Get a site

Popullsia çame, mbi 1 milion banorë

Popullsia çame, mbi 1 milion banorë

Cameria

Nga: Prof. Dr. Selman Sheme

Epiri në antikitet ishte një nga shtetet e Ilirisë së jugut që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet anitke) dhe rrjedha e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim. Emërtimi Epir,

ose Epiruspër këtë krahinë (në greqisht do të thotë sterë, tokë) u përdor nga autorë grek si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.

Vetëm nga fund i shekullit të VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik. As në kohën e sundimit romak, as në mesjetë Epiri nuk konsiderohëj si pjesë e Greqisë. Shqipëria e jugut (Epirus) gjatë afro 5 shekujsh të sundimit turk, bënte pjesë në vilajetin e Janinës. Gjatë shek XVII-XIX, kur çështja e orientit zinte vëndin kryesor në problemet e diplomacisë europiane Çamëria dhe tërë Epiri i jugut deri në Artë konsideroheshin nga shkrimtarët, udhëtarët e huaj dhe të gjitha enciklopeditë e botës si vende të banuara kryesisht nga shqiptarët.  Në atë kohë dhë grekët nuk guxonin ti shtrinin pretendimet e tyre në Çamëri. Studiuesit, Konsujt dhe udhëtarët e huaj si Pukëvili, Lik, Brukton, Holent, Boe, Lir, Han, Dozor, etj, që vizitonin shqipërinë në shekullin XIX, konstatuan se trevat që shtriheshin në mes të lumit Kalama, gjirt të Artës e deri në Prevezë populloheshin nga shqipëratëautoktonë. Gjuha, veshjet, doket, zakonet, si dhe tipi fizik i tyre ishin dëshmitarët më të fuqishëm, thonin këta të huaj, që provonin më së miri origjinën e tyre etnike të përbashkët.

Autoktoninë shqiptare në viset e Çamërisë ishin të detyruar ta pohojnë edhe studiues që nuk ushqenin ndonjë dashuri të veçantë për popullin tonë. Pushtimi turk i Çamërisë shkaktoi një migracion të vazhdueshëm dhe masiv të banorëve të këtyre viseve, i cili u orintua në pjesën jugore të Greqisë dhe Italisë.

Sipas një statistike turke të vitit 1910, pak kohë para se çamët të futeshin nën zgjedhën greke në sanxhakun e Çamërisë, numri i përgjithshëm i popullsisë arrinte në 72999 banorë. Prej tyre shqipëtarët përbënin 84%, ose 60897 banorë, ndërsa grekërit 12%, ose 9840 banorë. Ndonëse me një unitet të tillë gjuhë, kulturë, zakonesh, kombësia, Çamëria në vitin 1913-tën u aneksua nga Greqia.

Kufijtë politikë të vitit 1913 ndikuan jo vetëm në jetën ekonomike duke copëtuar tregun unik kombëtar por edhe në përbërjen demografike të kësaj treve. Pas vendosjes së këtyre kufijve, popullsia shqipëtare erdhi duke u copëtur nga emigracionet e herëpasherëshme për në shtetin amë, Shqipëri si dhe në Turqi, SHBA.

Ky emigracion u diktua nga politika shkombëtarizuese që nisi të ndjekë Greqia sapo aneksoi Çamërinë. Pas kësaj periudhe fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë kjo sistematike e shtetit Grek dhe forcave të ndryshme ultra-necionaliste për spastrimin etnik të kësaj treve.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat si: torturat e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amëtare, madje edhe në shkollatfillor, vrasjet, borgosjet, dëbimi me dhunë dhe deri në masakrat e përgjakshme.

Në përfundim të luftës së parëbotërore më 1918 u hartua plani për grabitjen e tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës “Reformë Agrare” i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqipëtarëve me mijra hektarë tokë, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë e popullsisë greke. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste nga sanksionet ekonomike, arsimore e kulturore, nga lufta raciste dhe nga inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme pas Konferencës së Lozanës të vitit 1923 për të shpërngulur me forcë popullsinë çame ne Turqi shënon një kulm të pa parë në politikën e egër shoviniste greke

Bilanci për popullsinë shqiptare qe shumë tragjik. Megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar shpërnguljen, Greqia arriti të dëbojë me forcë për në Turqi 35 mijë shqiptarë të Kosturit dhe Follorinës dhe 55 mijëshqiptarë muslimane të Çamërisë. Një pjesë e refugjatëve greke që erdhën nga Anadolli u vendosën në trevatshqiptare të Çamërisë. Refugjatët grekë të Turqisë okupuan shtëpitë, arat, ullishtet, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqipëtarëve të shpërngulur.

Pas zbatimit të traktatit të Lozanës e deri në vitin 1937 kanë emigruar në shtetin amën e Shqipëri në Amerikë dhe vende të tjera edhe 27 mijë shqiptarë të tjerë muslimanë. Sipas statistikave greke të vitit 1937 Çamëria kishte 279 fshatra dhe një popullsi prej 12619 banorë, nga të cilët vetëm 20200 ishin grekofonë por edhe ata me origjinë shqiptare. Pjesa tjetër 92 419 banorë ishin thjeshtë shqiptarë. Popullsiashqiptare, sipas besimit, përbëhej nga 59 419 shqiptarë ortodoksë dhe 38 mijë shqiptarë muslimanë.

Procesi i emigracionit të popullsisë shqiptare në shtetin amë vazhdoi gjatë gjithë periudhës 1924-1944. Ai arriti kulmin në vitin 1944, kur shovinistët grekë arritën qëllimin final për përzënien me dhunë të popullsisë shqiptare dhe spastrimin etnik të popullsisë çame. Në periudhën e qershor 1944-mars 1945 bandat e organizatës ultra-nacionaliste greke EDHES kryen një masakër të shëmtuar kundër popullsisë civile muslimane duke vrarë më shumë se 2800 vetë, gra, burra, fëmijë dhe pleq.

Gjithashtu u shkatërruan 68 fshatra, u dogjën e u rrënuan rreth 5800 shtëpi dhe u grabitën sasira të mëdha drithrash e produkte të tjera ushqimore, bagëti të trasha e të imta etj. Para këtij genocidi të pashëmbullt, krahasuar me Holokausin Gjerman ndaj popullsisë çifute, popullsia shqiptare, muslimane e Çamërise u detyrua të lërë vatrat stërgjyshore dhe të emigrojë në Shqipëri.

Numri i emigrantëve ishte rreth 35 mijë. Shqipëria e cila ende nuk kishte dalë nga lufta nuk mundi tu japë bashkëkombasve të saj përkraje politike, ushtarake dhe materiale. Në këto rrethana popullsia çame u gjend përballë varfërisë dhe mjerimit të madh. Sot popullia çame jeton e shpërndarë në Delvinë, Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Sukth, Tiranë, Fushkrujë dhe një pakicë në Milot, Lezhë dhe Shkodër.

Numëri i saj arrin në rreth 300 mijë banorë. Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë ruajnë traditat, zakonet e të parëve dialektin e tyre të lashtë, këngët, folklorin veshjet e tyre karakteristike, të vendosur për t’u kthyer në trojet e tyre.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 1991, në Çamëri numërohej një popullsi prej 324541 banorë. Popullsia është multietnike dhe përbëhet nga shqiptarë të besimit kristian ortodoks, grekë, vllehë etj. E ndodhur nën presionin sistematik të shtetit grek për helenizimin e saj popullsia shqiptare për t’i shpëtuar diskriminimit dhe dhunës fsheh identitetin e vet etnik. Bazuar në treguesit statistikor të emigracionit të popullsisë shqiptare çame në Turqi pas Konferencës së Lozanës si dhe në shtimin natyror të saj në 80 vitet e fundit, llogaritet që numri i kësaj popullsie në Turqi sot të këtë arritur në 750 mijë banorë.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se numri i popullsisë çame në Shqipëri, në Çamëri apo Epir (Greqi), Turqi dhe në diasporë (SHBA), i kalon të 1 milion banorë. Qendrat kryesore urbane të Çamërisë janë: Janina, Filati, Konispoli, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Paramithia, Preveza, Filipiadha etj. Në trevat jug-shqiptare në Greqi ndodhen edhe qytetet e Konicës, Kosturit, Follorinës dhe Grebenesë me rrethinat e tyre.

Marre nga: Acas-Skenderbeg

[the_ad id=”4118″]

AKTIVITETET AGJENTURORE TË SERBISË DHE AGJENTËT VEHABISTE TË SERBISË

AKTIVITETET   AGJENTURORE  TË  SERBISË DHE AGJENTËT VEHABISTE TË SERBISË

erdoganNga Skender Jashari

Kjo materje është tejet voluminoze, këtu do paraqes përgjithësisht elementet kriminale të cilat kanë tipare të shumta të veprave penale, më gjerësisht kam trajtu në punim të veçantë. Tërë ky aktivitet është i mirorganizuar, planifikuar paraprakisht për qëllime politike, politiko-fetare dhe materiale( financiare) dhe variojnë varësisht nga aktorët e veprimeve të tilla.

 

Agjentë të Serbisë, siç është thënë tashmë kishte në QKD, QPGJ dhe QPL ( si informatorë të Serbisë), që kanë operu, përpara vitit 2012. Mirëpo në periudhën mes vitit 2012-2015, veprojnë më aktivisht.

Agjentë të tjerë që do mund të klasifikoheshin në QKD, QPGJ dhe QPL ( informatorët) mund të jenë të ndarë në: a. agjentë të Serbisë dhe b. “vehabistët të lidhur me Serbi” të identifikuar nga mediat si “ terrorist islamik si agjent të Serbisë” ( do i quaj “ terrorist vehabist si agjent të Serbisë”, që qytetarët Shqipëtarë të besimit islam mos të ndjehen të cënuar fare). Si agjentët e Serbisë, a “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, kanë këto specifika të përbashkëta ( siç do paraqiten më poshtë). Si për agjentët e Serbisë dhe për “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, kam dhënë më sipër ( në këtë studim), por asnjë agjentëi Serbisë, nuk vetëpublikohet, por maskohen mjaft mirë! Përjashto rastet kur gabojnë a bien në gracka, apo nga informata të jashtme ( të sjella), ku dekonspirohen. Por agjentët e Serbisë dhe “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, janë përgjithësisht eprorë të terroristëve vehabist, që janë rekrutu gjatë vuajtjes së burgimit të tyre.

Detyrat e agjentëve të Serbisë janë specifike, mbi bazën që kam detektu në QKD ( ku çerdhja kryesore e tyre është), ata parimisht kanë këto detyra të përgjithshme si: propagandën politiko-fetare terroristo-vehabike, pro ISIS dhe Al Nusra, me theks të veçantë të drejtuar kundër SHBA-së ( si aleat strategjik i Shqipetarëve); organizimin, rekrutimin, radikalizimin, ekstremizimin, urdhërim a udhëzim sulmesh a veprimesh të sulmeve terroriste vehabist ( kryesisht me efekt politik që do kishin pasojat e atij veprimi, e jo në përhapje të sektit vehabik); logjistikë për terroristët vehabist; si detyrë operative kanë edhe akte diversioni- sabotimi-terrorist duke ia mveshur terroristëve vehabist.

Propaganda politiko-fetare terroriste vehabike, pro ISIS-it dhe Al Nusra është forma e parë e veprimtarisë së agjentëve të Serbisë, gjatë ( sidomos) viteve 2012 -2015, veçmas në QKD. Propaganda bëhet ndaj stafit të Institucionit Korrektues, e sidomos ndaj të burgosurve apo edhe në përceptimin e opinionit publik të një opinioni të caktuar në lidhje më QKD. Propaganda këto plotësisht politike : paraqitjen e Republikës së kosovës si shtet të dështuar; dëmtimin e përkrahjes dhe raporteve me aleatë perëndimorë e veçmas me SHBA-në; mbjellja e frymës pro vehabiste si islam ekstrem në të burgosurit dhe armiqësimi me aleatët ndërkombëtarë ( sidomos SHBA-në); propagandë pro terroristëve vehabist, pro ISIS dhe Al Nusra etj. Ndërsa të njejtat gjëra-objektiva bëjnë edhe “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”.

Organizimi, rekrutimi, radikalizimi, ekstremizimi dhe urdhërimi i sulmeve- veprimeve terroristo-vehabiste, që të burgosurit, të grupohen në grupe terroriste vehabike, që ato të propagandojnë- përhapin frymën terroristo-vehabiste, pro ISIS dhe AL Nusra dhe të kryejnë propagandë edhe kundër aleatëve të Shqipëtarëve ( sidomos SHBA-së) dhe të veprojnë me akte terroriste islamike, të kryer nga terrorist vehabist, madje duke mos qenë të varur nga sugjerimet a udhëzimet e agjentëve të Serbisë.

Logjistikë për terroristët vehabist që nga sigurimi i materialeve propagandistike pro-terroriste vehabike, pro ISIS dhe Al Nusra, kundër aleatëve të Shqipëtarëve ( sidomos SHBA-së), sigurim materialesh për ikje-arratisje. mjete për terrorizëm islamik ( akte konkrete terroriste).
Agjentët e Serbisë, pos këtyre detyrave që u thanë më sipër, kanë edhe detyra edhe operativo-taktike a operativo-strategjike, ato përgjithësisht janë më të rralla, janë akte terroriste islamike ( në formë sabotimi, diversioni, akti terrorist etj ), që i kryejnë agjentët e Serbisë, por që i mveshen terroristëve vehabist! Disa nga këto akte janë sjellur tashmë apo do shtjellohen më pas ( në këtë studim)!

Vehabistët e kategorizuar si : agjentë të Serbisë ( si vehabist janë arrestuar, siç i kam specifiku më parë), vehabistët të bërë në burg si të tillë të indoktrinuar a për shkak të interesit dhe “ luftarët” ( më saktë terrorist vehabist të ISIS-it dhe Al Nusras ). Në kuadër të këtyre si agjentët e serbisë si dhe terroristët vehabist ( të gjitha kategorit e tyre), janë të paguar ndërsa të indoktrinuar ( trushpërlarët e që mos të paguhen a të mos ndihmohen materialisht, mund të thuhet që s’ka!). “Terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, nuk hyjnë në rreziqe, por e luajnë rrolin e drejtuesit-udhëheqësist të drejtëpërdrejtë të terroristëve vehabist. Ndërsa terroristët e kontraktuar-paguar, kryejnë akte konkrete nëse u intereson shpërblimi material, mos kupto vetëm që kjo kategori paguhet, siç kam sipërthënë që të gjithë janë të paguar apo të ndihmuar financiarisht. Ndërsa terroristët vehabist “ trushpërlarë” ( të indoktrinuar) janë më të pakët në numër, por më fanatikët dhe me këtë produkt agjentët e Serbisë manipulojnë më së shumti, e që janë më me vlerë për politikën e Serbisë.

 

Propaganda politiko-fetare terroristo- vehabiste pro ISIS-it dhe Al Nusra seperatizohen terroristët vehabik varësisht cilës kategori i takojnë, kështu terroristët vehabist, si agjentëtë serbisë e bëjnë për interes material ( sidomos); terroristët vehabist të paguar kanë qëllimin personal material, kurse terroristët vehabist të indoktrinuar kanë verbërinë mendore-logjike (ideologji ekstreme)- mos të harrohet edhe këta kanë përfitimin material. Mirëpo të gjitha këto kategori bëjnë të njejtën formë propagandë ( pro ISIS dhe Al Nusra, kundër aleatëve të Shqipëtarëve – SHBA-së), aspirojnë politika armiqësore ndaj Atdheut, rendit kushtetues, sigurisë së përgjithshme, institucioneve tona shtetërore!

Kategoria e terroristëve vehabist të paguar nga Serbia a edhe organizatat terroriste vehabiste, i bëjnë vetëm për interesin material, kjo kategori nga e para dallon për disa aspekte, këta zakonisht nuk e dijnë që paguhen nga Serbia, por nga Organizata terroriste vehabiste ( siç i quajnë ata organizata humanitaro-fetare), apo ca e dijnë që lekët e tillë vijnë edhe me implikim-porosi të qarqeve te Serbisë mbi Organizata Terroriste Islamike ( që të derdhin fonde në drejtime të caktuar, por këta arsyetohen, :” pse mos me ja marrë parët pasi fal po mi japin!”), këta nuk besojnë në sektin vehabi, por shtiren për të përfitu! Ndërsa terroristët vehabist të indoktrinuar, i bëjnë me arsyetimin që “ po bëjnë xhihad!” ( kjo realisht është e cekët, ka më shumë aspekte psikologjike, sociale, ekonomike-finansiare etj), ndihma ( logjistika) “vëllaut musliman( siç e quajnë)” për terroristët vehabist është detyrë nga shkaku që i takojnë grupimit- organizimit vehabist ( mirëpo kjo është një taktikë për të mbulu realisht një veprimtari kriminale, sepse këta nuk ndihmohen realisht mes vete me lekët që i fitojnë me djersën e tyre, por vetëm i transferojnë lekët që u’a japin organizatat fetaro-humanitare).

Mirëpo terroristëve vehabist u propagandohet dhe propagandojnë gjithnjë parimet morale-fetare që duhet të ndihmohet “vëllau musliman”( siç shprehen), në çdo aspekt, nga aspekte njerëzore e deri në veprime kriminale-terroriste.

Veprimet e veçanta, si detyrë specifike të terroristëve vehabist janë nga aktet terroriste vehabiste sidomos në forma si : kërcënime, shantazhime, rrahje e deri në akte terroriste tejet të rënda.

Serbia suksesin më të madhë, është duke arritur, sidomos në ndërhyrjen e agjentëve të saj, që Organizata Humanitare Islamike( të njohura botërisht të lidhura me Terrorizëm), të shpërndajnë lekë në regjione të caktuara të Trojeve Shqipëtare, ndaj kategorive të caktuara të qytetarëve Shqipëtarë, me qëllim që ato mjete materiale të jenë frytëdhënse dhe vegla të dëobishme edhe për politikën e Serbisë!

Nga ky shkurtim maksimal i kësaj tematike, specifikova detyrat dhe kategorizimet e tyre, theksoj se si agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabist kanë kontakte dhe lidhje me njerëzit dhe organizatat e ndryshme, si për të thithë fonde, shpërnda ato në drejtime të caktuara, organizata terroriste të njohura botërisht etj. Agjentët e Serbisë dhe kategoria e parë ( terroristëve vehabist si agjentë të Serbisë), zakonisht tërthorazi ( lidhen me ndonjë ndërmjetës ) lidhen me njerëz të agjensive informative të Serbisë ( kjo është forma më e shpeshtë). Ndërsa si agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabi kanë kontakte të drejtëpërdrejta a të tërthorta ( me një ndërmjetës) me organizata humanitare-fetare ( të dyshuara si terroriste vehabiste), apo me “ imam vehabist” ( të dyshuar për terriorist vehabist). Në jo pak rast, “ imamët vehabist” kanë lidhje direkte me njerëz të shërbimit sekret të Serbisë ( madje edhe Imam vehabi tejet të njohur në mediet e Kosovës), për më shumë, agjentët e Serbisë ( si zyrtar korrektues në QKD) kanë ndërlidhje-lidhje me këta( “ imam vehabist’)- kjo rrjetë marimange të terroristëve vehabist dhe agjentëve të Serbisë është dendësuar dhe thurrur sidomos gjatë periudhës kohore 2013-2016.

Agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabist pos detyrave agjenturore politiko-fetare kanë edhe një biznes kriminal. Edhe për këtë aspekt këtu do flas më shkurtër shkaku që është trajtuar edhe kjo në punimin e veçantë.

Në kuadër të këtij biznesi kriminal, përfshihet veprimtaria : korrupsioni, kontrabanda dhe krimi i organizuar. Agjentët e Serbisë, udhëheqin këtë biznes kriminal, kurse terroristët vehabist, si agjentë të Serbisë, janë më të besuarit ( me ta krijojnë raporte biznesi kriminal), e më rrallë me terroristët vehabist të paguar ( këta janë nën terroristët vehabist si agjentë të Serbisë), në lidhje me ta janë edhe terroristët vehabist “trushpërlarë” ( më rrallë ngatërrohen në këtë biznes kriminal !).

Por ky biznes kriminal ka disa specifika si : korrupsioni zhvillohet edhe i pavarur nga zyrtari korrektues si agjentë i Serbisë, ashtu edhe tek kontrabanda dhe krimi i organizuar që në ndonjë rast konkret nuk përfshihen pra si subjekt, por si subjekt blerës janë të burgosurit a të paraburgosurit që s’kanë asnjë lidhje me terroristët vehabist!

Karakteristikat specifike që e karakterizojnë agjentin e Serbisë ( si zyrtar korrektues në QKD, QPGj dhe QPL), si dhe terroristët vehabist janë pos pak specifikave të gjitha të tjerat i kanë të njejta. Karakteristikat e njejta : 1. Lidhja me Serbinë ( përjashtu këtu dy kategoritë e terroristëve vehabist atyre të paguarit dhe ata “trushpërlarë”); 2. Religjiozët terrorist vehabist; 3. Bindja politike ( anti- Shqipëtarë dhe anti- aleat të Shqipëtarëve- SHBA, pro Serbe dhe Ruse); 4. Jopjesëmarrës Luftrash Çlirimtare Shqipëtare; 5. Materialist ( përjashto ndonjë terrorist vehabist “trushpërlarë”-por që edhe ai ndihmohet patjetër).

Ndërsa karakteristikat dalluese me agjentët islamik të Serbisë dhe terroristët vehabist ( sidomos) janë : 1. Shkollimi- analfabetizmi; 2. Raportet familjare dhe problemet psiko-fizike ( vlen për terroristët vehabist e jo për agjentët e Serbisë).

  1. Lidhja me Serbinë, është e vështirë për t’u argumentuar, sidomos sa i përket agjentëve të Serbisë si zyrtar korrektues në burgjet e Kosovës, që janë tejet konspirative se sa terroristët vehabist. Por shkaku i lidhjes me Serbinë, ata ushtrojnë të gjitha aktivitetet agjenturore-politiko-fetare serbo-vehabiste, po të mungonte kjo lidhje do mungonte aktiviteti. Lidhjet e tilla janë : familjare, biznesore, krushqie, vendbanime, a miqësimi-shoqërore.

Lidhja familjare, si : babanë, nënën, gjyshin a gjyshen e kanë Serbe, boshnjake, a të kombeve të tjera. Lidhja biznesore, ku ai a familjarët e tij kanë lidhje biznesore me Serbinë, apo aktivitetin agjenturor politiko-fetar, e kryen shkaku i kontraktimit- pra paguhet nga Serbia a organizatat e varura nga Serbia, a ato humanitaro-fetare ( të dyshuara për terrorizëm vehabist etj).

Lidhja e krushqisë, ka të dhënë a të marrur ai apo anëtarët e ngushtë të familjes ndonjë nuse a burrë të Serbisë, si serbë, boshnjakë etj.
Lidhja me vendbanimin, përfshi edhe vendlindjen etj që kanë me Luginë të Preshevës, Sanxhakut të Novi Pazarit, por edhe me Serbinë.

Lidhja shoqërore me shtetas të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës etj me organizata vehabiste humanitaro-fetare, të dyshuara për terrorizëm. Agjentët e Serbisë ( si zyrtar korrektues në Kosovë) dhe terroristët vehabistë së paku nga një lidhje të tillë e kanë me Serbinë a Organizata humanitaro-fetare vehabiste( të dyshuar për terrorizëm ).

2.Religjioziteti terroristo – vehabist, që agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabist të paguar ( zakonisht), kanë bindje terroriste-vehabiste, si mbulesë për konspiracionin e tyre ( agjentët), ndërsa terroristët vehabist të paguar si mbulesë të fitojnë ( pagën). Në këtë rast, agjenti i Serbisë, nuk e manifeston bindjen vehabisto-terroriste me mjekër dhe veshje ( shkaku i obligimit të vendit të punës), ndërsa terroristi vehabist i paguar mba mjekërr dhe pantollona të shkurtëra, si kusht që të fitojë pagën, pra manifeston publikisht, por edhe në këtë obligohen për formalitete dhe detyra tjera që janë dhënë më sipër. Agjenti i Serbisë si zyrtar korrektues ( çdo rast) dhe “terroristët vehabist si agjentë të Serbisë”, janë udhëheqës të aktiviteteve politiko-fetare vehabiste e deri tek aktet a organizime organizatash a aktesh terroriste vehabiste ( islamike), mjaftë shpesh. Ndërsa terroristët vehabist të paguar dhe “trushpërlarë” janë më të ulët në hierarki organizimesh të organizatave, ndërsa kjo nuk ndodh edhe aq tek aktet konkrete terroriste.

3. Bindjet politike janë lidhja tjetër e agjentëve të Serbisë si zyrtar korrektues me Serbinë dhe e njejta bindje politike e terroristëve vehabist me Serbinë. Po kjo lidhje është proserbe, proruse, provehabiste, pro ISIS dhe Al Nusra, ndërsa janë kundër Shqiptare dhe në veçanti kundër Kosovës dhe kundër aleatëve strategjik të Shqipëtarëve ( SHBA-së) etj.

Në këtë aspekt bindja politike, është e fshehur si më poshtë: agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, nuk i publikojnë bindjet e tyre politike-fetare, pos ato pro-vehabiste pro-ISIS dhe Al Nusra, kundër aleatëve strategjik të Shqipëtarëve( SHBA-së ) etj. Terroristët vehabist i shprehin bindjet e tyre politike dhe fetare pro-serbisë dhe Rusisë ( që Serbi, Rusi etj nuk pengohen fare aktivitetet e tyre), pro-vehabiste ( si bindje politike dhe fetare) pro-ISIS dhe Al Nusra ( për akte terroriste), ndërsa kritikojnë-akuzojnë Shqipëtarët, Shtetet Shqipëtare dhe të aleatëve të tyre ( SHBA-së etj), që janë si armiq të islamit ( e jo si armiq të vehabizmit, qëllimisht tentojnë të bëjnë propagandë të caktuar!), të njejtën e bëjnë të gjithë këta në çdo rast!

4.Jopjesëmarrës të Luftërave Shqipëtare, është specifik që agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues nuk kanë qenë, as familjarët e tyre të ngushtë. Terroristët vehabist si agjentë të Serbisë janë kategoria specifike që zakonisht janë pjesëmarrës të luftërave Çlirimtare Shqipëtare, por që zakonisht atë luftë e kanë bë për bindje fetare islamike, apo si spijun të Serbisë kanë shërby, e rrallë besohet të kenë deviju nga që është pagu, apo nga bindja e vetë (si bindje personale, si dëshpërimi etj)! :Terroristët vehabist të paguar” nuk kanë specifikim relevant me këtë që të kenë marr a që s’kanë marrë pjesë në Luftrat Çlirimtare Shqiptare, këta kanë tejet të theksuar interesin material të tyre.

Terroristët vehabist të indoktrinuar ( trushpërlarë), asnjë rast nuk ka që të ketë luftu në ndonjë Luftë Çlirimtare Shqipëtare ( i dijmë rastet e tentim infiltrimit të muxhahedinëve në Luftrat tona- të cilët janë kthy mbarapa zakonisht!), e po ashtu as familjarët e tyre të ngushtë! Asgjë kombëtare për ta, pos vehabizmit ( terrorizmit islamik ), nuk ka, nuk vlerësohet prej tyre, zakonisht nuk kanë identitet të pastër Shqipëtarë( janë me gjakun e përzier me Serbë, boshnjak, turq etj). Mos kupto rastet kur një Luftëtar të Ushtrive Çlirimtare Shqipëtare ka luftu për fe, sepse të tillë Serbia përmes Shërbimit sekret Serbë a me ndërmjetësimin me organizatat terroriste humanitare-fetare vehabiste ka tentu dhe ca i ka infiltru, e që i ka përdorë “terrorist vehabist si agjentë të Serbisë” ( pra kategoria e parë terroristëve vehabist në QKD). Madje agjentët e Serbisë, si zyrtar korrektues por edhe terroristët vehabist kanë simpati për terroristët islamist, ndërsa kanë indiferencë e deri armiqësi me Luftarëve të Ushtrive Çlirimtare Shqipëtare.

5.Materialist, përjashto ndonjë rast të ndonjë terroristi vehabist “trushpërlarë”, mirëpo edhe këta, që të gjithë si terroristët vehabist dhe agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, objektivin kryesor e kanë lekun, e nuk iu bën përshtypje as feja e as politika, as identiteti kombëtar e asgjë tjetër. Përjashto rastet konkrete ku mund të jenë fanatik politik a fetarë! Kjo ( materializmi i tyre) madje vërehet më lehtë, pa u futur në detaje, e nga këto përfundimisht qartësohen më së miri. Nuk ka qoftë një rast që terroristët vehabist ( edhe më fanatiku-ekstremi), e s’bëhet kurrë fjalë për agjentë të Serbisë si zyrtar korrektues që mos të ketë de facto elemente materializmi, çdonjërit i paguhet lekë, a shpërblime te tjera ( ushqimore, veshmbathje, kujdes, finansiare, materiale etj!) nga ndihma jovëllazërore por e organizatës vehabiste a edhe e Serbisë ( madje për terroristët vehabist si agjentë të Serbisë apo për raste të akteve terroriste konkrete!).

6.Shkollimi-analfabetizmi është kriteri më me kontraste të mëdha në mes të agjentit të Serbisë si zyrtar korrektues dhe terroristit vehabist “trushpërlarë”. Agjenti i Serbisë është më i shkolluar, më i përgjegjshëm, me arsyeshmëri shumë më të lartë, ndërsa terroristi vehabist si agjentë i Serbisë zakonisht është më deficitarizëm shkollor, nuk kam gjetur asnjë rast që të ketë më shumë shkollë se sa shkollën e mesme. Terroristët vehabist të paguar kanë shkollim shumë më të ultë, ndërsa terroristët vehabist “trushpërlarë” janë analfabet total. Specifike është me shkollim ideologjik terroristo-vehabist ( teologjinë ekstreme vehabiste- pra edhe me fakultete fetare). Në përgjithësi terroristët vehabist “ trushpërlarë” me shkollim teologjike vehabiste, barazohen me një analfabetizëm ligjor, me alien ( UFO), që s’mund të adaptohet, të risocializohen dhe riintegrohen më në ambientet tona njerëzore, jetojnë në iluzione të rënda( duke ngatërru Trojet Tona me vendet me kulturë dhe jetë vehabike si në vendet arabe).

7.Raportet familjare dhe problemet psiko-fizike këtu dallohen që nuk ka relevancë, për agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, që t’i rekrutojnë të tillët. Ky kriter specifikohet dhe vlen vetëm për terroristët vehabist, pasiqë Serbia nuk i pranon si agjentë të saj kategoritë e tilla ( por i mba vetëm si vegla për të kry punë konkrete). Terroristët vehabist si agjentë të Serbisë dhe terroristët vehabist “trushpërlarë” e më pak vlen për terroristët vehabist të “ paguar” ( të cilët kanë më pak probleme), kanë probleme serioze brenda familjare, nga konceptuale( ideologjike) e deri në relacione mes tyre : bindje, kulturë, praktikë, traditë fanatike, xhelozi, interes material etj; raportet bashkortore; raporte shoqërore etj.

Problemet psiko-fizike për të gjithë terroristët vehabist janë shumë më të theksuara, zakonisht ballafaqohen edhe tani edhe më përpara me: psikoza, neuroza, psikopati, etj sëmundje psiqike depresive, patologji seksuale, antropometrisë-konstruktit trupor të shëmtuar, sëmundjeve të ndryshme trupore. Karakteristikat personale ( psiqike), përfshi këtu edhe : karakterin, temperamentin, shprehit, inteligjencën, emocionet, motivet, motivet biologjike-sociale, xhelozinë, jopërshtatjen bashkëshortore, jopastërtinë e gruas( jo virgjërisë) etj. Të gjitha këto elemente luajnë rrol shumë të rëndësishëm tek terroristët vehabist, të të tria kategorive.

Realisht karakteristikat personale ( psiqike) nga karakteri e deri tek motivet biologjike-sociale) kanë relevancë edhe tek agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, mirëpo këta faktor personal-subjektiv ( karakteri, temperamenti, shprehitë, inteligjenca, emocionet, motivet, motivet biologjike-sociale etj por edhe faktorët e jashtëm si : faktorët ekonomiko-social, faktorët ideo-politikë, faktorët mikro-grupor) janë relevant si për agjentët e Serbisë ashtu edhe për terroristët vehabist. Këta faktorë të përgjithësuar e që më lartë u specifikuan disa më ndikues-konkret, janë determinues për ta.

Objektivi që synojnë ta arrijnë si agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues dhe terroristët vehabist apo si qëllim i veprimit të tyre janë: 1. Politike-, 2, fetare, 3 sigurisë së vendit, 4 materiale dhe 5. Personale.

