Get a site

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

Joe DioGuardi

Joe DioGuardi: Shqiptarët duhet të zgjohen…

 

Deklarata e fortë e Joe DioGuardi: Berishën e futën në politikë komunistët, shkatërroi Shqipërinë. Gjëja e parë që donte të bënte kur erdhi në pushtet ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Vranë njerëz dhe vinin në SHBA për lutje, apo për një foto më politikanët

Njëri prej personave më të fuqishëm të lobit shqiptaro-amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur shumë ashpër për politikanët shqiptarë. Ai thotë se ata kanë shkatërruar Shqipërinë dhe Kosovën. “Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini ç’ka do të thotë keq”, shprehet ai. “Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Europën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim, për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër? Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”. I qartë në reagimin e tij ai vijon më tej duke u shprehur se “çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipeshkvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu, për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem, se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë, sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet”. Dhe vijon: “Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje”.



Nuk harron edhe sjelljen e politikës: “Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk i shërbejnë partisë. Dhe, ç’ka dëshiron partia është: Na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Ç’ka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen.

Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë?

Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh Vetting me reformën gjyqësore.

Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këta janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu.

Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë, duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por ç’ka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja”, thotë DioGuardi.

Ai ndërkohë, pavarësisht se nuk është më në Kongres, thotë se do të vazhdojë të punojë për çështjen e kombit shqiptar. “Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë”, thekson ai.

Intervista e plotë e KTV-së me Joe DioGuardin:

Jemi duke e festuar këtë vit përvjetorin e 10-të të Pavarësisë. E di që nuk keni qenë atje, por lexoni se ç’ka ndodh. Sa është zhvilluar Kosova në këta 10 vjet?

Varet se si e përshkruani. Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini çka do të thotë keq. Nuk po e shoh zhvillimin e demokracisë që besoja se do të vinte në Kosovë, pas punës që kam bërë në Kongres dhe pas punës së të gjithëve në bordin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane. Ne shpresonim që pas pavarësisë do të fitonim një lloj demokracie, ndoshta jo të nivelit amerikan, por që do të ishte mjaftueshëm e mirë që populli të fliste, jo politikanët, jo partitë, që njerëzit të ishin krenarë që kanë një shtet që ofron punë për ta dhe fëmijët e tyre. Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane. Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni. Çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipshekvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet. Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje. Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk I shërbejnë partisë. Dhe, çka dëshiron partia është: na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Çka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen. Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë? Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh vetting me reformën gjyqësore. Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këtë janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu. Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por çka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja.

Ju folët për atë që po bëjnë politikanët në Kosovë dhe ju i njihni ata personalisht…

I njoh natyrisht, dhe njëri prej tyre ishte në Hagë dy herë, e neve na u desh të mblidhnim para për ta nxjerrë jashtë. Pse e bëmë këtë? Sepse e donim? Jo. Sepse nuk donim që Kosova të quhej vend terrorist, prandaj mua dhe gruas time na u desh që të shkonim në Hagë dhe ta nxirrnim nga atje zotin Haradinaj. Po të dënohej do të thoshin se Kosova është vend terrorist dhe ne e parandaluam këtë, dy herë.

Tani ai është kryeministër.

Po, është kryeministër, dhe ç’ka po bën? Këtë e donte, që të bëhej kryeministër dhe unë po pres që të shoh se çfarë reformash do të bëjë. Ose ndoshta vetëm do të bëjë atë çfarë Hashim Thaçi dëshiron, ose dikush tjetër. Jo. Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. E dini se cila është fjala në shqip: Turp! E di këtë fjalë që përdoret edhe nga arbëreshët.

Do të ketë një fazë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi do ta udhëheqë. Kosova, BE-ja, SHBA-ja presin që në fund të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që ne në Prishtinë shpresojmë se do të na garantojë një ulëse në OKB. Si mendoni se duhet të përfundojë negociatat?

Si mund t’i besoni Serbisë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Si mund të mendojë Serbia të bëhet pjesë e BE-së kur nuk është fqinj i mirë. Njëra nga gjërat e para që është thënë ishte se nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën dhe duhet të ketë raport paqësor mes tyre. A po e shihni ju këtë? Unë nuk po e shoh. Dhe, tani do të shkoni në dialog me ta. Nëse do të isha udhëheqësi i shtetit të Kosovës, do të thosha: Jo nuk ka bisedime. Së pari, duhet ta njihni Kosovën. Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Ne parandaluam më shumë vrasje. Ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë, mund të përsëritej këtu nëse nuk do të ishte për ne shqiptaro-amerikanët për ta ndaluar. E ndaluam dhe ende nuk kemi rezultatet e duhura. E kemi parandaluar në Kosovë. Nuk duam ta shohim asnjë person të vrarë në Kosovë, e aq më pak 12.000, e ende nuk mund t’i gjejmë trupat. Kujtojeni atë që ndodhi. Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund.

Por, bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe në fund thuhet që Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve. Rusia ende po kërkon ndikimin e saj në Ballkan dhe besoni apo jo, në Maqedoni kanë krime bashkë me zotin Gruevski. E dimë që tani ai nuk është aty, është Zaevi, por Gruevski nuk është në burg dhe ai duhet të përfundojë në burg. Shumë shqiptarë u vunë në kurth. U vranë për qëllime politike dhe kjo është e gabueshme. Prandaj, nëse e shihni se çfarë ndodh me sllavët që kontrollojnë Maqedoninë, atëherë si mund t’u besoni serbëve? Ata janë pjesa më e keqe e sllavëve. Si mund t’u besoni? Ata vrasin njerëz. Kujtojeni Ofensivën e Dhjetorit. Çka u tha Millosheviqi ushtarëve dhe paramilitarëve të tij? Ari. Këta shqiptarë kanë shumë para dhe ari. U tha: Vrisni! Hyni në shtëpitë e tyre dhe merreni arin. Pastaj, kemi parë peshkopët që i kanë dhënë medalje Arkanit për vrasjen e njerëzve në Kosovë. A e kanë harruar këtë njerëzit në Kosovë? Unë nuk e kam harruar. Unë merrem me këtë që nga viti 1986, ‘87 e deri më tash, që nuk shkoj më në Kosovë, sepse e ndërruan flamurin dhe nuk ju duhem më.

Thatë se njerëzit në Kosovë duhet të zgjohen. A mendoni se duhen ndërruar këta politikanë, që janë në pushtet tash e 20 vjet, sikurse puna e Presidentit Thaçi. A duhet një gjeneratë e re e politikanëve të vijë në shprehje?

Çfarë bëri Marthin Luther King? Çfarë bëri ai? Protesta paqësore. Pse njerëzit e Kosovës nuk janë në rrugë? Pse nuk thonë: Mjaft! Kemi 10 vjet nga pavarësia dhe nuk kemi asgjë. Fëmijët tanë po ikin ilegalisht, duke kërkuar vende pune. Mjaft! Ndoshta mund të nisni një lëvizje të re – Mjaft! në Kosovë, sepse nëse njerëzit nuk bëhen bashkë për të folur, politikanët do t’ju blejnë me rend – një nga një. Jo. Të gjithë duhet të thonë se jemi ngopur. Kjo nuk është kultura e shqiptarëve, kjo nuk është historia e shqiptarëve. Dhe, krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për të na çliruar, për të na vendosur në hartë, tani po shkon kot. Dhe, ju doni të bisedoni akoma më shumë me serbët që ende nuk duan të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Për mua, është e pakuptimtë.

Tani, të gjithë në Kosovë e dinë që ju jeni i pari që në vitet ‘80 e keni ngritur zërin për çështjen e Kosovës. Kanë kaluar shumë vjet nga kjo kohë, dhe a mendoni se kontributi juaj po njihet në Kosovë?

Jo, aspak. Jo. Sepse nuk keni media të lira në Kosovë. Ndoshta, kanali juaj është ndër më të mirët, por keni gazeta dhe televizione në pronësi të të pasurve, nga partitë politike dhe gjithçka duhet të filtrohet nëpërmjet tyre dhe prandaj nuk më shihni mua. Për 10 vjet unë u zhduka. Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit, dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë. E kanë kulturën e njëjtë, dhe unë dua që t’i zgjoj. I patë italianët këtu sonte? Më duhet t’jua kujtoj sa të rëndësishëm shqiptarët ishin për 500 vjet në Itali. Ata luftuan me Garibaldin për ta bërë Italinë shtet në vitin 1861 dhe kryeministri i parë ishte Francesco Crespi, që kishte prindër shqiptarë. Italianët mbase e kanë harruar këtë, e shqiptarët ka gjasa që nuk e dinë fare. Prandaj, njerëz të mirë si ju duhet të udhëtojnë më shpesh për të përçuar mesazhin se duhet pasur media të mira dhe të lira në Kosovë. Lejoni njerëzit që të flasin. Mos provoni ta kontrolloni mesazhin, sepse pastaj bëheni shtet komunist sërish.

Si i shihni raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së me administratën e re të Trumpit? Siç e dimë, mbështetja për Kosovën gjithmonë ka ardhur nga të dyja partitë.

Po, por duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John Mçain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë.

Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më. Ju bëheni viktimë dhe nuk e dini çka të bëni. Ajo që dua të them është se gjithë këta kongresmenë, kryesuesi Pal, Joe Biden që u bë zv.president e tash, nuk e di çka do të bëjë, por ai ishte me ne gjatë gjithë kohës. Njerëzit mund të thonë pse ai nuk ka bërë diçka. Por, e dini kur bëheni zv.president duhet ta dëgjoni Presidentin dhe nuk jeni më Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në të cilin komitet dëshmuam bashkë me të në vitin 1991 dhe 1998. Nuk e kemi zërin e tij aq shumë, por unë e di që ai i respekton shqiptarët. Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin që thonë se e kanë. Nuk e kanë atë lloj respekti që unë kam parë në të kaluarën për Kosovën. Kjo duhet të ndryshojë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të ndryshojë. Njerëzit duhet të thonë njëherë e përgjithmonë: nuk na duhet një lëvizje e tillë politike, sepse nuk na përfaqëson më.

Ata përplasen edhe në Parlament, sikur të ishte ndonjë shtet afrikan. Po gjuajnë gaz lotsjellës, po e grushtojnë njëri-tjetrin. Për çka po bëhet kjo – luftë personalitetesh? Politika në Kosovë është ngushtuar në dy gjëra, me sa po shoh – personalitete dhe para. Si i ndihmon kjo njerëzit? Dëgjo, nuk dua të flas vetëm për gjëra të këqija. Lajmi i mirë është se në Amerikë keni gati 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova. As ata nuk janë të kënaqur, dhe na thërrasin ende mua dhe gruan time, Shirlyen. Ende provojmë të sigurojmë seanca në Senat dhe kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ka luftë në Ballkan. Janë gjëra që ndodhin nën tavolinë, por nuk ka luftëra. Prandaj, të sigurosh seanca në Kongres është e vështirë, duhet të tregoheni të mençur dhe të guximshëm. E kishim një të tillë, para tri javësh dhe ishte për Bosnjën dhe u thashë kongresistëve se nëse doni të flisni për Bosnjën me Marrëveshjen e Dejtonit, duhet të flisni edhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Mos harroni çka bëri Millosheviqi në vitin 1995. Ai i tha Hoolbrukut “mos e sill asnjë shqiptar në Dejton, madje as Rugovën, ndryshe nuk vij unë”. Paraqitej si paqebërës, e ai ishte më i keqi. Prandaj, shkoi në Hagë dhe nuk i mori ilaçet e zemrës, sepse e dinte se do të dënohej, prandaj bëri vetëvrasje. Nuk e di nëse e keni parë në YouTube, por unë jam njeriu i vetëm që e përmend me emër. Tha: Jam këtu, sepse ky DioGuardi më ka satanizuar. Si mendoni, ju kam satanizuar? Ju po vrisnit njerëz majtas e djathtas. Dikush duhej t’ju demaskonte dhe këtë e bëmë. Ai nuk donte ta dëgjonte verdiktin dhe vdiq në qeli, pasi refuzoi të merrte ilaçet për zemrën. Tani, nuk dua të shoh që njerëzit të vdesin kështu, por në rastin e tij ishte për më së miri. Por, tani keni njerëzit e njëjtë që janë në pushtet. E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja italiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937? Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej ‘Dëbimi i shqiptarëve’. Ishte i përgatitur.

E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën. Ata mezi presin të kthehen, të marrin njërën prej atyre ndërtesave dhe ta kthejnë në Kishë e të thonë se ja Kosova është Jeruzalemi ynë. Këtu ka lindur. Ka lindur kur? Në vitin 1389? Në Betejën e Kosovës ku shqiptarët luftonin me ta kundër turqve? Dhe, thuhet se ishte një shqiptar që e vrau sulltanin turk dhe ata e morën meritën për këtë. A e dinë këtë shqiptarët, apo jam i vetmi unë që e di? Kur e mendoj se si me gjithë këto fakte, ende duhet të durojmë atë që po ndodh sot. Fundi fundit, mos u besoni serbëve. Ata nuk e meritojnë besimin e popullit shqiptar. Do ta doja këtë, pasi që dua të shoh paqe në Ballkan, nuk po them që duhet t’i largoni serbët, por nëse dëshironi bisedime korrekte, gjëja e parë që secili politikan shqiptar që përfaqëson popullin dhe ndoshta, kombin, është se duhet të thotë: Së pari duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës, pasi që e kanë njohur 116 nga 192 shtete deri më tash, dhe në BE 23 nga shtete. Serbi, çka nuk është në rregull me ty? Dhe, dëshiron të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet të tregohesh fqinj i mirë për shqiptarët. I keni përdorur me vite në Jugosllavi, i keni shndërruar në shërbëtorë në gjithë Jugosllavinë. Dhe, tani ata e kanë shtetin e tyre që njihet nga shumë shtete dhe ju duhet ta njihni. Ejani në tavolinë si të barabartë dhe bëni paqe në Ballkan njëherë e përgjithmonë.

Neki Lulaj: Kroaci – Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj: Kroaci - Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

Neki Lulaj

U MBAJT KUVENDI I LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË PËR KROACI

Ditën e shtunë, më 21 Prilll 2018, Zagrebi ishte qendra nikoqire e të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë nëpër qytete të ndryshme kroate. Në fillim të kuvendit u këndua Himni shqiptar dhe ai kroat. Numri i madh i pjesëmarrësve dëshmon interesin që kanë bashkëkombasit për Lidhjen Shqiptare në Botë dhe kuvendin e saj zgjedhor që zgjodhi kryesinë, kryetarin Zt. Ton Markun dhe delegatët për Kongresin e Tretë që do të mbahet më 16 Qershor në Shkup.

 

Para kuvendit zgjedhor me një takim me mikun e madh te shqiptareve Në foto Lazim Destani Dr. Stipe Mesiq dhe poeti Neki Lulaj

Në këtë kuvend që i përngjante një evenimenti festiv kombëtar, merrnin pjesë shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash e institucionesh, ndërsa me prezencën e tyre e nderuan këtë kuvend përfaqësuesit e Ambasadave të Republikës te Kosovës dhe Shqipërisë në Zagreb, si dhe ish presidenti kroat në dy mandate dhe miku i madh i shqiptarëve, Dr. Stipe Mesiq. Mori pjesë edhe afaristi dhe biznismeni shqiptar, Zt. Lazim Destani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Znj. Ermina Lekaj Perljaskaj. Ishte prezente edhe kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermaninë, e kryesuar nga Zt. Sebastian Nuiqi me tre nënkryetarët: zotërinjtë

Brahim Kosumi, Bekim Gashi dhe Neki Lulaj. Nga Zvicra merrte pjesë kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Nazmi Jakurti. Prezent ishte edhe përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania, Zt. Neki Lulaj. Nga Prishtina merrte pjesë ekipi i RT të Kosovës dhe skretari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Shaban Arifaj.Neki Lulaj

Në sallën ku u mbajt kuvendi zgjedhor i Lidhjë Shqiptare në Botë

Në fillim të punimeve fjalën përshëndetëse e mori inciatori, themeluesi dhe presidenti i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Simon Kuzhnini, i cili përzemërsisht i përshendeti të gjithë te pranishmit e në veçanti tha: „Më lejoni t’ia zgjati dorën dhe ta përshendes ish kryetarin e Kroacisë në dy mandate, Shkëlqesinë e tij, Dr. Stipe Mesiq, në emër të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. E përshendes Zt. Petar Gotovac, ish kryetarin e shoqatës humanitare „Nëna Terezë“, i cili në Gjakovë pat deklaruar se Kosova ka të drejtë dhe do ta fitojë pavaresinë.” Pastaj e vazhdoi fjalimin në gjuhën shqipe. Zt. Kuzhnini në fillim të fjalës se tij tha: „Të nderuara motra dhe vëllëzër! Nuk ka kënaqësi më të madhe kur takohemi, i japim dorën e zemrës njëri-tjetrit e i urojmë punë te mbarë në programet tona kombëtare në këtë kuvend.” Dhe më tej vazhdoi:

Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Kroaci ne fjalën e tij përshëndetese

„Nuk ka forcë që mund t’i ndalë qëllimet e organizimit të Lidhjes Shqiptare në Botë, duke u berë thirrje akademive të të dy shteteve, historianëve që të shkruhet historia reale e të dy shteteve, spektrit politik shqiptar në përgjithësi, si dhe të gjithë intelektualëve që të punojnë me ngulm për çështjen e shenjtë kombëtare, çka është edhe në Platformën e aprovuar në vitin 1997, në Rregullorën dhe Statusin e Lidhjes Shqiptare në Botë, e që vetëm të bashkuar dhe unik rrugëtojmë në rrugën e mbarë dhe më të shkurtër të Bashkimit

kombëtar. Bashkimi i rrugës së institucioneve tona, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevën. Ky është synimi dhe organizimi ynë dhe besoj se është synimi i të gjithë shqiptarëve. Ju nuk jeni te vëllezërit Kuzhnini! Jeni në platformën kombëtare për t’i hartuar programet që populli ynë dhe kombi ynë të dalë sa më shpejtë faqebardhë e me suksese që i takojnë, e ne na mungojnë projektet. Thërras në formimin e një Banke Kombëtare për transferin e të hollave, dhe besoj që edhe kjo mund të realizohet. Lidhja Shqiptare në Botë ka në pprojekt pajtimin e gjaqeve. Jemi për nocionin Stop vëllavrasjes! S`ka hakmarrje! Nuk na ka hije ne këtë shekull të na ndodhin këto gjëra. Ta duam dhe çmojmë njëri-tjetrin! Kjo është në programin tonë. Kjo është rruga e kuptimit dhe e bashkimit tonë kombëtar.”Neki Lulaj

 

Ne konakun e zt Simon Kuzhnini,kryesia e Lidhjës Shqiptare ne Botë nga Gjermania dhe Kroacija

Zt. Tom Marku e mori fjalën dhe tha: „Kur flasim për Lidhjen Shqiptare në Botë, flasim për themeluesit, për vëllezërit Kuzhnini, për historikun pesëdhjetëvjeçar të organizimit, veprimit, kontributit të tyre të pa lodhur në shtetin kroat. Poashtu edhe për studentët, specialistët e fushave të ndryshme dhe delegatët e parë të Kushtetutës së Kaçanikut (1991), dhanë kontributin e tyre për Radion në gjuhën shqipe, për gazetën „Dielli“ që botohej asokohe në Zagreb, si dhe ndihma tjera financiare. Ishin të pa lodhur dhe të pa kursyer për xhepin, mundin dhe djersën. Këta pra, janë vëllezërit Kuzhnini!”

Fjalën e mori ish kryetari i Kroacisë Dr. Stipe Mesiq, i cili i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: „Mirëdita! Jam i lumtur që sot kam rastin të takohem me Ju, me shumë shqiptarë të ardhhur nga shtetet e ndryshme europjane, andaj Ju përshëndes nga zemra! Pse unë dhe ne kroatët i duam shqiptarët? I duam se dikurë kemi patur fatin dhe fatkeqësitë e përbashkëta nën federatën jugosllave. Dikurë edhe unë isha në burg. Më rastisi të jem me katër shqiptarë, tre për nacionalizmin shqiptar e një shqiptar për nacionalizmin kroat. Aty mësova shumë. Në kohën e zgjedhjes sime për kryetar, unë kam pasë rastin të takohem me vëllezërit Kuzhnini. Pastaj gjendja në Kosovë vështirërsohej gjithnjë e më shumë. Me shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, delegatët erdhën në Zagreb dhe u vendosën në shtëpinë e Kuzhninëve. Atje unë i vizitova dhe i vendosa pas ca ditësh në Samobor, ku ishin të siguruar.” Në vazhdim, ish presidenti kroat tha:

„Në një mbledhje në Beograd, i pyes se a dini se ku gjendet një pergjegje nga kabineti i Millosheviqit? Njëri nga ta më thot: Po, e dimë saktësisht se ku banojnë. Në Zvicër. Pastaj unë nuk bëzana. Qëllimet e errëta të dikurshme të Millosheviqit ishin ta zbrazin Kosovën e t’i përndjekin shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedoni, e kështu atij nuk i doli, duke i humbur të gjitha luftat. Kosova fitoi Pavarësinë edhe pse nuk i doli Millosheviqit ta krijojë një Serbi të pastërt. Ëndërr e trishtë ishte për të. Sot gjendja është e vështire edhe në botë, sepse ka turbulenca të ndryshme ekonomike. Bashkimi Europian është shansa e të gjithë kombeve dhe shteteve. Nuk ka më motive për luftë. Europa ështe lojtari më i fuqishëm që t’i bashkohemi asaj. Kufinjtë më nuk duhet të ekzistojnë. Që të jetojmë të bashkuar, pa kufinj, duhet të bisedojmë me botën e jo të

konfliktohemi. Uroj punë të mbarë këtij kuvendi dhe Lidhjes Shqiptare në Botë!”

Deputetja shqiptare në Parlamentit kroat, Znj. Ermina Lekaj Prljaska: „Kur flasim për popullin shqiptar, nuk guxojmë të harrojmë bashkimin kombëtar që është ëndërr e çdo shqiptari, andaj nuk ka rrugë tjetër që do ta zgjedhte rehatinë në Ballkan përveç bashkimit kombëtar. Kjo nuk është e sotme, por që nga koha e Gjergj Kastriotit. Në shek. 21 duhet të punojmë më shumë, të gjithë në këtë drejtim, me një organizim të mirëfilltë, duke iu bashkangjitur Lidhjes Shqiptare në Botë me një kauzë të përbashkët, duke e mbështetur kryesinë e re.”

Fjalën e morri ambasadori i Shipërisë, Zt Ilir Melo: „Ne mbështesim kryesinë e re të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe përshendes kontributin që kanë dhënë qe njëzet vite pa rreshtur vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, në sensibilizimin e çështjes shqiptare, në afrimin e shqiptarëve dhe dashurinë e ndersjelltë. Tirana zyrtare vëllezërve Kuzhnini për kontributin e tyre ua dha titullin „Nderi i Kombit”. Kuvendin e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Zt. Gëzim Kasapolli, i cili tha: „Vëllezërit Kuzhnini janë simbol i vetëm i dy binjakëve në botë, që punuan pa u lodhur për çështjen e shenjtë kombëtare. Kjo na kujton prejardhjen e shqiptarëve dhe përcjelljen e amanetit nëpër shekuj . Shqiptarët janë një faktor konkret urtësie për bashkimin e trojeve të tyre duke forcuar paqen në rajon. Shqiptarët nuk kanë tentuar kurrë t’i robërojnë të tjerët por kanë qenë shembull paqeje në rajon.”

Zoti Lazim Destani, afaristi dhe biznismeni i njohur shqiptar, tha: „Kam nderin ta përshëndes nga zemra këtë kuvend zgjedhor. Ështe një nderë për mue që sot shof këtu një Bashkim kombëtar. Përgëzoj edhe punën e madhe të vëllëzërve Kuzhnini nën amblemën e Lidhjes Shqiptare në Botë. E ndij veten të lumtur që sot marr pjesë në këtë kuvend zgjedhor, dhe se jam në mesin tuaj, i nderuari miku i shqiptarëve, Stipe Mesiq! Ne jemi një popull i vyer dhe shumë besnik. Jemi të zellshëm dhe shumë të sinqerë. Kjo na ka mbajtur gjallë që nga koha e Skënderbeut e deri më sot. Besoi se e ardhmja do të na gjejë edhe më të organizuar. Europë t’i bëjmë gjithë viset tona.” Edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Zt. Sebastian Nuiqi, iu derjtua Dr. Stipe Mesiqit, duke thënë: „Shkëlqesi! Ju përshëndes në emër të 400 mijë shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani, dhe Ju uroj punë të mbarë e jetë të gjatë! I nderuari kryetar, Zt. Simon Kuzhnini! Përshëndes këtë kuvend zgjedhor dhe punën Tuaj fisnike! LSHB ështe amanet i Lidhjes së Lezhës të viti 1446 me bashkimin e principatave shqiptare, pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878). Lidhja Shqiptare në Botë është vazhdimësi e këtyre dy lidhjeve për ta formuar Lidhjen Shqiptare në Botë, e themeluar ne Münich më 8 Nëntor të vitit 1997.”

Shaban Arifaj: „Lidhja Shqiptare në Botë ështe subjekti më i fuqishëm në botë. Po të punojmë të gjithë kështu, do të ishim superfuqi në Ballkan! Nazmi Jakurti, kryetar për Lidhjen Shqiptare në Botë për Zvicër, i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit: „Pse ishim kaq gjatë të pushtuar? Ne nuk jemi të vetëdijshëm për potencialin, energjinë dhe forcën që kemi. Duke punuar së

bashku, mund të arrijmë çdo gjë.” Në vazhdimësi u zgjodh kryesia dhe derisa kryesia konsulltohej për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve, u bë edhe promovimi i dy librave të magjistër Shaban Arifaj “Kosova në udhëkryqet e Ballkanit“ dhe „Vaji i Skënderbeut”: Për vlerën e librave foli vetë autori. Poeti Neki Lulaj, nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani, lexoi para të pranishmëve poezinë „Lartësia e jetës”. Më në fund, kryesia e re e Lidhjes Shqiptare në Botë emëroi njëzëri për kryetar Ton Markun dhe nëntë delegatët për Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë që do të mbahet në Shkup. Me një kënaqësi të veçantë dhe sukses, mori fund Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci.Pas dy darkave solemne dhe pritjës se ngrohët dhe tejët madheshtore qe na beri familja Kuzhnini u ndamë vëllazëzërisht duke rrugëtuar seicili nëpër qendrat e europës ku banojmë dhe jetojmë.

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Reagim i shoqates se intelektualve shqiptarë „Trojet e Arbrit“

Kurrë nuk do të lejojmë që të groposet çështja e Çamërisë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e incidentit të ndodhur në panairin e librit në Tiranë në Stendën e Çamërisë ku u hoq emri i Çamerisë e dënon këtë akt qyqar dhe të paprecedent të ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.Përsonat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në Panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që ju gjetën menjëherë në mbështetje.Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë. Gjithashtu i bëjmë me dije qarqëve greke si dhe mbështetësve të tyre që Shoqata “Trojet e Arbrit “dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë pavarsisht se ku jetojnë e veprojnë do të jenë në mbrojtje të çështjes së Çamërisë.Ky akt tinzarë u ba si rezultat i kompromisit që po bëjnë pushtetarët në Shqipëri ku po dëshirojn që ta groposin shtatë pashë thellë çështjen e Çamërisë dhe ta mbyllin njëherë e përgjithmonë.Këtyre qarqeve ju bëjmë me dije se çështja e Çamërisë nuk do të mbyllët asnjëherë dhe kjo plagë që ende po kullon gjakë shumë shpejtë do të fillon të marrë drejtimin e duhur me mbështetje të aleatëve shekullorë të shqiptarve të Amerikës dhe Gjermanisë por edhe me përkrahjen e bijëve dhe bijave atdhetare të Shqipërisë Etnike.

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit “

Nue Oroshi Kryetar

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

Vlera të pavdekshme

(Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht )

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.

Themi i lumtur se me veprat e tua dëfteve me mjaftësi se munde të bësh gjë. Fatzi se siç duket faqëza, arrijte në gjendjen aq sa kurrkush më s’ta vinte fillin, provë se vdiqe në një shtrat të një spitali, siç vdesin të gjithë ata që lënë veten e tyre më poshtë se interesi, dhe shërbyen një ideal të naltë, që s’munt ta bëjë çdo njeri. Të mbaj mënt kur ardhe, dhe me gjithë që nuk ishe pregaditur për një lëvizje kishtare kombëtare, vullneti yt e dëfteu se me tërë fuqinë që pate, fillove punën dhe e mbarove me gjithë pengimet që të delnin në të djathtë e në të mëngjër asokohe, dhe sot prapë aty tu dha ta mbarosh jetën tënde të turbullt.

Thom të turbullt se shqipëtarët nuk janë akoma të zotërit t’i çmojnë njerëzit e tyre që rentnë dhe u tretnë për një ideal të lartë saqë këtu kishe edhe fuqi të lëkundesh na sgjonje me fjalimet e tua vërejtjen që të punojmë, por posa fuqia më s’të ndihmoi, u hoqe dhe vajte në Shqipëri, duke pandehur se do të gjesh prehjen që të duhej në pleqëri, por mjerisht as atje tek djepi yt, nuk e gjete atë prehje. Shqipëtarët e Shqipërisë, si dhe ata të jashtmit, s’kanë kohë të peshojnë mundimet e bëra të çdo idealisti, e t’i japin meritën e duhur.

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themelve të shtetit tonë të ri. Shqipëtarët sot më s’janë ata burra kryelartë që nderonin çdo karakter të mirë, dhe nderoheshin prej çdo njeriu që dinte t’u peshojë sjelljet. Sot Shqipëtarët, po e përsëris, kanë rënë në një tra të lik: më s’u valon ay gjak i flaktë dhe enthusiazmë që na ushqyen të parët t’anë. Ata sot i përunjen çdo dhelpre e cila para syve i përkëdhel, por mprapa u jep mynxat dhe i bën të lozin valle si ariu që është i lidhur me zinxhira në gojë.

Në varrin e hapur sot të Arqimandrid Çalamanit, le të derdhim një lot që prej këtij loti të heqim shpresën se Shqipëtarët që sot e tutje do të përpiqen që të dalin të zotërit t’u bëjnë ballë të metave të tyre, që me një mendim të njëshmë, të mundin ta ngjeshin ndjenjën patriotike në shkallën e ditëve të sotshme, dyke marrë nënë sy pësimet si mësime për të arthme. Harallamb Çalamani prehu të drejtit, dhe fryma jote le të jetë shembëll për ne që të vazhdojmë përpara veprën e filluar. I përjetshmë qoftë kujtimi yt! Bukuresht, 11 janar 1936. Shënim yni: Harallamb Çalamani ishte prifti i parë i Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit. Shërbeu në kishën e Shën Kollit (Më një Ditë), deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Nga Shqipëria e Re e Konstancës dhe arkivi i Thanas Kristo Rëmbecit.

Asdreni.

Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930).

Korcaret e Bukureshtit me Asdrenin ne mes (1938)

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Shkruan: Mustafe KRASNIQI

 

Mësimi Plotësues në

Gjuhën Shqipe për Bavari

Këshilli i Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, më 16.02.2017, mbajti një takim pune me shoqata dhe biznese që veprojnë në Landin e Bavarisë. Nga ky takim pune, temë qendrore ishte Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari?

Takimin e hapi, Përgjegjësi i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, Mustafë Krasniqi. I përshëndeti mysafirët: z. Avdyl Lipoveci, drejtor i Departamentit për Kulturë e Arsim i Ministrisë së Diasporës në Republikën e Kosovës, Konsullin e Republikës së Kosovës për Mynih, z. Hamdi Reçica dhe përfaqësues të shoqatave, bizneseve, e mësimdhënës dhe prindër, për ardhjen në këtë takim pune dhe mbështetjen nga ata!

Po ashtu, përshëndet edhe përfaqësuesin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, Konsullin e Përgjithshëm Arten Henkun, i cili nuk është i pranishëm, për arsye të pritjes së një delegacioni, por që në vazhdimësi është në përkrahje institucionale të projektit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Është nder i madh të jemi pranë një projekti madhor e kombëtar, sa human aq edhe përgjegjës, pranë fëmijëve tanë dhe të gjeneratave të ardhshme, që po lindin dhe po rriten si mërgimtarë në dheun e huaj.

Kjo sikur na obligon që të ndehemi përgjegjës, dhe na takon si pjesëtarë të një kombi më të vjetër e autokton, që për hir të atdheut, të atyre që na e trasuan rrugën e shkronjave, ta ruajmë gjuhën, traditën edhe te fëmijtë tanë, brezat që vijnë më pas. E, duke vështruar situatën që gjendet mërgata jonë, konkretisht fëmijët tanë, për fat të keq po hetohet një zbehje, dobësim i gjuhës e mos të flasim për gjeneratën e tretë që dhe mund të ndodhë që të na ndjekë fati i padëshirueshëm, asimilimi.

Për të mos ardhur deri te ky asimilim, në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, të dy konsullatave tona shqiptare dhe të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari kemi hartuar një projekt, që në bazë të këtij projekti kemi zgjedhur edhe Këshillin e Mësuesve, ku dhe kemi kërkuar një takim pune me të gjithë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, që së bashku ta finalizojmë projektin në fjalë.

Pastaj mori fjalën Drejtori i Kulturës dhe i arsimit të Ministrisë së Diasporës, z. Avdyl Lipoveci, shtoi dike thënë se është kënaqësi të jesh në një takim pune si ky i sotmi, i cili ditë e më tepër po vije duke u shtuar interesi për mësimin e gjuhës shqipe, fëmijë tanë që janë duke u rritur këtu. Një fat i mirë që kurrë më parë nuk e ka pasur mërgata shqiptare, që tash e tutje ka në përkrahje nga dy shtetet shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Më tej shtoi z. Lipoveci duke na informuar se me të dëgjuar se sot ju keni takim, Ministri Valon Murati më autorizoj që të jam në mesin tuaj dhe kjo prani e imja e dëshmon se sa seriozisht e ka pushteti që të jetë afër qytetarit të vet, që ishit dhe keni mbetur njëra ndër shtylla kryesore të atdheut. Më tej fjalën e mori Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica, dhe pas përshëndetjes tha: Projekti në fjalë është marrë nga Mustafë Krasniqi, që nga ai moment kur na është ofruar neve si institucion, këtë projekt e kemi marrë si njërin ndër projektet më serioze dhe të domosdoshme. Mund të them lirisht, që nga ofrimi i këtij projekti e deri më sot është bërë një punë e madhe, ku dhe bashkëkombësi ynë ka filluar ta kuptojë më ndryshe qasjen për mësimin e gjuhës shqipe. Më tej z. Reçica tha: dua ta shtoj edhe një fakt real; që shteti konkretisht është në përkrahje të këtij projekti. Vetë fakti është bindës, derisa ne jemi të pranishëm. Por, ajo që është edhe më reale është se nga Ministria e Diasporës për ta përcjellur dhe, si pjesë e këtij projekti e ka emëruar drejtorin z. Avdyl Lipoveci, ndërsa Konsullata e Kosovës më ka emëruar mua – Hamdi Reçica, kurse nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë është z. Arten Henku, që në të gjitha takimet kemi qenë të pranishëm, ne si institucione dhe e kemi përkrahur projektin. Që nga ky projekt doli Këshilli Nismëtar, ku e emëroi Mustafë Krasniqin përgjegjës të Këshillit, po ashtu u zgjodh dhe Këshilli i Mësuesve, që dhe është në një rrugë të mbarë, nga që shihet vullneti dhe serioziteti i qasjes në këtë drejtim.

Nga të pranishmit fjalën e Mori Albina Bilalli-Zeqiri, Laura Lajçi, Milaim Krasniqi, Gëzim Osmani, Isuf bytyçi, Fran Tanushi, Anton Krasniqi, Mislim Berisha etj.

Pas shumë debatesh dhe analizave, doli si qëndrim i përbashkët që të gjitha shoqatat, bizneset dhe bashkëkombësit ta sensibilizojmë sa më tepër projektin në fjalë, te shtresat e ndryshme të komunitetit tonë shqiptar, që jeton dhe vepron në Bavari. Prandaj çështjen e mësimit në gjuhën shqipe, ne, më nuk duhet ta shohim vetëm si patriotizëm, por ta shohim në realitet se është edhe një domosdoshmëri e pashmangshme, nga fakti se fëmijët tanë po studiojnë me të madhe nëpër shkolla të larta dhe Universitete të ndryshme, në shtetin pritës, në këtë rast në Gjermani. Pra, kështu që gjuha shqipe do të bëhe për fëmijtë tanë, si e domosdoshme në sferën e jetës së tyre. Ata fëmijë, që tani e mësojnë Gjuhën Shqipe dhe vazhdojnë duke e forcuar atë, në një të ardhme të afërt, do të mund të bëhen pëfaqësues të kompanive të ndryshme për Ballkan apo do të arrijnë të punësohen në zyre diplomatike shqiptare në vende të ndryshme të Europës ose të kundërtën.

Kurse rreth pagës së mësuesve u diskutua dhe erdhën në përfundim që mësuesit të mos punojnë vullnetarë; kurse përfaqësuesit e biznesit pagën e mësuesit e panë si të mundshme dhe pa problem, po ashtu rreth pagës u deklaruan: Mislim Berisha, Agron Ibrahimi dhe Hateme Morina, të cilët ishin në një takim me përfaqësuesit nga Ministria Bavareze e arsimit mundësit se mund t’i vjelim nga 8 ero për orë mësimi. Ndërsa z. Avdyl Lipoveci këtë çështje e përshëndeti, ku dhe shtoi duke thënë se për këtë mendon edhe dora e shtetit, gjë që jemi në bashkëpunim me Shqiperinë. Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica pasi e përshëndeti këtë gatishmëri ndër të tjera tha se është mirë që edhe bashkëkombësi ynë, në mënyrë simbolike të jetë pjesëmarrës në këtë drejtim. E dimë që bashkëkombësi ynë mbeti si shtyllë e ndërtimit të atdheut, po edhe një pagë simbolike do t’ishte një jetësim i sigurt i mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe.

Në fund të takimit doli si një thirrje e përbashkët për të të gjithë bashkëkombësit, të mos hezitojnë, po ta ndihmojnë shkollën shqipe si dhe t’i sjellin fëmijtë në shkollë. Me këtë dhe u përshëndet edhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku dhe doli një urim i përbashkët nga Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari(M.K).

PËRSHËNDESIM ATDHEUN DHE UROJMË

PAVARËSINË E KOSOVËS!

Të nderuar bashkëkombës, të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike, shqiptarë, anë e kënd botës ku jeni, shteti shqiptar- Shqipëri dhe Dardani e lashtë – Kosovë e sotme; në emër të Këshillit të Mësimit Plotësues për Gjuhën Shqipe në Bavari ju uroj pavarësinë e nëntë, që e nesërmja të na e sjellë fatin e realizimit të vullnetit popullor, të rilindësve dhe heronjve të gjitha kohërave – bashkimin kombëtar.

Andaj me të drejtë ne si mërgatë flasim me gjuhën e të parëve, fuqinë Ilire dhe porosinë e brezave të ikur: ta ruajmë gjuhën, kombin, identitetin fisnik, që jo rastësisht na ka bekuar zoti të jemi popull, komb shqiptar me një gjuhë të bukur e të ëmbël, gjuhën shqipe.

Nga ky takimi, më 16.02.2017, me përfaqësuesin e Ministrisë së Diasporës dhe të dy konsullatave tona Shqiptare në Mynih si dhe të shoqatave, bizneseve dhe Këshillin e mësuesve dhe të Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, së bashku po e përçojmë anë e këndë atdheut, nga mërgata e përmallshme dhe e përkushtuar për atdheu, uratën më të çmuar për Pavarësinë e Kosovës.

Urime Pavarësia, Kosovës – Dardania e lashtë!

Urime kombi ynë, shqiptar kudo që jeni dhe ti Shqipëri e nderuar gëzofshi Pavarësinë e Kosovës !

Urime mërgatë dhe ju të gjitha trojet shqiptare që ende përballeni me mungesën e lirisë!

Urime Kosovë, Shqipëri – Shqipëria Etnike!

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari-Mustafë Krasniqi

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

KËSHILLI NISMËTAR PËR SHKOLLËN SHQIPE NË BAVARI

KËSHILLI NISMËTAR PËR SHKOLLËN SHQIPE NË BAVARI

KËSHILLI

KËSHILLI NISMËTAR PËR SHKOLLËN SHQIPE NË BAVARI

Sot, më 08.10.2016, në Konsullatën e Kosovës në Mynih të Gjermanisë nga një grup intelektualësh dhe veprimtarësh, në përbërje: Mustafë Krasniqi, Fran Tanushin, Fadil Lumi, Deli Balidemaj, Donika Zonja, Hateme Morina, dhe nikoqiri Hamdi Reqica Konsull, u mbajt mbledhja e parë nismëtare për shkollën shqipe në Bavari.

Në këtë takim u diskutua projektpropozimi i ofruar nga Mustafë Krasniqi, iniciues i këtij projekti, i cili e arsyetoi angazhimin dhe qëllimin e kësaj nisme. Gjatë shqyrtimit të këtij projekti dhe diskutimeve të tyre frytdhënëse, por edhe përkrahjes morale dhe ideore të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Mynih, veçanërisht të Konsullit, Hamdi Reçica, dhe nga Ministria e Diasporës, përmes Avdyl Lipovecit, doli si rezultat formimi i “Këshillit Nismëtar për Shkollën Shqipe në Bavari”.

Ky Këshill Nismëtar mori vendimin të merret me përgatitjen e Kuvendit të Shkollës Shqipe në Bavari, kuvend i cili do ta zgjedh Këshillin e Përgjithshëm të Shkollës Shqipe për Bavari dhe organet tjera përkatëse. Po ashtu ky Këshill ngarkoi me përgjegjësi Mustafë Krasniqin të merrej me përgatitjen e Kuvendit.

Nga Këshilli Nismëtar doli kjo deklaratë:

Ne, një grup intelektualësh dhe veprimtarësh shqiptar, shohim si shqetësim të madh gjendjen e mërgatës, ku me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë brezat e rinj më dobët po e flasin gjuhën shqipe, gjë që është duke ndodhur një realitet i hidhur i asimilimit në heshtje.

Andaj ne si këshill nismëtar kërkojmë nga institucionet tona përkatëse, përpos përkrahjes morale dhe asa ideore të kenë edhe përgjegjësi kombëtare, të ndërmarrin veprime parandaluese sa nuk është bërë vonë. Për këtë pjesë të qytetarëve duhet të kenë kujdes dy qeveritë tona, për të mos e pësuar fatin e historisë së asimilimit, kjo dhe për fat të keq po ndodhë, sidomos në Bavari ka pësuar një rënie të dukshme mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Kjo vërehet sidomos te brezi i dytë, kurse për brezin e tretë asimilimi ka filluar të bëhet realitet.

Për të mos ardhur deri në atë shkallë tepër shqetësuese për vetë mërgatën shqiptare në veçanti, dhe për kombin shqiptar në përgjithësi, kemi marre iniciativë që ta ndryshojmë këtë gjendje: që fëmijët dhe të rinjtë t’i shpëtojmë nga harrimi dhe asimilimi, ku krahas gjuhës së vendit ta mësojnë edhe gjuhën shqipe, kulturën dhe ta ruajnë vetëdijen kombëtare. Në mënyrë që me vendin e tyre të jenë sa më të lidhur nëpërmjet të gjuhës së tyre.

Pra, ta shpëtojmë atë që mundemi, mërgimtarët e meritojnë një trajtim më të mirë kur dihet gjatë gjithë historisë, mërgata ishte dhe mbeti shtyllë kryesore e çështjes kombëtare shqiptare.

Ky projekt ka për qëllim, për Landin e Bavarisë në Gjermani, që sa më shumë fëmijë e të rinj të përfshihen në shkollën shqipe; kjo nuk mund të arrihet pa e pasur ndihmën e drejtpërdrejtë të institucioneve dy shteteve tona.

Ky projekt do t’i parashtrohet Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih, Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrisë së Diasporës, që të bashkëpunojnë në krijimin e një strukturë të përbashkët organizative, e cila do të ketë të drejtën për t’u thirrur në hapjen e shkollave, në gjuhën shqipe me mësim plotësues në Bavari.

Të ndihmohet institucionalisht ky këshill nismëtar që ta realizojë projektin ideor për shkollën shqipe, po ashtu dhe për përgatitjen për kuvendin zgjedhor si dhe të gjejë mekanizma dhe mundësi për integrimin e të gjithë atyre që kanë mundësi dhe ide profesionale për ta quar tutje këtë projekt. U bëjmë thirrje për një bashkëpunim të gjitha shkollave, shoqatave, bizneseve e mësueseve ta japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e këtij projekti, pjesëmarrës në kuvendin zgjedhor, të cilët mund të kontaktojnë në:

Email: [email protected]

Mob. 015751383105

Më 08.10.2016 Këshilli nismëtar për shkollën shqipe për Bavari Mynhen Zëdhënësi; Mustafë Krasniqi

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

ORË LETRARE ME MOTON: “POETËT E KASTRIOTIT APELOJNË PËR PAQË DHE DREJTËSI

ORË LETRARE ME MOTON: “POETËT E KASTRIOTIT APELOJNË PËR PAQË DHE DREJTËSI

POETËT _E_KASTRIOTIT

ORË LETRARE ME MOTON: “POETËT E KASTRIOTIT APELOJNË PËR PAQË DHE DREJTËSI
Kastriot (Obiliq),
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Drejtoresha Fitore HASHANI
Shkruajnë Prof. Zymer Mehani dhe Fadil H. Curri, shkrimtar

Orë letrare në ambientet e K K në Kastriot, në mbështetje të Projektit Global “100.000 Poetë për Ndryshime në Botë”
Me moton ” Poetët e Kastriotit apelojnë për paqe dhe drejtësi ”
Më 27 shtator 2016  në ambientet e K K në Kastriot, me iniciativën e poetit dhe krijuesit z, Fadil H. Curri.  në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport” të Komunës së Kastriotit, u mbajt ora letrare në mbështetje të projektit global,” 100,000 Poetë Për Ndryshime Në Botë”, ’’Hundred thousand poets for change’’.
Programin e drejtuan Rifadije Paloja dhe Poeti z Fadil H Curri. Në këtë manifestim kishte poetë nga të gjitha viset e atdheut, që me vargjet e tyre e pasuruan këtë orë letrare.

Përshëndetje për orën letrare kishin ardhur nga : Kryetari i Klubit Letrar Internacional, “ ARIF SHALA ’’ KANADA z, Sheremet Ajazi, ish- ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z, Jan Braathu, dhe nga miku ynë amerikan, kryetar i Rrjetit Global të Poetëve z. Michael Rothenberg.
Orë të tilla letrare tashmë mbahen në shumë pjesë e qytete të ndryshme të atdheut tonë. Ishte një pjesëmarrje solide e krijuesve nga shumë vende të atdheut tonë si nga: Besiana, Drenasi, Gjilani, Vushtrria, Skenderaj, Shkupi, Presheva, Prishtina, Fushë -Kosova dhe vetë nikoqiri i orës letrare Kastrioti. Poezitë e tyre i deklamuan krijues, poete e poetë. Kjo orë letrare ishte në mbështetje edhe të Rrjetit Global të Poetëve “ 100,000  Poetë për Ndryshime’’Hundred Thousand Poets For Change’’ Këtu në Kastriot, në  Orën Letrare “Vjeshta Poetike” poetët dualën me moton:’’ Paqe dhe drejtësi në botë’’
Një njoftim  përmbajtësor rreth Projektit Global të Poetëve edha edhe z. Fadil H. Curri, i cili i njoftoi poetët për projektin e filluar në vitin 2010, në Florida të SHBA-së, nga miku ynë amerikan z, Michael Rothenbergu dhe i  përkrahur nga Terri Carrion, por që në shtator të këtij viti arriti të shtrihet në më shumë se 500 qytete të botës, në më shumë se 102 vende të botës, pra për vetëm 6 vjet poetët mund t’i recitojnë vargjet e tyre të bukura e të shkruara lirshëm, do të thotë pa cenzurë.
Poezitë e tyre në Orën Letrare “Vjeshta Poetike” në Kastriot  i deklamuan: poetja më e re, Amela Sogojeva (nxënëse e klasës V të shkollës fillore), e cila i impresionoi të pranishmit me vargjet e saj për dëshmorin e kombit, Ferid Curri, po ashtu shumë emocionale ishin edhe vargjet e mikut 90- vjeçar z. Riza Aruçi, kushtuar Flamurit tonë kombëtar, për të vazhduar pastaj me:  z, Avdullah Blakçori, znj. Drita Maxhuni, z. Fatmir Halimi, z. Fadil H. Curri,  z. Halil Preniqi,  z. Hajrullah H. Buzani,  Prof . Zymer Mehani, z Rudi Berisha, z. Sami Sherifi,  z Izet Abdyli, z,Tahir Seferi,  znj, Linditë Berisha,  z. Hamdi Aliu,  z. Ahmet Pllana, z. Rrahman Hyseni, z. Milazim Kadriu,  z. Ibush Ilaz Krasniqi,  z. Hysen Greiçevci,  z. Sokol Braho,  znj, Hasije Selishta- Kryeziu,  z, Riza Aruqi,  z. Rrahim M. Sadiku, z,Shaip Bllaca, znj, Rifadije Paloja.
Drejtoresha e DKRS-së znj, Fitore Hashani dhe moderatorja e orës letrare znj. Rifadije Paloja ishin në nivelin e lartë të detyrës.Për të gjithë deklamuesit e poezive DKRS-ja ndau nga një mirënjohje dhe për përfaqësuesin e Shoqatës së dalur nga lufta, babain e dëshmorit të kombit, Ferid Curri, z. Esat Curri. Po ashtu në qendër të qytetit jehoI edhe melodia me çifteli dhe këngët e bukura shqipe nga rapsodi i popullit z. Tahir Seferi. Me një fjalë vërtet ishte një takim vëllezëror dhe shumë pozitiv i krijuesve, poetëve dhe poeteve. Shpresojmë se gjithë miqtë e penës u ndanë të lumtur. I  i falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje.

Falënderojmë NIKOQIRËT e këtij takimi poetik nga Kastrioti, drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fitore Hashani, moderatoren znj. Rifadije Paloja dhe inisuesin e këtij takimi, Poetin Fadil H. Curri dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyrej për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij manifestimi.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Prof.Ali Sylejmani veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist i pa shterrur!

Prof.Ali Sylejmani  veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist  i pa shterrur!

Ali Sylejmani

Prof.Ali Sylejmani  veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist  i pa shterrur!

Shkruan Asllan Dibrani

Njerëzit modest gjithnjë  janë njerëz i të mëdhenj. Virtytet e tyre dhe bujaria ndryshon nga të tjerët. I tillë është edhe  mërgimtari  Ali Jakup Sylejmani i cili mori rrugën  e kurbetit si çdo shqiptar tjetër nga zullumi  terrori dhe  reprezaljet sllavo-serbe mbi Kosovën.

u1_Asllan-Dibrani

Ali Jakup Sylejmani është i lindur me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti, dhe ishte  nxënës shembullor. Studimet i filloi në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto studime i mbaroi  rekord në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik – dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5). Shëmbëlltyra e tij dhe rezultatet  në studime u radhit  në gjeneratën e bursistëve universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala, Agim Spahiu, etj. Aliun  ngjarjet e viteve 1981 e gjetën   në krahun e studentëve  të demonstratave të  Mars-Prillit. Pasi mbaroi   studimet  në vitin 1984, Aliu filloi punën si arsimtarë në Gjimnazin e Vitisë. Pos atje u detyruar të gjejë punë edhe në Fushë-Kosovë pas një presioni në Viti nga ish pushteti  i asaj kohe. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishte në Fushë Kosovë. Vlen të përmendi se edhe këtu ishte anëtar i një bërthame shumë e fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, e këta ishin si

 

Prof.Ali  Sylejmani në portret me babain e vet  qe i shkolloj një  numer te madh  djem,vajza e nipër për ta nxënë  dijen.

 

Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashari, e të tjerë, që ishin bërë hallkë  e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1989 kur zoti Sylejmani  filloj  të punojë në Fakultet. Qysh si student, ishte i dalluar në sjellje dhe aftësi për t´i bashkuar njerëzit rreth qëllimit ton hyjnor, rreth Kauzës tonë kombëtare, dhe ishte  shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të punës. Pati një raport  të ngushtë bashkëpunimi  me Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bjram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atë botë kishte  kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Me rekomandimin e këtyre profesorëve  zoti Ali Sylejmani atë kohë, u regjistrua në  studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbaroi ligjëratat në afatin e parashikuar si dhe i dha, tri nga pesë provimet e parapara, por, për shkak të situatës së krijuar, u detyrova t´i ndërpres studimet. Në ndërkohë, u kishte  rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e organeve të dhunshme në Fakultet, Dr. Borisav Vukoviç, Dekan i dhunshëm, me të cilin ishte  konfrontuar disa herë zoti Ali me te  , për këtë arsye, në formë hakmarrjeje, e larguan nga puna në mesin e të parëve. Por, ky diferencim për zotin Ali ishte  një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veprojë edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdoj të punonte, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestua gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, e torturuan rënd dhe më vonë e liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohet çdo ditë  tek organet e sigurimit. Në skenën e atëhershme politike, ishte themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin e tij Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Milloshevi­çit.

-Kështu, duke qenë se familja e tij kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, si kuadër i shkolluar, ishte  bërë ferrë në sytë tek pushtuesi. Meqë nuk mundi të  durojë më këtë gjendje të krijuar, u detyrova ta lëshoj atdheun. Fati i jetës e  përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë në  (Gjermaninë lindore). Edhe këtu në Gjermani nuk ndejti duar kryq, por menjëherë u aktivizuar në  veprimtari antijugosllave. Në Gjermani erdhi  në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh filloi aktivitetin rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it. Pastaj formoi Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti i tij ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion.

-Dy muaj pas ardhjes së tij në Gjermani, j´u dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona). Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, gjeti disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë Ali Sylejmani u zgjodh anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. -Ndërkohë, në fund të vitit 1994, ju pranua  e drejta e azilit dhe merr lejen e qëndrimit në Gjermani. Kështu që, aktivitet pas aktiviteti dhe pas pak kohe, arriti që agjendën e Kosovës ta fuste  në çdo pore të jetës së atij Landi- Vendi. Duke qenë shume aktin ndoqi kursin për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995. Një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e dha betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbo-kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohet në Kuvendin Komunal si punëtor social dhe dërgohet të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend, punoj 2 vite. Në te ardhmen vazhdonte ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, se ishte edhe anëtar i dy shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna e tij ishte e lidhur me refugjatë, kishte arritur të bëhet anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi edhe për shqiptarët. Falë kësaj, arriti ta koordinoj shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova, arriti ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit të ­çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga, Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV, BBC,më që opinioni botëror filloi të simpatizohej  shumë me  këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, Aliu në dhjetor të vitit 1996 kandidohet  për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhet me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova, i angazhoj edhe vëllezërit e vet dhe disa miq gjerman dhe krijoj “Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane”, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,– Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (ku shkroi edhe gazeta Bota Sot) si dhe e bëri organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku personalisht ishte përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje, s´ kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen-Anhalt-it, e emëruan  si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e ka  mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova. Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjatë, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”qe i paraprinte zoti Ali Sylejmani. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. Me këtë rast, zoti Ali autoriteteve të Landit u patë shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e tij:

Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet humanitare të shkojnë drejt në Kosovë, personalisht, arriti që ta bëjë organizmin e parë në Komunën e Vitisë. Të tëra këto aktivitete të tij,lënë të kuptohet se janë aftësitë e tij  organizative dhe udhëheqëse për interesat tona kombëtare. Lidhur me emrin e tij personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar gazeta të ndryshme gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat e kanë intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.

Në aktivitetin  e Ali Sylejmanit i hyjmë në hak po qe nuk i përmendim edhe  vëllezërit e tij në aksione të ndryshme.

 

Gjatë ngarkimit të kamionit të ndihmave për komunën e Vitisë .Ishte kamioni i par i ndihmave me një herë pas lufte, Kohë kur nuk kishte as lugë për të ngrënë.
-Këto ndihma u grumbulluan  nga vëllezërit e Ali Sylejmanit, Jahi Sylejmani dhe Ramiz Sylejmani   si dhe shumë miq gjerman të tubuar rreth shoqatës ” Shqiptaro gjermane” të themeluar po ashtu nga vëllezërit Sylejmani në Magdeburg të Gjermanisë.

Në diasporë, të takosh  njerëz të tillë që veproi me përkushtim për çështjen e Kosovës nuk është  edhe  e lehtë .Palodhëshmëria e tij  vërehet qe edhe sot ka një  vullnet  të pa shuar me i shërbyer atdheut ! Njëri ndër mërgimtarët që kurrë nuk u ndal së vepruari është edhe Ali  Sylejmani ,nga Gërmova e Vitisë, e që jeton në qytetin Fellbachit rrethi i Shtutgardit  të Gjermanisë.

image004

–Profesori Ali Sylejmani ,kurrë nuk u ekspozuar pranë të tjerëve edhe me modesti  dhe devotshmëri i kreu shumë veprime në interesin e shoqërisë sonë.

 

Z.Sylemani,ka marr pjesë edhe në shumë takime tryeza dhe simpoziume për çështjen e refugjatëve dhe Kosovës.

-Shqetësimi i tij për ecurinë  e gjendjes në Kosovë  nuk fshihen, por shprehet se  Kosova na ka harruar!?.Kemi dhanë shumë për Kosovën dhe nuk po marrim asgjë nga atje. Prapë, ne do të angazhohemi dhe do te krijomë ura bashkëpunimi me Kosovën sepse ai është atdheu ynë i shtrenjtë .

 

 

 

Pamje  e Ali Sylejmanit në themelimin e Lobit në Zvicër me një grup  veprimtarësh.

 

Ali Sylejmani është njeri nder themeluesit e “LOBIT” shqiptar në Evropë,një organizim apoltik dhe po shtrihet kudo në Evropë po ashtu edhe themelimin e Lobit për Gjermani, ishte ai që barti gjithë organizmin e deri në themelim.

-Profesori  Ali Sylejmani  thekson  se qëllimi parësor i Lobit është të zhvillojë aktivitete mbarë kombëtare në fusha të caktuara që kanë influencë dhe frymë kombëtare . Duke i bashkuar idetë dhe interesat, ne do të kontribuojmë më shumë në vlerat kombëtare, vlerat e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe atdheut.

“Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim t’i bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, nën një kulm të përbashkët organizativ, me një frymë të re e cila do t’i shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në aspekt ekonomik, kulturorë e social. Tani për tani  zoti Ali Sylejmani është përkthyes zyrtar  në qendrën  e  strehimores për të huaj  në BW dhe  është shumë i angazhuar në përforcimin  e Lobit Euro-Atlantik. Por ecuria , megallomonia , intrigat ,sabotazhet ,përçarjet  dhe plasaritjet  që përpiqen ti bëjnë një  grup i  ardhur nga parti të ndryshme  me frymë komuniste dhe  pa vizion kombëtar  i gjykon  rreptë, duke  ju sugjeruar qe le të heqin dorë nga  metodat  e tyre shterpe  sepse, Lobi do të ec dhe do te avancoj edhe ma tutje me njerëz intelektual ,veprimtarë  dhe  aktivistë ë devotshëm që popullit shqiptar si kanë munguar asnjëherë. Ne pyetjen tonë   se çka më tutje me Lobin?

image006

Zoti Ali Sylejmani  në ditën  e themelimit të Lobit Euro-Atlantik për Gjermani

– Ai u shpreh se do të  ecim  përpara me themelimet e reja,  po ashtu edhe  si detyrë  paraprake është themelimi   sa me shpejt i degës  në Baden –Würtemberg.

Portreti i një mërgimtari  të palodhur,një humanisti dhe një intelektuali të tillë ,e bëjnë edhe më të fuqishëm veprimtarinë e profesorit Ali Sylejami i cili vazhdon  së vepruari si një digë qe nuk shterron kurrë. U ndamë nga ky njeri  i  palodhur me një  përshtypje  mbresëlënëse  dhe   po ashtu  i urojmë   suksese  në të ardhmen.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

 

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

nxenesit

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Nuk dëshiroj të fajësoj mërgimtarët tanë që braktisën trojet tona shumëshekullore e as nuk dëshiroj t’i  fajësoj sepse tërë jetën punuan, fituan kafshatën e gojës me mund, gjak e djersë, Me një fjalë u munduan, u sakrifikuan dhe dhanë më të vlefshmën e tyre, po edhe jetën për të mirën e vendit tonë, Kosovës, që një ditë ta shohin shtet të lirë e demokratik, të cilin sot e gëzojmë. Por ajo që u dhemb mërgimtarëve dhe popullit tonë në përgjithësi është humbja e ngadalshme dhe e heshtme e gjuhës amtare në diasporë, që për vetë këta do të thotë vdekje e heshtur, gjersa për mbarë kombin tonë- tragjedi.
Kjo dukuri është e njohur për popullin tonë. Ne jemi popull që shumë shpejt dijmë të integrohemi në shoqëri të ndryshme, por vetintegrimi nuk do të thotë se nëse harrojmë traditat, kulturën, gjuhën tone, jemi të integruar mirë në shoqëritë tjera . Është e kundërta, pra vërtet mund të integrohesh, mirë e në përpikëri të mësosh gjuhën e dikujt tjetër vetëm nëse e di mirë gjuhën amtare, vetëm nëse di të ruash vlerat e popullit, të cilit i takon, di dhe kupton edhe kulturat dhe të arriturat e të tjerëve.
Çdo shoqëri të do,të respekton dhe admiron të tillë çfarë je, të pranon me atë që ke dhe prezentohesh me vlera të mirëfillta e ne si popull i lashtë kemi shumë të mira, kemi me çka të krenohemi, kemi me çka të paraqitemi para shoqërive të ndryshme. Nëse gjuha shqipe me shekuj kaloi nëpër katrahurat e llojllojshme, nëpër rreziqet e asimilimit me forcë, atëherë si të lejomë që në shekujt e kohës moderne ta zhdukim vetë ne duke mos i dhënë rëndësi të veçant kësaj pasurie, këtij visari të çmueshëm?… Njeriu identifikohet me gjuhë, gjuha e bënë njeriun njeri dhe qenie të arsyeshme, pra tregon shpirtin e tij dhe bashkësisë-popullit që i takon.
Rreziku nga asimili i gjuhës sonë në mërgatën tonë në diasporë si në shtetet perëndimore Zvicër /ku ndoshta kemi bashkësinë më të madhe shqiptare/, Gjermani, Itali, Austri e bile edhe në kontinente tjera si në Amerikë etj,, është shumë i madh. Një për faktin se gjërat në hapësirën tonë shqiptare ndodhën shumë shpejt dhe në mënyrë tragjike, nga që shumë bashkatdhetarë lirisht mund të themi se të papërgatitur, u larguan, shkaku i trazirave në ish-Jugosllavi, më pas edhe i luftërave të gjata, dhe u vendosën nëpër këto shtete, ku gjetën strehim dhe për ta zhdukur kompleksin e të qenurit dikush tjetër në këto shtete, pranuan të mos jenë a ta që janë. Sot shumë fëmijë të mërgatës sonë,  të cilët kanë lindur në këto shtete , nuk e flasin gjuhën e të parëve të vet. Në familje, mes fëmijve, flitet në gjuhën e shtetit, në të cilën gjinden. Mjerisht ka edhe shumë prindër të lindur dhe të edukuar në trojet shqiptare e me fëmijtë e tyre komunikojnë në gjuhë të huaj, për t’u treguar sa më tepër zvicëranë, gjermanë apo italianë etj… Është ky një kompleks që bartët nga disa. Ne nderojmë një popull tjetër kur pikërisht atij i ofrojmë kulturën tonë, traditat dhe të mirat tona, që me këtë e pasurojmë atë kulturë e jo duke u fshehur e jetuar „tinzisht“.  Do të thotë se në rend të parë faji është tek ne, pastaj një përgjithësi të madhe në mosruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës sonë kanë edhe institucionet tjera tona shtetërore kosovare, të cilat „nuk kanë kohë“ për mërgimtarët e vet në diasporë e që fatkeqësisht është e madhe. E deshtën mërgimtarin kur ai dijti të flijohet, t’i ndihmojë shtetit kur pati më së shumti nevojë, kur ishte në rrezik të asimilimit. Tash çka ofron shteti ynë, qeveria e ministria e arsimit dhe kulturës për gjithë mërgimtarët?! E deshën mërgimtarin kur ai me lotë, me ndjersë e gjak ndërtoi këtë shoqëri, ndërtoi shtetin që kemi dëshiruar me shekuj dhe kemi tashmë, Kosovën. Të parët ishin mërgimtarët cilët kërkuan që vendi i tyre të jetë i lirë e që sot e gëzojmë të gjithë këtë liri edhe pse jo të plotë.
Pikërisht për ketë kemi obligim moral dhe kombëtar, kemi përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme, kemi detyrë të përkujdesemi për ardhmërinë tonë që të mos asimilohet e të mos përsëritet fati i mërgimtarve tanë, të cilët humbën më të çmueshmen e tyre, kulturën, traditat, gjuhën, të qenurit vetvetja, pra shqiptar, sepse ‘’përvoja jetësore ka dëshmuar se identitetik kombëtar, në rrethanat e mërgatës, gradualisht kërcënohet të zbehet dhe madje të zhduket.’’ (Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Prishtinë, 2005, f.133).
Mos të lejojmë të mbretërojë mentaliteti në familjet tona në megrim ku shpesh thuhet e mendohet se fëmija i tij e ka ngarkesë gjuhën e ëmbël shqipe e që kjo mos të jetë ngarkesë duhet të punohet dhe në familje, duhet të stimulojë e të gjendet pranë familjeve shteti amë me gjithë mekanizmat e tij, gjersa filozofia dhe psikologjia e popullit na thotë qartë se gjuha është një pasuri dhe nëse nuk e njeh gjuhën e shpirtit, atëherë kurrë nuk do e njohësh vetveten.
Është realitet i hidhur moskultivimi dhe mosmësimi i gjuhës amtare, diku më shumë e diku më pak, mirëpo si duket gjendja më alarmuese është pikërisht aty ku edhe janë më të koncentruar shqiptarët, pra në Gjermani dhe Zvicër, ku fëmijët e mërgimtarëve tanë kanë filluar ta harrojnë gjuhën shqipe. Shkollat shqipe dhe orët plotësuese në këto shtete kanë filluar gjithë e më shumë të varfërohen nga pakujdesia e jonë ku mungon ai trekëndëshi prindër -shteti amë -fëmijë! Për këtë duhet me doemos të gjendet një alternativë e mundshme me bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe institucionet tona përkatëse të shtetit amë, që fëmijët tanë, brezat e rinj të vijojnë sa më shumë mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga mund ta shohin të arsyeshme dhe qartë se mësimi plotësues është në dobi të fëmijve, të ardhmes sonë.
Me këtë ata do të dijnë nga vijnë, si duhet jetuar dhe kah duan të shkojnë. Me një fjalë nga mësimi i gjuhës do të jenë të vetdijshëm se kemi një gjuhë të lashtë, një kulturë dhe traditë të mirë të një historie me vlera të çmuara e të ruajtura brez pas brezi nëpër shekuj, më në fund ta kuptojnë e mësojnë prejardhjen e tyre të lashtë se janë shqiptarë dhe rrjedhin nga vetë Ilirët, të parët e Gadishullit Ballkanik.
Do të ishte mirë që ministria e arsimit e shtetit tonë të hartojë një planprogram të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë kështu që të funksionojë në program i vetëm për gjithë fëmijtë tanë. Pra është momenti i fundit që të veprohet, dhe nëse nuk veprojmë si duhet ndaj kësaj dukurie shqetësuese atëherë gjuha shqipe do të përballet me injorim dhe harresë e me këtë do të përfundojnë që të dyjat, pra kriteri i lartë dhe mundi shumëvjeçar i mërgimtarit, në fakt do të vihet në pyetje vetdija kombëtare.
E nëse ne nuk e njohim veten tonë, atëherë as të tjerët nuk do t’na njohin dhe pranojnë kurr!
Me këtë fenomen në përballje me harresën, injorimin, në rend të parë do të pësojë vetë mërgimtari madje edhe vetë kombi shqiptar, sepse edhe historikisht mjaft kemi humbur, mjaft jemi tretur, tepër jemi asimiluar, jemi tkurrur, jemi ndrydhur, jemi gjakosur dhe përdhosur. Mendoj se është momenti i fundit, është koha të bëjmë diçk a, ta shpëtojmë atë që mundemi, të paktën nëse nuk mundim t’i riatdhesojmë, atëherë bile t’ua falim e dhurojmë dritën -gjuhën e ëmbël shqipe, gjuhën mëmë. Mos të harrojmë këtë: Integrim po, por asimilim jo.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shën Tereza,një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Shën Tereza,një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Nënë-Tereza

