Get a site

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm!!

Kosovarja arrestohet në Austri

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm

15-vjeçarja planifikonte sulm me helm.

 

Një vajzë 15 vjeçare, nga Kosova, gjendet në burg qe një muaj në Austri, sepse dyshohet se kishte përgatitur një sulm terrorist.

Sipas Carl Fischer nga zyra e prokurorit Sankt Pelten, një vajzë që jetonte në Lower Austria, po shkruante në rrejte sociale dhe po e lavdëronte Shtetin Islamik dhe u informonte për sulmin me helm. Një shërbim i huaj i inteligjencës informoi kolegët austriak më 16 maj se zbatimi i një sulmi terrorist u konsiderua nga IP adresa në Lower Austria, transmeton gazetametro.net

Kosovarja arrestohet në Austri

Ajo IP adresë është lokalizuar në një vend të vogël në rajonin e Mostfirtel, ka bërë të ditur gazeta “Standard”me seli në Vjenë.

Me ndihmën e shërbimeve të huaja të inteligjencës dhe analizave nga ajo IP adresë u zbuluar vajza, ndërsa më 18 maj ajo u fut në paraburgim. Mirëpo edhe gjatë hulumtimit të telefonit të saj u gjet material i propagandues të Shtetit Islamik.

Avokati i vajzës, Wolfgang Blasic, ka ngritur një ankesë për marrjen e saj në paraburgim ku theksoi se klientja e saj është në telashe për shkak gjithë kësaj që nuk ka të bëj me realitetin.

Ajo që nga muaji prill, nëpër mes rrjeteve sociale kishte shpërndarë simpatinë e saj nga Shtetit Islamik. Personi në fjalë në rrjetet sociale ishte paraqitur me emër të mashkullit “Davud”, ku dhe ka pasur një bisedë të fshehtë me pjesëtarët e Shteteve Islamike ku kanë biseduar për planet për të kryer një sulm në Austri.

Nxënësja ishte veçanërisht e interesuar për sulm helmues, në vendet ku shiteshin produktet ushqimore. Ajo u informua se si të përdorte një kimikat të tillë si ” Agent Orange “. Ajo u informua gjithashtu për udhëtimin nga “toka e jobesimtarit” në tokat e besimtarit. Avokati i saj vuri në dukje se vajza në vendin ku ajo jeton është një e huaj, sepse është e vetmja që mban të veshur shami.

“Edhe në shkollë për shkak të kësaj është shpallur e urryer, ka shtuar avokati i saj, ku ka shtuar se pikërisht për shkak kësaj ka filluar që në internet të hulumtoj për një shoqëri që është si ajo ku pastaj ka hasur në ekstremistë.

Prindërit e saj para shumë viteve kanë ikur nga Kosova për në Lower Austria, dhe aty sipas fjalëve të avokatit shuam mirë janë adaptuar.

Vajzës më 30 maj i është shtyrë paraburgimi, gjë që avokati e konsideron si vendim jo të drejtë, sepse vajza ka pranuar të bashkëpunoj me autoritete zyrtare për t’ i zbuluar tentimet të tilla.

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni…

Erdogan

Erdogan ‘kopjon’ Ramën, befason me deklaratën: “Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka befasuar me deklaratën e tij. Gjatë një takimi në provincën perëndimore të Sakaryas Erdogan deklaroi se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është një shenjë e prosperiteti dhe se tregon se nuk ka varfëri.

“Në vitin 2002, 91, 000 makina janë shitur, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar. Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar. Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit”, tha ai, shkruan “Hurriyet”.

Premtimet elektorale të Erdoganit nxitën një ortek reagimesh në mediat sociale, me kritikët e tij duke argumentuar se pothuajse çdo shtëpi në Turqi ka pasur një frigorifer për disa dekada.

Siri, disa rusë të vrarë pas sulmit xhihadist në Deir al-Zour

Siri, disa rusë të vrarë pas sulmit xhihadist në Deir al-Zour

Të paktën 4 luftëtarë rusë janë vrarë nga militantë në provincën lindore siriane të Deir al-Zourit. Dy këshilltarë ushtarakë humbën jetën kur bateria ushtarake siriane, të cilën po udhëzonin, ra prè e një sulmi të papritur, ndërsa 5 ushtarakë të tjerë rusë u plagosën, prej të cilëve dy ndërruan jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Ushtria siriane mori qytetin e Deir al-Zourit nëntorin e kaluar, por luftëtarë të Shtetit Islamik mbeten ende aktivë në këtë provincë. Zyrtarisht, Rusia ka humbur rreth 90 vetë nga personeli ushtarak i vendosur në Siri, gjatë luftës civile në këtë shtet.

