Get a site

Gani Mehmetaj: Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Nga Gani MEHMETAJ

Organizata turke TIKA, që merret me rrënimin e monumenteve të kulturës materiale e shpirtërore të arbërorëve-shqiptareve, në vitin e Gjergj Kastrioti -Skënderbeut ka paraparë ndërtimin e 18 xhamive, teqeve e objekteve islame në kështjellat e qytetet shqiptare. Ndërtimet do të bëhen mbi kishat e manastiret katolike. Në dhjetëvjetëshin e fundit kjo organizatë islamike që përpiqet të ringjallë me agresion fantazmën osmane, ka ndërtuar 250 xhami, teqe e objekte islamike në kështjellat shqiptare e vendbanimet ilire-arbërore. Në emër të kinse rinovimit ka falsifikuara e shëmtuar gjeografinë arkeologjike të Shqipërisë mesjetare më keq se çdo hordhi barbare në dymijë vjeteshin e fundit.

 

Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Me intensitetin e punimeve të TIKA-s për shlyerjen e kujtesës shqiptare për disa vjet nuk do të mbetet asnjë gjurmë e kulturës materiale e shpirtërore të mesjetës, kështjellat tona nuk do t’i ngjasojnë kështjellave të Arbrit, por kalave osmane me xhami, teqe e hamame, ashtu sikurse i shëmtoi Perandoria osmane pasi e pushtoi Shqipërinë.

Turqia me pëlqimin e qeverive shqiptare të korruptuara ka falsifikuar kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, ka fshirë mesjetën arbërore, nga evropianë e ka bërë aziatike. Aty ku duhej të ishte shtatorja e princave të Arbrit, turqit duke i korruptuar qeveritarët shqiptarë të te gjitha niveleve kanë vënë pllaka përkujtimore për sulltanët- gjakatarë që vranë shqiptarë.

Shqipëria vitin 2018 e shpalli vit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, ndërsa është e kundërta, viti 2018 është vit i Turqisë në Shqipëri. Gjergj Kastrioti mbreti i Arbrit i ka ditët e numëruara në shtetin e vet. Sulltanët e xhamitë do t’ia zënë vendin. Është mashtrim kur thuhet se sivjet është viti i Gjergj Kastriotit, sepse shteti shqiptar nuk ia kushtoi asnjë shtatore, kështjellë të rinovuar e monument princave të Arbrit e Gjergjit të madh. Ndërkaq, Turqia e shënoi këtë vit në Shqipëri me qindra kushtime sulltanëve vrasës, islamit që bëri gjenocid ndaj shqiptarëve dhe osmanëve që gati na shfarosën.

Nuk mund të gjendet një shtet tjetër në Evropë e në Azi mbi të cilin ushtrohet dhunë e tillë kulturore e shpirtërore sikurse mbi Shqipërinë e shqiptarët nga Turqia, me lejen e zyrtarëve vendës. Shqipëria është nën vasalitet të pështirë.

Habitë reagimi i pakët i shkrimtarëve, artistëve dhe i elitës kulturore shqiptare. Sikur të reagonin me vendosmëri e me kohë sigurisht do ta pengonin vandalizmin turk. Ashtu si reaguan me vendosmëri artistët shqiptarë kundër rrënimit të Teatrit Kombëtar, duhej e duhet të reagonin edhe kundër vandalizmit të Turqisë ndaj kështjellave e monumenteve shqiptare. Heshtja i ka dy mesazhe: i kanë shushatur artistët shqiptare me fonde turke ? Apo strukturat e caktuara islamike u bëjnë presion te tmerrshëm që t’ua mbyllin gojën?

Gjendja është e njëjtë edhe në Dardani. Në katedralen e Prishtinës, aty ku u varros Pjetër Bogdani, Turqia e rindërtoi xhaminë më të madhe në kryeqytet. Janë rindërtuar nga themelet qindra xhami e teqe, që s’kanë asgjë të përbashkët me ato që ishin dikur, s’kanë asnjë vlerë trashëgimie. Mbishkrimet në xhamitë e rindërtuara e në Teqenë e re të Bektashinjve në Gjakovë, TIKA i ka vënë në gjuhën arabe, sikur të ishe në mesjetën osmane a në ndonjë shtet arab.

Prishtina e Pjetër Bogdanit dhe Gjakova e Gjon Nikollë Kazazit nuk e kanë asnjë përkujtim për kolosët shqiptar, ndërsa janë ndërtuar qindra xhami turke e teqe iraniane.

 

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Reagim i shoqates se intelektualve shqiptarë „Trojet e Arbrit“

Kurrë nuk do të lejojmë që të groposet çështja e Çamërisë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e incidentit të ndodhur në panairin e librit në Tiranë në Stendën e Çamërisë ku u hoq emri i Çamerisë e dënon këtë akt qyqar dhe të paprecedent të ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.Përsonat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në Panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që ju gjetën menjëherë në mbështetje.Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë. Gjithashtu i bëjmë me dije qarqëve greke si dhe mbështetësve të tyre që Shoqata “Trojet e Arbrit “dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë pavarsisht se ku jetojnë e veprojnë do të jenë në mbrojtje të çështjes së Çamërisë.Ky akt tinzarë u ba si rezultat i kompromisit që po bëjnë pushtetarët në Shqipëri ku po dëshirojn që ta groposin shtatë pashë thellë çështjen e Çamërisë dhe ta mbyllin njëherë e përgjithmonë.Këtyre qarqeve ju bëjmë me dije se çështja e Çamërisë nuk do të mbyllët asnjëherë dhe kjo plagë që ende po kullon gjakë shumë shpejtë do të fillon të marrë drejtimin e duhur me mbështetje të aleatëve shekullorë të shqiptarve të Amerikës dhe Gjermanisë por edhe me përkrahjen e bijëve dhe bijave atdhetare të Shqipërisë Etnike.

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit “

Nue Oroshi Kryetar

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb
Hashim Thaçi ka folur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mos themelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

“Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka pengu komuniteti serb por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

“Kam qeverisur dy mandate me ta dhe kanë qenë korrekt. Nuk duhet ti shkojmë me sy të keq e as armiqësor, ata janë qytetarë të Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione është legjitime”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodh në kohën e duhur.

“Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga ShBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodh.”, tha presidenti Thaçi.

I pyetur se a do të jetë temë e dialogut me Serbinë, krijimi i Ushtrisë, presidenti shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe ka Kushtetutën e saj dhe se Ushtria do të bëhet nga Kosova.

“Çështja e Ushtrisë nuk diskutohet e nuk do të diskutohet me Serbinë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i Ushtrisë të jetë serb.

“Nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do të më pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu”, theksoi Thaçi.

Babalja kerkon azil ne kosove

Babalja kerkon azil ne kosove

Babalja: Dua azil, në Shqipëri do më vrasin

 

Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë.

“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.



Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve, raporton Report TV.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.

Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik.

Thesari i Hollmit…

Thesari i Hollmit…

Thesari  Hollmit.Nën këmbë ,aty ku të gjithë shkelim çdo ditë, ku kalojmë, ku ikim e vijmë pa kuptuar, Shqipëria fsheh ende vlera të jashtëzakonshme të identitetit të saj. Janë zona të tëra që heshtin pa mundur të flasin me vlerat e tyre të vërteta.

Diku humbin, fshihen, diku vdesin pa u zbuluar kurrë, siç është edhe rasti i fshatit Qinam në Kolonjë një zonë me vlera të jashtëzakonshme që deri më sot njihet pak ose aspak.

Në zonën ngjitur me fshatin, 23 vjet më parë gjatë disa gërmimeve krejt rastësore për të nxjerrë gurë u gjet një thesar. Ena e hekurt ishte e mbushur me monedha të prera në ishullin e Eginit në Greqi e datonin në shekullin e 6 dhe të 5 para Erës Sonë. Disa qindra të tilla u morën për t’u ekspozuar në Muzeun Arkeologjik ku gjenden ende sot, nën ruajte dhe masa të rrepta sigurie për shkak të vlerës së tyre.

Shumica e lidhen gjetjen e këtij thesari me depozitimin e tij rastësor nga ndonjë tregtar i kohës që lëvizte përgjatë aksit antik që lidhte Dangëllinë me Kosturin e zona të tjera . Ndërkohë që po në këto pjesë shumë mendojne se ka patur edhe përplasje e beteja ushtarake mes romakeve dhe maqedonasve të lashtë. Por a ishte vërtetë ky thesar diçka rastësore apo pas tij fshihet më shumë?

Profesor Skënder Aliu, një ndër arkeologët më të vjetër në vend, mendon se kjo zonë përkundër vëmendjes së munguar ka dhënë fakte të qarta për historinë antike të saj. Duke nisur nga Kalaja e Hollmit nga ku mori emrin edhe thesari , një pjesë e së cilës është ilire dhe pjesa tjetër romake.

“Kolonjë është shumë e pasur prej këtu e deri atje 7 me 7 kilometër ka një grup kalash, ka varre monumentale siç është një varr monumental 1 kilometër më tutje, ka tuma sa të them unë. Ja kam propozuar edhe ministrise qe te shpallet nje zone e mbrojtur e tipit A, qe ta ruajme ta veme ne sherbim te edukimit , te turizmit, ja vlen nje dhe e dyta te merret vesh identiteti te dije ky popull nga vjen te mesoje identitetin”, thotë profesor Aliu.

Fshati Qinam kundron për së afërti të gjithë këtë zonë. Hera herës duket i shkëputur nga historia e tij që shpeshmi thuajse kalon edhe kufijtë e legjendave e në qofshin kështu ato janë legjenda reale e mjafton të rrugëtosh nëpër rrugicat e fshatit për ta kuptuar.

Nuk është e vështirë të gjesh edhe sot në fshat monedha të thesarit të Eginës. Banorët nuk duan të identifikohen edhe pse të tilla siç thonë mund të ketë kushdo që ka punuar tokën e tij në këtë zonë. Do të donim të tregonim vetëm dy prej tyre sa për të krijuar një ide. Njëra është e ashtuquajtura monedhë me shenjën e breshkës së ujit, e cila daton sipas ekspertëve në shekullin e 6 para Erës Sonë, ndërsa tjetra ajo me breshkën e tokës që i përket gjysmës së dytë të shekullit të katërt para Erës Sonë. Nën zë banorët të thonë se në këtë zonë nuk ka qenë vetëm një enë me monedha të Eginës, por disa të tilla.

Fshati jep një përgjigje edhe për më dyshuesit që mendojnë se monedhat mund të jenë marrë nga poçja që sot gjendet në muze; nëntoka e Qinamit dhe e gjithë zonës përreth Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, ku janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime antike e kala fsheh ende shume.

Sot gjëja më normale në fshat është të gjesh monedha . Por jo vetëm ato të thesarit të Eginës, që e bën edhe më mistike këtë histori. Monedhat janë të shumta e të ndryshme e flasin për një zinxhir historik që nga shekulli i 6 para Erës Sonë deri në atë të 6 të Erës Sonë, në kohën e dyndjeve sllavo-avare. Në fshat mund të gjesh sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, por që i bashkon figura e Aleksandrit të Madh, por ka edhe të tjera vështirë të dallueshme me sy të lirë.

Për fshatin e patriotit të madh Hasan Qinami i cili i bëri ballë në mënyra e momente të ndryshme dërgatave e pretendimeve greke, mund të flasësh shumë e më shumë. Jo thjesht për banorët e paqëm e punëtore, jo thjesht për historinë e mbushur me monedha të periudhave të ndryshme, por edhe për gjetje të tjera arkeologjike. Ka shumë të tilla që banorët i kanë zbuluar rastësisht në tokat e tyre, si një unazë mesjetare bronzi që mendohet se daton në shekullin e 9 deri në atë të 11. Këto gjetje nuk janë të izoluara apo të gjetura nga 1, 2 apo 10 banorë , por nga shumica dërrmuese e tyre.

Ka edhe më shumë në Qinam si këto grupe karficash, gjilpërash, vëthe , maja shigjetash e shumëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.

“Përshembull ja kjo, kjo është një fibul, një karficë siç i thonë për të mbërthyer rrobat. Bëhet fjalë për një veshje qytetare dmth jo rurale, atëherë kur është ndryshuar mënyra e jetesës, e kohës qytetare ilire do të thotë shekujt 4-1 para Erës Sonë”, rrëfen profesor Aliu.

Historia e Qinamit është simbol i historisë së Shqipërisë i lëvizjeve të shumta, dërgatave të pafundme ushtarake, pushtimeve, vendosjeve dhe mbivendosjeve të kulturave, rrugëve të vjetra tregtare e themeleve të kudondodhura ilire , e mbi të gjitha e historisë moderne shqiptare që vlera të tilla nuk di t’i ruaj, nuk di t’i promovojë, shpluhurosë apo ktheje në një resurs turistik. Deri me sot pasuri të tilla identitare që janë vlerë për muzeumet botërore , për koleksionet private të pasanikëve të huaj, kanë shkuar e dalë pafund në Shqipëri si mall pa zot.

Sot banorët e Qinamit duan vetëm vëmendje, promovim , investim e asgjë më shumë. Ruajtje për këto objekte që dalin kudo në tokat e tyre, në fushat e majat e boshatisura. Çfarë fshihet nën tokën e Qinamit e zonës përreth? Këtë askush nuk mund ta thotë e megjithatë faktet flasin se diçka fle në pritje për t’u zbuluar…

Kukësi përkujton eksodin kosovar

Kukësi përkujton eksodin kosovar

Sot në Kosovë përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve. Gjatë luftës rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.



Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”.

Një grup shqiptarësh nga Mitrovica kanë marshuar simbolikisht në këtë ditë.

Këto foto tronditëse na kujtojnë atë kohë. Fotot janë publikuar nga Magnum Photos.

 

This slideshow requires JavaScript.

Në shpellën ku askush nuk ka shkelur më parë

Në shpellën ku askush nuk ka shkelur më parë

Tre muaj më parë, tre të rinj vendosën që të shkelin në një territor të panjohur më parë; në thellësitë e Shpellës së Ariut.

Me të tillë emër njihet nga banorët shpella e lashtë në fshatin Velçan të njësisë administrative Mokër të Pogradecit.

Njëri prej personave që ka hyrë në këtë shpellë është Bledi Lufo.

“Asnjëherë nuk kishte hyrë në thellësi njeri. Pasi jemi futur 3 veta brenda jemi mahnitur”, thotë ai.

Fotot janë shkrepur në një thellësi deri 60 metra dhe vetë të personat që e zbuluan këtë shpresojnë që shpella të shpallet “Monument Kulture”.

“Ndoshta shteti vendos dorë e ta shpallë monument kulture, sepse dhe zona ku kjo shpellë gjendet është parajsë natyrore në lartësinë prej 1150 m mbi nivelin e detit”, thotë Bledi Lufi.

 

Ngjela: Dy morsat që do të shtypin korrupsionin shqiptar

Ngjela: Dy morsat që do të shtypin korrupsionin shqiptar

Shkruan: Spartak Ngjela

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian

 

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

l.
Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t’u aplikuar.Po hapja e negociatave? Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar. Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Rerisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

ll.
Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?

Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.

Por, pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse, ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë.

Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investojl në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian.

Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.

Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar.

Kjo është arsyeja politikë e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qeshor 2018 me një siguri absolute. Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

Dalin emrat e Spiuneve te Greqise,qe operojne kunder Patrioteve Shqiptare.

