Get a site

Spartak Ngjela: Serbët po çirren kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

Joe DioGuardi

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

 

Deklarata e fortë e Joe DioGuardi: Berishën e futën në politikë komunistët, shkatërroi Shqipërinë. Gjëja e parë që donte të bënte kur erdhi në pushtet ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Vranë njerëz dhe vinin në SHBA për lutje, apo për një foto më politikanët

Njëri prej personave më të fuqishëm të lobit shqiptaro-amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur shumë ashpër për politikanët shqiptarë. Ai thotë se ata kanë shkatërruar Shqipërinë dhe Kosovën. “Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini ç’ka do të thotë keq”, shprehet ai. “Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Europën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim, për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër? Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”. I qartë në reagimin e tij ai vijon më tej duke u shprehur se “çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipeshkvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu, për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem, se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë, sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet”. Dhe vijon: “Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje”.



Nuk harron edhe sjelljen e politikës: “Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk i shërbejnë partisë. Dhe, ç’ka dëshiron partia është: Na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Ç’ka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen.

Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë?

Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh Vetting me reformën gjyqësore.

Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këta janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu.

Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë, duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por ç’ka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja”, thotë DioGuardi.

Ai ndërkohë, pavarësisht se nuk është më në Kongres, thotë se do të vazhdojë të punojë për çështjen e kombit shqiptar. “Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë”, thekson ai.

Intervista e plotë e KTV-së me Joe DioGuardin:

Jemi duke e festuar këtë vit përvjetorin e 10-të të Pavarësisë. E di që nuk keni qenë atje, por lexoni se ç’ka ndodh. Sa është zhvilluar Kosova në këta 10 vjet?

Varet se si e përshkruani. Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini çka do të thotë keq. Nuk po e shoh zhvillimin e demokracisë që besoja se do të vinte në Kosovë, pas punës që kam bërë në Kongres dhe pas punës së të gjithëve në bordin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane. Ne shpresonim që pas pavarësisë do të fitonim një lloj demokracie, ndoshta jo të nivelit amerikan, por që do të ishte mjaftueshëm e mirë që populli të fliste, jo politikanët, jo partitë, që njerëzit të ishin krenarë që kanë një shtet që ofron punë për ta dhe fëmijët e tyre. Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane. Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni. Çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipshekvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet. Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje. Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk I shërbejnë partisë. Dhe, çka dëshiron partia është: na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Çka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen. Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë? Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh vetting me reformën gjyqësore. Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këtë janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu. Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por çka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja.

Ju folët për atë që po bëjnë politikanët në Kosovë dhe ju i njihni ata personalisht…

I njoh natyrisht, dhe njëri prej tyre ishte në Hagë dy herë, e neve na u desh të mblidhnim para për ta nxjerrë jashtë. Pse e bëmë këtë? Sepse e donim? Jo. Sepse nuk donim që Kosova të quhej vend terrorist, prandaj mua dhe gruas time na u desh që të shkonim në Hagë dhe ta nxirrnim nga atje zotin Haradinaj. Po të dënohej do të thoshin se Kosova është vend terrorist dhe ne e parandaluam këtë, dy herë.

Tani ai është kryeministër.

Po, është kryeministër, dhe ç’ka po bën? Këtë e donte, që të bëhej kryeministër dhe unë po pres që të shoh se çfarë reformash do të bëjë. Ose ndoshta vetëm do të bëjë atë çfarë Hashim Thaçi dëshiron, ose dikush tjetër. Jo. Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. E dini se cila është fjala në shqip: Turp! E di këtë fjalë që përdoret edhe nga arbëreshët.

Do të ketë një fazë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi do ta udhëheqë. Kosova, BE-ja, SHBA-ja presin që në fund të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që ne në Prishtinë shpresojmë se do të na garantojë një ulëse në OKB. Si mendoni se duhet të përfundojë negociatat?

Si mund t’i besoni Serbisë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Si mund të mendojë Serbia të bëhet pjesë e BE-së kur nuk është fqinj i mirë. Njëra nga gjërat e para që është thënë ishte se nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën dhe duhet të ketë raport paqësor mes tyre. A po e shihni ju këtë? Unë nuk po e shoh. Dhe, tani do të shkoni në dialog me ta. Nëse do të isha udhëheqësi i shtetit të Kosovës, do të thosha: Jo nuk ka bisedime. Së pari, duhet ta njihni Kosovën. Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Ne parandaluam më shumë vrasje. Ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë, mund të përsëritej këtu nëse nuk do të ishte për ne shqiptaro-amerikanët për ta ndaluar. E ndaluam dhe ende nuk kemi rezultatet e duhura. E kemi parandaluar në Kosovë. Nuk duam ta shohim asnjë person të vrarë në Kosovë, e aq më pak 12.000, e ende nuk mund t’i gjejmë trupat. Kujtojeni atë që ndodhi. Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund.

Por, bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe në fund thuhet që Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve. Rusia ende po kërkon ndikimin e saj në Ballkan dhe besoni apo jo, në Maqedoni kanë krime bashkë me zotin Gruevski. E dimë që tani ai nuk është aty, është Zaevi, por Gruevski nuk është në burg dhe ai duhet të përfundojë në burg. Shumë shqiptarë u vunë në kurth. U vranë për qëllime politike dhe kjo është e gabueshme. Prandaj, nëse e shihni se çfarë ndodh me sllavët që kontrollojnë Maqedoninë, atëherë si mund t’u besoni serbëve? Ata janë pjesa më e keqe e sllavëve. Si mund t’u besoni? Ata vrasin njerëz. Kujtojeni Ofensivën e Dhjetorit. Çka u tha Millosheviqi ushtarëve dhe paramilitarëve të tij? Ari. Këta shqiptarë kanë shumë para dhe ari. U tha: Vrisni! Hyni në shtëpitë e tyre dhe merreni arin. Pastaj, kemi parë peshkopët që i kanë dhënë medalje Arkanit për vrasjen e njerëzve në Kosovë. A e kanë harruar këtë njerëzit në Kosovë? Unë nuk e kam harruar. Unë merrem me këtë që nga viti 1986, ‘87 e deri më tash, që nuk shkoj më në Kosovë, sepse e ndërruan flamurin dhe nuk ju duhem më.

Thatë se njerëzit në Kosovë duhet të zgjohen. A mendoni se duhen ndërruar këta politikanë, që janë në pushtet tash e 20 vjet, sikurse puna e Presidentit Thaçi. A duhet një gjeneratë e re e politikanëve të vijë në shprehje?

Çfarë bëri Marthin Luther King? Çfarë bëri ai? Protesta paqësore. Pse njerëzit e Kosovës nuk janë në rrugë? Pse nuk thonë: Mjaft! Kemi 10 vjet nga pavarësia dhe nuk kemi asgjë. Fëmijët tanë po ikin ilegalisht, duke kërkuar vende pune. Mjaft! Ndoshta mund të nisni një lëvizje të re – Mjaft! në Kosovë, sepse nëse njerëzit nuk bëhen bashkë për të folur, politikanët do t’ju blejnë me rend – një nga një. Jo. Të gjithë duhet të thonë se jemi ngopur. Kjo nuk është kultura e shqiptarëve, kjo nuk është historia e shqiptarëve. Dhe, krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për të na çliruar, për të na vendosur në hartë, tani po shkon kot. Dhe, ju doni të bisedoni akoma më shumë me serbët që ende nuk duan të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Për mua, është e pakuptimtë.

Tani, të gjithë në Kosovë e dinë që ju jeni i pari që në vitet ‘80 e keni ngritur zërin për çështjen e Kosovës. Kanë kaluar shumë vjet nga kjo kohë, dhe a mendoni se kontributi juaj po njihet në Kosovë?

Jo, aspak. Jo. Sepse nuk keni media të lira në Kosovë. Ndoshta, kanali juaj është ndër më të mirët, por keni gazeta dhe televizione në pronësi të të pasurve, nga partitë politike dhe gjithçka duhet të filtrohet nëpërmjet tyre dhe prandaj nuk më shihni mua. Për 10 vjet unë u zhduka. Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit, dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë. E kanë kulturën e njëjtë, dhe unë dua që t’i zgjoj. I patë italianët këtu sonte? Më duhet t’jua kujtoj sa të rëndësishëm shqiptarët ishin për 500 vjet në Itali. Ata luftuan me Garibaldin për ta bërë Italinë shtet në vitin 1861 dhe kryeministri i parë ishte Francesco Crespi, që kishte prindër shqiptarë. Italianët mbase e kanë harruar këtë, e shqiptarët ka gjasa që nuk e dinë fare. Prandaj, njerëz të mirë si ju duhet të udhëtojnë më shpesh për të përçuar mesazhin se duhet pasur media të mira dhe të lira në Kosovë. Lejoni njerëzit që të flasin. Mos provoni ta kontrolloni mesazhin, sepse pastaj bëheni shtet komunist sërish.

Si i shihni raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së me administratën e re të Trumpit? Siç e dimë, mbështetja për Kosovën gjithmonë ka ardhur nga të dyja partitë.

Po, por duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John Mçain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë.

Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më. Ju bëheni viktimë dhe nuk e dini çka të bëni. Ajo që dua të them është se gjithë këta kongresmenë, kryesuesi Pal, Joe Biden që u bë zv.president e tash, nuk e di çka do të bëjë, por ai ishte me ne gjatë gjithë kohës. Njerëzit mund të thonë pse ai nuk ka bërë diçka. Por, e dini kur bëheni zv.president duhet ta dëgjoni Presidentin dhe nuk jeni më Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në të cilin komitet dëshmuam bashkë me të në vitin 1991 dhe 1998. Nuk e kemi zërin e tij aq shumë, por unë e di që ai i respekton shqiptarët. Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin që thonë se e kanë. Nuk e kanë atë lloj respekti që unë kam parë në të kaluarën për Kosovën. Kjo duhet të ndryshojë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të ndryshojë. Njerëzit duhet të thonë njëherë e përgjithmonë: nuk na duhet një lëvizje e tillë politike, sepse nuk na përfaqëson më.

Ata përplasen edhe në Parlament, sikur të ishte ndonjë shtet afrikan. Po gjuajnë gaz lotsjellës, po e grushtojnë njëri-tjetrin. Për çka po bëhet kjo – luftë personalitetesh? Politika në Kosovë është ngushtuar në dy gjëra, me sa po shoh – personalitete dhe para. Si i ndihmon kjo njerëzit? Dëgjo, nuk dua të flas vetëm për gjëra të këqija. Lajmi i mirë është se në Amerikë keni gati 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova. As ata nuk janë të kënaqur, dhe na thërrasin ende mua dhe gruan time, Shirlyen. Ende provojmë të sigurojmë seanca në Senat dhe kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ka luftë në Ballkan. Janë gjëra që ndodhin nën tavolinë, por nuk ka luftëra. Prandaj, të sigurosh seanca në Kongres është e vështirë, duhet të tregoheni të mençur dhe të guximshëm. E kishim një të tillë, para tri javësh dhe ishte për Bosnjën dhe u thashë kongresistëve se nëse doni të flisni për Bosnjën me Marrëveshjen e Dejtonit, duhet të flisni edhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Mos harroni çka bëri Millosheviqi në vitin 1995. Ai i tha Hoolbrukut “mos e sill asnjë shqiptar në Dejton, madje as Rugovën, ndryshe nuk vij unë”. Paraqitej si paqebërës, e ai ishte më i keqi. Prandaj, shkoi në Hagë dhe nuk i mori ilaçet e zemrës, sepse e dinte se do të dënohej, prandaj bëri vetëvrasje. Nuk e di nëse e keni parë në YouTube, por unë jam njeriu i vetëm që e përmend me emër. Tha: Jam këtu, sepse ky DioGuardi më ka satanizuar. Si mendoni, ju kam satanizuar? Ju po vrisnit njerëz majtas e djathtas. Dikush duhej t’ju demaskonte dhe këtë e bëmë. Ai nuk donte ta dëgjonte verdiktin dhe vdiq në qeli, pasi refuzoi të merrte ilaçet për zemrën. Tani, nuk dua të shoh që njerëzit të vdesin kështu, por në rastin e tij ishte për më së miri. Por, tani keni njerëzit e njëjtë që janë në pushtet. E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja italiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937? Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej ‘Dëbimi i shqiptarëve’. Ishte i përgatitur.

E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën. Ata mezi presin të kthehen, të marrin njërën prej atyre ndërtesave dhe ta kthejnë në Kishë e të thonë se ja Kosova është Jeruzalemi ynë. Këtu ka lindur. Ka lindur kur? Në vitin 1389? Në Betejën e Kosovës ku shqiptarët luftonin me ta kundër turqve? Dhe, thuhet se ishte një shqiptar që e vrau sulltanin turk dhe ata e morën meritën për këtë. A e dinë këtë shqiptarët, apo jam i vetmi unë që e di? Kur e mendoj se si me gjithë këto fakte, ende duhet të durojmë atë që po ndodh sot. Fundi fundit, mos u besoni serbëve. Ata nuk e meritojnë besimin e popullit shqiptar. Do ta doja këtë, pasi që dua të shoh paqe në Ballkan, nuk po them që duhet t’i largoni serbët, por nëse dëshironi bisedime korrekte, gjëja e parë që secili politikan shqiptar që përfaqëson popullin dhe ndoshta, kombin, është se duhet të thotë: Së pari duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës, pasi që e kanë njohur 116 nga 192 shtete deri më tash, dhe në BE 23 nga shtete. Serbi, çka nuk është në rregull me ty? Dhe, dëshiron të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet të tregohesh fqinj i mirë për shqiptarët. I keni përdorur me vite në Jugosllavi, i keni shndërruar në shërbëtorë në gjithë Jugosllavinë. Dhe, tani ata e kanë shtetin e tyre që njihet nga shumë shtete dhe ju duhet ta njihni. Ejani në tavolinë si të barabartë dhe bëni paqe në Ballkan njëherë e përgjithmonë.

Babai i Rita Orës: Jemi me origjinë nga Shkodra

Babai i Rita Orës

Babai i Rita Orës : Jemi me origjinë nga Shkodra, kush e zbuloi talentin e vajzës

Vogëlushja shqiptare Rita Ora u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit e saj dhe motrën e madhe Elena, aty nga fundi i viteve ‘90. Por, ndërsa rritej e jetonte në Londër, do të ishte “e mbështjellë” me kulturën, njerëzit dhe traditat e vendit nga u largua. Gjyshi Besim Sahatçiu, një regjisor i shquar në Kosovë, dhe gjyshja e saj aq e ëmbël dhe fisnike do të jetonin së bashku me prindërit e Ritës në të njëjtën shtëpi. Shpirtin e kishin ende në Kosovë.

I ati Besnik Sahatçiu Ora, rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” si nisi suksesi i këngëtares shqiptare në botë. Zbulimi i talentit nga mësuesja angleze kur ishte 9 vjeç dhe roli i parë si aktore në moshën 12-vjeçare.



