Get a site

Himare Shpella e Cikllopit !!

Zëra mediatik përcjellin në kujtesë tonë emrin e Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë,gjatë këtij udhëtimi të pambarimtë, skena e ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë.

cikllopiShpella   e Himarës me emërtimin:Shpella e Cikllopit është shpallur monument kulture  me vendim e  Rektoratit të universitetit shtetëror të Tiranës ” Nr.6, datë 15.1.1963- “Mbi shpalljen e monumenteve të kulturës. 2. Shpella e Cikllopit, në  Himarë.

Shpella e Cikllopit në këtë vendim renditet e dyta pas shpellave  të fshatit Velcë në zonën e lumit të Vlorës,   u përkasin  kulturës së neolitit të vone të  mijëvjeçarit III p.e.re.Mirëpo shpella  kujt kohei përket?  a është në të vërtetë shpella  e Ciklopit?

Zëra mediatik  përcjellin në kujtesë tonë emrin e  Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë,gjatë këtij udhëtimi   të pambarimtë, skena e  ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë. Përtej cipës së mjegullt  7 fshatrat, që  prek çdo mëngjes  firoma  e detit janë në një trandje të vazhdueshme historike  e mitike. Gërmadha të çmuar të tokës shqiptare për shekuj  janë  ruajtur me fanatizëm nga nëntoka jonë .Kohët qiellore  nuk i fshinë dot gjurmët. Ajo është  plotë dhe vetëm me  thesaret arkeologjike, që presin ndriçimin në dritë se një histori  e vërtetë shkencore e saj duhet shkruar. Nga objektet arkeologjike sipas informatave të fillim vitit ‘ 91  nw brig jet shqiptare të detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës gjer në Kapoqefal të Sarandës, janë zbuluar 20 fortifikime pre-historike.

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit