantojë një ulëse në OKB. Si mendoni se duhet të përfundojë negociatat?

Si mund t’i besoni Serbisë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Si mund të mendojë Serbia të bëhet pjesë e BE-së kur nuk është fqinj i mirë. Njëra nga gjërat e para që është thënë ishte se nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën dhe duhet të ketë raport paqësor mes tyre. A po e shihni ju këtë? Unë nuk po e shoh. Dhe, tani do të shkoni në dialog me ta. Nëse do të isha udhëheqësi i shtetit të Kosovës, do të thosha: Jo nuk ka bisedime. Së pari, duhet ta njihni Kosovën. Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Ne parandaluam më shumë vrasje. Ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë, mund të përsëritej këtu nëse nuk do të ishte për ne shqiptaro-amerikanët për ta ndaluar. E ndaluam dhe ende nuk kemi rezultatet e duhura. E kemi parandaluar në Kosovë. Nuk duam ta shohim asnjë person të vrarë në Kosovë, e aq më pak 12.000, e ende nuk mund t’i gjejmë trupat. Kujtojeni atë që ndodhi. Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund.

Por, bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe në fund thuhet që Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve. Rusia ende po kërkon ndikimin e saj në Ballkan dhe besoni apo jo, në Maqedoni kanë krime bashkë me zotin Gruevski. E dimë që tani ai nuk është aty, është Zaevi, por Gruevski nuk është në burg dhe ai duhet të përfundojë në burg. Shumë shqiptarë u vunë në kurth. U vranë për qëllime politike dhe kjo është e gabueshme. Prandaj, nëse e shihni se çfarë ndodh me sllavët që kontrollojnë Maqedoninë, atëherë si mund t’u besoni serbëve? Ata janë pjesa më e keqe e sllavëve. Si mund t’u besoni? Ata vrasin njerëz. Kujtojeni Ofensivën e Dhjetorit. Çka u tha Millosheviqi ushtarëve dhe paramilitarëve të tij? Ari. Këta shqiptarë kanë shumë para dhe ari. U tha: Vrisni! Hyni në shtëpitë e tyre dhe merreni arin. Pastaj, kemi parë peshkopët që i kanë dhënë medalje Arkanit për vrasjen e njerëzve në Kosovë. A e kanë harruar këtë njerëzit në Kosovë? Unë nuk e kam harruar. Unë merrem me këtë që nga viti 1986, ‘87 e deri më tash, që nuk shkoj më në Kosovë, sepse e ndërruan flamurin dhe nuk ju duhem më.

Thatë se njerëzit në Kosovë duhet të zgjohen. A mendoni se duhen ndërruar këta politikanë, që janë në pushtet tash e 20 vjet, sikurse puna e Presidentit Thaçi. A duhet një gjeneratë e re e politikanëve të vijë në shprehje?

Çfarë bëri Marthin Luther King? Çfarë bëri ai? Protesta paqësore. Pse njerëzit e Kosovës nuk janë në rrugë? Pse nuk thonë: Mjaft! Kemi 10 vjet nga pavarësia dhe nuk kemi asgjë. Fëmijët tanë po ikin ilegalisht, duke kërkuar vende pune. Mjaft! Ndoshta mund të nisni një lëvizje të re – Mjaft! në Kosovë, sepse nëse njerëzit nuk bëhen bashkë për të folur, politikanët do t’ju blejnë me rend – një nga një. Jo. Të gjithë duhet të thonë se jemi ngopur. Kjo nuk është kultura e shqiptarëve, kjo nuk është historia e shqiptarëve. Dhe, krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për të na çliruar, për të na vendosur në hartë, tani po shkon kot. Dhe, ju doni të bisedoni akoma më shumë me serbët që ende nuk duan të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Për mua, është e pakuptimtë.

Tani, të gjithë në Kosovë e dinë që ju jeni i pari që në vitet ‘80 e keni ngritur zërin për çështjen e Kosovës. Kanë kaluar shumë vjet nga kjo kohë, dhe a mendoni se kontributi juaj po njihet në Kosovë?

Jo, aspak. Jo. Sepse nuk keni media të lira në Kosovë. Ndoshta, kanali juaj është ndër më të mirët, por keni gazeta dhe televizione në pronësi të të pasurve, nga partitë politike dhe gjithçka duhet të filtrohet nëpërmjet tyre dhe prandaj nuk më shihni mua. Për 10 vjet unë u zhduka. Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit, dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë. E kanë kulturën e njëjtë, dhe unë dua që t’i zgjoj. I patë italianët këtu sonte? Më duhet t’jua kujtoj sa të rëndësishëm shqiptarët ishin për 500 vjet në Itali. Ata luftuan me Garibaldin për ta bërë Italinë shtet në vitin 1861 dhe kryeministri i parë ishte Francesco Crespi, që kishte prindër shqiptarë. Italianët mbase e kanë harruar këtë, e shqiptarët ka gjasa që nuk e dinë fare. Prandaj, njerëz të mirë si ju duhet të udhëtojnë më shpesh për të përçuar mesazhin se duhet pasur media të mira dhe të lira në Kosovë. Lejoni njerëzit që të flasin. Mos provoni ta kontrolloni mesazhin, sepse pastaj bëheni shtet komunist sërish.

Si i shihni raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së me administratën e re të Trumpit? Siç e dimë, mbështetja për Kosovën gjithmonë ka ardhur nga të dyja partitë.

Po, por duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John Mçain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë.

Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më. Ju bëheni viktimë dhe nuk e dini çka të bëni. Ajo që dua të them është se gjithë këta kongresmenë, kryesuesi Pal, Joe Biden që u bë zv.president e tash, nuk e di çka do të bëjë, por ai ishte me ne gjatë gjithë kohës. Njerëzit mund të thonë pse ai nuk ka bërë diçka. Por, e dini kur bëheni zv.president duhet ta dëgjoni Presidentin dhe nuk jeni më Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në të cilin komitet dëshmuam bashkë me të në vitin 1991 dhe 1998. Nuk e kemi zërin e tij aq shumë, por unë e di që ai i respekton shqiptarët. Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin që thonë se e kanë. Nuk e kanë atë lloj respekti që unë kam parë në të kaluarën për Kosovën. Kjo duhet të ndryshojë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të ndryshojë. Njerëzit duhet të thonë njëherë e përgjithmonë: nuk na duhet një lëvizje e tillë politike, sepse nuk na përfaqëson më.

Ata përplasen edhe në Parlament, sikur të ishte ndonjë shtet afrikan. Po gjuajnë gaz lotsjellës, po e grushtojnë njëri-tjetrin. Për çka po bëhet kjo – luftë personalitetesh? Politika në Kosovë është ngushtuar në dy gjëra, me sa po shoh – personalitete dhe para. Si i ndihmon kjo njerëzit? Dëgjo, nuk dua të flas vetëm për gjëra të këqija. Lajmi i mirë është se në Amerikë keni gati 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova. As ata nuk janë të kënaqur, dhe na thërrasin ende mua dhe gruan time, Shirlyen. Ende provojmë të sigurojmë seanca në Senat dhe kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ka luftë në Ballkan. Janë gjëra që ndodhin nën tavolinë, por nuk ka luftëra. Prandaj, të sigurosh seanca në Kongres është e vështirë, duhet të tregoheni të mençur dhe të guximshëm. E kishim një të tillë, para tri javësh dhe ishte për Bosnjën dhe u thashë kongresistëve se nëse doni të flisni për Bosnjën me Marrëveshjen e Dejtonit, duhet të flisni edhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Mos harroni çka bëri Millosheviqi në vitin 1995. Ai i tha Hoolbrukut “mos e sill asnjë shqiptar në Dejton, madje as Rugovën, ndryshe nuk vij unë”. Paraqitej si paqebërës, e ai ishte më i keqi. Prandaj, shkoi në Hagë dhe nuk i mori ilaçet e zemrës, sepse e dinte se do të dënohej, prandaj bëri vetëvrasje. Nuk e di nëse e keni parë në YouTube, por unë jam njeriu i vetëm që e përmend me emër. Tha: Jam këtu, sepse ky DioGuardi më ka satanizuar. Si mendoni, ju kam satanizuar? Ju po vrisnit njerëz majtas e djathtas. Dikush duhej t’ju demaskonte dhe këtë e bëmë. Ai nuk donte ta dëgjonte verdiktin dhe vdiq në qeli, pasi refuzoi të merrte ilaçet për zemrën. Tani, nuk dua të shoh që njerëzit të vdesin kështu, por në rastin e tij ishte për më së miri. Por, tani keni njerëzit e njëjtë që janë në pushtet. E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja italiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937? Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej ‘Dëbimi i shqiptarëve’. Ishte i përgatitur.

E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën. Ata mezi presin të kthehen, të marrin njërën prej atyre ndërtesave dhe ta kthejnë në Kishë e të thonë se ja Kosova është Jeruzalemi ynë. Këtu ka lindur. Ka lindur kur? Në vitin 1389? Në Betejën e Kosovës ku shqiptarët luftonin me ta kundër turqve? Dhe, thuhet se ishte një shqiptar që e vrau sulltanin turk dhe ata e morën meritën për këtë. A e dinë këtë shqiptarët, apo jam i vetmi unë që e di? Kur e mendoj se si me gjithë këto fakte, ende duhet të durojmë atë që po ndodh sot. Fundi fundit, mos u besoni serbëve. Ata nuk e meritojnë besimin e popullit shqiptar. Do ta doja këtë, pasi që dua të shoh paqe në Ballkan, nuk po them që duhet t’i largoni serbët, por nëse dëshironi bisedime korrekte, gjëja e parë që secili politikan shqiptar që përfaqëson popullin dhe ndoshta, kombin, është se duhet të thotë: Së pari duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës, pasi që e kanë njohur 116 nga 192 shtete deri më tash, dhe në BE 23 nga shtete. Serbi, çka nuk është në rregull me ty? Dhe, dëshiron të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet të tregohesh fqinj i mirë për shqiptarët. I keni përdorur me vite në Jugosllavi, i keni shndërruar në shërbëtorë në gjithë Jugosllavinë. Dhe, tani ata e kanë shtetin e tyre që njihet nga shumë shtete dhe ju duhet ta njihni. Ejani në tavolinë si të barabartë dhe bëni paqe në Ballkan njëherë e përgjithmonë.