Shën Tereza, një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Shkruan Spartak Ngjela

Dje, shenjtërimi në Vatikan i shqiptares së madhe, i dha shqiptarëve krenarinë që iu duhej, kurse kundërshtarëve të tyre iu la turpin e gënjeshtrës shekullore.
Papa Françesku, duke shenjtëruar Nënë Terezën, iu ktheu shqiptarëve dje historinë e tyre humaniste dhe dinjitetin, si një popull i cili i ka mbijetuar shekujve, i vetëm përballë një racizmi antishqiptar që, kur të shkruhet, do të shqetësojë të gjithë qytetërimin.
Shenjtërimi i Nënë Terezës ishte konfirmimi i historisë së autoktonisë tonë në Ballkan dhe vlerësimi real i shpirtit humanist shqiptar; sepse është prova e vërtetë që shqiptarët nuk kanë lidhje fare me egërsinë primitive aziatike.
Kurrë humanizmi i një shenjtori nuk buron nga asgjëja; sepse është produkt i shpirtit të popullit të cilit ai i përket. Shqiptarët iu treguan racistëve shekullorë antishqiptarë që ata nuk e mposhtën dot genin shqiptar në Ballkan, sepse brenda shpirtit shqiptar kishte vlera humane të karakterit universal.
Ja historia shqiptare: asnjë luftë fetare midis vedit; asnjë përbuzje ndaj popujve të tjerë; asnjë luftë të padrejtë kundër fqinjëve; gjithmonë krenari me origjinën dhe gjuhën shqipe; asnjëherë i asimiluar, dhe asnjë gabim historik kundrejt mbijetesës – ky është populli shqiptar, nga gjiri i të cilin doli, u kultivua dhe u shfaq humanizmi i madh i një shenjtoreje si Nënë Tereza.
Shqiptarët dje u kurorëzuan me vlerën e tyre europiane dymijëvjecare…

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat të javës Inter-kulturore në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat  të javës Inter-kulturore  në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Kuzhina- shqiptare-gjermani

Shkruan Asllan Dibrani

Para ca ditësh në kuadrin  e  javës inter-kulturore  të  qytetit të Fellbachit rrethi Shtugadrdit-  Gjermani , ishte e paraparë një mbrëmje e kuzhinës shqiptare të cilës i paraprini një kurs (mësimi) se si përgatiten gatimet dhe gjellrat tona tradicionale.

u1_Asllan-Dibrani

Dy familje Sylejmani dhe Zogaj në prezantimin e kuzhinës shqiptare në Fellbach .

Organizatorja zonja  Hug, po nga ky qytet, kishte thirrë një numër të madh qytetarësh gjerman ,po edhe të huaj  ku u ndanë shumë te kënaqur me  prezantimin e kuzhinës shqiptare nga e cila shumë të interesuar u informuan më në detale nga  dy familje Sylejmani dhe Zogaj, qe patën rastin të prezantohen me specialitetet tona shqiptare.  Këtë aktivitet  këto dy familje e zhvilluan në  kuadër e  “Shoqatës Shqiptare” të Fellbachut .

Edhe ky aktivitet  thekson zoti Ali Sylejmani ishte një lobim i vogël, por me domethënie të madhe, sepse kishte pjesëmarrës nga shumë nacionalitete.

 

Aty këto dy familje u prononcuan me   bukën  tonë tradicionale , me përgatitjen e  specave te mbushur, flinë që njihet si specialiteti i vetëm tek shqiptarët, po edhe me pite të disa llojesh,  po ashtu si të veçanta nga popujt tjerë.
Organizatorja z. Hug  me ekipin  e vet emisarë për integrim shprehë mirënjohje ,respekt dhe fjalë miradije të përzemërta për kuzhinën shqiptare.
Zoti Sylemani  kishte një  respekt të madh ne atë ambient qe u dëshmuar edhe me prezencën  shumë shqiptarëve  me çka  i falënderuan këto dy familje, që sado pak  u përpoqën te pasqyrojnë  vlerën e   popullit tonë që numerikisht është i madh në Gjermani
Zoti Ali Sylejmani  edhe këtë aktivitet të vogël e quan një  Lobim për çështjen tonë Madhore. Me që është anëtar i kryesisë për Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar në  Gjermani , me rastin e disa zërave qe kanë synim përçarjen e Lobit,  ai  theksoi nuk ka mundur,dhe s´do të mund të na e ndaloj kurrë,askush dhe asnjë forcë e errët qe ti realizojmë qëllimet tona, andaj ata zëra edhe janë të dëmshëm, por do ti tejkalojmë.
Prandaj të nderuara motra të nderuar vëllezër mërgimtarë,veproni dhe mos u ndalni,loboni për çështjen tonë kombëtare, aty ku jeni dhe aq sa mundeni është një mesazh i yni qe parim kryesor ta keni kombin tani personalitetin tuaj…

 

[the_ad id=”4118″]

NË ROSENHEIM TË GJERMANISË NË MËNYRË CEREMONIALE U NDANË DËFTESAT E PARA PËR SHKOLLËN SHQIP ME MËSIM PLOTËSUES

NË ROSENHEIM TË GJERMANISË NË MËNYRË CEREMONIALE U NDANË DËFTESAT E PARA PËR SHKOLLËN SHQIP ME MËSIM PLOTËSUES

nxensit-gjermani

Në prani të shumë bashkëkombësve dhe prindërve të nxënësve, si dhe në prani të Konsullit të Republikës së Kosovës në Munih z. Faket Kajtazi, më 17.07.2016,  në mënyrë ceremoniale u ndanë nga mësuesi, Mustafë Krasniqi, dëftesat e para për nxënësit shqiptar me mësim plotësues në gjuhën shqipen Rosenheim të Gjermanisë.

Për ta respektuar shkollën dhe nxënësit, BKAS “Shqiponja” bashkë me nënat motrat kanë organizuar një përgatitje me ushqime tradicionale. Në këtë ceremoni, dhënie dëftesash ishte i pranishëm edhe aktivisti i vjetër, Nokollë Skeli.

Programin e hapën nxënësit me një përgatitje të shkëlqyer, me përformancën e paraqitjes së tyre në skenës. Ndërsa

Nxënësja, Diana Selmani, me paraqitjen e saj shkëlqeu, ku pos tjerash në përshëndetje tha:  -Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, prindër, shokë-nxënës të shkollës shqipe dhe i nderuar Konsull i Republikës së Konsullatës së Kosovës në Munih!

Sot për ne, nxënësit,  është një nder i veçantë, që nga atë ditë kur filloi të bie mbi ne një rreze e ngrohtë e ardhur nga qielli i atdheut.

Pra, fillimi i vitit shkollor në gjuhën shqipe për ne, fëmijët mërgimtar, ishte një e mbara, buzëqeshje, krenari, nga që më nuk do të druhemi po do të flasim shqip, vetëm shqip, e do të krenohemi me thënien “ o sa mirë me qenë shqiptar!” .

Më tej në mënyrë të koordinuar përcolli përshëndetjen tek të pranishmit nxënësi Ardit Halili, ku ndër tjera tha: -Bashkëkombës- nxënës të respektuar kudo që jeni ejani e të ngrohemi në rrezet e gjuhës shqipe, gjuhës së parë, gjuhës hyjnore që nga pellazgjikja e deri më sot ka udhëtuar nëpër miliona vështirësi, po ka mbijetuar si gjuhë e perëndisë, kështu edhe një shekull më parë thoshte edhe i madhi  Naim Frashjëri. Kurse ajo që i bëri të emocionuar pjesëmarrësit e pranishëm ishte nxënësja Nora Neimi, me zërin e saj të ëmbël, ku përshëndetjen e përcolli përmes vargjeve të Fishtes:

-Pra, mallkua njai bir Shqiptari, që këtë gjuhë të Perëndisë’, trashëgim, që na la i Pari, trashëgim s’ia len ai fëmijës; edhe atij iu thaftë, po goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; që në gjuhë të huaj, kur s’është  nevoja, flet e të vetën e lèn mbas dore.

Ajo që zgjoi kërshërinë e dëgjuesit, me zërin e saj melodik ishte nxënësja, Melda Dauti, ku ndër tjera tha: Po, brez pas brezi e kem ruajtur këtë gjuhë hyjnore,  që na e lanë të parët dhe na shpërbleu vetë perëndia, e ne ta duam si sytë e mallit, se është gjuhë e jona, gjuhë perëndie, kështu tha edhe Fishta:

Në gjuhë shqype nanat tona, që prej djepit na kanë thânun, se edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali.

Për të përfunduar përshëndetjen dhe mirëseardhjen e bashkëkombësve , Nora shtoj edhe këtë: Ne si nxënës falënderojmë mësuesin, prindërit dhe të gjithë ata bashkëkombës që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë shkollën shqipe, që kjo rreze jete, gjuha shqipe, të mos shuhej kurrë edhe ndër ne, mërgimtarët. Atëherë të nderuar bashkëkombës, mos na e shuani shpresën, dashurin për gjuhën e ëmbël të Naimit, gjuhën shqipe. Ndërsa Diana ju drejtua të pranishmit me fjalën përmbyllës -Po ashtu edhe ju bashkëkombës, që jeni të pranishëm e po na nderoni për këtë fund vit ju falënderojmë për ardhjen tuaj dhe ju përshëndesim në emrin e shkollës shqipe.

Të pranishmit i përshëndeti dhe mësuesi, Mustaf Krasniqi, ku ndër tjera Përshëndeti tërë bashkëkombës, nxënës dhe prindër të nxënësve, si dhe Konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Munih z. Faket Kajtazi. E ndër të tjera tha: Është nder dhe krenari sot para jush të flas për nxënësit e mi, kjo jo vetëm që më nderon dhe më inkurajon, po shoh me një optimizëm se sikur ka zë filli të kuptuarit se gjuha është pjesë e jetës edhe ndër ne mërgimtarët, e më të drejtë fëmijët thanë se është rreze drite. Gjuhë që e ka bekuar vet perëndia, më tej shtoi Krasniqi:- Unë nuk do të shtoja asgjë më shumë se ato fjalë të bukura që i thanë nxënësit e mi, që unë do t’i quaj flamurtarët e kombit tim, Shqipërisë Etnike. Po më lejoni që në emrin tim dhe të nxënësve, po dhe në thirrjen e dikurshme të rilindësve dhe të çdo  atdhetari që u flijua për kombin, Shqipërinë Etnike, të ftoj të gjithë ata bashkëkombës që kanë fëmijët për shkollë t’i dërgojnë në shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. E di që nuk mjaftojnë tri orë, mbase dhe kuptoj se sa të ngarkuar janë fëmijët tuaj, por ajo që qëndron në etikën e metodologjisë është se po ta njohë gjuhën e nënës mirë i ka të gjitha dyert e hapura, do ta njoh edhe botën reale.

E, kur është fjala për gjuhën shqipe është një madhështi dhe nder që na ka dhënë perëndia, e këtij nderi ne duhet t’i gëzohemi dhe t’i përulemi si shqiptar. Jo vetëm që është gjuha jonë, po me këtë gjuhë dhe vlerat e saj të çmuara, tërë Evropa e më gjerë është kulturuar, nga që ishte gjuhë e parë pellazge.