Ruanin lidhjet miqësore, marrëdhëniet me kushërinjtë dhe gjuhën e traditat në familje, e me to mëkonin edhe mbesën e tyre të dashur, një fëmijë që e adhuronin, ndoshta pikërisht, sepse ishte çapkëne dhe këmbëngulëse në ato që dëshironte. Gjyshi e përkthente me epitetin “Rita Pita”, ndërsa në sytë e prindërve ajo konsiderohej “E trenta’ e familjes. Të gjitha këto i mësojmë nga Besnik Sahatçiu, babai i Rita Orës, të cilin e takojmë një ditë pas koncertit që dha Rita Ora në sheshin “Skënderbej”. Pyeti thjesht si u prit koncerti, ndërsa ende nuk e kishte marrë kurajën të shfletonte gazetat se çfarë shkruanin për të. Ajo që donte të dinte ishte nëse u kënaqën ata që e dëgjuan. Në rreth 20 minuta biseda miqësore, ku i shkëputëm edhe këtë intervistë, Besnik Orën duket se e vumë në siklet me komplimente për të bijën. Dhe fjalë pas fjale, e pyetje pas pyetjesh zbuluam kaq shumë gjëra të panjohura nga jeta e këngëtares shqiptare.

Ndoshta askush nuk e ka ditur se Rita Ora ka ikur vetëm 1 vjeçe nga Kosova drejt Londrës, e megjithatë edhe pse u edukua në shkollat angleze në fëmijëri, dhe nisi karrierën në Amerikë që në adoleshencë, Rita Ora nuk e harroi origjinën e saj. Duke biseduar me të atin, Besnikun, të bie në sy ndjenja e patriotizmit. Besniku thotë se e gëzon fakti që në botë vajza e tij nuk është e vetmja shqiptare e suksesshme. Ishte e kotë t’i thoshe se Rita vetë është e paarritshme. Qëndrimi i tij modest të “çarmatoste”. Besniku rrëfen me thjeshtësi të vërtetën e jetës së Rita Orës, sakrificat që kanë bërë ata si prindër për ta shkolluar, për të mos lënë në mes të rrugës talentin që shfaqte fëmija i tyre. Në këtë intervistë me Besnikun na duket sikur kemi udhëtuar në jetën e Rita Orës, duke e mbajtur që fëmijë përdore e deri sa ajo rritet e të rrëmben vëmendjen me artin e saj.

Intervista

Ju zoti Besnik jeni babai i artistes së famshme Rita Ora, por edhe djali i një regjisori të shquar kosovar Besim Sahatçiut, dhe keni lindur në Kosovë. Ju kujtohet në rininë tuaj si e keni përjetuar ndarjen e Kosovës me Shqipërinë, kur ju jetonit nën varësinë e Ish shtetit Jugosllav?
-Unë sot jam 57 vjeç. I kam përjetuar edhe si student demonstratat në ‘81-shin. Atëherë kam qenë 17-18-vjeç. Kam përjetuar luftën dhe megjithatë isha shumë i lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në rininë time, para se të fillonte lufta. Pastaj më vonë kam përjetuar edhe ngjarjet e pavarësisë së Kosovës, e të tjera. Unë kam qenë i lidhur me ngjarjet e  Kosovës që në rini, sepse ne si rini kishim dëshirën të ishim së bashku me Shqipërinë. Ashtu mendonte atëherë e gjithë rinia kosovare dhe prindërit tanë që e vuanin ndarjen, dhe kjo dëshirë ishte e madhe. Asnjëherë nuk kemi menduar se jemi dy, kemi menduar se jemi një, shqiptarë e Shqipëri. Ai ka qenë ideali i asaj kohe, kur Kosova përjetonte nga njëra anë shtypjen e serbëve dhe nga ana tjetër mbylljen e kufijve për shkak të regjimit diktatorial në Shqipëri.

Zoti Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit tuaj Besim Sahatçiut, më pati treguar në një intervistë të mëparshme se e keni origjinën nga Shkodra. A kishit të afërm që ju kishin mbetur në Shqipëri?
-Po ne kemi një prejardhje nga Shkodra prej stërgjyshit tonë. Xhaxhallarët e mi kanë ditur më shumë, por sot nuk janë gjallë. E dimë se kemi origjinë  prej familjes Kazazi nga Shkodra, dhe ata kanë ardhur në Kosovë disa vëllezër të kësaj familje, njëri nga shkuar në Gjakovë, njëri në Pejë, njëri ka mbetur në Kaçanik. Kjo është historia. Kanë ardhur prej Shkodrës andej dhe kemi mbetur në ato qytete, ku kemi mbetur, dhe kemi marrë mbiemrin Sahatçiu. Ende kemi kushërinj që kanë mbajtur mbiemrin Kazazi nga ata që erdhën në Kosovë.

Kushëriri ynë Abaz Kazazi, që ka qenë guvernator i bankës së Kosovës, ende është gjallë. Ai është kushëriri ynë direkt, dhe nuk e ka ndërruar mbiemrin. I ka mbetur Kazazi. Kjo është historia. Gjyshërit tanë kanë ardhur prej Shkodrës, dhe kanë mbetur në ato qytete që përmenda, duke ndërruar mbiemrin. Nuk e kemi ndërruar vet ne mbiemrin, por mbiemrin na e kanë ndërruar se të parët e mi, gjysh stërgjyshi janë marrë me tregti, me zeje, pra sahatçinj, orëndreqës, me tregtinë  e orëve. Ndaj janë thirrur Sahatçi (orëndreqës). Dhe në atë kohë siç kemi qenë nën ndikimin otoman ngeli nga orëndreqës në Sahatçiu. Dhe unë duke qenë shumë i afërt me babën (se ai ishte, jo vetëm një regjisor në profesion, por edhe ishte i lidhur shumë e letërsinë), e si bisedonin shpesh për librat, e pyes njëherë: “Babë, po Sahatçiu nuk është emri ynë origjinal. A duhet ta lëmë ashtu siç është. Apo duhet shtuar edhe Ora sipas shqipes. Dhe kur i thashë këtë, unë e kisha edhe një vizion, se atëherë Rita ishte e vogël, mirëpo kishte shprehur një talent të madh. Dhe un mendova që nëse ndodh diçka që ajo të eci, është shumë më lehtë në atë botën perëndimore me promovu emrin.

Në fotografitë e fëmijërisë, Rita shfaqet shumë ekspresive si karakter, cila ka qenë natyra e saj e vërtetë?
-Po gjithmonë ajo ka qenë më e “trenta” (çamarrokja)në familje. Dhe s’është ndalur për çfarë ka dashur ta bëj, asnjëherë.

Më tregoni, ju lutem, hapat e parë të Ritës si këngëtare, si i nisi?

-Rita ka kënduar gjithmonë në korin e shkollës në Angli. Dhe në atë kohë kur ishte në moshën 8-9-veçare, gjithmonë mësuesja e muzikës e ka marrë në korin e shkollës, dhe në çdo vit kur bëheshin Kërshendellat (Krishtlindjet) dhe ajo këndonte dhe interpretonte. Dhe për shkak se mësuesja na tha se fëmijën  e keni të talentuar edhe për aktrim, edhe për muzikë, mendoj se është më mirë, nëse keni mundësi ta çoni në një shkollë më profesionale. Po atëherë ishte gjallë edhe baba Besimi, gjyshi i Ritës, dhe ai atëherë na tha: “Çojeni në shkollë të aktrimit”.

Kështu u lidhën rrethanat, në kohën e caktuar, momentin e caktuar. Ishte dhe fati i saj dhe talenti dhe ndërsa të gjitha u lidhën së bashku, erdhi dita dhe e kemi çuar në një shkollë prestigjioze në Londër. Kemi pasur vështirësi me e pagu, se ishte shkollë e rregullt, jo me korrespodencë. Ishte shkollë private dhe ka kushtuar shumë. Mirëpo ia kemi dalë qysh unë me bashkëshorten kemi punuar shumë për ta ndihmuar atë, por nuk e kemi ditur nëse do të arrinte sukses, por në fund të fundit erdhi ai moment që ajo ia doli.

E keni pasur të vështirë komunikim si prind me të në moshën e adoleshencës. Ka një pikë të jetës së tyre që prindërit hasin në vështirësi të komunikimit. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja?
-Vështirë ka qenë, sepse në moshën 17-vjeçare, Rita ka dalë prej shtëpisë, sepse e ka marrë në Amerikë Jay Z, që e ka marrë që asaj kohe e kanë nënshkruar kontratën me Roc Nation.

Ishit i shqetësuar që iku aq herët nga shtëpia?
-Natyrisht se ajo ishte ende fëmijë, por nga ana tjetër kishim atë krenarinë, se po arrin shumë gjëra dhe po zhvillohet. Kështu që dhe kjo na ka mbajtur pak me kurajë, për të na shëruar nga dhimbja e mungesës. Rita ka qenë dëgjuar shumë në atë kohë, se ishte e para shqiptare, që arriti një nivel aq të lartë, por tani ne me të drejtë mburremi se janë shumë artistë të tjerë që po marrin emër në botë. Është Dua Lipa, është Bebe Rexha, Era Istrefi, kemi dhe futbollistë të shumtë që tregojnë sukses dhe talent në botë.

Me Jay Z, që e promovoi për herë të parë pati një ndarje jo të mirë për shkak të gjyqit, apo ka mbetur miqësia e mirënjohja mes tyre?
-Tani unë nuk duhet të flas shumë për këto. Po ashtu kane qenë interesat e secilit prej tyre dhe ashtu i kanë kryer punët. Për promovimin që i bëri artisti Jay Z ajo është mirënjohëse. Ata të dy kanë një respekt të dyanshëm për njëri-tjetrin. Jay Z është emër shumë i suksesshëm, si artist, si biznesmen. Mirëpo në një çast të caktuar interesat i kanë pasur të tjera, por Jay Z është një faktor shumë i madh që i ka ndihmuar Ritës për të mbërritur aty ku është, edhe në ditët e sotme rrinë së sëbashku, kur takohen me atë dhe me Bionce.

Le të kthehemi sërisht tek rrënjët shqiptare. Sepse koha e qëndrimit tuaj nuk mjafton për të përshkruar karrierën e Rita Orës. Cilat janë marrëdhëniet e saj me gjuhën shqipe, me Kosovën, shqiptarët?
-Rita ka shkuar qysh një vjeç në Londër, por edhe atje kemi pasur një komunitet të vogël shqiptarësh. E atje Rita ka ndenjur me shoqet. E kemi komunikuar me familjet shqiptare. Kështu që ajo ka folur edhe gjuhën, edhe në familje e kemi folur gjuhën se ne në emigracion kemi jetuar së bashku me prindërit. Ajo ka folur shqip me gjyshërit dhe me shokë e shoqe të Shqipnisë. Asaj i është dashur gjithmonë të tregoj edhe origjinën se nga është.

Deri në cilën fazë të suksesit e arriti ta shihte Ritën gjyshi i saj, Besim Sahatçiu?
-Gjyshi nuk e arriti me pa suksesin e madh, por ai arriti ta shikonte kur Rita mori pjesë në një rol të vogël në moshën 12-vjeçare në një serial televiziv në BBC, të quajtur “The Brief” dhe ka qenë shumë i lumtur dhe na tha se ajo është gati për të arritur suksese. Por suksesin e mëvonshëm, fatkeqësisht nuk e ka arritur, sepse babai im në 2005-n ka vdekur. Suksesi i Ritës ka marrë zhvillime më vonë.

Së fundi, çfarë mund të thoni për koncertin e saj në Tiranë?
-Për koncertin e Tiranës, ndihme i nderuar dhe i falënderoj për organizimin e koncertit, veçanërisht kryebashkiakun Erjon Veliaj. E falënderoj që e krijoi këtë mundësi për të ardhur Rita në Tiranë. Dhe besoj se do vijojë me të tjerë artistë. Është pozitive për rininë.

 

 

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit

Plaçkitja poshtërimi

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe

Ditari i Krushës së Madhe (2): Ajnishahe Gashi, e mbijetuar e tmerreve të luftës të forcave serbe, kujton marsin e vitit 1999: «Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit.

Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu».

Nga Enver Robelli

«Mund të shkoni lirisht në xhami, hapur është», tha një plak në pyetjen tonë nëse mund të hynim në këtë objekt kulti, ku një ditë marsi të vitit 1999 forcat policore, paramilitare dhe serbët lokalë plaçkitën, poshtëruan dhe terrorizuan gra e fëmijë të Krushës së Madhe, para se t’i dëbonin në drejtim të Shqipërisë.

Ajnishahe Gashi është njëra nga ato gra të fshatit që kujton ditët e 25 dhe 26 marsit 1999. Ajo tregon se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s qindra civilë fillimisht ishin fshehur në periferi të fshatit, por pastaj, herët në mëngjes, më 26 mars, ishin kthyer nëpër shtëpi, ku u zbuluan nga policia dhe u sollën te xhamia e fshatit. Aty filloi ndarja: burrat u detyruan të qëndrojnë në rresht jashtë xhamisë, gratë u shtynë në xhami.

Ky është rrëfimi i Ajnishahe Gashit: «Policët njëherë na kërcënuan se do të na vrasin, pastaj na kontrolluan të gjithave. Na e morën dukatin që kishim, filluan t’i prekin gratë në gjinj, ku shumica kishin fshehur arin dhe paratë.

Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit. Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu. Kur kemi dalë, pamë që shumë shtëpi po digjeshin.

Shumë gra mbuloheshin me pelena për t’u dukur të shëmtuara. Kur vij këtu në xhami, po humbem krejt, po më kujtohet krejt çfarë ka ndodhur – si i patën bërë rresht burrat, duke ua marrë paratë, duhanin, shkrepëset, çelësat, gjithçka, kuletat. Një vajzë piskatke: Asaj i ra të fikët. Babai i saj s’guxonte të lëvizte, polici kërcënonte, , .

Pastaj një serb i Hoçës së Madhe, M. A., pyeti se kush dinte serbisht. Unë isha ajo që dija. U tutsha që po më marrin e po më çojnë diku, atëherë kam qenë më e re, djemtë nuk i kisha këtu, i thashë vjehrrës rri këtu te unë, A. më pyeti: , i thashë “s’kam djem”, u tutsha t’i tregoj se janë në Gjermani, kur më pyeti ku e ke burrin, i thashë: .

Tha se vetëm do t’i pyesin diçka burrat dhe lirojnë. Mandej A. më pyeti bija e kujt jam. I thashë se jam bija e Shyqës nga Rahoveci, baba ka qenë i njohur si gjuetar. Unë e njihja A., punonte në komunë, i vuloste librezat shëndetësore. Bashkë me forcat serbe ka qenë dhe një Agim Isaku, rom, ai e goditi një grua të Haxhiçernikëve.