Babai i Rita Orës: Jemi me origjinë nga Shkodra

Babai i Rita Orës

Babai i Rita Orës : Jemi me origjinë nga Shkodra, kush e zbuloi talentin e vajzës

Vogëlushja shqiptare Rita Ora u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit e saj dhe motrën e madhe Elena, aty nga fundi i viteve ‘90. Por, ndërsa rritej e jetonte në Londër, do të ishte “e mbështjellë” me kulturën, njerëzit dhe traditat e vendit nga u largua. Gjyshi Besim Sahatçiu, një regjisor i shquar në Kosovë, dhe gjyshja e saj aq e ëmbël dhe fisnike do të jetonin së bashku me prindërit e Ritës në të njëjtën shtëpi. Shpirtin e kishin ende në Kosovë.

I ati Besnik Sahatçiu Ora, rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” si nisi suksesi i këngëtares shqiptare në botë. Zbulimi i talentit nga mësuesja angleze kur ishte 9 vjeç dhe roli i parë si aktore në moshën 12-vjeçare.



Ruanin lidhjet miqësore, marrëdhëniet me kushërinjtë dhe gjuhën e traditat në familje, e me to mëkonin edhe mbesën e tyre të dashur, një fëmijë që e adhuronin, ndoshta pikërisht, sepse ishte çapkëne dhe këmbëngulëse në ato që dëshironte. Gjyshi e përkthente me epitetin “Rita Pita”, ndërsa në sytë e prindërve ajo konsiderohej “E trenta’ e familjes. Të gjitha këto i mësojmë nga Besnik Sahatçiu, babai i Rita Orës, të cilin e takojmë një ditë pas koncertit që dha Rita Ora në sheshin “Skënderbej”. Pyeti thjesht si u prit koncerti, ndërsa ende nuk e kishte marrë kurajën të shfletonte gazetat se çfarë shkruanin për të. Ajo që donte të dinte ishte nëse u kënaqën ata që e dëgjuan. Në rreth 20 minuta biseda miqësore, ku i shkëputëm edhe këtë intervistë, Besnik Orën duket se e vumë në siklet me komplimente për të bijën. Dhe fjalë pas fjale, e pyetje pas pyetjesh zbuluam kaq shumë gjëra të panjohura nga jeta e këngëtares shqiptare.

Ndoshta askush nuk e ka ditur se Rita Ora ka ikur vetëm 1 vjeçe nga Kosova drejt Londrës, e megjithatë edhe pse u edukua në shkollat angleze në fëmijëri, dhe nisi karrierën në Amerikë që në adoleshencë, Rita Ora nuk e harroi origjinën e saj. Duke biseduar me të atin, Besnikun, të bie në sy ndjenja e patriotizmit. Besniku thotë se e gëzon fakti që në botë vajza e tij nuk është e vetmja shqiptare e suksesshme. Ishte e kotë t’i thoshe se Rita vetë është e paarritshme. Qëndrimi i tij modest të “çarmatoste”. Besniku rrëfen me thjeshtësi të vërtetën e jetës së Rita Orës, sakrificat që kanë bërë ata si prindër për ta shkolluar, për të mos lënë në mes të rrugës talentin që shfaqte fëmija i tyre. Në këtë intervistë me Besnikun na duket sikur kemi udhëtuar në jetën e Rita Orës, duke e mbajtur që fëmijë përdore e deri sa ajo rritet e të rrëmben vëmendjen me artin e saj.

Intervista

Ju zoti Besnik jeni babai i artistes së famshme Rita Ora, por edhe djali i një regjisori të shquar kosovar Besim Sahatçiut, dhe keni lindur në Kosovë. Ju kujtohet në rininë tuaj si e keni përjetuar ndarjen e Kosovës me Shqipërinë, kur ju jetonit nën varësinë e Ish shtetit Jugosllav?
-Unë sot jam 57 vjeç. I kam përjetuar edhe si student demonstratat në ‘81-shin. Atëherë kam qenë 17-18-vjeç. Kam përjetuar luftën dhe megjithatë isha shumë i lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në rininë time, para se të fillonte lufta. Pastaj më vonë kam përjetuar edhe ngjarjet e pavarësisë së Kosovës, e të tjera. Unë kam qenë i lidhur me ngjarjet e  Kosovës që në rini, sepse ne si rini kishim dëshirën të ishim së bashku me Shqipërinë. Ashtu mendonte atëherë e gjithë rinia kosovare dhe prindërit tanë që e vuanin ndarjen, dhe kjo dëshirë ishte e madhe. Asnjëherë nuk kemi menduar se jemi dy, kemi menduar se jemi një, shqiptarë e Shqipëri. Ai ka qenë ideali i asaj kohe, kur Kosova përjetonte nga njëra anë shtypjen e serbëve dhe nga ana tjetër mbylljen e kufijve për shkak të regjimit diktatorial në Shqipëri.

Zoti Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit tuaj Besim Sahatçiut, më pati treguar në një intervistë të mëparshme se e keni origjinën nga Shkodra. A kishit të afërm që ju kishin mbetur në Shqipëri?
-Po ne kemi një prejardhje nga Shkodra prej stërgjyshit tonë. Xhaxhallarët e mi kanë ditur më shumë, por sot nuk janë gjallë. E dimë se kemi origjinë  prej familjes Kazazi nga Shkodra, dhe ata kanë ardhur në Kosovë disa vëllezër të kësaj familje, njëri nga shkuar në Gjakovë, njëri në Pejë, njëri ka mbetur në Kaçanik. Kjo është historia. Kanë ardhur prej Shkodrës andej dhe kemi mbetur në ato qytete, ku kemi mbetur, dhe kemi marrë mbiemrin Sahatçiu. Ende kemi kushërinj që kanë mbajtur mbiemrin Kazazi nga ata që erdhën në Kosovë.

Kushëriri ynë Abaz Kazazi, që ka qenë guvernator i bankës së Kosovës, ende është gjallë. Ai është kushëriri ynë direkt, dhe nuk e ka ndërruar mbiemrin. I ka mbetur Kazazi. Kjo është historia. Gjyshërit tanë kanë ardhur prej Shkodrës, dhe kanë mbetur në ato qytete që përmenda, duke ndërruar mbiemrin. Nuk e kemi ndërruar vet ne mbiemrin, por mbiemrin na e kanë ndërruar se të parët e mi, gjysh stërgjyshi janë marrë me tregti, me zeje, pra sahatçinj, orëndreqës, me tregtinë  e orëve. Ndaj janë thirrur Sahatçi (orëndreqës). Dhe në atë kohë siç kemi qenë nën ndikimin otoman ngeli nga orëndreqës në Sahatçiu. Dhe unë duke qenë shumë i afërt me babën (se ai ishte, jo vetëm një regjisor në profesion, por edhe ishte i lidhur shumë e letërsinë), e si bisedonin shpesh për librat, e pyes njëherë: “Babë, po Sahatçiu nuk është emri ynë origjinal. A duhet ta lëmë ashtu siç është. Apo duhet shtuar edhe Ora sipas shqipes. Dhe kur i thashë këtë, unë e kisha edhe një vizion, se atëherë Rita ishte e vogël, mirëpo kishte shprehur një talent të madh. Dhe un mendova që nëse ndodh diçka që ajo të eci, është shumë më lehtë në atë botën perëndimore me promovu emrin.

Në fotografitë e fëmijërisë, Rita shfaqet shumë ekspresive si karakter, cila ka qenë natyra e saj e vërtetë?
-Po gjithmonë ajo ka qenë më e “trenta” (çamarrokja)në familje. Dhe s’është ndalur për çfarë ka dashur ta bëj, asnjëherë.

Më tregoni, ju lutem, hapat e parë të Ritës si këngëtare, si i nisi?

-Rita ka kënduar gjithmonë në korin e shkollës në Angli. Dhe në atë kohë kur ishte në moshën 8-9-veçare, gjithmonë mësuesja e muzikës e ka marrë në korin e shkollës, dhe në çdo vit kur bëheshin Kërshendellat (Krishtlindjet) dhe ajo këndonte dhe interpretonte. Dhe për shkak se mësuesja na tha se fëmijën  e keni të talentuar edhe për aktrim, edhe për muzikë, mendoj se është më mirë, nëse keni mundësi ta çoni në një shkollë më profesionale. Po atëherë ishte gjallë edhe baba Besimi, gjyshi i Ritës, dhe ai atëherë na tha: “Çojeni në shkollë të aktrimit”.

Kështu u lidhën rrethanat, në kohën e caktuar, momentin e caktuar. Ishte dhe fati i saj dhe talenti dhe ndërsa të gjitha u lidhën së bashku, erdhi dita dhe e kemi çuar në një shkollë prestigjioze në Londër. Kemi pasur vështirësi me e pagu, se ishte shkollë e rregullt, jo me korrespodencë. Ishte shkollë private dhe ka kushtuar shumë. Mirëpo ia kemi dalë qysh unë me bashkëshorten kemi punuar shumë për ta ndihmuar atë, por nuk e kemi ditur nëse do të arrinte sukses, por në fund të fundit erdhi ai moment që ajo ia doli.

E keni pasur të vështirë komunikim si prind me të në moshën e adoleshencës. Ka një pikë të jetës së tyre që prindërit hasin në vështirësi të komunikimit. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja?
-Vështirë ka qenë, sepse në moshën 17-vjeçare, Rita ka dalë prej shtëpisë, sepse e ka marrë në Amerikë Jay Z, që e ka marrë që asaj kohe e kanë nënshkruar kontratën me Roc Nation.

