Get a site

Prof.Ali Sylejmani veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist i pa shterrur!

Prof.Ali Sylejmani  veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist  i pa shterrur!

Ali Sylejmani

Prof.Ali Sylejmani  veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist  i pa shterrur!

Shkruan Asllan Dibrani

Njerëzit modest gjithnjë  janë njerëz i të mëdhenj. Virtytet e tyre dhe bujaria ndryshon nga të tjerët. I tillë është edhe  mërgimtari  Ali Jakup Sylejmani i cili mori rrugën  e kurbetit si çdo shqiptar tjetër nga zullumi  terrori dhe  reprezaljet sllavo-serbe mbi Kosovën.

u1_Asllan-Dibrani

Ali Jakup Sylejmani është i lindur me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti, dhe ishte  nxënës shembullor. Studimet i filloi në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto studime i mbaroi  rekord në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik – dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5). Shëmbëlltyra e tij dhe rezultatet  në studime u radhit  në gjeneratën e bursistëve universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala, Agim Spahiu, etj. Aliun  ngjarjet e viteve 1981 e gjetën   në krahun e studentëve  të demonstratave të  Mars-Prillit. Pasi mbaroi   studimet  në vitin 1984, Aliu filloi punën si arsimtarë në Gjimnazin e Vitisë. Pos atje u detyruar të gjejë punë edhe në Fushë-Kosovë pas një presioni në Viti nga ish pushteti  i asaj kohe. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishte në Fushë Kosovë. Vlen të përmendi se edhe këtu ishte anëtar i një bërthame shumë e fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, e këta ishin si

 

Prof.Ali  Sylejmani në portret me babain e vet  qe i shkolloj një  numer te madh  djem,vajza e nipër për ta nxënë  dijen.

 

Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashari, e të tjerë, që ishin bërë hallkë  e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1989 kur zoti Sylejmani  filloj  të punojë në Fakultet. Qysh si student, ishte i dalluar në sjellje dhe aftësi për t´i bashkuar njerëzit rreth qëllimit ton hyjnor, rreth Kauzës tonë kombëtare, dhe ishte  shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të punës. Pati një raport  të ngushtë bashkëpunimi  me Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bjram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atë botë kishte  kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Me rekomandimin e këtyre profesorëve  zoti Ali Sylejmani atë kohë, u regjistrua në  studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbaroi ligjëratat në afatin e parashikuar si dhe i dha, tri nga pesë provimet e parapara, por, për shkak të situatës së krijuar, u detyrova t´i ndërpres studimet. Në ndërkohë, u kishte  rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e organeve të dhunshme në Fakultet, Dr. Borisav Vukoviç, Dekan i dhunshëm, me të cilin ishte  konfrontuar disa herë zoti Ali me te  , për këtë arsye, në formë hakmarrjeje, e larguan nga puna në mesin e të parëve. Por, ky diferencim për zotin Ali ishte  një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veprojë edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdoj të punonte, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestua gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, e torturuan rënd dhe më vonë e liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohet çdo ditë  tek organet e sigurimit. Në skenën e atëhershme politike, ishte themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin e tij Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Milloshevi­çit.

-Kështu, duke qenë se familja e tij kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, si kuadër i shkolluar, ishte  bërë ferrë në sytë tek pushtuesi. Meqë nuk mundi të  durojë më këtë gjendje të krijuar, u detyrova ta lëshoj atdheun. Fati i jetës e  përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë në  (Gjermaninë lindore). Edhe këtu në Gjermani nuk ndejti duar kryq, por menjëherë u aktivizuar në  veprimtari antijugosllave. Në Gjermani erdhi  në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh filloi aktivitetin rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it. Pastaj formoi Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti i tij ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion.

-Dy muaj pas ardhjes së tij në Gjermani, j´u dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona). Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, gjeti disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë Ali Sylejmani u zgjodh anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. -Ndërkohë, në fund të vitit 1994, ju pranua  e drejta e azilit dhe merr lejen e qëndrimit në Gjermani. Kështu që, aktivitet pas aktiviteti dhe pas pak kohe, arriti që agjendën e Kosovës ta fuste  në çdo pore të jetës së atij Landi- Vendi. Duke qenë shume aktin ndoqi kursin për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995. Një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e dha betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbo-kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohet në Kuvendin Komunal si punëtor social dhe dërgohet të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend, punoj 2 vite. Në te ardhmen vazhdonte ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, se ishte edhe anëtar i dy shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna e tij ishte e lidhur me refugjatë, kishte arritur të bëhet anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi edhe për shqiptarët. Falë kësaj, arriti ta koordinoj shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova, arriti ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit të ­çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga, Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV, BBC,më që opinioni botëror filloi të simpatizohej  shumë me  këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, Aliu në dhjetor të vitit 1996 kandidohet  për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhet me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova, i angazhoj edhe vëllezërit e vet dhe disa miq gjerman dhe krijoj “Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane”, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,– Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (ku shkroi edhe gazeta Bota Sot) si dhe e bëri organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku personalisht ishte përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje, s´ kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen-Anhalt-it, e emëruan  si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e ka  mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova. Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjatë, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”qe i paraprinte zoti Ali Sylejmani. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. Me këtë rast, zoti Ali autoriteteve të Landit u patë shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e tij:

Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet humanitare të shkojnë drejt në Kosovë, personalisht, arriti që ta bëjë organizmin e parë në Komunën e Vitisë. Të tëra këto aktivitete të tij,lënë të kuptohet se janë aftësitë e tij  organizative dhe udhëheqëse për interesat tona kombëtare. Lidhur me emrin e tij personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar gazeta të ndryshme gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat e kanë intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.

Në aktivitetin  e Ali Sylejmanit i hyjmë në hak po qe nuk i përmendim edhe  vëllezërit e tij në aksione të ndryshme.

 

Gjatë ngarkimit të kamionit të ndihmave për komunën e Vitisë .Ishte kamioni i par i ndihmave me një herë pas lufte, Kohë kur nuk kishte as lugë për të ngrënë.
-Këto ndihma u grumbulluan  nga vëllezërit e Ali Sylejmanit, Jahi Sylejmani dhe Ramiz Sylejmani   si dhe shumë miq gjerman të tubuar rreth shoqatës ” Shqiptaro gjermane” të themeluar po ashtu nga vëllezërit Sylejmani në Magdeburg të Gjermanisë.

Në diasporë, të takosh  njerëz të tillë që veproi me përkushtim për çështjen e Kosovës nuk është  edhe  e lehtë .Palodhëshmëria e tij  vërehet qe edhe sot ka një  vullnet  të pa shuar me i shërbyer atdheut ! Njëri ndër mërgimtarët që kurrë nuk u ndal së vepruari është edhe Ali  Sylejmani ,nga Gërmova e Vitisë, e që jeton në qytetin Fellbachit rrethi i Shtutgardit  të Gjermanisë.

image004

–Profesori Ali Sylejmani ,kurrë nuk u ekspozuar pranë të tjerëve edhe me modesti  dhe devotshmëri i kreu shumë veprime në interesin e shoqërisë sonë.

 

Z.Sylemani,ka marr pjesë edhe në shumë takime tryeza dhe simpoziume për çështjen e refugjatëve dhe Kosovës.

-Shqetësimi i tij për ecurinë  e gjendjes në Kosovë  nuk fshihen, por shprehet se  Kosova na ka harruar!?.Kemi dhanë shumë për Kosovën dhe nuk po marrim asgjë nga atje. Prapë, ne do të angazhohemi dhe do te krijomë ura bashkëpunimi me Kosovën sepse ai është atdheu ynë i shtrenjtë .

 

 

 

Pamje  e Ali Sylejmanit në themelimin e Lobit në Zvicër me një grup  veprimtarësh.

 

Ali Sylejmani është njeri nder themeluesit e “LOBIT” shqiptar në Evropë,një organizim apoltik dhe po shtrihet kudo në Evropë po ashtu edhe themelimin e Lobit për Gjermani, ishte ai që barti gjithë organizmin e deri në themelim.

-Profesori  Ali Sylejmani  thekson  se qëllimi parësor i Lobit është të zhvillojë aktivitete mbarë kombëtare në fusha të caktuara që kanë influencë dhe frymë kombëtare . Duke i bashkuar idetë dhe interesat, ne do të kontribuojmë më shumë në vlerat kombëtare, vlerat e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe atdheut.

“Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim t’i bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, nën një kulm të përbashkët organizativ, me një frymë të re e cila do t’i shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në aspekt ekonomik, kulturorë e social. Tani për tani  zoti Ali Sylejmani është përkthyes zyrtar  në qendrën  e  strehimores për të huaj  në BW dhe  është shumë i angazhuar në përforcimin  e Lobit Euro-Atlantik. Por ecuria , megallomonia , intrigat ,sabotazhet ,përçarjet  dhe plasaritjet  që përpiqen ti bëjnë një  grup i  ardhur nga parti të ndryshme  me frymë komuniste dhe  pa vizion kombëtar  i gjykon  rreptë, duke  ju sugjeruar qe le të heqin dorë nga  metodat  e tyre shterpe  sepse, Lobi do të ec dhe do te avancoj edhe ma tutje me njerëz intelektual ,veprimtarë  dhe  aktivistë ë devotshëm që popullit shqiptar si kanë munguar asnjëherë. Ne pyetjen tonë   se çka më tutje me Lobin?

image006

Zoti Ali Sylejmani  në ditën  e themelimit të Lobit Euro-Atlantik për Gjermani

– Ai u shpreh se do të  ecim  përpara me themelimet e reja,  po ashtu edhe  si detyrë  paraprake është themelimi   sa me shpejt i degës  në Baden –Würtemberg.

Portreti i një mërgimtari  të palodhur,një humanisti dhe një intelektuali të tillë ,e bëjnë edhe më të fuqishëm veprimtarinë e profesorit Ali Sylejami i cili vazhdon  së vepruari si një digë qe nuk shterron kurrë. U ndamë nga ky njeri  i  palodhur me një  përshtypje  mbresëlënëse  dhe   po ashtu  i urojmë   suksese  në të ardhmen.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

 

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim-kulturorTakim kulturor në Dushakjë ish Dabishec në Malësinë e Gallapit

Shkruan Asllan dibrani

Pamje e Logos dhe Vulës së Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë.  organizatë jo qeveritare.

Këto ditë u mbajt një takim kulturor nga  Këshilli organizativ i Diasporës  dhe Bashkësia Lokale  për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë). Në kuadër të manifestimit për herë të parë u organizua aktiviteti për nder të takimeve me bashkatdhetarë të fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë. Për dy ditë rresht u organizuan aktivitete të shumta nga fusha e kulturës, artit, sportit dhe  garat tradicionale .

image049

Malësisë e Gallapit  edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritarët e pas luftës ,bijtë e vet nuk e harrojnë, por atje  dita e 13 dhe 24 Gushtit  2016 u shënua dhe   ishte madhështore me gëzim e lot pas 30 vitesh.

 

Pas 30 vjetësh Dushkaja i tuboj banorët e vet nga  Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika,takimit ju bashkuan edhe të moshuar madje edhe me humbje te të pamurit me sy!!!???

Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  filloi në orën 11:00, sipas programit  të Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë. Ata dolën dinjitoz të organizuar në shumë pika  me  një  portë të  re ,një kapitull i ri për këtë rajon nga e cila i bashkoj shumë  bashkatdhetarë nga  ,Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika etj.  Këtë takim  e  nderuan qytetarët mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit, biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave, që janë të shpërndarë në të katër anët e  botës nga këto tri fshatra.

image051 image052 image053

Aty pati edhe shumë bashkombas të Luginës së Preshevës qe pos lidhjes kulturore, ata i lidh ngushtë edhe e kaluara  historike  nga e cila, pos vija kufitare  e Serbisë që i ndan  padrejtësisht, ne jemi një popull,të një kulture dhe të një gjaku.

-Në takim morën pjesë  shumë të moshuar dhe në karroca ivalidore , madje, madje edhe njerëz  që e kishin humbur te pamuri me sy!!!. Erdhën të çmallen vetëm mes zërit qe nuk ja kishin harruar  njeri tjetrit edhe në pamundësi e te pamurit . Pati gëzime hare e çmallje, por u shpalosen shume kujtim qe koha i kishte  sajuar nën pluhurin  e harresës?.

-Unioni Artistik Kulturor i krijuar  nga vet organizatorët e këshillit nismëtar,  që një kohë, ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila, kjo datë që  të ishte e përgatitur  që  të shënohet me aktivitete të ndryshme siç u cek edhe më lartë.

-Pos  fjalës hyrëse  të  takimit, himnit dhe flamurit  u përshëndeten dhe u nderuan  dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dushkajë ish Dabisheci,  po edhe dëshmorët e rajonit të Gollakut dhe ma gjerë qe rezistuan heroikisht në këto treva.

 
-Sipas planit ishte  fillimisht një ekspozitë arti me çka u prezantuan disa punime. Prezantuesit e krijuesve në poezi dhe prozë  u paraqiten me radhë në skenë qe lanë mbresa  tek publiku. Poetët e rinj të grupit letrar “Fan S.Noli” i themeluar që 30 vite u riaktivizuar dhe i bashkuan penat,dijen dhe inspirimet e veta me motive nga fshatrat e tyre. Poezitë e tyre me tematikë kulture historike dhe dashurie ndaj vendlindjes dhe bukurive të natyrës e gërshetuan koloritin  e të shprehurit të fjalës artistike dhe pasuruan këtë takim, por edhe begatuan një faqe të së kaluarës historike të kësaj ane qe nuk është shkruar kurrë.

Anëtaret e Jurisë për poezitë ma te mira ishin Arif Demolli, Shefqete Gosalci, Ramadan Dibrani, Ilaz Haziri dhe Shyqyri Sadiku 

Nga juria  e vlerësimit të poezive më të mira, ishin shkrimtari i madh Arif Demolli me renome ndërkombëtare i lindur në Murrizajë,Shefqete Gosalci poete,Ramadan Dibrani aktivist dhe njeriu qe nxori fletushkën e parë për këto tri fshatra me emrin Malësori  .Grupi Letrar “Fan S.Noli ” i themeluar në vitin 1979  u riaktivizua dhe ky grup letrar tani e tutje do  të jetë aktiv në kuadrin e “Unionit Kulturor Artistik  për tri fshatrat DGJM”.  Ilaz Haziri krijues në skulpturë dhe  drejtor i” Gjimnazit  Eçrem Çabej” në Prishtinë dhe  Shyqyri Sadiku  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.

 

image054

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli, Rizah Selimi,Shmesi Krasniqi “Shemi” , Selvete Bajrami, Besim Zeqiri, Skelqesa Sadiku ,Vëllezërit Bekteshi,pos, Shefqete Gosalcit dhe   Jeton Fetahi mysafir  vullnetar mbesë e nip të kësaj ane, etj

 

Takimit i dhanë një jehonë të fuqishme  edhe zëri i këngëtareve  nga tri fshatrat që entuziazmuan i mahniten  dhe i pushtuan  zemrat e pjesëmarrësve me këngët që i kushtuan këtyre  tri fshatra gjatë historisë. U zbuluan shumë këngëtarë që më parë nuk i njihte publiku që janë nga këto tri fshatra tonat theksonin të pranishmit në mes vete!!! Këtu pati mjaft këngëtarë e tri fshatrave të zhanreve të ndryshme  si në këngën popullore,folklorike,të rapsodëve të muzikës klasike  etj.

image057

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli nga Murrizaja, Rizah Selimi nga Gjelbrishta  ,Shmesi Krasniqi “Shemi” nga fshati Dushkajë ish Dabisheci ,qe i pari u prezantuar me këngën rok në Kosovë dhe bëri jehonë në gjithë Kosovën e më gjerë, Selvete Bajrami nga Gjelbrishta,Shefqete Gosalci mbesë e këtij rajoni shkëlqeu me këngët e saj, Besim Zeqiri nga Gjelbrishta ,Rilind Dibrani  nga Dushkaja,në mungesën e pianos nuk doli në skenë,Skelqesa Sadiku nga Dushkaja,Vëllezërit Bekteshi nga Murrizaja,Jeton Fetahi mysafir  vullnetar, etj ,e shoqëruan publikun gjatë dy ditëve. Pati edhe këngëtarë tjerë nga këto tri fshatra qe munguan me arsye.

image062 image063

-Dita e parë e takimit kulturor  ishte shumë e pasur në prezantimin ,përshëndetjen e të pranishmeve ,Ekspozita  e pikturës, poezia,vizita te varret e dëshmorëve, vënia e kurorave  pran varreve të tyre  dhe shfaqjet e herëpashershme të këngëtarëve që  shpesh vallëzuan publiku së bashku duke e shoqëruar këngëtarin -ren.

 

-Dita e dyte e takimit me 14 Gushtit  2016 u shënua dhe ishte madhështore me gëzimin  e te rinjve në sport qe u mbajtën në disa fusha dhe disiplina. E veçanta  ishte prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku”

-Garat u mbajtën në futboll,volejboll,shah ,atletikë,hedhjen  e gurit kërcim nga vendi në hapa etj .Dalja në skenë në ringun e improvizuar të boksit  u reflektuar më shumë  kënaqësi dhe  duartrokitje të gjata.

DSC_0191 DSC_0345

image069

Prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku” e udhëhequr nga   referi ndërkombëtar Latif Demolli ishte një medalje në vete  e këtij takimi .Latif Demolli është i vetmi  gjyqtar shqiptar që ndanë drejtësinë  edhe në garat ndërkombëtare të boksit. Besim Ibrahimit  trajner  i këtij klubi me Donjeta Sadikun me ekipin e Boksit “Gollaku” demonstruan  të parët para publikut  disa shkathtësi  dhe mjeshtri të boksit.

 

 

Donjeta Sadiku po ashtu i solli Kosovës medalje për mes mjeshtërisë së boksit nga fshati Dushkajë ish Dabisheci. Këta boksier zhvilluan nga tri meqë të boksit  që ishte një  privilegj i madh  për këtë anë që pran veti patën aq sportistë të mëdhenj që i sollën Kosovës  medalje të shpeshta. Edhe dita e dytë ishte  e shoqëruar vazhdimisht me këngë e valle nga këngëtarët e  këtij spektakli artistik.

Në fund  u ndan shumë mirënjohje të gjithë atyre qe kontribuon për këtë spektakël artistik qe u realizuar  me vetkontributin  e Diasporës dhe me Bashkësinë lokale të Dushkajës ish Dabishecit.

 

Për këtë spektakël artistik ministritë e Kosovës nuk ndihmuan!?.

 

-I mbesim borxh publikut po qe nuk sqarojmë rastin e një publikimi në gazetën “Bota sot”  me titull  “Ditët e Diasporës  në Dushkajë ish Dabishec” se gjeja e paskan përkrahur apo edhe financuar. Një autobusë  flitet se paska qene i KK ‘Prishtinës mos u kofshim fale është dashur ta kthejmë se 6 pasagjere kane udhëtuar me te!.

Nga mashtrimet dhe sabotazhi  i disa njerëzve zyrtar duke e gënjyer  anëtarin e këshillit tonë Bilur Muratin ,nuk ndihmuan fare madje edhe RTK  si pasoje e gënjeshtrave të tyre mbeti pa u ftuar. Me plot përgjegjësi e themi se takimi nuk u ndihmuar fare nga komuna e Prishtinës as përkrahur,as nga ministritë tjera ,përveç Ministrisë se Diasporës qe ma tepër në formë morale se financiare  e ka përkrahur nga e cila ishte prezent edhe z.Valon Murati ministër i Diasporës që i ndau  mirënjohjet për kontributin e dhënë.

DSC_0766

Kërkesat i adresuam në disa ministri na injoruan dh bojkotuan  si zakonisht!?…

 

Ne si Këshill i kemi shtruar kërkesën me kohë qe të na ndihmojnë  në organizimin e manifestimit. Kërkesat i  adresuam në disa ministri si më poshtë:

  1. 1. Kryeministrit të Kosovës:  Dr. Isa Mustafa.
  2. Kryetarit të K.K në qytetit e  Prishtinës Shpend Ahmetit.
  3. Ministrisë së Diasporës Valon Murati .
  4. Departamentit të Politikave Ekonomike,Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar.
  5. Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  10000 Prishtinë .
  6. Dr. Avdullah Hotit, Ministër i Financave.

Jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen  fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment ,por  duhet dënuar  dhe gjykuar si të pa përgjegjshme dhe  si skandal qeverisëse !?…

 

-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, t`iu rikujtojmë se ky organizim ju ka takuar ju zotërinj qeveritarë ta organizoni e jo neve!.Qeveritarë këtë vend e boshatisët,në vitin 1921 u boshatis nga terrori dhe gjenocidi serb e tani po boshatiset nga ju ?.Se banorët e asaj zone nuk kane kurrfarë kushtesh as ato elementare edhe se numerikisht  kanë mbet shumë pak nuk ka dilemë!?.

 

Plan projektet,detyrat dhe obligimet   nga UKADGJM janë:

 

Kërkesat tona nuk do te hasin në vesh të shurdhër edhe se ju paraqiteni të shurdhër ,por i ftojmë tri fshatrat qe nëse nuk i përmbushen kërkesat tona nuk keni çka kërkoni as  vota tona  ,por as taksa nga ne!.Unioni Kulturor Artistik  i tri fshatrave  ne koordinim me Bashkësinë Lokale do të shtrojnë kërkesat e serishme  qe  të realizohen nga Qeveria  e Kosovës.

  1. Një muze  etnografik që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që është shumë  e pasur me to etj. Muzeu duhet të shërbejë gjithë rajonit të  Gallapit  dhe të dedikohet  për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë duke përfshire tërë Gallapin dhe Kosovën Lindore, Presheve ,Bujanoc dhe Medvegjë.
  2. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe  sjellja  e rrjetit  të telefonit  në këto rajon me që është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit  shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë  segment dhe rrjeti  telefonik të funksionoj  interneti jo ma si lluks, por si kusht i domosdoshëm për  zhvillimin  e shoqërisë.

3.Është  shumë urgjente  që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht  këtij rajoni “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra  tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).

 

4.Kërkojmë të formohet shoqata e biznesmenëve në kuadrin e  Bashkësisë lokale ose UKADGJM.

  1. Të formohet  Shoqata e bletareve nga tri fshatrat me mbikëqyrës ekspert te kësaj veprimtarie fitimprurëse.
  2. Të formohet Shoqata e Gjuetarëve  te kësaj ane  për tri fshatrat.
  3. Të formohet shoqata e pemëtarëve  për tri fshatrat dhe klasifikimi i parcelave me ekspert te kësaj fushe se me çka të mbillen parcelat e plantazheve me mollë,arrë ,lajthi,kumbull apo me ndonjë rendimet tjetër fitimprurëse,me kusht qe mos të mbeten asnjë pëllumb pa u shfrytëzuar.
  4. Të  formohet ekipi i profesionalistëve  për zhvillimin  e bujqësisë dhe blegtorisë ne këto tri fshatra.
  5. Te shtrohet kërkesa për rindërtimin e shtëpive te djegura nga ofensiva barbare serbe që u dogjën   shumë shtëpi dhe as një qindarkë kush se ka investuar për ti rindërtuar shtëpitë e djegura. Në këtë projekt duhet të kërkohet edhe një intervenim ndërkombëtar duke e pas parasysh edhe djegien e tërë fshatit Dushkajë ish Dabishecit edhe në luftën e dytë botërore,por edhe në këtë të fundit. Në fund nga ai fond te rindërtohet një fshat  me sistem urbanistik  duke i bashkuar ato shtëpi ne një pikë të fshatit,

Po që e gjejmë një mirëkuptim nga ndonjë donator ndërkombëtar  shtëpitë te vendosen ne një pike te urbanizmit  moderne kur ti kemi Muzeun , shtëpinë  e kulturës  dhe projektet tjera të lartpërmendura  mund të shpallet edhe si zonë turistike nga e cila do të ketë edhe përfitime  nga kultura..

 

Synimet e Manifestimit nga  UKADGJM ishin:

Synimi kryesor  i Manifestimit ishte që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t’a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrifica  brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen,pos në kulturë edhe në zhvillimin e ekonomisë ne këto tri fshatra me qellim qe te jemi si model me rajonin e Gallapit dhe ma gjere.

Modeli i ynë duhet të përshkallëzohet ne gjithë rabinin  e Gallapit qe nesër te jemi një zë në fushën ekonomike ,kulturore dhe politike. Te  punojmë për veten tonë, ti shndërrojmë këto rajone  duke përfshirë edhe Kosovën  Lindore si rajone turistik,tu filluar me  Banjën e Sjarinës dhe shumë bukuri te rralla në këto anë.

 

“Unionin Kulturor  Artistik”dhe Bashkësinë lokale. ,si organizate jo qeveritare do te jen te lidhura ngushtë me njëra tjetrën për interesat e shoqërisë.  Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun. U vendos që këto manifestime  të mbahen të rregullta për çdo vit dhe të mbeten tradicionale në këtë Bashkësi Lokale.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani iniciator i këtij projekti dhe takimi,i lindur në Dushkajë- Dabishec,emigrant në Gjermani,pronar i  një firme,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve  Artisteve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani,përfaqësues i Mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar ne botë  dhe anëtar i tij  ,gazetar dhe publicist,humanist ,ish i burgosur politik nga regjimi ish jugosllav,piktor  dhe veprimtar shumë vjeçar për çështjen kombëtare. Gusht 2016 Prishtinë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatërat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatërat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)

Dushkajë

Shkruan Asllan Dibrani

 Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë!Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) do të fillojë të shtunën me datë 13 dhe 14 Gusht 2016.

 

13882674_250126295385714_8220930619666165872_nn

 

Pamje e Logos dhe Vulës së tri fshatrave  Dushkajë ,Gjelbërishtë dhe Murrizajë

 

Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  do te filloi në Orën 11:00. Takimi me Grupin Inciativ, atë Organizativ dhe të punës për Unionin Kulturor Artistik të 3 Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë bëri pergaditjet përfundimtarë qe neser te dalin sa me dinjitoz te organizuar në shumë pika  kulturore. Me këtë rast do të shënohet me 13-14 Gusht 2016   një  porte re ,një kapitull i ri për këtë rajon m çka  bëjmë thirrje mesa vijon .

 

Ftesë-thirrje për këtë manifestim me datën  13-14 Gusht  në Dushkajë ish Dabishec

– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor dhe kulturor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës.

Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:

Unioni Artistik  Kulturor që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme .

 

Pos  fjalës hyrëse takimi dhe himnit të flamurit  do të përshëndeten dhe do të nderohen dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dabishec  po edhe dëshmoret e rajonit te  Gollakut dhe ma gjerë ata kombëtar.
Pastaj  do te bëhet  vizita e Ekspozitës  se pikturës dhe Skulpturës nga krijuesit e tri fshatrave.

Prezantuesit e krijuesve në poezi do të paraqiten me radhë në skenë.  Pasataj  garat do të mbahen edhe në këto  pika sipas planprogramit ne diten  epare dhe te dytë si më poshtë.

1.    Futboll i vogël, pika muzikore qe do te jen  prezent kengetarë e tri fshatrave.Gani Demolli, Rizah Selimi ,Shmesi Krasniqi,Selvete Dajrami,Besim Zeqiri,Rilind Dibrani,Skelqesa Sadiku,Vëllezërit Bekteshi etj.