  1. Objektivat politike të agjentëve të Serbisë dhe terroristëve vehabist si agjentë të Serbisë janë vegla ( me apo pa vetëdije s’ka rëndësi edhe pse janë të vetëdijshëm në shumicën e rasteve) për qëllimet politike të Serbisë dhe Organizatave-shoqatave sponzorizuese të vehabizmit ( i organizata fetare-humanitare). Objektivat politike të Serbisë dhe organizatave fetaro-humanitare vehabiste dhe shteteve sponsorizuese të vehabizmit, janë tërësisht të përputhura mes vete. Si Serbia, Rusia, organizatat fetaro-humanitare vehabiste, shtetet sponsorizuese të vehabizmit janë përputhur plotësisht në objektivat e tyre politie. Serbia, Rusia dhe aleatët e saj, si objektiva politke specifike ka bërjen e Kosovës shtet jofunksional ( të dështuar), prishjen e raporteve të Kosovës me aleatët ( sidomos me SHBA) etj. Këto objektiva synon t’i arrijë, pasi janë të përputhshme me shtetet sponsorizuese të vehabizmit dhe organizatat fetaro-humanitare vehabiste jane të njejta. Shtetet sponzorizuese të vehabizmit dhe organizatat fetare humanitare vehabike, janë: përhapja e vehabizmit pro-ISIS, Al Nusra, përmes kësaj përhapjeje kundër Shqipëtare dhe aleatëve të saj ( sidomos SHBA-së) dhe njëkohësisht pro-Serbisë dhe Rusisë, bën të mundur që edhe Serbia të bashkohet me ta. Vehabizmi është ideologji politike, nën maskën e sektarizmit fetarë, i organizatave fetare humanitare vehabiste ( të dyshuar për terrorizëm) a shteteve sponzorizuese të vehabizmit, kanë aleancë faktike me Serbinë! Terroristët vehabist janë shërbëtor-vegla të lojrave politike të këtyre palëve, por personalisht ata, s’kanë ndikim në këtë lojë, pos bindjet e tilla politike që do të kenë efekt realisht të dëmshëm për interesin tonë Kombëtar.
  2. Fetare si objektiv-qëllim i agjentëve të Serbisë si zyrtar korrektues ( para tyre qëllimi i Serbisë), është që të përhapet vehabizmi si frymë politike nën petkun fetar, përmes së cilës synojnë ta përdorin si mënyrë për t’i arritur qëllimet e tyre politike ( Serbia). Ndërsa organizatat fetare humanitare vehabiste ( të dyshuara për terrorizëm) dhe shtetet sponsorizuese të vehabizmit kanë patur qëllimin politiko-fetare në gjerështrirjen e vehabizmit ( ushtrim të ndikimit të tyre). Terroristët vehabist për arsye personale( materiale e deri ideologjike) që vehabizmi të përhapet si bindje politike a edhe fetare. Të parët mund të jenë terroristët vehabist “ trushpërlarë” të cilët vërtetë mund të besojnë në ideologjinë vehabiste ( asnjë s’ka pa patur edhe interesin personal material!).
  3. Sigurisë së vendit ( të Kosovës), agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues si vegla të politikës së Serbisë, tentojnë që përmes aktivitetit politik-fetar të vehabistëve, seriozisht të rrezikohet siguria e institucionit korrektues ( kujto tentativat për arratisje, si dhe arratisjet e suksesëshme nga QKD të disa terroristëve “islamik”) dhe siguria e republikës së Kosovës. Organizatat fetare humanitare vehabiste dhe shtetet sponzorizuese të vehabizmit, nga qëllimet politike-fetare seriozisht rrezikojnë sigurinë e institucioneve korrektuese dhe të republikës së Kosovës duke patur sidomos parasysh jostabilitetin politik rajonal ( pretendimet territoriale dhe armiqësore të Serbisë). Terroristët vehabist edhe pse e dijnë që cënojnë sigurinë e institucioneve korrektuese dhe republikës së Kosovës, nuk e marrin në konsiderat, qëllimi i tyre personal është më i rëndësishëm. Terroristët vehabist me dhe pa dijeni veprojnë në rrezikimin e sigurisë së institucioneve korrektuese dhe të Kosovës. Akte konkrete si sulme terroriste kundër Institucioneve të Kosovës a tentim-sulme në asnjë rast s’mund të quhet si kryerje e pavetëdijshme, që në ato raste kanë rrezikuar Shtetësinë dhe Sigurinë e Kosovës.
  4. Materiale, si objektiv a qëllim i agjentëve të Serbisë, është përfitimi, ndërsa materializimi i politikës së Serbisë është riokupimi i Kosovës ( a së paku përfitimi pjesorë i saj). Organizatat fetare humanitare vehabiste dhe shteteve sponsorizuese të vehabizmit kanë objektiv material të arritjes së objektivave të tyre politiko-fetare, që ngërthehen edhe objektivat materiale. Vetëm pjesërisht terroristët vehabist “trushpërlarë” mund të mos kenë objektiva material, mirëpo është e sigurtë që besimi fetar shumë vështirë mund të ndërrohet pa patur impak të rëndë nga jasht( veçmas këto kategori të margjinalizuara, apo pa ndikim permanent për disa brezni), që të gjitha këto kontraktojnë shumën e shpërblimeve-fitimeve, ndërsa edhe terroristët vehabist “trushpërlarë” paguhen-ndihmohen në forma të ndryshme.
  5. Personale, janë objektiva-qëllime që ekzistojnë si tek agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, kanë edhe si përmisim të standardit jetësor të tij dhe familjes së tij, karrierë më të mirë a më të sigurtë. Terroristët vehabist kanë varësisht nga rasti në rastin konkret më shumë a më pak, përfshirë si : gjetje të vendit të punës, a një burim më të lehtë e më të mirë të pagës, ngritje a mbajtje të vendit të punës, edukim fëmijësh, raporte familjare-shoqërore etj. Mirëpo çdo objektivë personale s’do koment që ka intenca-qëllime materiale, mirëpo bindjet personale që të arrihet të përvetësohet si ato politiko-fetare vehabiste, e të veprohet në përmbushje të tyre, ato janë me mundësi shumë të vogëla reale. Pra objektivat politiko-fetare vehabiste shumë pak duket të jenë objektiva personale të tyre me të vërtetë, por përdoren si mbulesë.

Si përfundim të kësaj tematike specifikoj që rezultatet në këto aspekte janë prezente : akte sabotazhi, propaganda të ndaluara ( ekstreme, luftënxitëse), grupe terroriste vehabiste, radikalizim dhe ekstremizim terrorist islamik-vehabiste, tentim vrasje dhe kërcënime kundër kundërshtarëve të agjentëve, korrupsion, krim sporadik ( ordiner) kontrabandë etj. Aktet e sabotimit të agjentëve të Serbisë si zyrtar korrektues janë specifike, ka një diapazon-fushështrirje më të madhe që synohet të dështojë funksionalitetin e shtetësisë së republikës së Kosovës, synim politik e strategjik i Serbisë. Në këtë aspekt ( mos zbatimi i ligjit për të shkaktu pasoja si shtet jo funksional) e që qeveria e Serbisë të mund ta përdorë faktin e tillë, për qëllime politike për t’i arritur synimet-objektivat e saj. Mos zbatimi i ligjit ishte detyra-urdhëri i Serbisë, që agjentët e saj si zyrtar korrektues në institucionet korrektuese të Kosovës, ta zbatonin edhe më përpara e jo vetëm në mesvitet 2012-2015. Format më brutale të moszbatimit të ligjit janë veprat penale si : diversionet ( ndihma për t’u arratisë pjestarët e organizatave terroriste vehabiste), e sidomos korrupsioni, kontrabanda, krimi i organizuar, që i kryejnë mes viteve 2012-2015, gjë që rezulton me moszbatim të rëndë të ligjit.

Grupet terroriste vehabiste janë forma më prioritare e organizimit dhe veprimit të agjentëve të Serbisë si zyrtar korrektues dhe terroristët vehabist si agjentë të Serbisë, që në vitet 2012-2015, në QKD ishin tejet të rëndësishëm( për politikën e Serbisë). Andaj grupet e tilla, e veçmas grupi i vehabistëve në QKD, Pavioni VIII ( pavion i Sigurisë së Lartë) në vitet 2012-2014, ishin prijës të këtij fenomeni negativ, e që pas vitit 2014 këta u transferuan në Burgun e Sigurisë së Lartë ( ku edhe atje vazhduan edhe më ekstremisht rrugën e tyre). Grupet terroriste vehabiste ishin kryevegla të mrekullueshme për politikën ( agjenturat) e Serbisë.

Kërcnimet dhe tentim-vrasjet e kundërshtarëve të agjentëve të Serbisë ( sidomos_, por edhe e terroristëve vehabist si agjentë të Serbisë, janë dukuri më e rrallë, nga shkaku që zyrtarët korrektues nuk lodhen( angazhohen), për mbrojtje të institucioneve tona, pos ndonjë të burgosuri që rrezikon “ kot” e që sërish pos rrezikimit të vetës nuk mund të ndikojë në luftimin e veprimtarive kriminale. Të burgosurit në rastet e tilla ( në vitin 2014, në krahun V1, Pavioni VIII të Sigurisë së Lartë, të QKD-së), janë kërcënuar dhe rrezikuar edhe me jetë, pasi më 03.07.2014, është dorëzu kallëzim penal kundër agjentit të Serbisë ( drejtorit të Pavionit VIII të Sigurisë së Lartë, të QKD-së) për organizim të grupit terrorist etj. Kjo veprimtari hakmarrëse perfide e agjentëve të serbisë e bëjnë me qëllim që mos t’i cënohet mundësia, veprimtaria dhe hapësira për të operu suksesëshëm në detyrat që kanë.1

Skender Jashari

Studimet: Master juridiko-penal dhe shkollim joformal ushatarak.

1 Ky material është pjesë e marrur nga studimi që kam bë gjatë qëndrimit tim në Qendrën Korrektuese të Dubravës- QKD, Qendrën e Paraburgimit në Gjilan-QPGJ dhe Qendrën e Paraburgimit në Lipjan-QPL, si i burgosur politik nga EULEX-i për “luftë guerile kundër Serbisë, në Luginë të Preshevës”.

[the_ad id=”4118″]

Deklaratë e LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar)Freiburg-Gjermani

Deklaratë e LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar)Freiburg-Gjermani

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

I porsa themeluar LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) në hapat e parë të profilizimit t´saj u tejngarkua “NGA KËRKESA PËR TU KYÇUR NE RRADHAT E SAJË NJE NUMËR I MADHË I BASHKËKOMBASVE TANË” nga mbarë bota, përveç atyre të cilët me zemër dhe sinqeritet filluan të radhiten në këtë organizëm  më të ri si kulm organizativ mbarëkombëtarë për shqiptarët në mërgim dhe në tërë trevat autoktone, ndodhi një fenomen i padëshiruar. Në organizatën tonë Lobuese, filluan të infiltrohen individ dhe grupacione të cilët cenojnë sovranitetin e qëllimeve dhe programit të saj. Në konsultim me këshillin nismëtarë te Lobit Euro-Atlantik dhe mbështetnit e sajë u pru vendimi unanim: “Pezullohen të gjitha veprimet, publikimet dhe tubimet në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Valid është vetëm ai veprim dhe qëndrim i cili është i firmosur nga kryesia dhe Kryesuesi Këshillit nismëtarë te kësaj organizimi  / Kryetari: Skenderbeg Klaiqi”.

Sqarim:

Organizata e LEUSH ( Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) është një organizatë mbarë kombëtare e shtrirë nëpër degët e pesë shteteve të Evropës dhe parapërgatitje për themelim në çdo shtet dhe kontinent ku do që ka shqiptarë. Për herë të parë themelohet diçka me iniciativë nga mërgata e sajë. Kjo e bëri të sulmohet nga qarqe të mbrendëshme dhe të jashtme karrieriste që me vetëdije ose pa vetëdije dëmtojnë projektet e përgatitura mbarëkombëtare shumë të dobishme . Lobi Euro-Atlantik nuk lejon të kontrollohet nga askush, Lobin Euro-Atlantik mundë ta kontrollojë vetëm Lobistët dhe Lobistet që e kanë themeluar dhe simpatizantët vullnetarë mirë që i duan të mirën popullit shqiptar. Tek ne miqtë do mbeten vetëm miçë, e ne do ta dëshmojmë se jemi te aftë, të jemi Zotët  në shtëpinë tonë. derisa faktorët e brendshëm do i luftojmë vetë dhe popullit tonë në mbarë trevat do ju sjellim prapë shpresën, përparimin, bashkimin shpirtërorë dhe lirinë nga karrieristët dhe bajraktarët sikurse ata që janë njerëz destruktiv nga Atdheu që i sjellin vendit dëme të papara. Ata  ngufasin çdo nismë të mirë dhe prosperuese për popullin tonë të përvuajtur. Ju premtojmë se kemi forcë për t’i eliminuar,një herë dhe do ta spastrojmë “LOBIN Euro-Atlantik Shqiptar” nga simpatizues dhe aktivistë të rrejshëm që vrapojnë pas karrigave dhe të cilët janë të njohur edhe në destabilizimin e ardhmërisë së shqiptarëve.

Edhe një sqarim shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që mendojnë se ka kolltukë në Lob.

Projektuesit e Lobi Euroatlntik Shqiptar, e kanë paraparë udhëheqjen e Kryesisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky propozim do të shpaloset në prezantimin e ardhshëm, ku do të ju pëlqej të gjithëve. Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet forma diktatoriale e stileve komuniste, të përvetësimittë Lobit nga dy tre njerëz që takohen nëpër kafene ose cikun tjetër. “LOBI Euro-Atlantik Shqiptar” i takon të gjithëve. Gjatë tërë kohës, që kur u konstatuam si organizatë Lobuese, shihet se sa të rëndësishëm jemi dhe sa të nevojshëm jemi për popullin dhe mërgatën tonë. Nëse duhet do kalojmë edhe në ILEGALITET por nevojën dhe shpresën e popullit do e mbajmë në jetë dhe do e çojmë deri në finalen e saj. Pezullimi do t´i spastroj dhe do t´i përcaktoj kriteret të cilët janë të nevojshëm të ndërmerren për situatën e krijuar. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të vazhdojë deri më 04.09.2016 ku do të pasoj Ftesa për pjesëmarrje në tubimin nga simpatizantët, Këshillit nismëtar dhe Kryesisë së përkohshme të Lobit.

 

Kryesuesi i Këshillit nismëtarë të LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) Skenderbeg Klaiqi

 

[the_ad id=”4118″]

NJE FRONT QYTETAR NE MBROJTJE TE REFORMES!

NJE FRONT QYTETAR NE MBROJTJE TE REFORMES!

andrea-stefani

Nga Andrea Stefani

SHBA dhe BE i kane ofruar Shqiperise nje formule per reformen si premise thelbesore per drejtesine e pavarur. Por segmente te korruptuara te klases politike po e refuzojne oferten amerikano-europiane thjesht per te mbrojtur korrupsionin dha pasurite e te pista.

Eshte papergjegjshmeri qe ky brez shqiptaresh ta lere fatin e vendit dhe te femijeve e nipave ne duart e ca politikaneve dhe lidereve me korruptim 26 vjeçar te stazhionuar. Shoqera civile duhet te levize, intelektualet, qytetaret pa dallime partish duhet te levizin duke krijuar nje FRONT TE BASHKUAR NE MBROJTJE TE REFORMES per nje drejtesi te pavarur qe do godase pa dallim te korruptuarit majtas dhe djathtas.

Na duhet nje Front i SOVRANIT popull qe kerkon drejtesi dhe qe krahas solidaritetit me oferten e bere nga SHBA dhe BE, duhet te tentoje te marre fatin e reformes ne duart e veta duke i kerkuar deputeteve qe ne rast te mos kalimit te reformes ne 21 korrik nga Kuvendi, te japin voten e tyre ne favor te nje REFERENDUMI per reformen ne drejtesi. Koha per veprim eshte tani! Neser do jete vone!

[the_ad id=”4118″]

Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

helikopter

Së paku 42 helikopterë thuhet janë zhdukur në Turqi që nga e premtja, kur u tentua një puç ushtarak kundër presidentit Recep Tayylip Erdogan dhe institucioneve shtetërore. Kjo, sipas disa medieve turke, shton frikën për nxitjen e një grusht shteti të ri ushtarak kundër Erdoganit.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, pas tentimit për grushtet të së premtes, ku mbet së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, ka mohuar informacionet për zhdukjet e tilla, ndërsa organet tjera pohojnë se Qeveria ka kontrollin në vend.

Lajmi për këtë zhdukje u publikua nga gazetari i CNN Turk, Serdar Tuncer.

https://twitter.com/Yaziyor/status/754464518449795073

[the_ad id=”4118″]

Në Prizren festohet dështimi i puçit (Video)

Në Prizren festohet dështimi i puçit (Video)

13695849-10206944696392304-1400770787-n_1468699065-2823476

Dështimi i puçit të mbrëmshme që kishte për qëllim rrëzimin e Erdoganit ka gëzuar edhe qytetarët e Kosovës. Festën për dëshmimin e puçit janë duke e vazhduar edhe sot qytetarët e Prizrenit.

Atje tashme sheshi I këtij qyteti është mbushur me njerëz që po mbajnë në duar flamuj të Turqisë.

 

 

[the_ad id=”4118″]

Zoti flet Shqip!

Zoti flet Shqip!

QËNDRESË HALILI

QËNDRESË HALILI
– I dashur Zot, mund te te dukem shume patetike e padurim, por dua ta dish se s`jam mire.
Ti na fale natyrën, dritën, e diellin, por hëna këtyre kohëve po lëshon shume terr e bën ftoftë.
Unë, te pata pas shkruar një letër dikur, kur të kërkova të më qosh në një vend ku mund të flas, shkruaj e dashuroj lirshëm, dhe ti këtë e plotësove për mua. Si njerëz, jemi te paplotësuar e egoja jone veç sa vjen e rritet, bile na ka dal e mbi hunde e ne s`ngopemi.
Çka të bëjmë? Si ta shpëtojmë veten? Nga te nisemi?
Me gjithë këto devijime, cila është rruga e drejte?
E mbaj mend fort mirë, kur të pata pas kërkuar shume livadhit, natyrës, qiellit, rrugëve, njerëzve, lutjeve të natës, mandej nëpër dritare të lypja pas shiut e erës, kur njëherë aq shume te ndjeja se pata pas kërkuar seriozisht një takim me ty. Pata pas ndërruar dhomën, shtratin e lutjen! Te pata pas pritur deri ne agim, por ti s`me erdhe… Ndoshta pse s`kisha ditur mënyrën e drejte të lutjes, gjuhen e lutjes, e fryma e shenjte me mungonte. As atë nate s`te gjeta! Sedi! Çuditem, si nuk të mbajta mëri, as s`të kërkova takim me… Thjesht, të lash si Zot që s`je njeri, t`i me kuptove si një njeri qe s`jam Zot. U pajtuam shume shpejte e vëmë bast të takoheshim në një tjetër kohe, kur unë do të di të lutem lirshëm, te jetoj, e frymoj lirshëm, mandej ku do të isha me e vetmuar se kurrë. Aq e vetmuar sa të jetoja veç me ty! Lidhja ime me ty o Zot është aq intime, aq e hollë, aq e ndjeshme, si ai teli i hollë që s`ka kush që kalon, pos besimit që ne e krijuam krejt befas, me sinqeritet e bindje.
Si të të njoh ty O Zot? – pyetje që deri mbrëmë e kam bërë. Ti e di që unë kam dyshuar shume tek ti, të kam bërtitur shumë herë, të kam thënë shumë të qara e dhembje, sa shpesh më je dhimbsur si Zot që je, të kam pas ngarkuar shumë edhe me ëndrrat e mija prej shkrimi e letërsie, sa shpesh me dukej se me dorën tënde të lehte mi fshije djersët nga qëllimet, që e di sigurt se edhe ty të kanë rënduar, njëjtë si nënën time. Nënën, që ka gati katërqind ditë e netë që se kam parë. Malli i saj mi ka bërë sytë më të pashëm, çelur e ndritur. “Sytë që qajnë shumë çdoherë janë me ndryshe, me ato sy sheh vetëm poeti” Unë, e di, kam bërë shumë mëkate, sepse ne jemi qenie e mëkatin e kemi ngjitur pas çdo fjale, e fjala ka shpinë. Asnjë sukses s`po vikeka pa guxuar, duruar e vuajtur. Ndoshta mund të të dukem jashtëzakonisht e drejtpërdrejt, por ti kështu me ke mësuar, si fëmije, dhe kjo s`është përgjegjësi imja aspak. Shpesh në mesnatë me del gjumi, ti më thirr lehtas, ndoshta ngaqë e di, se po më bërtite unë s`përgjigjem, bile edhe mund të ta kthej shpinën, por, ama, ti je Zot, e unë jam një copë mishi, me një mendje kater shifrore, që i bjen se ti je je mbretëri i kësaj bote, por që duke na krijuar si qenie, neve na don aq shumë, sa as me hidhërime më të mëdhaja s`na braktis. Me thirre që ti jap jetës vëmendjen e duhur, që ka kohë duke u ankuar e mërzitur për mosplotësime detyrash që vet ti kam shtruar.
I jap vëmendje, ngrihem, pijë një gotë qumësht, dhe se keni idenë se e shoh veten duke jetuar ardhmërinë. E kap ardhmërinë me dy duar, e shtroj rrugën, i bërtas, i jap detyrat e duhura. Ju lëshohem ëndrrave, prapë tek livadhi, plepi, lulet, të korrat e bujqve, thirrjet e nënës për të pirë qaj, llafosjet e grave të katundit për fëmijët e tyre problematik, çikat sokakëve kanë veshur fustane shumëngjyrëshesh, zogjtë cicërojnë, disa me sillet shpesh rreth flokëve, duke kërkuar një fole, një atdhe, një shtëpi, një njeri si puna im qe e kërkon Zotin kamos e gjithkah, pa e ditur se e ka afër, me afër se vet-veten e vet-dijen e vet-njohjen. Kështu, të pata gjetur o Zot! Kështu po e njoha thellësisht veten! Kështu po jetojmë me besim e me vërtetësi! Kështu i kemi lidhur duart së bashku e po bashkëpunojmë aq bukur, sa Zotit dhe njeriut nuk i duhet asnjë ndërmjetësueses tjetër për t`i rregulluar këto raporte kaq të privatësuara e pjekura pa asnjë tjetër ndikim. Sa shume njerëz po me gjykojnë se, po te besoj aq direkt, pa asnjë grup partish e mësimesh me figura e vizatime koti. Gjuhe jote qiellore ec nëpër valët e jetës së vështirë e rrugëve tokësore, që veç ti më ke mësuar ti kaloj, aq direkt, aq lirshëm.
Mbajeni mend; njeriu kurrë s`mund t`ia dal vet mbanë, sado i forte, trim e guximtar te jete. Unë dhe Zoti jemi një, ky zot jeton ne mu, e kam kado, e kupton gjuhen Shqipe (shpesh me duket me mire se unë), ky Zot din te flas gjuhen tone te bukur Shqipe, sepse veç ti Zot e din gjuhen e qiellit, gjuhen e bekuar shqipe.
Kur Zoti flet Shqip, s`me duhet asnjë ndërmjetësueses.!

[the_ad id=”4118″]

Skandali me xhamit e para arabe neper Kosove!

Skandali me xhamit e para arabe neper Kosove!

xhamiaNga Arbana Xharra

Me kolegun tim Alban Selimi gjate hulumtimit ne terren te skandalit te perfshirjes se fondeve arabe ne ndertimin e xhamive neper Kosove, dhe jo vetem kaq, implikimin e zyrtareve politik, Bashkesise Islame dhe individeve (biznesmen) ne evazione fiskale duke u fshehur pas ndertimit te xhamive. Nje rrjete i tere i organizuar qe ne emer te ndertimit te xhamive perfitojne jashtligjshem me parate e donatoreve arab. Dokumente, fotografi, e shume fakte nga terreni ju sjellim ne detajet te henen ne hulumtimin tone…Vazhdimet e te gjeturave ne terren do te publikohen gjate tere javes se ardhshme ne gazeten “Zeri” dhe portalin www.zeri.info.

 

[the_ad id=”4118″]

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

ushtria-turke

jë pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke.

Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell.

Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

 

1468614270_CnblVkZXEAEQ9zL.jpg large

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

SHBA investoi 20 vjet në pavarësinë e Kosovës

SHBA investoi 20 vjet në pavarësinë e Kosovës

Nuland-dacic

Pasi që Kosova shpalli pavarësinë tetë vjet më parë, Dacic pyeti asistenten e sekretarit te shtetit te SHBA Victoria Nuland si është e mundur që amerikanët kanë avokuar dy dekada për të.