Ishit i shqetësuar që iku aq herët nga shtëpia?
-Natyrisht se ajo ishte ende fëmijë, por nga ana tjetër kishim atë krenarinë, se po arrin shumë gjëra dhe po zhvillohet. Kështu që dhe kjo na ka mbajtur pak me kurajë, për të na shëruar nga dhimbja e mungesës. Rita ka qenë dëgjuar shumë në atë kohë, se ishte e para shqiptare, që arriti një nivel aq të lartë, por tani ne me të drejtë mburremi se janë shumë artistë të tjerë që po marrin emër në botë. Është Dua Lipa, është Bebe Rexha, Era Istrefi, kemi dhe futbollistë të shumtë që tregojnë sukses dhe talent në botë.

Me Jay Z, që e promovoi për herë të parë pati një ndarje jo të mirë për shkak të gjyqit, apo ka mbetur miqësia e mirënjohja mes tyre?
-Tani unë nuk duhet të flas shumë për këto. Po ashtu kane qenë interesat e secilit prej tyre dhe ashtu i kanë kryer punët. Për promovimin që i bëri artisti Jay Z ajo është mirënjohëse. Ata të dy kanë një respekt të dyanshëm për njëri-tjetrin. Jay Z është emër shumë i suksesshëm, si artist, si biznesmen. Mirëpo në një çast të caktuar interesat i kanë pasur të tjera, por Jay Z është një faktor shumë i madh që i ka ndihmuar Ritës për të mbërritur aty ku është, edhe në ditët e sotme rrinë së sëbashku, kur takohen me atë dhe me Bionce.

Le të kthehemi sërisht tek rrënjët shqiptare. Sepse koha e qëndrimit tuaj nuk mjafton për të përshkruar karrierën e Rita Orës. Cilat janë marrëdhëniet e saj me gjuhën shqipe, me Kosovën, shqiptarët?
-Rita ka shkuar qysh një vjeç në Londër, por edhe atje kemi pasur një komunitet të vogël shqiptarësh. E atje Rita ka ndenjur me shoqet. E kemi komunikuar me familjet shqiptare. Kështu që ajo ka folur edhe gjuhën, edhe në familje e kemi folur gjuhën se ne në emigracion kemi jetuar së bashku me prindërit. Ajo ka folur shqip me gjyshërit dhe me shokë e shoqe të Shqipnisë. Asaj i është dashur gjithmonë të tregoj edhe origjinën se nga është.

Deri në cilën fazë të suksesit e arriti ta shihte Ritën gjyshi i saj, Besim Sahatçiu?
-Gjyshi nuk e arriti me pa suksesin e madh, por ai arriti ta shikonte kur Rita mori pjesë në një rol të vogël në moshën 12-vjeçare në një serial televiziv në BBC, të quajtur “The Brief” dhe ka qenë shumë i lumtur dhe na tha se ajo është gati për të arritur suksese. Por suksesin e mëvonshëm, fatkeqësisht nuk e ka arritur, sepse babai im në 2005-n ka vdekur. Suksesi i Ritës ka marrë zhvillime më vonë.

Së fundi, çfarë mund të thoni për koncertin e saj në Tiranë?
-Për koncertin e Tiranës, ndihme i nderuar dhe i falënderoj për organizimin e koncertit, veçanërisht kryebashkiakun Erjon Veliaj. E falënderoj që e krijoi këtë mundësi për të ardhur Rita në Tiranë. Dhe besoj se do vijojë me të tjerë artistë. Është pozitive për rininë.

 

 

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit

Plaçkitja poshtërimi

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe

Ditari i Krushës së Madhe (2): Ajnishahe Gashi, e mbijetuar e tmerreve të luftës të forcave serbe, kujton marsin e vitit 1999: «Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit.

Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu».

Nga Enver Robelli

«Mund të shkoni lirisht në xhami, hapur është», tha një plak në pyetjen tonë nëse mund të hynim në këtë objekt kulti, ku një ditë marsi të vitit 1999 forcat policore, paramilitare dhe serbët lokalë plaçkitën, poshtëruan dhe terrorizuan gra e fëmijë të Krushës së Madhe, para se t’i dëbonin në drejtim të Shqipërisë.

Ajnishahe Gashi është njëra nga ato gra të fshatit që kujton ditët e 25 dhe 26 marsit 1999. Ajo tregon se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s qindra civilë fillimisht ishin fshehur në periferi të fshatit, por pastaj, herët në mëngjes, më 26 mars, ishin kthyer nëpër shtëpi, ku u zbuluan nga policia dhe u sollën te xhamia e fshatit. Aty filloi ndarja: burrat u detyruan të qëndrojnë në rresht jashtë xhamisë, gratë u shtynë në xhami.

Ky është rrëfimi i Ajnishahe Gashit: «Policët njëherë na kërcënuan se do të na vrasin, pastaj na kontrolluan të gjithave. Na e morën dukatin që kishim, filluan t’i prekin gratë në gjinj, ku shumica kishin fshehur arin dhe paratë.

Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit. Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu. Kur kemi dalë, pamë që shumë shtëpi po digjeshin.

Shumë gra mbuloheshin me pelena për t’u dukur të shëmtuara. Kur vij këtu në xhami, po humbem krejt, po më kujtohet krejt çfarë ka ndodhur – si i patën bërë rresht burrat, duke ua marrë paratë, duhanin, shkrepëset, çelësat, gjithçka, kuletat. Një vajzë piskatke: Asaj i ra të fikët. Babai i saj s’guxonte të lëvizte, polici kërcënonte, , .

Pastaj një serb i Hoçës së Madhe, M. A., pyeti se kush dinte serbisht. Unë isha ajo që dija. U tutsha që po më marrin e po më çojnë diku, atëherë kam qenë më e re, djemtë nuk i kisha këtu, i thashë vjehrrës rri këtu te unë, A. më pyeti: , i thashë “s’kam djem”, u tutsha t’i tregoj se janë në Gjermani, kur më pyeti ku e ke burrin, i thashë: .

Tha se vetëm do t’i pyesin diçka burrat dhe lirojnë. Mandej A. më pyeti bija e kujt jam. I thashë se jam bija e Shyqës nga Rahoveci, baba ka qenë i njohur si gjuetar. Unë e njihja A., punonte në komunë, i vuloste librezat shëndetësore. Bashkë me forcat serbe ka qenë dhe një Agim Isaku, rom, ai e goditi një grua të Haxhiçernikëve.

Te furra e fshatit na ndalën sërish policët dhe na pyetën se ku po shkojmë. Ju treguam se policët na thanë të shkojmë në Rugovë të Hasit. Krejt shinat e trenit kanë qenë me policë, 200 apo 300. M.A. e kam parë në Rahovec së fundi. Njëri nga organizatorët e masakrës ka qenë B. S. nga Hoça e Madhe. Ka pasur aty-këtu edhe ndonjë serb “të mirë”.

Njëri prej tyre te furra e bukës tha: “Motër, ikni sa më shpejt se të gjithë do t’i pushkatojnë”.

Kishim me vete plaka që i bartnim me karroca. Në Rugovë të Hasit prapë na ndali policia. Na kërkuan para, përndryshe . Kanë qenë me neve edhe nja tre-katër burra, një hoxhë, topall, quhej Isuf, nga Maqedonia. Të gjithë mblodhëm para dhe hoxha ua dorëzoi policëve…

Sot jam e sëmurë, mërzitem shumë kur e kujtoj çka ka ndodhur, më bie të fikët, as me autobus nuk guxoj të udhëtoj, përkrahje nga shteti s’kemi. Kur kemi shkuar në Rugovë të Hasit dolën na morën banorët, na dhanë tesha, ishim krejt baltë, binte shi, borë.

Dy ditë nuk patëm ngrënë bukë. Sa hëngrëm bukë, filluan të shtëna me granata, ikëm në Muhadër, pastaj u kthyem sërish në Rugovë të Hasit, aty policët na dhanë urdhër të shkojmë në Shqipëri. Burrin tim e kanë pushkatuar të parin. Kur na ndanë, ai m’i dha çelësat e shtëpisë dhe ma shtrëngoi dorën, ishte hera e fundit që po shiheshim. Pastaj në kamp në Shqipëri një banor i Krushës së Madhe, baca Bajram, më tregoi se të gjithë i kanë pushkatuar…».

Ilmi Gashi, kështu quhej bashkëshorti i Ajnishahe Gashit, ishte mësues. (Emrat e serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dhënë qëllimisht me iniciale për shkak të frikës se banorëve të Krushës së Madhe se ata mund t’i shmangen drejtësisë nëse zbulohet identiteti i tyre i plotë).

Lasgush Poradeci i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci , i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Rrëfimi i së bijës: Përndjekja e tmerrshme që i bënte Sigurimi i Shtetit, Lasgush Poradecit. Tentoi të vriste veten, kur i kërkuan poezi për Enverin

Në emisionin “Dosja K”, në Report TV, historia e persekutimit të Lasgush Poradecit, e dëshmuar në ditarët e poetit…

Nga Admirina Peçi

Gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, Lasgush Poradeci përmendej në libra si poet i viteve ’30-të. Mes tij dhe regjimit ekzistonte një marrdhënie e çuditshme që prodhonte në jetën e poetit, persekutim deri në sfilitje. Në dukje ai ishte lënë në harresë, një i vdekur për së gjalli, duke i përmendur vetëm veprën e viteve të paraluftës. Pas luftës, në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë, poeti brilant jetonte në kryeqytet me të shoqen, i papunë.

Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.

Pas kësaj për t’i ulur qafën e për t’ia mbajtur shpirtin ndër dhëmbë, e punësuan si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri”, ku punoi deri në vitin 1974, vit kur edhe doli në pension.

Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.

Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithësesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme. Disa episode të jetës së poetit rrefyer nga e bija, Marie Poradeci na dëshmojnë një persekutim të pangjashëm e të pandërprerë, me të cilin ai u përball gjatë gjithë kësaj klime armiqësore me regjimin.

