BOTËN DREJTUAN SHQIPTARËT !
Poezi: Zymer Mehani
Është çudi me disa koka,
Ku është rrafsh e bëjnë me gropa!
Keni parë a s’keni parë,
Diktator’t i bëjnë shqiptarë?!
Thonë, shqiptar është dhe Hitleri,
Djalli, i biri dhe beteri!
Shqiptar, thonë është Erdogani
Dhe fisteku e filani!
Çudi është me të vërtetë,
Si po munden për t’i gjetë?!
Shumë mbretër që i ka kjo botë,
Janë shqiptarë, po thonë, për kokë!
Atëherë është për t’u tmerruar,
Botën qenkan duke drejtuar,
Krejt shqiptarë sa një mal,
Atdheu ynë në të ziun në hall!
K’tu drejton i ligu e i keqi,
Derr beteri, i biri e dreqi,
Botën drejtuakan shqiptarët,
S’e besojnë dot as gomarët!
[the_ad id=”6025″]
[the_ad id=”4118″]