Te furra e fshatit na ndalën sërish policët dhe na pyetën se ku po shkojmë. Ju treguam se policët na thanë të shkojmë në Rugovë të Hasit. Krejt shinat e trenit kanë qenë me policë, 200 apo 300. M.A. e kam parë në Rahovec së fundi. Njëri nga organizatorët e masakrës ka qenë B. S. nga Hoça e Madhe. Ka pasur aty-këtu edhe ndonjë serb “të mirë”.

Njëri prej tyre te furra e bukës tha: “Motër, ikni sa më shpejt se të gjithë do t’i pushkatojnë”.

Kishim me vete plaka që i bartnim me karroca. Në Rugovë të Hasit prapë na ndali policia. Na kërkuan para, përndryshe . Kanë qenë me neve edhe nja tre-katër burra, një hoxhë, topall, quhej Isuf, nga Maqedonia. Të gjithë mblodhëm para dhe hoxha ua dorëzoi policëve…

Sot jam e sëmurë, mërzitem shumë kur e kujtoj çka ka ndodhur, më bie të fikët, as me autobus nuk guxoj të udhëtoj, përkrahje nga shteti s’kemi. Kur kemi shkuar në Rugovë të Hasit dolën na morën banorët, na dhanë tesha, ishim krejt baltë, binte shi, borë.

Dy ditë nuk patëm ngrënë bukë. Sa hëngrëm bukë, filluan të shtëna me granata, ikëm në Muhadër, pastaj u kthyem sërish në Rugovë të Hasit, aty policët na dhanë urdhër të shkojmë në Shqipëri. Burrin tim e kanë pushkatuar të parin. Kur na ndanë, ai m’i dha çelësat e shtëpisë dhe ma shtrëngoi dorën, ishte hera e fundit që po shiheshim. Pastaj në kamp në Shqipëri një banor i Krushës së Madhe, baca Bajram, më tregoi se të gjithë i kanë pushkatuar…».

Ilmi Gashi, kështu quhej bashkëshorti i Ajnishahe Gashit, ishte mësues. (Emrat e serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dhënë qëllimisht me iniciale për shkak të frikës se banorëve të Krushës së Madhe se ata mund t’i shmangen drejtësisë nëse zbulohet identiteti i tyre i plotë).

Lasgush Poradeci i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci , i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Rrëfimi i së bijës: Përndjekja e tmerrshme që i bënte Sigurimi i Shtetit, Lasgush Poradecit. Tentoi të vriste veten, kur i kërkuan poezi për Enverin

Në emisionin “Dosja K”, në Report TV, historia e persekutimit të Lasgush Poradecit, e dëshmuar në ditarët e poetit…

Nga Admirina Peçi

Gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, Lasgush Poradeci përmendej në libra si poet i viteve ’30-të. Mes tij dhe regjimit ekzistonte një marrdhënie e çuditshme që prodhonte në jetën e poetit, persekutim deri në sfilitje. Në dukje ai ishte lënë në harresë, një i vdekur për së gjalli, duke i përmendur vetëm veprën e viteve të paraluftës. Pas luftës, në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë, poeti brilant jetonte në kryeqytet me të shoqen, i papunë.

Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.

Pas kësaj për t’i ulur qafën e për t’ia mbajtur shpirtin ndër dhëmbë, e punësuan si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri”, ku punoi deri në vitin 1974, vit kur edhe doli në pension.

Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.

Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithësesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme. Disa episode të jetës së poetit rrefyer nga e bija, Marie Poradeci na dëshmojnë një persekutim të pangjashëm e të pandërprerë, me të cilin ai u përball gjatë gjithë kësaj klime armiqësore me regjimin.

Maria thotë: “Duke lexuar ditaret e tij kam parë se ai gjatë gjithë kohës ka qenë në oponencë me regjimin sepse një njeri me kulturë nuk mund të mos ishte në oponencë me atë regjim që e urrente kulturën. Lasgushi e dinte dhe e thoshte shpesh: Armiku i komunizmit është njeriu që mendon…”

Sipas saj, ora e Lasgushit nuk kishte të njëjtin ritëm me orën e shqiptarëve të tjerë, aq më pak me orën e regjimit komunist. Maria e shpjegon bukur këtë kufi të çuditshëm kohor që ai kishte ngritur mes tij dhe regjimit e krejt shoqërisë shqiptare të atyre viteve.

“Kur ne ishim në Pogradec, babi e kishte zakon që gjithmonë dilte mbrapa kalasë. Mbrapa kalasë është një bukuri e madhe dhe një pamje e mahnitshme e liqenit. Dhe babi i shijonte këto bukuri dhe thoshte: “Dua të rri sa më larg njerëzve sepse unë atje flas me Perëndinë”. Ne, edhe kur laheshim në liqen, në periudhën e verës kur ishte edhe mami, sepse ajo kthehej pastaj në Tiranë sepse fillonte shkolla, ne shkonim dhe laheshim larg, laheshim poshtë te lumi i Trahanit, siç i thonë në Pogradec. Atje babi kishte bërë një si zgavër te shelgjishtet dhe ne futeshim dhe rrinim gjithë ditën. Unë dhe Nina ishim të vogla dhe i thoshim: “Po ne baba, pse nuk lahemi me kalamajtë e tjerë?”. “Sepse atje është më mirë bijë e babkës, se ne atje flasim me Perëndinë. Sa më larg njerëzve, bijë e babkës, më mirë është”.

Dhe kështu u mësuam dhe kështu neve kishim jetën tonë. Jeta jonë nuk ngjante me atë të asnjë prej familjeve të tjera dhe këtë jetë e diktonte babai ynë. E diktonte babai ynë sepse atë që nuk mundi dot regjimi komunist të kuptonte me injorancën e vet te babai ynë, ishte se ora biologjike e Lasgushit ishte ndryshe nga ajo e gjithë shqiptarëve të tjerë. I gjithë ritmi i jetës së Lasgushit ishte ndryshe nga ritmi i gjithë shqiptarëve të tjerë. Ai ndryshe zgjohej, ndryshe ushqehej, ndryshe flinte, edhe kur dilte ishte ndryshe. Dhe në këtë jetë të tij, thellësisht shpirtërore që ai bënte, për ta mundur të gjithë budallallëkun dhe të gjithë injorancën që e rrethonte, ai dilte mbrapa kalasë ose dilte nga kroi i Stregës në Pogradec, ose dilte nga qoshku. Edhe neve na merrte dhe ishte e çuditshme se, edhe kur ishte bari i lartë unë i thosha: “Baba, kam frikë se mos ka gjarpër”, ai më përgjigjej: “Nuk ka gjarpër, të them unë që nuk ka. Kalo”. Dhe atë që ta thoshte babi, ashtu ishte.

Nën survejimin e njerëzve të Sigurimit

Është gati komike marrëdhënia e Lasgushit me njerëzit e Sigurimit që e ndiqnin hap pas hapi. Në mendjen e tyre, kushedi çfarë bluanin për këtë poet të çuditshëm, i cili sa here shkonte në Pogradec, me konkën e vogël për dore, merrte rrugicat e ngushta mes shkurreve dhe ngjitej pothuajse çdo ditë në kala. Çfarë bënte ai burrë me qenin e tij çdo ditë atje lart? Për njerëzit e Sigurimit, ky rast ngjallte dyshime të mëdha! Ata, sipas mendjes së tyre, e ndiqnin në fshehtësi të plotë. Por poeti i kishte pikasur me kohë dhe vazhdimisht i vinte në lojë…

“Babi ishte magjistar i madh, magjistar në kuptimin që zotëronte gjithçka, çfarë e rrethonte. Dhe babi thoshte: “Kur shikoj, unë shikoj edhe nga mbrapa”. Dhe kjo ishte e vërtetë…”

“…Babi ishte një qenie e jashtëzakonshme. Kur shkonte mbrapa kalasë, thoshte: “Unë e shikoj që ata më gjurmojnë. Po le të gjurmojnë. Ngaqë futem nëpër shkurreta, ata nuk më ndjekin dot, atje ku futem unë..”, sepse ata rrëzoheshin…

Në vitin 1974 ne morëm edhe qenin, Cucin. Babi e merrte edhe Cucin me vete dhe Cuci ndonjëherë edhe u lëshohej atyre, lehte sepse Cuci nuk e dinte që ata ishin njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Por babi sigurisht që e dinte.. Por kjo ishte edhe një farë loje, sepse babi gëzohej që ata s’kishin për të zbuluar ndonjë gjë dhe ai ishte mësuar me injorancën e tyre. Ai donte të bënte punën e vet, të shikonte liqenin që atje ku ishte”.

Sidoqoftë ata burra misteriozë, të kamufluar në mënyra nga më të çuditshmet nuk do t’i shqiteshin poetit. Ata do të gjenin mënyrën ti hynin deri në shtëpi, madje edhe në bodrum, por edhe në bibliotekën e tij, ku ai ruante një arkivë të pasur me dorëshkrime, foto e dokumente të shumta. Çfarë shkruhej vallë në ato dorëshkrime në gjuhë të huaja? Rreth kësaj pyetje silleshin dyshimet dhe planet e survejimit në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

“Asgjë nuk i shpëtonte Sigurimit të Shtetit në atë kohë. Të dukej sikur gjërat ecnin normal dhe sikur ishin të qeta, por Sigurimi i Shtetit absolutisht donte të dinte se çfarë ndodhte në shtëpinë e këtij njeriu. Dhe kishte dëgjuar se ky njeri paska një arkiv, por sinqerisht, ata as që e dinin se çfarë ishte ky arkiv. Sikurse ka çdo njeri i kulturuar, sikurse kanë pasur edhe shumë njerëz të tjerë të kulturuar në Shqipëri, arkivin e vet, ashtu sikurse ka çdo familje, ato ishin dokumente, fotografi, të mbledhura gjatë gjithë viteve të jetës së babit, të cilat ishin pasuri kombëtare, nuk hidhnin dritë vetëm mbi jetën e babit.

Sigurimit të Shtetit i erdhi “zogu në dorë” kur u rritëm ne. Kur ne do të shkonim nëpër shkolla, dhe pastaj, pasi mbaruam shkollat, kur do të emëroheshim në punë. Sigurimi i Shtetit bëri edhe një hap të madh këtu, sepse Lasgushi që kishte vuajtur tërë jetën për të bërë shkolla nëpër të gjitha vendet e Evropës, nuk mund ta mendonte kurrë që fëmijët e tij të rrinin pa shkollë. Dhe që fëmijët e tij nuk do të bënin shkollë, ai e ndiente që ishte vetëm hakmarrje kundër këtij njeriu, sepse fëmijët nuk kishin faj. “Fëmijët e mi”, – thoshte ai, – “nëse do të ishin fëmijët e ndonjë komunisti apo të një drejtori drejtorie, sigurisht që do të shkonin të studionin atje ku të kishin qejf, por ata duan të hakmerren me mua, se është më mirë kafshimi i një qeni të fortë e të fuqishëm, sesa të të pickojnë përditë qindra mushkonja”. Kështu ishte e ndërtuar jeta jonë nga mërzitjet e këtyre njerëzve, që na e nxinin e na e bënin ferr”

Miqtë e dyshimtë, që na hynin në shtëpi…

“Sigurimi i Shtetit ishte shumë vigjilent dhe ata njerëz që i fuste në shtëpinë tonë, i fuste gjoja si miq, sikur na donin, sikur donin poezitë e babit tim, kur ishin femra i fuste gjoja si shoqet tona, për të ditur se çfarë bëhej në shtëpinë tonë. Këta njerëz, pasi mbaruan misionet e tyre, u larguan, ikën sapo vdiq babi sepse nuk kishin më se çfarë t’i tregonin Sigurimit të Shtetit. E mbaruan misionin e tyre dhe u larguan duke nxjerrë pretendime të ndryshme. Njëra nga ato femrat që hynte në shtëpinë tonë, arriti të hynte deri tek arkivi i babit tim. Vazhdimisht natën merrte letra dhe dokumente nga arkivi, me arsyen se do t’i kopjonte, dhe me siguri i çonte në degë. Se duhej ta dinin patjetër injorantët e degës se çfarë shkruhej aty edhe pse ishin në gjermanisht dhe në 17 gjuhë të tjera. Edhe ajo që i merrte nuk ishte më e zgjuar se ata. Ku shkuan ata njerëz, pse u zhdukën?

Pas viteve ’90, pasi kishte vdekur babi, një person nga këta që na vinin në shtëpi, vjen dhe na thotë: “Unë kam qenë i Sigurimit të Shtetit”. “Po si e thua kështu?”, – i thashë unë. “Po ja, po e them tani se kanë ndryshuar kohërat dhe unë në shtëpinë tuaj kam ardhur me mision dhe prandaj kam kontrolluar bodrumin sepse më thanë se në zonën ku ishte shtëpia juaj dëgjohej një radio transmetuese. Dhe unë kontrollova se mos e kishit futur ju te bodrumi juaj dhe raportova në degë që nuk kishte gjë”.

2 prill 1975. Lasgushi pikëllohet: “Do të më pushkatojnë Cucin”

Një prej dashurive të mëdha të Lasgushit ishte qeni i tij Cuci, të cilin e kishte marrë në vitin 1974. Kjo kone e bukur e bardhë, i kishte rrëmbyer atij zemrën. Ishin bërë miq të pandarë. Ai i besonte Cucit gjithçka që i trazonte shpirtin. Në shëtitjet e pazakonte në kalanë e Pogdracit, në prehjen e orëve të vona, buzë liqenit, në çdo fragment jete, dhe në çdo histori…Cuci kishte vendin e tij. Ai ishte me të vërtetë shumë i vyer për të!

Por një ditë një njeri zemërkeq me kostum partiak shoqëruar me policë të armatosur, kishte organizuar një aksion në shtëpinë e poetit për ti rrëmbyer qenin e për t’ia pushkatuar si “qen pa leje”!!

Ishte 2 prill 1975. Ajo ditë dhe dy ditët që e pasojnë kanë qenë shkatërruese për Lasgushin. Në ditarin e tij zbulohen gjithë përpjekjet e poetit plak e të sëmurë, duke rendur zyrave të regjimit, dëshpërimisht, në përpjekje për të shpëtur konkën e tij….

“Babi ishte në kuzhinë, me rrobat e shtëpisë. Ata erdhën, ishin 4-5 burra, unë i mbaj mend. Ne Cucin e mbanim poshtë te shkallët. Cuci ishte rreth 1 vjeç. Dhe çfarë skene ishte aty, kur babi i lutej dhe qante duke u thënë: “Mos ma merrni”. U lutej 5 gomarëve që erdhën aty me pushkë, që as e dinin se kush ishte ky. Babi i thoshte: “Mos ma merr se unë do të marr letër ku të duash ti. Mos ma merr se unë e mbaj të lidhur. Ky është 1 vjeç. Shiko sa i vogël është”.

Por ata e zgjidhën Cucin dhe ai kërcente se kujtonte se do ta nxirrnin jashtë. Cuci nuk e dinte që do ta pushkatonin. Ata e futën te makina e qenve, te një karrocë qensh, d.m.th. Cuci ishte njerëzori aty se qentë ishin ata. E futën Cucin aty dhe e morën bashkë me qentë e tjerë që i kishin pushkatuar. Aty pastaj fillon i gjithë kalvari i ngjarjes që ka përshkruar babi. Por skena kur ai i lutej, kur qante para tyre, plak, me flokë të bardhë, ishte e tmerrshme. Unë, motra, mami, qanim të gjitha. Ata gëzoheshin.”

Maria lexon disa fragmente nga ditari që na ka lënë Lasgushi mbi këtë ngjarje që e ka tronditur deri në caqet e fundit të qenies.

“Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!” Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Zbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më darke…

Pasi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante…dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.

Pasi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën, por ata nuk m’a pranuan lutjen… Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Komitetin ekzekutiv…

Në ditarine tij, Lasgushi përshkruan gjithë ankthin e asaj dite e të ditëve në vijim për të gjetur një shpëtim për konkën e tij në zyrat e regjimit. Ai shpjegon se kishte shkuar në Komitetin e Partisë, por s’kish gjetur zgjidhje. Të nesërmen kishte shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi i ishte lutur Dritëro Agollit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Sipas rregullave Cuci kishte vetëm 3 ditë kohë. Dita e parë kishte ikur, e dyta vijonte me përpjekje.

Në Minsitrinë e Shëndetësisë ishin gati t’ia jepnin lejen për qenin. Ajo leje do ta shpëtonte Cucin nga pushkatimi. Por duhej dhënë një firmë nga vetereneri, e ai nuk ishte. Lasgushit I duhej të shkonte ti lutej sërish sekretarit të këshillit të lagjes, atij që ia kish behur me armë në shtëpi, për t’i rrëmbyer qenin. Ti lutej sërish sa të merrte lejën e nënshkruar nga veterineri. E kjo kish gjasë të ndodhte vetëm të nesërmen ditën e fundit të jetës së Cucit. A do të arrinte vallë në kohë ta ndalonte pushkatimin? Historia në zyrat e regjimit do vijonte njësoj edhe ditën e tretë, por në një çast do të shquante një zgjidhje…

“Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë. Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit. Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoi me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi mbajtësit të qenve të kapur: “Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Komiteti Ekzekutiv” Në kulmin e gëzimit vajta mora “Cucin”… Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi. Isha i lodhur, i këputur…. “

Maria kujton se kur u kthye në shtypi e gjetën të atin me gjithë qenin. Ishte I lumtur. Kishte treguar se I kishin dhënë një leje. Por edhe leja ishte vetëm për një vit.

“Komunizmi ishte sistemi i pikatoreve. Lejen ia kishin dhënë për një vit. Dhe pastaj filloi një tmerr tjetër se mbaroi leja dhe kishim frikë se mos na e merrnin prapë. D.m.th. vazhdimisht e mbanin në ankth, vazhdimisht i shqetësuar. E për çfarë?”

“Enver Hoxha ka ditëlindjen, shkruaj një vjershë për të!”

A mund të shkruante Lasgush Poradeci poezi për Enver Hoxhën? Diktatori nuk meritonte as të artikulohej si emër në gojën e këtij poetit. Maria thotë se Lasgushi nuk ia përmendi kurrë, asnjëherë emrin Enver Hoxhës. E quante thjeshtë “Ay”. Por drejtuesit e regjimit kishin pritur me durim. Ishte koha kur dy vajzat e poetit ishin rritur e do të kërkonin të shkolloheshin e më vonë edhe të punësoheshin. Ata e dinin që vajzat ishin pika e dobët e këtij babai që e vlerësonte shkollimin si rrallë kush në Shqipëri. Dhe e dinin sa zemërbutë qe ai, kur bëhej fjalë që regjimi të ndëshkonte të bijat, vetëm e vetëm, për t’u hakmarrë ndaj tij.

“Më kujtohet një herë, kanë qenë vitet 1978-1979, me duket se ishte muaji gusht, erdhën në shtëpinë tonë njerëz nga Komiteti i Partisë. Pasi ndenjën pak, i thanë babit që “tani po vjen 16 tetori, që është festa e shokut Enver, datëlindja, dhe ju do të bëni një poezi për shokun Enver”. Pastaj ata u larguan. Atë natë babi ishte shumë i shqetësuar. Hynte, dilte, nervozohej, bërtiste, dhe unë me motrën që ishim të dyja në Pogradec sepse mami ishte në Tiranë, nuk e kuptonim se çfarë kishte”.

Një pistoletë poshtë jastëkut…

Askush nuk mund të dijë ekzaktësisht se çfarë kaloi atë natë nëpër mend poeti. Lasgush Poradeci ishte urdhëruar në njëfarë mënyre të bënte një poezi për diktatorin. Donte apo nuk donte ai, së shpejti do t’i kërkonte regjimit shkollë për vajzat e tij. Por a mund të çeleshin kanatet e botës së tij magjike, për një figurë që ai e refuzonte, e mbante larg gjithë mendimeve të tij. Atë natë me ç’duket poeti kishte çuar ndër mend edhe vetvrasjen. Dhe kjo gjë nuk i kishte shpëtuar Sigurimit të Shtetit.

“Në mëngjes kur u ngrit babi, unë shkova për t’i rregulluar krevatin dhe kur ngrita jastëkun, pashë një pistoletë. Të dyja me motrën u tmerruam dhe e ruajtëm këtë ngjarje të trishtuar në shpirtin tonë sepse nuk kuptonim asgjë.

Kostandina e pyeti: “Baba çfarë është kjo?”. Dhe ai u justifikua duke i thënë: “Më dukej sikur do të vinin për të na vjedhur. Dhe unë e mbajta për t’u ruajtur nga hajdutët”.

Por pas ca kohësh, njëra që na hiqej si mikeshë dhe që futej në shtëpinë tonë, na tha që “Lasgushi atë natë ka dashur të vrasë veten.

Ku e dinte ajo? Pra, ai ruhej dhe të gjithë njerëzit që vinin në shtëpinë tonë jepnin informacione në degë.

Babi gjithmonë thoshte: “Një vdekje ka, dhe unë do të vdes atëherë kur nuk e shikoj më se mund të vazhdoj. Unë nuk mund të shkoj në burg, që të më poshtërojnë ata, se ata të gjithë të burgosurit i kanë poshtëruar, i kanë pështyrë, i kanë rrahur. Dhe më e mira është që unë të vras veten”.

Pas viteve ’90, vjen një person, që edhe ky hiqej si mik i shtëpisë, dhe thotë që: “Atë pistoletën që ka Lasgushi e dua unë sepse është armë e vjetër, dekorative”. Ku e dinte ai që babi im kishte pistoletë? Ku e dinte? Pra ata dinin gjithçka që bëhej në shtëpinë tonë. Nuk di pse u larguan dhe nuk erdhën më për ta kërkuar atë vjershën për Enver Hoxhën, që ishte kot. A ndoshta se do ta bënin më shumë mit Lasgushin, a ndoshta se shkuan e i thanë që ai po vret veten, a ndoshta një fuqi tjetër që nuk di ta shpjegoj, por ata nuk erdhën më dhe nuk e kërkuan. Por, ditari e tregon qartë se çfarë nxirje jete i bënin ata…”

“Nuk shkruaj për atë, unë jam poeti i përjetësisë…”

Maria e tregon me pasazhe mjaft domethënëse raportin e poetit me diktatorin, gjë që shpjegon se bota e tij prej gjeniu ishte vite dritë larg botës së këtij diktatori vdekatar, që s’linte asgjë pas në këtë botë veç krimeve dhe ligësive.

“Babai na thoshte: “Unë e kuptoj që shumë gjëra juve nuk ju ecin, prej meje, se ju nuk keni faj, por tani jeni të vogla dhe nuk e kuptoni, por ju do ta kuptoni më vonë se çfarë babai keni dhe ju nuk duhet ta harroni kurrë që jeni vajzat e Lasgush Poradecit. Unë nuk bëhem dot baba tjetër. Unë nuk shkruaj për atë dhe as fëmijët e mi nuk ia jap atij, por, në qoftë se unë shkruaj për atë, do të thotë që kur të ngordhë ai, do të ngordhë dhe vepra ime. E unë jam poeti i përjetësisë”.

Kurrë s’ia ka përmendur. Kurrë. Emri i Enver Hoxhës nuk është përmendur kurrë në shtëpinë tonë. Kur ishte ndonjë rast që duhej të fliste, thoshte “ay”. Edhe kur vdiq, ai e harroi. Sapo i thamë ne që “baba, ai vdiq”, pas gjysmë ore e harroi. Na shikonte mua dhe motrën që po shihnim televizor dhe na pyeste: “Po çfarë po bëni?”. Ne i thoshim: “Po ka vdekur ay, baba, ka vdekur”. U përgjigj: “Aa, nuk e dija, e kisha harruar”. Atij nuk i interesonte fare ai njeri. Fare.”

Babi thoshte gjithmonë: “Unë jam i pavdekshëm. Këta do të ikin, do shkojnë, kurse unë jam i përjetshëm. Unë do rroj, jam i pavdekshëm”. Ashtu sikurse në një letër që i shkruan Asdrenit ku i thotë: “Vjershëtori nuk rron jetën e vet të vdekur, rron jetën e pavdekur të kombit të vet”.

Ditë të vështira deri në fund të jetës…

Është e trishtë të përfytyrosh si ishin ditët e fundit të jetës së Lasgush Poradecit. Poeti i poetëve, magjistari i fjalës, njeriu prej drite, që fliste me zotin, një fat i rrallë për një komb, që troket njëherë në 1000 vjet, lëngoi në varfëri, i sëmurë, i lënë mënjanë deri ditën e fundit të jetës së tij.

“Babi kishte shumë dëshirë që edhe unë të vazhdoja për letërsi. Por, atë vit që unë mbarova gjimnazin, nuk kishte të drejtë letërsie Tirana, vetëm një e drejtë studimi ishte dhe kjo iu dha Ardian Klosit, djalit të Bilbil Klosit. Me zor, mua më çuan për veterinari dhe pastaj e ndryshuan, më çuan për ekonomik. Ishte një tmerr i madh. Ne në familje nuk e dinim se kujt i thoshin ekonomik. Dhe babi më tha: “Do të shkosh Mari, se pastaj do të punosh në fermë. Do ta bësh. Ata e bëjnë kastile. Çupa e Lasgush Poradecit nuk mund të studiojë dot gjuhë-letërsi”. Dhe unë u regjistrova në ekonomik dhe e bëra. Kur mbarova shkollën e lartë, gjoja se mami im ishte e sëmurë dhe unë kisha një raport, ata më mbajtën në Tiranë, por atje ku punoja unë nuk ishte Tirana, atje ishte një internim. Unë punoja te ndërmarrja e asfaltimit të rrugëve me të gjithë punëtorët e asfaltit.

Ishim në rrëzë të Dajtit, në disa ndërtesa me pupulit. Më mirë të rrije në burg se sa atje. Ndërkohë vdiq edhe mami, Kostandina nuk ishte transferuar nga Pogradeci dhe unë kur shkoja e gjeja babin të ngrirë. Nga puna nuk më jepnin leje që të ikja. Ishte dimër. I thosha: “Baba mbulohu, mos e ndiz sobën”. Kisha frikë se digjej. Kur vija e gjeja të mbuluar me jorgan. Kujdesesha për të, ndizja sobën, i jepja drekën, d.m.th. e harroja veten time, jo më të mendoja për martesë, të gëzoja edhe unë rininë e jetën. Ishte e pamundur. Dhe njerëzit gëzoheshin se injorantët kështu janë, i gëzojnë vuajtjet e të tjerëve.

Nuk mund të merrje asnjë grua apo infermiere për t’i shërbyer se ishin shfaqje të huaja. Atëherë jetonim me tallona. Atij i duhej pak mish. Tallonin që merrnim ia raciononim atij. Ai nuk e kuptonte se s’kishte bukë të bardhë në dyqan, na thoshte: “Ju nuk doni të më blini”. Shkoja nëpër restorante, ku mund të kishte ndonjë panine. Një tmerr. Kemi jetuar në Tiranë, por njëlloj sikur të ishim të internuar. Sigurimi i Shtetit, që na kishte në sy, këtë bëri, që të dukeshim që ishim aty, që nuk ishin hakmarrë me Lasgushin, por ama, na e kishin nxirë jetën aty ku ishim…”.

Lasgush Poradeci i mbylli sytë me 12 nëntor 1987. Por e dhe pse ai u nda nga jeta, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, pas gati gjysmëshekulli që regjimi e kishte shpallur të vdekur si poet, sërish një djallëzi e çuditshme do të zotëronte edhe në përcjelljen e fundit.

Maria na tregon njoftimin e vdekjes së poetit vendosur nga Lidhja e Shkrimtarëve. Në të shkruhet:

Lajmërim
Me hidhërim të madh lajmërojmë vdekjen e babait tonë të dashur LAZGUSH PORADECI, vjeç 88. Homazhet bëhen pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ora 12.

Nisja për në Poradec ora…

KOMISIONI.
Ç’ishte ky lajmërim? A thua se Lasgushi ishte babai i Komisionit? Madje edhe emrin ia kane shkruar me Z jo me S. Maria thotë se e gjitha ishte një farsë. Askush nga Lidhja e Shkrimtarëve nuk shkeli në shtëpinë e Lasgushit për ngushëllim. As edhe një telegram ngushëllimi nuk ju dërgua dy vajzave të poetit. Madje para ceremonisë administratori i Lidhjes kishte shkuar të merrte dekoratat e poetit, sipas rregullave të ceremonialit, dhe kur e bija i kishte thënë se Lasgushi nuk ksihte asnjë dekoratë për be, i çuditur ai kishte thënë: “Si nuk ka asnje dekoratë? Po, çfare është kjo, që po bëjnë këta? Kush është ky?”

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni…

Erdogan

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka befasuar me deklaratën e tij. Gjatë një takimi në provincën perëndimore të Sakaryas Erdogan deklaroi se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është një shenjë e prosperiteti dhe se tregon se nuk ka varfëri.

“Në vitin 2002, 91, 000 makina janë shitur, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar. Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar. Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit”, tha ai, shkruan “Hurriyet”.

Premtimet elektorale të Erdoganit nxitën një ortek reagimesh në mediat sociale, me kritikët e tij duke argumentuar se pothuajse çdo shtëpi në Turqi ka pasur një frigorifer për disa dekada.

Alienët mund të na shkelin pa na parë fare

Alienët

Alienët mund të na shkelin pa na parë fare

Sa më shumë njeriu vihet në kërkim të një forme tjetër inteligjente nëpër univers, aq më e fortë bëhet pyetja, a jemi të vetëm në këtë gjithësi?

Të vetmet përgjigje që jepen për këtë pyetje që stërmundon njerëzimin prej dekadash e shekujsh mbërrijnë nga teorite konspirative, ndërsa nga shkencëtarët ka një mori hipotezash.

E këtyre hipotezave u shtohet një e re, që mbërrin nga një shkencëtar rus. Alexander Berezin, një emër i njohur i fizikës botërore shtjellon idenë e tij. Ai sugjeron se qytetërimi i parë që do të zhvillojë teknologjinë për të udhëtuar mes yjeve pashmangshmërisht do të shfaroste qytetetërimet e tjera.

“Është njësoj si një ndërtues, që për të ngritur një pallat nuk pyet se do të shembë një hoje milingonash”, deklaron shkencëtari rus i Universitetit të Teknologjisë Elektronike.

Kjo, sipas tij, jo domosdoshmërisht do të thotë që jashtëtokësorët janë agresivë, apo të këqinj por thjesht nuk do ta vinin re ekzistencën tonë, nëse në një skenar të mundshëm do të mbërrinin në Tokë.

Për ta ilustruar akoma më mirë idenë e tij, sjell si shembull historinë njerëzore, fillimisht me kolonializimin dhe më pas me kapitalizmin, dy epoka të ndryshme që kanë shkatërruar kultura dhe qytetërime autentike me përhapjen e tyre.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër 1913

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

 

Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi vazhdon të befasojë me fotot që publikon në faqen e tij në FB.

Së fundmi ai ka hedhur një foto të rrallë të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.



“Foto e rrallë, e gjeta në koleksionin e gazetës italiane Il Secolo të vitit 1913. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica.

Nuk është foto me cilësi të mirë, por na jep një ide për këto figura karizmatike.

Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier.

Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte.

Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij.

Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.

Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër. Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje,” shkruan Ikonomi.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen.

Ngjela

Shkruan Spartak Ngjela

A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.

l.
Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.
Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.

Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve.
Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj, sigurisht që do të nisë një histori e re e shoqërisë shqiptare.

Po, kur do të fillojë realisht kjo? Fillimi i saj është kërkesë e rreptë amerikano-gjermane. Por kjo kërkesë është edhe garancia që në këtë 28 qershor hapen negociatat me Bashkimin Europian.  Kjo tani nuk ka më asnjë dyshim, se hapja e negociatave vendos përfundimisht renditjen e Shqipërisë në një shtet ligjor.

Situata ligjore, menjëherë godet antiligjorët kryesorë të aktualitetin politik shqiptar: Ramën dhe Berishën. Vetë reforma është ndërtuar në strukturën e likuidumit të këtyre të dyve në fillim, dhe pastaj në goditjen penale të qindra individëve të korruptuar.

Edhe hapja e negociatave tani që i gjithë korpusi ligjor i reformës është përfunduar, pikërisht këtë presupozon. Nëse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë, korrupsioni kryeministror Berisha-Rama do ta çojë Shqipërinë në destabilizim. Në fakt, edhe kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të hapen.

Politika perëndimorë e ka si metodë racionale të progresit kalimin nga abstraktia e formulimit ligjor, te konkreteja e aplikimit racional të një reforme. Korripsioni kryeministror shqiptar nuk e kuptoi dot këtë.

Po kush po e vuan më shumë hapjen e negociatave? Ata që po e vuajnë më shumë janë: Korrupsioni i lartë shqiptar, Beogradi, Moska dhe Erdogani. Këta po e vuajnë jashtë mase, prandaj po veprojnë. Por lodhen kot së koti e fare kot, se janë të HUMBUR.

ll.
Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të mendojnë idividualisht për përgjegjësinë se kanë qenë të sunduar nga dhuna korruptive e qeverive të tyre, që nga pashai osman e deri te kryeministri, diktatori apo mbreti shqiptar. Kjo ka sjellë gjithmonë abtiintelektualiznin në qeverisje, dhe bllokimin e zhvillimit profesional të prodhimit në Shqipëri. Në esencë ky është sundim korruptiv.

Edhe ky i sotmi, sigurisht, madje është provuar, që është një sundim korruptiv i kryeministrit aktual që qëndron brenda karakterit antiintelektualist si frymë sunduese.
Atëherë?

Reforma në drejtsi, pikërisht këtë do të sjellë: frymën e përgjegjësisë personale dhe të intelektualizmit profesionist në Shqipëri.

Por, pikerisht për këtë, ky kryeministër nuk ka më të ardhme, jo si individ, por sepse nuk ka të ardhme si frymë. Fryma striktligjore e një shoqërie të drejtuar nga itelektualizmi profesionist sjell shkatërrimin e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Kjo frymë nuk mund t’i pranojnë dot as Berishën me taborin e tij, dhe as Ramën me rilindjen e tij osmane.

Çelja e negociatave garanton përfundimisht reformën shqiptare. Kurse të korruptuarit e mëdhenj fillojnë rrugëtimin e tyre të shpronësimit të menjëhershëm dhe të akuzës penale.

lll.
Historia politike është frymë, por duhet të kujtohemi që vetë historia e shkruar është refleks i politikës. Kjo është fryma e historisë.

Fryma e historisë shqiptare deri tani ka qenë frymë tiranike dhe korruptive që ka ardhur nga politika shqiptare. Reforma e nisur nga politika amerikanë në Shqipëri këtë parakupton – eliminimin e korrupsionit shqiptar që në fakt është rrjedhojë e historisë njëqindvjeçare të Shqipërisë.

Kjo pastaj do të shrrënjosë përfundimisht karakterin totalitar të politikës shqiptare dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes. Në Shqipëri dhe pse në vitin 1991, ra totalitarizmi tiranik, karakteri totalitar i politikës vazhdoi dhe erdhi deri në ditët e sotme.

Kurse papërgjegjshmëria e qeverive të vendeve të korruptuar, vjen dhe jeton gjatë nga mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror, derisa ky krim pastaj bashkohet me krimin e rrugës. Siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Prandaj karakteri totalitar i politikës shqiptare, ka sjellë me vete pandëshkueshmërinë e krimit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të theksojmë ndërkaq se, fryma totalitare e korrupsionit nuk mbështetet te forca e represionit policor, por të forca e parasë.

Rikthimi te ligji si funksion historik, në rastin antikorupsion, fillon domosdoshmërisht nga hetimi i burimit të parasë dhe pasurisë. Kjo sjell me vete mënjëherë ndëshkimin e abuzuesëve të mbrojtur nga fryma totalitare e qeverisjes.

Pikërisht këtu mbështetet arsyeja kur thekson që Reforma në Drejtësi rrafshon gjithçka abuzuese. Ajo është një smasher of everything… Si mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët!

Mero Baze: Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Mero Baze:Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Nga Mero Baze

Personazhi simbol i muajit të fundit në betejën politike të opozitës, “Babalja” tani mund të bëhet një azilant politik në Kosovë.

Ideja se ai është i rrezikuar në Shqipëri, nga përdorimi politik, mund të konsiderohet i arsyeshëm.

Akti i azilit të tij, është në një farë mënyre dhe një hakmarrje ndaj Partisë Demokratike, që e përdori dhe më pas e la në mes të rrugës.

Mbi të gjitha është një sinjal i keq për këdo që përdoret politikisht në Shqipëri.

Por në fakt Lulzim Basha nuk e ka këtë gjë vetëm me “Babalen”.

Një vit më parë ai kështu u hakmorr dhe ndaj PD. I frustruar nga ideja se mund të humbiste zgjedhjet, dhe nga nevoja për garanci që do të ishte dhe më tej kryetar i saj, ai futi PD në një kauzë fallco në rrugë ekstreme, duke prodhuar “çadrën” tre mujore në Bulevard.

Dhe në fund, kur të gjithë kërkonin frytet e luftës nga Basha, ai gjeti zgjidhjen në tre orë pazar me Edi Ramën dhe u ndje i sigurtë.

Ata morën zhgënjimin e paqes së tij me Edi Ramën, duke i flakur jashtë shumicën e partisë që përdori.

Njësoj si “Babalja” sot, shumica  e militantëve që u përdorën në “çadër”, mbetën jo vetëm jashtë “çadrës” por dhe jashtë projekteve të ardhshme të PD.

Njësoj si sot me “Babalen”, dhe vjet me “çadrën”, Lulzim Basha përdori pak a shumë të njëjtat argumente.

Pasi hyri në qeveri dhe në zgjedhje dhe më pas humbi thellë, ai njësoj si tani, filloi të ndryshojë arsyet përse hyri në “çadër”, arsyet përse hyri në qeveri dhe arsyet përse hyri në zgjedhje, duke fajësuar Edi Ramën.

Pak a shumë siç po bën “Babalja” tani. Edhe ai është konfuz kur thotë pse e sajoi kasetën, kush ja kërkoi, pse e dorëzoi në PD dhe çfarë priste prej saj.

Edhe Lulzim Basha e ka sot të vështirë të shpjegojë, pse e ngriti “çadrën”, pse hyri në qeveri, pse hyri në zgjedhje dhe pse humbi aq thellë.

Kjo sjellje politike e Bashës që ilustrohet më së miri tek beteja me “Babalen”, është në të vërtetë virusi që nuk e lë të ngrejë kokë atë si një lider që dikush mund t’i besojë në PD.

Të përdorësh në mënyrë ekstreme një njeri të pashpresë si “Babalja”, ta bësh atë hero të ditës në PD, të shpresosh se me atë do bllokosh negociatat, dhe pastaj ta lësh rrugëve të Kosovës si azilant politik, është një shembull i keq për këdo që tenton t’i besojë një lideri politik.

Tani në skenë po del “Babalja” i tretë. Lulzim Basha po përpiqet të zëvendësojë mitin e “Babales”, më një militant të PD që është përleshur me policinë, dhe është plagosur. Po përpiqet ta heroizojë dhe atë si “Babalen”, me shpresë që të provojë shkencërisht se nuk është çarë nga guri i demonstruesve, por nga shkopi i policit.

Është mirë që të respektohen viktimat e përdorura në një protestë. Gjithkush që bën një sakrificë të tillë politike dhe fizike, në emër të Lulzim Bashës, meriton respekt, pasi është dy herë trimëri.

E para që ndeshet me policinë dhe e dyta që ndeshet për dikë, që nuk ka për t’ia ditur për nder kurrë. Si “Babales”!

Neki Lulaj: Kroaci – Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj: Kroaci - Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj

U MBAJT KUVENDI I LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË PËR KROACI

Ditën e shtunë, më 21 Prilll 2018, Zagrebi ishte qendra nikoqire e të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë nëpër qytete të ndryshme kroate. Në fillim të kuvendit u këndua Himni shqiptar dhe ai kroat. Numri i madh i pjesëmarrësve dëshmon interesin që kanë bashkëkombasit për Lidhjen Shqiptare në Botë dhe kuvendin e saj zgjedhor që zgjodhi kryesinë, kryetarin Zt. Ton Markun dhe delegatët për Kongresin e Tretë që do të mbahet më 16 Qershor në Shkup.

 

Para kuvendit zgjedhor me një takim me mikun e madh te shqiptareve Në foto Lazim Destani Dr. Stipe Mesiq dhe poeti Neki Lulaj

Në këtë kuvend që i përngjante një evenimenti festiv kombëtar, merrnin pjesë shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash e institucionesh, ndërsa me prezencën e tyre e nderuan këtë kuvend përfaqësuesit e Ambasadave të Republikës te Kosovës dhe Shqipërisë në Zagreb, si dhe ish presidenti kroat në dy mandate dhe miku i madh i shqiptarëve, Dr. Stipe Mesiq. Mori pjesë edhe afaristi dhe biznismeni shqiptar, Zt. Lazim Destani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Znj. Ermina Lekaj Perljaskaj. Ishte prezente edhe kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermaninë, e kryesuar nga Zt. Sebastian Nuiqi me tre nënkryetarët: zotërinjtë

Brahim Kosumi, Bekim Gashi dhe Neki Lulaj. Nga Zvicra merrte pjesë kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Nazmi Jakurti. Prezent ishte edhe përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania, Zt. Neki Lulaj. Nga Prishtina merrte pjesë ekipi i RT të Kosovës dhe skretari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Shaban Arifaj.Neki Lulaj

Në sallën ku u mbajt kuvendi zgjedhor i Lidhjë Shqiptare në Botë

Në fillim të punimeve fjalën përshëndetëse e mori inciatori, themeluesi dhe presidenti i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Simon Kuzhnini, i cili përzemërsisht i përshendeti të gjithë te pranishmit e në veçanti tha: „Më lejoni t’ia zgjati dorën dhe ta përshendes ish kryetarin e Kroacisë në dy mandate, Shkëlqesinë e tij, Dr. Stipe Mesiq, në emër të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. E përshendes Zt. Petar Gotovac, ish kryetarin e shoqatës humanitare „Nëna Terezë“, i cili në Gjakovë pat deklaruar se Kosova ka të drejtë dhe do ta fitojë pavaresinë.” Pastaj e vazhdoi fjalimin në gjuhën shqipe. Zt. Kuzhnini në fillim të fjalës se tij tha: „Të nderuara motra dhe vëllëzër! Nuk ka kënaqësi më të madhe kur takohemi, i japim dorën e zemrës njëri-tjetrit e i urojmë punë te mbarë në programet tona kombëtare në këtë kuvend.” Dhe më tej vazhdoi:

Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Kroaci ne fjalën e tij përshëndetese

„Nuk ka forcë që mund t’i ndalë qëllimet e organizimit të Lidhjes Shqiptare në Botë, duke u berë thirrje akademive të të dy shteteve, historianëve që të shkruhet historia reale e të dy shteteve, spektrit politik shqiptar në përgjithësi, si dhe të gjithë intelektualëve që të punojnë me ngulm për çështjen e shenjtë kombëtare, çka është edhe në Platformën e aprovuar në vitin 1997, në Rregullorën dhe Statusin e Lidhjes Shqiptare në Botë, e që vetëm të bashkuar dhe unik rrugëtojmë në rrugën e mbarë dhe më të shkurtër të Bashkimit

kombëtar. Bashkimi i rrugës së institucioneve tona, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevën. Ky është synimi dhe organizimi ynë dhe besoj se është synimi i të gjithë shqiptarëve. Ju nuk jeni te vëllezërit Kuzhnini! Jeni në platformën kombëtare për t’i hartuar programet që populli ynë dhe kombi ynë të dalë sa më shpejtë faqebardhë e me suksese që i takojnë, e ne na mungojnë projektet. Thërras në formimin e një Banke Kombëtare për transferin e të hollave, dhe besoj që edhe kjo mund të realizohet. Lidhja Shqiptare në Botë ka në pprojekt pajtimin e gjaqeve. Jemi për nocionin Stop vëllavrasjes! S`ka hakmarrje! Nuk na ka hije ne këtë shekull të na ndodhin këto gjëra. Ta duam dhe çmojmë njëri-tjetrin! Kjo është në programin tonë. Kjo është rruga e kuptimit dhe e bashkimit tonë kombëtar.”Neki Lulaj

 

Ne konakun e zt Simon Kuzhnini,kryesia e Lidhjës Shqiptare ne Botë nga Gjermania dhe Kroacija

Zt. Tom Marku e mori fjalën dhe tha: „Kur flasim për Lidhjen Shqiptare në Botë, flasim për themeluesit, për vëllezërit Kuzhnini, për historikun pesëdhjetëvjeçar të organizimit, veprimit, kontributit të tyre të pa lodhur në shtetin kroat. Poashtu edhe për studentët, specialistët e fushave të ndryshme dhe delegatët e parë të Kushtetutës së Kaçanikut (1991), dhanë kontributin e tyre për Radion në gjuhën shqipe, për gazetën „Dielli“ që botohej asokohe në Zagreb, si dhe ndihma tjera financiare. Ishin të pa lodhur dhe të pa kursyer për xhepin, mundin dhe djersën. Këta pra, janë vëllezërit Kuzhnini!”

Fjalën e mori ish kryetari i Kroacisë Dr. Stipe Mesiq, i cili i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: „Mirëdita! Jam i lumtur që sot kam rastin të takohem me Ju, me shumë shqiptarë të ardhhur nga shtetet e ndryshme europjane, andaj Ju përshëndes nga zemra! Pse unë dhe ne kroatët i duam shqiptarët? I duam se dikurë kemi patur fatin dhe fatkeqësitë e përbashkëta nën federatën jugosllave. Dikurë edhe unë isha në burg. Më rastisi të jem me katër shqiptarë, tre për nacionalizmin shqiptar e një shqiptar për nacionalizmin kroat. Aty mësova shumë. Në kohën e zgjedhjes sime për kryetar, unë kam pasë rastin të takohem me vëllezërit Kuzhnini. Pastaj gjendja në Kosovë vështirërsohej gjithnjë e më shumë. Me shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, delegatët erdhën në Zagreb dhe u vendosën në shtëpinë e Kuzhninëve. Atje unë i vizitova dhe i vendosa pas ca ditësh në Samobor, ku ishin të siguruar.” Në vazhdim, ish presidenti kroat tha:

„Në një mbledhje në Beograd, i pyes se a dini se ku gjendet një pergjegje nga kabineti i Millosheviqit? Njëri nga ta më thot: Po, e dimë saktësisht se ku banojnë. Në Zvicër. Pastaj unë nuk bëzana. Qëllimet e errëta të dikurshme të Millosheviqit ishin ta zbrazin Kosovën e t’i përndjekin shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedoni, e kështu atij nuk i doli, duke i humbur të gjitha luftat. Kosova fitoi Pavarësinë edhe pse nuk i doli Millosheviqit ta krijojë një Serbi të pastërt. Ëndërr e trishtë ishte për të. Sot gjendja është e vështire edhe në botë, sepse ka turbulenca të ndryshme ekonomike. Bashkimi Europian është shansa e të gjithë kombeve dhe shteteve. Nuk ka më motive për luftë. Europa ështe lojtari më i fuqishëm që t’i bashkohemi asaj. Kufinjtë më nuk duhet të ekzistojnë. Që të jetojmë të bashkuar, pa kufinj, duhet të bisedojmë me botën e jo të

konfliktohemi. Uroj punë të mbarë këtij kuvendi dhe Lidhjes Shqiptare në Botë!”

Deputetja shqiptare në Parlamentit kroat, Znj. Ermina Lekaj Prljaska: „Kur flasim për popullin shqiptar, nuk guxojmë të harrojmë bashkimin kombëtar që është ëndërr e çdo shqiptari, andaj nuk ka rrugë tjetër që do ta zgjedhte rehatinë në Ballkan përveç bashkimit kombëtar. Kjo nuk është e sotme, por që nga koha e Gjergj Kastriotit. Në shek. 21 duhet të punojmë më shumë, të gjithë në këtë drejtim, me një organizim të mirëfilltë, duke iu bashkangjitur Lidhjes Shqiptare në Botë me një kauzë të përbashkët, duke e mbështetur kryesinë e re.”

Fjalën e morri ambasadori i Shipërisë, Zt Ilir Melo: „Ne mbështesim kryesinë e re të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe përshendes kontributin që kanë dhënë qe njëzet vite pa rreshtur vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, në sensibilizimin e çështjes shqiptare, në afrimin e shqiptarëve dhe dashurinë e ndersjelltë. Tirana zyrtare vëllezërve Kuzhnini për kontributin e tyre ua dha titullin „Nderi i Kombit”. Kuvendin e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Zt. Gëzim Kasapolli, i cili tha: „Vëllezërit Kuzhnini janë simbol i vetëm i dy binjakëve në botë, që punuan pa u lodhur për çështjen e shenjtë kombëtare. Kjo na kujton prejardhjen e shqiptarëve dhe përcjelljen e amanetit nëpër shekuj . Shqiptarët janë një faktor konkret urtësie për bashkimin e trojeve të tyre duke forcuar paqen në rajon. Shqiptarët nuk kanë tentuar kurrë t’i robërojnë të tjerët por kanë qenë shembull paqeje në rajon.”

Zoti Lazim Destani, afaristi dhe biznismeni i njohur shqiptar, tha: „Kam nderin ta përshëndes nga zemra këtë kuvend zgjedhor. Ështe një nderë për mue që sot shof këtu një Bashkim kombëtar. Përgëzoj edhe punën e madhe të vëllëzërve Kuzhnini nën amblemën e Lidhjes Shqiptare në Botë. E ndij veten të lumtur që sot marr pjesë në këtë kuvend zgjedhor, dhe se jam në mesin tuaj, i nderuari miku i shqiptarëve, Stipe Mesiq! Ne jemi një popull i vyer dhe shumë besnik. Jemi të zellshëm dhe shumë të sinqerë. Kjo na ka mbajtur gjallë që nga koha e Skënderbeut e deri më sot. Besoi se e ardhmja do të na gjejë edhe më të organizuar. Europë t’i bëjmë gjithë viset tona.” Edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Zt. Sebastian Nuiqi, iu derjtua Dr. Stipe Mesiqit, duke thënë: „Shkëlqesi! Ju përshëndes në emër të 400 mijë shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani, dhe Ju uroj punë të mbarë e jetë të gjatë! I nderuari kryetar, Zt. Simon Kuzhnini! Përshëndes këtë kuvend zgjedhor dhe punën Tuaj fisnike! LSHB ështe amanet i Lidhjes së Lezhës të viti 1446 me bashkimin e principatave shqiptare, pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878). Lidhja Shqiptare në Botë është vazhdimësi e këtyre dy lidhjeve për ta formuar Lidhjen Shqiptare në Botë, e themeluar ne Münich më 8 Nëntor të vitit 1997.”

Shaban Arifaj: „Lidhja Shqiptare në Botë ështe subjekti më i fuqishëm në botë. Po të punojmë të gjithë kështu, do të ishim superfuqi në Ballkan! Nazmi Jakurti, kryetar për Lidhjen Shqiptare në Botë për Zvicër, i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit: „Pse ishim kaq gjatë të pushtuar? Ne nuk jemi të vetëdijshëm për potencialin, energjinë dhe forcën që kemi. Duke punuar së

bashku, mund të arrijmë çdo gjë.” Në vazhdimësi u zgjodh kryesia dhe derisa kryesia konsulltohej për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve, u bë edhe promovimi i dy librave të magjistër Shaban Arifaj “Kosova në udhëkryqet e Ballkanit“ dhe „Vaji i Skënderbeut”: Për vlerën e librave foli vetë autori. Poeti Neki Lulaj, nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani, lexoi para të pranishmëve poezinë „Lartësia e jetës”. Më në fund, kryesia e re e Lidhjes Shqiptare në Botë emëroi njëzëri për kryetar Ton Markun dhe nëntë delegatët për Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë që do të mbahet në Shkup. Me një kënaqësi të veçantë dhe sukses, mori fund Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci.Pas dy darkave solemne dhe pritjës se ngrohët dhe tejët madheshtore qe na beri familja Kuzhnini u ndamë vëllazëzërisht duke rrugëtuar seicili nëpër qendrat e europës ku banojmë dhe jetojmë.

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë?

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas agjencisë “IBNA”, ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, siç është edhe emri i Maqedonisë. Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes, asaj të emrit me Greqinë, edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.

Saliu zgjedh Babalen, si kameraman për dasmën e Zenit

Saliu zgjedh Babalen, si kameraman për dasmën e Zenit

Saliu zgjedh Babalen: Plotësisht i bindur, se video “Babale” ishte art i cilësisë së lartë në fushën e përgjim-spiunimit, Saliu ka propozuar në familje, që si kameraman për të bërë xhirrimet e dasmës së Zenit dhe video-klipet jashtë saj, të jetë Babalja.

 

Shkruan Memo Aliaj

Montazhier të jetë Ervin Salianji, ndërsa titrat shoqëruese të pamjeve, t’i përgatisë Edi Paloka meqë ai është specialist i kësaj fushe, mbasi vetëm me titra i kuptohen fjalët që thotë. Lidhur me xhirrimet, Zeni kishte propozuar Strazimirin, meqë filmon fjalimet e Saliut në parlament, por Saliu zgjodhi Babalen, i cili do të përdoret edhe për të përgjuar spiunët e Edvinit që do tentojnë të futen në sallë, për të prishur dasmën.

Pasi e vendosi, Saliu telefonoi Lulin, për ta pyetur se sa lekë kërkon Babalja për çdo 1 orë filmim dhe përgjim!/Pamfleti

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin…

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Mimoza Hysa

I pëlqen të thotë që krijuesi është një qenie pa seks dhe synon që vazhdimisht të mendojë si e tillë. Është një kërkim që e bën me vetveten dhe brenda saj, për të thënë se letërsia nuk është kjo apo ai, por diçka më e madhe. Kështu, jo thjesht për kapriço apo vetëm me pasion, Mimoza Hysa zgjodhi që të punojë me dhe për “letrat”. Ishte pjesa “e padukshme” e saj prej krijueseje “androgjene” që e shtyu të jetë edhe më vetvetja, “e ndarë” apo më mirë “e shkrirë” mes shkrimit dhe përkthimit. Sapo ka mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe ka në dorë dy romane autobiografike të Antonio Bevilacquas. Ndërkohë është në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh. “Besoj të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë”, pohon Hysa për “Metropol”, ndërsa flet për boshtin përkthim-krijim dhe problemet e vështirësitë që ekzistojnë në këtë “rreth” marrëdhëniesh…

Ne fillim të dhjetorit të vitit të kaluar ju keni qenë e ftuar në Panairin e Romës si përkthyese. Në këtë pozicion, si e shihni dhe si do ta komentonit situatën e përkthyesve dhe gjendjen e përkthimeve sot, në Shqipëri?

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Panairi i Romës është një panair kombëtar dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve italianë përfaqësohet me një stendë ku kësaj here ishin ekspozuar vepra të përkthyesve nga e gjithë bota. Ndër të tjerat edhe dy nga librat e mi të përkthyer nga gjuha italiane. Isha e ftuar për të folur mbi gjendjen e përkthimit në Shqipëri dhe të them të drejtën u zura ngushtë sepse problemet tona janë shumë larg problemeve të përkthyesve letrarë të vendeve të tjera. Së pari ne na mungon një bërthamë grumbullimi ku të mund të ngremë problemet e shumta që gëlojnë në përkthimin. Flitet shumë për përkthime të një cilësie të dobët dhe flitet pak ose aspak për gjendjen dhe mënyrën sesi punojnë përkthyesit letrarë. Vështirë të ketë tek ne përkthyes letrarë që mbahen me punën e tyre, e kështu përkthimi është më tepër një punë që bëhet për pasion sesa një profesion parësor. Që këtu lindin problemet. Jetojmë në një botë të ekonomisë së tregut dhe pasionet vihen në kandar, pra cilësia është si rrjedhojë një përfundim i ekuacionit Faqe/ditë. Nëse kjo formulë nuk përmirësohet nuk do të kemi përkthyes letrarë të mirëfilltë që specializohen dhe i përkushtohen kësaj pune dhe përkthimi letrar do të mbetet në dorë të rastësisë pasionale të njerëzve që ndër të tjerat edhe përkthejnë. Po ky është vetëm një nga problemet e për të tjerat nuk do të mjaftonin faqet e gazetës.

Lënda e parë në punën e një shkrimtari dhe përkthyesi është gjuha. Sa “bujare” e gjeni gjuhën letrare shqipe në këtë “komunikim” dhe ç’do të thoshit për debatin e hapur mbi këtë çështje?

E kam ndjekur me interes debatin e hapur mbi gjuhën letrare shqipe sepse gjuha është arma e krijuesit, lënda me të cilin ngjiz mendimin dhe nuk ka nga t’i shmanget. Do të bëja një paralelizëm me rrugëtimin e gjuhës italiane për të mbërritur në gjuhën letrare. U debatua me vite, në mos me shekuj mes krijuesve dhe gjuhëtarëve dhe fjala vendimtare i mbeti krijuesit. Ishte një vepër madhore e përgatitur në një kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë vjetësh e Manzoni-t, “I Promessi Sposi” që vuri bazat e gjuhës letrare, më pas gjuhëtarët e mbështetën me metoda shkollore e fjalorë. Ajo çka po kërkoj të përngjas është pikësish rruga e mbrapshtë e ndjekur tek ne në formulimin e standardit tonë. Është e papranueshme që një kongres gjuhëtarësh të përzgjedhë atë që duhet të flasë një popull. E rruga e zgjedhur sjell llumin e gabimeve që sot rëndojnë e turbullojnë gjuhën. A nuk mund të merrej për bazë edhe tek ne fakti që një pjesë e mirë e shkrimtarëve të hershëm kanë shkruar në gegërisht dhe tingëllima e poezisë gege nuk ka të krahasuar me atë toske? Bëhem bajate dhe e velshme po t’i kthehem paskajores, stërpërsëris fjalë të stërthëna, por kur ulem të përkthej zihem ngërç nga mungesa e humnertë e një forme kaq të domosdoshme e të krasitur si lulja e një pemë të vjetër. Nuk është e nevojshme të jesh gjuhëtar për të kuptuar lëmshin e arsyetimit humbës, po mjafton të të shkrepë të shkruash e të kuptosh se kjo gjuhë e njëllojtë, e hekurosur si shami të lodh e të vel sikur të jesh duke mbajtur fjalim parlamenti. Trashëgimia më e mbrapshtë e realizmit socialist nuk është aq tematika për mua sa njëtrajtësia gjuhësore që nuk ka kapërcime dhe individualizëm po ecën si mbi një tel akrobati. Prerja e rrugës së pasurisë leksikore të gegërishtes i përgjet spastrimit gjuhësor në kohën e Musolinit ku u ndaluan prurjet dialektore për të ruajtur një gjuhë tepër zyrtare. Po nëse në Itali edhe fashisti më i zjarrtë D’Annunzio nuk iu përmbajt aspak rregullave dhe eksperimentoi më shumë se gjithkush me gjuhën, tek ne, servilizmi politik dëmtoi më tepër letërsinë. Po megjithatë jam optimiste se ndryshimet janë të pashmangshme dhe aspak të frikshme. Gjuha jonë i ka rezistuar pushtuesve ndër shekuj dhe nuk ka pse të friket nga burimet e pashtershme shqipe që vetëm sa e zbukurojnë. Gjuhëtarëve u mbetet të marrim shënime dhe të mos druhen nga ajo që do të vendosin folësit e krijuesit e gjuhës.