Dhjetëra kontraktorë ushtarakë kanë janë vrarë gjithashtu, që kur Moska nisi ndërhyrjen ushtarake në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, në shtator të vitit 2015. Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” njofton se, “të grup terroristësh në lëvizje” kanë sulmuar artilerinë e ushtrisë siriane gjatë natës. Të plagosurit janë duke marrë ndihmë mjekësore në një spital ushtarak rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur nga Moska se, forcat e saj kanë vrarë 43 militantë gjatë luftimeve. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me seli në Londër që monitoron luftën civile në Siri, njoftoi se sulmet janë ndërmarrë nga luftëtarë të Shtetit Islamik dhe se 35 trupa proqeveritare kanë humbur jetën, mes të cilëve 9 rusë.

Përveçse ka shërbyer si strehë e militantëve xhihadistë, provinca e Deir al-Zourit ka qenë edhe në mesin e përçarjeve mes forcave qeveritare siriane dhe njësive të sirianëve kurdë, përfshi edhe Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Pas 7 vitesh lufte civile, qeveria siriane, e mbështetur nga forca ushtarake ruse e iraniane, tashmë kontrollon shumicën e pjesës qendrore të Sirisë, përfshi qytetin e dytë më të madh, Aleppon. Ndërsa rebelët përqëndrohen më së shumti në Idlib.

Top Channel

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

ushtria-turke

Plasi lufta! Turqia futet ushtarakisht në Siri

Ushtria e Turqisë nën mbështetjen ajrore nga forcat e koalicionit ka filluar një operacion ushtarak në orët e para të mengjezit në tokën e Sirisë.

Mediat turke raportojnë se arsyeja që ushtria turke hyri në Siri është shkatërrimi i grupit terrorist ISIS i cili ndodhet në qytetin e Jarablusit, pranë Alepos. Mësohet se fillimisht në orën 04:00 ushtria ka goditur pikat ushtarake të ISIS dhe në orën 11:00 tanket e para kanë shkelur tokën siriane.

Operacioni është konfirmuar edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan i cili ka deklaruar “Që në këtë mengjes ushtria jonë ka filluar një operacion ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, ndaj grupit ISIS i cili vazhdimisht na ka kërcënuar. Përfundimisht këtyre kërcënimeve i thamë mjaft”

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Digjet flamuri amerikan nga protestuesit në Turqi (Video)

Digjet flamuri amerikan nga protestuesit në Turqi (Video)

flamuri-amerikan

Mijëra protestues turq janë mbledhur para bazës ajrore amerikane në Içirilik të Turqisë.

Protesta së pari filloi në më pak se 1000 persona, sipas raportimit të mediave lokale, por tani numri protestuesve është shtuar në mira njerëz të cilët shihen tek sa djegin flamurin amerikan.

Protestuesit po thërrasin parulla kundër pranisë ushtarake amerikane aty.

[the_ad id=”4118″]

Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

helikopter

Së paku 42 helikopterë thuhet janë zhdukur në Turqi që nga e premtja, kur u tentua një puç ushtarak kundër presidentit Recep Tayylip Erdogan dhe institucioneve shtetërore. Kjo, sipas disa medieve turke, shton frikën për nxitjen e një grusht shteti të ri ushtarak kundër Erdoganit.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, pas tentimit për grushtet të së premtes, ku mbet së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, ka mohuar informacionet për zhdukjet e tilla, ndërsa organet tjera pohojnë se Qeveria ka kontrollin në vend.

Lajmi për këtë zhdukje u publikua nga gazetari i CNN Turk, Serdar Tuncer.

https://twitter.com/Yaziyor/status/754464518449795073

[the_ad id=”4118″]

Një grua shqiptare për herë të parë në Kongresin Amerikan?

Një grua shqiptare për herë të parë në Kongresin Amerikan?

Suzana Shkreli

Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongresin Amerikes për në shtetin e Michiganit

DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit.

Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve.

Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.

Gazeta jonë me mirësi ftonë me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje, për mbështetjen e saj, deri në Fitore!

Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.

Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.

Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.

Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

 

[the_ad id=”4118″]

Shtatorja e Skenderbeut,do te vendoset ne rrugen qe mban emrin e tij ne Paris

Shtatorja e Skenderbeut,do te vendoset ne rrugen qe mban emrin e tij ne Paris

skenderbeu_parisNe nje shesh te Parisit,i cili mban emrin e Heroit tone kombetare Gjergj Kastriotit Skenderbeut,do te vendoset nje shtatore.

Shtatorja e Skenderbeut,e cila eshte e gjat 5 metra,pritet te vendoset ne Paris gjat muajit nentor.