“Kur i thashë se kam menduar se Shtetet e Bashkuara ka mbrojtur sovranitetin e Serbisë në vitin 1996, ajo tha se ata gjithmonë angazhohen për sovranitetin e Serbisë, por pa Kosovën”, ka thënë Dacic.

Ministri në mandatin teknik në një konferencë të përbashkët me raportuesin special të PE David McAllister Speciale tha se kishte dëgjuar fjalë të ngjashme nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“I thashë, dhe kjo është shumë interesante dëgjova prej Lavrov, i cili tha se Rusia është e angazhuar për sovranitetin e Ukrainës pa Krimenë. Shihni se si janë të ndryshme shumë interpretime të parimeve dhe kushteve të ndryshme,” tha Dacic.

Siç tha ai, e gjithë kjo lëvizë një temë tjetër.

“Nëse ne tani jemi pak naiv, dhe është hera e parë që ne kemi dëgjuar se ata kanë investuar 20 vjet investime në pavarësinë e Kosovës, por ajo ngre disa pyetje të tjera. Çështja e bombardimit të Serbisë në vitin 1999, sepse unë mendoj se është koha, që nuk është vetëm për Irakun, por të marrin në konsideratë çështjen e justifikimit të bombardimit të Serbisë në vitin 1999 “, ka thënë Dacic.

Daçiç tha se Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë pikëpamje të ndryshme për disa gjëra, dhe ju e dini atë “, edhe në Moskë dhe Pekin.”

Kur u pyetën në lidhje me pretendimet B92 Ivica Daçiç në lidhje me ngjarjet e vitit 1999, David McAllister nuk ka dashur të komentojë.

 

[the_ad id=”4118″]

Arif Mati trondit historinë europiane, pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët

Arif Mati trondit historinë europiane, pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët

mathieu-aref-lozane-2012

Libri i tezës sime që do të botohët në gjuhën frenge së shpejti: Pellazgët paraardhësit e qytetërimit greko-romak

Mathieu Aref

Kjo tezë ka të bëjë me periudhën Para-helene dhe të Greqisë arkaike dhe ka për qëllim studimin e «traditës» tek autorët e lashtë në lidhje me zanafillën e qytetërimit grek nëpërmjet referecës së Pellazgëve. Ajo hedh një dritë të re mbi, njohuritë tona historike, kulturore dhe thekson fillimet e qytetërimit grek i shfaqur pas shekullit të tetë para erës sonë. Hekataeu i Miletët, Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi ose tragjedianët dhe të tjerë jo me pak të famshme kanë përmendur gjerësisht Pellazgët dhe pohuar që ishin paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit dhe kanë theksuar autoktoninë e tyre dhe që kishin jetuar në ato trojat që do të bëheshin më vonë Greqi. Paraardhës të grekëve, Pellazgët u kanë lëne atyre trashëgimin e elementëve thelbësore të qytetërimit të tyre.

Këtu do të gjeni një qasje multidisiplinare që ballafaqon të dhënat e traditës së lashtë me ato historike, etno-gjuhësore, arkeologjike dhe mitologjike, që mund ti sqarojnë.

Ky libër gjithashtu sqaron me argumente bindëse për sa i përket kronologjisë së Greqisë së lashtë të mbivlerësuar nga autorët modernë, anakronizmat dhe gabimet historike: “Lufta e Trojës”, e pretenduar që ka ekzistuar në shekullin e dymbëdhjetë para erës sonë, është në realitet një luftë e vonshme (shekulli i shtatë para erës sonë) e kryer nga pushtuesit e parë helen kundër Azisë së Vogël në një rajon që më vonë do të bëhej Greqi; katër “shekujt të errët” (-1200-800) mbetin të heshtur mbi ekzistencën e Helenëve në atë kohë;

Zeusi (Iliada, XVI, 232-236) është përcaktuar zyrtarisht si “Pellazg” dhe jo Helen; një qytetërim hipotetik i quajtur miken (shpikje e pseudo-arkeologut Schliemann) është injoruar nga të gjithë autorët grek; Lineari B, i cili nuk është përveç një gjuhë para-hellene domethënë pellazge uzurpuar pjesërisht nga pushtuesit helen; Iliada dhe Odisea janë poema epike rrjedhur nga një «traditë gojore» para-helene dhe jo greke, etj. Shkrimtarët modernë kanë errësuar rolin thelbësor të luajtur nga pellazgët në shpërthimin e qytetërimit helen dhe rolin e etruskëve në shpërthimin e qytetërimit romak. Ky studim, jashtë shtigjëve të rrahura, i jep kësaj vepre referencash një karaktër të jashtëzakonshme.

Mathieu Aref është një studiues françez, i lindur nga prindër shqiptarë në vitin 1938 në Kairo të Egjiptit, ku ai përfundoi shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture).

Ai ka botuar dy libra mbi Greqinë para-helene dhe Shqipërinë (Frëngjisht 2003/2004 dhe në shqip 2007-2008) dhe paraqiti një tezë doktorature në Sorbonën të Parizit IV në 2012 nën titullin “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgëve në zanafillën e qytetërimit grek”.

Kjo tezë është rezultati dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë vite studime dhe hulumtime të gjera. Më në fund njohja e tij të gjuhës shqipe (dy dialektet) e ka lejuar të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë.

https://www.connaissances-savoirs.com/les-pelasges.html/

 

[the_ad id=”4118″]

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani-grek-trondit-Athinën

Kështu u shpreh për CNN grek më 12 qershor Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve [ardhacakë nga Anadolli] dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

“Jo, nuk kam nderruar fe, por nuk jam as muslimane!”

“Jo, nuk kam nderruar fe, por nuk jam as muslimane!”

Qendrese-Halili

Nga Qendrese Halili

Familjes sime te gjere-ndjere…!

“Me vjen keq se e keni humbur tashme Qendresen, ate vajzen e dashtun, familjare, besnike e “faqebardhen” e shtepise. – siç me thoshte gjithmone lokja e vjeter plake (qe e kam qiti jasht ketij rrethi te dhimbshem, rend, e me plot prerje).”

Boll me qe dy vite kam pritur, falur, e arsyetuar. Por, kjo tradhti, mos-pritje e mos-merite nuk durohet. Jo, me.! Ka ardhur kohe te flas, te flas ashtu siç Qendresa din gjithmone. Drejt!Pa rrotulla! Me shume sinqeritet e dashuri. Se pari; per hir te se vertetes se shenjte, se dyti; per hir te dashurise, qe ata e perziejn me te kunderten “feh” dhe se treti; per hir te artit, qe eshte nje ngjarje e jashtzakonshme, ralle, e pabesueshme. Perse jo? Perse mos ta bej Letersi? E di, dikujt mund te mos duket normale kjo, por une, keshtu jam, nuk ndjehem gjalle e rehat, po nuk e qes ne shpesh te verteten, sado e hidhiur te jete ajo.Sado e dhembshem. Sado e keqe. Une, jam bije e se vertetes, dashurise e letersiese.!

Nuk kam asnje dyshim, dilem, apo frike me, te mos besoj ne dicka qe me mbush frike, tmerr e ngushton mbrendesine time, dicka qe s’me jep asnje pike drite e shprese, drejt njohjes te se shenjtes dashuri qe une e quaj Zot! Zoti eshte dashuri, per krejt ata Qe ende e Duan Zotin nga frika, nevoje apo edhe ndonje tjeter interes. Boll me keni sha, pergoju, lendu, mallku e me thirrur ne lloj-lloj emrash kafshesh, shtazesh e emra qe as vet nuk i njoh e di kuptimin e tyre. Si nuk ju dhimbset nje nene? Nene, si nena ime? E ta dini pra; Une, jam Qendrese, kam personalitet, karakter te forte (sa gjysma e muslimaneve tane, nga ata ma te devotshmit, me shume siguri e them se nuk bajn jete ma te ndershem e plot me sakrifica e mund, si imja). Jo, Nuk kam nderruar fe, por nuk jam muslimane, pike. Si vajze e lindur e rritur ne familje muslimane, I di gjithe zakonet, adetete e lutjet e muslmaneve (biles edhe kam agjeruar e jam falur) gje qe as nuk e mohoj as nuk pendohem, sepse kane qene pervoja qe me kane mesuar e mbushur fort mend. Por, jo me! Une, nuk i perkas asaj feje e besimi me. Per nje fe e nga frika saj ma kthejne shpinen gjithe familja ime e gjaku im, ajo nuk eshte fe imja? As besimi im? As dashuria ime? Jo. Kurre! Njeriu, qenka boll I fort ne vete, sa qe dy vite, skam e nuk ndjej dashurine e askujt nga familja ime, pos te Nanes, drites sime, qe, kurre, nuk pushon se menduari per mua (shpesh edhe ne mesnate me thirre). E gjithe kjo histori ka ndodhur, prej se kam botuar shkrimin “Une Muslimanja, qe festova Krishtlindjet”. Nga ajo dite, nuk me don me as familja ime e gjere, nuk me pyesin kurre, as si jam as ku jam. As feste as gezime as pershendetje e as urime. Kurre, asnjehere, as nje ze nga ata! Kurre! Shtrohet pyetja: Ata nuk jane te mire? Feja? apo qe dy palet? – e qe, une e besoj plotesisht te fundit. Feja nuk ju jep leje ta duan e afrojne dike qe ka tradhtuar “fene e tyre” dhe ata, qe eshte mjeruese, qe i binden dickahit te tille, qe ngjan ma shume se vdekja e keqe. Familjaret e mij muslimane qe me urrejne vec pse paskam publikuar nje shkrim dhe pse paskam fyer rend e poshteru muslimanizmin e tyre, qe e kane e mbajn vec ne goj, pa e njohur e ndjere ne shpirt. Zoti nuk jeton vec kur “faleni” as vec kur “agjeroni”, apo vec kur uroni njeri tjetrin nje dite “per bajram” duke u gezuar me nje cope bakllave turqelish. Zoti eshte ne shpirtin tuaj, ai jeton mbarenda jush. E keni ne vete, vec se, nuk po dini si ta gjeni. Ky, eshte realiteti i jestes time pas ardhjen ne Amerike; e vetme, me nje valixhen plot libra, billiona endrra e pa para (me borxhe), por plot dashuri e shprese per kete vend, vend te lirise. Ameriken, kush nuk e dashuron, s’ka shpirt! Ka dy vite qe nuk me flasin hallat. Nuk me flasin as dajallaret e as kusheriret as komshit e migjallare, vec pse nuk e besoj fen e tyre, nuk e perkrah, dhe nuk e kam gjetur veten aty, dhe ma e shenjta, nuk e kam gjetur Zotin aty. Eshte shume me e lehte ta pranoj sesa ta genjej veten, Zotin e ju apo jo? As shoke e miqasi, as motra e vllazni, pos nje Nane, Ah, Nana ime, drita ime. Ra feja muslimane e u tregu mos Dashuria e tyre, mos sinqeriteti dhe mos mirnjohja tyre. Shpesh e mendoj me veten: Si eshte e mundur qe nje fe e huaj, e imponuar e trasheguar me zor te behet me e madhe se Dashuria? Se vet njerzit? Se vete miresia? Se vet gjaku? Se vet atdheu? Se vet gjuha? Se vet kombi? E se vet, vet jeta?

