Get a site

Anijet ushtarake greke kërcënojnë në ujërat tona territoriale?

SARANDË- Raportohet një incident në ujërat tona terrotoriale në jug të vendit, në Sarandë. Sipas gazetarëve lokalë, anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë. Anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit te Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.

145288904422284

Efektivët grekë të anijes mësohet se kanë fyer e kërcënuar peshkatarët shqiptarë duke pretenduar se kishin shkelur ujërat greke.

Duke hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo morën vesh nisjen drejt vendngjarjes të rojës bregdetare shqiptare, anija greke u largua.  Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë. Kapiteni denoncon se ky është rast i përsëritur. Pala shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Lajmi është publikuar nga gazeta Panorama, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet tona të mbrojtjes dhe rendit.

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit