Get a site
HISTORIILIRET

Akrolisi dhe Lisi i lashtë në Lezhë

Akrolisi-Lisi-lashte-Lezhe

Akrolisi  gjëndet   në  majen  e  malit të Tyrbes / Shelbumit  ( Lezhe).  Ështe një fortifikim  shume i lashte i ndertuar me mure  qiklopike   të ç’rregullta. Këto  mure  në Akrolis / Lezhe / jo vetem se mund ta kalojne perjudhen  e shekullit te X-të  pr.kr, ( që na rekomondojne arkologet ) por mendoj se duhet të datohet dhe më parë se shekulli i XV-te pr.kr,

pasi dimë se pellasgët para se të shkonin në Itali gjëndeshin më parë  në brigjet e Egjeut të Adriatikut  dhe Jonit.

Pellasgët për herë të parë shkuan nga Arkadia ( Greqia e sotme)  në Spoleto  në  Itali  rreth shek.XV-te prkr. Nje mur arkaik  pellasg i zbuluar kohet e fundit  Spoleto (Umbria- Itali)  e verteton këtë gjë më së miri. Nese i krahasojmë, ky mur eshte me i vonshem se ai i  Arkrolisit në Lezhe, pasi verehet se Akrolisit ka një konstruksion më arkaik dhe që deshmon për një faze me te hershme  se ai i Spoletos.

Ndersa muret e Lisit ( Lissusit)  në Lezhe edhe pse arkiologet mendojne se janë të ndertuara rreth shekullit të IV-III-te prkr, ato mund të kenë qënë në nje perjudhë më të hershme, pasi në Lezhë janë  gjetur disa sopata të ashtuqujatura “dalmate” te cilat arkiologet i kane datuar rreth shek.X-të prkr, për shkak të gjetjes se bashku me to te nje sopate Italiote që në fakt është pellasgo-Ilire e pertej Adriatikut.

Tek muret e Akrolisit për herë të parë në ndertimet qiklopike në Shqiperi,  gjënden kthesa anësore për të goditur armikun në krahë. Keto  janë  të rendsishme nga pikpamja taktike. Në Akrolis gjënden dy të tilla.

Ndersa vete termi AKROLIS, nuk ështe gjë  tjeter veçse një togfjalesh.  A ( ështe ) Kro ( Kreu ) i LISIT. Pra  “AKROLIS“=”A Kreu i LISIT “.

Ndersa persa i perket, vetë  Akrolisi mund të datohet para vitit 1500 pr.kr. ( 500 vite me pare se e mendojne Arkiologet), pasi vete fjala Akrolis = Eshte Kreu i Lisit ështe një fortifikim i cili në  formë  dhe në përmbajtje ështe i lidhur me atë të Lisit. Pra në kohen kur  ka ekzisturar Akrolisi si term dhe si objekt fizik, duhet të ketë ekzistuar dhe  termi i Lisit, sepse përndryshe nuk do të quhej Akrolisi ( Kreu i Lisit )

Kështu që nuk perjashtohet munëdesia që Lisi si qytet të jetë ndertuar shumë më parë se nga koha që e pranon arkiologjia zyrtare. Shekulli i IV-III-te pr.kr, ështe shume pak, për të demostruar datimin e mureve te LISIT të cilat kanë një projekt dhe strukture të  veçantë që terheq vëmëndjen në të gjithë ndertimet Ilire në  brigjet e Adriatikut dhe Jonit. !!!

Per te krijuar nje ide me te plote per fortifikimet e qytetit te Lisit ( Lezhe) ju mund te ndiçni nje vidio dokumentare te pergatitur rishtaz per kete qellim.

Shikim te kendeshem.

 

Burimi: Acas-Skenderbeg

[the_ad id=”4118″]

About Author

Comments (1)

  1. Ju lutem, kur shkruani ne keto portale, me e pakta qe mund te beni, eshte te perdorni termat ne menyre te rregullt, p.sh. video ne vend te vidio, arkeolog ne vend te arkiolog. Po ashtu, do ishte mire te ndiqej pak perdorimi i diakritikes (shkronjat si ë dhe ç) ashtu si duhet, meqenese jane faqe publike qe duhet te edukojne lexuesin.
    Perndryshe, ju pergezoj per disa artikuj shume te bukur qe keni vene ne dispozicion te lexuesve.

Komento rreth shkrimit