Këtë nuk po e them me emocione  vetëm pse është gjuha jonë, po realisht po e thonë shkencëtarët e huaj, të cilët nuk mundin të deshifrojnë me asnjë gjuhë tjetër të gjeturat arkeologjike, këtë deshifrim mundin ta bëjnë vetëm përmes gjuhës sonë shqipe. Kjo dhe duhet të na bënë të ndihemi të nderuar. Andaj kur bota hulumton, e pse ne të mos e duam dhe e respektojmë këtë gjuhë hyjnore, gjuhën tonë, gjuhën shqipe?!

Qoftë e bekuar gjuha shqipe, kombi im,Shqipëria Etnike!

Me këto fjalë përfundoi Krasniqi për t’i lënë fjalën Arta Ymerit, e cila në emër të nënave i përshëndeti të pranishmit me këto fjalë: të nderuar bashkëkombës, nxënës të dashur, ju mësues i nderuar, Mustafë Krasniqi dhe BKAS  “Shqiponja” dhe ju përfaqësues i Konsullatës së Munihut z. Faket Kajtazi!

Kam nderin që në emër të nënave, motrave t’ju përshëndes dhe nxënësit t’i përgëzoj për mbarimin e një viti shkollor në gjuhën shqipe, si dhe marrjen e dëftesave të para në gjuhën shqipe, për mësimin plotësues, që kjo edhe na nderon pa masë!

Kjo për ne është një dhuratë, nga që fëmijët tanë do të ndihen më të fuqishëm, të shoqëruar me gjuhën e ëmbël të shqipes dhe ruajtjen e Identitetit të tyre.

Ne si nëna ndihemi të obliguara të flasim dhe t’i nxisim fëmijët tanë për ta vijuar shkollën në gjuhën shqipe, andaj në emër të nënave bëjmë thirrje te të gjithë bashkëkombësit të mos hezitojnë dhe  arsyetohen për të mos i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, po të bëhemi të vendosur dhe ta nderojmë gjuhën kombit me dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Kështu ruhemi nga asimilimi, nderojmë gjuhën e të parëve, historinë, traditën, kulturën, gjuhën tonë e lashtë Pelazgo-Ilire-Ariane-shqiptare.

Për fund ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe uroj që thirrja e jonë, si nëna, të ndikoj në vetëdijesimin tonë për t’i dërguar fëmijët në shkollën shqipe! Faleminderit për vëmendje!

Ndërsa fjala e Konzullit, Faket Kajtazi, ishte e shumëpritur nga që siç tha edhe vetë konsulli: dikur ishim të detyruar të shkonim në Konsullatën serbe, po tash më nuk kemi nevojë të shkojmë pasi e kemi konsullatën e shtetit tonë, të Republikës së Kosovën dhe më tej shtoj:

Te dashur nxënës,I nderuar mësimdhënës z. Krasniqi,Te nderuar prindër, bashkorganizatore të kësaj mbrëmje te veçante dhe ju gjithë të pranishëm zonja dhe zotërinj!

Kam nderin dhe jam i priveligjuar, që në emër te Konsullatës se Përgjithshme te Republikës se Kosovës ne Munih t’u përshëndes të gjithë te pranishmit me rastin e shpërndarjes se dëftesa ve te nxënësve  ne shkollën shqipe për mësim plotësues ne gjuhen shqipe.

Pasi qe vet personalisht jam marrur me hapjen e kësaj shkolle përmes Ministrisë se kulturës ne Bavari, Schulamtit dhe Drejtorisë se kësaj shkolle, kur ende isha udhëheqës i konsullatës ne Stuttgart dhe tani nuk munda te jem për shkaqe te ndryshme ne mesin e juaj, kërkoj falje nga nxënësit dhe gjithë te tjerët.

Përndryshe, shfrytëzoj rastin te përshëndes mësimdhënësin z. Krasniqi, i cili në forme vullnetare arriti të filloj dhe mbaroj vitin me një numër te konsiderueshëm nxënësish, jo edhe pa lodhje e plote probleme.

Te lumtë për mundin i nderuar z, Mustafë Krasniqi.

Te gjithë nxënësve iu uroj nga zemra  marrjen e dëftesave dhe uroj qe ne vitin e ardhshëm të jene edhe më të përkushtueshëm për te vijuar mësimin në gjuhen amtare.

Prindërit, te cilët i kane dërguar fëmijët e tyre ne shkolle gjithashtu i përshëndes dhe iu uroj marrjen e dëftesave së bashku me fëmijët e tyre, kurse te gjithë prindërit e tjerë, te cilët kanë fëmijë te moshës shkollore dhe nuk i kane dërguar fëmijët e tyre deri tani, i kisha lutur që mos te presin më se dikur behet vone, sepse fëmijët mbesin pa e mësuar gjuhen shqipe, kulture, gjeografinë, historinë e popullit te vet kaq te vuajtur nëpër shekuj.

Konsideroj, që pasi Qeveria e Kosove nuk ka ende mundësi buxhetore për t’i financuar mësimdhënësit, por vetëm me material dhe programe mësimore, atëherë bëhuni bujar, prindër te nderuar, që ta ndihmoni femiun e juaj, duke e ndihmuar mësuesin me ndonjë ndihme vullnetare, simbolike për koke të nxënësve, sikur që e praktikojnë edhe neper republika te tjera, sepse vetëm shpenzimet e rrugës dhe orët e humbura pak a shume me i mbuluar, ia vlen.

 

Kjo është vetëm formë vullnetare, por vërtetë të punohet pa asnjë përkrahje është vështirë dhe dikur nuk do të ketë sukses as vijimi i nxënësve, apo rritja e numrit te tyre. Më tej dha dhe një argument shtesë se konsullata në bashkëpunim me mësuesin dhe të gjithë bashkëkombësit që janë vullnetmirë do të jemi në shërbim të  kombit, gjuhës po dhe aty ku ka nevojë mërgimtari, bashkëkombësi ynë ne do të bëjmë  të mundurën të jemi me ato mundësi që i kemi dhe na lejohet. Po ashtu të nderuar bashkëkombës, ju mos hezitoni për të gjitha vështirësitë drejtohuni Konsullatën, meqë ajo është për ju dhe ne jemi për t’ju ndihmuar juve për të gjitha atë që ju keni nevojë .

Për fund të pranishmit i përshëndeti dhe uroj nxënësve suksese të mëtutjeshme.

Pas fjalës së Konsullit mori fjalën kryetari i BKAS, Shqiponja, Afrim Xhaferi, ku përshëndeti të pranishmit, Konsullin, nxënësit dhe në veçanti mësuesin, pos tjerash përshëndeti dhe kryesin e BKAS, Shqiponja të cilët  ishin në përpjekje që nga dita e parë e fillimit të shkollës dhe që janë në bashkëpunim me mësuesinë për të ecur përpara vizoni i ynë për shkollën dhe rritjen e nr. të nxënësve, Falënderoi  Nehat Neimin, Bekim Halilin, Fatmir Gashin, Bujar Lajçin; Shukri Selmanin, Valdet Ymerin dhe Sokol Kosumin. Pas kësaj përshëndetje kërkoi nga prindërit dhe pjesëmarrësit që të jenë më të angazhuar për rritjen e numrit të nxënësve.

Fjalën mori edhe veprimtari i kahershëm; Nikollë Skeli, ku të pranishmit i përshëndeti dhe në veçanti mësuesin dhe nxënësit, ku kërkoi që të gjithë të punojmë e shkolla të ec përpara. Me pastaj filloi përgatitja e programit të nxënësve të cilët në bashkëpunim me mësuesin kishin përgatitur, në fillim Grupi i nxënësëve kënduan këngën” Vendi im”, për t’ia lënë radhës Himnit të Shqipërisë që përforcuan me zërin e tyre të ëmbël: Anisa Lajçi dhe Enisa Kabashi, ndërsa me poezinë “Zonja Shqipëri” recituan nxënësit: Ermira Xhafa, Diana Selmani, Melda Dauti, Nora Neimi dhe Laura Imeri, kurse poezia tjetër për “Mëmdheun” recitoi Nora Neimi.

 

nxenesit

Për të bërë më të begatshëm këtë tubim ceremonial, dhënie dëftesash e bëri edhe përformanca e fëmijëve të ciklit të parë,me këngën “Lepuroshi” të kënduar nga Dardan, Gresa dhe Genta Oshlani.

Në dhënien e dëftesave nxënësit morën ngrohtësinë nga kryetari i BKAS Shqiponja, aktivisti, Nikollë Skeli, e për t’u ndier të lumtur ishte urata e Konsullit të Republikës së Kosovës, ndërsa me përqafimin e këndshëm Mësuesi, Mustafë Krasniq ua dha dëftesat. (Shkruan: M.K dhe Arjeta Krasniqi)

 

[the_ad id=”4118″]

 

Deklaratë e LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar)Freiburg-Gjermani

Deklaratë e LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar)Freiburg-Gjermani

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

I porsa themeluar LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) në hapat e parë të profilizimit t´saj u tejngarkua “NGA KËRKESA PËR TU KYÇUR NE RRADHAT E SAJË NJE NUMËR I MADHË I BASHKËKOMBASVE TANË” nga mbarë bota, përveç atyre të cilët me zemër dhe sinqeritet filluan të radhiten në këtë organizëm  më të ri si kulm organizativ mbarëkombëtarë për shqiptarët në mërgim dhe në tërë trevat autoktone, ndodhi një fenomen i padëshiruar. Në organizatën tonë Lobuese, filluan të infiltrohen individ dhe grupacione të cilët cenojnë sovranitetin e qëllimeve dhe programit të saj. Në konsultim me këshillin nismëtarë te Lobit Euro-Atlantik dhe mbështetnit e sajë u pru vendimi unanim: “Pezullohen të gjitha veprimet, publikimet dhe tubimet në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Valid është vetëm ai veprim dhe qëndrim i cili është i firmosur nga kryesia dhe Kryesuesi Këshillit nismëtarë te kësaj organizimi  / Kryetari: Skenderbeg Klaiqi”.

Sqarim:

Organizata e LEUSH ( Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) është një organizatë mbarë kombëtare e shtrirë nëpër degët e pesë shteteve të Evropës dhe parapërgatitje për themelim në çdo shtet dhe kontinent ku do që ka shqiptarë. Për herë të parë themelohet diçka me iniciativë nga mërgata e sajë. Kjo e bëri të sulmohet nga qarqe të mbrendëshme dhe të jashtme karrieriste që me vetëdije ose pa vetëdije dëmtojnë projektet e përgatitura mbarëkombëtare shumë të dobishme . Lobi Euro-Atlantik nuk lejon të kontrollohet nga askush, Lobin Euro-Atlantik mundë ta kontrollojë vetëm Lobistët dhe Lobistet që e kanë themeluar dhe simpatizantët vullnetarë mirë që i duan të mirën popullit shqiptar. Tek ne miqtë do mbeten vetëm miçë, e ne do ta dëshmojmë se jemi te aftë, të jemi Zotët  në shtëpinë tonë. derisa faktorët e brendshëm do i luftojmë vetë dhe popullit tonë në mbarë trevat do ju sjellim prapë shpresën, përparimin, bashkimin shpirtërorë dhe lirinë nga karrieristët dhe bajraktarët sikurse ata që janë njerëz destruktiv nga Atdheu që i sjellin vendit dëme të papara. Ata  ngufasin çdo nismë të mirë dhe prosperuese për popullin tonë të përvuajtur. Ju premtojmë se kemi forcë për t’i eliminuar,një herë dhe do ta spastrojmë “LOBIN Euro-Atlantik Shqiptar” nga simpatizues dhe aktivistë të rrejshëm që vrapojnë pas karrigave dhe të cilët janë të njohur edhe në destabilizimin e ardhmërisë së shqiptarëve.

Edhe një sqarim shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që mendojnë se ka kolltukë në Lob.

Projektuesit e Lobi Euroatlntik Shqiptar, e kanë paraparë udhëheqjen e Kryesisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky propozim do të shpaloset në prezantimin e ardhshëm, ku do të ju pëlqej të gjithëve. Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet forma diktatoriale e stileve komuniste, të përvetësimittë Lobit nga dy tre njerëz që takohen nëpër kafene ose cikun tjetër. “LOBI Euro-Atlantik Shqiptar” i takon të gjithëve. Gjatë tërë kohës, që kur u konstatuam si organizatë Lobuese, shihet se sa të rëndësishëm jemi dhe sa të nevojshëm jemi për popullin dhe mërgatën tonë. Nëse duhet do kalojmë edhe në ILEGALITET por nevojën dhe shpresën e popullit do e mbajmë në jetë dhe do e çojmë deri në finalen e saj. Pezullimi do t´i spastroj dhe do t´i përcaktoj kriteret të cilët janë të nevojshëm të ndërmerren për situatën e krijuar. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të vazhdojë deri më 04.09.2016 ku do të pasoj Ftesa për pjesëmarrje në tubimin nga simpatizantët, Këshillit nismëtar dhe Kryesisë së përkohshme të Lobit.

 

Kryesuesi i Këshillit nismëtarë të LEUSH (Lobi Euro-Atlantik Shqiptar) Skenderbeg Klaiqi

 

[the_ad id=”4118″]

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

ushtria-turke

jë pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke.

Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell.

Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

 

1468614270_CnblVkZXEAEQ9zL.jpg large

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

Hapet gjimnazi per Arbereshet e Zarës-Kroaci

Hapet gjimnazi per Arbereshet e Zarës-Kroaci

shqiptaret-e-zares

Mehmet Latifi

Pas një angazhimi të përkushtuar për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për nxënësit shqiptar të shkollave tetëvjeçare në Zarë, që tashmë dy vjet funkcionon në Sh. F. “Kruno Krstiq” në Arbënesh të Zarës, nën drejtimin e prof. Vesel Lekaj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky i fundit ka arritur të zgjërojë këtë program mësimi edhe për nxënësit shqiptar të  shkollave të mesme në Zarë, duke kërkuar miratimin edhe nga Ministria e arsimit të Republikës së Kroacisë, krahas pëlqimit të gjimnazit “Vlladimir Nazor” në Zarë.

Kërkesa që i është drejtuar Ministrisë së arsimit të Republikës së Kroacisë, për mësimin plotësues “Modeli C”, që mban këtë numër protokoli “Klasa: 602-03/15-05-00102; UBROJ:533-26-16-0006, datë 15 janar 2016)  më në fund është miratuar pozitivisht dhe mundësohet mësimi plotësues edhe për nxënësit shqiptar të shkollave të mesme në Zarë.

Në shkresën-përgjigjen që ka arritur në adresë të Shkollës “Vlladimir Nazor” dhe të prof. Vesel Lekaj, nënshkruar nga zv/ministri i arsimit të Republikës së Kroacisë shkruan:

“Ministria e arsimit, shkencës dhe sportit, ka marrë mendim professional ekspertësh nga Agjencioni për arsim dhe edukim me numër protokoli: “KLASA: 602-01/15-01/0132; UBROJ:561-06/20-15-03, datë 10 qershor 2016”, për kurikulën për lëndën  gjuha shqipe kultura, sipas “Modelit C” për shkollat e mesme në Republikën e Kroacisë dhe ate ua dërgojmë.

Agjencioni për arsim dhe edukim, ka dhënë mendim pozitiv për kurikulën e lëndës gjuha shqipe dhe kultura sipas “Modelit C” për shkollat e mesme, që nënkupton që sipas kurikulës së përmendur, nga viti shkollor 2016/2017, mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës (Modeli C), mundë të mbahet- zhvillohet për nxënësit e interesuar pranë shkollës tuaj “Vlladimir Nazor”.

Ju lutemi që në fillim të vitit shkollor, të përsërisni kërkesën për radhitjen dhe harmonizimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës sipas “Modelit C” në GJimnazin “Vlladimir Nazor”.

Krahas kërkesës, ju lutemi që të bashkangjitni edhe listën e nxënësve të interesuar  për mësimin e mëparpërmendur (emri dhe mbiemri dhe klasa), dhe orët e parapara mësimore gjatë javës në pajtim me Nenin 3 të Standardit Shtetëror Pedagogjik të siestemit arsimor për shkollat e mesme –Gazeta Zyrtare (NN, numër 63/08)”.

Në kuadër të këtij plan-programi, të miratuar nga Ministria e arsimit të R. së Kroacisë, sipas Standardeve  Shtetërore Pedagogjike të edukimit dhe arsimimit, sipas gazetës Zyrtare (Narodne Novine 63/2008, cl.43, stav 3, alinea 3), nxënësit shqitar të shkollës së mesme do të njihen krahas lëndëve tjera të përgjithshme shkollore, edhe me lëndët: gjuhë e letërsi amtare-shqipe, histori, gjeografi, art figurativ dhe artin muzikor.

Sipas këtij vendimi, në mënyrë eksplicite dhe shprehimisht thuhet se kuadri që do të zhvillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas modelit “C” , krahas posedimit të kompetencave pedagogjike, duhet  të jetë njohës i gjuhës shqipe, duhet të njohë simbolet kulturore  të Shqipërisë  dhe të pakicës kombëtare shqiptare.

Pa dyshim se meritë për këtë kanë në rend të parë vetë shqiptarët që jetojnë në Zarë, të mbështetur nga Bashkësia e Shqiptarëve në Zarë, ligjet pozitive  dhe vetë pozita e shqiptarëve jo vetëm në Zarë por në tërë Kroacinë dhe angazhimi permanent, vetëmohues dhe i përkushtuar i prof. Vesel Lekaj.

 

[the_ad id=”4118″]

Një grua shqiptare për herë të parë në Kongresin Amerikan?

Një grua shqiptare për herë të parë në Kongresin Amerikan?

Suzana Shkreli

Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongresin Amerikes për në shtetin e Michiganit

DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit.

Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve.

Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.

Gazeta jonë me mirësi ftonë me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje, për mbështetjen e saj, deri në Fitore!

Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.

Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.

Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.

Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

 

[the_ad id=”4118″]

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global-Telegram ngushllimi

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global-Telegram ngushllimi

lobi

Telegram ngushllimi

 

 

Me rastin e vdekjes së humanistit të madh Rupert Neudeck ne Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, popullin gjerman si dhe të gjithë bamirësësit globalë që iu ndihmojnë njerëzve të ikur nga luftrat dhe konfliktet.

 

Lajmin për vdekjen e tij e kemi pritur me indinjatë  prandaj edhe ne i bashkohemi dhembjes dhe kujtimit  per humanistin gazetari  dhe mikun e shqiptarëve .Familja dhe farefisi i z.Neudeck kanë çdo arsye ta ndjejnë vehten krenar për humanizmin e treguar ndaj njerzve qe paten nevojë ai e dha. Kjo trashëgimi do të mbetet përherë në zemrat e popullit të Republikës së Kosovës si dhe tërë Diasporës-Mërgatës shqiptare në Gjermani, Austri dhe shqiptarëve kudo në botë.

 

Me nderime

 

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global

Zëdhënësi për MEDIA/Press

Avni Dervishi

TEL +46706312034

[email protected]

FaceBook: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Informon Asllan Dibrani

[the_ad id=”4118″]

Komunikatë dhe njoftim për media

Komunikatë  dhe njoftim për media

Lobi

-Në mbledhjen e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, mbrëmë me 29.05.2016 në orët e vona, pas më shumë se tri orësh debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. Në takim u shoshiten të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet me një shpejtësi shumë të madhe në shtetet e Evropës perëndimore dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shtrihet edhe në Australi dhe SHBA. Deri më tani ka bërë shtrirje në këto shtete: Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër dhe së fundmi në Gjermani. Janë në përgatitje aktivistët e shteteve të: Belgjikës, Holandës, Finlandës, Francës, Anglisë, Kroacisa, Sllovenisë dhe Bosnjës.

-Të mandatuerit e këtyre shteteve janë duke bërë përpjekje të arrijnë përgatitjet para pushimeve verore, t’i themelojnë degët e veta në shtetet ku akoma nuk janë të themeluara dhe të vazhdojmë me punën dhe Lobimin .

-Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte edhe tema e elementeve destruktive që ka mundësi të involvohen dhe ti bëjnë dëme këtij organizmi gjithëpërfshirës shumë shpresëdhënëse e cila po shtrihet me shpejtësi në tërë Globin. U përkrahën të gjithë ata që po punojnë 24 orë pa ndërprerë, por pati edhe kritika të ata që marrin detyra dhe nuk janë të profilit profesional sa duhet në punët e tyre, por u gjykua edhe oportunizmi,neglizhenca dhe pa papërgjegjësia e tyre…

-Si pikë e tretë e rendit të ditës u propozua dhe u miratua që Profesori,aktivisti ,deputeti i parlamentit suedez,dhe intelektuali i rrallë, z. Avni Dervishi të propozohet që të jetë zëvendësi i dytë i Kryesuesit dhe po i njëjti të jetë zëdhënës për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar. -Zoti Ani Dervishi është edhe Kryesues i Lobit për Suedi me ç’rast ishte iniciuesi i themelimit të tij në Suedi ,por ka lobuar dhe është duke lobuar edhe në shumë vende tjera te Botës në themelimin e tij.

Propozimi u votua dhe u miratua me shumicë votash.

-Nga takimi u diskutua me theks të veçantë që Lobistët dhe Lobistet nga mbarë bota të lobojnë më tutje për Atdheun. Të angazhojnë aktivistë dhe vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen e shqiptarëve në programin e shpresës,ne programin e Lobit që ky ka synim bashkimin e të gjitha forcave vepruese kudo qe gjenden për interesin e mbi 15 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë Globin e botës.

Bëhet apel edhe te të gjithë ata që kanë projekte të ndryshme rreth investimeve në atdhe të kontaktojnë me Lobin dhe ti realizojnë ato bashkërisht.

Prof Avni Dervishit Zëvendës i dytë dhe Zëdhënës i LEASH-it e përgëzojmë për një punë madhështore që ja ka venë vetit mbi interesat tona kobtare.

Nga Kryesia e përkohshme e LOBIT Euro-Atlantik Shqiptar

Më 30.05.2016 LEASH-it Gjermani. Informon A.Dibrani

[the_ad id=”4118″]

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe Sali Çekut

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe  Sali Çekut

Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Shkruan Asllan Dibrani

Po  ikën vitet  nga vrasja e dorës tinëzare  jugosllave  e likuidimit të intelektualëve  shqiptar. Kujtimet po rriten ,dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar  bëri shumë përpjekje  që ta marr veten  në duart e veta  me shekuj. Themeluan  shoqata , themeluan grupe  vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi  i partive politike  ne diasporë nga Kosova  ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati  armiqve tanë  me arritjen e  përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë  dobi populli i ynë nga to. Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën  porosinë e martireve  qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?.Deri më tash emri   e dëshmoreve  u shfrytëzua si marketing  politik .Pikërisht  duke e parë  shqiptarët e Diasporës mangësinë   dhe çalimin në primatin  politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila  u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji,Suedi ,Zvicër dhe  me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar Dega në Shtutgard  për Gjermani.

DSC_0343

Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën   sikur i kanë  marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës ,Sali Çekut dhe heronjve tjerë,për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka  filluar t’i mbulojë pluhuri  nga  njeri te korruptuar  qe kolltukët e vet  i qesin para  interesave kombëtare .Imituese ishte edhe arroganca  dhe sjellja çnjerëzore ndaj  të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve  dhe porosinë e tyre që lanë si amanet  çlirimin  tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka  has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm  pa e hequr kurrë  synimin e bajraktarëve,manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!     

Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar  Dega në Gjermani bëri  thirrje  për  ti dhënë vetes  detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.
Në tubim  morën pjesë një numër i madh  shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një  numër te rinjsh student që  dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një  sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i  Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar  shumë  vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për  në ora 12.00 ,ai u shty duke  i pritur mysafirët nga  pika më të largëta si nga Austria,Norvegjia,Zvicra,Holanda ,Belgjika dhe Italia.

DSC_0245DSC_0247

 

 

Moderatori  mësuesi  i palodhshëm Zeqir Asllani  hapi takimin  duke    i ndare minutat e pare për këndimin e  Himnit të flamurit kombëtar ,po edhe  me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat  e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj  ju dha fjala e rastit,Mr.Ali Sylejmanit , që i përshëndeti të pranishmit dhe  publikoj rendin  e ditës. Po ashtu  në pika të shkurta  paraqiti   programin dhe synimet e organizimit  të Lobit Euro-Atlantik  Shqiptar  Dega për Gjermaninë. -Pas  tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj  qe shpjegoj ne pika të shkurta  misionin e  dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim  edhe Skenderbeg Klaiqi  kryetar i Lobit Euro-Atlantik  Botëror ,shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit  duke  e theksuar se shumë të  këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e  organizimit në  baza kombëtare. Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe  për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu.  Ai  më tutje tha  se  bashkimi i ynë  krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të  tjera. Besnik Miftari  përfaqësues i Konsultës në Shtutgard,  tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një   iniciative qe është dashur shqiptarët ta  kenë kaherë. Shqiptarët  jemi ata qe i rezistuam  ma se tepërmi  sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë   qe ju po e bëni  është   një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha  organizmat e deri tashme synon t’i afroj ,ti bashkoj dhe t’i përforcoj  për qëllimin e ndërtimit të një  shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime  ,përçarje dhe bajraktarizma. Aty u kritikua edhe  gjendja  shumë e rëndë ekonomike  në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë  i ashpër  u lëshuar edhe kundër  qeverive aktuale që po përpiqen  t’i minimizojnë dhe t’i  zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan,ndërsa në tërë botën  u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa  ma shpejt ,Diaspora Shqiptare  t’i ketë  përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve  shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit  në Gjermani u dëshmua serish nga  fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve  kaluan në pikën  e rendit të ditës ne zgjedhjen  e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit  në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:

Ali Sylejmani, Musa Tolaj,Fiqiri Muzeini,Nexhmedin Bytyqi,Arbion Gashi,Agim Krasniqi,Xheva Thaqi,Arta Ramadani, Hysri Osmani,Arta Dibrani,Fatmir Muçolli,Hasan Qyqalla,Ilmi Shyti,Sadik Zogaj dhe  Bastri Smaili.

Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga  këta anëtarë.

1.Musa Tolaj

2.Ali Sylejmani

3.Xhevat Fetahi

4.Arbion Gashi

5.Bastri Smaili

6.Drin Shabani dhe

7. Hazir Osmani

 

 

DSC_0370

DSC_0401

Lobi ka  qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin , e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të  re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin ,bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh  i   bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet  padrejtësia ndaj shqiptareve.

Nga Asllan Dibrani përfaqësues  i mediave nga Lobi Euro-Atlantik me qendër në Gjermani

[the_ad id=”4118″]