Per realizimin e kesaj vepre eshte perzgjedhur skluptori shqiptar Agim Rada.Ne shtatoren e Skenderbeut nuk do te mungoje edhe kryqi e shqiponja,simbol i stemes se Kastriotve.

[the_ad id=”4118″]

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Himni i Molossia

Për më shumë se një dekadë Republika e Molossia-s afër Nevadës, ka përdorur himnin e kombit shqiptar.

Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë. Himni i ri, tani zyrtarisht është “Fair Molossia – shtëpia jonë”.

Këtë e thotë presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh, në një bisedë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “INA” nga korrespodenti i saj në Nju Jork, Beqir Sina.

“Kështu në dhjetor 2013 Republika jonë kishte nisur një kërkim për një himn të ri, dhe përfundimisht me muzikë të zgjedhur, e cila ishte një pjesë e mrekullueshme e përbërë nga Simon-Pierre Boka Di Mpasi Londi.

Dikur himni i Zaires, i cili nuk është më në përdorim dhe i përshtatet nevojave tona më të mira. Më pas, vargjet lirike janë shkruar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti, Kevin Baugh – duke u motivuar dhe frymëzuar nga vendi dhe kultura e Molossias, si edhe nga vargjet e këngës “Impossible Dream (Quest)”, “Ozymandias” nga Percy Bysshe Shelley dhe “Home Mjetet Nevada “, kënga e  Shtetit të  Nevadës”, shprehet ai.

 

[the_ad id=”4118″]

SIRI: Raketa Amerikane godet tankun rus (VIDEO)

SIRI: Raketa Amerikane godet tankun rus (VIDEO)

tanku-rusNë këtë video shfaqet momenti kur një raketë amerikane 60 mijë dollarëshe godet një tank rus T-90.

Videoja është shpërndarë online nga një grup rebelësh sirianë, të cilët luftojnë pranë Alepos.

Me gjithë përpjekjen, raketa amerikane nuk ia del të shkatërrojë tankun rus që kushton plot 4.5 milionë dollarë.

Në video shihen njerëz të cilët dalin nga tanku, i cili nuk dihet nëse përdoret nga rusët apo forcat siriane të qeverisë.

 

[the_ad id=”4118″]

Orë e mirë, me fat organizimi i mërgatës tonë të rrespektuar!

Orë e mirë, me fat organizimi i mërgatës tonë të rrespektuar!

organizimi i mërgatës

Po trokasin orët e fatit e një fillimi të shënjëtë, me vlera univerzale, për cështjë madhorë.

U lumtë juve që me një përkushtim të denjëtëtshem u angazhuat për bashkimin e mërgatës tonë. Pa dyshim së ky akt fisnik do të jetë shumë madhor duke hapur një kapitull të ri në historinë tonë moderne. Sepsë neve na duhet të jemi gjithmon në bashkepunim me Europen, nga fakti së ne si komb jemi vetë Europa, vetë Prendimi, dhe kjo duhet të jetë kultura jonë kombtare e fetare!

Organizimin gjithëpërfshires, po na e kërkon koha, po na kërkon situata si kërkesë e një EVOLIMI mbar kombtar për një epokë të RE, që të pastrohemi njëhëre e përgjithmonë nga mbetjet e thundrakve nepërshekujt që I lam pas, e që na kushtoi shumë deri në tjetërsim e vetëmohim! Ku ka ma zi që sot miljona shqiptar thirren turq, grek, serb, maqedon, malazez, boshnjak, musliman e cka dreqin tjetër!!! Ne duhet ti qendrojmë besnik natyrshmerisë tonë, dhurates më të shënjët të quajtur Atdhe e Komb – Ketë e kemi dhuratë nga vetë Zoti! Prandej obligimi I jonë, është ti përmbahemi keti Kodi hap-mbas-hapi!

Prandej, 20 shkurti 2016, qoftë i bekuar për kombin tonë! -Eshtë ditë feste, dhe si e tillë duhet të shpaloset! –E bekuar qoftë kjo ditë që po organizohen shqipetaret mërgimtar nga gjitha trojet Etnike! – Lobi do të jetë një gjenerator shumë I fuqishëm.

Nga ky gjenerator do të përhapen rrezet gjithandej duke bashkuar potencialin e vlerave më të mira intelektuale, në shërbim të kërkesavë kohore. Po ashtu do të na afron shumë afër me institucionet e shtetëvë përkatse. Ku do të kenë shansa më shumë kanditimi nëpër parlamentët në shtetët përkatsë, pikrisht përmes mbeshtëtjes së Lobit. –Mandej do të rritët vetëdija dhe morali kombtar. –Do të kemi më shumë shansë ti prezantojmë vlerat tona, kulturen dhe aftesitë tona. Së mjaft na kanë prezantuar të tjeret simbas intëresavë të veta! -Duke llogaritur që kemi një gjeneratë të re, që kanë pasur fatin të shkollohën nëpër univërsitëtët prendimore, në profesione të ndryshmë, në nivel standartevë të larta europiane. Kjo si vlerë brilantë, është pasuri kombtare që premton një të ardhme të mirë në politikat zhvillimorë! Lobi do të bashkon ketë potencial të fuqishem për cështjë madhore. –Mandej, ky gjenerator do të rrezatoi edhe të miliona shqipetarë në Turqi, gjithashtu në Greqi të Arvanitët, të Arbrëshët në Itali, Zarë-Kroaci etj.

Natyrisht së do të jetë edhe një forcë shumë e fuqishme në të gjitha trojet tona, edhe si opozitë në vendimarrje për mes ndonjë subjekti të Ri politik, por vetëm në trojet tona ku përmes degve të veta ka edhe atë të drejtë!

Me rrespekt nga Skender Shala

 

[the_ad id=”4118″]

Ja si u radikalizuan dy shqiptarët, vëlla e motër, në xhaminë e

Ja si u radikalizuan dy shqiptarët, vëlla e motër, në xhaminë e

145329789853755

Një shok i familjes shqiptare të Editës dhe Visarit akuzon rëndë xhaminë An’Nur-Moschee në Winterthur. Atje është bërë radikalizimi i tyre, thotë ai për Sontagsblick.

Ka kohë që mediat zvicerane shprehin shqetësimin për xhaminë në Winterthur, që sipas tyre promovon radikalizmin dhe është kthyer në qendër të rekrutimit të të rinjve zviceranë drejt ISIS.

Edita (16) dhe Visari (17) fluturuan drejt Sirisë në 2014. Ata fillimisht kishin gënjyer prindërit se po shkojnë drejt një feste mes miqsh, ndërsa qëllimi kishte qenë për të nisur drejt Shtetit Islamik.

Para shkuarjes atje, ata kishin qenë vizitorë të xhamisë An’Nur në Winterthur. Në 29 dhjetor 2015 ata janë rikthyer në Zvicër, përcjell Bota sot.

“Organizuesit e rekrutimit të tyre janë në xhaminë An’Nur”, thotë një mik i familjes shqiptare për Blick.

“Ata veprojnë profesionalisht, duke mbushur valixhet me para, për të arritur qëllimet. Për këtë kanë faj edhe autoritetet zvicerane që nuk marrin masa konkrete për parandalim”.

Të rinjtë mendohen se kanë ndjekur edhe Qendrën Sportive Luftarake të Valdet Gashit, që u vra në moshën 29 vjeçare në Siri. Aty duhet të ketë filluar rekrutimi.

Ëndrra e një jete më të mirë në Siri

Në radikalizimin e Editës, ka luajtur rol të madh edhe një grua e “papunë” dhe me shumë “kohë të lirë”, që e ka bindur se myslimanët mund të jenë të lirë vetëm në vendet Islame. Asaj i është premtuar edhe gjetja e një shtëpie në Siri, thotë miku i familjes.

Megjithatë kjo ëndërr doli e gënjeshtërt. Ty dy janë kthyer në Zvicër për të vijuar mësimet ku kanë mbetur.

Në xhaminë An’Nur nuk kanë qenë të arritshëm për komunikim nga tabloidi zviceran.

[the_ad id=”4118″]

Shokon imami i Këlnit: Gjermanet vetë fajtore, provokuan me parfum e veshje

Shokon imami i Këlnit: Gjermanet vetë fajtore, provokuan me parfum e veshje

imami-kelnit

Sami Abu Ju, imami xhamisë në Këln, në intervistën ekskluzive për TV REN ka “sqaruar” se vetë fermat gjermane janë fajtore për shkak të sulmit kundër tyre deh se refugjatët i kanë sulmuar e përdhunuar sepse ato i kanë provokuar me rrobat e veshura dhe ma parfumet që kishin përdorur, transmeton Koha.net.

“Duhet të reagojmë drejt, të mos hedhim benzinë në zjarr. Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse ndonjëri sulmon dhe fyen tjetrin, mund të krijohet situatë e rrezikshme. Njëra nga arsyet pse migrantët kanë sulmuar, është mënyra se si femrat vishen.
Nëse ato ecin gjysmë të zhveshura dhe përdorin parfum, atëherë ndodhin këto gjëra. Është mashkulli, është femra…dhe kjo është hedhje e benzinës në zjarr…. “, ka thënë imami nga xhami “Al Teuhid” në Këln, Sami Abu-Ju.