Me jane larguar siç thash te gjithe, edhe plot si ta do te me largohen, e me besoni se nuk i ndali… Biles, bash me kete qellim e bera kete shkrim: Largohuni, o njerez qe s`me doni sinqerisht, Largohuni nga jeta ime, Ju vec shkoni…

“Nje dashuri te rreme e qet ne drite puna fes e besimit te kundert, s’me duhet gje” se per njerzit qe din te dashurojne pa kushte, pa lakmi, pa djallzi, pra dallim, pa feh, pra parti, dashur te paster asnje pike ska aty. “Ra feja e dul e verteta. E kam njohur veten. E kam njohur Zotin. I kam njohur edhe njerzit.” Thjeshte, mi ka qele syte e ba te madhe brenda vetes, sa qe tash si kam frik as te rrezikshmes jete, ti dal para e te mos guxon te me rrezoj asnjehere, ani pse shpesh me dridh.

Nje fe qe ma largon vllaun e barkut vec shkaku i besimit, ajo nuk eshte fe e dashurise e ngrohtesise! Hallave te mija muslimane, ju them se: nuk te ben njeri te mire as shamija, qe e vnoni vec gjate procesin te lutjes, se vec atehere, sipas fes e juve “vec atehere ju sheh e degjon Allahu” as fjala “Allah na fal” qe njera e ngreh vec pasi pi goten e veres, mandej, as minifindet, as paraja, as agjerimi, as sakrifica e te qenurit “unt” per nje muaj ramazan e pas “iftarit” duke pergojuar, as lutjet e juaja famkeqe qe une te humbas rrugen e jetes, vec pse nuk jam si ju, e qe jam jashtzakonisht e lumtur per kete fakt. I bej te fala edhe atij burrit te Halles sime te madhe, qe vazhdon ende te flet per kembet e mija me minifunde dhe per “xhehnemin” ne ate bote, i them se ka shpetuar nga ai mekat tashme. Kusheriret me shajn dite e nate e falin “namaz per mua” e biles njeri ma ka ndaluar rrugen e tij. Kishte thene “Nuk guxon ajo Katolike mu..t as te kaloj nga kjo ane”. Tjetri me mallkon se pse s`me paska “nxan” hoxha per inati e me ma marr ftyren e “paftyre”. Tjetri, qe i perket krahut te Kryetarit Sfarqa, thote se do te Ishte me I gezuar po ate dite “Jo vec te me kishte goditur Dora Enverit, por edhe te me kishte mbytur krejt, normalisht pasi te me kishte bere nje video duke me palluar” Gjyshi plak, as nuk me shikon ne sy me, mendojeni, se me demek tash, une, jam “harami i shtepise” e i prishet namazi i “xhumase”. Grate e mixhallareve me quajn lavire, ani pse njera eshte vet e tille. As migjallareve qe vijne e ma lendojn te shtrenjten Nane (qe me dy duar e shkreta i ka rrit) vec pse s’besoj si ta e kerkojne qe kurre te mos jem pjese e tyre. As hoxhollareve qe ndalin ne rruge tim baba, duke i thene fjalet me te pista e kercenuese qe nese une nje dite do vendos te kthehem atje.

E shoh veten ne Kosove si ne Arabi, duke u gjuajtur me gur, rrahur, perpuzur, denuar, dhunuar, pergjakur, e mallkuar nga qe te gjithe, vec jo nga Nana ime. Dajallaret, nuk e di ende pse nuk me shkruajn, apo sigurisht e kane frike ndonje hoxhe faqezi si puna Shefqet Krasniqit, apo ndonje xhami katundi, ku ta di, a ndoshta edhe e mohojne se, une jam mbesa tyre. Eh, Nana ime, qe kush sja qeli deren a telefonin kurre per te pyetur per mua, se si jam a jam gjalle? Vec nje nane si imja, ka lindur Qendrese!

Me Kane vra bash me te afermit e mij, bash familja ime, bash njerzit e mi. Kur s’kam vdekur nga ta, une, kurre ma nuk vdes! Por ta dini, edhe e vdekur, tash, jam e lumtur ketu… E kam te vetmin shpetim. Ameriken time. Engjullin tim mbrojtes…

Ketu, ne Amerike, jam si te gjini yet nane. Po sheroj plaget, dhimbjet, dhimbjet, meerzitem, qaj, qeshi, gezohem, pajtohem,e mbi te gjitha, Nane, nga gjithcka po mesoj. Jam ba plake e vjeter e trupi ri eshte ende!

O Nana ime, gezimi im, a e mban mend se te kam thene, une vec hatri yte, kurre, asnjehere, nuk dorzohem. Jam ba e fort gati sa ti o Nane. Mos harro Nane, kur je ti mire, une jam mrekulluesht mire e me mire…

Kosova, nga ana fes ma ku’jton Arabine dhe une dukeni djegur ne xhehnemin vale-vale e bash me fletet e librave te mija, qe flasin per “Dashurine e Femren” duke ma ndezur zjarrin… Gjersa nga ana e udheheqesve si puna Kryetarit Sfarqa, dhe dhunuesit tashme te njohur Ferizajas, Enverin Haliti, te cilet, padashje, ma kujtojne kohen e luftes, qe nje here i kam shpetuar, se dyti s’mundem…

Keta jane Muslimanet e mij qe kane pranuar ta humbin nje vajze si Qendresa, per hater te fes e frikes se hoxhollareve, dhe mungeses se asaj ndjenjes tashme rrall te ndjere, asaj ndjenjes me emrin DASHURI!

DASHURI, pra, eshte feja ime!

Po e permbyll me kete shprehje te mencur:

“Artistit, nuk i duhet feja kur e ka artin”

7/12/2016

New York, Amerike!

 

[the_ad id=”4118″]

Kompania turke po vjedh arin e Mirditës

Kompania turke po vjedh arin e Mirditës

Kompania- turke-vjedh-arin-e-Mirditës

 

Aleksandër Ndoja, një gazetar i vjetër ka denoncuar pak ditë më parë atë që e quan si “një skandal për të vënë Kujën”. Ndoja dëshmon se disa punonjës shqiptarë të një kompanie turke e kanë kontaktuar pak ditë më parë duke i dhënë tre kampionë mineralesh me përmbajtje të lartë floriri.

Sipas Ndojës punonjësit në fjalë i kishin dëshmuar atij se nuk dëshironin që emrat e tyre të bëheshin publikë duke ia besuar Ndojës denoncimin e kësaj çështje. Në një intervistë për gazetën Dita, ai shprehet se kompania e cila po merret me ndërtimin e hidrocentraleve ka gjetur minerale me përbërje të madhe floriri.

“Unë kam bërë publike me aq mundësi sa kam pasur një episod tepër interesant që më ka ndodhur disa ditë më parë. Disa punonjës të një kompanie turke që ndërton disa hidrocentrale në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i vogël më kanë sjellë disa copëza mineralesh ku duket qartë përmbajtja tepër e lartë e bakrit. Punonjësit janë shqiptarë dhe të nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanisë turke erdhën tek unë duke sjellë këto kampione mineralesh që të denoncoja si gazetar faktin që kompania turke nën koperturën e ndërtimit të një hidrocentrali në fakt ishte duke bërë vjedhje të floririt dhe të bakrit” shprehet ai.

 

[the_ad id=”4118″]

IKËN EDHE MAMUSHËT E NA U BËNË TURQELI!!!

IKËN EDHE MAMUSHËT E NA U BËNË TURQELI!!!

IKËN-EDHE-MAMUSHËT-E-NA-U-BËNË-TURQELIShkruan: Arfrim Caka

 

Por, ç’lloj gjuhe duhet të shkruaj e flasë? Atë të mimikës? Njëzet miljonë shqiptarë në Turqi nuk kanë as abetare e lere më shkolla shqipe!
Aka tradhti e poshtërsi më të madhe se kjo?
Besoj se JO? Qetësia qeveritare vazhdon. Por ajo është puthadore si çdo armik që fsheh të panjohurën për t’i përgatitur gremçat e coptimit.

afrim caka
Akënxhinjtë e papërmbajtshëm nëpër thapajata e maleve po niseshin. Pararija nën gjëmimin e lodrave brirëve, borive, trumbetave, thirrjeve “padishah”. Shumë kush u kujtua për rrëfimet e pushtuesve të parë, për bajloza, kuçedra shumëkrerëshe. Të gjitha këto nuk ishin fort larg Prizrenit e Drenices pranë kësaj ushtrie shtrigë të re që aty qesh e vjell tym, aty nxinë Dardaninë së bashku me qeveri? Ulërinin qindra thirrje:
“Jurish, jurish” dhe mizeria e azapve e spiunëve u derdhen mbi Mamushanët trutharë!”.
Azapët me tam – tamet dhe brirët e shordhuan pushtetin tonë. S’mund t’u besosh zhurmave që nxjerrin edhe flamurin turk. E aq më pak heshtimit të saj.
– Siç duket, është e vërtetë.
Vdekja e Dardanisë është një kapitull dramatik që e meriton të hetohet për të lexuar luftën e brendëshme për pushtet ne gjirin e “udhëheqjes” shqiptare.

Çfarë ndjenja bashkëveprimesh duhet të na zgjojë Dardania? Një lashtësi, një kulturë, një gjuhë e një histori. Një shtetë gjysmakë si një rrugë tranziti në mes të turqisë e perëndimit, me trafik të çrregulluar, që ditën e fsheh joshjen e tij pas njerëz me plehra dhe vetëm natën bëhet tërheqës, me kushtë që t’ia lësh fantazisë për t’i mbushur boshlleqët e brekëve midis dhe xhepave të grisur me lek. Gjithçka bëhet padinjitet dhe do të lahet një ditë… Një komb fal, pranon shkeljen dhe coptimin e interesave të tij, por nuk duhet fal shkeljen e i nderit të adheut e aq më pak coptimin e tij, nëpërmjet një prepotence bajraktarllyku odashë.

Kemi të bëjmë me një etapë të re të sjelljeve, të rolit të Hashimit e Mustafës dhe të bandave të tyre në jetën e dukshme dhe të padukëshme të jetës politike… Ҫështja e Dardanisë një rast përjashtues politik për nga mënyra e prezentimit të saj. Këta janë të vetmit udhëheqës i një shteti që kanë sulmuar trojet e tyre, i kanë distraktuar duke u dhënë ngarkesë përkeqësuese. Kështu bënë me Debëlldenë, me Mitrovicën, me Deçanin, Malin e Zi, Brezovicën dhe me Mamushën etj. Goditja politike që ata u dhanë trojeve tona në Dardani ka qenë dhe është po aq kriminale sa gjenocidi Turko-serbë e mbi ne. Duke na rreshtuar para skuadrave të pushkatimit. Madje pushtuesit e djeshëm e të sotëm nuk i falnin as bijtë, as bijatë, as niprit e mbesat, as gratë tona…

Jo, them me vete, jo kjo, s’duhet të ndodhë!
Ja që ndodhi. Kanë ngritur dorë kundër atdheut e kundër popullit. JO! Moooooooooosni! Bërtita mes ngashërimave Dardane, e poshtëruar mes dhimbjes dhe turpit. Mjafton për ne se ata ndryshojnë prej popullit. Ata nuk janë populli! Kjo i kënaq ata duhet që i kanë armiq shqiptarët e ndryshëm nga vetvetja e tyre dhe, në këtë rast, ata janë të gjithë në garë për t’u treguar kush e kush më i zellshëm në tradhtit e në firmat e tyre. Shqiptarët na u bënë turqë!!!
Mamusharët trutharë u shndërruan në turqeli!
Maskarenjtë, na morën nderin! Puna arriti gjer atje, saqë dëshuam se shqiptarët vetë e sajuan atë, me të vetmin synim për të na futur të vdekurin nën vete. Ne jo vetëm që s’jemi më ata që ishim, por s’do të jemi, më sa duket, kurrë. Shumica jemi të ngarkuar me mortje dhe nunosjen e pendesës e kemi përherë e më të madhe.
Por edhe me këtë problemi nuk mbaron me kaqë.
Ne kemi zgjedhur: “akoma edhe më të turpëshmen, mohimin e kombit!”.
Dhe bëhet pyetja tjetër:
“Ҫfarë mund të na sjellë kjo fantazmë turke?”.