Maria thotë: “Duke lexuar ditaret e tij kam parë se ai gjatë gjithë kohës ka qenë në oponencë me regjimin sepse një njeri me kulturë nuk mund të mos ishte në oponencë me atë regjim që e urrente kulturën. Lasgushi e dinte dhe e thoshte shpesh: Armiku i komunizmit është njeriu që mendon…”

Sipas saj, ora e Lasgushit nuk kishte të njëjtin ritëm me orën e shqiptarëve të tjerë, aq më pak me orën e regjimit komunist. Maria e shpjegon bukur këtë kufi të çuditshëm kohor që ai kishte ngritur mes tij dhe regjimit e krejt shoqërisë shqiptare të atyre viteve.

“Kur ne ishim në Pogradec, babi e kishte zakon që gjithmonë dilte mbrapa kalasë. Mbrapa kalasë është një bukuri e madhe dhe një pamje e mahnitshme e liqenit. Dhe babi i shijonte këto bukuri dhe thoshte: “Dua të rri sa më larg njerëzve sepse unë atje flas me Perëndinë”. Ne, edhe kur laheshim në liqen, në periudhën e verës kur ishte edhe mami, sepse ajo kthehej pastaj në Tiranë sepse fillonte shkolla, ne shkonim dhe laheshim larg, laheshim poshtë te lumi i Trahanit, siç i thonë në Pogradec. Atje babi kishte bërë një si zgavër te shelgjishtet dhe ne futeshim dhe rrinim gjithë ditën. Unë dhe Nina ishim të vogla dhe i thoshim: “Po ne baba, pse nuk lahemi me kalamajtë e tjerë?”. “Sepse atje është më mirë bijë e babkës, se ne atje flasim me Perëndinë. Sa më larg njerëzve, bijë e babkës, më mirë është”.

Dhe kështu u mësuam dhe kështu neve kishim jetën tonë. Jeta jonë nuk ngjante me atë të asnjë prej familjeve të tjera dhe këtë jetë e diktonte babai ynë. E diktonte babai ynë sepse atë që nuk mundi dot regjimi komunist të kuptonte me injorancën e vet te babai ynë, ishte se ora biologjike e Lasgushit ishte ndryshe nga ajo e gjithë shqiptarëve të tjerë. I gjithë ritmi i jetës së Lasgushit ishte ndryshe nga ritmi i gjithë shqiptarëve të tjerë. Ai ndryshe zgjohej, ndryshe ushqehej, ndryshe flinte, edhe kur dilte ishte ndryshe. Dhe në këtë jetë të tij, thellësisht shpirtërore që ai bënte, për ta mundur të gjithë budallallëkun dhe të gjithë injorancën që e rrethonte, ai dilte mbrapa kalasë ose dilte nga kroi i Stregës në Pogradec, ose dilte nga qoshku. Edhe neve na merrte dhe ishte e çuditshme se, edhe kur ishte bari i lartë unë i thosha: “Baba, kam frikë se mos ka gjarpër”, ai më përgjigjej: “Nuk ka gjarpër, të them unë që nuk ka. Kalo”. Dhe atë që ta thoshte babi, ashtu ishte.

Nën survejimin e njerëzve të Sigurimit

Është gati komike marrëdhënia e Lasgushit me njerëzit e Sigurimit që e ndiqnin hap pas hapi. Në mendjen e tyre, kushedi çfarë bluanin për këtë poet të çuditshëm, i cili sa here shkonte në Pogradec, me konkën e vogël për dore, merrte rrugicat e ngushta mes shkurreve dhe ngjitej pothuajse çdo ditë në kala. Çfarë bënte ai burrë me qenin e tij çdo ditë atje lart? Për njerëzit e Sigurimit, ky rast ngjallte dyshime të mëdha! Ata, sipas mendjes së tyre, e ndiqnin në fshehtësi të plotë. Por poeti i kishte pikasur me kohë dhe vazhdimisht i vinte në lojë…

“Babi ishte magjistar i madh, magjistar në kuptimin që zotëronte gjithçka, çfarë e rrethonte. Dhe babi thoshte: “Kur shikoj, unë shikoj edhe nga mbrapa”. Dhe kjo ishte e vërtetë…”

“…Babi ishte një qenie e jashtëzakonshme. Kur shkonte mbrapa kalasë, thoshte: “Unë e shikoj që ata më gjurmojnë. Po le të gjurmojnë. Ngaqë futem nëpër shkurreta, ata nuk më ndjekin dot, atje ku futem unë..”, sepse ata rrëzoheshin…

Në vitin 1974 ne morëm edhe qenin, Cucin. Babi e merrte edhe Cucin me vete dhe Cuci ndonjëherë edhe u lëshohej atyre, lehte sepse Cuci nuk e dinte që ata ishin njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Por babi sigurisht që e dinte.. Por kjo ishte edhe një farë loje, sepse babi gëzohej që ata s’kishin për të zbuluar ndonjë gjë dhe ai ishte mësuar me injorancën e tyre. Ai donte të bënte punën e vet, të shikonte liqenin që atje ku ishte”.

Sidoqoftë ata burra misteriozë, të kamufluar në mënyra nga më të çuditshmet nuk do t’i shqiteshin poetit. Ata do të gjenin mënyrën ti hynin deri në shtëpi, madje edhe në bodrum, por edhe në bibliotekën e tij, ku ai ruante një arkivë të pasur me dorëshkrime, foto e dokumente të shumta. Çfarë shkruhej vallë në ato dorëshkrime në gjuhë të huaja? Rreth kësaj pyetje silleshin dyshimet dhe planet e survejimit në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

“Asgjë nuk i shpëtonte Sigurimit të Shtetit në atë kohë. Të dukej sikur gjërat ecnin normal dhe sikur ishin të qeta, por Sigurimi i Shtetit absolutisht donte të dinte se çfarë ndodhte në shtëpinë e këtij njeriu. Dhe kishte dëgjuar se ky njeri paska një arkiv, por sinqerisht, ata as që e dinin se çfarë ishte ky arkiv. Sikurse ka çdo njeri i kulturuar, sikurse kanë pasur edhe shumë njerëz të tjerë të kulturuar në Shqipëri, arkivin e vet, ashtu sikurse ka çdo familje, ato ishin dokumente, fotografi, të mbledhura gjatë gjithë viteve të jetës së babit, të cilat ishin pasuri kombëtare, nuk hidhnin dritë vetëm mbi jetën e babit.

Sigurimit të Shtetit i erdhi “zogu në dorë” kur u rritëm ne. Kur ne do të shkonim nëpër shkolla, dhe pastaj, pasi mbaruam shkollat, kur do të emëroheshim në punë. Sigurimi i Shtetit bëri edhe një hap të madh këtu, sepse Lasgushi që kishte vuajtur tërë jetën për të bërë shkolla nëpër të gjitha vendet e Evropës, nuk mund ta mendonte kurrë që fëmijët e tij të rrinin pa shkollë. Dhe që fëmijët e tij nuk do të bënin shkollë, ai e ndiente që ishte vetëm hakmarrje kundër këtij njeriu, sepse fëmijët nuk kishin faj. “Fëmijët e mi”, – thoshte ai, – “nëse do të ishin fëmijët e ndonjë komunisti apo të një drejtori drejtorie, sigurisht që do të shkonin të studionin atje ku të kishin qejf, por ata duan të hakmerren me mua, se është më mirë kafshimi i një qeni të fortë e të fuqishëm, sesa të të pickojnë përditë qindra mushkonja”. Kështu ishte e ndërtuar jeta jonë nga mërzitjet e këtyre njerëzve, që na e nxinin e na e bënin ferr”

Miqtë e dyshimtë, që na hynin në shtëpi…

“Sigurimi i Shtetit ishte shumë vigjilent dhe ata njerëz që i fuste në shtëpinë tonë, i fuste gjoja si miq, sikur na donin, sikur donin poezitë e babit tim, kur ishin femra i fuste gjoja si shoqet tona, për të ditur se çfarë bëhej në shtëpinë tonë. Këta njerëz, pasi mbaruan misionet e tyre, u larguan, ikën sapo vdiq babi sepse nuk kishin më se çfarë t’i tregonin Sigurimit të Shtetit. E mbaruan misionin e tyre dhe u larguan duke nxjerrë pretendime të ndryshme. Njëra nga ato femrat që hynte në shtëpinë tonë, arriti të hynte deri tek arkivi i babit tim. Vazhdimisht natën merrte letra dhe dokumente nga arkivi, me arsyen se do t’i kopjonte, dhe me siguri i çonte në degë. Se duhej ta dinin patjetër injorantët e degës se çfarë shkruhej aty edhe pse ishin në gjermanisht dhe në 17 gjuhë të tjera. Edhe ajo që i merrte nuk ishte më e zgjuar se ata. Ku shkuan ata njerëz, pse u zhdukën?

Pas viteve ’90, pasi kishte vdekur babi, një person nga këta që na vinin në shtëpi, vjen dhe na thotë: “Unë kam qenë i Sigurimit të Shtetit”. “Po si e thua kështu?”, – i thashë unë. “Po ja, po e them tani se kanë ndryshuar kohërat dhe unë në shtëpinë tuaj kam ardhur me mision dhe prandaj kam kontrolluar bodrumin sepse më thanë se në zonën ku ishte shtëpia juaj dëgjohej një radio transmetuese. Dhe unë kontrollova se mos e kishit futur ju te bodrumi juaj dhe raportova në degë që nuk kishte gjë”.

2 prill 1975. Lasgushi pikëllohet: “Do të më pushkatojnë Cucin”

Një prej dashurive të mëdha të Lasgushit ishte qeni i tij Cuci, të cilin e kishte marrë në vitin 1974. Kjo kone e bukur e bardhë, i kishte rrëmbyer atij zemrën. Ishin bërë miq të pandarë. Ai i besonte Cucit gjithçka që i trazonte shpirtin. Në shëtitjet e pazakonte në kalanë e Pogdracit, në prehjen e orëve të vona, buzë liqenit, në çdo fragment jete, dhe në çdo histori…Cuci kishte vendin e tij. Ai ishte me të vërtetë shumë i vyer për të!

Por një ditë një njeri zemërkeq me kostum partiak shoqëruar me policë të armatosur, kishte organizuar një aksion në shtëpinë e poetit për ti rrëmbyer qenin e për t’ia pushkatuar si “qen pa leje”!!

Ishte 2 prill 1975. Ajo ditë dhe dy ditët që e pasojnë kanë qenë shkatërruese për Lasgushin. Në ditarin e tij zbulohen gjithë përpjekjet e poetit plak e të sëmurë, duke rendur zyrave të regjimit, dëshpërimisht, në përpjekje për të shpëtur konkën e tij….

“Babi ishte në kuzhinë, me rrobat e shtëpisë. Ata erdhën, ishin 4-5 burra, unë i mbaj mend. Ne Cucin e mbanim poshtë te shkallët. Cuci ishte rreth 1 vjeç. Dhe çfarë skene ishte aty, kur babi i lutej dhe qante duke u thënë: “Mos ma merrni”. U lutej 5 gomarëve që erdhën aty me pushkë, që as e dinin se kush ishte ky. Babi i thoshte: “Mos ma merr se unë do të marr letër ku të duash ti. Mos ma merr se unë e mbaj të lidhur. Ky është 1 vjeç. Shiko sa i vogël është”.

Por ata e zgjidhën Cucin dhe ai kërcente se kujtonte se do ta nxirrnin jashtë. Cuci nuk e dinte që do ta pushkatonin. Ata e futën te makina e qenve, te një karrocë qensh, d.m.th. Cuci ishte njerëzori aty se qentë ishin ata. E futën Cucin aty dhe e morën bashkë me qentë e tjerë që i kishin pushkatuar. Aty pastaj fillon i gjithë kalvari i ngjarjes që ka përshkruar babi. Por skena kur ai i lutej, kur qante para tyre, plak, me flokë të bardhë, ishte e tmerrshme. Unë, motra, mami, qanim të gjitha. Ata gëzoheshin.”

Maria lexon disa fragmente nga ditari që na ka lënë Lasgushi mbi këtë ngjarje që e ka tronditur deri në caqet e fundit të qenies.

“Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!” Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Zbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më darke…

Pasi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante…dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.

Pasi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën, por ata nuk m’a pranuan lutjen… Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Komitetin ekzekutiv…

Në ditarine tij, Lasgushi përshkruan gjithë ankthin e asaj dite e të ditëve në vijim për të gjetur një shpëtim për konkën e tij në zyrat e regjimit. Ai shpjegon se kishte shkuar në Komitetin e Partisë, por s’kish gjetur zgjidhje. Të nesërmen kishte shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi i ishte lutur Dritëro Agollit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Sipas rregullave Cuci kishte vetëm 3 ditë kohë. Dita e parë kishte ikur, e dyta vijonte me përpjekje.

Në Minsitrinë e Shëndetësisë ishin gati t’ia jepnin lejen për qenin. Ajo leje do ta shpëtonte Cucin nga pushkatimi. Por duhej dhënë një firmë nga vetereneri, e ai nuk ishte. Lasgushit I duhej të shkonte ti lutej sërish sekretarit të këshillit të lagjes, atij që ia kish behur me armë në shtëpi, për t’i rrëmbyer qenin. Ti lutej sërish sa të merrte lejën e nënshkruar nga veterineri. E kjo kish gjasë të ndodhte vetëm të nesërmen ditën e fundit të jetës së Cucit. A do të arrinte vallë në kohë ta ndalonte pushkatimin? Historia në zyrat e regjimit do vijonte njësoj edhe ditën e tretë, por në një çast do të shquante një zgjidhje…

“Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë. Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit. Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoi me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi mbajtësit të qenve të kapur: “Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Komiteti Ekzekutiv” Në kulmin e gëzimit vajta mora “Cucin”… Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi. Isha i lodhur, i këputur…. “

Maria kujton se kur u kthye në shtypi e gjetën të atin me gjithë qenin. Ishte I lumtur. Kishte treguar se I kishin dhënë një leje. Por edhe leja ishte vetëm për një vit.

“Komunizmi ishte sistemi i pikatoreve. Lejen ia kishin dhënë për një vit. Dhe pastaj filloi një tmerr tjetër se mbaroi leja dhe kishim frikë se mos na e merrnin prapë. D.m.th. vazhdimisht e mbanin në ankth, vazhdimisht i shqetësuar. E për çfarë?”

“Enver Hoxha ka ditëlindjen, shkruaj një vjershë për të!”

A mund të shkruante Lasgush Poradeci poezi për Enver Hoxhën? Diktatori nuk meritonte as të artikulohej si emër në gojën e këtij poetit. Maria thotë se Lasgushi nuk ia përmendi kurrë, asnjëherë emrin Enver Hoxhës. E quante thjeshtë “Ay”. Por drejtuesit e regjimit kishin pritur me durim. Ishte koha kur dy vajzat e poetit ishin rritur e do të kërkonin të shkolloheshin e më vonë edhe të punësoheshin. Ata e dinin që vajzat ishin pika e dobët e këtij babai që e vlerësonte shkollimin si rrallë kush në Shqipëri. Dhe e dinin sa zemërbutë qe ai, kur bëhej fjalë që regjimi të ndëshkonte të bijat, vetëm e vetëm, për t’u hakmarrë ndaj tij.

“Më kujtohet një herë, kanë qenë vitet 1978-1979, me duket se ishte muaji gusht, erdhën në shtëpinë tonë njerëz nga Komiteti i Partisë. Pasi ndenjën pak, i thanë babit që “tani po vjen 16 tetori, që është festa e shokut Enver, datëlindja, dhe ju do të bëni një poezi për shokun Enver”. Pastaj ata u larguan. Atë natë babi ishte shumë i shqetësuar. Hynte, dilte, nervozohej, bërtiste, dhe unë me motrën që ishim të dyja në Pogradec sepse mami ishte në Tiranë, nuk e kuptonim se çfarë kishte”.

Një pistoletë poshtë jastëkut…

Askush nuk mund të dijë ekzaktësisht se çfarë kaloi atë natë nëpër mend poeti. Lasgush Poradeci ishte urdhëruar në njëfarë mënyre të bënte një poezi për diktatorin. Donte apo nuk donte ai, së shpejti do t’i kërkonte regjimit shkollë për vajzat e tij. Por a mund të çeleshin kanatet e botës së tij magjike, për një figurë që ai e refuzonte, e mbante larg gjithë mendimeve të tij. Atë natë me ç’duket poeti kishte çuar ndër mend edhe vetvrasjen. Dhe kjo gjë nuk i kishte shpëtuar Sigurimit të Shtetit.

“Në mëngjes kur u ngrit babi, unë shkova për t’i rregulluar krevatin dhe kur ngrita jastëkun, pashë një pistoletë. Të dyja me motrën u tmerruam dhe e ruajtëm këtë ngjarje të trishtuar në shpirtin tonë sepse nuk kuptonim asgjë.

Kostandina e pyeti: “Baba çfarë është kjo?”. Dhe ai u justifikua duke i thënë: “Më dukej sikur do të vinin për të na vjedhur. Dhe unë e mbajta për t’u ruajtur nga hajdutët”.

Por pas ca kohësh, njëra që na hiqej si mikeshë dhe që futej në shtëpinë tonë, na tha që “Lasgushi atë natë ka dashur të vrasë veten.

Ku e dinte ajo? Pra, ai ruhej dhe të gjithë njerëzit që vinin në shtëpinë tonë jepnin informacione në degë.

Babi gjithmonë thoshte: “Një vdekje ka, dhe unë do të vdes atëherë kur nuk e shikoj më se mund të vazhdoj. Unë nuk mund të shkoj në burg, që të më poshtërojnë ata, se ata të gjithë të burgosurit i kanë poshtëruar, i kanë pështyrë, i kanë rrahur. Dhe më e mira është që unë të vras veten”.

Pas viteve ’90, vjen një person, që edhe ky hiqej si mik i shtëpisë, dhe thotë që: “Atë pistoletën që ka Lasgushi e dua unë sepse është armë e vjetër, dekorative”. Ku e dinte ai që babi im kishte pistoletë? Ku e dinte? Pra ata dinin gjithçka që bëhej në shtëpinë tonë. Nuk di pse u larguan dhe nuk erdhën më për ta kërkuar atë vjershën për Enver Hoxhën, që ishte kot. A ndoshta se do ta bënin më shumë mit Lasgushin, a ndoshta se shkuan e i thanë që ai po vret veten, a ndoshta një fuqi tjetër që nuk di ta shpjegoj, por ata nuk erdhën më dhe nuk e kërkuan. Por, ditari e tregon qartë se çfarë nxirje jete i bënin ata…”

“Nuk shkruaj për atë, unë jam poeti i përjetësisë…”

Maria e tregon me pasazhe mjaft domethënëse raportin e poetit me diktatorin, gjë që shpjegon se bota e tij prej gjeniu ishte vite dritë larg botës së këtij diktatori vdekatar, që s’linte asgjë pas në këtë botë veç krimeve dhe ligësive.

“Babai na thoshte: “Unë e kuptoj që shumë gjëra juve nuk ju ecin, prej meje, se ju nuk keni faj, por tani jeni të vogla dhe nuk e kuptoni, por ju do ta kuptoni më vonë se çfarë babai keni dhe ju nuk duhet ta harroni kurrë që jeni vajzat e Lasgush Poradecit. Unë nuk bëhem dot baba tjetër. Unë nuk shkruaj për atë dhe as fëmijët e mi nuk ia jap atij, por, në qoftë se unë shkruaj për atë, do të thotë që kur të ngordhë ai, do të ngordhë dhe vepra ime. E unë jam poeti i përjetësisë”.