Dalin emrat e Spiuneve te Greqise,qe operojne kunder Patrioteve Shqiptare.
Republika e Camerise organizoi dje nje konference Shkencore tek Tirana International Hotel, dhe nje marshim sensibilizues ne Kryeqytetin Shqiptar Tirane. Ne te moren pjese qindra qytetare nga te gjitha viset e Shqiptarise.

Por edhe kete here si gjithmone ketij marshimi u munduan ti prisnin rrugen,si anti Shqiptaret e perbetuar Spiuni I Asfalise Greke Arben Llalla ne Shqiperi, dhe Spiuni I Beogradit Serbi I natyralizuar ne Shqipetar te Kosoves Nexhmi Muciqi.

Arben Llalla beri perpjekje qe mos lejonte te ndodhte ky marshim duke shpifur prane Ministrise se Brendshme Shqiptare qe kjo e fundit mos lejonte Republiken te manifestonte, por nuk ja arriti qellimit, pasi tani dihet se kush eshte mercenari Arben Llalla I cili per 500 € ne muaj  nga Shpetim Idrizi vetem te shpifi dhe hedhe balte qe te parandaloje veprimtarine e Republikes se Camerise, por gabim e kane historia nuk do kete meshire per ta.
Ndersa ne Kosove Nexhmi Muciqi pagoi njerzit e tij qe te kercenonin patriotet e shumte qe u nisen nga Prishtina te organizuar.
Por kush eshte Nexhmi Muciqi?
Nexhmi Muciqi ose  serbisht Nexhmi Mucic
Nga dokumentat qe kane dale kohet e fundit mesohet se Nexhmi Mucic eshte personi qe sabotonte veprimtarine e Komandant Rames te Gjilanit tek spiunazhi Francez.
Me tu bere publik ky informacion Festim Lato e largoi nga radhet e tij. Para se te dilte ky informacion Nexhmi Muciqi doli garant qe te punonte per idene e Festim Lato.
Festim Lato I dha 100.000 € Nexhmi Muciqit qe te hapte shoqaten Cameria ne Kosove duke mos e ditur kush ishte ne te vertete.
Nexhmi Muciqi me te marre keto para tradhetoi kauzen e Festim Lato dhe iku te punonte per Shpetimi Idrizin duke punuar per interesat e Asfalise Greke, ai u shit per 35000 € te spiunazhi Grek duke nxjerre emrat e patrioteve te vertete qe punojne pa pushim por edhe ne rrezik per Kombin.
Pas kesaj Nexhmi Muciqit filluan ti ecnin punet deri ne momentit qe ai Arrestohet nga Policia e Gjermanise per shfrytezim Prostitucioni dhe denohet 2 vjet por ben vetem 8 muaj burg ne Gjermani.
Pas kesaj ai I futet biznesit te automobilave ku garant per te del nje kompani Greke qe e lejon Nexhmi Muciqin te marre 400. 000 € borxh bankave Kosovare. Si eshte e mundur kjo?
Por pas gjithe ketyre pislleqeve Nexhmi Muciqit I erdhi fundi, ai se shpejti do Arrestohet nga gjykata speciale e Kosoves per Krime kunder Njerzimit pasi eshte perpiluar dosja nga prokuroria se ne kohen e luftes se Kosove Nexhmi Muciqi ka trafikuar njerez ne Perendim.

Arrestohet në Kosovë Babalja,miku i Sali Berishes!!

Arrestohet në Kosovë Babalja,miku i Sali Berishes!!

Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu. ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.

Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës. Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

 

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

Vlera të pavdekshme

(Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht )

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.

Themi i lumtur se me veprat e tua dëfteve me mjaftësi se munde të bësh gjë. Fatzi se siç duket faqëza, arrijte në gjendjen aq sa kurrkush më s’ta vinte fillin, provë se vdiqe në një shtrat të një spitali, siç vdesin të gjithë ata që lënë veten e tyre më poshtë se interesi, dhe shërbyen një ideal të naltë, që s’munt ta bëjë çdo njeri. Të mbaj mënt kur ardhe, dhe me gjithë që nuk ishe pregaditur për një lëvizje kishtare kombëtare, vullneti yt e dëfteu se me tërë fuqinë që pate, fillove punën dhe e mbarove me gjithë pengimet që të delnin në të djathtë e në të mëngjër asokohe, dhe sot prapë aty tu dha ta mbarosh jetën tënde të turbullt.

Thom të turbullt se shqipëtarët nuk janë akoma të zotërit t’i çmojnë njerëzit e tyre që rentnë dhe u tretnë për një ideal të lartë saqë këtu kishe edhe fuqi të lëkundesh na sgjonje me fjalimet e tua vërejtjen që të punojmë, por posa fuqia më s’të ndihmoi, u hoqe dhe vajte në Shqipëri, duke pandehur se do të gjesh prehjen që të duhej në pleqëri, por mjerisht as atje tek djepi yt, nuk e gjete atë prehje. Shqipëtarët e Shqipërisë, si dhe ata të jashtmit, s’kanë kohë të peshojnë mundimet e bëra të çdo idealisti, e t’i japin meritën e duhur.

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themelve të shtetit tonë të ri. Shqipëtarët sot më s’janë ata burra kryelartë që nderonin çdo karakter të mirë, dhe nderoheshin prej çdo njeriu që dinte t’u peshojë sjelljet. Sot Shqipëtarët, po e përsëris, kanë rënë në një tra të lik: më s’u valon ay gjak i flaktë dhe enthusiazmë që na ushqyen të parët t’anë. Ata sot i përunjen çdo dhelpre e cila para syve i përkëdhel, por mprapa u jep mynxat dhe i bën të lozin valle si ariu që është i lidhur me zinxhira në gojë.

Në varrin e hapur sot të Arqimandrid Çalamanit, le të derdhim një lot që prej këtij loti të heqim shpresën se Shqipëtarët që sot e tutje do të përpiqen që të dalin të zotërit t’u bëjnë ballë të metave të tyre, që me një mendim të njëshmë, të mundin ta ngjeshin ndjenjën patriotike në shkallën e ditëve të sotshme, dyke marrë nënë sy pësimet si mësime për të arthme. Harallamb Çalamani prehu të drejtit, dhe fryma jote le të jetë shembëll për ne që të vazhdojmë përpara veprën e filluar. I përjetshmë qoftë kujtimi yt! Bukuresht, 11 janar 1936. Shënim yni: Harallamb Çalamani ishte prifti i parë i Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit. Shërbeu në kishën e Shën Kollit (Më një Ditë), deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Nga Shqipëria e Re e Konstancës dhe arkivi i Thanas Kristo Rëmbecit.

Asdreni.

Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930).

Korcaret e Bukureshtit me Asdrenin ne mes (1938)

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai./KlanKosova

Lëvizja mafioze, Berisha-Rama-Meta bllokojnë Vetingun me largimin e Donald Lu

Lëvizja mafioze, Berisha-Rama-Meta bllokojnë Vetingun me largimin e Donald Lu

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pesëshja keqbërëse dhe anti-kombëtare, po tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi, në fund të mandatit të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët janë kthyer në tmerrin e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo pesëshe mafioze, e cila ka 28 vitet që plaçkit, sundon dhe mban Shqipërinë larg Bashkimit Evropian, shpreson se me largimin e Donald Lu dhe Romana Vahutin do t’i shpëtojnë lakut të drejtësisë që afron, duke bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Me mbarimin e mandatit të Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me anë të fijeve të tyre, kanë bllokuar zbatimin e mëtejshëm të ligjit të Vetingut, i cili po pastron drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, vegla qorre të politikës. Që nga data 10 maj, organet e Vetingut nuk kanë caktuar asnjë seancë gjyqësore për prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë nën kontroll.

 

Justifikimi për këtë bllokadë është se po bëhet një hetim i thelluar dhe i gjithanshëm për pasurinë se prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë marrë nën verifikim dhe se ky proces po merr shumë kohë. Por pas këtij bllokimi fshihet lëvizja mafioze e kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare për të bllokuar zbatimin e Vetingut. Bllokimi i zbatimit të Vetingut sjell bllokimin e organeve kryesore të parashikuara nga reforma në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

Bllokimi i këtyre dy organeve sjell shtyrjen e procesit të ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Këto organe janë edhe tmerri më i madh për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Por, nga këto organe duket se ka frikë edhe Edi Rama. Tre strukturat në fjalë janë projektuar nga amerikanët dhe gjermanët për të shkatërruar korrupsionin dhe krimin në nivele të shumë të larta. Me fjalë të tjera, tre strukturat janë ngritur vetëm për të hetuar, arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare dhe të ushtarëve të tyre.

 

Duke shtyrë ngritjen e këtyre organeve të frikshme, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me ushtrinë e bashkëpunëtorëve të tyre, kërkojnë që të fitojnë kohë, me shpesën se do të krijojnë ndonjë mundësi që të shpëtojnë nga ndëshkimi i amerikan dhe gjerman. Si mundësi ata shohin afrimin me Rusinë apo Turqinë, ndonjë luftë të mundshme të SHBA në Kore, destabilizimin e vendit, ndonjë luftë në Ballkan apo edhe arratisjen bashkë me familjet dhe paratë e korrupsionit.

 

Edhe protesta qesharake e ditës së sotme është pjesë e përpjekjeve për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia që po vjen.

 

Kjo lëvizje mafioze mund të shtyjë në kohë, por nuk e shmang dot fatin e tmerrshëm për kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare. Fati i tyre do të jetë më i tmerrshëm se sa i ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u dënua për blerjen e një makine 600 mijë euro. Krerët e politikës shqiptare kanë një CV shumë më të pasur dhe të larmishme me krime dhe korrupsion, të shtrirë në 28 vite.

 

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi pasi ngritja e Byrorë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

 

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot pasi Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk kanë vepruar në kokën e tyre, por kanë zbatuar politikat e SHBA dhe BE në Shqipëri. Pas tyre, do të vijnë dy ambasadorë të tjerë që do të vijojnë zbatimin e të njëjtës politikë.

 

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi sepse ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës mbështet nga më shumë se sa 90 % të shqiptarëve./Pamfleti

A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?

A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?

Aristrokracia e vjeter, pergjegjese per shumicen e madheshtise se Greqise e Lashte, sigurisht qe nuk ekziston me. Kjo ne vetvehte eshte mjaftueshmerisht nje ndryshim shume i madh. Edhe vete fshataret kane ndryshuar ndonese debati i shkalles se sakte te prejardhjes se grekeve te sotem ne krahasim me ata te lashtesise vazhdon te mbetet i hapur.

 

Te gjithe kane dijeni mbi influencen e madhe te Shqiptareve ne Greqi. Sic thote Paul Theroux:

Greket nuk kane patur ndonje interes mbi te kaluaren e tyre deri ne momentin qe Europianet filluan te behen zbulues entuziaste dhe germues te rrenojave te tyre. Dhe ne fakt pse duhet te kishin interes ata? Greket nuk ishin Greke por pasardhes te peshkatareve sllave dhe popujve te tjere qe u dynden vone dhe qe nuk kishin kurrefare interesi ne shtyllat e thyera dhe tempujt pervec tokave ku te grumbullonin bagetite e tyre. (Shtyllat e Herkulit, 315-316)

Duke konsideruar levizjet e medha te grekeve ne Anatolia gjate epokes Bizantine si dhe spostimet e popujve lindore drejt Ballkanit qendron gjithmone nje mundesi qe Nje Turk te kete me shume prejardhje nga greket e lashte sesa nje grek modern. Dhe po ashtu ka gjithmone nje mundesi te nje kontributi Turk ne ‘pellgun’ gjenetik te grekeve te sotem.

Ne Greqi ka patur nje vershim gjenetik nga Negroidet dhe Mongoloidet, ne ate sasi saqe sot eshte e veshtire ta percaktosh. Sidoqofte pervetesimi i geneve nga Lindja e Aferme dhe Afrika Veriore ka mundesi te kete ndodhur ne nje shkalle me te gjere sesa pervetesimi i geneve jo kaukazoide (njeriu i bardhe): dhe kjo perzjere me e vonshme jo Europiane kaukazoide mund te jete shume me domethenese se perzjerja jo kaukazoide kur behet fjale per ndryshimet ne karakterin rracial te kombit Grek. Richards (2002) gjenj nje ‘frekuence shume te larte (~20 %) te nje rrjedhje te vonshme genesh ne Europen Mesdhetare Lindore.

Ne kete foto  behet krahasimi i nje greku te lashtesise me grekun tipik te diteve te sotme.

Lindja e Aferme formon nje grup te qarte, shume te ndryshem nga Europianet. Popullatat e Mesdheut Qendror dhe Lindor, sebashku me Europen Juglindore ndonese te pozicionuara me afer me popullatat e tjera Europiane po ashtu tregojne afersi me Lindjen e Aferme ndersa Europa Mesdhetare Perendimore grupohet me Europen Qendrore dhe ate Veriore…
Vecorite juglindje-veriperendim ne piketimin klasik te frekuencave eshte interpretuar me ndihmen e evidencave te radiokarbonit, si nje perfaqesim i nje difuzioni domethenes te komuniteteve agrare te Lindjes se Aferme ne Europe gjate Neolitit te Hershem (Sokal 1991; Cavalli-Sforza 1994). Sidoqofte struktura ne frekuencat e haplogrupit mtDNA qe shohim ketu indikojne nje ngjashmeri midis Europianeve dhe atyre te Lindjes se Aferme, sidomos ne Europen Juglindore dhe pergjate Mesdheut ndersa evidencat arkeologjike tregojne se ekspansioni kryesor agrokultural ndodhi ne Europen Qendrore (Bogucki 2000; Prince 2000). Pra duket qe eshte jo bindes fakti qe struktura e frekuencave te haplogrupit mtDNA te jene gjeneruar kryesisht nga nje ekspansion Neolitik…

Pjesa e dyte e PC e variacionit te kromozonit Y llogaritet si 26 % e vete variacionit dhe grupohet me shumicen e rrajoneve te Europes ne nje pol ndersa grupon ate te Lindjes se Aferme ne tjetren, me Mesdheun lindor dhe qendror, Europen Mesdhetare midis dy poleve. Kontribuesit kryesore te gradienteve jane haplogrupi E dhe J (ish haplogrupet 21 dhe 9, dy te cilet jane shume frekuent ne Lindjen e Aferme) dhe perseri R* dhe N3 (te dy te cilet jane me frekuente ne Europe). Kjo ndikon ne nje vershim gjenetik nga Lindja e Aferme sic sugjerohet nga te dy, Cavalli-Sforza (1994) dhe Semino (2000). Haplogrupi J ne Europe interpretohet ne menyre me specifike nga Semino (2000) si nje rezultat i shperndarjes Neolitike. Sidoqofte eshte interesant fakti qe haplogrupet E dhe J peseri jane me frekuente pergjate brigjeve Meshdetare dhe pakesohen ndjeshem ndersa spostohesh drejt Europes Qendrore ku te dhenat arkeologjike na tregojne se aty ndodhi ekspansioni me i madh agrar.

Analizat thelbesore te mtDNA ne Europe (Richards 2000) sugjerojne nje shpjegim te mundshem te kesaj strukture: ka mundesi te jete per shkak te nje vershimi substancial (post-Neolitik) ne vend te nje ekspansioni te vetem Neolitik. Keto analiza te mtDNA te cilat jane bazuar ne krahasimin e llojet e sekuencave perputhese (ndermjet haplogrupeve) midis Europianeve dhe Lindjes se Aferme, sugjerojne se se nuk ka patur nje korrelacion nje me nje midis migrimeve dhe ndryshimeve te medha. Analizat per Europen Mesdhetare Lindore indikojne nje frekuence shume te larte (~20 %) te nje vershimi te vonet gjenetik e krahasuar kjo me vetem ~10 % te atij Neolitik.