2.    Garat  do të ketë edhe në  volejboll nga 3 Seta, gara në shah nga 10 minuta për lojë (me njehsor),vrapimi në 100 Metra; sipas dëshirës, kush dëshiron mundemi me e organizua aty për aty edhe në 1000 Metra,Hedhja e Gurit,kërcim nga vendi, kërcim me 3 hapësh,tërheqje e litarit – 3 Ekipe.
Pastaj do  të demonstrohen disa shkathtësi në Boks nga Ekipi i Referit Ndërkombëtar Latif Demolli,Besim Ibrahimit dhe Boksierë së mirënjohur Donjeta Sadiku me ekipen e Boksit “Gollaku”

Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mira pas mbarimit të garave në disiplinat e lartë-theksuara. Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mirë/a pas mbarimit të garave në disciplinat e lartë-theksuara.

Mirënjohjet për më të mirët do të ndahen nga  Këshilli i Unionit Kulturor nga tri fshatrat.   

Njëkohësisht do të ndahen edhe disa Mirënjohje Post Mortum (në nderim pas Vdekjes) për Individët që nuk janë më në mesin tonë; gjegjësisht për kontributin dhe veprimtarinë e tyre përgjatë jetës.

 Te gjitha manifestimet kulturore do të  kenë  mirënjohje  dhe çmime që do të ndahen  ne ditën e dytë te  Dielën në përfundim të takimit kulturor.

Këshillit  i Unionit Kulturo Artistik  i tri fshatrave  lëshojnë këtë mesazh:

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina  e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur  dhe  harruar nga qeveritaret  e pas luftës së fundit  , ne si bijë  te  asaj treve nuk  e harrojnë duke theksuar !
– “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme t’i shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni,po të jeni aty  në takimin  e 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional”

 

[the_ad id=”4118″]

 

Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat të javës Inter-kulturore në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat  të javës Inter-kulturore  në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Kuzhina- shqiptare-gjermani

Shkruan Asllan Dibrani

Para ca ditësh në kuadrin  e  javës inter-kulturore  të  qytetit të Fellbachit rrethi Shtugadrdit-  Gjermani , ishte e paraparë një mbrëmje e kuzhinës shqiptare të cilës i paraprini një kurs (mësimi) se si përgatiten gatimet dhe gjellrat tona tradicionale.

u1_Asllan-Dibrani

Dy familje Sylejmani dhe Zogaj në prezantimin e kuzhinës shqiptare në Fellbach .

Organizatorja zonja  Hug, po nga ky qytet, kishte thirrë një numër të madh qytetarësh gjerman ,po edhe të huaj  ku u ndanë shumë te kënaqur me  prezantimin e kuzhinës shqiptare nga e cila shumë të interesuar u informuan më në detale nga  dy familje Sylejmani dhe Zogaj, qe patën rastin të prezantohen me specialitetet tona shqiptare.  Këtë aktivitet  këto dy familje e zhvilluan në  kuadër e  “Shoqatës Shqiptare” të Fellbachut .

Edhe ky aktivitet  thekson zoti Ali Sylejmani ishte një lobim i vogël, por me domethënie të madhe, sepse kishte pjesëmarrës nga shumë nacionalitete.

 

Aty këto dy familje u prononcuan me   bukën  tonë tradicionale , me përgatitjen e  specave te mbushur, flinë që njihet si specialiteti i vetëm tek shqiptarët, po edhe me pite të disa llojesh,  po ashtu si të veçanta nga popujt tjerë.
Organizatorja z. Hug  me ekipin  e vet emisarë për integrim shprehë mirënjohje ,respekt dhe fjalë miradije të përzemërta për kuzhinën shqiptare.
Zoti Sylemani  kishte një  respekt të madh ne atë ambient qe u dëshmuar edhe me prezencën  shumë shqiptarëve  me çka  i falënderuan këto dy familje, që sado pak  u përpoqën te pasqyrojnë  vlerën e   popullit tonë që numerikisht është i madh në Gjermani
Zoti Ali Sylejmani  edhe këtë aktivitet të vogël e quan një  Lobim për çështjen tonë Madhore. Me që është anëtar i kryesisë për Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar në  Gjermani , me rastin e disa zërave qe kanë synim përçarjen e Lobit,  ai  theksoi nuk ka mundur,dhe s´do të mund të na e ndaloj kurrë,askush dhe asnjë forcë e errët qe ti realizojmë qëllimet tona, andaj ata zëra edhe janë të dëmshëm, por do ti tejkalojmë.
Prandaj të nderuara motra të nderuar vëllezër mërgimtarë,veproni dhe mos u ndalni,loboni për çështjen tonë kombëtare, aty ku jeni dhe aq sa mundeni është një mesazh i yni qe parim kryesor ta keni kombin tani personalitetin tuaj…

 

[the_ad id=”4118″]

Shefqete Gosalci poete e penës,këngëtare,veprimtare dhe luftëtare e dalluar!

Shefqete Gosalci poete e penës,këngëtare,veprimtare dhe  luftëtare e dalluar!

Shefqete Gosalci

Shkruan Asllan Dibrani

Shefqete  Gosalci me veprimtarinë e saj ka lënë gjurmë  në  opusin  e letërsisë  shqipe si ,poete. Aranzhmanin e saj e begatoj me  një serë aktivitetesh, që si  poligon  e kishte  bazën  e trungut kombëtar. Ajo dha  një   serë aktivitetesh në  gara të ndryshme  të  letërsisë shqipe.

Poezia e saj  ka thyer kornizat nga brendësia e letërsisë shqipe duke lundruar  drejt një poeteje te lexuar edhe tek popujt tjerë. Shpirti i saj  poetik është i ndërlidhur ngushtë me  melosin e këngës,me çka njihet edhe si këngëtare e festivaleve të ndryshme. Në  edukatën familjare si fëmijë  nga rrëfimet e familjareve, krijoj një urrejtje ndaj  pushtuesve tanë gjithmonë.  Poezia e saj,sot është  më kolorit artistik mjaft drithëruese. Në vargun e saj dominon poezia  patriotike ,sociale por edhe nacionale.

Biografia  e  begatshme e Shefqete Gosalcit

Shefqete Gosalci u lind në vitin 1970 në fshatin Marec të Malësisë së Gollakut. Të parët e saj vinin nga fshati Llapashticë e Medvegjës dhe mbanin mbiemrin e familjes se madhe  Ajeti  që lindi burra te mëdhenj si  Akademik Idriz Ajetin etj.  Reprezaljet dhe  dhuna  serbe në vitet 1878  nxiten shpërnguljet e mëdha dhe të detyrueshme  të shqiptarëve nga e cila edhe kjo familje nuk mundi t’ju përballoj presioneve të  regjimi serb dhe u detyruan ta ndërronin  mbiemrin nga Ajeti në Gosalci (emërtim  toponimi nga fshati në Komunën e Artanës, ish Novo-Beredes). Shkollën fillore e kreu ne “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë, të mesmen në SH.M.P.T “GJIN GAZULLI” në Prishtinë. Vazhdoj studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë. Gjatë viteve 1989/90-ta, vepronte  në lidhjen e  studentëve  në ilegalitet që e kërkonte koha. Shefqetja  ra në syrin e pushtetit me aktivitetet e saj   nga e cila, po ashtu  ndikoj familja e saj që mbeti  gjithmonë  kundërshtare e  pushtuesve. Edhe  pas dy vitesh studimi u përjashtua nga studimet, dhe bashke me shumë moshatarë të saj për t’ju shmangur burgut mërgoi në Zvicër, dhe për 4 vite organizoj mësimin shqip për fëmijët e bashkatdhetarëve atje.
-Me shkrime ka filluar të merret në moshën  e re,pos punimeve  të shkollës që ishin  në përkujdesjen arkivore. të publikuara në muret e shkollës , ajo  filloj të botoj edhe ne vitet e  90-ta. Poezitë dhe shkrimet e saj   të para  u gjeten ne  rubrikat  e kulturës në shtypin e kohës, Rilindja, Mollekuqja, Bota e Re, Pionieri, Shkëndija, Çlirimi, Zëri i rinisë etj. Shkruan poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka të botuara 4 përmbledhje me poezi “GJAKU GJAKUT I PERGJIGJET”2002, “ME KE URE NE QIELL”2006, “VLIME THELLESISH”2011 e cila është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane, si dhe përmbledhjen me poezi “PORTA TE HAPURA”2009. Është shpërblyer  me shumë çmime për poezi në shumë konkurse letrare brenda dhe jashtë Kosovës. Në vitin 2008 Shefqetja është shpallur poetja e vitit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe ka fituar çmimin letrar Sofra Poetike “YMER ELSHANI”. Veç poezisë, Shefqetja një pasion tjetër e ka edhe këngën.

Ka marr pjesë në shumë festivale të folklorit ku edhe është vlerësuar lartë me zërin dhe varietetin e saj artistik!.
-Shefqete Gosalci është poete e angazhuar e cila tashmë ka krijuar identitetin e saj artistik, dhe poezia e saj shpreh realitetin e kohës. Në vitin 2014 poezitë e Shefqetes janë përkthyer dhe botuar në Antologjinë botërore me titull “THE SECOND BENESIS” e  botuar në Indi. Pjesëmarrëse ishte si e vetmja poete nga Kosova në mesin e 55 shteteve të botës. Është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Po ashtu edhe “Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë- AGIM DEVA”.Ajo  është edhe sekretare e Galaktikës poetike”ATUNIS” për Kosovë.