Poete, shkrimtare, përkthyese. Si e gjeni dhe në ç’mënyrë “e ndani” veten mes këtyre “dashurive”?

E kam nisur si të gjithë me poezinë dhe si dashuria e parë e mbaj për gjininë më të shenjtë, aq sa ende sot druhem të botoj poezitë e mia. Edhe si përkthyese e kam nisur me përkthimin e poezive. Përkthimin e kam përdorur për të vazhduar pasionin e të shkruarit. Deri tani njihem si përkthyese që shkruaj, meqenëse kam pesëmbëdhjetë libra të përkthyer, por unë vetë ndjehem si shkrimtare që përkthen sepse krijuesin nuk e bën sasia. Pastaj përkthyesit që fillojnë të shkruajnë të nxitur për më tepër nga profesioni më ngjajnë se nuk arrijnë të kenë fytyrën e tyre si krijues po vishen gjithnjë me stilin e shkrimtarëve të përkthyer,kurse kur zanafillën e ke nga krijimi atëherë përkthimi është një zgjerim dhe përmbushje e universit tënd krijues.

Veçanërisht një njohëse e kulturës dhe gjuhës italiane. Si ndodhi ky “përfaqim” dhe pse kjo lidhje kaq e ngushtë me të?

Lidhja me kulturën italiane ka qenë disi e rastësishme. Kam studiuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja e pastaj në Fakultet për gjuhë italiane. Po sërish më dukej vetja e paplotë dhe vazhdova studimet trevjeçare në Itali për Kulturë Italiane, me drejtimin Letërsi. Po për njohjen e kulturës, historisë, riteve, zakoneve të një populli nuk mjafton as një jetë. Gjithnjë e më shumë zbuloj një vend, një popull dhe një kulturë që më befason dhe sot nuk më vjen keq si dikur që zgjodha këtë drejtim, madje ndjehem me fat.

Romani juaj më i fundit ka në qendër të tij fatin e një “femre” dhe jetën e saj. Në këtë kontekst ç’pjesë të Mimozës mund të gjejmë atje dhe si “u ngjiz” ky krijim?

Romani im i fundit “Histori pa emra” ka në qendër një nënë me një fund tragjik. Kisha kohë që më brente debati i hapur në mediat italiane mbi fenomenin e vrasjes së fëmijëve nga nënat e tyre (tek ne ndodhin me shumicë vrasjet në familje po debatohen pak ose aspak nga shoqëria). Kjo ishte një shkëndijë që më shtoi para vetes pyetjen: Çfarë e bën një nënë të arrijë deri në vrasjen e pjellës së vet? Cili është ai shndërrim psikologjik që ndodh brenda saj? Nxitja ishte shumë e fortë dhe mbushja zgjati për një kohë të gjatë, derisa pastaj u ula dhe e shkrova rrufeshëm. Gjithçka u vendos në një vend të humbur pa kohë e pa emra. Shtrirja e ngjarjeve pa një vend e një kohë të papërcaktuar më ka ndodhur edhe në romanin e parë, madje dhe në tregime e më ka bërë të mendoj se ndoshta fshirja e ngulimeve të përcaktuara qartë ka të bëjë me shtysën tim për të gërmuar në psikologjinë e personazheve universalë. Më vjen mirë që romani është vlerësuar shumë nga njerëzit e letrave edhe pse nuk shpresoj e dëshiroj të jetë roman popullor, sepse shijet e njësuara nuk janë kurrë shije pararojë.

Si do të përgjigjeshit karshi atyre që shpesh e “etiketojnë” letërsinë e bërë nga femrat si “feministe”, “femërore”, etj?

Etiketimi ka të bëjë me aneksim. Së pari duhet sqaruar terminologjia: letërsi feministe është ajo një letërsi që lufton për të drejtat e femrave dhe ka lulëzuar pas luftës së dytë botërore, po si çdo letërsi manifestesh nuk ka rezistuar dhe nuk ka pasur kulme. Më ngjason me letërsinë e futuristëve që vunë luftën në një nga pikat e programeve të tyre, apo më letërsinë e realizmit socialist. Kjo nuk ka lidhje aspak me problemet e emancipimit të gruas që është një problem që duhet marrë seriozish sidomos tek ne. Por unë letërsinë e kuptoj ndryshe dhe e përjetoj në mënyrë krejtësisht individuale, pa rryma e grupime. Krijuesi nuk është rrjedhë lumi po gropë karstike që gjithçka i buron nga vetja. Ose unë ndjehem e tillë. I neveris programet dhe sistemet, nuk më pëlqen letërsia me qëllime të përcaktura. Sa për letërsinë femërore, nëse do të bëhej një kategorizim i tillë atëherë do të kishim dhe një letërsi mashkullore, pra një letërsi të ndarë sipas sekseve. Pse letërsia e shkruar nga meshkuj nuk kategorizohet si e tillë kurse ajo e shkruar nga femrat po? Kjo më duket një tendencë diskriminuese sikur të flitej për letërsi për zezakë dhe për të bardhë, ose më mirë të themi tendencioze për të mos e përfshirë femrën në atë që quhet “njeri” dhe që mban vetëm gjininë mashkullore. Kush mund të më thotë në janë mashkullorë apo femërorë romanet e Kafkës, Xhojsit apo Jelinekut? Së fundi flitet dhe për letërsi për femra, ku nënkuptohen romanet e sheqerosura si telenovela që shkruhen për shtëpiake, të cilat kanë vërtet sukses në botë, por që nuk kanë të bëjnë me letërsinë e vërtetë, janë si prodhime të gatshme mishi që shiten në supermarket.Do ta mbyllja me thënien e Virginia Woolf-it që krijuesi është një mendje androgjene. Unë do të thosha ndryshe një mendje pa seks.

Ç’mund të thoni për përkthimet tuaja të deritanishme. Në ç’mënyrë “i përzgjidhni” veprat që do të përktheni, çfarë kriteresh duhet të plotësojnë ato dhe mund të rrëfeni diçka për punët që keni në dorë?

Në fushën e përkthimit kam pasur fat në bashkëpunim sepse prej vitesh jam e lidhur me Shtëpinë Botuese Ombra GVG që më ka mundësuar botimin e një serie përkthimesh. Prirja ime ka qenë drejt sjelljes së letërsisë bashkëkohore italiane me emra si Mazzantini apo Tabucchi, pa harruar klasikët, për të ndryshuar përshtypjen se letërsia italiane nuk ka kulme. Kam gjetur mbështetje te botuesit Gëzim e Vasilika Tafa që gjithashtu janë njohës shumë të mirë të letërsisë italiane. Më vjen mirë të përmend bashkëpunimin tonë frytdhënës që dëshmon për respektim të ndërsjellë e profesional që duhet të jetë në të vërtetë baza e bashkëpunimit botues- përkthyes. Ndodh që botuesit besojnë në zgjedhjet e mia po shpesh jam unë që respektoj politikat e tyre. Sapo kam mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe kam në dorë dy romane autobiografikë të Antonio Bevilacqua-s. Ndërkohë jam në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh që kam kohë që e përgatis dhe me të cilin besoj do të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë, për të kuptuar se nuk mjafton aspak të thuash që ke ndryshuar nëse ndryshimi nuk të ngjizet edhe në mënyrën sesi arsyeton për gjërat më banale.

Si ju duket profesioni i përkthyesit dhe shkrimtarit në kontekstin shoqëror? A ka vëmendjen dhe vlerësimin e duhur në shoqërinë tonë?

Po ta jap përgjigjen duke marrë shkas nga një intervistë e botuar kohët e fundit në revistën e përkthimit letrar në Itali e përkthyeses së mirënjohur Adriana Motti, tashmë shtatëdhjetë e pesë vjeçe, që kur i thanë se ishte bërë e famshme për përkthimin e “Djaloshit Holden” të Salingerit, u përgjigj: “Askush nuk ia hedh sytë emrit të përkthyesit: është një punë shkatërruese dhe jam penduar që e kam bërë. Asnjë kënaqësi, fitohet pak dhe humbet tërësisht identitetin. Mbyllesh gjithnjë vetëm në një dhomë, ti dhe libri e askush tjetër.” Dhe të mendosh që është profesioni që kërkon më tepër përgatitje dhe studim! Një gazetar i thjeshtë politike që interpreton thëniet bajate të politikës e cila vetë ka mbetur e fundit për profesionalizëm, është shumë më i nderuar, më i njohur, më i paguar në shoqërinë tonë. Vetëm kaq do të thotë shumë! Ndërsa shkrimtari duhet të presë vitet e plakjes për të thënë që ishte. Përgëzoj me kënaqësi një brez dyzetë vjeçar shkrimtarësh, ku fus me modesti edhe veten, që po përpiqen t’u dëgjohet zëri fuqishëm dhe ndoshta ndezin një dritë jeshile dhe për respektimin e figurës së njeriut që i përkushtohet letrave.

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi  gjyqtarit

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

 

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

 

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

 

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

 

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

 

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

 

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

 

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

 

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

 

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

 

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

 

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

 

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

 

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

 

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

 

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

 

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

 

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks.

785 mijë euro fitime nga shitja e 8 apartamenteve. Si ndryshuan pronat prej vitit 2003

Zbardhet pasuria e plotë e familjes presidenciale. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e plota që presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që prej vitit 2003. Një ditë më parë gazeta publikoi të ardhurat e familjes Berisha, ndërkohë që sot po bën të ditura fitimet, banesat dhe pronat e çiftit presidencial. Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij.

 

Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

 

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash.

Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli).

 

Vila luksoze e Ilir Metës

Vlerat e apartamenteve

Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017 zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur po 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Sa i takon pasurisë të deklaruar së fundmi, bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Po ashtu të vetmet të ardhur janë shitja e dy apartamenteve dhe pagat si deputete dhe President. Në ditët në vijim gazeta do publikojë pasurinë e plotë dhe për liderë të tjerë të politikës, nga kryeministri, kreu i opozitës dhe deputetë.

Elvi Sidheri: Shtigjet e mistershme të Nobelit

Elvi Sidheri: Shtigjet e mistershme të Nobelit

Nga Elvi Sidheri

Një ditë prej ditësh, çmimi Nobel vendosi të mos dalë më nga dhoma e vet e praruar në Stokholmin e lartësive të ftohta nordike të kontinentit të moçëm dhe arsyet për këtë veprim stoik, sa edhe të beftë, i kish të shumta në fakt.

Si të dilte vallë, të përshkonte korridoret e Akademisë së vet, të paraqitej para përfaqësonjësve të shtypit mbarëbotëror, me atë barrë që ndiente mbi supe?

E nuk ishte fjala veç për skandalet seksuale që kishin përfshirë jurinë e këtij çmimi, gjer atëherë të panjollë në këtë aspekt.

I qe kërrusur kurrizi të ngratit, qe lodhur fort, ishte gërmuqur nga pesha e viteve, shekullit e ca që pati kaluar qysh nga themelimi i tij si pasojë rastësore e shpikjes së vdekjeprurjes dinamitarde.

Nobeli na ish plakur, vlera e tij qe shtuar, reputacioni ishte përhapur anë e kënd planetit, ithtarët qenë shumuar, atmosfera e dorëzimit të këtij çmimi, më të njohurit në faqe të tokës, ishte mistifikuar në pafundësi, dhe lavdia sa vinte e shtohej.

Por sakaq, seç kishte që Nobelin tonë, këtë bard, rapsod epik të kohëve moderne, depërtues, shtegtar e përshkues të nuancave më intimisht publike të realitetit botëror gjatë dhjetëvjeçarëve letrarë të fundit, e kish lodhur, shteruar e mplakur.

Nobeli ndoshta iu qe përshtatur, përkulur e ishte njësuar me rrymat e së përditshmes, kish ngërthyer çdo pasqyrim të së tashmes, ishte bërë porsi një rrezatim i sipërfaqësores së mendësisë njerëzore, duke e refuzuar njëkohshëm me përçmim gjithçka të mirëfilltë, të mirëqenë e të vërtetë.

Kaq e thjeshtë ishte!

Kjo ishte arsyeja e pandërgjegjshme përse Nobeli atë ditë ndihej i vrarë shpirtërisht, i kapitur, i zvarrë, i sfilitur nga vetë ekzistenca e tij e mbrujtur në lukse të shfrenuara mondaniteti, ballosh, kostumesh “Haute Couture” dhe parfumesh të zgjedhura.

Qe shndërruar në një çmim propagandistik, në një paradë farfuritës kotësie, në një shpërfaqje monumentale zbrazëtie konceptuale, përmbajtësore dhe kulturore, por sikundër ecën gjithçka në këtë botë, edhe Nobeli ynë i lavdishëm, nuk tundej vendit, qëndronte kryelartë dhe nga Stokholmi nordik, mes mirëqenies sociale, përparimit qytetar e teknologjik, ajrit të pastër të Veriut të kontinentit të moçëm, Balltikut dhe gjelbërimeve natyrore suedeze, vështirë e kishte të hiqte dorë nga froni i vet.

Një fron më i hyjshëm se ai i vetë Papës në Romë në shumë aspekte.

Një fron i gjithëpranuar, një fron laik që në labirintet e logjikimit të nxituar njerëzor, barazohej me fronin fetar, pa u thelluar ndër çështje të mërzitshme si dogmat fetare, blasfemitë apo krahasimet e pamundura.

Nobel domethënë Shenjtëri laike!

Ky është thelbi.

Nobel domethënë Madhështi!

Kjo është puna.

Nobel domethënë (vetë)Mburrje!

Ky është çelësi i leximit dhe botëkuptimit.

Pak a shumë si ajo përralla e animuar e dikurshme shqiptare, ku ujku në përpjekje për ta ngrënë demin, i thotë: “Pa brirë je mbret, pa brirë je pasha, pastaj pa brirë është dhe moda”.