Angel (1945) shikon evidenca te nje prirje emigrimi qe vazhdon nga koha e Romakeve ne ate te Bizantit dhe me vone, gje qe solli elementat Mesdhetare, Europiane Alpine dhe Armenoide [nga Lindja e Aferme] nepermjet detit dhe [sllavo folesit ne kohen e Bizantit] elementat Alpine dhe Dinarike nga veriu. Angel po ashtu beson se ne kohet Klasike Athina absorboi nje numer te madh popullate sklleverish dhe metiksesh.
Natyrisht qe ‘pellgu’ gjenetik grek ka pesuar nje influks te konsiderueshem nga jashte, gje qe ka kuptim po te bazohesh ne vendndodhjen e Greqise dhe historine e saj. Angel perpiqet qe te veje ne dukje vazhdimesine e banoreve te Athines por eshte e veshtire te gjesh kete vazhdimesi tek popullata origjinale Mesdhetare e cila sot eshte brakiocefalike dhe gjeresisht Alpine dhe ku nje element i vogel i rendesishem rracial i koheve me te hershme ne esence eshte zhdukur teresisht. Duhet kuptuar qe kur Angel flet per ‘vazhdimesi’ ai ka parasysh qe ndryshimi rracial ne Greqi ka ndodhur me shume gradualisht sesa menjehere. Ne kete kontekst kuptimi eshte i njejte po te themi ne lidhje me ‘vazhdimesine rraciale’ te Arabeve ndersa absorboheshin gradualisht nga numri i madh i sklleverve te sub Sahares.

Siri, disa rusë të vrarë pas sulmit xhihadist në Deir al-Zour

Siri, disa rusë të vrarë pas sulmit xhihadist në Deir al-Zour

Të paktën 4 luftëtarë rusë janë vrarë nga militantë në provincën lindore siriane të Deir al-Zourit. Dy këshilltarë ushtarakë humbën jetën kur bateria ushtarake siriane, të cilën po udhëzonin, ra prè e një sulmi të papritur, ndërsa 5 ushtarakë të tjerë rusë u plagosën, prej të cilëve dy ndërruan jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Ushtria siriane mori qytetin e Deir al-Zourit nëntorin e kaluar, por luftëtarë të Shtetit Islamik mbeten ende aktivë në këtë provincë. Zyrtarisht, Rusia ka humbur rreth 90 vetë nga personeli ushtarak i vendosur në Siri, gjatë luftës civile në këtë shtet.

Dhjetëra kontraktorë ushtarakë kanë janë vrarë gjithashtu, që kur Moska nisi ndërhyrjen ushtarake në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, në shtator të vitit 2015. Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” njofton se, “të grup terroristësh në lëvizje” kanë sulmuar artilerinë e ushtrisë siriane gjatë natës. Të plagosurit janë duke marrë ndihmë mjekësore në një spital ushtarak rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur nga Moska se, forcat e saj kanë vrarë 43 militantë gjatë luftimeve. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me seli në Londër që monitoron luftën civile në Siri, njoftoi se sulmet janë ndërmarrë nga luftëtarë të Shtetit Islamik dhe se 35 trupa proqeveritare kanë humbur jetën, mes të cilëve 9 rusë.

Përveçse ka shërbyer si strehë e militantëve xhihadistë, provinca e Deir al-Zourit ka qenë edhe në mesin e përçarjeve mes forcave qeveritare siriane dhe njësive të sirianëve kurdë, përfshi edhe Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Pas 7 vitesh lufte civile, qeveria siriane, e mbështetur nga forca ushtarake ruse e iraniane, tashmë kontrollon shumicën e pjesës qendrore të Sirisë, përfshi qytetin e dytë më të madh, Aleppon. Ndërsa rebelët përqëndrohen më së shumti në Idlib.

Top Channel

Goditja e ambasadës shqiptare në Paris, Hasan Luçi akuzon për terrorizëm Skënder Zogun

Goditja e ambasadës shqiptare në Paris, Hasan Luçi akuzon për terrorizëm Skënder Zogun

Akuzat për përdhosje të varrit të Mbretit Zog në Paris, në 1977, Hasan Luçi, ish-sekretar në Ambasadën Shqiptare në Francë në vitet ‘70, i ka konsideruar shpifje, ndërsa shpërthimin në selinë e ambasadës, një akt terrorist, me rrezik jetë njerëzish. Në librin e tij me kujtime “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar-kujtime mërgimi”, Skënder Zogu, nipi i Mbretit Zogu I, tregon për jetën e tij pranë Mbretit Zogu I, por edhe Leka I.

Ndër të tjera, ai tregon edhe për përdhosjen e varrit të Mbretit Zog, në 25 gusht 1977. Skënder Zogu akuzon drejtpërdrejt agjenturën shqiptare dhe më konkretisht sekretarin e parë të Ambasadës Shqiptare në Francë, Hasan Luçi. Sipas Zogut, ky i fundit kishte urdhëruar disa studentë shqiptarë në Paris për të kryer aktin e shëmtuar. Zogu tregon po ashtu, se për t’u hakmarrë ndaj këtij akti, një grup nacionalistësh kishin hedhur një flakëvënëse në Ambasadën Shqiptare, në një moment kur atje nuk ndodhej njeri, për të shkaktuar dëme materiale.



Pas botimit të kësaj ngjarjeje në gazetën “Panorama”, ka ardhur edhe reagimi i Hasan Luçit. Duke u shprehur se “ne nuk merreshim me të vdekurit”, Luçi mohon të ketë gisht në këtë ngjarje. Sipas tij, këtë e dëshmoi edhe qëndrimi i policisë franceze. Ai, po ashtu, hedh dritë mbi ngjarjen në ambasadë. Sipas Luçit, nuk është e vërtetë se në ambasadë nuk kishte njerëz. Ai thotë se në të ndodheshin dy familje, madje edhe fëmijë të vegjël.

PËRGJIGJE E DOMOSDOSHME SHPIFËSIT LEGALIST

HASAN B.LUÇI

Më vjen keq që gazeta “Panorama”, dt.7 maj 2018, f.13 , (në fakt ters!), me kaq përvojë, të lejojë botimin për bujë mediatike, me germa të stërmëdha, nga kujtimet e legalistit Skënder Zogu, i cili në mënyrë të përsëritur si psalt, akuzon, pa asnjë fakt e provë ligjore, se paskemi përdhosur varrin e mbretit të vetëshpallur, në Paris. Vetëm mendje të sëmura e terroriste mund të shpifin xhevahire të tilla nga mërgata e qyqeve, që u bënë kavje e armiqve të Shqipërisë së Re, si mbeturina të fashizmit që u vunë në lëvizje për të tentuar përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri.

Ne nuk ishim të marrosur si kallëpet që mbron faqe botës Skënder Zogu, se nuk merreshim me të vdekurit, por me kufomat e gjalla, përfshi Leka Zogun, i cili përdori terroristët që i mbron hapur ky njeri, që mori pjesë edhe vetë në këtë maskaradë në Paris, si për përdhosjen e varrit, ashtu edhe për goditjen e ambasadës sonë, dy herë në Paris dhe një herë në Romë, veç akteve të tjera terroriste e provokimeve mafioze ato vite. Godina e ambasadës ishte pronë private franceze dhe veç dëmeve të mureve të saj, u thyen xhamat e dritareve në të dyja anët e rrugës, të banorëve francezë, pra, ishte dyfish çmenduri e këtyre terroristëve.

Në ambasadë kishte dy familje që banonin dhe kishin fëmijë të vegjël dhe këta terroristë barbarë u hodhën flakëhedhësen për të shfryrë armiqësinë e tyre fashiste. Ai akuzon edhe studentët tanë, bursistë të Francës, se paskan dhunuar varrin nga frika ime! Po si s’e ha mortja, thonë gratë në Labëri, për të harruarit si ky legalist i thekur, me mendje mbretërore të rrjedhur! Bën mirë që pranon se organet shtetërore franceze nuk u dhanë asnjë përgjigje me të drejtë, gjoja protestave të këtyre terroristëve, por nuk tregon të vërtetën e jo frikën e përplasjes diplomatike.

Ai shpif edhe se gjoja mua më kanë dëbuar si të padëshiruar, kur s’ka ndodhur asgjë e tillë dhe unë jam transferuar normalisht, se punova atje nga janar 1972 në nëntor 1977. Pra, me këto akuza, ky milet hesap del si rruar qethur, si mendjendritur që është! Së fundi, po pohoj se ne kishim bashkëpunëtorë atdhetarë në gjirin e tyre dhe dinim synimet e tyre, por nuk dinim kohën e kryerjes së aktit terrorist. Me qëllim parandalimi vumë në dijeni organet policore franceze, por ata nuk mundën apo i lejuan, është çështje tjetër që s’kam pse merrem këtu.

Por akuza pa asnjë bazë e këtij “heroi” zogist meriton një proces gjyqësor dhe do të mallkojë veten pse u kruajt e i bie murit me kokë. Bëmat e mërgatës së qyqeve i kam trajtuar në librin “Veprimtaria e mërgatës politike shqiptare 1944-1992”, në bazë të arkivave tona dhe ka vite që padronët e tyre pranojnë dështimet për komplotet me këto kavje a mish për top kundër popullit shqiptar dhe nxjerrin në pah bëmat e tyre barbare si tradhtarë e fashistë të pandreqshëm, duke hapur arkivat e tyre, që ende sot bëjnë terrorizëm e provokime si ai më 5 maj 2018 në “Varrezat e Dëshmorëve” kundër veteranëve fitimtarë ndaj boshtit fashist, duke dëshmuar se janë ende terroristë demokratë aktivë gjatë këtij tranzicioni, ku trajtohen si viktima e shpërblehen nga taksapaguesit shqiptarë për bëmat e tyre fashiste, tradhtare dhe antikombëtare.

Për atë që shkruan Skënder Zogu se “u qepesha mërgimtarëve shqiptarë”, unë dhe bashkëpunëtorët atdhetarë në radhët e tyre, bënim punën e mbrojtjes së atdheut nga shushunjat fashiste e tradhtarët, që populli shqiptar të lulëzonte e të përparonte në çdo fushë i qetë, ndërsa ende sot këta gjarpërinj demokratë e fashistë të rinj po i bëjnë bëma të zeza si më parë. Kjo është e vërteta katërcipërisht dhe jo akuzat e Skënder Zogut.

Skënder Zogu: Hasan Luçi përdhosi varrin e Mbretit Zog

Më 25 gusht 1977, në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa “agjentë” të Ambasadës së Shqipërisë në rrugën “De La Pompe” në Paris, kishin përdhosur varrin e Mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Ne mblidheshim çdo vit përpara varrit të Mbretit dhe mbanim diskutime kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist. Kjo i trazonte diplomatët e ambasadës, spiuni kryesor i të cilëve ishte sekretari i parë, Hasan Luçi, i cili u qepej mërgimtarëve shqiptarë.

Një prej bashkatdhetarëve tanë, Sul Vladi, refugjat i hershëm në Francë dhe kushëri i këngëtarit të famshëm Arif Vladi, çdo mëngjes kur shkonte për në punë, kalonte nga varri i Mbretit dhe vinte lule. Atë mëngjes, ai zbuloi dëmet e shkaktuara te varri dhe i telefonoi menjëherë Mbretëreshës Geraldinë në Madrid. Ajo më telefonoi aty nga ora 8 e 30 e mëngjesit, që të paraqisja ankesë dhe të shkoja të shihja se çfarë mund të bëhej aty për aty. Ajo vetë i shkroi një letër Presidentit Giscard d’Estaing, e cila, për turp, mbeti pa përgjigje. Si hap i parë, përpara se të fillonin punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur.

Pas kësaj, shkova të takoja avokatin e mbretëreshës në Neuilly për ankesën, por dosja u mbyll pa rezultat. Komisari i Policisë, që erdhi për të hetuar te varrezat, e vlerë- soi si akt vandalizmi, ndërkohë që ne ngulmonim që kjo duhej të konsiderohej si një akt politik keqdashës, që vinte nga ambasada komuniste shqiptare. Kur u pyeta nga agjencia franceze “Presse”, deklarova: “E gjithë bota e di se komunistët nuk kanë asnjë respekt për qeniet njerëzore. Ata s’duan t’ia dinë, jo vetëm për të gjallët, por ja ku keni një shembull, që nuk lenë në paqe as të vdekurit”. Veç kësaj, paraqitëm një protestë para Ministrisë së Brendshme, e cila po ashtu mbeti pa përgjigje.

Më pas, mësuam se akti i neveritshëm ishte kryer nga disa studentë bursistë shqiptarë, të frikësuar nga spiuni Hasan Luçi. Ky i fundit mori një mësim të mirë nga Hylle Spahija dhe u dëbua nga Franca si person non grata. Autoritetet franceze nuk ndërmorën asnjë hap, në mënyrë që të mos krijonin ndonjë incident diplomatik, ndërsa Oborri Mbretëror i dha udhëzime Hylle Spahijas që t’u jepte një paralajmërim përgjegjësve të ambasadës, që këto akte barbare të mos përsëriteshin më. Duke e ditur se në ambasadë nuk jetonte askush, u vendos që në mbrëmje të hidhej një flakëvënës, me qëllim që të shkaktoheshin dëme materiale….

Sali Berisha dërgoi valixhe me para për heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Sali Berisha dërgoi valixhe me para për heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Qëllimi djallëzor ishte më se i qartë: Të blinte me para heshtjen e familjes Deda si dhe, duke e pritur në konak përgjegjësin kryesor të asaj ngjarje, të jepej mesazhi që kjo familje nuk kishte asnjë problem me kryeministrin Berisha, por me liderin e opozitës Rama që e çoi familjarin e tyre drejt grykës së zjarrit.

Shkruan Altin Ketro

Nuk mund të mungonte prej Lulzim Bashës edhe fundi i skenarit të kuruar me kujdes prej tij, që nisi me audio-përgjimin e bashkëpunëtorit “X”, vijoi me dëshminë e dëshmitarit “X” dhe përfundoi me të ashtuquajturin joshje e kërcënim të bashkë-dëshmitarëve “X”.

Në një dalje të orëve të vona të natës, si për t’i dhënë sa më shumë dramaticitet situatës, Lulzim Basha u rrek të bindte opinionin publik se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, së bashku me të vëllanë Agron që e ndihmon prej burgu në Itali, kanë nisur operacionin “Joshje & Kërcënim”, për të gjithë personazhet që u përfshinë në audio e video përgjimet që Lulzim Basha i transmetoi nga selia e tij.

Kryetari i demokratëve, i cili javët e fundit ka hequr kostumin civil dhe ka veshur veladonin e akuzatorit, lexonte me një tonalitet që do t’ia kishte zili edhe vetë Aranit Çela, se si grupi i strukturuar kriminal “Fatmir e Agron Xhafaj”, kanë gjetur disa killera nga Vlora e Fushë Kruja, të cilët, hëm duan t’i paguajnë Albertin e Jetmirin me 200 mijë euro për të tërhequr dëshmitë e tyre, hëm i kërcënojnë me ekzekutim me vdekje.

Por, sipas krye-demokratit Basha, si joshja, ashtu edhe kërcënimi, nuk u bëhet direkt këtyre dy personazheve, por indirekt nëpërmjet të afërmve të tyre.