Kurrë s’ia ka përmendur. Kurrë. Emri i Enver Hoxhës nuk është përmendur kurrë në shtëpinë tonë. Kur ishte ndonjë rast që duhej të fliste, thoshte “ay”. Edhe kur vdiq, ai e harroi. Sapo i thamë ne që “baba, ai vdiq”, pas gjysmë ore e harroi. Na shikonte mua dhe motrën që po shihnim televizor dhe na pyeste: “Po çfarë po bëni?”. Ne i thoshim: “Po ka vdekur ay, baba, ka vdekur”. U përgjigj: “Aa, nuk e dija, e kisha harruar”. Atij nuk i interesonte fare ai njeri. Fare.”

Babi thoshte gjithmonë: “Unë jam i pavdekshëm. Këta do të ikin, do shkojnë, kurse unë jam i përjetshëm. Unë do rroj, jam i pavdekshëm”. Ashtu sikurse në një letër që i shkruan Asdrenit ku i thotë: “Vjershëtori nuk rron jetën e vet të vdekur, rron jetën e pavdekur të kombit të vet”.

Ditë të vështira deri në fund të jetës…

Është e trishtë të përfytyrosh si ishin ditët e fundit të jetës së Lasgush Poradecit. Poeti i poetëve, magjistari i fjalës, njeriu prej drite, që fliste me zotin, një fat i rrallë për një komb, që troket njëherë në 1000 vjet, lëngoi në varfëri, i sëmurë, i lënë mënjanë deri ditën e fundit të jetës së tij.

“Babi kishte shumë dëshirë që edhe unë të vazhdoja për letërsi. Por, atë vit që unë mbarova gjimnazin, nuk kishte të drejtë letërsie Tirana, vetëm një e drejtë studimi ishte dhe kjo iu dha Ardian Klosit, djalit të Bilbil Klosit. Me zor, mua më çuan për veterinari dhe pastaj e ndryshuan, më çuan për ekonomik. Ishte një tmerr i madh. Ne në familje nuk e dinim se kujt i thoshin ekonomik. Dhe babi më tha: “Do të shkosh Mari, se pastaj do të punosh në fermë. Do ta bësh. Ata e bëjnë kastile. Çupa e Lasgush Poradecit nuk mund të studiojë dot gjuhë-letërsi”. Dhe unë u regjistrova në ekonomik dhe e bëra. Kur mbarova shkollën e lartë, gjoja se mami im ishte e sëmurë dhe unë kisha një raport, ata më mbajtën në Tiranë, por atje ku punoja unë nuk ishte Tirana, atje ishte një internim. Unë punoja te ndërmarrja e asfaltimit të rrugëve me të gjithë punëtorët e asfaltit.

Ishim në rrëzë të Dajtit, në disa ndërtesa me pupulit. Më mirë të rrije në burg se sa atje. Ndërkohë vdiq edhe mami, Kostandina nuk ishte transferuar nga Pogradeci dhe unë kur shkoja e gjeja babin të ngrirë. Nga puna nuk më jepnin leje që të ikja. Ishte dimër. I thosha: “Baba mbulohu, mos e ndiz sobën”. Kisha frikë se digjej. Kur vija e gjeja të mbuluar me jorgan. Kujdesesha për të, ndizja sobën, i jepja drekën, d.m.th. e harroja veten time, jo më të mendoja për martesë, të gëzoja edhe unë rininë e jetën. Ishte e pamundur. Dhe njerëzit gëzoheshin se injorantët kështu janë, i gëzojnë vuajtjet e të tjerëve.

Nuk mund të merrje asnjë grua apo infermiere për t’i shërbyer se ishin shfaqje të huaja. Atëherë jetonim me tallona. Atij i duhej pak mish. Tallonin që merrnim ia raciononim atij. Ai nuk e kuptonte se s’kishte bukë të bardhë në dyqan, na thoshte: “Ju nuk doni të më blini”. Shkoja nëpër restorante, ku mund të kishte ndonjë panine. Një tmerr. Kemi jetuar në Tiranë, por njëlloj sikur të ishim të internuar. Sigurimi i Shtetit, që na kishte në sy, këtë bëri, që të dukeshim që ishim aty, që nuk ishin hakmarrë me Lasgushin, por ama, na e kishin nxirë jetën aty ku ishim…”.

Lasgush Poradeci i mbylli sytë me 12 nëntor 1987. Por e dhe pse ai u nda nga jeta, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, pas gati gjysmëshekulli që regjimi e kishte shpallur të vdekur si poet, sërish një djallëzi e çuditshme do të zotëronte edhe në përcjelljen e fundit.

Maria na tregon njoftimin e vdekjes së poetit vendosur nga Lidhja e Shkrimtarëve. Në të shkruhet:

Lajmërim
Me hidhërim të madh lajmërojmë vdekjen e babait tonë të dashur LAZGUSH PORADECI, vjeç 88. Homazhet bëhen pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ora 12.

Nisja për në Poradec ora…

KOMISIONI.
Ç’ishte ky lajmërim? A thua se Lasgushi ishte babai i Komisionit? Madje edhe emrin ia kane shkruar me Z jo me S. Maria thotë se e gjitha ishte një farsë. Askush nga Lidhja e Shkrimtarëve nuk shkeli në shtëpinë e Lasgushit për ngushëllim. As edhe një telegram ngushëllimi nuk ju dërgua dy vajzave të poetit. Madje para ceremonisë administratori i Lidhjes kishte shkuar të merrte dekoratat e poetit, sipas rregullave të ceremonialit, dhe kur e bija i kishte thënë se Lasgushi nuk ksihte asnjë dekoratë për be, i çuditur ai kishte thënë: “Si nuk ka asnje dekoratë? Po, çfare është kjo, që po bëjnë këta? Kush është ky?”

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni…

Erdogan

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka befasuar me deklaratën e tij. Gjatë një takimi në provincën perëndimore të Sakaryas Erdogan deklaroi se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është një shenjë e prosperiteti dhe se tregon se nuk ka varfëri.

“Në vitin 2002, 91, 000 makina janë shitur, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar. Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar. Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit”, tha ai, shkruan “Hurriyet”.

Premtimet elektorale të Erdoganit nxitën një ortek reagimesh në mediat sociale, me kritikët e tij duke argumentuar se pothuajse çdo shtëpi në Turqi ka pasur një frigorifer për disa dekada.

Alienët mund të na shkelin pa na parë fare

Alienët

Alienët mund të na shkelin pa na parë fare

Sa më shumë njeriu vihet në kërkim të një forme tjetër inteligjente nëpër univers, aq më e fortë bëhet pyetja, a jemi të vetëm në këtë gjithësi?

Të vetmet përgjigje që jepen për këtë pyetje që stërmundon njerëzimin prej dekadash e shekujsh mbërrijnë nga teorite konspirative, ndërsa nga shkencëtarët ka një mori hipotezash.

E këtyre hipotezave u shtohet një e re, që mbërrin nga një shkencëtar rus. Alexander Berezin, një emër i njohur i fizikës botërore shtjellon idenë e tij. Ai sugjeron se qytetërimi i parë që do të zhvillojë teknologjinë për të udhëtuar mes yjeve pashmangshmërisht do të shfaroste qytetetërimet e tjera.

“Është njësoj si një ndërtues, që për të ngritur një pallat nuk pyet se do të shembë një hoje milingonash”, deklaron shkencëtari rus i Universitetit të Teknologjisë Elektronike.

Kjo, sipas tij, jo domosdoshmërisht do të thotë që jashtëtokësorët janë agresivë, apo të këqinj por thjesht nuk do ta vinin re ekzistencën tonë, nëse në një skenar të mundshëm do të mbërrinin në Tokë.

Për ta ilustruar akoma më mirë idenë e tij, sjell si shembull historinë njerëzore, fillimisht me kolonializimin dhe më pas me kapitalizmin, dy epoka të ndryshme që kanë shkatërruar kultura dhe qytetërime autentike me përhapjen e tyre.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër 1913

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

 

Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi vazhdon të befasojë me fotot që publikon në faqen e tij në FB.

Së fundmi ai ka hedhur një foto të rrallë të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.



“Foto e rrallë, e gjeta në koleksionin e gazetës italiane Il Secolo të vitit 1913. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica.

Nuk është foto me cilësi të mirë, por na jep një ide për këto figura karizmatike.

Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier.

Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte.

Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij.

Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.

Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër. Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje,” shkruan Ikonomi.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen.

Ngjela

Shkruan Spartak Ngjela

A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.

l.
Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.
Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.

Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve.
Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj, sigurisht që do të nisë një histori e re e shoqërisë shqiptare.

Po, kur do të fillojë realisht kjo? Fillimi i saj është kërkesë e rreptë amerikano-gjermane. Por kjo kërkesë është edhe garancia që në këtë 28 qershor hapen negociatat me Bashkimin Europian.  Kjo tani nuk ka më asnjë dyshim, se hapja e negociatave vendos përfundimisht renditjen e Shqipërisë në një shtet ligjor.

Situata ligjore, menjëherë godet antiligjorët kryesorë të aktualitetin politik shqiptar: Ramën dhe Berishën. Vetë reforma është ndërtuar në strukturën e likuidumit të këtyre të dyve në fillim, dhe pastaj në goditjen penale të qindra individëve të korruptuar.

Edhe hapja e negociatave tani që i gjithë korpusi ligjor i reformës është përfunduar, pikërisht këtë presupozon. Nëse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë, korrupsioni kryeministror Berisha-Rama do ta çojë Shqipërinë në destabilizim. Në fakt, edhe kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të hapen.

Politika perëndimorë e ka si metodë racionale të progresit kalimin nga abstraktia e formulimit ligjor, te konkreteja e aplikimit racional të një reforme. Korripsioni kryeministror shqiptar nuk e kuptoi dot këtë.