Qe nga viti 1993 Shefqetja bashkë me motrën Shyhreten(kolonelja e pare e UÇK-së) dhe vëllain Muharremin u anëtarësuan ne Lëvizjen Kombëtare PR Çlirimin e Kosovës(LKÇK) në te cilen kontribuon për shumë vite, te përkrahur edhe nga prindërit Ismajli dhe Gjyla si dhe gjithë familja e cila deri në fillimin e Luftës në vitin 1998/1999 strehoi shumë ilegal të asaj kohe ndër te tjerë (Agron Xhemajli, Salih Mustafa, Isuf Shalaku, Fatmir Sopi tej, te gjithë ushtarë te UCK -së si dhe Valon Muratin atëherë kryetar i LKÇK-së, tani ministër i Diasporës. Kontributi i familjes Gosalci u shqua edhe në shpërndarjen ilegale të revistës “ÇLIRIMI” – organ i LKÇK-së).Gjatë vitit 1998 Shefqetja me urdhrin e Komandant Rrustem Mustafes merr detyrë për qepjen e 250 palë uniformave për njësitet speciale te UÇK-së, si dhe qëndisi flamurin Kombëtar (tetor-nëntor 1998), flamur i cili u ngrit me 11 Qershor 1999 në lagjen Taslixhe të Prishtinës nga njësitet e gueriles B.I.A.

Kjo familje strehoi edhe shumë të zhvendosur nga zonat e Luftës që vinin në Prishtinë. Uniformat e UÇK-së. Shefqetja bashkëpunoi  me Bahtije Berishen, me materialin qe ne shtëpinë e saj e sollën dr. Flora Brovina, dr. Emin Kabashi dhe Zahide Zeqiri, të cilët gjatë asaj kohe shpesh u strehuan në familjen Gosalci. Shefqetja ishte me kohë  e radhitur edhe ne  UÇK, qe  nuk e kursej as jetën  për çlirimin e Kosovës. Shefqetja ishte edhe dhuruese e shumëfishte vullnetare e gjakut në frontin e luftës me motrën Shyhrten  dhe vëllain Muharremin, që e mbronin   atdheun me pushkë në dorë.
Gjatë viteve 2012/2014 ka punuar në Tiranë si përfaqësuese e Universitetit VITRINA nga Tirana për Kosovën. Po ashtu ka punuar shumë në integrimet brenda shqiptare.

Ajo nuk ishte  e kënaqur me arritjen e vet  në fushën e  ngritjes shkollare ,por  ndërmori hapa tjerë për ti ndjekur mësimet  edhe  për “Shkenca Politike” dhe  i kreu me notë të lartë. Bagazhi ,vlera dhe kultura  e saj e frymëzuar në çështjen  kombëtare këtë artiste shqiptare nxit të jetë në shumë  organizime  të kulturës .Po ashtu do të jete pjesëmarrëse në takimin e madh  që do të mbahet për herë të parë në Fshatin Dabishec e organizuar nga “UNIONI KULTUROR PER FSHTRAT DABISHEC  HAJKOBILLE DHE GLLOGOVICE”  Në këtë takim kulturor do të jetë  kryesuesja e  jurisë  për poezi dhe ndarjen e çmimeve.

[the_ad id=”4118″]

Telegram Urimi për takimin e datës 02.07. 2016 që po mbahet sot në Gjelbërishtë-Hajkobillë në Malësinë e Gollakut

Telegram Urimi për takimin e datës 02.07. 2016 që po mbahet sot në Gjelbërishtë-Hajkobillë në Malësinë e Gollakut

Gollaku

Në emrin  e”Unioni Kulturor për 3 fshatrat Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë), Murrizajë (ish Gllogovicë)”,dhe  Këshilli iniciues nga diaspora  me qendrat e veta Gjermani ,Zvicër dhe Austri  si dhe ai organizativ i saj në atdhe  u dërgojmë Telegram Urimi Shoqatës “Trojet e Gollakut” me sa vijon:

Shoqatës “Trojet e Gollakut” u jemi mirënjohës për angazhimin me kapitullin e ri drejtë “Identitetit Autokton” që ka hapur për këtë pjesë të Galabit. Njëkohësisht ju falendërojmë për zgjedhjen e fshatit Gjelbërishtë, ku do të mbahet takimi i parë nismëtarë. Në mungesë të pjesëmarrjes tonë nga Diaspora kemi zgjedhur këtë rrugë që përmes këtij Telegrami të jemi edhe ne përkrah jush në këtë Eveniment të sotëm. Ne ju dëshirojmë suksese në të ardhmen kudo që do mblidheni sërish.

1. Le të jetë kjo ditë pikënisje për Projekte të reja që kësaj ane i kanë munguar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e kohës.

2. Le të jetë kjo ditë një shkëndijë e re shprese për banorët e këtyre zonave të thella, për ata që mërguan në Turqi, nëpër Qytete të ndryshme të Kosovës, kudo në Diasporë e gjetiu, se akoma ka njerëz idealist e të denjë që këtyre Trojeve do t`u dalin Zot siç u dolën nëpër të gjitha luftërat e kohës.

3. Prioritet ka zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik ,kulturor dhe social i kësaj Malësie.

4. Autostrada është pore dhe medikament i zgjedhjes se problemit  të kësaj  ane  dhe  duhet të vazhdoj ndërtimi  i saj nëpër Galab – Keqekollë, Prapashticë, Mutivodë, Dushkajë, Gjelbrishtë, Zajqec, Tugjec e deri te Kapia në Svircë ku do të hapet një kalim i ri kufitarë ashtu që të lidhet direkt me Medvegjë dhe Kosovën Lindore .

5. Nëpër Fshatrat e kësaj Malësie duhet të investohet në degëzimin e rrugëve që do e lidhnin secilin fshat, duhet të investohet në rrjetin e telefonisë Kabllore dhe Mobile qe ky popull eshte ma i izoluar totalisht.

6. Të investohet në ndërtimin e Muzeve Etnografik qe do te jete gjithëpërfshirës  për rajonin e Gallabit. Të  ndërtohen shtëpitë e kulturës, atyre shëndetësore, ashtu që populli i shpërngulur nga mungesa e kushteve themelore për jetë të kthehet në Vatrat e tyre.

7. Kush nuk është i gatshëm nga Politikanët t`i hyjnë këtyre Projekteve që janë më se të domosdoshme për këtë Malësi është më mirë të largohen pa pas nevojë për thirrje.

Le të jetë pra ky takim i parë i këtij niveli  si mesazh për të gjithë banorët e Galabit, kudo që jetojnë se pa i bashkërenditur forcat e guximshme, progresive drejtë një sfide të re kjo Trevë do të mbetet sërish nën mëshirën e kohës dhe individëve të pa përgjegjshëm.

Me këtë rast ju ftojmë të gjithëve në Takimin e radhës për Manifestimin Kulturor për 3 Fshatrat që do të mbahet me datë 13 e 14 Gusht 2016 në Dushkajë. Të gjithë jeni më se të mirëseardhur.

Në emrin e “UNIONIT KULTUROR PËR FSHATËRAT DUSHKAJË, GJELBRISHTË DHE MURRIZAJË” Në emrin e këshillit iniciues nga Diaspora dhe Këshillit Organizativ pranoni urimet dhe përgëzimet tona më të përzemërta me rastin e këtij Evenimenti.

Me Respekt nga Këshilli Inicues nga diaspora: Asllan Dibrani,Bilur Murati,Shehide Haziri ,Ramadan Dibrani,Aurora Dauti, Naser Sherifi dhe Naze Gashi.

 

[the_ad id=”4118″]

Ditët e Gollakut 2016 manifestim i madh në Gjelbërishtë-Hajkobillë

Ditët e Gollakut 2016 manifestim i madh në  Gjelbërishtë-Hajkobillë

Gollaku

Shkruan Asllan Dibrani

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina  e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur  dhe  harruar nga qeveritaret  e pas luftës së fundit  këtyre aktual, bijtë e vet  nuk  e harrojnë!  Më 2 Korrik në ora 13:00 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi “Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata “Trojet e Gollakut” në krye me  gazetarin dhe veprimtarin shumë vjeçar  të dalluar zotin Bahtir Cakollin. Me këtë rast do të shënohet  2 Korriku – Datën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990 në Kosovë. Por edhe  4 Korrikun – “Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve”,Këshilli organizativ për publikun lëshon këtë:

 

Ftesë-thirrje  

Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut,  apo si emigrant,me një  fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim   madhështor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e   Gollakut, Diasporës, Luginës  së Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990 dhe kori diplomatik në Kosovë. Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci,Vraja,Medvegja dhe Presheva,prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm  qe ti kthejmë  vlerat kësaj zone edhe strategjike për

Kosovën me sa vijon:

13490814_10210074947140013_9191965191660313876_o

Shoqata “Trojet e Gollakut”që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh  nga e  cila kjo datë do te shënohet me  aktivitete të ndryshme ne fusha përkatëse dhe shëndetësore qe t’i dilet në ndihmë kësaj zone. -Gjatë gjithë ditës do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për kontrolle të grave (kontrolle të kancerit) pa pagesë, kontrolle të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj. Gjithashtu do të ketë muzike popullore, folklorike dhe argëtuese për të rijnë me këngëtarët pjesëmarrës  si:

Ganimete Abazi&ProBand, Shemsi Krasniqi, Riza Selimi, Vjosa dhe Adelina Emini,Fatmir Makolli, grupi “Gollaku” , Dr.Majk e shumë të tjerë nga Gollaku dhe diaspora. Muzika dhe argëtimi do të vazhdojnë deri në orët e vona. Shoqata “Trojet e Gollakut” edhe në të ardhmen do të merret me prezantimin e problemeve të banorëve të Gollakut para institucioneve komunale dhe qendrore,por edhe begatimin e jetës kulturore për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj ane. Shoqata  “Trojet  e Gollakut” do të jetë  ngushtë e lidhur edhe me shumë shoqata dhe organizma të kësaj ane. Kjo shoqatë  ka si synim  duke organizuar kampe dhe shumë aktivitete tjera nëpër fshatra te kësaj ane . Do të synohet edhe avancimi i pozitës së gruas në Gollak, përmes vizitave mjekësore, zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës nëpërmjet projekteve për gra si kultivimi dhe rritja e fidanëve të ndryshme dhe aktivitete për kthimin e banorëve të shpërngulur nga këto treva. Pra më 2 Korrik të gjithë në Hajkobillë – “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme ti shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni po të jeni  aty ne dy takim impozante njëra në Gjelberishtë- Hajkobillë me 2 korrik dhe tjetra me 12-14 Gusht në Dabishec në  “Takimi Kulturor Tradicional ”

 [the_ad id=”4118″]

Latif Demolli nga boksieri i suksesshëm gjyqtar ndërkombëtar i botës!

Latif Demolli  nga boksieri i suksesshëm  gjyqtar ndërkombëtar i botës!

Latif DemolliShkruan: Asllan Dibrani

Të shkruash për  njerëz të mëdhenj , je  i nderuar dhe i privilegjuar, nga se ke  të përballësh me njeriun  qe ka  bagazh të madh  nga e cila  shumë  lehtë mund të  formulohet një portret i tij dhe reportazhi në pika vizuale . Por ta portretesh dhe ta përmbledhësh aktivitetin,veprimtarinë  dhe një mori suksesesh  është vështirë siç kemi te bëjmë me Latif Demoillin ,sportistin,aktivistin,lobistin  dhe mjeshtrin e madh  të ndarjes së  drejtësisë në boks ,gjyqtarin  me licence ndërkombëtare.  dhe  veprimtarin e madh  për çështjen kombëtare.

 

unnamed unnameda

Latif Demolli u lind me 15.03.1960 në fshatin  Gllogovicë “Malësia  e Gollakut . Të njëjtin vit shpërngulet me familje në Prishtinë,ku kreu shkollën fillore dhe  gjimnazin “Xhevdet Doda”.Ai ndoqi edhe 2 vite,Fakultetin Juridik  dhe e ndërpreu për shkak të shërbimit ushtarak. Latif Demolli si fëmijë ishte i zhdërvjelltë. Ai u dallonte ma  i shkathet se moshatarët e vet.  Me boks fillo të ushtroj  si 14 vjeçar. Fillimisht në vitin 1974, si junior në” K.B-Prishtina”. Në atë kohë ishte  edhe tek   (K.B.”Radniqki”),që e udhëhiqte  trajneri Branko Dragishiq. Ky me  zellëshmërinë  e tij u bë një emër  ne sportin kosovar dhe ma gjerë.  Nga ky klub         vazhdoj  ushtrimet  ne ekipin e trajnerit legjendar Lah Nimani. Sukseset e Latif Demollit si junior ishin të mëdha. Ai  fitoi 4 –here titullin kampion i Kosovës në peshën 63kg. Në vitin 1977 në konkurrencën e juniorëve shpallet nën  kampion i ish –Jugosllavisë në  peshën për 63 kg  në Beograd. Në  vitin 1978 bëhet anëtar i “Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë” së bashku me Sami Buzollin boksojnë në qytetin Eger te Hungarisë. Konkurrenca ishte e fuqishme ky  u kandidua për pjesëmarrje në” Kampionatin Botëror” për të rinj. Në vitin 1980 kryen shërbimin ushtarak të asaj kohe,kjo e dëmtoi pak në karrierë ku stagnoi por sportin  i kishte ne shpirt vazhdoj ne karrierën e re  . Pasi u kthye nga shërbimi ushtarak u kthehet stërvitjeve prapë në vitin 1980 në ekipin e parë të “Klubin e Boksit Radniqki” Prishtina. Ai bëhet pjesë e rëndësishme e këtij  klubit ne kategorinë e mesme dhe gjysmë të rëndë ku ishte zëvendësues i Nazif Gashit dhe Xheko Muhoviqit. Bokson kur kishte nevojë për klubin si në Nish,Prokuplje,Borove,Prishtinë etj ,në vitet 1980-1983. Këto tri vite kanë qenë pjesa, bazë e Klubit të Boksit Prishtina”dhe ishte ekipi i brezit të artë. Klubi i  boksit ”Prishtina” u stolis me 5 tituj të artë  në ish Jugosllavi.

Boksieri Latif Demolli ma në forme  vazhdoi  drejt sukseseve te reja  me pjesëmarrje edhe në turnet ndërkombëtare si në Pllovdiv (Bullgari),Eger (Hungari) për përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë së  bashku me legjendën e boksit Sami Buzollin. Me iniciativën e kryesisë së Klubit Prishtina ,Demolli propozohet për gjyqtare federativ të boksit në Kragujevc. Në mesin e tyre ishin edhe ish boksierët,Bajram Hashani,Xheko Muhoviq,Rrustem Konjuhi etj,por licencohen vetëm Demolli dhe Konjuhi. Në atë kohë Latif Demolli ishte referi më i ri në ish Jugosllavi dhe  në moshën 24 vjeçare  referon  në këtë disiplinë sporti në ish Jugosllavi. Në vitin 1988 i nënshtrohet provimit për gjyqtar ndërkombëtar, ku edhe aty  licencohet me titullin “Mjeshtër  i referimit  ne ringjet e boksit si gjyqtar  ndërkombëtar me sukses të lartë.

1 2

Periudha  e viteve  1991-1999 Kosovën  e gjeti   nën presione psikike ,fizike dhe moral,në politikë, por edhe në sport nga regjimi i Milloshviqit!

Pas vitit 1990 në Kosovë regjimi i Serbisë fillon të bej presion në institucionet e Kosovës dhe të largoi shqiptarët nga vendet e punës nga fabrika  ,uzina  dhe po ashtu edhe nga Palestrat sportive , klubet etj.

Pamje  e Latif Demollit në palestra të sportit  ndërkombëtare, i nderuar dhe shumë  i respektuar nga  bashkëpunëtoret  e tij!

Demolli i pajisur me një  frymë kombëtare nga te parët e vet qe brez pas brezi ishin kundërshtar të pushtuesve, ra në sy  tek regjimi me piunat e vet shqiptarë,me çka u ballafaquar edhe  në  forma   frontale nga e cila nuk mundi të duroj dhe emigroj në Bullgari. Aty e gjeti veten  edhe në fushën e  biznesit, pa ju nda  edhe sportit, më qe ishte një kuadër  mjaft  i famshëm për moshën e re që kishte.

-Ai edhe nga  Bullgaria ndihmon në pavarësimin e boksit ku sporti ka qene i pamundur,dhe herë pas here vinte  në   Kosovë të ndaje drejtësinë si gjyqtare i boksit. Në këtë kohë garat u mbajtshin në Palestra të shkollave fillore,ne livadhe,ne ringje të improvizuara  dhe  vende të vështira me qellim qe  mbahej gjallë  edhe sporti  shqiptar i pa varur nga Beogradi. Ndërmjet  viteve 1999 dhe 2000 kur Kosova   hyri në fazën  e çlirimit  nga Serbia,me iniciativën e Latif Demollit formohet,shoqata e gjyqtareve të boksit në  Kosovë. Udhëheq te gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si  në  Shqipëri-(Tirane,Durrës,Shkodër,Pogradec) Maqedoni –(Shkup,Kumanovë,Gostivar),Mal i Zi –(Podgorice,Cetinje,Berane) Bosne e Hercegovin –(Sarajeve,Mostar,Tuzell,Zenice) Kroaci –(Zagreb,Pulle,Rjekë) Hungari – (Budapest,Debrecen,Keckemed etj.

Poloni (Varshavë,Katovicë,Krakov,Lodg,Rybnik etj.) Çeki- (Ostava,Ustilaben,Moravska Trebova etj.)

Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë Botërore!

Ne vitin 2012 Federata e boksit te Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërorë të boksit AIBA. Po ashtu Latif Demolli jep provimet dhe licencohet si gjyqtar Botëror me licencë R/J AIBA. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë botërorë AIBA të boksit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Pamje e  Latif Demollit ne  Ringun e Boksit në Palestrën  e   sportive duke  referuar përkatësisht ngritjen e dorës së  fituesit .

3 4 frontier.1.2.5

Nga viti 2012-2016 Gjyqtari me licence botërore AIBA z.Latif Demolli ndanë drejtësinë në shumë turne ndërkombëtare qe janë në kalendarin e garave zyrtare botërore  dhe Kampionate Evropiane si në : Kampionati Evropian për femra në Poloni, Kampionati Evropian për junior në Hungari, Kampionati Evropian për femra në Hungari. Turnet ndërkombëtare botërore AIBA dhe Evropiane EUBC  si në Çeki,Itali,Turqi,Kroaci,Sllovaki,Bullgari,Maqedoni,Mali i Zi,Poloni,Bosne e Hercegovin etj. Pjesëmarrës si menaxher i ekipit të Kosovës në Kampionatin Botëror në  Kazakistan,Azerbejgjan,Bullgari,Tajwan etj.