Të habit fakti që Lulzim Basha i njeh këto dy grupe kriminale të segmentit Vlorë-Fushë Krujë, por rezervohet t’i denoncojë me emër e mbiemër. Kështu misteri bëhet më interesant. Edhe të afërmit që ia kanë thënë këtë gjë Lulzim Bashës mbeten po anonimë. Për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi se kush u josh e cili u kërcënua. Këto për të janë gjëra dytësore. Ai rëndësi i jep fenomenit. Por, që ta luftosh fenomenin, duhet pikë së pari të dish se cilët janë individët e përfshirë, përndryshe hedhim ujë kot në hava.

Duke njohur stilin e komunikimit të Lulzim Bashës, kjo akuzë e re e tij në drejtim të familjes Xhafaj është e njëjtë me atë që bënë edhe bashkëpunëtori “X”, ashtu edhe gazetari “Y”, të cilët rrëfimin e tyre e ndërtuan vetëm me emra, por që u mungonte edhe mbiemri. Kjo bëri që të përfliteshin kot më kot në media nëpunës të shtetit të cilët kanë emra të njëjtë me personazhet për të cilat flasin të ashtuquajturit dëshmitarë, por jo se ata janë me të vërtetë personat me të cilët ata kanë kontaktuar.

Sa herë dëgjoj Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa flasin për skenarë kriminalë, gjithnjë i jap të drejtë kryeministrit Rama i cili, mëse një herë ka thënë që “këtë të dy i ndërtojnë akuzat e tyre për ngjarje që i kanë bërë vetë, ose i kanë pasur ndërmend për t’i bërë vetë dhe kujtojnë se edhe të tjerët veprojnë si ata”.

Denoncimi më i fundit i Lulzim Bashës më çoi prapa në kohë, në janarin e vitit 2011, pak ditë pas vrasjes së 4 demonstruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vëllai i njërit prej viktimave, Zabit Deda, do të denonconte në media se të dërguar të kryeministrit Berisha i kishin shkuar gjatë natës me një valixhe me para me qëllim që të heshtte për vrasjen e të vëllait, Hekuranit, si dhe i kishin kërkuar që të priste për ngushëllim vetë Sali Berishën.

Qëllimi djallëzor ishte më se i qartë: Të blinte me para heshtjen e familjes Deda si dhe, duke e pritur në konak përgjegjësin kryesor të asaj ngjarje, të jepej mesazhi që kjo familje nuk kishte asnjë problem me kryeministrin Berisha, por me liderin e opozitës Rama që e çoi familjarin e tyre drejt grykës së zjarrit.

Por, falë karakterit të fortë të kësaj familje, jo vetëm që nuk u joshën nga paratë, jo vetëm nuk e pranuan në derë shkaktarin e tragjedisë familjare, por e denoncuan edhe në media. Si përfundim morën një kërcënim se do paditeshin për shpifje.

E megjithatë, dëshmia e Zabitit mbetet e vërtetë për vetë faktin se ai i doli zot vetë asaj që i kish ndodhur në pragun e shtëpisë së tij, e nuk u fsheh pas emrave anonimë. Ai nuk shkoi të trokasë tek selia e PS-së e të kërkonte avokatinë e Edi Ramës, por u përball i vetëm me pushtetin e Sali Berishës duke e denoncuar në media.

Duke vijuar më tej në kohë, në marsin e vitit 2008, ku pas shpërthimit të Gërdecit kryeministri Berisha u investua me të gjitha fuqitë e mundësitë për t’u mbyllur gojën banorëve duke i joshur me para dhe duke u ndërtuar nga fillimi shtëpitë e shkatërruara.

Ashtu siç nuk u tulat Zabit Deda, ashtu nuk u dorëzua edhe një nënë gërdecare me mbiemrin Durda, e cila nuk bëri kompromis me gjakun e fëmijës së saj. Pasoja e joshjes qeveritare u panë pas një viti kur ky fshat i dhunuar me të vrarë e votoi masivisht Partinë Demokratike.

Natyrisht, skenari që Lulzim Basha kish ndërtuar në mendjen e tij kur e hodhi në publik çështjen e audio-përgjimit, kishte tjetër zhvillim, por për fatin e keq të tij nuk i shkoi situata ashtu siç ai e kish menduar. Ajo që tashmë dihet është se pasi të publikohej audio-përgjimi i bashkëpunëtorit “X” dhe të ngrihej në publik kauza kriminale ndaj familjes Xhafaj, ky bashkëpunëtor i identifikuar tashmë si Albert Veliu, do të arratisej familjarisht nga vendi për të kërkuar strehim politik në një vend perëndimor.

Në këto kushte, prokuroria do e kishte të pamundur ta merrte në pyetje. Kësisoj, faji do të rëndonte i tëri mbi Agron Xhafajn dhe kështu Lulzim Basha realizonte dëshirën e tij që nëpërmjet rrëzimit të Fatmir Xhafajt të fundoste edhe vetë kryeministrin Rama.

Në kushtet kur Albert Veliu u arrit të kapej pa u larguar nga Shqipëria, tashmë që kemi edhe dëshmitë e tij e të tjerëve që janë një kontradiktë e paparë si pasojë e të gënjyerit dhe të qenit  të papërgatitur për një Plan B, Lulzim Bashën dhe gjithë pjesëtarët e komplotit i ka zënë paniku i çmontimit të skenarit kriminal që e gatuan në zyrat e SHQUP-it.

Nën ankthin e një frike se mos dëshmitari i tyre famoz me akronimin e çuditshëm “X”, nis e zbërthehet duke treguar gjithë mekanizmin se si u stis ngjarja, ata i paraprijnë kësaj situate duke deklaruar pa pikën e turpit se ministri dhe vëllai i tij po duan të blejnë dëshmitarin.

Nuk bën kurrë vaki që kur dëshmitari kapet në gënjeshtër me ato që thotë sa herë jep intervistë, i akuzuari i tij të shkojë e ta frikësojë të mos flasë. Kur gjithë opinioni publik në masën dërrmuese nuk po e merr të mirëqenë dëshminë e tij, çfarë logjike është kjo që të akuzuarit po e blejnë atë, apo më keq, po e kërcënojnë me vrasje?! Praktikisht kjo do të thotë pranim faji.

Ajo që policia duhet të bëjë në këtë rast është që këta dëshmitarë të rremë duhen marrë në mbrojtje deri në përfundim të procesit. Pas deklaratës së Lulzim Bashës ata me të vërtetë ndjehen të kërcënuar, jo nga pushteti, por nga ustallarët që ia gatuan keq skenarin.

Lulzim Basha duhet të shkojë urgjentisht në prokurori, për të denoncuar me emër e mbiemër, të gjithë grupet kriminale të segmentit Vlorë-Fushë Krujë që krye-demokrati thotë se i njeh. Natyrisht, përdore duhet të ketë edhe të afërmit e Albert Veliut të cilët e kanë zgjedhur si zëdhënës të tyren Lulzim Bashën. Nëse nuk e bën, duhet që vetë prokuroria të nisë çështjen kryesisht, sepse ndodhemi përpara një ngjarje mjaft të rëndë. Unë besoj se Lulzim Basha s’ka për ta bërë këtë se i bie të denoncojë fantazmat, por prokurorisë i del për detyrë që t’i japë drejtim edhe kësaj tymnaje të re që ngre sërish lideri i opozitës.

Opinioni publik nuk mund të mbajë mbi supe ankthet e liderit të opozitës. Ai vërtetë që po mbyt anijen e partisë së vetë, por askush s’ia ka për borxh që të mbysë edhe ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Tallja e tij me popullin shqiptar duhet të marrë ndëshkimin e merituar, tashmë jo më elektoral, por atë që meriton, penal!