Shpesh çështjet janë më të thjeshta seç duken.

Perandorët Romakë jepnin Nobel ulur në tribunën krye-patrice të Koloseut, duke u mjaftuar me ngritjen apo uljen e gishtit në shenjë jetë a vdekje për gladiatorin fatmirë a fatkeq të radhës.

Ngadhënjimtari qe një Nobelist i lashtësisë, i shpërblyer me famë e lavdi, për argëtimin, kënaqësinë dhe kohështyrjen e hareshme gjakatare të gjindjes plebeje barkthatë.

Me këtë nuk pohojmë se ndërkaq edhe shkrimtarët, poetët e mendimtarët e lashtësisë nuk qenë Nobelistë të kohës së tyre, në ato epoka të gjenezës së letërsisë dhe qytetërimit, por ata padyshim, burimin e energjisë së tyre letrare, krijueshmërinë e tyre burimore e gurgullonin tjetërkund, dhe vlerësimin do ta kërkonin në Olimp, Apolloninë Ilire,Tempuj Romakë apo gjetkë, kurrësesi jo në Stokholm.

Të mos themi që vikingët, paraardhësit luftarakë të suedezëve të sotëm, Valhallën tej-vdekjes së zotit Odin, e mendonin veç për bëma në fushën e betejës, të kësaj jete apo të përtejmes, pa vrarë mendjen (vrisnin njerëz përgjithësisht) për çikërrima pa rëndësi si gjërat e letërsisë.

Nobeli pra, është bërë Rutinë. E mërzitshme, parashikueshme.

Prandaj, kur krahas me shpalljen e shumëpritur, drejtohen blicet fotografikë dhe gjëmon fanfara, mes poteres së kremtimeve, bëhet krejt e pamundur të dëgjohet. Nevojitet heshtje pra, në këto momente padrejtësie të përjetshme, që të arrish të pikasësh murmurimën e të harruarve. Askujt nuk i shpëton dot fakti që Jorge Luis Borges kurrë nuk e fitoi Nobelin. Aq më pak Lev Tolstoi, apo qoftë edhe Marcel Proust. Të mos themi për Vladimir Nabokov, apo Henrik Ibsen, Paul Valery, Émile Zola, Benito Pérez Galdós, César Vallejo, Franz Kafka.

Është një listë e gjatë radha e të mallkuarve. Por ndonjëherë, pa paralajmërim, ndalin kremtimet dhe i lënë vend qetësisë. Seç hapet një shkretëtirë mes të laureuarve. Ndonjë vit mbetet i zbrazët. Vjen momenti të kujtojmë.

Në vitin 1901 francezi Sully Prudhomme pati nderin të ishte shkrimtari i parë fitues i një çmimi që, me kalimin e kohës, do të shndërrohej në më prestigjiozin dhe të dëshiruarin e atyre personazheve që vendosin t’ia kushtojnë jetën botës së letrave. Kanë kaluar më shumë se njëqind vite qysh atëherë, dhe shumë ngjarje kanë ndodhur rreth këtij çmimi.

Thonë se Camilo José Cela, në darkën pas dhënies së çmimit Nobel për letërsinë të atij viti 1989, kur mbretëresha e Suedisë i qe avitur për ta pyetur se si ndihej, ai qe përgjigjur: “I menderosur, por gjithësesi mirë”. Është kjo një frazë tipike për këtë autor, ndonëse fort shokuese, duke patur parasysh sa shumë ky njeri ishte angështuar për këtë çmim dhe çfarë ankthi kish patur çdo vit para shpalljes së çmimit në fjalë nga Akademia. Një tjetër legjendë tregon sërish se Cela, si e kish nuhatur, ose duke dëshiruar ta nuhasë, lajmin e mirë, pati thirrur agjenci të ndryshme lajmesh që të rrinin në gatishmëri për të qenë të pranishëm kur të vinte telefonata të cilën e kish pritur për aq shumë kohë, më shumë seç denjonte të pranonte. Dhe kjo skenë, më në fund, do të tregohej nga mediat spanjolle si një moment gjasme “emocionesh të përmbajtura”.

Dhe, sado t’i ketë rënë reputacioni këtij çmimi, nuk vihet dot në dyshim fakti se agjenda e shumëkujt vijon të kushtëzohet prej tij, veçanërisht në rastin e thuajse të gjithë kandidatëve të përjetshëm për fitimin e tij. José Saramago dhe Jorge Amado, miq pleqërie, i shkruanin njëri-tjetrit letra ku shfrynin tërë dëshirat e tyre më të zjarrta, dhe thonin: “Nuk ka dyshim se ky çmim përbën një shpikje djallëzore”, siç do t’i shkruante saktësisht portugezi José Saramago brazilianit Jorge Amado pak vite se ai vetë ta fitonte Nobelin për Letërsinë. Borges, nga ana e vet, e pat ngjyrosur me ironi rastin e tij tejet të veçantë kur do të thoshte: “Kjo është një traditë e lashtë skandinave: mua ma taksin çmimin dhe pastaj ia japin tjetërkujt. Fundja gjithë kjo punë është njëfarë riti”. Kurse Galdós-it ishin vetë bashkëkombasit e tij spanjollë që ia rrënuar gjasat për të fituar Nobelin për Letërsinë, kur disa sektorë kritikë ndaj veprës së tij, vendosën t’ia bojkotonin kandidaturën. Kështu pra, çdo autor i shquar nga të katër anët e globit e pasuron edhe më shumë historinë e vet personale kundrejt një çmimi që do të lindte si nismë për të njohur dhe vlerësuar veprën e shkrimtarëve me ndikim universal, por që si përfundim do të shndërrohej në një krijim të zbrazët. Sepse duke lartësuar veç disa të pakët, ishin trajtuar si të njerkës shumica e shkrimtarëve të tjerë.

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

teksa ishin në mbyllje të emisionit ‘Politika Online’, gazetarja Marsela Karapanco i ka kërkuar avokatit Spartak Ngjela që të votojë për top-statusin e ditës, ku ishin zgjedhur postime nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, deputeti Pjerin Ndreu, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeti Nard Ndoka.

Por Ngjela është nervozuar duke mos e lenë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve, duke i thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte ende.

Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

rama-erdogan shqiperiajone

Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

Nga Deo Graciani

Shqipëria e vogël, dhe jo edhe aq e rëndësishme në arenën e sotme gjeo-politike, u vendos përkohësisht në qendrën e vëmendjes nga një veprim i panevojshëm por i parashikueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e cila kohët e fundit po tregon përherë e më shumë se nuk është asgjë tjetër përveçse një zorrë që i shkon pas interesave islamo-komuniste në Ballkan, Evropë dhe më gjerë. Duke parë dhe dëgjuar kryeministrin sesi ngre zërin nëpër fushata dhe përplaset në media me njerëz të ndryshëm, duke përdorur si armë elokuencën e tij për të mbrotjur bindjet që ka dhe për të mposhtur kundërshtarët, të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një njeri të vendosur dhe që nuk merr urdhra nga askush. Fatkeqsisht, pak a nga pak po vërtetohet e kundërta. Në thellësinë e psikikës së tij, po nxjerr kokën një njeri të cilit i mungon kurajoja civile, dhe nuk është i aftë të kuptojë momentet dhe kthesat e rëndësishme historike, por thjesht shkon andej nga fryn era, dhe ndryshon me erën. Elokuenca dhe oratoria e tij nuk i shijojnë më askujt. Nuk të hyn në punë elokuenca kur ke humbur shpirtin. Edhe Hitleri ishte elokuent por shikoni se çfarë i kushtoi botës. Ne nuk prisnim që Edi Rama të konkurronte me Gjergj Kastriotin, Ibrahim Rugovën, Pjetër Bogdanin apo Lech Walesën për nga karakteri, por të paktën prisnim pak më shumë prej tij. Edhe Edi Rama siç duket ra viktimë e asaj që quhet “mallëkimi i gjeneratave” dhe nuk arriti të dalë dot përmbi trashëgiminë e errët shpirtërore të këtyre gjashtë shekujve të fundit. Dikush mund ta mbështesë sjelljen e kryeministrit me justifikimin se ai nuk ka me se të punojë, sepse kjo është Shqipëra dhe nuk gjen më mirë, dhe nuk ka material më të mirë “për ndërtimin e shtetit.” Karakteri i ndërtuesit nuk varet nga cilësia e materialit. Nëse kërkon gjen.

Edi Rama, kryebashkiaku i tij i Tiranës Erion Veliaj, dhe anëtarë të qeverisë shfaqen rregullisht nëpër ekrane duke përuruar parqe të cilat po i ndërtojnë për rehabilitimin fizik të njerëzvë ndërsa nga ana tjetër po ndërtojnë një tempull turko-arab të fundamentalizmit islamik në zemër të Tiranës për helmimin e shpirtit të tyre. Të zhytur deri në grykë në injorancën e tyre, ata nuk kuptojnë se po helmove shpirtin ke shkatërruar trupin dhe mendjen e njeriut. Ndërtojnë parqe dhe njëkohësisht shtojnë ndotjen akustike dhe helmin shpirtëror. Ju lumtë o argatë të djallit që për të fituar votat e ekstremistëve islamikë po shisni falas edhe pikën e fundit të shpresës që mban gjallë një komb. Ju lumtë që ndërsa ndërtoni lulishte për fëmijët, i bëni ata të tremben duke i detyruar të dëgjojnë ditë e natë nga autoparlantët e vdekjes ulërimat dhe britmat rrëqethëse që gërvishin mendjen dhe helmojnë shpirtin.

Ky shtet i sotëm nuk është asgjë tjetër përveçse vazhdimësi e shtetit Potemkin të Berishës. Në shtetin Potemkin, fasada e rafinuar e institucioneve fsheh mungesën e plotë të substancës. Vetëm aktorët ndryshojnë. Kjo qeveri e shitur tek ata që kanë xhepat më të thellë, nuk kishte sesi sillej ndryshe edhe në rastin e votimit të rezolutës absurde që një grup ekstremistësh islamikë, pro-islamikë dhe anti-semitë paraqitën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Nuk pritej që Edi Rama të ishte aq largpamës dhe i guximshëm sa të votonte kundër rezolutës, por të paktën mund të kishte abstenuar ose mund të mos kishte marrë pjesë. Qeveria shqiptare u deklarua se “i qëndruam koherentë qëndrimit tonë të linjëzuar me Bashkimin Evropian.” Kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare i qëndroi koherente vendimit të Organizatës së Vendeve Islamike nga ku edhe mori udhëzimet përkatëse disa ditë para votimit në Asamblene e Kombeve te Bashkuara. Pra, Edi Rama dhe qeveria e tij i qëndroi besnike linjës Islamike të mikut të tij të ngushtë Tayyip Erdogan, me votën kundër Amerikës dhe Izraelit.

Edi Rama Zoti pastë mëshirë
Edi Ramaerdogan

Qeveria e sotme shqiptare edhe sot e kësaj dite vazhdon ta quajë Shqipërinë vend Islamik, edhe pse Islamiket nuk janë më shumicë në Shqipëri. Qeveria shqiptare, të paktën mund te abstenonte siç bënë Bosnja Herzegovina, Letonia, Kroacia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, dhe Romania. Te gjitha këto shtete përveç Bosnjës janë pjesë e Bashkimit Evropian. Por jo. Për një grusht votash të fundamentalistëve islamikë në Shqiperi, kryeministri zgjodhi të mbështeste rrymën fundamentaliste Islamike të mikut të tij, Tayyip Erdogan, i cili po kthehet pak e nga pak në mësuesin e tij shpirtëror. Përpara se të konsultohej me vendet “mike” të Bashkimit Evropian, Shqipëria u konsultua me vëllezërit shpirtërorë të organizatës së vendeve islamike. Me sa duket Erdogani po i jep leksione kryeministrit tonë sesi të mbajë pushtetin sa më gjatë duke manipuluar shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar, siç bën rregullisht edhe presidenti turk me vendin e tij dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sot Erdogani është një anti-kristian, anti-evropian dhe anti-amerikan i deklaruar, dhe nuk i ka hije kryeministrit të Shqipërise ti shkoje mbrapa si zorrë një fundamentalisti islamik. Nuk kishte shumë rëndësi nëse Shqipëria votonte apo abstenonte por të votonte kundra ishte e turpshme. Të lumtë o kryeministër që i vure shqelmin një shansi historik për ta vendosur Shqipërinë përkrah Hebrenjve, Polakëve, Çekëve, Hungarezëve, Romunëve, dhe Kroatëve, aleatëve tanë historikë, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për liri. Të lumtë që e vendose Shqipërinë përkrah kërmave komuniste të Sorosit, dhe e zhyte edhe më thellë në llumin e fundamentalizmit islamik.

Në kulmin e terrorit nazist ndaj hebrenjve, në një kohë kur pothuajse çdo shtet i Evropës jo vetëm që nuk i mbrojti por nga frika bashkëpunoi me nazistët në arrestimin dhe shfarosjen e hebrenjve, kjo Shqipëri e vogël e cila konsiderohej “myslimane,” megjithëse në një luftë për mbijetesë, e shkërmoqur shpirtërisht për gjashtë shekuj errësirë të pafund, arriti të gërmojë në thellësinë e vetëdijes së saj kombëtare pothuajse të vdekur, dhe të gjejë e të zbatojë, qoftë edhe për pak çaste urdhëresën hyjnore të dashurisë dhe humanizmit. Besa shqiptare triumfoi mbi urdhëresat e urrjejtjes islamike, dhe shqiptarët duke rrezikuar jetën e tyre, i mbrojtën hebrenjtë me çdo mundësi që paten. Ndërsa sot mjerani Edi Rama dhe qeveria e tij vendosi të zhvlerësonte ato pak momente historike krenarie kombëtare, duke u vendosur përkrah argatëve të djallit, në krah të atyre që kanë shpallur luftë Zotit të dashurisë.

Kryeministri ynë i rritur dhe i edukuar në një realitet ateisto-islamiko-komunist akoma nuk e kupton fuqinë e Zotit, dhe as drejtësinë e Tij. Ai nuk e kupton dot Providencën Hyjnore. Ky kryeministër nuk arrin të konceptojë gravitetin historik dhe impaktin shpirtëror të një vendimi të tillë jo vetëm mbi veten e tij por edhe mbi popullin e tij. Të rreshtohesh në frontin e anti-Zotit është vetëshkatërrim, pavarësisht se numrat mund të duken në favorin tënd. Zoti nuk merret me statistika dhe as me numra. Rezultantja dihet.

Duke shpresuar se kryeministri Edi Rama do t’i vërë gishtin kokës dhe jo grushtin, se do të reflektojë për katrahurën që bëri, dhe të pendohet me sinqeritet përpara Zotit të vërtetë, duke e korrigjuar veprimin e tij kur ti vijë një tjetër shans, derisa të vijë ajo ditë, unë i them: “Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë.”