Po kush po e vuan më shumë hapjen e negociatave? Ata që po e vuajnë më shumë janë: Korrupsioni i lartë shqiptar, Beogradi, Moska dhe Erdogani. Këta po e vuajnë jashtë mase, prandaj po veprojnë. Por lodhen kot së koti e fare kot, se janë të HUMBUR.

ll.
Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të mendojnë idividualisht për përgjegjësinë se kanë qenë të sunduar nga dhuna korruptive e qeverive të tyre, që nga pashai osman e deri te kryeministri, diktatori apo mbreti shqiptar. Kjo ka sjellë gjithmonë abtiintelektualiznin në qeverisje, dhe bllokimin e zhvillimit profesional të prodhimit në Shqipëri. Në esencë ky është sundim korruptiv.

Edhe ky i sotmi, sigurisht, madje është provuar, që është një sundim korruptiv i kryeministrit aktual që qëndron brenda karakterit antiintelektualist si frymë sunduese.
Atëherë?

Reforma në drejtsi, pikërisht këtë do të sjellë: frymën e përgjegjësisë personale dhe të intelektualizmit profesionist në Shqipëri.

Por, pikerisht për këtë, ky kryeministër nuk ka më të ardhme, jo si individ, por sepse nuk ka të ardhme si frymë. Fryma striktligjore e një shoqërie të drejtuar nga itelektualizmi profesionist sjell shkatërrimin e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Kjo frymë nuk mund t’i pranojnë dot as Berishën me taborin e tij, dhe as Ramën me rilindjen e tij osmane.

Çelja e negociatave garanton përfundimisht reformën shqiptare. Kurse të korruptuarit e mëdhenj fillojnë rrugëtimin e tyre të shpronësimit të menjëhershëm dhe të akuzës penale.

lll.
Historia politike është frymë, por duhet të kujtohemi që vetë historia e shkruar është refleks i politikës. Kjo është fryma e historisë.

Fryma e historisë shqiptare deri tani ka qenë frymë tiranike dhe korruptive që ka ardhur nga politika shqiptare. Reforma e nisur nga politika amerikanë në Shqipëri këtë parakupton – eliminimin e korrupsionit shqiptar që në fakt është rrjedhojë e historisë njëqindvjeçare të Shqipërisë.

Kjo pastaj do të shrrënjosë përfundimisht karakterin totalitar të politikës shqiptare dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes. Në Shqipëri dhe pse në vitin 1991, ra totalitarizmi tiranik, karakteri totalitar i politikës vazhdoi dhe erdhi deri në ditët e sotme.

Kurse papërgjegjshmëria e qeverive të vendeve të korruptuar, vjen dhe jeton gjatë nga mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror, derisa ky krim pastaj bashkohet me krimin e rrugës. Siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Prandaj karakteri totalitar i politikës shqiptare, ka sjellë me vete pandëshkueshmërinë e krimit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të theksojmë ndërkaq se, fryma totalitare e korrupsionit nuk mbështetet te forca e represionit policor, por të forca e parasë.

Rikthimi te ligji si funksion historik, në rastin antikorupsion, fillon domosdoshmërisht nga hetimi i burimit të parasë dhe pasurisë. Kjo sjell me vete mënjëherë ndëshkimin e abuzuesëve të mbrojtur nga fryma totalitare e qeverisjes.

Pikërisht këtu mbështetet arsyeja kur thekson që Reforma në Drejtësi rrafshon gjithçka abuzuese. Ajo është një smasher of everything… Si mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët!

Mero Baze: Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Mero Baze:Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Nga Mero Baze

Personazhi simbol i muajit të fundit në betejën politike të opozitës, “Babalja” tani mund të bëhet një azilant politik në Kosovë.

Ideja se ai është i rrezikuar në Shqipëri, nga përdorimi politik, mund të konsiderohet i arsyeshëm.

Akti i azilit të tij, është në një farë mënyre dhe një hakmarrje ndaj Partisë Demokratike, që e përdori dhe më pas e la në mes të rrugës.

Mbi të gjitha është një sinjal i keq për këdo që përdoret politikisht në Shqipëri.

Por në fakt Lulzim Basha nuk e ka këtë gjë vetëm me “Babalen”.

Një vit më parë ai kështu u hakmorr dhe ndaj PD. I frustruar nga ideja se mund të humbiste zgjedhjet, dhe nga nevoja për garanci që do të ishte dhe më tej kryetar i saj, ai futi PD në një kauzë fallco në rrugë ekstreme, duke prodhuar “çadrën” tre mujore në Bulevard.

Dhe në fund, kur të gjithë kërkonin frytet e luftës nga Basha, ai gjeti zgjidhjen në tre orë pazar me Edi Ramën dhe u ndje i sigurtë.

Ata morën zhgënjimin e paqes së tij me Edi Ramën, duke i flakur jashtë shumicën e partisë që përdori.

Njësoj si “Babalja” sot, shumica  e militantëve që u përdorën në “çadër”, mbetën jo vetëm jashtë “çadrës” por dhe jashtë projekteve të ardhshme të PD.

Njësoj si sot me “Babalen”, dhe vjet me “çadrën”, Lulzim Basha përdori pak a shumë të njëjtat argumente.

Pasi hyri në qeveri dhe në zgjedhje dhe më pas humbi thellë, ai njësoj si tani, filloi të ndryshojë arsyet përse hyri në “çadër”, arsyet përse hyri në qeveri dhe arsyet përse hyri në zgjedhje, duke fajësuar Edi Ramën.

Pak a shumë siç po bën “Babalja” tani. Edhe ai është konfuz kur thotë pse e sajoi kasetën, kush ja kërkoi, pse e dorëzoi në PD dhe çfarë priste prej saj.

Edhe Lulzim Basha e ka sot të vështirë të shpjegojë, pse e ngriti “çadrën”, pse hyri në qeveri, pse hyri në zgjedhje dhe pse humbi aq thellë.

Kjo sjellje politike e Bashës që ilustrohet më së miri tek beteja me “Babalen”, është në të vërtetë virusi që nuk e lë të ngrejë kokë atë si një lider që dikush mund t’i besojë në PD.

Të përdorësh në mënyrë ekstreme një njeri të pashpresë si “Babalja”, ta bësh atë hero të ditës në PD, të shpresosh se me atë do bllokosh negociatat, dhe pastaj ta lësh rrugëve të Kosovës si azilant politik, është një shembull i keq për këdo që tenton t’i besojë një lideri politik.

Tani në skenë po del “Babalja” i tretë. Lulzim Basha po përpiqet të zëvendësojë mitin e “Babales”, më një militant të PD që është përleshur me policinë, dhe është plagosur. Po përpiqet ta heroizojë dhe atë si “Babalen”, me shpresë që të provojë shkencërisht se nuk është çarë nga guri i demonstruesve, por nga shkopi i policit.

Është mirë që të respektohen viktimat e përdorura në një protestë. Gjithkush që bën një sakrificë të tillë politike dhe fizike, në emër të Lulzim Bashës, meriton respekt, pasi është dy herë trimëri.

E para që ndeshet me policinë dhe e dyta që ndeshet për dikë, që nuk ka për t’ia ditur për nder kurrë. Si “Babales”!

Neki Lulaj: Kroaci – Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj: Kroaci - Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj

U MBAJT KUVENDI I LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË PËR KROACI

Ditën e shtunë, më 21 Prilll 2018, Zagrebi ishte qendra nikoqire e të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë nëpër qytete të ndryshme kroate. Në fillim të kuvendit u këndua Himni shqiptar dhe ai kroat. Numri i madh i pjesëmarrësve dëshmon interesin që kanë bashkëkombasit për Lidhjen Shqiptare në Botë dhe kuvendin e saj zgjedhor që zgjodhi kryesinë, kryetarin Zt. Ton Markun dhe delegatët për Kongresin e Tretë që do të mbahet më 16 Qershor në Shkup.

 

Para kuvendit zgjedhor me një takim me mikun e madh te shqiptareve Në foto Lazim Destani Dr. Stipe Mesiq dhe poeti Neki Lulaj

Në këtë kuvend që i përngjante një evenimenti festiv kombëtar, merrnin pjesë shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash e institucionesh, ndërsa me prezencën e tyre e nderuan këtë kuvend përfaqësuesit e Ambasadave të Republikës te Kosovës dhe Shqipërisë në Zagreb, si dhe ish presidenti kroat në dy mandate dhe miku i madh i shqiptarëve, Dr. Stipe Mesiq. Mori pjesë edhe afaristi dhe biznismeni shqiptar, Zt. Lazim Destani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Znj. Ermina Lekaj Perljaskaj. Ishte prezente edhe kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermaninë, e kryesuar nga Zt. Sebastian Nuiqi me tre nënkryetarët: zotërinjtë

Brahim Kosumi, Bekim Gashi dhe Neki Lulaj. Nga Zvicra merrte pjesë kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Nazmi Jakurti. Prezent ishte edhe përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania, Zt. Neki Lulaj. Nga Prishtina merrte pjesë ekipi i RT të Kosovës dhe skretari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Shaban Arifaj.Neki Lulaj

Në sallën ku u mbajt kuvendi zgjedhor i Lidhjë Shqiptare në Botë

Në fillim të punimeve fjalën përshëndetëse e mori inciatori, themeluesi dhe presidenti i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Simon Kuzhnini, i cili përzemërsisht i përshendeti të gjithë te pranishmit e në veçanti tha: „Më lejoni t’ia zgjati dorën dhe ta përshendes ish kryetarin e Kroacisë në dy mandate, Shkëlqesinë e tij, Dr. Stipe Mesiq, në emër të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. E përshendes Zt. Petar Gotovac, ish kryetarin e shoqatës humanitare „Nëna Terezë“, i cili në Gjakovë pat deklaruar se Kosova ka të drejtë dhe do ta fitojë pavaresinë.” Pastaj e vazhdoi fjalimin në gjuhën shqipe. Zt. Kuzhnini në fillim të fjalës se tij tha: „Të nderuara motra dhe vëllëzër! Nuk ka kënaqësi më të madhe kur takohemi, i japim dorën e zemrës njëri-tjetrit e i urojmë punë te mbarë në programet tona kombëtare në këtë kuvend.” Dhe më tej vazhdoi:

Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Kroaci ne fjalën e tij përshëndetese