Ata e zhdukën edhe një qytet dhe atë e bënë Turqi. Atë e shndërruan në shkretirë anadolli dhe e dinë, dhe janë të lumtur nga ajo që e bënë. Nuk është metafor, por e vërtetë? Por ama, nuk duket edhe aq e çuditshme nëse e sheh problemin në thellësi se kush dhe si e morën pushtetin gullashgjinjtë e të keqpërdorimit “vendlindja thërret”. Të gjithë e ndoqëm këto procese fatale: ca plitikanë, u bënë të mëdhenj, vetëm sepse ishin kundër Dardanisë, e gjithë Serbia dhe Turqia i mbështeste. Sespe ekzistenca e tyre këtu është që të mbesin në pushtet. Kjo gjëndje i çonte në mos njesimin e pavarësisë kombëtare dhe mbatjes në pushtet të klanit “PRONTO”, emrat e tyre lakohen për të keq në gjithë botën. Me një krijim gati mitik, grotesk dhe njëherësh tragjik, siç është “PRONTO”, të cilët arritën të ndërtonin fantazmat serbo-turke që do të magjepste çdo spiun e tradhtar, popullin e një qyteti, siç është Prizreni dhe Mamusha, deri edhe fëmijët e tyre.
Padija jonë është i vetmi shkak. Ҫështja nuk është se ne nuk e zotërojmë të vërtetën, e kemi dashur gjithmonë, por e kemi harruar. Jemi bërë pa memorie, sytë na janë errësuar, truri na është tharë. Shikimi ka humbur qartësinë e nevojshme për të rizbuluar të vërtetën tonë. Dardania na është bërë më njëmijë hyrje dalje. Numri i spiunëve e tradhtarëve është rritur. Gjak humburit vazhdojnë me avazin e vjetër.

Kjo ndodh aq më tepër kur demagogët e pushtetit dhe të facebookut janë të shtrenguar që të mbështeten tek fantazma turke dhe në efektin e veprimeve të tij. Prandaj presim atë gjithmonë pikërisht rrezikun, që të bëhet edhe aktor në politik dhe në pushtet. Ҫdo dokumentë dhe çdo marrëveshje e sekrete, do të dalë në dritë pas dekadave, do të ringjallë klithmat padinjitet, urrejtjen dhe zemërimin, në vend që lufta me fillimin e saj nuk do t’ju varros të paktën nga ana morale.
Në vend që të marakoset për atë që i intereson qytetarit, politikani dallkauk përulët, etika e dallkaukut mirret me çështjen e fajit në të kaluarën, të cilat janë politikisht shterpe, sepse nuk kanë guxim e dije ti zgjidhin politikisht. Të bësh këtë gjë, ky faj politik, nëse ka ndonjë të tillë. Nëse ka diçka të poshtër, atëherë është kjo dhe kjo tradhti është pasoj e kësaj kaste politikanësh nga Drenica e Malisheva e më gjërë, kësaj kaste servilësh e puthadorësh duke e shfrytëzuar etikën e tyre si mjet i për të qëndruar në pushtet…

 

[the_ad id=”4118″]

NGJELA: Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror

NGJELA: Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror

Spartak-Ngjela

Shkruan: Spartak Ngjela

 

Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin
shteteror; krimin dhe antihistorinë e tyre – domethënë, me komunizmin – atëherë kur të jetë firmosur Reforma në Drejtësi.
Ky është gjykimi i sotëm.
Sali Berisha, sikurse Enver Hoxha në vitin 1946, kërkon të përjashtojë Shqipërinë nga partnershipi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po pse, shqiptarët janë të verbër?
Po pse, Sali Berisha është në pushtet me ushtarët e tij dhe me bajonetat e Stalinit, si Enver Hoxha dhe?
Po pse, një përfaqësues i pafuqishëm i terrorizmit antiamerikan do të shtypë shqiptarët me 10 hajdutë?
Po pse, qeveria shqiptare do të rrijë t’i lutet lëngjeve të Alkaedës në Shqipëri, kur 95 e shqiptarëve janë haptas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Po pse, populli shqiptar nuk mund t’i fshijë dot si një llavë mbeturinat antiperëndimore të Shqipërisë për tre ditë?
Po pse, shqiptarët do t’i durojnë pafundësisht hajdutët e tyre?
Kjo është tabloja e pyetjeve e cila të jep garancinë që marrëzia Berisha kundër “formulës Nuland” dhe abuzimi i tij si klan është i humbur. Historia e partnershipit amerikano – shqiptar do të fillojë në Shqipëri të festojë fitoren kundër mbeturinave osmane, që duan të instalojnë terrorizmin në Tiranë.
Nuk duhet të ketë asnjë lëshim nga politika amerikane. Shqiptarët presin që ajo t’i vendosë botërisht emrin që ka Sali Berishës.
Iku koha kur Enver Hoxha dëbonte pa pyetur popullin UNRA-n nga Shqipëria. Nëse Saliu nuk e di se si do organizohen shqiptarët dhe qeveria shqiptare kundër tij, le të pyesë ata që kuptojnë më shumë se ai.
Reforma shqiptare në Drejtësi ka marrë bekimin e Presidentit të Amerikës. Ky është fat për shqiptarët, dhe ajo që duhet ta mendojë mirë si rrezik individual gjithkush që ndihet i kapur nga Saliu dhe i kundërvihet fatit perëndimor të Shqipërisë. Kundërpërgjigjja amerikane për refuzimin e “formulës Nuland” nga PD, do jetë më e ashpër se bombardimi i Beogradit pas refuzimit të formulës së Rambujesë.
Sali, je si Milosheviçi në Rambuje. Kujdes, se kjo është politikë amerikane.

 

[the_ad id=”4118″]

Lu: Të zhgënjyer nga L.Basha!

Lu: Të zhgënjyer nga L.Basha!

Lu-Të-zhgënjyer-nga-Basha!Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur zhgënjimin me përgjigjen e opozitës, por ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për kompromis.

Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi, që iu la në dorë kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e Viktoria Nuland gjatë vizitës të së dielës në Tiranë”.

Siç e përshkruan ambasadori amerikan, propozimi ishte një zgjidhje në mirëbesim, gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Ndërsa për propozimin e Partisë Demokratike, Donald Lu thotë se kjo është diçka që vetë zoti Basha ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se është ende duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, të diskutuar të dielën me Ndihmëssekretaren Nuland.

/ Top Channel

 

[the_ad id=”4118″]

Fjale te urta filozofike Shqiptare

Fjale te urta filozofike Shqiptare

Fjale-te-urta-filozofike-Shqiptare

SAMI    FRASHERI

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,

sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

 

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

 

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.

 

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

 

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

 

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

 

 

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri  nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon

të gabojë sa më pak.

 

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

 

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

 

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë

ndriçon.

 

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

 

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

 

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

 

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij

që punon pa dashur.

 

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e

tij.

 

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe

akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të

ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i

rrjedhshëm).

 

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

 

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

 

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga

ndërgjegjeja e tij.

 

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë

fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër

dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të

qajmë.

 

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh

këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

 

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e

përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

 

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë

mbushur.

 

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë

tënde dhe ligësinë e vet.

 

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe

mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

 

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

 

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema

kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua

qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

 

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të

thotë dhe ajo që do të bëjë.

 

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,

ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,

mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në

qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është

dashuria.

 

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata

mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

 

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në

drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

 

 

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

 

[the_ad id=”4118″]

Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

Duke filluar që nga numri i sotëm, në gazetën Albania do të gjeni profilet e agjentëve shqiptarë më të suksesshëm që nga koha e mbretit Zog dhe deri në fillimin e viteve 90. Në këtë cikël shkrimesh do të gjeni informacione të detajuara për misionet e “spiunëve” shqiptarë në shërbim të Zogut, Enver Hoxhës apo edhe shërbimeve më të fuqishme të botës si CIA, KGB-ja apo shërbimet britanike dhe italiane. Të dhënat janë marrë nga arkivat e shtetit. Secili prej personazheve të botës së zbulimit ka një profil të shkurtër, ku flitet për pseudonimet, misionet dhe operacionet më të suksesshme të tij. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s. I stërvitur me profesorë të KGB-së, në Akademinë e Moskës, si dhe i trajnuar me rezultate të shkëlqyeshme për dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shërbente të dyja këtyre shërbimeve me besnikëri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s që përgëzoi aftësinë e Sigurimit të Shtetit që e futi në kurth. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian, etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20. Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

Iliaz Bazna (“Ciceron”)

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, më vonë familja e tij vendoset në Turqi. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara. “Ciceroni” arrin t’u japë gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë sterlina, një shumë jashtëzakonisht e madhe në atë kohë. Por në pranverë të vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq në Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati (“Mali”)

Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special të Ministrisë së Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatë-mujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq në vitin 1991.

Koll Qefalia (“Nishozit”)

Nën pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor në një zonë të Mirditës. Ai ishte agjenti më besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit të shërbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu që luajti rolin e ndërmjetësit për takimin që do bëhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit të Rezistencës. Kjo e fundit ishte një organizatë fantazmë e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për të futur në kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentët e Sigurimit, megjithëse “Nishozin” e konsideronin si një nga armiqtë më të mëdhenj, e vlerësojnë shumë profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lëvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën shoqërinë e tij, pa e ditur se ai ishte pikërisht njeriu të cilin e kërkonin me ngulm. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor të organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mark Dodani (“Xhakoni” e “Studenti”)

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesoret janë “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Alush Leshanaku (“Luani”)

Ishte me origjinë nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike në Liceun-Gjimnaz të Shkodrës qysh në periudhën e regjimit të ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i fortë, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, më 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrëzimin e regjimit komunist në atë kohë. Kishte zbarkuar në Mirditë me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë. Ja ç’shkruan në ditarin e tij: “Pra qeveria është siguruar për ekzistencën time e mbi qëndrimet në… Po më gjurmojnë e po më ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarë nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko (“Tomori”)

Ai ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomori”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime në vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin të vështirë t’ia besonin detyrat, por ai pikërisht me këtë siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundërshtarëve, duke i bërë të besonin se ishin në të njëjtën llogore, e më pas i zinte robër. “Tomori” kishte lindur në Kurvelesh, në vitin 1915. Ai ishte vlerësuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta në vitin 1987.

Pal Mëlyshi (“Furtuna”)

Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. E motra e tij, Marie Mëlyshi kujton, se kapobanda e vinte herë pas here në provë. “Një natë, ndërsa i jepet një detyrë, ai bashkë me dy anëtarë të tjerë të bandës përplasen me disa sigurimsa. Fillon shkëmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen një moment të përshtatshëm dhe vetëplagoset. Që pas kësaj ngjarje kapobanda u pati thënë anëtarëve të tjerë, që Pali tashmë ishte pjesë e tyre dhe asnjeri nuk duhet të fliste keq për të”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

Kush ishin agjentët “Gramafoni”, “Dielli”, Hamit Matjani, Hysen Lepenica, “Kobra”, Sabaudin Haznedari dhe Teme Sejko

Jeta e tyre në shërbimet sekrete në Shqipëri dhe në misionet e huaja. Sukseset dhe dështimet e “spiunëve” shqiptarë

[the_ad id=”4118″]