[the_ad id=”4118″]

Arabia Saudite, ku të prehet koka vetëm për një postim në Twitter

Arabia Saudite, ku të prehet koka vetëm për një postim në Twitter

145324961541815

Në Arabinë Saudite, ekstremistët islamikë gjatë dy javëve të fundit kanë prerë kokat e 10 personave, dhe atë para syve të zyrtarëve shtetërorë, transmeton zeri.info.

Një video e fundit paraqet xhelatin duke prerë kokën e një gruaje në mes të rrugës, para pesë policëve, të cilët nuk e pengojnë, përkundrazi sigurohen që vrasësi të kryej punën që ka nisur.

‘Arabia Saudite, mbetet një vend ku mund të ezekutohesh, qoftë edhe për një postim në rrjetet sociale’, shkruan The Daily Beast.

Sipas kësaj gazete, vetëm në dy javët e fundit, në Arabinë Saudite janë prerë 10 koka. Ndërkohë që gjatë vitit 2014 numërohen 90 raste të tilla.

Gjykatat për të dënuar rastet e tilla nuk funksionojnë, madje emrat e viktimave harrohen shumë shpejtë, edhe ata që kërkojnë demokraci përfundojnë në burg.

Khaled Johani, është burgosur pse ka kërkuar demokraci, Amina bint Nasser, është ekzekutuar me pretekstin se është ‘shtrigë’.  Hamza Kashgari, është burgosur sepse përmes rrjetit Twitter ka vu në pikëpyetje çështjen islame. Manal al Sharif, është burgosur pse ka ngarë makinë. Raif Badawy, është dëbyar pse ka hapur online një forum liberal, Waleed Abul Khair, është burgosur pse ka mbrojtur të drejtat e njerëzve… janë vetëm disa nga shumë emra të tjerë që kanë përfunduar ose në burg ose me prerje koke, e më e pakta me dëbim nga vendi, vetëm për një fjalë goje.

Intoleranca në Arabinë Saudite është eksporti më i lartë.  Në këtë vend të dominuar nga vehabistët sunitë, autoritetet kanë bërë thirrje që të digjen të gjitha kishat. Të krishterët nuk lejohen ë të mbajnë kryq, të ndërtojnë kisha apo të mbajnë Biblen.

Por çfarë po bën vota demokratike për ata pak liderë liberalë që ka  Arabia Saudite? “Nuk ka bërë asgjë”, shkruan The Daily Beast.

Dhjetëra miliona fëmijë janë të indoktrinuar me urrejtje dhe fanatizëm. Grupet ekstremiste janë financuar në të gjithë rajonin. Liberalët pamësirshëm janë ekzekutuar apo dëbuar.

Njerëzit e thjeshtë në mbarë botën duhet të qëndrojmë në solidaritet me liberalët politikë të burgosur në Arabinë Saudite.

“Ajo është jo vetëm një detyrë morale, kjo është një mundësi strategjike. Fuqizimi liberalëve dhe reformatorëve arabë, të braktisur për dekada të tëra, është e vetmja shpresë që të kemi një Lindje të Mesme më të qëndrueshme dhe më paqësore”.(Zeri.info)

[the_ad id=”4118″]

Nga kush tmerrohet ISIS-i? Nuk janë forcat amerikane e as britanike

Nga kush tmerrohet ISIS-i? Nuk janë forcat amerikane e as britanike

145186783577208

Sipas gazetarit perëndimor, Jürgen Todenhöfer, i pari që ka hyrë në territoret e ISIS-it dhe ka dalë gjallë, frika më e madhe e grupit terrorist është shteti i Izraelit.

Ai i ka kaluar 10 ditë në të ashtuquajturin Shteti Islamik vitin e kaluar, ndërsa gjetjet e tij i ka publikuar të përmbledhura në një libër, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë me “Jewish News”, gazetari gjerman ka thënë se Izraeli nuk është i përfshirë në listën e kolonizimit në Lindjen e Mesme.

“Vendi i vetëm nga i cili frikësohet ISIS-i është Izraeli – ata vetë më kanë thënë se ushtria izraelite është shumë e fuqishme për ta”, ka thënë Todenhöfer.

Të njëjtën frikë, ISIS nuk e ka as ndaj ushtrisë amerikane dhe britanike.

Sipas tij, ISIS-i është i bindur se ka potencial të mund trupat tokësore amerikane dhe britanike, për të cilat ata thonë se nuk kanë eksperiencë në luftë guerile dhe strategji terroriste.