Ai shkoj edhe me tutje bë  Menaxher në Kampionatin Evropian në Itali, Poloni,Hungari,Bullgari etj. Latif Demolli është dëshmuar si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këtë e  dëshmojnë  dhe mirënjohjet,trofetë e shumta në Kosovë dhe rajon. Nga Federata e boksit të Kosovës është shpallur si gjyqtari me i mirë vitin 2014:

Mirënjohje, diploma dhe dekorime!

Me  një  serë mirënjohjesh, diplomash dhe dekorimesh zotin Demolli  u shpërblyer  gjatë të gjitha  viteve  që nga viti  2001,2002,2003,2004,2005,2007,2008,2009,2010,2012,2013,2014,2015. Po ashtu u shpall edhe punëtori me i mirë në Federatën e Boksit të Kosovës për vitin 2006.

Në vazhdën e karrierës së tij , edhe Komuna e Prishtinës Drejtorati për sport, Latif Demollin e shpall si gjyqtarin me të mirë të vitit 2009,2012,2013. Latif Demolli jo vetëm qe është gjyqtar AIBA i boksit por është dhe sekretar teknik dhe kryetar i komisionit të garave në Federatën e boksit të Kosovës. Në bazë të gjithë kësaj veprimtarie ,qe rezultojë   Latif Demolli  sot gëzon një autoritet dhe  respekt në shoqërinë shqiptare ,por edhe ma gjerë. Zoti Latif Demolli me të dëgjuar se  do të mbahen   takime kulturore në Dabishec  që  graviton edhe  fshati i lindës së tij,u prononcua që të  jetë   pjesëmarrës dhe përfaqësuese i Boksit që do të mbahen 4 meçe   me rastin  e këtij takimi me datën 13-14 Gusht 2016.

[the_ad id=”4118″]

Autostrada e Kosovës të vazhdoj për Malësinë e Gollakut dhe Kosovën Lindore e jo për Merdare të serbët e Shumadisë?

Autostrada e Kosovës të vazhdoj  për Malësinë e Gollakut dhe Kosovën Lindore e jo për Merdare të serbët e Shumadisë?

harta

Shkruan Asllan Dibrani

Ky projekt është përcaktuar nga “qeveritarët e famshëm kosovarë ”  dhe kanë ndarë shumë fonde  për ta realizuar. Ka pas edhe  afera korruptove,keqpërdorime dhe ma në fund stagnim!?. Autostrada e Kosovës Morinë-Merdare,plan sipas projekteve të  ekzekutivit kosovar i gabuar në destinacion i pa kuptimtë dhe i pa vlerë!

*
*

Lind pyetja pse është i gabuar ?

Sepse  ky aks rrugor  nuk ka   ndonjë rol dhe dobi për shqiptarët përtej kufirit nga se pika kufitare e Mendarës  drejtimi i Prokuples në Serbi,  edhe se ishin vendbanime shqiptare, ma nuk ka, nga që u përzunë në viti 1878 e këndej nga terrori dhe  gjenocidi serb!.

U ndoqën nga okupatori serb dhe nuk la ma shqiptarë atje, pos toponimeve shqiptare që kanë mbetur gjurmë të historisë. Ky popull ishte atje autokton sipas toponimeve që sot një numër i madh  qytetarësh të  Kosovës i mbajnë  këta mbiemra si kujtim nga kanë prejardhjen si: Kastrati, Bllaca,Vllasa,Grabanica,Spanca,Konjusha,Gajtani,Arbana,Breznica,Muhaxheri,Maqedanci,Kapiti,Toplica,Saraqi,Ratkoceri  etj.

Këto toponime sot shqiptarët e Kosovës i kanë si mbiemra të trashëguar në bazë të vendbanimeve shqiptare që t’i mbajnë në kujtesë. Përkundër reprezaljeve dhe terrorit që e ndoqi Serbia kundër popullit tonë, këto toponime u ruajtën deri me sot.
Pra, shikuar në retrospektivën historike, politike dhe diplomatike, asnjë organ qoftë nga Shqipëria, Kosova apo ndonjë institucioni shqiptar nuk e ngrit ndonjë reagim ndërkombëtar (kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë,për atë gjenocid në ato territore, po edhe dhe për pjesët tjera, të Kosovës Lindore(Preshevë, Bujanoc, Medvegjë .Madje as nuk u kërkuar dëmshpërblim për  terrorin dhe provën  gjenocidiale që përjetoj Kosova gjatë viteve 1998-1999. Serbia ishte shteti terrorist që zbatoj planet e Akademisë serbe me kriminelin dhe  ekzekutorin kryekasapin e Evropës Sllobodan Millosheviqin!?.. Në Kosovën Lindore po  ushtrohet edhe sot një terror i paparë, ku as shkollat dhe kultura shqiptare nuk lejohen,madje as simbolet e veta kombëtare të përdoren!

Mos falni toka  në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi zotërinj qeveritarë!

Tu themi mjaft sharlatanëve politik shqiptarë, mos luani me gjëra të shenjta si trashëgimtar babë -baba-dem të këtyre trojeve tona!!!Këto janë vlera  nga paraardhësit tanë,pra kujdes . Mos falni toka  në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi (tokën e shenjtë arbërore të stërgjyshërve që na mbeti amanet ta ruajmë si sytë e ballit), prandaj larg duart nga pisllëqet e juaja të interesave personale klanore, grupore dhe rajonale!.Kosova Lindore është e Kosovës dhe e shqiptarëve. Ju me  pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik  jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare?Ju e keni degraduar këtë vend të Malësisë së Gollakutqë dikur ishte magje e Prishtinës,por edhe sot është e banuar me mbi 70 % me Gollakas dhe pjesë tjera qe ndërlidhen  historikisht me territoret shqiptare te Medvegjës deri të Leskovci.
-Këtu po e ndërlidhi edhe me çështjen e Autostradës së Kombit që shihet se për një arsye apo një tjetër, jeni duke e gabuar dhe stagnuar këtë projekt. Ju  zotërinj  qeveritarë  nuk duhet destinacionin e saj ta vazhdoni në drejtim të Merdares , por  duhet te lidhet për Malësinë e Gollakut,Keqekollë Dabishec,Kapitit,Medvegjes dhe  zonat e Kosovës Lindore që shtrihen në Gollak -Karadak  dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë më në fund të lidhet me aksin rrugor  Beograd -Shkup.

Kjo vijë  nuk i lenë të anashkaluar vëllezërit tanë në “Kosovën lindore” që të lidhen me rrugën e Kombit dhe me trungun e Kombit. Shumë domethënëse do te ishte dhe me rëndësi te veçanet, nëse kjo autostrade do të kishte kaluar nëpër Gollak, dhe Kosovën Lindore.
Kështu qe me kalimin e autostradës në këtë drejtim, do ti lidhte trojet shqiptare ne veçanti do t’ju ndihmonte banorëve te Kosovës lindore që të rikthehen në tokat e tyre stërgjyshore konfrom ligjeve ndërkombëtare qe i kanë aprovuar për  rikthimin  e serbëve në Kosovë. Asgjë mos të kërkohet ma shumë se sa aprovimi  i ë drejtave të shqiptareve  atje sikurse serbet që i gëzojnë në Kosovë se sa aprovimi i  të drejtave të shqiptareve  atje sikurse serbet qe i gëzojnë në Kosovë.   Këtyre zonave të Malësisë së Gollakut ,do tu ndihmohet  jashtëzakonisht ne aspektin e zhvillimit ekonomik, bujqësore, e sidomos të turizmit, për arsye së “Banja e Sjarinës” dhe  vargmalet e kësaj anëve  më bukuritë e veta përrallore  mund të shndërrohen në pika turistike.

Boll ma ishim të bojkotuar nga Mbretëria  serbo-sllave, që pikërisht këto ane ishin si mburojë e Kosovës  ne rezistencën për mos pushtimin e Kosovës dhe pikërish,t për ketë as regjimi  ish jugosllav edhe një qindarkë nuk e ka investuar kurrë ne këto anë!?.Prandaj mos hezitoni, por duhet të jeni në krahin e  interesave  kombëtare  dhe strategjike.

Mesazh -thirrje dhe apel për spektrin politik ,ekonomik dhe kulturor të Malësisë se Gollakut Lindore,ndikoni  në zbatimin e këtij projekti!

Ky artikull le të jetë si mesazh,thirrje dhe apel  i të gjitha forcave  politike,  te organizatave  qeveritare dhe jo qeveritare,qytetarëve  të komunitetit shqiptarë që jetojnë ne Kosovën Lindore Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc , intelektualëve, krijuesve,biznesmenëve, veprimtarëve, shoqatave, klubeve ,organizma dhe veteran të vlerave tona kombëtare të Kosovës ,por në veçanti te Malësisë së Gollakut  që të kontribuoni për realizimin e këtij projekti  sipas përshkrimit.