Simbolika qe do te perdorin sot Filoruset ne protest

Simbolika qe do te perdorin sot Filoruset ne protest

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj dhe sipas demokratëve, kjo për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Sali Berisha dhe Ilir Meta dy bajlozët e fundit të krimit dhe korrupsionit në Ballkan që pritet të përfundojnë pas hekurave, Gruevski u ndëshkua për makinën 600 mijë euro, Berisha blen makinë 700 milionë lekë dhe helikopterë 70 milionë euro

 

Dënimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për një vepër penale qesharake krahasuar me korpusin e krimeve njerëzore dhe ekonomike të ish-kryeministrave tanë, është një mesazh i qartë i angazhimit të Perëndimit për të rrëzuar bajlozët e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Ballkan.

 

Dënimi i Nikolla Gruevski nga një gjykatë në Shkup me dy vite burg, për një shkelje tenderi për blerjen e mercedezit të tij luksoz, vjen pas shembjes së korrupsionit dhe krimit në Kroaci dhe Rumani, po nga dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

 

Me dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe hapjeve të çështjeve të tjera të korrupsionit dhe krimit, Shqipëria mbetet ishulli i fundit i pandeshkueshmërisë në Ballkan dhe Evropë.

 

Simbolet e kësaj pandëshkueshmërie janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Sali Berisha është arkitekti i grushteve të shtetit, zhdukjeve të dëshmitarëve,

Gërdecit, vrasjeve në Bulevard, bashkëpunimit me Milloshviçin, lidhjeve me Osama Bin Laden, shitjeve të territoreve dhe të një sage krimesh njerëzore, ekonomike dhe kombëtare.

 

Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjeve ndërkombëtare, është babi i korrupsionit dhe babëzisë në Ballkan.

 

Ndryshe nga Berisha i cili është më i profilizuar në krimet njerëzore, Ilir Meta posedon një pasuri marramendëse brenda dhe jashtë vendit, produkt i korrupsionit në tendera, interesave mafioze, guroreve, shkatërrimit të maleve, trafiqeve dhe pazareve.

 

Por, për të çuar Ilir Metën në burg, mjafton një prokuroria të hetojë vetëm pasurinë që ka deklaruar, një pasuri prej disa milionë eurosh, me vetëm dy rroga shteti të deklaruara.

 

Sali Berisha nuk e lë pas Nikolla Gruevskin edhe sa i takon veprave të lehta penale.

 

Nëse Gruevski u dënua për një shkelje tenderi për blerjen e Mercedezit me vlerë 700 mijë euro, Sali Berisha ka blerë një benz-bunker të blinduar, me vlerë 700 milionë lekë.

 

Berisha e ka blerë makinën me procedura të dyshimta dhe me paratë e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.

 

Pasi bleu me parat e shqiptarëve makinën e blinduar “bunker” me vlerë 700 milionë lekë, Berisha bleu edhe 6 helikopterë, 1 helikopter luksoz për vete nga kompania Eurocopter dhe 5 të tjerë për luftë.

 

Berisha refuzoi amerikanët për blerjen e helikopterëve me çmim më të lirë. Ai shpenzoi 70 milionë euro nga parat e taksapaguesve shqiptarë vetëm për t’i dhënë dorën ish-kryeministrit të Francës, Francois Fillon si dhe për të blerë një takim me ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.

 

Për ndëshkimin e këtyre dy ‘Gruevskave’ tanë, SHBA-BE kanë projektuar tre organe të rëndësishme, pjesë e reformës në drejtësi, si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.

 

Fillimisht, Perëndimi, me anë të Vetingut, po çliron gjykatat dhe prokuroritë nga dyshja Meta-Berisha, për t’i hapur më pas rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, të cilat do të shkatërrojnë kështjellën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

Edhe në Maqedoni, dënimi i Gruevskit erdhi vetëm përmes reformimit të institucionit të prokurorit special, i cili më parë kontrollohej nga ish-kryeministri.

 

Në Shqipëri, dy ‘Gruevskat’ shqiptarë Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë rezistencën, për t’i shpëtuar drejtësisë që po afron, me tymuese në parlament, thirrje për rebelim të armatosur, protesta, montazhe mafioze dhe kërcënime, por asgjë nuk i shpëton nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit./Pamfleti

Çadra dhe fanatiket e partis “demokratike”

Çadra dhe fanatiket e partis “demokratike”

Shkruan: Elida Murati

Nje grusht fanatikesh ekstremiste te partise demokratike kerkojne ti imponohen shumices se kombit shqiptar dhe te kerkojne rrezimin e qeverise me qellim qe te fitojne zgjedhjet me ane te forces dhe imponimit. Si guxojne? Ku e gjejne guximin? Thjesht kete guxim te cmendur e gjejne tek shperfillja shkelja dhe mosfunksionimi i ligjit. Sfide e hapur e nje partie politike per te shkelur zbatimin e ligjit te popullit shqiptar. Nje shqiptar lider ose te pakten qe pretendon te udheheqe kombin shqiptar me kokefortesine qe karakterizon shqiptaret nuk terhiqet nga vendimi i tij per te protestuar ne cader per tju imponuar vullnetit te kombit shqiptar dhe per te rrezuar qeverine edhe pse eshte pakice. Lulzim Basha shembulli me tipik se si nuk duhet te jete ne asnje menyre udheheqesi i popullit dhe perfaqesuesi me ekzemplar i te keqes dhe i te gjithe pasojave te saj ne menyre te paturpshme dhe te cmendur vazhdon te qendroje i patundur dhe i palekundur ne qendrimin e tij per te mos u terhequr prapa edhe pse veprimi i tij bie ndesh me shumicen e kombit shqiptar dhe shkakton deme dhe sjell te keqija ne jeten e shumices se kombit shqiptar perjashto ate pakice fanatike nje grusht njerezish te partise demokratike qe perfitojne pushtet te padrejte nga veprimet e Bashes. Kjo menyre e te te berit politike te keqe dhe te ndyre permes kembenguljes dhe idiotesise se kokefortesise te shqiptareve kohet e fundit ka gjetur nje aleat nje mbeshtetes qe eshte LSI dhe Ilir Meta te cilet nen flamurin e pragmatizmit per te fituar copeza te vogla pushteti kerkojne te mbajne fort dhe te terheqin ne siperfaqe Partine Demokratike prej gremines ku ka rene. Perpjekja oportuniste ne emer te kompromisit (nje kompromis i ndyre qe eshte kthyer ne nje vegel te ndotur pasi shkel parime te rendesishme te demokracise lirise dhe te drejtave njerezore) qe po ben Ilir Meta per te mbajtur ne fushen e lojes te zgjedhjeve Partine Demokratike me ane te deklaratave qe edhe LSI nuk do hyje ne zgjedhje nese nuk vjen Partia Demokratike sigurisht qe po e shkaterron te ardhmen dhe gjithe perspektiven social-ekonomike te kombit shqiptar. Kur LSI kerkon te nxjerre nga humnera nje parti si PD dhe te perpiqet ta nxjerre nga shkaterrimi qe eshte destinacioni natyror i PD atehere kjo deshmon per shkaterrimin e te gjitha vlerave dhe rrenimin qe kerkojne te sjellin partite politike ne jeten social-politike te kombit shqiptar. Kjo nuk eshte me nje politike apo menyre e berjes politike por kjo vjen ere e ndyre kulisash kurthesh dhe aleancash te paprincipa ne kurriz te pushtetit te kombit shqiptar. Kjo eshte e papranueshme sepse kerkon te luaje me interesat e kombit shqiptar me qellim perfitimi te nje grusht njerezish te etur per pushtet ne krye te LSI dhe PD. Sigurisht qe nje gje e tille eshte e neveritshme dhe duhet ndalur. Populli shqiptar nuk duhet te lejoje as LSI dhe as PD qe te luaje me fatet vullnetin dhe te ardhmen e kombit shqiptar. Keta maskarenj te etur per pushtet duhet te ndalen tani e tju hiqet e drejta per te abuzuar me pushtetin e popullit. Fuqia i perket popullit.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]