„Nuk ka forcë që mund t’i ndalë qëllimet e organizimit të Lidhjes Shqiptare në Botë, duke u berë thirrje akademive të të dy shteteve, historianëve që të shkruhet historia reale e të dy shteteve, spektrit politik shqiptar në përgjithësi, si dhe të gjithë intelektualëve që të punojnë me ngulm për çështjen e shenjtë kombëtare, çka është edhe në Platformën e aprovuar në vitin 1997, në Rregullorën dhe Statusin e Lidhjes Shqiptare në Botë, e që vetëm të bashkuar dhe unik rrugëtojmë në rrugën e mbarë dhe më të shkurtër të Bashkimit

kombëtar. Bashkimi i rrugës së institucioneve tona, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevën. Ky është synimi dhe organizimi ynë dhe besoj se është synimi i të gjithë shqiptarëve. Ju nuk jeni te vëllezërit Kuzhnini! Jeni në platformën kombëtare për t’i hartuar programet që populli ynë dhe kombi ynë të dalë sa më shpejtë faqebardhë e me suksese që i takojnë, e ne na mungojnë projektet. Thërras në formimin e një Banke Kombëtare për transferin e të hollave, dhe besoj që edhe kjo mund të realizohet. Lidhja Shqiptare në Botë ka në pprojekt pajtimin e gjaqeve. Jemi për nocionin Stop vëllavrasjes! S`ka hakmarrje! Nuk na ka hije ne këtë shekull të na ndodhin këto gjëra. Ta duam dhe çmojmë njëri-tjetrin! Kjo është në programin tonë. Kjo është rruga e kuptimit dhe e bashkimit tonë kombëtar.”Neki Lulaj

 

Ne konakun e zt Simon Kuzhnini,kryesia e Lidhjës Shqiptare ne Botë nga Gjermania dhe Kroacija

Zt. Tom Marku e mori fjalën dhe tha: „Kur flasim për Lidhjen Shqiptare në Botë, flasim për themeluesit, për vëllezërit Kuzhnini, për historikun pesëdhjetëvjeçar të organizimit, veprimit, kontributit të tyre të pa lodhur në shtetin kroat. Poashtu edhe për studentët, specialistët e fushave të ndryshme dhe delegatët e parë të Kushtetutës së Kaçanikut (1991), dhanë kontributin e tyre për Radion në gjuhën shqipe, për gazetën „Dielli“ që botohej asokohe në Zagreb, si dhe ndihma tjera financiare. Ishin të pa lodhur dhe të pa kursyer për xhepin, mundin dhe djersën. Këta pra, janë vëllezërit Kuzhnini!”

Fjalën e mori ish kryetari i Kroacisë Dr. Stipe Mesiq, i cili i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: „Mirëdita! Jam i lumtur që sot kam rastin të takohem me Ju, me shumë shqiptarë të ardhhur nga shtetet e ndryshme europjane, andaj Ju përshëndes nga zemra! Pse unë dhe ne kroatët i duam shqiptarët? I duam se dikurë kemi patur fatin dhe fatkeqësitë e përbashkëta nën federatën jugosllave. Dikurë edhe unë isha në burg. Më rastisi të jem me katër shqiptarë, tre për nacionalizmin shqiptar e një shqiptar për nacionalizmin kroat. Aty mësova shumë. Në kohën e zgjedhjes sime për kryetar, unë kam pasë rastin të takohem me vëllezërit Kuzhnini. Pastaj gjendja në Kosovë vështirërsohej gjithnjë e më shumë. Me shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, delegatët erdhën në Zagreb dhe u vendosën në shtëpinë e Kuzhninëve. Atje unë i vizitova dhe i vendosa pas ca ditësh në Samobor, ku ishin të siguruar.” Në vazhdim, ish presidenti kroat tha:

„Në një mbledhje në Beograd, i pyes se a dini se ku gjendet një pergjegje nga kabineti i Millosheviqit? Njëri nga ta më thot: Po, e dimë saktësisht se ku banojnë. Në Zvicër. Pastaj unë nuk bëzana. Qëllimet e errëta të dikurshme të Millosheviqit ishin ta zbrazin Kosovën e t’i përndjekin shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedoni, e kështu atij nuk i doli, duke i humbur të gjitha luftat. Kosova fitoi Pavarësinë edhe pse nuk i doli Millosheviqit ta krijojë një Serbi të pastërt. Ëndërr e trishtë ishte për të. Sot gjendja është e vështire edhe në botë, sepse ka turbulenca të ndryshme ekonomike. Bashkimi Europian është shansa e të gjithë kombeve dhe shteteve. Nuk ka më motive për luftë. Europa ështe lojtari më i fuqishëm që t’i bashkohemi asaj. Kufinjtë më nuk duhet të ekzistojnë. Që të jetojmë të bashkuar, pa kufinj, duhet të bisedojmë me botën e jo të

konfliktohemi. Uroj punë të mbarë këtij kuvendi dhe Lidhjes Shqiptare në Botë!”

Deputetja shqiptare në Parlamentit kroat, Znj. Ermina Lekaj Prljaska: „Kur flasim për popullin shqiptar, nuk guxojmë të harrojmë bashkimin kombëtar që është ëndërr e çdo shqiptari, andaj nuk ka rrugë tjetër që do ta zgjedhte rehatinë në Ballkan përveç bashkimit kombëtar. Kjo nuk është e sotme, por që nga koha e Gjergj Kastriotit. Në shek. 21 duhet të punojmë më shumë, të gjithë në këtë drejtim, me një organizim të mirëfilltë, duke iu bashkangjitur Lidhjes Shqiptare në Botë me një kauzë të përbashkët, duke e mbështetur kryesinë e re.”

Fjalën e morri ambasadori i Shipërisë, Zt Ilir Melo: „Ne mbështesim kryesinë e re të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe përshendes kontributin që kanë dhënë qe njëzet vite pa rreshtur vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, në sensibilizimin e çështjes shqiptare, në afrimin e shqiptarëve dhe dashurinë e ndersjelltë. Tirana zyrtare vëllezërve Kuzhnini për kontributin e tyre ua dha titullin „Nderi i Kombit”. Kuvendin e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Zt. Gëzim Kasapolli, i cili tha: „Vëllezërit Kuzhnini janë simbol i vetëm i dy binjakëve në botë, që punuan pa u lodhur për çështjen e shenjtë kombëtare. Kjo na kujton prejardhjen e shqiptarëve dhe përcjelljen e amanetit nëpër shekuj . Shqiptarët janë një faktor konkret urtësie për bashkimin e trojeve të tyre duke forcuar paqen në rajon. Shqiptarët nuk kanë tentuar kurrë t’i robërojnë të tjerët por kanë qenë shembull paqeje në rajon.”

Zoti Lazim Destani, afaristi dhe biznismeni i njohur shqiptar, tha: „Kam nderin ta përshëndes nga zemra këtë kuvend zgjedhor. Ështe një nderë për mue që sot shof këtu një Bashkim kombëtar. Përgëzoj edhe punën e madhe të vëllëzërve Kuzhnini nën amblemën e Lidhjes Shqiptare në Botë. E ndij veten të lumtur që sot marr pjesë në këtë kuvend zgjedhor, dhe se jam në mesin tuaj, i nderuari miku i shqiptarëve, Stipe Mesiq! Ne jemi një popull i vyer dhe shumë besnik. Jemi të zellshëm dhe shumë të sinqerë. Kjo na ka mbajtur gjallë që nga koha e Skënderbeut e deri më sot. Besoi se e ardhmja do të na gjejë edhe më të organizuar. Europë t’i bëjmë gjithë viset tona.” Edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Zt. Sebastian Nuiqi, iu derjtua Dr. Stipe Mesiqit, duke thënë: „Shkëlqesi! Ju përshëndes në emër të 400 mijë shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani, dhe Ju uroj punë të mbarë e jetë të gjatë! I nderuari kryetar, Zt. Simon Kuzhnini! Përshëndes këtë kuvend zgjedhor dhe punën Tuaj fisnike! LSHB ështe amanet i Lidhjes së Lezhës të viti 1446 me bashkimin e principatave shqiptare, pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878). Lidhja Shqiptare në Botë është vazhdimësi e këtyre dy lidhjeve për ta formuar Lidhjen Shqiptare në Botë, e themeluar ne Münich më 8 Nëntor të vitit 1997.”

Shaban Arifaj: „Lidhja Shqiptare në Botë ështe subjekti më i fuqishëm në botë. Po të punojmë të gjithë kështu, do të ishim superfuqi në Ballkan! Nazmi Jakurti, kryetar për Lidhjen Shqiptare në Botë për Zvicër, i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit: „Pse ishim kaq gjatë të pushtuar? Ne nuk jemi të vetëdijshëm për potencialin, energjinë dhe forcën që kemi. Duke punuar së

bashku, mund të arrijmë çdo gjë.” Në vazhdimësi u zgjodh kryesia dhe derisa kryesia konsulltohej për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve, u bë edhe promovimi i dy librave të magjistër Shaban Arifaj “Kosova në udhëkryqet e Ballkanit“ dhe „Vaji i Skënderbeut”: Për vlerën e librave foli vetë autori. Poeti Neki Lulaj, nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani, lexoi para të pranishmëve poezinë „Lartësia e jetës”. Më në fund, kryesia e re e Lidhjes Shqiptare në Botë emëroi njëzëri për kryetar Ton Markun dhe nëntë delegatët për Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë që do të mbahet në Shkup. Me një kënaqësi të veçantë dhe sukses, mori fund Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci.Pas dy darkave solemne dhe pritjës se ngrohët dhe tejët madheshtore qe na beri familja Kuzhnini u ndamë vëllazëzërisht duke rrugëtuar seicili nëpër qendrat e europës ku banojmë dhe jetojmë.

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë?

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas agjencisë “IBNA”, ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, siç është edhe emri i Maqedonisë. Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes, asaj të emrit me Greqinë, edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.