I ftojmë, njëzëri t’i bashangjitëni thirrjes tonë për këtë qëllim kombëtar dhe  strategjik edhe  politikajtë Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafen nga Prapashtica ,Alnin Kurtin  përfaqësues i Vetëvendosjes Prishtinë nga Ulqini -Gollaku,z.Behgjet Pacollin biznesmen dhe politikannga Mareci-Gollak,Valon Muratin politikan nga Hajkobilla- Gollak,Akademik Idriz Ajetin nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Kaqusha Jasharin politikane nga Tuxheci Gollak ,Luan Fazliun biznesmen dhe veprimtar nga Gollaku,Organizatën  jo qeveritare  që udhëhiqet nga  gazetari Bahtir Cakolli në TV- 21 nga Krileva- Gollak,Arif Demollin shkrimtar nga gllogovica- Gollak, Lema Xhemen deputete në Kuvendin e Medvegjës nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Muharrem  Salihun biznismen  nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak, Demir Krasniqin  këngëtar nga Tuxheci – Gollaku,Haki Demollin politikan nga Krileva-Gollak dhe vëllezërit Xhemë Xhemen dhe Ramadan Xhemen në SHBA krye lobist dhe financues në Kongresin amerikan për Pavarësinë e Kosovës,sot  kryetar i Këshillin Shqiptaro – Amerikan Xhemë Xhema. Të lartpërmendurit ftohen  që të krijojnë një  bord apo këshill të organizimit të këtij projekti për ta zbatuar  sa më parë në praktikë.

Vështirësitë ,synimet lokale dhe projektet Evropiane për Ballkanin perëndimor!

Duke pasuar parasysh   se Evropa shpesh ka vepruar ne  interesat e Serbisë apo  planeve të saja.Edhe sot  ndikon  negativisht edhe në  faktorët tanë politik  të Kosovës. Ata kanë pengesa si në zbatimin e donacioneve  të ndryshe,apo edhe  projekteve të  tilla siç është  rasti i Autostrade,por edhe i  lakmitarëve  politik të Kosovës  që interesat personale  i vene para atyre  kombëtare , siç është rasti i Lutfi Hazirit që pretendon ta qoj këtë rrugë nga arat  e veta për Gjilan dhe Preshevë  e Bujanoc sipas arsyetimeve te tij. Edhe këto bien  si teza të pa baza kur kemi parasysh se Presheva dhe Bujanoci, po thuajse janë të lidhura me Autostradën aktuale të Shkup Bujanoc.

Rruga e përcaktuar sipas projektit Morinë -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi!
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morine -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi. Segmenti për në  Malësinë e Gollakut  në drejtim të Kosovës lindore i konvenon edhe Kosovës që gjeografikisht ma shpejt del në autostradën për Beograd dhe kostoja do të jetë shumë më e lirë, qe të vazhdohet për në shtetet e Evropës. Ky mund të quhet një projekt i gabuar nëse  në destinacion,prandaj ky artikull le të mbetet  si mesazh  urgjent që parlamenti i Kosovës ta fut në rend të ditës projektplanin e Autostradës së Kombit  që të lidhet Permes Malessie se Gollakut  Prishtinë-Keqekollë ,Prpashticë -Mutivodë ,pika aktuale  kufitare -Kapit  Banjë e Sjarinës,Medvegjë-Zajçevc dhe me zonat tjera shqiptare  deri ne autostradën aktuale Beograd-Shkup. Është koha të reagohet në  forma  politike  ,kulturore dhe  ekonomike  qe të shpëtohen ato vende pa  u zbrazur të tërat si vende  strategjike dhe ekonomike përforcim  të Kombit shqiptar.

Autori i shkrimit  është Asllan Dibrani ish i burgosur politik,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve  Shqiptarë në Gjermani,Publicist,Piktor dhe përfaqësues i mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. [email protected]

[the_ad id=”4118″]

Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut

Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut

Klubi i boksit „Gollaku“

Shkruan Asllan Dibrani
Ishte mbrëmje e para disa ditëve qe e vizituam palestrën e sporteve në Prishtinë. Synimi i ynë ishte t’i takojmë pikërisht sportistët e Klubit të boksit „Gollaku“. Me tu sjellë pakëz nëpër disa shkallë dhe salla të ndryshme të palestrës se  sportit,nga distanca u dëgjua ritmi i zhvillimit të ushtrimeve të sportistëve në këtë disiplinë. Aty takuam trajnerin e këtij klubi të vyeshëm dhe brilant për Kosovën që përmes boksierës kosovare, Donjeta Sadiku e ka siguruar finalen në kampionatin botëror në boks. Ky klub ka një kohëzgjatje të themelimit, që nga viti 2010 ,por rezultatet e kanë radhitur dhe vlerësuar njërin nga klubet më të suksesshme të sporteve në Kosovë.

*
*

Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut
-Besim Brahimi themelues i klubit “Gollaku”ishte një sportist që pati rezultate si boksier deri në vitin 2010 në klubin e boksit “Prishtina”. Pas një serë medaljesh dhe rezultateve ai themeloj klubit e boksit „Gollaku“ qe sot ka 53 anëtar ,nxënës qe vijojnë ushtrimet e rregullta në klubin “Gollaku”.Anëtarët e këtij klubi janë të moshës nga 9 vjeçar deri në moshën 20 vjeçare.

image003 image004

 

Klubi  i Boksit Gollaku në stërvitjeve  në objektin e Palestrës se sporteve ne Prishtinë

Nga ky klub thekson trajneri i këtij klubi zoti Besim Brahimi, se kanë dalë sportist me renome ndërkombëtare siç është edhe Donjeta Sadiku e cila u shpërblyer me një serë medaljesh lokale po edhe ato ndërkombëtare që edhe Kosovës i solli medaljen e parë te boksit në kategorinë e vet. Po ashtu një shtytje, këtij klubi i ka dhënë edhe boksieri Ylber Salihi që mbajti titullin e kampionatit në kategorie e vet për disa vite. Në radhët e këtij klubi ishte edhe boksierja tjetër Arta Brahimi nën kampioniste në Kosovë ndër ma e mirat. Patriot Behrami njeri ndër boksierët, po ashtu më të mirë qe nga 58 ndeshje garuese rezultojë me 54 fitore dhe tri barazime.
-Klubi “Gollaku” nga nxjerre nga gjiri i vet shume kampionate nga Kosova. Ky klub u shpall klubi ma i suksesshëm për vitin 2015. Po ashtu iu shpallen tre boksier ma të mirët në Kosovë. 1.Shpetim Bajoku pionieri ma i mire si sportist në Kosovë.
2.Partriot Behrami u shpall juniori ma i mirë në Kosovë .

  1. Donjeta Sadikun, federata e boksit e shpalli sportisten ma të mirë,por edhe Besim Brahimi u shpall trajneri më i mirë në Kosovë. Ne themelimin e këtij klubi ishin edhe dy vëllezërit e Besimit që ishin themelues te këtij klubit “Golllaku” Idriz dhe Bekim Brahimi .Ky klub ndihmohet edhe nga komuna ,por edhe nga sponsori “Mamouina Bar Prishtina “me pronarin Skënder Salihu i njohur si “Daja Skendë”. Ne raste të keqësimit të gjendjes se klubit po ashtu ndihmon edhe vëlla i Besimit, Bekim Brahim-Geci nga Prapashtica e Malësisë së Gollakut.
    -Për fund mësuam se planet e këtij klubi nuk kanë të ndalur. Në këtë vit e presin gara në kampionin evropian dhe ndërkombëtar me pjesëmarrësit e tij. Po e veçoje se ekipi i Kosovës i boksiereve femra udhëtuan sot me datën 08.06.2016  për Poloni në turneun ndërkombëtar në Rybnik “Cherni Diamant”nga 09 -13 Qershor, nga këto kategori për  48 kg Arlinda Muqa,60 kg Donjeta Sadiku, 75 kg Marriolla Sallauka,boksieri për  64 kg ishte Patriot Behrami. Po këtë ekip e shoqëruan edhe dy trajnerët Bekim Muqa dhe Besim Brahimi  me Gjyqtarin dhe mjeshtrin  ndërkombëtar Latif Demolli.

image005

-Në pyetjen tonë se si ju lindi ideja që ta veni ketë emër me karakter rajonal?.
-Zoti Besim Brahimi-Geci nga Prapashtica tha se vërtet nga vet krijimi i një injorance qe ju ka bërë këtij vendi deri me tash,ne vendosem që me ketë emër të prezantohemi si klub me qe Prishtinën e përbejnë mbi 80% e popullatës se rajonit tonë. Me të dëgjuar për projektin e takimeve kulturore, që do të mbahen në Dabishec me 13- 14 gusht te këtij viti 2016 zoti Besim Brahimi me stafin e Klubit “Gollaku dhe me gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demollin  u prononcuan për pjesëmarrje në këtë ditë madhështore. Po ashtu pika të garës në boks e kemi edhe në projekt. Këta do të jenë  përfaqësuesit e kësaj pike me pjesëmarrjen e këtij klubi komplet me ringun profesional qe do ta sjellin  në ditën e takimeve sportive dhe kulturore  në Dabishec .U ndamë nga ky klub i mrekullueshëm me një përshtypje te jashtë zakonshme se e ardhmja do te nxjerr edhe tjerë sportist, me çka në fund u përshëndetem me “Mire u takofshim në takimet sportive dhe kulturore të “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë Dabishec si Bashkësi Lokale dhe me dy fshatrat tjera Gjelbërishtën ish Hakobillën dhe Murrizanjën ish Gllogovicën.

[the_ad id=”4118″]